• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LE FIGARO: ALEKSANDËR MOISIU NGA ARGJENTINA NË HOLLYWOOD

July 26, 2018 by dgreca

1 aleksander MoisiuLE FIGARO (1929) / SUKSESI I ALEKSANDËR MOISIUT NË ARGJENTINË DHE NISJA PËR NË HOLLYWOOD/

NGA AURENC BEBJA-FRANCE/1 argjentine

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 8 majit 1929, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me suksesin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

“Argjentinë/

Aktori i famshëm gjerman, Aleksandër Moisiu, i cili dha vitin e kaluar disa shfaqje në Paris, sapo ka bërë një turne të suksesshëm në Republikën e Argjentinës, me Johanna Terwin (gruaja e tij në jetën private), si partnere kryesore.

Ai u duartrokit veçanërisht për rolin në pjesën e “Hamletit”, i cili është një nga rolet e tij më të mira.

Moisiu do të kalojë nga Valparaiso dhe Nju Jorku për të shkuar në Hollywood.”

Filed Under: Histori Tagged With: ALEKSANDËR MOISIU NGA ARGJENTINA, Aurenc Bebja, Le Figaro, NË HOLLYWOOD

Kur Delegation Shqiptar i ankohej Qeverise Franceze per Agresionin Serb

June 16, 2018 by dgreca

Le Figaro: Fati i Shqipërisë, Pas Italisë, Serbët dhe Grekët./

1 Aurenc Bebja ok

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Qershor 2018/Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 16 gushtit 1920, në faqen n°2, shkresën e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze në lidhje me agresionin serb në Shqipëri.Çfarë kanë shprehur asokohe delegatët shqiptarë në këtë dokument ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Fati i Shqipërisë

Pas Italisë, Serbët dhe Grekët.

Romë, 15 Gusht.

Serbët kanë hyrë në Lezhë dhe synojnë Shkodrën. Grekët kanë zbarkuar në Himarë.

Një shkresë proteste nga delegacioni shqiptar.

image

Delegacioni shqiptar, lidhur me çështjen e pushtimit të Shqipërisë nga trupat serbe, sapo u ka dërguar qeverive të fuqive të mëdha shkresën në vijim :“Pavarësisht se qeveria shqiptare e ka siguruar gjithmonë qeverinë jugosllave në lidhje me dëshirën e saj të madhe për të jetuar në paqe, më 10 gusht, trupat serbe kanë pushtuar papritmas territorin shqiptar nëpërmjet krahinave Shkodrës, Dibrës dhe Elbasanit.

Duke gjykuar shfarosjen sistematike të elementit shqiptar në rajonet e aneksuara nga Serbia, dhe duke parë forcat e konsiderueshme të artilerisë të angazhuara nga serbët në këtë moment, ky pushtim është qartësisht i paramenduar dhe ka për qëllim shtypjen e shtetit shqiptar dhe shfarosjen e racës sonë.

Populli shqiptar, i kërcënuar, i bën thirrje drejtësisë më të madhe dhe dinjitetit të qeverisë së Republikës franceze, që t’i japë fund këtij agresioni të padrejtë dhe të na shpëtojë nga katastrofa.”

Filed Under: Fejton Tagged With: Aurenc Bebja, fati i shqiptareve!, Le Figaro

LE FIGARO:Le Figaro (1914) : Konflikti i autorësisë për pullën e re postare

April 14, 2018 by dgreca

LE FIGARO:Le Figaro (1914) : Konflikti i autorësisë për pullën e re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm/

1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Prill 2018/

“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 5 marsit 1914, në ballinë, një shkrim në lidhje me konfliktin e autorësisë së pullës së re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.Cilat kanë qenë palët e përfshira në këtë konflikt ? Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë rrëfimin e plotë të prestigjiozes franceze mbi këtë ngjarje :

Për Filatelistët

“Ne njoftuam, ditën e kaluar, lëshimin e një pulle të re postare nga mbretëria e re e Shqipërisë.Kjo pullë e re ofron një imazh shumë artistik të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.Dhe ky portret ka një histori, e cila është :

1 PullaDisa vite më parë, një skulptor medaljesh i talentuar, Heinrich Kautsch, mori përsipër, pas kërkesës së një komiteti revolucionar shqiptar, krijimin e një medalje që synonte të shërbente si model për monedhën e një republike të ardhshme shqiptare. Revolucioni dështoi, por medalja u ruajt me kujdes nga udhëheqësit shqiptarë dhe u bë kështu prototipi i pullës së re.Por, medalisti, Z. Kautsch, nuk u shqyrtua për këtë transformim të veprës së tij, dhe sigurisht ndihet i pakënaqur. Revista filatelike franceze thotë se ai mund të “pretendojë autorësinë e pullave postare aktuale të Shqipërisë” dhe Z. Henri Kautsch shkruan se ai ka parashtruar një ankesë, në bazë të së drejtës së autorit, pranë qeverisë shqiptare.

Shteti i ri mund të mos ketë ende një legjislacion të plotë mbi pronën artistike. Kjo, për atë, është një mundësi e shkëlqyer prove, nëse i jep të drejtë Z. Kautsch, që të tregojë se ai është i denjë të ushtrojë sovranitetin e pavarur, që Evropa i ka dhënë atij !”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, Le Figaro, Pulla Postare, Skenderbeu

LE FIGARO-DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT

November 8, 2017 by dgreca

LE FIGARO (1914) : DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT NË LIDHJE ME ITALINË, KOMISIONIN E KONTROLLIT, PRINC VIDIN DHE GREQINË./

2deklarate Ismail

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Nëntor 2017

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 28 janarit 1914, në faqen n°2, intervistën e Ismail Qemalit, dhënë në Bari për gazetën italiane, “Corriere del Puglia”.

Çfarë ka shprehur më konkretisht kreu i parë i shtetit shqiptar ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Deklarata e Ismail Qemalit

Bari, 27 janar.

Ismail Qemal Beu, i intervistuar nga Corriere del Puglia, shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj Italisë për “dashamirësinë e thellë dhe të paharrueshme që ajo dëshmoi”.Ismail Qemal Beu deklaroi se e kishte dorëzuar pushtetin në duart e Komisionit të Kontrollit për të mirën supreme të atdheut të tij.Ai shtoi se pas një qëndrimi në Nice, do të takohet me Princ Vidin për t’i paraqitur homazhet e bashkëatdhetarëve të tij.

Ismail Qemal Beu mendon se nuk duhet të shqetësohemi nga komplikimet për sa kohë që Greqia do të vazhdojë bisedimet me Fuqitë : por nëse vendimet e Fuqive nuk ekzekutohen, shqiptarët do të zmbrapsin armikun nga territori i atdheut të tyre.”

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Deklarata e Ismail Qemalit, Le Figaro

LE FIGARO (30 NËNTOR 1912) : SHKRESA E ISMAIL QEMALIT…

August 5, 2017 by dgreca

…DREJTUAR MARKEZIT TË SAN – GIULIANO-S/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2017/

Gazeta prestigjoze franceze, « Le Figaro », ka botuar të shtunën e 30 nëntorit 1912, në faqen n°2, shkresën diplomatike të Ismail Qemalit drejtuar asokohe Antonino Paternò – Castello-s (1852 – 1914), Markez i San – Giulianos dhe ministër i jashtëm i Italisë.Çfarë kërkonte udhëheqësi shqiptar ndaj zyrtarit italian ? Në vijim do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 Le FigaroRomë, 29 Nëntor/

Kryeministri i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, Ismail Bej Qemali, i ka dërguar Markezit të San Guiliano-s, shkresën në vijim :« Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë të të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim feje, e mbledhur sot në qytetin e Vlorës, sapo shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi një qeveri të përkohshme përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave dhe ekzistencës së popullit shqiptar – i kërcënuar me shfarosje nga ushtria serbe – si dhe përgjegjëse për çlirimin e tokës kombëtare të pushtuar nga ushtritë e shteteve aleate.

Duke i sjellë në vëmendje Shkëlqesisë Tuaj rrëfimin e sipërm, kam nderin t’i lutem Qeverisë së Madhërisë së Tij Mbretërore që të njohë këtë ndryshim politik jetësor të Kombit Shqiptar. Shqiptarët, duke u bërë pjesë e familjes së popujve të Evropës Lindore për të cilën janë krenarë si paraardhës të saj dhe duke ndjekur vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike e të jenë element stabiliteti, janë të bindur se qeveria e Madhërisë së Tij Mbretërore dhe e gjithë bota e qytetëruar do t‘u rezervojnë atyre një mikpritje të ngrohtë duke i mbrojtur kundër çdo sulmi të ekzistencës së tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre. »https://www.darsiani.com/

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Le Figaro, Shkresa e Ismail Qemalit

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pritje spektakolare për Kryeministrin Albin Kurti në Vatër
  • ALBANOLOGU KROAT MILAN VON SUFFLAY SIPAS DOKUMENTEVE MË TË REJA NGA ARKIVI SHTETËROR HISTORIK I DUBROVNIKUT
  • UKRAINA 2022 : Fushë  beteje në  mes dy qytetnimesh : Demokraci liberale Europiane versus  Autokraci tradicionale Ruse
  • Heronjtë që na duhen, por që nuk i meritojmë
  • Shqipëria po qanë…
  • Lamtumirë Dr. Gjon Buçaj
  • LAMTUMIRË DR. GJON LEKË BUÇAJ
  • KANË FILLUAR PUNIMET PËR REHABILITIMIN E KISHËS SË KUVENDIT TË ARBËRIT AFËR LEZHËS 
  • BOSTONI, VIZITA E RRADHËS E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI
  • Kombi shqiptar dhe politikat e sigurisë në ditët e sotme
  • Dalip Greca – Emër i Pashuar
  • Dalip Greca, një emër në kujtesën e gazetarisë shqiptare
  • Dalip Greca, një profesionist dhe patriot i madh
  • Kur vdekja merr krijues dhe atdhetarë të mirëfilltë
  • Lamtumirë kolegu ynë Dalip Greca

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT