• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“I Have A Dream”- Amerikanët nderojnë Martin Luther Kingun

January 18, 2016 by dgreca

Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet dita e Martin Luther Kingut, një festë kombëtare e caktuar për të kujtuar ditëlindjen e aktivistit për të drejtat civile Martin Luther King.
Ai mori emër në shkallë kombëtare në vitin 1955 kur udhëhoqi një bojkot të suksesshëm të autobusëve urbanë në Montgomery të Alabamës me kërkesën që të hiqeshin ndasitë racore për pasagjerët. Ai mori një rol qendror në Lëvizjen për të Drejta Civile të viteve 1950 dhe 1960, duke frymëzuar miliona vetë me fjalimin e tij të titulluar “Unë Kam një Ëndërr” gjatë marshimit për të drejta civile në Uashington.
Dr. Martin Luther King u nderua me Çmimin Nobel të Paqes në 1964, në të njëjtin vit kur Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi ligjin për të drejta civile.
Dr. King u qëllua për vdekje më 4 prill 1968 në Memfis të shtetit Tenesi, ku kishte shkuar për të mbështetur një protestë të punonjësve afrikano-amerikanë.
***
Fjalimi i Martin Luther King “I Have A Dream”/Jam i lumtur të jem sot me ju, në atë qe do të mbetet në histori si demonstrata më e madhe për liri në historinë e kombit tonë.
Para njëqind vjetësh, një “amerikan i madh” (Abraham Lincoln E.G), nën hijen simbolike të të cilit qëndrojmë ne sot, nënshkroi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret i rëndësishëm erdhi si një fener që ndriqoi shpresën e miliona skllevërve zezak e cila kishte qenë e dobët në flakët përvëluese të padrejtësisë. Erdhi si një agim dite që i dha fund natës së gjatë të robërisë së tyre.
Por njëqind vjet më vonë, Zezaku ende nuk është i lirë. Njëqind vjet më vonë, jeta e Zezakut është jetë e trishtuar sakate nga prangat e hekurta të ndarjes racore dhe zinxhirët të diskriminimit. Njëqind vjet më vonë Zezaku jeton në një ishtull të varfërisë i rrethuar nga oqeani i madh i mirqenjes materiale. Njëqind vjet më vonë, Zezaku dergjet në qoshet e shoqërisë amerikane dhe e gjenë veten të huaj në vendin e vet. Andaj jemi mbledhur sot këtu për të dramatizuar një gjendje të turpshme.
Ne në një kuptim jemi mbledhur sot në kryeqytetin e kombit tonë për të thyer një çek . Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe Deklaratën e Pavarsisë, ata nënshkruan një premtim në të cilin çdo amerikan do të kishte hise. Ky premtim siguronte që çdo njeri, i zi apo i bardh, do t’i kishte të garantuara “Të drejtat e patjetërsueshme” si Jeta, Lira dhe kërkimi i lumturisë. Është e qartë që sot Amerika e ka shkelur këtë premtim, përderisa qytetarët e saj me ngjyrë janë të shqetësuar. Në vend që ta nderoj këtë obligim të shenjtë, Amerika i ka dhënë popullit zezak një çek të keq. Një çek që na është kthyer me mbishkrimin “Fonde të Pamjaftueshme”.
Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në arkat e mëdha të mundësive që ka ky komb. Dhe kështu ne kemi ardhur sot për ta thyer këtë çek, këtë çek që do na jap sipas kërkesës pasuritë e lirisë dhe mburojën e drejtësisë.
Ne poashtu sot kemi ardhur në këtë vend të shenjtë për t’ia kujtuar Amerikës urgjencën e ashpër të së tanishmës. Kjo nuk është koha e duhur për t’i dhënë vetes luksin e freskimit apo të drogohemi me drogën qetësuese të gradualizmit. Tani është koha e realizimit të premtimeve të Demokracisë. Tani është koha që të dalim nga errësira e luginës së diskriminimit, drejtë rrugës së ndriquar nga rrezet drejtësisë racore. Tani është koha që, nga rëra e padrejtësisë racore, ta ngrisim kombin tonë në një shkëmb të pandashëm të vëllazërisë. Tani është koha që ta kthejmë në realitet drejtësinë, për të gjithë fëmijët e Perëndisë.
Do të jetë fatale për kombin, nëse urgjenca e tanishme nuk merret parasysh. Kjo verë përvëluese e paknaqsisë së Zezakut nuk do të mbarojë deri sa të vije një vjeshtë e lirisë dhe barazisë. 1963 nuk është një fund, por është një fillim. Ata që besuan se Zezaku duhej të shfryhej njëherë e mirë, do të përjetojnë një zgjim të fuqishëm kur kombi t’i kthehet përsëri normales. Dhe nuk do të ketë as pushim as qetësi në Amerikë derisa Zezakut nuk i garantohet e drejta qytetare. Stuhia e revoltës do të vazhdoi të dridhë themelet e kombit tonë drisa të rrezon drita e drejtësisë.
Por ka diqka që më duhet të them për njerëzit e mi, të cilët qëndrojnë në pragun e ngrohtë që çon në pallatin e drejtësisë: Në procesin e kërkimit të vendit tonë të merituar, ne nuk guxojmë ta njollosim veten me fajin e ndonjë vepre të gabuar. Mos t’i shuajmë etjet tona për liri, duke pirë nga kupa e hidhërimit dhe urrejtjes. Ne gjithmonë duhet ta realizojmë përpjekjen tonë në planin e lartë të dinjitetit dhe disiplinës. Ne nuk duhet të lejomë që kreativiteti i jonë i të protestuarit të degjenerohet në dhunë fizike. Vazhdimisht ne duhet të arrijmë cakun madhështorë duke e takuar forcën fizike me forcën shpirtërore.
Militarizmi i mrekullueshëm që ka ngulfatur sot komunitetin Zezak nuk duhet të na çojë në mosbesim ndaj të gjithë njerëzve të bardhë, për shumë nga vëllezërit tonë të bardhë, siq e dëshmon edhe prania e tyre këtu sot, është e kuptueshme se fati i tyre është i lidhur me fatin tonë. Poashtu ata e dijnë se liria e tyre është pazgjidhshmërisht e lidhur me lirinë tonë.
Ne nuk mund të ecim vetëm.
Dhe kur të ecim, të ecim me zotimin se gjithmonë duhet ta vazhdojmë marshin tonë përpara.
Mbrapa nuk mund të kthehemi.
Ka nga ata që i pyesin të devotshmit e të drejtave civile “Kur do të jeni të kënaqur?”. Ne nuk mund të jemi të kënaqur derisa Zezaku është viktimë e tmerreve të papërshkrueshme të brutalitetit policor. Ne nuk mund të jemi të kënaqur, derisa trupat tonë të lodhur nga udhëtimi nuk mund të pushojnë në motelet buzë autostradave dhe hotelet e qyteteve. Ne nuk mund të jemi të kënaqur derisa mundësia e shprënguljes së Zezakut është nga një geto e vogël në një geto më të madhe. Ne kurrë nuk mund të jemi të kënaqur derisa fëmijët tanë janë të zhveshur nga individualiteti i tyre dhe dinjiteti i tyre grabitet nga shenjat “VETËM PËR TË BARDHËT”. Nuk mund të jemi të kënaqur derisa Zezaku nga Mississipi nuk mund ta votoi Zezakun nga New York-u duke besuar se vota e tij nuk sjellë asgjë. Jo jo, nuk jemi të kënaqur, dhe nuk do të jemi të kënaqur derisa “drejtësia të kaloi si një lum, dhe e drejta të buroi si burim i pashtershëm”(fragment biblik Amos 5:24 E.G).
Unë jam i vetëdijshëm që disa prej jush keni ardhur sot këtu të shtyer nga vuajtjet dhe sprovat e mëdha. Disa nga ju keni ardhur të freskët nga qelitë e ngushta të burgjeve. Disa prej jush keni ardhur nga zona ku kërkesa juaj – kërkesa juaj për liri ju la të goditur nga stuhitë e presekutimit dhe të stivosur nga erërat e brutalitetit policor. Ju jeni veteran të vuajtjes së larmishme. Dhe vazhdoni të punoni me besimin se vujtja e pamerituar është e shpagueshme. Kthehuni në shtëpitë tuaja në Mississipi, kthehuni në Alabama, kthehuni në Karolinën e Veriut, kthehuni në Georgia, kthehuni në Louisiana, kthehuni në lagjet e varfëra dhe getot e qyteteve tona veriore, duke e ditur se në njëfarë mënyre kjo situateë do të ndryshojë.
Le të mos zhytemi në luginën e deshpërimit, po ju them sot, miqt e mi.
Sepse edhe kështu i përballur me vështirësitë e së sotmes dhe së nesërmes, unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në Ëndrrën Amerikane.
Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të zgjohet duke jetuar kuptimin e vërtetë të besimit se: “ Ne e konsiderojmë të vetëkuptueshme të vërtetën se, çdo njeri është krijuar i barabartë”.
Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Georgia-s, bijtë e ish skllevërve dhe bijtë e ish pronarëve të skllevërve të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë.
Unë kam një ëndërr së një ditë edhe shteti i Mississipit, një shtet i përvëluar nga vapa e padrejtësisë, i përvëluar nga vapa e shtypjes, do të kthehet në një oazë lirie e drejtësie.
Unë kam një ëndërr se katër fëmijët e mi të vegjël, një ditë do të jetojnë në një komb ku nuk do të gjykohen sipas ngjyrës së lëkurës por sipas përmbajtjes së karakterit.
Unë kam një ëndërr sot!
Unë kam një ëndërr se një ditë, poshtë në Alabama, me racistët e saj vicioz, dhe me guvernatorin e saj që i ka buzët e tij të mbushura me fjalët “interposition”(e drejta e shteteve amerikane të shpallin veprime të caktuara federale si jokushtetuese E.G) dhe “Nullification” ( e drejta e shteteve amerikane për të shpallur një ligj federal si jokushtetues brenda kufijve shtetrorë E.G)—një ditë mu aty, në Alabama, djemtë e vegjël zezak dhe vajzat e vogla zezake t’i shtrëngojnë duart me djem dhe vajza të bardhë si vëllezër dhe motra.
Unë kam një ëndërr sot!
Unë kam një ëndërr se çdo luginë do të ngritet, çdo mal do të ulet, çdo vend me gropa do të bëhet i rrafshët, dhe çdo vend me kthesa do të bëhet i drejtë, “dhe lavdia e Zotit do zbulohet dhe çdo mish do ta shohë atë“(fragment biblik Isaiah 40:4-5 E.G)
Kjo është shpresa jonë, dhe ky është besimi me të cilin unë do kthehem në Jug.
Me këtë besim, ne do të çajmë malin e dëshpërimit në dysh me një gur shprese. Me këtë besim, ne do t’i transformojmë tingujt e pakuptimtë të kombit tonë në një simfoni të mrekullueshme të vëllazërisë. Me këtë besim, ne do të mund të punojmë së bashku, të lutemi së bashku, të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së bashku, të ngritemi për liri së bashku, duke e ditur se një ditë do të jemi të lirë.
Dhe kjo do të jetë dita – kjo do të jetë dita kur të gjithë fëmijët e Perëndisë do të këndojnë së bashku :
Për ty o vendi im, toka e ëmbël e lirisë, për ty po këndoj,
Për ty o vendi ku etërit e mi vdiqën, vend i Pilgrim’s Pride
Nga çdo anë mali, le të jehojë liria.
Dhe nëse Amerika është një komb i madh, kjo duhet të bëhet realitet.
Dhe kështu le të jehojë liria nga majat e stërlarta të New Hampshire.
Le të jehojë liria nga malet e fuqishme të New York-ut.
Le të jehojë liria nga malet Alleghenies të Pennsylvania-s.
Le të jehojë liria nga shkëmbinjët e me dëborë të Colorado-s.
Le të jehojë liria nga shpatet e California-s.
Por jo vetëm kaq:
Le të jehojë liria nga mali Stone i Georgia-s.
Le të jehojë liria nga mali Lookout i Tennessee.
Le të jehojë lira nga çdo kodër dhe prig dheu në Mississippi
Nga çdo anë mali, le të jehoj liria.
Dhe kur kjo të ndodhë, kur ne lejojmë që të jehojë liria, dhe kur ne do të lejojmë që ajo të jehojë në çdo fshat, në çdo shtet dhe në çdo qytet, do të jemi në gjendje që ta jetojmë më shpejtë ditën kur, të bardhët dhe të zinjët, Hebrenjët dhe Johebrenjët, Katolikët dhe Protestantët, do të mund të bashkohen për të kënduar fjalët e Spiritualit të Zezakut:
Më në fund të lirë. Më në fund të lire.
Të falenderojmë Zot i Plotfuqishëm, më në fund jemi të lirë.

Filed Under: Histori Tagged With: “I Have A Dream”- Amerikanët nderojnë, Martin Luther Kingun

Patriotizmi i popullit të Lushnjës, në mbështetje të Kongresit Kombëtar

January 18, 2016 by dgreca

Me rastin e 96 Vjetorit te Kongresit Kombetar te Lushnjes/
Ne Foto:Shtëpia muze Kongresi i Lushnjës/
Nga Autor Niko FERRO/
Po e nisim artikull tonë me disa pyetje. Si ishte atmosfera në qytet në kohën kur u zhvillua Kongresi Kombëtar në vitin 1920 ? A ka dëshmi për këtë ? Çfarë thuhet për këtë ngjarje? Çfarë kontributi dhanë lushnjarët në këtë Kongres? Cilat ishin vendimet që u morën në Kongres?
Të shkruash për këtë ngjarje të rëndësishme historike, të zhvilluar në qytetin e Lushnjës, plot 96 vjet më parë, është një nder i madhë, një kontribut modest, i cili nxjerr në pah vlerat e atdhetarizmit dhe të patriotizmit të lushnjarëve, ku së bashku me shumë patriotë të tjerë anembanë vendit garantuan një zhvillim normal të Kongresit.
Mësojmë se më 31 Dhjetor 1919, në teqen e Karbunarës kishin filluar përgatitjet për thirrjen e një Kongresi në Lushnjë, me këtë rast u ngrit dhe një Komision i posaçëm, i përbërë më së shumti nga 28 veta. Komisioni në fjalë përbëhej nga : Besim Nuri Kryetari i Bashkisë, Sheh Ibrahim Karbunara, Taullah Sinani, Ferit Vokopola, Emin dhe Mustafa Vokopola, Llazar dhe Jakov Bozo, Nebi Sefa, Qemal dhe Zija Mullai, Eshref Frasheri, Jonuz Sefa, Bajram Haxhiu, Skender Pojani, Kadri Jenisheri, Teki Libohova, Filip Papajani, Abedin Nepravishta, Andrea Papaj, Qerim Arapi, Rasim Hoxha, Arif Kurti, Muntar Luarasi, Reshat (Hysni) Shazivari, Abdyl Aziz, Hasan Islami (Like), Hamit Xheka.
Ky Komision ishte ngarkuar për të plotësuar kërkesat për një zhvillimin normal të Kongresit, përpara se të vinin delegatët në Lushnjë, sakaq ata duhet të siguronin edhe disa çështje, si psh strehimin e delgatëve, duke parë që numri i madhe të njerëzve të cilët i shoqëroni e bënin të pamundur strehimin e tyre në vetëm pesë hanet kryesore të qytetit. Nuk duhet të harrojmë se në atë kohë qyteti i Lushnjës numëronte një popullsi prej 2800 banorë. Pavarësisht numrit të vogël të haneve në qytet, shtëpitë e lushnjarëve të gjitha pa përjashtim, u treguan të gatshme për të strehuar dhe pritur delegatët apo njerëzit i shoqëronin ato. Theksojmë se bujaria dhe mikpritja lushnjare shprehej kudo. Me zgjidhjen e problemit të strehimit të Delegatëve, Komisioni Nismëtar u morë gjithashtu me caktimin e njerëzve, të cilët do shpërndanin postën, por edhe për këtë dolën probleme, nevojiteshin kuaj të mirë dhe të shpejt, për t’i vënë në dispozicion të korrierëve. Por edhe ky problem u tejkalua. U vendos gjithashtu që me shpërndarjen e Postë-Telegrafit puna do ndahej kështu: Zoi Ndreka dhe Sil Keqi për zonën Fier-Vlorë. Taullah Sinani dhe Muç Bani për zonën Peqin-Tiranë-Mat-Shkodër. Idriz Çela për zonën e Beratit. Mahmut Bidri dhe Demir Arapi për zonën Elbasan-Gramsh. Selman Arapi dhe Bajram Haxhiu për zonën Kavajë-Durrësin.
U zgjidh gjithashtu edhe problemi i furnizimeve me ushqim, ku përveç Lushnjës të gjitha fshatrat përreth saj do kontribuonin me ushqime sipas mundësive. Për furnizimin përgjigjeshin Dervish Zylyfi, Sil Prifti, Hamit Xheka, Tahir Xhumari, Jonuz Sefa.
Ngelej për t’u përcaktuar vendi se ku do të mbidheshmin Delegatët. Fillimisht u mendua që delegatët të vendoseshin në një magazinë, në dalje të qytetit, rrugës që shkon për në fshatin Hajdaraj. Por kjo nuk ishte e përshtatshme, pasi se ishte tepër e vjetruar. U propozua, që shtëpia më e përshtatshme për të zhvilluar një mbledhje, ishte ajo e “Fugëve”, ku fal mbështetjes të zotit të shtëpisë u ra dakord që delegatët të mblidheshin aty. Por për ta përshtatur këtë shtëpi në një sallë mbledhjeje duhej dhe një rregullim apostafat.
Komisioni Nismëtar, vendosi që në sallën ku do të mblidheshin delegatët, të përgatitej nga Drejtori i Shkollës Plotore Nikollaq Progri. Mësojmë se ai e mirëpriti kërkesën dhe u vu menjëherë në lëvizje. Ai solli aty një tavolinë dhe katër karrige ku do qëndronin Kryetari, bashkë me dy Sekretarët të Kongresit, solli gjithashtu edhe dy foto. Njëra ishte e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe tjetra e Patriotit Ismail Qemali, këto ai i vendosi në sallën kryesore ku do mblidheshin delegatët, bashkë me këto ai vendosi edhe flamurin kombëtar, të sjell apostafat nga Nënprefekti i Lushnjës, Veli Vasjari.
“Ndërkaq anëtarët e Komisionit vuri re se në “Sallën e Mbledhjes” mungonin karriget, ku delegatët do zinin vend”. Problem ngelej gjetja e tyre”. Kështu ata vendosën ti drejtoheshin përsëri Drejtorit të Shkollës Plotore, nëpërmjet një shkresë me datë 16.01.1920. Aty thuhet: “Meqenëse shkolla duhet për Delegatët e Kongresit që po urdhërojnë këtu, jeni të lutur që sot tëna lironi shkollën, mësimet do vazhdojnë në Xhami, bangat duhen për Mbledhjen Kombëtare. Prandaj jemi të lutur përsëri tëna i dorëzoni. Firmosur Komisioni”. Drejtori së bashku me mësuesit ranë dakord që mësimet të zhvillonin në Xhamin e Vogël të qytetit, ndërsa bangat e vogla të shkollës, i çuan në sallën ku do zhvillohej Mbledhja.
Edhe sot për kureshtarët, në Shtëpinë Muze Kongresi i Lushnjës, bangat e ekspozuara aty kanë përmasa të vogla, pikërisht për t’i kujtuar këtë fakt historik.
Në lidhje me atmosferën e krijuar në qytet, delegati i Pogradecit Gjoka Ndini Gusho shkruante: “Rrugës kur po kalonim nëpër Dumre [e Darsi, pamë të] dilte populli[përpara], burra të armatosur na shoqëronin. [Kur] arritëm në Lushnjë…..populli na priti me këngë e valle. Lushnja dukej si në ditë feste. Në zyrat, në shtëpitë, në dyqanet ishte varur flamuri kombëtar. Na u gëzua zemra kur pamë flamurët të valojnë të lirë, sepse në Pogradec nuk i lejonin”.
Tek porta e madhe e shtëpisë ku do zhvillonte punimet Kongresi ishte radhitur një tog e Xhandarmërisë me në krye Kapitenin Meleq Frashërin, i cili priste delegatët me nderime ushtarake. Në të hyrë të shtëpisë qëndronte Nën/Togeri Prenk Jaku i cili kishte pranë disa prej vullnetarëve të veshur bukur me petka kombëtare.
Në qytet ishte vendosur rregulli për bukuri, sipas porosive të Kryetarit të Bashkisë Besim Nuri, edhe alkooli ishte ndaluar në pijetoret. Xhandarmëria bënte patrullimet të shpeshta në rrugët kryesore të qytetit, aty këtu dukeshin edhe ushtarë italian të armatosur. Pavarësisht se Mbledhja e Kongresit më 13 janar ishte shpallur e paligjshme nga Qeveria e Durrësit, kjo nuk i frikësoi pjesëmarrësit. Madje katër ditë më pas, populli i Lushnjës ju drejtua me një letër Kapitenit të Ushtrisë Italiane të pushtimit, Kolonel Rudolfit, dhe Inspektorit të Xhandarmërisë në Berat me anën të së cilës protestohej vendimi i Qeverisë së Përkohshme të Durrësit, e cila kishte urdhëruar ndalimin e Mbledhjes. Në letër thuhej: “..këtu në Lushnjë, me dëshirën e tërë Shqipërisë, po mblidhet një Kongres Kombëtar, i cili si tregohet sheshazi nga programi përbëhet me qëllim qytetorë dhe besohet si brenda ashtu dhe jashtë… Qeveria qendrore, ..dëshiron të ndalojë këtë mbledhje të përgjithshme. Qeveria Provizore e Durrësit nuk duhet të dalë jashtë kompetencës së saj dhe në qoftë se e quan veten e saj absolute, nuk ka asnjë shqiptar që t’i dëgjojë urdhërat. Në emër të popullit të Lushnjës”.
Më 18 janar, filluan të vijnë në Lushnjë, fuqit e para vullnetare të armatosura . Kështu nga zona e Libofshës, nën komandën e Zoi Ndrekos Nasi Lepurit dhe Sil Keqit, erdhën 250 veta. Nga zona e Bubullimës nën komandën e Jashar Blezenckës erdhën 170 veta. Nga zona e Dumres nën komandën e Demir Arapit dhe Dalip Haskos erdhën 300 vetë. Nga zona e Çermës dhe e Dushkut nën komandën e Selman Arapit erdhën 150 vetë. Nga zona e Kosovës (së Lushnjës) dhe e Dragotit nën komandën e Pal Kadillarit dhe Ngjel Çukos erdhën 220 vetë.
Po kështu me porosi të Aqif Pashës erdhën 100 veta të armatosur vullnetarë të udhëhequr nga Mahmut Xhelili. Vetë Ahmet Zogu erdhi me 100 forca vullnetare. Mbi 300 vullnetarë erdhën nga zona e Skraparit, nën komandën e Riza Cërovës. Të tjera forca erdhën edhe nga Korça, Mirdita, Shkodra, Dibra, Gjirokastra, pra nga e gjithë Shqipëria. Të gjithë në mbështetje të Kongresit. Mësojmë se Kryetari i Komisionit për mbrojtjen e Kongresit në qytet u zgjodh Llazar Bozo. Ndërsa Ahmet Lepenica ju ngarua detyra të organizonte njësitet e armatosura të vendosur anës kodrave të qytetit. Mësojmë se forcat që ruanin Kongresin ishin shpërndarë në disa pika: në kodrën e “Kalifasë”, sipër lagjes “Stan”, në kodrën e “Harburit”, dhe në “grykën e Dumres” (sot rezervuari). Pjesa tjetër ishte vendosur në qytet dhe në Karbunarë. Ndërsa forcat pushtuese italiane, ishin të stacionuara qytet ishin vendosur në Lagjen “Topallti” (Sot Loni Dhamo). Distanca midis vullnetarëve dhe forcave italiane ishte 750 m, dhe tensioni ishte tepër i madhë.
Më datën 18 janar filluan të vijnë delegatët e parë. Nga Peqini erdhi Aqif Pashë Elbasani, Adem Gjinishi, Nga Gramshi Asllan Shahini. Nga Tirana Mytesim Këlliçi, Abdi Toptani. Dhe kështu gjatë ditëve në vijim erdhën të tjerë delegatë. Për strehimin e tyre merreshin Nikollaq Progri, Kamber Ruli, Xhevdet Nepravishta, Andrea Papaj, dhe Izet Libohova.
Mësojmë se Delegatët posa mbërrinin në Lushnjë akomodoheshin menjëherë në vendet e caktuara. Sipas dëshmisë të Hysen Nexhës, i cili ishte ruajtës në Kongresit, “shumë vullnetarë ditën dilnin pazarit, por rrinin vetëm me kobure. Në atë kohë Nënprefekti Veli Vasjari, na çoi lajme të vinin sa më të armatosur. “Më kujtohet teksa hynte dhe dilte shpesh Aqif Pashë Elbasani, me një qylaf të zi dhe me një pallto të madhe, i veshur mirë”.
“Ditën kur filloj punimet Kongresi i Lushnjës më 21 janar, <> ishte ditë e mërkurë dhe bënte pak ftohtë, pash që kishin ardhur njerëz nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Sakaq më kujtohet që në kongres kishte shumë lushnjarë, por kishin ardhur edhe shumë nga fshatrat. Gjatë kohës që po zhvillonte punimet Kongresi, Lushnja ndihej se ishte në festë kudo shikojë flamurin kombëtarë, madje flamurë të vegjël kuq e zi u vareshin në gjoks njerëzve edhe nga fëmijët e shkollës plotore. Në darkë rreth kodrave të qytetit dukeshin mjaft pishtarë të ndezur të mbushura me roje disa prej tyre vinin edhe në qytet. Italianët i shikonin por nuk i ndalonin”. Sipas dëshmitarit tjetër, Ahmet Shehut, “në Karbunarë mbërriti një vizitor krejt i veçantë. Veshur allafrënga, i krehur bukur, me një gjuhë të pakuptueshme për vendasit, ai gjithsesi nuk donte të tërhiqte vëmendjen. I ardhur nga Evropa, ishte konsulli anglez Morton Frederik Iden dhe shoqërohej nga shqiptari Mahmud Bidri, njeri i Aqif Pashë Elbasanit. Në Teqe ai u takua me Sheh Ibrahim Karbunarën dhe Nënprefektin e Lushnjës Veli Vasjarin. Gjatë kohës që po zhvilloheshin punimet në Kongres, Ideni qëndroi në Lushnjë. Ai takohej çdo ditë me oficerët italianë, kurse netëve qëndronte në Teqenë e Karbunarës, bisedonte me delegatët, të cilët i njohu të gjithë personalisht. Për mbrojtjen e tij përgjigjeshin tre vetë të caktuar nga shtabi: Muç Bani, Ram Dervishi, dhe Sil Keqi”.
“Sakaq në Kongres të gjithë ishin prezent përveç Veli Harshovës që u zëvendësua nga Abedin Nepravishta, deri sa erdhi nga Gjirokastra. Pastaj u bë shqyrtimi i letër kredencialeve nga një komision i posaçëm. Më pas u bënë zgjedhje dhe Kryetar i Kongresi u zgjodh Aqif Pashë Elbasani, Nënkryetar u zgjodh Sotir Peci sekretarë u zgjodhën Koço Kota dhe Ferit Vokopola. Mbledhja u mbyll u çel të nesërmen në ora 9 të mëngjesit. Në qytet mbizotëronte rregulli dhe rendi. Ditën tjetër (22 janar) mbajti një referat Ali Këlcyra, mbi rëndësinë e këtij Kongresi. Më parë foli mbi patriotizmin e popullit të Lushnjës, duke e lavdëruar atë për barrën e rëndë që ka morë përsipër. Më pas falënderoj Komisionin Nismëtar, për punën e pa lodhur dhe patriotike sidomos në këto kohëra të vështira politike. Pastaj i propozoj Kongresit që çdo veprim i qeverisë së Durrësit të shpallet ilegal.
Sipas dëshmive të Ahmet Shehit “Një natë Zija Mullaj thirri për darkë Delegatët e Vlorës, Sheh Ibrahim Karbunarën dhe konsullin Iden. Në orën tetë, të ftuarit kishin shkuar, ndërsa Konsulli u paraqit me një orë më vonë, i shoqëruar nga rojat vetjake. Shehu i tërhoqi vëmendjen për vonesën, duke i kujtuar edhe merakun sipas traditës shqiptare të ruajtjes së mikut. Ideni i lutet Myqerem Hamzarajt (pasi ishte i vetmi që dinte anglisht) tu thotë të tjerëve: “Po të jetë se këtë natë do ta kalojmë pa ndonjë incident, unë nesër jam i detyruar t’iu uroj se me të vërtetë populli shqiptar di përse lufton dhe di përse sakrifikon jetën e tij”. Të tjerët kërkuan sqarime edhe ai informoi se Myfit Libohova, ministër i qeverisë së Durrësit ishte nisur me 500 milicë dhe është duke ardhur në Lushnjë për tu shpartalluar. Lushnjarët u mobilizuan shpejt. Vetë Ideni në orën 4 pas mesnate pa në kodrën e Kalifasë qindra luftëtarë të armatosur. Këtu ai u nis tek Koloneli italian dhe i tha: “I sheh ato kodra të qytetit? Të gjitha ato janë të mbushura me popull të armatosur, prandaj lajmëro Gjeneral Piaçentinin të tërheqë forcat nga Kolonja se në fund do të turpërohet”. Ndërkaq Vullnetarëve ju ishte thënë të ndiznin sa më shumë zjarre në kodrat e qytetit për të frikësuar ushtarët italianë.
N/Togeri Prenk Jaku së bashku me qindra vullnetarë arrin ti ndaloj forcat që kishin ardhur për të shpërndarë Kongresin.
Në ditën që vijua, Kongresi pas shumë diskutimesh vendosi, që të bëheshin protestat më të ashpra kundër vendimit të Fuqive të Mëdha, për zbatimin e Paktit të Fshehtë të Londrës, i 26 Prillit 1915, i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pastaj, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si për situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Në përfundim, u pranua që qeveria kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 Dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu, kishte penguar mbledhjen e Senatit, gjë e cila ishte vendosur në Durrës, si dhe duke konstatuar keqadministrimin, i cili e kishte futur vendin në një anarki të madhe. Gjithashtu kjo qeveri, ishte përpjekur me çdo kusht për të penguar mbajtjen e kongresit. Kongresi vendosi unanimisht, të shpalli të shkarkuar Qeverinë e Përkohshme të Durrësit, bashkë me të edhe delegacionin zyrtar të dërguar prej saj në Konferencën e Paqes. Ai caktoi një delegacion të ri të përbërë nga: Luigj Bumci, Mehmet Bej Konica, Mihal Turtulli dhe Sulejman Delvina. Kongresi i përfundoi punimet me miratimin e disa vendimeve të rëndësishme politike, të cilat, do të ndihmonin vendin për të dalë nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhej. Së pari, mori në shqyrtim planet e Konferencës së Paqes së Parisit në lidhje me Shqipërinë, duke i quajtur ato të papranueshme. Kongresi u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, kundër çdo mandati të huaj. Në telegramin e protestës, që iu dërgua kryetarit të Konferencës së Paqes, shpallej botërisht, se shqiptarët ishin gati të bënin “të gjitha sakrificat, të derdhnin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre, kundër çdo vendimi që do të vinte në rrezik tërësinë tokësore dhe pavarësinë e tyre të plotë”. Së dyti, miratoi aktin kushtetues, ku sanksionohej sovraniteti i plotë i shtetit Shqiptar dhe kjo u shpreh me organet që ngriti kongresi. Në mbledhjen e katërt, që u mbajt më 30 Janar, kongresi formoi një Këshill të Lartë prej 4 vetash, i cili do të përfaqësonte kolegjialisht kryetarin e shtetit shqiptar, derisa të përcaktohej përfundimisht forma e regjimit prej një asambleje kushtetuese. Si antarë të Këshillit të Lartë u zgjodhën: Aqif Pashë Elbasanin, dr. Mihal Turtulli, Luigj Bumçi dhe Abdi Toptani, të cilët nga pikëpamja fetare përfaqësonin të gjitha besimet fetare ekzistuese në vend. Ky këshill do të ushtronte pushtetin ekzekutiv së bashku me qeverinë. Kongresi zgjodhi gjithashtu edhe një Këshill Kombëtar, i cili do të luante rolin e parlamentit. Ai përbëhej nga 37 antarë. Këshilli Kombëtar kryente detyrat e organit legjislativ dhe kishte të drejtë të plotësonte vendet vakant të Këshillit të Lartë. Këshilli i Lartë nuk mund ta shpërndante Këshillin Kombëtar, këtë të drejtë e kishte vetëm asambleja. Pas kësaj u zgjodh edhe qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina Kryeministër, Ahmet Zogu Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba Ministër i Financave, Sotir Peci Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, dhe Idhomene Kosturi me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Postë-telegrafave. Eshref Frashëri do të mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Punëve Botore. Në seancën e pestë, që u mbajt më 31 Janar pasdite, kongresi zgjodhi antarët e Senatit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 Janarit të vitit 1920, kongresi u dha fund punimeve. Vendimet e kongresit u miratuan pak më vonë edhe nga delegatët e tjerë, midis tyre edhe nga ata të krahinave veriore të vendit, që nuk arritën të merrnin pjesë në punime. Kongresi i Lushnjës, i tregoi botës se Shqipëria ishte e pavarur dhe e pandashme,çka dotë thoshte se shqiptarët, trimat e Skënderbeut, do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut, për çlirimin e këtij vendi, duke iu dalë kundër planeve djallëzore për copëtimin e Shqipërisë. Organet që zgjodhi kongresi, nisën të veprojnë si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane. Në vetëm pak kohë, qeveria e Tiranës, e dalë nga kongresi i Lushnjës, u njoh prej të gjithë shqipëtarëve dhe u formua kështu një qendër, rreth së cilës mund të mblidheshin të gjitha energjitë e kombit. Kongresi i Lushnjës kishte ngjallur shpresat dhe iu kish dhënë shqiptarëve një farë besimi në vetvete. E gjithë Shqipëria u mobilizua Rrethet e Vlorës e të Labërisë dhe pastaj, e tërë Shqipëria e Jugut u ngrit me armë në dorë kundër ushtrisë italiane. Tërheqja e Italisë nga Vlora sillte si rrjedhim logjik, pavarësinë e shtetit shqiptar. Kongresi i Lushnjës, me vendimet e tij detyruan Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë nga qëllimet grabitqare, tashmë vendi kishte zot. Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve.

Filed Under: Histori Tagged With: Kongresi i Lushnjes, Niko Ferro, patriotizmi

548 VJET NGA VDEKJA E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT

January 17, 2016 by dgreca

*Më 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra E HEROIT KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU/
*Gjergj Kastrioti – Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare./
Sot mbushen plot 548 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.
Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.
Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.
Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akr opoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.
Mbeti ne histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Kristianizmit. Arriti të ndalonte për 25 vite me rradhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Europës Kristiane.
Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, një gjysëmperëndie që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për ide alet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.
Sot në Shqipëri kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emër nderi për djemtë. Dhe kështu njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë t’i ngjajnë këtij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjësi e madhe që të mund ta nderojë dikush këtë emër në çdo moment…
***
Në mars të vitit 1467, kur Skënderbeu gjendej në Itali, nëpunësit osmanë kryen regjistrimin e popullsisë e të tokave në një rajon të kufizuar të viseve të shkelura prej tyre për të vendosur në to sistemin feudal ushtarak të timareve. Ky regjistrim dëshmon mirë për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në luftë. Sipas tij, dhjetëra fshatra ishin shkatërruar dhe braktisur nga popullsia, kurse shumica e fshatrave të tjera kishin mbetur me pak banorë dhe kishin nga një familje deri në dhjetë. Kjo pamje e shkretuar e vendit ishte shkaktuar nga rrënimet e luftës dhe masakrat e pushtuesve. Ajo lidhej edhe me largimin e popullsisë shqiptare, të paaftë për luftë, në vende të sigurta e të paarritshme për armiqtë, ndërkohë që të tjerë gjendeshin në radhët e njësive luftarake të Skënderbeut. Për më tej dhuna e pushtuesit dhe uria detyroi të emigronin nga Shqipëria në vendet e tjera, kryesisht në Itali, me mijëra e mijëra shqiptarë.
Regjistri tregon se osmanët kishin arritur përkohësisht të shtinin në dorë një numër kështjellash të Skënderbeut, që kontrollonin rrugët e komunikimit të Krujës me viset që shtriheshin në lindje të saj, si Stelushin, Gurin e Bardhë, Koxhaxhikun e Rahovnikun (Dibrën). Gjithashtu ai dëshmon se, në atë kohë, ndërmjet shqiptarëve dhe osmanëve ishin zhvilluar luftime të ashpra në tri rajone kryesore: në atë të Krujës, të Koxhaxhikut (në luginën e Drinit të Zi dhe në juglindje të Dibrës) dhe të Rekës (në verilindje të Dibrës). Në këto rajone shumë fshatra ishin braktisur tërësisht nga banorët për shkak të luftimeve të ashpra që ishin zhvilluar pranë tyre. Ndërkohë osmanët u përpoqën të vinin nën kontrollin e plotë të tyre edhe rajone të tjera, prandaj vijuan riregjistrimin kadastral të tyre, në rajonet e Tetovës, të Kërçovës etj. Krahas premtimit për postin e dizdarit të Krujës, në tetor të vitit 1466 sulltani i kishte dhënë në zotërim Ballaban Beut një timar të madh në rajonin e Tetovës, me qëllim që të luftonte sa më energjikisht për nënshtrimin e atyre viseve.
Në ditët e para të prillit të vitit 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe nga Italia. Në gjirin e popullit të vet, si gjithnjë, ai gjeti besimin e patundur, dashurinë e pakufishme dhe gatishmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë e vendit të tyre.
Skënderbeu organizoi menjëherë një ushtri të fuqishme prej 16 mijë luftëtarësh. Rradhët e saj vazhdimisht shtoheshin, sepse, siç tregonte një raguzan, “arbërit vërshonin drejt Skënderbeut”.
Me këto forca, më 19 prill 1467, Skënderbeu sulmoi papritur dhe shpartalloi krejtësisht një ushtri që shkonte në përforcim të trupave osmane që mbanin të rrethuar Krujën. Komandanti i saj, i cili ishte vëllai i Ballabanit, Jonima, bashkë me të birin, ranë rob në duart e shqiptarëve. Pas katër ditësh, më 23 prill, luftëtarët e Skënderbeut marshuan me shpejtësi në drejtim të Krujës. Këta, duke bashkërenduar veprimet e tyre me kundërsulmet e garnizonit të kështjellës, e futën ushtrinë osmane ndërmjet dy zjarreve dhe e shpartalluan keqas. Gjatë betejës Ballaban Beu u vra nga një mbrojtës krutan i kështjellës, Gjergj Aleksi. Ai u varros në Petrelë.
Trupat osmane u tërhoqën të shpartalluara dhe shqiptarët çliruan kështjellat që u pushtuan gjatë rrethimit të dytë të Krujës. Skënderbeu rrethoi edhe kështjellën e Elbasanit, por, duke mos pasur artileri, nuk e mori dot.
Me këto fitore shqiptarët i dhanë fund rrethimit të dytë të Krujës, duke u shkaktuar humbje të rënda forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Megjithëkëtë sulltan Mehmeti II nuk hoqi dorë nga synimi i tij për ta mposhtur sa më shpejt qëndresën shqiptare.
Pa kaluar një muaj nga shpartallimi i trupave të Ballabanit, në fund të majit të vitit 1467, sulltan Mehmeti II erdhi përsëri në Shqipërinë me të gjitha forcat ushtarake të Perandorisë Osmane. Kur u futën në luginën e Shkumbinit, trupat armike u goditën prej luftëtarëve shqiptarë. Duke përshkruar zhvillimin e kësaj beteje, historiani osman Ibn Kemal shkruante se pranë Bushekut (në juglindje të Elbasanit) “arbërit e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjajnë gjarpërinjve helmues dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrëmjes … Kur lufta pushoi, u grumbulluan të gjithë në një vend dhe në mëngjes dolën si një lumë nga lugina dhe u vërsulën menjëherë mbi ushtrinë e Anadollit”. Beteja ishte e ashpër. Asnjëra palë nuk mundi të sigurojë fitoren. Lidhur me këtë ngjarje kronisti bizantin Kritobuli vinte në dukje se “sulltani pasi urdhëroi ushtarët që të grabisnin e të plaçkisnin … la maleve pjesën më të madhe dhe më luftarake të ushtrisë … kurse ai duke qëndruar bashkë me pjesën tjetër të ushtrisë, plaçkiste vise të tjera të vendit, duke marshuar me ndalesa dhe duke ngritur fushime”. Pas këtyre veprimeve, sulltani me pjesën kryesore të ushtrisë rrethoi Krujën duke menduar se mbrojtësit e saj, të lodhur nga rrethimi i mëparshëm njëvjeçar, nuk do t’u bënin dot ballë goditjeve të reja. Trupat osmane sulmuan gjithashtu Durrësin dhe qendra të tjera të fortifikuara.
Ashtu si në rrethimet e mëparshme të Krujës, Skënderbeu me pjesën kryesore të trupave shqiptare qëndroi në rrethinat e saj dhe prej andej organizoi vazhdimisht sulme mbi forcat osmane, që mbanin të rrethuar kështjellën, e cila mbrohej si edhe më parë nga garnizoni i saj nën komandën e Tanush Topisë.
Përballë vendosmërisë së patundur të shqiptarëve për të mbrojtur me çdo kusht lirinë e vendit, i bindur plotësisht se me forcën e armëve nuk mund të mposhtej qëndresa shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi të përdorte tani, me përmasa shumë më të gjera se më parë, mjetin më ekstrem: shfarosjen në masë të popullsisë.
Jo vetëm te kronistët bizantinë e osmanë, si bashkëkohës të këtyre ngjarjeve, por edhe në letërkëmbimin e atyre ditëve dhe në dokumente të tjera të kohës, përmenden në mënyrë të veçantë masakrat e ushtrive osmane gjatë vitit 1467 në Shqipëri. Në to vihen në dukje “mizoritë e pashembullta të sulltanit, i cili as për siguri e as për dhimbje nuk të fal dhe nuk ka mëshirë”, që “po bën në Arbëri një mijë dhunime, vrasje e mizori dhe po djeg e shkatërron një popull të tërë”. Këto veprime shtazarake shfarosën me mijëra e mijëra njerëz, mijëra e mijëra të tjerë u detyruan të linin trojet e tyre e të merrnin rrugët e mërgimit, por, megjithëkëtë, ai nuk arriti të thyente vullnetin dhe qëndresën e një populli të tërë, që luftonte për të mbrojtur lirinë e vendit të vet.
Në mbarim të verës, trupat osmane me sulltan “fitimtarin” në krye, të rraskapitura dhe pa asnjë shpresë fitoreje, morën rrugën e kthimit të ndjekura këmba-këmbës prej luftëtarëve shqiptarë. Si rrjedhojë e humbjeve të rënda, që pësuan trupat osmane gjatë viteve 1466-1467, sulltan Mehmeti II u detyrua të hiqte dorë për disa vjet nga plani i tij për pushtimin e Shqipërisë nëpërmjet fushatave të mëdha ushtarake.
Pas largimit të trupave osmane, si detyrë e ngutshme përpara vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në këtë drejtim, në janar 1468 Skënderbeu thirri në Lezhë Kuvendin e fisnikëve të vendit. Ndërkohë një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara forcave armike dhe korri fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa komandantin e tyre, Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, më 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të rëndë e të papërshkruar në mbarë popullin shqiptar. “Me vdekjen e tij, – theksohej ato ditë në Senatin e Venedikut, – arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe”.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: 548 vjet nga vdekja, e Skenderbeut

TOPONIMIA ΝË RRËNJË TË GJERGJ KASTRIOTIT

January 17, 2016 by dgreca

Me rastin e 17 janarit, përvjetorit të vdekjes të Skënderbeut/
Nga Abdurahim Ashiku-Athine/
Gjergj Kastrioti lindi në Kullën e Gjon Kastriotit. Po ku ka qenë Kulla e Gjon Kastriotit ? Në cilën Odë shqiptare u vendos dhe u përkund djepi, i vetmi mjet që shtriu e lidhi me dizga të leshta Gjergj Kastriotin ?
Barleti, që konsiderohet më pranë tij në kohë e hapësirë, na flet për Emathian, që studjuesit e mëvonshëm (Biemi, Tivarasi, Noli) e lidhën me Matin, lidhje që Kristo Frashëri e kundërshton, kurse Edith Durham, në “Brenga Ballkanike”, duke cituar Strabonin thotë se “Ai vend që tani quhet Maqedoni, dikur quhej Emathia” (f.433), emër i cili, sipas saj, do të thotë “ E Madhja”.
Autorë të tjerë, korifenj në historiografinë shqiptare si Aleks Buda e të tjerë, bazuar në përshkrimet e Barletit dhe të disa autorëve të tjerë, i kërkuan rrënjët e Kastriotëve në Has të Kukësit. Të tjerë i kërkuan dhe i kërkojnë rrënjët e Kastriotëve, madje edhe të Vojsavës, në Mirditë kur të tjerë autorë, jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, por brenda kufijve shekullorë shqipfolës, rrënjët e kësaj të fundit (Vojsavës ) i gjejnë në Pollog , fshatin Gradec në Gostivar.
Të tjerë autorë, hajdutë të historisë, Gjergj Kastriotin janë munduar e mundohen ta quajnë dikush Georgij e dikush Jorgji, dikush sllavoserb, sllavomaqedonas apo grek.
Gjergj Kastrioti lindi në Shqipëri, lindi shqiptar, u rrit si shqiptar, luftoi siç luftojnë shqiptarët, me shpatë në dorë, dhe vdiq shqiptar.
Për mendimin tim, nuk ka rëndësi në se Gjergj Kastrioti lindi në Mat, në Dibër, në Has, në Krujë a gjetkë. E rëndësishme është se ai qe, në radhë të parë, një shqiptar i madh, pastaj një dibran i madh, a matjan i madh, a hasjan i madh, a krutan i madh.
Në qoftë se unë në prezantimin tim do të përdor “prashajkën” duke tërheq pas vetes e paraqitur para jush tezën se Gjergj Kastrioti lindi në Kullën e Gjon Kastriotit në Dibër duke e lidhur me toponiminë që personalisht e njoh, lindi në Dibër, e cila gjeografikisht gjendet atje ku takohen vektorët e popullsisë shqipfolëse, qendra gjeografike shqiptare, nuk i mbyll rrugën kërkujt që të thotë fjalën e vet mbi fakte e dokumente. Rrugën ua mbyll vetëm atyre që emrin Gjergj e shkruajnë dhe e shqiptojnë Georgij apo Jorgji.
Barleti dhe të tjerë studiues, të afërt apo të largët në kohë me Skënderbeun, na ka lënë duzina emra vendesh që lidhen me lindjen dhe jetën e Skënderbeut. Këta emra, studiues dhe historianë të vonët i kanë lidhë me Matin dhe me Hasin. Çuditërisht ata, për një kohë të gjatë nuk i kërkuan në Dibër.
I pari, në shekullin e kaluar, në vitin 1940, në përmbledhjen historike, ende në dorëshkrim ( ! ), “ Dibra në prak të historisë”, Haki Stërmilli, autori i të parit roman historik kalorsiak shqiptar, “Kalorsi i Skënderbeut”, duke kundërshtuar Nolin paraqet si çelës për tezën e tij se Gjergj Kastrioti lindi në Dibër, toponiminë e cila përkon tërësisht me emrat dhe emërtimet e vendeve historike të cituara nga Barleti, Bjemi, Anonimi i Venedikut dhe të tjerë.
Skënderbegasi i madh Kristo Frashëri në artikullin e vet me titull “Nga ishin Kastriotët ? Ku lindi Skënderbeu? “( gazeta “Mësuesi” 4 dhe 11 shtator 1974 ) çështjeve në burimet historike, arkivore dhe letrare, u shtoi edhe të dhënat toponimike të mbledhura në teren.
Nga analiza e të dhënave, ai nxori konkluzionin se me emrin Has autorët e ndryshëm nuk kanë pasur parasysh Hasin e sotëm mbasi ai deri në shekullin XVI nuk quhej Has por Pashtrik, por një nga krahinat e Dibrës, qendra e së cilës ishte Qidhna e masakruar barbarisht nga Sulltan Mehmeti II më 1466 ( ku u kaluan në tehun e thikës dhe të shpatës më se dhjetëmijë burra, gra, fëmijë e pleq të strehuar aty për t’i shpëtuar genocidit otoman) në gjirin e së cilës ndodhen fshatrat Kastriot, Sinë dhe Gardhi i Poshtëm, që lidhen historikisht me familjen e Skënderbeut. Nuk është e rastit, thotë autori, që bashkëkohësi i heroit R. Voltarrano e quan të atin e Skënderbeut Gjon Dibra apo Gjon Dibrani. Kristo Frashri thotë se nga defteri turk i përpiluar në vitin 1467 del se në fshatin Sinë, që një shekull më parë ishte zotërim feudal i Pal Kastriotit (gjyshi i Skënderbeut), banonte një familje me të njëjtin mbiemër – familja e Dhimitër Kastriotit. “ Fakti që në Sinë të Dibrës, shkruan K. Frashëri, dy orë larg fshatit Kastriot, i cili ndodhet po ashtu siç shënon kronika e Lukarit, pranë lumit Drin, tre ose katër breza pas Pal Kastriotit, ekzistonte një familje me të njëjtin mbiemër, siç është ajo e Dhimitër Kastriotit, kjo nuk është e rastit. Kjo tregon se Kastriotët ishin vendosur prej kohësh në fshatin Sinë”.
Por edhe pse ishin në fshatin Sinë Kastriotët pronat e tyre i kishin poshtë në fushë. Në mes të kësaj fushe ndodhet fshati Kastriot. Pikërisht në disa pika të caktuara të këtij fshati, një varg i tërë toponimesh janë të lidhura me emrin e babait të Skënderbeut, siç janë Kulla e Gjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjonit, Ograja e Gjonit. Të gjitha këto të dhëna, përfundon K. Frashëri, mbështetin traditën popullore dibrane, sipas së cilës Skënderbeu lindi në Shëgjerth ( lagje e Sinës ) dhe u rrit në Çelias ( lagje e Kastriotit ).
Po në këtë kohë, dy autorë dibranë, Hazis Ndreu dhe Ali Hoxha, lindur e rritur në këtë zonë, në shkrimin “Toponimia në ndihmë të Kastriotëve” botuar në gazetën “Mësuesi” e përforcuan tezën dibrane të origjinës së Kastriotëve. Ali Hoxha në shkrimin “Mbi lokalizimin e fushës së Betejës së Torviollit” ( Fushë e Çidhnës ) botuar në “Studime historike” nr. 3 viti 1979, në vlerë të rrënjëve të Kastriotëve na jep në dorë toponime të tilla si Kastriot, Fusha e Kastriotit, Kalaja e Gjonit ose Kulla e Gjonit, Kroi i Kastriotit, Pusi i Gjonit, Zabeli i Gjonit, Kalueri (vend në të cilin thuhej se stërviteshin kalorësit), Çeliasi (thuhet se këtu ka qenë burgu), Gjuri i Luftës, Gjardhi i Poshtëm, dikur fshat më vete, sot lagje e fshatit Sinë e Poshtme, Gjardhi i Epër në Sinë të Epër. Brenda territorit “Gjardhi i Poshtëm, ose shkurt Shgjerth janë edhe toponimet Troja, ( ku thuhet se kanë pas trojet Kastriotët) e ku ka gjurmë themelesh prej guri, Kodra e Trojes, Hambaret. Po në Sinë të Poshtme kemi edhe toponimet Pajella e Skënderbeut dhe Hurdha e Kalit të Skënderbeut. Në Sinë të Epërme ruhet toponimi Thana e Skënderbeut. Në Çidhën: Kepi i Xhitetit, Kepi i Matjes ( i cili sipas gojëdhënës shërbente për të matur ushtarët e Skënderbeut). Pusi i Skënderbeut, Guri i Kalit të Skënderbeut (në të cilin thuhej se Skënderbeu ka pas lidhë kalin e tij), Kalaja e Skënderbeut etj.
Hazis Ndreu në shkrimin e 14 janarit 1976 në gazetën “Mësuesi” vë në dukje se materiali toponimik i trevës së Dibrës jo vetëm pajtohet me burimet dokumentare mbi Skënderbeun , por ka edhe veshjen folklorike Kastriotase, gjë që i mungon materialit toponimik të viseve të tjera.
Për rrënjët e Kastriotëve në trevën e Dibrës flet edhe historia e jetës dhe e veprës së Skënderbeut. Skënderbeu, në kthim nga beteja me Huniadin, në krye të treqind kalorësve shqiptarë erdhi në Dibër. Cili hero historik nuk është mbështet në marshin e tij legjendar nga vendlindja ? Pse nuk shkoi Skënderbeu në Has të Kuksit por erdhi në Dibër dhe prej andej nisi çlirimin e vendit ?
Beteja e parë e Skënderbeut, ajo e 29 qershorit 1444 është zhvilluar në Dibrën e Poshtme, në Fushën e Çidhnës, në ato vende që Gjergji i Kastriotëve i njihte symbyllas që në vogëli. Cili strateg ushtarak nuk do të zgjidhte për të tërhequr në betejë armikun në ato terrene ku ai njeh çdo pëllëmbë toke ?
Skënderbeu, nga 26 beteja të mëdha që ka zhvilluar kundër ushtrisë më të madhe e më të egër të kohës, turqve osmanlinj, 19 beteja i ka zhvilluar në Dibër. Cili kordhëtar i madh nuk do të tërhiqte e ngrinte pusi kundër armikut në ato vende ku edhe rrënjët, degët, gurët, drurët, malet, luginat, gratë dhe fëmijët, do t’i kishte shpatulla e krah të fortë, armë fitoreje ?

Filed Under: Histori Tagged With: Abdurahim Ashiku, EDHE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU, toponimia

Kosovë-Para 25 viteve nisi të dalë gazeta e rezistencës “Bujku”

January 17, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari në Arkivin Shtetëror të Kosovës: Ballina e numrit të parë të gazetës së rezistencës në Kosovë “Bujku”, të 18 janarit 1991/
-Nga korrespondenti në Kosovës i Gazetës Dielli, Behlul Jashari/
PRISHTINË, 17 Janar 2016/ Para çerek shekulli – 25 vitesh, në 18 janar 1991, doli numri i parë i gazetës së përditshme “Bujku”, gazetë e rezistencës, pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik, të cilën e nxorën gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale. Kryeredaktori i parë-themelues i gazetës “Bujku” u bë edhe themelues i bashkëpunimeve të para të mediave Kosovë-Shqipëri me këmbime shkrimesh dhe korrespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, i pari nga Kosova i një mediumi të Shqipërisë.
Ishte 17 janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës “Bujku”, ku do botoheshin edhe lajme dite, kishin dalë disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës tradicionale Rilindja, të përditshmes së vetme në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila që nga 7 korriku i vitit 1990 ishte ndaluar e mbyllur me dhunë nga regjimi okupues i Beogradit.
Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrim “Bujkun”, jo si revistë, për si gazetë dhe të përditëshme “përkohësisht”.
Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persik…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të tronditë botën – fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.
Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e SHBA në Beograd, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës Bujku shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen.
“Bujku” ishte një revistë e përdymuajëshme që trajtonte kryesisht tema nga bujqësia, e që nuk kishte dalë fare një kohë, dhe duke e marrë atë emër nisi gazeta e përditshme, e paregjistruar te autoritetet okupatore serbe.
“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, vlerësonte Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në funddhjetorin e para mëse 13 viteve, në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast më dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 shkurt 2002, pak ditë pasi kishte festuar 57 vjetorin në 12 shkurt…
Gazeta e përditshme “Bujku” doli deri në prag të 1999-tës, të një viti tjetër të ri të luftës që po zhvillohej në Kosovë, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.
Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të Rilindjes nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, gjithnjë në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme me emrin Rilindja në Prishtinë, duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova.
Ekipi i gazetës Rilindja hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup.
Ashtu siç kisha raportuar për ATSH-në një ditë më parë herët në mëngjes nga kolona e tankeve të para të forcës ushtarake më të madhe planetare, në faqen e parë të Rilindjes në kryetitull shkruhej: “Dje në orën 5.17 Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”. Në Kosovën e lirë me popullin u kthye edhe gazeta Rilindja, që nuk u ndal edhe kur u ndalua… Gazeta “Bujku” sfidoi ndalimin…
Gazeta tradicionale e historike e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 71 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja shqipe prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana…
***
*Autori – korrespondenti në Kosovë i Gazetës Dielli, Behlul Jashari, ishte kryeredaktor i parë-themelues i Gazetës së përditshme të rezistencës “Bujku”, pjesë e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vite, Behlul Jashari, Gazeta Bujku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 471
  • 472
  • 473
  • 474
  • 475
  • …
  • 709
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT