• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NENAT QE BRAKTISNIN FEMIJET

October 28, 2017 by dgreca

1 shefqet-dobra

NGA SHEFQET  DOBRA/

Njerëz të mbledhur si bagëtitë, nga të gjitha trevat, i grumbulluan  katër kazerma  të madha, në një ish repart ushtrie, – në Bençë të Tepelenës, të cilin e quajtën: “kamp “internimi,”  kurse në letrat që dërgonim apo që na vinin, njihej si repart ushtrie, sepse adresa ishte: Reprti numër (…) Tepelenë

Në fakt ky nuk ishte – kamp internim, as repart ushtrie; ishte tamam një burg,  se ishte i rrethuar me tela me gjemba, ruhej me roje te armatosur,  ku numëroheshin mëngjes e darkë, në punë shkonin të ruajtur me policë të armatosur. Por për të mos ditur se aty  ishte një burg  ku kishte: burra e gra, të vjetër e të sëmur, fëmijë për gjiri dhe më të mëdhenj, që në shkollë, shkonin e vinin, të ruajtur me policë.  Nuk duhet ta dinin të dinin se ka një burg të tillë.

Ishin katër kazerma të mëdha, me katër radhe krevatesh, me dy dyer të mëdha dy kanatshe, poshtë qytetit të Tepelenës, për brinjë kalasë të Ali pashës.

Ky ish repart ushtarak,-si duket, italianët para se të largoheshin- e kishin minuar fushën brenda rrethimit dhe gjatë lëvizjes nëpër atë fushë, herë pas here, qëllonte që poshtë këmbëve tona, të shpërthente ndonjëra. Shumë të vegjël e të madhej, prej këtyre minave, morën dënimin maksimal, pa gjyq.

Eh, ç’ janë kujtimet e vegjëlisë, ato nuk shlyhen kurrë  nga kujtesa, ato janë si themeli i shtëpisë që, edhe nëse shtëpia shembet, themelet janë të gatshëm të ngrihen mure tjera.

Fëmijët shkonin në shkollë para e pas dite, të shoqëruar me policë, e ku ishte ndryshim i këtij kampi nga burgu?

*     *     *

Nuk mund të gjesh nënë që të braktis fëmijën e sajë,  por këtu braktisja e fëmije qe masive  prej nënave; po pse këto nëna, i braktisnin fëmijët e tyre, pjesën e zemrës së tyre, a ka zemër nëne ta bëjë këtë?

Është vërtetë e çuditshme dhe e pa besueshme, një gjë e tillë, por, për fat të keq, e vërtetë.

Nëna, veçanërisht zemra e nënës, pranon të humbasë jetën e sajë, për të mbrojtur fëmijën e vet dhe ka shembuj të tillë me shumicë, madje, shembuj të tillë ka me shumicë edhe në kafshët që, për të mbrojtur këlyshin e vet, ka luftuar deri në humbjen e jetës, po nënat njerëz, si ka mundësi ta bëjnë një gjë të tillë?

Sepse njerëzit që kanë arsye, bëjnë më të keqen për sojin e tyre. Forca e krimit, i detyron nënat të kryejnë këtë veprim absurd.

Me logjikën e sotme, është e pamundur por, po të shtyhemi në kohë, do bindemi si këto nëna që vërtetë do pranonin të sakrifikonin jetët e tyre, e bënë këtë? Ishte ajo, forca njerëzore që mposht e shkatërron sojin e vet.

Njerëzit sundimtar, janë më të egër nga egërsirat, për të siguruar rehatin e mirëqenien e tyre, i  grumbulluan këta njerëz  në këto kazerma të mëdha, si të ishin bagëti dhe, ndoshta, këta njerëz, nuk vlerësoheshin sa bagëtitë.

Gjithë ditën e për dit i çonin të punonin, për të ngrënë u jepnin vetëm 400, gram bukë misri thatë.  Jetë më mizerje, mendonim se nuk do kishte, por, kishim gabuar.

Në vitin 1950, një mëngjes, pasi mbaroi apeli i mëngjesit, polici tha:  “Sot nuk do shkoni në punë. Duam qetësi!” Përse ky pushim sot? Ç’e mirë do jetë? Qoftë për mirë!- Thoshte dikush, mbase do na lirojnë- thoshte një tjetër, të gjithë të gëzuar, këtë mendonin. Të vuajturit presin të mirën, presin mëshirën nga ndëshkuesi, por në racën njerëzore, kjo nuk ndodh kollaj!  Një orë më vonë, përgjegjësit e kazermave thirrën: të gjithë, pa përjashtim me gjithë rroba në fushë!

-Lirim! Si një e një që bëjnë dy! Mori fund! – tha – një i moshuar. Epo, boll na mbajtën, ç’na duan më? Turshi nuk do na bëjnë de! Të shkojmë e të vdesim në shtëpitë tona të paktën. Sa shumë u gëzuam ne të vegjlit! Dilnim nga kazerma gjithë zhurmë, të gjithëve, u qeshte buza.

Një djalë tha: “Ç’më duhen rrobat? Nuk i marr, se më duket sikur dëgjoj erën e këtij të mallkuari kamp”.

-Merrini, merrini!  S’i dihet, ka të papritura këtu! Po nuk ju deshën, i hidhni rrugës – tha një plak..

-Ti vetëm të keqen ndjell! – iu përgjigjën dy djem të rinj, burri duke parë që i kishte pushtuar gëzimi, nuk u foli, po, mërmëriti më zë të ulët: -“Bereqaversën, edhe për pak minuta të ndjehesh i lumtur…! Hamendjet që shprehte secili sipas mendjes së tij, e përshkonte turmën cepi më cep, gëzimi që i kishte pushtuar gjithë, bëri që, gjithë zhurmë të dilnin e të rreshtoheshin në fushën, secili thoshte  ashtu si e mendonte.   Ç’farë nuk dëgjohej! Gjithsecili arsyetonte, si të mundte. Disa thoshin do e shkrijnë këtë kamp, se i ka dalë  nami i kaq. Dikush edhe uronte, atë që kishte vënë dorën në zemër për këta njerëz. Është mëkat,  kur shpresa të zhgënjen.

Kur ne pritnim në fushë, filluan të shtohen policët. Në këtë kohë, në rrugën që vinte nga ura e Bençës  u duk një re tymi. -“Po vinë makinat- urraaa” – bërtitnim ne fëmijët, gjithë shend e verë. Shpresonim se ato makina, do na çonin sipas rretheve, ashtu si na kishin marrë po, kur ato ndaluan para zyrave të komandës, gëzimi u kthye në trishtim, e qeshura na ngriu në buzë, ç’të shikonin,  nga ato të mallkuara makina, pamë të zbresin, fëmijë e të moshuar. Kampi po shtohej me të tjerë fatkeq! Ç’zhgënjim! Mirë që po vinë ata në këtë ferr ku ishim ne, po ne pse na nxorën jashtë? Dy të moshuar, ranë për tokë, i morën në një  makinë që ishte  boshatisur, i çuan urgjent në Tepelenë, të shoqëruar nga Hazis Ndreu, infermieri i kampit. Ne rrinim brenda telave, ata, matanë portës. Ata e kishin të sigurt që do futeshin në kamp, po ne ç ‘pritnim? Shikonim vetëm ecejaket e oficerëve me letra në dorë, që futeshin e dilnin nga zyra. Ç’hesape bënin këta xhanëm, ça presin që nuk i fusin këtu?

Më në fund, u hap porta, i futin brenda të ardhurit me rroba në krah, i rreshtuan veç nga ne. U bënë dy kuadrate njerëzish, të ruajtur nga policët. Nga të dyja anët, kishte pjesëtarë të familjeve, që ishin ndarë para disa viteve. S’kishte më vend për hamendje se do liroheshim, po makinat pse u futën brenda? Kjo na trishtonte po, nuk mund ta merrnim me mend, çfar.

Hyri dhe togeri duke biseduar me një  oficer policie që kishte një bark të madh që kur ecte, dukej si ndonjë brumbull, po sa një buall, ai, sikur me zor ecte dhe merrte frymë me zor. Bisedonin e qeshnin të dy.  Në çdo makinë, ishin dy policë ose nënoficerë policie. Togeri bisedonte me  ushtarakët e sapoardhur para kuadrati tonë. Të dy palët, kishin lista në dorë,  kurse ne, vetëm vështronim “burrat” e shtetin, duke pritur: ça do bëjnë me ne.

-Ndoshta do lirohen vetëm fëmijët, ose edhe të vjetrit- tha njëri.

-Çysh thojsh or tej? –tha një plak nga Dibra- a nuk po shofish se: pleç e cull janë të tanë ata që erdhën?

Më në fund, e hapi gojën dhe togeri ynë: – Dëgjoni këtu!- tha. Janë zgjedhur ata që janë të aftë për të punuar, do largohen nga kampi. Kush të dëgjojë emrin, të marrë rrobat të hip në makinë! Të tjerët të qëndrojnë në vend. Nuk duam asnjë rrëmujë! – tha.

-Po fëmijët,  zoti komandant?  – pyetën disa njëherësh.

-Fëmijët? Po ata, nuk janë të aftë për punë! Ju mos kini merak, kujdesemi ne për ta! Këtu nuk kishte vend, porosia e profetit Mohamedi: “Mëshironi të vegjlit, respektoni të vjetrit”! Respekti e mëshira, nuk kishte vend këtu.

Ç’ishte kjo hata? Si do bënin fëmijët të vetmuar, mes atij kallaballëku. Një proverb thotë: “Mësimi në moshë të vogël, është si e gdhendura në gur”. Qindra fëmijë, do  mbeteshin në mëshirë të fatit, pa përkujdesje të prindit, në një kamp të madh. “ Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos i mërzisni” të vjetrit as të vegjlit! –thotë një hadith tjetër.  Këto porosi, nuk kanë vend në shoqërinë e re, sepse,  ligësia kishte fituar, mirësia ishte harruar. Ata, qeshnin me njëri tjetrin, pa e çarë kokën për brengën që na shkaktonin ne. Fëmijët me doçkat e tyre të vogla, shtrëngonin fort nënat për dore, duke qarë sa i pengonin të merrnin rrobat që u duheshin, gishtat e të vegjëlve hapeshin nga forca e dorës së policit! Të qarat e këtyre fëmijëve, do ligështonte dhe shpirtin e egërsirës,  po kurrë nuk ligështoheshin zemrat e këtyre sundimtarëve. Togeri, me ata sy si shigjetë helmuese, i përcëllonte zemrat e të pafajshmeve, bënin nënat tu digjet shpirti për fëmijët, rrënonin zemrat e fëmijëve,  që mbeteshin jetimë, me nëna gjallë. Qani o fëmijë qani se, veç lirisë, tani u morën edhe prindërit. Ç ’fatkeqësi i ka zënë këta njerëz

Sa të pamëshirshëm e çnjerëzor dukeshin! Zemrat e këtyre, sfidojnë gurin. Ç’faj kishin bërë këta njerëz, këta fëmijë, që forca e shtetit po i braktiste, po u hiqte më të rëndësishmen: kujdesin e prindërve? A ka logjikë të pranojë një veprim të tillë?  Për ç’faj dënoheshin këta këta njerëz? A kishte dënim më të rëndë për zemrat e nënave tona?  Kurrë, asnjëherë nuk do kuptohet pas shumë vitesh që ka ndodhur me ne. Kur të plakemi ne  e t’u tregojmë fëmijëve tanë për këto, atyre do u duket si përrallat, kur  thonë: një herë e një kohë…. kush mund të besoje se kanë ndodhur ndonjë herë kështu? Vetë këta që po e bëjnë këtë mëkat sot, kur të mplaken nuk do dinë t’u thonë fëmijëve të tyre. Nënat luteshin  t’i merrnin me vete, po s’i dëgjonte njeri. Kur duart e njoma të fëmijëve shkëputeshin nga forca e atyre duarve, nënave të mjera u dukej sikur po ia çirrnin me thonj zemrën nga kraharori. S’ka gjë që ta shlyej nga kujtesa jonë këtë ditë të zezë, s’ka gjë që të qetësojë zemrat e nënave, për fëmijët e lënë vetëm.

Nënat e shkreta mundoheshin të na jepnin ndonjë këshillë para ndarjes, po sa vend zinin ato, në mendjet e fëmijëve. Njëra i porosiste fëmijët: “të mos ziheshin, tjetra  “mos lozni me predhat, nëse i gjeni!” Po fëmijët do ngeleshin fëmijë!

 

“Mushkëri të përcëlluara në zjarrin e vuajtjes  jemi

Prindërit tanë, tani më s’i kemi

Sy tërë lot që vajtojmë për ndarjen kemi

Ç’rëndësi ka për egërsirën se viktima përpëliteti”.

– Përshtatur sipas një pjesë të Harun Jahjait-

 

Buzët tona kishin harruar të qeshnin. Lotët e shumtë kishin lënë vragë në faqet e fëmijëve, kurse  në zemrat e prindërve pikonte çdo ditë nga një pikë zehèr, atyre u hoqën të drejtën të kenë fëmijë, ne na hoqën te drejtën të kemi prindër. Ah more të mallkuar, nuk u ngopët me ç’na bëtë, edhe nga fëmijët po na ndani? E kërkofshi me ne, e pësofshi nga njëri – tjetrit! Ky ishte mallkimi i përhershëm, në gojën e nënave. Mbase mallkimi kolektiv, dhëntë Zoti ti zër mëkatarët.

Para këtyre njerëzve të drobitur e të helmuar, qëndronin policët e krekosur si kaposhët. Disa për të mbajtur rregull, disa për të numëruar, disa rrinin sipër kabinave  me listë në dorë, një tjetër në karroceri merrte në dorëzim ata që do hipnin. Ç’do njërit që i dilte emri, pas mundimit të madh të ndarjes nga fëmijët, i drejtohej makinës ku i thoshin! Ato makina dukeshin si kuçedra, prisnin prenë e tyre. Ishin shumë sy që kontrollonin ç’do njërin nga ne. Kur qëllonte ndonjë nuse ose vajzë e bukur, sytë e policëve nguleshin si turjelë, e nuk shqiteshin. Kushedi si ua kishin përshkruar atyre që nuk na kishin parë! Të këqij, të shëmtuar, ndoshta dhe budallenj- kështu duhet të ishin armiqtë. Ata, sigurisht që besonin.

Një vajzë,  rrobat që kishte në duar, ia vështirësonin hipjen në makinë, polici duke e shikuar drejtë në sy i tha:- “Më shpejt ti bukuroshe!” Me një lëvizje vajzërie ajo ngriti kokën, e vështroi policin me sytë e saj me lot-  se kishte lënë babën shumë të vjetër, që nuk kishte kush ti shërbente më- me atë bukuri që i kishte fal  Zoti, me guzimin prej burrneshe – i tha: “Nuk më quajnë ashtu si thua ti.

-Si të quajnë? – tha policit.

-E dëgjove mirë, kur më thirrën! Nëse doni të hipim më shpejt, e hapni spontin!  Kur polici u ndesh dhe një herë me ata sy të bukur, mospërfillës, që e shikoi me urrejtje, polici u befasua me kurajën kishte. Një grua, gjysmë e moshuar, e kapi vajzën dhe i tha: ulu pranë meje, vajzë e nënës, mos u mërzit! Nuk thonë kotë moj bijë  – shtoi gruaja – kur bien malet…. –  shikoi nga polici dhe ia ndërroi kuptimin fjalës – bëhet hataja! Polici fodull, iu kthye: -“Populli, di ma shume se na, oj tej! Mos u hiq sikur din shumë, se nuk din as i gjo! A more vesh?  Mora, thuaj, e rri çaty! ”

Unë e kapa për dore nënën dhe duke shtrënguar fort mendoja: nuk do ta lë nënën të ikë, ndërsa nëna, jo më pak e shqetësuar, mundohej të na jepte kurajë, nëse do e thërrisnin emrin. Nëna më porosiste mua që të dëgjoja motrën, “se kjo është më e madhe”,  ne do kthehem shpejt, nuk do ketë shume punë atje – më thoshte. Kur dëgjova të thirrej emri Xhemile Dobra, harrova këshillat që na dha, fillova të qaja dhe nuk e lëshoja nga dora. Polici bërtiste: “Shpejt, shpejt”, kurse unë, nuk e lija të merrte ato rroba që i duheshin. Papritur, pashë të më kapte një dorë e fuqishme. Ishte dora e policit. Sa i madh m’u duk ai përbindësh! Nuk më la as të përqafohesha me nënën. Ndërsa unë shkoja zvarrë pas policit, nëna më thoshte: “mos qaj djali nënës, do kthehet shpejt nëna”. Motra, që ishte pak më e madhe, i thoshte policit: “Lëshoje vëllain tim, se kujdesem unë për të”.

Makinat u nisën në të perënduar të diellit. U ndanë prindit nga fëmijët, vëllai nga motra. Ata largoheshin me lot në sy, ne fëmijët të gjitha, u mbështetëm pas gardhit me tela me gjemba, qanim duke shikuar makinat që na rrëmbyen nënat. Në ishim si qengjat kur ndaheshin prej deleve, por me një ndryshim: për  qengjat kujdesej bariu, ai i kulloste e nuk i linte ti mundote uria,  kurse ne …, ne do mbeteshim në mëshirë të fatit. Kjo ndarja ka qenë skena më e dhimbshme, dënimi më i rëndë që na dhanë. Vajet e këtyre fëmijëve,  edhe egërsirën do e ligështonin, për ata të vjetër, që i morën djalin a vajzën, duke e lënë si kërcuj të thatë, edhe zemra e tigrit do ligështohej, por jo e sundimtarit njëri.

Plagë të pashërueshme hapen në zemrat e njoma të fëmijëve, e të pleqve e të sëmurë, që nuk kishte kush t’u shërbej  më.

Banorët e rinj që erdhën, kishin qenë në Cërrik. Kështu ishin ndarë dhe këta mbrëmjen e kaluar.

Tani, kampi ynë u bë burg fëmijësh, pleqsh e të sëmurësh. Kjo ndarje, ishte drama më e dhimbshme; fëmijët dhe se me prindër, mbetën jetimë, të vdekurit s’duhet të kishin varre. Lotët e fëmijëve tanë mos rënçin në tokë! – thoshin gratë; shumë shpejt, nënat do te kthehen, ja, dy a tri dite punë kanë – na ngushëllonin.

Ne ishim fëmijë që kishim humbur fëmijërinë, ne rriteshim para kohe,  jeta jonë bëhej përditë e më e trishtë; fëmijë e të vjetër, të gjithë vuanim nga pafajësia.

Të gjithëve na zuri gjumi duke qarë, në ëndërr na bëhej sikur dëgjonim britmën e policëve, të cilët na dukeshin me pamje të llahtarshme. Qanim në errësirë deri sa na zinte gjumi dhe, përsëri, shikonim të njëjtën ëndërr. Të nesërmen në mëngjes, në vend të dëgjonim zërin e ngrohtë të nënës të na zgjonte, u trembëm nga britma rrëqethëse e kapter Selfos: “Shpejt para krevatit! Nue Derri, dil të daltë syri i djathtë!” I erdhi rrotull krevateve të mesit duke na tërhequr mbulesën ne fëmijëve që akoma flinim. Fëmijët, duke fërkuar sytë e përlotur, mundoheshin të zbrisnin shpejt, të futeshin në rresht, të na numëronte polici. Edhe pleqtë, nuk e kishin më të lehtë nga ne.

E keqja të detyronte t’i bësh ballë vetes.  Nuk kishte më të thërrisnin o nënë për çdo gjë. Kjo fushë, këto ara, ç’do gurë e fije bari,  është spërkatur me lotët e pastër të fëmijëve. Mallkimi i zotit rëntë mbi ata që u mungon mëshira! Si zogj të humbur ishin fëmijët, si trungje të thatë, pa degë e rrënjë, ishin të vjetrit,  të vetmuar e të braktisur mbetën fëmijët edhe pleqtë; ky kamp ishte vendi i mundimit e përçmimit, i lodhjes, i urisë dhe vdekjes masive, të dytët varroseshin aty ku traktori prishte të mëparshmit, sa shumë vdisnin, ky ishte ferri për ne, xhelatët gëzonin kur shikonin si na mundonin.

Të ardhurit nga Cërriku tregonin se gjatë rrugës kishte ndërruar jetë një bashkvuajtës, Hysen lepenica. Policia kishte urdhëruar t’a zbritnin nga makina dhe aty, në rrapishte, pranë një përroi, kishin urdhëruar ta mbulonim me shkarpa dhe kaq. Me thonj do e kishim hapur një gropë ta mbulonim, vetëm të na linin – thoshte një burrë.

Nata për këta ishte e mundimshme, hall të madh kishin, pleqtë e fëmijët, hallin s’ua qante njeri. Kush do u ndizte një shkrepëse pleqve kur të dilnin jashtë,-se shpesh herë, dritat fikeshin natën-, sidomos, ata që flinin në katet e sipërme, kush do i shoqëronte fëmijët të shkonin në banjë, që ishin aq larg. Vogëlushët, i tromakste ulërima e policit në mëngjes, pleqtë i torturonte errësira e natës, kur i zinte halli për në banjë. Ndërsa polici kishte egërsi; fëmijët çiltërsi, nënshtrim e lot, që një zemre të mëshirshme  do i jepte dhimbje. Një absurditet i pabesueshëm, që zor se e gjen dhe nëpër përralla të motshme. Po, a kishte më lugetër se këta, që veç  fytyra u ngjanë në njerëz? Si zogj të vetmuar, në atë zallamahi njerëzish, fëmijët me sy të mbufatur nga të qarët, venin e vinin sa në kazermë në fushë pa ditur ç’bënin e ku shkonin. Ata për të cilët shteti duhet të kujdesej, i la si qengjat që humbitnin në tufat e huaja. Fëmijët rriteshin me trishtimin e kobshëm, duke parë moshatarët e tyre të bërë copa nga minat që  herë pas here, ato shpërthenin nënë këmbët e tyre sepse, shteti nuk e kishte çminosur para se të çonin ne. Nënat do dëshironin më mirë të vdisnin vetë, se sa, në momentin e fundit të jetës, të dëgjonin fëmijën të thoshte: “dua bukë” dhe nuk kishte t’i jepte.  Këta dinin të shfarosnin pa bujë, duke folur për liri, begati e të drejta të mëdha, si as një vend tjetër të botës. Askush nuk e di se ne jemi këtu, veç banorëve vendas dhe, aq më pak, si vuajmë. Ne jemi të harruar nga bota e lirë, liria i tremb shtetarët tanë.  Fëmijët të pafajshëm qajnë e thërrasin, por  askush si dëgjon. Pleq e të gjymtuar që rënkojnë e tërhiqen zvarrë, po për ta nuk mendon njeri. O Zot sa po duron!

Po tani, për ne nuk ka përkujdesje e fjalë të ëmbla prej nëne, ose nga vëllai më i madh. Ditën e parë kur vajta të merrja bukën, kur u përmend mbiemri im, u afrova te dritarja, burri nga brenda dritares – Zaim Gjuta- më tha:- ju jeni dy veta tani!

-Po! – u përgjigja. – 800 gram, ju takon – tha – e peshoi bukën. Sipër saj vuri një copë, që të plotësonte gramët, të cilën unë e hëngra që aty.

-Tani – tha motra, kur do hanim në mbrëmje – nuk ka kush të kujdeset për ne! E more vesh si tha nëna: ti Hatixhe je më e madhe, kujdesu për vëllain!  Do bësh si të them unë!

-Mirë! – thashë. Në drekë, kur mora gjellën, u ulëm sipër rrobave e filluam të hanim. Për dy minuta në tas nuk mbeti asgjë nga ai lëng.

-Në darkë, edhe të mos hash – tha motra – nuk ka gjë, se do flemë. Unë do bëj punët që u takojnë grave, kurse ti ato që u takojnë burrave. Natën e dytë, motra ndau bukën si një ditë më parë, në tri pjesë, pasi hëngrëm atë që ishte caktuar, unë thashë: do ha dhe pjesën e mëngjesit!  Jo! – u përgjigj motra. Pas një grindjeje të vogël, “fitova” unë. Kur u ngritëm në mëngjes: “Po tani, ç’do hash?” – më  pyeti motra.- “Burrat nuk hanë mëngjes”- iu përgjigja, megjithëse po me gërryente uria.

– Nuk e mban mend kur ishim në fshat, xhaxhai nuk hante kurrë mëngjes, pinte vetëm një kafe. Në drekë e hëngra sa çel e mbyll sytë kafshatën që kishim lënë. Herët e tjera, me këmbënguljen time, bukën e hanim të gjithë në darkë, në drekë gjerbnim vetëm gjellën që në të gjeje a s’gjeje një fije makaron a kokërr orizi. Prej vitesh, uria na mundoi, po tani ishte më keq, nuk kishte më nënë që të sakrifikonte veten duke më dhënë nga pjesa e saj. Motra ishte nëntë vjeçe në atë kohë!

Një ditë, motra me dy gurë këput pesë copa tela, i lëmoi kokat në gurë, kishte larë ca copa penjsh që kishte marr rrëzë kalas, kur u kthye nga shkolla,  me to bëri një palë papuçe të vogla.

-Këto, nuk më bëjnë mua- i thash.

-Nuk i kam bërë për ty- më tha. të nesërmen shkoi të dyqani ku gratë qytetare merrnin bukën. të parat i shiti kundrejt një racioni-400 gram. Kur e pyeti një grua: po të mëdhatë sa bëjnë? Motra – i tha: 800 gram. Dy duar të vockla të një nëntë veçaneje, mundohej të mbijetonte në atë ferr, ku fati na kishte hedhur. Por, një ditë, si për dreq- ishte e ndaluar që të largoheshim nga shkolla- polici e gjeti te dyqani, dhe pse ishte larguar nga shkolla- ishte pushimi i gjatë, mes orëve të mësimit-  për këtë, e dënoi me prerjen e racionit të bukës atë ditë. Mbetëm vetëm me racionin tim, se nuk mundi ti shiste papuçet.

*  *  *

 

Çdo mbrëmje, në çdo kazermë, lexohej gazeta, të gjithë, pa dallim moshe, pavarësisht sa ishin të lodhur nga punët e ditës, duhet të pritnin, pa u lexuar gazeta nuk mund të shtriheshin. Kazermat ishin shumë e madhe dhe, ai që e lexonte, i ngjirej zëri se, që ta dëgjonin të gjithë duhet ta lexonte me zë të lartë. Në këtë kohë, polici roje, vinte përqark krevateve dhe, nëse ndonjëri ishte shtrirë, ndëshkimi ishte tmerr.

Një natë, pasi u lexua gazeta- polici mori gazetën ta dorzonte në komand- disa u shtrinë të mblidhnin forcat pas asaj dite të lodhshme.  Të gjithë ishin të zhytur në mendimet e veta. Leximi i gazetës ishte mërzia më e madhe për këta njerëz. Në gazeta, shumë herë flitej kundër armiqve- për ne e të afërmve tanë- as një herë nuk dëgjonim të thuhet “të harrojmë të shkuarën”, po vetëm si do ua bëjmë armiqve të brendshme. Për të harruar të tashmen, jetojmë me kujtimet e jetës së dikurshme.

Në një cep të krevatit të mesit, poshtë, një burrë i mbështetur në këmbën e krevatit po mendohej. Të tjerë gjithashtu, ishin përhumbur në kujtimet e tyre. Ishte koha kur të gjithë, pas lodhjes dhe andrallave të ditës,  kishin pak qetësi. Dikush mendonte për të  nesërmen që do ishte jo më e mirë se dita që lanë pas. Dikush bënte analizën për çka kishte dëgjuar nga gazeta.  Fëmijë të mbetur jetimë – që nuk kuptonin gjë veç urisë, mendonin për prindërit që i kishte marrë malli. Burri i moshuar, që dukej se ishte kthyer në statujë,  me sy të përqendruar në një pikë, filloi të fërshëllente një melodi, aq sa e dëgjonte vetë. Për momentin, ai kishte harruar ku ndodhej. Për çfarë mendonte ky njeri? A mos i ishte kujtuar dasma e tij, vallet e kërcyera aq bukur prej burrave, me ato lëvizje të shkathëta, që tregojnë gëzimet, përplasjet dhe fitoret që ka pasur populli ynë, me të huajt. Në ato lëvizje shprehet ç’do gjë që ka jeta. Këngët po aq të bukura, të shoqëruara me çifteli, që  nga dy telat e tyre, nxjerrin tinguj e melodi që të mahnitin, apo ëndërronte se ishte në bjeshkët e bukura me bagëtitë duke i rënë fyellit? Ah! Ai fyell, që së bashku me zilet e bagëtive, fëshfëritjen e gjethit dhe cicërimat e zogjve, të jepte kënaqësi, të shtonte jetën, vetëm barinjtë dinë t’i shijojnë këto! Ç’farëdo që ky mendonte, dukej se nuk jetonte me realitetin. Bam Brahimi- ky lexonte çdo natë gazetën-  nxori nga poshtë shtresave çiftelinë. Pasi rregulloi akordet, gishtat e tij filluan të lëvizin mbi tela lehtë e me shkathtësinë e mjeshtrit. Tingujt e ëmbël të saj, megjithëse shumë të ulët, në atë qetësi  që mbretëronte, u ndjenë nga të gjithë.  Të gjithë po e dëgjonin me ëndje të madhe, por nuk po kuptonin nga vinte. Disa menduan se radioja e vetme që ishte në qendër të qytetit, do ishte ngritur shumë, sa dëgjohej pak dhe aty. Zakonisht, ajo radio ngrihej shumë, vetëm kur  transmetohej fjalimi i ndonjë personaliteti kryesor. Në këtë ferr, nuk mund të mendoje për zbavitje të tilla. Bibla thotë: “Nëse udhëheqja është lajthitur, populli është i braktisur”. Ne ishim të braktisur e të harruar. Njëri pas tjetrit, në heshtje filluan të afrohen. Pas pak, krevatet e afërt, u mbushën lart e poshtë me njerëz. Asnjë nuk e prishte qetësinë. Një tjetër mori një tepsi dhe filloi t’i binte, sa për të shoqëruar çiftelinë. Një burrë u ngrit nga krevati, filloi të afrohet duke bërë me gojë  pum papapum, pum papapum sipas ritmit, e duke luajtur krahët si të ishte një shpend i stërmadh. U krijua një atmosferë e ngrohtë gëzimi e çlodhëse. Kjo atmosferë i largojë shumë vite më pas, u ngjalli shumë kujtime, që për ne, tashmë ishin fshirë nga kujtesa, këta njerëz jetonin në ëndrrat e së shkuarës, për të harruar të tashmen. U panë shumë vetë me lot në sy.

Një plakë, psherëtiu thellë dhe lëshoi një: “Eh jetë o jetë, sa mizore paske qen me ne!” Filluan të kërcenin dy mesoburra. Ai shesh që krijohej në ndarjen e krevateve të radhës së parë e të dytë, në drejtim të derës, krijoi mundësinë e këtij argëtimi. Dikush kapi për dore një djalë të ri, rreth të njëzetave dhe tha: – “Tani, do kërcejë Moisi Cami”- ky ishte: djali i Uke Camit dhe, nip i Zenel Shehut. Moisiu ishte i hollë e i gjatë. Filloi të kërcente, sa bukur kërcente! Uljet e ngritjet e tij të shpejta, dredhjet e trupit, ishin të mahnitshme. Papritmas, me shpejtësi të pakuptueshme, Moisi u hodh në gjunjët e Bam Brahimit, që i binte çiftelisë dhe me një salto, u pa në mes të sheshit. Të gjithë brohoritën për këtë. Kur filloi të kërcente vallen dyshe dibrane, një tjetër e kapi për dore. Ulja e tij, duke qëndruar në majë të gishtave të një këmbe, e me këmbën tjetër të shtrirë para, dridhja e shpatullave, i jepte bukuri të veçantë. Nga kënaqësia, një nga krevati i sipërm tha: “Rrofsh o Mojsi Cami, se na e hoqe lodhjen e ditës!”  si duket, zhurma u dëgjua jashtë, në kulmin e haresë të këtyre fakirëve,  nga të dy dyert e kazermës që ishin të mëdha si hyrje shpellash, policët, si egërsirat, u futën njëherësh.  Dukeshin që ishin përgatitur për t’u përballur me diçka që nuk e kishin të qartë as vetë. Të gjithë kishin shkopinj gome në dorë.  Për disa çaste, qëndruan aty, gjetën një atmosferë krejt tjetër nga ajo që kishin parashikuar. Ishte  fatkeqësi ta prishje këtë gëzim që i kishte pushtuar këta të munduar, ç’të keqe po bënin? Edhe ata po e pëlqenin.. Kjo atmosferë, të impononte ta gëzoje së bashku me ta. Të dënuarit, kishin harruar çdo gjë, kjo atmosferë, i kishte rrëmbyer mendjet e tyre,  nuk e vunë re fare praninë e policëve.

Dikush  pas tyre – bërtiti: Ç’bëni, pse nuk veproni? Në zyrë priste toger Hakiu, i cili, shkak donte dhe këtë shkak e gjeti. Njëherësh u lëshua policia mbi ta. Njëri rrëmbeu çiftelinë dhe gjuajte në kurriz të Bam Brahimit, vetëm bishti i mbeti në dorë, tjetri hodhi tepsinë në tokë dhe e  shqelmonte me këmbë, thumbat e këpucëve krijonin një zhurmë që të fuste datën, të  tjerët duke përdorur shkopinjtë e gomës  qëllonin këdo që u dilte para, tërhiqnin zvarrë kë të kapte dora. Moisiun e kishin vënë në mes dhe e qëllonin duke i thënë – ti je kërcimtari, hë – hëëë,  të bëjmë  ne të kërcesh gjithë natën! Britma policësh, të qarat grash e fëmijësh, të zinte veshi. Një i moshuar thoshte: – Mosni more burra, ç’bëni kështu! Nuk bënë gjë të keqe bre! Kazerma ziente nga të bërtiturat e policëve dhe të luturat e të vuajturve. Policët të  shpërfytyruar, tërhoqën zvarrë shumë burra e djem. Gëzimi i vetëm dhe ndëshkimi, që vështirë të shlyhet nga kujtesa jonë. Barbarët dhe viktimat, bërtitnin, ca nga dhimbjet, të tjerët për të kryer detyrën. Gratë e fëmijët qanin. Vetëm njerëz, nuk mund të quheshin, ata ishin xhahilë, të pa shpirt, sidomos, ai që kishte dhënë urdhër.  Rrëmbyen shumë vetë, i vunë tufë para për te komanda,  dhe Hazis Allën, -djali i Isak Allës,- unë për atë qava gjithë natën, e kisha kushëri nga nëna, ishte dhe njeriu që më rrinte më pran, që nuk mërzitej kurrë nga tekat e mia, edhe se e shaja apo e qëlloja me gurë. Më në fund, dhanë urdhër për gjumë.

-Asnjë fjale mos dëgjohet! – tha roja. Këpucët e policit që ndenji brenda, bënin zhurmë ritmike që dukej sikur të godiste diçka në tru Dhe për të qarë, nuk mundeshim, se po t’na dëgjonte polici, vinte në përdorim kamzhikun. O prapsi, o dreq, ç’hall na ka zënë ne.  Për të zbritur nga krevatet e sipërm,- kur na zinte halli- në vend të shkallëve, shërbenin dy tako të vogla, të mbërthyera në këmbët e krevatit, këto ishin shumë të rralla. Që të gjeje në errësirë ato, duhet të mbaje mend sa vetë duhet të kaloje nëpër këmbët e tyre.

Nga mezi i natës,- ishin fikur dritat- u dëgjua diçka që u përplas në çimento dhe, një rënkim i dobët; polici ndezi shkrepësen të shikonte, edhe disa të dënuar, të njëjtën gjë bënë, ç’të shikonin! Një plak, tepër i moshuar, duke kërkuar shkallën, kishte rënë në çimento. Ishte xha Martini, ai me zor i zbriste ditën ato shkallë, jo më natën. Lart ia kishin caktuar vendin edhe pse u ishte lutur shumë të rrinte poshtë. Ishte i vetëm, të bijën e vetme që pati, e kishin larguar bashkë me të tjerët, tani nuk kishte kush të kujdesej për të! Për të mos mërzitur të tjerët sa herë ngrihej natën, u mundua ta gjente vetë shkallën. Nuk ishte i pari ky që ra në çimento, por ky mbeti më i paharruari, se e kish shfaqur më shumë se të gjithë gëzimin atë mbrëmje; shpeshherë, zëri i tij i ulët ishte dëgjuar të thoshte: Ju lumtë! Na gëzuat sonte! Gëzim paçi gjithë jetën. Të nesërmen, të mbështjellë me batanijen e tij, të vënë mbi dy dërrasa, gjashtë burra e përcollën për tek ura e Bënçës. Të gjithë, po më tepër të vegjlit dhe pleqtë, jetonim orë e çast pranë vdekjes. Vdekjen e kishim poshtë këmbëve, aty ku ndiznim zjarret, ku loznim, kudo mund të shpërthente një  predhë e fshehur, ose dhe mund të binim natën nga krevati si xha Martini!

*    *     *

Në atë kap të mallkuar, edhe për fëmijët kishte punë, ata që shkonin në shkollë para dite, punonin pas dite, të pas ditës, i nxirrnin të  punonin para dite; puna e tyre ishte të pastronin gurët kur punohej toka, në arat përqark kampit- ekonominë ndihmëse- dhe kush nuk bënte aq sa i caktohej, edhe për këta kishte ndëshkim: me birucë apo me prerje të racionit të bukës.

Një ditë gjashtë prej nesh që, që polici nuk u kënaq me punën tonë, na dënoi me birucë. Bënte shumë ftohtë, gjithë natën ndenjëm në një dhomë pa derë e dritare,  akoma nuk ishte mbaruar së ndërtuari, aty në dhe, na zuri gjumi. Të nesërmen në drekë, na lidhën duart mbrapa me tel, kurse Zef Mirakës, me tela me gjemba, si më të pa bindur, na nxorën jashtë- kishin lajmëruar të afërmit tanë, të na binin bukën, ne na thanë:- shtrihuni! të afëmëve- u thanë- bëjeni bukën copa copa, ja hidhni secilit para! Ndërsa në shtyheshim me ndihmën e këmbëve të arrijmë copat e bukës,  polici, kapter Tava- si duket kishte mbiemrin kështu- ai zbavitej duke na i larguar kafshatat me shkopin që kishte në dorë, kurse nënat matanë gardhit qanin kur ne zvarriteshim  si gjarpërinj. Nuk vonoj të dellte, duke qeshur- i tha kapterit- i ke lëshuar të kullosin?  Ndërsa kapteri, u zgërdhi- togeri pa grat me lot- i tha Kapterit- zgjidhi dhe lëshoi.

Për këto kushte kaq të vështira, ata më të mëdhenjtë, menduan që të kërkojnë mëshirë- se kërkon mëshirë, kujtdo qoftë, nuk bënë gjë të keqe- por  mëshira që do kërkonin këta fëmijë, duhet ta merrnin vesh ata që mund të vinin dorën në zemër e të mëshironin,, kjo duhej menduar, e duhej bërë e mundur.

Nj ditë  kur po shkonim në shkollë, sapo arritëm pranë kalasë, u bë një ndalesë e vogël dhe papritmas, u dëgjua një thirrje, fillimisht me zë të ulët, më pas u pasua nga të gjitha klasat- “Enver – Stalin, pionierët duan lirim!”. Oshtiu qyteti si kurrë ndonjëherë. Duke thirrur kështu, përshkuam qytetin deri te shkolla që ishte sipër në kodër. Kur dolëm nga shkolla ne të para ditës, zbritnim duke thirrur si në mëngjes, të pasdites, që vinin në shkollë gjithashtu, u takuam te kalaja, së bashku bëmë që të uturinte lugina e Vjosës. Komanda e kampit  u egërsua, togerit i hipën kacabunjtë: “Të demonstrojnë  këta rreckamanë, këta zbatharakë, këtafëmijë armiqsh etj?! Të gjendet kush i organizon!” – urdhëroi togeri. Ai mendonte se dikush nga ata që nuk vinin në shkollë, e kishin organizuar këtë, donte të hante ndonjë kokë. Ne të parditës, na ndaloi te hyrja e kampit, kërkoi të gjente ata që organizuan demonstratën, por më kot. Përdori të gjitha mënyrat. Rrahu dhe izoloi disa por, nuk mundi të gjente atë që deshi. Ç’do ditë, po të arrinim te cepi i kalasë, buçima fillonte vetvetiu. Fjalorin më të ulët përdori togeri kundër fëmijëve, por në vend të përgjigjes që donte, merrte vetëm heshtjen. Kishte raste që nxënësit e paradites i mbante para hyrjes së kampit, deri në mbrëmje, pa ngrënë drekë dhe kurrë nuk ia arriti qëllimit. Më në fund, u thoshte: “Ikni leckamanë!” Vërtet, të vjetra i kishim rrobat, po shpirtin jo! Heshtja e fëmijëve e tërbonte togerin, dhe për këtë, ai do bënte çmos që ata të heshtnin

Një të diel bëri mbledhje togeri. Ishin të gjithë, punëtorë e të papunë, nxënësit po se po. Na la të pritnim deri afër drekës në fushë. Kur erdhi togeri me kapitenin, marshallin e dy kapterë, qëndroi pak larg dhe bisedoi gjatë me ta. Ne shikonim vetëm gjestet që bënte me dorë. Më në fund, u afrua, na shikoi gjatë, duke e “larë” me sy gjithë katrorin me njerëz. Ishte krejt xhind, miza i bënte trupi nga inati. Nxori kutinë, e hapi duke e vënë mes gishtave, letrën e vendasi mes gishtit të madh dhe atij tregues, filloi të nxirrte duhanin nga kutia,  i dridhej kutia në dorë- kur e paloste në letër- – e mbylli kutinë me nervozizëm, drodhi cigaren dhe filloi ta thithte. Tymi që dilte “fjollë” nga goja, i bënte duhanpirësit, që nuk e kishin atë, t’u shkonte lëng nga goja. Kur cigarja shkoi në gjysmë, pyeti: kush më thotë mua, ç’far u mungon fëmijëve, që bërtasin kur shkojnë në shkollë? Eh? Flisni! Ç’ duan more? Kush do flasë? – Heshtje. S’pipëtinte as miza. Kush guxonte! Ç’doni more, ç’ju mungon?- vazhdoi. Fëmijët në shkollë jua çojmë që të mësojnë, pse bërtasin rrugës? Eh! Hë,  flisni! Vetëm heshtje. Ti, iu drejtua Bib Vokrrit – na thuaj ç’duan  që bërtasin? – Bibë Vokrri, ishte nga Mirdita, dy djem i kishte të arratisur, një ja kishin vrarë, gruaja i kishte vdekur, ky ishte fillikat, vuante dënimin këtu. Kjo gjëmë e kish bërë  që shpeshherë të mos ishte normal. Ne fëmijët kur e shikonim të vetmua, nga një herë  e ngacmonim, e tallnim se e quanin të çmendur, po ai nuk na gjuante me shkop. Fatkeqësia e kishte mundur Bibën. Biba u ngrit në këmbë, duke u mbështetur mirë e mirë në shkopin që kishte, i shikoi një herë gjithë njerëzit  si i hutuar, fshiu mustaqet me pëllëmbën e dorës, pastaj u drejtua nga komandanti dhe po e shikonte.

-Fol, fol! Mos ki frikë, se nuk guxon kush të  thotë gjë!- i tha togeri.

-Të paçim sa malet, o  zotni komandant  – tha plaku duke u dridhur nga pleqëria – sa t’ju kem ju, nuk kom fryk! Le që…, – mori frymë – kush do i nyjë duart me një plak si unë! Po…, – u përcoll një herë, fshiu mjekrën e thinjur – …mua më ka harru Zoti, po nuk m’ke harru ti që kujdesesh për mu. Bukën e marr edhe atë gjell, s’kërkoj gjo tjetër, gjunaf të qahem!

-Fol për këtë që të pyeta – i tha togeri.

-Po, ç’të them, o zotni komandant? Unë nuk kom fëmijë në shkollë. Unë… muuu… më ka metur vetëm një gjo o zoti komandat, se…- u përcoll edhe një herë – jom shumë i vjetër, i sëmun, jom shkatërrum krejt,… të numëroj ditët e funit, e t’shpresoj se mos kujtohesh ti që ke në dorë fatin tonë, të më lironi, të vdes n’katunin tem, kaq mjafon. Po… meqë më pyte… deshe menimin tem…- togeri e shikonte gjithë inat, kur Biba e zgjaste, pa thënë atë që donte ai. -…Me sa di uuune, ata nuk thonë ni gjo t’keqe, dy  komandantëve më të mëdhenj, mesa kom marrë vesh, u luten, mëshirë kërkojn,  qi ti lirojn. Fëmijë jonë! Malli i ka marrë për vendin e vet. Nuk di,… nuk di ç’ar t’them tjetër. Një hall kanë si fëmijët dhe na pleqtë. Kujt tjetër, veç të madhit Stalin dhe komandantit tonë, duhet t’i luten?! ene na pleqt qi nuk kemi fëmije qi t’na marrë për dore natën, kët hall kemi, u lutemi dy komandantëve te venë dorën në zemër se, nuk thon kot or zoti komandat qi njeriu, bohet dy her fmi. Ata dy janë nonë e babë e më shumë për ne, o zoti komandat. E ç’mund të bojn nona e baba, po nuk deshën ata dy? Të lutesh, nuk osht gjo e keqe. osht ner për ne, t’i lutemi komandantit tonë! Nuk di ç’them tjetër!

-Nuk di,  ëëëh? – tha përtueshëm togeri – për t’i thënë kapter Selfos të bëftë Zoti gjeneral, di ti?!  – iu hakërrua.

-Ene ati, nuk i them gjo të keqe, pasha Zoti, jo. Kështu përshneten eprorët, zoti toger, edhe ty, ashtu të themi. Po, po i ka metun hatëri zotni kapterit, nëse nuk do të bohet gjeneral, le të bohet kapiten, a të rrija ashtu si osht, nuk i them moo jo, ashtu le të rrijë.

-Ulu! – i tha. Në kulmin e zemërimit, nxori kutinë të dridhte cigare tjetër. Nga inati, i dridheshin duarët. Futi kutinë në xhep, ndezi cigaren, e shpërndau tymin, duke e shtyrë sikur donte të na mbulonte turmën me tym.

-Po ti, Orhan, ç’do na thuash? Ju drejtua një plaku tjetër. – Orhan Karamani, ishte nga Korça, goca e tij ishte përgjegjëse kazerme, Qerimeja, edhe ky si Bibën, e  konsideronim ne fëmijët. Shpesh ky bërtiste, qante e qeshte, sorollatej nëpër fushe, shante pa ju drejtuar as kujt. Edhe me të bijën  zihej shpesh. Të dy me Bibën, njëlloj ishin.

-Po ç’të thom bre zotni komandant? Fëmijë janë…, të veckël. Malli i ka marrë për vatan e tyre. Luten që t’i lirojë…komandanti ynë! Nuk thonë ndonjë gjë të keqe, për atë Zot, jo! Po pate gjë në dorë, bëj ndonjë gjë për ata dhe për ne pleqtë! Kaq kam – tha- dhe u ul.

-Kush do flasë tjetër- tha- asnjë nuk pipëtiu

Togerin më shumë e xhindosën këta pleq, foli e bërtiti, u kërcënua duke thënë: në burg do i çoj shkaktarët! U përsëritën shumë herë të njëjtat fjali, disa herë, njëra më e ndyrë se tjetra.

Kur u mërzit a u lodh, ktheu shpinën e iku, pa dhënë urdhër të shpërndahen. Turma s’dinte ç’të bënte. As policët nuk dinin si të vepronin. Më në fund,  polic Hekurani – tha: Ikni!

-More Bibe – iu drejtua  një djalë – a po të duket pak Selfua kapter, po e dashke të bëhet gjeneral?

-Eh more djalë, ati i bohet qejfi, togerin e paska zonë fryka, se mos bohet vërte Selfo gjeneral.  Ku ta gjejmë të bohet gjeneral, po atë, as marshall nuk e bojn! ( mashalla ishte si kapteri i par) Ishalla dhe togeri bohet, se ikin e thyejnë qafën! – th Bibës. Në mbrëmje, pasi u lexua gazeta, thirrën disa nxënës, ata të klasave të gjashte e të shtatë në komandë. Vazhdoi dhe netët e tjera dhe, çdo natë, në kazermë nuk ktheheshin të gjithë. Disa i dënonte me birucë, disa me prerje të racionit të bukës, disa nxënësve u thanë: jeni të përjashtuar për gjithmonë, nga të gjitha shkollat e Shqipërisë. Togeri shfryu dufin, po nuk i mposhti  dot “leckamanët”, nuk mundi të gjente atë që mendonte ai, se e ka stimuluar këtë.

Po ç’e kishte gjithë këtë urrejtje togeri kundër këtyre fëmije, shumicën e të cilëve, i kishin lënë edhe pa prindër?

Kur isha në fshat, pas disa vitesh, shkoja me barinjtë, unë nuk e njihja jetën e barinjve,  qentë e tyre ishin të mëdhenj si ujqër se ata, me ujqër do ndeheshin. qentë lëviznin sa andej këndej secili ruante tufën e vet; unë iu drejtova një tufe delesh të një fshatari, kur qesh afër, dëgjova qenin që lehu dhe mu turr, unë ja shkela vrapit, një kushëri më thirri: – ulu në tokë se nuk të ha- po unë nga frika vetëm se vrapoja,  u lodhe dhe u rrëzova, qeni ,- ishte shumë pran meje- nuk mundi të ndalonte vrapin dhe, për të mos më dëmtuar, mundi të më kapërcente pa më prekur  po, kur u hodh në anën tjetrë u rrëzua, me njëherë  u ngrit dhe u kthye nga unë. Unë dridhesha nga frika, kurse ai, u ul në bisht pran meje, më shikonte dhe bënte një kuisje të vogël, pas pak, ngriti një këmbë dhe me putrën e tij butë, më preku disa herë, sikur më fërkonte- kurse unë dridhesha se do më kafshonte,- pastaj qeni u ngrit, iku duke tundur bishtin. Këto kafshë ishin aq fisnikër, nëse i kërkoje mëshirë, nuk të luante, madje edhe më përkëdheli, për TV më qetësuar. Po togeri ynë, ç’ishte; a mos ishte rritur kopil, që nuk ndjente farë dhimsë për këta fëmijë të uritur, e të mallëngjyer për vendin e tyre dhe prindërit se, po të ishte rritur me prindër, vëllezër e motër, nuk ka mundësi të ishte tillë .  Togeri, as sa ai qen, nuk kishte fisnikëri?!

Me gjithë masat e rrepta të togerit, fëmijët ç’do ditë, sa futeshin në qytet fillonin: “Enver – Stalin, pionierët duan lirim”.

Dhe kjo lloj demonstrate, vazhdoi deri sa karrierës së togerit, i erdhi fundi. Pasi iku togeri, duke marrë mbi “shpinë” gjithë mallkimet për mëkatet që kishte bërë me këta të vuajtur të pafajshëm, vendin e Hakiut, e zuri një vartës i tij, nëntoger Ahmeti. Ky ishte krejt e kundërta e Hakiut, ky po, edhe se komandant, kishte fisnikëri, ishte paqësor, ndoshta ndjente edhe dhimbje, por nuk kishte mundësi për më tepër.  Nuk zgjati shumë pas vendosje të Ahmetit komandant- ndoshta nën togeri ka bërë kërkesë- se vërtetë u bë një lirim i pionierëve, të paktën,  i atyre që ishin pa prindër.

*     *    *

Në dymijë e dhjetën,  kur kthehesha nga Greqia, me djalin dhe time shoqe, shkova të shikoja atë vend ku më kishte ikur fëmijëria. Pashë ato kazerma hije rënda, të cilave u kishin rënë çatitë brenda. Shkova te ura e Bençës të shikoja varret e shokëve të mi të vegjëlisë, por aty nuk kishte varre. Një plak që kulloste ca dele,- më pyeti: ç po shikon ore djalë?

-Këtu ka pas varre po, nuk qenkan.

– Ata të internuarve? – më tha

-Po!- i thash.

– Eh more djalë, po si mund t’i linin ata varre aty- më tha

– Pse? -I thash.

– Se ata ishin dëshmia që tregonte se këtu ka qenë një burg çfarosës. Kur shkonte një herë Enveri për në Gjirokastër,  pyeti: ç’janë këto varre këtu mo? Kur i thanë se janë të atyre të kampit.

-Të atyre armiqve mo? – tha. Kur të kthenemi për në Tiranë, mos i shikojë më këtu; ti plugoni me traktor!  Armiqtë tanë-tha- do ti ndjekë  ndëshkimi ynë, edhe pas vdekjes.  Si mund të rrinin ata varre pasi dha urdhër i gjithë fuqishmi!- tha plaku.

Kur shkuam të organizuar në 2015/tën,  na lejuan të futemi brenda,  aty kishin bërë një lapidar, por ai, në vend që të ishte të paktën një dy metro i gjatë, që të dukej që nga rruga automobilistike, sepse, përfaqësonte një masakër të pa shoqe, ishte i vogël dhe për më tepër, ishte vënë në vend të ulët, sikur kishin dashur ta fshehin nga sytë e udhëtarëve.

Të më falin moshatarët e mi që po ua kujtoj atë kohë pas kaq vitesh.

Filed Under: Histori Tagged With: Braktisje, femijet, Nenat, Shefqet Dobra

Përurohet shtatorja e Azem Hajdarit, përshëndetje nga VATRA

October 27, 2017 by dgreca

Statuja AzemitVATRA:Vatra dhe vatranët shprehin besimin dhe shpresën se idealet demokratike të Azem Hajdarit dhe bashkëluftëtarëve të tij demokratë, do të frymëzojnë qytetarët shqiptarë, që të kontribuojnë për të ndërtuar Shqipërinë Demokratike, Europiane, në vend të Shqipërisë së varfër, të pushtuar nga krimi, të zotëruar nga bandat, trafiqet e droga, nga korrupsioni./

1 Monika

TIRANË– Shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit është përuruar sot në Tropojë ku merrnin pjesë kryedemokrati Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi por edhe përfaqësues të trupave diplomatikë.3 azem

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur përurimin e shtatores së udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, Heroit të Demokracisë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari në Tropojë.1 Princi1

Në vijim, mesazhi i Presidentit Meta iu përcoll të pranishmëve të shumtë në ceremoninë e përurimit të shtatores, që u zhvillua në qendrën e qytetit të Bajram Currit, nga Këshilltari Ushtarak i Tij, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj.

Në mesazhin e Presidentit Meta ndër të tjera thuhet se, vendosja e monumentit të Azemit në vendlindjen e tij të shtrenjtë është një gjest fisnik mirënjohje, jo vetëm për kontributin e tij të pazakontë por edhe për vlerat shoqërore e kombëtare që kjo vatër e patriotizmit ka mbajtur në shekuj.

1 Rrustemi BashaNë fjalën e tij, kreu i PD, Lulzim Basha tha se ka ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë.“Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi. Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj”, iu drejtua ai qytetarëve të mbledhur në qendër të qytetit.“Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për ç’ka bëri për lirinë e gjithëve ne”, nënvizoi Basha, duke shtuar se, “kjo është vetëm njëra prej përmendoreve që ngrihen për të.

1heroiNë fakt, theksoi Basha, “përmendoren më të madhe, Azem Hajdari e ka në mendjet dhe zemrat tona. Ai vazhdon të na ndriçojë rrugën”.“Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë. Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdari”, u shpreh kreu i PD .

1 Ok azemi 1

Berisha: Azem Hajdari do të kthehej e do të shndërrohej në legjendën e vërtetë

Në përurimin e shtatores mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në fjalën e tij theksoi se, “Azem Hajdari do të kthehej e do të shndërrohej në legjendën e vërtetë. Do të ngrihej si luan mbi mitrolozët, përballë autoblindave, përballë një diktature më të rëndat e Evropës, do të brohoriste. Do të shkallmonte dyert e mbyllura të lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët, që shqiptarët të ngrihen kudo si njerëz me besim dhe krenarë”

Kryebashkiaku Dushaj: Djalin tonë e përcollëm të ri, dhe na u kthye në bronx

Ndërsa kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj në fjalën e tij u shpreh se, “djalin tonë të bukur e përcollëm të ri, dhe na u kthye në bronx. Azem, ti je gjallë dhe faleminderit që na dha mundësitë të ëndërrojmë”…

Nje pershednetje te veante ka derguar tek organizatoret e ceremonise Federata Panshqiptare e Amerikes permesso Kryetarit Dritta MIshto. Po e percjellim te plot:

PËRSHËNDETJA E VATRËS NË PËRURIMIN E SHTATORES SË HEROIT AZEM HAJDARI

1 flet deputetjaI NDERUAR Z. BESNIK DISHA, KRYETAR I BASHKISE”BAJRAM CURRI”

E nderuar Familja e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari

Të nderuar deputetë të Parlamentit Shqiptar

Të nderuar Bashkatdhetarë

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ndjehet e vlerësuar, që t’ju përcjellë sot në këtë ditë të veçantë të përurimit të Shtatores së Dëshmorit të Kombit dhe Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në sheshin me të njëjtin emër në Bajram Curri.

Ftesa Juaj na nderon, por në pamundësi për të qenë fizikisht me ju në këtë ditë historike, me shpirt jemi aty, me JU, me Azemin!

VATRA, ndjehet mirë që është një nga kontribuset modeste në këtë projekt që përjetëson Heroin e Demokracisë, tribunin e përmbysjes së komunizmit, ideatorin e Demokracisë,njeriun që vuri në themelt e Demokracisë Jetën e tij.

Heroi Azem Hajdari ishte mik i mirë i VATRËS. Ai u prit disa herë me respekt e nderime nga Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA gjatë vizitave të tij.

Po ashtu delegacioni i Federatës VATRA pati të gjithë përkujdesjen e Azem Hajdarit,gjatë vizitave që ajo bëri në Shqipëri, që nga marsi i vitit 1991, 92, 96 e më pas. Do të mbeten të paharruara nga Kryesia e Vatrës përkujdesja që tregoi Azem Hajdari gjatë viiztës që bëri këtu në Bajram Currin e Azemit, një grup vatranësh në prillin e trazuar të vitit 1998. Delegacioni i Vatrës, vizitoi të plagosurit e Luftës së Kosovës në Spitalin e Bajram Currit, solli nga Amerika ndihma, medikamente dhe mbështeti me kontribute financiare Luftën e Kosovës. Pikërisht në ato kushte të vështira Vatra pati ndihmën e pakursyer të Azem Hajdarit, siç e pat këtë ndihmë edhe gjatë vizitave të tjera.

Vatra dhe vatranët shprehin besimin dhe shpresën se idealet demokratike të Azem Hajdarit dhe bashkëluftëtarëve të tij demokratë, do të frymëzojnë qytetarët shqiptarë, që të kontribuojnë për të ndërtuar Shqipërinë Demokratike, Europiane, në vend të Shqipërisë së varfër, të pushtuar nga krimi, të zotëruar nga bandat, trafiqet e droga, nga korrupsioni.

Le të jetë kjo Shtatore, Jo vetëm një Kujtesë për heroin dhe Demokracinë reale, por le të shërbejë edhe si frymëzim për të realizuar aspiratat e Azemit dhe brezit të Tij,  për një Shqipëri të demokratizuar sipas modelit amerikan.

 

KRYETARI

DRITAN MISHTO

Nju Jork, 27 tteor 2017

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: përshëndetje nga VATRA, perurohet, shtatorja e Azem Hajdarit

FAQJA E BARDHË E HISTORISË

October 27, 2017 by dgreca

2Anton GojcajFAQJA E BARDHË E HISTORISË- (Kolec Traboini, Miti i Hotit, Tiranë 2017)/

1 MITI HOTIT Kopertine 1Nga ANTON GOJÇAJ/Kolec Traboini shpërtheu si krijues pas rënies së sistemit monist. Është autor i rreth 30 veprave letrare. Spikat në lirikë dhe publicistikë. Një apostull i fjalës së lirë dhe i kulturës demokratike. Vepra e tij më e freskët, “Miti i Hotit”, tipologjikisht paraqet një përzierje diskursesh (diskursit historik, publicistik, letrar).  Të gjithë artikujt, ose kapitujt, mund të cilësohen si ese, përveç njërit që është reportazh. Fija që i lidh kapitujt është tematika e Hotit dhe hotjanëve.

Mite në shkencë quhen rrëfimet e lashta për hyjnitë dhe shejtnitë para së gjithash greke, por jo vetëm greke. Ky libër nuk bën fjalë për hyjni greke as iliro-pellazgjike, por flet për disa figura luftëtarësh të shquar malësorë, gjegjësisht hotjanë. Fjala “mit” këtu përdoret në kuptimin e lavdisë, në vend të saj mund të qëndronte “legjenda”, ose personalitete të lavdishme nga Hoti…

Në epokën tonë (aktualisht) pëlqehet më shumë demitizimi, deheroizimi… Zëra të ndryshëm, në media, nga foltoret, në libra, theksojnë nevojën për “çmitizimin” dhe deheroizimin e personalitete të caktuara, deri edhe të kryetrimit (ndër)kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Dhe nuk ndalen vetëm me të.

Traboini u bie ndesh rrymave të çastit, të cilët kapërcejnë nga njëri ekstrem në tjetrin, deri dje ishin adhurues të mëdhenj të të njëjtëve heronj, deheroizimin e të cilëve e kërkojnë tani me ngulm. Këto rryma përfaqësohen nga intelektualë dhe kuazi intelektualë që zhurmojnë në kor, si t’i dirigjonte dikush, të njëjtat refrene të mësuara përmendësh, të kopjuara nga qarqe perëndimore, por që (atje) janë thënë e thuhen në kontekste për shumë arsye të papërputhshme me realitetin tonë. Puna ka ardhur deri aty, sa individë të caktuar siç është Koleci, duke rrezikuar që dikush t’i marrë për donkishotë të cilët kanë humbur sensin e arsyes, ndjejnë detyrimin t’i kundërvihen kësaj tendence duke shkruar një apologji të llojit të vet. Një apologji e tillë është “Miti i Hotit” i Kolec Traboinit dhe në perspektivën e “frymës apologjike” e kam përjetuar edhe gjuhën dinamike, nganjëherë glorifikuese, që zbardh dhe analizon bëmat e hotjanëve të njohur gjatë shekujve. Qëllimi apologjik i veprës e përligj ligjërimin panegjirik.

Mitin e Hotit hotjanët e krijuan me gjak. Ai nuk i përket vetëm një prijësi apo vetëm dy-treve prej tyre, megjithëse është një praktikë e përbotshme që lavdia t’u vishet prijësve. Vërtetë, vlerat e një fisi, bashkësie, vendi, maten me arritjet e bijve dhe bijave më të mirë, ashtu siç maten bjeshkët për nga majat më të larta. Mirëpo, pjesë në atë lavdi duhet të ketë edhe shumë luftëtarë të tjerë, tashmë të harruar, heroizmi dhe vetëflijimi i të cilëve u pushtua nga heshtja dhe u mbulua nga sintezat përgjithësuese dhe relativizuese të historive zyrtare, të cilat gjithmonë diktohen nga interesat e kohës të rrymës që mban pushtetin.

Ky libër nuk synon edukimin e kreshnikëve të rinj sipas kallëpit të moçëm. Epoka e luftëtarëve ka ikur. Kreshnikët e sotëm armë e kanë librin.

Ajo që dhemb është shpërfillja, keqinterpretimi dhe nganjëherë shpërfytyrimi i heronjve të Hotit në debate dhe tryeza shkencore dhe kuazi-shkencore. Me këtë libër autori sikur porosit: jepuni kreshnikëve çka u takon kreshnikëve! Një vend të dinjitetshëm, si faqja e bardhë e historisë kombëtare.

Vlera e këtyre eseve nuk qëndron te datat e sakta dhe te citimi i dokumenteve zyrtare apo i literaturës historike. Këto të fundit janë krehur dhe përshtatur (lexo: manipuluar) shpesh, sipas  nevojave të qarqeve me pushtet. Megjithatë, shembujt, të dhënat dhe sqarimet që jep autori janë interesante dhe të qëndrueshme. Ai shpesh nxjerr sinteza të ndjeshme dhe të paanshme, si p.sh.: “Shteti komunist e ka vlerësuar Dedë Gjo Lulin, por në një anë e vlerësonte në anën tjetër gjithë familjen e fisin e tij e persekutoi në mënyrën më të egër e më çnjerëzore.” (f. 51)

Figurat me të cilat Koleci e hartoi “Mitin e Hotit” janë personalitete historike, prej mishi e gjaku, me biografi reale dhe të mirënjohur për pjesëtarët e fisit të tyre por edhe të kombit në kohën kur ata vepruan. Emrat e tyre vështirë i gjen në tekstet historike apo në enciklopeditë kombëtare të autorëve të cilët më shumë sesa shkencëtarë të mirëfilltë janë burokratë servilë, të cilët duke u ikur “fytyrave” dhe ngjarjeve të vërteta i  bëjnë lëmsh të gjitha. Jo gjithmonë nga padituria, por edhe nga smira. Do të ishte shumë më keq, e ka indicione se kjo po ndodh, që kështu veprojnë me një mision të caktuar akoma të mbajtur pas kulisave, për t’u përgatitur terrenin ideologjive të caktuara të cilat presin pjekjen e kushteve për të dalur në mënyrë të hapur. Heronjtë e tij kanë karaktere dhe ideologji të ndryshme, Dedë Gjon Luli është tribun popullor, Nikoll Gojçi partizan e komunist, kurse Gjelosh Luli antikomunist. Por të gjithë e ndoqën me pasion dhe me konsekuencë idealin e vet, me çmimin e jetës.

Stili i autorit nuk është i një opinionisti anemik, të dashuruar në vetveten. Karakteri i tij nuk i duron dhelpëritë intelektualiste, të cilat shpesh të vetmin qëllim e kanë bishtërimin e së vërtetës. Retorika e Kolec Traboinit është e rreptë dhe provokuese. Ai jo vetëm mbron, por edhe godet. Jo vetëm konteston, por edhe hulumton. Edhe kur priret kah subjektivizmi, jep argumente e veta me një logjikë sa racionale aq edhe burrërore. Është një polemist i lindur, që t’i kujton polemistët tanë klasikë, F. Bardhin, Gj. Fishtën, F. Konicën etj.

Ky libër vlen të lexohet. Atë duhet kuptuar dhe konsideruar si një gurë me peshë në digën parandaluese kundër ideologjive të reja që duan të shpërfillin historinë reale për të vendosur një paradigmë të re historike, që mbështetet mbi fabrikimin dhe falsifikimin e historisë. Ky libër është homazh për Hotin dhe hotjanët kudo që janë, e në veçanti për ata që sakrifikuan veten, e ndonjëri edhe gjithë familjen, për atdhe e liri.

Filed Under: Histori Tagged With: Anton Gojcaj, Kolec Traboini, Miti i Hotit

JERONIM DE RADA:GJUHA SHQIPE ËSHTË SUPERIORE NDAJ ÇDO GJUHE KLASIKE

October 24, 2017 by dgreca

Jeronim De RadaROMË (1899) / JERONIM DE RADA NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË POPUJVE TË LINDJES : “GJUHA SHQIPE ËSHTË SUPERIORE NDAJ ÇDO GJUHE KLASIKE. NË TË KA ENDE THESARE TË ÇMUARA GJUHËSORE PËR SHKENCËN.”/

1 De rada1 Aurenc Bebja

NGA AURENC BEBJA, Francë/

Në dokumentin në gjuhën frënge « Actes du douzième Congrès international des orientalistes : Rome, 1899. Tome 1 », gjejmë një shkrim, në faqen n° 212, në lidhje me gjuhën shqipe sipas pikëpamjes së poetit dhe publicistit të njohur shqiptaro – arbëresh, Jeronim De Radës.

Të martën e 10 tetorit 1899, gjatë mëngjesit të seancës n° 7, një ndër figurat më të ndritura të kombit tonë ka trajtuar përpara të pranishmëve tetë argumente për gjuhën shqipe dhe veçantitë e saj.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :“ Z. De Rada paraqet idetë e tij për atë që karakterizon gjuhën shqipe dhe monumentet e saj :

1.Gjuha shqipe është e përbërë nga fjalë njërrokëshe të cilat vënë në dukje aspekte të ndryshme të fushës. Me ndihmën e prapashtesave ose të ndryshimit të zanoreve në rrënjën njërrokëshe, gjuha shqipe ka mundësitë të formojë fjalët për një ligjërim.

2.Ka dy lakime ku njëri është i shquar; tjetri i pashquar. Tri janë gjinitë, ku ajo asnjanëse shpreh idetë e përgjithshme. Rasat janë shtatë.

3.Format e foljes janë tri : veprorja, joveprorja dhe mesorja; pesë mënyrat ; shtatë kohët.

4.Zanorja e ndryshueshme, si shtesë e prapashtesave morfologjike, ndryshon tonalitetin.

5.Për arsye të burimeve të saj fonetike, gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike.

6.Gjeografia, ashtu si dhe legjendat e kohës parahistorike helene dhe latine ruajnë fjalë shqiptare. Ishin Pellazgë, Trojanë, Frigianë, etj. Ishin Pellazgët që e themeluan Romën.

7.Zotat e paganizmit kanë të gjithë emra që rrjedhin nga rrënjët shqiptare. Është e qartë pra se për kultin e Perëndisë dhe natyrës duhet t’u referohemi Pellazgëve. Pas transformimit të zotit të vetëm në një perëndi shumëformëshe dhe antropomorfe ata ndoqën idhuj, të cilët kishin emra të përkryer shqiptarë, që shprehnin simbolet e tyre.

8.Në përfundim, Z. de Rada është i bindur se në gjuhën shqipe ka ende thesare të çmuara gjuhësore për shkencën dhe ai pret që të zbulohen  shpejt. ”

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, gjuha shqipe, Jeronim De Rada, Superiore

Urat përmbi lumin e Vlorës

October 23, 2017 by dgreca

1-Gezim-Llojdia-240x300

Nga Gëzim Llojdia/1 Urat Vlore
1.Si në të gjithë botën,urat kanë një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar me një strukturë të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajnë të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë: Urat e para u bënë nga vetë natyra – aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë të hedhur në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit, përfshin drurët e prerë dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.
Në gjuhën poetike kam përdorur për urat simbole :Urat.Qelqore . Hënore.Diellore. Qelqore-ura mbi supe mbajnë copëra vargjesh. Hënore-ura,që mbajnë copëra diamantesh në kujtesë. Diellore-ura,që mbajnë copëra fatesh në pjesë.
2.Të bëhemi më realist dhe të sjellim në kujtesë se në trojet tona, urat kanë qenë nevojë për të lidhur brigjet .Ne kemi një terren të thyer ndërsa strehët tona janë ndërtuar ndër kodra ,male si strehë karakolli,ku poshtë rridhte lumi valë-valë.Këto ndërtime të fshehura shpesh poshtë rrapeve shekullorë,shelgjishteve humbën ose u nxorën jashtë përdorimit me ndërtimet e urave me beton dhe hekur.Bëhet më interesant fakti se shumica e urave kanë edhe emërtim të tyre disa të veçanta. Si Ura e frengut,ura e Belasë e Slapit etj. Në të tri urat kam shkuar shpesh. Pranë urës së e Belasë vite më parë gjendej një banesë dhe banori i saj ishte i vetmi njeri që kishte parë ,disa lloje regjimi si dhe në kohën kooperativës , ishte i vetmi banor i republikës që nuk kishte tufëzuar bagëtitë e imta. Nga lindi emri bela,Slap,freng etj është e kuptueshme fjala por ato kërkojnë ende një studim më të thelluar.
A jemi në gjendje, që këto ndërtime ti rikthejmë në kujtesë duke i evidentuar, mirëmbajtur ?Qarku i Vlorës shprehen në rrjete sociale, specialist të DRKK Vlorë,ka një reliev kodrinor-malor, te pasur me ujera rrjedhëse, lumenj e përrenj.
Për bashkimin e dy krahinave, e fshatrave me njëra – tjetrën dhe e lagjeve brenda fshatrave, banoreve te një krahine u është dashur qe nder shekuj te ndërtojnë vepra arti siç, ura, etj. Në këtë territor sot numërohen me qindra ura te mëdha dhe te vogla qe u takojnë periudhave te ndryshme historike nga antikiteti deri ne mesjetën e vone. Ato dallohen për vlera monumentale, estetike dhe funksionale. Me iniciativën e drejtuesit të DRKK Vlorë Agim Haxhiraj dhe historianit Novruz Barjami, po kryhen pastrime dhe evidentime si dhe mirëmbajtje për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura që ruajnë vlera ndërtimore, për t’i shpallur monumente kulture.Disa nga urat e evidentuara janë :Ura e Drashovicës,Ura e Slapit-Kufiri midis Drashovicës dhe Mavrovës shek. XVII-XVIII,Ura e Belasë Mavrovë shekullit XIX,Ura e Bratit,Brataj shek XV dhe Ura e Frëngut –Gjormë Ura e Frengut, Gjorm shek. XVI
3.Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë. Rrapet e Drashovicës , monumenteve te natyrës shqiptare.
Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i thjeshtë dhe i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.
….Pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë /Komision’ e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane
Koci Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtricës,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e Drashovicës….
P. Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte…/ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar…/ Për ty flet lumi me valë.. / Për ty fletë gjithë Labëria,Ura e Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat e ushtarëve italian të cilat janë varreza tipike katolike me kryqin e madh dhe gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një masiv beton. Rreth 30 m përkarshi urës është monumenti Drashovicë 20-43 projektuar nga P.Hazbiu edhe ky është një masiv me një hark dhe një shtatore bronzi ku paraqiten dy figura kryesore të luftërave, që në emërtimin popullor janë quajtur: epope 20-43. Këtu ose më tej duhet të kishte një pllakë që të tregonte se kur udhëtari vë këmbën aty, ka shkelur ndërkaq në krahinën më të madhe në jug të vendit.
Në kufirin midis fshatrave Drashovicë dhe Mavrovë gjenden dy ura të cilët kanë periudhë kohore nga shekujt e shkuar. Ura e Slapit që mendohet e shek.XVIII ,ura përbëhet nga harku kryesor e ndërtuar me gurë dhe me një teknikë të shkëlqyer inxhinjerike. Ura e Slapit gjendet e pozicionuar perëndim- jug përmbi përroin me të njëjtin emër .Ky përrua në stinën e dimrit është mjaftë problematik për shkarkimin e ujrave për shkak të bllokimit nga furia e lumit Shushicë. Ura ka qenë funksionale deri në vitet ’60. Nga ujëra e tepërta të përroit të Slapit, ura shpesh bëhej njësh ngase grykëderdhja e lumit të Shushicës,nuk tërhiqte ujin e përroit .Ura është e amortizuar në pjesën e sipërme në gjysmën e radhës së parë të gurëve në pjesën perëndimore të sa,j është rrëzuar me kalimin e kohës. Gurët e harkut dhe pjesa tjetër janë në gjendje funksionale. Pranë urës ndodhen edhe kolonat e një tjetër ure ,ajo e trenit ndërtuar nga italianët,që vinte në shfrytëzim linjën hekurudhore Kotë-Vlorë,për qëllime ushtarake.
Ura e Belasë, është një urë lidhëse me përruan e Slapit, që derdhet nga liqeni i Petës si dhe ujërat e shumta të kodrinave me kodrat e fshatit Mavrove, mendohet të jetë ndërtuar në shek .XIX .Ura ka një hark të madh është ruajtur mjaftë mirë duke i rezistuar kohës dhe faktorëve të ambientit. Ura është funksionale për kalimin e banorëve drejt një prej lagjeve të fshatit.Mavrova është emri i sotëm qytetit Olimpia .Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private. Sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha.
Urat, që janë të ndërtuar përmbi përrenj të fshatit Mavrovë kanë nga një hark të ndërtuar nga mjeshtër të përpunimit të gurit ,element i të cilit gjendet aty pranë në kavat gurit. Ato kanë bazament të fuqishëm dhe një strukturë të fortë,rezistencë karshi faktorëve të ambientit përfshi edhe ujërat, që janë armiku i tyre.
Duke qenë një qytet me kohë lindje para Krishtit në luginën e lumit, urat mund të kenë moshë më të hershme si dhe mund të kenë ekzistuar të tjera, ura monumentale të gdhendura në gurë dhe me një mjeshtri të veçantë ndërtimi.
Ura e frëngut në Gjormë. Nga gërmimet arkeologjike, shkruan intelektuali K.Kapaj është vërtetuar se janë të asaj periudhe disa vepra kulti, disa kështjella dhe urat me harqe guri mbi përrenj dhe lumenj si Ura e Frengut në Gjorm, në Brataj etj.
Ura e Frëngut është një urë e ngritur përmbi buzët e dy shkëmbinjve .Gryerja nga ujit ka formuar një përrua të thatë më tepër në verë .Ura ka dy frëngji,njëra në formë dritareje .Ka dëmtime në pjesën e sipërme.
4. Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte nga shteti .Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në fshatin Brataj, në fshatin me këtë emër buzë lumit Shushicë i cili përzihet më lartë me ujërat e tjëtër lumi rreth 40 km nga qyteti i Vlorës. Paraqet interes ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet e veçanta ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim .
Ura e Bratit mbanë Nr 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. 31. Ura e Bratajt, në fshatin Brataj. Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti. Vendimi i Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr. 586, datë 17.3.1948 Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rrallë si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve .
Përshkrim. Brati,katundi në luginë të Shushicës. Nga dhjetori në mars,agimet janë të ngopur me shi. Nga kreshtat e vargmaleve,shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa, lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërima pranverore. Kreshta përmbi fshat është e populluar nga gurët. Poshtë këmbëve të tij, në rrugën e zallit ecën herë e qetë,herë e fryrë,Shushica që bashkohet me përruan e Brate.
Ura e Bratit është ura me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi ndërsa pjesët e tjera janë dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej më shumë se 6 shekujsh. Një profil të plotë të urës së Brate shqiptarët e kanë parë tek filmat ” Nëntori i dytë” dhe filmi :”Udha e shkronjave”.Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe. Bashkimi i lumenjve quhet vendi ku përzihen lumenjtë.Kjo urë daton në shekullin e XV-XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mese 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Brate dhe Smokthinën. Për të shkuar në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit . Në qendër të fshatit Brataj rruga zbret drejt lumit. Ura gjendet përmbi ujërat e Shushicës dhe sot shërben për kalimin në pjesën e përtejme të Smokthinës, një krahinë kjo në luginë. Ura e Bratit është një ure e tipit venecian ka një lartësi nga lartësia normale e ujit e ndërtuar ne një mënyrë te tillë, qe te përballoj dhe vërshimet e lumit këndet dhe mbështetja e bëjnë që të përballojë dallgët e mëdha të lumit te cilët ne shume raste kalon mbi të .Është shpallur monument kulture . Kjo ure ka shërbyer për te lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës. Rreth dy km mbi Urën e Bratit pra mbi kryqëzimin e lumenjve, ndodhet Ura e Bogdanit .

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, përmbi lumin e Vlorës, Urat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 329
  • 330
  • 331
  • 332
  • 333
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT