• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bota e letrave sot është më e varfër

July 12, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

“Komunistët, për shembull, kanë besuar se evolucioni i kapitalizmit do ta varfëronte gjithnjë e më shumë proletariatin dhe një ditë, kur zbuluan se gjithë punëtorët e Evropës ktheheshin me veturë nga puna, patën dëshirë të bërtisnin që realiteti ua kishte bërë me hile. Realiteti ishte më i fortë se ideologjia.”- Milan Kundera- “Pavdekësia”

Bota e letrave sot është më e varfër.

Milan Kundera, autori i kryeveprës “Lehtësia e padurueshme e qenies”, është ndarë sot nga jeta në moshën 94- vjeçare.

Lindi në 1929 në Çekosllovaki, ndërsa në 1975 largohet për të jetuar në Francë, e cila do të ishte atdheu i tij i dytë.

Ky dualizëm vlen edhe për veprat e tij: një trashëgimtar i rafinuar i letërsisë së madhe të Evropës Qendrore, nga e cila mori dhe ripunoi tema të tilla si ndjenja e pasigurisë dhe rastësisë në gjendjen njerëzore. Por Kundera kishte edhe frymën e shkrimtarit iluminist, shumë i aftë në ndërthurjen e reflektimeve të thella filozofike në histori.

Emri i Milan Kunderës lidhet menjëherë me romanin “Lehtësia e padurueshme e qenies”, por edhe romanet “Shakaja”, “Pavdekësia”, “Arti i romanit”, “Libri i të qeshurit dhe harresës”, etj kanë një nivel të jashtëzakonshëm letrar, historik e filozofik.

Nuk e mori ndonjëherë çmimin Nobel, pavarësisht se për miliona lexues në gjithë botën është, ndoshta, shkrimtari më i madh…

Filed Under: Fejton

LUMTURIA E VUÇIQIT NUK DUHET TA KETË BURIM PËRÇARJEN E TIRANËS DHE PRISHTINËS!

July 11, 2023 by s p

Ajo çka i nevojitet tani për tani Kosovës dhe Shqipërisë, është mbyllja urgjente e mosmarrveshjeve dhe fillimi i konsultimeve për tema që janë me interes të përbashkët. Sepse shtensionimi i situatës në veri të Kosovës, është interes jetik edhe i Shqipërisë, ashtu siç është interes i Kosovës edhe roli i Shipërisë në diplomacinë ndërkombëtare, përfshi edhe Procesin e Berlinit, ku përfitimet mund të jenë të mëdha nëse liderët e Prishtinës dhe Tiranës sillen si evropianë. Rama dhe Kurti nuk kanë kurrfarë interesi dhe favori nëse e bëjnë të lumtur Vuçiqin me sjelljet e tyre inatçore ndaj njëri tjetrit.

Shkruan: Mehmet PRISHTINA

Duke u marrë me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet në mes të Tiranës dhe Prishtinës, konkretisht në mes të kryeministrave Rama-Kurti, analisti i shquar amerikan Janusz Bugajski, me të drejt e shtron problemin në kontekst më të gjerë, pasi që sipas tij mosmarrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe ndërmjet liderëve shqiptarë përtej kufijve shtetërorë mund të jenë konstruktive nëse ato çojnë në nisma të reja dhe përfshijnë publikun e të dy vendeve në diskutimet për një të ardhme të përbashkët. Por, Bugajski me një nuhatje të hollë prej vëzhguesi të vëmendshëm tërheq vërejtjen se mosmarrëveshja aktuale i shërben kryesisht interesave të administratës së Vuçiqit në tre mënyra: së pari, mbështetja nga Tirana forcon dorën e Beogradit në dialogun me Prishtinën – së dyti, zvogëlon pozitën e Kosovës si në Uashington ashtu edhe në Bruksel, ndërkohë që rrit reputacionin e Ramës si zgjidhës i problemeve rajonale, dhe së treti, ushqen akuzat stereotipike serbe se shqiptarët janë të paaftë për të qeverisur veten dhe kanë nevojë për një mjeshtër rajonal.

Askush s’e kishte menduar se pikërisht në momentin kur kombit i duhet një unitet parimor për të përballuar sfidat që vijnë nga ambicjet iracionale të Serbisë, po ndodhë çarja në raportet Tiranë-Prishtinë dhe kjo, siç thotë Bugajski, është një shërbim lapidar që i bëhet regjimit të Vuçiqit.

Si të kualifikohet kjo çarje?

Papjekuri?

Inat?

Luftë për primat?

Apo, ndonjë arsye tjetër që shkon përtej logjikës së shëndoshë….

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të veçanta, por më tepër se të gjitha shtetet tjera të veçanta, Kosova dhe Shqipëria kanë shumë çka të përbashkët. Ato kanë të përbashkët historinë që i solli te kjo ndarje, por e kanë edhe të ardhmen, e cila në një perspektivë evropiane, mund t’i bëjë bashkë sërish, ashtu siç ishin në 1912-tën kur Pavarësia u shpall për katër Vilajet shqiptare.

Tani jetojmë në një kohë tjetër dhe rrethanat diktojnë politika të tjera që duhet të jenë të harmonizuara me proceset euro-integruese. Shqipëria dhe Kosova ndodhen në stade të ndryshme në këto procese, por mund ta ndihmojnë shumë njëra tjetrën që, si në një kërcim valceri, të hidhen hapat sipas ritmit të orkestrit, por me kusht që të mos ia shkelin njëra tjetrës këmbët gjatë vallëzimit.

Në shikim të parë, duket se Shqipëria e Kosova kanë shumë interesa të përbashkëta për një ecje më dinamike drejt bashkëpunimit ekonomik, tregtar, kulturor, energejtik etj. Por në praktikë, po ndodhë që po zënë në thua gjatë ecjes, sepse, siç mund t’i referohemi ngjarjeve të fundit, Shqipëria e Kosova po sillen jo si shtete që kanë një prejardhje etnike, gjuhësore e kulturore, por si vende me gjeografi e demografi të largëta, si vende që ratësisht ndodhen pranë njëra tjetrës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Kosovës Albin Kurti, përveç dallimeve konceptuale për shumë ide e procese, ata kohëve të fundit kanë dallime të mëdha edhe

mbi rolin që duhet të ketë Tirana zyrtare në çështjen e ndërkombëtarizimit të problemeve të Kosovës.

Deri dje, Rama favorizonte Ballkanin e Hapur, kurse Kurti – Procesin e Berlinit. Ky i fundit në Forumin Strategjik të Bledit pat shpalosur pikëpamjet e tij mbi të ardhmen e rajonit, duke veçuar sundimin i ligjit ndaj oligarkëve, demokratizimin kundrejt autokratëve, përballjen me të kaluarën kundër kriminelëve të luftës dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave kundruall hegjemonisë nacionale, si katër elemente që, sipas Kurtit, mund t’i shërbejnë procesit të njohjes, komunikimit dhe ofrimit midis njerëzve në një rajon i cili ende vuan pasojat e së kaluarës problematike.

Por, krejt ndryshe mendonte Edi Rama. Ai ishte i lidhur me projektin Ballkani i Hapur, duke favorizuar agjenda të paqarta dhe krejt të disfavorshme për Kosovën. Sipas Ramës, Ballkani i Hapur ofronte mundësi të mëdha bashkëpunimi, qarkullimi dhe komunikimi midis njerëzve, ideve dhe mallrave, por nuk arrit anjëherë ta sqarojë se si do të jetë e mundur të ndodhte kjo në kushtet kur Kosova nuk njihet si shtet nga Serbia dhe kjo e fundit paraprakisht vendos kushte e barriera se si duhet të sillet Kosova.

Tani Edi Rama ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur dhe i është kthyer Procesit të Berlinit. Boll mirë! Por, Rama e ka për obligim edhe moral që t’i kërkoj falje Kosovës për lajthitjet dhe kohën e humbur në një inisiativë rajonale që ishte kundër interesave të Kosovës.

Rama, si udhëheqës rotativ i Procesit të Berlinit, e ka për obligim të tregohet më i kujdesshëm ndaj çështjeve rajonale, ku Kosova dëmtohet vetëm pse nuk ka raporte të mira me Serbinë.

Vendosja e Kosovës dhe Serbisë në një simetri të barabartë fajesh e përgjegjësish, do ta komplikonte edhe më tepër procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Edi Rama, të paktën që mund të bëjë në këtë faze parapërgatitore të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë, do të ishte, jo thjeshtë avokati në favor të Kosovës, por qëndrim parimor ndaj një problemi, rrënjët e të cilit nuk janë në Prishtinë por në Beograd.

Edi Rama nuk ka nevojë të flijojë interesat gjeostrategjike të vendit që ai drejton duke bërë tifo, vend e pa vend, për Kosovën. Pora ama, në anën tjetër, Ramës nuk i lejohet të vendosë njëfarë ekuidistance diploamtike në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse këtë askush nuke ka kërkuar nga ai.

Të jesh parimor në mbështetje të qëndrimeve të BE-së dhe Washingtonit ndaj Kosovës, nuk nënkupton që Rama duhet patjetër të tregoj njëfarë mirëkuptimi ndaj Beogradit edhe atëherë kur Vuçiqi refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës për intervenimin rus në Ukrainë. Sepse këtu prishen parimet dhe në shprehje vie një politikë që në mungesë të një strategjie kombëtare, Rama bën lëvizje lavjerrësi herë në të majtë, herë në të djathtë. Gjatë lëvizjeve të tilla, instinktivisht tundet edhe koka, por në fund mund të ndodhë alivanosja.

Të shitesh parimor kur janë në pyetje politikat e BE-së dhe Washingtonit ndaj Kosovës, dhe të jesh joparimor kur BE dhe Washingtoni kërkon nga Vuçiqi sanksionimin e Putinit për agresionin në Ukrainë, tregon se Tirana zyrtare vuan nga një kompleks gati i pashëruar që ndërlidhet me raportet shqiptaro-serbe, dhe i trashëguar këtu e një shekull më parë.

Ajo çka nevojitet tani për tani Kosovës dhe Shqipërisë, është mbyllja urgjente e mosmarrveshjeve dhe fillimi i konsultimeve për tema që janë me interes të përbashkët. Sepse shtensionimi i situatës në veri të Kosovës, është interes jetik edhe i Shqipërisë, ashtu siç është interes i Kosovës edhe roli i Shipërisë në diplomacinë ndërkombëtare, përfshi edhe Procesin e Berlinit, ku përfitimet mund të jenë të mëdha nëse liderët e Prishtinës dhe Tiranës sillen si evropianë. Rama dhe Kurti nuk kanë kurrfarë interesi dhe favori nëse e bëjnë të lumtur Vuçiqin me sjelljet e tyre inatçore ndaj njëri tjetrit.

May be an image of 1 person and monument

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

55

Filed Under: Fejton

Aforizma për t’ju udhëhequr

July 8, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Aforizmat janë ndër format më të vjetra dhe më të shkurtra të artit letrar. Ato priren të jenë deklarata koncize ose fraza që ofrojnë njohuri pjesërisht të lehta për t’u mbajtur mend dhe që mund të zbatohen në një sërë situatash. Këto thënie të shkurtra qëndrojnë me ne, sepse ato shpesh përdorin metafora ose imazhe për të shprehur mendimin e tyre. Mendoni: “zogu i hershëm merr krimbin” ose “një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar”. Thirrja e tyre qëndron në aftësinë për të pasqyruar të kuptuarit tonë për botën, sepse përmbajnë të vërteta universale që rezonojnë ndër breza.

Shumë shkrimtarë të njohur kanë përdorur mjeshtërinë e tyre të fjalëve për të kthyer urtësinë në maksima të paharrueshme dhe të mprehta. Nga urtësia e lashtë e deri tek ato të mprehta, këtu disa aforizma për t’ju udhëhequr:

Nuk është gjatësia e jetës, por thellësia.

Ralph Waldo Emerson

Jo çdo gjë që përballet mund të ndryshohet, por asgjë nuk mund të ndryshohet derisa të përballet.

James Baldwin

Nga jeta nuk duhet të kesh frikë; ajo është vetëm për t’u kuptuar.

Marie Curie

Që të jetosh në paqe dhe qetësi, mos flit gjithçka që di dhe mos gjyko gjithçka që sheh.

Benjamin Franklin

Më thuaj kush të admiron, dhe unë do të them se kush je.

Antoine de Saint-Exupéry

Ne jemi gjithmonë në të njëjtën moshë brenda vetes.

Gertrude Stein

Akti i vdekjes është një nga aktet e jetës.

Markus Aurelius

Historia, ashtu si bukuria, varet kryesisht nga shikuesi.

Desmond Tutu

Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferior pa pëlqimin tuaj.

Eleanor Roosevelt

Të duash veten është fillimi i një romance të përjetshme.

Oscar Wilde

Ka një çarje në çdo gjë. Kështu hyn drita.

Leonard Cohen

Shkurtësia është shpirti i zgjuarsisë.

William Shakespeare

Udhëtimi është fatal për paragjykimet.

Mark Twain

May be an image of 1 person, television, newsroom and text

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Pse Shqipëria ka kaq shumë male?

July 7, 2023 by s p

Naum Prifti

Legjendë Shqiptare

Kur krijoi botën Zoti papritur gjeti se i kishin tepëruar një mori malesh. Meqë nuk i pëlqente t’i mbante me vete dhe të ecte ngarkuar ngado që shkonte, mendoi se mund t’i linte për një kohë në Shqipëri. Iu tha banorëve dhe ata pranuan.

Shqiptarët e patën mjaft vështirë në fillim se malet të marrin frymën kur u ngjitesh e të këputin gjunjët kur u zbret; pale pastaj dëmet që vinin nga vithisjet dhe orteqet, shkëputjet e shkëmbinjve, dëmet nga teptisjet e përrenjve, rreziqet nga honet e greminat, humnerat e lerat. Por ata u lezetuan me bukuritë e bjeshkëve, freskun e mrizeve, burimet e ftohta, bulmetin e staneve, shushurimën e ujvarave, flladin e shpateve. Aq shumë i deshën sa nisën të betoheshin për malet ashtu si për diellin e për zjarrin. Madje pjesëve të tij u dhanë emrat e gjymtyrëve të trupit: këmba e malit, qafa e malit, kurrizi, gryka, shpati dhe kryet – një terminologji e tërë që nuk e ka gjuhë tjetër në botë.

Pas mijëra vjetësh, disa popuj iu ankuan Zotit se atyre u kishin rënë në pjesë vetëm fusha, këneta e moçale dhe asnjë mal për be, ndaj nuk u dukej e drejtë ndarja e parë. Atëhere Zoti u kujtua për ata malet e shumtë që kishte lënë në Arbëri dhe dërgoi lajm se do të vinte t’i hiqte disa sojesh nga ajo tokë.

Shqiptarët morën lajmin dhe u shqetësuan së tepërmi. U ngritën në këmbë e dhanë kushtrimin duke vënë njërën dorë në gojë si bori e tjetrën në vesh, duke dhënë jehonë e cila ushtonte nëpër lugje, bjeshkë e skërka më fort se murlani në dimër.

– Hej hej hej! A ndive more! Zoti kërkon të na marrë malet…

– Çka po thue, t’u thaftë goja! Po kush ia jep bukurinë, madhështinë dhe hijeshinë vendit tonë veç njatyre maleve? Paj si mundet me jetue njeriu pa pasun male rreth e qark?

– Thuhet se i paska lanë veç për pak kohë.

– Jo, besa, se këtu i kena jetë e mot, veç druj se nuk po kujtohet. 

– Po ti a nuk e din se ai është Zot dhe ai urdhëron.

– Paj kushdo qoftë, gjë e falun s’ka si merret prapë. Njaj Zot e din se malet janë fronat ku rrijnë hyjnitë tona, dhe selia e shtojzovalleve, orëve e zanave. Po të hjekim malet edhe ato kanë me shku ku munden.

– Qe besa, pa male edhe krahinat, fiset e bajraqet bahen lesh e li se ato janë kufijtë e kahershëm, – vikati gjithë pezm një mustakoç.

Dikush mes tyre dha piskamën:

– Ku ku për ne…Po shkun malet, çka do të bahet me Kanunin, i kujt do të jetë ai? Ba me i la duert prej tij, jetën tonë e ha dreqi… Mo Zot ma keq!

– A nuk kishte kenë ma mirë për ne me i pasun fusha? – pyeti një tjetër për të dëgjuar edhe mendime të tjera.

-Mos ta ndij kush atë fjalë, he burrë, se na shkrepat e maleve i kemi shenja për orët e mëngjesit dhe për ditët e kremte, me ato janë të lidhuna festat e vitit dhe pa to s’po dijmë kur po vjen agu a kur po bie muzgu…

Kulmin e zemërimit e shprehu një plak i imët kur lëshoi piskamën:

– Jo, he burrë, për së gjalli s’i lëshojmë malet se mbetemi pa një fije çaj mali.. Çka do të pijmë në dimër, si do t’i shërojmë pleqtë dhe carrokët nga kolla dhe rrufa? Jo, këtë s’e lejon as nomi i perëndisë, as i njerëzisë.

Nga sokëllimat dhe protestat e shqiptarëve ushëtonin lugje e hone, shkrepa e gërxhe, shpate e curre dhe Zoti i Madh tek dëgjoi gjithë atë zallamahi, e kuptoi se shqiptarët dhe malet qenë bërë një dhe atë botë i uroi:

– I gëzofshi përjetë e mot dhe u pafshi hajrin!

The Legend of Albania’s Many Mountains

Naum Prifti/

While God was finishing up with the Earth’s creation, he soon noticed a stack of mountains sitting by his side and since he didn’t like the idea of carrying them around everywhere, he decided to store them for some time in Albania. He asked the inhabitants and they obliged.

Albanians had a tough time getting used to them, because mountains leave you breathless when you climb up and tire your knees when you come down; let alone the damages caused by the rocks and avalanches, the hazards of icefalls and landslides, cornices and crevasses. Yet they also discovered the coolness of springs, the freshness of livestock goodies, the breezing brooks, the murmuring waterfalls, the refreshing winds of slopes and trails. So much captivated by the mountains, they soon worshiped them much like the Sun and the Fire. Albanians even called parts of the mountain by the same names as body parts: the face, the neck, the foot, the back, the throat, the shoulders, the mountain head – a whole terminology rarely encountered in other languages of the world.

Thousands of years passed and some people began complaining to God about the fact that their homeland was covered only with hills and swamps with no mountains around. They felt as if they didn’t get their fair share. That is when God remembered the mountains he had placed in Albania and sent word that he would return to take a few of them from the land.

Upon hearing this Albanians became very upset. They rallied to make their voices heard. Using their mountain call by placing one hand around the mouth so as to be amplify the volume and the other by their ear to be ready to receive the response, there came such a trembling roar across the slopes and peaks that outdid even the howling of the winter storms.

“Hey! Have you heard? God wants to take away our mountains…”

“What did you just say, may you never speak another word again? Aren’t the mountains part of Albania’s charm, beauty and grandeur? How does one live without the presence of mountains all around?”

“Word is out that he only left them here for a short while.”

“No, truth be told, they have been here as far back as we all remember, I fear that God probably doesn’t remember.”

“Don’t you get it? He is the almighty God and he can give a direct order?”

“Makes no difference, what is given once it is not to be withdrawn. Besides God knows that the mountains are the thrones and seats of our deities, nymphs and sprites. Without the mountains, they too would go somewhere else.”

Someone amongst them burst out with anger:

“Poor us… If the mountains are gone, what will become of Kanun, who will it belong to? If we lose it then our lives are at the mercy of the devil…Dear God, how terrible!”

“Wouldn’t it have been better for us if we would only have plains?” – asked someone interested in hearing another opinion.

“Bite your tongue man, our mountains are our clocks and calendars, without them we can’t tell eve from nightfall…”

Filled with rage an elderly man unleashed his anger:

“No, man, as long as live we don’t give up the mountains lest we lose the mountain tea…What do we drink in wintertime, how do we cure the elderly and the children’s coughs and runny noses? Neither God, nor man shall permit this.”

The protests and outraged cries of the Albanians were amplified by the ledges and the ridges, the crests and the slopes, the peaks and the summits. Upon hearing all the commotion Almighty God realized that the Albanians were one with their mountains and so He gave them his blessing:

“May you have them to enjoy eternally!”

Translated from Albanian by Eric Tare

Filed Under: Fejton Tagged With: Naum Prifti

Gëzuar Pavarësinë SH.B.A!

July 4, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Nga SHBA-ja kishin ardhur idetë në vitet 20’, ku Shqipëria kish eksperimentuar për herë të parë me zgjedhjet e lira dhe demokratike përmes veprimtarisë dhe publicistikës së dy nga korifenjve të ”Vatrës”, Fan Noli dhe Faik Konica, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në mendimin politik, filozofik dhe kulturor të Shqipërisë. Por ndihma e SHBA-së nuk kish konsistuar vetëm në transmetimin e ideve, apo dhe më herët në ndihmën e dhënë për përhapjen dhe lëvrimin e gjuhës shqipe nëpërmjet rrjetit të tyre protestant në Korçë e Manastir, por dhe në ndihmë të drejtpërdrejtë si në rastin e Konferencës së Paqes në Paris, më 1919-1920, ku plani prej 14 pikash i Presidentit Thomas Woodrow Wilson (1856-1924) u bë ombrella mbrojtëse për ruajtjen territoriale të Shqipërisë, vazhdimësinë politike dhe stabilitetin e saj.

Madje, edhe në vitet e vështira të diktaturës komuniste, ku vendet kishin qenë në dy kampe të kundërta politike, sa herë që ishte diskutuar tërësia territoriale e Shqipërisë nga fqinjët e vet problematikë dhe të mbushur gjithë pasione shoviniste, SHBA-ja qoftë në Konferencën e Paqes, më 1946 apo dhe më vonë në kuadrin e doktrinave të NATO-s, kishin vënë veton për të përmbysur këto plane të mbrapshta, pasi për to si në fillim të viteve 20’ apo dhe në vitet 60’ e deri tani stabiliteti i Shqipërisë ishte dhe mbetet një paritet kryesor i politikës së jashtme të tyre. Ky fakt është dëshmuar jo vetëm që gjatë gjithë ekzistencës së shtetit shqiptar, por dhe në aksionin e madh që ndërmori NATO në vitin 1999 për të ndaluar gjenocidin serb ndaj Kosovës, aksion që solli lirinë për shqiptarët dhe riformatoi sërish ekuilibrin e forcave në Ballkan në formimin e shtetit më të ri të Europës – Kosovës.

Jepni Per Nenen

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,

-Mbretëreshë pa kurorë-

Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,

Shpirt e zëmër përvëluar;

Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,

Nënës mos ia bëni varrë!”

Mbahu, Nëno, mos kij frikë

Se ke djemtë n’Amerikë.

Qan e lutet Nën’ e mjerë,

Kërkon vatrën edhe nderë,

Do lirinë dhe atdhenë,

Si ç’e pat me Skënderbenë,

Bijt’ e besës thërret pranë.

Kur i thirri dhe s’i vanë?

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët jan’ ata tiranë

Që të pren’ e që të vranë

Që të therrë bij e bija,

Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija?

Derthni plumba, o Shqiptarë,

Gjakn’ e Nënës për të marrë,

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n’Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan

Dhe të doqnë dhe të shuan

Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë

Pa fole, pa zog, pa shpatë?

Këta qena, o shok’ i mbytni,

Mbushni gjyle që t’i shtypni.

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n’Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen?

Burrat nga detyra s’ndruhen!

Trim i mirë do të japë,

S’kursen jetën as paratë;

Hithni, hithni tok dollarë,

Të mos mbetemi të sharë.

Mbahu, Nëno, mos kij frikë.

Se ke djemtë n’Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer

Për ty, Nëna jon’ e vyer,

Që me drit’ e nder të thuresh

Dhe me bijt’ e tu të mburesh.

Cila Nënë lyp paranë?

Cilët bij me shpirt s’i dhanë?

Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Se ke djemtë n’Amerikë.

Armë dhe fishekë mblithni,

Qesen edhe shpirtin hithni:

Për lirin’ e vëndit t’onë,

Sot -se nesër është vonë-

Jepni, Nënën të shpëtoni,

Komb e vatra të nderoni.

Mbahu, Nëno, mos kij frikë

Se ke djemtë n’Amerikë.

Fan Noli 1917

Filed Under: Fejton Tagged With: Dorian Koci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • …
  • 115
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT