• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shpetim Idrizi: Bashkimi kombëtar do të jetë busulla politike e PDIU

May 22, 2016 by dgreca

idriziTIRANE, 22 Maj/ Me përfundimin e procesit të numërimit në të gjithë Shqipërinë, Shpëtim Idrizi është rizgjedhur kryetar i Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ai mori 72.4% të votave nga 27.6% që mori kandidati tjetër Halil Hyseni. Menjëherë pas mbylljes përfundimtare të procesit të numërimit, Idrizi u shpreh para anëtarëve të PDIU-së, se bashkimi kombëtar dhe zgjidhje e çështjes çame do të jetë busulla e tij.

“Bashkimi kombëtar do të jetë busulla jonë politike e pandrysheshme, zgjidhja e çështjes çame do të jetë objektivi ynë i palëkundur. Prej dje unë, ne të PDIU-së, ndjehemi më të fortë për t’ia rinisur betejave të reja për këtë objektiv, me busullën e Kombit që na tregon hartën e rrugës sonë”, tha Idrizi pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Gjithashtu Idrizi u shpreh se PDIU është një familje e vërtetë politike, me prani në të gjithë vendin. Ndërsa Halil Hyseni, i cili mori 27.6% të votave tha se vendimi i anëtarësisë duhet respektuar.
Në total për kryetarë të PDIU-së votuan 19634, ose 81.5 për qind të anëtarëve.

Filed Under: Politike Tagged With: Bashkimi Kombetar, PDIU, Shpetim Idrizi

PDIU në Fier – Idrizi , paralajmëron daljen nga Koalicioni i së majtës

May 4, 2016 by dgreca

PDIU në Fier – Idrizi “presion” mazhorancës: Zbato marrëveshjen, ose dalim nga koalicioni/Pas Vlorës, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në kuadër të zgjedhjeve të 21 majit brenda partisë ka zhvilluar një takim me strukturat e saj në qytetin e Fierit.

Në fjalën e tij, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bëri thirrje mazhorancës të zbatojë marrëveshjen e firmosur mes palëve, ndryshe do të dalë nga koalicioni.

Idrizi: Ne do të dimë të bëjmë presionin tonë dhe kush ka bërë marrëveshje me ne, asaj marrëveshje do ti shkojë deri në fund sepse ndryshe PDIU nuk do ta ketë më me vete. Votat tuaja, mbështetja juaj, janë obligim për ne. Është e pafalshme që ky vend që ka mundësi pa fund të jetojë sot në varfëri, të mos ketë politika sociale. Kjo është arsyeja pse ne morëm nismën e pensionit social që sot është një realitet.

Deputetja, Mesila Doda, pasi kujtoi nismat e ndërmarra nga PDIU, vuri në dukje faktin se kjo forcë politike nuk është një parti vetëm për çështjen çame, por u shërben të gjithë shqiptarëve.

Doda: Askush prej nesh nuk mund të na mbërthejë dhe të themi ne do jemi vetëm për një arsye dhe për një çështje. Jo ne jemi në shërbim të njerëzve, të shqiptarëve, çështjes çame, kauzës kombëtare dhe ndarjes së këtij vendi nga e kaluara.

Kreu i PDIU përshëndëti vendimin për anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Filed Under: Politike Tagged With: daljen nag koalicioni, paralajmeron, PDIU

PERKUJTOHET ARISTIDH KOLA

October 15, 2015 by dgreca

PDIU kujton me nderim rilindasin arvanitas Aristidh Kola, në 15-vjetorin e vdekjes/
Shqipëtarët kujtojnë me nderim 15 vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej rilindasve të fundit të kombit tonë, Aristidh Kolës. Ai i përkiste një brezi që u orvat të ringjallte shqiptarësinë e arvanitasve në Greqi, në mburrje të prejardhjes së tyre shqiptare, në mbrojtje të gjuhës sonë dhe të identitetit të veçantë kulturor të arbërorëve të Greqisë.
Kola drejtoi për më shumë se një dekadë Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë, shoqatën e parë dhe të vetme, që tentonte të promovonte të drejtat e kësaj pjese të kombit shqiptar. Ai shkroi dhjetra libra dhe botoi të përmuajshmen “Besa”, median e vetme shqiptaro-greke, që u dedikohej arvanitasve.
Ai ishte kampioni i të drejtave të mohuara me dhunë ndaj një popullsie, që ende e ruan fshehtazi gjuhën e të parëve dhe e mbrujt, edhe pse jo në publik, identifikimin me kombin shqiptar. Për këto përpjekje, Aristidh Kola u syrgjynos nga nacionalizmi grek, u kërcënua dhe u shantazhua, por nuk ndaloi deri në vdekje të ringrinte frymën kombëtare brenda komunitetit të vetë.
Puna e tij nuk pati mbështetjen e nevojshme të udhëheqjes politike shqiptare, fakt të cilën do ta vendoste disa herë në pah. Ai u gjend i vetëm përballë një shteti dhe një elite nacionaliste, që kishte mjetet dhe mundësitë për të pushuar kauzën e tij.
Kola vdiq, nga një sëmundje që u agravua më shpejtë se normalja.
Mirëpo, la pas një punë të vyer, që vërtetoi se shqiptarësia e arvanitasve nuk mund të humbasi kurrë, por rri e fshehur nga frika e sulmeve dhe dhunës.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkujton me respekt këtë figurë të madhe të kombit tonë, një ndër rilindasit e fundit, që dha gjithçka për Atdheun. Shpresojmë që shteti shqiptar të çojë përpara punën e Kolës, duke mbështetur dhjetra të rinj arvanitas që punojnë për këtë kauzë të drejtë, me frymëzimin e tij. (PDIU)

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, ARISTIDH KOLA, kujton, PDIU

ÇAMERIA ESHTE SHQIPTARE

October 2, 2014 by dgreca

Asnjë komision nuk mund të ndryshojë historinë mijëravjeçare të kombit…
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar lidhur me debatin e ngritur nga pala greke për tekstet shkollore, duke e quajtur atë “artificial” dhe si problem të vetë Greqisë, e cila ka probleme të stabilitetit të brendshëm.
Në një reagim zyrtar, PDIU deklaron se historia mijëravjeçare e kombit shqiptar nuk mund të ndryshohet dhe se qeveria nuk mund të marrë në konsideratë pretendimet e palës greke.
“Nuk ka asnjë komision që mund të ndryshojë historinë mijëravjeçare të kombit tonë, pjesë e pandashme e së cilës është Çamëria, Kosova e çdo trevë tjetër kombëtare. Ne jemi të sigurtë se qeveria shqiptare nuk mund të marrë në konsideratë pretendime të tilla absurde të palës greke”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, në deklaratë theksohet se, në rast të ngritjes së një komisioni të përbashkët, PDIU dhe Shoqata “Çamëria” do të ushtrojnë trysni që debati të përqendrohet në nevojën e shkrimit të historisë së Çamërisë, edhe në tekstet shkollore greke, si një realitet i pamohueshëm historik.
Ndërsa heqja e emërtimeve të trojeve shqiptare në Greqi, sidomos i emërtimit Çamëri, nga pasaportat, dokumente shtetërore dhe tekstet historike konsiderohet e papranueshme. PDIU shprehet e vendosur që një përpjekje e tillë do të gjejë kundërshtinë e çdo shqiptari.
Reagimi vjen pasi deputetët e parlamentit grek kërkuan një interpelancë me ministrin e Arsimit, Andreas Loverdos, në lidhje me disa referime në tekstet shkollore shqiptare, për të cilat ata thonë se janë “propagandë antigreke, me anë të së cilës qeveria “Rama” synon pakicat e minoritetit grek në Shqipëri”.
Bëhet fjalë për librat shkollorë të gjeografisë për klasën e 9-të dhe klasën e 12-të, për të cilat deputetët grekë theksojnë se ka ende referime irredentiste për treva shqiptare brenda territorit grek.

Reagimi i plotë zyrtar i PDIU-së
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagon mbi stisjen e një debati artificial për çështjen e teksteve shkollore. Nuk ka asnjë komision që mund të ndryshojë historinë mijëravjeçare të kombit tonë, pjesë e pandashme e së cilës është Çamëria, Kosova e çdo trevë tjetër kombëtare. Ne jemi të sigurt se qeveria shqiptare nuk mund të marrë në konsideratë pretendime të tilla absurde të palës greke. Nëse të dyja palët do të ngrenë komision të përbashkët, PDIU dhe Shoqata “Çamëria” do të ushtrojë trysninë e nevojshme që debati të përqendrohet në nevojën e shkrimit të historisë së Çamërisë edhe në tekstet shkollore greke, si një e vërtetë dhe realitet i pamohueshëm historik.
Stuhia në gotë është produkt i tentativës greke për të zhvendosur vëmendjen e popullit tek armiku i jashtëm, në këtë rast shqiptarët dhe Shqipëria. Kjo, pasi Greqia ka probleme të stabilitetit të qeverisë sepse ditën e hënë votohet për votëbesimin e qeverisë, ndërkohë që në krye të vitit të ardhshëm duhet të zgjidhet presidenti me shumicë të cilësuar, që qeveria greke nuk e ka. Deputetët grekë harrojnë se jemi bashkë në NATO.
Filati, Paramithia, Gumenica, Margëlliçi, Parga, Preveza dhe akoma edhe Janina, edhe pse sot janë pjesë e shtetit grek, përbëjnë një pasuri historike, kulturore dhe aktuale të shqiptarëve në rajon. Heqja e këtyre emërtimeve, apo akoma më shumë i emërtimit Çamëri, nga pasaportat, apo aq më keq dokumente shtetërore, tekste historike etj., është e papranueshme dhe do të gjejë përballë kundërshtinë e çdo shqiptari, që ndjen në dejet e tij përkatësinë në kombin tonë të përbashkët. Çamëria, e njohur me këtë emërtim, nga dokumentet zyrtare greke së paku deri në vitin 1937, është banuar, banohet dhe do të banohet nga një shumicë shqiptare dhe këtë fakt historik dhe aktual nuk ka të drejtë askush ta mohojë apo ta fshehë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Cameria, ESHTE SHQIPTARE, PDIU, Shpetim Idrizi

PDIU: GREQIA ARROGANTE; TE MOS NDERHYJE NE PUNET E BRENDSHME TE SHTETIT SHQIPTAR!

July 24, 2014 by dgreca

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë per ndarjen territoriale te Republikes se ishte një ndërhyrje e papranueshme në çështjet e brendshme të Shqipërisë me një arrogancë që nuk tremb më askënd. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet përgjigjen dinjitoze të ministrit tonë të Jashtëm, z.
Ditmir Bushati. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ndaj shteti grek nuk mund të kërcënojë më Shqipërinë, sikurse ka bërë dy dekadat e fundit.
Presioni që vijohet nëpërmjet thirrjes në Athinë të Vangjel Dules nuk duhet të tolerohet. Z. Dule iu rezervua posti i nënkryetarit të Kuvendit, si një mundësi që të rriste peshën e përfaqësimit të
minoritetit grek në Shqipëri. Përkundër këtij shansi, ai tregon edhe një herë se tenton të luaj rolin e Kalit të Trojës në Tiranë, duke keqpërfaqësuar edhe atë pjesë të vogël të minoritetit që e voton.
Deri më tani, për shkak të madhështisë së kombit shqiptar, ne kemi pranuar krijimin e tri bashki artificiale me shumicë shtetas shqiptar të pakicave etnike. Greqia, jo vetëm që nuk njeh minoritetet, por në zonat minoritare ka krijuar mbiprefektura sui generis vetëm dhe vetëm për të pamundësuar zgjedhjen e minoritarëve në krye të njësive vendore. Këtë shembull negativ ne e refuzojmë.

Filed Under: Politike Tagged With: Greqia, PDIU, Reforma territoriale, shqiperia, Venizellos

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT