• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JERONIM DE RADA:GJUHA SHQIPE ËSHTË SUPERIORE NDAJ ÇDO GJUHE KLASIKE

October 24, 2017 by dgreca

Jeronim De RadaROMË (1899) / JERONIM DE RADA NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË POPUJVE TË LINDJES : “GJUHA SHQIPE ËSHTË SUPERIORE NDAJ ÇDO GJUHE KLASIKE. NË TË KA ENDE THESARE TË ÇMUARA GJUHËSORE PËR SHKENCËN.”/

1 De rada1 Aurenc Bebja

NGA AURENC BEBJA, Francë/

Në dokumentin në gjuhën frënge « Actes du douzième Congrès international des orientalistes : Rome, 1899. Tome 1 », gjejmë një shkrim, në faqen n° 212, në lidhje me gjuhën shqipe sipas pikëpamjes së poetit dhe publicistit të njohur shqiptaro – arbëresh, Jeronim De Radës.

Të martën e 10 tetorit 1899, gjatë mëngjesit të seancës n° 7, një ndër figurat më të ndritura të kombit tonë ka trajtuar përpara të pranishmëve tetë argumente për gjuhën shqipe dhe veçantitë e saj.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :“ Z. De Rada paraqet idetë e tij për atë që karakterizon gjuhën shqipe dhe monumentet e saj :

1.Gjuha shqipe është e përbërë nga fjalë njërrokëshe të cilat vënë në dukje aspekte të ndryshme të fushës. Me ndihmën e prapashtesave ose të ndryshimit të zanoreve në rrënjën njërrokëshe, gjuha shqipe ka mundësitë të formojë fjalët për një ligjërim.

2.Ka dy lakime ku njëri është i shquar; tjetri i pashquar. Tri janë gjinitë, ku ajo asnjanëse shpreh idetë e përgjithshme. Rasat janë shtatë.

3.Format e foljes janë tri : veprorja, joveprorja dhe mesorja; pesë mënyrat ; shtatë kohët.

4.Zanorja e ndryshueshme, si shtesë e prapashtesave morfologjike, ndryshon tonalitetin.

5.Për arsye të burimeve të saj fonetike, gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike.

6.Gjeografia, ashtu si dhe legjendat e kohës parahistorike helene dhe latine ruajnë fjalë shqiptare. Ishin Pellazgë, Trojanë, Frigianë, etj. Ishin Pellazgët që e themeluan Romën.

7.Zotat e paganizmit kanë të gjithë emra që rrjedhin nga rrënjët shqiptare. Është e qartë pra se për kultin e Perëndisë dhe natyrës duhet t’u referohemi Pellazgëve. Pas transformimit të zotit të vetëm në një perëndi shumëformëshe dhe antropomorfe ata ndoqën idhuj, të cilët kishin emra të përkryer shqiptarë, që shprehnin simbolet e tyre.

8.Në përfundim, Z. de Rada është i bindur se në gjuhën shqipe ka ende thesare të çmuara gjuhësore për shkencën dhe ai pret që të zbulohen  shpejt. ”

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, gjuha shqipe, Jeronim De Rada, Superiore

Artikujt e fundit

  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare
  • Speaking this Saturday, May 2, at the NYFCR Annual Statewide Conference with students and young leaders from across New York
  • Për çfarë ka nevojë Shqipëria?
  • Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT