• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Na keni marrë gjithçka…

April 13, 2023 by s p

Gazi Aga/

Na keni marrë gjithçka. Mos na e merrni edhe iftarin të paktën. Na lini diçka ku nuk jeni ju. Na lini vetëm në këtë muaj të reflektojmë e adhurojmё Zotin tone. Na lini pak hapesire ku te flasim rahat per kete vend; kush e solli ne kete derexhe dhe pse akoma largohen te rinj e te reja nga nje prej vendeve me potencialet me te medha ne bote. Na lini pra te flasim per JU.

E kthyet Shqiperine ne vendin me te varferit me te shumte ne rajon, por me politikanet me te pasur ne bote. Keni bere aq shume zullum, sa puna me e mire qe mund te beni eshte te mos jeni shume prezente ne cdo pore te shoqerise.

I doli lezeti edhe atij tubimi ku mblidheshin njerez nga kultura dhe fe te ndryshme rreth nje tryeze per te ngrene nje kafshate se bashku ne shenje harmonie e paqeje. Edhe ate e moret.

Bravo ju qofte!

Filed Under: Fejton Tagged With: Gazi Aga

Realiteti dhe vetëdija

April 6, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Problemi i filozofisë the fizikës, thotë Platoni, është gjetja e një baze të pakushtëzuar. Arkimedi kërkonte vetëm një vend mbështetje për levën për të lëvizur botën. Ky pasazh nuk është përmirësuar kurrë.
Filozofët – dhe fizikantët – vazhdojnë me idenë se ekzistojnë parime që përcaktojnë të gjitha fenomenet dhe, nëse mund të njihen, mund të përdoren për të kuptuar dhe parashikuar të gjitha ngjarjet dhe përvojat fizike. Siç theksuan Platoni dhe më vonë Emersoni, këto parime, kur janë në mendje, janë ide ose ideale dhe, si të tilla, zotërojnë një bukuri të pafund dhe pranohen. Parime të tilla i japin një kuptim themelor ose shpirtëror gjithë natyrës; ato përshkojnë dhe shpërndajnë të gjithë materien me anë të mendimit; pasi të depërtohet nga kjo njohje, njeriu mundësohet të njohë unitetin dhe harmoninë e të gjitha gjërave. Ky është një demonstrim i shkëlqyer i natyrës së transformuar në mendje, me lëndën e lënë pas, si një mysafir të padëshiruar.
Eksperimente janë bërë dhe bëhen, ku ideologjia buzëqesh dhe njeriu hidhet tej si i padëshiruar.
Energjia, materia, hapësira, koha dhe ndarja janë perceptimet tona për realitetin. Mbi katër mijë vjet përpara bota hapësinore-kohore ishte një iluzion. Hapësira dhe koha nuk janë gjëra që perceptohen, thonin egjiptasit, por është vetëdija që mund të njohë botën që krijon rreth nesh.
Realiteti është një temë më e gjerë sesa mund të imagjinohet. Kushdo që përpiqet të përcaktojë realitetin e vë këmbën në një shpat rrëshqitës, siç e kanë njohur mistikët prej kohësh dhe fizikantët e kanë mësuar. Realiteti është çështje perceptimi dhe asgjë tjetër; perceptim që lind nga vetëdija. Hapësirë-kohë është si qëlimi i thurur nga fijet e ndërgjegjes. Hapësira dhe koha nuk janë aktualitete, ato janë perceptime, në të cilën një botë mund të përjetohet si një seri gjërash dhe ngjarjesh. Hapësira dhe koha janë vetëm një teatër iluzionar; skena, drita, peizazh, rekuizita; ato nuk janë asgjë më shumë se simbole fantazmë që njeriu krijon për të lidhur dhe njohur atë që përjeton. Për të arritur këtë njohje dhe realizim, së pari duhen thyer kufijtë iluzorë të perceptimit; për të realizuar një vetëdije të zgjeruar, shumë të ndërgjegjshme, e cila shkon përtej një vetëdijeje të zakonshme dhe fizike.

Filed Under: Fejton

VDIQ AVOKATI DHE USHTARI I UÇK-së BAJRAM KRASNIQI

April 5, 2023 by s p

Skënder Karaçica

Në Prishtinë sot ka vdekur avokati dhe ushtari i UÇK-së Bajram Krasniqi,i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare dhe,në kohën më të rëndë të okupimit të regjimit të Serbisë në vitet `90 ai ishte në krah të mbrojtjes të veprimtarëve shqiptarë para gjykatave serbe dhe të logjistikës së UÇK-së.

Deri në përfundim të luftës,Bajram Krasniqi ishte pjesë e logjistikës dhe në krah të luftës së drejtë të UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Avokati Bajram Krasniqi ,të enjtën,do të varroset në vorrezat e vendlindjes në Tërpezë të Llapushës.

Filed Under: Fejton

TAKIM I SUKSESSHËM ME BIZNESIN SHQIPTAR NË FILADELFIA

April 3, 2023 by s p

Bujar Gjoka/

Pas festimeve të suksesshme e madhështore të festave që u zhvilluan 6 muajt e fundit në shoqatën “Bijtë e Shqipes” Filadelfia erdhi dhe monenti I shumëpritur për të gjithë -rikonstruksioni i godinës së re të shoqatës. Pas marrjes së lejes së ndërtimit u bë një takim më biznesin shqiptar për shkëmbim mendimesh e marrje përsipër të punimeve sipas mundësisë e dëshirave qe kishte secili biznes. Nuk dua të zgjatem në këtë takim pasi një përmbledhje rreth këtij takimi është shkruar e pasqyruar në gazetat shqiptare “DIELLI” e “ILLYRIA” në New York dhe në FB e shoqatës. Dëshiroj të vecoj detyrën kryesore që u parashtrua në atë takim e cila ishtë dhënia e mundësisë të gjithë bizneseve e komunitetit shqiptar për të kontribuar në këtë project shumë të rëndësishëm per komunitëtin shqiptar në Filadelfia. U mendua që si fillim të vijohet më një mbrëmjë me biznësin shqiptar në Filadelfia dhe zonat përreth për mbledhjë fondesh financiare dhe pastaj te vijohet më një fushata fond-mbledhëse më të gjithë komunitetin shqiptar dhe me miqtë e dashamirësit e shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” Philadelphia. Kryesia e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” u angazhua seriozisht në njoftimin e bizneseve shqiptare për të marrë pjesë në këtë mbrëmje. Përvec ftesës së bërë ne FB kryesia e shoqatës u angazua totalish në dergimin e ftesave cdo biznesi në vecanti. U derguan ftesat në në mënyrë elektronikë tek 180 biznese shqiptare ne Filadelfia por duhet theksuar që shumë të tjerë mbetën pa u njoftuar për mungesë informacioni dhe kohës së shkurtër. Për këtë u kërkojmë ndjesë të gjithë bizneseve qe nuk patëm mundësi për ti kontaktuar direkt. Duke u nisur nga koha e shkurtër e njoftimit, angazhimet që kanë një pjesë e mirë e bizneseve në fushën e restaurantëve dhe angazhimeve familjare duhet theksuar se pjesëmarrja ishte e kënaqshme. Njëkohësisht duhet theksuar mbështetja e madhe dhe kontributin që po ofrojnë bizneset shqiptare për ta bërë sa më parë funksionalë këtë qëndër. Në hapjen e mbrëmjes Kryetari I Shoqatës falenderoj të gjithë të pranishmit për pjësëmarrjen e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë veprimtarive të shoqatës dhe shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia. Një falenderim i vecantë u bë:- Për të gjithë ata që dhuruan fonde financiare për blerjen e godinës, – Per të gjithë anëtarët e komunitetit që kanë dhuruar fonde financiare per blerjen e bazes materiale për ta bër këtë godinë të sigurt për të punuar “safe building”.- Për të gjithë ata persona e biznese që kanë punuar deri më tani në këtë godinë.- Për ato familje që me dashamirësinë për të qënë pjesë në rikonstruksionin e kësaj godinë kontribuan me ushqim, pije e materiale për personat që punuan fizikisht në këtë godinë.Për të evidentuar punën e ndihmën e dhënë deri më tani si dhe për të bërë një transparence të plotë financiare, kryesia e shoqatës kishte përgatitur e pasqyruar në një tabelë listat emërore me shumat financiare për të gjithë kontribuesit; listë emërore dhe orët e punës vullnetare që ka bërë secili deri më tani. Ne nje tabele tjetër ishin paraqitur foto nga objekti kur u bë blerja, foto të realizuara gjatë punimeve; foto nga puna e bërë deri më tani si dhe projekt preventivi për punimet që do të kryhen. Gjatë mbrëmjes u bë prezantimi I secilit biznes pjesëmarrës, puna që ato kanë bërë dhë po bëjnë në ndihmë të komunitëtit, kontributin që ato japin në rritjen e imazhit te komunitetit tonë këtu në Filadelfia. Të pranishmit theksuan domosdoshmerinë e rritjes së bashkëpunimit brenda komunitetit tonë dhe të ndihmës reciproke. Nisur nga interesi i treguar nga bizneset dhe anëtarët e komunitetit tonë ne jemi të bindur se shumë shpejt godina e re e shoqatës do të gjallërohet nga zërat e ëmbel të nxënësvë të shkollë shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia; aty do të flitet shqip, këndohet shqip dhe do të kërcehen vallet e bukura shqipëtare, aty do të kemi flamurin dhe simbolet tona kombëtare; aty do të organizohen panaire për traditat e guzhinën shqiptare; aty do të zhvillohen shumë e shumë veprimtari me karakter kombëtar, letrar, kulturor etj. Në këtë mbrëmje fundmbledhëse u mblodhën në total $ 29,400. Shumë biznese që nuk ishin të pranishëm dërguan kontributin e tyre dhe disa të tjerë premtuan për të bërë kontributin e tyre së shpejti. Ne si shoqatë kemi premtuar transparence të plotë për të gjithë të ardhurat dhe shpenzimet që do të kryhen për rikonstruksionin e godinës së re. Për të gjitha dhurimet do të bëhen publikohen listat me emrat e bizneseve/dhuruesve dhe shumat përkatese në faqen e Facebook-un e shoqatës dhe në ambjentet e shoqatës. Për personat që nuk kanë deshirë që tu publikohet emri ne do të vendosim shumën financiare dhe emri do të jetë anonim. Bëhuni dhe Ju pjesë e këtij mision fisnik duke dhuruar sipas mundësisë që ju keni. Ju faleminderit. Kontributin për godinën e re mund të bëni duke bërë pagesë ne FB në linkun https://facebook.com/donate/591693139336960/ ose duke bërë pagesa me check ose para cash tek godina e shoqatës, ose nëpermjet aplikacionit “Venmo” për Bijtë e Shqipes Philadelphia ose online në llogarinë e shoqatës “Bijte e Shqipes”, të cilën do ta gjeni lehtësisht në WEB-in e saj https://bijteeshqipes.org/donacion/Në fund të mbrëmjes u realizuan dhe disa foto që do të mbeten kujtim për të gjithë pjesëmarrsit.Bujar GjokaKryetar I Shoqatës

Filed Under: Fejton

DOMINANCAT BALLKANIKE DHE MARVESHJA KOSOVË-SERBI

April 1, 2023 by s p

Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ/

Shembja e sistemit komunist në Europë në 1990, solli një zgjim “të papritur” dhe shtim të nacionalizmit dhe në pjesën Juglindore të Kontinentit  të Vjetër (e cila qysh nga viti 1808 ishte quajtur “Ballkan”, sipas një fjale turke). Ky shpërthim i nacionalizmit çoi në një vlerësim mjegullues se “çështjet kombëtare kishin qënë fatkeqësi për stabilitetin në rajon për shumë breza” dhe e përforcoi prirjen për të fajsuar kryesisht popujt e Ballkanit, që kishin hyrë në armiqësira midis tyre, si dhe karakterin shoqëror të këtyre popujve. 

Në “epokën e kombeve” stabiliteti dhe siguria në Europë kanë qenë punë që e kishte marrë në dorë vetëm “Klubi i Fuqive të Mëdha”, i cili u krijua në Koncerti e Vjenës në vitin 1815. Kongresi i Berlinit (1878) shënoi fillimin e një serie ndërhyrjesh nga fuqitë e mëdha në rajonin e Ballkanit, rrjedhimisht edhe në gjeopolitikën e tij. Edith Durham, që kishte udhëtuar shumë në trevat ballkanike, ka theksuar se; “një gjë që nuk mund të ndryshojë kurrë në Ballkan është qielli i mbuluar nga retë e fuqive (të mëdha)”. Sot pothuajse të gjithë aktorët e “koncertit të fuqive të mëdha” (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Rusia dhe Italia) janë sërish aktorët e mëdhenj ndërkombëtarë në Ballkan. Vetëm SHBA janë faktori i ardhur rishtas.  Vlerësohet që ndërhyrjet e fuqive të mëdha kanë qenë burimi kryesor i turbullirave në Ballkan gjatë shekullit XX, dhe me gjasa po vazhdon dhe do të vazhdoj edhe në shekullin e XXI, derisa t’u jepet fund një here e mire ndasive dhe padrejtësive, sidomos me kombin Shqipëtarë, që padrejtësisht shtrihet në 4 shtete, (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi), ku dy prej tyre të njohura ndërkombtarisht me popullësi etnike shqipëtare, Shqipërija dhe Kosova. 

Duke pare konfliktet e vazhdueshme Ballkanike mund të themi që shtetet Ballkanike janë mbështetur gjithnjë nga fuqitë e mëdha për të realizuar dominancat e tyre gjeopolitike dhe gjeoekonomike por është e rëndësishme të themi se kur interesat e fuqive të medha kanë qënë konkrete përplasjet e këtyre fuqive kanë qënë të mëdha, sidomos në kohët e sotme ku luftrave ia ka zënë vendin gjeoekonomia e cila është një instrument tepër efikas i vendeve të zhvilluara. 

Me të drejtë lindë pyetja;Si paraqitej ballkani në dy shekujt e fundit?

Vitet 1815-1839,pas Koncertit të Vjenës predominim i perandorisë Otomane dhe asaj Austro-Hungareze.

Deri në vitin 1914, në prag të Luftës së pare Botërore, Turqit ishin tërhequr nga pjesa dërmuese e Ballkanit dhe u zëvendësuan nga fuqitë rivale Europiane kryesisht me mbështetjen e Rusisë ndaj Sërbisë dhe kontrollit Austriak ndaj Bosnjes.

Midis dy luftrave Botërore, nëpërmjet traktatit të Versajës u krijua mbretëria e unifikuar e Sllavëve të Jugut me Serbët dhe Kroatët me kryeqytet Beogradin me dominance Serbe. Kjo ishte një përpjekje për të dominuar Ballkanin nga Sllavët Orthodoskë.

Vitet 1942-1944,Lufta e Dytë Botërore, u evidentua dominanca fashiste me Gjermaninë Naziste dhe Italinë Fashiste. Nje pjes e serbeve, kroateve, rumuneve dhe bullgarëve perkrahen pushtimin ndersa Shqipëria dhe Greqia e luftuan atë.

Vitet 1945 – 1990, periudha e luftës së ftohtë, Ballkani u dominua nga ideologjia dhe sistemi komunist të udhëhequr nga BRSS. Përjashtim bënë Greqia dhe Turqia që ndoqën politika perëndimore si dhe shkëputja dhe hapja ndaj perëndimit e Jugosllavisë.  

Pas 1991, përfundimi i luftes së ftohtë, shpërbërja e Jugosllavisë, luftrat etnike krijimi i shteteve të reja, integrimi i Ballkanit në BE dhe në NATO. Përpjekjet Ruse për të dominuar Ballkanin.

Historikisht fuqitë e mëdha perëndimore kanë patur interesa në Ballkan dhe kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Gjeopolitikën e Ballkanit.

Në vitin 1878 pas një dominimi të gjatë rus dhe turk, fuqitë e mëdha bënë një ndarje të re të Ballkanit ndërmjet Danubit dhe Egjeut si dhe ndërmjet Adriatikut dhe Detit të Zi. E veçanta e kësaj ndarje ishte njohja ndërkombëtare e principatave të Serbisë dhe Malit të Zi si dhe administrimi i Bosnje-Hercegovinës nga Austro-Hungaria, por një pjesë e territoreve të Ballkanit mbetën nën sundimin Otoman. Pra kishim një ndarje midis ndikimit rus që ishte duke u forcuar dhe atij turk që ishte në perëndim e sipër. 

Kongresi i Berlinit evenimentoi e vërtetoi interesat perëndimore ose të fuqive të mëdha Europiane, (Anglia, Franca dhe Gjermania) në Rajonin e Ballkanit. Në këtë kongres u analizuan krizat Ballkanike duke e kthyer atë në një koncept Ballkanik Europian.

Konferenca e Ambasadorëve e mbajtur në Londër në vitin 1913 ishte edhe kulmi moment më të rëndësishëm dhe më fatëkeqet për shqipëtarët,  ku dolën në pah interesat gjeopolitike Europiane në Ballkan. Vendimet e kësaj konference ndryshuan hartën e Ballkanit madje u njoh edhe shteti i parë shqiptar me një padrejtësi shumë të madhe, duke i cunguar nga një pjesë të mire të territoreve. Tashmë Fuqitë e Mëdha Europiane kishin filluar dominimin e tyre në Ballkan.

Pas luftës së ftohtë Gjeopolitika e Ballkanit do të shoqërohej me ndryshime dhe lëvizje të mëdha positive dhe negative. Padyshim shtetet e fuqishme Europiane e perëndimore ishin iniciuse dhe udhëheqëse të të gjitha këtyre lëvizjeve jo vetë me politikat e tyre por edhe me plane konkrete për ti ofruar vendeve Ballkanike të gjithë ndihmesën e nevojshme për integrimin e tij në BE dhe NATO, ku tashmë më shumë  se gjysma e vendeve të Ballkanit janë antarësuar në BE dhe shumica në NATO-s, dhe pjesa tjetër janë në drejtim të këtyre proçeseve integruese.

Padyshim në këto vjetet e fundit, SHBA kanë luajtur rolin kryesor në zhvillimet Ballkanike. Ndërhyrja e SHBA-ve në konfliktin e Bosnjes nëpërmjet marveshjes së Dejtonit dhe në Luftën e Kosovë tregon se interesat gjeopolitike Amerikane në Ballkan janë thelbësore dhe do të mbeten të tilla për një kohë të gjatë.

Konflikti më problematik në Ballkan është ai serbo-shqiptar, ku gjithmon më të dëmtuarit kanë dale shqipëtarët dhe kjo me bekimin edhe të fuqive të Mëdha Europiane. Zgjidhja e këtij konflikti është histori e diplomacisë Europiane dhe shumë pak asaj Amerikane, sepse vetëm kjo e fundit ka ndikuar në zgjidhjen e problemeve shqipëtare. Pëmendim Lidhjen e Kombeve dhe shpëtimin nga mos coptimi i trojeve shqipëtare dhe Lufta e Kosovë. 

Të gjithë shqipëtarët sot pyesin; A po luhet përsëri nga fuqitë europiane me fatet e një pjese të kombit shqipëtarë (Kosovës)? Nisur nga të gjitha ato që rendita më sipër dhe ato që kanë ndodhur këto muajt e fundit, unë mendoj se po. 

A mbajm një pjesë të fajit edhe vet ne për çka po ndodh? Përsëri unë mendoj se po,  këto do ti analizoj shkurtimisht më poshtë.

Edhe pse gjoja me bekimin Franko-Gjerman dhe të BE, me një gjysëm zëri nga SHBA,  marrëveshja është larg asaj përfundimtare, për sa kohë në krye të Serbisë të jetë Vuçiqi.

Thuhet dhe trumbetohet nga  pjesmarrësit se ka marveshje? Në fakt marrëveshje nuk ka. Në kushtetutat e të dy shteteve thuhet se marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në parlament. Parlamentet  janë jashtë loje sepse nuk kanë çfarë të miratojnë. 

Vuçiqi shkoi në Ohër me synimin e qart  për ta dështuar marrëveshjen dhe mos firmosur atë. Përdori  Kushtetutën e Serbisë dhe u largua pa nënshkruar. Me të mbërritur në Beograd, deklaroi se; Nuk kam nënshkruar asgjë dhe se; “Asociacioni është i rëndësishëm, sepse serbët do të marrin një kornizë institucionale për veprim”. Ndjeka e politikave të njënëshme nga perëndimi, duke toleruar Serbinë për ta larguar nga Rusia, po shërbehen që Vuçiqi të vazhdonte me sukses politikat e tija në dëm të Kosovës. Pa filluar negociatat dhe akoma pa u firmosur ato, Serbia u lejua në terren të kontrollojë situatën në Veri të Mitrovicës, pavarësisht angazhimeve në marrëveshjet e mëparshme. 

Po shqiptarët ku gabuan dhe po gabojn? Kosova hyri në negociata me Serbinë pa e përcaktuar saktë rrugët nga duhet lëvizë për të shkuar tek objektivi final. Për  kauzat e tyre politike dhe elektorale, opozita po sulmuan Kurtin dhe bashkë me të edhe marrëveshjen duke etiketuar Kurtin, si shkaktarin e të gjitha gabimeve. Ajo nuk po angazhohet sa dhe si duhet për të shprehur qëndrimet e tyre, jasht çdo interesi partiak, duke vu mbi gjithëçka, interest e Kosovës. Të gjithë e dim se, marrëveshja nuk është ajo që e dëshiron Kosova, Qeveria, Opozita dhe cilido shqiptar, kudo që jeton. Dje dhe sot të gjithë duhet të shprehen qartazi se a duhet marveshje Kosovë-Serbisë,  kjo marrëveshje a është në të mirë apo në dëm të Kosovës? Nëse është në të mirë? çfarë duhet bërë për ti marrë maksimumin e mundshëm, dhe  nëse jo cila është rruga ligjore e pakontestueshme për ta rrëzuar? Ky duhet të jetë qëndrimi i të gjitha  palëve, në veçanëti i atyre kundër.

Shqiperia me politikën e saj të jashtëme, duke e kthyer dhe afruar atë më tepër me  Beogradin, po e vendos  Kosovën në një pozicion të vështirë. Të dyja së bashku, Kosovë dhe Shqipëri,  duhet të punojn  shumë më tepër dhe të këmbngulin, që Kosova të marrë njohjen ndëkombetare nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur, kjo dhe si shpërblim i pranimit të planit franko-gjerman. Në gjykimin tim, Kosova me ketë marrëveshje ka hapur një shteg për të shkuar drejt një marrëveshje detyruese për Serbinë. Shumë më leht duket që ky shteg të mbyllet sesa të vazhdojë më tej.

Unë mbetem skeptik në gjykimin tim, se pa një ndërhyrje serioze nga ana e SHBA, duke mos e lën gjithçka vetëm në doren e Europianëve, dhe ajo që është më kryesore pa njëanshmëri(duke favorizuar Serbinë siç e kanë bërë gjithmonë dhe po përpiqen ta bëjnë), Kosova dhe kombi ynë do dalin të humbur.

New York Mars 2023

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne
  • Hormuzi dhe Kharg: beteja për arterien e naftës botërore
  • PRANVERA E DINJITETIT – KUJTESË E SAKRIFICËS DHE GUXIMIT PËR LIRI
  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT