• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTETI SHQIPTAR TE ZGJIDH ÇESHTJEN ÇAME

December 10, 2013 by dgreca

Deklaratë për 10 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut/

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Shoqata “Çamëria” Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj i bëjnë thirrje shoqërisë dhe shtetit shqiptar që të hedhin hapat e domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga e kaluara, si çështja e pazgjidhur e shqiptarëve të Çamërisë.

Këtë 10 dhjetor, ne ndihemi krenar për hapat e hedhura në drejtimin e duhur sidomos për sa i përket zgjidhjes së çështjes çame. Në këtë kuptim, duam të rikujtojmë se më 10 dhjetor, katër vjet më parë, ne prezantuam përpara përfaqësive ndërkombëtare memorandumin për zgjidhjen e çështjes çame, e më pas ky material u dërgua në kancelaritë kryesore të Evropës, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky ishte një hap i parë por i sigurtë në drejtimin e ndërkombëtarizimit të çështjes çame. Vetëm një vit më parë, më 10 dhjetor të vitit të kaluar u prezantua në Kuvend, rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame, që u kthye në katalizatorin e zbërthimit të një skene të shëmtuar të ndodhur një dekadë më parë me miratimin e një rezolute të ngjashme. Ky ishte hapi kyç që e futi çështjen çame në axhendën diplomatike të Shqipërisë.

Këtë 10 dhjetor, ne jemi krenar që çështja çame ka marrë rrugën e pandalshme të zgjidhjes, duke u pranuar nga aleatët tanë ndërkombëtar, duke qenë pjesë e dosjes zyrtare të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe duke pasur përkrahjen e pandërprerë të të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në këto vite kanë dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në drejtimin e kombëtarizimit dhe ndërkombëtarizimit të çështjes çame.

Ne jemi të sigurt, se vitin e ardhshëm do të jemi akoma më afër idealit tonë dhe prandaj i bëjmë thirrje shtetit shqiptar, që në zbatim të kësaj rezolute të gjejë format ligjore dhe diplomatike të zgjidhjes finale të çështjes çame. Njëkohësisht, PDIU, Shoqata Çamëria dhe KPR vlerëson se ka ardhur momenti që njëherë e përgjithmonë të zgjidhen të drejtat pronësore në vendin tonë, të dëmshpërblehen të persekutuarit e regjimit komunist, të plotësohen e të drejtave të minoriteteve shqiptare në vendet fqinje, etj.

Tirane, 10 Dhjetor 2013

Filed Under: Featured Tagged With: patriotet e rinj, PDIU, thirrje shtetit, zgjidhni ceshtjen came

Milazim Krasniqi thirrës i vëllavrasjeve!

December 10, 2013 by dgreca

Foto: Pajtimi i gjaqeve , themelet e shtetit të Kosovës!/

Nga Fahri XHARRA/

Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bubullima, s’është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhtive nga më të ndryshmet. Tradhtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjve tanë. “O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752).Të njëjtën gjë e them me dro të madhe edhe sot. Gjatë leximit të historisë sonë më të re , të gjithë e pamë që vullnetin e madh të popullit tonë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pavarësi e përkrahur nga shtetet dashamirëse të kohës , donin ta pengonin haxhiqamilët tanë në fillimin e shek. XX. Kurrë nuk më kishte shkuar mendja që edhe 101 vjet pas , kur po e festojmë këtë datë të madhe historike në tokat tona ende gjallërojnë haxhiqamilët e rinj, qyqet në folenë e madhe të shqiponjës dhe jazegjitë

Veprimtaria e pajtimit të gjaqeve, tash e përgjithmonë mbetet vepër e rrallë, monument i pavdekshëm që përkujton Verrat e Llukës dhe vlerat e Kosovës e të kombit në përgjithësi. Plaku i urtë, Anton Çetta, në momentet më delikate dëshmoi virtytet madhështore si figurë markante e kombit. Ai pasqyron përjetësisht, çiltërsinë, mençurinë dhe atdhedashurinë që shëroi zemrat e dhjetërave mijërave njerëzve, por mbi të gjitha shëroi një plagë të madhe të kombit. “Një popull qe urren nuk meriton të jetojë”, ishin fjalët e binomit të kombit Anton Çetta, i cili në momentet më të vështira bëri qe shqiptarët të bashkohen rreth flamurit, pavarësisë dhe lirisë kombëtare

Madhështinë e këtij viti (1990) ia shtoi edhe unifikimi i faktorit politik kombëtar. Burrneshat e burrat shqiptar falnin gjakun në emrin e atdheut, flamurit dhe Anton Çetës.Kur shtriheshin duart e pajtimit, milona zemra bëheshin mal, mbi qiellin e Arbërit shkrepnin retë, lëkundeshin bjeshkët, lëkundej edhe vrrija, ndersa rapsodi ua këndonte këngën duke tregua se edhe „Në barkun e nënës gëzohej fëmija“. Vetëdijsimi i mbar një populli ndodhi shpejt dhe se tek të gjithë ishte ngulit ideja kombëtare se gjakmarrja duhet çrrënjosë, ishte e dëmshme dhe trashëgimi të cilën të huajt na e lanë në pragjet tona, dhe se heroniat dhe heronjët e momentit ishin bërë ata që falnin gjaqet, plagët e ngatrresat.Sa gjak që falej për hir të flamurit e atdheut, për liri e ardhmëri, në zemrat shqiptare binin lulet e vllëzrimit, dielli rrezet i shumonte dhe kudo bimonte fara e mbarë e kombit(A.Gashi)

Janë bërë një grup mercenarësh islamikë të cilët imponohen në gazeta, forume e televizione, duke luftuar kundër përpjekjeve tona për integrim në Bashkimin Evropian. (G.Mehmetaj)

Kush është “profesor” Milazim Krasniqi ?  “Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, një lokalitet afër Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë. Studimet për letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku magjistroi në vitin 1988, me temën “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po në Universitetin e Prishtinës, ka fituar gradën e doktorit të shkencave filologjike me tezën e disertacionit “Soneti në poezinë shqipe” me 15 shtator 2004.” Është autor i shumë veprave letrare dhe angazhimi i tij si vijon: Angazhimi profesional dhe publik: teknik medicinal ne Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë; përkthyes po në këtë klinikë; redaktor i revistës kulturore “Fjala”; sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës; kryeredaktor i revistës “Fjala”; redaktor përgjegjës për Kosovë i gazetës ditore “Bota Sot”; kryeredaktor i revistës “Interesi Nacional”; anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe analist të Radio Europa e Lire; bashkëpunëtor për lëndën Sociologjia e letërsisë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. (www.gazetashqiptare.eu) ”Njeri i madh, apo jo ?Njeri në të cilin është dashtë që Kosova të llogaritë në te .

E thërras Milazim Krasniqin që të shikon foton e mësipërme . A jemi ne ata që rrinim së bashku pa dallim fetar , kur ishte në pyetje rrezili i kombit.?

Kush jeni ju more i ashtuquajturi zotëri Milazimi , i ashtuquajturi profesor , që nuk i ndaheni deshirës dhe ndjelljes , dhe propagimit te vëllavrasjeve?

Në një shtet normal , për ty ishte hapur procedura juridike.

09.12.13, Gjakovë

Filed Under: Featured Tagged With: Milazim Krasniqi

FRYMA NDIHMËDHËNËSE E AMERIKËS

December 9, 2013 by dgreca

*Amerikanët japin më shumë ndihma se çdo komb tjetër në Botë/

*Amerikanët, si individë, bëjnë me miliona orë pune pa pagesë, çdo vit për të ndihmue njerëz e kauza, duke kontribuar tri orë në javë për njeri/

Megjithëse çdo vjet, me fillimin e fazës së festave të fundvjetit, ku njerëzit blejnë peshqeshe për të afërmit e tyne; asht e lehtë të harrohet nji fakt me randësi. Ky fakt asht, se gjatë gjithë vjetit,Amerikanët japin ndihma të llojeve të ndryshme, miliona e miliona njerëzve të vendeve të ndryshme të botës. Kjo vepër tejet humanitare ua pakson vuejtjet, shumë njerëzve të prekun nga fatkeqësi të ndryshmë natyrore.

Marrim si shembull Organizatën Bamirësë Amerikane “Spirit of Amerika”e cila bashkëpunon me personelin e Ushtrisë Amerikane, që jep ndihma humanitare në të gjithë botën. Kjo organizatë mbahet krejtësisht, nga ndihmat që japin organizatat dhe individë të ndryshëm. Kjo organizatë dërgon personelin e sajë, në vende të damtueme nga lufta si në Afganistan e Guiana ku çojne llojë të ndryshme pajisjesh elektronike, batanie e të tjera.Ata meremetojnë puset e ndryshm, dhe dhurojnë kompjutera për të ndihmue shkollat vendase.

Kur Ushtria Amerikane ne Mauritania, pati nevojë për të qetësue, disa zona të kërcënueme nga dhuna e shkaktueme nga Alkaeda, iu drejtue organizatës “Spirit of America”,ushtria vuni re se nji nga gjanat ma të nevojshme ishte shendeti i bagëtive; kështu që organizata në fjalë filloj vëprimin, për të stërvitun personelin dhe për të dhanë paisjet e nevojshme për të përmirsue shëndetin e gjedhëve dhe dhive, në zonën në fjalë.

Nuk janë vetem grupet si për shëmbull, “Spirit of America” që japin ndihma të tilla njerëzve të ndryshëm. Amerikanët, si individë, bajnë me miliona orë pune , pa pagesë, çdo vjet,për të ndihmue njerëz e kauza, duke kontribue tri orë në javë për njeri. Amerikanët japin ma shumë, për të ndihmue njerëzit që kanë nëvojë, se çdo komb tjeter, në bazë të të ardhunavë për njëri.

Me të vërtetë Amerikanët i pëgjigjën thirrjes së George Uashingtonit i cili pat thanë,”Lejeni zemrën tuej, ta ndjeni dhimbjen dhe shqetësimin e çdo kujt dhe brenda mundësive, ndihmoni të tjerët.

Kur ngjajnë fatkeqësi natyrore, Amerikanët mblidhen rreth flamurit, ma shumë se asnji popull tjetër në botë. Mbas fatkeqësisë që shkaktoi stuhia “Katrina”përgjatë gjinit të Meksikës, Amerikanët dhanë ndihma me nji vlerë prej ma shumë se tre miliardë dollarë, për rindërtimin e asaj zone të damtueme dhe për të ndimue ata që humbën gjithçka nga ajo stuhi.Këto ndihma u dhanë, megjithëse njerëzit e dinin se qeveria federale do të jepte me dhjetra miliarda dollarë ndihma për zonën në fjalë.

Bujaria e Amerikanëve nuk kufizohet vetëm brenda për brënda Shteteve të Bashkueme.Çdo herë dhe në çdo vend që preket nga ndonji fatkeqësi, Amerikanët gjenden gjithmonë pranë, për t’u dhanë njerëzve ndihmë.Përveç ndihmave ushtarake, dhe ndihmave financiare, qe qeveria amerikane jep, Amerikanët japin nga xhepi i tyre njerëzve qe kanë nevojë për ndihme.

Mbas nji stuhije tejet shkatërruëse, që ngjau në zonën e Oqeanit Indian, në vjetin 2004,nga e cila humbën jetën 230 000 njerëz, dhe mbetën pa strehim, me miliona njerëz, Amerikanët dhanë nji ndihmë prej ma shumë se 3 miliardë dollarë, për rindërtimin e zonës së damtueme.

Në vjetin 2010, mbasi nji tërmeti shumë të fuqishëm që shkatrroi kryeqytetin e Haitit Porto Prens, nga i cili humbën jetën ma shumë se 200.000 njerëz dhe mbetën pa strehim 1.5 milionë njerëz, Amerikanët dhanë nji ndihmë prej 1.3 miliardë dollarë.37 përqind e kësaj ndihme humanitare u dha si rrjedhim i fushatës të organizueme nga kisha të ndryshme të Shteteve të Bashkueme.

Bujaria amerikane nuk paksohet, edhe nëse gjendja ëkonomike mund të jetë e dobët. Për shembull, ndihmat që ju dhanë popullit të Haitit, u dhanë edhe pse në Shtete e Bashkueme, në atë kohë ekzistonte, nji ngadalsim i dukshëm i veprimtarive ekonomike.

Amerikanët kanë dhanë me miliarda dollarë, në vende të ndryshme të botës, të prekuna nga fatkeqësi të ndryshme natyrore. Populli amerikan dha nji ndihmë prej 74 milionë dollarë popullit të Maimarit,kur ai vend u prek nga Stuhia{cikloni} Nargis, edhe pse qeveria e atij vendi mbante nji qëndrim anmiqësor ndaj Shteteve të Bashkueme.

Organizatat private bamirëse, si edhe ndihmat që kanë për qëllim të ndihmojnë popullin në përgjithësi, janë sigurisht, disa nga që njerëzit kanë ndaj shoqënis njerzore, pat thane njiherë \Toas Xhafersoni dhe amerikanët e kanë vazhdue me përkushtim këtë traditë. Kjo asht nji gja, që ne me të vërtetë, duhet të jemi falnderues, gjatë festave të fundit të vjetit.

*Këtë shkrim të  gazetës The Washington Times me autor  Ed Feulner e solli në gjuhën shqipe enkas për Gazetën “Dielli” z. Gjon Kadeli, vatran i degës së Washingtonit/

 

Filed Under: Featured Tagged With: e Amerikes, Fryma ndihmedhenese, Gjon kadeli

A jemi popull metanastatik?

December 9, 2013 by dgreca

“ Një shtëpi e ndarë mes vetes  nuk qëndron dot në këmbë.Një kombi  copëtuar nuk mund të jetojë, ai duhet të luftojë për bashkim ose të vdesë “ (Nicola Guy “ Lindja e Shqipërisë,fq 294)/

Shkruan:Fahri XHARRA/

Më kujtohet shumë mirë, në vitët e fundit të Apart-heidit në shtetin e Afrikës Jugore ,të bardhët shkonin aq largë sa që bëhëshin edhe qesharak kur thonin që ata janë vendas në jugun e Afrikës dhe të zinjtë ardhacak..Por pushtuesi nuk gjenë mjete për të arsyetuar pushtimin e vet.Është për tu brengosur që serbët edhe pse i morrën më shumë se gjysmën e tokave tona (1860, 1878, 1913) gjatë një periudh shumë të shkurtër historike “teritë” e tyre arsyetuese që janë vendas në këto anë nuk kanë të ndalur gati që 200 vjet. Me tonelata rrenë historike janë të shkruara në librat e tyre dhe me anë të cilave e kishin ,bile edhe  sot po e “bindin” bot*n se janë popull autokton dhe se janë të parët  në këto toka së paku pas diellit dhe hënës. Duke lozur në teknikën psikologjike :”T´a them sa s ´ma ki thënë “ apo “T´ia them dikujt se shqiptari s`di ta thot” ,at e vërshuna botën me trillime nga më të ndryshmet e të cilat s ´kishin e edhe sot nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën.

Studiuesi i shquar i Mesjetës, Alen Dyselje, ka thënë më 1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”…

Por , a me të vërtetë kemi heshtur si   thot Zonja Mary Wortley: : Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet “ apo ishte diçka tjetë që nuk na lejonte të themi  botërisht të vërtetën tonë ?

Kah fundi i shekullit XII sllavët turko-avarë (bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[17]). Që me 1180 serbët avarë sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[18]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisë dhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari.(Aleks Lusha: Ishin vetë shqiptarët)

Jovan Cvijiçi në librin e tij Lëvizjet matanastatike në Gadishullin Ballkanik ( Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans : avec une carte / Jovan Cvijic,1917) ndër të tjera shkruan .” Në të fundit u formua rrjedha metanastatike e Kosovës e cila ishte më e vjetra në Gadishull. Migrimet në Kosovë filluan nga fundi i shek.16-të dhe nuk ndalën as në ditët tona.”

Por çka janë rrjedhat  ,lëvizjet metanastatike? Kur një popull lëvizë dhe shpërngulet në një vend tjetër duke iu zënë vendin vendasve e duke i përzënë ata ,ajo është lëvizje metanastatike. Dhe sipa serbëve e Cvijiçit , ne erdhëm në Kosovë e iu zumë vendi atyre , e ata paskan pasë ikur.

” Ate që ne e quajmë rrjedhë metanastatike të Kosovës ”, vazhdon Jovan Cvijiç në librin e përmendur ” i përfshinë të gjitha migrimet në mes Skutarit ( Shkodrës) dhe Kopaonikut , dmth migrimet e popullatës së vjetër serbe që nga Zeta e poshtme , nga Metohija (Dukagjini fxh) ,nga rrethinat e Prizrenit dhe nga Kosova ” E kuptuam që këtu paska pasë pasur vetëm serb . ”  Kjo rrjedhë (metanastatike fxh) shkonte deri në Luginën e lumit Morava  që i ndjekte vetëm vetëm rrugët transversale , sidomos  rrugën e Zetës. Ajo rrjedhë futet në Serbinë – pjesën e Moravës ,me shumë zgjatje ( shumë jaka  fxh) të shtrira në mes të Luginës së Ibrit dhe asaj të Moravës Jugore  sidomos asja të Plitovicës dhe të Blazhevës në Kopaonik , të Prepolacit dhe të Merdares të cilat ngërthehen në Luginën e Llabit dh të Toplicë , jaka e vendit të quajtur Lisica. Emigrantët të një pjese të Metohisë shkojnë në drejtimin e Mokragorës duke u ndalur në vendet e Kolashinit ( Ibri i Epërm) ,; një regjion malor i banuar nga një popull energjik dinarik (serbët pra,fxh).

Viti 1917 , viti i shkrimit të këtij libri , koha në mes Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Konferencës së Paqës në Paris  , kohë që duhej arsyetuar pushtimet serbe të tokave shqiptare dhe dëbimit të tyre ( shqiptarëve ) . E patë nga përshkrimi se se Cvijiçi , në mënyrë indirekte e spjegon shtrirjen e shqiptarëve nëpër Serbinë e sotit .

”Tek Serbët e vërejme një lëvizje të madhe dhe shumë të madhe. Mund të dallojmë migrimet  (e serbëve  )të mëdha me dhjetra mijëra emigrant si dhe ato migrime të vogla të familjeve. Këto të fundit ishin në vazhdimësi. Zëvendësimin me dhunë i  popullatës që ikte ( Serbëve fxh) behej me një popullatë të posa ardhurish të një gjuhe tjetër dhe një kombi tjetër (shqiptarët fxh) (.(Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans : avec une carte / Jovan Cvijic,1917”)

A jemi ne , popull metanastatik? Jo . Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), poliglotit që dinte pesë gjuhë të huaja bashkë me letërsitë e tyre përkatëse: heroi ynë kombëtar, më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se po t’u besojmë kronikave tona kombëtare, ata na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve; këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej Adriatikut. Tërësia e rrethanave domethënëse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema tërësisht dodonase; përkrenarja e tij, që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër, në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skënderbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit – shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm.(Dhimitri Pilika)

08.12.13, Gjakovë

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: a jemi popull, Fahri Xharra, metanastatik

Si luftuan shqiptarët e Amerikës për të penguar dënimin e çamëve ne Turqi

December 8, 2013 by dgreca

Vatra në luftë me inxhinierinë demografike të Greqisë/

Nga Rafael Floqi/

Politika e sotme greke nuk del dot mbi mitin e ngritur se dëbimi i popullsisë çame ka ndodhur si rezultat i bashkëpunimit të çamëve me pushtuesit italiano-gjerman, por me një tendencë dhe një qëndrim të vjetër të politikës greke që pas 1912, që synonte eliminim e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një politikë e ngulitur greke në periudhën në mes dy luftërave.

Nga ana tjetër, historiografia e mirëfilltë greke, nuk fut kokën në rërë dhe mbrohet me një argument “nonsens”, si ai i ministrit të jashtëm Venizellos , se Greqia “Problemin çam” nuk e njeh, por e bazuar ne fakte, e ka hedhur poshtë, qoftë si hipotezë idenë e vërtetë “anti-konvencionale “për historiografinë greke “, siç bën Lambros Baltsiotis në “Gazetën Evropiane të Studimeve Turke”, kur shkruan më 2011 se, “Dëbimi i çamëve myslimanë nga Epiri Perëndimor gjatë pjesës së të fundit të vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945 nga forcat guerile e EDES , që i rezistonin pushtimin italo –gjerman, ka ndodhur, në kundërshtim me opinionin konvencional grek se ajo jo vetëm ishte si një rezultat i bashkëpunimit të çamëve me forcat e pushtimit, por shihet më tepër si rrjedhojë e politikës shtetërore greke, një politikë e cila ishte ngulitur në ideologjinë mbizotëruese nacionaliste të periudhës midis dy luftërave”.

Ai argumenton se “pas shkëmbimeve të para greko-turke dhe greko- bullgare të popullsive më 1912, dëbimi i çamëve myslimanë ishte pjesë e politikës së shtetit grek për të ushtruar të drejtën e tij të pretenduar për të larguar “jo ” grekët nga territori i tij .” Ai shton  se “Brenda parametrave të këtij kuadri ideologjik, legjislativ dhe praktikisht si brenda dhe jashtë vendit, dukshmëria (prania) e çamëve myslimanë duhej të pakësohej . Objektivi ishte minimizimi i pranisë fizike e tyre nëpërmjet reduktimit të numrit të tyre dhe të zvogëlimin e dallimeve të tyre si një grup i veçantë fetar dhe gjuhësor”.

Në këtë kohë sipas studiuesit Hajredin Isufi si pasojë “ evidente të situatës së re politike, ekonomike, sociale dhe administrative që u krijua në Çamëri pas aneksimit të saj nga qeveria greke (1912-1913), ishte fenomeni i emigracionit. Ndër drejtimet kryesore të këtij emigracioni ishin edhe SHBA. Çamët e emigruar në Amerikë gjetën një terren të përshtatshëm dhe një pritje të ngrohtë që i mundësoi të organizoheshin në mbrojtje të fateve të Çamërisë. Në radhët e çamëve të emigruar ishin dhe shumë figura të shquara si Haxhi Murati, Mesut Çami, Beqo Izeti, Lejla Dino etj., që ishin dalluar në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare për veprimtari të dendur patriotike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi i parë për përfaqësuesit e shqiptarëve te Çamërisë për të shpalosur një veprimtari të dendur patriotike e politike, për të sensibilizuar diplomacinë e Fuqive të Mëdha dhe veçanërisht atë amerikane, për dramën e rëndë që përjetonte Çamëria nën pushtimin grek. Në vitin 1918 në SHBA ishte formuar Partia Politike ose siç u quajt ndryshe, Partia Kombëtare Shqiptare dhe Shoqata Çamëria, me një shtrirje të gjerë në shumë qendra të rëndësishme në SHBA si dhe Shoqëria “Vatra”. Si në Partinë Politike ashtu dhe në Shoqërinë Çamëria, aderonin figura të shquara nga të gjitha trevat shqiptare dhe zhvillonin një veprimtari të dendur patriotike, duke i shpalosur platformën politike në organe të rëndësishme, në gazetën “Dielli”, “Albania” dhe më pas në “Immigrandi” qe dilnin në SHBA”.

Por me gjithë divergjencat me Partinë Kombëtare, në faqet e “Diellit gjithnjë ka qenë e pranishme çështja e Çamërisë, sidomos në vitet e dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre ne vitet 1923-25. Aty pavarësisht largësisë është pasqyruar, me shqetësim situata dhe vuajtjet e popullsisë, qëndrimi i qeverisë shqiptare ai i qeverisë greke.  Por mbi të gjitha aktivizimi i drejtpërdrejtë i Vatrës dhe drejtuesve të saj si në Lidhjen e Kombeve ashtu me miqtë e Shqipërisë në Londër, si kol. Audrey Herbert madje deri edhe tek qeveria Italiane e Musolinit.

Por si ishte situata në terren duket në një letër të botuar nga shoqata Çamëria me qendër në Werchester në qershor të vitit 1923 në artikullin “ Çamëria shkon jetën më të keqe” ku shkruhej:

“Letrat qe kemi marrë që pas luftës se Anadollit dhe gjer pak jave të shkuara nga Konispoli, veçanërisht një letër që muarmë nga një bashkëkrahinas, i cili në letrën e tij prej tetë faqesh, na pikturon gjendjen në Chamëri si shumë të keqe, si dhe letrat e para, po, e fundit jep tërë hollësitë e ngjarjeve, mbi kurris të nënave, motravet edhe vëllazërvet t’anë në Cha­mëri. Në Chameri refugjatët e Anadollit kapërcejnë numurin e të zotërve të shtëpive, ku guverna revollucionare e Greqisë i ka shpënë të rrojnë me ta, pa marrë ndër sy se shtëpia s’i arrin të zotit të rrojë me fëmijët. Ç’ ngjet? I zoti shtrëngohet t’ iki. Shtëpia dhe malli i zaptohet. Në këtë mes duhet të kuptohet se tëra sa veprohen—vjedhjet, grabitjet, rrahjet, vrasjet, burgu për të pandehurin e pafajshëm dhe çnderimet—, vepërohen në syt’ e autoriteteve qeveritare.(Lexoje të plotë në Diellin e printuar)

Filed Under: Featured Tagged With: e Amerikes, kunder denimit, Rafael Floqi, si luftuan shqiptaret, te cameve ne Turqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 795
  • 796
  • 797
  • 798
  • 799
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT