• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

#SiSot ndërroi jetë në Selanik, pas një atentati, Hasan Prishtina

August 13, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

U lind në Vushtrri të Kosovës dhe i ati ishte pjesë e administratës osmane. I shkolluar midis Selanikut, më pas Stambollit ai do të bëhej një nga zërat më mbështetës të lëvizjes për pavarësi të kombit tonë. Pjesëmarrës në disa kuvende dhe kryengritje ku tema e nxehtë për mëmëdheun do ta brumoste atë me ideale të forta kombëtare. Ai është përkrahës i revolucionit xhonturk dhe do të përfaqësohej në parlamentin e ri osman si anëtar i partisë liberale të kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora.

Hasan Bej Prishtina do të mbahet mënd edhe për planin me 14 pika që ju paraqit autoriteteve osmane për t’i kërkuar autonomi të Vilajetit Shqiptar. Është pjesëtar jo vetëm në lëvizjet për shtetformim por nëpërmjet miqve si Gabriele D’Annunzio do të bashkrendonte forcat kundër ekspasionit Serb jo vetëm në territorin Shqiptar por edhe në atë që Italianët rivendikonin. Hasan Bej do të ishte një oponent i fortë karshi politikave Zogiste dhe mendohet se qëndrimet dhe pjesëmarrja e tij kundër këtyre politikave do t’i kushtonin edhe jetën pikërisht në këtë ditë të vitit 1933. Bashkëlidhur po ju dëshmojmë edhe një biografi të shkurtër që Britanikët disponin për të duke e quajtur revolucionar të lindur dhe armik i Serbëve.

Filed Under: Histori

LE MATIN (1914) / JA ÇFARË MENDON KRYEMINISTRI SHQIPTAR TURHAN PASHA PËR PRINC VIDIN (INTERVISTA)

August 12, 2022 by s p


Turhan Pasha (Turhan Përmeti)  (1846 – 1927)
Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Gusht 2022

“Le Matin” ka botuar, të enjten e 2 korrikut 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të Turhan Pashës në lidhje me drejtimin asokohe të Shqipërisë nga Princ Vidi, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kryeministri shqiptar lavdëron princin

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 1 korrik. — Shkresë speciale nga “Le Matin” — Disa gazeta kanë botuar gjoja deklaratat e sekretarit të Turhan Pashës, gjatë udhëtimit të këtij të fundit nga Brindizi në Romë ose pas mbërritjes së tij në këtë qytet.

Por asnjë sekretar nuk e shoqëron Turhan Pashën, i cili udhëton i ndjekur vetëm nga shërbëtori i tij, një zezak i mrekullueshëm.

Mos vallë është ai që mund të ketë bërë deklaratat e publikuara në shtyp ?

Nuk kam dashur t’i përmbahesha këtyre deklaratave dhe për të ditur qëllimin e vizitës së Kryetarit të Këshillit Shqiptar dhe shpresat e tij, bëra një intervistë të gjatë me të lidhur me ecurinë e çështjes shqiptare.

Pavarësisht ngjarjeve që pasuan njëra-tjetrën në Durrës dhe Vlorë, Turhan Pasha nuk e humbi optimizmin e tij të buzëqeshur. I bindur thellë për mundësinë e krijimit të një Shqipërie të qëndrueshme nën kujdesin e një fuqie evropiane, ai erdhi në Evropë për të mbrojtur pranë kancelarive evropiane kauzën e mbretërisë së re dhe sovranit të saj.

I shpreha frikën se kjo kauzë, veçanërisht në lidhje me Princi Vidin, ishte komprometuar rëndë, veçanërisht pas tërheqjes së trupave të Prenk Bib Dodës në Lezhë. Por Turhan Pasha nuk i beson realitetit të kësaj tërheqjeje. Ai vetëm mendon se lideri shqiptar, në pritje të përforcimeve, nuk gjykon se ka ardhur koha për të sulmuar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“ — Përsa i përket revoltës, më tha ai, në dy ose tre javë, humbja e të korrave dhe mungesa e mjeteve të jetesës do të krijojnë një situatë jashtëzakonisht të vështirë për kryengritësit dhe krerët e tyre.

Pesëmbëdhjetë agjitatorë nxisin popullatat dhe duan t’i shtyjnë në luftë civile, por masa e madhe e banorëve i ndjek me ngurrim. Katërqind myslimanë janë të burgosur në Tiranë sepse nuk donin t’i bashkoheshin revoltës.

Sheiku Hamdi, nga Shijaku, i plagosur dhe i zënë rob, pranon sot se ishte mashtruar mbi qëllimet e princit dhe qeverisë së tij dhe i vjen keq që gjithashtu nxiti revoltën.

A nuk synojnë këto dy fakte të dëshmojnë se sa pak spontan është ky agjitacion dhe sa është shfrytëzuar besueshmëria e këtyre popullatave fatkeqe ? Jam absolutisht i bindur se kjo lëvizje është e destinuar në mënyrë të pashmangshme të zvogëlohet dhe të zhduket vetvetiu.

Ajo që më trishton është të shoh jetën e Shqipërisë të ndalur kështu nga gjendja e tanishme e punëve. Është kjo situatë që unë dua të ekspozoj në Evropë. Fuqitë nuk mund ta injorojnë këtë gjendje dhe shpresoj se do të ndihmojnë për ta rregulluar atë.

Sa për qortimet që mund t’i bëhen princit, ju siguroj se janë të pajustifikuara. Unë kam besimin më të madh në cilësitë e tij si sovran. Ai është besnik dhe trim, i do sinqerisht shqiptarët dhe dëshiron absolutisht të kënaqë aspiratat e tyre legjitime.

Princesha është shumë e mirë dhe shumë e dashur, ajo ndihmon sovranin me pasion dhe përkushtim.

Para ngjarjeve të fundit, ata të dy ishin shumë popullorë. Atyre iu bë një pritje triumfuese kudo që shkonin. Mjerisht, pati një keqkuptim, por ky keqkuptim nuk mund të zgjaste.

Unë nuk mund ta konceptoj të ardhmen e Shqipërisë të ndarë nga ajo e princit, që duhet të mbetet sovran i saj.

Pavarësisht gjithçkaje, unë ende shpresoj në suksesin e përpjekjeve tona.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

LE MATIN (1914) / INTERVISTA ME TURHAN PASHËN DHE FILIP NOGËN PAS KËSHILLIT TË MINISTRAVE NË LIDHJE ME KRYENGRITJEN KUNDËR PRINC VIDIT

August 11, 2022 by s p


Turhan Pashë Përmeti (1846 – 1927) dhe  Filip Noga (1868 – 1917)
Turhan Pashë Përmeti (1846 – 1927) dhe Filip Noga (1868 – 1917)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Gusht 2022

“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 3 qershorit 1914, në ballinë dhe faqe n°2, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj me Turhan Pashën (kryeministër) dhe Filip Nogën (Ministër financash) në lidhje me kryengritjen asokohe kundër Princ Vidit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shtatëqind malësorë zbarkojnë në Durrës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Durrës, 1 qershor. — Shkresë nga korrespondenti special i “Le Matin”. — Sot zbarkuan këtu 700 malësorë, të marrë nga 10.000 burrat që Prenk Bib Doda mblodhi në Lezhë.

Kontigjenti përfshin myslimanë dhe të krishterë, por këta të fundit përbëjnë shumicën dërrmuese. Fillimisht, ky kontigjent duhej të përbëhej nga 250 të krishterë dhe 250 myslimanë, por për shkak të numrit të kërkesave, ishte e nevojshme të rritej përmasa dhe të modifikohej proporcioni i elementëve të tij përbërës.

Ardhja e kësaj force të armatosur këtu bën mjaft bujë, sepse nëse nga njëra anë shton garnizonin dhe kontribuon në sigurimin e mbrojtjes së qytetit, nga ana tjetër ka frikë se do të rrisë rrëmujën midis kryengritësve.

Efekti i parë i këtij zbarkimi ishte rikthimi i besimit te partia nacionaliste, e cila prej disa ditësh ishte mjaft e demoralizuar.

Doja të mësoja nga goja e vetë kryetarit të këshillit (kryeministrit) arsyen dhe shtrirjen e kësaj thirrjeje ndaj kontingjenteve të Prenk Bib Dodës. Unë arrita të takoj Turhan Pashën në fund të Këshillit të Ministrave. Me dashamirësinë e tij të zakonshme, ai më shpjegoi pikëpamjet e tij dhe synimet e qeverisë si më poshtë.

— Princi dhe kryeqyteti i tij u gjetën prej disa ditësh në mëshirën e një lëvizjeje sulmuese të kryengritësve. Mbrojtësit u reduktuan në rreth 200 burra. Unë nuk përfshij në këtë numër marinarët që ruajnë legatat dhe pallatin, sepse ata janë të destinuar ekskluzivisht për mbrojtjen e jetës së princit.

Kjo situatë nuk mund të vazhdonte. Prandaj ne duhej të ishim në gjendje sa më shpejt të ishte e mundur për të ndërtuar një garnizon të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e Durrësit. Mirëpo, duke qenë se trupat nuk krijohen brenda një dite, ne u detyruam të merrnim ata që kishim në dorë dhe morëm 700 burra nga kontingjentet e ngritura në Lezhë nga Prenk Bib Doda.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— A nuk keni frikë, Shkëlqesi, se ardhja e tyre do të interpretohet nga kryengritësit si një masë agresive që vërteton dëshirën tuaj për t’i sulmuar ata? Bisedimet po vazhdojnë dhe ngazëllimi që zbarkimi i kësaj force do të shkaktojë te kryengritësit mund të dëmtojë rezultatin e këtyre negociatave.

— Ne sollëm vetëm 700 burra, por mund të thërrisnim disa mijëra. A nuk është ky vëzhgim i thjeshtë provë se ne po ndjekim një qëllim mbrojtës dhe jo sulmues ? Çdo qeveri ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të sigurojë sigurinë e saj dhe mbrojtjen e atyre që i janë besnikë. Për më tepër, nesër ose pasnesër, anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit do të diskutojnë me krerët e kryengritësve për përgjigjen që do t’i jepet ankesave të këtyre të fundit dhe mund t’ju them se të gjitha kërkesat e tyre të arsyeshme do të plotësohen.

— Por nëse ata nuk janë të kënaqur me këtë, do të ketë një luftë civile ?

— Ju mund të jeni të sigurt dhe mund të pohoni se çdo gjë që mund të bëhet nëpërmjet rrugës së pajtimit, ne do ta bëjmë. Unë jam mysliman, ashtu si dy kolegë të mi të kabinetit, ndërsa tre të tjerë janë të krishterë. Z. Noga, Ministër i Financave, mund t’ju tregojë se sa të vendosur jemi për të shmangur çdo konflikt fetar në Shqipëri dhe për të garantuar lirinë e plotë të adhurimit (besimit) për të gjithë.

Z. Noga, i cili ishte i pranishëm në takimin tonë, më dha këtë siguri, duke shtuar :

— Unë isha ai që shkoi në Lezhë për të negociuar ardhjen e këtyre shtatëqind burrave. Unë u thashë atyre :

“Disa nga vëllezërit tuaj kanë dalë jashtë rrugës. Në një moment lajthitjeje dhe nën ndikimin e këshillave të këqija, ata sulmuan princin. Ai duhet mbrojtur, por ne dëshirojmë të shmangim një luftë vëllavrasëse dhe shpresojmë që së shpejti të gjithë të jeni të bashkuar.”

Ju siguroj se ata i kuptuan ndjenjat e mia dhe nuk ushqejnë armiqësi kundër kryengritësve.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Por nëse përpjekjet tuaja dështojnë, nëse i gjithë pajtimi është i pamundur, çfarë do të bëni ?

— Atë që do të bënte çdo qeveri, u përgjigj Turhan Pasha. Nuk mund të lejojmë që pesë apo gjashtë mijë të pakënaqur, dhe të pakënaqur pa motiv, të pengojnë zhvillimin e të gjithë vendit. Shkodra dhe Vlora janë duke vuajtur nga situata aktuale, madje edhe disa rajone thjesht myslimane po protestojnë kundër qëndrimit të kryengritësve.

E kuptova, megjithëse ministri nuk ma tha zyrtarisht, se në pamundësi të një marrëveshjeje, rebelët do të ndaloheshin nëpërmjet forcës.

Prandaj, ne jemi ndoshta në prag të një lufte civile. Më shumë se kurrë është e dëshirueshme që fuqitë të bien dakord dhe të dërgojnë kontigjente ndërkombëtare në Durrës; Princi, Turhan pasha, kreu i qeverisë dhe anëtarët e komisionit të kontrollit kërkojnë këtë dërgesë. Edhe Italia është në favor të saj. Vetëm një masë e tillë mund t’i sigurojë princit dhe qeverisë pavarësinë e dëshiruar, sepse nëse dy ditë më parë princi ishte në mëshirën e kryengritësve, sot ai e gjen veten në fakt rob të mbrojtësve të tij.

Malësorët, duke u konsideruar si një forcë e thjeshtë policie, u vendosën nën urdhrat e kolonelit holandez Tomson, komandant i vendit. Zgjedhja e kolonelit është e shkëlqyer, por prania këtu e gjeneralit De Veer, eprorit të tij hierarkik, paraqet një shqetësim të madh, sepse gjenerali e ka të vështirë të heqë dorë për të mos ndërhyrë në aktet e kolonelit Tomson, fryma e iniciativës së të cilit pengohet, nëse jo asgjësohet.

Prania e njëkohshme e gjeneralit dhe kolonelit është bërë e pamundur, por princi nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me këtë, dhe kjo është për të ardhur keq.

Komisioni i Kontrollit ka porositur mëngjesin e sotëm një xhandar që të shkonte dhe t’u kërkonte kryengritësve që të vendosnin për vendin e mbledhjes së radhës. Këta e kanë vendosur në Shijak për nesër ose pasnesër në mëngjes.

Komisioni, pasi protestoi kundër pranisë në xhandarmëri të një ish-oficeri gjerman, baronit Gunpenberg, ky i fundit aplikoi menjëherë për nënshtetësinë shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES

August 10, 2022 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Gusht 2022

“Excelsior” ka botuar, të entjen e 6 marsit 1913, në faqen n°2, një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje thamë se Kongresi shqiptar përfundoi në Trieste. Këtu janë disa nga anëtarët kryesorë :

1. Z. Dervish Hima, gazetar shqiptar, i cili prej vitesh në Vjenë mbron pavarësinë e vendit të tij.

2. Z. Mark Kakarriqi, nga komiteti organizativ, kryetar i rrethit franko-shqiptar të Triestes.

3. Z. Faik Bej Konica, Kryetar i Kongresit.

4. Z. Shtjefën Curani, Kryetar i Komitetit Organizativ.

5. Z. Fan Noli, prift ortodoks.

6. Z. Hilë Mosi.

7. Z. Masar bej Toptani.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari

August 10, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823.

Ishte një nga djemtë e Kiço Boçarit, prijës i krahinës së Sulit. Bashkë me familjen dhe gjithë suljotët u largua 1803 drejt Korfuzit, nën presionin e Ali Pashë Tepelenës, që kërkonte të kontrollonte gjithë zonën rreth Janinës. Aty ai ishte pjesë aktive e Regjimentit Shqiptar (Regiment Albanais) të Ushtrisë Franceze. Kulmin e aftësive të tij luftarake e tregoi me fillimin e kryengritjes greke kundër osmanëve, më 1821 e më pas, ku morën pjesë edhe mijra shqiptarë të tjerë nga të dyja anët e luftës. Ai luajti rol të rëndësishëm në rrethimin e parë të Mesolongjit, që ishte kthyer në simbol rezistence.

Më 9 gusht 1823, Boçari në krye të 350 suljotëve u hodh në sulm kundër trupave osmane. Suljotët u shkaktuan dëme të mëdha trupave osmane, por Boçari ra në betejë. Për të nderuar kujtimin e tij, e varrosën në Mesolongj. Varri iu shkatërrua, pas rënies së Mesolongjit, nga trupat osmane që pushtuan qytetin.

Marko Boçari ka një kontribut të veçantë edhe në fushën kulturore, duke na dhënë një prej teksteve më të vjetra në dialektin e shqiptarëve të Çamërisë, teksa sa ishte në Korfuz, hartoi dhe botoi fjalorin shqip-greqisht, ku shqipja i përkiste atij dialekti.

Figurën e tij e përkujtojme sot me një skicë portet e shkëputur nga Fototeka e AQSH, dhe një këngë folklorike mbledhur në Vuno të Himarës nga Kol Kamsi.

#ArkivatKujtojnë

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 167
  • 168
  • 169
  • 170
  • 171
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT