• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lulzim Basha:Qeveria e re mungesë transparence, konflikt me opozitën

September 19, 2013 by dgreca

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, ku është vendosur në lidhje me komisionet parlamentare që do të drejtohen nga opozita.

Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare e komisionit parlamentar të integrimit, Genc Pollo, kryetar i komisionit të Medias dhe Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë.

Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë e re për mungesë transparence dhe frymë konfliktuale me opozitën.

“Kanë demonstruar të kundërtën e asaj që opozita ka ofruar, Brukseli kërkoi dhe shqiptarët presin, që është fryma e bashkëpunimit dhe jo konfliktualitetit, karakterizuar nga një mungesë e thellë transparence mes asaj që thuhet e bëhet” tha Basha.

Gjithashtu Basha premtoi edhe mbrojtjen e administratës nga largimet politike duke theksuar se duhet reformë dhe jo fshesë.

“Partia Demokratike do të asistojë me të gjitha fondet ligjore të gjithë ata që preken nga revanshi dhe fryma anti-institucionale. PD është në mbështetje të plotë të atyre që përfaqësojnë investim publik të taksapaguesve publikë, investim që nuk zhbëhet për interesa politike, një investim që duhet të çohet më tej dhe kjo ishte një nga fushat që Brukseli është shprehur qartë.  Reformë, por jo fshesë në administratë” tha Basha.

Ndërsa, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, i pyetur nga mediat nëse në mbledhje kishte pasur debate për përzgjedhjen e kryetarëve të komisioneve, u shpreh se në demokraci ka gjithmonë debate. “Çdo diskutim ka debate. Po nuk pati debate çfarë demokracie është” tha Paloka.

 

Filed Under: Featured Tagged With: jo e sinqerte me opoziten, Lulzim Basha, qeveria

Sequi: Kthejini muret në ura

September 19, 2013 by dgreca

“Kthejini muret në ura bashkëpunimi për integrimin e vendit”. Ky ka qenë mesazhi i ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi në drejtim të klasës politike shqiptare.

Pasi zhvilloi një takim me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, ambasadori Sequi theksoi se në procesin e integrimit është mjaft i rëndësishëm gjithëpërfshirja e të gjitha forcave politike.

“ Unë i shpreha angazhimin dhe mbështetje e BE për këtë vizion të tij, roli i MJ është tepër kyc në cdo vend evropian. Ne jemi të angazhuar që ky rol të jetë i suksesshëm. Theksoj fjalët e Bushatit për rolin e Shqipërisë në rajon, dhe për ta uruar dhe për fjalët e urta që përdori për marrëdhëniet mes forcave politike në vend. Rruga drejt BE është rruga drejt gjithpërfshirjes, bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë faktorëve në vend. Dhe nëse do ta përmbyllimin me një fjali është të kthejmë murin në ura” tha amabsadori Sequi

Ai gjithashtu e cilësoi programin e qeverisë për integrimin dhe vizionin e Ministit të Jashtëm, Ditmir Bushati si vizionar dhe frymëzues.

“Ne diskutuam rreth rezultateve dhe hapave që duhen ndjekur më më pas pas vizitës në Bruksel. Një vizitë që ishte një sukses i madh. Vizitë që i bëri të mundur institucioneve të BE që të mësonin për programin e qeverisë së re drejt BE. Bushati u tregua i sjellshëm pasi ndau me ne vizionin e tij, programin, që do t’i përkufizoja si vizionare dhe frymëzuese” tha ambasadori.

Ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka theksuar se kanë diskutuar së bashku mbi detyrat që duhet të ndjekë qeveria dhe aktorët e tjerë pas vizitës së qeverisë së re në Bruksel.

“E informova ambasadorin për prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, zhvillimet në rajon, përgatitjet që po bëjmë me rastin e vizitës në Nju Jork dhe qëndrimin e rakorduar që ka qeveria me partnerët strategjikë SHBA dhe BE. E falënderova për lehtësimin e vizitës sonë në Bruksel, mesazhet e qarta mbështetëse inkurajuese dhe punën që na pret në procesin e kandidimit, për qeverinë ku unë shërbej cështja e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim është ndër prioritet kryesore dhe rikonfirmova qëndrimin e qeverisë shqiptare të bërë publik nga kryeministri Rama në Bruksel që do vazhdojmë nga arritjet e qeverisë së shkuar dhe bipartizanizmi politik për kriteret e mbetura. Ne një proces gjithpërfshirës me opozitën parlamentare” tha Bushati.

Filed Under: Featured Tagged With: Bushati, miret ne ura, Sequi

Ish kryeministri Sali Berisha:”Kace viktima e fundit e albanofobise”

September 18, 2013 by Administrator

Ish kryeministi shqiptar, Sali Berisha ka përdorur profilin e tij në facebook për të shkruar edhe ai diçka në lidhje me fushatën kundër mesfushorit shqiptar të PAOK-ut, Ergys Kaçe.

” Të dashur miq, prej disa javësh viktima e fundit e albanofobisë është bërë futbollisti i talentuar shqiptar që luan ne ekipin e klubit PAOK të Selanikut dhe  Kombëtaren tonë, 20 vjeçari Ergys Kaçe” shkruan Berisha.

Ai më tej ka thënë se “ Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit të futbollit është bërë postimi prej tij në Facebook i një fotoje personale, në të cilën ai ka dalë me një bluzë ku shkruhet UÇK. Këtë betejë e nisën nazistët grek, dhe dihet se rracizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazistëve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standart mesjetar futbollistin”.

Berisha ka thënë se ky presion është një fatkeqësi jo vetëm për klubin por edhe për vet qytetin e Selanikut “Në rast se qëndrimi i tyre ka në bazë urrejtjen për UÇK-në, atëherë eksponentet e Agimit të Artë duhen konsideruar më të civilizuar pasi së paku janë të hapur. Një bluze e UÇK-se nuk është dhe nuk mund të jetë kërcënim për asnjëri. Shqipëria dhe Kosova janë të percaktuar qartë për respektim të plotë të kufinjëve ekzistues, por për çdo shqiptar ajë përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, që me sakrificën e tyre sublime i’u rikthyen shqiptarëve të pushtuar, lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bënë edhe Ballkanin më të lirë, më të drejtë! ” përfundon Berisha.7a5f8e7f2c3709352c617f300cda6479_L-300x200

Filed Under: Featured

DASHAMIR SHEHI DO TE KTHEHET TEK SHTEPIA E VJETER

September 18, 2013 by dgreca

Ndoshta se shpejti do të themi se na ishte dikur LZHK-ja që tentoi të bëhej parti, por që nuk u bë dot as lëvizje sic pretendoi dhe as Parti, mbeti partickë. Madje në zgjedhjet e fundit parlamentare përfitoi vetëm nga futja në nënsqetullën e Partisë Demokratike dhe aleatëve, duke shënuar një rezultat më të ulët se në zgjedhjet e mëparshme.Mjafton që të përmendim Tiranën, ku mendohej se LZHK kishet oazin e vet, u morën më pak vota se ne të gjitha zgjedhjet e mëparshme parlamentare apo locale, qe merreshin ne kryeqytet nga kjo force politike.Kthimi në shtëpi i plangprishësit Dashamir Shehi është veprimi më i mirë politik që ai ka bërë në karrierën e vet. Fundja më në fund, ai shkoi dhe në Parlament dhe këtë as për meritë të vet, as për meritë të Partisë, vetëm të PD-së.

Shënjën për kthim tek formacioni i Bashës e ka dhënë vetë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i cili thotë se është i gatshëm që partia e tij dhe strukturat të bëhen një me Partinë Demokratike e kjo do të varet nga negociatat gjatë ditëve në vijim.

Shehi ka thënë se me kryetarin e ri të PD-së duhet nisur një fillim i ri për çuarjen e opozitës së djathtë drejt mazhorancës.

“Duhen bërë ndryshime kushtetuese -thotë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ndërsa i referohet jo vetëm pavarësisë së institucioneve dhe situatës së krijuar në parlament ku pjesa më e madhe e deputetëve janë preferancat e kryetarit të partisë por edhe për vendime të tilla siç ishte ai i qeverisë për heqjen e fotos së presidentit nga institucionet.

Ndërsa flet për ofertën e kryeministrit Rama për të bashkëpunuar për çështjen e pronave, Shehi thotë se  nuk ishte një mesazh që i drejtohej posaçërisht atij por opozitës në tërësi.

Shehi thotë se opozita do të jetë e gatshme të bashkëpunojë në çdo kohë për sa i përkret procesit integrues të Shqipërisë, pasi shumë vite ky proces është zvarritur më së shumti nga politika.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dash Shehhi, Lzhk, PD

Dialog mbi tolerancën fetare në Kosovë

September 17, 2013 by dgreca

Nga Leonat Shehu/

Në Kosovë, përfaqësuesit e bashkësive fetare, thanë se udhëheqësit fetarë kanë rol të rëndësishëm në forcimin e respektit dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Ata i bënë këto komente gjatë një konference për dialogun ndërfetar të organizuar nga misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, tha se bashkësitë fetare në Kosovë nuk kanë probleme mes vete, madje ato kanë një bashkëpunim të ngushtë.
“Të gjitha bashkësitë fetare pa dallim japin një kontribut të çmuar në kultivimin e bashkëjetesës e tolerancës dhe gjithnjë kanë dëshmuar se janë faktorë stabiliteti në vend dhe gjithsesi këtë do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen. Dialogun ndërfetar nuk ka nevojë ta promovojmë, këtë e kemi dëshmuar përgjatë shekujve se ne duke jetuar pranë njëri tjetrit e jetojmë me realitetin pa asnjë dallim e diskriminim mbi baza fetare”, tha myftiu Tërnava.
Kreu i kishës ortodokse serbe në Kosovë, peshkopi Teodosije tha se kisha ortodokse ka mbështetjen e bashkësive tjera fetare në përpjekjet e saj për të mbijetuar dhe ruajtur vlerat e saj në Kosovë.
“Me krenari mund të them se ne udhëheqësit fetarë në Kosovë kemi një mirëkuptim të thellë dhe pajtohemi për atë që është më thelbësore e që ka të bëjë me jetën, mbijetesën, respektimin e ndërsjellë dhe zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”, tha peshkopi Teodosije.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, bëri thirrje për rritjen e përgjegjësisë së ndërsjellë ndërmjet bashkësive fetare dhe institucioneve civile dhe shtetërore.
“Bashkësitë fetare duhet të marrin përgjegjësinë e promovimit të paqes dhe pajtimit në mes njerëzve dhe të mësojnë besimtarët e vet, që derisa i binden mësimit të Hyut të mos bien në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret shoqërore mbi tokë. Duke ditur të zgjedhin atë që i takon Hyut e atë që i takon Cezarit, por kërkojmë edhe nga Cezari që të respektojë atë që i takon Hyut. Por, edhe shteti duhet të jetë i aftë që të mos bie ligje të tilla që mund të cenojnë besimtarin të mbajë ligjet e Hyuit”, theksoi ipeshkvi Gjergji.

Udhëheqësi i Kishës Ungjillore Protestante të Kosovës, Driton Krasniqi, tha se Kosova është hapësirë e përbashkët e të gjitha besimeve.
“Shoqëria e Kosovës është përcaktuar për bashkëjetesë ndërmjet feve duke e kristalizuar në këtë mënyrë rrugën e Kosovës për integrime evropiane. Cdo ditë takoj njerëz që nuk e duan imponimin fetar dhe as ekstremizmin si formë të besimit. Sot, diversiteti fetar është trashëgimi, por pluralizmi fetar vërtet përbën një arritje”, tha zoti Krasniqi
Udhëheqësi i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri, tha se në Kosovë, paragjykimet fetare kurrë nuk u shndërruan në urrejtje.
“Pozicioni i veçantë gjeografik i Kosovës ja mundëson me qenë vend i urrë kalimit shumë të rëndësishëm për shkëmbimet mes popujve, kombeve në të gjitha rrafshet, njerëzor, kulturor, fetar, politik dhe ekonomik”, tha zoti Demiri.
Drejtuesit e bashkësive fetare në Kosovë, u bënë thirrje institucioneve që të punojnë për rregullimin juridik të pozitës dhe funksionimit të tyre.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dialog ne Kosove, toleranca fetare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 844
  • 845
  • 846
  • 847
  • 848
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT