• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËR BASHKIMIN SHPIRTNOR TË SHQIPTARËVE

April 19, 2023 by s p

Filip Guraziu/

” Çka asht gjuha e Nanës ?

   Gjuha e Nanës asht dashni, kujtesë, shpresë.

   Gjuha e Nanës asht dhimbje, emocion, poezi.

   Gjuha e Nanës asht siguri, mbrojtje, krenari.

   Gjuha e Nanës asht identitet

   Për ne Gegët, gjuha e Nanës asht Gegnishtja.”

Harresa e gjuhës së nanës na privon prej faktorëve bashkëformues, të cilët shoqnojnë, plotësojnë dhe zbukurojnë botën shpirtnore dhe jetën emocionale të nji personi, familje, shoqnie dhe, në përgjithësi, të nji kombi. A i keni ba ndonjiherë pyetje vetes se çka jemi, kush jemi dhe cilët do të ishim pa gjuhën e nanës, pa Gegnishten ? A do të mundeshim na me shprehë ndjenjat, emocione  dhe çdo gja tjetër që lidhet me botën shpirtnore të kësaj jete tokësore, tue harrue gjuhën e Nanës?

Ekziston nji praktikë gjuhësore që po zbatohet ende me “dhunë” në shoqninë shqipfolëse që prej kohës së Kongresit famëkeq politik ( i ashtuquejtuni gjuhësor) të vitit 1972: në punë , shkollë etj. përdoret gjuha e kongresit, kurse në jetën private vazhdohet me gegnishten. 

Kjo praktikë ushqen DYZIMIN. Po, fatkeqësisht sot na jetojmë të dyzuem, jemi qenie të dyzueme ! Humanoidë me dy ftyra, me dy karaktere, me mungesë identiteti dhe personaliteti, me të kalueme mjegullnajë dhe të ardhme pa orjentim, mbasi “ai që nuk e din se prej kah vjen, nuk mund ta dijë as edhe ku shkon.” 

Kjo praktikë, padyshim, demostron dëshminë rrënqethëse të transformimit të ndërgjegjës dhe të identitetit për 70% të shqiptarve ku flitet gegnisht. Dami kulturor dhe shpirtnor që i bani dhe po i ban shoqnisë shqipfolëse ai “kongres” asht vështirë të matet apo të llogaritet; Në radhë të parë ai vendim përçau tue nda në dy pjesë shqiptarët, mbasi nuk projektoi nji gjuhë zyrtare bashkuese për të dy kryedialektet e shqipes: Gegnishtes dhe Tosknishtes, por dënoi “për jetë” Gegnishten, tue  eleminue prej përdorimit paskajoren, urën lidhëse të kulturës së lashtë shqipe me gjuhët europiane, si dhe reduktoi fjalorin e gjuhës shqipe, tue mos përfshi në te sinonimet që të ofron gegnishtja, për mos me kujtue të tjerat…

    Pasojat e atij vendimi kanë sjellë nji situatë të vështirë në plotkuptimin e fjalës; të rijtë sot nuk mund të lexojnë ma P.Vasen,  F. Shiroken, K.Kristoforidhin, At Gj.Fishtën, D.N.Mjedën, D. Anton Zanonin, D.N. Niken, At Sh. Gjeçovin, H.Mosin, L. Gurakuqin, E.Haxhiademin, P.J. Rroten, P. Anton Harapin, E.Koliqin, Migjenin, Z.Palin, M.Camën, A.Pipen, S.Rrepishtin, Gj.Shllakun, P.Gjeçin, G.Deden, P.B.Palaj, D.L. Shantojen, D.N. Zadeja, M.Toptanin, J.Bageriin, H.Sharofin, Haxhi I. Dalliun, M.Greblleshin, Imz. V.Prendushin, P. Donat Kurtin, Injac Zamputi, Kolë Ashta, Kolë Kamsin, Arshi Pipa, Q. Draçinin, H. Gjylbegun, P.Z.Pllumin, At K.Gjolajn, Imz.F.Illian, Imz. Z.Simonin, Pader Meshkallen, M. Krasniqin, A.Pashkun, H. Nelen, S. Rroten, E. Tedeschinin, Z Benussin, A. Bushatin, L.Shllakun, A. Shkanjetin, E. Pikolinin, Gj.Zezajn e shumë e shumë  kolosë të tjerë të kulturës gege për arsyen e thjeshtë, sepse nuk i kuptojnë! A ka ma faqe të zezë se kjo? A nuk demostron kjo tendencën drejt tjetërsimit të ndërgjegjes dhe të identitetit së popullsisë shqiptare ?

Lexues të nderuem, dëshiroj të mirëkuptohem. Këto rreshta nuk duhen kuptue si veprim kundër tosknishtes që ka marrë sot vendin e gjuhës së “njësuar letrare” ose, si quhet shpesh , “të standardit”, mbasi për  tosknishten si dhe për kontributin kulturor patriotik ‘ pro shqiptar ‘ të personaliteteve me origjinë prej tosknije, unë përkulem me respekt të thellë, por si tentativë pro shqiptarizmit që nëpërmjet ruejtjës së rrajve tona të herëshme e të përbashkëta, por që mbijetojnë te Gegnishtja, të krijojmë kushte reale për homogjenizimin kulturor gjuhësor me pasojë bashkimin shpirtnor dhe patriotik të popullit shqiptar. 

Asht ” Klithma e Rozafës” që i detyron moralisht të tanë  personalitetet e fushës gjuhësore, kudo që ata ndodhen, për me ndërmarrë veprimin e shumëpritun të rishikimit të vendimeve të Kongresit të vititi 1972. 

Vëllazen e motra: Bashkimi shpirtnor i shqiptarëve  asht pafundësisht ma i randësishëm për ” botën shqiptare” se sa egoizmi  ideollogjik përçamës që na la trashigim diktatura e mallkueme.

Filed Under: Fejton Tagged With: Filip Guraziu

Liberalizimi i vizave ndodhi sot

April 18, 2023 by s p

Albin Kurti/

Nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen.

Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë.

Falënderojmë eurodeputetët, Parlamentin Evropian dhe shtetet e Bashkimit Evropian për votën, vendimin dhe mbështetjen.

Filed Under: Fejton

Në 24-vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër të Drenicës, krimi serbe që tronditi botën

April 18, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, të Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur.

Sikur të kishim një politikë me vizionare, që të mos vraponte pas përfitimeve të pushtetit qe 24 vite, një gjykatë ndërkombëtare do të ishte dashur të formohej, vetëm për ndriçimin e masakrës së Poklekut të Vjetër dhe Çikatovë së Vjetër gjykimin e kriminelëve serbë për këtë masakër ende nuk është bërë.

Me 17 prill 1999 forcat serbe ushtruan një nga aktet më të tmerrshme duke vrarë masakruar civilët shqiptarë, në fshatin Poklek të vjetër dhe Çikatovës së vjetërtë Drenicës.

53 viktimat e kësaj barbarie serbe pasi ishin vrarë, kufomat e tyre ishin djegur, për të humbur gjurmët e krimit. As foshnjat gjashtëmuajshe e as pleqtë 75 vjeçar nuk u kursyen nga barbaria serbe.

Masakra ndajë familjarëve të familjes Muçolli, Elshani e Caraku, u cilësua si ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit, për të cilën shkruan edhe mediat botërore.

Pra, masakra e Poklekut, trazoi ndërgjegjen e njerëzimit dhe bota perëndimore, përfundimisht u bind për natyrën vrastare e kriminele të shtetit serb dhe qëllimeve të tij për zhbërjen e Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndër të rënët, ishte edhe Ymer Elshani, poet i jashtëzakonshëm për të gjitha trevat shqiptare. E them këtë, jo vetëm se pata fatin ta njoh në kohë të vështira për ndjenjën e tij thellësisht kombëtare, jetonte dhe punonte pa u kursyer, në funksion të çështjes shqiptare.

Si autor i letërsisë për fëmijë, ishte i paarritshëm dhe po ashtu, u bë një referencë e domosdoshme për këdo që donte të merrej me letërsi për fëmijë apo të shkruante për letërsinë.

Një shpirt poeti siç ishte Ymer Elshani, ra në altarin e lirisë, me gjithë familjen, duke shtuar edhe më shumë dhembjen tonë për të dhe familjen e tij, e duke lënë edhe letërsinë tonë për fëmijë, pa autorin, që ishte simbol i kësaj letërsie në Kosovë!

Lavdi të gjithë të rënëve në Poklek të Vjetër!

Kujtimi për ta, qoftë i përjetshëm!

LAVDI

Filed Under: Fejton

Alb

April 15, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Gjurmo gjuhën për shkuar tek origjina. Pelazgët Albanë ishin ndër popujt e parë. Ata u shpërndanë, duke përhapur racën në thuajse gjithë botën. Ishin racë hyjnore, me origjinë në qiell, thonë disa, duke sjellë dëshmi durimin që kanë për të pritur dhe mbetjet e gjuhës së tyre.

Në Fjalori latin, artikulli Alb zë një vend të veçantë.

Alba – gur i çmuar i bardhë, i qartë, shqip, agim, zbardhet dita – është fjalë pellazge e fjalorit latin.

Albus ishte qyteti mëmë e Romës, ndërtuar nga Ascanius, i biri i Eneas. Liqeni dhe mali shkëmbor aty pranë u quajtën Alban e Albanus. Qyteti u shkatërrua nga Tullus, mbreti i tretë i Romës, dhe nuk u rindërtua kurrë më.

Emër i disa qyteteve të tjera si, Alba Fucentia (Pafaj), në veri-perëndim të Lacus Fucinus, në kufijtë e Marsit, tani Colle di Albe.

Alba Pompeia, në Liguria, në lumin Tanarus; Alba Helvia ose Alba Helvorum, në Gallia Narbonensis, tani Viviers.

Alba, emri i një mbreti në Alba Longa; Alba, lumë në Spanjë.

Albis, albus, e bardha e vezës.

Albana , një rrugë që të çon në Capua; Albania, vendi Shqipëri pranë Italisë. Krahinë në bregun e Detit Kaspik, tani Dagestan dhe Lesghistan.

Alban quhej miku i sinqertë (i bardhë, i pastër), që i përkiste vendit përtej “mare Albanum”

Mbi majën e malit Alban qëndronte tempulli i Juppiterit, deri ku shtrihej një rrugë e shtruar, ende pjesërisht ekzistuese, për procesionet festive në festat e latinëve (feriae Latinae), si dhe për gjeneralët romakë.

Lapis Albanus, ishte një lloj guri i latuar nga mali Alba, quhej shpesh “Albanae columnae”.

Albo, vetëm në arkitekturë, ka të bëjë me zbardhjen e mureve, nga vjen albarium opus, ose al-barium, llaç i bardhë, i përbërë nga gëlqere, gips dhe pak rërë të imët lumi, me të cilin mbuloheshin muret dhe bëheshin të bardha; gjithashtu, me trajtën albaris, quhej ai që bënte llaç, një suvaxhi, nga albus, i veshur me të bardha: Në lojërat circeneze, njëra skuadër, e cila ishte e veshur me të bardha, quhej albati (të bardhët). Shprehja, “albente caelo”, u përdor për herë të parë në prozë nga Sisenna, për shfaqjen e dritës së ditës. “Albescente” ose “albesia”, ishte një mburojë e madhe e përdorur nga Albensët, që quheshin ‘popull i racës marsiane’.

Albion ishte një emër i lashtë për Britaninë. Albis, një lumë i Gjermanisë, tani Elba.

Foto: insajderi.com

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Na keni marrë gjithçka…

April 13, 2023 by s p

Gazi Aga/

Na keni marrë gjithçka. Mos na e merrni edhe iftarin të paktën. Na lini diçka ku nuk jeni ju. Na lini vetëm në këtë muaj të reflektojmë e adhurojmё Zotin tone. Na lini pak hapesire ku te flasim rahat per kete vend; kush e solli ne kete derexhe dhe pse akoma largohen te rinj e te reja nga nje prej vendeve me potencialet me te medha ne bote. Na lini pra te flasim per JU.

E kthyet Shqiperine ne vendin me te varferit me te shumte ne rajon, por me politikanet me te pasur ne bote. Keni bere aq shume zullum, sa puna me e mire qe mund te beni eshte te mos jeni shume prezente ne cdo pore te shoqerise.

I doli lezeti edhe atij tubimi ku mblidheshin njerez nga kultura dhe fe te ndryshme rreth nje tryeze per te ngrene nje kafshate se bashku ne shenje harmonie e paqeje. Edhe ate e moret.

Bravo ju qofte!

Filed Under: Fejton Tagged With: Gazi Aga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT