• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kush u dëbua nga tokat tona 1821-1922?

October 13, 2015 by dgreca

*Me shkas nga…promovimi sot në Tiranë i botimit në shqip i librit “Vdekje dhe Dëbim”-spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922”, i historianit dhe demografit amerikan Justin McCarthy./
*Pështjellim marramendës: Autori i librit në fjalë, Justin McCarthy u shpreh.“Nuk ka ndodhur triumfi i popullsisë, por ishte një zgjidhje që i shpërndau njerëzit. Në rajonin e Nishit 90 përqind e popullsisë ose u vranë ose u internuan. Në zonën e Malit të Zi po ashtu mbi 90 përqind të banorëve u vranë ose u depërtuan. Gati gjysma e njerëzve ose u dëbuan ose u vranë. Në Shqipëri 30 përqind e muslimanëve humbën jetën në luftërat.) Pra me dhembshuri për osmanët muslimanë të larguar me dhunë nga tokat e tyre./
Nga Fahri XHARRA/
Kush ishin ata myslimanë osman etnik qëu dëbuan nga viset tona?- një pyetje që na thanë shpirtin, një pyetje pa përgjigje, që shqiptarët nuk dinin t`i përgjigjen. Një temë kur Europën “ plakë, kurvë , e përdalë “ vazhdimisht e fajësojmë që më gërshërët tona e ndau pa mëshirë.(U promovua sot në Tiranë botimi në shqip i librit “Vdekje dhe Dëbim”-spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922”, i historianit dhe demografit amerikan Justin McCarthy. Në ceremoninë e organizuar nga shoqata Arsimore Kulturore Humanitare-Alternativa e së Ardhmes “Alsar” merrnin pjesë personalitete të botës akademike, historinë, diplomatë, etj,.)
Po , sigurisht që në vitet e gërshërëve (1878 ,1912, 1919 ,1944) ishim po këta që jemi edhe sot , Kur fqinjët thoshin atëherë ( që nga 1821 ,apo edhe më herët) se i larguam osmanët nga Eiropa,; ishte shumë e qartë që ata që vendosnin e kishin më të lehtë t`i japin gërshërës një ‘shkrap “ dhe trungut i shkëputej dalë nga dalë e gjitha kurora e degëve , e rrembave dhe e gjetheve.
(Në fjalën përshëndetëse, kryetari i shoqatës Alternativa e së Ardhmes “Alsar”, Mehdi Gurra u shpreh se pasi ka lexuar këtë libër i kanë lindur disa pyetja, ndër të cilat edhe ajo që “Përse historiografia jonë, ajo ballkanike dhe më gjerë na ka servirur qasje të njëanshme për tema të rëndësishme si kjo e lëvizjeve të popullsisë gjatë shekullit të fundit Osman në Ballkan? ) .Sigurisht që ne jemi ata që edhe sot e gjithë ditën e mohojmë vetveten dhe historinë tonë .
“Gurra – paska shprehur falënderime për autorin e librit, duke theksuar se ka kryer një punë kolosale për ndriçimin e të vërtetave të mohuara, si dhe për ofrimin e të drejtës së përkthimit dhe të botimit të këtij libri në gjuhën shqipe.”
Në Shqipërinë tonë të dashur, sot jemi shumë demokratik ; tek ne vijnë, shkruajnë, na e shkërdhejnë historinë kush do që i erektohet , në krahasim me kohën e pushtimit të “ vëllezërve “ tanë otomane që ishin shumë të ashpër dhe çdo gjë kontrollohej dhe nuk guxonte asnjë shkronjë shqipe të çelë në tokat tona.
(Autori i librit në fjalë, Justin McCarthy u shpreh. “Nuk ka ndodhur triumfi i popullsisë, por ishte një zgjidhje që i shpërndau njerëzit. Në rajonin e Nishit 90 përqind e popullsisë ose u vranë ose u internuan. Në zonën e Malit të Zi po ashtu mbi 90 përqind të banorëve u vranë ose u depërtuan. Gati gjysma e njerëzve ose u dëbuan ose u vranë. Në Shqipëri 30 përqind e muslimanëve humbën jetën në luftërat. ) Pra me dhembshuri për osmanët muslimanë të larguar me dhunë nga tokat e tyre.
Një pshtjellim marramendës , qesharak por edhe tragjik “që nga vitet 1821…..” kur Perandoria Osmane ishte ende shumë e fortë . qenkan “ dëbuar” osmanët . Nga kush ?
Ne nuk jemi në vete; e lejojmë çdo pondël historishkruesi të na bënë të “qajmë” për një tragjedi të përjetuar .
“Ai ndër të tjera u shpreh se ndihet i nderuar dhe i lumtur që libri i tij është përkthyer në gjuhën shqipe dhe që ka një interes kaq të lartë. “E di që ka një rëndësi të shkruhet një libër i dytë për këtë, por ajo që dua të them është që ky libër duhet të bëhet nga vetë ju”- u shpreh Justin McCarthy. “ Sa porositës i mençur ky farë McCarthy? : ““E di që ka një rëndësi të shkruhet një libër i dytë për këtë, por ajo që dua të them është që ky libër duhet të bëhet nga vetë ju”.. Pra të shkruhet një libër i tillë nga vet ne që edhe vetë na ta bëjmë të dëshmuar që nuk ishim as më shumë se një grumbull osmanësh që na “larguan” me zor nga tokat “osmane “.
Edhe më shumë për të qeshur se çka paska thënë historiani shqiptar Pëllumb Xhufi, botimin e këtij libri e ka konsideruar si një ngjarje, “pasi sjell diçka tjetër, një gjë që ka munguar një informacion që ne nuk e kemi njohur këtu në Shqipëri” . Marri !
Në këtë botim të sjellë nga shqip nga “Alsar”tregohet historia nga pozita e turqve dhe myslimanëve të tjerë të cilët pësuan vdekje dhe dëbim, si pasojë e imperializmit, nacionalizmit dhe konfliktit etnik.

Pëllumb Xhufi , me ketë rast thotë: “Historiografia e vendeve tona ka pare vetëm një anë. Ajo e ka pare Perandorinë Osmane si perandoria e dëbimeve, vrasjeve dhe zullumeve. Vetëm tani së fundmi ka një reflektim për ti pare gjërat më ndryshe. Dua të them që në BE ka patur një vështrim të gabuar në lidhje me atë që ka ndodhur në kohën osmane. “ Hajde , Peellumb i “shkruar” hajde !
E kam vetëm një pyetje : Deri kur Shqipëria do të lejojë që kush të do nga bota të vjne e të na turbullon mendjen ?

Fahri Xharra , 13.10.15
Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: 1821-1922?, Fahri Xharra, Kush u dëbua nga, tokat tona

“PARATHËNIE” E KONFERENCËS SË JALTËS…

October 12, 2015 by dgreca

13 TETOR 1943ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN/
■503 QYTETARË TË VRAMË… NË TIRANË!?/
■Lufta e Dytë Botnore hapi një kapitull të ri, aq sa dramatik edhe të turpshëm për të gjithë ata që me të gjitha mjetët e tyne po, edhe të tonat, kanë punue për shfarosje të Trojeve Shqiptare dhe shkombtarizimin e pandërpremë të Popullit dhe Shtetit Shqiptar Europjan.
■I vetmi shtet që nuk kishte pretendime të zhdukjes sonë nga harta e Evropës, ishte Gjermania. Edhe kur ajo ishte në falimentim të Luftës, autorizon Rregjencën Shqiptare nëpërmjet At Anton Harapit, me u lidhë me Aleatët, për me mujtë me shpëtue nga bolshevizmi stalinist dhe neoshovenizmi ruso – sllav i pashmangshëm që po pushtonte Ballkanin dhe Europen Lindore. (Dishmi gojore e Regjentit Cafo Beg Ulqini, 1968).
■NË SHTËPINË NR. 173, NË RRUGËN E KAVAJËS…ORA 13.13’
Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…
Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena, tue rrënue e prishë murët prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare. Krizmat e xhamave të thyem përzihëshin me uturimat e avionëve anglezë, që pa pikë mëshire hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrnim vesh asgja se shka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishim në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit në gojë, u drejtuem nga shkalla për me zbritë në podrum.
Ajo ishte pamja e vetme e fundit e babës së gjallë, kur u çue në kambë me një vile rrushi që kishte në dorë, më tërhoqi prej krahu…e nuk di gja ma gjatë….veç, për pak çaste, rá në fundin e shkallëve dhe, i shtrimë ndër pllaka të korridorit përballë derës kryesore të hymjes, u mbulue me gjak. Pizhamat ngjyrë banane, me polseta e kolet të zi, i tërhiqja me sa forcë kisha n’atë lamë gjaku, tue thirrë: “BABË, ÇOU !”…
***
■14 Tetor 1943, gazeta “Kombi” në Tiranë, fillon me botue listen e të vramëve nga bombardimi i bamë njëditë ma parë në Kryeqytetin e Shqipnisë…Numri i të vdekunve fillon nga shifrat 70… 85… dhe arrinë në 503 vetë. (Shifra asht dishmi i At Pjeter Mëshkallës, Klerik tek Kisha Katolike Tiranë, në Rrugen e Kavajës, që ka vojue Babën tim 30 minuta mbas vdekjes.)
■Bashkë me kufomat e viktimave varroset edhe kjo ngjarje e shemtueme që u ba mbi popullsinë e pafajshme të Tiranës. Populli Shqiptar asnjëherë nuk ka kenë agresor, as pushtues i një pëllambe tokë të shteteve fqinjë. Ai nuk asht angazhue në asnjë blok gjatë Luftës së Dytë Botnore, madje asht shteti i parë që u pushtue nga Italia fashiste më 7 prill 1939.
■Nuk duhet harrue se ngjarja e 13 Tetorit 1943, asht masakra ma e përgjakshme e bame mbi Popullin e pambrojtun Shqiptar gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore.

■Atëherë, pse na bombarduen, na gjakosën, na robnuen nga sllavët… dhe heshtën?
Gati para 20 vjetësh z. Rudina Xhunga asht përsoni i parë që ka shkrue për këte ngjarje pothuej të harrueme… dhe kam shkue për me e falnderue. E pyeta nëse ke mujtë me kuptue pse asht lanë në harresë gjithë këto vjetë një tragjedi kaq e madhe e Popullit Shqiptar, që pa kenë Aleat me pushtuesit, bombardohet një rrugë nga aeroporti e deri tek Kisha e Jezuitëve, kur njerëzit ishin tue ngranë drekë, vritet vetëm popullsi civile dhe asnjë ushtar nazist, dhe Shteti Shqiptar për 55 vjetë heshtë?…Edhe ajo e çuditun kishte pyet pak ditë përpara Nexhmije Hoxhën, e cila i asht përgjegjë: “Nuk kishim sesi përderisa né ishim të lidhun me Aleatët, ata e bënë!…”
■Koha vjen tue kjartësue synin dhe mendjen! Pra, Aleatët e lidhun me sllavokomunistët tanë vrasin vetëm me ushtrue terror mbi popullsinë e pafajshme, për me e nënshtrue e robnue ate!
■Vazhdojmë me dokumenta të botueme kohët e fundit:
Lexoni tek libri “I dashur Stalin…” Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzvelt dhe Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler, Parathënia nga Arthur Schlesinger, Jr.
Përkthye nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KH”, Tiranë 2006.
■“Ruzvelti – 134 – (Faqe 240)
12 Tetor 1943
Mesazh personal për mareshal Stalinin
Badolio do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.
Bazuar në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore dhe detare në Azore. RUZVELT
■“Stalini – 135 –
14 tetor 1943
Stalini, drejtuar Ruzveltit
Mora mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.”(Theksimi im F.R.)
***
■Do t’ishte i tepërt komenti! Vazhdojmë me fakte tjera…
Faqe 360: Çërçill shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj dite (10 tetor 1944), i propozoi troç Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë:
■“Lé të zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në Bullgari… Lé të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së. Si do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe Jugosllavia të ndahej përgjysëm?”…
■Më pas sipas pohimeve të Çërçillit, “Stalini mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e të ngrihësh.”
■Faqe 399: “ Jalta.
6 shkurt 1945.
I dashur mareshali Stalin,
…Jam i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një mënyrë për të sheshuar mospajtimet…
Sinqerisht i juaji FRANKLIN D. RUZVELT”
■Marrëveshja në lidhje me hyrjen e Bashkimit Sovjetik në luftë kundër Japonisë:
“….Krerët e Tri Fuqive të Mëdha duhej të pajtoheshin njëzëri që, kërkesat në fjalë të Bashkimit Sovjetik, të plotësoheshin pa diskutim pas kapitullimit të Japonisë.” Faqe 449.
■Për mos me ndikue lexuesin e këtij materiali me mendimet e mija në lidhje me këto ngjarje tragjike të fatit të popujve të Botës, do të kaloj në disa dokumenta tjera shumë me rendësi, që i përkasin po kësaj periudhë historike të Luftës së Dytë Botnore.
■Henry Kissinger “Diplomacia”, Leximi, në kancelaritë e Perëndimit, duhet të fillojë detyrimisht nga ky libër”Alan Clark, The Times. Përkthye P.Pojani; Red. M. Raxhimi. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999. Shtypur në Shtypshkronjën LAERT.
■Henry A.Kissinger asht betue me 22 shtator 1973 si Sekretar i pesdhjet e gjashtë i Shtetit, detyrë që e mbajti deri me 20 janar 1977. Ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1973, si dhe çmime të tjera të rëndësishme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.
Falemnderës z. Kissinger per këte thesar historik që i keni dhurue Botës Perparimtare!
■“Fobia e Stalinit u shpreh gjerësisht në eleminimin prej tij të të gjithë kundërshtarëve poltik, të mundshëm të brendshëm dhe në vrasjen e internimin e miljona të tjerëve që e kundërshtonin atë, vetëm në fantazitë e tij.” Fq. 337.
“Rasti ishte Kongresi i XVIII i PK të BRSS, …mbledhja e parë mbas pesë vjetësh…nga 2000 delegatë, merrnin pjesë vetëm 35 nga ata të pesë viteve maparë; 1100 të tjerë ishin arrestuar për veprimtari kundërrevolucionare; ishin likujduar 98 nga 131 anëtar të K. Q., sikundër edhe tre nga pesë mareshalët Ushtrisë së Kuqe dhe 11 zëvendëskomisarët e mbrojtjes, të gjithë komandantët ushtarakë të rajoneve dhe 75 nga 80 anëtarët e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.” fq.339.
■“Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të kthehej në një ushtri pushtuese.” fq.343
■“Çdo udhëheqës i madh ka rrugën e vet…Ruzvelti kishte krejt karakterin, energjinë e mjeshtrinë e diktatorëve dhe ishte në anën tonë.” Fq.370.
Faqe 371: “Deri në raportin para Kongresit mbi Jaltën me 1945, Ruzvelti qëndronte gjithmonë më këmbë sa herë që mbante ndonjë fjalim të rëndësishëm. Duke qenë se media i përshtatej përpjekes së Ruzveltit për të luajtur rolin e tij me dinjitet, shumica dërrmuese e amerikanëve, asnjëherë nuk e kuptuan sesa i gjymtuar ishte Ruzvelti ose perceptimet e tyre kishin ngjyra mëshire…. ishte një kombinim i papërcaktuar i manipuluesit dhe ëndërrimtarit politik. Ai drejtonte më tepër në bazë të instiktit, sesa analizës…Sikundër e përshkruante Isaiah Berlini: Ruzvelti kishte të meta serioze në karakter, midis të cilave paturpësinë, ashpërsinë, cinizmin…”
■Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe duhet të mbronte Evropën, pa asnjë ndihmë nga Amerika… Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit….Në shkurt 1945, në konferencën e rëndësishme të fituesve në Jaltë, Ruzvelti qortoi Çerçillin në prezencë të Stalinit…ai vuri në lojë qellimin e tij…” Fq.396.
■“Ruzvelti mbështetej në marrëdhënjet me Stalinin në një mënyrë që Çërçilli kurrë nuk do ta bënte…në Teheran nga 28 nëntori deri 2 dhjetor 1943, në Jalta nga 4 deri 11 shkurt 1945.(fq. 410) Ruzvelti parapëlqente të shihte te Stalini më mirë një mik si xhaxha, sësa një diktator totalitar.”
■“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.”
***
■“Shpëtimtarët e njerzimit”…kalojnë miljona njerëz nën zgjedhën barbare komuniste për 50 vjet!
Lufta e Dytë Botnore përfundoi me mbi 50 miljon varreza…mbi të cilat, diktatorët ngritën monumentet e tyne rrethue me “lulet” e mbjelluna mbi mjerim të popujve.
U bombardue Moska, Leningradi, Varshava…
U bombardue Berlini, Roma e Tokio…U hodhën edhe bombet atomike në Japoni!
U bombardue edhe Tirana…
Të gjithë popujt filluen rindërtimin e vendit nga rrënimet e luftës…
As sot nuk dihet kush fitoi lirinë dhe të drejtat thëmelore të jetës së njeriut!
Shqipnia,… jo!
Tirana u bombardue me 13 tetor 1943 dhe u la varrezë e një Populli Martirë, që për 50 vjet të tjera vazhdoi me u rrënue, me u torturue, me u masakrue, me u shpartallue, me u burgosë, me u pushkatue, me u interrnue, me u vorfnue, me u dhunue, me u çkombtarizue…Ndersa, qendrimi i Aleatëve ndaj familjeve të viktimave të të vramëve nga bombardimet e komunizmi që na sollen ata, asht një kapitull në vete që duhet trajtue bashkë me kapitullin e diasporës prokomuniste!
Kur Shqipnia, vazhdon me u plaçkitë nga komunistët kapitalistë të Enverit e stërnipat e Stalinit!
Po, si dikur…Vazhdon me trokitë në dyert’ e Evropës, tue kerkue edhe “Rilindjen komuniste”!..
Melbourne, 12 Tetor 2015.

Filed Under: Histori Tagged With: “PARATHËNIE” E, Frtiz Radovani, KONFERENCËS, SË JALTËS...

Shqiptarët dhe Emblema e Flamurit të Tyre

October 11, 2015 by dgreca

Nga Aristotel Mici/
Flamuri shqiptar me shqiponjën në mes ka historinë e tij të herëshme, që buron nga vete lashtësia e kombit. Jo rastësisht Eqrem Bej Vlora do të shkruante për atë në kujtime: “Historia e këtij flamuri tretet në mjergullën e kohës”. Simboli emblematik i shqiponjës në fushën e kuqe të flamurit fillon në kohën e vjetër Para Krishtit, vazhdon në Mesjetë edhe mbrrin në kohët e reja moderne. Imazhi i shqiponjës së këtij flamuri nis me një legjendë antike, kurse gjurmët e tij enden që nga librat historikë e deri te dëshmitë materiale, që nga vargjet e poetëve e deri te këngët e trimave kryengritës.
Straboni, duke hetuar për kohën Pellazgo – Ilire, vinte re se ky popull në të vjetrat kohe ishte më i rrepti e më luftëtari e Shqiponja ishte pajtorja më e mirë për të. Atëherë që kur Zeusi nga pellazgo-ilirët nderohej si perëndi, faltoren e vetë e kishte në Dodonën e thesprotëve, pra në Çamëri. “Dhe kështu me kalimin shkallë shkallë të paganizmit në monotheizëm, shqiponja nga simbol fetar u kthye në simbol kombëtar. Aq shumë u përngjit ajo me njeriun vetë sa atij zuri t’ia mënjanonte tërë emërtimet e tjera, duke i lënë emrin e vetë përgjithësues “shqiptar” (biri i shqiponjës)”. Natyrisht, ky është një rrëfim legjendar dhe, si i tillë, mund të jetë i diskutueshëm. Po mos të harrojmë se edhe emri i detit Egje mbështëtet mbi një rrëfim legjendar. Siç na mëson mithi i lashtë, mbreti Egje u mbyt në këtë det, tek pa i pikëlluar velat e zeza të anijes së birit të tij, Tezeut, duke e marrë të birin për të vdekur. Atëherë, sipas mithit të lashtë, emrin e mbretit Egje e mori deti. Edhe kontinenti plak i Evropës e ka marrë emrin nga një e dashur e Zeusit, me emrin Evropa, me të cilën ai pat rënë në dashuri.. Dihen nga të gjithë historianët këto emërtime mitiko – legjendare, po asnjë komentator nuk shprehet kundër.
Ka edhe ndonjë studiues që mendon se shqiponja, edhe pse është simbol, nuk ka qenë ndonjëherë “totem” e gjyshërve tanë në Dheun e Arbërit; dhe, duke mos qenë e tillë, ajo nuk është figurë bindëse për të përligjur idene e hipotezës se etnonimi shqiptar, qoftë në mënyrë hipotetike, mund ta ketë prejardhjen nga emri i shpendit të “shqiponjës” apo” shqipes”.Aq me mosperfillje shihet kjo ide e mundshme, sa nuk futet as në listat e hipotezave, që rrahin të qartësojnë etimologjinë e fjalës shqipe dhe të emrit shqiptar. Kur lexon një arsyetim të tillë, mendja të shkon vetiu te legjenda e “nënës ulkonjë” në Romën e lashtë, tek ajo ujkonja e gdhendur ne skupturë me emrin Lupa Capitolina, e cila, sipas legjendës, ushqeu me qumështin e saj binjakët Romulin dhe Remin. Kjo ujkonjë nuk ka qenë “totem” për fisin Latin të Laciumit. Këtë e dinë latinistët, po megjithatë, ata nuk e hedhin poshtë legjendën e themelimit të Romës nga Romi. Për më tepër, figura e “nënës ujkonjë” demonstrohet me madhështi nësa e sa vepra arti, që nga mozaiku dhe pikturat e Leçes, ne jug të Italisë, e deri te skulpturat, altoreliefet e basoreliefet e Romës antike dhe asaj të sotme, pa përmendur reklamat e panumërta nëpër kutitë e qumshtit. Atëherë lind pyetja pse shqiptarët duhet të jenë kaq shpërfillës ndaj simbolit të tyre shekullor? Kështu të krijohet një lloj çudije, kur atë që na e pohon Straboni si shenjë krenarie, e shmangim ne sot
** *
Po me tepër se hamendja e një legjende, janë faktet e shumta historike dhe arsyet gjuhësore që të sjellin te hipoteza se simboli emblematik i shqiponjës duhet të jetë në themel të idesë për unitetin tonë kombëtar. Nuk ka dyshim se flamuri me fushën e kuqe dhe shqipen dykrenare në mes është simboli ynë më i vjetrër mbarëkombëtar. Me këtë flamur në mendje dhe në zemër ne kudo ndjehemi shqiptar. Gjuha shqipe dhe flamuri na bashkojne e na vëllazërojne kudo që të ndodhemi si te Nëna Shqipëri, si në Kosovë, në Maqedoni, në Preshevë, Bujanovsk, në Mal të Zi, në Itali, në Greqi, në Turqi dhe kudo nëpër kontinente, nga Amerika e deri në Australi. Flamuri dhe gjuha amëtare janë dy hallkat që na lidhin si vëllezër shqiptar të një gjaku.
Qysh në shekullin e dytë Pas Krishtit, biografi i antikitetit, Plutarku, në veprën “Jetë Paralele” tregon për Pirron e Epirit se kur ushtarët po e glorifikonin pas betejës së Heraklesë (280 PK) duke e quajtur atë “Shqiponjë”. Ai iu drejtua atyre dhe u thotë: “Nga ju unë jam shqiponjë; dhe si të mos jem i tillë, kur ju jeni flatrat e mia që me ngrini aq lart!”. Nga ky episod fare qartë duket adhurimi i stërgjyshërve tanë për figurën e shpendit të shqiponjës, e cila gjatë shekujve do të kthehej në simbol emblematik, duke u bërë shënja më dalluese për të gjithë arbëreshët në Dheun e Arbërit. Këtë ide e mbështet edhe Pashko Vasa në artikullin ”Shqypnia dhe Shqyptarët”, të botuar më 1879, kur shkruan: “Që prej fjalëve që i thanë ushtarët Pirros, e prej fjalëve që iu përgjegj Pirroja, na ka mbetur neve emni shqiptarët, e dheut ynë i thonë Shqypni, e gjuhës yne i thonë shqype e Plutarku e dëfton hollë e hollë”.
Kurse Apostulli i Shqiptarizmës, poeti Naim Frashëri, do të thurte vargje tek poema “Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve”:
U quajtuajt me këtë emër që moti shqiptari
Nga “shqipja” q’ish i fortë, në luftë më i pari.
E nga që mbante krye në flamur kurdoherë
Shqiponjën, shenjë të trimërisë në vlerë
Dhe në vitin 1886 në kapitullin “Prindërit” tek “Histori e Shqipërisë” po ky Rilindas i madh do të pohonte:”Shpesi që i themi “shqipe” ishte sipas besës zogu i Hyjit dhe shenjë e trimërisë. Andaj e kishin në flamur shqiptarët e vjetër, pa nga shqipja u quajtën shqiptarë”.
Në unison me këtë ide të poetit Naim Frashëri është edhe Prof. Abas Ermenji, i cili në një studim voluminos për vendin e Skëderbeut në histori, shpreh mendimin e vetë për etnonimin shqiptar si edhe për emrin e gjuhës amtare, ku shkruan se: “Në kohën e Skenderbeut dhe përpara tij, Shqiptarët e quanin veten Arbëreshë. Kështu quhen edhe sot Shqiptarët e Italisë së jugës, që e lanë vendin tonë pas asaj epopeje…. Si qëlloi që gjatë sundimit turk, Shqiptarët u quajtën me emrin që kanë sot? Emri Shqiptar dhe gjuha shqipe nuk besohet të kenë asnjë tjetër prejardhje përvec shqipes që përbën simbolin e flamurit të Skenderbeut.
Pas vdekjes së kryetrimit, Shiptarët nuk u nënshtruan me një herë ndën Turqit. Ata vazhduan për shumë kohë përpjekje e kryengritje, qofshin krahinore (në veri e në jugë), qofshin në një lidhje më të gjërë, për t’u cliruar nga zgjedha turke. Këto lëvizje ishin të frymëzuara prej kujtimesh të Skenderbeut dhe të shqipes së tija dykrenore.
Duket se Shqiptarë u quajtën ata që ecnin pas shqipes, ose partizanët e shqipes, që ndiqnin akoma flamiurin e Skenderbeut, domethënë luftën e tija. Ky emër pastaj u përgjithësua dhe përfshiu tërë Shqiptarët pa përjashtim.
Nuk na duket të ketë një shpjegim tjetër më të përshtatshëm mbi kthimin e emërit Arbëreshë në emrin Shqiptarë.”
Nga të parët historianë këtë flamur na e tregon Anonimi i Tivarit, më 1480,(i cituar nga Biemmi), i cili shkruan :”Flamuri i Skënderbeut ishte një shqiponjë e zezë me dy krerë dhe e hapur në shesh të kuq”. Dëshmi të njëjtë për këtë flamur me shqiponjën në mes jep edhe biografi i Skënderbeut, Marin Barleti :“Skënderbeu mbante flamuj të kuq, të qendisur me shqiponja të zeza dykrenare, ky ishte flamuri i fisit të tij”. Ky flamur ishte tipari dallues në të gjitha veprimtaritë luftarake të ushtrisë së Skënderbeut. Flamuri qe bërë pjesë e krenarisë së tyre ndër betejat heroike. Kudo që shkonte ushtria e Skënderbeut për të luftuar, flamurët nuk i ndante nga vetja. Në të njëjtën vepër Marin Barleti tregon se “trimat e Skënderbeut nën komandën e tij kur shkuan në Pulje, për të ndihmuar mbretin Ferdinand të Napolit…mbanin flamurët e kuq me shqiponjën dy krenare në mes.” .
Po gjurmët e këtij flamuri me shqiponjën dy krenare shihen dy shekuj më përpara epokës Skënderbejane. Shenjat e flamurit me shqiponjë duhet t`i kërkojmë qysh me Principatën e Arbërit dhe Despotatin e Epirit. Aty nga fundi i shekullit XII, Progoni (1190-1199) do të sundonte dhe do të qeveriste principatën e Arbërit me gjithë atributet e një prijësi me vulën e flamurin e tij. Dhe më vonë, siç pohohet në “Historinë e Shqipërisë”, në vitin 1336, Principata e Arbërit qe forcuar aq shumë, sa Ludoviku, i Anzhuinëve, i njohu Andrea Muzakës titullin Despot i Arbërisë. Tre dekada më pas, kur Andrea Muzaka II i mundi bullgarët tek Mali i Peristerit në vitin 1372, pozita e despotatit forcohet edhe më tepër. Në ndihmë të këtij mendimi na vjen Princi Gjon Muzaka, i cili, në Memorien e vetë të shkruar më 1510, tregon sesi “Perandori i Konstandinopolit u kënaq shumë që zoti Andrea Muzaka kishte pasur një fitore të tillë, me që kishte larguar nga muret e Adrianopolit armikun e tij të madh…I përmenduri Perandor urdhëroi që t`i jepnin atij stemën, d.m.th., shqiponjën me dy krerë….… i dha edhe një titull despotal… Në të cilin ishte përvijuar me gurë xhevahiri shqiponja që thamë”. Bëhet e qartë nga ky pohim se Muzakajt që pas mezit të shekullit të XIV mbanin titullin e despotit, që jepej nga perandori si edhe flamurin me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Me këtë flamur me shqiponjë Andrea Muzaka, në krye të luftëtarëve të tij, do të shkonte në Betejën e Fushë Kosovës më 1389 kundër ushtrisë së Sulltan Murati të Parë. Në atë betejë të prgjakshme, ku, siç shkruan Evlija Çelebiu, “Sulltan Muradi shkoi 700,000 të pafe në teh të shpatës ( nënkupto martirët e rënë nga radhët e forcave të aleancës së princave të Ballkanit). Atje u vra edhe prijësi i sipërpërmendur i principatës së Muzakajve.
Lidhur me lashtësinë e flamurit shqiptar me shqiponjën dykrenare duhen përmendur edhe “Statutet e Shkodrës” të zbuluara kohët e fundit në bibliotekën e Muzeut Correr të Venecias. Këto “Statute” hedhin dritë edhe më shumë në lashtësinë e flamurit kombëtar shqiptar. Statutet e Shkodrës pasqyrojnë një lloj “kushtetute” për banorët e qytetit në shekullin e XIV – XV. Sipas studiuesve ato janë hartuar para vitit 1446. Po ajo që është e rëndësishme të theksojme është fakti se në një faqe të ilustruar të këtyre statuteve gjendet i pikturuar simboli kombëtar: “Shqiponja me dy krerë”. Historiania e Mesjetës, Lucia Nadin, duke komentuar këtë faqe të ilustruar të “Statuteve”, shikon se në këtë pikturë pasqyrohet një stemë heraldike e bërë me kujdes:…një shqiponjë dykrenare e kurorzuar me ar në të dy krerët (…) “aquila bicipite, coronata d’ oro su entrambe le teste”). Kjo studjuese, e nxitur nga zbulimi i këtyre dokumenteve shkruan: “Gjetja e “Statuteve të Shkodrës” rihap një faqe shumë të ndritshme, të harruar të ketij vendi, i njohur vetëm si vendi i Shqiponjave”. Dhe më tej Prof. Nadini, duke analizuar simbolikën e kësaj embleme, shikon se në të, në mënyrë figurative pasqyrohet “shqiponja triumfale, simbol i një autonomie të fuqishme qytetare”
Emblemën e Shqiponjës dykrenare në shekullin e XV e gjejmë jo vetëm në jug të Arbërisë si tek Pricipata e Muzakajve, a po ne Veri si ishte rasti i Statuteve të Shkodrës, po edhe në Arbërinë e Mesme dhe Veri-Lindore si tek principata e Kastriotëve. Në librin “Historia e Shqipërisë”, kur trajtohet kryengritja e Gjon Kastriotit kundër fillimit të pushtimit turk, tregohet edhe stema e principatës së tij, me emblemën e shqiponjës me dy krerë, rreth viteve 1429-1430.
Është për t`u vënë re se ky flamur dhe emblema me shqiponjën dykrenare qenë bërë aq të njohur, jo vetëm midis ushtarëve të Skënderbeut dhe popullit në Arbërinë e asaj kohe, po edhe midis radhëve të turqve osmanllinj. Këtë jehonë të simbolit të shqiponjës në radhën pushtuesve turq na e sjellë në mendje Marin Barleti me veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës”, tek tregon se si Sulltan Mehmeti II, i shoqëruar nga kalorësit e vetë, kur ka parë pozicionet e qytetit të Shkodrës, paska thënë: “Oh ! se ç’ vend të shkëlqyer dhe të lartë paska zgjedhur shqiponja për vete dhe për folenë e zogjëvë te saj”..
Po ky flamur do t`i ngacmonte mendimin edhe baronit francez J.de Lavardin, në vitin 1576, kur do të shkruante: “Në flamurët e tij, që ishin të gjithë të kuq, Skënderbeu kishte një shqiponjë të zezë me dy krerë. Shqiponjën me dy krerë Skënderbeu do ta mbante te parzmorja, në kraharuar, si edhe në vulën shtetërore.”
Dhe tani do të ishte më me interes të dimë edhe për shtrirjen gjeografike të emblemës së Arbërisë për atë kohë. Dhe kjo kuptohet më mirë po të kemi parasysh lidhjet e krushqive midis familjeve princërore në shekujt e XIV dhe XV. Kështu përshëmbull tre nga vajzat e Gjon Kastriotit u martuan me bujarë nga familjet e njohura princërore, si tek Muzakajt, Aranitët e Topiajt (Hitoria e Shqipërisë- f.252). Po ashtu, siç tregon Gjon Muzaka në “Memoria”, një motër e Gjin Muzakës, Maria, qe martuar me Gjergj Aranitin. E para bijë e tij, Andronika, kur u rrit, u bë gruaja e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut. Kurse Gjon Muzaka e mori nusen e vetë nga dera e Dukagjinëve. I përmendëm këto krushqi për të përfytyruar sadopak lidhjet miqësore, si dhe hartën e aleancave midis familjeve feudale në Arbëri. Dhe në çdo dasëm midis tyre ka lëvizur flamuri me shqiponjën , që i printe krushqit tek kalëronin për çdo festë martese. Deri vonë ka qenë ky zakon. Madje në Kosovë udhëtimi i krushqëve me flamur kombëtrar, kur merrej nusja ishte i gjallë deri në fillim të këtij shekulli të ri. Kjo dukuri zakonore ka rëndësi të kuptohet për anën etnografike të çështjes: se si emblema e shqiponjës dykrenare është futur aq natyrshëm në psikologjinë kombëtare qysh nga thellësia e shekujve. Kështu duhet të pranojmë se shenja më dalluese e shqiptarëve pas gjuhës amëtare ishte dhe është flamuri me këtë emblemë. Pra lufta për flamurin dhe me këtë flamur në ballë, në gjoks dhe në zemër ishte lufta për idenditetin kombëtar.
Një dëshmi tjetër materiale që flet për lashtësinë dhe adhurimin e të parëve tanë për flamurin është edhe epitafi në varrin e Gjon Muzakës, që gjndet në Francavilla të Otrantos: “I plotfuqishmi Jezu, ty të falet këtu Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesë dhe i Epirit që nga qyteti i Bizantit trashëgoi shqiponjën dykrenare qe e mbante në flamur, i dedikohet kurorë detyrimi në vitin e Krishtit 1510”
I ngjajshëm me këtë fakt duhet përmendur si dëshmi me interes për simbolin kombëtar të Shqiponjës edhe varri i nipit të Skënderbeut, që ndodhet në kishën e Shën Marisë së Napolit, ashtu si e përshkruan edhe Eqrem Bej Vlora: ”Mbi varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e Shën Mërisë së Ëngjejve në Napoli është venë stema e tij: një shqiponjë heraldike me një yll të bardhë e vezullues pesëcepësh mbi të dy krerët”
Këto dy episode të fundit tregojnë për lidhjen shpirtërore që kishin të parët tanë me simbolin e Shqiponjës. Ata e adhuronin atë në këtë jetë, po edhe deri në amshim. Ashtu ata duken sikur thonë se edhe të vdekur ata janë mbajtës të flamurit, janë mbajtës të shqipes, janë shqiptarë për jetë të jetëve.
*
* *
Po ky flamur me shqiponjën në mes do të ishte simboli i bashkimit të stërgjyshërve tanë edhe për gjatë kohës së qendresës kundër pushtimit turko-osman siç shkruan dhe Pashko Vasa në veprën e tij për kohën e rënies së Shkodres: “Një pjesë e popullsisë, për të mos u nënshtruar gjithësesi, u ngrit e iku në dhe të huaj dhe kërkoi strehim në Itali; një pjësë tjetër mori malet, në majat e të cilave flamuri kombëtar vazhdonte të valvitej krenar dhe i nderuar.”
Kjo lidhje shpirtërore e stërgjyshërve tanë me simbolin e shqiponjës u ka pas tërhequrn vëmendjen shumë studjueve të huaj, të cilët, duke qënë eruditë të shquar, e dinin rolin e emblemave në Mesjetën Evropiane për të emëruar etnitete a po dinasti të ndryshme. Njeri nga këta eruditë që qe iangazhuar me gjuhësinë shqipe është albanologu Maximilian Lambertz . Prof. E. Çabej, duke trajtuar problemin e emrit etnik, shkruan në librin e tij “Shqiptaret midis Perëndimit dhe Lindjes”: ”Oberhummer pranon së fundi mendimin e M.Lambertz-it, ky dijetar, thotë ia kishte spjeguar emrin mjaftë mirë prej shqiponjës, si emër i një totemi nga koha e Skënderbeut”.
Po në atë faqe të veprës së tij Prof. Çabej shenon se ky mendim gjen mbështëtje te një vrojtim i Edith Durham-it… “Shqiptarët quhen kështu pas shqiponjës. Në flamurin e Skënderbeut dhe te stema e Shtetit të ri Shqiptar ndodhet një shqipe.” Me këtë rast theksojmë se Prof. Çabej nuk shpreh mendimin e tij për këtë çështje, po ai as nuk e mhon këtë hipotezë .Përkundrazi, ai lë shkas për diskutim, kur në veprën e tij ka pohuar : Duke përmbledhur ç’kemi thënë na rezulton se emri i ri (shqiptar) na shfaqet si emër familjeje në një kohë kur emri i vjetër i popullit është edhe në lulëzim e sipër. Të dy emrat do të kenë luftuar shekuj me radhë me shoqi-shoqin për përhapjen e vet në popull, gjersa nga fundi i shekullit të XVII emri i ri doli fitues.
Në këtë tragë mundohet të ecë edhe studiusi francez, Robert d’ Angely, i cili, bazuar në gjellitjet e veta për etnonimin “shqiptar” thotë se fjala “shkibetar” nuk do të thotë tjetër gjë, veçse mbajtësi i shqipes( i shqiponjës). Dhe më pastaj ky autor vazhdon ta shtjellojë idenë e tij se fjala “shqiptar u bë e njohur dhe e famëshme për shkak të qendresës së një ushtrie të vogël shqiptare, që ishte bartëse e shqiponjës, e shqipes të princit legjendar Gjergj Kastrioti”.
I impresionuar nga simbolika e flamurit tonë kombëtar, edhe studiuesi dhe diplomati amerikan Xhorxh Fred Uilliams, i cili dallohej për kulturën e tij gjuhësore dhe historike, gjykon e shkruan për popullin tonë në trojet e ish Arbërisë: “Emri i vërtetë i kësaj toke është Shqipëri, dhe i popullit shqiptar, që do të thotë “toka dhe bijtë e shqipes”.
Ndër shekujt e robërisë turke, shumë nga të dhënat dokumentare për flamurin kombëtar të Shqipërisë nuk kishin mbetur fare të izoluara. Në qarqet e dijetarëve dhe historianëve të Evropës, kur është folur e shkruar për luftën e Shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut, është përmendur kohë pas kohe me siguri edhe flamuri tij. Mjafton të kujtojmë rastin interesant të shkrimtarit amerikan Henri W.Longfellou, i cili më 1873, shkroi një poemë për heroin tonë kombëtar të titulluar “Scanderbeg”. Në mënyrë të vaçantë ai përshkruan momentin solemn, që ka të bëjë me ngritjen e flamurit me shqiponjën dykrenare, më 28 Nëntor,1443, që në përkthimin e Fan Nolit lexohet aq bukur:
“Nga kështjella shpejt ka rënë
Flamuri me gjysëm hënë,
Edhe populli shikon
Që në vend të tij valon
Flamuri i Skënderit n’ erë,
Skabë’ e zezë me dy krerë.
Është me rëndësi të vemë re se si poeti amerikan prej mijëra kilometrsh larg arrin të gjejë subjektin e poemës për heroin kombëtar të shqiptarëve dhe të fokusojë poetikisht emblemën tradicionale “Shkabën e zezë me dy krerë”. Kështu, ky rast, kur në kushtet e shekullit XIX, një poet i Botës së Re, matanë Atlantikut, kalon oqeanin me fantazinë e tij, për të hulumtuar një të vërtetë historike lidhur me simbolin tonë kombëtar, nuk ka se si të mos i jepë kënaqësi çdo shqiptari, që ta ndjejë veten krenar për vendin dhe Flamurin e tij të lashtë si simbol mbarëkombëtar.
Mbas Luftës së Dytë Botërore një tjetër autor, Julian Ameri, në librin e tij “Sons of the Eagle” (Bijtë e Shqipes), duke kuptuar adhurimin e shqiptarëve për flamurin e tyre me shqiponjë, do të shkruaj: “Shqiptarët, të cilët pohojnë se vijnë prej ilirëve të vjetër, e quajnë veten “shkipetarë”, fjalë, që po të përkthehet, ka kuptimin “bijtë e shqipes” .
Pak a shumë këtë gjë thotë edhe një autor amerikan, Robert Kaplan në librin “Balkan Ghosts” (Fantazmat e Ballkanit). Duke komentuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, ai shkruan se “Atdheu i tyre quhet Shqipëria, që do të thotë “toka e shqiponjës” (Land of the Eagle)

Nga sa u parashtrua duket qartë lidhja e përherëshme shpirtërore e të gjithë shqiptarëve me simbolin e shqiponjës së flamurit. Ja pra, është kjo arsyeja pse dhe shumë studiues të huaj e njësojnë emrin e shqiptarit dhe të Shqipërisë me simbolin e shqiponjës së emblemës së flamurit. Prej gjithë këtyre deklarimeve kuptohet se Flamuri me Shqiponjën dykrenare qe bërë pjesë e ndërgjegjes sonë shqiptare.
Politika asimiluese e sulltanëve gjatë periudhës së errët të sundimit turk bëri që shumë nga traditat tona kulturore te dobësoheshin ose të zhdukeshin. Kështu qe e ndaluar në të gjitha trevat arbërore të përmendej flamuri kombëtar dhe emri i lavdishëm i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Po simbolet kombëtare, si dhe figura e Skënderbeut mbetën të gjalla në mendjen dhe kujtesëne vëllezërve arbëreshë që u vendosën në Itali. Tok me këngët dhe legjendat për kohën e Skënderbeut ata ruajtën dhe flamurin tonë të lashtë. Vlen të përmendet me këtë rast patrioti intelektual Zef Skiroi, i cili, në të përmuajshmen e tij “Arbëri i ri”, do të vendoste rregullisht emblemën tradiciuonale të flamurit me shqiponjë dykrenare, nga 1880 deri 1895. Pak më vonë, mbas vitit 1900 këtë shembull do ta ndiqte edhe F. Konica, i cili edhe ai, kur botoi të përmuajshmen e vetë “Albania”, do të vinte në faqen e parë të kësaj reviste këtë emblemë të Flamurit me simbolin e shqiponjës. Po ky Flamur me këtë emblemë, i ardhur vëllazërisht nga arbëreshët e Italisë, do t’i printe kryengritësit malësorë me në krye Dedë Gjo Lulin, dhe që më 6 prill të vitit 1911 u valëvit në majën e Deçiçit.
Pak kohë më parë, para kësaj ngjarjeje, në pranverën e vitit 1908, poeti i Rilindjes Kombëtare, Asdreni, do t’i jepte korit të kolonisë shqiptare të Bukureshtit poezinë e tij “Betimi mbi Flamur” si tekst për Himnin Kombëtar. Kështu filloi të këndohej Himni i Flamurit, që do të vinte me anë të poetit patriot Hilë Mosit nga Bukureshti në Korçë dhe prej atje do të përhapej gojë më gojë dhe shpejtë e shpejtë nëpër disa anë të Shqiperisë. Dhe, pasi qe kënduar për rreth katër vjet, në fusha dhe male, kënga e Himnit të Flamurit do të futej edhe në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës, më 28 Nëtor 1912. Atë ditë historike, kur prinjësi i Kuvendit të pavarësisë, Ismail Qemali, do të ngrinte Flamurin, ai do të bekonte edhe Himni e këtij Flamuri, që do të këndohej nga Kuvendarët dhe do të shpallej Himn Kombëtar. Që nga ajo kohë , për më shumë se një shekull, Himni Flamurit ka qënë preludi i i tërë aktiviteteve patriotike, kulturore, artistike e sportive për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Qysh atëherë fjalët e Himit Kombëtar na shungullojnë vesh si një thirrje dhe kushtrim për të qënë të bashkuar si komb rreth simbolit të Flamurit:
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë’ e një qëllim,
Të gjith’ Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Bibliografi
1-Çabej, E. “Shqipëtarët midis Perëndimit dhe Lindjes” MÇM, Tiranë, 1994.
2- Ermenji, A. “Vendi që zë Sëkënderbeu në Historinë e Shqipërisë”, btimi II, Tiranë, 1996.
3- Vlora, E. “Kujtime”, Shtëpia e Librit dhe komunikimit, Tiranë, 2001.
4- Shehu, A.. Gazeta “Illyria”, Nëntor,2003.
5- Plutarck’s Lives, vol. III, Boston, 1859.
6 – Vasa, P. “Vepra Letrare” 1, Shtepia Botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1986.
7- Barleti M. “Historia e jetës dhe e vep. të Skenderbeut”, Tiranë 1968.
8- Muzaka, Gj. “Memoria”, Toena, Tiranë, 1996.
9- Nadini, L. “Statuti di Scutari”, Universita di Venecia, 2002.
10 – Barleti, M. “Rrethimi i Shkodrës”, sh. b.“Naim Frashëri”, Tiranë, 1982.
11 Muzaka, K. “Memoria”, Toena, Tiranë, 1996.
12- Vasa, P. “Vepra letrare”, 2, sh. b. “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987
13- Angely, R. D’. “Enigma”, Toena, Tiranë, 1998.
14-Amery, J. “Sons of the Edagle”,London, 1948.
15- Noli, F. “Vjersha te Zgjedhura”, Instituti i studimeve shkollore,Tiranë,1965

Filed Under: ESSE, Histori Tagged With: Aristotel Mici, e Flamurit të Tyre, Shqiptarët dhe Emblema

Vincent W.J. van Gerven Oei visits Spac-Berfrois

October 9, 2015 by dgreca

The Unoffical View of Tirana/

October 9, 2015Print

overview1-annotated
Entrance of Spaç Prison. Left the administrative building, further down the roofs of the prison buildings. Photo by Xheni Alushi, 2014

by Vincent W.J. van Gerven Oei

Sometimes one can feel disgust, revolt, despair. To be confronted with a situation that seems by any standard beyond reason, beyond purpose, where one looks into the toothless, rotting mouth of a political and economical system. This is an attempt to describe one of such situations.

Last year, during the Albanian Lapidar Survey, we made a detour to the site of the Spaç prison, one of the most notorious internment camps of the former communist regime, reserved for its political prisoners. Located in a remote valley in the Mirditë province, it was a work camp, meaning that the prisoners housed there were basically used as slave labor in the adjacent copper mines. It was a site in which many people perished under the most horrific conditions, pushed off from ledges inside the mines, shot, or simply dies from pure exhaustion.

According to information gathered by Cultural Heritage without Borders, Spaç prison was constructed based on the Stalinist gulag model, combining isolated imprisonment with forced labor in the mines, and had a maximum occupation of about 1400 prisoners, many of which were intellectuals – perhaps their eloquent testimonies have contributed to the fact that it is still remembered. In 1973, Spaç was the site of the first revolt against the Albanian communist regime, when for two days prisoners took control of the camp and hoisted the Albanian flag without the perfunctory communist star. The first flag of a new Albania was hoisted in Spaç. It is a question whether the state that later, in the early 1990s, adopted that flag is worthy of that heritage of resistance.

With fall of communism, the camp was closed, and fully abandoned in 1995. Ever since, none of the democratic governments has made an attempt to preserve the site, and many former political prisoners are still awaiting justice as their former communist persecutors, prison guards, torturers, and informers continue to live in freedom, sometimes even occupying high positions in the current political and juridical system. In the meantime all buildings have been stripped from their doors, windows, fixtures, and the copper wiring. Thus the last copper from Spaç left in the hands of thieves. The result is that all buildings of the former camp have fallen prey to the elements, slowly collapsing under the summer heat, rain showers, and inhospitable winters of the region.

entrance
The meeting room where family members could visit prisoners, separated by a wall, never longer than ten minutes. Left entrance is for family, the right one for prisoners. Photo by Marco Mazzi, 2014

On March 27, 2009, the National Restoration Council from the Ministry of Tourism, Culture, Youth and Sport approved the restoration and muzealization of Spaç prison, provided that funding would be found through third-party donors. Such funding has not been forthcoming since. Only recently there have been some concrete initiatives from civil society to turn the Spaç prison into a site of commemoration, to protect and preserve what is left and use the site as an important symbol of oppression of the communist regime. The Dialogues for Spaçproject by Cultural Heritage without Borders is an important example, as a thoughtful and intelligent way of bringing different approaches to cultural heritage and voices from civil society, including former political prisoners into dialogue. In 2015 this resulted in a report, which, suggesting the collaboration of the government, outlines a series of clear steps through which the site could take on a commemorative function, embedded within contemporary Albanian society.

In my previous post I had already alluded to the stories I had heard about the Spaç copper mine being reopened, and this week I decided to explore the truth of these rumors together with a colleague. From Reps, the road had clearly been fixed and at certain points broadened. Whereas last year we could not park close to the camp site, a new road had been constructed and we could drive up to the entrance. The rubble and weeds around the entrance building had been cleaned up (the good work of the newly founded Spaç Prison Museum Foundation, I learned later from Gjet, the caretaker) and we could inspect the lower buildings, where the prisoners had lived. These had been inaccessible before.

Beyond the remaining buildings, on a mountain slope where we could distinguish several of the entrances to the mines, we discerned white demarcations around a plot of land, and newly constructed infrastructure and buildings. Amidst the remains of watch towers, fences, the foundations of a bridge across a small stream linking the main buildings with the mining galleries: a light blue building, with a few people working around it. It was clear that a company was setting up a project to reopen and exploit the mines.

tetebarracks1
Closer view of the barracks the horizontal slab sticking out from the earth that can be discerned below the right edge of the building was supposedly part of the foundation of the bridge linking the residential part of the camp with the galleries. Photo by the author, 2015.

I took me some time to absorb the emotional shock I felt, which quickly turned to rage. To reopen mine galleries dug by the hands political prisoners, working in inhumane conditions; to build barracks on sites where prison buildings used to stand; to dump rubble and debris in a place where a commemorative plaque reads: “In this valley are buried without tears and without flowers hundreds of prisoners consumed by suffering and pain” – all of that is a monstrous crime. Just imagine someone opening a pig farm in Auschwitz.

It is a crime precisely because it erases one of the worst crimes of Albanian history. It excavates history and dumps the dirt on the pile of corpses it left behind. This is not only the mistake of the company, even though it seems unlikely they are uninformed about whose graves they are stirring up. It is first of all a political scandal, a scandal, moreover, that has been long in the making: not a single prime minister has visited Spaç since the fall of communism. Not a single one. Where were you Fatos Nano? Where were you Sali Berisha? And where are you Edi Rama? Giving nice speeches in New York because you allowed your US “allies” to extend their counter-terrorism infrastructure onto Albanian soil? Where are you Minister of Energy Damian Gjiknuri? Signing more contracts for hydrocentrals in national parks? And where is the not-so-smart government councillor that will convince the Albanian public that placing important commemorative sites in the hands of a foreign mining company is a “reminder for us all not to repeat the past”?

tete2-annotated
Spaç copper mine site, with my annotations based on current construction activity. Image from Tete Mining website

The company that is currently reopening the mines in Spaç is called Tete Mining & Engineering Company, and has been present in Albania since the early 2000s. On their website they show a picture of Fatos Nano, a former protégé of Enver Hoxha’s widow Nexhmije Hoxha who after the fall of communism became prime minister several times over, attending a presentation about the Munella Copper Mine. Another picture shows the Spaç copper mine location. Tete Mining also operates a copper enrichment plant in Fushë-Arrëz, which I documented recently in July, and, as far as I understood from the inhabitants, causes serious environmental damage. In all three cases Tete operates under the Mineral Exploration and Production Agreement between Albania and Turkey.

fushe-arrez
Nothing to see here, just Tete Mining company polluting our drinking water. Photo by the author, 2015

Tete’s undated feasibility report on the Spaç mine allows one to wallow in undiluted irony while reading an exercise in censoring the monstrous origins of its infrastructure, presenting countless deaths in terms of economic categories such as profitability and “work carried out”:

The outcrop of Spac mineralization zone have been known since the beginning of 20thcentury. The exploration of Spaci sulfide outcrop started in 1954. Since beginning of exploration up to now a large volume of work have been carried out including prospecting channels, drillings, galleries etc.

The volume of the work carried out is as follows:

1. 70 channels with total volume 13633 m3

2. Shafts total 471 m

3. 26 exploration galleries and 3 mining galleries totalling 45,267 m (1954 until 1.1.1984)

4. Drill holes total 77,811 m (1954 until 1.1.1984)

5. 19 drill holes total 4,813 (1.1.1984 until 1.1.1987)

Allow me to add, again: that is 45 kilometers of tunnels “carried out” by means of primitive tools by prisoners living in inhumane circumstances, subject to torture and “accidental death.” The Tete website itself is even more degrading: “Albanian government invested in the mine for more than 81.000 meters of drilling, excavation of 140 m deep internal shaft and 12.000 meters of drifting during the communist regime.” Is this what the Ministry of Energy told them? That they “invested” in the mine during the “communist regime”? Well, if this is what investment means, a lot of the current government’s policies start to make a lot more sense. Investing in the economy means to rob a poor peasant from her fruits and vegetables because she cannot declare VAT. Investing in the economy means covering up at least one corruption scandal a day, simply because everyone is always already implicated and who cares from which party they are. Investing in the economy means buddying up with your so-called arch-enemy, because there is only one thing worse than integrity: missing out on those EU funds.

The work that has been undertaken by Tete, the construction of some barracks and the reinforcing of some of the galleries, is only the beginning. In fact, the photos we took are not that impressive, even. There are plans, however, to destroy some of the adjacent mountain (with the remains of fences and watch towers) and build an on-site processing plant. So even if the main Spaç prison site is saved, who will come there in a landscape dominated by a large copper processing plant, on a road where each turn another truck filled with ore comes around the corner? What would be the meaning of a few dilapidated barracks against the background of a massive industrial operation? Where would be the sense of profound isolation and helplessness that drove the communist regime to build the camp there in the first place? Reopening the mines is not only a crime against history. Apart from depriving future generations of an experience and warning of the lived reality of a totalitarian system and its infrastructure of terror, the destruction of the nature surrounding the camp will be a fait accompli.

After driving back to Tirana I flee into a bathroom and throw up.

That night I have a dream. The copper mine and factory are fully constructed, and dominate the background of the Spaç prison buildings. Workers move in and out of the mines, operate the machinery in the factory, slowly eating into the mountains. What rolls out of the factory are pallets stacked with copper bricks. Workers load up their wheelbarrows and cross a copper bridge to reach the camp site. Like a giant, scattered prosthesis, the now partially reconstructed walls, watch towers, and staircases gleam in the sun. Gold-reddish barbed wire encircles the premises. Spaç has become the largest lightning rod of Europe. Spaç has become the world’s largest telephone. A class of school children passes through the massive copper entrance gate. The teacher explains: “Spaç is like Amfortas’s wound. It can only be restored with the material that destroyed the lives of those who were imprisoned in it.”


About the Author:

Vincent-WJ-Van-Gerven-Oei-2-web-1500-213x2001-11

Vincent W.J. van Gerven Oei is a philologist, director of project bureau for the arts and humanities The Department of Eagles, and runs multilingual publishing house Uitgeverij. For Berfrois he writes a regular series on the state and concept of Albania, where he lives and works most of the time.(Berfrois.com)

Filed Under: Histori Tagged With: Berfrois, Spaci

MBRETI AHMET ZOGU, GUR THEMELI NË KONSTITUCIONIN MORAL TË KOMBIT TONË

October 9, 2015 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/“SHQIPTARI KA DIFTUE,SI NË KOHNAT MA TË LASHTA ASHTU EDHE N’ATO T’AFËRTAT, SE NË RASTIN E DUHUN ASHT BASHKUE PËR MBROJTJEN E ATDHEUT,TUE SHPËTUE PREJ  RREZIKUT. KY  BASHKIM ASHT VËRTETUE EDHE MBAS LUFTËS BOTNORE,KUR DUHEJ SE U DESH TË  INJOROHEJ KOMBI I JONË DHE KUFIJTË E SHTETIT TË TIJ,TË VITIT 1913 TUE MARRË NJË VENDIM TË CILIN NA NUK E KJEMI   NJOFTË, S’E NJOFIM DHE S’KEMI PËR TA NJOFTË KURRË”/

   Është krejt si të thuash aksiomë,mendimi i shprehur se historia është kujtesa e zgjuar e një populli ! Ajo nuk fle kurrë.Ajo nuk mund të flejë ngase përndryshe do të ishte vdekje e kombit. Kjo nuk do të thotë aspak se nuk mund të gjenden njerëz që të kërkojnë të vrasin historinë.Përkundrazi këta janë në bollëk dhe këtë e dëshmoi sidomos diktatura shqiptare gjysëmshekullore e cila jo vetëm fallsifikoi e denigroi një periudhë relativisht të gjatë të historisë së këtij shekulli por sidomos u porpoq ta vrasë ate. Ajo çka rëndon në Shqipëri,por edhe në Kosovë,Mal të Zi e Maqedoninë Shqiptare, u quajt “Periudha e Zogut” e cila u vesh prej historiografisë komuniste me gjitha të zezat ashtu siç u konvenonte ekspansionizmit sllavoortodoks greko-serbo-bullgar e atij italian.Sa herë që është ngritur një urë në Shqipëri me kontribute vullnetare,është thënë se mbreti i dikurshëm as qenka kujtuar për te.madje sa herë që është folur për “mirëqenien”socialiste,qenka  thënë se  në kohën  eZogut paska munguar edhe buka e gojës.Derisa është thënë se Mbreti Zog vetë paska urdhëruar dhe çeljen e dy burgjeve ! Ironia e fatit është se ndëkohë që shteti Shqiptar në vitet e 30-ta paska hapur dy burgje (një shtet i konsoliduar asesi s’mund të kuptohet edhe pa burgjet e tij) diktatorët komunist shqiptarë kishin ndërtuar me dhjetra të tilla Madje për nga kufitimi i të drejtave elementare dhe dhuna e ushtruar aty,këta burgje paskan qenë për krahasim vetëm me gulaget e Stalinit. Ani ! Populli dëgjonte po rrallë besonte.Ishin përralla tepër naive që gjithë populli tu besonte (me përjashtim të atyre të infektuarve me virusin komunist)e ti gëlltiste.Por gjithsesi, populli s’mund të fliste.Fjala (ajo që sipas Kuranit e Biblës është e para) ka pasur  një çmim tepër të lartë në dikataturë.Nëse do t’i thurje lavde pushtetit,do t’thoshje gjërat hapur,ajo të “ndihmonte” për të zbritur në ferrin e burgjeve komuniste.Kështu ka qenë si m’atanë ashtu dhe në këtë anë kufirit artificial me gjëmba përmbrenda shqiptar,gjuha e përbashkët enver-tito,mehmet-rankoviç,ishte e mprehtë e vrastare,përgjersa shkulte votra dhe fshinte familjet shqiptare besnike nacionaliste. Sidoqoftë,nëse ende tash,në bisedat e përditshme thuhet togfjalëshi “kështu si ka qenë në kohën e Zogut” kjo don të thotë pos të tjerave se në fytyrën e asaj kohe janë gdhendur jeta,vepra, përkushtrimi madje deri edhe vdekja e Mbretit Zog.Një kohezion i çuditshëm ka mundur të mbaje të bashkuar trimin dhe patriotin e Matit me ato vite plot fortuna që kalonte atdheu ynë në vitet 20-40 të këtij shekulli.

 Ka qenë mbrëmja e 8 tetorit 1895,ajo kur shtëpia e Xhemal Pashë Zogut u mbush me miq.Kullat e mëdha atje në fshatin Burgajet të Matit u mbushën plot gëzim e biseda me gaze ato prej kohësh ishin bërë çerdhë të mendimit atdhetar.Midis miqve,ndihej sidomos zëri i butë i Dërvish Himës i cili i ndjekur prej autoriteteve të Portës së Lartë,kish shkuar në Shqipëri me misionin  e madh të zgjimit të vetëdijes kombëtare.Biseca ka marrë udhë e Xhemal Pashë Zogu u ka kumtuar miqve të kullave të tij në Burgajet se do të jenë kurdoherë karakolle të luftës së shqiptarëve për pavarsinë e trojeve të tyre.Biseca plot emozione e burrave dhe besa mbi sofër,por papritmas krismat e pushkëve dhe trokitja në derën e dhomës ku burrat  i japin besën atdheut,papritmas lajmërohen me zë të gazmuar për Xhemal Pashën, se Zoti i Madh i kishte dhuruar djalë.Kaq është dashur që burrat të çohen në këmbë prej sofrës dhe të rrokin në grykë të zotin e shtëpisë duke e uruar sipas traditës e zakonit shqiptar.Nga ana tjetër,Xhemal Pasha,tepër i emocionuar dhe duke lotuar prej gëzimi i lutet Dervish Himës që le të jetë ky nun i djalit të porsalindur.Atëherë gëzimi kulmon dhe atdhetari i madh Dervish Hima,pagëzon djalin e spolindur me emrin Ahmet.Në këtë mjedis të frymëzuar prej luftërash e kaçakësh të guximshëm e patriotë,u lind Ahmeti,biri i vetëm i Xhemal Pashës.Historia do të rezervonte  për të një fat pothuaj të ngjashëm me paraardhësit pushka e të cilëve kishte shkrepur kurdoherë për lirinë e trojeve etnie shqiptare.Ndër studjuesit e parë të familjes mbretërore shqiptare, K.Dako ka shkruar : “Më 1852 Xhelal Beu mori pjesë në luftën tundra Karadakut,si komandant i një fuqie prej 1500 vetësh,më të shumtit prej fisit Zogoll.Në këtë luftë,Xhemal Beu,ka treguar një trimëri të madhe e në sulm e sipër u plagos.matjanët duke parë plagën që mori,i thonë ; “Kthehu ore Pashë se të vranë !” e ay u përgjigjet : “Nuk kthehte burri i Matit,asht ndera e jonë e lypet ta marim Cetinjën !” E kështu.me qëndrimin e trimërinë e tij fitoj luftën edhe i doli kënga që këndohet edhe sot “Kush i doli malit mbanë ?Xhemal Beu me Matjanë!”.(Kristo Dako “shënime historike nga jeta dhe veprat e Mbretit të Shqiptarëve”-Tiranë 1937 , faqe 21 ).

Xhemal Pasha (gjyshi i Ahmetit) në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar,do të ishte në miqësi të ngushtë me Seid Bej Toptanin,Naum Veqilharxhin dhe Hoxhë Tahsinin.Me nismë të tyre,ata shkruan një promemorje për Sulltan Azizin duke i kujtuar këtij të fundit se duheshin lejuar çelja e shkollave në katër vilajetet e Shqipërisë ngase koha e kërkonte një gjë të tillë.Në Stamboll,në sarajet e mëdha të Xhemal Zogut,do të shkonte shpesh edhe Ismail Qemali i cili aso kohe drejtonte gazetën “Zaman”.Bisedat mes tij e Xhemal Pashës do të zgjasnin mjaft e në te veç brengave për Shqipërinë, do të gjendeshin edhe rrugët për flakjen tej të natës së gjatë Osmane.

Xhemal Zogu la katër fëmij : Rizain,Hedijen,Zijain dhe Xhelalin (babanë e Ahmetit).Xhelali ndërsa vazhdonte shkollën në Stamboll,në moshën 16 vjeçare e ndërpret ate ngase i duhet të shkojë në Mat në detyrën e Kajmekamit.Ai lidh jetën përfundimisht me Matin duke treguar pos vlerat e veta atdhetare,edhe genin trimëror të këtij fisi i cili ndonëse mund të jetonte mes të mirave në Stamboll,përkundej kurdoherë në djepin e shenjtë të dashurisë për tokën e të parëvet.Kullat e Xhelal Pashës në Burgajet,dalngadalë,u bënë vatër e organizimit të lëvizjeve të mëdha për arësim e pavarsi kombëtare,jo vetëm në Mat por edhe më tej,në krejt viset e Dibrës e më gjërë.Vehbi Dibra,Dervish Hima e dhjetra atdhetarë të tjerë patën bujtur me javë të tëra në kullat e larta të Zogollëve duke ndjerë së afërmi jo vetëm bujarinë por sidomos shqiptarizmën që rritej brenda atyre mureve.Në këto mjedise,me këto njerëz,natyrisht,jeta e Ahmetit do të merrte kuptime të tjera.Ajo jetë nuk mund të zvarritej kullave me zjarr apo salloneve mondiale,por ajo jetë ish paracaktuar të jetohej furtunave. Në vitin 1908,Xhemal Pashë Zogu vdes pa pritur.Ahmeti ishte 13 vjeç dhe natyrisht u ligështua.Por tregojnë se Nënë Sadika nuk ja pëlqeu trishtimin dhe u përkujdes me dashuri por edhe me një fisnikëri gati burrërore për të birin.Në pamundësi për t’u shkolluar në Shqipëri,ajo e çon të birin në Stamboll me porosinë,siç i ka hije një fisnikeje,të prerë e domethënëse ;”Mati pret prej teje.Duhet me shkelë në gjurm të gjyshit e të jatit tand !”.

Në Stamboll,Ahmet Zogu,studion në një prej akademive ushtarake,të cilat asi kohe ishin pothuaj domosdoshmëri për bijtë e oxhaqeve të mëdha.I prirur edhe vetë pas artit ushtarak,Ahmet Zogu është tepër i vëmendshëm dhe mjaft kërkues ndaj vehtes.Natyrisht aty njihet me plot shqiptarë të tjerë dhe viret në dijeni të ngjarjeve që patën përfshirë vendin e vet. Në verën e vitit 1912 vjen në Shqipëri dhe sapo shkon në Burgajet njihet me rrethanat konkrete në të cilat përpëlitej lëvizja jonë kombëtare.Ka qenë tepër i ri,vetëm 17 vjeç kur në krye të një grushti trimash matjanë,merr udhën për në Vlorën heroike,në nëndorin e vitit 1912.”Mirpo prej kohës shumë të vështirë të asaj vjeshte dhe udhëtimit të rrezikshëm,tue u ruejt nga pritat e hueja serbo-turke,mbrin me vonesë.Kur mbrrin në Vlorë,të gjithë u gëzuan,por edhe u befasuen tue dijtë se veç kohës së keqe,kishte kalue shumë reziqe gjatë rrugës.Ismail Qemali e përqafoi,e puthi në ballë dhe i tha : Mirë se ardhe mor biri im,se për këtë punë që po bëjmë ne sot këtu për të mirën e Shqipërisë,kemi pasë mësues gjyshin tënd Xhemal Pashë Zogun”.(A.Mullosmanaj,”Prijsi i historisë sonë kombëtare”Dardania faqe 63).

Burime arkivore flasin për ate se djaloshi 17 vjeçar prej Mati u njoh në ditët e mëpastajme me vendimet historike të kuvendit kombëtar të Vlorës.Mirëpo ka qenë edhe dëshira e patriotëve atdhetar,që njëri nga mediset e shtëpisë së njohur të Xhemal Beut,të thotë disa fjalë përshëndetëse të cilat zgjuan admirimin në radhët e patriotëve të asaj kohe.Kështu,në mesin e dhjetorit të vitit 1912,Ahmet Zogu largohet nga Vlora me premtimin e mbajtur para burrave të kuvendit se përballë çdo force ushtarake serbe në Mat,do të shihnin tytat e armëve të matjanëve trima.

Ndërkaq dihen pak a shumë ngjarjet që rodhën më pas.Monarkitë ballkanike u vërsulën si hiena të shqyenin trupin e fqinjës së tyre të lashtë.Grekët në jug dogjën fshatra të tërë,vranë gra e burra, shembën xhami e dogjën teqet.Serbët nuk munguan të lajnë me gjak mbarë Kosovën e Dibrën aq sa Drini i Zi u skuq i tëri.malazezët erdhën deri në qytetin e Shkodrës duke kërkuar dorëzimin e tij.Përballë kësaj gjendjeje të vështirë,qeveria shqiptare ngriti fort zërin duke kërkuar prej Fuqive të Mëdha,garantimin e lirisë dhe të kufijve prej lakmisë së fqinjëve.

 Më 29 korrik 1913,konferenca e Ambasadorëve,vendoste që Shqipëria të virej nën kontrollin e Fuqive të Mëdha.Për këtë qëllim ajo caktoi një komision ndërkombëtar me përfaqsues të gjashtë Fuqive të Mëdha dhe një perfaqsues nga Shqipëria.Njëherazi u caktua që në krye të shtetit shqiptar të vëhej një princ i huaj ndërsa drejtimi i xhandarmërisë do t’u besohej oficerëve hollandez.Përballë këtyre rrjedhave të fuqishme,të diktuara prej Evropës por sidomos edhe prej ngjarjeve në vend,Ahmet Zogu do të ishte kurdoherë i matur dhe i kujdesshëm.Ai dinte të vlersonte realisht forcat politike apo ushtarake,e më së shumti dinte të merrte pozicionin e vet në krejt çka ndodhte në Shqipërinë e atyre viteve.Në fillim të vitit 1914,dihet tanimë influenza e Esat Pashës në rrethet e Shqipërisë së mesme.Ngase ai donte të kishte marëdhënie personale me vendet fqinje,e duke dashur që  shqipërinë ta shëndrojë në qiflik të tyre,vuri në krye të kësaj lëvizjeje Haxhi Qamilin i cili paradoksalisht është interpretuar prej historiografisë mjerane të Tiranës komuniste,si “Udhëhqës i shquar popullor”.Mirëpo realiteti është se Haxhi Qamili dhe forcat e tij synuan rrëzimin e Princ Vidit me qëllim për të sjellë në Shqipëri një pasha turk.Kaq e kompromentuar ishte kjo lëvizje saqë më 1 shtator 1914,pas disa luftimesh të ashpra,forcat e Haxhi Qamilit hynë në Vlorë dhe aty ku plaku Ismail Qemali,dy vjet më parë pat ngritur flamurin tonë kombëtar ata vendosën flamurin turk.Në këto momente Princ Vidi kërkoi ndihmën e atdhetarëve shqiptarë prej të gjitha anëve.Por kësaj thirjeje iu përgjigjën vetëm disa krerë të lëvizjes atdhetare të Veriut.Ndër ta,rolin më të madh e pati Ahmet Zogu i cili edhe pse zhvillonte luftime herë-pashere kundra serbëve,në Mat,mblodhi rreth 300 forca dhe u vu në dispozicion të traktativave ushtarake princërore.Mbase duhet thënë se,me gjithë ndikimin e madh prej prindërve e shkollës Ahmet Zogu e pat kuptuar se ylli i perandorisë osmane kish perënduar prej kohësh.Duke u rreshtuar në krah të forcave përparimtare,duke synuar ndërgjegjsimin kombëtar,Ahmet Zogu,dëshmonte se idetë e tij ishin për ta afruar sa ma shpejt Shqipërinë me perëndimin,duke iu largua Lindjes qoftë edhe me çmimin e madh të gjakut. Në vitet 1915-1916,Ahmet Zogu qëndron me forcat e tij në Mat.Kullat e Burgajetit nuk humbën askurrë bujarinë e tyre.Në odat e tyre kishte kurdoherë miq e nëna Mbretëreshë gëzohej kur shihte burrat e Shqipërisë të vinin e bisedonin me birin e vet 20 vjeçar. Ahmet Zogu  gjatë kësaj periudhe e cila koincidon edhe trysninë e fortë të perandorisë austro-hungareze,u përpoq të organizojë sa ma mirë formacionet luftarake që komandonte.Me një intuitë të hollë prej ushtaraku,ai u përpoq të krijojë reparte luftarake mjaft të zhdërvjellta,me ide të qarta taktike e mbi të gjitha me vendosmërinë për të falur edhe jetën për atdheun.

 Në mars të vitit 1916,Ahmet Zogu ndërmer nismën për thirrjen e një kuvendi kombëtar.Politikat dhunuese të Luftës së Parë Botërore,kërkonin si domosdoshmëri unitetin në radhët e parisë shqiptare,ngase atdheu rrezikohej nën rrudhjen e përditshme të kufijve.Për të realizuar sa ma efektivisht këtë kuvend,Ahmet Zogu ndërmerr edhe një udhëtim në Vienë duke kërkuar përkrahjen e austro-hungarisë.Për autoritetet e larta atje,duke paraparë cënim të interesave të tyre jo vetëm që nuk i afrojnë dorën e bashkëpunimit por edhe e mbajnë të izoluar disa kohë,nën preteksin e disa arsyetimveve banale.Madje këtu,kur shkon për herë të dytë,Mbreti i ardhshëm i Shqipërisë,shpëton mrrekullisht nga një atentat i kurdisur nga  Shqipëria  prej rretheve reaksionare e feudale.Ndërsa në mbarim të Luftës së Parë Botërore,Ahmet Zogu kthehet sërish në Mat.Ideja për një kuvend kombëtar jo vetëm nuk është joshur por përkundrazi tashmë është diskutuar edhe me patriotë të tjerë shqiptarë.Mbasi ç’mallet me të jamën,Ahmeti lëviz nëpër krejt Matin e deri në kufijtë me Dibrën duke riorganizuar forcat që do të mbështetshin këtë kuvend të unitetit kombëtar.Duhet të them se, në mbarim të vitit 1919,qeveria italiane ushtronte pushtet të plotë në aparatin e qeverisë shqiptare të Durrësit.Pranë prefekturave dhe institucioneve të ndryshme ishin vendosur këshilltarë italian të cilët diktonin çdo zhvillim të mundshëm.Njohësi i thellë i palgëve shqiptare, Mid’hat Frashëri e karakterizonte këtë ndikim me pak radhë kur thoshte : “Italianët që mbanin të pushtuar Vlorën dhe rajonet jugore qysh nga viti 1915,nuk silleshin keq individualisht,por politica e tyre nuk ishte e tillë që t’u ngjallte besim të madh shqiptarëve,sepse ata kërkonin të ishin zotër shtëpie e të hapnin shkolla italiane,ku shqipja të ishte veçse gjuha e dytë”.(Mid’hat Frashëri,”Burimet e konfliktit italo-shqiptar 1912-1920 “botuar në “Mercyre de France” më 1-VII-1920 ).

Kësisoj patriotët shqiptarë e ndjejnë së mbrendshmi organizimin e një kuvendi kombëtar.Si vend për organizimin e tij u caktua Lushnja dhe rrethet atdhetare muarrën masa për sigurimin e saj. Komisioni organizues i kongresit të Lushnjës,ftoi krejt krahinat shqiptare që të dërgonin në këtë kuvend historik përfaqsuesit e tyre me ç’rast prej Matit u zgjodh Ahmet Zogu.Në krye të dyqind burrave matjanë ai u nis për në Lushnjë disa ditë përpara se të mblidhej kuvendi.Pa hyrë në diskutimet mbi ate çka arriti Kongresi i Lushnjës,mund të them se aty fitoi shqiptarizma e pastër. Më vendimet e tij,ky kuvend u jepte fund dominimeve të huaja në Shqipëri (sidomos atij italian) dhe mbante denjësisht pavarsinë e atdheut.Njëherazi ky Kongres zgjodhi qeverinë e re “të kryesueme prej Sulejman Delvinës-Kryetar,Eshref Frashëri-nënkryetar,Mehmet Konica-Ministër i Punëve të Jashtme,Ahmet Zogu-Ministër i Punëve të Mbrendshme,Sotir Peci-Ministër i Arsimit, Hoxhë Kadriu-Ministër i Drejtësisë dhe Ndoc Coba – Ministër i Financave”.(Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi Kongresi i Lushnjës,Dosja 7 fleta 23 ).

 Krejt i ri në moshë,25 vjeçar,Ahmet Zogu merrte përsipër një barrë mjaft të rëndë.Vlen të mos harrohet se Shqipëria e vitit 1920 përveç kaosit ekonomik e politik ishte e mbushur edhe me krime e kriminel gjithfarësh.Të paguar prej serbëve,grekërve,italianëve,malazezëve apo bullgarëve dora vrastare shqiptare qëllonte mbi vëllaun e gjakut,a thua se tragjeditë nuk kishin të mbaruar për këtë vend.Kanuni shqiptar në krahun tjetër,vazhdonte të ishte i pranishëm në kullat shqiptare,me kuptimin e mirëfilltë të fjalës,për një qetësi as që mund të diskutohej. Por Ahmet Zogu nuk iu tremb barës së vet.Pak fjalë,shum pak,ai foli para kongresistëve duke deklaruar para tyre trimërinë dhe ndershmërinë e vet,dhe ende pa u shuar jehona e këtij betimi,biri i Matit u gjend në ballë të stuhive të para.Dihet se forcat italiane në bashkëpunim me reaksionin e mbrendshëm,nuk do të linin gur pa lëvizur që të sabotonin vendimet historike të Lushnjës.Në bisedë me Sulejman Delvinën,Ahmet Zogu merr përsipër barrën e rëndë të hape udhën e qeverisë së re për në Tiranën e sa po emëruar  kryeqyteti.Ai merr vetëm 30 matjanë të armatosur mirë dhe në krye të tyre të hypur në kuaj marrin rrugën për në Tiranë.Unë do të dëshiroja ti referohem dokumentit historik “10 vjet Mbretëri” lidhur me këtë udhëtim trimëror.”Me tu afruem në Kavajë,prijësi ynë u gjend përpara një fuqie të huaj që i ndali rrugën.Komandanti i kësaj fuqie i parashtroi Ministrit të Punëve të mBrendshme të Shqipërisë,urdhërin që të dorëzohej,përndryshe ay do të kishte qenë i detyruem të përdorte forcën. Përgjigjja e Mbretit qe e preme :Jam i urdhëruem prej Kongresit të Lushnjës,i cili më ka zgjedhur ministër i Punëve të Mbrendshme të Shqipnisë,që të arrijë me doemos në Tiranë.Un jam nji ushtar dhe prandaj gjallë ose vdek duhet që ta kryej detyrën që më është besuem.Ju,më doni,qëlloni ma parë në gjoksin tim”.Një heshtje e thellë qëndroi në mes të atij bashkëfjalimi të ftohtë porsi mortaja që rrinte pezull mbi të dy bashkëfjaluesit.Komandanti i huej e kuptoi se armët e goditura për t’i ranë Ministrit,ishin një krim që do të përlyente shtetin që ai përfaqsonte.Dhe liroi rrugën”.

( “10 vjet Mbretëri, faqe 28 , Arkivi Qendror i Shtetit . ).

Edhe në urën e Shijakut,do të përsëritej e njejta skenë.Por tashmë armët armike të mbushura dhe pritej vetëm urdhëri që ato të zbrazeshin në gjokset matjane.Ahmet Zogu,pasi zbriti nga kali,u dha porosi  bshkëluftëtarëve të bëheshin gati për të luftuar dhe i vetëm kaloi urën për tek ushtaraku i lartë italian.Ky pothuajse i mahnitur prej gjestit trimëror,shtangu në vend dhe në momentin që duhej të replikonte i zgjati dorën duke i thënë ; “e meriton të kalosh pa luftë !”.Shumë vite më pas,lidhur me ate çka përfaqsoi Kongresi Lushnjës ,Ahmet Zogu do të thoshte ; “Kjo qe një iniciativë madhështore e marrun vetëm dhe krejtësisht prej popullit shqiptar,pa kurnjë ndihmë të huaj.Ky Kongres,do të mbese si ngjarja më e madhërueshme në historinë e re shqiptare.Shqipnija,kështu asht dhe do të jetë indipendente,siç e vërteton edhe pjesmarja e saj në Lidhjen e Kombeve”.( Fjala e mbajtur në 14 gusht 1935, Fondi 147 , dosja 8 fleta 3 ).

 Ndërkaq mbi supet e Mbretit të ardhshëm shqiptar,ra detyra e madhe e sigurimit të qetsisë,rendit përballimit sidomos të situatave tepër dramatike në Veri me ç’rast formacionet serbo-malazeze mësynin vazhdimisht kufijtë shqiptarë të dalë prej vendimit londinez të vitit 1913.Por nuk duhet të harojmë për asnjë çast se edhe lakmitë italiane për të marrë plotësisht në duar detin Adriatik,nuk ishin të pakta.Madje ato gjallonin çdo ditë në Romë dhe mbështeteshin edhe prej plotë shqiptarëve. Mendoj se në periudhën 1920-1922,në detyrën e ministrit të mbrendshëm,roli i Ahmet Zogut duhet parë në aspektin e lidhjeve të vazhdueshme të tij me problemin kombëtar shqiptar.Reformat që ai ndërmori në krejt strukturat e ministrisë së mbrendshme të asaj kohe,ai i pa kurdoherë në rrafsh të vullneteve dhe ardhmërisë së kombit tonë.Askurrë,Ahmet Zogu nuk u muar me bindjet e vartësve të vet,madje përkundrazi i donte këta të ishin kundërshatrë në mendime me te por kurdoherë,kuadro me dinjitet,me vetëdije të thellë kombëtare,me horizont dhe assesi të koruptuar.Aq me rigorizitet dhe sinqerisht punoi Ahmet Zogu në këtë drejtim,saqë rezulltatet nuk munguan të vijnë.E ardhur prej kaoseve politike,ekonomike,psikologjike e fetare,Shqipëria e pas kongresit të Lushnjës,njohu për herë të parë sigurinë e kufijve të saj dhe të njerëzve.Me intuitën e vet të jashtëzakonshme,biri i Matit,anipse nuk pati forca të mëdha në dispozicion,dijti të shfrytëzojë ndershmërinë dhe përkushtrimin e këtyre forcave duke u gjendur vetë në ballë të çdo situate të vështirë.Ndonëse në vështirësi të madhe finaciare,por duke patur edhe përkrahjen tjetër të kabinetit të vitit 1920,strukturat e ministrisë së mbrendshme,rojet e kufirit detare e toksorë,ndërlidhjet dhe veçmas xhandarmërinë shqiptare,shfaqen fillesat e para të koncepteve moderne për shetin. Lidhur me përpjekjet dhe disponimin e Ahmet Zogut,në këto dy vjet të qëndrimit të tij në postin e ministrit të mbrendshëm,në mënyrë tepër konçize dhe të qartë është shkruar në Enciklopedinë angleze ;

“U bë ministër i brendshëm (janar-nëntor 1920)dhe organizoi qëndresën kundra  dyndjeve jugosllave.Ishte kryekomandant i fuqive kombëtare,në kabinetin “Bashkimi i Shenjtë”(tetor-dhjetor 1921)dhe prap u shqua kundër jugosllavëve si ministër i brendshëm në kabinetin e Xhafer Ypit (dhjetor 1921-dhjetor1922).Aty mposhti një lëvizje kryengritëse serjoze në mars 1922 dhe çarmatosi fusharakët”.(“Enciklopedia Britanika”-vollumi 23,faqe 983 , viti 1969 ).

 Ngase ka ardhur koha,që gjërat,mund dhe duhet të shprehen padyshim siç kanë ndodhur,unë mendoj se historiografia e sotme shqiptare duhet t’u japë vendin që merritojnë,ngjarjeve të marsit të vitit 1922.Përmblethtas,them se këto ngjarje që deshën të stabilizojnë shtetin e dalë prej Kongresit të Lushnjës,nuk mund të kenë pasur shtytje tjetër përveç atyre serbo-malazezëve.Anipse formacione bashibozukësh durrësake e shijakas u dyndën drejt Tiranës,une nuk mund të mendoj se ata dinin programin e qeverisë shqiptare dhe ngase nuk u pëlqente,donin të shembnin shetin me disa mauzere të italisë,por çështja është se në mjaft raste,revoltat e shqiptarëve ndaj shtetit të tyre kanë qenë të pergaditura në guzhinat e Beogradit,Cetinjës,Athinës e Romës. Por edhe në këto momente të vështira për shetin shqiptar,Ahmet Zogu tregoi qetësinë dhe maturinë e tij.Duke qenë në krye të forcave kombëtare shqiptare,ai udhëhoqi aksionet kundër forcave  bashibozuke të disa betejave të Durrësit e Shijakut.Duke çarë vetë i pari,me armë në dorë,Ahmet Zogu,mundi jo vetëm të shpartallojë këto formacione regresive,por edhe të vendoste dorën e hekurt të shetit në krejt Shqipërinë e Mesme.Është kjo arsyeja,që disa ditë më pas kthimit të tij në Tiranë,prej autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar,Ahmet Zogu u dekorua me medaljen “Shpëtimtar i Kombit”. Madje mendoj se pos të tjerave,ka qernë kjo arsyeja që në dhjetorin e vitit 1922,Ahmet Zogu caktohet kryeministër i Shqipërisë.Tashmë jo vetëm për bashkëpuntorët e tij por për krejt popullin tonë,ishte më se e qartë mendimi që ky prijës 27 vjeçar,i ardhur prej kullave të Burgajetit,jo vetëm po mëshironte tiparet e vyera të të parëvet të vet,por edhe shtrinte më larg rrezet e diellit të shqiptarizmës.Në genet e trimit të Matit,ishin ngjizur jo vetëm trimëria e ndershmëria e Zogollëve por edeh fisnikëria e përkushtrimi i tyre në rrafsh të ndjenjave kombëtare. Edhe në detyrën e kryeministrit shqiptar në vitet 1922-1924,Ahmet Zogu kontriboi sa mundi në rrafsh të politikave kombëtare shqiptare.Ngase vendi në këtë periudhë,kalonte dallgë të revoltave krahinore,dhe rebelimeve separatiste,kryeministrit shqiptar iu desh të strukturonte strategji të reja,çka mund ta mbanin në këmbë shtetin shqiptar,aq shumë të sulmuar,qoftë prej shpirtit anarkik tonin,aq edhe revolta të inicuara nga të huajt.Të kësaj periudhe dy vjeçare,janë arkivat tanë qindra mijëra urdhëra e udhëzime të Ahmet Zogut të cilat dëshmojnë jo vetëm zgjuarsinë dhe tejpamësinë e tij në ngritjen e shtetit shqiptar,por edeh vendosmërinë për t’iu përshtatur modeleve perëndimore të funksionimit të shteteve. Sidoqoftë,veprimtaria e tij në këto dy vjet,nuk mund të ngjeshet në aspektin dokumentar.Ngase dimensioni atdhetar i Ahmet Zogut do të ishte i plotë,ai shpesh do t’i linte zyrat e shkresat për t’u gjendur mes ushtarëve dhe kuadrove të ushtrisë sonë kombëtare, e cila vigjëllonte në kufijtë e Shqipërisë.Këto lëvizje të kryeministrit shqiptar nga Vermoshi në Konispol,nuk mund të kishin vetëm anën spektakolare të çështjes.Përkundrazi,intuita luftarake e Ahmet Zogut,ndikonte ndjeshëm në krejt strukturimin dhe qëndrimin e forcave kombëtare në rrafsh të ruajtjes së tërësisë sonë toksore.Orientimet e Qeverisë Shqiptare të drejtuar prej Kryeministrit Ahmet Zogut, do të ishin kurdohere të qartë dhe do të përpiqeshin të ndiqnin rrjedhat e kohës,duke synuar natyrisht në civilizimin e shoqërisë shqiptare dhe afrimin e mentalitetit të saj me mentalitetet e shoqërive perëndimore.Vetë kryeministri Ahmet Zogu,në ditët e para të marrjes së kësaj detyre,është shprehur tekstualisht ; “Besoj se qeveria e soçme ka me realizue të gjitha sentimentet politike e sidomos mendimin që kemi me themelue një shtet oksidental e plot qytetërim… Qeveria në kurrnjë mënyrë, nuk do të pengujë lirinë e popullit e të shtypit e do të jetë gati të presë me qejf,çdo bisedim që do të bahet për të mirën e shtetit shqiptar.Shteti ynë asht i vogël dhe politika e tij do të jetë e qartë e pa imagjinacione,të cilat mund të na bëjnë nji dam të madh… Me shtetet fqinje do të jemi miq e do t’i respektojmë tue u kërkue që të na respektojnë indipendencën dhe integrimin  e plotë të shetit tonë, edhe bashkë me këto edhe respektimin e indipendencës së plotë ekonomike”.(Arkivi i kryeministrisë së Shqipërisë,fondi 47 , fjala e kryeministrit para kabinetit 21 dhjetor 1922).

 Personalisht mendoi se Ahmet Zogu,hynë në rradhët e pakta të atyre politikanëve shqiptarë,unikë,përmes fjalës së tyre dhe veprës.Porositë e përmendura më lartë,u shëndruan me forcë të madhe lëvizëse duke synuar modernitetin e shtetit shqiptar i cili lëkundej midis tallazeve të fatit si nji varkë druri në dallgët e detit.Përgjithësisht,si udhëheqës,Ahmet Zogu askurrë nuk luajti në politikat e kulisave,ngase njihte rreziqet e tyre.Ai deklaronte gjithashtu fqinjësinë e mirë të dëshiruar pa hequr askurrë vështrimin e vet tejpamës nga çdo piramidë e kufirit të atdheut të vet.Ajo çka ngjau në Shqipëri në vitin 1924,kur Fan Noli herë tjetër me gjkaftohtësi e  dokumentet arkivore,ngase pasionet shpesh herë e shtynë njeriun në verbëri dramatike,por gjithsesi unë mendoj se në pjesën  më të madhe të shqiptarëve,është i qartë mendimi se lëvizja noliste ishte deri në fund një imitim i revullucionit bollshevik të tetorit më 1917.Noli (i cili u pagëzua prift në Amerikë prej peshkopëve rus)shprehte idetë e një panballkanizmi duke mos njohur mirë prapavijën  politike të ortodoksizmit ruso-serbo-grek, të cilat dhe synonin futjen e luftës krahinore në mes shqiptarëve dhe definitivisht shkatërimin e shqipërisë përfundimisht.Këtu mendoj se përsëri Ahmet Zogu dëshmoi përsëri  me ato njohuritë e veta prej një politikani të klasës së lartë,i cili duke analizuar turbullirat e krijuara nga politika noliste,Ahmet Zogu u largua prej Shqipërie duke mos përkrahur luftën krahinore që mund të zhvillohej.Ai ishte dhe mbeti kurdoherë,armik i betuar i atyre që kërkonin gjakmarrje dhe këtë e provoi me kundërshtar të njohur të tij si : Hysni Lepenicën,Koste Cerkezi, Ali Kelmendin,Fan Nolin,Shefqet Shkupin e dhjetra nacionalistë e komunistë të tjerë shqiptarë.Largimi i tij disa muaj prej Shqipërisë bëri kriza të thella në vend me rritme të mëdhaja,ndërsa Noli duke pritur ndihmat dhe përkrahjet e vllezërisë sllavo-greko-ortodokse (të cilët prisnin kulmin e  krizës shqiptare pastaj ta gllabëronin shqipërinë),zhgënjente Perëndimin e Evropës për vendin e Shqipëve.

Kështu që ndërsa Zogu vinte në Tiranë më 24 dhjetor 1924,populli parandjente sërisht se shpresat e tij për shtet nuk mund të shuheshin si fluska sapuni.E vërteta është se Ahmet Zogu,sërish ja zunë rrugën,ashtu si me 1920 kur kthehej nga Lushnja,por ai nuk mund të frigohej,ai se njihte frigën. Është kjo arsyeja që krejtë populli e miratoi kthimin e tij në funddhjetorin e vitit 1924 pati që edhe brohoritnin këte kthim.Shpëtimtari i kombit,në këtë ndjenjë ngazëlluese,sigurisht ka paraparë të tjera sakrifica të mëdha që duhej të bënte.Gazeta “del Mezzogiorno” e disa ditëve më pas,do të shkruante me germa të mëdha se ; “Rilindja e Shqipërisë fillon vetëm më 1924,kur mbreti Zog,duke hyrë në krye të ushtrisë së tij ngadhnjyese, e liroi vendin nga luftërat e partive dhe të njerëzve të qeverisë pa vleftë dhe largëpamsi”.Kështu që me 3 shkurt 1925,Asambleja kombëtare e dalë nga vullneti i popullit tonë,proklamoi Republikën e parë Shqiptare me Ahmet Zogun,President si dhe Komandant të Përgjishëm të Ushtrisë Kombëtare.

Në të vërtetë,aso kohe,Ahmet Zogu,ishte vënë në krye të Republikës Shqip¨tare e cila do të mund të ravijëzohej qartë,sidomos në sfond të realitetit politik shqiptar.Po t’u hedhësh një sy shkarazi disa dokumentave,deklaratave apo intervistave të Presidentit Shqiptar të asaj kohe,nuk mund të mos vesh re një qëndrim të matur që ai potenconte me Evropën e qytetëruar.Edhe pse fitoi me kundërshtarët e vet,edhe pse mundi të vendos një rend stabil e kontroll të plotë të shtetit,tek ai nuk ngritën krye sindromat e oxhakut të madh sipas riteve feudale.Jo rrallë,armiqtë e tij i konsideronte realisht bashkëpuntorë. Në vitet 1925-1928,Ahmet Zogu u përpoq të sillte një begati relative të bashkëkombasve të vet.Ngase gjykoi se Greqia dhe Jugosllavia,mbesin armiqe të shqiptarëve dhe shqipërisë ndaj dhe nuk mund të shërbenin si shtete ku mund të mbështetej (ndaj dhe përforcoi rruajtjen e kufijve mirë),ai ndërmori një sërë traktativash për lidhje ekonomike me Italinë.Natyrisht nuk mund të thuhet sot se Italia,nuk ka pasur qëllime territoriale ndaj vendit tonë,por sidoqoftë Ahmet Zogu nuk mund të harronte Vlorën e vitit 1920 ku edhe vet në krye të disa trimave matjanë pat luftuar për të hedhur në det italianët.

 Ndërsa Ahmet Zogu nënshkruante në vitin 1926 paktin e Tiranës me baronin Aloisi,ai u tundua pakëz ndaj kur ju shfaq mikut italian për një monarki të ardhshme.Them u tundua ngase baroni Alois jo vetëm u tregua i gatshëm por e siguroi se do të mund të kurorizohej me ndonjë princeshë italiane.Por nuk kish munguar edhe ideja se nëse do realizohej kjo,Presidenti Shqiptar duhej të njihte vendimin e konferencës së Ambasadorëve në vitin 1921,ose thënë mësakt protektorat italian.Përballë këtij propozimi,biri i Matit u torhoq pa hezitim ngase askurrë ai s’mund ta parafytyronte popullin dhe atdheun e vet nën protektorat të huaj.Sidoqoftë,gjatë këtyre viteve,u ndjen disa ndryshime në Shqipërinë e varfër.Patën filluar të çelen disa rrugë,të ndërtohen ndërtesa e pallate të reja si dhe ura (të cilët edhe sot e kësaj dite janë që nga koha e Zogut,të trashëguara),filloi të forcohet e organizohet ushtria dhe xhandarmëria shqiptare.Paralelisht,me mendjen e Ahmet Zogut evolucioni i mendimeve për shpalljen e monarkisë ecte pandërprerë.Në ate kohë,tek e mbramja shqiptarët nuk e konsideronin monarkinë si diçka të re,në trajta çudie.Kur gjitha shtetet e Evropës dhe ballkanit ishin monarki,por për ne shqiptarët pat vlejtur sidomos shembulli i Skenderbeut i cili bashkoi krejt principatat shqiptare duke lënë gjurmë të pashlyera jo vetëm në historinë tonë por në ate të krejt Evropës.Në këtë rrafsh mendoj se edhe në vitin 1913 kur Fuqitë e Mëdha caktuan në Shqipëri Princ Vidin,ato sidoqoftë kanë paraparë si formë regjimi më të përshtatshëm pikërisht monarkinë.Vlen të thuhet gjithashtu se Ahmet Zogu,dalngadalë,krejt natyralisht,me piksynime të guximshme pat menduar që herët për monarkinë dhe kurorën mbretërore.Nuk besoj që të jetë rastësi,konstatimi i studjuesve të huaj,që kumtojnë se në Stamboll në shkollën ushtarake,trimi i Matit ishte tepër i dhënë pas figurës së Napoleonit.Madje këtë tezë e përforcon edhe shtypi i huaj gjatë kohës së monarkisë ku konstatohet se ; Zogu ka pohuar se gjatë kohës që qendroi në Vienë,ai kaloi një pjesë të madhe të kohës jo vetëm duke studjuar kulturën dhe organizimin politik perëndimor,por pati edhe rast të vendoste lidhje personale si me perandorinë e Franc Josef,ashtu edhe me perandorin Karl”.(Gazeta”Nationale Zeitung”14-shtator-1928).

 Një far stabiliteti ekonomik,rend,deri diku i vendosur dhe hapa përpara në pikëpamje të arësimit të popullit tonë,kjo ishte me dy penelata të shpejta,situata në gushtin e vitit 1928 atëherë kur u organizuan zgjedhjet e reja për në Asamblenë Kushtetuese.Këto zgjedhje u shoqëruan natyrisht edhe me polemika të shumta në shtypin e kohës.Siç ndodh rëndom në kthesa të tilla politike pati,pro dhe kundër këtij hapi që po hidhte Presidenti Ahmet Zogu.Natyrisht une nuk marr përsipër të bëj analizën e qëndrimit të shtypit të asaj periudhe por më ka tërhequr së tepërmi një qëndrim i një gazete italiane ku në te thuhet tekstualisht ; “Nëpërmjet këtij ndryshimi kushtetues Shqipëria ripohon pavarsinë saj,ngre më lart nevojën e një paqëtimi të mbrendshëm,konsolidon pushtetin qendror dhe ndron vendosmërinë dhe besimin e një burri që ka mundur t’i sigurojë popullit të vet të mirat e paqës dhe të rendit publik të mbrendshëm.Merita ma e madhe e Ahmet Zogut,është se ai shpëtoi vendin prej makinacioneve të panserbizmit,duke penguar kështu kthimin e Shqipërisë në një provincë jugosllave…” (Gazeta “ Popolo d’ Italia “ 25 gusht 1928 ).

Po me 1 shtator 1928,në orën 17,Mbreti 33 vjeç i Shqipërisë,do të deklaronte përpara asamblistëve : “ Zotërinj ! Sot po ju drejtohem ju si shok,bashkëpuntorë të idealit të përbashkët… Mbas sodit,detyrën e kemi më të rëndë se duhet t’i diftojmë botës se edhe shqiptari,si çdo popull i qytetëruar,mund ta mari kulturën, e cila asht pasuria e të gjithëve dhe ideali i botës mbarë.Vetëm në këtë mënyrë,tue i sigurue vendit tonë një t’ardhme të mirë,mund ta paguejmë një detyrë historike…Si ta mbaroni detyrën e shenjtë,të ktheheni në vendet e jueja,i thoni popullit sovran se Prijisi i tij, e sheh vetveten si çdo shqiptar,edhe me sa shpejtësi e kënaqsi e kemi vue në fronin e Gjergj Kastriotit,aq me shpejtësi e kënaqësi kemi me e gjetë gjithmonë gati për me i sakrifikue të gjitha,në asht nevoja edhe jetën,mabs dëshirës të tij dhe për të mirën e vendit.Zotërinj,dalshim faqebardhë përpara historisë !”(Arkivi i kryeministrisë,Fondi Asambleja Kushtetuese,dosja 3, data 1 shtator 1928 ).

 Tashmë për Mbretin Zog duheshin shpejtuar sa ma shpejt reformat ekonomike pasi varfëria e skamja e klasifikonin Shqipërinë ndër vendet më të vrafëra të Evropës.Edhe këtu ra në sy energjia e madhe e tij,pasioni me të cilin punonte,largëpamësia me të cilin gjykonte situatat.Muarën  një hov të ri ndërimet kryesisht me kapital italian.Erdhën edhe investitorët e parë amerikan dhe anglez,të cilët synuan investime në industrinë minerale. Edhe arësimi po vihej në udhë të mbarë.Në vitin 1930 qeveria shqiptare pat hyrë në marrëveshje me organizatën fillantropike amerikane “Near East Foundation” e cila u kurorizua me ndërtimin e një shkolle model në Golem të Kavajës për teknikën bujqësore ngase janë ditur nevojat e mëdhaja të Shqipërisë të asaj kohe.Shkolla e liceut Frances në Korçë,ndërkohë që ka qenë bërë ndër ma të njohurat në Ballkan.Ajo çka tërheq vëmendjen sot,është padyshim edhe kanstitucionalizimi i religjioneve fetare.Ky konstituim do t’u vinte fre përpjekjeve të fqinjëve armiq tanë,të cilët sigurisht në mungesë të mësymjes drejt kufijve,donin të ngjallnin luftë artificialisht,midis religjioneve tona fetare. Interesant asht të dihet prej shqiptarëve (viktimat mjeranë të historiografisë komuniste) se Mbreti Zog askurrë nuk bashkëpunoi me dikë për të shitur Shqipërinë,kështu anipse italianët dhanë shumë ndihma në këto momente ata nuk mundën të kompromentonin asesi oborin mbretëror dhe ardhmërinë e kombit tonë.Ka qenë personalisht Mbreti Zog që hodhi në koshin e letrave propozimin italian për bashkimin doganor të dyja vendeve.Ai mund të parashihte skllavërinë e ligjeruar në këtë rast dhe u dha përgjigje edhe tendencave italiane në strukturat e ushtrisë e xhandarmërisë shqiptare.Kanë qenë pikërisht këto qëndrimet e prera të Mbretit Zog që bënë të acarohej thellë qeveria italiane e ardhur në Durrës në verën e vitit 1934,tek e mbramja nuk fliste se “Zogu ishte shitur tek Italia”,siç ka qenë shkruar 50 vjet me radhë në Historinë Shqiptare.Por ekulibrave të brishta shqiptare,po i kërcënoheshin në horrizont luftra edhe më të mëdha.Nënshkrimi i marrëveshjes italo-gjermane, e ashtuquajtura me emrin Boshti Romë-Berlin,natyrisht do të kishte rrjedhat e saj tronditëse.Musolini nënshkruan gjithashtu edhe me anglezët të cilët paradoksalisht i njohën Italisë të drejtën e Sovranitetit ndaj Etiopisë. Në këto rrethana sigurisht se Mbreti Zog nuk mun të flente në dafina.Ai pat potencuar nevojën e një vigjilence duke parandjerë stuhitë që i afroheshin Adriatikut.Është interesant të dish në këto momente,përkufizimet e Hugh Grant,ish ministër i SHBA-ve në Shqipëri,në ato vite,lidhur me Mbretin Zog ; “Në një nga audiencat që pata me të,në 1937,më paralajmëroi se një luftë e dytë botërore do t’ë plaste mbrenda dy vjetëve.Profecia e tij u vërtetua.Nëse Shqipëria njihesh dhe konsiderohesh prej Departamentit tonë të shtetit në Vashington si një vend vazhgimi politik në Evropë,kjo mund t’i atribohet gjërësisht faktit se Mbreti Zog ishte një studiues i hollë i punëve ndërkombëtare dhe ishte i informuar mirë mbi skenën politike evropiane”.(Hugh Grant,Mbreti Zog ashtu siç e kam njohur, faqe 74 ).

 Pranvera e vitit 1939,do të sillte të vetmin gëzim në jetën e Mbretit Zog,i harruar në ate rrjedhë të tarzuar të historisë së popullit të vet.Në këtë pranverë,biri i Matit martohet me konteshën Geraldina Apponyj e cila rridhte prej familjes së shquar Apponyj të Hungarisë.Edhe në këto çaste të pakta,Mbreti Zog do t’i ndante emocionet dhe gëzimet e tij me miqtë,motrat e të afërmit.Një vit më vonë,nga kjo martesë e lumtur do të lindete një djalë. Mbreti Zog,ndiqte tanimë krejt situatën politike në Ballkan dhe Evropë.Ai me po ate energji që organizonte e drejtonte shtetin,ishte kurdoherë në zemrën e hapur të shqiptarizmës.Me dekret të veçantë të tij janë vendosur shqiptarët e Camërisë në Vlorë,Lushnjë e Fier ashtu sikundër po me urdhër të tij,qindra familje shqiptare në trojet e rrobëruara nën serbosllavët,të detyruar nga dhuna dhe terori serbo-sllav,të cilët emigruan në shtetin amë u vendosën në Durrës e Kavajë.Me fonde të shetit shqiptar,duke iu ble tokë dhe iu dhuruar përgjithmonë,kësisoj duke ngrohur zemrat e mardhura të tyre.Po kaq kujdes tregoi Zogu edhe ndaj ushtrisë kombëtare duke inspektuar vetë herëpasherë e duke dhënë ndihma konkrete. Ndërsa duke parë “kokëfortësinë” e mbretit shqiptar,italianët u përpoqën në disa mënyra për rrëzimin e qeverisë dhe vetë Ahmet Zogut.Punët arritën  aty derisa komplotet ja binin radhën njëri tjetrit.Në një prej komploteve të fundit,Ahmet Zogu u detyrua të largonte prej Shqipërisë,Giovani Giro,i cili kishte organizuar dhjetra të rinj shqiptarë për veprën kriminale.Marëdhëniet me Italinë po keqsoheshin edhe ngase këta të fundit patën nisur traktativat e fshehta me jugosllavët.Në fillim të vitit 1939,Konti Ciano (dhëndër i Musolinit) shkoi në Beograd dhe sipas të dhënave të historiografisë,ai foli gjërësisht me Stojadinoviqin rreth çështjes të aneksimit të Shqipërisë.Natyrisht veprimet ushtarake eventuale prej Italisë,shiheshin me sy të mirë nga Beogradi ngase  në Shqipëri kishte jetuar përgjithmonë një rrymë nacionaliste që kërkonte bashkimin e Kosovës me trungun e vet.Menjëherë pas kthimit nga jugosllavia dhe pas konsulltimeve me Duçen,Ciano i paraqiti Mbretit Zog një dokument gjoja për forcimin e mëtejshëm të marëdhënieve midis dy vendeve. Me pak fjalë, përmbajtja e këtij dokumenti,shpreh qartë zinxhirin skllavërues që italianët donin të vinin në qafën e shqiptarëve.Tetë propozimet e Gianos përfshinin : 1- Përfundimin e një aleance mbrojtëse vetëm me Italinë.2- Premtimin e ndihmës ushtarake italiane në rast kërcnimi të jashtëm ndaj territorit shqiptar. 3- Lejimin e qeverisë italiane për të ndërhyrë në rivendosjen e rendit publik.4- Koncesion shtetit italian për të përdorur në mënyrë të lirë portet,aerodromet dhe linjat e komunikacionit shqiptar.

5-Ngritja e një legate italiane në Titanë,në rangun e ambasadës.6- Pranimin e ndihmës dhe të këshillave financiare dhe teknike italiane në çdo ministri shqiptare.7- Heqjen e barierave doganore midis dy vendeve.8- Shtrirjen e qeverisë italiane në Shqipëri. ( Lavine ; Count Ciano ; Foreign Affaris and Policy Determinacion in Fascist Italy, faqe 33 ).

 Mbret Zog asesi nuk mund të pranonte t’i nënshtrohej kaq paturpërisht Italisë.Dokumenti i Cianos përbënte në fakt më shumë se një ultimatum.Në këtë klimë tepër të acaruar,në mëngjezin e 6 prillit të vitit 1939,Ahmet Zogu merr një telegram personal prej Musolinit i cili lidhur me ultimatumin e dërguar konfirmon se ky merr fund në mesditën e 6 prillit duke paraparë ndofta një kthesë të Mbretit Shqiptar.Po ate mbrëmje,Mbreti Zog mbledh urgjentisht kabinetin e tij dhe duke shqaruar situatën kërkon mendimin e bashkëpuntorëve të tij.Votimi ishte i njëzëshëm.Ata denoncuan kërkesat e qeverisë fashiste italiane dhe kundërshtuan me forcë zbarkimin e trupave ushtarake italiane. Shqiptarët kështu i nënshtroheshin fatit për të mos iu nënshtruar okupimit.Historia veç përsëritej.Skenat pothuaj ishin të njëjta.Tragjeditë luheshin me jetën e njerëzve të trollit të lashtë arbëror. Më 7 prill 1939,mbi 40 mijë trupa italiane fashiste u dukën në brigjet e Shëngjinit,Durrësit,Vlorës e Sarandës.Veçmas në Durrës,rezistenca qe e madhe.Komandanti i xhandarmërisë së qytetit,Abaz Kupi dhe një grusht trimash të ushtrisë kombëtare,mundën të zbrapsin valën e parë të sulmit.Por qielli shpejt u nxi prej aeroplanëve dhe bombardimet po e shëndronin Durrësin në gërmadhë.Edhe në portet e tjerë,italianët u pritën me armë por këto ishin të pakta dhe mungoi organizimi i duhur ushtarak.Prej trupave italiane pushtuese u vran mbi 200 vetë por ranë edhe disa pjestarë të xhandarmërisë shqiptare. Ende sot ka ngelur në Shqipëri debati i hapur rreth largimit nga Shqipëria i Mbretit Zog.Ai që dikur pat çarë rrugën midis turqve për në Vlorë,Ai që pat luftuar po në Vlorë më 1920,Ai që s’iu tremb syri  atentateve të armiqve personal,u largua.Mendimi im është se duke qenë mjaft i zgjuar,duke parë më larg se 7 prilli,Mbreti Zog u largua nga lufta për ta pushuar ate,për ta ndaluar gjakun të rrjedhë,përballë një fuqie aq të madhe dhe të përgaditur,dihet forca ushtarake e fashizmit të asaj kohe,por dihet dhe forca ushtarake shqiptare e cila ishte në ngritjen e sipërt.Ai sihte dhe mbeti bir i kësaj toke dhe donte ta shihte ate kurdoherë të lirë e të bashkuar.

 Në vitin 1942,në organizimin që atdhetarët shqiptarë donin të organizoheshin për të luftuar okupatorin italian,u ndje e domosdoshme jo vetëm zgjuarsia por edhe intuita dhe trimëria e Mbretit Zog.Taman në këto momente,një prej mendimtarëve të mëdhenj,Faik Konica do të shkruante ; “Mbreti Zog është më i çquari personalitet shqiptar i gjallë,ndaj përjashtimi i tij,do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që propozohet të bëhet”.(F.Konica,Gazeta”Dielli” Boston 28 nëntor 1942 ).

 Jeta e Ahmet Zogut në mërgim,anipse e ndodhur midis të papriturave e vështirsive të mëdha,jetohej në çdo moment me trazirat që kalonte Shqipëria.Ky shqetsim,pos të tjerave shihet në një letërkëmbim të madh të Mbretit Shqiptar me personalitete diplomatike perëndimore ku ndriçohej sadopak terri i hedhur sa prej fashistëve aq edhe prej komunistëve (pas vitit 1944).Paradoksi qëndron se ndërsa Ahmet Zogu jetonte me dëshirën për ta parë Shqipërinë në krah të shteteve perëndimore të Evropës e botës së civilizuar,në zbulimet e fshehta të komunistëve të Tiranës,rrinte plani i gatshëm për t’i marrë jetën birit të Matit.I lodhur,i sëmurë,i merakosur,i zhytur në melankoli,më 9 prill 1961 Ahmet Zogu mbyll sytë në një klinikë të Parisit

 Personalisht do të desha që këto shënime t’i mbyllja me një konkluzion të analistit gjakftohtë amerikan Bernd Fisher i cili kumton ;“Një prej rezulltateve më pozitive të stabilitetit politik unik,dhe pa dyshim një prej kontributeve të rëndësishme të Zogut,ishte krijimi i një mjedisi ideal për rritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.Përpara ardhjes në fuqi të Mbretit, e vetmja forcë nacionalizmi që egzistonte në vend,ishte një lloj sedre kombëtare.Kur Zogu u largua prej pushtetit në vitin 1939,në Shqipëri ishte vënë në lëvizje procesi i krijimit të një forme trashëgimtare të nacionlaizmit i domosdoshëm për krijimin e shtetit modern” .(Bernd Fisher, “Mbreti Zog dhe përpjekja  për  stabilitet në Shqipëri” , faqe 321 ).

 Pak shqiptarë e dinë se Mbreti i tyre Zogu,ka vdekur me 9 prill 1961.Por ai u mbajt dy ditë e dy net i vdekur në gjendje klinike dhe data e vdekjes u bë 11 prill,ngase nuk duhej të kishte përqasje me datëlindjen e Ahmet Zogut.C’ka tremb tek komunistët një datëvdekje,ata mund ta dijnë përnjëmend më së miri.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Ahmet Zogu, gurthemeli, i shtetit shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 477
  • 478
  • 479
  • 480
  • 481
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT