• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOSJA NR. 22.796- SI E SHKYEN BISHAT E SIGURIMIT DON MIKEL BELTOJEN ?!

April 27, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 Don Mikel BELTOJA (1935 – 1974)/

■Dosja e hetimit Hilë GJERGJI, 38 vjeç, fillon me 19 Prill 1973, ora 14.30…/

*Hetimet e Hilë Gjergjit fillojnë njëheri me torturat mizore të hetuesit Shyqyri Qoku./

■“I gjykuari Hilë Gjergj GJONI me dt. 30 korrik 1973, i rikthehet hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme Shkoder, per perpilimin e një Aktakuze të re…Kryetari Nuri Resmja, anëtarë: Valdet Kotrri e Mejreme Gjyrezi, nd/prokuror Kostaq Shandro./

■Gjykatës së Rrethit Shkoder: Mendojmë që gjykimi i kësaj çeshtje të bëhët me dyer të mbyllura. Prokuri i Rrethit, Faik Minarolli…/

■Vendim per të pandehurin Hilë GJONI nga Gjykata e Rrethit Shkoder, me Kryetar: Rrustem Gjata, anëtarë: Gjon Asllani, Filip Rroku, prokuror: Remzi Kruja… Nga neni 48,

Me vdekje – me pushkatim… Kryetari Rrustem Gjata.

■Në relacion të Gjykatës shenohet: “…Hilë GJONI, ka thënë fjalët më të poshtra kundër udhëheqësit tonë Shokut Enver Hoxha, duke e quajtur atë servil e të shitur në shtetet e huaja… Ka bërë thirrje per heqjen e fotografisë së udhëheqësit.” Tomas Beqari.

■Aranit Çela merr një relacion per “rezikshmërinë e Dom Mikel Beltojës, nga Feqor Shehu, dhe i percjellin dokumentat Kuvendit Popullor, ku shenohet: “… Ndësa, lutjen per faljen e jetës, i lartpërmenduri ka refuzuar në mënyrë kategorike ta bënte.” Kryetari i Gjykatës së Lartë, (Aranit Çela) dv.

■Dishroni me lexue edhe një poshtersi anadollako – komuniste, botue kohët e fundit mbas dekorimit të xhelatit që ka shkye per gjymtyrësh Klerikun nga Beltoja:

■Ja dhe Deklarata e fundit e kriminelit vrasës Shyqyri Qoku:

“Të gjitha medaljet që kam marrë më janë dhënë për shërbim ndaj atdheut.

Meqë kjo medalja e fundit u bë mollë sherri mes forcave politike, jam gati ta dorëzoj, madje edhe aty në mes Parlamentit. Ndoshta kështu mund t’i shërbej atdheut përsëri”. Këto janë fjalët e 87-vjeçarit Shyqyri Qoku…” Në vitin 2016…

■Nga fjalët e siperme del kjartë se terroristi i dekoruem, asht gati me rifillue prap edhe

njëherë listen e poshtëshenueme…

SHTETI SHQIPTAR ASHT TERRORIST! AI DEKORON TERRORISTËT!!

 Botue nga Arkivi Tiranë, 2016.

■Nga Lista e Proceseve të kriminelit Shyqyri Qoku, veçojmë disa prej atyne që njohim,

Emna të Klerikëve Katolik Shqiptarë:

  1. At Zef Pllumi,
  2. At Leon Kabashi,
  3. Imzot Ernesto Çoba, Vdekë në Sigurimin e shtetit…me 8 Janar 1980.
  4. Don Lec Sahatçija, Vdekë në Burgun e Tiranës…me 4 Prill 1986.
  5. Don Zef Hardhija,
  6. Don Kolë Toni,
  7. At Aleks Baqli,
  8. Fra Gasper Jubani,
  9. Don Marin Shkurti, Pushkatue me 1 Prill 1969.
  10. Don Gjergj Hardhija,
  11. Don Pjeter Gruda, Vdekë në Kampin shfarosës Sarandë…me 13 Janar 1989.
  12. Don Hilë Gjoni, Shkye per gjymtyrësh mandej asht Pushkatue me 10 Shkurt 1974.

■”Para pushkatimit, xhelatët e terheqin prej gjymtyrësh derisa e shqyejnë dhe, për së vdekuri, e pushkatojnë me 10 Shkurt 1974…” (deklaron Dr. Pjeter Pepa në vitin 2007.)

■Në vitin 1993, në librin “Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944 – 1990”, që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, asht e shkrueme po e njajta frazë “per shkymjen e Tij, nga xhelatët para pushkatimit… me 10 Shkurt 1974.” (faqe 93 –  Tiranë, 1993)

■DOSJA Nr. 22796… I njajti Person me tre Emna: Si e shpjegon xhelati Qoku këte?

  1. Hilë GJERGJI (1935 – 1974)
  2. Hilë GJONI (1935 – 1974)
  3. Don Mikel BELTOJA (1935 – 1974) Emni per të cilin u Masakrue…

■Le të pergjegjet terroristi Shyqyri Qoku, se cilin ka zgjedhë, nga Këta tre Emna të Nderuem, per me shkye per gjymtyrësh me 10 Shkurt 1974…Para pushkatimit…

TURPI MA I MADH I SHEKULLIT: SHTETI DEKORON TERRORISTIN NË 2014 !

            Melbourne, Prill 2016.

Filed Under: Histori Tagged With: 22.796, Don Mikel Beltoja, Dosja Nr, Fritz radovani

HISTORI- 97 VJETORI I MEMORANDUMIT TË BERATIT

April 23, 2016 by dgreca

Disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së Korfuzit, shpërtheu lufta botërore e viteve 1914-1918/

30 prill 1919 – 30 Prill 2016/

 Paria e Beratit kërkon: “Shqipëria të Qeveriset nën Mandatin Amerikan”/

– Presidentit amerikan Wilson lidhur me pretendimet greke mbi Shqipërinë, deklaron që “shqipëtarët janë të aftë për vetqeverisje”/

– Më 29 janar 1916, në Elbasan mbritën trupat bullgare dhe një forcë ushtarake e përbërë nga fuqitë e Ahmet Zogut/

– Krahasimi: Memorandumi i Aleksandrisë dhe Memorandumi i Beratit dhe qëndrimet e befasuese të fuqive të mëdha/

 Nga Harallamb Kota, studiues i historisë/

Xhonturqit  -Kundër Shqipërisë Sovrane/

Në kryeqytetin perandorak po frynin erërat e një politike të re, në favor të ruajtjes së teritoreve perandorake dhe në dëm të çështjes shqiptare. Më 3 shkurt 1913, xhonturqit ndryshuan politikat e tyre lidhur me aleancat ballkanike e europiane dhe si përgjigje, Sebia bashkë me  Malin e Zi e prishën armëpushimin. Menjëherë ushtria greke sulmoi në drejtim të Korçës dhe pas disa ditësh luftimi u fut në qytet. Prej këndej, iu drejtua përsë dyti Janinës. Qyteti mbrohej nga trupat ushtarake osmane, ku bënin pjesë edhe ushtarë të rekrutuar shqiptar. Më 12 prill 1913 Shkodra kështjella madhështore e Veriut, i dorëzohet ushtrisë malazeze. Garnizoni osman e braktisi mbrojtjen e qytetit, pasi mori urdhër nga “Shteti Turk” i qeverisur nga “Triumverati i Turqve të Rinj”. Fuqitë e Mëdha e kishin caktuar Shkodrën brenda kufijve të Shqipërisë. Esad Pash Toptani –gjeneral në ushtrinë  osmane, i caktuar me detyrën e zv/komandantit për mbrojtjen e qytetit, me tu larguar komanda turke, e dorëzoi qytetin në duart e malazezve dhe me ushtrinë e mbetur, për të shpëtuar kokën e tij, u vendos në Tiranë.

Pushtimi i Shqipërisë

Disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së Korfuzit, shpërtheu lufta botërore e viteve 1914-1918. Princ Vidi, i përballur me vështirësitë e brendshme, nuk ishte më zot i situatës dhe u largua. Largimi i sovranit në një moment kaq kritik e zhyti Shqipërinë në anarki. Qeveria greke përfitoi menjëherë nga kjo situatë. Ngaqë marrëveshja e Korfuzit nuk paraqiste më interes për të, ajo e hodhi poshtë. Venizellosi premtoi futjen e vendit të tij në luftë në krah të Antantës. Ushtritë greke depërtuan në Shqipëri dhe, në fund të vitit 1914, Korça dhe Gjirokastra ishin të pushtuara dhe u trajtuan përfundimisht të aneksuara, ndërsa administrata ushtarake u zëvendësua nga administrata civile. Pas pushtimit të Korçës dhe Gjirokastrës prej Greqisë, Italianët më 31 tetor pushtuan Shqipërinë dhe u vendosën në Ishullin e Sazanit përballë gjirit të Vlorës dhe më 26 dhjetor 1914, edhe brenda në Vlorë. Ky pushtim shkaktoi zhdukjen e asnjanësisë shqiptare, vendosur  nga gjashtë fuqitë e mëdha në Londër më 29 korrik 1913. Sipas Nuçi Kotës, Doktor i Shkencave Juridike, diplomuar në Universitetin e Sorbonës në Francë, më 22 Maj 1915, “Italia, duke prishur aleancën e saj me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë, u rreshtua në krah të Francës dhe të Anglisë.Ky ndryshim i qëndrimit italian solli si rrjedhojë një marrëveshje të fshehtë mes Qeverisë italiane dhe Qeverive franceze, angleze dhe ruse (paktin e fshehtë të Londrës), ku Italia zotohej: “Në rast se do të formohet në Shqipëri një “Shtet i Vogël Autonom dhe Neutral”, t’i ndajë krahinat veriore dhe jugore të Shqipërisë me Malin e Zi, Serbinë dhe Greqinë; pjesa e Shqipërisë së jugut, nga kufiri italian i Vlorës deri te Kepi i Stillos, do të jetë asnjanëse. Ky pakt i fshehtë, po të ishte zbatuar, do të kishte shënuar fundin e Shqipërisë, por nuk u zbatua. Presidenti Uillson, që nuk ishte në dijeni për këtë çështje, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u futën në luftë, iu kundërvu me të gjithë fuqinë e bindjeve të tij dhe, të paktën në këtë pikë, doli fitimtar”.

 

Synimet serbo- malazeze mbi Shqipërinë

Me të hyrë në Shkodër, komanda ushtarake malazeze u vu në kërkim të Çerçiz Topullit. Në mesditën e datës 14 korrik 1915, malazezët e kapën në pabesi Çerçizin, sëbashku me shokun e tij Muço Qulli. Kapedanët u arestuan si austrofil dhe u mbyllën në një gazermë. Disa orë më pas u arestua edhe Sejfi Vllamasi bashkë me Koço Kotën, të cilët u mbajtën të izoluar në kazermat e ushtrisë. Natën e 14 korrikut 1915, duke u gdhirë dita e 15 korrikut 1915, patrioti dhe trimi legjendar, heroi i Mashkullorës Çerçiz Topulli, me shokun e tij Muço Qulli, u nxorën nga qelia dhe u dërguan në fushë të Shtoit, afër katundit Golem për tu pushkatuar. Vrasja e kapedan Çerçizit tronditi anembanë patriotizmën shqiptare. Komanda malazeze, u informua dhe mori masat e menjëhershme për asgjësimin e organizatës Krahu Kombëtar dhe të Komitetit për Shpëtimin e Kosovës. Njësitet operacionale ushtarake malazeze ndiqnin maleve Isa Boletinin dhe  Ded Gjo Lulin, ndërsa në qytet filluan arestimet masive të figurave patriotike shqiptare. Po atë ditë që u vra Çerçizi, u arrestuan edhe shumë figura të tjera të patriotizmës shqiptare, Preng Pasha, Aqif pashë Elbasani, Sotir Peci, Luigj Gurakuqi, Fejzi Alizoti, Eshref Frashëri, Kristo Floqi, e tjerë. Mbajtja e tyre në qeli dhe në kazerma, po sillte frikë dhe panik në komandën malazeze. Si pasojë u vendos internimi i tyre në Mal të Zi, në Cetinjë. Duke qenë nën presionin e fuqive ushtarake austrohungareze, komanda ushtarake malazeze nuk mundi të marë masa ndëshkuese karshi patriotëve shqiptarë, por u detyrua t’i nxjerë nga burgjet në liri. Më 15 shtator 1915, ushtria austrohungareze shpartalloi trupat ushtarake serbo- malazeze.  Për patriotët shqiptar, të cilët kishin qëndruar në Cetinjë në pritje për tu rikthyer në Shkodër, kishte ardhë ora e lirisë. Pas disa bisedimeve të bëra me komandën austrohungareze në Cetinjë, ata u kthyen në Shkodër. Më 24 shtator 1915, forcat serbo-malazeze, me ndihmën e bashkëpunëtorëve esadist, shtinë në dorë Ded Gjon Lulin dhe e vranë në Sheshëz afër Oroshit të Mirditës. Ushtria autro-hungareze më 17 janar 1916 hyri në Shkodër. Megjithatë, fuqi të armatosura malazeze që mbanin nën terror shqiptarët dhe kryenin masakra ndaj tyre, ndiqnin nga pas Isa Boletin me trimat e tij që vepronin në mbrojtje të bashkatdhetarëve të tyre. Pas luftimeve të përgjakshme më 23 janar 1916, Isa Boletini u vra në Podgoricë nga ushtritë serbo – malazeze. Para se të mbyllte sytë, ka dhënë këtë porosi: “Mos më leni në duar të shkaut. Më hidhni në hon, se atje dëshiroj me u preh”.

Ardhja e ushtrive austro –hungareze në Shqipëri.

Qendra e Korps Komandës austro-hungareze dhe e administratës qendrore shqiptare u bë Shkodra. Ushtria austro-hungareze mori në dorë administratën e mobilizoi disa batalione me ushtarë. Prefektura drejtohej nga një gjeneral me autoritet civil dhe ushtarak. U mbyll zyra e post-telegrafës, u suprimua gjykata penale dhe mbetën vetëm gjyqtarët civilë. Më 29 janar 1916, në Elbasan mbritën trupat bullgare dhe një forcë ushtarake e përbërë nga fuqitë e Ahmet Zogut. Ushtria austro-hungareze marshoi nga Shkodra dhe u vendos në teritorin e kufizuar deri me lumin Shkumbin. Matanë Vjosës, në krahinën e Vlorës ishin vendosur ushtritë italiane, ndërsa në krahinën e Korçës hynë forcat Franceze. Ushtria serbe, e përqëndruar në Durrës zbarkoi në Korfuz. Në kushtet e reja të pushtimit, qeveria e Durrësit humbi teritoret administrative dhe pushtetin mbi ato teritore. Si pasojë Qeveria e Esad Toptanit, quhej e rëzuar dhe Pashai u largua nga Shqipëria. Me të mbëritur ushtria austriake, disa krerë shqiptar më  3 mars 1916, morrën inisiativën për organizimin e një kongresi kombëtar në Elbasan, për krijimin e një qeverie provizore në emër të Ëidit, me kryeministër Aqif pashë Elbasanin. Mbajtja e kongresit nuk u pranuar nga komanda  ushtarake austro-hungareze, me justifikimin që veprime të tilla nuk lejohen në kohë lufte. Në të vërtetë, Vjena kishte planet e veta dhe i kushtoi një rëndësi të posaçme administrimit të Shqipërisë në kohën kur mungonte qeveria e vëndit. Ushtria austro-hungareze që zotëronte teritorin shqiptar nga Shkodra deri në vijën e Shkumbinit, avancoi me shpejtësi në drejtim të Vjosës dhe maleve të Korçës. Disa reparte ushtarake austrohungareze të mbështetura nga vullnetarë matjan, lushnjarë e myzeqar, nën komandën e Zogut, zunë Vjosën,   ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë e ndihmuar nga vullnetarë shqiptar nën komandën e Sali Butkës iu drejtuan Korçës. Organizimi austrohungarez i qeverisjes lokale, funksionoi shumë mirë edhe në prefekturën e Beratit. Më pas, me ndërhyrjen e Aqif pashë Elbasanit dhe me mbështetjen e ministrit të Punëve të jashtme të Austro-Hungarisë në Shkodër, komanda ushtarake bëri emërimet e prefektëve në Berat, Durrës, Elbasan, të nënprefektëve në Fier, Lushnjë, Mallakastër, Skrapar, Peqin, Gramsh dhe disa kryetar komunash, duke formuar një administratë legale shqiptare në vend të asaj të Esad Pash Toptanit. Krahas administratës civile, u krijuan dhe njësi vullnetarësh shqiptarë, për të siguruar rendin, qetësinë dhe për të marrë pjesë në operacionet ushtarake. Vullnetarët shqiptarë edhe pse nën komandën austro-hungareze, ruajtën ndjenjën kombëtare dhe interesin publik kombëtar.

Ardhja e ushtrive Franceze në Shqipëri

Në teritorin juglindor të Shqipërisë, që sundohej nga ushtria greke, papritur situata pësoi një ndryshim të madh. Në tetor 1916, një ditë në befasi të plotë, zbret nga gryka e Mborjes një fuqi ushtarake franceze prej 400 kalorësish, të cilët hynë në Korçë si pa gjë të keq dhe menjëherë u dhanë ultimatum autoriteteve greke që të largoheshin nga Korça e të tërhiqeshin në Janinë. Në Selanik ishte instaluar Esat pash Toptani me një fuqi të vogël milicësh, që përfaqësonte sipas tij, “Qeverinë Shqiptare” të emigruar. Në Selanik ishte instaluar edhe Venizelua me një fuqi ushtarake të përbëra nga civilë anadollak dhe ushtarë me veshje të regullta, që kishte krijuar sipas tij një “Qeveri Vorioepirote”, aleate me anglo-francezët. Në këtë kohë çetat shqiptare të organizuara nga austriakët dhe që komandoheshin nga Salih Butka e Themistokli Gërmenji, në marëveshje edhe me Francezët thurnin plane për ta çliruar Korçën të okupuar nga grekët. Më 8 dhjetor 1916, Themistokliu me shokë, me një fuqi të armatosur prej 3000 veta hyri natën në Korçë. Më 10 dhjetor 1916 u shpall “Republika Shqiptare e Korçës”.

Çështja Shqiptare pas përfundimit të “Luftës Parë Botërore”

Më 30 tetor 1918, përfundoi Lufta I Botërore. Koalicioni i Boshtit, ku reshtoheshin: Turqia e xhonturqve, Autro-Hungaria, Bullgaria dhe Gjermania u mund. Ç’do të ndodhte me Shqipërinë?.  Lufta I  Botërore,  e varfëroi së tepërmi ekonominë shqiptare, vëndi u fut në kaos, ndërsa populli u zhyt në mjerim të thellë. Mijëra vetë vdiqën nga zija e bukës dhe epidemitë. Mjaft dyqane dhe ndërtesa u shkatëruan. Berati duke qenë qendër komande për ushtrinë austrohungareze, ishte bërë fushë luftimesh ndërmjet Italisë dhe Austrisë, me pasoja për ekonominë e prefekturës. Në krahinën e Korçës, kontrolli i grekomanëve dhe francezëve ishte tepër i lartë. Koço Kota i kthyer në Korçë në pragun e largimit të ushtrive austro-hungareze nga Shkodra, filloi organizimin dhe grumbullimin e korçarëve rreth vetes dhe shumë prej tyre i anëtarësoi apo i bëri simpatizant të organizatës patriotike “Krahu Kombëtar”. Edhe situata në Dibër paraqitej e tensionuar. Një ushtri franceze ardhur nga Manastiri pushtoi Dibrën. Sipas marëveshjes së lidhur me qeverinë jugosllave, francezët me tu larguar nga Dibra, do ja dorëzonin qytetin Jugosllavisë. Për të mbrojtur krahinën e Dibrës, u mblodhën fuqi shqiptare të komanduara nga Isuf Elezi. Ndërkohë, një ushtri serbe vrapoi të hyjë në Shkodër dhe pas disa luftimeve me austriakët hyri në qytet, ku ngriti flamurin e saj. Italianët kishin mbritur edhe ata në dyert e Shkodrës. Konflikti i mundshëm midis italianëve dhe serbëve për të sunduar Shkodrën u zgjidh nga Komanda Aleate dhe qyteti ju dorëzua ushtrisë franceze, e cila erdhi duke marshuar nëpërmjet vijës Gjakovë-Malësi dhe Kosovë-Shalë-Shkodër. Me largimin e austrohungarezëve dhe ardhjen e francezëve, situata qeverisëse në Shkodër ndryshoi. Në kushtet e reja, organizata “Krahu Kombëtar” u shfaq me emërin “Komiteti Kosovës” dhe kryesohej nga Hoxha Kadri Prishtina. Krahu Kombëtar i kërkoi komandës franceze, organizimin e një Kuvendi  për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por sipas Sejfi Vllamasit,  koloneli francez Sardi de Fourtou nuk lejoi mbledhjen e një kongresi në Shkodër. Pas refuzimit francez, Fejzi Alizoti, Luigj Gurakuqi, Avni Dabulla e Preng Pasha, u nisën për në Lesh, e cila ishte zonë e okupuar nga ushtritë italiane, për të realizuar mbledhjen e kongresit në qytetin e Leshës. Por edhe italianët e refuzuan kërkesën e tyre.

Qeverisja e Shqipërisë nga “Komanda Ushtarake Italiane”.

Pas largimit të Austro-Hungarisë, vëndi qe i pushtuar nga italianët, me përjashtim të Korçës dhe Shkodrës, që kontrolloheshin nga francezët. Ndërkohë u hapën zëra për shpërbërjen e Shqipërisë në favor të Greqisë dhe Jugosllavisë. Për normalizimin e kësaj situate, në 1 nëntor 1918, Myfit Libohova i kërkoi komandës italiane në Shqipëri, të lejonte ngritjen e një qeverie shqiptare nën përkrahjen e Italisë. Ministri i jashtëm i Italisë, Sonino, kërkoi të thireshin në Romë Turhan Pasha, Myfit Libohova dhe Mihal Turtulli për të biseduar për krijimin e një qeverie të re shqiptare nën ndikimin e tyre. Mehmet Konica dhe Myfit Libohova, pas kthimit në Shqipëri nga takimi në Romë me qeverinë italiane, e thirrën Kongresin në Durrës që ishte ende kryeqytet i Shqipërisë. Më 25 dhjetor 1918 u krijua qeveria shqiptare e kryesuar nga Turhan Pasha.

Konferenca e Paqes dhe fati i Shqipërisë

Pak ditë pas formimit të qeverisë së re shqiptare, në fillim të janarit 1919, mori rrugën për në Romë ish-kryeministri shqiptar Ismail Qemali, i cilësuar për politikën italiane si anti-italian. Sapo hyri në tokën italiane, Profeti i shqiptarëve, u prek nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të mbërijë në Romë. Vdekja e tij e papritur, e ardhur pas kongresit të zhvilluar në Durrës, përhapi dyshime se mund të ishte helmuar. Mosmarëveshjet politike të patriotëve shqiptar dhe qëndrimet armiqësore midis tyre në përzgjedhjen e aleatëve, kishin krijuar terenin e përshtatshëm për fqinjin tonë jugor lidhur me pretendimet e tij ndaj teritoreve të cunguara shqiptare në vitin 1913.  Si pasojë, në “Konferencën e Paqes” që po zhvillohej në Paris, qysh nga 12 shkurti 1919, ishte diskutuar problemi grek, që kishte të bënte me synimet e hershme të tyre mbi Shqipërinë Jugore. Një komision i posaçëm nisi të shqyrtonte kërkesat greke.

Komiteti i Shpëtimit Kombëtar

Rreziku që vinte nga fqinji jugor, diktoi nevojën e organizimit të popullit për mbrojtjen e kufijve të cunguar etnik dhe historik nga sulmet pushtuese të forcave ushtarake greke. Në shkurt të vitit 1919, u formuan në Berat dhe në disa qytete të tjera të kësaj prefekture “Komitete të Shpëtimit Kombëtar”. Koço Kota bënte pjesë në radhët e intelektualëve beratas dhe ishte një nga inisiatorët e krijimit të tyre. Komitetet e Shpëtimit Kombëtar, morrën përsipër misionin e organizimit të forcave vullnetare popullore brenda Shqipërisë dhe bashkëveprimin e veprimeve të tyre, me inisiativat politike të patriotëve shqiptar, që vepronin pranë kryeqyteteve të Fuqive të Mëdha dhe në sallonet diplomatike në Konferencën e Paqes që po zhvillohej në Paris. Komitetet e Shpëtimit Kombëtar, krijuan lidhje me Shoqëritë Atdhetare në Korçë, Bukuresht, Sofje, Aleksandri, Amerikë dhe kudo ku kishte shqiptar, për të ngritur dhe bashkuar zërin në mbrojtje të kufijve të cunguar etnik të Shqipërisë. Për realizimin e këtij qëllimi, dr.Koço Kotta në fillim të shkurtit 1919 shkoi në Korçë për të krijuar lidhjet e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar të Beratit me Shoqëritë Atdhetare të Korçës drejtuar nga Sotir Kotta dhe të Aleksandrisë në Egjipt drejtuar nga Llambi N.Kotta.

Amerikanët: Shqipëria e aftë për vetqeverisje

Për të qartësuar situatën lidhur me pretendimet greke mbi Shqipërinë, Presidenti amerikan Ëilson emëron konsullin e SHBA në Torino, Josef Haven, si delegat për të bërë hetimet e nevojshme në Shqipëri. Qeveria e Turhan Pashës dhe Komanda ushtarake italiane e mirëpritën ardhjen e tij dhe i vunë në dispozicion gjithçka mundën për mbarëvajtjen e misionit që konsulli kishte marë përsipër. Konsulli qëndroi disa ditë në Vlorë. Në shtëpi të Ali Asllanit, ai bisedoi me Qazim Kokoshin. Në takim morrën pjesë edhe gratë vlonjate. Konsulli Haven konstatoi i kënaqur që jo vetëm burrat por edhe gratë që mbanin kostume popullore shqiptare, u fjalosën me të, në gjuhën shqipe. Qazim Kokoshi i parashtroi konsullit amerikan, se shqiptarët dhe vlonjatët nuk pranojnë asnjë dominim Italian.   Pas Vlorës, në të gjitha krahinat e Jugut të Shqipërisë, ku konsulli udhëtoi dhe i shkeli fshat më fshat, konstatoi se popullsia autoktone ishte shqiptare dhe fliste vetëm në gjuhën shqipe. Në Tepelenë, n/prefekti Qazim Koculi, kishte mbledhur të gjithë fshatarët me kostume popullore shqiptare, të cilët demostruan për çështjen shqipatre dhe shprehën simpatinë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Gjirokastër komisioni i drejtuar nga Thoma Papapano dhe Jorgji Meksi, kishin organizuar një pritje të nxehtë. Populli i veshur me kostume popullore shqiptare, i lutej konsullit ti transmetonte presidentit amerikan Ëillson, se dëshira e shqiptarëve është që të jetojnë më vehte si kombet e tjerë.  Në Përmet pritja e organizuar nga patriotët Dhimitër Kacimbro dhe Koço Tasi, u bë më madhështore dhe populli i kërkoi konsullit që ti jepej Shqipërisë vetqeverim i plotë. Pritje madhështore u organizuan edhe nga populli shqiptar në Leskovik e Kolonjë. Pas këtij udhëtimi, konsulli amerikan Josef Haven i tha Mborjes: “Pretendimet greke janë krejt të kota”. Në zonën franceze të pushtimit, konsulli Josef Haven e filloi inspektimin nga Korça, ku qëndroi tre ditë. Autoritetet franceze të pushtimit, kishin ndaluar çdo manifestim popullor në favor të çështjes shqiptare. Korçarët, midis të cilëve kishte edhe nga ata që kishin qenë në amerikë dhe e flisnin mirë gjuhën amerikane, u paraqitën me shumë përfaqësi dhe kërkuan pavarësinë e Shqipërisë me të gjitha kufitë e saj, duke shfaqur edhe simpatinë e tyre të veçantë për Amerikën. Në vijim të misionit të tij, konsulli amerikan shkoi në Pogradec, ku nga takimi me major Mortier, u entuziazmua nga vlerësimi që ai kishte për shqiptarët. Mortier u shpreh kundra grekëve, serbëve dhe italianëve dhe kundra politikës franceze që i përkrahte ata. Pas Pogradecit, Konsulli amerikan Josef Haven shkoi në Delvinë, ku u prit nga n/prefekti Leonidha Frashëri, një nga patriotët më të dalluar shqiptar. Edhe këtu kërkesat e popullit ishin për pavarësinë e Shqipërisë. Në fshatin Himarë, u shfaqën disa persona për protektoratin Italian, ndërsa në Vuno populli i kryesuar nga vëllai i Spiro Kolekës, kërkoi me këmbëngulje vetqeverimin e plotë të Shqipërisë. Mbas disa ditësh konsulli amerikan Josef Haven, i shoqërua nga Tefik Mborja, inspekton Durrësin, Tiranën, Shkodrën dhe Krujën. Nga Kruja konsulli amerikan Erikson u kthye në Vlorë. Misioni i tij kishte përfunduar. Në raportin që përpiloi dhe ja dërgoi presidentit Ëillson, konsulli Josef Haven çfaqi mendimin që: “Shqipëria është një vend që qeveriset vetë, sepse i ka të gjitha elementet e duhura që i nevojitet për vetqeverim”.

 Memorandumi i Aleksandrisë dhe Memorandumi i Beratit

Qëndrimi i Presidentit amerikan Ëilson lidhur me pretendimet greke mbi Shqipërinë, dhe deklarimi i tij që “shqipëtarë janë të aftë për vetqeverisje”, nxitën besimin e popullit shqiptar tek politika proshqiptare Amerikane. Patriotët shqiptar në pragun e mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris, hartuan dhe paraqitën para Fuqive të Mëdha dy dokumenta historike të asaj periudhe: Memorandumi i Aleksandrisë dhe Memorandumi i Korçës.  Nisur nga rëndësia historike dhe përmbajtja atdhetare e dy Memorandumeve, dokumentat po i citojmë të plotë.

MEMORANDUMI  ALEKSANDRISË

Shqipëria Natyrale

Adresuar: Konferencës Paqes në Paris !

Konferenca e Paqes, nuk i përfilli kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar, për të ruajtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të shtetit shqiptar dhe për të rishikuar kufijtë në favor të tij, duke përfshirë brenda tyre ato territore shqiptare që ishin shkëputur më 1878 e 1913.

Memorandumi i Aleksandrisë u pregatit në Kajro nga N.Kasneci e A.Zako Çajupi. Më 8 dhjetor 1918, Komisioni i zgjedhur nga Mbledhja P.Shoqërive Shqiptare të Egjiptit,  anëtar i të cilit ishte edhe Llambi N.Kotta, i mbledhur në shtëpinë e Filip Shirokës, e miratoi tekstin dhe e firmosi memorandumin. Memorandumi, i hartuar në favor dhe interes të mbrojtjes së të drejtave të shtetit shqiptar të pavarur dhe Sovran, nga ambiciet dhe synimet antishqiptare që shtetet shoviniste fqinje i kishin paraqitur Konferencës së Paqes, iu dërgua ambasadorëve të Shteteve Aleate, Anglisë, Francës, Italisë dhe SHBA me seli në Kajro, me lutjen që  ta dërgojë secili në Ministritë e Punëve të Jashtme të shteteve që përfaqësojnë dhe kësisoj të arijë në duart e delegatëve të tyre në Konferencën e Paqes. Krahas Memorandumit, Komisioni hartoi edhe telegrame, që ju dërguan: Presidentit të SHBA z. U. Uillson;  Ministrave të Punëve të Jashtme të Francës, Anglisë, Italisë e SHBA;  Shoqërisë “Vatra” në Amerikë, Shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër;  z.Mehmet bej Konitza në Londër, Pandeli Cale në Lozanë, Pandeli Evangjeli në Bukuresht, Kol Rodhe dhe Tefik Mborja në Romë, Kristo Luarasi në Sofje, Sotir Kotta në Korçë; filo-shqiptarëve Herbet në Londër, Miss Durham në Boston dhe Nerve në Paris. Dy anëtar të komisionit, Llambi N.Kotta e Leonidha Naçi shkuan në Skënderie për tu marrë vesh me vëllezërit shqiptar të atjeshëm.

 

MEMORANDUMI  BERATIT

Shqipëria nën Mandatin Amerikan

Adresuar: Shkëlqesisë së tyre Komandos Franceze në Shkodër !

Mbas punëvet të Gjirokastrës, të cilat u pregatitën e u bënë vetëm prej Mufid beut, jashtë dëshirës e mendimit të popullit, duke u bashkuar me vendimin e fundit të Guvernës Provizore në Durrës, e cila kundërshtoi rreptësisht protektionin Italian në Shqipërinë e lirë, e shohim të arësyshme edhe ne populli i Beratit të çfaqim pranë Shkelqesisë s’Uaj ndjenjat atdhetare, duke Ju lutur të kini mirësinë e të ia paraqitni Qeverisë Madhështore e Mirdashëse, kërkesat e popullit të qarkut të këtushëm. Me këtë rast shpresoim se do të pranoni nderimet e të përzemërta e të qiruara:

I-Populli shqiptar duke u mbështetur në parimet kombëtare qi u vunë në veprim, dëshiroi t’i njihen të drejtat e tij qi ka, për të rojtur në sinisië Ballkane i lirë e indepandant, pranoi nji qeveri provizore e dërgoi delegate të posaçëm në Konferencë të Paqes, vetëm për të mprojtur indepadancën e plotë e tërsiën toksore të Shqiprisë me kufit e sajë etnografike e kombëtare.

II-Delegatët shqiptarë qi u dërguen në Konferencë të Paqes, kanë në dorën e tyre nji program të nënshkruar e të pëlqyer prej të gjith antarëve të qeveris së Durrësit, qi ky program tregonë kompetencën e tyre dhe e përfytëron idealain e kombit shqiptar, qi ka për independencën të papërkufizuar për vendin e tië.

III- Në kioftë se shtetet e mëdhenj qi po mëshirokan për liriën e popujve të vegjël, e sidomos për ne shqiptarët qi jemi populli ma i vjetër e ma i famshëm dhe mjerisht më i piklluar e më i përgjunjëzuar i Europës; nuk mundet ti pushojnë intrigat e Ballkanit dhe në e shohin të domosdoshme qi shteti shqiptar të mbetet nën mandate të nji Guvernes së madhe, atëherë nadëshirojëm mandatin amerikan, qi kështu të mundim të sigurojëm e t’i apim nji frymë kombëtare zhvillimit e lulëzimit të vendit tonë. Shtojëm se ket deshirë e vërtetojën edhe dokumentat qi janë dhanë konsulit amerikan qi shetiti Shqipërinë.

 Nenshkruesit e Memorandumit

Paria e Prefekturës Berat

Nëshkrue:

1-Hekur be Vrioni:             Kryepari i Katundariës

2-Zarif Aga Haznatari:       Kryetar i klubit “ B A S H K I M ”

3-Fevzi Ruli:                      Advokat

4-Themistokli Kassapi:      Notablë i krishter

5-Kostaq (Koço) Kota:       Inspektori i Arrësimit

6-Salih Gjuka:                     Direktori Arsimit

7-Adem  Shehu:                  Sekretari i Arësimit

8-Islam be Vrioni:               Notabël muhamedan

9-Melek be Frashëri:           Kapitanë,

10-Xhevdet Mehqemea:      Advokat

11-Zejnel be Prodani:          Notabël

12-Teki be Selenica:            Notabël

13-Zoj  Tonçi:                     Tregtar

14-Todi  Naska:                   Nëpunës  drejtësie

15-Bektash H.Berberi:        Zanatli

16-Gaqe papa Zaharia:        Direktori i Kancelarisë së Prefekturës

17-Emrullah Psarizi:           Sekretari i Perlimentares

18-Hajredin Kuçi:               Notabël

19-Andon Capo:                 Tregtar

20-Hysni aga Kafasi:          Këshilltari i Perlimtares

21-Nuri Osman Smundja:   Sekretari i Drejtësisë.

Nji kopje për Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.

 

Nënshkrue Fevzi Ruli  d.v.

Berat 30.04.1919

Filed Under: Histori Tagged With: 97 VJETORI, Hrallamb Kota, I MEMORANDUMIT TË BERATIT

1946 – DOSJA NR. 852…- “ÇILJA DEREN ATIJ QË TROKET !”

April 22, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

   Ne Foto: Don Injac GJOKA (1918 – 1979)/  (Portreti punue me laps, nga F.Radovani, 1993)

1946 – DOSJA NR. 852…/

■Mësuesi Don Alfons Tracki krenohej me nxanësit Shqiptarë, ndersa nxanësit e Tij, me veprat e veta nderonin Mësuesin, Edukatorin e Martirin e Kishës së Shqipnisë, Trackin!

Një rresht Martirësh të Trackit ishin Ata, që ngritën Permendoren e Tij në Shqipni, po edhe në Breslau, qytetin e Tij të dashtun që e sakrifikoi per Atdheun e Dytë Shqipni.

■Një nder Martirët e Shkodres së vjeter, që jetoi dhe punoi nen shembullin e Mësuesit të vet, ishte edhe Don Injac Gjoka, jetim pa prind në moshë të vogel dhe me një gjendje të pakandshme shndetsore, që nuk Ju nda gjithë jeten. U emnue në Bogë, po 1944, e gjeti në Mazrrek, ku mbas Janarit 1945 i kerkoi streh Mësuesi i vet Tracki dhe Ndoc Jakova, të dy të larguem dhe të kerkuem nga ardhja e brigadave shfarosëse partizane në Veri.

■Me 21 Mars 1946, plot 70 vjetë perpara arrestohet dhe torturohet si pak kush nga forcat e kriminale të Ndjekjes, të etëshme per Gjak Meshtarësh Katolik Shqiptarë. Ishte njëfarë togerit Bashkim Kasoruho, që kishte marrë përsiper me zbatue porosinë jugosllave:

“… Të zhdukni Shllakun, dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M.

■Nga hetimet e bame nder muejt e parë të vitit 1945, të cilat shenohen me mjaft detaje në Dosjen nr. 852, dhe që asht nder dosjet e plota (të pakta të Arkivit Min. Mbrendshme në Tiranë), që kam lexue me kujdes në vitin 1998, mbasi jo vetem kam njoh Don Injacin, po kujtimet e Figurës së Tij si model i persosun i një Kleriku që të lente mbresa vetem me paraqitjen e Tij, shikimin dhe pervujtninë Shpirtnore që e karakterizonte, po Ajo që më ka ba pershtypje ishte qendresa e pashoqe e Tij, perballë torturave e urisë së pashoqe që Don Injac Gjoken, e ka ndjekë deri në diten e vdekjes, me 12 Nandor 1979…

■Kleriku Don Injac Gjoka, jo vetem pranon strehimin e Don Alfonsit në qelen e vet, po ajo që zemron tejmase hetuesin e Tij, asht “mbrojtja që Don Injaci i ban Mësuesit të vet, tue vue në dukje punen baritore dhe kulturore që Tracki, ka ba nder fshatrat e humbuna të Velipojës, po edhe ndihmesen e Trackit nder komandat gjermane, per me evitue çdo vrasje apo shfarosje gjermane ndaj “partizanëve” që, rrezikonin fshatrat Shqiptare… me veprat e tyne shpesh të qellimta, per me vazhdue si në Jug “luftën civile partizane”.

■Don Injac Gjoka dënohet me 8 vjetë burg, në bazë të ligjit nr. 21, datë 15 Dhjetor 1944, Neni 1, per strehuesit e kriminelëve të “luftës”, gjithmonë me shpresë se vdes shpejtë.

1967…

■Viti i zi i pranverës së 1967, apo i t’ ashtuquejtunit “Revolucion Kulturor i tipit kinez”, kishte trokitë pothuej nder të gjitha dyert’ e Klerikëve Katolik Shqiptar, dhe pothuej të gjithë paperjashtim i kishin dhanë një pergjegje diktatorit ideator të “Revolucionit”, tue ua percjellë qendrimin e vet burrnorë, me skilen anadollake Ramiz Alia, një nga ata që zbatuen me perpikni vendimet e terroristit Enver Hoxha, kunder Klerit Katolik.

■Komiteti i PPSh së Shkodres, kishte ngarkue edhe ai disa mbeturina të mbetuna që nga koha e Haxhi Qamilit, po që me veprimet e veta nuk i lane asgja mangut atij, tue pasë gjithnjë busullen e tyne drejtuese “shokun” Ramiz, i cili ato ditë flinte e zgjohej sa tek drejtori i Institutit Pedagogjik Mihajl Prifti, sa tek Jup Kastrati, apo tek Xhemal Dini dhe Musa Kraja, që kishin marrë në duertë e veta edhe drejtimin e Degës së Mbrendshme në Shkoder, ku kriminelët Feqorr Shehu, Xheudet Miloti, Kasem Troshani, Ali Xhunga, Shyqyri Qoku, Dhimiter Shkodrani, dhe kuadrot Faik Minarolli, Sheuqet Muçi, etj., zbatonin me perpikmeni arrestimet, kontrollet e bibliotekave, të Kishave dhe qelave të Klerikëve Katolik, tue i shpronsue, shtetizue dhe plaçkitë deri tek qylymat e dhomave.

Nder thirrjet e para antikatolike per “Revolucionin Kultural” u arrestue At Gegë Lumaj, ashtusi, në 1945 kur Prekë Cali, u rrethue nga forcat partizane e jugosllave në Selcë…

U vazhdue me Don Mark Hasin, At Pjeter Mëshkallen, në Institutin Pedagogjik, ndersa ■Don Injac Gjoka, u thirr në Shtëpinë e Pionjerit të qytetit, në qender të Serreqit, krejt perballë Kishës Katedrale e mbulueme me “Fletë – Rrufe” dhe e dyllosun… Ishte ulë në një stol dhe po priste fillimin e mbledhjes, po si gjithmonë krenar dhe i paperkulun.

■Nuk priti shumë, dhe Don Injaci filloi Ai para drejtuesit të mbledhjes pyetjet e veta: Pse më keni kerkue në këte mbledhje? – Pergjigju, i tha drejtuesi, Pse kryeni sherbime Fetare ju Don Injac, kur e dini që nuk duhet ?

– Don Injaci, i tha: Perëndia më ka caktue me kenë Misionar i Fesë, si doktori i mirë që nuk ngurron me mjekue, ashtu edhe Misioni em më kerkon me kenë Doktor i Shpirtit per ata që m’ kerkojnë ndihmë! “Çilja deren atij që troket!” ka thanë Krishti. Edhe unë, do t’ Ua çili! Këte ua kam thanë edhe kur ishe në burg, këte po ua tham prap! Unë jam e kam me kenë i vendosun deri në vdekje!” Mbledhjen Don Injaci e mbylli me këto fjalë:

– “I vorfen kam le, i vorfen jam e, i vorfen due të vdes, due T’i perngjas Krishtit!”

(Nga proces – verbali i mbledhjes, i ruejtun dhe i publikuem nga Dr. Pjeter Pepa. 2004)

■Ashtusi vendosi, ashtu e mbylli jeten e vet!

■Në darkë, si pernatë, u drejtue nga furra ku kishte vendin e fjetjes, mbrenda furrës, aty vazhdoj lutjet e veta, po jo, si i “vorfen në Shpirtë”, po si nder ma të dijtunit dhe ma të pasunit e Kishës Katolike në Shqipni! Ky ishte Martiri Don Injac Gjoka!

■As sot, as kurrë, nuk ka nderim ma të Madh, se me u rreshtue me Martirët e Mëdhej të Kishës Katolike në Shqipni, Martirizue prej Gjenodit komunist të viteve 1944 – 1991.

Melbourne, Prill 2016.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 1946 – DOSJA NR. 852...- “ÇILJA DEREN, ATIJ QË TROKET !”, Fritz radovani

JU QOFTË I LEHTË DHE`U I KOSOVËS!

April 21, 2016 by dgreca

Përkujtim i përvjetorit të martirit Sali  Mujaj/
NGA RAMIZ MUJAJ/ New York/

 Në vitin 1999, në muajt e dimrit në acarin më të madh, forcat  paramilitare serbo çetnike dhe pjestarë Cerrno Gor, e fshinë përpara popullatën e komunës së Pejës.  Në atë golgotë ishin edhe babai, nëna ime, familjarët si dhe farefisi im,që shkuan duarthatë nga qyteti i Pejës.Të gjithë pa përjashtim, pleqtë, gratë, e fëmijët, dhe të sëmurëve ju desh që ti lëshonin shtëpitë dhe të dilnin nxitimthi sipas urdhrit të paramilitarëve.Dikush përpiqej që të merrte në shpejtësi ndonjë ndonjë veshje, dikush diç tjetër, pa e ditur ose pa e menduar fare se përsëri do të kontrolloheshin apo do të plaçkiteshin e keqtrajtoheshin, i madh e i vogël.Ishte një tmerr i vërtetë. Deri në tentim vrasje e vrasje, paramilitarët kanë vendosur tytat e automatikve tek kokat e popullatës për të dhënë detyrueshëm çdo metelik e bizhuteri  që kishin.  Paramilitarët Serbë me paramendim terrorizonin qytetarët në atë acar.Rrugës së gjatë dhe në borë të madhe ja mësynin kufirit të Malit të zi nëpër bjeshkët më të rrepishme të kufirit në marsin e acartë  të vitit 1999; të gjithë në këmbë dhe të pa paisur fare me rrobat e dimrit. Ndër ata ishte dhe axha im i moshuar dhe i sëmurë rëndë, Sali Rrustem Mujaj me gjithë familje.

Sali Mujaj Salihi, gati thuaj i palëvizshëm, i sëmurë rëndë, duhej ta merrte atë rrugë të golgotës shqiptare mu në mes të acarit të tmerrshëm dhe grykëve të pushkëve e britmat deri në ulurimë të paramilitarëve. Falë familjarëvë të vet, dhe posaçërisht djalit të tij Binak Mujaj, meqenëse edhe ai ishte hall lig, me vuajtje të mbijetesës, që në gjendje që babain e vet ta mbarte mbi supet e veta në atë acar dhe borë të madhe  gati për më shumë se 50 kilometra rrugëtim. Binaku ishte moshatari im, kushëriri im, dhe kolegu im, me të cilin jam rritur bashkë si të ishim vëllezër .
Mbëritën në Rozhajë dhe aty shumica e refugjatve gjetën strehim tek të afërmit, vëllezër në qytet dhe nëpër fshatra si Buxhov, Dacaj e qytet. Pastaj disa nga refugjatët shkuan për në Shkodër në Shqipëri, mirëpo familja e Salihut u vendos në Ulqin. Këtu nuk shkuan shumë ditë dhe axha im, Salihu i sëmurë, vdiq nga mundimi i udhëtimit aty dhe qe vorrosur.

Në vitin 2004, unë isha i kthyer nga Amerika në vendin tim (vendëlindje),duke menduar se ishte koha  të kthehesha përgjithmon.Pasi që kishte mbaruar lufta mendova se çdo gjë do ishte në rregull dhe jeta do të vazhdonte normalisht, popullata do të mjekonte plagët e trupit dhe të shpirtit, do të bashkoheshin me të humburit e luftës, do te rindërtoheshin shtëpitë e djegura dhe gjithçka do të ecte normalisht. U ktheva me familje dhe me mjete, por nuk më doli ashtu.Kishte qenë zhgënjim total kësaj rradhe (no koment). Një ditë më takoi Binaku, që kishte qen’ si vëllau im, dhe më tha: – Si tja bëj, kushëri? Më jep një mendim; eshtrate e babait kam frikë se do të mbesin në Ulqin.

Unë e këshillova siç ma tha shpirti:-Binak vëlla, ti duhesh të bësh ç’është e mundur që eshtrat e babës ti bartësh në Kosovë dhe ti varrosësh në vendlindje,në Rugovë.Unë do të ndihmoj me të gjithë mundësitë e mia.

Ashtu dhe u bë.

Binaku me shumë vuajtje dhe keqtrajtime, me shumë mundime nëpër burokracitë Malazeze, mundi ti sjellë eshtrat e babait të vet në vendlindje dhe i varrosëm me dinjitet në vendlindje, duke pasur pranë solidaritetin  e  vendasve dhe fshatarëve të katundit Dukaj, ish Dukaive e Rugovë.

Tani unë e ndjej një obligim më pak në shpirtin tim që pata një mundësi ndihmese për martirin bashkë me Binakun dhe farefisin tim. Eshtrat e axhës tim u prehën në tokën e Kosovës, në Rugovë, pranë varreve të të parëve tanë.  Unë me këtë rast përkujtimi, shpreh ndjenjat e dhimbjet për Axhën tim martir po dhe për Binakun, që kishte qenë pothuajse vëlla imi dhe ai, tani i ndjerë .

Ju jetuat me nder dhe vdiqët me nder. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire, që aq shumë e deshët, babë e bir, Sali dhe Binak Mujaj.

 

Filed Under: Histori Tagged With: i përvjetorit të martirit, perkujtim, Ramiz Mujaj, Sali Mujaj

1919- “Lufta” mes “Vatrës” dhe Lobit grek mbi numrin e shqiptarëve në Amerikë

April 21, 2016 by dgreca

Gazeta amerikane New York Herald – ka botuar dokumenta të rralla që flasin mbi numërin e shqiptarëve në Amerikë/

“Lufta” mes Vatrës, dhe Lobit grek në Amerikë, simbas dokumentave të asaj kohe në për përpjekje të mëdha, të grekërve për të minimizuar numrin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, një shekull më parë/

Nga Beqir SINA/

ELLIS ISLAND NEW YORK : Në një shkrim të saj, New York Herald – njëra prej gazetave më mëdha në Shtetet e Bashkuara, kryeqendrës së emigrantëve të asaj kohe, New Yorkut, me anë të një shkrimi – tregon se si “luftonin” atëhere emigrantët e parë shqiptarë të paktë në numbër, me emigrantët e shumtë në numbër, nga Greqia në Amerikë.
Përplasjet, sipas këtij shkrimi të gazetës më të shitur dhe më të lexuar të kohës, New York Herald – ishin rreth numërit të emigrantëve shqiptarë, që po vinin aso kohë në Amerikë, për një jetë më të mirë, sidomos para Luftës së Parë Botërore, kur shqiptarët, nga Jugu i Shqipërisë, më së shumëti ia mësynë “Tokës së Premtuar”.
Nuk ishte kjo ndonjë përplasje verbale, por një përplasje mediatike dhe në disatancë, ku emingrantët, shqiptarë nxirrnin në pah sipas tyre numrin e shqiptarëve, që sapo kishin mbrritur, atëhere në Amerikë, kryesisht me anije që u merrte më shumë se një muaj për të ardhur në Amerikë.
Grekërit, që e kishin ardhur më parë se Shqiptarët, dhe e “kishin gjetur Amerikën”, paksa më parë se shqiptarët, me të gjitha mënyrat bënin përpjekjet e tyre, për t’a ulur sa më shumë numërin e shqiptarëve, duke shfrytëzuar shtypin amerikan të asaj kohe.
Madje qysh në atë kohë, emigrantët grek, të nxitur edhe nga qarqet shoviniste, në Greqi, kërkonin me anë të propogandës së kohës aneksimin e Jugut të Shqipërisë, duke e ulur numrin e emigrantëve shqiptarëve, dhe shtuar numërin e emigrantëve Grekë në Amerikë.Sipas tyre, thuhet se Lobi grek, i cili është i pari i krijuar në SHBA, pretendonin se të gjithë emigrantët, që vinin në Amerikë, dhe ishin me prejardhje nga zonat e Jugut të Shqipërisë, ishin Vorio – Epiriotë, dhe ata duhej të regjistroheshin si grekë.
Kështu, ata jo vetëm që po minimizonin në mënyrë të tmerrshme numrin e emigrantëve shqiptarë, në Amerikë, por ata hapnin edhe orekset e tyre të vjetra për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, me atë që edhe sot ata pretendojnë se është Vorio Epirë.
Më 1 prill 1919 gazeta tribunë në SHBA, New York Herald, gazeta e New Yorkut, thuhet se do të postonte një telegram të atdhetarit korçar Kol Tromara shkruar nga Bostoni dhe i drejtohej Mehmet Konices në Paris gjatë zhvillimeve të Konferencës së Paqes, në emër komunitetit Shqipëtaro Amerkan, të asaj kohe, ku i tregonte disa Fakte historike nga: Diaspora e vjetër Shqipëtaro – Amerikane, e cila ishte atëhere si një “bebe” e vogël, për nga numëri, krahasur me diasporën greke, të cilin kishin krijuar edhe Lobin Grek , dhe Diasporën greke në SHBA.
Në vitin 1910, grëkëri e Amerikës, pretendonin se numëri i shqiptarëve që kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara, nuk i kalonte simbas tyre të 2235, dhe këta asnjeri nuk kishte marrë gratë e tyre me vete , për tu “shtuar”, simbas tyre.
Çka nuk u jepte përparsi atyre të “shtoheshin” duke rritur numrin e tyre, në Krubet, siç thirrej atëhere emigrimi i shqiptarëve.Por, Shoqata Vatra, e sapo krijuar, kur sapo kishte mbushur shtatë vjeç e po rritej, në regjistrimin e sajë më vonë, shkroi në New York Herald se në Amerikë, kishte ne vitet 1919 rreth 70.000 Shqiptar, kurbetaqarë, që kishin hyrë në Amerikë, me anije nga Bostoni dhe New Yorku.
Aty theksohej se megjithëse një numër i madh prej tyre kishin hyrë me pashaporta të shteteve si Greqia dhe Turqia, por ishin shqiptar që flisnin vetëm shqip, gjuhën e nënës, por ishin regjistrur si grekë apo turq për çështje të dokumentave të emigrimit, mbasi shteti Shqiptar, ende nuk ishte profilizuar si Greqia dhe Turqia.
Një fakt si shkruan New York Herald, në atë periudhë, si shtetas turq për periudhën 1912-1919 ishin regjistruar 5188 shqiptarë, që flisnin vetëm shqip, dhe nuk dinin gjuhë tjetër.
Vatra, shkrunate në New York Herald duke i bërë me dije popullit Amerikan, se gjithashtu prej masakrave greke ne Jug të Shqipërisë, në vitet 1912-1914 deri në 1918 kishte, një numër të madh Shqipëtarësh, të cilët po iknin për t’i shpëtuar dhunës së shtetit të athershëm Grek, kundër shqipëtarëve, në orekset e tyre shoviniste për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.
Ishte koha kur në Paris zhvillonte punimet Konferenca e Paqes dhe shqipetarët e Amerikës bënë përpjekje titanike për mbrojtjen e interesave kombëtare si dhe ruajtjen e territoreve Shqipëtare, nga fqinjë grabitqarë, ku….në rrezikë ishin qytetet e Jugut të Shqipërisë, për t’u gllabëruar nga shteti fqinjë grek, sidomos Korça, Kolonja, Përmeti, Gjirokastra, dhe Saranda dhe që ishin në luftë për jetë a vdekje, se kujt do t’i takonin Shqipëtareve a grekëve !
Në një editorial të saj New York Herald i përgjigjet lexuesve të saj, se “Ne jemi të akuzuar, se me një shkrim me autorë Lobin grek në Amerikë, për përpjekje për të minimizuar numrin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara,” kemi disinformuar opoininin Amerikan, pra lexuesin e shumtë të gazetës New York Herald.
Andaj jemi të “detyruar” të botojmë, shkruan New York Herald , edhe faktet e dërguar në atë kohë nga Federata PanShqiptare e Amerikës Vatra, e cila pretendon , gjithmonë simpas saj :”Në të gjitha memorandumet e saj të cilat kanë ardhur në vëmendjen tonë, thotë se numri i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara është nga 60.000 në 70.000”.
Ata, shkruan kjo gazetë, kanë një dokument nga zotëri Cosat Chekrezi, redaktor i librit “Shqipëria”, i cili thotë se numri i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara është mbi 40.000 qysh në 1914-tën.
Z. Chekrezi, ishte në atë kohë një oficer ekzekutiv i Federatës së Shqiptare Vatra në Amerikë, shkruan New York Herald.
Mirëpo, diaspora greke , i është kundërpërgjigjur me një shkrim tjetër, ku ata pretendojnë se shifrat e dhëna nga Federata Shqiptare Vatra, si dhe nga z Cerkezi, janë të ekzagjeruar së bashku, simbas tyre, në bazë deklaratën mbi informacionit zyrtar:
Madje lobi grek ka botuar në New York Herald një “Census” Regjistrimi i 1910, në deklarimin e numrit të të huajve në vend, i cili jep vetëm 2235, shqiptarë. Deke e pranuar edhe vetë se regjistrimi është marrë mbi bazën e dokumentave e jo mbi bazën e gjuhës amtare.
New York Herald , shkruan se ne kemi bërë studime dhe e dimë se gjuha Shqipe, është praktikisht ajo që flitet nga të gjithë Epiriotët e Veriut, të cilët përdorin “palois” gjuhën shqipe si gjuhë amtare. Është, pra, jo unike që shumë Epiriots, “grekë” janë të përfshirë edhe në numërin 2,235, dhe që raportohet të përbëjnë shtetësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara në vitin 1910.
Regjistrimi i i emigrantëve shqiptarë simbas studimit të New York Herald , thuhet se nga Zyra e Emigracionit ka të dhëna të nacionalitetit shqiptar që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara, ka filluar të mbaj regjsitrim qysh nga 1910.
Kurse, Federata Vatra Shqiptare, në shkrimin e saj për New York Herald ka dërguar fakte nga një memorandumin e saj, të mbajtur në atë periudhë në shqyrtim, ku shpjegon mungesën e saktësisë, në përcaktimin e shtetësisë shqiptare në të dhënat e Byrosë Emigracionit në SHBA, në këtë mënyrë;
“Numri më i madh i emigrantëve shqiptarë erdhi në Shtetet e Bashkuara që nga pushtimi i Shqipërisë së Jugut, duke përfshirë Epirin e Veriut, nga trupat greke, në vitin 1912, dhe sidomos pas vitit fatal të vitit 1914, kur arratisurit dhe refugjatët arritën në Amerikë.”
“Për më tepër, raporti i Zyrës së Emigracionit të SHBA, në të dhënat e saj nuk ka nënshtetësinë shqiptare, ( por, atë greke dhe truke) shpjegohet lehtë me faktin se autoritetet e emigracionit të listuara, në dokumentat e athershme kan qenë ende me subjektet otomane të Shqipërisë, dhe Greqisë, për të emigruar në Shtetet e Bashkuara. SHBA, nuk kishn pasur asnjë një rast, deri atëhere të njohjes së shtetit të pavarur e Shtetit Shqiptar “
New York Herald , shkruan se :”Me fjalë të tjera, Federata Vatra Shqiptare në Amerikë, pranon se deri në vitin 1910 nuk ka pasur më shumë 2235 shqiptar në Shtetet e Bashkuara, por se kemi një shtesë me 68.000, Shqiptarët, që tashmë kanë hyrë në Amerikë që nga viti 1912, dhe se ata janë “të listuara si subjekte osmane e greke” por që janë shqiptarë që flasin vetëm shqip, mbasi nuk dinë gjuhë tjetër përveçse gjuhën e Nënës së tyre, prej edhe nga kan ardhur në Amerikë.

Filed Under: Histori Tagged With: 1919- "Lufta" mes "Vatrës" dhe Lobit grek mbi numërin e shqiptarëve në Amerikë, New York Herald

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 432
  • 433
  • 434
  • 435
  • 436
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT