• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHËNIME PËR 145 VJETORIN E TRAKTATIT TË SHËN STEFANIT

March 3, 2023 by s p

(3 mars 1878-3 mars 2023)

NGA NDUE  BACAJ

145 Vite më parë, me 3 mars të vitit 1878 do të nënshkruhej Traktati i  Shën-Stefanit. Madje ky traktat si për ironi do të quhej traktati i paqes, pasi thuhej se i jepte fund Luftës Ruso-Turke që pat shpërthyer më 24 Prill 1877. Ku  pas luftimeve të ashpra, që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse kishin arritur (fitimtare) në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit. Në këto kushte humbëse perandoria turko-osmane  (për të shpëtuar diçka nga vehtja) ishte e gatshem të linte hali teritore shqiptare për të zbutur perseri shpirtin e zuçitur dhe  grykësinë e pafashitur  të klysheve të Moskovit në Ballkan… “Sinjalet” ishin dhënë që mbas kongresit pansllavist që u mbajt në Moskë (1867), me protokollin e Londres (1877), me marrëveshjen e Budapestit (1877), e veçanarisht me nënshkrimin e armëpushimit në Edrene me 31 janar (1878), per të “kulmuar” me Traktatin e Shën Stefanit të dates 3 mars 1878..1.  Për këtë traktat historiani anglez William Miller do të cilësonte se : ”Traktati i Shën  Stefanit synonte me rregullua simbas interesave ekskluzive të popujve sllav,  fatin e një zone të Europes ku kanë interesa edhe kombe të tjerë”.2.  Pas bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve rusë, kontit Nikolla Ignatiev e Aleksandër Nelidov dhe atyre osmanë Safet Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Sadullah Beu, Ambasador në Oborrin Perandorak të Gjermanisë, u nënshkrua ky traktat. Për shkak të epërsisë ushtarake, Rusia abuzoi shumë me Traktatin e Shën-Stefanit, duke thelluar mosmarrëveshjet ndërmjet popujve të Ballkanit. Traktati i Shën Stefanit, perveç autonomisë që parashikonte për disa shtete sllave, traktati  parashikonte që këto “shtete” të zgjeroheshin edhe më shumë trojeve, kryesisht shqiptare.. Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë. Serbia do të zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës. Sipërfaqja e saj rritej nga 37,7 mijë km2 në 52,7 mijë km2. Edhe Mali i Zi rritej nga 4,7 mijë km2 në 15,7 mijë km2. Territoret e Bullgarisë do të zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit).3.  Sipas nenit një të këtij traktati Mali i Zi do të merrte trojet etnike shqiptare të banuara prej shqiptarëve: Ulqinin, Tivarin, Krajen, Anen e Malit, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë, Rugoven, Kelmendin… Ndërsa sipas nenit tre Serbia do  të aneksonte troje etnike shqiptare të Kosovës, deri në krahinen e Prishtinës. Neni gjashtë i këtij traktati i jepte Bullgarisë jo vetëm portin e lakmueshëm të Selanikut, por edhe krahinat etnike shqiptare të Korçës, Voskopojës, Pogradecit , Strugës , Dibrës , Kërçovës , Gostivarit , Tetovës , Shkupit , Manastirit, Kumanovës etj. Siç duket shumica e trojeve etnike shqiptare do të viheshin nën dominimin e sllavëve dhe të kishës ortodokse. Gjithashtu ëndërra e vjetër ruse e pansllavizmit dhe dalja në detin Mesdhe, më në fund do të bëhej realitet.4.  (Ndërkohë Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë nga ky traktat).  Turqia si humbëse e luftës me Rusinë , kishte pranuar diktatin e Rusisë per  të  shkëputur  shumë teritore nga perandoria e vet. Megjithse shumë nga  keto teritore ishin safi shqiptare, emri i Shqiperisë as nuk zihej me gojë..5.  Pra siç shihet shumica e trojeve Shqiptare do të  ishte nën dominimin sllav… Ndërsa “Grimca” e mbetur Shqipëri momentalisht do ti lihej perandorisë osmane që pritej nga dita në ditë të shembej , dhe ajo çfarë po “tepronte” nga Shqiperia Etnike “shpresohej” se do të mbetej nën këto rrënoja në perjetsi.6. Historiani Ferdinand Schevill në librin e tij kushtuar historisë dhe qytetrimit të  Ballkanit për Traktatin e Shën Stefanit do të shkruante: “Paqja” e  Shën Stefanit ishte një nga më të ashprat që ishte arritur ndonjëherë në historinë e lindjes”.7.  Pradaj kur ishin shpallur kushtet e Traktatit të Shën Stefanit u dha kushtrimi në kancelaritë e Europës. Filluan menjëherë perçapjet për rivizimin e këtij traktati , me qellim që me kufizue lakmitë toksore të Rusisë dhe satelitëve të saj në Ballkan. Mbas një vargu shkëmbimesh diplomatike në mes të kryeqyteteve kryesore të Europës u vendos të mblidhej nji kongres në Berlin “ku do të mund të bisedoheshin themelisht të  gjitha çeshtjet që kishin lidhje me traktatin e Shën Stefanit.  Kongresi i Berlinit do të hapej më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Europës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman: Otto Bismark.9. Vlen të cilësohet se zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë…10.  Edhe në këto kushte të pafavorshme shqiptarët, Traktatit të Shën Stefanit dhe “pasuesit” të tij Kongresit të Berlinit do ti përgjigjeshin “flakë për flakë” me pendë e pushkë të udhëhequr na  patriotët shqiptar të të gjitha trevave shqiptare me organizimin më të lartë mbarkombëtar: Lidhjen Shqiptare të Prizrenit , që do ti fillonte punimet me 10 qershor 1878, duke sensibilizua Europen dhe organizua shqiptarët në mbrojtje të trojeve të tyre etnike… Mjerisht edhe sot cari i “ri” i Rusisë, Vladimir  Putin, por edhe putinët  e tjerë më të vegjël në Ballkan po kërkojnë që të ringjallin Traktatin famkeq të Shën Stefanit të 145 viteve më parë. Por tani kohrat kanë ndryshuar dhe Europa e re me BE-n, në bashkëpunim të  plotë me SHBA-n dhe NATO-n, janë sfiduesit potencial të carit të ri dhe dhe mbështetësve të tij sllav në Ballkan e më gjërë… Por me gjithë këtë, veçanarisht ne shqiptarët duhet të jemi vigjilent e të mos harrojnë historinë e “helmuar” të së shkuares, se  po të harrohet ka rrezik të na “helmojnë”edhe të sotmen…  

REFERENCAT: 

1.Histori e popullit shqiptar; fq.97-99, Hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë të Akademisë së shkencave  të Rep.Shqipërisë, sh.b. “Eurprilindja”, Tiranë 1994. 

2..William Miller; Perandoria otomane dhe trashigimtarët e saj , fq.384, London 1913. 

3.https://www.facebook.com/MuzeuHistorikKombetar/posts/3197272090335542/  

4.Edwin Jacques; Shqiptarët-historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, fq.286, sh.b. Kartë e Pendë, Tiranë 1995, + Serge Metais; Histori e shqiptarëve  nga Ilirët deri te pavaresia e Kosovës, fq.265-266, sh.b. “55” Tiranë 2006.

5.Edwin Jacques, po aty fq.286. 

6.Ndue Bacaj ; Nga Lidhja e Prizrenit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit: Albdreams.net dhe https://gazetadielli.com/nga-lidhja-e-prizrenit-ne-lidhjen-shqiptare-te-prizrenit/17 qershor 2022. 

7. Ferdinand Schevill; BALLKANI-historia dhe qytetrimi, fq.327, sh.b. Eugen, Tiranë 2002.

8.Tajar Zavalani; Histori e Shqipnisë, fq.172, Botim i dytë: Phoenix , 1998. 

9.https://sq.wikipedia.org/wiki/Kongresi_i_Berlinit. 

10.https://fjala.al/2022/03/03/formimi-i-lidhjes-se-prizrenit-shen-stefani-traktati-famekeq-ku-rusia-coptoi-tokat-e-shqiptareve/, + Libri : Spastrimi Etnik, dokumente  historike mbi një ideologji serbe , mbledhur, përkthyer dhe komentuar nga Mirko Grmek, Mark Gjidara dhe Neven Simac me parathenie nga Ismail Kadare,sh.b.”55”Tiranë 2002. 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

Sot, përkujtojmë Besëlidhjen e Lezhës

March 2, 2023 by s p

Muzeu Historik Kombëtar/

579 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.Vendimet e kuvendit ishin:1. Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm. 3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.

Filed Under: Histori

KËTU I THONË DARDANI, O BIR!

March 1, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

Frank Shkreli: Një zë nazi-fashist e anti-shqiptar nga qendra e Evropës ...

Ditët e fundit disa media dhe portale shqiptare kanë njoftuar për një zbulim të ri arkeologjik të një pllake me mbishkrimin “Dardanus” në Shkupin shqiptar.  Ky zbulim i një pllake varri u bë gjatë punimeve në Karposh tek varrezat e vjetra, e që sipas njoftimeve mediatike, daton nga shekulli i VI. Ky nuk është zbulimi i parë i gjurmëve dardane në ato troje shqiptare dhe zbulime të tilla nuk do të jenë të fundit, pasi të gjithë e dijmë se, historikisht, Kosova e sotëme dhe trojet për rreth, kanë qenë dhe janë Dardani.  Këto zbulime vetëm po provojnë, historikisht dhe shkencërisht, se ajo tokë është dardane, se atje jetonin fiset ilire, njëri prej tyre Dardanët. Duan a s’duan sllavët e jugut, e vervet historike është se, Këtu i thonë Dardani, o bir! Frank Shkreli/ Ndërroi jetë Apostulli i Dardanisë | Gazeta Telegraf Ky zbulim i kohëve të fundit në Shkup më kujtoi Profesorin e nderuar, Zef Mirditën studiuesin e Dardanisë dhe të historisë së dardanëve, si fis ilir, paraardhës të shqiptarëve të sotëm.

I ndjeri Profesor Zef Mirdita ka provuar në veprat dhe shkrimet e tij, me argumente shkencorë, se Dardania ishte Iliri dhe se dardanët ishin me prejardhje ilire, njëkohësisht, duke hedhur poshtë njëherë e mirë edhe tezat e shtrembëruesve të historisë së shqiptarëve – pasardhësve të ilirëve – se dardanët nuk na paskan qenë me prejardhje ilire. Sidoqoftë, shpresojmë që falsifikuesit sllavë të historisë së Dardanisë dhe të shqiptarëve, si pasardhës të dardanëve, ta kenë humbur davanë e tyre nga pikëpamja shkencore, por u mbetet shqitarëve sot që të ruajnë dhe të kultivojnë provat historike dhe zbulimet arkeologjike që provojnë historinë e vërtetë të Dardanisë dhe të shqiptarëve. 

Ndonëse këto zbulime të ditëve të fundit në Shkup, na bëjnë të gëzohemi për provat historike që ekzistojnë – duhet të na shqetësojë fakti – se në dorë të kujt janë këto prova — se çka po ndodhë me kto zbulime dhe prova të historisë, të së kaluarës së vjetër të shqiptarëve të sotëm në trojet e veta dardane, arbëroro-shqiptare. Si dhe kush po kujdeset për këto vlera, që dduhet të konsiderohen, jo vetëm të historisë së shqiptarëve në trojet e veta shekullore, por edhe të historisë antike të njerëzimit, në ato anë.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me të drejtë është i shqetësuar për këtë —Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup – duke marrë parasysh se si është trajtuar nga sllavët e jugut, historia e e ilirëve dhe shqiptarëve, si pasardhës të tyre në territorin e ish-Jugosllavisë komuniste dhe më heret.

ITSHKSH reagoi ditë e fundit në lidhje me gërmimet e reja arkeologjike dhe shfaqi shqetsimin për përkujdesjen e “stelave të zbuluara”, përfshir një që mbante mbishkrimin, “Dardanus”, ndërsa Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkatësisht Departamenti i Kulturës Materiale të ITShKSh-së, rithekson faktin që Scupi ishte qendra e mbretërisë Dardane dhe për këtë dëshmojnë edhe gjetjet e shumta arkeologjike në këtë lokalitet.

ITSHKSH, në një njoftim për median, shprehet se është “Shqetësues fakti se si ka mundësi që “pronari” që i bën punimet, nuk lejon mediat që të marrin pamje të stelave në fjalë, me arsyetimin se kjo është “pronë private”, duke ditur fare mirë se kemi të bëjmë për nekropolin e qytetit të Scupi-t”, thuhet në deklaratën e Instituti të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. 

Një ndër problemet kryesore që paraqet ky rast i fundit, sipas ITSHKSH,  është se, “si ka mundësi që në zonën e mbrojtur me ligj bëhen ndërtime moderne, duke mos respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paluajtshme Arkeologjike”?! Instituti në fjalë u bën thirrje dhe kërkon që të “dalin, publikisht, të gjithë institucionet që kanë dhënë leje për një ndërtim të tillë, si dhe të ndërpriten të gjithë punimet të cilës do natyrë, në zonën e qytetit antik Scupi.”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, bën gjithashtu thirrje, “që sa më shpejt këto stela të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut, sepse çdo vonesë do të ndikojë për krijimin e dyshimeve për abuzime të mundshme”, të këtyre zbulimeve historike të rëndësishme arkeologjike për historinë antike të Dardanisë dhe jo vetëm, nëqoftse bien në duar të gabuara, ose në dorë të mohuesve dhe shtrembëruesve të historisë së shqiptarëve ndër shekuj. 

Këto zbulime sot dhe më të hershme, janë pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar të shqiptarëve edhe sot dhe si të tilla, keqpërdorimi dhe abuzimi i tyre duhet të jetë një shqetësim për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Prandaj Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, meriton mirënjohjen dhe mbështetjen  e të gjithë shqiptarëve, në përpjekjet e tija për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, shpirtërore dhe kulturore të fisit të shqiptarit në ato anë – përfshir zbulimet e fundit të gjurmëve dardane në trojet shqiptare në Ballkanin Perëndimor.  Sepse, për të gjithë ne, atij trolli i thonë Dardani, o bir!

Frank Shkreli

A person smiling in front of a bookcase

Description automatically generated with low confidence

     Portreti zyrtar i Presidentit të parë të Kosovës, me Flamurin e Dardanisë, 2001  

No photo description available.
Zef Mirdita babai i “Dardanisë antike” - nga Fahri Xharra | Radi and Radi

Filed Under: Histori Tagged With: Frank shkreli

Ç’ RRËFEN XHAFER DEVA PËR VETE DHE KRIJIMINE “SHQIPËRISË ETNIKE” MË 1943-1944

February 28, 2023 by s p

Me rastin e 45 të vdekjes

Prof.Muhamed Mufaku/

Ky vit,që shënon 45 vjet të vdekjes së Xhafer Deva (1904-1978),filloi herët nga Tirana me cerominin e pagëzimit të një segment të Rugës së Ibrahim Rugova me me një emër domethënës (Rruga “Dëshmorët ee 4 shkurti”),gjë e aktulaizoi përnjë herë polimikat në shtyp dhe mjetet sociale rreth Xheafer Devës: kriminel dhe bashkëpunëtor me Gjermaninë naziste apo lider nacionalit që e lidhi fatin me rishpalljen e Pavarësisë shquptare dhe për shpëtimin e Kosovës prej rrezikut të pritur atëherë.Vërtetë,këto polimika të nxituara reflektojnë dy kultura politike shqiptare që u krijuan me kohë gjatë 1941-1945: Kultura politike në Shqipërinë e 1913,e sidomos në jug,e cila ishte i hapur për bashkëpunim me “vëllazërit” sllavë që erdhën më 1941 për ndihmë për themellimin e partisë komuniste dhe e ngirtën Enver Hoxhën në krye të asaj partie duke siguruar më vonë edhe ndihmën e partizanëve shqiptarë në 1944-1945 për “çlirimin” e Kosovës,me pasojat që dihen.Për këtë kultuë,Xh.Deva fillon dhe përfundon si kriminel,në saj të teksteve shkollore të hartave me direktivat e Partisë,pra nuk përcillet aktiviteti i tij i madh në Mërgim për bashkimin e opozitës antikomuniste dhe në “Operacionin e madh” sektet (1948-1951),i cili kishte për qëllim përgatitijen e terrenit në Shqipëri për një kryengritje kundër regjimit komunist me ndihmën e aleatëve( SHBA dhe Britania).Nga ana tjetër,kultura politike në Shqipërinë e vriut,dhe sidomos në Kosovë, kishte një përvojë tjetër me sllavët,si më 1877-1878,1912-1913 dhe më 1918-1941,ndaj ajo u shpreh përsëeri me Lidhjen e dytë të Prizrenit në krye me Devën dhe shokët e “Grupit Kosovar”(Rexhep Mitrovica,Xhelal Mitrovica,Tahir Zajmi dhe Rexhep Krasniqi),i cili vazhdoi aktivitin politik në Mërgim duke ngritur për herë fatin e Kosovës edhe kur aleatët u pajtuan gjatë Luftës së fohtë me fatin e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë,duke themelluar më 1962 Lidha e Prizrenit në Mërgim në krye me Devën deri në vdekjen e tij më 1978.Mu për këtë,këto figura u rehabilutuan në Kosovë më 1999 në mënyra të ndryshme.Në këtë kontekst,polimika rreth Rrugës “Dëshmorët e4 shkurtit” nuk u kufizua vetëm me faktin që ajo ishte një segment të Rrugës së Ibrahim Rugovës,por tejkaloi së shpejti te Xhevaer Deva si “kriminiel” për ta mjegulluar këtë cënim të emrit të Ibrahim Rugovës.Tani,me rastin e 45 vjetorit të vdekjes së Xh.Devës,ishte moment të sqarohet ç’ ndodhi më 4 shkurt 1944 në kundër të një konferenca shkencore për figurën e Xhafer Devës,i cili është shumë më dimensional se sa mendohet. Kuptohet,kjo mund të arrihet vetëm në bazë të dokumenteve të arkivave të ndryshme dhe të shkrimeve të Xh.Devës.Nga këto shkrime,do të lëshojmë tani një shkrim të Xh.Devës që botohet për herë të parë.Shkrimi përmbledh një analizë të dendur të ngjarjeve të rendësishme që ndodhën më 1943-1944,përkatësisht kapitullimi i Italisë dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë që tani e kaloi shumë kufinjtë e 1913,duke përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës dhe Maqedonisë përendimore dhe një pjesë të Malit të zi.Siç duket,këto faqe që botohen tani për herë të parë mund të jeni pjesë të një punimi të gjatë të shkruar me tahmin në 1962.Në atë kohë Grupi Kosovar u forcua në Mërgim,në prag të themellimit të Lidhjes së Prizrenit në Mërgim,dhe krerët e tij (Xhfer Deva,Rexhep Krasniqi dhe Tahir Zajmi) sikurse u moren vesh për të shkruar versionin e tyre nacionalist shqiptar për ato ngjarje historike pasiqë secili prej tyre kishte rolin e vet në ato ngjarje që e karektarizuan Shqipërinë etnike,pra Shqipëria e 1913 me “Tokat e lirueme”.Kështu,Rexhep Krasniqi(1906-1999),i pari shqiptar që u dokorua në histori në Universitetin e Vjenës më 1935,botoi disa shkrime dhe tek pas vdekjes iu botua në Prishtinë disertacioni “Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore”,kurse Tahir Zajmi e botoi në Bruksel më 1964 librin e tij “Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës”.Këto faqe të Devës kanë vlerën e vet sepse aurori paraqet një analizë të veten për gjendjen në rajon pas shpartallimit të Jugosllavisë në Prill 1941 dhe kapitullimit të Italisë 1943, që hapen një horizont të ri për shqiptarët me përvoja të ndryshme në vendet ku jetonin deri atëherë. Me rendësi të veçantë janë ato të dhëna që i oërmend Deva për kontaktat e parë me komandën gjermane në Beograd dhe për lëvizjet e tij në Kosovë dhe në Shqipëri për një shtet të ri të pavarur shqiptar me sovranitet të kufizuar që mund të pranonte praninë ushtarake gjermane në pika të caktuara “derisa të kryehet lufta”. Më këto lëvizje të Devës u sigurua pajtimi për konceptin e shtetit të ri shqiptar me regjencë në krye me Mehdi Frashërin dhe një qeveri me prani të ndieshme të Grupit Kosovar:Kryeministri Rexhep Mitrovica,Ministri i mbrëndshëm Xhafer Deva dhe Ministri i arsimit Rexhep Krasniqi.Kutohet,kjo qeveri nuk u shikua me sy të mirë në terë Shqipëri,e sidomos në jug ku partia komuniste kishte agjenda tjera.Këto fleta dhe tjera ruhen me kujdes të madh të vetrani Idriz Lamaj, miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Xhafer Devës,i cili e trashigoi nga bashkëshortja e Devës nja 1000 faqe me korespodenca dhe shkrimet e tij në disa gjuhë.Z.Lamaj,i cili botoi disa libra me vlerë për historinë shqiptare,u mbeshtet në këtë mori dokumentash për ta paraqitur më ndryshe Devën në librin e tij “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa tjera të mërgatës” që doli në New York më 2002 dhe u ribotua në Prishtinë më 2022 . Tani,me bujarinë e vet të njohur(i dhuroi Arkivit të Kosovës 15 mijë dokumente më 2021) na lejoi që ti botojmë këtë shkrim origjinal të Devës,e shkruar me makinë me dorën e vet,si kontribut për një qasje më objektive të figurës së Devës,për çka meriton një diskutim në një konferencë shkencore me rastin e 45 vjet të vdekjes.Në fund,vlen të theksohet se Xh.Deva, i lindur në Mitrovicë më 21 shkurt 1904, nuk arriti të mësojë gjuhën amëtare në shkollë,por e kreu shkollimn në serbish dhe vazhdoi shkollimin duke mësuar shumë gjuhë(serbisht,rusisht, turqisht,gjermanisht, italisht dhe anglisht). Shkrimi është në gegnishte të rrjedhshme që e mësoi në shtëpi dhe e ruajti më vonë në mërgim qoftë në diskutimet ose shkrimet e tij.Tani ky shkrim me vlerë i Devës do të botohet për herë të parë në revistën mujore “Shënja” të Shkupit me rastin e 45 vjetori të vdekjes.

Filed Under: Histori Tagged With: Muhamet Mufaku

ZEF HOTI ZOGU I ZANËS, DJALI I STARËS E TRIMI I SPANJËS

February 24, 2023 by s p

(Kujtesë me rastin e 86 vjetorit të rënies në luftën e Spanjës-13 shkurt 1937)

NGA  NDUE  BACAJ  

Më 1936 alenca e quajtur Fronti Popullor, (i përbërë nga socialistë, komunistë e  republikanë  , (edhe me ndihmen e inernacionalistëve majtist dhe Stalinit), fituan zgjedhjet përseri si në vitit 1931, kur kishin dëbuar mbretin Alfons XVII dhe shpallë Spanjën Republikë, Këtij “grupimi”  iu vu përballë grupi i djathtë i quajtur “Falanga Spanjolle” me në krye gjeneralin Franko. Në këto kushte nga Spanja u lëshua kushtrimi për ndihmë , kundër focave falangiste të Frankos. Një nga shqiptarët  që “degjoi” kushtrimin  internacionalist të  vitit 1936  per të shkuar vullnetar  në luftën kundër  fashizmit në Spanjë ishte edhe malësori prej Hotit  Zef  Prelë Hoti. Zef Hoti  kishte lindur në Stare të Hotit, por  pasi kishte mbetur jetim  (i kishte vdekur babai) , për aresye “mentaliteti…” nëna e tij ishte detyruar që me jetimët e saj të ç’vendosej per të jetuar në Krujë.  Jeta  e kesaj familje hotjane  në Krujë  kishte qënë  e veshtirë , por  kisha katolike atje ishte munduar  t’a  ndihmonte  per  t’ia bërë disi më të lehtë  jetesen. Gjatë këtyre viteve  Zef  Hoti ishte dalluar si djalë inteligjent e trim , gjë që e kishte vertetuar edhe kur ai humbi vëllan… Kisha  katolike dhe famulltarët e saj françeskan të  Krujës të asaj kohe  , perveç ndihmes për të jetuar kishin menduar që djalin intiligjent Zef Hoti  ta  shkollojnë si mos më mirë , dhe per këtë ata e kishin derguar  me financimet e tyre të arsimohej në “qendren” e kultures dhe arsimit të Europes , në Francë.  Zef  Hoti në Francë  filloi të  shkollohet dhe  të integrohej me shoqeritë më perparimtare të asaj kohe, (thuhet se u lidh edhe me partinë komuniste franceze). Në këto kushte  në tetor të vitit 1936  Zef  Prelë  Hoti  vendosi  t’i pergjigjet kushtrimit  per të luftuar  fashizmin në Spanjë. Në  të vertet Evropës të  atyre viteve  kishte filluar  t’i  hynte flaka e  dy ideologjive  që kishin në themel, diktaturën dhe ndalimin e të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë edhe lirinë e besimit.  Ndonse ideologjia komuniste dukej disi  më “humane”  në fakt  ajo ishte “thjesht” njera anë  e të njëjtes medalje me fashizmin , i cili si në Gjermani dhe në Itali ku kishte triumfuar ai quhej  nacional-socializem , ku fashizmi apo nazizmi  njihej  si krahu i djathtë   i kesaj ideologjie , ndërsa  komunizmi njihej si krahu i majtë.  Fashistet në këtë kohë kishin zgjedhur si fushë beteje për të  zgjeruar marrjen e pushtetit me dhunë në Europë , Spanjen .. Pas kushtrimit  të rrezikut fashist në Spanjë lufta civile ishte ndezur  në mes popullit spanjoll të ndarë kunder  forcave fashiste të Frankos , por edhe pro triumfit të Frakos … Lufta në Spanjë filloi të  vështirësohet së tepërmi për vullnetarët internacionalist pasi së bashku me luftëtarët antifashist , kishin penetruar edhe luftetarët e robërisë  së  kuqe, që propagandonin komunizmin bolshevik sovjetik. Madje këta komuniste internacionaliste arriten që  nën masken  e luftës  antifashiste , të shkaterronin edhe shumë kisha e objekte të  kultit Kristian katolik dhe të vrisnin  klerin katolik si gjoja bashkepunetor të fashizmit.  Në këto kushte  lufta  internacionaliste e Spanjës filloi të zbehej në sytë e luftëtarëve të vertet antifashist dhe të  shteteve që e njihnin ideologjinë e kuqe që ishte  mbjedhur e rritur  në qeveri e shtet prej 20 vjetesh në Bashkimin Sovjetik  të  Lenin- Stalinit..  Zef Hoti  si shumë  vullnetarë internacionalist luftoi  trimërisht perkrah popullit spanjoll , siç kishin luftuar ndër shekuj  malësorët e shqiptarët në aleancat ndërballkanike dhe ndëreuropiane kundër  pushtuesve turko-osman etjer.. Zef Hoti në këtë luftë u shqua si një trim i  vendosur  kundër ushtrive fashiste të Frankos , derisa  me 13 shkurt  të  vitit 1937, në  betejën për mbrojtjen e Madridit nga fashizmi, ra heroikisht duke derdhur gjakun e tij në këto troje të bekuara  evro-perendimore. Zef Hoti pak më shumë se 30 vjeçar flijoj jetën e tij për idealin e lirisë, për të cilën ai dhe breza të tërë para tij , kishin luftuar e sakrifikuar duke ia njohur  vlerën e ditur çmimin më mirë se askush tjeter të shtrenjëtes liri , që  në Spanjë  fashistet  dhe komunistët  donin  t’a  mbysnin që në embrion, jo vetem për spanjollet, por për gjithe popujt e kontinentit  e më gjërë. Mjerisht, kjo luftë civile edhe me “prapavijë” internacionaliste mori rrugën e një   katrahure aq të madhe sa bëri  të mundur që në Spanjë te mos fitojnë luftetaret e lirisë, por “vellai” binjak i komunizmit, Fashizmi, i cili me 28 mars 1938 ngriti  në Madrid  flamurin e tij, duke fituar kështu pushtetin e shtetin. Pas kësaj luftëtarët internacionalistë të lirisë, u kthyen në vendet e tyre , kush i zhgënjyer e kush i mbushur me vrerë që do ta shprazte mbi popullin e vet kur  ti jepej rasti (Një shembull i till ishte Mehmet Shehu në Shqiperi…).  Pas kësaj lufte që thuajse humbi kuptimin në Spanjë , mbetën  shumë  trupa të të rënëve internacionalist (duke përfshirë edhe disa shqiptarë…), ku njeri ndër këta ishte edhe trimi Zef Hoti, trupi i të cilit u varros atje..  Fashizmi në Spanjë i  udhëhequr nga Frankoja , qeverisi pas kësaj lufte civile edhe rreth 35 vite  , ndërsa ne shqiptaret patem fatin e “kuq” të na qeverisin homologet e kuq të Frankos  të “zi”,  komunistet , por mjerisht  edhe  10 vjet më gjatë se ai. Është interesant fakti që ndersa fashisti Franko u ngriti varre e memoriale jo vetëm  të rënëve në mbështetje të  tij e kauzës tij , por edhe të rënëve kundershtarë të tij e kauzes tij. Frankoja gjatë qeverisjes tij në çdo pervjetor të luftës civile në Spanjë , vendoste  buqeta me lule e kurora  në varret dhe memorialet  e  të  dy  palëve të rënë , ku ketë e justifikonte duke thënë se edhe kundershtarët e mi meritojnë të kujtohen e respektohen , pasi ata kanë derdhur gjakun e dhënë jetën për një ideal që mendonin se do ta bënin më mirë Spanjën dhe Boten.. Ndersa  e kunderta ndodhi nga komunistet shqiptar , të cilët kundershtarëve politik  të luftes dhe fjalës, u humbi  jo vetem varret  pa  shenjë  e pa nishan , por persekutoi pa mëshirë edhe pasardhësit dhe farefisin e tyre deri ne shtatë  breza… Diçka tjetër që tingellon keq sot për ne shqiptarët është se  ndonse kemi filluar dekadën e katërt  që jemi “çliruar” nga komunizmi , rezultatet tona në krahasim me ato të Spanjës të sunduar nga fashizmi  janë thuajse të pakrahasueshme në disfavorin tonë… Gjithsesi 13 shkurti si ditë e rënies të internacionalistit malësor, trimit Zef Hoti,  nuk duhet të harrohet, të pakten nga të majtet e sotëm, pasi baballaret e tyre komunist ishin munduar ta bëjnë  të tyre trimin Zef  Hoti…  Ky trim malësor në të vertetë  meriton shumë më shumë, të perkujtohet e nderohet, se sa shumë të tjerë  të rënë gjatë luftës nac-çl. , (apo edhe në luftën civile në Shqipëri për “bythen” e Enverit apo “mustaqet” e  Stalinit , sundimit të të cilëve  ju kemi parë sherrin 46 vite , e vijojmë t’ja  shohim jo pak edhe sot…).  Në ketë kujtesë nuk  po mundem  pa thënë  se po të kishte patur fatin të shpetojnë gjallë nga lufta e Spanjës  Zef Hoti , komunizmi me siguri do t’i   kishte rezervuar fatin e disa shokeve te tij bashkeluftetarë të Spanjes, të cilet u  persekutuan , burgosen, pushkatuan apo “vetepushkatuan” si Mehmet Shehu e deri te malësori trim e idealist, luftëtari internacionalist i “Spanjës”,  kastratasi Gjeto Keqi, i cili do të burgosej  e persekutohej (ai dhe familja e tij) nga komunizmi stalianian i Enverit… Duke i ardhur fundi kësaj kujtesë të vogël për trimin e madh internacionalist Zef Hoti , mendova të citoj edhe disa nga vargjet e mrekullueshme të poetit malësor  (të ndjerit)  Dodë  Kaçaj:

“Ku rrin shqipja në malet  t’Hotit,

Ku kanë  lind burra barotit,

Ku kanë  lind burra me nam,

Që kanë bri hekur me dhamë,

Leu Zef Hoti , zogu i zanes,

Djali i Stares, trimi i Spanjës.

…………………………………… 

Shqipja e Hotit ndër brigada,

Fluturon me plaget e ngrata,

Front  e në  front e flakë barot,

Lufton njelloj si me kenë  n’Hot.

Amanet ju shoket e mijë,

Po ju la një porosi,

Kur të shkoni në Shqiperi,

Tek ai mal atje në Stare,

Ndalni pak shprazni batare,

Kam një nanë , n’ma  gjetshi gjallë,

Me i thanë  ma ban hallall,

Se tash më bajnë nanat spanjolle,

Një varr të bukur rrezë një molle,

Ka me u gjetë një shok prej frontit,

Me ma pru një gurë prej Hotit,

Malet rriten dhe bjeshket qeshin,

Por djemët si Zefi kurrë nuk vdesin”. 

Për t’i bërë të pavdekshëm (siç e meritojnë) Zef Hotin e bijë të tjerë të  trevës sonë, edhe pse dhanë jetën në trojet e Evropes  për një qyteterim , besim apo për  një kushtrim që mendohej se do ta bënte  Europën  e bashkë me të edhe Shqiperinë  më të mirë, ne malësorët duhet ti kujtomë e nderojmë… 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 146
  • 147
  • 148
  • 149
  • 150
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT