• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MË FAL ÇAMËRI!

December 25, 2013 by dgreca

Gëzuar festat e fund vitit 2013 dhe mbarësi për vitin 2014 !    

 Edhe unë Veneta,  që jam në vitet e dekadës së tetë, flas me indinjatë: Më fal Çamëri !… /     

 Shkrim nga Veneta Çallpani/

  “U bë kohë që ndiej lëngatë dhe dhimbjen tënde, toka ime e shënjtë. U bë kohë që shikoj simptomat e sëmundjes e cila më bën të ndihem keq. Dhe ndonjëherë ndihem kaq e pa fuqishme, madje edhe kundrejt fjalës, e cila fatmirësisht apo fatkeqësisht është arma ime më e fortë. Ndihem e pa fuqishme edhe ndaj mendimeve, të cilat aq sa më japin forcë, aq edhe më bllokojnë, madje ndonjëherë më marrin frymën”.          Kam shkruar dhe shkruaj për ty Çamri, por zëri im mbetet si zë në shretëtirë edhe kur librat e mija kushtuar për ty Çamëri, hiqen nga rafti librarisë dhe çojnë  poshtë në budrum, bile ka raste që “Libraria Agolli” në Tiranë nuk i pranon as t’i shikojë dhe jo t’i vendosë në raftë.  Kaluan plot 70 vjet, prej vitit 1944 deri 2014, që Çamërisë i është vënë drasa e varrit, fill pas Enver Hoxhës deri te Ramiz Allia dhe në keto vjetë të demokracisë nga dy partitë PS dhe PD, që nuk duan të miratojne Rezolutën Çame, se janë bërë palë me grekun dhe me një përulje të pështirë dhe të neveritshme të qeverisë dhe të Akademisë së Shkencave duke i dhenë priotitet tej mase minoritetit grek që perfaqëson  0.87% te popullatës greke të ardhur para 200 vjetëve me trastën e lypësit dhe me shatin në sup, për të punuar  tokat e gjirokastritëve në Dropull dhe në Vurgun e pronarëve të Delvines si bujq çifçinj.  Ndërsa për Çamërinë Shqiptarë të djegur, të vrarë, të therur, të çderuar dhe së fundi të dëbuar, që nga viti 1944 të ardhur të raskapitur të drobitur, aq sa Kllogjeri në jug të Konispolit u kthye në një vend varrimi  masiv, i  çamëve pleq dhe fëmijë që nuk duronin dot, urinë dhe të ftohtit. Enver Hoxha i ka ndjekur Çamët më keq se greku: duke përdorur diskreminim dhe inskenime gjyqesh kundra çameve duke pushkatuar dhe burgosur pa faj,  vetëm pse ishin çamë. Kjo pasqyrohet sot, kur në Shqipëri ka afërsisht gjysëm milioni çam dhe në parlamet ka 5 deputetë  çam dhe asgjë nuk bëhe për rezolutëmn Çame. Ka akoma më keq, kur në Shqipëri vinë autoritete të qeverisë greke dhe thonë plot gojën se “Çamërinë nuk e njohin”. Kjo është një shuplakë e madhe që i jep greku Shqipërisë për pjesën e saj të Çamërisë me 15.000 km2.,  qeverisë, Akademisë së Skencave, pesë deputetëve çamë dhe 500.000 çamëve në Shqipëri.  Për kujtesë: Përpara 10 vjetëve parlamenti dhe qeveria greke dërgoi rezolutën se “Çamëria nuk egziston”, të cilën e bëri të njohur në OKB, BE, dhe në Kongresin Amerikan. Parlamenti dhe qeveria shqiptare u tallën me “Rezolutën Çame” dhe peshkopi grek që ka uzurpuar Kishën Noliane, përplas duartë nga gëzimi.

Edhe unë Venetë.  Që jam në vitet e dekadës së tetë, flas me indinjatë: Më fal Çamëri … !

 Nga Veneta Çallpani:  “Çfarë mund të bëj unë për të shpëtuar nga kjo gjëndje Çamëria ime?  … Ah, sa do të doja të ishte vetëm e imja, kështu nuk do të lejoja askend të të lëndojë, nuk do të lejoja kurrë që ambicjet dhe etja për pushtet të coptojë dhe të luaje me ty, me njerëzit e tu, me dhimbjen dhe historinë tënde.

Çfarë mund të bëj unë?!  Do të doja shume të isha politikane, të kisha pushtet vetëm një minutë, sa për të pranuar atë rezolutë të krijuar nga ata që realisht të duan. … Por nuk mundem, prandaj të kërkoj falje.

Nuk mundem të bëhem si ata. Unë jam thjeshtë një vajzë,  (edhe unë autori i këtij artikulli, sot jam një plak i ndjekur e i survejuar dhe i ndaluar për të shkruar. Librat që kam shkruar për ty, Çamëri janë të moshës 74 vjeçare e këndej. shën. im) që nga dashuria jote marr guzimin të qajë, të shaj, të vuajë, të flasë, të bërtasë dhe të shkruaje për ty. Më fal që mosha ime nuk më jep të drejtën të jem në parlament, por atyre kush ua jep të drejtën të luajnë me ty?!  Vërtet mund të mos e pranojnë atë rezolutë, ama kjo gjë kurrë nuk mund të mohojë egzistencën dhe historinë tënde… Ndoshta një ditë, ata të cilët sot, me indiferencën e tyre hedhin poshtë një të vërtetë dhe një hap të guximshëm drejt saj, ata që sot heshtin kundrejt një padrejtësie, një ditë do të ankohen sërish, do të kërkojnë drejtësi, por atëhere mund të jetë shumë vonë…”   Më fal Çamëri… Të lutem më fal që jam vetëm Një…”  (Gazeta “ILLYRIA”, 19-12-2013, f. 15).

 Jo Veneta jam edhe unë me ty. Mëso Veneta:  se  Ideatori platformës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka marrë mbështetjen e gjërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i takon  projektit për kufijtë natyral të Shqipërisë dhe zhbërjes së Konferencës famëkeqe të Londrës. Platforma për Shqipërinë Natyrale, e cila ka trazuar Sërbinë, Maqedoninë sllave, Greqinë dhe Malin e Zi, ka gjetur mbështetje nga faktorë të rëndësishëm në SHBA.

Prej disa kohësh qarkullon në mediat amerikane, harta për bashkimin e trevave Shqiptare, produkt i ekspertëve të CIA amerikane, parashikohet ndreqia e padrejtësive historike ndaj Shqiptarëve. (Dossier< “Bota Sot”, NEËS, 12-12-2013, 07:33.)                                  Mëso Veneta: Janullatosi është më shumë i avancuar, në  vazhdimin e  misionit të Shën Kozmait për greqizimin e Shqipërisë.  Citojmë historianin Zhan Klod Faveirial: “Murgu Kozma, ka qënë tepër rrënimtarë për kombin shqiptar. Fakti ishte se ky ishte një agjent politik, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte ungjillin, por kërcënonte me shkishërim nga patriakati grek të gjithë shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht. Arevantini thotë, se ai predikonte edhe kundër çifutëve, dhe se çifutët e denoncuan tek Kurt Pashë Berati dhe ky dha urdhër për ta vrarë duke e ngulur në hu, më 24 gusht 1779”. (“Historia e Shqipërisë”, f. 389).                                                                                                Janullatosi për nder të priftit Kozma (1714-1779) ka ndërtuar kisha të Kozmait në Mursi-Sarandë, Livadhja, në Aliko, Vrisera, Himarë, Çarçovë etj., në mirënjohje për punën e këtij prifti për asimilimin e shqiptarëve në shekullin e XVIII. Këto kisha nuk janë të rastësishme, por janë gur themeli për të shkruar historinë greke, se gjoja Greqia shtrihet deri aty  ku shkeli këmba e Shën Kozmait.  Gjatë këtyre dy dekadave Janullatosi ka ndërtuar 150 kisha të reja me stilin grek. (Gazeta “Dielli”, Janullatosi vazhdon misinin e Kozmait, 22-12-13)            Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “…Gjatë gjashtëmujorit që vjen , Tirana zyrtare do të ndodhet nën presione të vazhdueshme të karnavalshtetit grek për falje hapësirash  detare, për ngritje varrezash të tjera ushtarësh agresorë grekë, bashkë me manastiret dhe memorialet në ndërtim të tyre, që nga Karaburuni e deri në Elbasan, Pogradec e Korçë për të ashtuquajturat të drejta të minoritetit grek në Shqipëri, … për vënien përsipër të gurit të rëndë Çështjes Çame,  për përjetësimin e pushtetit të kishës shoveniste greke në Shqipëri …”  (//tribuna shqiptare.net/, 17-XII-2013).

U kerkojmë falje të gjithë atyre të moshuarve  që vdiqën me maraz, që nuk u kthyen në vatrat e tyre në Çamëri.  A ka dhimbje më të madhe kur posta  greke kufirit të kthen mbrapa  moshatarët  çamë,  se nuk e njohin Çamërinë?  Kur greket vinë me qindra e qindra për pelegrinazhe te varrezat e shqiptarëve të marrë kockat për ushtarë grekë. Aka më keq se kaq, të kësaj qeverie tradhëtare, që nuk i kërkon grekut reciprocitet. Atëhere mblidhuni çamë, unë do të jem i pari për të shkuar në Çamëri te shtëpitë tona, se të gjithë na ndjekin pas, kjo u pa me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, se sa patriotë dhe të bashkuar jemi.

Disa muaj më parë, nisi firmosja e një peticioni për shfuqizimin e vendimeve  të Konferencës kriminale të ambasadorëve në Londër, e cila  në vitin 1913 coptoi trojet shqiptare, duke ua dhënë fqinjëve si dhurata. Peticioni, ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës  dhe nga e gjithë bota. Koha punon për Shqipërinë Natyrale, moj e respektuara Veneta !… Prandaj beso dhe shpreso, ashtu si gjithë ne, që jetojmë me shpirtin çam brenda shpirtrave tanë !…

                                       Rasim Bebo  Addison  Çikago  dhjetor 2013.

Filed Under: Featured Tagged With: Cameria, rasim bebo, Veneta Callpani

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji ka kryesuar meshën e mesnatës

December 25, 2013 by dgreca

Në Katedralen në Prishtinës është mbajtur mesha e Kërshëndellave. Gjatë meshës janë përcjellë mesazhe dashurie , paqeje dhe tolerance. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji ka kryesuar meshën e mesnatës, ku kanë marrë pjesë qindra qytetarë. Por, këtë herë kanë munguar udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, transmeton KTV. Imzot Dodë Gjergji ka thënë se kjo festë është kohë reflektimi nëse mund të bëhen punë më të mira, e nuk ka lënë pa përmendur gjendjen e shoqërisë kosovare, duke kujtuar se si shumica jeton në kushte të këqija, kurse të pasurit janë harruar në botën e tyre të luksit. “Jemi përmalluar për dashurinë e dikurshme, për miqësitë. Sot kemi lirinë më shumë se kurrë më parë, por na ka kapluar trishtimi. Në këtë shtet ku ka gjyq e ligj, por vështirë gjendet drejtësia”, ka thënë Ipeshkvi i Kosovës. Ai ka udhëzuar besimtarët katolikë që të ndjekin rrugën e Jezu Krishtit, të bazuar në dashuri, paqe e tolerancë. Pas Pashkëve, Kërshëndellat janë festa më e rëndësishme për katolikët, që kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit, që sipas besimit të krishterë, konsiderohet i biri i Zotit.

Filed Under: Featured Tagged With: Ipeshkevi i Kosoves

Mesazh i Papës për Krishtlindje: paqe për mbarë botën; ta lëmë Zotin të na prekë me dashurinë e Tij

December 25, 2013 by dgreca

“Lumni Zotit në më të lartin qiell, e përmbi tokë paqe njerëzve, që Ai i do”(Lk 2,14).
Të dashur vëllezër e motra të Romës e të botës, mirëmëngjesi e gëzuar Krishtlindjen!
Bëj timen këngën e engjëjve, që iu dukën barinjve të Betlehemit natën kur lindi Jezusi. Një këngë, që bashkon qiell e tokë, duke i drejtuar qiellit nder e lavdi e tokës së njerëzve, urimin e paqes.
I ftoj të gjithë të bashkojnë zërat në këtë këngë: kjo këngë i përket çdo burri e çdo gruaje, që rri zgjuar këtë natë, që shpreson në një botë më të mirë, që kujdeset për të tjerët, duke u përpjekur për të kryer përvujtërisht detyrën e tij.
Lumni Hyjit!
Për këtë, para së gjithash, na bën thirrje Krishtlindja: t’i japim lumni Zotit, sepse është i mirë, është besnik, është i mëshirshëm. Në këtë ditë uroj që të gjithë ta njohin fytyrën e vërtetë të Hyjit, Atit, që na dhuroi Jezusin. Uroj që të gjithë ta ndjejnë se Zoti është pranë, të rrinë në praninë e Tij, ta duan, ta adhurojnë.
E secili nga ne t’i japë lumni Hyjit, posaçërisht me jetë, me një jetë të shkrirë nga dashuria për Të e për vëllezërit.
Paqe njerëzve!
Paqja e vërtetë nuk është ekulibër ndërmjet forcave kundërshtare. Nuk është ‘fasadë’ e bukur, pas së cilës fshihen kontraste e përçarje. Paqja është impenjim i përditshëm. Paqja është edhe Krishtlindje. Çohet përpara, duke u nisur nga dhurata e Zotit, nga hiri që na dha në Jezu Krishtin.
Duke kundruar Foshnjën në shpellë, Foshnjën e paqes, mendojmë për fëmijët, viktimat më të brishta të luftërave, por mendojmë edhe për pleqtë, për gratë e keqtrajtuara, për të sëmurët… Luftërat shkatërrojnë e plagosin shumë jetë!
Tepër shkatërroi kohët e fundit konflikti në Siri, duke ndezur urrejtje e hakmarrje. Vijojmë ta lusim Zotin që t’i kursehen popullit të dashur sirian vuajtje të reja, që palët në konflikt t’i japin fund çdo dhune e të garantojnë hyrjen e ndihmave humanitare. E pamë sa e fuqishme është lutja! E jam i kënaqur që sot bashkojnë zërat në lutjen tonë për paqe në Siri, edhe besimtarët e konfesioneve të ndryshme fetare. Nuk duhet ta humbasim kurrë guximin e lutjes. Guximin për të thënë: O Zot, na e jep paqen për Sirinë e për botën mbarë. Edhe jo besimtarët i ftoj ta dëshirojnë paqen, me dëshirën e tyre, që e zgjeron zemrën: të gjithë, të bashkuar, me lutje o me dëshirë, për paqen!
Jepi paqe Republikës Qendroafrikane, shpesh herë e harruar nga njerëzit. Po Ti, o Zot, nuk harron askënd! Çoje paqen edhe në këto troje, të copëtuara nga spiralja e dhunës dhe e mjerimit, ku shumë njerëz nuk kanë strehë, ujë, ushqim, nuk kanë as më të voglën gjë, që duhet për të jetuar. Ndihmoje të pajtohet Sudanin e Jugut, ku tensionet aktuale shkaktuan viktima të shumta e kërcënojnë bashkëjetesën paqësore të këtij Shteti të ri.
Ti, Princ i paqes, shndërroji kudo zemrat e njerëzve të dhunshëm, që t’i lëshojnë armët e t’i hapin rrugën dialogut. Shikoje Nigerinë, copëtuar nga sulmet e vazhdueshme, që nuk i kursejnë njerëzit e pafajshëm e as të pambrojturit. Bekoje Tokën, që e zgjodhe për të ardhur në botë e bëj të përfundojnë me sukses bisedimet e paqes ndërmjet izraelitëve e palestinezëve! Shëroji plagët e Irakut të dashur, të goditur në zemër nga një mori atentatesh!
Ti, o Zot i jetës, mbroji të gjithë ata, që persekutohen për shkak të emrit Tënd. Jepu shpresë e ngushëllim të shpërngulurve e refugjatëve, posaçërisht në Bririn e Afrikës e në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.
Premto që emigrantët, në kërkim të një jete dinjitoze, të gjejnë mikpritje e ndihmë. Tragjeditë, që kemi parë këtë vit, me një numër të madh të vdekurish në Lampeduzë, mos ndodhshin kurrë më!
O Foshnjë e Betlehemit! Prekua zemrat atyre, që merren me tregtinë e njerëzve, që ta kuptojnë sesa i rëndë është ky krim kundër njerëzimit; silli sytë e Tu drejt fëmijëve, që rrëmbehen, plagosen e vriten në konflikte të armatosura e drejt atyre, që shndërrohen në ushtarë, duke u rrëmbyer edhe fëmijërinë.
O Zot i qiellit e i tokës, shikoje Planetin tonë, të cilin shpesh lakmia e pangopësia e njerëzve e shfrytëzon mbarë e mbrapsht. Ndihmoi e mbroji ata, që janë viktima të fatkeqësive të natyrës, posaçërisht popullin e dashur të Filipineve, dëmtuar rëndë nga tufani i kohëve të fundit.
Të dashur vëllezër e motra, në këtë botë, në gjirin e njerëzimit të sotëm, lindi Shëlbuesi, Krishti Zot! Të ndalemi para Foshnjës së Betlehemit. Ta lëmë zemrën të preket. Kemi frikë se zemra jonë do të preket. Po kemi edhe nevojë të prekemi! Ta lëmë, pra, zemrën të preket, të ngrohet nga dhimbsuria e Zotit; sa nevojë kemi për ledhatimet e Tij! Përkëdheljet e Zotit nuk hapin plagë.
Zoti është i madh në dashuri, Atij i qoftë lavd e nder në shekuj të shekujve!
Zoti është paqe: t’i kërkojmë të na ndihmojë për ta ndërtuar paqen ditë për ditë, në jetën tonë, në familjet tona, në qytetet e kombet, në botën mbarë. Ta lëmë Zotin të na i prekë zemrat, me mirësinë e Tij!

Filed Under: Featured Tagged With: mesaqzhi i Papes, Pope Francescu

Festohet lindja e Krishtit, Imzot Rrok Mirdita uron besimtarët

December 25, 2013 by dgreca

25 dhjetori është dita më e shënuar në besimin e Krishterë. Ajo shënon Lindjen e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

Mijëra besimtarë u mblodhën në mesnatë në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të kremtuar meshën më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës, i cili uroi të gjithë besimtarët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri me njëri-tjetrin.

Imzot Rrok Mirdita kërkoi në mesazhin e tij për festën që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë për të ngritur një jetë në paqe dhe bashkëpunim.

Katedralja  e “Shën Palit” në Tiranë ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve që pritën deri në ambientet  e jashtme për të kryer ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.

Pas ceremonisë, besimtarët u shpërndanë duke ndarë mesazhe për shumë paqe e dashuri mes njëri tjetrit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Krishtlindjes dhe shkëmbimin e vizitave.

***

Mesha e shenjte e celebruar ne katedralen e Shen Nikolles ne qytetin e Lezhes, ka hapur siparin per kremtimin e Krishtlindjeve.

Qindra besimtare u mblodhen ne katedralen e Lezhes, per te kremtuar meshen e shenjte e cila u mbajt nga arqipeshki i dioqezes se Lezhes Imzot, Ottavio Vitale, i cili uroI te gjithe besimtaret per me shume paqe, miresi dhe dashuri me njeri-tjetrin.

Katedralja e “Shën Nikollolles” në Lezhe ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve, te cilet kryen ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.

Edhe ne Gjirokaster besismtaret ortodokse kane festuar Krishtlindjet, duke u drejtuar prane te gjitha kulteve fetare te qytetit ku jane organizuar edhe meshat perkatese me rastin e kesaj dite te shenuar, e cila simbolizon Lindjen e Krishtit.

Me qindra besimtare kane marre frymen dhe driten e shenjte duke uruar per njeri-tjetrin, paqe,miresi dhe dashuri.Festimet ne kete dite te shenuar per komunitetin ortodoks priten te vazhdojne edhe ne oret ne vijim,ku ato do te perqendrohen me se shumti ne Dropull.

Besimtaret e krishtere jane drejtuar drejt katedrales ne qytetin e Korçes per te ndjekur nga afer meshen fetare dhe festuar ne te njejten kohe festen e Krishtlindjeve.

Edhe ne Vlore me qindra besimtare kane festuar diten e Krishtlindjeve, duke kembyer me njeri-tjetrin urimet e perzemerta te cilat jepen ne mbare boten me rastin e Krishtlindjeve. Besimtaret kane ndjekur me ore te tera meshen dhe ceremonine e organizuar me kete rast.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Festohet krishtlindja, Imzot Rrok Mirdita, Ipeshkevi

Krishtlindja në Shqipëri: Krerët e shtetit urojnë besimtarët e krishterë

December 25, 2013 by dgreca

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës.Ashtu siç është bërë traditë çdo vit me rastin e kësaj feste, krerët  më të lartë të shtetit kanë  zhvilluar sot vizita në Kishën Katolike dhe atë Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, për të përcjellë urimet për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë.

Në fjalën e tij, presidenti Bujar Nishani pasi uroi të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes ka theksuar se fjala ringjallje në deklaratën e tij ka qënë një lapsus.

“Uroj shqiptarët për më shumë paqe në shpirtrat tanë, më shumë qetësi në mendje. Në momentet e shkrimit ka pasur një lapsus duke pasur parasysh në terminologjinë e besimtarëve të krishterë është përdorur fjala ringjallje në vend të fjalës ngjallje por në kontekst çdo fjalë  dhe vetë urimi është jo vetëm i sinqertë por edhe mjaft i qartë” ka theksuar Nishani.

I pyetur në lidhje me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e tij si kryetar I KLD-së Nishani u përgjigj: “Më duhet të informohen sepse nuk e di të ketë një procedurë për të shkarkuar kreun e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Ndërsa vizitoi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, kryeministri Rama uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

“Uroj Gëzuar Krishlindjen të gjithve. Është një festë e të gjithve si të gjitha festat e mëdha të besimeve fetare në vendin tonë dhe ndërkohë përfitoj nga rasti që të nënvizoj kënaqësinë se në këtë ditë kur fryma e solidaritetit me më të dobtit, fryma e solidaritetit me ata në nevojë, dhe për të gjithë ata që kërkojnë një rrugë shprese kulmon. Jemi optimist që viti që vjen do të jetë një vit nën këtë frymë dhe nën këtë shenjë” tha Rama.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se në këtë ditë forcohen shpresat për një Shqipëri më të mirë.

“Lindje dhe dritë, rilindin dhe forcohen shpresat tona për një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që vijnë. Sot është një ditë që na bën me të bashkuar, më solidarë të punojmë së bashku për një Shqipëri të zhvilluar. Gëzuar” tha Meta.

Ndërsa Kryebashkiaku i kryeqytetit dhe njëherësh edhe kreu i opozitës Lulzim Basha vlerësoi tolerancën fetare në qytetin e Tiranës.

“Urime për çdo vatër shqiptare që të marrë bekimin e Zotit, për të gjithë njerëzit anembanë botës. Dua të shpreh krenarinë që jam kryetar i një bashkie të një qyteti, të një vendi që feston me shpirt tolerance. Gëzuar”, uroi Basha.

Filed Under: Featured Tagged With: besimtaret, kreret e shtetit urojne, Krishtlindja, shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 784
  • 785
  • 786
  • 787
  • 788
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT