• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PARAQITJET FIGURALE PARAHISTORIKE QË DËSHMOJNË HERSHMËRINE E QYTETRIMIT NË PLAVË E GUCI

December 13, 2020 by dgreca

Nga Prof.Dr. Naser FERRI/

Në pjesën  malore  rrënzë Majes Popadia (2057 m.) afër Gucisë (mes Karaullës, Pyllit të Dobkut e Majës së Prehtë) në një lartësi prej 1700 metrash kanë qenë disa blloqe të gurëve një nga të cilët aktualisht është vetëm një me dimensione 200×170 cm. në të cilin janë të skalitura figura antropomorfe.Aty janë të paraqitura 10 figura nga të cilat 4 sosh kanë si duket simbole të gjenitalieve që mund të kenë lidhje me kultin primitiv të pjellorisë femërore. Figurat janë të paraqitura në mënyrë skematike me vija të thjeshta  në një skenë të përbashkë,t e cila mund të paraqet pjesë nga  kultet e pjellorisë ose ndoshta nga ritet mortore.

Sipas disa të dhënave, figurat i përkasin periudhës së broncit (2000 deri 750 vite para erës sonë), por në bazë të karakteristikave që i kanë paraqitjet figurale, të  vendzbulimit dhe të disa veçorive të tjera, duket së  ka më  shumë  gjasa që i përkasin kohës së neolitikut (greqisht: neos-i ri, dhe lithos- gur, prej 6500 deri 3500 vite para erës sonë), respektivisht periudhës së vonshme të gurit, kur kishte filluar i ashtuquajturi “revolucion neolitik,” proces ky  i tranzicionit nga mënyra nomade e jetesës në atë sedentare  me vendbanime të përhershme dhe i fillimit të zbutjes dhe të kultivimit  të kafshëve dhe të kulturave bujqësore (gruri,elbi, bimët bishtajore).

Sipas gjasave në këtë vend mund të ketë qenë një vend kulti i banorëve të ndonjë vendbanimi në afërsi ku janë zhvilluar ritet e ndryshme magjike e religjioze.

Kërkimet dhe gërmimet arkeologjike në terren do të dokumentojnë më saktësisht domethënien e figurave të skalitura në gur dhe do ta përcaktojnë kohën cilës i përkasin, por sidoqoftë këto janë pa dyshim fakte të sigurta, të prekshme, të cilët dëshmojnë (bashkë me disa zbulime të tjera arkeologjike në disa lokalitete të kësaj trevë) ekzistencën e jetës nga parahistoria dhe vazhdimësinë e saj deri në ditët tona në rajonin e Plavë e Gucisë.

Në fund fare një apel publik për të gjithë banorët e Plavë e Gucisë që ta ruajnë këtë, por edhe lokalitetet e tjera arkeologjike deri në krijimin e kushteve për gërmime arkeologjike se janë pjesë e trashëgimisë tonë të çmuar  kulturore mijëravjeçare!

Photo credit: B.Rexhepagiq,Plavë

Filed Under: Fejton

KUJTESA- Dr. Richard Bartsch, pedagog, shkencëtar, njeri dhe mik shumë i mirë

December 2, 2020 by dgreca

-Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga kjo botë të dr. Richard Bartsch (1940 – 28 nëntor, 2019)-

NGA SADIK ELSHANI*/

Këto ditë rastësisht mësova se në nëntorin e vitit 2019 ishte ndarë nga kjo botë dr. Richard Bartsch, për mbi 40 vite profesor i kimisë organike, analitike dhe polimereve në Texas Tech University në Lubbock të Texasit, ku ka arritur njohjen, nderimin si Paul Ëhitfield Horn Profesor, nderimi më i lartë i universitetit për një kuadër pedagogjik (faculty). Lëmitë kryesore shkencore me të cilat është marrë dr. Bartsch janë: Design and synthesis of novel organic molecules for ionic and molecular recognition; separation science; metal ion complexation and separation by multidentate ligands; preparation and application of ionic liquids. Dr. Bartsch është autor i afër 500 punimeve shkencore dhe ka qenë mentor i 54 studentëve të doktoraturës. Ndoshta askush nga lexuesit e këtij shkrimi, madje ndoshta edhe asnjë shqiptar (me përjashtim të atyre që merren me bashkëdyzimet makrociklike, ndarjen e joneve, “host – guest chemistry”). Por, unë kam patur nderin që për tri vite të jem një bashkëpunëtor i ngushtë e prodhimtar (produktiv) i tij. Për të qenë sa më i qartë e më i plotë ky rrëfim për lexuesin e këtij shkrimi, atëherë duhet nisur nga fillimi.

Një rrugëtim profesional e shkencor

Në vitin 1988 kam ardhur në Amerikë për të punuar si bashkëpunëtor shkencor në laboratorin e një profesori në Kansas City. Profesor merrej me biokimi, ndërsa unë jam kimist organik dhe ai ishte i interesuar që unë t’i sintetizoja disa bashkëdyzime për t’i perdorur në disa hulumtime biokimike për te cilat ai kishte nevojë. Nuk po zgjatem më tepër këtu për të mos e lodhur lexuesin me imtësira të tjera shkencore. Meqenëse ai ishte biokimist dhe unë kimist organik, unë pasi i kisha kryer të gjitha detyrimet e mia në laboratorin e tij kisha vendosur që të gjeja ndonjë pozicion tjetër ku mund të merresha kryesisht me sintezat e bashkëdyzimeve organike, lëmi për të cilën jam edhe i specializuar. Nga fundi i vitit 1989 në departamentin e kimisë në Universitetin e Missourit në Kansas City një profesor nga Universiteti i Idahos mbajti një seminar në një lëmi që unë kisha punuar për temën time të diplomës në Universitetin e Zagrebit e më vonë edhe i kisha përdorur disa bashkëdyzime për magjistraturën time (Masters) po në të njejtin universitet. Pas mbarimit të seminarit unë shkova dhe bisedova me profesorin për përvojën time në atë lëmi dhe ai më tha se kishte nevojë për një person që të sintetizonte disa bashkëdyzime për t’i përdorur pastaj në hulumtimet e tij. Ai vetë ishte kimist analitik. Pas një kohe të shkurtër unë shkova në laboratorin e tij në departamentin e kimisë të Universitetit të Idahos në qytetin Moscoë. (Për përvojën time gjatë atyre viteve në Moscoë unë e kam bërë një shkrim: “Një rastësi – një përvojë e bukur profesionale dhe një rajon magjepës i Amerikës”, Illyria, 1 gusht, 2019). Pasi u vendosa në Moscoë profesori më njoftoi për punën, hulumtimet e tij shkencore, planet për të ardhmen, bashkëdyzimet për të cilët ai ishte i interesuar. Më tha se disa nga këto ishin derivate të disa bashkëdyzimeve të sintetizuara nga dr. Bartsch, një profesor në Texas Tech University. Unë gjer atëherë nuk kisha degjuar për dr. Bartsch. Gjatë punës së diplomës sime kam përdorur shumë literaturë dhe isha mjaft i familjarizuar me emrat dhe punën e shumë shkencëtarëve që merreshin me sintezat e bashkëdyzimeve makrociklike, posaçerisht me një grup që në anglisht quhen, “croën ethers” (kurorat eterike ose eteret kurorike), por emrin e dr. Bartsch nuk e kisha hasur, sepse ai kishte filluar të merrej me këtë lëmi kur unë e kisha kryer punimin tim të diplomës. Më vonë për magjistraturën time jam marrur me sintezat e disa derivateve të vitaminës B6. Duke e shfrytëzuar përvojën time dhe pasionin e përkushtimin për sintezat organike arrita që brenda një kohe të shkurtër të sintetizoja një seri të gjërë të këtyre bashkëdyzimeve që jepnin rezultate të kënaqshme për kompleksimin dhe ndarjen e elementeve të serisë lantanide, elementeve të tokave të rralla (Rare Earth Elements), metaleve të rënda dhe disa elementeve radioaktive.

Takimi dhe njohja me dr. Bartsch

Në qershor të vitit 1991 në LaGrande të shtetit Oregon organizohej tubimii rajonal i Shoqatës së Kimistëve Amerikanë për rajonin e veripërendimit (ACS Northëest Regional Meeting) dhe ne kishim vendosur që në këtë tubim t’i paraqisnim rezultatet tona shkencore. Në programin e këtij tubimi e pashë se aty do të merrte pjesë edhe dr. Bartsch. Unë u habiat për të mirë se nuk e prisja këtë pasi ky ishte një tubim rajonal ku zakonisht, kryesisht pjesëmarrësit janë të po atij rajoni – kuptohet, ka edhe përjashtime. Erdhi edhe dita e këtij tubimi dhe ne u takuam me dr. Bartsch, ishim në të njejtin seksion. Paraqitja jonë ishte mjaft dinjitoze, një seri mjaft e gjërë e bashkëdyzimeve të sintetizuar dhe po ashtu përdorimi i tyre në kompleksimin dhe ndarjen e metaleve të ndryshme ishte mjaft mbresëlënës. Pas paraqitjes sonë dr. Bartsch më përgëzoi për rezultatet e arritura the theksoi se puna jonë shumë serioze i kishte lënë një befasi të këndshme. Gjatë atyre 2 – 3 ditëve sa zgjati ai tubim patëm mundësinë që të njiheshim më afër me dr. Bartsch. Ai ishte një njeri me një personalitet të këndhsëm: i qetë, shumë i sjellshëm, i përzemërt dhe shumë i shoqërueshëm – njeri që rrezatonte vlera të larta njerëzor.  Bisedonim për pasionin tone: sintezat organike, përvojat tona shkencore, por edhe temat tjera. Gjatë bisedave tona ai tregoi se po merrte pjesë në këtë tubim pasi që ai ishte nga ky rajon dhe babai e motra e tij ende jetonin aty. Pra, ky ishte një rast i mirë për t’i takuar ata dhe për të rekrutuar studentë të rinj për Texas Tech.

Nja dy – tri javë pas mbarimit të atij tubimi në Oregon, dr. Bartsch më dërgoi njeë letër në të cilën më përgëzonte për punën time dhe mbresat që i kishin lënë të arriturat e mia. Më kishte dërguar edhe broshurën e departamentit të kimisë të Texas Tech që të njihesha me departamentin, universitetin dhe qytetin e Lubbock-ut. Ai kishte dëshirë që unë t’i bashkangjitesha grupit të tij, por unë për arsye familjare dhe angazhimeve të mia në U. të Idahos nuk mundja ta pranoja ofertën e tij. Me dr. Bartsch takoheshim herë pas here nëpër tubime e konferenca shkencore dhe pos bisedave të rastit bisedonim edhe për projektet tona shkencore. Si gjithmone, këto takime ishin mjaft të përzemërta. Në vitin 1996 unë dhe familja kishim vendosur që të largoheshim nga Idaho: unë tani kisha doktoruar, i kisha kryer të gjitha projektet. Një ceshtje tjetër ishte edhe punësimi i bashkëshortes sime. Moscoë është një qytet i mrekullueshëm, por mundësitë e punësimit janë të kufizuara për disa profesione. Ne ishim të ineresuar që të vendoseshim në Philadelphia ose rrethinën e saj, sepse aty dhe në Nju Xhersi ka mjaft kompani kimike, farmaceutike, bioteknologjike. Unë isha i interesuar që nga bota akademike të kaloja në sektorin privat. Lidhjet, kontaktet e mia profesionale ishin kryesisht me botën akademike, prandaj vetëm me dërgimin e rezymeve nuk ishte e lehtë të siguroje një intervistë. Pas disa përpjekjeve për të gjetur një pozicion në sektorin privat vendosa ta kontaktoja dr. Bartsch në Texas. Pasi i këmbyem fjalët e rastit i tregova se përse po e kontaktoja. Oh, sa po më vjen keq, të më kishe thirrur disa ditë më parë, më tha, e kam patur një grant (dhuratë, ndihmë), por i kam premtuar njërit që është duke punuar me një profesor këtu në departamentin tonë, por brenda disa muajve i përfundon kontrata dhe unë kam vendosur që ta pranoj në grupin tim. Në fund të bisedës më tha se do të jemi në kontakt, sepse ka konkuruar për disa grante dhe brenda një kohe të shkurtër e pret miratimin e tyre dhe unë do të jem i pari në listën e tij. Vërtet ashtu ndodhi. Pas disa javësh dr. Bartsch më kishte kërkuar përmes telefonit në fakultet, por në atë çast unë isha në bibliotekë. Për këtë më njoftuan kolegët e mi. Po atë ditë në mbrëmje dr. Bartsch më mori në telefon në shtëpi dhe më njoftoi se tani granti ishte miratuar dhe ai me gjithë dëshirë do të më mirëpriste në grupin e tij. Pasi biseduam për projektet e mundshme dhe disa kushte të tjera unë pranova dhe në fillim të shkurtit të vitit 1997 u ndodha në Lubbock.

Në laboratorin e dr. Bartsch

Dr. Bartsch kishte disa laboratorë për grupin e tij të madh, ku bënin pjesë studentë, studentë në studime postdiplomike (graduate students), postdoktorantë e bashkëpunëtor shkencorë. Laboratorët ishin të pajisur mirë me enë, pajisje e aparatura laboratorike, kimikate, reagjentë, etj. Për shkak të natyrës së punës së tij shkencore aplikative (zbatuese) projektet e tij gjithmonë kanë qenë të financiuara mirë.  Pjesa dërmuese e projekteve të tij financoheshin nga Departamenti i Energjisë i ShBA-ve, fondacioneve të ndryshme shkencore kombëtare dhe të shtetit të Texasit. Po ashtu, ai ka patur edhe shumë projekte që ishin fryt i bashkëpunimit me industrinë dhe Laboratoret Kombëtare të ShBA-ve, projekte që sillnin të ardhura të mira. Dr. Bartsch ishte shumë i kujdesshëm dhe bënte çdo gjë që ne t’i kishim kushtet sa më të përshtatshme për punën tonë. çdo ditë e bënte një xhiro nëpër laboratorët e tij dhe na pyeste se për çka kishim nevojë për projektet tona. Një herë në javë i kishim diskutimet, konferencat tona shkencore individuale gjysëmorëshe ku i diskutonim rezultatet që i kishim arritur gjatë asaj jave, problemet e ndryshme dhe planet për javën tjetër. Dr. Bartsch ishte një njeri mjaft i organizuar, i saktë, i kujdesshëm, drejtues e administrator i shkëlqyer. Ai kujdesej edhe për mbarëvajtjen e Dapartamentit të Kimisë e Biokimisë – për disa mandate, 15 vite, ka qenë kryeshef (chairman) i departamentit. Gjatë qëndrimit tim 3 vjeçar në laboratorin e tij kam patur një punë shkencore mjaft prodhimtare, mbi 15 punime shkencore, pjesëmarrje në tubime e konferenca shkencore. Meqenëse banoja afër kampusit universitar, çdo mbrëmjë, gati çdo të shtunë e të diel shkoja në laborator. Të shtunave paradite vinte edhe dr. Bartsch dhe ne gjenim pak kohë për të diskutuar për punën shkencore, planet për projektet e ardhshme, por edhe biseda të tjera të rastit e me ndonjë tematikë të caktuar. Këto takime, biseda i bënin shumë përshtypje dr. Bartsch. (Më vonë kur u largova nga Lubbocku dhe sa herë që bisedonim në telefon, dr. Bartsch gjithmonë i përmendte ato takime, bisadat tona të atyre të shtunave). Fal përvojës sime në sintezat e bashkëdyzimeve makrociklike, rezultateve të larta e prodhimtarisë së begatshme, dr. Bartsch më ka respektuar dhe gjithmonë më ka trajtuar si bashkëpunëtor të barabartë me të. Kurrë nuk më ka penguar për ndonjë projekt që ishte jashtë atyre që i kishim planifikuar. Nëse mund ta kryesh, vetëm vazhdo, më thoshte.

Po bëheshin tri vite që unë isha në laboratorin e dr. Bartsch dhe koha kishte ardhur që të kërkoja një pozicion tjetër në industry. Familja ime, bashkëshortja dhe dy fëmijët, për shkak të shkollës së tyre kishin disa muaj që ishin vendosur në Philadelphia, ku jetonte e ëma dhe motra e saj. Unë u ndala edhe pak kohë në Lubbock për t’i përfunduar disa projekte që ishin në përfundimin e sipër. Grumbulloja mjaft të dhëna eksperimentale, sepse punimet shkencore mund t’I, shkruaja,  përfundoja më vonë. Dr. Bartsch më tha se në laboratorin e tij unë mund të rrija sa të doja, por edhe unë duhej të kisha para syshë të ardhmen time.Ne e kishim një projekt që ishte i lidhur me një kompani kimike në Nju Xhersi dhe unë i thashë dr. Bartsch nëse mund të bisedonte me drejtorin e asaj kompanie nëse kishin ndonjë pozicion të lirë për mua. Ai më tha se, po atë ditë e kishte një bisedë telefonike me të dhe do t’ia përmende edhe rastin tim. Dhe ashtu ndodhi, unë erdha në Philadelphia dhe e kontaktova drejtorin e asaj kompanie, pas një kohe më ftoi të mbaja një ligjeratë për punën time shkencore. Në ndërkohë deri sa prisja për atë pozicion, unë e gjeta një pozicion të përkohshëm në Drexell University në Philadelphia. Në kompaninë në fjalë u punësova dhe aty i kalova 10 vite. Udhëtimi nga Philadelphia gjer në Sayreville (Nju Xhersi), ku ndodhej kompania, ishte i gjatë, por i përballova për gjithë ato vite. Tani ka vite që punoj në një kompani tjetër në rrethinën e Philadelphias. 

Koha e ndarjes dhe ritakimit

Disa ditë para se të largohesha nga Lubbock-u dr. Bartsch më mori për drekë në një restorant të njohur dhe gjatë asaj dreke reflektuam për qëndrimin tim në laboratorin e tij, punën shkencore, fatet e jetës, etj. Që të dy ishim të mendimit se kur dr. Bartsch e kishte filluar punën në këtë lëmi as që e kishte menduar se do t’i arrinte këto sukses, të ketë një veprimtari kaq prodhuese shkencore. Por, kurreshtja e shkencëtarit dhe puna këmbëngulëse e ben çdo gjë të mundur. Dua të theksoj këtu se dr. Bartsch ishte një njeri shumë i ndjeshëm, i respektonte bashkëpunëtorët që ishin punëtor të mirë e prodhimtarë, ndjente një zbrazëti kur vinte koha që ata/ato të largoheshin nga laboratori i tij. Kur erdhi rasti që të ndaheshim, atij syte gati iu mbushën me lotë. Nuk mundi të ma zgjaste dorën që të përshëndetëshim. Sadik, do të takohemi përsëri, më tha. Edhe pasi u largova nga laboratorri i dr. Bartsch vazhduam të ishim në kontak të herë pas hershëm: biseda telefonike, korrespodencë. Dorëshkrimet e punimeve tona shkencore shkonin nga njëra dorë në tjetrën derisa e merrnin formën përfundimtare. Në qershor të vitit 2011, me rastin e pensionimit të tij, dr. Bartsch organizoi një festë të madhe, ribashkim të grupit, ku ishin të pranishëm shumica e ish studentëve të tij, bashkëpunëtorët shkencorë, postdoktorantët, etj.Ishte ky një rast i mirë për t’u takuar me kolegët e vjetër, për t’i freskuar kujtimet tona, kohën që kishim kaluar në laboratorin e dr. Bartsch, qytetin e Lubbockut. Dr. Bartsch na tregoi se po ballafaqohej me disa probleme shëndetësore, por për momentin po ndihej mirë. Kjo ishte edhe hera e fundit që u takuam me dr. Bartsch.

Qyteti i Lubbock-ut dhe Texas Tech University

Qyteti i Lubbock-ut ndodhet ne pjesen veripërendimore të Texasit dhe ka mbi 260 mijë banorë. Lubbock është i njohur për prodhimin e pambukut. Gati 25% e sasisë së pambukut të ShBA-ve prodhohet në Lubbock dhe rrethinën e tij. PërveçTexas Tech në Lubbock ndodhen edhe disa kolegje të vogla. Qyteti është i rrafshtë pa as edhe ndonjë kodrinë të vockël. Ka parqe të shumta të cilët si karakteristikë të veçantë e kanë se në ta ndodhen liqene të vogla që shërbejnë edhe për grumbullimin e ujit kur bie shi. Për dashamirët e muzikës rock and roll vlen të përmendim se Lubbock-u është vendlindja e legjendës së rock and rollit, Buddy Holly (1936 – 1959). Edhe pse vdiq shumë i ri në një fatkeqësi ajrore, ai mbetet një figurë mjaft e rëndësishme e këtij lloji të muzikës. Lubbock-u nuk shquhet për ndonjë bukuri të veçantë, por përendimet e diellit janë dicka madhështore, magjepse, spektakolare në atë horizont të pafund. Çdo buzëmbrëmje i kam shijuar këto spektakle mahnitëse në qiellin e gjërë të Lubbock-ut.

Texas Tech University është themeluar më 10 shkurt të vitit 1923 dhe sot ka mbi 40 mijë studentë. Studentët vijnë nga të gjitha 50 shtetet e ShBA-ve dhe nga 100 vende të huaja.Universiteti ofron mbi 150 disiplina, përbëhet nga 13 kolegje dhe ka mbi 60 qendra hulumtuese dhe institute shkencore. Shquhet për kampusin universitar të shtrirë në një sipërfaqe të gjërë dhe mjaft të bukur, të ndërtuar në stilin e Renesancës Spanjolle. Biblioteka e pasur e universitetit në fondin e saj ka edhe një numër të mirë të librave mbi historinë dhe letërsinë shqiptare.

I solla këto kujtime, sepse ato tani janë bërë një pjesë e bukur e jetës sime. I solla edhe për ta kujtuar e nderuar dr. Bartsch, një pedagog, shkencëtar, njeri e mik shumë i mirë. I përjetshëm qoftë kujtimi për dr. Richard Bartsch!

Philadelphia, nëntor, 2020

*Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Fejton Tagged With: Dr. Richard Bartsch, Dr.Sadik elshani, Kujtesa

EDHE “CICMICI”ASHT’ SPORT, SHQIPTARËT KAMPIONË MES VEDIT!

November 18, 2020 by dgreca

NGA LORO STAJKA- Virginia-/

Qysh në kohë të lashta, në Iliri. Greqi e Romë dhe në do vende të tjera, kjenë organizue lojna sportive: Olympiadat, ku atletët ,mateshin njeni me tjetrin tuj tregue fuqinë e trupit dhe bukurinë fizike, po ashtu shquetësinë dhe guximin në ndeshje; si mundje, disk e tjera. Atletët fitues merrnin si dhuratë nji “kunorë dafine” e cila në treg nuk kishte asnji fare vlere sadoqë zbukurohej me degza të nji bime që konsiderohej “fisnike”, por cilësohej si cmimi ma i nalt në ato kohna.

 Lojnat sportive, disa autorë të lashtësisë, na tregojnë se organizoheshin për me nderue Hyjnit.                               

Ma vonë,kah fillimi i shekullit të kaluem, nuk ka randësi data e përpikët, këtu, doli dikush dhe ngjalli frymën dhe shpirtin e Olympiadave të lashta, me qëllim që duke u takuar “sportistët” të bahej nji ideal per t’u mire kuptue njerzimi.

Ne fakt, me anën e këtyne ndeshjeve u banë hapa të mëdha në afrimin e mirëkuptimin në botë. Me mijëra sportistë, cdo ditë,enden nëpër vende të hueja si mysafirë dhe lajmëtar të paqes dhe të dashnisë vllaznore në mes njerezve.                                                                        

           Nji lojë sportive ashte dhe “CICMICI” apo “fec’e, feci” mbasi  ashtu luejn “gurt “ e kësaje loje. Këtë lloje sporti, CICMICIN, na Shqiptarët e dijmë përmendësh, e luejm në cdo kohë, orë e cast, duket se  ka le me ne, pra , e luejm nadje, në drekë, në zyrë, në treg tuj shit speca apor kastraveca, tuj hangër, tuj bisedue cështje shumë me randësi, nër mbledhje politike ku CICMICI luhet për me tregue dhe me u mburrë se kush ashte “politikan” me fletë …!

      Të gjithë kena luejt  CICMICIN, dhe kena shumë “Champion-a” mirpo dreqi ka dashtë që këtë llojë loje,”CICMICIN” e lozin vetëm Shqiptarët ( në mënyrën që e dijnë ata), kështu kena hup nji rast të volitshëm që me anën e “CICMICIT” tonë kombëtar, të vllaznojmë njerezimin….Tash, tuj kense jena CICMICTARË të regjun, nga ana tjetër nuk po gjejmë amatorë të HUAJ për t’i apasjonue në këtë lojë, a thue do të ishte ma mirë të fillojmë t’a ndërrojmë me PING-PONG-un, me shpresë që të na VLLAZNOJË në mes tonë .Kjo duhet ba shpejt… ashte urgjente!…                                                      

  Nuk po di…Mendoj se FEC’e FEC-et, a por si luejn’ gurt e CICMICIT, e kanë krye kohën e tyne….

*Eshte ruajte shkrimi dialktor i autorit…

Filed Under: Fejton Tagged With: Cicmici, Loro Stajka, Shqiptaret Kampione

I MADHI CASTRIOT – SKENDERBEU- MBRETI I SHQIPËRISË, DUKA I MADH I EPIRIT

July 22, 2020 by dgreca

Këto ditë doli nga shtypi libri ”I madhi Castriot ME LLAGAP Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit” i autorit Zannovich, Stephan, apo Stiepan (1751 – 1786), në botim të ”Shoqata Sokol Demaku Shtëpia botuese”nga Borås i Suedisë dhe në përkthim të Sokol Demaku nga gjuha Suedeze më gjuhën shqipe.

Në përkthim dhe përshtatja nga suedishtja e vjetër nga Sven Esselius. 

Shtypë: Në shtypshkronjën Lena Graphik Prishtinë, libër me vlera historike ne 256 faqe në të dy gjuhët shqip dhe suedisht.

Që ne fillim autori i këtij libri Zannovich Stephan me perkthim ne gjuhën suedeze nga Anders Zetterberg, Stockholm, 1788 thotë: 

Historia që kam treguar është e shkurtër; unë e pranoj këtë dhe në mënyrë të pakonsiderushme është e ngarkuar me rrethana të vogla. Sidoqoftë, pak a shumë unë kam thënë gjithçka. Kur njeriu nuk ka asgjë më shumë për të thënë se sa e vërteta e pastër, ai mund të thotë shumë me me pak fjalë. Natyra e thjeshtë është elokuente në një zemër, e prekur nga kaq shumë fatkeqësi. Vetëm ajo ma ka vënë penën në dorë; është gjithashtu edhe ajo që duhet të presim se çfarë mund të nxjerrë në pah kjo histori. Unë nuk jam ushqyer nga lulet e elokuencës, dhe as nga arti i një vokalisti, por jam vetëm një saraj, që nuk di asgjë tjetër përveç se fuqisë absolute, e privuar nga çdo shpresë. Aty jetoj unë në errësirë. Por mjerisht! Tani jam aq i pafat sa vetë errësira nuk mund të më mbulojë nga përndjekja e armiqve të mi dhe për të keqen time pa lumturi! Duke u zgjuar, i vetëm dhe i tradhtuar në zotërinë e miqësisë egoiste, nuk pres pushim deri në varr, megjithatë, unë mund të përziej hirin tim me etërit e mi! Por jo!” Zannovich, Stephan, apo Stiepan 

Rretfimi i Zannovich fillon nga Mbreteria e Gjon Kastriotit dhe vazhdon me të madhin Gjergj Kastrioti ishte djali i Gjon Kastriotit dhe i Vojsavës,vajza më e madhe e Princit të Tribalëve. Mbretëria e Shqipërisë, një provincë evropiane, e vendosur përgjatë grykës veneciane, e rrethuar me male, shkëmbinj malorë, moral të thellë, ishte e sunduar tashmë e 710 vjet nga kjo familje e shkëlqyer, origjina e së cilës humbet në shtigjet e paarritshme të së kaluarës.

Pozicioni i favorshëm i këtij vendi, guximi i këtyre banorëve të maleve dhe disponimi luftarak i tyre, i bëri ata të frikshëm dhe të rrezikshëm për fqinjët e tyre, e sidomos për turqit.

Gjergji nuk ishte më shumë se gjashtë vjeç atëherë: sapo u ekstradua në Perandorinë Turke, ai u bë synet në bazë të ligjeve të Mehmetit. Ndërsa ai zotëronte të gjitha cilësitë e mendjes dhe trupit që mund ta bënin një princ të ri të rehatshëm; ai madje në këtë moshë të re e tregoi veten në mënyra fisnike, duke lartësuar të menduarit; atëherë Murati tregoi një simpati të veçantë për të: i kishte dhënë një edukim mjaft të mirë.

Kostandini, Johan dhe Stanislaus, vëllezërit e tij më të mëdhenj, më parë ishin gjymtuar nga komanda e Muratit, por pas disa kohësh, ata u helmuan dhe u ekzekutuan në Serrillanga nga një helm i ngadaltë. Një fat i njëjtë e priste edhe Gjergjin, por dukej se ishte shkruar në Librin e Providencës se i vetmi numër i këtij gjaku fisnik duhet të mbetej gjallë, në mënyrë që më pas, ne pasardhësit e tij, do të ishim edhe më shumë të pakënaqur sesa me famën e tij. 

Në atë kohë, ndërsa Gjergji rritej dhe bëhej më i madh, edhe forca i rritej aq shumë sa askush në vendet e lindjes nuk kishte një trup më të fortë, krahë më të mbushur dhe guxim më të patrembur, sa ai. 

Atij iu vu në dispozicion një mësues mjeshtër, i cili i mësoi Gjergjit turqisht, arabisht, greqisht, italisht, sllovenisht, si dhe Gjuhën Latine, e cila pas rënies së perandorisë ishte po aq e rrezikshme për të rinjtë, sa bestytnia për adhurimin e vërtetë të Zotit.

Ata e mësuan Gjergjin të përdorë armët, të kalërojë si dhe të bëjë të gjitha ushtrimet e trupit,që janë të nevojshme për të pasur sukses në shërbimin ushtarak. 

Ai përfitoi njohuri për veten e tij aq mirë nga ata mësues të aftë, të cilëve iu ishte besuar edukimi i tij, që jo vetëm në të gjitha konkurset publike ai fitoi të gjitha çmimet konkuruese, por, gjithashtu, ai çdo ditë merrte çmime të reja dhe lëvdata nga Murati. 

Në moshën 18 vjeçare, Perandori e kishte emëruar atë komandant të mbi 5 000 kaloresish, duke e dërguar në Azi

Një libër me vlera historike për kohën e art të popullit shqiptar nën udhëhqjen e heroit  kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu. Ku edhe autori i këtij libri thotë me krenari:

Gjaku i Kastriotëve është me të vërtetë ndër më fisnikët në Orient, sepse është rrënjosur në fillimin e botës me shekujt e ardhshëm.

Dhe me pas vazhdon:

Dikush mund të shohë nga kjo përmbajtje e shkurtër e tregimit të tij se ai kishte fituar me të drejtë shumë tituj të luftëtarit të pathyeshëm, fisnikërisë, mbrojtësit të emrit të krishterë, të trungut të fesë dhe të Aleksandrit të Ri, që atij i ishin dhënë nga papët, nga mbretërit e bashkëvëllezërve të tij dhe atë të Skënderbeut, të cilin edhe armiqtë e tij e nderuan. Por kaq shumë lavdi dhe lumturi u zhdukën në një çast! Pas vdekjes së tij, u dukën furtunat. Bubullima dëgjoheshin nga të gjitha anët mbi kokat e pasardhësit të tij! Turqit, me Kuranin në njërën dorë dhe me shpatë në tjetrën, sollën më pas shkatërrimin e kësaj mbretërie të bukur, të cilën e vunë nën zgjedhën e skllavërisë. Vdekja, skllavëria dhe shkatërrimi sot janë të dukshme në të gjithë Shqipërinë dhe gjurmët e përgjakshme të luftrave të Mehmetit. Kujtimi i këtyre fatkeqësive; historia e tyre, që unë, si shkrimtar i historisë, jam i detyruar ta portretizoj, më bën edhe mua që të derdhi lotë. Sidoqoftë, do të hesht. Por ekziston një vuajtje kundër së cilës zemra më stoike nuk mund të ngurtësohet kurrë.

Por ia lem lexuesit te ndjen vet  me rastin e leximit këto histori autoktone të paraqitura nga autori Zannovich, Stephan lindur në Budva, Shqipëria veneciane, 18 shkurt 1751 – vdiq në Amsterdam, Republika Hollandeze, 25 maj 1786), e quajtën Hanibal, ishte një aventurier dhe shkrimtar i “Letrave Turke” Ai kishte shkrua në italisht, frëngjisht, latinisht, gjermanisht dhe serbisht. Ai ishte një stilolaps i Gluck, Pietro Metastasio, Voltaire, Jean le Rond d’Alembert, Jean Jacques Rousseau, Catherine Great and Frederick William II të Prusisë, të cilit i kushtoi një libër me vargje frëngjisht të përkthyera nga italishtja, “L’Alcoran des Princes Destinés au Trone”. Giacomo Casanova përmend Stefano Zannovich, i cili “bëri një vizitë në Vjenë nën aliat e Princit Castriotto d’Albanie. Nën presionin e autoriteteve, ai u largua në fund të korrikut 1784 “për Poloninë dhe më vonë për Hollandën (Provincat e Bashkuara). Zannovich kishte bërë një punë të madhe dhe me përkushtim rreth Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit sa ku ishte në Holandë dhe Gjermani, pasi që nxorri në dritë librin e tij kushuar Heroit Komëtar në gjuhën gjermane e përkthye në suedisht nga shtypshkronja Anders Zettenberg ne Stockholm, 1788.

Filed Under: Fejton Tagged With: Boras, Sokol Demaku, t-Skenderbeu

Dita e Përkujtimit, Presidenti Trump nderon të rënët në luftë

May 25, 2020 by dgreca

Zeri i Amerikes- Washington-25 Maj 2020- Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e rënë në luftë. Ai vendosi kurora me lule në varrezat kombëtare të Arlingtonit, qytet shumë pranë Uashington DC-së. Udhëheqësi amerikan u përkul përpara varrin të Ushtarit të Panjohur. Ai shoqërohej nga Nënpresidenti Mike Pence dhe sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Zonja e Parë Melania Trump dhe Zonja e Dytë Karen Pence e vëzhguan ceremoninë nga një distancë aty pranë së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë.

Për shkak të kërcënimit që paraqet koronavirusi, në ceremoninë e përvitshme me rastin e Ditës së Përkujtimit në Arlington, Presidenti Trump nuk mbajti një fjalim sikurse në vitet e kaluara dhe pjesëmarrësit në ceremoni ruajtën një distancë fizike prej rreth 2 metrash nga njëri-tjetri. Disa anëtarë të personelit ushtarak mbanin maska në fytyrë. Ceremonia u shoqërua edhe me të shtëna topash në shenjë nderimi për të rënët në luftë.

Dita e Përkujtimit shënohet çdo vit në SHBA të hënën e fundit të muajit maj në nderim të qindra mijëra ushtarakëve amerikanë, burra e gra që sakrifikuan jetën për vendin.

Fundjavën e kaluar, nga e premtja deri ditën e dielë, flamujt amerikanë në të gjithë vendin u ulën në gjysmë shtizë për të nderuar rreth 100 mijë amerikanë që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Të hënën flamujt u ulën sërisht për të nderuar ata që kanë rënë në luftë.

Pas largimit nga varrezat e Arlingtonit presidenti Trump shkoi në Baltimorë në fortesën McHenry, atje ku në vitin 1812 është zhvilluar betejë historike, e cila shërbyer si frymëzim për himnin kombëtar amerikan.

Kryetari i Bashkisë së Baltimores Jack Young kishte kërkuar që presidenti të mos vinte, duke thënë se vizita e tij dërgon një mesazh të gabuar në një kohë kur ai (Jack Young) u ka kërkuar banorëve të qytetit që të shmangin udhëtimet e parëndësishme. Zoti Young tha se vizita e Presidentit nuk ishte thelbësore.

Filed Under: Fejton Tagged With: Dita e Perkujtimit, President Trump

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 103
  • 104
  • 105
  • 106
  • 107
  • …
  • 116
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT