• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha u takua me drejtorin e AKI-së z.Petrit Ajeti

November 8, 2024 by s p

Takim i frytshëm me drejtorin e Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës z. Petrit Ajeti. Kryetari i Federatës Panshqiptare “VATRA” Dr. Elmi Berisha e siguroj drejtorin Ajeti që VATRA do jetë mbështetëse e fuqishme e institucioneve më të besueshme të sigurisë në vend AKI -së dhe Policisë së Kosovës.

Kryetari Berisha i shprehi mirënjohje të thellë drejtorit Ajeti për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante të sigurisë në SHBA në funksion të paqes, stabiliteit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Filed Under: Fejton

Kur René Descartes ishte mësues i mbretëreshës Christina të Suedisë

November 2, 2024 by s p

Saimir Kadiu/

Në vitin 1649, filozofi dhe matematikani i njohur francez René Descartes u ftua në oborrin e mbretëreshës Christina të Suedisë. Christina, e njohur për kuriozitetin e saj intelektual dhe dëshirën për ta shndërruar Stokholmin në një qendër kulturore, kërkoi ekspertizën e Dekartit në filozofi.

Megjithë hezitimin e tij fillestar, Dekarti e pranoi pozicionin, duke kaluar në klimën e ftohtë dhe të panjohur të Suedisë. Mbretëresha Christina, një studiuese e përkushtuar, këmbënguli për mësimet heret në mëngjes në orën 5, një kohë që ajo besonte se ishte më e dobishme për të mësuar.

Ky orar rigoroz kërkonte që Dekarti të përshkonte mëngjeset e ashpra të dimrit suedez për të arritur në pallat, një rutinë që dëmtoi shëndetin e tij.

Brenda pak muajsh shëndeti i Dekartit filloi të përkeqësohej.

Kombinimi i orëve të para, të ftohtit të rëndë dhe tendosjes fizike të shëtitjeve të përditshme e çuan atë në pneumoni.

Pavarësisht se mori kujdes mjekësor, gjendja e Dekartit u përkeqësua dhe ai vdiq më 11 shkurt 1650, vetëm disa muaj pas mbërritjes së tij në Suedi, kur nuk kishte mbushur akoma 54 vjec…

Vdekja e tij shënoi një fund tragjik të mandatit të tij të shkurtër si mësues i mbretëreshës, duke nxjerrë në pah realitetet e ashpra të jetës në shekullin e 17-të dhe përkushtimin ekstrem të mësuesit dhe studentit për kërkimin e dijes.

Filed Under: Fejton

Festivali i shkollave shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

October 29, 2024 by s p

Filed Under: Fejton

Rexhep Boja, klerik i modelit rilindës

October 23, 2024 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

I nderuar që kisha mundësinë të paraqitem me kumtesëm tim:”Rexhep Boja, klerik i modelit rilindës,” në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën, të organizuar nga Bashkësia Islame.

Myftiu, intelektuali dhe ambasadori Rexhep Boja ishte një klerik që ndoqi një model të rilindësve. Njëkohësisht edhe ai vetë përfaqëson një model për brezat e rinj. Emri i tij lidhet me pavarësinë e BIK-ut si dhe lëvizjen kokbëtare për shtetin e Kosovës. Ai ishte ambasadori i parë në Lindjen e Mesme, rajon ky me peshë te veçantë dhe një shesh betejë për njohje të reja të shtetit të Kosovës.

Me profilin e tij Boja na kujtonte modelin e klerikut Vehbi Dibra, një intelektual dhe kryemyfti i parë i Shqipërisë dhe delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, na kujton Fan Nolin, letrar, prift dhe politikan, i cili Kishës Ortodokse i dha autoqefalinë, i dha vulën dhe zërin shqiptar, na kujton Imzot Mark Sopi, i cili ndoqi gjurmët e traditës së Kishës katolike ndër shqiptarë, duke mos e ndarë asnjëherë çështjen shpirtërore nga ajo atdhetare.

“Fe dhe Atdhe” qe kurdoherë deviza e myftiu Rexhep Boja, liderit që me karizmën dhe vizionin e tij mishëronte prijësin fetar të modelit rilindës, theksova, në mes tjerash, në kumtesën time në konferencën shkencore: “Dr. Rexhep Boja- prijës, vizionar dhe burrështetas i shquar”.

Filed Under: Fejton

Koekzistenca ndërfetare në mendimet dhe praktikën  e dr. Rexhep Bojës 

October 22, 2024 by s p

Elez Osmani/

Të nderuar pjesëmarres te nderuar organizator,fillimisht dëshiroj t’ju pershendes dhe tu uroj per punen e vyer qe jeni duke berë.  

Kumtesen time e emertova “Koeksistenca  ndërfetare në mendimet dhe praktikën  e dr. Rexhep Bojës “, sepse ky terë jetën e pati ketë plotformë.  

Me dr. Rexhep Bojën u njoha kur punonim, si profesorë, në Medresenë e Mesme Alaudin në Prishtinë, në vitet 1985 e tutje. 

Medreseja ishte një mjedis i ri për të, andaj dukej i heshtur, por i qetë, fjalë pak, por serioz në çdo bisedë që bënte. Me nxënës dhe me kolegë ishte i afërt, por përherë i thellë ne mendime. Natyrisht, ne të gjithë arsimtarët, kishim konsideratë për të,  sepse ai ishte i vetmi nga Kosova, në atë kohë, që ishte doktoruar në botën arabe. Përveç kësaj, ai me mënyrën e sjelljes së tij karakteristike të bënte për vete. Mirëpo, kurrë nuk e kisha menduar, se më vonë, do të ishim bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Po ashtu, në ato vite, nuk kisha menduar se ai do të ishte Kryetar i BIK-ut, që ishte gjetja me e qëlluar, jo vetëm për atë kohë, por ishte ndër zgjedhjet me të vyera të Bashkësisë Islame të Kosovës,per ete ka meritë te veçantë muftiu i sotem Naim ef.Ternaava

Mund të thuhet prandaj, se ne ruajmë kujtime nga më të ndryshmet, që nuk do të harrohen kurrë, qoshin ato çaste të lumtura, qofshin vështirësi nga më të ndryshmet nëpër të cilat kemi kaluar. Prandaj bashkëpunimi me të, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e të gjithë bashkëpunëtorëve që ka pasur në gjithë veprimtarinë e tij për lirinë dhe bashkëjetesën fetare në Kosovë. Prandaj, të gjithë jemi krenar, që kemi pasur një personalitet aq të përkushtuar dhe aq vizionar për ta udhëhequr BIK-un.  Dhe me gjerë

  Të gjithë kronikët pajtohen, se dr. Rexhep Boja, ishte një veprimtar që tërë jetën ia kishte kushtuar çështjes shqiptare dhe asaj fetare, siç ishin liria e Kosovës dhe demokratizimi i Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe gjendjen e  shqiptarëve në  trojet e tyre të tjera në ish-Jugosllavi, por edhe jetës së shqiptarëve kudo që jetojnë.  

Në veprimtarinë e tij publike dhe fetare, nuk e kanë frikësuar as kërcënimet, as persekutimet, as shpifjet, as egërsia e pushtuesit të kaluar. Me punën e tij, ishte i palodhshëm dhe i palëkundur për të mirën e atdheut dhe fesë. Janë të shumta rastet kur dhunën e kishte mundur me buzëqeshjen e tij  karakteristike, kur despotizmin e kishte mundur me sarkazmin e veçantë të tij, propagandën për pagabueshmërinë e njerëzve të pushtetshëm, e kishte mundur me ironinë e tij intelektuale, ndërsa kokëfortësinë e të tjerëve, e kishte mundur me këmbënguljen për të bërë vepra të mira, kurse injorancën e të tjerëve e kishte mundur me të vërtetën e tij diturore.

Të gjitha këto karakteristika, prandaj, janë pjesë e veprimtarisë së tij, lexuesi i gjen kudo, në intervistat, në shkrimet e tij, gjë që janë kronikë jetësore e autorit 

Dr. Rexhep Boja, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ishte erudit dhe i tillë ka mbetur edhe sot e gjithë ditën. Ishte njohës i mirë i traditës, por ishte edhe popullor.Kishte një karakter te fortë e te pa lëkundur, i mbajtur fortë pas vetedijes fetare e kombëtare,pas principeve morale,i mençur e i urtë,fjalëpak e fjalëmbël i thjeshtë e i komunikueshem,i gjendshem dhe pa bujë ,ky ështe profili njerëzor i dr Rexhep Bojes. Mbi të gjitha, ai ishte vizionar i shkëlqyer. Fatmirësisht, në këtë rrugëtim jetësor në shërbim të vendit, nuk ishte vetëm, ngase njerëzit e mëdhenj shumë rrallë janë vetëm.

Me këtë rast, do të sjellë para jush, disa momente të zgjedhura, nga qëndrimi im,në New York, me të, ngase në qershor të vitit 1999, kemi marrë pjesë në “Konferencën botërore për fe dhe paqe”, me ftesë të dr. Wiliam Vendlit.

Siç mesohet nga Websajti i dr.Vendlit Ky me 1 qershor 1999 i shkruan Z. Kofi Annan Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

  “Unë ju shkruaj për të sjellë në vëmendjen tuaj  ardhjen Dr. Rexhep Bojës , Myftiut të Bashkësisë Islame në Kosovë  këtë javë në Nju Jork .Ndjeva se Shkëlqesia Juaj do të dëshironte të njihte praninë e tij. Dëshiroja gjithashtu të njohtoj Shkëlqesinë Tënde për një mundësi, , për t’u takuar shkurtimisht me të.këte duhet ta vlerësosh të përshtatshme Pastaj e informon se  Dr. Boja ka qenë një bashkëpunëtor i shquar në punën ndërfetare që Konferenca Botërore për Fenë dhe Paqen (WCRP) kishte iniciuar në Kosovë. Por situata aktuale ushtarake atje e ka ndërprerë tragjikisht këtë punë.

 Megjithatë, WCRP mbetet në kontakt të drejtpërdrejtë me të gjithë udhëheqësit e lartë fetarë nga Kosova dhe homologët e tyre në zona të tjera të Ballkanit. WCRP është duke përgatitur në heshtje rifillimin e aktiviteteve në terren në Kosovë me komunitetet fetare sapo ta lejojnë rrethanat.

Në Nju Jork për një Simpozium  të WCRP për Kosovën, më 2 qershor, orari i mëpasshëm i Dr. Bojës do t’i mundësonte atij një farë fleksibiliteti të enjten ose të premten, 4-5 qershor 1999. Më pas ai do të kthehet në Stamboll, ku ka krijuar një zyrë për Kosovën Bashkësisë Islame.

Para se te fillojnë punimete Konferencës dr. Rexhep Boja ,pati një takim 

Rabain Shnaider,  kryetar (atehere) i sinagogave te New Yorkit.Rabai I shfaqi deshiren e  tij per ta ndertuar njē xhami .Ishim ne prag te nenshkrimit te marreveshjes s e Kumanoves. Pas je muaji Dr.Boja e lejmron Rabain se lokacioni per ndertimin e Xhamise është ne  fshatin  Jabllanicë   – Shqiponjë te Dushkajes.Ata e financuan  e ndertuan dhe e  përuruan se bashku me dr.Bojen ,inaugurimin e sajë.

Pastaj vazhdoi punen në këtë konferencë botërore. Kosovën e përfaqësonin të dy prijësit fetarë, dr. Rexhep Boja dhe Imzot Mark Sopi. E veçanta e qëndrimit të tyre në atë konferencë ishte se ata,me uniforma klerikēsh te ndryshme, të dy rrinin bashkë, dhe  së bashku  i trajtonin të njëjtat probleme madhore të Kosovës, të luftës për liri dhe të fesë, para kolegëve të tyre botërorë.

 Unë do të sjellë para jush, disa pjesë nga intervista e dr. Rexhep Bojës dhënë gazetës Nju Jork Times, botuar më 12 qershor të vitit 1999, ku theksohen çështjet kryesore të Kosovës së atyre ditëve.

Intervista e dr Rexhep Bojës në Nju Jork Times-it

Nëse lexohet me vëmendje intervista e dr. Rexhep Bojës dhenë Nju Jork Times-it, që në vitin 1999, kur atje ishim, disa ditë para dhe disa ditë pasi të nënshkruhej Marrëveshja e Kumanovës, është e udhës të theksohen disa çështje interesante që, përveç të tjerash, shpalojnë edhe përkushtimin atdhetar dhe fetar të dr. Rexhep Bojës.

Së pari, ai nuk e fsheh faktin se edhe shtëpia e tij në Prishtinë ishte djegur, kurse familjarët  e tij  , ishin maltretuar dhe pastaj, pasi ju ishte marrë çdo gjë, ishin nxjerrë në kolonën e madhe të të dëbuarve dhe ishin përcjellë nën tyta armësh deri te stacioni i trenit që të dëboheshin nga Kosova. Por, ai kërkon që kjo çështje e familjes së tij, të mos bëhej sensacion përmes shtypit të kohës, ngase kështu i kishte ndodhur gjithë popullit shqiptar të Kosovës. ..  

po aty Ai nuk e pranon me fakte përshtypjen e përhapur, se historia e Ballkanit nuk është gjë tjetër veçse një kronikë e luftës fetare.  Në Kosovë, është krejt e kundërta, tha ai: tre komunitete fetare–myslimane, ortodokse dhe katolike romake–bashkëjetuan prej kohësh në mënyrë paqësore…

Më tutje, ai duke folur për Bashkësinë Islame të Kosovës, për të cilën flet se po ashtu është rrënuar, tregon edhe veprimtarinë e saj për jetën e përditshme dhe për rolin arsimor që kishte Bashkësia gjatë gjithë kohës së pushtimit serb.

Një e dhënë tjetër interesante është edhe qëndrimi që shpalos në Nju Jork për mos pjesëmarrjen e priftërinjve ortodoks nga Kosova në Konferencën Botërore të fesë dhe Paqes. Duke folur për qëndrimin e tyre, duke mos e dënuar gjenocidin ndaj shqiptarëve nga pushteti dhe populli serb, ai gjen një lloj arsyetimi se ata ishin nën diktatin e pushtetit, që ishte i ngjashëm me pushtetet komuniste, andaj një fjalët e tyre kundër mund t’i kushtonte me jetë.

 … Ai kishte vizituar refugjatët në Fort Dix, N. J., dhe po ashtu e dinte se së shpejti do të këshillonte familjet, që të mësonin, se jo vetëm për shtëpitë dhe mjetet e jetesës së shkatërruar, por edhe për djemtë e vrarë dhe për vajzat e përdhunuara.

Ajo që dukej se ishte konstante, megjithatë, ishte bindja e tij se me ndihmën e “kombeve të qytetëruara”–së pari ndër to, Shtetet e Bashkuara, në sytë e tij një model i pluralizmit fetar–rindërtimi dhe toleranca mund të kapërcejnë rrënimet dhe hakmarrjen…”

Këto janë vetëm disa nga çështjet që dr. Rexhep Boja i kishte bërë publike, që në vitin 1999 në gazetën Nju Jork Times. 

Kësodore vizioni i tij atdhetar, si dhe njohuritë e tij për të ardhmen e Kosovës, edhe pas gjithë asaj lufte shkatërrimtare, mbështetej te faktori i aleancave me shtetet që kishin dhënë shumë për lirinë e Kosovës, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Elez Osmnai 

Prishtine 18-19 tetor 2024

Two men sitting at a table with flags

Description automatically generated
A person standing at a podium with a microphone

Description automatically generated

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT