• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe persekutimi i familjarëve të tij

August 14, 2022 by s p

Prof. Pjetër Marku/

Sesion shkencorë mbi veprimtarinë luftarake, misionare dhe shkencorë të Mons. dr. Zef Oroshit, organizuar nga Shoqata “Trojet e Arbërit”, më 13 Qershor 2022, në qytetin e Lezhës.

Është fakt, që në analizat dhe studimet mbi figurat historike të kombit shqiptar janë përdorur gojëdhënat.* 

Për Monsionjor Dr. Zef Oroshin, për veprimtarinë, misionin dhe jetën e tij, po paraqesim të dhëna të pacekura apo të padokumentuara më parë, të mbështetur në gojëdhëna të transmetuara brez mbas brezi deri në ditët e sotme. Këto të dhëna (gojëdhëna), janë ruajtur nga familjarët dhe njerëzit më të afërt të tij, pa deformime dhe ekzagjerime. Ato janë të vërteta të pamohueshme, sepse kanë dalë nga goja e nënës, vëllezërve, motra, halla, nipat, mbesat, miqtë më të afërt dhe bashkëpunëtorët e tij dhe disa prej tyre bashkëkohës të prelatit tonë katolik.

Pema gjenealogjike e familjës Monsinjor Dr. Zef Oroshit.***

Gjyshi i Monsinior Dr.Zef Oroshi

Babai i Monsinior Dr.Zef Oroshi

Oroshi, ka dymbëdhjet fise.* Ndër këto fise, fisi i Çokut, është ndër me të vjetrit. Ata banonin në dy vendbanime, në Lajthizë dhe në Lgjin. Sot, në këto dy vendbanime ka trashëgimtarë të fisit te vjetër. Për faktor që nuk i dimë, nga trungu i këtij fisi, emigruan në fshatin Korthpulë për të banuar Prend Pjetër Çoku, e quajtur si “Shtëpia e Madhe“. Sot, ekzistojnë familjarë dhe prona të kësaj shtëpie. Mirëpo sipas Prof. Dr. Mark Tirta,** në  veprën: “Mirdita e moçme, emigrime  të popullsisë së saj”, citon:  “Çoku i Oroshit, përbëhet nga një degë vendase (Pal Çoku  e Çokajt e Lajthizes) dhe nga ana tjetër ka degë të mbështetura, të ardhur  nga Korthpula e Dibrit e nga Pulajt e Selitës (Imigrime brënda Mirditës).”

Duhet përmendur se Monsinjori është njohur me dy mbiemra, më mbiemrin Çoku (emri i fisit) dhe me mbiemrin tjetër Oroshi (fshati Orosh i Mirditës). Fisi i Çokut është nga  Oroshi, ndër fiset më të vjetra. Por në të njejtën kohë, emigrimet në disa raste nuk kanë qënë të suksesshme dhe ka patur familje që janë kthyer përsëri nga Korthpula e nga Pulajt në trojet e vjetra, duke formuar degë të mbështetura.

Paraardhësit dhe pasardhësit e Monsinjor Dr. Zef Oroshit, kanë banuar në Kaftall dhe janë njohur si familja e Gjok Prendit. Sot kjo familje e madhë është e shpërndarë në Shqipëri dhe emigracion, duke ruajtur mbiemrin Prendi.

Sot, në fshatin Kaftall, kanë pronat e tyrë të trasheguara brez pas brezi. Historia e këtij fisi të lavdishëm është qindra vjeçare.

Prendi, ka trashëguar dy pasardhës: Gjoka (babai i Mons. Dr. Zef Oroshit) dhe Bardhja (halla e Monsinjorit).

Nana e prelatit tonë, Dila, është e motra e Gjon Kol Prendit nga Dushi i Epërm Bardhja (halla), ishte martuar në fshatin Gjobardhaj (lagja: Shpaze), burri i saj, Mark Zef Marku me një trashëgimtar Zef Mark Zefi. (nipi Mons. Dr. Zef Oroshi.).

Gjoka ka pasardhës: Prendin, Zefin (Monsinjorin), Ndojin dhe Luken.

Prendi ka pasardhës: Pjetrin, Gjokën, Gjonin dhe Markun. 

Ndoj ka pasardhës: Marien, Daven, Nikollën dhe Ndojin.

Sot, pasardhësit, janë shtuar më të rinj e të reja dhe të shpërndarë kudo, në Shqipëri dhe emigracion.

Familjarët e persekutuar nga regjimi komunist janë: Prendi, Zefi, Ndoj, Lukja dhe pasardhësit e tyre.

Episode të jetës së Monsinjor Dr. Zef Oroshit në Shqipëri

Bekimi nga Përëndia

Nga halla Bardhe dhe motra Luke, kemi dëgjuar disa herë, në bisedat që zhvillonin së bashku, mbi jetën e kësaj familje, duke theksuar se ngjarjet që kanë ndodhur aty janë bekim nga Zoti.

Vuajtjet, vështirësitë, sakrificat për mbijetesë nga njera anë, dhe privilegjet e të mirat të arritura, jo të dhuruara, por të fituara me dije, me mundime, të dyja së bashku bashkëjetojnë, duke plotësuar kalvarin e jetës të kësaj familje fisnikë mirditore.

Gjok Prendi (babai Monsinjorit), vdes në moshë shumë të re, duke lënë fëmijët jetim dhe Dilën e vej. Fëmijët, ishin shumë të vegjël. Por shumë shpejt troket në dere bekimi nga Zoti. Delegati i Shkodrës dom Engjëll Serreqi S.J mori Zefin e vogël në qytetin e Shkodrës, ku e regjistron në Seminarin Pontifikal (Jezuit), që përgatiste rregullisht studentë, për meshtarë të rinj. 

Monsinjori, më thoshte halla Bardhe, ishte fëmijë shumë i zgjuar dhe më një zhvillim fizik shumë të mirë. Delegati i Shkodrës i kerkoi nënës Dilë ta dërgonte në shkollë dhe Nëna Dilë pranoi. Mësimet fillestare ai i mbaroi në Kaftall. 

Studimet e mesme i nisi në vitin 1927, në Seminarin e njohur “Saverian”, i themeluar në vitin 1859, të “Urdhërit Jezuit” (S.J.) në Shkodër dhe i mbaroi në vitin 1937. Gjatë shkollimit ai shkëlqeu, si nxënës shumë i mirë. Në formimin e personalitetit të tij, kanë ndikuar shumë mësuesit e tij, atdhetarët e shquar si: poeti i ëmbëlsisë dom Ndre Mjeda dhe poeti kombëtar atë Gjergj Fishta O.F.M. 

Nëna Dilë bashkë më fëmijët e tjerë i dhanë bekimin Zefit, për të vazhduar shkollën e lartë të Jezuitëve në Itali. Në studimet e larta ai sërisht spikatë si një ndër studentët më të mirë. Në vitin 1940 mbaroi studimet e larta në Itali dhe u shugurua meshtarë, si misionar apo bari shpirtëror i kishës katolike. Ky ishte bekimi i dytë i Zotit për këtë familje fisnike.

Si i shpëtoi rrethimit te sigurimit 

të shtetit komunist në kishën e Ungrejt

Monsionjor Dr. Zef Oroshi, me veprimtarinë e tij fetare, atdhetare dhe antikomuniste, ishte bërë kundërshtari më i madh i pushtetit komunist. Ai kishte lidhje të ngushta me “Komitetin e Maleve”, që asokohe drejtohej nga komandanti Kapidani i Mirditës Mark Gjomarku dhe me të gjithë antikomunistët, që ishin kundër rregjimit të egër komunist. 

Monsinjori mbas vrasjes së dy trimave të malëve Kapidanët e Mirditës Mark dhe Llesh Gjomarku, u emërua menjëherë si komandant i “Komitetit të Maleve”. Prelati i shquar mirditor ishte misionar, frymëzues i çetave të rezistencës anti-komuniste me armë në dorë, kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës. 

Kështu sipas Zef Mark Zefit (bashkëkohës dhe nipi i tij dhe që i shërbente)****, dom Zefi kishte krijuar rrjetin e tij të njërzeve që i siguronin informacion për veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit kundër tij. Gjithmonë ai ishte një hap para atyre. Asokohe dom Zef Oroshi, po jepte meshë para popullit, brenda në kishë. 

Pasi filloi mesha u bë rrethimi i kishës në mënyrë të fshehtë nga Sigurimi i Shtetit dhe kishin vendosur më përpara, që arrestimi i tij të bëhej pas meshës. Gjysëm orë para se të mbaronte mesha, dom Zefit dikush i dha një letër, duke i thënë se je i rrethuar nga forca të shumta të Sigurimi të Shtetit. Ky ishte një informacion i saktë nga njrëzit e besueshëm të tij. Dhoma e pasme e kishës kishte një derë të maskuar. Prifti ynë kishte aty pranë armë, që ishin vendosur para se më fillue mesha për çdo rast vetëmbrojtjeje. 

Ai ishte në çdo kohë i përgatitur në kishë e kudo. Meshtari i fshatit tonë, ishte gjakftohtë dhe i qetë gjatë dhënies së meshës. Koha ishte e mjaftueshmë për të dalë nga kisha. Para mbarimit të meshës, kaloi në dhomën e pasme dhe nëpërmjet derës së maskuar, i armatosur me pistoletë dhe granata, është larguar nga kisha, dhe është futur në qelë, ku ka takuar motrën Luke dhe i ka thënë asaj, se është i rrethuar nga forcat e ndjekjes së Sigurimit të Shtetit. 

Më pas ai ka dal në pyllin pranë të mbuluar me lisa e shkurre. Terreni i pyllëzuar u ba aleat për të shpëtuar meshtarin tonë nga rrethimi. Populli i Ungrejt, një popull atdhetar, fisnik, bujar dhe i besës, i shpëtoi jetën priftit tonë, në momentet më të veshtira të tij. Është rast unik në historinë e trevave shqiptare. Lavdi dhe ndërim për jetë popullit fisnik të Ungrejt.

Tre javët e para në arrati, i strehuar në mal në fshatin (Gjobardhaj) lagja Shpazë

Meshtari dom Zef Oroshi, në këtë fshat ka pas të martuar hallën Bardhe në shtëpinë e Mark Zef Markut. Familja kishte vetëm një djalë, Zefin, nipin e tij, i cili i ka shërbyer më besnikëri dhe përkushtim famulltarit tonë, tek qela në Ungrej. Atje, Zefi, ka mësuar shkrim, lexim dhe aritmetikë.

Duke patur besim dhe siguri është strehuar në pyll, sipër shtëpisë se Mark Zef Markut (dhandrri). Në këtë kohë shteti komunist ishte në lëvizje natë dhe ditë. Familja e Mark Zef Markut ishte në vezhgim, në ruajtje nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Zefi (djali), në këtë periudhë i ka shërbyer me detyrën e ndërlidhësit deri sa është larguar nga ky strehim. Ai është furnizuar më ushqim dhe veshje për tre javë nga halla Bardhe. Pasi është lidhur më bashkëpunëtorët e tij dhe kanë planifikuar e siguruar lëvizjet, janë nda rrugët përjetësisht me dhandrrin e tij, më hallen Bardhe dhe me nipin Zef. Ndarja e rrugëve ishte vendim i dom Zef Oroshit, sepse nipi ishte vëlla i vetem dhe nuk ka pranuar ta marrë në arrati.

Veprimtaria luftarake e dom Zef Oroshit

Zefi (nipi) tregonte për dom Zef Oroshin: Kohën e lirë, ditën dhe natën, e shfrytëzonte duke studiuar shumë libra të kishës, të artit ushtarak, letërsi. Krahas lëximit të tyrë merrte shenime. Librat historik  i studionte shumë, sidomos ato për luftërat, për gjenëralet më të shquar, për strategjitë dhe planin e luftës. Studionte elementët bazë të luftimit prita, rrethimi, çarja e rrethimit, marrshimet dhe siguria në lëvizje, lëvizjet në fushën e luftimit, sulmi dhe mbrojtja. Njihte shumë mirë luftën guerrile. Ai zotëronte artin ushtarak teorikisht dhe praktikisht. Merrte masa për tu mbrojtur, për të çarë rrethimin, ruajtjen dhe sigurinë e qeles. Fizikisht ishte i fuqishëm dhe shumë i shpejte. Ishte ideator,organizator i suksesshem dhe udhëheqës. Ishte njeriu i duhur për të drejtuar Komitetin e Malëve.

Zhvillonte takime më njerzit më të zot të zonës Ungrej dhe Mirdite. Takimët dhe lidhjet ishin me antikomunistat, kundërshtar të regjimit komunist. Mbante lidhje më përsona të veçantë të Sigurimit Shtetit. Shfrytëzonte maksimalisht miqësinë, takimet, drekat në të dy krahet, vetëm e vetëm për të siguruar informacione në shërbim të misionit të tij.

Ndër misionarët e Kishës Katolike, ishte më i veçanti. Ishte prijës, luftëtar i vërtetë, i pamposhtur dhe shumë trim.

Gjatë misionit fetarë ka zbuluar shume intriga dhe pabesi, por i ka asgjësuar më sukses. Ai mposhti me mjeshtëri rrethimin ne kishë për ta arrestuar, dy herë është plagos dhe i ka shpëtuar pritave. Sipas deshmitarëve okular në betej, në fushën e luftimit, në përpjekje të Kalaja Qytet me Sigurimin e Shtetit, ka shfrytëzuar zonat e vdekura të terrenit, shpejtësinë, duke vrapuar e hapur zjarr dhe ka dalë fitimtarë.

Dënimet dhe internimet e familjes në përiudhën e diktaturës

Pas tetë muaj në mal, në arrati, dom Zefi arrin të arratiset në Jugosllavi bashkë më shokët e tij në muajin gusht të vitit 1952. Në këtë periudhë filloi përsekutimi i familjes me burgje, intërnime dhe vdekje.

Prend Gjok Prendi (vëllaj i madh), banonte në Sheher të Lezhës me familje. U ba arrestimi i tij në shtator 1952. Ka qëndruar në burgun e Lezhës afërsisht një vit dhe e kanë liruar. Shumë shpejt internohen familjarisht me nanën Dilë, me motrën Luke, me Pjetrin (djali i madh) në kampin e Tepelenës. Tre vite kanë qëndrue në kamp. Kjo periudhë ishte kalvar vuajtjesh në izolim. Vuajtje për ushqim, për ujë, për veshmbathje, mungesë të kushteve minimale të jetesës, presion psikologjik, të gjitha llojet e presioneve fizikë, në vezhgim për çdo lëvizje, në pyetje për çdo dyshim. Nga kampi në Tepelenë e dërgojnë familjarisht në internim në Pluk të Lushnjës. Në fillimet e demokracisë u përqendruan në Tiranë.

Ndue Gjok Prendi (vëllaj i vogël). Në të njetën kohë me Prendin, arrestohet nga Sigurimi i Shtetit edhe vëllai i vogël i dom Zefit, i cili banonte familjarisht në fshatin Kaftall. Arrestimi u realizua në vjeshtën e vitit 1952 dhe u burgos në burgun famëkeq të Shkodrës. Gjatë qëndrimit në burg, janë përdorur hetime, provokime, mashtrime dhe presione psikologjike. 

Gjatë hetimit, hetuesit i kërkuan të bashkëpunoj me hetuesit, për të manipuluar të dhënat ashtu siç kishin qëllimin ato, por Ndoj nuk pranoj. Atëherë janë shtuar torturat. Janë përdorur tortura nga më ç’njerzore ndaj tij, siç janë: rrahjet më kamxhik, vezët e zira në stjetulla, kunjat e pishës në thoza. Ai ka qëndruar pa ushqim dhe ujë ditë të tëra. Në dimrin e vitit 1952-1953, ka qëndruar më shumë në dhomën e izolimit, i zhveshur dhe zbathur, në lagështi dhe pa ngrohje, në pisllek dhe pa gjumë, me plagë të shumta në shtat dhe më dhimbje të padurueshme, me plagë të shumta në trup, duke e rrahur vazhdimisht me kamxhik.

Ai disa herë në burg ka kaluar në gjendje kome. Trupi i Ndojt, me shumë plagë të jashtme dhe të brendshme, me kocka të thyera, me mushkëri të ftohura, nuk i rrezistoi vuajtjeve, ku dhe ndërron jetë në moshën e re 37-vjeçare, në muajin shkurt të vitit 1954. Ishte një vdekje e dhimbshme e një njeriu të pafajshëm, vetëm pse kishte vëlla dom Zef Oroshin e arratisur nga Shqipëria komuniste. Në heshtje, miqët, shokët, njerëzit e gjakut dhe populli kishin krijuar një urrejtje dhe indinjate të thellë ndaj regjimit komunist. Familja e Ndojit, nana Dilë mbeti e vej, kurse dy vajzat dhe dy djemtë mbetën jetime.

Përsekutimi vazhdoi. U mohuan disa të drejta themelore të njeriut nga shteti komunist. Nuk kishin të drejtën e fjalës, të shkollimit në shkollën e mesme dhe në universitet, të drejtën për tu zgjedh dhe për të zgjedh (gjatë votimeve) dhe as për të punuar në asnjë lloj pune. 

Gjoni (djali i Prendit), për shumë arsye të ndryeshme, por në veçanti, nuk lejohej për të vazhduar shkollën e lartë (duke qenë nxënës i shkelqyer), tentoi të arratiset në Veri të Shqipërisë, por pa sukses. U dënua më dhjetë vjet burg politik. Dënimin e ka kryer në burgun famëkeq të Spaqit.

Gjatë përsekutimit të kësaj familje, shoqëria në përgjithësi, ka qënë e ndjeshme dhe i ka respektuar. 

Shteti komunist në vazhdimësi e ka zhvilluar luftën e klasave. Ata të gjithë ishin në vezhgim të vazhdueshëm nga forcat e Sigurimit të Shtetit apo spiunët e tyre…, në hetime deri në fillimet e demokracisë.

Perfundime:

Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe trungu familjar janë vazhdimësi e fisit fisnik “Çoku”. Ai është figurë emblematike, më e shquara, më e ndritura dhe e pa krahasueshme e fisit dhe ndër personalitetet historike më të spikatura të Mirditës.

Gjithë jetën e tij në Shqiperi dhe pas arratisjes në Itali dhe në SHBA, ia kushtoi misionit fetarë dhe luftës kundër regjimit komunist.

Burimet e informacionit:

**Mirdita e moçme emigrime të popullsisë së saj”, Prof. Dr. Mark Tirta. 

*Studiuesi Xhemal Meçi “Oroshi, fiset e tij”

***Pasardhesit e Mons. Dr. Zef Oroshit (Nikoll Ndue Gjoka: djali i vëllait dhe Prend Gjok Prendi: djali i djalit të vëllait).

**** Pjetër Zef Marku, djali (Zef Mark Zefit), i nipi Mons. Dr. Zef Oroshit. 

Filed Under: Histori

#SiSot ndërroi jetë në Selanik, pas një atentati, Hasan Prishtina

August 13, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

U lind në Vushtrri të Kosovës dhe i ati ishte pjesë e administratës osmane. I shkolluar midis Selanikut, më pas Stambollit ai do të bëhej një nga zërat më mbështetës të lëvizjes për pavarësi të kombit tonë. Pjesëmarrës në disa kuvende dhe kryengritje ku tema e nxehtë për mëmëdheun do ta brumoste atë me ideale të forta kombëtare. Ai është përkrahës i revolucionit xhonturk dhe do të përfaqësohej në parlamentin e ri osman si anëtar i partisë liberale të kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora.

Hasan Bej Prishtina do të mbahet mënd edhe për planin me 14 pika që ju paraqit autoriteteve osmane për t’i kërkuar autonomi të Vilajetit Shqiptar. Është pjesëtar jo vetëm në lëvizjet për shtetformim por nëpërmjet miqve si Gabriele D’Annunzio do të bashkrendonte forcat kundër ekspasionit Serb jo vetëm në territorin Shqiptar por edhe në atë që Italianët rivendikonin. Hasan Bej do të ishte një oponent i fortë karshi politikave Zogiste dhe mendohet se qëndrimet dhe pjesëmarrja e tij kundër këtyre politikave do t’i kushtonin edhe jetën pikërisht në këtë ditë të vitit 1933. Bashkëlidhur po ju dëshmojmë edhe një biografi të shkurtër që Britanikët disponin për të duke e quajtur revolucionar të lindur dhe armik i Serbëve.

Filed Under: Histori

LE MATIN (1914) / JA ÇFARË MENDON KRYEMINISTRI SHQIPTAR TURHAN PASHA PËR PRINC VIDIN (INTERVISTA)

August 12, 2022 by s p


Turhan Pasha (Turhan Përmeti)  (1846 – 1927)
Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Gusht 2022

“Le Matin” ka botuar, të enjten e 2 korrikut 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të Turhan Pashës në lidhje me drejtimin asokohe të Shqipërisë nga Princ Vidi, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kryeministri shqiptar lavdëron princin

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 1 korrik. — Shkresë speciale nga “Le Matin” — Disa gazeta kanë botuar gjoja deklaratat e sekretarit të Turhan Pashës, gjatë udhëtimit të këtij të fundit nga Brindizi në Romë ose pas mbërritjes së tij në këtë qytet.

Por asnjë sekretar nuk e shoqëron Turhan Pashën, i cili udhëton i ndjekur vetëm nga shërbëtori i tij, një zezak i mrekullueshëm.

Mos vallë është ai që mund të ketë bërë deklaratat e publikuara në shtyp ?

Nuk kam dashur t’i përmbahesha këtyre deklaratave dhe për të ditur qëllimin e vizitës së Kryetarit të Këshillit Shqiptar dhe shpresat e tij, bëra një intervistë të gjatë me të lidhur me ecurinë e çështjes shqiptare.

Pavarësisht ngjarjeve që pasuan njëra-tjetrën në Durrës dhe Vlorë, Turhan Pasha nuk e humbi optimizmin e tij të buzëqeshur. I bindur thellë për mundësinë e krijimit të një Shqipërie të qëndrueshme nën kujdesin e një fuqie evropiane, ai erdhi në Evropë për të mbrojtur pranë kancelarive evropiane kauzën e mbretërisë së re dhe sovranit të saj.

I shpreha frikën se kjo kauzë, veçanërisht në lidhje me Princi Vidin, ishte komprometuar rëndë, veçanërisht pas tërheqjes së trupave të Prenk Bib Dodës në Lezhë. Por Turhan Pasha nuk i beson realitetit të kësaj tërheqjeje. Ai vetëm mendon se lideri shqiptar, në pritje të përforcimeve, nuk gjykon se ka ardhur koha për të sulmuar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“ — Përsa i përket revoltës, më tha ai, në dy ose tre javë, humbja e të korrave dhe mungesa e mjeteve të jetesës do të krijojnë një situatë jashtëzakonisht të vështirë për kryengritësit dhe krerët e tyre.

Pesëmbëdhjetë agjitatorë nxisin popullatat dhe duan t’i shtyjnë në luftë civile, por masa e madhe e banorëve i ndjek me ngurrim. Katërqind myslimanë janë të burgosur në Tiranë sepse nuk donin t’i bashkoheshin revoltës.

Sheiku Hamdi, nga Shijaku, i plagosur dhe i zënë rob, pranon sot se ishte mashtruar mbi qëllimet e princit dhe qeverisë së tij dhe i vjen keq që gjithashtu nxiti revoltën.

A nuk synojnë këto dy fakte të dëshmojnë se sa pak spontan është ky agjitacion dhe sa është shfrytëzuar besueshmëria e këtyre popullatave fatkeqe ? Jam absolutisht i bindur se kjo lëvizje është e destinuar në mënyrë të pashmangshme të zvogëlohet dhe të zhduket vetvetiu.

Ajo që më trishton është të shoh jetën e Shqipërisë të ndalur kështu nga gjendja e tanishme e punëve. Është kjo situatë që unë dua të ekspozoj në Evropë. Fuqitë nuk mund ta injorojnë këtë gjendje dhe shpresoj se do të ndihmojnë për ta rregulluar atë.

Sa për qortimet që mund t’i bëhen princit, ju siguroj se janë të pajustifikuara. Unë kam besimin më të madh në cilësitë e tij si sovran. Ai është besnik dhe trim, i do sinqerisht shqiptarët dhe dëshiron absolutisht të kënaqë aspiratat e tyre legjitime.

Princesha është shumë e mirë dhe shumë e dashur, ajo ndihmon sovranin me pasion dhe përkushtim.

Para ngjarjeve të fundit, ata të dy ishin shumë popullorë. Atyre iu bë një pritje triumfuese kudo që shkonin. Mjerisht, pati një keqkuptim, por ky keqkuptim nuk mund të zgjaste.

Unë nuk mund ta konceptoj të ardhmen e Shqipërisë të ndarë nga ajo e princit, që duhet të mbetet sovran i saj.

Pavarësisht gjithçkaje, unë ende shpresoj në suksesin e përpjekjeve tona.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

LE MATIN (1914) / INTERVISTA ME TURHAN PASHËN DHE FILIP NOGËN PAS KËSHILLIT TË MINISTRAVE NË LIDHJE ME KRYENGRITJEN KUNDËR PRINC VIDIT

August 11, 2022 by s p


Turhan Pashë Përmeti (1846 – 1927) dhe  Filip Noga (1868 – 1917)
Turhan Pashë Përmeti (1846 – 1927) dhe Filip Noga (1868 – 1917)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Gusht 2022

“Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 3 qershorit 1914, në ballinë dhe faqe n°2, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj me Turhan Pashën (kryeministër) dhe Filip Nogën (Ministër financash) në lidhje me kryengritjen asokohe kundër Princ Vidit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shtatëqind malësorë zbarkojnë në Durrës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Durrës, 1 qershor. — Shkresë nga korrespondenti special i “Le Matin”. — Sot zbarkuan këtu 700 malësorë, të marrë nga 10.000 burrat që Prenk Bib Doda mblodhi në Lezhë.

Kontigjenti përfshin myslimanë dhe të krishterë, por këta të fundit përbëjnë shumicën dërrmuese. Fillimisht, ky kontigjent duhej të përbëhej nga 250 të krishterë dhe 250 myslimanë, por për shkak të numrit të kërkesave, ishte e nevojshme të rritej përmasa dhe të modifikohej proporcioni i elementëve të tij përbërës.

Ardhja e kësaj force të armatosur këtu bën mjaft bujë, sepse nëse nga njëra anë shton garnizonin dhe kontribuon në sigurimin e mbrojtjes së qytetit, nga ana tjetër ka frikë se do të rrisë rrëmujën midis kryengritësve.

Efekti i parë i këtij zbarkimi ishte rikthimi i besimit te partia nacionaliste, e cila prej disa ditësh ishte mjaft e demoralizuar.

Doja të mësoja nga goja e vetë kryetarit të këshillit (kryeministrit) arsyen dhe shtrirjen e kësaj thirrjeje ndaj kontingjenteve të Prenk Bib Dodës. Unë arrita të takoj Turhan Pashën në fund të Këshillit të Ministrave. Me dashamirësinë e tij të zakonshme, ai më shpjegoi pikëpamjet e tij dhe synimet e qeverisë si më poshtë.

— Princi dhe kryeqyteti i tij u gjetën prej disa ditësh në mëshirën e një lëvizjeje sulmuese të kryengritësve. Mbrojtësit u reduktuan në rreth 200 burra. Unë nuk përfshij në këtë numër marinarët që ruajnë legatat dhe pallatin, sepse ata janë të destinuar ekskluzivisht për mbrojtjen e jetës së princit.

Kjo situatë nuk mund të vazhdonte. Prandaj ne duhej të ishim në gjendje sa më shpejt të ishte e mundur për të ndërtuar një garnizon të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e Durrësit. Mirëpo, duke qenë se trupat nuk krijohen brenda një dite, ne u detyruam të merrnim ata që kishim në dorë dhe morëm 700 burra nga kontingjentet e ngritura në Lezhë nga Prenk Bib Doda.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— A nuk keni frikë, Shkëlqesi, se ardhja e tyre do të interpretohet nga kryengritësit si një masë agresive që vërteton dëshirën tuaj për t’i sulmuar ata? Bisedimet po vazhdojnë dhe ngazëllimi që zbarkimi i kësaj force do të shkaktojë te kryengritësit mund të dëmtojë rezultatin e këtyre negociatave.

— Ne sollëm vetëm 700 burra, por mund të thërrisnim disa mijëra. A nuk është ky vëzhgim i thjeshtë provë se ne po ndjekim një qëllim mbrojtës dhe jo sulmues ? Çdo qeveri ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të sigurojë sigurinë e saj dhe mbrojtjen e atyre që i janë besnikë. Për më tepër, nesër ose pasnesër, anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit do të diskutojnë me krerët e kryengritësve për përgjigjen që do t’i jepet ankesave të këtyre të fundit dhe mund t’ju them se të gjitha kërkesat e tyre të arsyeshme do të plotësohen.

— Por nëse ata nuk janë të kënaqur me këtë, do të ketë një luftë civile ?

— Ju mund të jeni të sigurt dhe mund të pohoni se çdo gjë që mund të bëhet nëpërmjet rrugës së pajtimit, ne do ta bëjmë. Unë jam mysliman, ashtu si dy kolegë të mi të kabinetit, ndërsa tre të tjerë janë të krishterë. Z. Noga, Ministër i Financave, mund t’ju tregojë se sa të vendosur jemi për të shmangur çdo konflikt fetar në Shqipëri dhe për të garantuar lirinë e plotë të adhurimit (besimit) për të gjithë.

Z. Noga, i cili ishte i pranishëm në takimin tonë, më dha këtë siguri, duke shtuar :

— Unë isha ai që shkoi në Lezhë për të negociuar ardhjen e këtyre shtatëqind burrave. Unë u thashë atyre :

“Disa nga vëllezërit tuaj kanë dalë jashtë rrugës. Në një moment lajthitjeje dhe nën ndikimin e këshillave të këqija, ata sulmuan princin. Ai duhet mbrojtur, por ne dëshirojmë të shmangim një luftë vëllavrasëse dhe shpresojmë që së shpejti të gjithë të jeni të bashkuar.”

Ju siguroj se ata i kuptuan ndjenjat e mia dhe nuk ushqejnë armiqësi kundër kryengritësve.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Por nëse përpjekjet tuaja dështojnë, nëse i gjithë pajtimi është i pamundur, çfarë do të bëni ?

— Atë që do të bënte çdo qeveri, u përgjigj Turhan Pasha. Nuk mund të lejojmë që pesë apo gjashtë mijë të pakënaqur, dhe të pakënaqur pa motiv, të pengojnë zhvillimin e të gjithë vendit. Shkodra dhe Vlora janë duke vuajtur nga situata aktuale, madje edhe disa rajone thjesht myslimane po protestojnë kundër qëndrimit të kryengritësve.

E kuptova, megjithëse ministri nuk ma tha zyrtarisht, se në pamundësi të një marrëveshjeje, rebelët do të ndaloheshin nëpërmjet forcës.

Prandaj, ne jemi ndoshta në prag të një lufte civile. Më shumë se kurrë është e dëshirueshme që fuqitë të bien dakord dhe të dërgojnë kontigjente ndërkombëtare në Durrës; Princi, Turhan pasha, kreu i qeverisë dhe anëtarët e komisionit të kontrollit kërkojnë këtë dërgesë. Edhe Italia është në favor të saj. Vetëm një masë e tillë mund t’i sigurojë princit dhe qeverisë pavarësinë e dëshiruar, sepse nëse dy ditë më parë princi ishte në mëshirën e kryengritësve, sot ai e gjen veten në fakt rob të mbrojtësve të tij.

Malësorët, duke u konsideruar si një forcë e thjeshtë policie, u vendosën nën urdhrat e kolonelit holandez Tomson, komandant i vendit. Zgjedhja e kolonelit është e shkëlqyer, por prania këtu e gjeneralit De Veer, eprorit të tij hierarkik, paraqet një shqetësim të madh, sepse gjenerali e ka të vështirë të heqë dorë për të mos ndërhyrë në aktet e kolonelit Tomson, fryma e iniciativës së të cilit pengohet, nëse jo asgjësohet.

Prania e njëkohshme e gjeneralit dhe kolonelit është bërë e pamundur, por princi nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me këtë, dhe kjo është për të ardhur keq.

Komisioni i Kontrollit ka porositur mëngjesin e sotëm një xhandar që të shkonte dhe t’u kërkonte kryengritësve që të vendosnin për vendin e mbledhjes së radhës. Këta e kanë vendosur në Shijak për nesër ose pasnesër në mëngjes.

Komisioni, pasi protestoi kundër pranisë në xhandarmëri të një ish-oficeri gjerman, baronit Gunpenberg, ky i fundit aplikoi menjëherë për nënshtetësinë shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES

August 10, 2022 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Gusht 2022

“Excelsior” ka botuar, të entjen e 6 marsit 1913, në faqen n°2, një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje thamë se Kongresi shqiptar përfundoi në Trieste. Këtu janë disa nga anëtarët kryesorë :

1. Z. Dervish Hima, gazetar shqiptar, i cili prej vitesh në Vjenë mbron pavarësinë e vendit të tij.

2. Z. Mark Kakarriqi, nga komiteti organizativ, kryetar i rrethit franko-shqiptar të Triestes.

3. Z. Faik Bej Konica, Kryetar i Kongresit.

4. Z. Shtjefën Curani, Kryetar i Komitetit Organizativ.

5. Z. Fan Noli, prift ortodoks.

6. Z. Hilë Mosi.

7. Z. Masar bej Toptani.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 183
  • 184
  • 185
  • 186
  • 187
  • …
  • 709
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT