• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRUROHET“ E fshehta e Kështjellës së Zezë”

October 10, 2013 by dgreca

Nga: Prof. Murat Gecaj/

Sa herë më vjen ftesë për të marrë pjesë në përurimin e një libri të ri, ndiej një kanaqësi të veçantë. Sigurisht, ketë ndjesi të bukur e kanë edhe kolegë të tjerë, shkrimtarë e publicistë, studiues e lexues të librave të shkrimtarëve dhe poetëve tanë. Kjo ndodhë jo vetëm se do  të njihesh nga afër me krijimtarinë e  një shkrimtari ose poeti, i çdo moshe qoftë ai, por edhe sepse do të ndodhesh i rrethuar nga sa e sa krijues, kolegë e miq tu.  Kështu, këtë gjë e përjetova edhe  sot, në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytet.

Pasi kisha marrë njëftim për një përurim të ri të shkrimtarit dhe poetit Fatmir Gjestila, nga kryetari i Shoqatës së Shkrimtaravë për Fëmijë e të Rinj, Pandeli Koçi (me emrin letrar Sazan Goliku), shkova aty bashkë me kolegun e mikun nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), Ibrahim Hajdarmataj.

Në  atë sallë, që pulsonte  fort nga prania e mjaft krijuesve, u takuam ngrohtësisht  me shkrimtarin e njohur Bardhyl Xhama, por dhe me poeten e afirmuar të letërsisë  për fëmijë, Adelina Mamaqi, e cila ka vite që jeton në Itali. E, kësaj “liste”, mund t’i shtonim edhe sa e sa emra të tjerë të njohur, me botimet e tyre për fëmijë e të rritur.Përurimin  e paralajmëruar e hapi P.Koçi, i cili shprehu kënaqësinë e tij, por dhe gjithë të pranishmëve, se aty do të flitej për romanin e ri, shkruar për të vegjëlit, por i vlefshëm dhe për të rriturit, nga Fatmir Gjestila, “E fshehta e Kështjellës së Zezë”. Sigurisht, nuk është vetëm titulli intrigues i këtij libri, që i tërheq lexuesit e vegjël, por tërë përmbajtja e tij. Po kështu, mjaft të bukura janë kopertina dhe ilustrimet, nga  Mariglen Gjestila. Libri është venë në qarkullim nga Shtëpia Botuese “West Print”, Tiranë.

Për vlerat e këtij libri foli edhe redaktori, Viktor Canosinaj. Ndër të tjera, ai theksoi se aty zbulohën para fëmijëve, që nuk e kanë përjetuar atë periudhë,  “të fshehtat” e diktaturës së kaluar. Ishte koha, kur poetët e shkrimtarët dhe artistët dënoheshin për një varg, që nuk u pëlqentë pushtetarëve, për një këngë a një veshje etj. Duke e njohur mirë mjedisin dhe psikologjinë e fëmijëve të fshatit, autori i ka skalitur personazhet dhe i ka bërë të dashur për lexuesit e vegjël.  Në fund, folësi ngriti problemin ende të  pazgjidhur, që nuk po organizohen konkurse, gjë që do ta nxiste krijimtarinë letrare, si për të vegjëlit dhe të rriturit. Mendime për krijimet e sotme letrare shfaqi edhe publicisti Bujar Ferhati.

Pasi u recituan nga fëmijë të pranishëm, poezi të F.Gjestilës, për romanin e ri të tij foli studiuesi Behar Gjoka.  Mbresat e një kolegu të autorit të këtij romani, me banim në Amerikë, i lexoi publicistja Oralda Lake. Emocionuese ishin edhe fjalët e shprehura, nga një ish-nxënës i Fatmirit.Sipas traditës, në mbyllje të kësaj veprimtarie të bukur, autori Fatmir Gjestila “zbuloi” para të pranishmëve një suprizë të këndshme. Meqenëse aty ishte redaktorja e dikurshme e një reviste  për fëmijë, Adelina Mamaqi, ai hapi një zarfë, brenda të cilës kishte letrën, që ajo i kishte dërguar në përgjigje të një poezie. Me daahmirësi, ajo e këshillonte autorin e ri që ta vazhdonte udhën e krijimtarisë. Dhe ja, tanimë, ai ka se për çfarë t’u flasë lexuesve të moshave të ndryshme.

2.

Duke hapur faqe të nryshme Interneti ose duke parë në skedarin e Bibliotekës Kombëtare, e ke fare të lehtë të njihesh me jetën dhe krijimtarinë e begatë letrare të Fatmir Gjestilëes. Ai lindi në rrethin e Matit dhe mësimet fillestare i mori në fshatin Laç-Bruç. Më tej, mbaroi shkollën e mesme “Prenkë Jakova” dhe Instiututin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Duke shfaqur talentin e tij në krijimatrinë për fëmijë, e drejtoi për disa vjet revistën e njohur, “Cicërimat”. Me emrin e tij janë publikuar shumë poezi, fabula, gazmore dhe publicistikë në shtypin e kohës. Gjithashtu, në ndihmë të krijuesve të ndryshëm, ka redaktuar disa libra, në poezi e prozë.

Por, tashmë, ky autor ka botuar edhe vetë disa libra, në gjini të larmishme. Ndër to, janë: “Mos ma vrisni dashurinë” (poezi), jetëshkrimet “Ku del shqipja”, kushtuar dëshmorit Shahin Toçi dhe “Mustafai, miku i të gjithëve”. Por janë të njohur edhe librat e tjerë të Fatmir Gjestilës, si ata për fëmijë: “Përroi i zanave”(legjenda), “E bukura e liqenit”(përralla),”Edhe të qeshim” e ”Nuk të fal ujku”(fabula),  “Nora dhe matematika” e “Përtej ëndrrës”(poezi) etj.

…Pjesëmarrësit në përurimin e librit, që përmendëm në hyrje të këtij shkrimi informues, por dhe kolegë e miq, lexues të shumtë, të vegjël e të rritur, e dijnë se autori Fatmir Gjestila do të shkruajë e botojë, përsëri e përsëri. Prandaj i urojnë atij nga zemra: shëndet të mirë, krijimtari të begatë dhe gëzime e lumturi familjare!

Tiranë, 9 tetor 2013

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fatmir Gjestila, Murat Gecaj, perurohet

Metafora e tranzicionit

October 10, 2013 by dgreca

Shkruan: Illo Foto/New York/

Romancieri i afirmuar , Resmi Osmani , pas 5 romaneve historike ,  publikoi  romanin “Koha e cudirave “,botuar nga “Eneas “ , ne Tirane  , 2013. Ne te  115 faqet e romanit , autori , na jep nje tabllo  reale te tranzicionit demokratik shqiptar , ashtu sic ai reflektohet ne jeten e perditshme te nje qyteti pa emer . Lexusi  e kupton  sakte se eshte qytet provincial shqiptar , qe kalon nje tranzicinn demokratik te dhimshem  dhe me pasoja jo thjesht ekonomike , por dhe psiko- sociale , qe vulosin nje periudhe historike , gati cerekshekullore te Shqiperise .

Sic e  dokumenton  vete autori , ka punuar 16 vjet mbi kete roman , qe mendoj se e ka justifikuar, sepse i jep lexusit nje veper te  cmuar  jo vetem artistike , por dhe politike , filozofike  dhe  educative , per brezin e politikanve , analisteve  , qe kane jetuar dhe ata , qe do te vine pas tranzicionit te zgjatur  .Te tera keto vlera , romani I  Osmanit , nuk na i jep ne forme axhitative  dhe didaskalike , por  nepermjet nje rrjedhshmerije artistikisht te punuar bukur , plot  figura letrare , qe  na afrojne me realitetin, per te mos e lene vepren nga dora  pa e lexuar me  deshire dhe  me vemendje .

Autori as e ka permendur fjalen tranzicion , as na ka futur ne situate te lodhshme me fjalor bajat politik . Ne te tera  episodet  e shumta dhe te ngjeshura, ne ndjehemi banore te Qytetit  shqiptar , qe ngrys ditet dhe netet , jo vetem  brenda nje qetesije monotone , por sejcila qetesi , ngerthen ne vetvete  nje tronditje  me pasoja  , specifikisht per te tera moshat  dhe  shtresat e ndryshme shoqerore.  Shperthimet e 97 es dhe qetesija relative , qe  jeton qyteti , kane te njejten dramacitet , ndoshta ato , qe duken te qeta paralajmerojne furtuna , sic ishte vet 97 dhe situate kriminale , qe eshte instaluar ne te kater anet e vendit .

Ne, si lexus , e ndjejme thelle ne shpirt dhe ne tere qenien tone kete situate statike , te merzitshme dhe injorante , qe kalon qyteti . Ne , sikurse vete qyteti , behemi  personazhet e romanit dhe pashmangerisht , revoltohemi dhe kerkojme zgjidhje te kesaj  jete trgjike te qytetit. Qyteti  eshte i dashur per banoret dhe per ne , qe lexoojme , jo thjesht per t’u informuar per jeten e qytetit , por per te bere ndryshimin , qe jeta te futet ne hulline e duhur . Kjo ndjesi mbetet krejt utopike , sepse jo vetem ne jemi te pa fuqishem , per ndryshimin e jetes se qytetit te dashur , por as ata , qe e kane krijuar kete tollovi , nuk mund ta ndryshojne , vecse arrijne ta cfrytezojne maximalisht , per interest e tyre  misqine .

Ne  c’do qytet , qe vizitojme  , na shtyn kurioziteti ta njofim , jo vetem arkitekturen , historine dhe kulturen  , por vecanerisht jeten  aktuale te banorve . Futemi ne  mjediset e qytetit , ku presupozohet, qe njerzit te  frekuentojne restorentat ,  te mesohet ne shkolle , te punohet , per te siguruar te ardhura , ku vene njerzit fallen ne faltoret  dhe ku kujdesen per kafshet dhe shpezet e lluksit . Keto jane disa veprime rutine  te nje   jete te zakonsme ne nje vendbanimi te zakonshem .

Kemi rene ne rrjeten e metafores se madhe . Qyteti  pa emer , qe na paraqit romani , nuk perfaqeson veten , por te gjithe vendbanimet e Shqiperise . Lavjersi I jetes  ecen ngadal . Ceshtjet kryesore jetesore  i jane dorezuar misterit . Personazhet , qe veprojne si bamiresa ,  perfaqesuse feje ,organizata jo qeverritare , bizesmene fallco , i kemi pare ne te kater anet e Shqiperise se lodhur. Autori na i ka mbledhur ne qytetin e romanit te tij dhe kushdo , qe lexon kapitujt , per keto figura , ve bast se jane ata , qe ka pare ne vendbanimin e vet , ne juge , veri , e ndoshta kudo ne vendet fqinj te rajonit problematik , me te cilin merret seriozisht politika  europjane dhe ajo   boterore .

Qyteti I mbyllur , qe nuk kishte shkelur kembe e ndonje te huaji , per 5 dekada , sot perjeton nje situate hapjeje , qe ngjan me gojen e shqyer te llafazanve , qe i ndesh ne c’do  perditesim te qytetit pa emer . Mbi kete  mori kontradiktash , sejcili njeri normal , mbetet i befasuar . Autori eshte  futur brenda kesaj tollovije dhe e ka  letrarizuar , e ka ngritur tregimin ne art dhe e ka emeruar “koha e cudirave “ . Ku ta gjejme Kohen e cudirave ? kjo eshte pyetja e natyrshme , qe lexusi i drejton autorit .  Ne c’do  veprim jetesor te qytetit te percuduar  , nenkupton  pegjigjen , ne heshtje romani .   Ndoshta kjo eshte natyre e vet tranzicionit , shprehemi ne si lexus . Faktikisht nuk eshte fare keshtu . Tranzicion paten vendet fqinje  homologe, por nuk perjetuan te tilla “cudira “ , dhe kur i perjetuan, i perkisin tjeter kohe  . Fjala vjen rumunet e pushkatuan Causheskun , ne nje kohe dhe hapesire te caketuar , ndersa ne Shqiperi   u krye masakra e 97 es, e ngjashme me tronditjen rumune  , por  jasht kohes dhe hapesires , qe rrok mendja normale njerezore .

Per te na i bere te lehte futjen ne “Cudine “ e kohes, autori e ka ndare romanin ne 7 kapituj dhe sejcilin kapitull e ka emertuar , sipas problematikes.  Sejcili kapitull shtjellon nje”‘cudi specifike “ , por gjithnje brenda “cudise te madhe, qe eshte qyteti por   dhe vete qyteti , nuk eshte fundi ; fundi eshte gjithe vendi. Sidoqofte, kapitujt qendrojne vete ne kembe , por qe kane nevoje te lidhen per te na i dhene te plote mjeddisin , ku zhvillohet “cudija ‘ e madhe , qe quhet tranzicioni shqiptar dhe ne te cilin sejcili nga ne eshte actor  i  tij .

Te shtate kapitujt , autori mjeshterisht i ka lidhur oganikisht , qe nuk bejne dot pa njeri tjetrin . Nuk mund te  pretendosh se mjekerziu vepron vetem ne njeren linje te  prapesive. Ai behet i plotfuqishem , kudo , qe shoqerija krijon te cara  dhe mundesi per te hyre pa trokitur dhe dyert jane te tera te shqyera . Nuk eshte pa kuptim fakti , qe mjekerziu na cfaqet ne kapitullin 7 , nga i pari ku e kemi lene  dhe na duket sikur na qorton  duke na thene : Ja ku jam . Prapesite , qe kini lexuar , nuk bejne dot pa mua dhe dogmen time  rrenuse .

Po te pyesesh mua , si lexus , ta them me bindje , se sejcili kapitull , ne mos qofte roman i plote , eshte subject i nje romani , qe ndoshta ne nje te arthme , autori i kthehet. Kam parasysh faktin , qe ne Kohen e cudirave tematika eshte pa fund , me shpresen se tranzicionin do te dije populli t’I japi fund , me menyren dhe inteligjencen , qe i posedon vetem populli . Libri I autorit Osmani  eshte liber I mirfillte artistik . Jo vetem , qe nuk ka  as nje  shenje te perkatesise se vullnetit politik , por fjala politike , haset aq rralle , sa mund te thuash se nuk ekziston . Nuk duhet te mohojme , qe problemet e shtjelluara jane  thjesht politike, por  te paraqitura me nje kostum  kameleon , sic eshte vete politika .

Kam pasur rastin e lumtur , te bisedoj me nje shkrimtar kohor , qe shkruan romane , poezi , proze poetike , kritike  dhe drama tragjike . I bera pyetjen sa naïve aq dhe realiste : Pse nuk shkruante per realitetin kohor , por  hidhej dege me dege te histories  arkaike ?  Pak a shume pergjigja e shkrimtarit kohor , mund te permblidhet sa me poshte vijon:

Shkrimtari , ne rrastin konkret  dramaturgu , romencieri , poeti , kritiku , regjizori dhe aktori , realitetin e preceptojne artistikisht . Ata nuk mund te bien ne nivelin medioker te realitetit  absurd . E shkuara I jep mundesi artistit  te  operoi realitetin si kirurgu . Ke degjuar ti per transpaltin ? Une jam kirurg , qe bej transplant . Bej transplant mushkrije , qe ende s’po behet . Herojt e mi , jetojne ne Kohen e Homerit dhe marrin fryme me mushkrite e tua ( se nuk dua te pergojoj ndonje  bashkekohesin tend , per kete te kerkoj te falur ) . Natyrisht e fala shkrimtarin konteporan , por biseden e tij , nuk e vura midis thojzave , sepse ju keni te drejte ,  ta shkruani ne cilin variant t’u duket me mire . Ne te  tera rrastet shkrimtari universal eshte brenda staturres se tij artistiko –letrare –gjithperfshirese .   Romancieri Osmani , eshte  larg ketyre  artisteve , qe lindi “Koha e cudirave “ .

Te kthehemi tek analiza , qe po shtjellojme . Kapitulli I dyte , me titull “ I shenjuari nga vdekja’ , ka lidhje me interpretimin fetar te jetes dhe vdekjes . Me qe te deleguarit fetare , ishin dhe jane shume ne vendet ish komuniste , personalisht nuk di te jap nje mendim te sakte , se cili perfaqeson fene e vertete dhe cili eshte trafikant . Mbi kete optike , kur te lexoni romanin , gjykoheni vete . Nuk marr pergjegesi , qe nuk me takojne dhe jane jasht kapacitetit tim llogjik , per t’I vendosur ne raftin e memories tuaj  .

Nuk mund te rri pasiv , ndaj komentit te kapitullit te trete , me titull “ Zonja  e shpirtit te perdellyer “ , qe shtjellohet ne faqen 43 , deri ne 56 te textit . Ashtu , si te tere Ju , une kam pasur nje informacion  te plote , per nje ish tezgjaiste te kombinatit te tekstilit ne Tirane , qe e shpalli veten shenjtore . Hodhi mbi trup nje robdishamber te praruar , vendosi nje kurore  me xhevaire verbus mbi krye ,  vendosi  cifte unazash ne  gishtat e medhej .Mbi trup dhe mbi koke vareshin shirita me inxhi . Me kete paraqitje , u nda nga masa e njerzve te zakonshem te qytetit  , i perkiste mistikes . Faktikisht mistike ishin banoret e qytetit te cudirave .    Zonja e shpirtit te perdellyer , u identifikua  me vleren e nje gjysem perendije . Parashikonte  fatin , prandaj banoret e qytetit , nderprene provizorisht pertypjen e farnave te kungullit dhe ju drejtuan tempullit te saj , sa mashtus , aq dhe qesharak .

“Zonja “ , per pake kohe mblodhi te tere banknotat e qytetarve , qe kishin teperuar nga bizhozi , qe ushtroi mjekerziu . I jepnin “ perfaqesuses se zotit “  c’do gje qe kishin . Ata qe nuk i kishin me para ,  jua kerkonin femijve ne emigracion . Keta te fundit e rriten kohen e  punes ne gjirize , nga 8 , ne 16 ore . Duhej shperblyer zonja e perdellyer . Mbasi mbushi valixhet me banknota , vendosi te ndertonte nje tempull , natyrisht ne truall  me pronesi te tjetersuar  dhe me  projekt , qe mund ta honepste vetem nje zonje e atij modeli . Perfundimi dhe po te mos hamendesohet ekzakt  , aq me mire , per kete ndodhi te shemtuar , te turpshme  dhe aq masive te qyteteve tona ne tranzicion .

Kete episode te trishtuar fetar dhe kulturor  e kemi degjuar me shume se sa e meriton , por nga pena e Osmanit , ka dale nje tregim  , aq i perkryer , sa qe nuk e harron , jo vetem lexusi I thjeshte , por sejcili klerik I c’fardo feje   . E ashtuquajtura zonje , behet me qesharake , kur flet ne emer te Zotit , se sa ne emer te saj dhe te magjive  mashtruse . Keqardhia , per banoret e qytetit arrin ne pika ikandishente . Ata i besojne kultures se mangut te tyre  ,  dliresise se tyre  dhe shpreses , per te dale nga humnerra e epokes ,me lutje , duvara dhe hajmali .

Kapitullin e peste nuk do ta komentoj , jo se nuk ja vlen , por kaq me lejon  dimensioni i nje shkrimi  vleresus .  Jam i pa afte te stigmatizoj mashtrusit fetare , sepse ata mashtrojne edhe vete fetaret  reale . Mjafton te them se ky kapitull e ka titullin :” Ne kerkim te Mesias” . Banoret e qytetit ,  te helmuar nga mijra mashtrus  , kishin mangut  dhe Mesine . Ne ate lloj qyteti , Mesija eshte present kudo .

Nuk mund te le jasht analizes time modeste , kapitullin 5 , qe emertohet : “Ethet elektorale “ . Eshte kapitulli me i arrire nga ana letrare – artistike , psikollogjike ,  sociollogjike dhe filozofike . Tifua elektorale u kthye ne syndrome , keto 23 vite tranzicion, qyteti yne nuk mund te jete ndryshe nga gjithe vendi  . Elektorati , edhe kur vota manipulohet , nuk voton njerzit e devotshem dhe te ndershem , por mashtrusit , dallaveraxhinjte dhe premtusit e rreme . Kur ne fjalimin elektoral , nuk ka  mashtrim  dhe premtime pompoze te pa realizushme , elektorati ndjehet i  semure .  Farsa elektorale  cfaqet me ngjyrat me te ndezura ,  ne  nje qytet , ku vegjetojne mjekerzinjte , zonjat e perdellyera dhe figura te ngjashme me to , puna me e rendesishme diten e votimit , mbetet thyerja e rekordit te konsumit te farnave te lule diellit dhe vecanerisht te farave te kungullit.

I gjithe romani I Osmanit , do te ishte I manget , po qe se nuk do te perfshihej kapitulli i shtate , me titull : “Skllavi i frau Gretes “ .Do mjaftohem me prezantimin e Fraut , qe ka ardhur e deleguar nga Gjermania , per te percuar kulturen demokratike . U shkri totalisht ne jeten e qytetit tone . Bleu dhe nje qen , me emrin shqiptar “Laro “. Nuk kishte arsye pse mos ta  mbante  qenin afer vetes . Kur i mbaroi mandati , “Laron “ shqiptar e mori ne Atdheun e saj te dashur . Larua shqiptar , u be qytetar europjan , perpara se te beheshin bashkombasit e tij , qe vijojne te pertypin fara kungulli  alterrnuar me “orbit “. Tregojne se e paten pyetur autorin :

– Pse nuk na pershkroi nje lider politik lokal, qe drejton  jeten ne qytet .

– Ata jane  ne qytet  , u pergjigj autori . Midis mjekerzinjve , zonjave te perdellyera , mesive dhe  njerzve te shenjuar nga vdekja .  Sejcili pret radhen , per te  hyre ne perkujdesje te Frau Gretes .

Ndjehem i plotesuar , qe pata fatin te njihja romanin “Koha e cudirave “ te romancierit Resmi Osmani . U ndjeva edhe me i plotesuar , qe pashe se romani ishte sponsorizuar nga politikani , Tahir Muhedini . Nuk di nje rrast te dyte , qe politikanet te  sponsorizojne   ne kulture , jasht interesit te tyre materjal .

Pa  asnje shenje euforije , kam bindjen e shendoshe se romani konciz i Resmi Osmanit , eshte vepra me e mire letrare , shkruar , per tranzicionin . Shkrime te politizuara , ka pa fund  dhe sejcili autor na prezantohet  me flamurin e Partise , te ciles i perket .Trajtimi I problemit nga Osmani  , pranohet nga sejcili militant  I cfardo ngjyre politike . Arti dhe letersija jane mediatoret  me te spikatur te konsesusit , aq shume te kerkuar nga  faktoret relevante te politikes .

Illo Foto / studjus –NY-  Tetor 2013

Filed Under: Featured Tagged With: Illo oto, metafora e tranzicionit, Resmi Osmani

Histori: Çfarë ndodhi më 9 tetor?

October 9, 2013 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI*

768 – Karli i madh kurorëzohet mbret i frankëve, dhe si komandant të ushtrisë cakton nipin e tij, Roland. 10 vjet më vonë, Rolandi do të vritej në përpjekje me forcat baske në Betejën e Roncesvallës, grykë malore në Pirenenj (mes Francës dhe Spanjës). Por humbja nuk solli vërtë humbje, nisur nga një vështrim afatgjatë, nga i cili të gjithë mund përfitojnë ndopak; Beteja e Roncesvallës u bë pikënisja e eposit francez me poemën “Kënga e Rolandit” (La Chanson de Roland), që është vepra më e vjetër e njohur e letërsisë franceze. Poema është një përmbledhje luftrash heroike të frankëve normanë, dhe mendohet të jetë shkruar aty nga fillimi i shekullit të 12-të, kur kishte filluar të behej e zakonëshe që legjendat dhe ngjarjet e së kaluarës të nderthureshin me ato të ditës, të zbukuroheshin e të këndoheshin me ndjenjë lavdie. Në Këngën e Rolandit ka edhe vargje ku permenden vise e toponime shqiptare, rreth disa ngjarjeve të mjegullta historike në keto troje. Për shembull, në Këngën e Rolandit, Albeigne (Albanie, Albania) përmendet si emërtim për zonat bregdetare të Shqipërisë së sotme; dhe kjo është e rëdësishme, pasi emri Albanian dokumentohet se është përdorur në vazhdimësi të dëshmisë së gjeografit Ptolemi në shekujt e parë të erës sonë kur në Gjeografinë e tij përmend fisin Albanoi që banonte në këto territore. Ja si përshkruhet në Këngën e Rolandit gjendja e dy garnizoneve normane të vendosura në Orikum (Jeriko) dhe Bylis (Balida):

“E shtata me asash prej Jeriko
E teta me Nigres, e nënta me Gros
E dhjeta me burra nga Balida të fortë”.

1888 – Monumenti Washington hapet zyrtarisht për publikun e gjerë. Monumenti, i përbërë nga mermer, granit, dhe gurë të përzgjedhur, është struktura prej guri më e larta në botë, dhe obelisku më i lartë në botë (169 metra e 294 centimetra i gjatë). Kolona të tjera më të larta ekzistojnë, por ato nuk janë prej guri ose obelisqe. Ndërtimi i monumentit filloi në vitin 1848, por u ndërpre më 1854 – 1877, dhe përfundoi në vitin 1884 – ndërprerjet ndodhën për shkaqe të ndryshme si, mungesa e fondeve apo Lufta Civile. Pas përfundimit, ky monument u quajt struktura më e lartë në botë, titull i mbajtur më parë nga katedralja e Këlnit në Gjermani. Monumenti ruajti këtë përcaktim deri më 1889, kur Kulla Eifel përfundoi në Paris, Francë. Monumenti Washington qëndron në lindje të kryeqytetit amerikan; pamja e tij reflektohet në pishinën e gjatë përballë Memorialit të Linkolnit. Monumenti u dëmtua gjatë tërmetit më 23 gusht 2011 dhe uraganit Irene po atë vit; pritet të rihapet për publikun në vitin 2014.

1934 – Mbretocid në Marsejë; vritet mbreti Aleksandri i parë i Jugosllavisë. Në Luftën e Parë Ballkanike,1912, ai ishte princ trashëgimtar i Serbisë, dhe komandoi ushtrinë në betejat për marrjen e Kumanovës dhe Manastirit. Në vitin1915, ushtria e tij pësoi humbje të rëndë kur u sulmua nga të gjitha drejtimet nga aleanca e Gjermanisë , Austro- Hungarisë dhe Bullgarisë; dhe forcat serbe u tërhoqën nëpër grykat e Malit të Zi dhe nëpër Shqipërinë e veriut duke u hedhur në ishullin e Korfuzit, ku u riorganizuan. Në vitin 1929, mbreti Aleksandër u përpoq për heqjen nga përdorimi të gërmave cirilike për të nxitur përdorimin e alfabetit latin në Jugosllavi. Si rezultat i vdekjeve të mëparshme të tre anëtarëve të familjes, të martën, mbreti Aleksaandër refuzonte të kryente ndonjë funksion publik në kete ditë të javës. Por të martën, më 9 tetor 1934, ai nuk kishte alternative tjetër pas mbërritjes në Marsejë për një vizitë shtetërore në Francë. Ndërsa Aleksandri ishte duke parakaluar në një makinë të hapur, së bashku me ministrin e Jashtëm francez Lous Barthou, një person i armatosur doli nga turma dhe hapi zjarr ndaj tij. Aleksandri vdiq menjëherë, ministri Barthou u plagos dhe vdiq më vonë. Vrasësi ishte bullgar, anëtar i Organizatës Revolucionare Maqedonase (IMRO ). Menjëherë pas vrasjes, i rrëzuar nga shpata e një polici, dhe pastaj i rrahur e goditur nga turma, vrasësi vdiq në vendin e ngjarjes. IMRO ishte një organizatë politike që luftonte për shkëputjen e Maqedonisë së Vardarit nga Jugosllavia. Edhe pse nuk pati prova bindëse se diktatori italian Benito Musolini ose qeveria hungareze ishin të përfshirë në komplot, opinioni i përgjithshëm në Jugosllavi ishte se Italia kishte luajtur rol vendimtar në planifikimin dhe kryerjen e vrasjes. Gjithashtu, vrasja e mbretit Aleksandër u regjistrua nga një kamerë filmike që ndodhej për të mbuluar paradën; dhe mbetet një nga filmimet e rralla të një vrasjeje të kësaj natyre, së bashku me filmimin e vrasjes së presidentit amerikan John F. Kennedy në Dallas, Teksas, më 1963. Një gjë e panjohur për publikun para vrasjes ishte, se mbreti Aleksandër i Jugosllavisë kishte në gjoksin e tij një tatuazh të gjërë të shqiponjës heraldike.
1967 – Një ditë pas kapjes nga forcat boliviane, revolucionari marksist Ernesto “Che” Guevara ekzekutohet për përpjekjet e tij për të nxitur një revolucion në Bolivi. Zakonisht i njohur si el Che apo thjesht Che, lindur më 14 qershor 1928, Guevara ishte një argjentinas revolucionar marksist, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat dhe teoricien ushtarak. Figurë e madhe e revolucionit Kuban, pamja e tij e stilizuar është një simbol i kudogjendur i rebelimit. Pas revolucionit Kuban, Guevara luajti një numër rolesh kyçe në qeverinë e Fidel Kastros; përfshi drejtimin e gjyqeve kundër armiqëve të revolucionit dhe nxjerrjen e tyre para skuadrave të pushkatimit. Ai hartoi planet për reformën agrare dhe shtetëzim e industrive. Si diplomat në emër të socializmit kuban, Guevara udhëtoi në vende të ndryshme të botës, përfshi Shqipërinë. Guevara gjithashtu luajti rol qendror në trajnimin e forcave të milicisë të cilat zbrapsën sulmin amerikan në Gjirin e Derrave më1961; ndikim Guevara pati edhe për sjelljen e raketave balistike dhe armëve bërthamore sovjetike në Kubë, që shkaktoi krizën e raketave kubane më 1962. Përveç kësaj, Guevara ishte shkrimtar; ai la pas një ditar, së bashku me një autobiografi në lidhje me udhëtimin e tij me motor nëpër Amerikën latine kur ishte i ri. Revista amerikane Time e ka cilësuar Guevarën si një nga 100 njerëzit më me ndikim të shekullit të 20-të; ndërsa fotografia Guevara; “Guerrillero Heroico” e Alberto Kordas, është cituar nga Kolegji i Institutit të Artit në Maryland si fotografia më e famshme në botë. Guevara ka frymëzuar shumë njerëz të shtypur, pavarësisht ideologjisë, siç shprehin këto vargje;

“Njeri më shumë se kujtesë
kujtesa më shumë se njeriu.
Me duar të palidhur
me sytë të hapur vdiq,
pak më fatlum se Lorka.”

Mendim i ditës

“Udhëheqësit mizorë zëvendësohen vetëm që udhëheqësit e rinj të kthehen në mizorë.”

Che Guevara

* (Kortezi VOA)

 

Filed Under: Featured

Fondi shqiptaro-amerikan i sipërmarrjeve festoi 15 vjetorin

October 9, 2013 by dgreca

Fondi jofitimprurës u çel në vitin 1998 me nismën e ish-presidentit Bill Klinton dhe deri tani ka investuar mbi 111 milion dollarë.

Nga Ilirian AGOLLI/

Fondi Shqiptaro-amerikan i sipërmarrjeve shënoi me ceremoni të veçantë në Tiranë 15 vjetorin e themelimit, si një mbështetje e rëndësishme për nismat e biznseve të reja vendase. Fondi jofitimprurës u çel në vitin 1998 me nismën e ish-presidentit Bill Klinton dhe gjatë gjithë këtyre viteve investoi në forcimin e 44 bizneseve shqiptare dhe mori pjesë në 77 investime të ndryshme me mbi 111 milionë dollarë amerikanë.

Drejtuesi i Fondit shqiptaro-amerikan të sipërmarrjeve dhe i fondacionit të zhvillimit, Majkëll Granoff, tha se gjithmonë ka patur mbështetjen e qeverive shqiptare për projektet e ndryshme, ku është përfshirë si në sektorin bankar, apo në atë të sigurimeve. “Në projektet ku merr pjesë, – tha zoti Granof, – fondi ka siguruar një transparencë maksimale dhe standartet më të mira të drejtimin e kompanive, duke i ngritur ato në një nivel të ri”.

Në ceremoninë e përvjetorit të Fondit përshëndeti presidenti Bujar Nishani. “Ju i mbështetët firmat shqiptarët dhe investimet e huaja në një vend të sapodalë nga një periudhë e gjatë diktature, kur prona private ishte një tabu, por edhe dënohej me ligj” – tha zoti Nishani.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se Fondi është një partner i pandarë në zhvillimin e Shqipërisë dhe në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. “Unë dëshiroj që të shpreh edhe këtu, sot, vullnetin e qeverisë sonë për t’iu bashkuar rrugëtimit të këtij Fondacioni dhe për të sjellë në jetë shumë projekte të tjerë, ku ne dëshirojmë të bëhemi pjesë, për të promovuar cilësinë dhe përmes cilësisë një transformim rrënjësor, në radhë të parë të raporteve mes qytetarëve dhe mjedisit ku ata jetojnë në komunitetin e tyre” – tha ai.

Fondi shqiptaro-amerikan i sipërmarrjeve ka hapur mbi 5 mijë vende pune në Shqipëri, duke kryer 77 investime me rreth 111 milionë dollarë në 40 kompani shqiptare, dhe duke i shtuar 1.2 miliardë dollarë GDP-së nga prodhimi i këtyre kompanive.

 

 

Filed Under: Featured

EKSPOZITA E ARKITEKTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NE NEW YORK

October 8, 2013 by dgreca

Me 11 tetor 2013 celet Ekspozita e Dyte Vjetore te Shoqates se Arkitekteve Shqiptqaro-Amerikan.Ju lutem gjeni bashkelidhur Lajmerimin.

Your are cordially invited to the Second Annual Exhibition of the Albanian American Architecture Association. Please see the announcement in attachment.

Sincerely,
Bekim Sejdiu
Ambassador
Consul General of the Republic of Kosovo in New York
Tel:  212 949 1400
Fax: 212 949 1403
801 Second Avenue
Between 42 & 43 Str.
Suite 301
New York, NY 10017

Filed Under: Featured Tagged With: Bekim Sejdiu, Ekspozita e dyte e arkitekteve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 828
  • 829
  • 830
  • 831
  • 832
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT