• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LE FIGARO:Le Figaro (1914) : Konflikti i autorësisë për pullën e re postare

April 14, 2018 by dgreca

LE FIGARO:Le Figaro (1914) : Konflikti i autorësisë për pullën e re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm/

1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Prill 2018/

“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 5 marsit 1914, në ballinë, një shkrim në lidhje me konfliktin e autorësisë së pullës së re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.Cilat kanë qenë palët e përfshira në këtë konflikt ? Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë rrëfimin e plotë të prestigjiozes franceze mbi këtë ngjarje :

Për Filatelistët

“Ne njoftuam, ditën e kaluar, lëshimin e një pulle të re postare nga mbretëria e re e Shqipërisë.Kjo pullë e re ofron një imazh shumë artistik të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.Dhe ky portret ka një histori, e cila është :

1 PullaDisa vite më parë, një skulptor medaljesh i talentuar, Heinrich Kautsch, mori përsipër, pas kërkesës së një komiteti revolucionar shqiptar, krijimin e një medalje që synonte të shërbente si model për monedhën e një republike të ardhshme shqiptare. Revolucioni dështoi, por medalja u ruajt me kujdes nga udhëheqësit shqiptarë dhe u bë kështu prototipi i pullës së re.Por, medalisti, Z. Kautsch, nuk u shqyrtua për këtë transformim të veprës së tij, dhe sigurisht ndihet i pakënaqur. Revista filatelike franceze thotë se ai mund të “pretendojë autorësinë e pullave postare aktuale të Shqipërisë” dhe Z. Henri Kautsch shkruan se ai ka parashtruar një ankesë, në bazë të së drejtës së autorit, pranë qeverisë shqiptare.

Shteti i ri mund të mos ketë ende një legjislacion të plotë mbi pronën artistike. Kjo, për atë, është një mundësi e shkëlqyer prove, nëse i jep të drejtë Z. Kautsch, që të tregojë se ai është i denjë të ushtrojë sovranitetin e pavarur, që Evropa i ka dhënë atij !”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Le Figaro, Pulla Postare, Skenderbeu

Histori-Tre dëshmorët e Uglarit

April 14, 2018 by dgreca

Qamil S. Dardhankodra-Toronto, Kanada/

Janë të ralla vendbanimet siç asht katundi Uglar i çarkut të Gjilanit që nga nji vend kaq i vogël që ishte dikur, të dalin tre dëshmorë të shquem të atdheut.

1 Vehbi- brahimiI pari ishte Liman Uglari, nji burrë i shquem i asaj kohe. Ai u vra në verën e vitit 1907 në luftë me diversantët serbë të hedhun në Shqipninë e pushtueme nga barbarët osmanlij. Lufta me komandosët serbë u zhvillue në Kishën e Pisjanit, aty mbeti i vramë Liman Uglari – dëshmor i atdheut. Për Limanin tregojnë se kishte luftue kundër bandave të hajnave e të cubave që nuk e lenin popullin të qetë veçanërisht shqiptarët e shquem e të pasun. Kundër këtyne bandave nuk luftoi qeveria turke ato i shikonte nëpër gishtrij sepse ata ishin aleatët e tyne. Njiherë nji tregtar shqiptar nga Gjilani kërkoi mbrojtje nga Limani sepse në dyqanin e tij në pikë të ditës hynin cubat dhe nën kërcnimin e armëve merrnin pare e mall. Në këtë dyqan Limani qëndroi disa ditë, e kishte vërejtun se hynin disa “njerëz” silleshin e mbështilleshin dhe dilnin jasht. Mbas disa ditësh Limani u lodh dhe i tha tregtarit se do të shkonte por do ta lente aty varun gaxharremken (shtagën). Thuhet se ma vonë kur vinin hajnat e shihnin shtagën e Limanit aty, ktheheshin pa krye punë.

Sot disa nga mbasardhësit e Limanit mbajnë mbiemnin Januzi dhe jetojnë në Uglar, Gjilan, Ferizaj, etj.

Dëshmor i dytë nga ky katund asht Idrizi, ai u vra në nji nga kryengritjet e fundit (1910-1912) antiturke që u zhvilluen në Grykën e Kaçanikut. Gjatë luftës heroike të shqiptarëve kundër egërsinave turke ngjau që nji grup i luftarëve shqiptarë të zihet rob nga ushtria turke – kjo nuk asht kurfarë dobësie sepse kjo asht rregull apo pjesë e luftës që u ndodh edhe ushtrive ma të forta që nga parahistoria e deri më sot. Këtë grup luftarësh i çojnë në çadrën e nji nga komandantëve turq. Ky i pyet të gjithë me rend se si i kishin emnat, etj., kur e pyet trimin nga Uglari – ky thotë – Idriz; kur e ndëgjoi se si e kishte emnin ky rob lufte kjo bishë pa nji pa dy heq shpatën dhe ia heq kokën Idrizit nga Uglari tue i shkelun të gjitha rregullat dhe konventat ndërkombëtare të luftës, nënshkruese e të cilave ishte edhe qeveria turke. Sa herë e kam ndëgjue këtë rrëfim tragjik nga pleqt, rrëfyesit thoshin se turku në këtë rast kujtoi se e zuni Idriz Seferin dhe e vrau – jo ky mendim nuk qëndron. Xhelati turk e dinte shumë mire që ky nuk ishte Idriz Seferi nji nga komandantët e ushtrisë kryengritës shqiptare që ishte ba halë në sy për turqit se po të ishte Idriz Seferi i vërtetë ky do të ishte gëzim dhe fitore e madhe për Turqinë dhe menjiherë do të njoftohej Sulltani, Stambolli e Europa.

Vehbi Ibrahimi (1938-1981) atdhetar i madh që punoi e veproi në vend dhe në Europë për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar. Vehbiu ishte luftar antisllav që punoi e luftoi parreshtun deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ai ishte nji nga figurat e qëndresës kombëtare që veproi gjansisht në Europë dhe i cili e kishte kuptue se qeveria komuniste e antishqiptare e Tiranës jo vetëm që po e sabotonte luftën e shqiptarëve nën ish Jugosllavinë por po e luftonte në të gjitha mënyrat e mundësitë Luftën Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve të pushtuem. Prandaj asht shumë e besueshme që jo vetëm atdhetarin Vehbi Ibrahimi që u vra në Gjermani dhe shumë të tyjerë në Europë e Amerikë, i vrau sigurimi komunist i Tiranës i cili kishte tani dhjetëra vjet që po e kryente punën e UDB-së së Beogradit.

Banorët e Uglarit dhe të asaj ane janë krenarë, mburren dhe i kujtojnë me krenari këto tri figura madhore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: e Uglarit, Histori-Tre dëshmorët, Qamil Llapashtica

Sylejman Vokshi- luftëtari, strategu dhe diplomati i madh shqiptar

April 13, 2018 by dgreca

Nga Jahja LLUKA/1 Sulejman Vokshi

Vendlindja e njërit prej burrështetasve më të mëdhejnë shqiptarë të shek.XIX ishte Gjakova.Në histori njihet si themelues i veprës “Projekti i Ushtrisë Shqiptare” për tu bërë njëri nga strategët më të njohur dhe diplomat i arrirë në qarqet ndërkombëtare. Kur Napoleon Banaparta preku fundin e tij si perandor pas krijimit të” Lidhjes së Shejtë”ngjarjet tronditëse në kontinentin e lashtë reflektuan në perceptimin ndaj jetës për Sylejmanin.Fati i shumë popujve të Evropës shkruhej në vulën e gjakut dhe të barutit dhe për këtë Sylejmanin nuk e lente të qetë vuajtja e popullit të tij.Nga gjithë këto ngjarje të pandërprera që kapluan kohën e tij, ai kishte një qëllim të vetëm ruajtjen e kombit shqiptarë nga zhdukja pasi që Rusia dhe Turqia ende ishin superfuqi dhe bënin kalkulime mbi kokat e shqiptarëve. Në moshë shumë të re bëhet pjesë e Lëvizjes së Kallfëve, për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë,për të vazhduar pastaj me aktivitetin kundër shfrytëzimit dhe shtypjes që i bëhej popullit shqiptar nga pushteti qendror Osman, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha. Reformat e përcaktuara nga pushteti Osman nuk njihnin asnjë të drejtë fetare dhe kombëtare ndaj shqiptarëve,përkundrazi bënin ç’mos që t’i shkombëtarizonin ata.Për këtë gjë Sylejman Vokshi ishte aktiv në konfliktin shqiptaro-osman prej vitit 1839 e cila njihet si periudha e Tanzimatit. Lufta e tij e vazhdueshme kishte një qëllim të vetëm, bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet autonom të vetëm. Qëndresa e tij e palodhshme e bëri Vokshin një ndër personalitetet më të mëdha jo vetëm ndër shqiptarë por edhe më gjërë. Kështu Kriza Lindore dhe Traktati i Shën Stefanit bënë që Vokshi me atdhetarët tjerë shqiptarë të nisin krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizatë me karakter mbarëkombëtar në rrafshin, ushtarak,politik, pushtetor dhe kulturo-arsimor. Ç ështjen e shtetit shqiptar autonom si dhe kërkesat e saj Lidhja e Prizrenit përveç Portës së Lartë të sulltanit, i shtroi edhe para Kongresit botëror në Berlin ku merrete pjesë gjithë diplomacia ndërkombëtare. Në luftën e tij të pakompromis ndaj forcave feudale çifligare dhe Lidhjes së Myslimanëve të Vërtetë a Fraksionit të sulltanit, Partisë së Portës, në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Lidhjes në Prizren Sylejman Vokshi nuk ndaloi. Ky konflikt i hapur e i pakompromis, çoi në vrasjen e prijësit Abdullah pashë Drenit dhe të mareshalit Mehmet Ali pashë Maxharri, misionar i sulltanit, që kishte ardhur të vinte në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për cungimin e viseve shqiptare. Fraksionit të sulltanit, Partisë së Portës, në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar të Lidhjes në Prizren Sylejman Vokshi nuk ndaloi. Ky konflikt i hapur e i pakompromis, çoi në vrasjen e prijësit Abdullah pashë Drenit dhe të mareshalit Mehmet Ali pashë Maxharri, misionar i sulltanit, që kishte ardhur të vinte në jetë vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për cungimin e viseve shqiptare. Veç tjerash dhe në luftën ndaj malazezëve në Plavë dhe Guci, Hot e Grudë u vunë në pah aftësitë luftarake dhe komanduese të Sylejman Vokshit me trimat tjerë shqiptarë. Si hartues i veprës “Projekt i Ushtrisë Shqiptare”, burrat e Lidhjes së Re e zgjodhën shef të Seksionit Ushtarak me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes e të Kryekomandantit të Ushtrisë. Figura e tij mbetet madhështore duke i dhënë lavdinë dhe sa ishte gjallë.Sa ishte Vokshi Malësia e Gjakovës u shndërrua në kështjellë të pathyeshme për armikun. Përpjekjet e tij për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës kombëtare dhe gjuhës shqipe shënojnë një kthesë historike, ai shkollën shqipe e shihte si tempull të formimit e të edukimit atdhetar. Vepra e tij i takon përjetësisë duke u bërë frymëzim për brezat.

Filed Under: Histori Tagged With: diplomati, Strategu, Syllejman Vokshi

Kosharja s’është as FARK as LPK…KOSHARJA është vetëm UÇK

April 12, 2018 by dgreca

5 vendim1 KosharjaNga Vendim Demaj/3 vendim 2

Pas debatit të panevojshem qe keto dite eshte nxitur ne opinionin Kosovar dhe une si dëshmitar i gjall i shumë zhvillimeve  në terren të asaj kohe e shoh të arsyeshme qe ti them ca fjalë në lidhje me realitetin e kohës.

1 Vendim 2

Në Marsin e vitit 98 për here të parë në jetem time kam hyrë në Kosove me një grup qe kishin ardhur në Tropojë për tu furnizuar me armatim pasi kishin filluar disa vatra zjarri mes njësiteve të UÇK dhe forcave policore Serbe dhe ky grup ishte nën komanden e asaj që atëhere quhej Lëvizja.

Pas qendrimit tim disa ditor në Kosove jam kthyer ne vendlindje ku pastaj hyrje daljet për në Kosove ishin të shpeshta pa marr parasysh se nën komandën e kujt ishin grupet e organizuara që vinin për furnizim me armatim

si rezultat i kesaj une kam marr pjese ne shoqerimin e Brigades se udhehequr nga Kolonel Tahir Zemaj e cila ishte nën komanden e Ministrise se Mbrojtjes se Kosoves ku si fillim ndaloi ne Jasiq për të vazhduar marshimin pastaj drejt Prapaqanit ku aty dihen peripecitë qe kanë hasur gjatë rrugës.

Në korrik të 98 teksa po shoqeroja për ne Shqipëri qindra femije gra dhe pleq kemi hasur në pritat Serbe ku fatmirësisht une aty jam plagosur dhe personat e parë  që me ka ardh në ndihmë kanë qene Xaj Çela dhe Heroi Agim Ramadani

që nga aty unë pastaj krijova njohjen dhe lidhjen me Katanën.

Në Gusht të 98 ofensiva që ndermorën forcat policore, ushtarake dhe paramilitare Serbe në Rrafshin e Dukagjinit

detyruan njësitë e UÇK të vendosura ne Jasiq dhe Prapaqan qe të sigurojne lëvizjen e mijëra banorëve qe ishin nisur për në Shqipëri ku lëvizja u mundësua përmes koridorit të Doberdolit në trekëndshin e kufirit Kosove Mal i Zi Shqiperi,

vlen të theksohet që njësitet  e ushtrisë që operonin në Kosove nën komandën e Ministrise se Mbrojtjes së Kosoves kishin ngelur pa armatim pasi furnizimi që prisnin nga njësit e udhëhequra nga Fuat Foniqi ngelën të bllokuara në Ujezë për shkak të mbylljes se korridorit Lugina2 – Jasiq.

Pas ardhjes në Shqipëri të njësive që ishin nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, në vjeshte filloi riorganizimi i tyre në Shtabin Papaj,

ndërsa njësitet që ishin nën komandën e Lëvizjes ishin të vendosura ne Padesh ku unë njihesha me z.Nasim Haradinaj i cili së bashku me vëllain e tij Naim Haradinaj  edhe ai nga Suedia i ishin bashkangjitur njësive të UÇK- së .

Unë dhe Naimi i  kemi kërkuar Nasimit për të pranuar një takim me Agim Ramadanin sepse ne na kishte lënë përshtypje shumë të mira pasi ishim takuar  pas bllokimit të armatimit që kishte ndodhur në Sylbicë dhe Agimi na kishte lënë përshtypje të një luftëtari trim atdhetari të etur për liri dhe fjalë-ëmbël plot shpresë, pas kembënguljes sonë Nasimi pranoi që të takohej pasi dihej qe Nasimi ishte direkt nga Shtabi Qendror dhe kishte gjithë autoritetin dhe mundesine e vendimmarjeve autonome.

Pas marrjes së fjalës nga Nasimi kemi takuar Agimin  dhe ai u shpreh i gatshëm,takimi u zhvilluar shumë miqësor dhe rezuloi shumë produktiv pasi  ditët në vijim pasuan me bashkimin dhe unifikimin e forcave.

Menjëherë pas këtij bashkimi është mëse e vertete qe Nasim Haradinaj ka pasur shumë kritika nga Shtabi i UÇK për këtë lëvizje dhe unë kam qenë prezent ku  ndër të tjera nga telefoni satelitor e  akuzuan si tradhtar, por ai vazhdoi përpara sepse qellimi i tij kalonte këto barrierat dhe hamendësimet personale të atyre qe jepnin urdhëra nga karriget e luksit.

Edhe një here e theksoj që Nasim Haradinaj ka qenë nyja kryesore për bashkimin unifikimin e gjithë njësive nën një komandë të vetme që i dhanë goditjen më të madhe ushtrise Serbe me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në #Koshare.

Prandaj kushdo që mundohet për privatizim,përvetësim meritash është thjesht një qëllim dashakeq përçarës që shërben për zbehjen e meritave dhe  Lavdisë që  Ushtria Çlirimtare e Kosovës  tregoi në Koshare.

#KOSHARJA ka

#një_flamur

#një_emblemë

#një_emër

#UÇK.

#LAVDI dhe MIRËNJOHJE PËRJETË

Heronjve të rënë dhe të gjallë.

Filed Under: Histori Tagged With: Koshare, uck, Vendim Demaj

Gazeta “Egnatia” dhe misioni i saj

April 10, 2018 by dgreca

E para gazetë e emigrantëve shqiptarë në Greqi, botuar më 10 prill 1993, në Athinë./

1 EGNATIA-fishtaKujtim i botuesit  KOLEC TRABOINI/Dalja e një gazete në shqip, në Greqi, dhe shpërndarja e saj fillimish tnë sheshin “Omonia” e pastaj në Praktorion e autobuzave të Athinës, ishte një ngjarje kaq befasuese dhe e papritur në rradhët ë emigracionit shqiptar, saqë shumëkush nuk e besonte se ishte botuar nga vetë emigrantët, dhe aq më tepër, se ishte shtypu rnë një shtypshkronjë të vogël greke, në Kolonaq të Athinës. Dhe, kur bindeshin nga fjala e shitësit të gazetës (që në të vërtetë ishte vetë botuesi), atëhere emigrantët, plot entusiazëm, kërkonin të blinin dy tri dhe deri në 10 gazeta për njeri, duke thënë se do t’i shpërndanin ndër emigrantët e shumtë që kishte në zonat ku punonin e jetonin. E kështu, në mënyrë spontane, dolën vullnetarëte parë të shpërndarjes së gazetës së emigrantëve.
Por ky interes u shtua me daljen e numrave të tjerë, sepse emigrantët, në faqet e saj lexonin për hallet dhe problemet e tyre dhe e kuptuan se në kushtet e një indiference totale, si të shtetit shqiptar, ashtu dhe të shtetit ku punonin si argatë me gjysëm pagese, tashmë do të kishte një organ që do të fliste në emër të tyre,që do t’u qante hallet, e ku do të lexonin lajme dhe informacione nga Atdheu në gjuhën amtare.Gazeta “Egnatia” nuk i gënjeu kurrë shpresat e lexuesve të vet se ajo do të bënte një luftë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dinjitetin e emigrantit shqiptar, fytyra e të cilit, nën influencën e propagandës së shfrenuar të masmendias, ishte kthyer në një sinonim të së keqes, dhunës, egërsisë, veseve të liga, pabesisë dhe krimit. Çfarë nuk thoshte masmendia, televizioni dhe gazetat greke, kundër emigrantëve shqiptarë!. Mjafton të kujtoj se, në të parën natë të Vitit të Ri (1992), që festonim jashtë Atdheut, shqiptarët emigrantë anë e mbanë Greqisë, në vend që të gëzoninqë jetonin në një botë të lirë, do të përjetonin një tmerr të padëgjuar kurrë në jetën e tyre. Programet e Televizioneve greke e kishin ndërprerë programin e argëtimit, dhe për pothuajse një orë, do të merreshin me një aksion blic policie në disa fshatra e në lagje të Athinës për të kapur shqiptarët. Kronika jepej direkt nga terreni,madje here pas here shkëputej programi e kthehej sërish, pasi komentatori thoshte “pa të shohim ç’të reja kemi nga aksioni për kapjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptare – alvanos metanastis”. Dukej që çdo gjë ishte e para përgatitur për një gjueti spektakolare raciste antishqiptare.Ishte tronditëse. Ishte e paimagjinueshme. Ky refren do të vazhdonte, jo me ditë, por me vite, deri në absurditete te të tilla me ngjyra shqiptarofobie e të shpikura nga klika Micotaqi, (të aplikuara me oreks edhe nga Papandreistët pasokxhi),si famëkeqet aksione çnjerëzore në rang kombëtar dhe me emër fyes e përbuzës “Skupa ja ton alvanus” – fshesë për shqiptarët.Këtu duhet gjetur shkaku se përse u prit me aq dashuri e shpresë gazeta”Emigranti-Egnatia”-Ajo gazetë e vogël modeste, që në fillimet e veta u prit me urrejtje nga renegatët shqiptarë, që ishin inkuadruar në shoqata antishqiptare vorioepirote,veçmas një shoqatë famëkeqe voriopepirote e himariotëve, e cila arriti deri atje sa, kur e panë që nuk po arrinin ta fusnin nën kontroll gazetën, gjetën rrugën e tradhëtisë duke e spiunuar botuesin në policinë greke, e cila nuk vonoi të trokasë në shtëpinë ku ai banonte duke sjelle frikë tek fëmijët e tij të vegjël që ishin vetëm në shtëpi. Por, pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat, gazeta arriti që me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse të jepte kontribut për të thyer konceptet antishqiptare të masmedias greke, të televizionit dhe gazetave. Ajo arriti të rrokë vëmendjen dhe kureshtjen e vëllezërve tanë të një gjaku, arvanitasve anë e mbanë Greqisë, të cilët nisën ta blejnë gazetën me dëshirën që të mësonin e të lexonin shqip. I paharruari Aristidh Kola, studiues e personalitet imadh, ish president i Arvanitasve të Greqisë, gëzohej për çdo perparim apo sukses i emigrantëve shqiptarë që i quante hapur vellezër. Ngrohtësia e përkrahjae tij ishte një stimul i jashtëkonshëm që të mos hiqeshim nga udha që kishim nisur.
Gazeta arriti të ketë influencë pozitive edhe në rradhët e shkrimtarëve dhe artistëve greke, shkrimtari Kosta Valeta, aktorja Mimi Dennisi, shkrimtari G.Jiakumis, poetja Leta Kucohera, e plot të tjerë, të cilët e përshëndetën ngrohtësisht veprimtarinë intelektualedhe krijuese të emigrantëve shqiptarë.”Egnatia” mbrojti me këmbëngulje interesat e emigrantëve shqiptarë, që hiqnin të zitë e ullirit nëpër tërë hapësirën greke. Në faqet e saj gjen ngjarje rrënqethëse dhe të rënda që pësonin emigrantët, dukeu bërë kështu një kronikë e gjallë e fateve njerëzore. Ajo ushqeu tek bashkatdhetarët në mërgim dashurinë për Atdheun, nëpërmjet lajmeve e shkrimeve të ndryshme ajo paraqiste gjendjen në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Gazeta botonte në faqet e saj edhe materiale në gjuhën greke mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe analiza estatistika nga zhvillimet ekonomike në Bashkimin Europian, ndaj të cilit Shqipëria mbante një qëndrim inspirues me dëshirën për t’u inkuadruar në rradhëte saj.Në faqen e parë, gazeta kishte të vendosur flamurin e Bashkimit Europian me shprehjen “Drejt Europës”. Në fillim botohej me 4, e më pas me 12 dhe16 faqe. Shtypej në Athinë dhe shpërndahej anë e mbanë Greqisë, ndërsa mbi njëmije kopje të saj qarkullonte edhe në Shqipëri ku shume prindër ishin të iteresuar për femijët e tyre emigrantë në Greqi.
Janë të shumtë bashkëpunëtorët e “Egnatias” nga rradhët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, gjë që e bën të pamundur të përmenden të gjithë, por gjithsesi, mund të sillen emrat e atyre që ishin më pranë redaksisë,që shkruanin më shpesh dhe më aktivë në shpërndarjen e gazetës, e cila në fillimet e veta, kalonte dorazi me një vështirësi të jashtëzakonshme dhe më vonë, do të kalonte nëpër linjat e shpërndarjes së shtypit, në Greqi dhe në Shqipëri.Që në përgatitjen e numurit të parë të gazetës, që doli me emrin fillestar “Emigranti”, u kërkua ndihma e shkrimtarit Spiro Xhai që jetonte në Athinë, për një lidhje me ndonjë shtypshkronjë greke, e cila do të mundë të shtypte me gërma shqipe, ndihmë të cilën shkrimtari Xhai nuk e kurseu dhe për këtë meriton mirënjohje. Dihet se greqishtja ka një alfabet krejt të ndryshëm nga latinishtja. Kompiuteristët e kishin të vështirë të shkruanin në alfabetin latin dhe bënin gabime të shumta. Më së fundi, pas peripecish të shumta, u gjend qendra kompiuterike e shtypit e çiftit dashamirës grek Eleni e Babi Golema në rrugën Xhavella 3, të Kolonaqit të Athinës.
Ndërkohë që pas daljes së numrave të parë që dallonin shkrime që u përballuan vetëm nga botuesi, në numrat pasues nisën të bëhen të njohur autor të rinj shkrimesh dhe krijimesh letrare. Ndër të parët bashkëpunëtorë ishte Genc Çobani, gazetar, që jetonte familjarisht në Kesariani dhe punonte mekanik. Poeti Gazmend Kapllani, student në Universitetin e Athinës, dega filosofi, do të ishte bashkëpunëtori më i kualifikuar përsa i përket temave të filozofisë, shkencës dhe letërsisë. Gazetës do ti bënte jehonë ne Radio BBC në gjuhën shqipe gazetari Robert Goro që ishte njëkohësish bashkpunëtor shumë i çmuar. Dhimiter Gjoka-Qeparoi do të ishte ai që dotë jepte ndihmesën e tij tëmadhe në shpërndarjen e gazetës, sidomos të dielave bashkë me Kostaq Cancon, Artur Diamantin, Gencin dhe botuesin, në pazarin e Monastiraqit por dhe në Praktorio, stacioni autobuzave të linjës Athinë -Tiranë, ku mblidheshin shumë shqiptarë.
Pianistja emigrante nga shkodra Marita Vuksani do të angazhohej për ta shtrirë influencën e gazetës në rradhët e intelektualëve grekë. Një prej tyre ishte miku i dajës së saj, poetit Fatos Arapi, shkrimtari grek Kostas Valetas që arriti të prononcohet pozitivisht në shtyp për krijimtarinë artistike të emigrantëve shqiptarë. Në faqet e gazetës “Egantia” do të spikasin emrat e Festim Litit, autor i shumë e shumë përshkrimeve emocional edhe i poezive të ndjeshme, një nga bashkëpunëtorët më të dalluar për shpërndarjene shtypit në Larisa. Eglantina Kume, protagoniste e disa filmave artistikë shqiptarë, kineaste dhe krijuese letrare, ishte këshilltare e mirë dhe entusiaste e gazetës, tashmë autore e dy librave të botuar në Shqipëri. Eglantina vazhdon të jetojë familjarisht në Athinë. Tatiana Qurku,poete e talentuar, e cila solli për faqet e gazetës poezi me ndjenja të holla dhe emocione të fuqishme nga jeta e emigrantëve. Rajmonda Diamanti ishte një emigrante e talentuar në moshën 15 vjeçare, autore e disa poezive dhe përshkrimeve emocionale botuar në “Egnatia” e më pas në librin”Balada e largësive”, Zhaneta Ogranaj, gazetare dhe poete e burgosur nga diktatura. Bashkëpunëtorë të gazetës ishin inxhinjer Andon Ikonomi, Pilo Zybai, Angjelina Xharo, Ilia Vasili, Dritan Haxhia, Albert Zholi, Adrian Kondakçi, Lek Gjoka, Andon Dedi, Majlinda e Ilirian Zeneli, Arian Begaj, Frang Marku, Vat Shoshi, Save Velço, Agim Pipa, Hysen Sinani, Kostaq Papa, Fredi S.Merkuri, gazetaret sportiv Ramadan Bigza, A. Karanxha e të tjerë. Shpesh herë redaksisë i vinin shkrime edhe nga Shqipëria, si nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i moshuari Irfan Çela nga Tirana, ndërsa letrat e emigrantëve ishin të përhershme në faqet e saj. Gazeta pati jehonë shumë pozitive në Shqipëri dhe vleresime për të ka patur në mjaft gazeta të përditshme shqiptare me autorë, Floriana Paskali, Spartak Braho, Pip Mitrojorgji e të tjere. Gjithashtu jehonë i është bërë në BBC, gazetën “Iliria” Boston dhe Televizionin shqiptar.
Mbas largimit të botuesit e krijuesit të saj K.Traboini nga Greqia në Amerikë, gazetën e mori në drejtim Floriana Paskali, e cila e shoqëroi në pak numra deri në mbylljen e saj. Megjithë zërat që dolën në shtypin shqiptar që “Egnatia” të rihapej, ajo nuk e pa me dritën e botimit. Por gjithsesi, si nismëtare e shtypit shqiptar në Greqi, “Egnatia” e kishte kryer më së miri misionin e saj, duke zënë një vend të merituar në historinë e re të gazetarisë shqiptare në mërgim. Udhën e saj do ta ndiqnin plot gazeta e revista të tjera në gjuhën shqipe në Greqi.

KOLEC TRABOINI
Botues e kryeredaktor

Egnatia” në ditën e 10 prillit 1993, në qytetin e Athinës. Emigrantë shqiptarë në Omonia, qendër e Athinës, duke blerë gazetën”Egnatia”.
.

Filed Under: Histori Tagged With: athine, Gazeta Emigranti, Kolec Traboini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 307
  • 308
  • 309
  • 310
  • 311
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT