
Feti Mehdiu/
Dr. Afrim Shabani dhe DIELLI meritojnë përgëzime e respekt nga lexuesit e Diellit, për kontributin që i afrojnë opinionit shkencor. Prandaj vendosa që edhe unë të kontribuoj për qasje më korrekte çështjeve shkencore.
Nuk diskutohet, ka apo nuk ka të drejtë dr. Afrim Shabani, por për hirë të lexuesve të DIELLIT, e shoh të nevojshme, që dilemave të dr. Afrim Shabanit t`u qasem sipas kronologjisë në tekstin konkret.
Hasan Kaleshi është themelues i ORIENTALISTIKËS SHQIPTARE – Jo i “Albanologjisë orientale.” Është i lindur dhe rritur në Sërbicë-Kërçovë, në Maqedoni, deri kur shkon në shkollim, në Shkup, Prishtinë dhe Beograd.(për këtë shih: TV-Uskana, 2022.) Pa diskutim se vepra e Kaleshit : “kërkon lexim të gjatë, të ngadaltë, e të thellë.” Kërkesë serioze e konstruktive e dr. Afrim Shabanit, së cilës do t`i shtoja edhe shprehjen SERIOZISHT DHE SHKENCËRISHT, mirëpo konstatimi i tij se: “Ai është studiuar, botuar, përkthyer. Por pak është ndjerë…” qëndron vetëm pjesërisht.
Hasan Kaleshi nuk është studiuar, madje as nuk është prezentuar sa duhet në institucionet e qarqet shkencore me kompetencë e përgjegjësi profesionle. Konstatimet tjera: “është botuar, përkthyer. Por pak është ndjerë…si vëlla që i dhemb fati ynë.” janë të sakta.
Mund të qëndron edhe fakti se “pak është ndier…si vëlla që i dhemb fati ynë” – por kjo varet nga profili lexuesit, çfarë fahu është specializuar. Nuk e ndien njëlloj ,historiani, folkloristi, etnografi, etj. Kaleshit nuk i mungonte patriotizmi, por atij si shkencëtarë, nuk i pëlqente patriotizmin me çaj e me sharki në preher. Nuk bëhet historija, me këngë e glorifikim të figurave historike, shprehej ai. Nuk është patriotizëm vetëm pse shkruan në gjuhën shqipe!
Tregoja botës historinë e shqiptarëve – u thoshte kolegëve të vet – shkruaj ose përktheje shkrimin në gjermanisht, anglisht, qoftë edhe serbisht, “…mos shkruaj për mua, unë e di, edhe shqiptarët tjerë e dinë këtë.”
Shqetësimi i Afrim Shabanit me pyetjet dhe me përgjigjet, “A ishte Kaleshi i rëndësishëm për historinë tonë? Po. A e meritojnë veprat e tij të lexohen? Pa dyshim…” është shqetësim që duhet ta kenë institucionet shkencore dhe studiues të fushave të ndryshme, sidomos ata të historisë, por jo vetëm këta.
Shqetsimin tjetër: “ a ishte ai një zë i brendshëm i kujtesës sonë kolektive, një zë që flet me gjakun dhe shpirtin tonë? Këtë nuk mund ta them me siguri.” duhet kuptuar si mungesë profesionale për të hapëruar më thellë në ata dhjet vëllimet e Veprave të Kaleshit, që prej vitit 2022 janë pronë publike nëpër librari e panaire të Librit, e që nuk janë vepra vetëm për t`i lexuar, por edhe për t`i studjuar nga këndvështime të ndryshme, jo vetëm historian, folkloristi apo etnografi.
Qëndron edhe fakti se: “… dyshimi është forma më e ndershme e respektit”, por me kusht që dyshimi të shoqërohet me studjime serioze, nga studjues të fushës konkrete e me përgatitje interdisiplinare, ashtu sikur që ishte professor Kaleshi. Vetëm atëherë arrihet te e vërteta.
Gazeta Dielli me 26 shkurt, 2024 i solli lexuesit artikulli e akad.dr. Muhamed Mufakut, Një qasje ndryshe…për veprat e Hasan Kaleshit, kurse tash, lexuesit Diellit I paraqesim një pasqyyrë më të plotë të kontributit shkencorë të Hasan Kaleshit.




