• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rifito veten pas zhgënjimit

January 28, 2022 by s p

Rajmonda Xhetani/

Çdo marrëdhënie njerëzore nis me pritshmëri, qoftë ajo një marrëdhënie miqësore, profesionale, sentimentale apo familjare.  Shqetësimi emocional dhe psikologjik i shkaktuar nga një rezultat aspak i ngjashëm me këto pritshmëri njihet si “zhgënjim”. Kjo lloj ndjenje është vlerësuar nga psikologët si një gjendje psikologjike aspak e lehtë. Është një lloj beteje që duhet fituar, duke i kujtuar vetes në mënyrë të vazhdueshme, që burimi gjendet  brenda jush, e në të vërtetat tuaja.

Zhgënjimi është një goditje emocionale që të rrëzon e të merr pafund energji.Mospranimi si ndjenjë, e vështirëson daljen prej zhgënjimit.  Kjo është arsyeja që  tronditjen më të madhe e përjetojnë ata që besojnë fort në vlerat e tyre, e që mbrojnë me kurajë atë çfarë është e tyre. Mund të zhgënjehemi edhe nga një projekt që nuk rezulton ashtu si e kishim parashikuar, nga mospranimi në një pozicion pune për të cilin kemi shpresuar, apo nga njerëz që i ke vlerësuar shumë.

Duhet të harrohet aq sa është për t’u harruar, e të kujtojmë që asnjë qënie njerëzore nuk është e paprekshme nga zhgënjimi. Vlerësimi i një marrëdhënie (e çdo lloji qoftë), dhe të paturit pritshmëri për të, ecin në mënyrë paralele. Kur je i zhgënjyer trishtimi dhe inati priren të të shoqërojnë për një periudhë kohe. Ashtu siç është e pashmangshme të jesh i/e zhgënjyer nga të tjerët, mund të jetë e pashmangshme të jesh i/e zhgënjyer nga vetja, edhe pse mund ta keni parë veten, të pathyeshëm, si Eter. 

Personi tjetër që ka sjellë zhgënjim tek ju, ka ide, ndjenja, parime, dëshira dhe sfida të tjera,  kështu që  nuk ka një mënyrë që ata të përmbushin pritshmëritë që ju keni prej tyre. Vetë zhgënjimi si ndjenjë mund të shihet si sinonim i dhimbjes. Kur jep një pjesë të vetes dhe zhgënjehesh nga ajo cfarë ti merr, sigurisht që dhimbja nuk është e vogël. E gjejmë veten duke ngritur supet e duke u ndier të paaftë për të kuptuar e gjykuar, dhe të  pafuqishëm për të dalë prej aty. Kur i shton vetes dhe një peshë tjetër në lidhje me të qenit viktimë e gënjeshtrës apo mashtrimit, egoja merr një goditje të madhe.

Gjithsesi, pavarësisht nëse ndiheni të zhgënjyer nga një marrëdhënie (familjare, miqësore apo sentimentale), ka mënyra të shëndetshme, që mund ta përballoni  këtë emocion të pakëndshëm. Sa më shumë i ke idealizuar miqtë, të afëmit apo partnerin, aq më i vështirë është kapërcimi i kësaj gjendje, por jo i pamundur. Të mos qenit të gatshëm të largoheni nga një marrëdhënie edhe pse  shihni mjegullën e parë, edhe pse qëndron mundësia e largimit,  po shtyni veten  drejt kësaj ndjenje.  Harroni që  largimi nuk ka të bëjë me kërcënimin e personit tjetër por me shpëtimin e vetes.

Mund të jeni shumë të suksesshëm në shërimin e mendimeve dhe emocioneve që ju mundojnë në mënyrë konstante. Pranojeni  zhgënjimin, bashkëjetoni me të fillimisht.  Zhgënjimi është si një valë, që do të thotë,  vjen dhe ikën sërish.  Një nga arsyet që shumë prej nesh nuk e kapërcejnë shpejt këtë fazë, është se e kemi të vështirë ta pranojmë këtë ndjenjë.  Shmangia dhe mospranimi i zhgënjimit, sjell  probleme më afatgjata.  Përballja me të “kokë më kokë”,  çon në uljen e fuqisë së tij dhe ju ndihmon të riktheheni më shpejt, e të rifitoni atë pjesë të humbur të vetes.

Bëhuni fleksibël dhe realistë në pritshmëritë tuaja, sigurisht duke treguar kujdes, pa prekur vetëbesimin tuaj. Çdo gjë që nuk është në listën e ngushtë, është e negociueshme.  Nuk është e nevojshme të ulni standartet për gjëra dhe cilësi që ju i vlerësoni tepër. Pëpiquni të afroni rreth vetes persona që vlerësojnë pikat tuaja të forta, transmetojnë energjinë e duhur, dhe që ju ofrojnë suportin e mjaftueshëm.  Kjo do të shërbejë, për pastrimin e mendimeve tona dhe në eleminimin e faktorëve të jashtëm që i ushqejnë këto mendime.  Natyrisht që nuk duhet t’i  shpërfillim, por as ta ”rrotullojmë thikën në plagë”, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ulet intensiteti i kësaj ndjenje që lë shumë dhimbje pas.

Njeriu nuk mund të harrojë shumë shpejt një mik që e ka vlerësuar, gjithashtu nuk mund të dashurojë për një ditë e të harrojë për dy, por në kulmin e çdo vështirësie fshihet gjithmonë një rrugë. Duhet ta shkruash ti, lumturinë tënde, e ta gjesh ti rrugën  për arritjen e paqes shpirtërore.

Sukseset më të rëndësishme në jetë, vijnë pas zhgënjimeve të mëdha…

Rajmonda Xhetani 

Janar 2022

Filed Under: Fejton Tagged With: Rajmonda Xhetani

FIGURA E DR. IBRAHIM RUGOVËS, PORTRETI I NDRITUR I KOSOVËS

January 26, 2022 by s p

Dr. Sadik Elshani

Më 21 janar u ben 16 qëkur dr. Ibrahim Rugova kaloi në botën e amshuar. Është kjo një ditë për të reflektuar për jetën dhe veprën e arkitektit të pavarësisë së Kosovës. Gati të gjithë qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e partive politike në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare e vlerësojnë lart figurën e dr. Rugovës, por për fat të keq ende ka individë (vetje) që ende mundohen ta njollosin këtë figurë të ndritur, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë shqiptarisë. Në këtë shkrim do të mundohem që të flas diçka për figurën e dr. Rugovës, por edhe t’u drejtohem kritikave të pabaza të bëra nga disa individë inatçorë.

Dr. Ibrahim Rugova, prijës guximtar e largpamës


Paraqitja e dr. Ibrahim Rugovës në skenën politike të Kosovës ishte një dukuri e paparë gjer atëherë në hapësirën shqiptare dhe atë ballkanike. Gadishulli që kishte përjetuar drama, tragjedi njerëzore, luftëra e dhunë të pandërprerë, thuaja gjatë tërë historisë së tij, nuk ishte mësuar të ndeshej me një qëndresë (rezistencë), lëvizje paqësore. Por ja që dr. Ibrahim Rugova solli diçka të re, solli nëe qasje të re, rezistencën paqësore, rezistencën këmbëngulëse burrëore – zgjodhi forcën e parimeve të larta morale mbi forcën e vrazhdë fizike. E mospërfillën pushtuesin, e refuzuan nënshtrimin dhe ngritën institucionet, shoqërinë paralele. Me këtë qasje, strategjinë, filozofinë e tij politike ai e kishte projektuar pavarësinë e Kosovës, qëllimin përfundimtar, ëndrrën e popullit të Kosovës. Pra, ky është rugovizmi: filozofia politike, strategjia e dr. Ibrahim Rugovës për të arritur pavarësinë e Kosovës. Armiku ynë, siç kishte bërë gjithmonë, zgjodhi rrugën e dhunës, rrugën e krimit, gjenocidit. Barbarizmi nuk mund ta përqafojë qytetërimin dhe vërtet është shumë e vështirë që barbarizmi të luftohet, mposhtet me mjete paqësore. Por, kohërat tani kishin ndryshuar, Europa dhe bota përparimtare ishin zgjuar nga indiferenca e tyre, sepse armiku ynë, dikur miku i tyre, e kishte mbushur kupën me krimet e tyre barbare e çnjerëzore.  Dr. Rugova ishte bërë simboli, flamuri i kësaj lëvizje dhe me forcën e personalitetit, intelektualizmit të tij e bëri të ndjeshme, e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, e gëzoi përkrahjen dhe mbështetjen e demokracive, fuqive më të mëdha botërore. Por, çka është edhe më e rëndësishme, ai e gëzonte përkrahjen, dashurinë, respektin e pakufishëm të popullit të vet. Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike që e gëzon respektin dhe përkrahjen e popullit të vet, do ta gezojë edhe përkrahjen, mbështetjen e botës përparimtare. Qyteterimi europian e botëror që i mbështeti, që i përqafoi vlerat e larta intelektuale e njerëzore të këtij biri të Nënë Terezes, sikur u pajtua që të bënte diçka për popullin, vendin e këtij njeriu që mishëronte paqen, mirëkuptimin, harmoninë në mes të popujve dhe jo dhunën. Me përkrahjen ndërkombëtare, luftën e Natos dhe të shqiptarëve, kjo qasje e re solli diçka që nuk kishte mundur të realizohej më herët – solli pavarësinë e Kosovës. Të mos harrojmë se shqiptarët e Kosovës vazhdimisht kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e tyre, Kosova ka patur burra shumë më trima e më të zotë se “komandantët” rrahagjokës: Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Galica, Shaban Polluzha e shumë të tjerë, por ja që nuk munden t’i arrinin synimet e tyre. Nuk ka nevojë që të zgjatemi më tepër këtu se të tjerat i ka thënë dhe do t’i thotë historia.

Dr. Rugova nuk ishte një Shenjt, Profet, njeri i përkryer, por ishte udhëheqësi i duhur, në kohën e duhur, në çastin vendimtar, në vendin e duhur. Kishte shumë kohë që vendi ynë e priste një prijës të tillë, të mençur e guximtar. E quajtën Gandi i Ballkanit. por ai ishte edhe Moisiu i Ballkanit, Moisiu i shqiptarëve. Ai nuk i priu popullit të tij drejt tokës së premtuar, sepse ata ishin në tokën e premtuar, në tokën e tyre – ai i priu popullit drejt fitores së lirisë, heqjes së prangave të robërisë shekullore. Iishte i begatuar me tipare shumë njerëzore, kurrë nuk e ka fyer askend, nuk e ka sharë askend, nuk e ka kërcënuar askend, nuk ka folur keq për askend, edhe pse të tjerët e sulmonin vend e pa vend. Nuk ishte një udhëheqës mendjemadh e fjalëbosh, por gjithmonë i qetë, një intelektual i brumosur me ndjenjat e atdhedashurisë dhe i edukuar me një frymë liberale përendimore, i armatosur me forcën e argumentit, të vërtetës, fakteve – shembëllturë e intelektualit të angazhuar.  I kishte ngarkuar vetes një qëllim, një mision të lartë e fisnik: të mos merrej me të tjerët, por vetëm me çështjet, interesat madhore të Kosovës dhe të kombit tonë. Këtë mund ta bënte vetëm një intelektual, humanist me shpirt fisnik e zemër të gjërë si dr. Rugova, njeri qe ia njeh shpirtin e popullit te vet.

Rrahagjokësit dhe njeriu i urtë

Ka shumë rrahagjokës që ende jane duke e kritikuar rrugën e tij paqësore, që nuk ishte nënshtruese, por sfiduese, këmbëngulëse, formoi një shoqëri të qytetëruar, ndërtoi një shtet paralel, si përmendëm më lart, dhe që u kurorëzua me fitore. Por, në hapësirën shqiptare dhe atë ballkanike gjatë gjithë historisë ka patur vetëm dhunë. Në shoqëritë ku mbizotëron kulti i ekzagjeruar i mashkullit, në shoqëritë “macho”, në shoqëritë ku njerëzit vuajnë nga sindromi i heroit, njerëzit e urtë, të mençur e të sjellshëm si dr. Rugova, quhen frikacakë, tuca. Përkundrazi, është e kundërta. Bukur e ka thëë shkrimtari libanezo – amerikan, Khalil Gibran (1883 – 1931): “Sjellja e mirë dhe të qenit njerëzor, nuk janë shenje e dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestojnë fuqi dhe vendosmëri”. Rrahagjokesat duhet ta dinë se Kosova nuk kishte ushtri, tanke, aeroplanë – forcat tona ishin shumë të pabarabarta me ato të armikut tonë. Duhej hulumtuar, gjetur një rrugë tjetër. Ne patëm kohe për njëqind vjet që të çliroheshim, por nuk mundem vetëm me forcat tona, duhej një përkrahje, ndërhyrje ndërkombëtare.

“Mjerë ai vend ku përçmohen mendjet e lartësohen muskujt” – ka thënë shkrimtarja italiane, Sveva Casati Modignani (1938). Për fat të keq, ai vend është vendi ynë. Prandaj, nuk është aspak për t’u habitur se në një shoqëri, vend të tillë ende ka njerëz në pozita politike dhe nëpër institucionet shtetërore, kulturore e akademike që mundohen ta përdhosin veprën e dr. Ibrahim Rugovës. E kritikonin dr. Rugovën për durimin e tij, por populli ynë dhe shumë popuj të tjerë e kanë një shprehje: I duruari, i fituari.

Praktika, realiteti dhe historia i dhanë të drejtë dr. Rugovës

Kundërshtarët politik të dr. Rugovës mendojnë se Kosova e kishte një armatë të armatosur gjer në dhëmbë: radhë të pafund të tanksave, aeroplanë me motora të ndezur në pistë që vetëm prisnin urdhërin e dr. Rogovës, por ja që ai nuk po e jepte atë urdhër. Udhëheqësi i mirë kujdeset për popullin e vet dhe nuk luan bixhoz me fatin, jetën e tij. Nuk mund të bësh thirrje për luftë kur nuk je i përgatitur për luftë, pa armë e pajisje luftarake – kjo do të ishte vetëvrasje për Kosovën. Ishte një ballafaqim si ai rrëfimi biblik për Davidin dhe Goliathin. Davidi nuk e kishte forcën e Goliathit, por duhej gjetur një rrugë tjetër për mposhtjen e tij. Pra, në rastin e Kosovës, duhej që të siguroheshin përkrahje e aleanca me fuqitë botërore. Edhe dr. Rugova e ka ditur shumë mirë që Serbia nuk largohet nga Kosova pa forcë. Po ku ta gjeje atë forcë, sepse vetëm forca jonë nuk ka qenë e mjaftueshme?! Edhe atij me siguri i është vërtitur nëpër mend vargu i Migjenit: “O, si nuk kam një grusht të fortë”. Dhe e gjeti atë grusht: intervenimi ushtarak i NATO-s, pa lene anash as luftën e UÇK-së. Vetëm grushti ynë nuk ka mundur ta nokautonte Serbinë. Udhëheqësi i mirë e përcepton, e vlerëson drejt dhe me largëpamësi një situatë të caktuar. Një rast kyç për fatin e Kosovës ishte Konferenca e Rambujesë. Kosova e nënshkroi marrëveshjen, ndërsa Serbija, jo. Ky ishte një signal i qartë për ndërkombëtarët se Serbia nuk është e interesuar për zgjidhjen paqësore të problemit të Kosovës. Serbia e bënte të kundërtën, kishte grumbulluar forca të shumta ushtarake në kufirin e Kosovës. Po të mos e kishte nënshkruar këtë marrëveshje Kosova, ndërsa Serbia do ta kishte nënshkruar, atëherë përfundimi do të ishte krejt ndryshe. Dr. Rugova ishte për nënshkrimin e menjëhershëm, ndërsa z. Hashim Thaçi isht kundër, por më vonë e nënshkroi. Ndërsa Albin Kurti ishte kundër kësaj marrëveshje. Udhëheqësi i mirë gjykon me gjakftohësi dhe merr edhe vendime të vështira. Serbia po i vazhdonte masakrat, dhe ishte pikërisht masakra e Reçakut ajo nxitësja finale për intervenimin e NATO-s. Ata që e kanë kritikuar dhe ende po e kritikojnë dr. Rugovën vetëm janë duke e bërë më qëllime dashakeqe për ta zbehur figurën e tij të ndritur. E kanë të kotë se historia dhe realiteti kosovar i kanë dhënë të drejt dr. Rugovës. Nëse dikujt nuk i ka pëlqyer politika e dr. Rugovës, përse nuk i aknë themeluar partitë e tyre dhe ta linin anash dr. Rugovën e t’i prinin popullit? Populli e përkrahu dr. Rugovën dhe qasjen e tij për zgjidhjen e problemit të Kosovës. I kanë propozuar prof. Rexhep Qosjes që ta merrte drejtimin e LDK-së, por ai kishte refuzuar. Tani ai nuk ka kurrëfarë të drejte morale që ta kritikojë dr. Rugovën dhe politikën e tij të guximshme e largpamëse. Në një emision debatues, “Pressing”, të TV7, opinionisti Isuf Thaçi u shpreh se dr. Rugova e zgjodhi rrugën e poshtërimit. Nga ato që u cek më lart dhe vetë rrjedha e ngjarjeve historike, mundja e Serbisë dhe Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, tregojnë qartë se dr. Rugova kishte të drerjtë. Në të njejtin emision edhe profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, u shpreh se me rrugën e Rugovës Kosova do të gëzonte vetëm një autonomi. Dr. Rugova gjithmone, në të gjitha intervistat dhe deklaratat e tij ka ngulur këmbë vetëm për pavarësi. Kosova sot është shtet i pavarur dhe jo krahinë autonome e Serbisë, fal shumë faktorëve, por një nga faktorët kryesorë është politika e guximshme e largpamëse e dr. Rugovës. I ceka këta dy individë, por për fat të keq ka edhe shumë të tjerë që mendojnë si këta. Ka shume konflikte në botë ku po derdhet gjak, siç u shpreh dr. Latifi për Kosovën, por NATO nuk po ndërhyn ushtarakisht, ende këto zona të konfliktit nuk i kanë arritur qëllimet e tyre, sepse nuk e kanë një prijës te kalibrit të dr. Rugovës. Zotin Isuf Thaçin dhe profesor Blerim Latifin askush nuk po e ndalon që me “trimat” e tyre ta kalojnë urën e Ibrit dhe ta bashkojnë Mitrovicën dhe Veriun e Kosovës. Nëse e paskëshim patur forcën për ta çliruar pjesën dërmuese të Kosovës, pse nuk e paskemi forcën për ta futur Veriun e Kosovës nën kontrollin e qeverisë së Kosovës? T’i gjykojmë gjërat me pjekuri e jo me inate e kritika dashakeqe.

Të ndjekim rrugën e Rilindjes sonë Kombëtare

Periudha e ndritur e Rilindjes sonë Kombëtare dhe veprimtaria e lëvizjes së dr. Rugovës janë dëshmi të qarta se, asnjë qëndresë e armatosur nuk mund të jetë e suksesshme pa patur përkrah një lëvzje të drejtë e të fortë politike, gjithëpërfshirëse dhe mbarëkombëtare, që gëzon edhe përkrahjen e gjërë ndërkombëtare. Intelektualët nuk duhet të heshtin përpara sfidave të vështira që po kalon Kosova e kohëve të fundit – nuk duhet të bëhen peng i politikës së ditës dhe të ambicieve të tyre të sëmura për pushtet, duke e përçarë popullin, madje duke nxitur edhe dhunë. Ngjarjet e viteve të fundit në Kosovë janë duke pasqyruar qart se Kosovës sot po i mungon një intelektual, një politikan i kalibrit të dr. Rugovës. Po ndihet dukshëm mungesa e prijësit emblematik të Kosovës, udhëheqësit që rrezatonte vlera kombëtare e mirësi njerëzore. Njerëzit si dr. Rugova rrallë paraqiten në jetën publike e politike të një vendi, një populli të vogël dhe kam frikë se për një kohë të gjatë nuk do të kemi një njeri të përmasave, autoritetit të tij.

Në figurën e dr. Ibrahim Rugovës politikanët shqiptarë e kanë një shembull të mirë për ta ndjekur. “Finis coronat opus” (fundi e zbukuron veprën) kanë thënë latinët e vjetër – vetëm shikone ceremoninë e varrimit të dr. Rugovës. Në kohën e dr. Rugovës Kosova ndryshe trajtohej e jo si sot, qe dita ditës është duke rënë poshtë e me poshtë përkrahja e saj ndërkombëtare.

Philadelphia. 21 – 24 janar, 2022

Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Fejton Tagged With: Sadik Elshani

Kalimthi

January 24, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Shumë gjëra kontribuojnë për ta bërë njeriun të ndihet më i vogël. Rryma e gjallë rrjedh në rrugë; ai kurrë nuk ka parë kaq shumë njerëz; vetë ritmi dhe destinacioni i tyre janë të ndryshëm; ka një shëtitje dhe njëkohësish vendosmëri. Disa nuk dinë se ku shkojnë, të tjerët kanë pikën e tyre; nganjëherë duket se nuk është më rruga por destinacioni, ndërsa vazhdojnë me rrymën; dhe rrymat janë dy, vajtje-ardhje, aq të dallueshme dhe këmbëngulëse, saqë njeriu nuk mund të dalë nga njëra pa u përplasur me tjetrën; mund të analizohet kjo rrjedhë, dhe sipas orës ose stinës – numri, tregtia dhe personazhet i binden një mesatareje. Ndonjëherë mund të numërohen pesëdhjetë veta, ndonjëherë dhjetë, ka një zbaticë, siç ndodh me një version në mendje, që ndryshon nga versioni në shtyp i një shkrimi.
Zhurma e qytetit fillon gradualisht rreth gjashtës me thirrjet më të hershme dhe ngritje qepenash – megjithëse furgonet, kioskat e tregut dhe taksitë e natës janë vonë dhe herët. Ky gjëmim i turbullt thellohet në ulërimë rreth nëntës, nuk ka qasje në heshtje, dhe pas një nate shumë të shkurtër pushimi, e njëjta zhurmë zgjohet; kështu, njerëzit jetojnë si në mulli a rradhë, dhe veshja e vazhdueshme e zhurmës bëhet për ta gjendje normale.

Filed Under: Fejton

ALBANIA IN CDC HIGHEST RISK TRAVEL CATEGORY FOR COVID-19

January 20, 2022 by s p

Rafaela Prifti

The US Centers for Disease Control and Prevention moved 22 nations into its highest-risk travel category for Covid-19 on Tuesday. By contrast, it moved only two nations to Level 4, or “very high” risk, last week. According to CNN reporting, the CDC also moved 22 additional nations to its Level 3 category, considered “high” risk for Covid-19. Among the nations moved to Level 4 this week were Argentina and Australia, which have maintained some of the strictest borders controls during most of the pandemic.

Albania at Level 4

In the 22 new group of destinations at Level 4, the CDC lists Albania, Argentina, Australia.

The CDC places a destination at Level 4 when more than 500 cases per 100,000 residents are registered in the past 28 days. The CDC advises travelers to avoid travel to Level 4 countries.

The British Virgin Islands in the Caribbean had the biggest move upward in the list. It was at Level 1 (or “low” risk) last week. Grenada, another Caribbean island, and São Tomé and Príncipe, off the coast of Africa, had been at Level 2 (or “moderate” risk) last week. The other 19 destinations had been at Level 3.

CNN reports that Europe saw only one new entry at Level 4 this week — Albania. European countries like France, Germany, Greece, Iceland, Ireland, Italy, Spain, United Kingdom have remained firmly lodged at the CDC’s Level 4 for weeks or months now. Other popular destinations such as Canada and South Africa are also at Level 4. With the addition of 22 new destinations, the Level 4 list now surpasses more than 100 places. You can view the CDC’s risk levels for global destinations on its travel recommendations page. The CDC does not include the United States in its list of advisories. There are now almost 60 destinations at Level 3.

Levels 2, 1

Destinations carrying the “Level 2: Covid-19 Moderate” designation have seen 50 to 99 Covid-19 cases per 100,000 residents in the past 28 days. Kosovo was one of the four new additions on Tuesday. All four destinations were at Level 1 last week.

A “Level 1: Covid-19 Low,” destination has fewer than 50 new cases per 100,000 residents over the past 28 days. No new additions were made on Tuesday. Notable destinations at Level 1 include Japan and Taiwan. Finally, there are destinations for which the CDC has an “unknown” risk because of a lack of information.

On December 30, the CDC increased the risk for cruise ship travel to Level 4 and said it should be avoided, regardless of vaccination status. It remained at Level 4 in the newest update.

Considerations for Travel

Transmission rates are important to consider when making travel decisions, but there are other levels of risk factors depend on the type of activity you plan to engage in while being abroad, experts say. The medical advice is that vaccination is the most significant safety factor for travel since unvaccinated travelers are more likely to become ill and transmit Covid-19 to others. Wearing a high-quality mask — N95, KN95 or KF94 — anytime in crowded indoor settings with people of unknown vaccination status provides an added level of protection against the virus.

CNN Reporting

Filed Under: Fejton

SOT, NË ZLLAKUQAN TË KLINËS JANË PËRURUAR TË DY LIBRAT E MESHTARIT TONË DIOÇEZAN DHE KULTUROLOGUT SHQIPTARË, DOM PASHK DANIT

January 17, 2022 by s p

Shkruan: Lekë Mrijaj 

Dom Pashk Dani njihet me angazhimet e tija të mira në misionin e Kishës Katolike njëkohësisht dhe të çështjes kombëtare njihet jo vetëm si një misionar por më konkret e them edhe si ambasador i denjë i kulturës sonë mbarëkombëtare në përgjithësi. Tek ky meshtarë e kulturolog buron tamam arsimimi i tij klasik e teologjik dhe dikur oratoria e tij ishte tejët kulminante që e karakterizon një klerik shqiptar, por edhe me një kulturë me rrënjë, thjeshtë kulturore e kombëtare. Nëpërmjet pasqyrimit të një kaptine të veçantë për figurën e dom Pashkut identifikohet jo vetëm një një pjesë e kulturës por edhe të vuajtjeve të popullit shqiptar nëpër dekadat e shekullit të kaluar, ku përgjithësisht këto vuajtje të kombit shqiptar, rrënjët i ka të ngulitura thellë.

Ndaj sot, me 15. 1. 2022, në Qendrën Rinore “Dom Lush Lazri” në Zllakuqan të Klinës janë përuruar dy veprat e Dom Pashk Danit, qe titullohen: “Jeta e një meshtari – (Kujtime) dhe “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”.
Në këtë event promovimi morën pjesë shumë intelektual, miq dhe admirues të artit dhe të kulturës si dhe mediat tjera elektronike.

Manifestimin e drejtoi shkrimtari, Vilson Culaj i cili tha : Pra jemi sot  këtu në këtë tempull të kulturës ,, Dom Lush Lazri ‘’ ku falë angazhimit të Forumit të intelektualëve të Klinës ,,Luigj Gurakuqi”, i cili forum është promotor i shumë ngjarjeve kulturore në komunen tonë dhe Zyres Famullitare të Kishës Katolike Shqiptare “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan,  qe ti promovojmë dy vepra studimore të Dom Pashk Dant me titujt bosht : “Jeta e një meshtari – (Kujtime) dhe “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”. 

Njëkohësisht moderatori Vilson Culaj, permëndi edhe profilin jetësor dhe veprimtarinë meshtarake, studimore, atdhetare dhe kulturore të Dom Pashk Danit, duke shtuar se të kesh motivacione, tema e arsye të shumta qe shpalosin përkushtimin, gjithherë në shërbim të popullit  dhe të kombit. Dom Pashku po ashtu qysh herët u  imponua në hapësirat tona dhe në vende të ndryshme të Europës e deri në Australinë e largët me aktivitete të ndryshme dhe veprimtari të shumta, që paraqesin interes jo vetëm për komunitetin  e brendshëm, por edhe të jashtë vendit, që kanë frymë ekskluziviteti, perkushtimi e vizioni human. Gjitha këto veprimtari të gjëra të drejtuara nga dom Pashku, për qëllim kishin mbajtjen gjallë të shpirtit kulturor dhe qenësinë shqiptare, këtu dhe në diasporë. 

 Paraprakisht me nga një fjalë rasti për këtë event promovimi librash foli edhe nikoqiri apo famullitari i Kishës së “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan, Dom Alfred Sokoli si dhe dom Fran Sopi.

Nē këtë takim mori pjesë edhe nën/kryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, e cila me një fjalë rasti e përgëzoi autorin e librave Dom Pashk Danin. Njëkohësisht morën pjesë edhe drejtori i administratës publike z. Binak Syla dhe drejtoresha e DKRS, znj. Fatjona Gashi, si dhe shumë meshtarë të Kishës Dioçezane të Kosovës e struktura të tjera të pushtetit lokal, profesor universitarë, drejtorë e sekretar shkollash si dhe miq dhe intelektual të kulturës nga Klina, Mitrovica, Peja, Podguri, Gjakova, Prizreni pra Dukagjini, Drenica e trevat tjera shqiptare nga Republika e Kosovës dhe Shqipëria.

Paneli drejtues i këtij eventi ishte në përberje prej: Dom Pashk Dani, dr. Bajram Preteni, Prend Buzhala, Fatjona Gashi (drejtoreshë e DKRS-së), Dom. Alfred Sokoli, Dodë Ndrecaj. 

Për librat e autorit Dom Pashk Danit, ligjëruan: dr. Bajram Preteni, Prend Buzhala, Arben Arifaj, Mikel Gojani, Pal Canaj, Lekë Mrijaj.

Me një pikë artistike deklamimi poetik është paraqitur edhe mjeshtri i muzikës popullire, z. Gjergj Tunaj. 

Pak para fundit të këtij promovimi, autori i të dy librave i falenderoj të gjithë pjesmarrësit e këtij eventi promovues së cilëve ua dhuroj kopjet e librave të tij.

Krejt në përfundim të eventit, moderatori Vilson Culaj tha se në emer të forumit të intelektualeve të Klinës  në krye me me prof. Pal Canaj , prof Prend Buzhala, prof. Mikel Gojanit, prof Dodë Ndrecaj, Krijuesin e mirënjohur Lekë Mrijaj,  dhe Famullitarit të Zllakuqanit Dom Alfred Sokoli  i’u falenderojmë nga zemra të gjithë të pranishmëve që e keni zbukuruar dhe bërë të dinjitetshëm këtë promovim duke jetësuar edhe ëndrrën e dom Pashkut që të jetë gjithmonë i pranishëm me krijuesit, studijuesit , besimtaret, dhe njerëzit që e kaloj jetën plot me fryte e angazhime pozitive, hera heres edhe e stuhishme. 

Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktel rasti.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • 103
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT