• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Teori dhe fakt

May 12, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Graviteti Njutonian ka humbur mbështetjen mes shkencëtarëve sot. Të dyja, teoria e evolucionit të Darvinit dhe teoria e gravitetit të Njutonit u formuluan qindra vjet më parë për të shpjeguar se si funksiononin fenomenet natyrore. Dhe në të dyja rastet janë zbuluar informacione që zgjerohen deri në pikën ku shkencëtarët e kuptojnë se teoritë origjinale – megjithëse janë ende të dobishme në shumë raste – janë të paplota.

Teoria e Darvinit, për shembull, nuk shpjegon si ndodhën mutacionet ose se si ato mund të kalohen nga një brez në tjetrin; kjo gjë u zbulua me ADN-në shumë vite më vonë. Dhe shkencëtarët në përgjithësi i referohen të ashtuquajturës “sintezë moderne” që përfshin përmendjen e ADN-së në vend të evolucionit “darvinian”. Teoria origjinale e Darvinit gjithashtu nuk përfshinte përmendjen e temave të ndryshme që ende diskutohen sot për sa i përket rolit dhe rëndësisë që luajnë në evolucion zhvendosja gjenetike, rrjedha e gjeneve dhe ndoshta edhe epigjenetika.

Teoria e Njutonit, nga ana tjetër, prodhoi rezultate të pasakta në rastet që kanë të bëjnë me shpejtësi të larta ose masa të mëdha. U desh të vinte Ajnshtajni me teorinë e tij të relativitetit që ato çështje të zgjidheshin. Megjithëse formulat e Njutonit konsiderohen ende të dobishme sot në situata që nuk përfshijnë shpejtësi të mëdha ose masa të mëdha.

Gjëja e rëndësishme është se edhe pse shkencëtarët tani e dinë se teoria e Darvinit dhe teoria e Njutonit ishin jo të plota, asnjë shkencëtar nuk thotë se evolucioni nuk ndodh ose graviteti nuk ekziston.

Shkenca ka ecur përpara që nga koha e Darvinit dhe tani dihet se ka faktorë të tjerë të përfshirë në një shkallë ose në një tjetër. Pra, të thuash se teoria “darviniane” është jo e plotë nuk është e diskutueshme dhe se teoria “Njutoniane” është e paplotë. Pas kësaj që u tha, disave u mbushet mendja se vetë evolucioni është i rremë dhe se “Zoti e bëri atë” është shpjegimi aktual për diversitetin e jetës në Tokë.

Filed Under: Fejton

MBRËMJE E MADHE SHQIPTARE NË CHICAGO…

May 9, 2023 by s p

– Sofra e Kërçovës –

Shoqata “Uskana” – emri i lashtë ilir i Kërçovës, – në festën e 20 vjetorit të krijimit të saj, në “Diplomat West Banquet Halls” në Elmhurst, mblodhi shqiptarë jo vetëm nga shteti i Illinois-it, por dhe nga New Yorku, Florida, Texas, Wisconsin, etj, nga e gjithë Amerika, kështu tha në fjalën e hapjes kryetari, Dr. Luan Elezi… edhe nga vendlindja e largët, e dashur dhe më shumë, ka ardhur kryetari i komunës së Kërçovës, Z. Fatmir Dehari.

Flamuj shqiptarë dhe të SHBA-së, dy Himnet Kombëtare, këngë dhe valle, kostume popullore, të rinj plot, fëmijë të gëzuar, zonja, intelektualë, luftëtarë të UÇK, të moshuar, artistë, miq të gjithë, 1000 veta, të shpërndarë nëpër tryezat e rrumbullakta… si planete të vegjël…

një univers i zbukuruar me ngjyrat kuq e zi… imazhe të tilla përftohen nga emocione të bukura…

Të ftuar ishim dhe ne, “të Shqipërisë.”

Nga të gjitha trojet tona vinin sonte aty…Shkuam familjarisht me Dhimo Janon, prinin zonjat tona, na priti te porta si zot shtëpie miku ynë Taip Beshiri, u takuam dhe me të vëllanë, Adilin, Doktorin Xhabir Alili, me zonjat e tyre, me Ilir Zenkun, shef i teknologjisë në Universitetin e Illinois-it, me muzikantin Afrim Shabani, me profesorë, biznesmenë etj, etj… janë integruar kaq mirë në jetën amerikane, po thoshim, në vendin kampion të lirisë dhe të demokracisë, superfuqisë më të madhe në botë…

Biseda miqësore,

përplasnim gotat e verës…

Gëzuar!

Në Maqedoninë e Veriut, e Jugut për ne, – thosha unë, – edhe pse vend i vogël, Kombi shqiptar ka nxjerrë nënën e Skënderbeut, Vojsën… kam qenë në fshatin e saj, – thashë, – në Gradec… prej andej erdhi dhe ministri i Luftës në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, Mehmet Dërhalla… po Kongresi i Manastirit, i alfabetit? Që vendosi shkronjat latine… Shenjtja Nënë Tereza, gruaja më e njohur e planetit, Nobeliste e Paqes, shqiptare e Shkupit është… por dhe Nobelisti tjetër, shkencëtari Ferid Murad, shqiptaro-amerikani nga Gostivari… dy nobelistë… T’i përkujtojmë… po dhe aktori Xhevat Limani, që po luan Skënderbeun, ishte dhe në New York…

Dhe nuk thamë gjë për shqetësimet dhe çështje të tjera, sonte është festë…

20 vjet shoqatë “Uskana”, dyerhapur dhe zemërhapur… të ruajmë gjuhën amë, traditat… kujtova shkrimtarë andej nga Maqedonia jonë, miq… romancierin Luan Starova, më i përkthyeri, kritiku, Prof. Ali Aliu… poetët Resul Shabani, Agim Vinca… Ahmet Selmani… festivalin “Ditët e Naimit” në Tetovë… e kam marrë dhe çmimin e tij… e deri te poetja e re Nurie Emrullai… m’u nëpërmendën librat që kam botuar në Maqedoninë e Veriut, e Jugut për ne, thashë prapë, më vinin rrotull si vallja para meje… Këndojnë vëllezërit Dervishi… Po Ray a ka ardhur, mos është andej?

Ç’saksofon! Ç’kitara…

Ndërkaq herë-pas-here në tryezën tonë ndalnin të njohur, të panjohur, studentë, me romanin “Këpuca e aktorit” në dorë, kërkonin një autograf, libri ishte ekspozuar në holl, e kishte siguruar Taipi, mirënjohës atij, në bashkëbisedim me Shtëpia Botuese Onufri në Tiranë… është këtu autori, tha në mikrofon Kryetari Dr. Luan Elezi… romani është histori jona, e familjes shqiptare… e ecjes nëpër kohë… shoh që e duan shumë librin shqip dhe këtu, u pëlqen ta kenë… prapë këngë dhe drita, që vezullojnë në sytë e të gjithëve…

Uskana e re, po thosha, shkëlqen

në SHBA…

Visar Zhiti

Filed Under: Fejton

Fitimtarët

May 8, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Shumica e gjetjeve arkeologjike të imazheve tregojnë gra të përshkruara si perëndesha. Kjo ka bërë që studiuesit të pranojnë konkluzionet e Sir Arthur Evans se ekziston një kult i perëndeshës, veçanërisht një perëndeshë-hënë, që eklipson diellin, dhe shfaqet shpesh në mitologji. Robert Graves, historian, thotë se “imazhet e rrëmbimit të Evropës janë të përsëritura për shumë breza dhe në shumë kultura. Është imazhi i Zeusit që rrëmbeu Europën ndërsa kjo ishte duke u larë në det. Ishte Deti Jon.

Disa mite të kulturave të tjera tregojnë se ishte Zeusi që ra viktimë e Europës – ashtu si Asterius ishte viktimë e Ariadnës.

Dikur, në fillim, shoqëritë sundoheshin nga gra. Por – si në pasqyrë – pamjet ndryshojnë dhe e djathta duket e majtë.

Arkeologia Marija Gimbutas preferoi t’i përkufizonte shoqëritë, ku gratë ishin në krye, si ‘matricë’ dhe jo ‘matriarki’, që të mos dukeshin si ‘patriarkë’ në pasqyrë. Sundimi politik i grave përkufizohet më tej si Gjinarki ose Gjinekokraci.

Kreta pellazge (parahelene) nga viti 1700 deri në 1450 pes, nuk ofron dëshmi të qarta arkeologjike të një monarkie. Në artin, artefaktet dhe eshtrat e gjetura, numri i grave është më i madh sesa i burrave. Shumica e gjetjeve nga ajo epokë sugjerojnë se Kreta vetëqeverisej nga një kolegjium priftëreshash. Pas kërkimeve të shoqërive matrike në historinë e lashtë, Gimbutas i publikoi gjetjet e saj. Por u mënjanua, kolegët nuk i flisnin më, dhe u pushua nga puna – nga komuniteti akademik dhe shkencor mashkullor.

Në historinë që mësohet në shkolla, theksi më i madh vihet në Egjiptin faraonik, Hanët në Kinën, Inkat në Peru, Aztekët në Meksikë, në Romën Perandorake dhe Greqinë e Lashtë.

Të gjitha shoqëritë tkurren, bëhen të ngurta, nuk reagojnë, kur qeverisen me mashtrim e diktat; ku nënshtrimi e dhuna është normë. Qeveritë autoritare dominojnë narrativën. Fituesit me dhunët bëjnë historinë zyrtare.

Tani këtu është lajmi i mirë: Njerëzimi e tregon historinë e vet, një histori që është më e madhe se ajo e shkruar nga akademikë e historianë; të cilët dihet se kanë qenë titullarë e përkrahës të rregjimit të kaluar. Historia e vërtetë, jo ajo zyrtare, tregohet përmes artit, artifakteve, dosjeve dhe eshtrave – të vjetra e të reja – të zbuluara nga e shkuara e pabesë, e cila vetëm bëri sikur iku.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

VIZIONI PERËNDIMOR DHE PROPAGANDA ELEKTORALE

May 6, 2023 by s p

Artan Nati/

Vizioni që kishte Albert Ajnshtajn për energjinë bërthamore përfundoi në destinacion të gabuar në Hiroshima, në tragjedinë njerëzore më të madhe të botës. Në fakt, vetë Ajnshtajni ishte pacifist dhe punoi për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe çarmatimin. Po kështu vizioni që kishte populli Shqiptar për demokracinë, përfundoi në tragjedinë e 97-ës si pasojë e vizionit të gabuar për arritjen e demokracisë të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri. Ashtu si edhe vizioni jonë për të shkuar drejt Europës në fakt na çoi më afër autokracive të tipit Amerikano – Latin .
Vizioni për të ardhmen është bërë fjala magjike në këtë kohë fushate që shqiptohet çdo ditë majtas e djathtas nga veriu në jug, në çdo bashki e komunë. Është e vështirë të dallosh vizionin nga propaganda për marrjen e votave dhe shpesh kur politikanët tanë flasin për vizionin në të ardhmen ,e bëjnë për qëllime propagandistike pa përcaktuar detaje dhe shpesh politikanët janë tërësisht injorant për konceptin e vizionit perëndimor dhe proçesin se si mund të arrijmë në perëndim. Shqipëria nuk mund të shkojë drejt Europës me autobuzë falas apo me fidane të mbjellura në prag fushate, por me një vizion të qartë për të ardhmen të mbështetur në fakte dhe eksperiencën botëore. Kur interesat e politikanëve janë në rrezik, palët e prekura drejtpërdrejt zakonisht kuptojnë qartë se cila është çështja dhe çfarë ata individualisht kanë për të fituar ose humbur. Publiku i gjerë mund të mos kuptojë dhe në të vërtetë mund të jetë i hutuar pikërisht për shkak të propagandës së palëve kundërshtare. Konflikti i vizioneve përcakton ndarjen e epopeve dhe në Shqipëri bëhet fjalë për ndarjen nga tranzicioni i gjatë. Vizioni në vetvete i jep formë mendimeve tona dhe shërben si hartë për rrugën që duhet ndjekur për në destinacion. Në thelb të çdo vizioni qëndron natyra njerëzore, një hartë e universit dhe një version i historisë, kuptohet të perceptuara në mënyra të ndryshme në varësi të eksperiencës personale dhe formimit .
Filozofi Francez Rousseau thotë se “Njeriu lind i lirë, por kudo ku ai shkon është në pranga“ Rousseau besonte se qeniet njerëzore ishin natyrshëm të mirë, por shoqëria i korrupton dhe i skllavëron përmes imponimit të ligjeve, institucioneve dhe normave. Në vendet e korruptuara siç është vendi ynë, kjo është veçanërisht e vërtetë. Korrupsioni është në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe ka minuar sundimin e ligjit, duke e bërë të vështirë për individët ushtrimin e të drejtave dhe lirive të tyre. Korrupsioni gjithashtu ka krijuar një kulturë frike dhe mosbesimi, ku njerëzit hezitojnë të flasin kundër abuzimeve me pushtetin nga frika e hakmarrjes. Kjo po ndodh në Shqipëri nën lidershipin e partisë socialiste si në bashki, komuna apo edhe në mbarë vendin. Shqiptarët janë të lirë, por kur shkojnë në institucionet shtetërore, ata e gjejnë veten në pranga. Në gjykatë ne jemi të pafuqishëm të gjejmë drejtësi, sepse fitues del ai që paguan më shumë. Në spitale duhet të marrim shërbimin pa pagesë, por përfundojmë të paguajmë për shërbimin që nuk jepet siç duhet. Biznesmenët e ndershëm duhet të paguajnë tek pushtetarët e korruptuar për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Taksapaguesit duhet të paguajnë për inceneratorët e papërfunduar dhe rrugët me cilësi të dobët. Mendoj se ky është vizioni i munguar tek ne, se si mund të bëjmë qytetarët e barabartë para institucioneve që nuk dëgjohet nga akush, as e majta e as e djathta, as nga Veliaj dhe as nga Këlliçi. Çelësi i suksesit të perëndimit është se perëndimi bëri të mundur heqjen e prangave të individit kudo ku ai shkonte në institucione. Gjithashtu në perëndim në qendër të vemendjes është individi dhe jo njeriu i fuqishëm, ata kanë barazi mundësish për të ecur në jetë. Si pasojë e këtij vizioni perëndimor, brenda 30 vitesh pas luftës së dytë botërore, perëndimi arriti të triumfojë ndaj çdo sistemi të njohur botëror dhe krioi një parajsë ku aspiron dhe ëndërron gjithë njerëzimi .
Adam Smith, i referuar shpesh si babai i ekonomisë moderne, ishte një avokat i shquar i individualizmit në sistemin kapitalist. Në veprën e tij më të famshme, “Pasuria e Kombeve”, Smith argumentoi se individët veprojnë në interesin e tyre vetjak dhe përfundimisht këto veprime individuale do të rezultonin në një ekonomi më efikase dhe më të begatë, në dobi të shoqërisë në tërësi. Smith besonte se kur individët ndiqnin interesat e tyre ekonomike, ata natyrisht do të prodhonin mallra dhe shërbime që njerëzit e tjerë dëshironin, duke çuar në një ekonomi më efikase dhe produktive.
Për më tepër, Smith argumentoi se ndërhyrja e qeverisë në ekonomi duhet të jetë e kufizuar, pasi tregjet natyrisht do të vetërregulloheshin për të arritur rezultate optimale .
Shqipëria ka nevojë për këtë vizion perëndimor, ku çdo individ dhe jo njeriu i fuqishëm, të jetë i lirë dhe i barabartë përpara çdo institucioni dhe pushtetarët duhet të jenë shërbëtorët e tyre. Ne si qytetarë kemi nevojë të dëgjojmë vizione të ndryshme për të ardhmen e vendit sepse nuk janë pushtetarët që ndëtojnë vendin, por iniciativa e lirë e individit të lirë. Roli parësor i qeverisë është të krijojë dhe zbatojë ligje që mbrojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve të saj, duke promovuar gjithashtu mirëqenien e shoqërisë në tërësi. Kjo përfshin ofrimin e shërbimeve thelbësore publike, si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe siguria publike, si dhe rregullimi i aktiviteteve të biznesit për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe për të mbrojtur konsumatorët nga praktikat e dëmshme.

Filed Under: Fejton Tagged With: artan nati

Cila është Origjina e Vërtetë e fjalës “OK”?

May 5, 2023 by s p

Nga Rafael Floqi/

“OK” është shprehja amerikane e gjithanshme që u bë një shprehje angleze e gjithanshme që u bë një shprehje e gjithanshme në dhjetëra gjuhë të tjera. Mund të jetë një brohoritje entuziaste (një vend parkimi! OK!), një “ashtu” jo entuziaste (Si ishte filmi? Ishte … OK.), një mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndaj një ndryshimi teme (OK. Këtu është gjëja tjetër që ne duhet të bëni), ose një sërë gjërash të tjera vërtet të dobishme. Është e mahnitshme që kemi kaluar ndonjëherë pa të. Por ne e bëmë. Deri në vitin 1839. Shenja OK nuk ka më shumë se 200 vjet.

Mund të ketë më shumë histori për origjinën e “OK” sesa ka përdorime për të: ajo vjen nga porti Haitian “Aux Cayes”, nga Louisiana French au quai, nga një rum portorikan i etiketuar “Aux Quais”, nga alles gjermanisht  korrekt ose Ober-Kommando, nga Chocktaw okeh, nga skocezët och aye, nga Wolof waw kay, nga greqishtja olla kalla, nga latinishtja omnes korrecta. Tregime të tjera ia atribuojnë atë bukëpjekësve që vulosnin inicialet e tyre në biskota, apo ndërtuesve të anijeve që shënonin në dru për “bashin e jashtëm”, ose ushtarëve të Luftës Civile që mbanin shenja për “zero të vrarë”.

E vërteta për OK, siç thotë Allan Metcalf, autori i OK: The Improbable Story of America’s Greatest Word, është se ai “lindi si një shaka e çalë e kryer nga një redaktor gazete në vitin 1839”. Ky nuk është vetëm mendimi i Metcalf-it ose një histori gjysmë e kujtuar që ai ka dëgjuar dikur, siç janë shumica e tregimeve OK. Libri i tij bazohet në studimin e plotë të Allen Walker Read, një profesor i Kolumbisë, i cili për vite me radhë kërkoi burime historike për prova rreth OK, dhe botoi gjetjet e tij në një seri artikujsh në revistë në 1963-1964.

O.K  (oll korrekt) filloi me një shaka

OK, pra këtu është historia. Të shtunën, më 23 mars 1839, redaktori i Boston Morning Post botoi një artikull humoristik për një organizatë satirike të quajtur “Shoqëria Anti-Bell Ringing”, në të cilën ai shkroi:

     “Kryetari i Komitetit të Leksioneve të Bamirësisë”, është një nga delegacionet, dhe ndoshta nëse ai do të kthehej në Boston, nëpërmjet Providence, ai dhe  Journal dhe grupi i tij në tren, do të kishin “kutinë e e kontributit të vet”, etj. ceteras, ok. – (Oll Korrekt) të gjitha të sakta – dhe bëjnë që tapat të fluturojnë, si shkëndija, lart.   Nuk ishte aq e çuditshme sa mund të dukej për autorin që të krijonte OK si një shkurtim për “të gjitha të sakta”. Por kishte një modë atëherë për shkurtesat lozonjare si i.s.b.d (it shall be done/do të bëhet), r.t.b.s (remains to be seen/mbetet për t’u parë) dhe s.p. (small potatoes/patate të vogla). Ata ishin paraardhësit e hershëm të OMG, LOL dhe tl;dr. Një kthesë në trend ishte bazimi i shkurtesave në drejtshkrime alternative ose gabime drejtshkrimore, kështu që “no go” ishte k.g. (know go/dije shko) dhe “në rregull” ishte o.w. (oll write). Pra, nuk ishte aq e habitshme që dikush të vinte me ok. për ( oll korrect/ gjithë korrekt). Ajo që është befasuese është se si përfundoi duke qëndruar për një kohë kaq të gjatë, ndërsa shkurtesat e tjera u zbehën.

Si u bë fjala OK u bë me fat

OK, OK pati fat duke arritur xhekpotin e diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1840, OK “oll korrect” u bashkua me pseudonimin e Martin van Buren, Old Kinderhook, kur disa mbështetës të van Buren formuan O.K. Club. Pasi klubi hyri në disa grindje me mbështetësit e Harrison, OK u ngatërrua me shpifje dhe slogane. Kjo do të thoshte (aut of kash, out of karacter  etj. Gjithashtu u ngatërrua me tallje popullore  me paraardhësin e van Burenit, Andrew Jackson, për shkak të drejtshkrimit të dobët të tij. Një gazetë botoi një pretendim gjysmë serioz se OK e kishte origjinën nga Jackson duke e përdorur atë si një shenjë për “të gjitha të sakta” (ole kurrek) në letrat që ai kishte inspektuar.

OK ishte “i keqvlerësuari”, “i refuzuar” i kohës së tij dhe mund të kishte përfunduar me të njëjtin fat kalimtar, me shkurtesat e tjera, nëse jo për faktin se në të njëjtën kohë, po hynte në përdorim, telegrafi dhe OK ishte aty, një shkurtim i dobishëm, gati për t’u përdorur. Nga vitet 1870, ai ishte bërë mënyra standarde për operatorët telegrafikë që të pranonin marrjen e një transmetimin, dhe ishte në rrugën e duhur për t’u bërë fjala më e madhe amerikane e përdorur gjerësisht.

Por, siç thotë Metcalf, suksesi i tij përfundimtar mund të ketë varur nga “amnezia pothuajse universale për origjinën e vërtetë të OK që ndodhi në fillim të shekullit të njëzetë. Me burimin e OK të harruar, çdo grup etnik dhe fis mund të pretendonte nderin se e kanë sjellë atë në ekzistencë së pari OK nga një shprehje në gjuhën e tyre amtare.” Duke harruar se nga erdhi OK, amerikanët e bënë që të na përkiste të gjithëve edhe ne shqiptarëve. OK

Gjesti konfuz OK, ose si Niksoni ofendoi brazilianët pa e ditur

Gjesti OK ose shenja OK ose gjesti i unazës (simboli/emoji: “👌”) kryhet duke lidhur gishtin e madh dhe treguesin në një rreth dhe duke mbajtur gishtat e tjerë drejt ose të relaksuar larg pëllëmbës. Zakonisht përdoret me zhytës, nënkupton “Unë jam mirë” ose “A je mirë?” kur janë nën ujë. Në shumicën e vendeve anglishtfolëse, kjo nënkupton miratimin, marrëveshjen dhe se gjithçka është mirë ose “në rregull”. Në kontekste ose kultura të tjera, gjestet e ngjashme mund të kenë kuptime ose konotacione të ndryshme, duke përfshirë ato që janë negative, fyese, financiare, numerike, devocionale, politike ose thjesht gjuhësore. Në fillim të shekullit të 19-të në Shtetet e Bashkuara, gjesti ishte i lidhur me shkronjat “O” (të formuara nga rrethi) dhe “K” (që rrjedh nga gishtat e zgjatur). Ndërsa nuk dihet saktësisht se si u bashkuan gjesti OK dhe shprehja verbale përkatëse.

Në disa rajone të botës, praktikohen si forma pozitive “OK” dhe ato negative, të cilat mund të çojnë në konfuzion se cili kuptim synohet. Në rajonet dhe kulturat ku gjesti ka një konotacion negativ historik, përdorimi i tij si një “shenjë OK” është shpesh rezultat i paraqitjes së tij në media dhe tenton të përdoret më shumë nga të rinjtë. Në Francë, ku përdorimi i gjerë ka depërtuar përmes kulturës amerikane, ndjenja pozitive “OK” e gjestit u bë e njohur në veri të vendit ndërsa konotacioni i tij negativ si “i pavlerë” mbeti në jug. Për të shmangur konfuzionin, komunikuesit francezë janë mësuar të përdorin të dhëna shtesë të kontekstit, të tilla si qëndrimi ose shprehja e fytyrës, për të sqaruar kuptimin. Në rrethana të tjera, kuptimet e ndryshme të gjestit pajtohen më pak, siç ishte rasti në Brazilin e viteve 1950, kur zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Richard Nixon doli nga avioni i tij duke shfaqur shenjën me secilën dorë. Ndërsa qëllimi i Niksonit ishte të komunikonte vullnetin e mirë me njerëzit e Sao Paulos, turma e priti atë me ofendim.

Filed Under: Fejton Tagged With: Rafail Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT