• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMPROMISI I KOSOVËS DUHET TË MBAJË VULËN E GARANCËS AMERIKANE

January 26, 2022 by s p

Pas interesimit të shtuar të SHBA për të mbyllur çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, qëndron një arsye shumë e fortë, më tepër e karakterit gjeopolitik, prandaj Qeveria e zotit Kurti duhet ta shfyrtëzojë këtë moment që të demonstrojë fleksibilitet maksimal në arritjen e një kompromisi i cili do të jetë i monitoruar dhe garantuar nga Washingtoni, Brukseli dhe NATO.

Nga Mehmet PRISHTINA

Betejat politike dhe ushtarake kundër Serbisë, Kosova i zhvilloi në koordinim dhe mbështetje të plotë nga partnerët strategjik, sidomos SHBA-të. Falë kësaj mbështetjeje, Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran. Por edhe Ukraina është shtet i pavarur, mirëpo sovraniteti i saj është i rrezikuar seriozisht nga Rusia. Kjo  efundit ka dërguar mbi 1000 trupa në kufinjt e shtetit fqinj, ndërkohë që Kievi zyrtar vazhdon të  jetë në qendër të shqetësimit dhe brengosjes ndërkombëtare. Administrata e zotit Biden ka qenë mjaft  eqartë në ultimatumin drejtuar Kremlinit, të cilin e ka kërcënuar me masa ndëshkuese në rast të cënimit të integritetit territorial të Ukrainës. Ky paralelizëm në mes të Kosovës dhe Ukrainës mund të duket në shikim të parë i sforcuar dhe paksa apokaliptik, mirëpo analogjia e gjërave na shtyn të mendojmë se një shtet quhet plotësisht sovran vetëm atëherë kur arrin të zmraps çfarëdo lloj agresioni nga jashtë. Po t’i pyesni ekspertët ushtarak dhe të sigurisë sigurisht që do të merrni përgjigje dekurajuese kur është në pyetje raporti i forcave në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ashiqare del në pah një asimetri e frikshme në favor të fqiut tonë verior. Pra, ky sovranitet që aktualisht gëzon Kosova sigurohet falë pranisë ushtarake të KFOR-it dhe mekanizmave politik e diplomatik që ushtron Washingtoni zyrtar në funksion të krijimit të një klime të sigurisë dhe stabilitetit në këtë pjesë të Ballkanit.

Mbështetja amerikane për Kosovën është e një rëndësie jetike, prandaj jo pak njerëz druajnë se një ditë amerikanët mund ta braktisin Kosovën dhe kjo situatë do ta gjejë atë të papërgatitur për t’iu përgjigjur sfidave nga jashtë. Shqetësime të tilla pati edhe me rastin e largimit të trupave amerikane nga Afganistani pas një marrëveshje me talebanët, kur skeptikët filluan të tërheqin paralele mes Afganistanit dhe Kosovës duke aluduar në skena të aeroportit të Kabullit që do të reprizohen edhe në Prishtinë. Por doli se këto shqetësime dhe aludime ishin të pavend, për arsye se amerikanët jo vetëm që nuk u tërhoqën nga Kosova, por ata po tregojnë shenja se kanë shtuar interesimin për këtë pjesë të Ballkanit, sidomos pas ndërrimit të stafit udhëheqës diplomatik në shumicën eambasadave në kryqendrat rajonale, përfshi edhe Prishtinën, ku ditë më parë Kosova mirëpriti ambasadorin e posaemëruar amerikan,Jeff Hovenier.

Në funskion të këtij interesimi ishte edhe letra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar ditë më parë kryeministrit  Albin Kurti, ku theksohej se marrëdhënia mes dy shteteve është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane e të pavarurSa i takon dialogut Kosovë-Serbi, sekretari amerikan i shtetit në letër  theksonte se në qendër të bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke.

“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka vazhduar ai.

Blinken ka potencuar  se raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë mbesin pengesë për anëtarësim në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke shtuar se pranimi i Kosovës në to është qëllimi i përbashkët i Kosovës me SHBA-në. Blinkeni ka ofruar mbështetje për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Pra, Kosova jo vetëm që vazhdon të mbetet e mbuluar nga “reflektorët” amerikanë, por ajo paraqet një test prove për qëndrueshmërinë e paqes dhe sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit, për faktin se marrëdhëniet me Serbinë vazhdojnë të prodhojnë krizë dhe animozitet rajonal.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar Blinken në letrën etij drejtuar Kurtit.

Nëse e lexojmë mes rreshtash këtë letër, dhe kjo vlen sidomos  për këshilltarët e Kryeministrit Kurti, Kosova në një të ardhme jo shumë të latrgët duhet të përgatitet për një kompromis politik me Serbinë, ku në tavolinën e negociatave do të nxirren të gjitha çështjet e hapura. Nëse dikush ka iluzione se do të lë diçka nën tavolinë, diçka që do të mbulohet nga pluhuri i harresës, do të gabohet shumë rëndë, për arsye se kompromisi i kërkuar nga amerikanët tani nuk lë shumë hapësirë për manovra të pakufishme politike as të Prishtinës , as të Beogradit.

Kompromisi i tanishëm i kërkuar nga Administrata Biden dallon shumë nga Administrata Trump, për arsye se ky i fundit ia kishte lënë duart e lira Serbisë ngjashëm siç mund të ndodhë në një meç të pabarbartëkur një boksieri i lihen duart e lira kurse tjetrit i lidhen. Në një situatë të tillë nuk bëhej fjalë për kurrfarë kompromosi por për nënshtrim të Kosovës ndaj diktateve dhe kushteve të Serbisë, të cilat, fatkeqësisht legjitimoheshin edhe në Washington. Kosova me duar të lidhura, ku arbitër ishte Riçard Grenell, ishte e predispozuar të humbas çdo meç kundrejt Serbisë, prandaj fitorja e Zotit Biden, në Kosovë u kremtua si fitore personale e popullit të saj.

Por, çka po bën elita jonë, sidomos Qeveria, Parlamenti, opozita, intelegjencia, mediat,  akademikët, që këtë fitore të z. Biden ta kthejë në favor afatgjatë për popullin e Kosovës?

Tani ndodhemi në një kthesë të rëndësishme të zhvillimeve gjeopolitike, pas përpjekjeve për të çmontuar BeH e Dejtonit, pas trazirave në Podgoricë dhe pas zhvillimeve të fundit në kufinjt e Ukrainës,  ku çdo hap i gabuar mund të reprodukojë pasoja me impakt të thellë edhe për të ardhmen e Kosovës.

Letra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duhet analizuar e rishikuar me sy kritik dhe në të nuk duhet kërkuar me çdo kusht pikat që, eventualisht, favorizojnë Kosovën, por gjithsesi edhe ato pika që e obligojnë atë të tregoj sens të lart përgjegjësie në gjetjen e një kompromisi në tejkalkimin e raporteve me Serbinë.

Blinkeni i ka thënë Kurtit se pret që lidershipi i tij ta rikthejë momentumin në dialog duke i mbështetur zotimet paraprake të Kosovës, duke nxitur transparencë e duke shmangur veprime apo retorikë që mund të rrisë tensione. Ai ka bërë thirrje për vëmendje në arritjen e marrëveshjes për energji për veriun e Kosovës dhe për avancim të çështjes së personave të pagjetur.

“Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar Blinken.

Blinken ka përsëritur kërkesën për mbështetje të vendimeve gjyqësore – në veçanti ato që lidhen me të drejtat e minoriteteve, ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Twitter, e ka mirëpritur letrën dhe mbështetjen që i erdhi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kurti ka thënë se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshje që prodhon njohje reciproke.

“E mirëpres letrën dhe mbështetjen e sekretarit Amerikan, Antony Blinken, për prioritet dhe punët tona në punë dhe drejtësi. Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje që prodhon njohje reciproke. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Përtejt kurtoazisë së këtyre letrave që mbështillet nga velloja e gjuhës fine diplomatike, megjithatë në terren qëndron një proces ende i hapur. Kosova ende beson se do të jetë e gatshme të diktojë stil dhe dinamikë në procesin negocues me Serbinë, kurse kjo e fundit ende shpreson se do të arrijë të jetësojë në Kosovë projektin e bosnjizimit.

Kërkersat e ashtuquajtura maksimaliste nga të dyja palët do të duhej të pësojnë “hekurosje”, sidomos tani pas letrës së Antony Blinken, i cili ka adresuar disa detyra që duhet t’i kryejnë Prishtina dhe Beogradi, të përmbledhura në tri çështje kruciale: njohja reciproke, respektimi i të drejtave të minoriteteve (aludohet në statusin e serbëve), përfshi edhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore që kanë të bëjnë me ta (aludohet në statusin  e tokës përreth Manastirit të Deçanit) si dhe çështja e të pagjeturve ( aludohet në detyrimet e autoriteteve serbe për identifikimin e vendndodhjeve të varrezave masive me shqiptarë të ekzekutuar).

Prej të gjitha këtyre çështjeve, statusi i serbëbe mbetet “thembër Akli” për politikën e Kosovës. Nga mënyra si është trajtuar deri më tani kjo çështje, sidomos në vitet e mëhershme, Kosova ka demonstruar një qëndrim defanziv, duke pranuar gjithçka që është servirur në tryezën e bisedimeve. Si rezultat i këtyre qëndrimeve është projektuar edhe narrativi i Beogradit mbi statusin e mjerueshëm të serbëve të Kosovës i cili me patjetër duhet përmirësuar, paçka se Pakoja e Ahtisarit kishte ofruar garanca shtesë për minoritetin serb në Kosovë, përfshi edhe ulëset e garantuara në Parlsment, madje edhe përtej konventave ndërkombëtare.

Tani çka i mbetet të ndërmerr Qeveria Kurti që të gjitha gjërat të biejnë në vendin e vet, pa shkaktuar ndonjë pakënaqësi te njëra palë, apo te tjetra. Me fjalë të tjera, çak duhet të bëjë Qeveria e z. Kurti që, në njërën anë, të plotësohetn disa ambicje të Serbisë por me kush që të ruhet sovraniteti i Kosovës, dhe në anën tjetër, të demonstrohet politika e vendimarrjes autonome kosovare  por pa i prishur raportet me amerikanët.

Këto dhe pyetje tjera të vështira, Qeveri e Kosovës duhet t’i shqyrtojë me miqtë amerikanë, duke kërkuar nga ata garanca shtesë për dy çështje tepër të rëndësishme: që Kosova të bëjë kompromis deri në kufinjt e moscenimit të sovranitetit të saj dhe të kërkoj reciprocitet në mes të drejtave të shqiptarëve në Jug të Serbisë dhe serbëve në Kosovë.

Pas interesimit të shtuar të SHBA për të mbyllur çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, qëndron një arsye shumë e fortë, më tepër e karakterit gjeopolitik, prandaj Qeveria e zotit Kurti duhet ta shfyrtëzojë këtë momentum që të demonstrojë fleksibilitet maksimal në arritjen e një kompromisi i cili do të jetë i monitoruar dhe garantuar nga Washingtoni, Brukseli dhe NATO. Vetëm në këtë mënyrë sovraniteti i Kosovës do të jetë një “mollë e ndaluar” për luftënxitësit në Beograd, por edhe një shans më shumë që edhe kjo pjesë e rajonit të përfshihet në proceset eurointgruese e auroatlantike, për të cilat Kosova ka nevojë si toka e thatë për shi.

Prishtinë, 24 dhjetor 2022   

Filed Under: Histori

NDERIM NË PERJETËSI BABAIT TË KOMBIT SHQIPTAR

January 24, 2022 by s p

Prof. As. Dr. Zaho Golemi

Sot më 24.01.2022 është 103 vjetori i vdekjes te themeluesit te shtetit shqiptar Ismail Qemal Bej Vlora. Është dita e mirënjohjes dhe respekt për babanë e Kombit shqiptar, babait të pavarësisë së Shqipërisë si dhe kryeministrit të parë të shqiptarëve. Historiani shqiptaro-turk Nexhip Alpan thotë se ditëlindja e saktë e Ismail Qemalit është 16 tetor 1846. Është fakt se Ismail Qemali u martua dy herë. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, që vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën, herën e dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku nga krahina e Edrenesë. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë, pasi ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati nëntë fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie; ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej. Ismail Qemali ishte një poliglot, i cili njihte gjuhën shqipe si dhe shtatë gjuhë të huaja: osmanishtja, turqishtja e re, greqishtja e vjetër, latinishtja, italishtja, frëngjishtja, sllavishtja. Ismail Qemal Bej Vlora zhvilloi veprimtari të mencur diplomatike e politike në Europë për njohjen e kombit shqiptar dhe realizmin e Pavarësisë. Ai materializoi ëndërrën e shqiptarëve, që përputhej me ato të idelologëve të Rilindjes. Në dhjetor të vitit1908, zgjidhet deputet I sanxhakut të Beratit në parlamentin osman, dhe bashkë me grupin e deputetëve istori shqiptarë, mbrojti istoric kombëtare. Misioni I tij në pragun e Luftës Ballkanike shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte Shqiptarëve autnominë. Më tej bashkë me istori të tjerë për të shpëtuar atdheun e për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë u nis në istori fisnik nga Stambolli istoric. Në Bukurështë më 5.11.1912 me mbështetjen e kolonisë shqiptare shkon në Vjenë dhe Budapest, ku u takua me personalitete politike, diplomatike dhe ushtarake austro-hungareze dhe siguroi përkrahjen e tyre për çështjen shqiptare duke marrë premtimin “për ta naltësuar flamurin shqiptar në një bajonetë austro-hungareze”. Nga Vjena shkon në Trieste dhe më tej rrugëtimi i Ismail Qemalit vjen më 21.11.1912 në Durrës. Pas tre ditësh tre ditë udhëtime baltrave të Myzeqesë, në Ciflik të Lushnjës dhe në Libofshë të Fierit… Më 28 nëntor 1912 u mblodh Kuvendi istoric I Vlorës, që zgjodhi si kryetar të qeverisë së përkohshme Ismail Qemal Bej Vlorën. Deklarata e Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritja e Flamurit Kombëtar janë akti madhor në historinë e kombit tonë.Ismail Qemal Beu deklaroi fjalët që do ndrijnë në shekuj:“Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajm-ëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë. Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë). Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipërija!”Për figurën e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit, ende nuk kemi një shesh dinjitoz me një përmendore gjigande, për udhëheqësin e pavarësisë së vendit, për kolosin mjekërbardhë, për burrin e flamurit, që meriton më shumë vlerësim si të gjithë kombet e civilizuara. Ismail Qemali ndërroi jetë në mënyrë misterioze në Peruxha të Italisë më 26 janar 1919 dhe më 12 shkurt 1919 trupi i tij u soll në Vlorën e flamurit, por varrimi u bë në Kaninë. Në kuadrin e 20 vjetorit të Pavarësisë, më 28 Nëntor 1932, u rivarros në lulishten pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë. Pavarësia është monumenti më i lartësuar dhe më i cmuar i shqiptarëve, prandaj është koha për t’u sjellë si komb i civilizuar.

Filed Under: Histori

Themelimi i sistemit arsimor ne gjuhen shqipe ne Kosove, Diber, Tetove, Struge, Ulqin nga viti i 1941 dhe emrat e disa prej misionareve

January 22, 2022 by s p

Prof. Dr Romeo Gurakuqi/

Pa u caktuar ende formula me të cilën Kosova do t’i kthehej Shqipërisë dhe pa ardhur ende udhëzimet nga Roma, nën përgjegjësinë përsonale, Ministri i Arsimit, Prof. Ernest Koliqi nisi drejt “Tokave të Lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes së themeleve të arsimit shqiptar ne ato ane.Pa u caktuar ende formula me të cilën Kosova do t’i kthehej Shqipërisë dhe pa ardhur ende udhëzimet nga Roma, nën përgjegjësinë përsonale, Ministri i Arsimit, Prof. Ernest Koliqi nisi drejt “Tokave të Lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes së themeleve të arsimit shqiptarMe drejtimin e këtij misioni, Koliqi ngarkoi intelektualin dhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva.Koliqi hapi dhe përkrahu shkollat shqipe në Kosovë e prej këtyre shkollave doli elita e parë e mësuesve dhe intelektualëve kosovarëMe 12 nëntor 1941, pas propozimit të Ministrit të arsimit, Ernest Koliqi, shkollave të mesme ekzistuese të Mbretërisë iu shtuan: 1. Një shkollë Normale në Prishtinë; 2 Një Lice në Prizrend; 3. Një Lice në Tetovë; 4 Një Institut Teknik Agrarë për djem në Pejë; 5 Një Institut Teknik Tregtar në Gjakovë; 6 Një shkollë profesionale në Tetovë; 7 Një shkollë profesionale në Kërçovë; 8 Një shkollë profesionale në Dibër; 9 Një shkollë profesionale në Gjilan; 10. Një shkollë profesionale në Ferizaj; 11. Një shkollë profesionale në Strugë; 12. Një shkollë profesionale në Gostivar; 13. Një shkollë profesionale femërore në Prizren; 14 Një shkollë profesionale në Ulqin. Në të njëjtën kohë, konvikteve ekzistuese iu shtuan edhe një konvikt për djem me 200 vende në Prishtinë dhe një konvikt për djem më 100 vende në Tetovë, të aneksuar pranë shkollës profesionale agrare. Konviktet u ndërtuan posaçërisht për studentët e nacionalitetit shqiptarë, që vinin nga shkollat e mbyllura jugosllave, të cilëve iu dha prioritet absolut.Vasil Andonin, Koliqi e emëroi drejtor konvikti në Prishtinë.Perveç kontributit të paçmueshëm për shkollat shqipe të Kosovës, Koliqit i detyrohet edhe dërgimi nëpër universitetet e Italisë, i disa dhjetra studentëve kosovarë për të zhvilluar stazhe dhe për t’u përgatitur dhe specializuar në degë të ndryshme të diturisë, që më vonë do të bëheshin shtyllat e shëndosha për të themeluar kulturën kombëtare në vise.Ne listen e meposhtme nuk jane te gjithe emrat e arsimtareve qe shkuan te punojne ne Kosove, per shkak te veshtiresive qe kam pasur ne gjetjen e tyre te teresi, por vec te atyre qe ndihmuan ne kurset e gjuhes per te rritur, qe sigurisht kane dhene mesim nder shkollat normale. Une po sjell listen me emrat e disa prej ketyre misionareve, te cileve do te duhet t’u jemi mirenjohes gjithmone:Arsimtarët që kanë veprue në kurset për të rritun në viset e lirueme në vjetin 1941-1942, sipas qarqeve: Qarku i Prishtinës: Reshat Bajraktari në Prishtinë, Shaqir Hoti në Prishtinë, Dervish Bejleri në Prishtinë, Reis Poshi në Prishtinë, Miltiadh Apostoli në Gjilan, Selami Ibrahimi në Gjilan, Xhevdet Alija në Hogoshtë, Kostaq Topçe në Dobrevë, Halil Bejta në Cernicë, Tom Shoshi në Janjevë, Ruzhdi Guranjaku në Gadimje, Zeqir Selimi në Bresnje, Sadik Prishtina në Krahishtë, Ferit Berisha në Strecofc, Rrahman Palushi në Talinofc, Refik Palloshi në Prishtinë, Agllaja Plaku në Prishtinë, Ibrahim Stafa në Dobranje, Halim Stakja në Koretinë, Bahtija Fazzlliu në Janjevë. Në Qarkun e Dibrës: Hysen Pajenga në Strugë, Telha Çela në Strugë, Alush Balteza në Strugë, Dalip Zejneli në Llabunizt, Tomor Starova në Podgorocë, Hamit Pitja në Velesht, Enver Palluqi në Livadhi, Mustafa Kadzadej në Frangovë, Pandi Treska në Koroshisht, Stender Tupja në Radolisht, Mehmetali Mustafa në Kalishtë,Theodor Dhama në Belic, Nevruz Rushani në Zhernanicë, Zhyhore Belshaku në Strugë, Marije Shala në Strugë, Kristaq Progri në Sllovë, Antoneta Gjylapi në Strugë, Marieta Kreshova në Dibër. Qarku i Prizrendit: Në Prizrend kanë qenë mësuesit, Mëhill Shala, Jorgji Huta, Sulejman Aliu, Hajdar Shedulla, Idriz Fishta, Minush Lipoveci, Xhafer Xyrxa, Myrteza Shedula, Xhevdet Doda. Mustafa Tepshi në Zhurë, Dhimiter Mino në Korishtë, Qamil Graceni në Hoç e Zhurit, Veli Çela në Krushë e Madhe, Sebë Mateja në Brod (Dragush). Qarku i Pejës: Aishe Shpeni dhe Neshmije Begolli në qytetin e Pejës. Qarku i Tetovës: Në Tetovë kanë punuar Pano Hido, Beqir Kllojka, Qemal Haxhihasani, Rustem Ismailati, Abedin Faja, Vasil Dhimitruka, Josif Todi, Zenel Zajmi, Jusuf Starova, Hysen Hoxha, Kadri Hoxha, Kadri Kashari. Pastaj, Abdylvehap Kadriu në Ballçisht, Myteza Kadzadej në Shipkovicë, Vangjel Daka në Zhepçisht, Dhimitraq Shuli në Neogithë, Spiro Gjini në Miletmë, Azem Morana në Gajze, Zef Çurçija në Gradec, Xhafer Narazani dhe Kiço Panidhi në Kamjan, Sadik Kadilliu dhe Hilmi Ejuni në Pirok, Hasan Egro dhe Abdyqerim Seiti në Zhelinë. Në Gostivar kanë qenë: Gavril Santo, Ahmet Gjylaçi, Xhemal Voci, Kov Bibaja, Mit’hat Hoxha, Ismail Yllka Bedhija , Hysni Ekmeçiu.

Filed Under: Histori

MUSINE KOKALARI ZHAN D’ARKA SHQIPTARE

January 20, 2022 by s p

Pellumb Lamaj/


Martiret, idealistet, figurat kombetare kane vetem Ditelindje….
Sot kam privilegjin, por dhe detyrimin moral,kombetar e historik te nderoj Rilindasen e fundit, Zhan D’Arken shqiptare MUSINE KOKALARIN .
Individin mund ta burgosesh,ta vrasesh, por historine kurresesi.Vjen nje dite dhe ajo shperthen si uragan. Nuk gjen nje shembull ne histori qe nje Femer te burgoset, persekutohet e torturohet per gjysem shekulli vetem e vetem se mendon ndryshe dhe e do Atdheun me shume se ata qe jane ne fronin e pushtetit te turpit dhe gjakut. Qe ne ditet e para te krijimit te saj nga emisaret serb,organizata terroriste PKSH do te kishte si qellim zhdukjen e vlerave shpirterore,morale e kombetare e marrjen e pushtetit me dhune.
Kjo organizate terroriste ne sherbim te Beogradit jo vetem qe do te shkelte me kembe vullnetin e popullit shqiptar per tu bashkuar e luftuar pushtuesin sebashku me forcat e tjera politike,perkundrazi do te fillonte luften vllavrasese e per here te pare ne histori ,shqiptari do te vriste shqiptarin per interes te serbit. Cizmja staliniste si nje levizje boterore, por dhe e perkrahur nga Perendimi , do te pllakoste edhe Shqiperine. Interesat e me te “medhenjeve”ngrihen gjithmone mbi male kufomash.
Fatkeqesisht pushtimi nazist do te zevendsohet nga nje pushtim edhe me mizor, pushtimit komunist…Qe ne ditet e para qe kjo bande vrastare do te hipte ne pushtet do filloj”spastrimin” e “armiqeve te popullit” dhe kundershtereve ideologjik. Nepermjet farsave gjyqesore do te denohet dhe egzekutohet Ajka e kombit, Firmetaret e Pavaresise, Inteligjenca Kombetare, Kleri patriot e me rradhe…
Dhe ketij ndeshkimi e mallkimi nuk do ti shpetonte dot edhe Musine Kokalari ,studentja e shkelqyer, inelektualja model,idealistja qe do te rradhitej ne llogoret e luftes ne sherbim te atdheut. I sfiduar dhe inferior perpara kesaj Femre intelktuale e idealiste qe gezonte respekt ne popull , sadisti Hoxha do te zbraste gjithe ligesine e tij biologjike e ideologjike…
Ne 23 Nentor 1946 me urrdher te tij do te kryqezohet ZHAN D’ARKA shqiptare…
Edhe pse gjysem shekulli burg e internim,sadisti Hoxha dhe banda e tij sllavokomuniste, nuk mundi ta mposhte kete heroine… Per gjysem shekulli historiografia sllavokomuniste u perpoq te shkaterroi jo vetem vlerat shpirterore,morale e kombetare te kombit, por dhe te fshij nga faqja e dheut historine dhe s’ka mallkim me te madh se nje popull pa histori. Sot me shume se kurre ne perulemi me respekt para kesaj figure te ndritur te historise e kultures tone kombetare duke jua bere te qarte pjelles sllavokomuniste qe ka gllaberuar pushtetin dhe gjithshkah .
Historine nuk e falsifikoni dot e as mund ta vidhni e shkaterroni. Kush e shkaterron ate me dashje apo pa dashje ,bene krimin me te madh te te gjitha krimeve. Lum kush punon,jeton e vdes per kombin…. Historia eshte deshmimtarja me korrekte dhe me e pameshirshme dhe historia i dha te drejte MUSINE KOKALARIT dhe gjthe atyre burrave e grave qe u flijuan dhe i rrezistuan bishes komuniste …Dhe tani per te nderuar dhe qetesuar sadopak shpirtin e kesaj MARTIREJE po recitoj disa vargje ….
KAMELEONET
Gjithe jeten i kenduat perbindeshitKur ngordhi e qate ne c’do vargTani si jashteqitje e sllavokomunizmitS’ju mbetet gje tjeter vec te peshtyni lart
Te paret qe ngritet dy gishtat lart ishit juSekretare te partise ,komsomolas te riniseE peshtyte.me kembe e shkelet pacavuren e kuqeDhe oh, gdhite pishtare te demokracise
Te paret qe ja mbathet ne perendim ishit po juShkrimtare te realizmit socialist,pa Zot,` pa atdhe`Ju qe mbi germadhat e botes se vjeter kapitalisteDo ndertonit internacionalen komuniste,boten e re`
Ju qe gjithe jeten shkelet mbi vareE hija e vdekjes ju ndjek nga pasMos harroni shkrepetimen qe zbret nga qielliAhet dhe mjerimin e nje populi te pafat
STATUJE E LIRISE
Eh Statuje,Statuje e LiriseSa kurora rinie vyshkur mbi ballJehona dashurie qe kurre s’u dhuruanSa kafka martiresh mbetur pa var
Ah Statuje,Statuje e LiriseE vetmja drite,i vetmi zjarrE vetmja shprese ku enderrat udhetojnePerzier me klithma,kulluar ne gjak
Eh Statuje,Statuje e LiriseE vetmja drite qe na mban gjallPor dhe po ikem pa u takuarBesom,do vine te te puthin vrasesit tane

Filed Under: Histori

LA QUOTIDIENNE (1831) / FJALIMI I MUSTAFA PASHË BUSHATLLIUT PARA NJERËZVE MË TË RËNDËSISHËM TË SHKODRËS : “PREFERONI TË QËNDRONI NËN ZGJEDHËN E PORTËS APO TË MBRONI LIRINË TUAJ?”

January 19, 2022 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë

– 19 Janar 2022“La Quotidienne” ka botuar, të hënën e 18 prillit 1831, në ballinë, një shkrim në lidhje me fjalimin e mbajtur nga Mustafa Pashë Bushatlliu para njerëzve më të rëndësishëm të Shkodrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : ShqipëriShkodër, 5 mars. (Korrespondencë nga Gazeta Augsburgut.)Pak ditë më parë, Mustafa Pasha thirri njerëzit më të rëndësishëm të qytetit tonë, për të marrë mendimin e tyre për raportin që kishte marrë se Veziri i Madh kishte marrë vendimin për fillimin e luftimeve kundër Pashallëkut të Shkodrës. Mustafai iu drejtua këtij kuvendi në një fjalim, pasazhet më të shquara të të cilit janë si më poshtë :“Veziri i madh (e ka fjalën për Reshid Pashën) dëshiron të ndajë territorin tonë. Tashmë, qoftë me kërcënime, qoftë me premtime të rreme, ai ia doli të nënshtrojë nën pushtetin e tij qytetetet e Elbasanit, Tiranës, Kavajës, Durrësit, Krujës dhe Ohrit. Ju kam thirrur së bashku për t’ju bërë të ditur gjendjen e gjërave dhe për të ditur nëse preferoni të qëndroni nën zgjedhën e Portës dhe t’i nënshtroheni sistemit të ri ushtarak dhe sistemit të ri të taksave, apo të mbroni lirinë tuaj; në këtë rast jam gati të sakrifikoj deri në pikën e fundit të gjakut tim; Më duhet t’ju them se e gjithë forca e Vezirit të Madh përbëhet nga vetëm 16.000 burra. Prandaj nuk është e frikshme dhe nuk duhet të frymëzojë ndonjë frikë serioze.Djali im është vendosur në Dibër me 8.000 burra të fisit të Madganit (Matjanit), gati për të hyrë në fushatë. Boshnjakët, zotërit e Gjakovës dhe Prizrenit, si dhe një pjesë e Serbisë, më dhanë sigurinë se do të më vinin në ndihmë në luftën që po përgatitet. Unë kam kërkuar një burrë nga çdo familje e pashallëkut tim dhe besoj se jam në gjendje të hyj në fushatë katër ditë pas festës së Bairamit.” Ky ligjërim ndërpritej shpesh nga shenja të qarta pëlqimi. Kuvendi njëzëri deklaroi se duhej luftuar për ruajtjen e pavarësisë së vendit. Mësuam se qytetet e përmendura më lart ishin të pushtuara vetëm nga një pjesë e vogël e ushtrisë së Vezirit të Madh, ai vetë ishte ende rreth Korçës me dhjetë mijë burra.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 186
  • 187
  • 188
  • 189
  • 190
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT