• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova nis rrugëtimin për në BE

October 29, 2013 by dgreca

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nisur takimin e parë në kuadër të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. 

Kryenegociatorja kosovare Vlora Çitku në një konferencë për media bashkë me kryenegociatorin nga Komisionin Evropian Joost Korte thanë se negociata fillimisht do të zhvillohen në katër fusha në atë politike, tregtare, në përafrimin e legjislacionit, si dhe politikave të bashkëpunimit.
Në hapje e takimit të parë të negociatave, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nisja e këtyre negociatave është meritë e të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe partive politike të Kosovës.
Sipas tij, nga ky moment, Kosova po nis rrugëtimin e saj të sigurt drejt BE-së, që do të pasohet më pas edhe me integrimin e saj në NATO.
“Sot është një ditë historike, sepse po fillon një kapitull i ri në procesin integrues të vendit tonë dhe po fillon një proces i ri i cili ndodhë njëherë në historinë e çdo shteti, pra edhe në historinë e Kosovës”, tha Thaçi.
“Po fillon zyrtarisht një proces që shpie drejt anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ky moment përputhet plotësisht me vizionin tonë për të qenë anëtar i BE-së dhe NATO“, tha Thaçi.
Në konferencë për media e cila është mbajtur në orët e pasdites në Qeverinë e Kosovës, ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku tha se mbetet një rrugë e gjatë deri te nënshkrimi i marrëveshjes.
“Dita e sotme është vërtetë historike sepse shënon hapjen e një epoke të re mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe dinamika e këtij procesi do te varet në masë të madhe edhe nga aftësia jonë për të çuar përpara reformat e nevojshme. E reformat shumë më lehtë mund të arrihen kur ka konsensus te plotë”, tha Çitaku.
Bashkimi Evropian synon të përfundojë negociatat për MSA-në me Kosovën deri në pranverën e 2014-ës, ndërsa planifikon ta nënshkruajë atë në verën e atij viti.
Joost Korte, zëvendësdrejtori gjeneral në drejtorinë për zgjerim të Komisionit Evropian tha se marrëveshja “është një mundësi të cilën duhet ta kapë Kosova”.
Pas diskutimeve fillestare mbi liberalizimin e tregut dhe tregun e brendshëm ai paralajmëroi vazhdimin për tri apo katër kapituj të marrëveshjes në takimin e radhës që do të mbahet më 27 nëntor në Prishtinë.
“Sot kemi diskutuar 3 kapituj të marrëveshjes dhe mendoj se për takimin e radhës më 27 nëntor kanë mbetur katër apo pesë kapituj të tjerë. Atëherë do të kemi përmbushur në fakt pothuajse të gjithë draft-marrëveshjen. Në ndërkohë, do të krijohen tri grupe punuese për t’u marrë me këto çështje në aspektin teknik”, u shpreh ai.
Korte hodhi poshtë mundësinë që, për shkak të pesë shteteve evropiane që nuk njohin pavarësinë e Kosovës të paraqiten pengesa në nënshkrimin e marrëveshjes.
Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Kosovën, sipas tij, do të nënshkruhet në emër të BE-së.
Nga gjithsejtë 28 vende anëtarë të BE-së, pesë prej tyre, Spanja, Qipro, Sllovakia, Greqia dhe Rumania ende nuk e kanë njohur shtetësinë e vendit.(Kortezi Arton Konushevci)

 

Filed Under: Featured

Arsyeja është pasqyrë e ndërgjegjes (Nevetes) së kujtdo

October 28, 2013 by dgreca

Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj/

“…Veprimi pa arsye nuk të çon askund.

Është njëlloj si, kur të eturin e çon në

100 çezma dhe nuk i jep një pikë ujë.

Jeta pa arsye, ngjet me një udhëtim rreth

planetit pa orientim, pasi mungon busulla...”

Arsyeja është thirrja që ndërgjegjja i bën logjikës, për të arritur një pikësynim, apo për realizime sa më të avancuara të jetës. Nëse arsyeja i përgjigjet kësaj thirrjeje, atëherë vepron logjika e ftohtë dhe e fortë dhe cilido di të udhëtojë drejt zgjidhjes së çdo enigme.

Veprimi pa arsye nuk të çon askund. Është njëlloj si, kur të eturin e çon në 100 çezma dhe nuk i jep një pikë ujë. Jeta pa arsye, ngjet me një udhëtim rreth planetit pa orientim, pasi mungon busulla.

Kur mungon arsyeja, mendimi është si pema e tharë që nuk jep fruta, pasi njeriu është pa asnjë synim në rrugëtimin e tij të gjatë që e ka emrin jetë. Nëse në një mendje gjendet një arsye e fortë dhe bindëse, gjithsesi ajo nuk është e aftë të bëjë asgjë, kur individit i mungon talenti dhe pasioni. Duhet të theksoj se arsyeja është individuale, është vetjake siç është liria e shpirtit, liria vetjake, së cilës i përgjigjet vetëm “Njëmendësia”. Kjo e fundit vepron sipas aftësisë mendore, shpirtërore, fizike dhe mbështetet në talentin, pasionin dhe vullnetin me të cilat është pajisur individi.Që arsyeja të veprojë siç duhet, veç atyre cilësive të lartpërmendura, nevojitet kurajo dhe guxim për të vepruar.

Duke kujtuar thënien e një poeti, piktori dhe filozofi Libanez, Khalil Gibran(Jubrān Khalīl Jubrān- që lindi më 6/12/ 1883 dhe vdiq 10 /4 /1931 në New York), se: “Arsyeja dhe pasioni janë timoni dhe vela e shpirtit tonë lundrues…”,po vazhdoj…
Jeta e njeriut i ngjan lundrimit të një detari, në kohë dhe mot të ndryshëm, anija e të cilit vozit në ujëra të qeta, të turbullta apo të trazuara nga stuhitë. Sipas Khalil Gibran, arsyeja është timoni i anijes, kurse pasioni është vela që ecën në drejtim të erës ose kundër saj. Ç’ndodh me njeriun vallë gjatë këtij lundrimi të gjatë e të vështirë në thellësi apo në cekëtina, sipas rrymës apo kundër saj? Si formohet ky njeri? Ç’shkallë personaliteti dhe nga se karakterizohet individualiteti i tij?
Arsyeja, talenti dhe pasioni përbëjnë një trinom i cili jep rezultat e diuhura, kur janë krijuar kushtet dhe janë të gjitha mundësitë për njohjen e botës. Arsyeja jashtë realitetit është si një hambar i zbrazët. Ndaj si bazë e aryes shërben njohja, jo si termë filozofik, por përmes saj arrihet tek realja nëpërmjet të të prekurit të shqisave dhe të menduarit.

* Më parë duhet të dimë se deri ku mund të arrijë njohja, gjë që varet nga vullneti për ta arritur në një konkluzion. Veçanërisht duhet të dimë se a është e aftë apo në gjendje “Njëmendësia”(Nevetja) të arrijë kufirin e njohjes së botës dhe të zbulojë se sa vërtetësi ka në këtë njohje? Nëse në njohjen e botës mungon e vërteta, atëherë në të gjitha shkencat do të sundojë subjektivja.

* Po kështu nuk mund të ketë letërsi dhe kulturë që t’i përgjigjet realitetit nëse nuk ekziston liria vetjake e të menduarit. Theksoj se kjo liri fitohet kur e njeh botën dhe një nga kushtet e kësaj njohjeje është përvoja jetike, që ndryshe, ose shkencërisht quhet empirizëm.

*Ato që e bëjnë individin ta njohë botën deri në qelizë, janë shqisat, përmes të cilave krijohen ndjesitë për të shprehur atë që njohe dhe çfarë ndjen gjatë njohjes. Kjo quhet “Përvoja Ndijore” (sensuale), që është burim i pazëvendësueshëm i njohjes. Kjo është mëse e vërtetë. Bota reale nuk mund të njihet pa njohjen e jashtme të saj, nëse nuk shihet, nuk preket, nuk dëgjohet ,nuk shijohet dhe nuk nuhatet.

*Por për ta njohur botën dhe vetveten, njeriut i duhet edhe përvoja e brendshme, ndjesitë e individit(sensualiteti) lidhur me atë çka ndodh brenda qenies së tij. Duke u nisur nga këto ndjesi që pëcillen nga gjymtyrët apo nga gjendja e brendshme shpirtërore, njeriu reflekton përmes ndërgjegjes.

*Disa filozofë(Platoni, Lajbnici, Dekarti, Spinoza etje) thonë: “Arsyeja është i vetmi burim kryesor i njohjes së botës.” Pa arsye nuk mund të kuptohet se cila është themelore në jetë. Pa veprimin e mendjes apo arsyes nuk mund ketë as shkencë, as art, as letërsi, as kulturë dhe as zhvillim tërësor të njerëzimit. Kjo shkallë e njohjes quhet Racionalizëm. 

Duke e lidhur me artin apo letërsinë, them se nuk ka art të mirëfilltë, të shkallës sipërore kur mungon përvoja jetike dhe njohja e thellë e botës. Nëse vendosim përballë dy autorë letrarë të shquar, për realizimin e një drame letrare me temë të njëjtë nga genocidi i diktaturës komuniste edhe në rolet të jenë aktorë nga shtresa të ndryshme sociale. Autorët të jenë me prejardhje të ndryshme shoqërore, pavarësisht se tema do të jetë zgjedhja e tyre, sipas mendimit tuaj, cila prej tyre do të jetë më e arrirë?

Jam e bindur se autori që e ka provuar dhembjen deri në palcë, do të nxjerrë një vepër të përkryer, madje madhore, sepse nuk mbështet në hamendësime, por në njohjen e realitetit, i prekur fiszikisht dhe shpirtërisht nga ai. Jo më kot është thënë:”Arti, letërsia burojnë prej dhembjes, por pa lënë në harresë lumturinë.”Veçse arti që buron nga dhembja është tronditës, të bënë të mendohesh dhe të mbash qëndrim kritik ndaj problemeve që shkaktojnë dhembje dhe vuajtje. Kurse ai që buron nga lumturia është si limonada me akull në verën e nxehtë. Iku vapa , akulli shkrin dhe ky lloj arti apo letërsie harrohet. Ndërsa ai që ka në qendër tragjedinë e një kombi, lë vragë dhe nuk harrohet. Ky art shërben si udhërrëfyes i njereiut pozitiv, që e do ndryshimin dhe zhvillimin e kombit.

*Duke e parë në mënyrë kritike njohjen që vjen si bashkëpunim i shqisave me mendjen. Njohja fillon me shqisat por formën e saj të plotë e jep mendja, e cila formëson materialin e shqisave që paraqitet në një kaos të vërtetë. Për këtë shoshitje formuese, Kanti si pëfaqësues i Kriticizmit thotë:“Mendja është ligjëdhënëse e Natyrës”.Janë njerëz ata që formësojnë ligjet. Ligjëvënësit, a nuk nisen nga arsyeja që njeriu të njoh ligjin, ta respektojë e ta zbatojë atë, që njerëzit të jenë të barabartë para tij dhe duke u mbështetur në kushtetutë janë të prirur të kërkojnë drejtësi. Përsëri është Arsyeja ajo, që ekzekutuesit e ligjshmërisë i shkelin ato për inetersin vetjak. Shohim se  mendja ndërton dhe prapë ajo shkatërron atë që ngriti vetë.

  *Njohja e vërtetë, njohja e Njëmendësisë, është e mundur vetëm përmes intuitës. Ky proces ndjesish të qëndrueshme(permanente) që nuk spjegohen nga logjika dhe arsyeja humane (por janë aftësi irracionale të njeriut), quhet intuitivizëm. Sipas tij vetëm intuita është në gjendje të njohë dhe të dallojë atë që është kryesore apo më thelbësore për jetën. Pikërisht të nisur nga intuita si bazë njohjeje, shumë autorë veprash e marrin tematikën nga eposi antik, për mos t’i lejuar vetes hapësira kritike.

*Për mundësinë e njohjes së botës ekzistojnë dy pikëpamje po aq të skajshme si: dogmatizmi (besimi në të shkuarën dhe kundërshtim i të resë) dhe skepticizmi :pavendosmëri (luhatje në përcaktimin e njohjes). Këto sot janë nga dukuritë më jetike. Lidhur me dogmatizmin dhe skepticizmin si pikëpamje që pengojnë zhvillimin përmes njohjes së realitetit, shohim se politika e çdo ngjyre, apo njerëzit që udhëheqin kulturën, institucionet e saj, janë gati të hyjnizojnë çdo vepër të së shkuarës, të vlerësojnë dhe mitizojnë shkrimtarët, regjisorët, aktorët që kanë vdekur, vetëm e vetëm për të mos i pasur si ferra nëpër këmbë krijuesit e rinj që japin vlera bashkëkohore.

Lind pyetja:Mos vallë Arsyeja apo Mosarsyeja e shndërrojnë njeriun në dogmatik, skeptik apo realist? Njeriu e zgjedh vetë rrugën për arritjen e qëllimit. Sipas përzgjedhjes dhe zgjidhjes së formimit ndërgjegjësor, gjithmonë vepron arsyeja, e cila nuk është e përkohëshme, as rastësore. Arsyeja mund të jetë e varfër ,por asnjëherë luks fasade, por ajo vepron sipas kushteve, faktorëve në të cilat kalon jeta e individit. Janë pikërisht këto dukuri që ndikojnë në formimin individual të tij. Mbështetur në këndvështrimin individual ndaj botës, problemeve sociale të cilitdo, vepron arsyeja. Nuk është erosi i vetmi ndijim që të burojë art nga shpirti i poetit. Tek një individ që ka lindur me dhunti, duke jetuar me problemet, dramat dhe tragjeditë, nis e vepron arsyeja. Pra bota që e rrethon, me të gjitha dukuritë dhe fenomenet e saj, ndikon në “Njëmendësinë”, në njohjen e “Nevetes”. Nëse arrin të njohësh veten, ke arritur shkallën më të lertë të të menduarit. Mendimi apo arsyeja e këtij njeriu vepron krahas ligjeve të natyrës dhe kurrë krahas kushteve që vënë politikat apo qeveritë. Ato shkojnë e vijnë, kurse njeriu me intuitën e tij, duke vënë përballë dy të kundërtat e arsyes, formëson karakterin e tij, i cili shprehet në të gjitha fushat ku ai vepron si: art, letërsi, shkencë, ekonomi, kinematografi , drejtësi etje.

Atëherë arrijmë në përfundimin se duhet Logjika që të njohim format dhe parimet e të menduarit real dhe të vërtetë. “Logjika është mjeti për të hyrë në studimin e shkencave, në art dhe në fushat krijuese. (Aristotel)”

Shkenca filozofike, që merret me studimin e mundësisë, vëllimit, të vërtetësisë e të kritereve të njohjes së botës, sendeve dhe dukurive të ndryshme, është Gnoseologjia. Duhet studiuar kjo shkencë që të njohim botën dhe veten, gjithmonë përmes arsyes.

Arsyeja është pasqyrë e ndërgjegjes (Nevetes) e cila kur arrin shkallën më të lartë të të menduarit, mendimin e avancuar, ka krijuar Mbinjeriun apo Gjeniun. Pra si pasojë e Arsyes, roli i “Njëmendësisë”,është sa i avancuar në formimin e njeriut “Njeri” dhe po aq i vyer në dhënien e vlerave reale kombëtare. Nga Arsyeja varet formimi i karakterit të njeriut dhe se çfarë është në gjendje ai të krijojë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Haxhiraj, ndergjegja, Vilhelme Vranari

Aktori i Hollivudit Mike Dusi midis nxënësve të shkolles Shqipe në Staten Island

October 28, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Midis nxënësve të shkollës Shqipe në Staten Island në një shkollë publike amerikane erdhi aktori i Hollivudit z.Mike Dusi.  Nxënësit e pritën aktorin shqiptar me brohoritje dhe dashuri të theksuar.  Ata dëshironin të shkruanin në dërrasë përshëndetjen si: Mirë se erdhe Mike Dusi!  SHQIPE!  We are proud of you!  Nga nxënësit e shkollës Shqipe në Staten Island.

Kur i pyeta nxënësit se pse donin ta shkruanin fjalinë në anglisht “We are proud of you”!  ( Ne jemi krenarë me ty), ata m’u përgjigjën se aktorët në Hollivud nuk flasin shqip dhe ne duam që ata ta lexojnë se sa krenarë jemi ne si shqiptarë në Amerikë me Majkun.

Prof.Dr.Valbon Zylo Watkins ka prezantuar aktorin Mike Dusi dhe i ka uruar atij mirëseardhjen pranë shkollës shqipe.  Majku u takua me të gjithë nxënësit dhe mësuesit shumë përzemërsisht dhe bisedoi me ta kokë më kokë.  Shumë prej tyre kanë ëndrra të ndryshme per të ardhmen, por ka dhe disa që ëndërrojnë të bëhen aktorë, artistë etj.  Ja tha Kristina Melo pianistja dhe artistja e vogël shqiptare në Diasporë që ka kënduar nëpër skena të ndryshme në Amerikë, unë dua të bëhem si ty Majk.  Majk me të qeshuren e tij karakteristike dhe që është pjesë e karakterit të tij si komedian i tha se në Amerikë në se punon fort i realizon ëndrrat e bukura dhe pse jo dhe për ty shpresoj shumë.  Ndërsa dy nxënës të rinj motër e vëlla Julia dhe Eduard që ishin veshur me bluzat e kuqe dhe me shqiponjën e zezë Majku u foli: Hej SHQIPE!  është një emër tepër përshëndetës që përdoret shpesh midis shqiptarësh në Diasporë kur takohen me njeri-tjetrin dhe që Majku duket sikur e ka pronë të tij, ngase në se flet dhe në telefon me të ai të përshëndet: HEJ SHQIPE!  Majku u foli nxënësve midis të tjerave dhe për drogën dhe njëkohësisht i këshilloi ata të dëgjojnë prindërit e tyre, mësuesit dhe të studjojnë sa më shumë.  Ne duhet t’i themi stop drogës, stop alkolit pasi ato shkatërrojnë jetën e njeriut.  Asnjëherë nuk kam pranuar në jetën time të merrem me alkohol vazhdoi Majku, unë pas mësimit kam ndihmuar prindërit në piceri të cilët kanë restorantin e tyre në Quins.  Nga puna e tyre dhe ndihma që ju kam dhënë kam mësuar shumë dhe kam kuptuar se në se njerëzit janë të zënë me punëra të mira, gjithmonë në jetë do të kenë rezultate.  Të gjithë e dëgjonin me vëmendje të posaçme, ndërsa dy nxënësit i treguan Majkut dorën e djathtë, në të cilën kishin vënë dy byzylykë simbole që shprehnin simbolikisht stop drogës dhe alkoholit, jua kishin dhënë në shkollat e tyre.  Pyetjet e nxënësve si të Aurorës, Aaronit, Albës, Almirës, Dautit, Marvinit, Fitimit Arit dhe bisedat e tyre me aktorin e Hollivudit rridhnin të pastra si ujët e Bjeshkës, ishin biseda nga bota e magjishme e fëmijëve shqiptarë të cilët i regjistrojnë për të mos i harruar kurrë në kujtesën e tyre.  Ndërsa gjyshi i Aurorës dhe Aaronit z.Shaban Suka i emocionuar nga takimi i nxënësve me aktorin më tregoi se një foto të tyre në vallen shqiptare sapo e kishte hedhur në facebook.

Në pjesën e dytë të mësimit sopranoja e shquar shqiptare Lindita Mezini Lole me origjinë nga Vlora e cila ka dhënë koncerte në vende të ndryshme të botës si dhe në Carnegie Hall në Manhattan, filloi t’ju mësonte fëmijëve këngë shqiptare.  Të dy artistët Dusi dhe Lole u ulën përballë fëmijëve dhe ata të gjithë i shikonin në dritën e syrit.  Lindita Mezini Lole është nga ato intelektuale artiste që është integruar plot kulturë në botën amerikane.  Ajo është e lincensuar si mësuese muzike nga shteti i Nju Xhersit dhe jep mësin në shkollë.  Zëri i saj duke intepretuar këngën “Ja na erdhi Viti i Ri” duket sikur i rrëmbeu zemrat e fëmijëve dhe ata shpërthyen fuqishëm në kor duke e shoqëruar atë.  Mësimi kulmoi kur së bashku artistë dhe nxënës u ngritën në valle shqiptare dhe këndonin së bashku SHQIP të udhëhequr nga Lindita.

Pas mësimit përgjegjësi i shkollës amerikani që vjen çdo të shtunë vetëm për nxënësit e shkollës shqipe tha se jam befasuar me zërin e Linditës dhe aktorin e Hollivudit Mike Dusi.  Unë lashë punën dhe u mahnita nga zëri i saj që u përhap si jehonë në gjithë shkollën.  Ata të dy ndrijnë si dy yje amerikane.  Pranë TV Alba Life, Mike Dusi u prezantua nga zonjusha Arlinda Balidemaj, bashkëpunëtore e TV Alba Life, një vajzë e talentuar shqiptare që premton shumë për të ardhmen.  Aktori i Hollivudit pasi ka përshëndetur ka ftuar nga ekrani të gjithë shqiptarët në Manhattan se më 1 Nëntor do të shfaqet premiera e filmit të tij MIKEY BOY “The movie”!        Nxënësit shqiptarë kaluan një të shtunë të bukur me aktorin e Hollivudit Mike Dusi dhe takimi me të do t’ju ngelet gjatë në kujtesën e tyre, veçanërisht Hej SHQIPE!

26 Tetor, 2013

Staten Island, New York

Filed Under: Featured Tagged With: Hollivud, keze, Mike Dusi, Qemal, Shkolla shqipe, Zylo

Mother Teresa expert roots for Skopje

October 28, 2013 by dgreca

Guwahati: A Mother Teresa expert based in the United Kingdom has started an on-line petition for a road that will connect the world renowned nun’s native place with the rest of the world./

By: C M Paul/

“The road we propose will improve significantly the transportation infrastructure between Mother Teresa’s native city, Skopje, and Tirana,” says Gëzim Alpion, professor of Sociology at the University of Birmingham.

The Arbëri Road will provide a better link to Dibra and help advance “this part of the Balkans which suffers from poor road network,” he said and noted that the area is one of most underdeveloped regions in Albania, a southeastern European nation.

The road will also become a new vital route between Albania and Macedonia and offer Bulgaria direct access to the Adriatic and the Mediterranean Seas.

The 180-km road now existing is “tortuously long and badly managed,” noted the native of Mother Teresa’s country. According to him, the proposed 70 km road would cut down travel time and fuel consumption.

Alpion, who lives in Birmingham, is considered “the most authoritative English-language author” on Mother Teresa. His new ground-breaking book on the personal life of the Albanian nun will be published in September 2014.

He said he started the Arbëri Road online petition on March 18 “in the hope of helping Dibra, my native region, whose development means the world to me. The aim of the petition is also to draw the attention of Albanian politicians to the endemic poverty of regions like Dibra.”

He said he would shortly travel to Tirana to submit the petition to the recently elected Prime Minister of Albania Edi Rama and meet with a number of high ranking officials.

Alpion left Dibra at the age of 14 to study initially in Tirana and then at the Universities of Cairo and Durham. He says he finds his roots are “still tremendously important” to him even after 37 years.

He describes Dibra as “a region of outstanding natural beauty” and its 200,000 inhabitants as “bright and hardworking but traditionally ignored by successive Albanian governments.” In his words, “Dibra, of all the regions in Albania, should not be poor if only by the fact that it is so rich in minerals.”

In the 1980s Albania ranked third in the world as chromite producer with over one million tons of annual turnover. The chromite comes from Bulqiza, which is situated in Dibra.

The Arbëri Road has apparently been a “priority” for several Albanian governments for more than 10 years. So far only an insignificant part of the road has been built, however, although the lobbying for its construction began almost 20 years ago.

“The new road will be a vital lifeline for the people of Dibra,” Alpion says.

More than 4,000 people from around the globe have signed his petition online and by completing the forms which have been prepared in accordance with Albanian law.

The petition has been widely covered by the media in Albania, Kosova, and Macedonia and the Albanian media in diaspora: the US, the UK, Canada, Australia, Italy, Greece, Switzerland, Bulgaria, and Romania.

Alpion believes that the attention that the Albanian politicians paid to the Arbëri Road during the June election shows the important role civil society can play in Albania. “Civil society is still in an embryonic stage in Albania and other former communist countries,” contends Alpion, “but the signs are encouraging.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: expert, Gezim Alpion, Mother Teresa, roots for skopje

“Motrat Qiriazi”, 20 vjet- porta që hap rrugën e suksesit të shqiptarëve në Amerikë

October 27, 2013 by dgreca

E vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gurë në ujë dhe të krijojë shumë vale-Nene Tereza/

 Nga Ariana Elezaj/

Me këtë mesazh në mendje të Nënë Terezës, shqiptares,humanitares më të  madhe që ka njohur njerëzimi, shoqata e grave shqiptaro-amerikane“Motrat Qiriazi” e ka vënë veten në shërbim të komunitetit për 20 vjet me radhë.Kjo shoqatë e cila filloi aktivitetin e saj si një grup shoqesh të bashkuara për të festuar ditëlindjet e fëmijve të tyre gjatë këtyre viteve ka prekur dhe ndryshuar jetën e shumë grave e fëmijve shqiptar. Ato  kanë ndarë shqetësimet e tyre, frikën, shpresat dhe ëndrrat  dhe kurrë nuk kishin menduar  se një ditë mund të kenë një zë dhe të jenë në gjendje të bëjnë ndryshime në komunitetin e tyre.Për të festuar këto arritje e përpjekje ato dhe shumë mbështetës e bashkëpunëtor të kësaj organizate u mblodhën ditën e diel në datën 6 Tetor ,në restorantin “Maestro’s’’ në Bronx në një mbrëmje jubilare.(Lexoje te plote ne Gazeten Dielli te printuar, tetor 2013)

 

Filed Under: Featured Tagged With: 20 vjet-porta, Amerike, Ariana elezaj, e suksesit, hap rrugen, Motrat Qiriazi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 822
  • 823
  • 824
  • 825
  • 826
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT