• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RRËFIMI TJETËR: RRËZIMI I MONUMENTIT SIPAS KICO MUSTAQIT; NGJARJET NË SHKOLLËN E BASHKUAR, PËRDORIMI I HAXHI LLESHIT PREJ RAMIZ ALISË….

February 20, 2015 by dgreca

DOSIER nga Albert ZHOLI/ Flet ish-Minsitri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi/
-Monumentin nuk e rëzuam ne, ne kishim në plan ruajtjen e RTV-së/
-20 shkurti Ramiz Alia jepte Alarmin se “ janë vënë në rrezik liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar”./
-Ngjarjet e sikletshme të Shkollës së Bashkuar,ku ishte dhe Akademia Ushtarake e Shkolla “Skënderbej”/
-Momenti kur u rrëzua monumenti i Enverit, ishte një moment tepër i rrezikëshëm për Shqipërinë, sepse mund të përfundonte në një gjakderdhje, vëllavrasje/
-Për mendimin tim Shkolla e bashkuar nuk sulmoi por u sulmua. /
-Sekretarët e parë nuk dinin çfarë të bënin, nga ana tjetër po dorëzoheshin dokumentet e partisë/
-Ramiz Alia përdorte dhe shfrytëzonte shumë Haxhi Lleshin/
….Po t’ju referohemi informacioneve të atyre ditëve, skenari i zhvillimit të ngarjeve ishte ky: Turmat e njerëzve që do të niseshin nga qyteti Studenti do të merrnin së pari godinën e Radio Televizioinit, prej andej do të drejtoheshin në Kryeministri e në Komitetn Qendror të PPSH. Në dritaret e zyrave të Adil Carçanit, Enver Hoxhës e Ramis Alisë, nga krahu i bulevardit Dëshmortë e Kombit, do të vendosnin flamurët e PD-së e pastaj demostruesit do të futeshin në Bllokun e Udhëheqjes për të shkatërruar banesat e bllokmenëve “ një neologjizëm mjaft i përhapur ditëve të para të 1991-shit. Turma prej 100.000 vetësh (këtë shifër dha në mbrëmje një agjenci prestigjioze lajmesh), nuk mundi të hynte në godinën e Radiotelevizionit, ku nuk pati ndonjë incident. Lumi njerëzor, nëpërmjet rrugës së Elbasanit vërshoi në drejtim të sheshit “Skëndërbej” ku u rrëzua monumenti . Pastaj u kthye në bulevardin kryesor të Tiranës, duke thirrur: “Te Blloku! Te Blloku!” Bulevardi ishte bllokuar nga tanket e Gardës së Republikës. Ramiz Alia mbaj mend se i kishte sugjeruar komandantit të Gardës, Dane Binajt, që t’i jepte efektivit vetëm muncionin manovre. Kur Dane Binaj e paralajmëronte turmën të zbrapsej, se ndryshe do të hapte zjarr, drejtuesit e turmës bërtisnin: “Mos kini frikë” kanë predha manovre!”. Vetëm kur njëri prej tankeve shtiu në drejtim të plepave buzë Lanës dhe degët e plepave ranë përdhe njerëzit e kuptuan se Dane Binaj e kishte seriozisht. Atëherë njëri prej drejtuesve të atëherëshëm të PD-së Neritan Ceka, u ngjit tek njëri nga tanket dhe me megafon i bëri thirrje turmës që të kthehej mrapsht, çka dhe u bë. Në një nga pushimet midis seancave të Kuvendit, (prill 1991), i thashë Arben Imamit ( në atë kohë deputet i PD-së), se po të mos kishit rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës, do t’I kishit fituar ju zgjedhjet”. Arben Imami më dha një përgjigje që më vuri në mendime :” Monumentin nuk e rëzuam ne, e rrëzoi Ramiz Alia, ne kishim në plan ruajtjen e RTV-së, Komitetin Qëndror, Kryeministrinë dhe Bllokun”.Po qe se të dy janë shprehur sinqerisht, dhe me shqyrtimin dhe të fakteve që u përmendën më parë, atëherë mund të konkludohet se vërtetë partia Demokratike e konsiderointe si kurth rrëzimin e moinumentit të Enver Hoxhës dhe i ishte shmangur një lëvizjeje të tillë.
20 shkurti Ramiz Alia jepte Alarmin se “ janë vënë në rrezik liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar”.
Për Ramiz Alinë, 20 shkurti ishte “ një nga ditët më dramatike e më të rënda” në jetën e kryeqytetit”.Në një mesazh që u transmetua nga televizioni mbrëmjen e po asaj date , Ramiz Alia jepte Alarmin se “ janë vënë në rrezik liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar”. Ramiz Alia ka thënë disa herë se ai dha urdhër të mos qëllohet kundër turmës, për të mos shkaktuar gjakderdhje e vëllavrasje. Ministri I atëhershëm I Punëve të Brendëshme Hekuran Isaji pretendon në një intervistë (korrik 1991), se Ramizi I dha urdhër të qëllonte, por ai nuk e zbatoi. Vetë Ramiz Alia ka deponuar edhe para hetuesit për këtë çështje. Në librin “Ditari I burgut” ai e riprodhon këtë deponim:
“Kur demostruesit dolën në sheshin Skëndërbej dhe kishte gjasë që ata të sulmonin për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës, Hekuran Isai më mori në telefon, “Ç’të bëjmë?”. I them: “Sipas ligjit, kundër atyre që përpiqen të prishin monumentet si dhe kundër organizatorëve të demostratave të paligjëshme, policia duhet të ndërhyjë . Mirëpo, a mund të bëhet kjo atje, në sheshin Skëndërbej? A mund të evidentohen organizatorët?”. “Është e pamundur, m’u përgjigj Hekurani,-Në shesh ndodhen mbi 10.000 vetë, prandaj nuk mund të dallohen organizatorët, përveçëse nëse bëhet kasaphanë”. Atëherë i thashë: “Kasaphana dhe gjaku nuk na nevoiten, prandaj përpiquni ta shmangni të keqen me mënyra të tjera. Kur mbërriti lajmi se monumenti ishte rrëzuar, unë ndodhesha në mbledhjen e Komitetit Qëndror të Partisë dhe ua thashë edhe të tjerëve . Nëse Hekurani kishte vepruar kundër urdhërave, domethënë se ai nuk lejoi të përdoreshin armët, ndonëse e kishte urdhërin prej meje që t’i përdorte, atëherë gjëja më e thjeshtë që do të bënim ne apo çdo anëtar tjetër i Komittit Qëndror, do të ishte të thirrej Hekuran Isai e të jepte llogari apo t’i bëhej një vërejtje, siç e parashikonin rregullat e kohës. Mirëpo asgjë nga këto nuk u bë. Pse?Sepse të gjithë shokët e dinin se ishte mendim unanim i Komitetit Qendror që të mos përdoreshin armët kundër popullit . Kjo ishte vija e Partisë.
Momenti kur u rrëzua monumenti i Enverit
Momenti kur u rrëzua monumenti i Enverit, ishte një moment tepër i rrezikëshëm për Shqipërinë, sepse mund të përfundonte në një gjakderdhje, vëllavrasje . Sepse ishte një moment kur njerëzit ishun të revoltuar: njëra palë kërkonte rrëzimin, pala tjetër kërkonte mbrojtjen. Gjithkujt i kujtohet organizata “Vulletarët e Enverit”- pra ishte një rrezik vëllavrasjesh në përmasa të mëdha …Në momente të tilla themelore të historisë ka gjithmonë njerëz që i kuptojnë proçeset, ashtu sikurse ka edhe njerëz që nuk i kuptojnë . Prandaj dhe reagimet janë simbas mentalitetit të tyre. Në fund të fundit ishin masa të tëra njerëzish që dilnin dhe kërkonin një ndryshim rrënjësor të zhvillimit. Dhe nuk mund të mbrohej asgjë me armë; ajo vetëm do të ishte nja katrastrofë kombëtare dhe asgjë më tepër. Në rastin konkret, e vërteta mund të ketë pak rëndësi, po të meret parasysh se në mesazhin e 20 shkurtit Ramiz Alia theksonte :’Tashmë ka dalë krejt e qartë që forcat antidemokratike kanë një strategji të përpunuar. Ata duan shkatërrimn e Shqipërisë. Ata duan të shkulin me rrënjë çdo gjë që kemi ngritur. Ata janë gati të profanojnë edhe varret e të parëve …Këto forca nxiten e shtyhen për të vepruar për interesa politike. Synimi i tyre është armiqësimi i masave me pushtetin popullor. Një lojë cinike po zhvillohet me ndjenjat e poullit’. I gjithë mesazhi në fjalë I Ramiz Alisë karakterizohet nga një patetikë patriotike, që megjithatë mbart një ngarkesë të pazakontë konfliktuale. Ai gati-gati sa su thotë troç njerëzve : Rëmbeni armët për t’u treguar vendin ayre që arritën të rrëzojnë përmendoren kushtuar themeluesit të shtetit tonë , Enver Hoxhës. Në një pasazh mjaft ekuivok Ramiz Alia theksonte: I bëj thirrje popullit të marrë në dorë fatin e vet. Sot është dita të tregohet kush është patriot, kush e do me zemër Shqipërinë, kujt i dhemb mundi e djersa e derdhur, kush e don me të vërtetë demokracinë”. Bashkimi I fjalive është në rrezik liria, pavarësia dhe sovraniteti kombëtar, nga njëra anë dhe nga ana tjetër “Sot është dita të tregohet kush është patriot dhe e do me zemër Shqipërinë”, ishte mjaft i rrezikëshëm dhe mund të interpretohej fare mirë si një thirrje që njëra pjesë e popullsisë të rrëmbente armët kundër pjesës tjetër që ‘luante me ndjenjat” e pjesës së parë… Rrjedha e ngjarjeve të ardhëshme dëshmoi se taktika e Ramiz Alisë për të sensibilizuar masat në favor të regjimit komunist, me shpresën se inciativa për konfrontimin do të merrej nga vetë këto masa, nuk ishte krejt pa bazë. Dominimi gjysmëshekulor I komunistëve nuk mund të fshihej brenda një dite nga ndërgjegjet e njerëzve . Kjo vërehej më shumë në zonat ku PPSH kishte pasur vazhdimisht influencën më të madhe dhe njerëzit kishun lidhje farefisnore e krahinore me spiralet e nomenklaturës. Veç kësaj, në kushte e paralizimit të vendit, e vetmja propogandë që arrinte tek masat ishte ajo që bëhej nëpërmjet radios e televizionit shtetëror. Megjithatë monumneti i Enver Hohës në qendër u rrëzua. Roli i Ramiz Alisë tashmë dukej fare i zbehtë. Ai nuk kishte asnjë fuqi në drejtimin e shtetit. Roli i tij kishte përfunduar. De fakto ai nuk ishte më një udhëheqës.
Gabim, se vendi po kërcënohej realisht me puç ushtarak
Duket se pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës Ramiz Alia e kuptoi se ishte i izoluar, prandaj vendosi që edhe formalisht ta merrte në duart e veta drejtimin e pushtetit dhe u vu në krye të një këshilli presidencial që përbëhej prej 9 vetash. Në këshillin presidencial, me përjashtim të Fatos Nanos, emri i të cilit sapo kishte nisur të shkëlqente , gjithë të tjerët , ose qenë konservatorë të betuar, ose nuk kishin realisht asnjë lloj peshe në marrjen e vendimeve . Këshilli përbëhej , ( veç Nanos) nga: Haxhi Lleshi- ish kryetari presidiumit të Kuvendit Popullor, Kleanthi Koçi-Kryetar I Gjykatës së Lartë, Kiço Blushi shkrimtar, Lufter Xhuveli- petagog kryetar i partisë Agrare, Rexhep Meidani-petagog, Minella Dalani gazetar në pension, Xhenet Muço- ushtarak. Menjëherë pas krijimit të tij, Këshilli Presidencial lëshoi një deklaratë, ku kërcënonte se do të shpallej gjendja e jashtëzakoinëshme, nëse nuk vendosej rendi dhe qetësia publike. Të nesërmen e rrëzimit të monumentit u hapën fjalë se efektiva të shkollës së Bashkuar do të marshonin për në qendër të Tiranës, ku do të rivendosnin shtatoren e diktatorit që ndodhej në oborrin e shkollës. Por nuk ishte e gjithë Shkolla e Bashkuar. Por, nga ana tjetër duhet theksuar se kjo nuk mund të ishte një inciativë spontane, aq më tepër në një shkollë të tillë ushtarake, ku nuk diskutohej disiplina e hekurt. Madje në një thirrje të efektivave të shkollave ushtarake të Tiranës drejtuar presidentit, partive politike dhe gjithë popullit, thuhej në fund se me përmbajtjen e thirjes u njohën komandat e shkollave ushtarake dhe janë plotësisht dakort. Kërkesa e parë e kësajë thirrje lidhej me Enver Hoxhën, për figurën e të clit kërkohej që të përcaktohej me anë të një referendumi mbarëpopullor, dhe ajo të vlerësohej ashtu siç e do populli. Përmbajtja e thirrjes tingëllonte si ultimatum , dhe pati njerëz që kur u njohën me përmbajtjen e saj, menduan të tmerruar se vendi po kërcënohej realisht me puç ushtarak.
Ja teksti i thirrjes;
“Efektivi i shkollave ushtarake Tiranë , bij të punëtorëve , fshatarëve dhe intelektualëve të ndershëm, të shqetësuar seriozisht dhe indinjuar thellë nga veprimet krimnale dhe forcavce të errëta, ndaj të cilëve partitë politike dhe shoqatat e ndryshme me deklarata janë distancuar prej tyre publikisht, por fatkeqësisht jashtë dëshirës dhe kërkesave të panumërta të populit shqiptar, gjerndja në vend jo vetëm nuk po qetësohet , por keqësohet gjithnjë e më shumë, ndaj kërkojmë :
1. Figura e Enver Hoxhës të vendoset menjëherë me anën e një referendumi mbarëpopullor, dhe ao të vlerësohet ashtu siç e do populli.
2. Në kushte e demokratizimit të mëtejshëm të vendit dhe të pluralizmit politik, kërkojmë departizimin e ushtrisë.
3. Kërkojmë që figura e ushtarakut të mbrohet me ligj ajo të jetë e paprekëshme.
4. Të zbatohet me reptësi ligji për mbrojtjen e objekteve që kanë vlera ekonomike, sociale, kulturore, historike, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e popullit.
5. Kërkojmë që sot, më datën 22.2 1991, ora 17.00 përfaqësues të Presidiumit, të partive plitike, të Ministrive të Mbrojtjes e të Punëve të Brendëshme , si dhe të mjeteve të propogandës, Radiotelevizionit, organeve , organeve të shtypit të takohen me studentët dhe kuadrot e shkolave ushtarake . Takiki do të bëhet në sheshin e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve ‘Enver Hoxha”.
6. Radio-Televizioni të kalojë nëndrejtimin e Këshillit Presidencial dhe të japë informacion të plotë për gendjen në shkallë vendi dhe jo vetëm për ato çka zhvillohen në Tiranë.
7. Efektivat e shkollave ushtarake në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha partive politike, organizatave dhe subjekteve të ndryshme të largohen nga fjalët e deklarata e mëdha dhe të ulen me masat e poullit për t’u siguruar atyre qetësinë dhe stabilitetin në vend, për t’I ndërgjegjësuar me qëllim që të kapërcehet pa dhimbje e gjak situata e rëndë që është krijuar.

Ngjarjet e Shkollës së Bashkuar,ku ishte dhe Akademia Ushtarake e Shkolla “Skënderbej”.

Monumenti i Enver Hoxhës në qendër të kryeqytetit ishte rrëzuar, por asgjë nuk kishte përfunduar. Jo vetëm në Shkollën e Bashkuara të Oficereve, por dhe në segmente të tjera gjakrat ishin ndezur ethshëm. Vendosja e një busti në miniaturë, që do të zëvendësonte monumentin e derdhur në 8 ton bronx special, dukej se do të rivendoste nderin e humbur. Dhe ndërsa disa qindra studentë ushtarakë të armatosur ishin të gatshëm ta bënin këtë edhe forcat jashtë territorit të Shkollës bënin një presion të madh. Ndoshta vetëm një shkrepse dhe konfrontimi i palëve do të realizohej me “sukses të plotë”… por kjo nuk ndodhi. Është e nevojshme të themi që në fillim se flitet për ngjarjet e Shkollës së Bashkuar, por atje ishin edhe Akademia Ushtarake e Shkolla “Skënderbej”. Pra, tre shkolla. Kështu që më e drejtë është ta quajmë: “Ngjarja në shkollat ushtarake të Tiranës”. Gjithashtu, jam pyetur për grushtin e shtetit të shkollës, ndërsa unë dua të bëj të ditur se grusht shteti quhet ajo goditje që rrëzon pushtetin dhe merr në dorë drejtimin e tij. Pra, ne e kishim pushtetin dhe nuk kishim asnjë arsye që të rrëzonim vetveten. Në qoftë se këtë ankesë do ta kishte Ramiz Alia dhe qeveria e Adil Çarçanit, do të ishte ashtu siç pyesni ju dhe siç e ka pagëzuar PD-ja e Sali Berisha. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Më 21 shkurt më telefonoi drejtori i Televizionit
Janë thënë shumë për këtë shkollë. Midis të tjerave se ajo po përgatitej për sulm për rivendosjen e monumnetit në qendër të Tiranës dhe vendosjen e qetësisë. Por, për mendimin tim Shkolla e bashkuar nuk sulmoi por u sulmua. U sulmua nga forca regressive që drejtoheshin nga PD. Ndaj kësaj shkolle filluan provokimet. Provokimi apo sulmi ndaj saj ishte i organizuar dhe kishte për qëllim që forcat e shkollës të dilnin në rrugë e të gjakosnin popullin. E pastaj të thuhej se, ja ç’bën ushtria e Enverit, vret populin Midis shkollës së Bashkuar dhe turmës u vendos policia, pra policia kishte kontaktin me njerëzt. Policia hante gurët dhe të paktën një polic u vra, kur një udhëheqës i PD hapi portën e një furgoni. Para kësajë ngjarjeje ishte krijuar një bërthamë, në krye të së cilës ishte një petagog shumë I mirë I Akademisë dhe disa petagogë të shkollës së bashkuar. Meqenëse se Ramiz Alia dhe udhëheqja kishin shprehur keqardhjen për rrëzimin e monumentit, Shkolla e Bashkuar mori përsipër të vendosin shtatoren në qendër të Tiranës. Po qe nevoja e mbrojmë ne dhe kush të dojë, le të vijë dhe ta rrëzojë, thoshnin ata. Më 21 shkurt më telefonoi drejtori i Televizionit e më tha se kishin shkuar dy studentë të Shkollës së Bashkuar me një peticion dhe donin të transmetohej tekstualisht siç e kishin shkruar. Madje e kishin kërcënuar ose transmetojeni kështu siç është, ose do ta marrim ne televizionin e do ta transmetojmë vetë . Unë iu përgjigja nuk kishte gjë të keqe të transmetohej, përderisa çdo natë transmetoheshin dhjetëra peticione nga shoqata me dy-tre anëtarë, megjithatë, i thashë, unë nuk jam kopetent, se urdhërat i marr nga lart, nga shoku Ramiz. Sa për televizionin i thashë, mos ki frikë, nuk meret me forcë, pasi televizioni drejtohet nga komiteti Qendror e shoku Ramiz. Pas pak më merr në telefon Vaskë Çifliku , sekretari i Ramiz Alisë e më thotë të njëjtat gjëra . ‘Ti urdhërat i merr nga shoku Ramiz”. Po, i thashë, e di këtë dhe s’kam dhënë urdhër të veçantë. Pastaj, shtova se, ajo që duan të bëjnë studentët e Shkollës së Bashkuar është gjë e mirë, meqë juve ju ka ardhur keq që u rrëzua monumenti , ata duan ta venë prapë në vend. Pra ngrihen për atë që ju qan zemra. Përfundimisht peticioni nuk u transmetua nga radiotelevizioni. U botua, pa pikën që fliste për rivendosjen e shtatores, vetëm në gazetën Zëri i Popullit, më 22 shkurt 1991.
Takimi në Shkollën e Bashkuar (21 shkurt 1991)
Në mbrëmjen e po asaj date, në Shkollën e Bashkuar po zhvillohej një takim me pjesëmarrjen e studentëve dhe petagogëve, një përfaqësuesi nga Ministria e Mbrojtjes, (më duket Shefi i Shtabit), Neritan Ceka nga PD, e të tjerë. Ndërsa po vazhdonte takimi u dëgjuan krisma . Ata të PD-së, thanë e ndërpresim diskutimin sepse shkolla hap zjarr dhe në kushte lufte nuk mund të diskutojmë . U ngjitën të gjithë në tarracë dhe panë se të shtënat vinin nga jashtë, ku plagos dhe një oficer i Shkollës së Bashkuar. Pasi u bindën se shkolla nuk kishte hapur zjarr , ata u kthyen dhe mbledhja vazhdoi. Shkolla ndërkaq ishte nën komandë dhe ndodhej e pozicionuar. Në shkollkën e Bashkuar kishte petagogë e studentë ,(ndonjë edhe në Akademi), që ishin komprementuar nga PD. Ishin togat e zbulimit , të prapavijës, që përbrenda shkollës ishin rrezik, sepse kisha frikë që po të ndodhte ndonjë situatë Brenda shkollës, mund të shkaktohej vëllavrasje. Në të vëretë, kur u rrethua Shkolla e Bashkuar nga njerëz provokatorë, këta ishin të parët që u ngritën kundër rrugaçëve që donin të sulmonin shkollën. Togat e zbulimit e të prapavijës që ishin më të kompromentuarat, u bënë më luftaraket, pse ata konsideruan se u shkel nderi I ushtarakut.
Rrëzimet e statujave të Enver Hoxhës ishin të orientuara
Fakti se rrëzimet e busteve në Tiranë, në Durrës, në Fier, në Korçë, Vlorë u bënë të gjitha rreth orës 11.00, na vuri në mendime. E diskutuam dhe në një rreth shumë të ngushtë në shtabin e përgjithshëm dhe gjykuam se kjo ishte bërë me orientim. Unë ende mendoj se ishte orientim nga Ramiz Alia. Pra, përshtypja ime ishte se ato qenë të organizuara . Dhe meqenëse ishte kështu, kjo mund të ndodhte edhe Brenda në Shkollën e Bashkuar. Vrisja mendjen se çfarë duhej bërë dhe vendosa që edhe unë ta organizoja heqjen e shtatores nga shkolla. Kam thirrur shefin e shtabit e drejtorin e Xhenjos e u kam thënë: Unë akoma nuk kam marrë lejen e Ramiz Alisë, por do t’I marr leje dhe vetëm ju do ta dini. Në rast se na japin urdhër për ta hequr shtatoren e Enver Hoxhës nga Shkolla e Bashkuar, ti si drejtor I xhenjos do të marrësh masa që në mëngjes atje të jetë bërë një lulishte, nuk dua që të mbetet gërmadhë.. Pasdite mora Ramiz Alinë në telefon dhe I thashë : “Mesa duket rrëzimi I busteve ka qenë I organizuar. Nëse është vënë në program që të rrëzohet edhe busti në Shkollën e Bashkuar , ne të marrim masa që në mëngjes të gdhihet lulishte “. Ai më bërtiti fort: “Si shoku Kiço ke mendimin të na heqësh komandantin e përgjithshëm ?!. Unë kuptohet, nuk I besova . Busti u hoq pas disa muajsh nga qeveria e stabilitetit, dhe nuk u hoq siç e mendoja unë.
Ramizi ndofta merrte raporte nga ndonjë burim tjetër
Edhte dhe sot më duket paksa e çuditshme. Gjatë gjithë asaj kohe të tensionuar nuk kemi komunikuar me njeri-tjetrin. Vetëm në mbledhjen e qeverisë unë raportova se situata ishte e ndezur. Nuk më kujtohet, por nuk kam marrë asnjë lloj detyre. Ne kishim punën tonë, të cilën e kishim shumë të qartë . Ramizi ndofta merrte raporte nga ndonjë burim tjetër, por unë nuk e di. Mua nuk më pëlqeu që brenda në shkollën e Bashkuar ishte futur zëvendësministri i brendshëm (Haredin Shyti) bashkë me kryetarin e PD-së të Tiranës dhe unë s’isha lajmëruar. Dhe në një moment, kur pati një të shtënë tanku, shoku Haredin Shyri më mori në telefon : “Jam këtu me kryetarin e PD-së për Tiranën” e më bënte vërejtje për veprimn e tankut. Atëherë nuk mu durua dhe I fola shumë ashpër, duke I thënë se, nuk jam në varësinë tuaj, kështu foli ministrit tënd, ç’pune ke me kryetarin e PD-së brenda në shkollë , ju merruni me policët përjashta , prandaj largohuni menjëherë , mos përfitoni nga mirësjellja e komandës së shkollës, etj. Unë nuk mund ta kuptoj edhe sot e kësajë dite se përse MPB dhe degët në rrethe , për çdo gjë informonin PD-në apo i merrnin leje asaj, duke mos menduar se kështu viheshin më keq fitilat. Kështu ndodhi edhe në Shkodër e rrethe të tjerë.
Pushtetin PD-së ja dhuroi vetë Ramiz Alia
Kjo është e vërtetë. Turma nga jashtë herë pas here provokonte Shkollën e Bashkuar. Ata kishin siguruar armë, qoftë të vjedhura, qoftë edhe nga jashtë. Për çudi atëherë, në duart e turmës janë gjetur armë Zastava , armë që nuk qarkullonin në Shqipëri. Por në kohën e përgatitjeve tremujore nuk ishte e vështirë të gjeje armë në Shqipëri, në kuptimin se ishin kompromentuar edhe disa oficerë, ishin kompromentuar edhe disa ushtarë, apo nënoficerë, që gjoja do t’i shërbenin demokracisë, ose mund të shiteshin armët. Por ato armë ishin të tjera tipa, të tjera kalibra . Nuk ishin të ushtrisë. Turma shtinin nga tarracat përballë shkollës së Bashkuar, ku na u plagos edhe një oficer. Megjihatë, ngjarja e Shkollës së Bashkuar ishte ajo që e shpjeguam, dhe qëllimet e atyre ishin që ta nxirrnin shkollën jashtë e të akuzohej pastaj ushtria për gjakderdhje dhe të përfitonte Partia Demokratike, ku më pas të akuzohej Partia e Punës (PS), dhe të thuhej se PD që e mori me gjak demokracinë, se ajo nuk iu dhurua. Ndërsa unë kam mendimin se pushteti iu dhurua dhe nuk e mori as me djersë, pa le me gjak! Pushtetin PD-së ja dhuroi vetë Ramiz Alia.
Ramiz Alia përdorte dhe shfrytëzonte shumë Haxhi Lleshin
Ramiz Alia thotë në një intervistë se ushtria do të marshonte drejt Tiranës dhe se ai e shpëtoi vendin nga gjakderdhja. Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe ishte e pamundur të bëhej në ato situate, kur rezervistët që kompletonin ushtrinë , “marshonin” siç thashë, drejt kufirit e largoheshin si refugjatë nga Shqipëria. Atëherë shtrohet pyetja se cilat forca do të marshonin drejt Tiranës? Ku e paskësh marrë apo parë Ramiz Alia këtë informacion që unë, si ministër i Mbrojtjes nuk e dija? Nëqoftëse ashtu, do të thotë se unë nuk e kisha në dorë situatën. Atëherë pse e bëri (apo e ka bërë) këtë deklaratë Ramiz Alia? Përgjigja ime është se e bëri për të justifikuar shthurrjen, anarkinë dhe shkatërrimin e Shqipërisë. Domethënë, i duhej një maskë për të mbuluar mangësitë dhe kjo maskë ishte ushtria. Pra, për mendimin tim, nuk kemi të bëjmë me sinqeritet të Ramiz Alisë, por me të kundërtën. Unë as sot e kësajë dite nuk e kuptoj urdhërin për të moblizuar 18 brigadat që do të marshonin drejt Tiranës. Ashtu sikurëse urdhëroi për shumë kompani të specializuara që erdhën në Tiranë pa asnjë qëllim e objektiv e pastaj u kthyen. Për këto të fundit ekzistojnë urdhëra të arkivuar. Të tillë urdhëra e lëvizje ushtarake nuk vlejnë as për veprime demonstrative e psikologjike, por ato ama vlejnë për të akuzuar. Për mobilizimn e forcave nga Dibra , Ramiz Alia përdorte dhe shfrytëzonte shumë Haxhi Lleshin, i cili edhe në shtëpinë e vet qëndronte ato ditë i armatosur me automatik e pistoletën në brez dhe plot krehëra fishekësh mbi tavolinë… Për këto urdhëra që jepeshin pa u konsultuar e pa objektiva duhet të japë shpjegime Ramiz Alia. Ju si leues mund të pyesni; Po Kiço Mustaqi, si ministër i Mbrojtjes Popullore, ç’bënte me këto urdhëra ? Mund t’ju përgjigjem se unë i zbatoja ato deri në atë pikë që nuk kiste rreziqe.Për shembull, kompania speciale të përqëndrohet në Tiranë dhe të rrijë në gadishmeri. Nuk u jepja asnjë urdhër tjetër dhe i ktheja mbrapsht. Këto janë të dokumentuara.

Ngjarjet e Shkollës së Bashkuar ishin një turp i madh për ato forca që i organizuan
Provokuesit, apo rrebelët (s’di si ti quaj), u larguan nga Shkolla e Bashkuar se panë qëndrimn e vendosur të Shkollës së Bashkuar. Panë qëndrimin që nuk binte në provokacion, panë se as shkolla, as Ministria e Mbrojtjes nuk mund të binin në provokacion. Edhe “dasma” pritej të bëhej brenda në shkollë, jo jashtë shkollës, sepse ata kërkonin ta organizonin ne “dasmën”. Ndërsa ne prisnim të na vinin brenda e atje të bëhej gjithshka, domethënë do të mbrohej shkolla. Do të mbrohej edhe me gjak. Ndërsa jashtë ne s’kishim punë . Sa më shumë të qëndronin ata jashtë, për ta ishte edhe diskretitim politik. Sepse nuk ka bërë vaki në asnjë vend të botës që turma civilësh të sulmojnë një repart ushtarak. Ngjarjet e Shkollës së Bashkuar ishin një turp i madh për ato forca që i organizuan . Të sulmosh qeverinë , Televizionin, Komitetin Qendror, këto kishin një kuptim, por të merrje Shkollën e Bashkuar s’kishte kuptim. Ç’kuptim kishte të sulmoje një repart ushtarak. Ajo do të thotë të kërkosh gjakderdhje për të justifikuar rezistencën e madhe që ke pasur ti për të sjellë demokracinë në Shqipëri. Nga ana tjetër, nëqoftëse këtë e ka organizuar dikush i PPSH, atëherë ai e ka bërë për të fituar pikë, dmethënë, shiko, të tillë ushtri kemi pasur, që e gjakoste njeriun, për të fituar vlera të tjera.Por më tepër ishte kundërshtari. Kam përshtypjen që ishin edhe të drejtuara, edhe të organizuara, por realiteti është që unë nuk e di kush i drejtonte forcat e jashtëme . Por që shkolla e Bashkuar ishte plotëssht në urdhërat dhe nën kompetencat e urdhërave të mia, kjo nuk diskutohet, domethënë s’kishte asnjë rrezik për të jashtmit. Bile-bile, shkolla pati durimin që iu shkatërruan tërë muret dhe nuk goditi njeri. Iu thyen tërë xhamat, edhe të komandës, e s’vrau njeri. Nëse kjo do të ishte bërë amerikanëve apo rusëve , do të kishin vrarë shumë njerëz. Shkolla e Bashkuar s’ka pse akuzohet . Pse?! Sepse dihet kush e bëri sulmin, janë fotografuar, janë filmuar ato ngjarje.
Sekretarët e parë nuk dinin çfarë të bënin, nga ana tjetër po dorëzoheshin dokumentet e partisë
Do të doja këtu të sqaroj se sulmi ndaj shkollës ishte i pamotivuar, ndërsa mbrojtja nga ana e efektivit të shkollës ishte e motivuar, “do mbronin shkollën armatimin, veteveten, repartin ushtarak”. Në mëngjesin e 21 shkurtit 1991 Shtabi i Përgjithshëm I Ushtrisë ishte informuar se një numër i madh oficerësh në brigadën e tankeve të Zall Herrit, kishin dorëzuar teserat e Partisë së Punës në mënyrë demonstrative, dhe në shenjë proteste për rrëzimin e monumentit të Ever Hoxhës. Vendosa të mblidh efektivin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe t’i porosisja që të lidheshin me të gjitha njësitë e Repuplikës, për t’u shmangur aventurat si dorëzimet e teserave apo uljen e gadishmërisë luftarake. Në kohën që hidhja në letër disa pika për të disiplinuar materialin, mendimet që do të shprehja më merr në telefon sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit të Skraparit Elmas Puto. Ai më thotë: Gjihë populli i Skraparit është mbledhur para Komitetit të Partisë dhe kërkon të dijë se përse u lejua rrëzimi I bustit. Njerëzit, kërkojnë armë që të mbrojnë Enver Hoxhën. Cfarë tu them unë?.
-Lidhu me shokun Ramiz, pasi si Sekretar i parë i rrethit tek ai i merr detyrat ,-iu përgjigja. E kam marrë disa herë, po atje s’më del njeri, ngriti supet matanë telit Elmas Puto dhe pastaj shtoi: “Po sikur të bëhem bashkë me 2-3 sekretarë të tjerë (e kishte fjalën për Gjirokastrën, Përmetin dhe Tepelenën) a na çon tek shou Ramiz?”Hajdeni dhe vij dhe unë bashkë me ju, i them. Pastaj u ngrita dhe u nisa për në mbledhje. Rrugës u futa në mendime të thella. Gjthshka po shkatërohej. Partia, Sekretarët e parë nuk dinin çfarë të bënin, nga ana tjetër po dorëzoheshin dokumentet e partisë. Në këto kushte të shpërbërjes a mund të kishte ushtri të fortë? Çfarë argumenti tu sillja oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes …
Në Shkodër u dogjën dy autoblinda
Në mars 1991 kur po transportonin me “Skanie” një kompani tankesh nga Vora për në Durrës më informuan se kolona u sulmua nga njerëz të pakënaqur që ktheheshin pasi ishin shkarkuar nga vaporet dhe nuk u lanë për të ikur jashtë. Nga ky sulm u thye vetëm një xham makine. Unë u habita me kaq pak dëm dhe thirra menjëherë komandantin e batalionit të tankeve që shoqëronte kolonën shokun Cane Nanaj (një officer i shkëlqyer që kemi mbaruar bashkë shkollën dhe kemi raporte shumë të mira shoqërore). E thirra Canen jo për dëmin por si kishte vepruar ai? Desha të dëgjoja nga goja e tijë si kishte vepruar. (Kur sulmohjet një kolonë tankesh e hipur mbi makina “skanie” unë e përfytyroja të paktën gjysmë të djegur e të asgjesuar). Në fillim Canen e sulmova duke e kritikuar si ju thyen xhamin, flinit gjumë ju? Po ma spjego si vepruat? Cania: Unë me të parë këtë situatë fillestare, ndërsa tankun e zbrita nga skania dhe ju drejtova turmave në drejtim të tyre, gjatë manovrimit me tankun, theva dhe nja dy plepa, kështu që turmat nuk panë se nga vanë dhe kolona marshoi e qetë deri në Durrës. Këtë desha të dija prandaj të thirra. Kritikën e fillimit ta bëra që të më trego të vërtetën. E falenderova për veprimin e shkëlqyer taktik, teknik e psikologjik dhe pa pasoja në të dy palët. Ja ç’bënë oficeri specialist.
Për të përballuar situatat e ndërimit të sistemeve, ministria e punëve të brendëshme na kërkoi tanke, autoblinda etj. Ja dhamë sipas kërkesave, por ata nuk morën oficerët për përdorim megjithëse ju lutem disa herë me gojë e me shkrim. Për rrjedhim në Shkodër u dogjën dy autoblinda, shyqyr që shpëtuan shoferët. Në Durrës kur kryetari i PD pa një anije në det e urdhëroi tankun ta kapte ç’të bënte shoferi? E futi në det dhe mbeti në ujë tanku. Tanku nuk është mjet luftarak detar por tokësor. Këtë e sqarojnë më mirë oficerët specialist, prandaj ne këmbëngulnim që në PB ti merte oficerat dhe ti dëgjonte për veprimet për taktikën e teknikën e çfarë ti duhej atyre. Duhej ruajtur bashkpunimi me specialistët dhe me Ministrinë e Bendshme. Ishin momente inkadeshente. Një lëvizje e gabuar dhe…Gjakderdhja ishte në çdo hap. Fjalë, mendim… Situatë lufte do ta komentoja. Duhej ruajtur me çdo kush gjakftohtësia.

Mbledhja e fundit e qeverisë Çarcani
Me këto mendime hyra në sallën ku ishin mbledhur oficerët eMinistrisë së Mbrojtjes. Sapo hyra, u paraqit forca, më me entuziazëm se zakonisht. Në ato momete mendova se gjithshka kishte marë fund, situata mund të shpërthente nga çasti në çast. Shoku Ramiz nuk komunikonte me mua fare. Ishim në mes katër rrugëve. Qava para 500 oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ata u ngritën në këmbë dhe brohoritën “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”.E mora më në fund fjalën, dhe u dhashë udhëzimet, me një frymëzim që nuk e kisha patur ndonjëherë tjetër. U fola për gadishmerinë që duhej të kishte ushtria dhe u theksova se ndofta ka forca të tjera që e dëshirojnë shthurjen e ushtrisë. Pasi mbarova fjalën , më duhej të largohesha për mbledhjen e fundit të qeverisë Çarcani. Me vete mendoja se ishte hera e fundit që u flisja si ministër. Oficerët më thanë: “Duam të vijë këtu shoku Ramiz”. Në mbledhjen e qeverisë asistonte edhe Ramiz Alia , i cili për postin e ministrit të Mbrojtjes kishte caktuar Manxhar Binajn. Kur dëgjova këtë emërim, u ngrita dhe thashë se Manxharin e kam shumë shok dhe e respektoj pa masë, mirëpo situatat e sotme kërkojnë që në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të qëndrojë një ushtarak, i cili të jetë i orientuar me suituatën e tanishme dhe të bindet plotësisht për urdhërat që do të japë . Ka shumë kuadro të aftë, shefi I shtabit, zëvendësit, qoftë dhe një drejtor drejtorie i Ministrisë së Mbrojtjes. Teksa po I thoja këtë sugjerim, Ramizi bëri një lëvizje mospërfilljeje . Atëherë unë I kujtova se në kohë lufte Ministria e Mbrojtjes kthehet në organ të Këshillit të Mbrojtjes dhe situata aktuale është pothuaj si në luftë, dhe I paraqita kërkesën efektivit për takimin me Ramizin. Atëherë ai më tha “shko e mblidhe efektivin”. E lashë Ramizin në mes mbledhjen e qeverisë dhe shkova në zyrë. Thirra edhe komandatët e divizioneve të Tiranës dhe pastaj erdhi Ramizi. Oficerët e pritën mjaft ashpër. Pyetja e parë që i bënë ishte se përse u lejua të rëzohej Enveri, pse lejohet shthurja dhe anarkia. Për monumentin, Ramiz Alia u përgjigj: “I kam dhënë urdhër Hekuran Isait ta mbrojë me çdo kusht, po nuk e ka zbatuar. Pyetja tjetër ishte përse lejohet gjithë kjo shthurje, veçanërist në Tiranë? Përgjigja e Ramizit që se policia nuk I përballon dot të gjitha situatat. Oficerët u kundërpërgjigjën se policia është në gjendje t’i thyejë demostratat , mirëpo mer urdhër të tërhiqet. Më pas Ramiz Alia foli për ndryshimet në qeveri. Kur tha se në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vihej një person tjetër, atëherë oficerët iu hodhën: “Akoma nuk është tharë boja nga vendimi për emërimin ministër të Kiço Mustaqit, pse doni ta hiqni?!. Ne nuk duam ministër tjetër. Atëherë Ramiz Alia formuloi akuzën se kam tre muaj që Kiços dhe Hekuran Isait u kam dhënë detyrën të marrn masa për të përbaluar shthurjet dhe demonstrmet, dhe se kanë bërë. Iu hodha aty për aty dhe i thashë se unë asnjëherë se kam marrë një detyrë të tillë. Dhe vazhdova, se edhe tani sikur ta marr një urdhër të tillë, me ushtrinë nuk do të veproj. Sepse ato janë detyra për Ministrinë e Brendëshme që dsisponon ligjet, forcat dhe mjetet për ta bërë. Atje ku i kanë munguar forcat dhe mjetet Ministrisë së Brendshme, i ka marrë nga ushtria, për t’i përdorur sipas ligjit. Ministria e Brendëshme ka agjenturën, ka sigurimin dhe mund të përcaktojë kush janë organizatorët, që të marë masat kundër tyre.. Më pas Ramiz Alia tha se a e kishte gati dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzaknëshme, dhe ngriti në dorë një letër me nja dhjetë rreshta. Unë jam gati ta shpall gjendjen e jashtëzakonëshme, tha, por pa ushtrinë nuk e bëj dot dhe ushtria nuk ka fuqi ta ndërmarrë gjendjen e jashtëzakonëshme. Kur Ramiz Alia u tha oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes se “ unë jam gati ta shpall gjendjen e jshtëzakonëshme”, por pa ushtrinë nuk e bëj dot dhe ushtria dhe ushtria nuk ka fuqi ta ndërmarrë gjendjen e jashtëzakonëshme” unë ju hodha Ramizit aty për aty: “Shpalle gjendjen e jashtëzakonëshme dhe unë do ta përballoj vetëm me oficerët dhe nënoficerët e ushtrisë. Por më parë duhet aprovuar ligji mbi gendjen e jashtëzaknëshme, projektin e të cilit ne ua kemi dërguar që prej 3-4 muajsh”.
Rikthim tek mbledhja dhe letra e dorëheqjes
…Që t’i kthehemi përsëri mbledhjes, pas debatit për gjendjen e jashtëzakonëshme, Ramizi u largua dhe unë e përcolla deri tek makina. Rrugës më tha: “Ti Kiço do të mbetesh ministër i Mbrojtjes”. Në atë moment e kuptova që mua ajo udhëheqje nuk më donte për Ministër. Qëndrimi im në qeveri ishte rezultat i presionit të oficerëve në mbledhje . Atëherë u detyrova t’i bëj një analizë vetvetes. Kur këta njerëz nuk më duan për ministër, si mundem unë të zbatoj urdhërat e tyre? Ose, nga ana tjetër, si munden ata të drejtojnë pa një ministër “të tyrin”? Unë u kisha thënë hapur që urdhëra në kundërshtim me ligjin nuk zbatoj! Do të kisha dëshirë të më thëriste edhe Fatos Nano, t’ia shpjegoja këtë, por Nano nuk më thirri, pasi ai merte urdhërat nga Ramizi. Pasi i mendova gjithë këto, vendosa të jap dorëheqjen. U ula dhe shkruajta me dorën time një letër në drejtim të udhëheqjes, ku nënvizoa se për shkak të situatave të ndryshme, e gjykoja të arësyeshme të jap dorëheqjen. Përafërsisht, pasi nuk kam mabjtur kopje, në letrën e dorëheqjes shkruaja këto pak fjalë:
“Në gjendjen aktuale tepër të rënduar për të gjithë vendin,pavarësisht nga riqëndrimi im në qeveri për shkak të dëshirës së oficerëve për të mos më ndërruar me ndonjë njeri tjetër, jam I gatshëm ta jap vetë dorëheqjen,në çdo moment që të shikohet e arësyeshme nga ju.
Ministri i Mbrojtjes Popullore:
Kiço Mustaqi
Pesë pikat e dorëheqjes
1-Ushtria nuk duhej drejtuar nga një ministër, i cili mund të ishte civil, pra, qytetar i thjeshtë.
2-Në ato kushte tepër të vështira dhe të rrezikshme në krye të Mnistrisë së Mbrojtjes duhej zgjedhur njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i cili e njihte mirë situatën dhe e kishte ndjekur atë nga afër.
3-Ministri i ri i Mbrojtjes duhej të ishte i tille që të dinte mirë të zbatonte urdhrat në bazë, në varësi të situatave dhe të vinte firmën e tij vetëm për ato gjëra që ishte i bindur.
4-Gjendja ishte tepër e rëndë dhe në qoftë se ushtria dhe Forcat e Armatosura do të dilnin jashtë kontrollit atëherë mund të kishim edhe gjakderdhje.
5-Oficerët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes duhet të bëjnë një takim me ju.
Letrën e shkruajta vetë , me shkrim dore, nuk doja ta merte vesh njeri, as daktilografistët. Edhe numrin e protkollit e vendosa vetë, për të njëjtin qëllim. Letrën e nisa me shefn e protokollit të dokumentave tepër sekrete me Rëndësi të Veçantë (TSRV), Nezhdet Kambo. Letra u dërgua me emër: një kopje shoku Ramiz dhe një kopje shokut Fatos nano si Kryeministër. Pasi kaluan 2-3 ditë, më telefonoi Xhelil Gjoni Sekretar I KQ të PPSH, që mbahej afër nga Ramiz Alia dhe bashkëpunonte për cdo gjë me të, dhe më tha: “Pse e ke bërë letrën e dorëheqjes, kur ty të duan gjithë oficerët dhe mbete përsëri ministër?”Unë iu përgjigja se e bëra këtë gjë për ta patur ju më të letë, nëse largimi im kërkohet nga interesi i përgjithshëm. Nga ana tjetër nuk dëshiroj që ndokush të mendojë se unë kam qëllime karrieriste. Nga Fatos Nano nuk mora përgjigje,por kam përshtypjen se e kishte diskutuar me shokun Ramiz.
Deklarata e Sali Berishës ne ‘Zëri i Amerikës”
Më 7 shkurt 1991, Sali Berisha i deklaroi radios ‘Zëri i Amerikës” se ka përherë e më shumë shenja se Kiço Mustaqi po përgatit grusht shteti. Berisha u bëri apel forcave të armatosura , duke theksuar se Partia Demokratike ka besim të plotë, se ju kurrë në asnjë rrethanë nuk do të ngriheni kundër fëmijëve tuaj, kundër nteresave të atdheut. Natyrisht, e përgënjeshtrova liderin e opozitës, duke theksuar se ‘nuk më habit fakti që “Zëri I Amerikës” flet për grusht shteti…, bile financuesit e tij amerikanët, sipas mendimit tim, ishin edhe organizatorë të grushteve të shtetit në vende si ato të Amerikës Latine apo në Afrikë. Po më bëri përshtypje që ushqyes i një shpifjeje të tillë në drejtim të Shqipërisë, u bë një shqiptar , një udhëheqës kryesor I PD-së, Sali Berisha”. Paralajmërimi për grusht shteti nuk ishte produkt i Berishës. Kur ai tha për mua, indirekt u tha ushtarakëve të përgatiteshin për grusht shteti. Kjo teori nuk ishte produkt i Berishës, pasi Berisha nuk kishte pushtet që t’ia merrja unë me ushtrinë. Pushtetin e kishte Ramiz Alia. Kjo mund të ishte një farë parapregatitje, pse kishte ndonjë llaf nga njerëz kompetetë atje brenda, që Kiçoja është I përshtatshëm për këtë punë. Përsa më përket mua, kjo do të ishte një aventurë e madhe, dhe nuk më ka shkuar kurrë në mend. Së dyti, asnjë ushtarak nuk mund ta merrte me dhunë pushtetin, sepse veprmet e ushtrisë nuk mund të drejtoheshin kundër popullit, sepse populli që bënte i gjithë shërbim ushtarak, aktiv apo reservist i njihte shumë mirë ligjet ushtarake. Ndokush në udhëheqje mund ta kishte një mendim të tillë. Nuk dua të bëhem cinik, por ndofta kishte njerëz që e prisnin një grusht shteti. Këtyre unë u them: Ja, e bëra grushtin e shtetit. Do të ndërpriteshin ndihmat nga Europa, athere çfarë do t’i jepja unë popullit për të ngrënë? A s;do të ngriheshin kundër meje të uriturit?! Pastaj, kë do të komandoja , të gjithë kishin ikur në Greqi, në Itali, kishin marrë rrugët e botës. Dhe tjera, cili grusht shteti në botë ishte quajtur i drejtë nga sistemi ynë komunist?!. Ramizi u pozicionua shumë ashpër ndaj meje, a thua se gjithë përgjegjësitë për çfarë kishte ndodhur deri atëherë i kisha unë, Kiço Mustaqi. I binte edhe tavolinës me grusht. Në ato momente kisha përshtypjen se po imitonte Enver Hoxhën.
Si e argumentonte Ramiz Alia qëndrimin e vet të ashpër ndaj meje
Kur e kujtoj dhe sot çuditem. Ai argumentonte që ne nuk kemi marrë masa për krijimin e disa brigadave. Këtu do të zgjatem pak. Nga fundi i shkurtit apo fillimi i marsit 1991, morëm një urdhër nga Ramiz Alia që të krijonim disa brigada të lehta, me ushtarë të zgjedhur, të cilat të kishin mundësi të realizonin detyra të ndryshme, që do t’i merrnin më vonë. E morëm urdhërin në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes përgatitëm gjithë dokumentacionin, me detajet më të hollësishme, deri tek caktimi i ushtarëve në formacione, fjetina e krevate. Vepruam në gjendje alarmi, për mos i dhënë shkas Komandantit të Përgjithshëm (Ramiz Alisë), të na akuzonte për moszbatim urdhëri. Në këto formacione të reja ushtarake përfshiheshin 2-3 brigada në Tiranë, dy në Durrës dhe nga një në Shkodër, Vlorë, Elbasan, etj. I telefonova Ramizit dhe i thashë se dokumentat i kishim dërguar në sekretariatin e Këshillit të Mbrotjes dhe duheshin nënshkruar nga ai vetë. Krijimi i brigadave ishte në kompetencë të Këshillit të Mbrotjes, ndërsa, Ministri i Mbrojtjes kishte të drejtë të krijonte deri batalion. Këtë Ramiz Alia e quante moszbatim urdhëri dhe i binte tavolinës me grusht. Kërkonte të më vinte para përgjegjësisë, ndërsa në fakt ishte ai që nuk e kishte nënshkruar urdhërin. Pastaj, diskutuan të gjithë sa ishin atje, (7-8 vetë), të cilët argumentuan se përse nuk ishin zbatuar detyrat, pasi pritej nënshkrimi nga Ramiz Alia, etj, etj. Pasi e morën fjalën edhe zëvendësshefat e Shtabit, drejtori politik (që gjithashtu më mbështetën), Ramiz Alia e ktheu pllakën 180 gradë, dhe më falenderoi për punën e mirë që kisha bërë gjatë gjithë asaj kohe. Kështu përfundoi ajo mbledhje. Nuk është protokolluar asgjë, por ishin gjithë ata dëshmitarë. Besoj se nuk ka nevojë të komentohet se përse e bëri Ramiz Alia atë mbledhje….Por ajo që dua të komentoj në këto debate me Ramiz Alinë është se, ai më kritikonte pa të drejtë dhe hidhte pa të drejtë baltë mbi ushtrinë e cila mbante peshën kryesore në këto ngjarje. Më dukej sikur hapur kërkohej gjaku i ushtrisë. Kërkohej gjaku i ushtrisë që të justifikohej vendosja e demokracisë. Domethënë, të kërkosh që të ndeshet ushtria, të vrasë popullin, që nesër të dalësh e të thuash: Demokracia erdhi nga unë, pasi ushtria ishte kundër meje.

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Z. Zholi, Haxhi Lleshi, rrezimi i monumentit, Shkolla e Bashkuar

Emrat e shqipëtarëve në shek Xlll-XV në Kosovë dhe gjetiu

February 20, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Kisha ortodokse serbe shume e brengosur per fatin e njerezve dhe popave te tyre ne Kosove e Metohi. Para disa ditesh ne Kongresin amerikan eshte promovue monografija “Trashigemija e Krishterimit ne Kosove e Metohi: Qendra historike e shpirtnore e popullit serb” e zgjeruar dhe e plotesuar me nje botim libri ne anglisht dhe disa prkthyes kerkonin qe te ndalet shkatrrimi dhe demolimi i faltoreve ne Kosove e Metohi dhe qe te mbrohen manastiret e kishat serbe -lajmronte ABC NEWS dhe gazeta New York Post.”
”Episkopi i Hercegovines Atanasije duke folur per librin tha se thesari shpirtnor , kulturor e artistik i Kosoves e Metohise, 1400 kisha e manastire dhe posaqerisht disa dhjetra shenjtnor nga shek 12 deri ne shik. 14 perkasin ne mesin e thesareve me te medha te civilizimit te krishterimit. ( Cilit krishterim ? fxh) . Per fat te keq ne vend qe te llogariten si pasuri e trashegimise botrore, keto monumente ortodokse, pos nje pjese te vogel, jan ekspozue shkatrrimit e demolimit. Kisha shume eshte e brengosur per fatin e races se tyre ne Kosove dhe faltoreve nga te cilat 150 jane rrenuar prej vitit 1999 e deri me 2003-ten. Episkopi Atanasije është thirrur ne emer te drejtave njerezore dhe lirive fetare, dhe pasqerisht eshte thene se eshte e pamundshme te ndalen pengesat per rikthimi e serbeve dhe atyre qe erdhen per ti vizituar varrezat dhe shenjtrine e tyre te cilët më parë Jabllanoviqi i quajti bisha.”( (Serbet nuk flejne) Nga Lush Palokaj )
Sa vështirë të përballohesh me do fakte të cilat e pushtojnë botën në dëmin tonë , dhe ne me heshtjen tonë bëhemi dëshmitarë të vërtetë të atyre “fakteve’ . Mënyra se si na heshtim , nuk punojmë, nuk interesohemi dhe të njejtën kohë i margjinalizojmë apo edhe më rëndë i mohojmë të dhënat e të kaluarës sonë na dërgon shumë largë në harresë , se ishim dikur dikushi dhe patron të këtyre tokave.
Për një përgjegje më të thukët ndaj këtyre pretendimeve të fundit serbe ndaj tokës sonë dhe të kaluarës sonë në këto toka e zgjodha librin “ Kërkime onomastike II” të autorit
Dr.sc. Skënder Gashi ,( Ky botim nga Shtëpia Botuese “ Tenda” ,Prishtinë , 2014. , i cili doli në prag të shënimit të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant ).

”Ky punim është fryt i hulumtimeve të mia disa vjeçare të cilat kishin për qellim që ta përpunonin të gjithe lënden onomastike që përmbahet në burimet kishtare serbe të shekullit 13-15(Xlll-XV) e që ka të bëje me pjesen më tëmadhe të Dardanise antike, përkatësisht me Kosovën ,Maqedoninë Veri Perendimore ,pjesë të Serbisë së jugut (Lugina e Presheves dhe të Malit të Zi “ shkruan autori Dr.Sc. Skender Gashi.
Libri është i bazuar në emrat e shqiptarëve në shek XII-XV në dritën e burimeve kishtare serbe.

“Të bazohesh përjashitimisht në burimet kishtare serbe, e ndërsa po kërkon aty së paku onomastikë shqipe apriori secilit i krijohet një konstatim se aty nuk gjen dot ndonjë gjë të favorshme per shqipëtaret dhe për shqipen por ja që nuk është më as supozim për shkak të hulumtuesit tonë të çmuar “- shkruan botuesi dr,Femi Cakolli , pastor..Rezultatet onomastike, antroponomike, toponomike e mikrotoponomike që i ka përfiuar autori i këtij libri nga burimet e tij të konsultuara, sigurisht që do të jetë për dekada me rradhë një referencë e pashmangshme studimore dhe në përgjithësi ky tekst dhe të tjerat që do të jenë të kësaj natyre do të shërbejnë në të ardhmen për një trase shumë domethënese kulturore, historike dhe pse jo fetare për Kosoven dhe shqipëtaret .Në bazë të gjurmimeve të tij që autori ka punuar rresht mbi 30 vjet, të përmbajtur në burimet kishtare serbe rezulton se shqipetaret përmbanin këto antroponime shqipe: Balë, Bardh, Bardhonë, Bebë, Burrë, Burrëmadhë, Bushat, Cur-Curak, Didë, Gen, Gurabardh, Gurakuq, Gjegj, Gjergj, Gjin, Gjon, Keqë, Kuq, Llesh, Let, Lul, Mal, Mat, Mihill, Mirak, Mireç, Prek-Preng, Progon, Rush, Sumë, Shok-Shoq dhe Tanush.

Materiali onomastik është një plotsim i vlefshem për njoftimet e sjellura mbi praninë e elementit etnik shqipëtare perbrenda hapësires gjuhësore e etnike të tyre dhe ofron kështu pikëmbeshtetje për një analize më të hollësishme.Dokumenti më i vjeter që i përket temes së shtruar këtu për teritorin e sotem të Kosoves është një kartë e princit Mirosllav, document që sipas communis opinio ështe i shkruar para viteve 1253-1254.
I kësaj kategorie është edhe emri i katundit të sotem arbënesh në regjionin e Krajes, në Mal të Zi i cili me 1296 dëshmohet gjithashtu si Arbanas.Në dëshmi e drejtpërdrejtë e kësajë natyre në teritorin e Maqedonisë gjendet në një document të carit Stefan Dushan në vitin 1336 në të cilin ai Manastirit të Treskavacit afer Prilepit ja falte vendin e pabanuar Drenovci dhe një pjesë të vendbanimit Arbanasi.Këtu duhet përmendur edhe më tej emrat e vendbanimeve Arbasinec dhe Arbanas në rrethinat e Kurçoves.Emrat e këtyre vendbaniveve e dëshmojnë praninë e pjeses së Arbanasve, përkatësishtë të shqipëtarëve në këtë pjesë të teritorit etnoliguistik shqipetarë në Maqedoninë e sotme të shek. 14 (XlV)
Sa i përket Serbisë së sotme të jugut, kësaj kategorie të oikonimeve i përkasin emri i vendbanimit i cili me 1354 dëshmohet si Arabanasi dhe në regjistrimin osman të vitit 1455 si Arbanas. Kemi të bejmë me katundin e sotem Arbanas në regjionin e Toplices dhe me emrin modern Arbanashka Reka te lumit po të këtij regjioni.
Ne kemi në dispozicion njoftime vetëm nga qendrat kishtare të asaj kohe përkatsishtë nga kater krisobulat e dekretuara me rastin e themelimit të manastireve në Banjskë, Graqanice, Deçan e në Prizeren.(Kërkime onomastike, Skënder Gashi)
Pra , neve shqiptarëve më së pakti kemi kohë për të humbur në trullosjen momentale për të harruar të kaluarën tonë; na hëngri historia me vetëdeshirë
Fahri Xharra, 20.02.15
Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: emrat shqiptar, Fahri Xharra, ne shek 13-15

KRISTO KIRKA-Kryetar i shoqërisë “Besa-Besën”

February 19, 2015 by dgreca

NGA URAN BUTKA*/
Në vitin 1908 Kristo Kirka u zgjodh kryetar i shoqërisë “Besa-Besën” dhe punoi me vetmohim për ta bërë atë vatrën kryesore ku të mblidheshin dhe të bashkëvepronin gjithë shqiptarët. Shoqëria “Besa-Besën” u shndërrua në shoqërinë më të fuqishme të shqiptarëve të Amerikës dhe u bë faktori kryesor i bashkimit të të gjitha shoqërive të tjera në një federatë gjithëshqiptare.
Në këto kushte lindi nevoja për një gazetë, zëdhënëse e shqiptarëve të Amerikës, por edhe tribunë e mendimit të çështjes sonë kombëtare. Më 15 shkurt të vitit 1909, shoqëria “Besa-Besën” nisi botimin e gazetës së mirënjohur “Dielli”. Vetë titulli i saj “Dielli”, i qëmtuar nga Fan Noli, ishte kuptimplotë: Dielli, që do të ndriçonte mendjen dhe rrugën e shqiptarëve. Numri i parë i saj doli në Boston më 15 shkurt 1909, si gazetë e përjavshme, mandej dy herë në javë, ndërsa në kohën e Çekrezit u bë e përditshme, shqip dhe anglisht. Në krye të numrit të parë, shpallej diviza: “Dielli është organ i shqiptarëve kombëtarë, që kërkojnë vetëqeverimin për Shqipërinë”.
Gjatë gjithë ekzistencës së saj, ka qenë një nga faqet më të rëndësishme të shtypit shqiptar. Qysh në krye, ajo ka përkrahur lëvizjet për autonomi në kuadrin e katër vilajeteve, mandej lëvizjet për ndergjegjësim kombëtar, për liri dhe pavarësi, luftën kundër politikave shoviniste e pushtuese të shteteve fqinje, si: Greqia, Serbia dhe Italia, kundër planeve të disa Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë, si edhe ka propaganduar vijimisht idenë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet kombëtar e demokratik, sipas modelit të demokracive perëndimore. Ndërkohë, ka pasqyruar jetën, veprimtaritë kombëtare, politike, ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve të Amerikës dhe ndihmën e tyre në dobi të atdheut e të çështjes kombëtare.
Redaktori dhe editori i parë i gazetës “Dielli” ishte Fan Noli, i cili me editorialet e tij të thukta, i dha drejtimin dhe peshën e duhur kësaj gazete kombëtare.
Në mbledhjen e përgjithshshme të shoqërisë “Besa-Besën” në Boston, më 14 mars 1909, për të zgjedhur Pleqësinë e shoqërisë dhe për të këqyrur ecurinë e gazetës “Dielli”, folën Fan Noli, Kristo Kirka, Nikolla Poçi e të tjerë. Pleqësia e zgjedhur i bëri thirrje Faik Konicës , drejtor i gazetës “Albania” në Londër, që të pranonte drejtimin e gazetës “Dielli”, ftesë që ai e pranoi.
Në këtë mbledhje u zgjodh edhe redaksia e gazetës: G.Gjoleka menaxher, Kristo Kirka gazetar dhe K.Kristofor arkëtar.
Me ardhjen e Faik Konicës në Amerikë, më 9 tetor 1909 dhe vendosjen e këtij personaliteti të shquar për të drejtuar gazetën “Dielli”, u rrit dukshëm cilësia dhe fama e gazetës, por edhe veprimtaria kombëtare e shqiptarëve të Amerikës.
Gjatë vitit 1909 u rishtrua çështja e bashkimit të të gjitha shoqërive në një të vetme. Pleqësia e shoqërisë “Mall’i Mëmëdheut”, përmes një letre botuar te gazeta “Dielli”, argumentonte domosdoshmërinë e shoqërive të krijuara an’e kënd Amerikës. Shoqëria “Besa-Besën” mori nismën që të organizonte një sërë mitingjesh në qendrat kryesore ku banonin shqiptarët, për të propaganduar bashkimin. Mitingu i parë u organizua më 1 nëntor 1909 në Phoenix Hall, ku erdhën shqiptarë nga Bostoni, por edhe nga Natick, Hudson, Buffalo, New Bedford, Worcester etj. Mitingun e hapi Kristo Kirka, kryetar i shoqërisë “Besa-Besën”. Në emër të kësaj shoqërie, ai bëri thirrje për bashkim, si një aspiratë kombëtare. Oratorët Faik Konica, Fan Noli,Themistokli Millona dhe Kol Kristofori folën për rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë dhe për organizimin e shqiptarëve tëAmerikës.
Mitingje masive u organizuan edhe në Hudson, më 12 nëntor 1909, në Bedford, më 18 nëntor, në Natick, më 25 nëntor, në Worcester, më 1 dhjetor, në Southbridge, më 14 dhjetor. Këto tubime luajtën një rol të rëndësishëm për fuqizimin dhe rritjen e shoqërisë “Besa-Besën”, por edhe në rrugëtimin drejt bashkimit. Thuajse një miting në javë, një gjë e pazakontë, por edhe një punë e palodhur, veçanërisht e organizatorit Kristo Kirka, që kishte një energji të pashtershme dhe një vullnet të pathyer.
Gazeta “Dielli” e datës 28 janar 1910, shkruante: “Pleqësia e Besa-Besës mbajti një mbledhje të dielën e shkuar në zyrë të “Diellit”. Ishin në mbledhje Z.Kristo Kirka, kryetari; z. Tromara, sekretari dhe z.Andea Kristo, Stavre Mihal, Xheli Sotir nga pleqësia” Kryetari i shoqërisë “Besa-Besën”, Kristo Kirka, luajti një rol të rëndësishëm bashkues. Por, krahas zgjerimit të shoqërisë “Besa-Besën” me anëtarë të rinj dhe mirëkuptimit gjithnjë e më të madh për bashkimin e gjithë shoqërive në një organizatë të vetme, u shfaqën edhe mosmarrëveshje të brendshme.
“Kulmin këto mosmarrëveshje e arritën në mbledhjen e 20 shkurtit 1910 të kësaj shoqërie, që u mbajt në Boston. Kryetari Kristo Kirka, i cili e drejtoi këtë mbledhje, theksoi domosdoshmërinë dhe nevojën e një lidhjeje apo federimi në mes të shoqërive shqiptare të krijuara në Amerikë… Nga diskutimet që u bënë në këtë mbledhje, u dukën qartë kontradiktat midis kryetarit të shoqërisë “Besa-Besën”, Kristo Kirka dhe drejtorit të “Diellit” Faik Konica, kryesisht për disa artikuj të botuar në gazetën “Dielli”. Kryetari i shoqërisë kërkoi me këmbëngulje që drejtimi i gazetës “Dielli” të kalonte në duart e kryesisë së shoqërisë, gjë që nuk u pranua prej Faik Konicës, i cili theksoi se “përsa kohë do të ishte drejtor i këtij organi, nuk do të lejonte kërkënd të fuste hundët në punët e tij”. Mosmarrëveshjet u thelluan edhe për një problem tjetër që u ngrit në këtë mbledhje: botimi i një gazete tjetër në Boston të titulluar “Flamuri” dhe që drejtohej po prej Faik Konicës. “Flamuri” ndryshonte nga “Dielli”, sepse e kërkonte vetëqeverimin e Shqipërisë vetëm në rrugë kushtetuese. Konica theksoi se e kishte botuar me qëllim këtë gazetë, që ajo të hynte në Shqipëri, sepse gazeta “Dielli” nuk lejohej prej xhonturqve”.
Faik Konica dha dorëheqjen si drejtor i gazetës “Dielli”, ndërkohë që vazhdoi të botonte “Flamurin”. Shoqëria “Besa-Besën” zgjodhi një komision me Kristo Kirkën në krye, për të drejtuar shoqërinë dhe organin e saj, “Diellin”.
Gjithsesi, kjo mosmarrëveshje ishte në dëm të shoqërisë e të gazetës “Dielli”, por edhe të projektit të bashkimit, ndaj të dyja palët bënë një marrëveshje, u ulën në bisedime, zgjodhën një komision të përbashkët dhe shkuan në votime demokratike, me votë të fshehtë. Kryetar i shoqërisë u zgjodh Josif Pani. Kryesia e re ia dorëzoi sërish gazetën “Dielli” Faik Konicës, maj 1910. Të dyja gazetat, për një kohë, u bashkuan në një emër të përbashkët “Dielli dhe Flamuri”.
Pavarësisht nga mospërputhja e mendimeve për probleme apo qëndrime të caktuara, midis Kirkës dhe Konicës vazhdoi bashkëpunimi në dobi të çështjes kombëtare.
Në përvjetorin e parë të “Diellit”, më 11 shkurt 1910, editori i gazetës, Faik Konica, tek përshkruante rrugën njëvjeçare, do të vlerësonte në mënyrë të veçantë veprimtarinë e shoqërisë “Besa-Besën” dhe të kryetarit të saj, Kristo Kirka:
“Me këtë numër, “Dielli” mbush motin e parë të botimit të tij. Kur bën një udhë të gjatë, udhëtari qëndron ndonjë herë, rri mbi një gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh sesa eci dhe ç’mbaroi gjer atje. Ashtu, edhe ne do të marrim forcë të re, duke shikuar punët që bëmë gjer sot…Shoqërisë “Besa-Besën”, kryetarit atdhetar dhe të palodhur të saj, Kristo Kirka, pleqësisë së nxehtë , kurdoherë gati të bëjë detyrën e saj, ana kombëtare u ka hua përhirime nga zemra”
Pas shoqërisë “Besa-Besën”, në SHBA u themeluan edhe mjaft shoqëri të tjera të rëndësishme, që ndikuan në bashkimin, ndërgjegjësimin dhe arsimimin e emigrantëve shqiptarë atje, por edhe ndihmuan bashkëkombasit e tyre në Shqipëri.
Një nga këto, shoqëria korçare ”Arsimi”, e themeluar në vitin 1909 në Hudson, por e zhvendosur më pas në Boston, dha një ndihmesë të çmuar në arsimimin e emigrantëve shqiptarë në Hudson e Boston, por edhe në zhvillimin e arsimit në qytetin e Korçës. Në krye të kësaj shoqërie ishte Kristo Kirka.
Po ashtu, u formuan edhe shoqëritë “Shpresa” në Bideford, shoqëria “Dallandyshe” dhe “Mbarësia” në Marlboro, shoqëria ndihmëtare ”Bashkimi”, “Flamuri i Krujës” e të tjera.
Të gjitha këto shoqëri dhe organet e tyre të shtypit e kishin kthyer shikimin nga Shqipëria që lëngonte nën sundimin osman, por edhe që përpiqej të dilte nga kjo gjendje. Shoqëritë patriotike të Amerikës inkurajonin çeljen e shkollave shqipe, arsimimin në gjuhën shqipe, ngritjen e çetave të para të lirisë, luftën kundër shovinizmit dhe kishës greke, përkrahjen e kryengritjeve të mëdha antiosmane të viteve 1910-1911, si edhe mbrojten e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA.
Ja ç’shkruan gazeta “Dielli”, 18 nëntor 1910:
“Ende pa marrë kryesinë Z. Kirka, anëtarët e Shoqërisë korçare “Arsimi” qenë shumë të pakë, por që kur u zgjodh kryetar Z.Kirka, i cili kurdoherë është rrëfyer atdhetar, anëtarët u shtuan shumë dhe është shpresë që të vejë më përpara shoqëria “Arsimi” për të përmbushur qëllimin e saj. Kryetari Kirka foli me hollësi për qëllimin e shoqërisë dhe u dha kurajo gjithë dëgjonjësve që të mos dëshpërohen për mbylljen e shkollave shqipe në Shqipëri, se do të vijë koha që do të hapen prapë dhe atëherë shoqëria jonë ka për detyrë t’u ndihë shkollave shqip, për të cilat është ngritur”.
Kristoja ishte i mendimit që shqiptarët duhet të përfitonin nga liritë e shpallura nga xhonturqit, për të përhapur abecenë e njësuar , për të ngritur shkolla, klube kulturorë, shtyp të lirë dhe veprimtari të tjera, që të vetëdijësoheshin e të bashkoheshin shpirtërisht.
“Gjuha dhe letërsia shqiptare bënë udhën e tyre, por me mundime. Armiqtë filluan luftën e rregullt kundra shqiptarizmës… Më 1908, kur u shpall lirija konstitucionale, në të gjithë anët ku ndodheshin shqiptarë, u hapnë klube, u botuan fletore, edhe u shtypnë e u përhapnë libra edhe u krijua Normaleja e Elbasanit për të pregatitur mësonjës të aftë. Mirëpo , faktorët ngatërrestarë të huaj, duke u mbështetur n’elementët fanatikë të vendit, dëndësuan luftën në të katër anët. Lufta për shkronjat dhe gjuhën doli në krye. Xhonturqit kërkuan që shqipja të shkruhej me germa arabishte dhe të përhapej kultura osmane. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zënore, por edhe si një gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashkëtingëllore, me një fjalë ishte një mjet mashtronjës për t’i ndaluar shqiptarët në fushën e kulturës. Në tërë Shqipërinë bota u nda më dysh: partizanët e shkronjave latine dhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropiane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, edhe e dyta fanatizmën fetare, e para gjallëri në jetë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë, grekët dhe serbët ndihmonin propagandën e xhonturqve…Nacionalistët u detyruan të formojnë çeta dhe t’organizojnë kryengritje. Me rëndësi ishte ajo e Kosovës, e cila përfundoi me zbritjen e kryengritësve në Shkup” – shkruante Kristo Kirka.
Ai përpiqej që shqiptarët e Amerikës të mbanin gjallë gjuhën shqipe, të shkruanin e të lexonin në gjuhën e mëmës, të merrnin dituri dhe të kulturoheshin. Nga shoqëria “Arsimi” organizoheshin kurse dhe shkolla sezonale për të mësuar gjuhën shqipe të shkruar. Madje, Kristo Kirka, bënte thirrje për themelimin e një shoqërie theatrale, që të zbukuronte jetën e emigrantëve shqiptarë dhe të edukonte atdhetarizmin e tyre:
“Thërriten gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në dramat “Besa” të Sami Frashërit, “Vdekja e Pirros” të Mihal Gramenos etj. dhe çdo atdhetar që dëshiron të marrë pjesë në një shoqëri theatrale, të ndodhen në mbledhjen që do të mbahet më 29 të vjeshtës së dytë 1911, për të rregulluar një shoqëri theatrale”
Kështu, me nismën e Kristos, u themelua shoqëria teatrale “Lahuta”, me qendër në Boston.

*Marre nga Monografia e Uran Butkes”Kristo KIRKA)

Filed Under: Histori Tagged With: Besa-Besen, Kristo Kirka, kryetar, Uran Butka

ETHEM HAXHIADEMI, SHKRIMTARI QË SFIDOI VDEKJEN

February 19, 2015 by dgreca

NGA MAKENSEN BUNGO-NEW YORK/
Shumë kohë më parë në vitin 1947, unë për një kohë të gjatë kam qenë në birucat e nëndheshme të Hetuesisë të Elbasanit.Në një nga ato biruca ishte edhe shkrimtari atdhetar Etëhem Haxhiademi. Ato biruca ishin të vogla, me një sipërfaqe një metër Carte, pa dritë dhe ajroseshin vetëm nga një dritare e vogël fare sa për të kontrolluar polici ,se cfarë bente i arrestuari.Në ato biruca mbanin vetëm një të arrestuar, që të mos komunikonin me njëri tjetrin, Gjatë asaj kohe shkrimtarin Etëhem Haxhiademi e torturonin tmerrësisht dhe ai ato ditë jetonte midis jetës dhe vdejkjes.
Një ditë qëlloi që ne të dy ndodhëm në koridorin e atyre birucave të nëndheshme vetëm,pa policin e shërbimit.Etëhem Haxhiademi m’u afrua me shumë vështirësi e duke rënkuar dhe më porositi, që mbasi të përmbysej diktatura,unë të shkruaja një tregjedi kushtuar atij,ku të përshkruaja torturat,që po pësonte ai.‘’Shiko,shtoi,duke më shikuar ndër sy,-‘’se unë po të lë një amanet dhe amanetin nuk e tret as dheu.‘’
Unë duke e parë,se në c’gjendje të llahtarëshme ishte ai nga torturat,ia pranova kërkesën.
Por unë nuk u bëra tragjedian dhe nuk e shkrova dot tragjedinë,që më porositi ai. Por,për të plotsuar amanetin, po u paraqes lexuesve këtë monografi mbi jetën, krijimtarinë letrarë dhe veprimtarinë politike të tij.
***
P R O L O G

Etëhem Haxhiademi u lind në një familje, ku spikat në radhë të parë ndjenja e atdhedashurisë. Në qytetin e Elbasanit kjo familje përmendet për ndershmëri,besë dhe bujari dhe rreshtohet ndër familjet më të përmendura të qytetit
Babai i tij quhej Emin , Emin Haxhiadem Shijaku
Nga ky mbiemër Shijaku , që del në disa raste , mendoj që , familja Haxhiademi , shumë kohë më parË , mund të jetë shpërngulur nga Shijaku e është vendosur në qytetin e Elbasanit , sepse në vendin tonë shumë persona si mbiemër kanë pasë përdorur emrin e fshatit ose të qytetit nga janë shpërngulur .
Sidoqoftë , babai i Etëhem Haxhiademit vërtetohet , se ishte një njeri i përmendur në jetën politike dhe arësimore të qytetit të Elbasanit . Për veprimtarinë atdhetare të babait të tij Etëhem Haxhiademi ka shkruar se , ai ‘’ njlhet në Elbasan si bashkëpunëtor i ngushtë i Kristoforidhit dhe i dyti atdhetar mbas atij në vjetërsi në këtë qytet . ‘’Ai ,_ ka shkruar i biri , _ bën pjesë si i sgjedhur nga 7000 pjesëmarrësit e metingut , që u zhvillua në vitin 1810 në Elbasan nga banorët e atij qyteti dhe të fshatrave për rreth për të kundërshtuar vendimin e Xhonturqëve për shkrimin e gjuhës shqipe me shkronja arabe . Në Elbasan është njohur si mik i ngushtë i Kristoforidhit dhe , kur u hap shkolla e parë shqipe në Elbasan në vitin 1908 , dallohet si një nga veprimtarët kryesorë të saj dhe për këtë akt patriotik ka patur letërkëmbim me Faik Konicën , Në vitin 1918 është propozuar nga atdhetari Ali Agjahu , që të bënte pjesë në komisionin e qytetarëve elbasanas për shpenzimet e testamentit të tij për nevojat e arësimit në qytetitn e Elbasanit . ‘’
Gjithashtu duhet të përmendim , se ky atdhetar kishte në shtëpi edhe një bibliotekë me ‘’ të gjitha librat , revistat dhe gazetat shqipe , që ishin botue në atë kohë të rregullueme në një odë të posacme ‘’ .
Së fundit Emin Haxhiademin në vitin 1908 e shohim kryetar të Bashkisë së Elbasanit . Kjo detyrë në atë kohe u besohej njerëzve me kredibilitet .
Ky është babai i Etëhem Haxhiademit , një atdhetar , që mendoi dhe
punoi për Shqipërinë .
0
A R Ë S I M I M I

Etëhem Haxhiademi u lind në qytetin e Elbasanit më 8 mars të vitit 1902 . Fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë deri në vitin 1919 e kaloi në vendlindjen e tij .
Në këtë kohë mbaron filloren dhe qytetësen , por njëkohësisht , si është shprehur në një letër dërguar poetit Lasgush Pogradecit të kërkuar prej tij në vitin 1938 për të bërë një antologji me shkrimtarët më të përmendur të kohës , mëson nga i ati të shktuarit e gjuhës shqipe me shkronja latine ,
’’Prej t’im eti kam mësue mbëshehtazi gjuhën shqipe përpara shpalljes së Hyrrietit ‘’ dhe më vonë e shohim se , ‘’ kur u hap e para shkollë shqipe n’Elbasan mbë 1908, kam qenë i pari nxënës që u shkrue n’atë shkollë.’’ Në shkollë , ka deklaruar , ‘’vinja mjaft mirë . Të gjitha lëndët e mësimeve i ndiqja me interes . Qysh prej së vogli e deri sa lashë Atdheun e ika jasht për me studju vit për vit dilnja i pari i klasës ‘’
Në moshën njëmbëdhjetë vjecare nis udhëtimet nëpër Evropë për arësimimin e tij .
Kështu në vitin 1919 i hypën vaporrit , kalon Adriatikun dhe vendoset në Itali , në qytetin Lece , për studjimet e gjymnazit ,
Në Lece të Italisë banon në një konvikt , ku ishin edhe 60 studentë të tjerë shqiptarë . Duhet të përmendim se nga gjashtëdhjetë studentët shqiptarë , që banonin atë vit në atë konvikt tok me ate , vetëm Etëhem Haxhiademi e kaloi klasën . Të gjithë të tjerët mbetën për në vjeshtë me nga një ose dy lëndë . Kjo tregon sgjuarësinë e vullnetin e këtij djaloshi për vazhdimin e studjimeve .
Për studjimet e mëpastajshëme po shënojmë cfarë i ka shkruar Etëhem Haxhuademi Lasgush Pogradecit në letrën e cituar ; ‘’ Klasat e fundit të gjymnazit i ndoqa në Austri . Në Tirol bana edhe maturën . Më 1924 ndodhesha në Berlin dhe ndiqja mësimet universitare n’atë qytet . ….Në vitin 1926 erdha të vazhdoj mësimet në Vjenë mbasi në Berlin ….u shtrejtue jeta , sidomos për mue qi nuk kishja subvencion nga shteti dhe më mbante shtëpija . …Në fund të vtit 1927 u ktheva në Shqipni dhe më 1928 u emënova nënprefekt në Lushje . ‘’
Gjatë kësaj kohe që qëndroi jasht për studjime tregon , se përvetësoi njohuri të plota mbi literaturën greke e latine , sepse , si shprehet në letrën e cituar , ‘’Autorët grekë nuk u kënduan prej meje sa për të kalue klasën , si c’e bëjnë shumica e studentëve , por me një etje të madhe . ‘’ Gjithashtu gjatë kësaj kohe njohu mirë edhe kulturën gjermane , franceze dhe italiane .
Në fund të vitit 1927 Etëhem Haxhiademi kthehet në Atdhe me diplomën e universitetit për shkenca politike _juridike në xhep , përkthyes dhe shkrimtar ,një intelektual i formuar , që zotëronte shumë mirë gjuhët italisht , gjermanisht , frengjisht , greqishten e vjetër , latinisht e turëqisht dhe me dijeni të plota kulturore të vendeve ku studjoi .
0
SH K R I M T A R I

Si jemi shprehur më lart , Etëhem Haxhiademi është themeluesi i tragjedisë shqitare . Ai është autor i shtatë tragjedive . Por ai nuk është vetëm dramaturg . Ai është edhe përkthyes , edhe romancier , edhe poet .
Ai ka filluar të eci në fushën e letërsisë që në moshë të vogël .
Në vitin 1918 dhe 1919 në qytetin e Elbasanit botohej revista e përmuajshëme shoqërore dhe kulturore ‘’Kopshti letrar ‘’ , botim i Shoqërisë ‘’Qarku letrar ‘’ nën drejtimin e Lef Nosit , ku botoheshin shkrime me karakter patriotik . historik dhe shoqëror . Në katë revistë ka filluar të duket për herë të parë emri i djaloshit Etëhem Haxhiademi , sigurisht me shktime fillestarësh . ‘’Për herë të parë , _ deklaron Etëhem Haxhiademi në letrën e cituar , _ kam bashkëpunuar në ‘’Kopështin letrar ‘’më 1918 qysh në moshën 16 vjec , natyrisht me sende të lehta ‘’ .
Kështu kanë filluar shumë shkrimtarë , kështu filloi edhe Etëhem Haxhiademi
Seriozisht krijimtarinë letrare Etëhem Haxhiademi e ka filluar , kur ishte në Lece të Italisë . Atëherë ai ishte student në moshën njëzetenjë vjecare . duke përkthyer ‘’ Bukoliket ‘’e Virgilit ..
Ja se si e përshkruan ai castin , kur është nxitur për përkthimin e kësaj vepre ; ‘’ Në Lece kishja nji profesor mjaft të zotin qi më pregatiste për gjuhën latinishte . Kur nji ditë po më pregatiste në shkollë ‘’Bukoliket ‘’ e Virgilit , pa që u impresionova mjaft për bukurinë e veprës . Më pyeti me buzëqeshje , në se më pëlqen . I thashë se , kur të mësoj mirë gjuhën latine , do ta kthej këtë libër në shqipet . Dhe me të vërtetë , mbas tre vjetësh , u mora me përkthmin e’’Bukolikeve ‘’ të Virgilit .
Me përkthimin e kësaj vepre Etëhem Haxhiademi është shprehur se , ka ‘’ba dy shërbime : 1) Jam i pari që ktheva në shqipet nji poet latin , 2) Jam i pari që përdora në shqipe heksametrin . ‘’
Duke e përkthyer këtë vepër në atë moshë , studenti Etëhem Haxhiademi iu përvesh një ndërmarrje e guximshme dhe ia doli në krye .
Dy vjet më vonë Etëhem Haxhiademi shpalos aftësitë e tij si tragjedian , duke shkruar shtatë tragjedi në një hark kohor prej 14 vjetësh , rast i rrallë, të cilst janë : ‘’Ulisi ‘’, ‘’Akili ‘’ , ‘’ Aleksandri ‘’ , ‘’Pirrua’’ , ‘’Skënderbeu ‘’ , ‘’Diomedi ‘’ dhe ‘’Abeli ‘’ .
Duhet shtuar se Etëhem Haxhiademi me dramaturgjinë ka nisur që në moshë të njomë . Kjo vërtetohet nga c’i ka shkruar në letrën e cituar Lasgush Pogtadecit :
‘’ Si gjithë ata qi merreshin me ceshtjen shqiptare dhe im atë përdorte të gjitha librat , revistat e gazetat shqipe qi ishin botue n’ atë kohë të rregullueme në një odë të vogël ku unë rrija shpesh herë mbasi nxuna shqipen dhe ushqehesha me ato botime të vorfëna por mjaft të pasuna për atë kohë dhe për moshën time të njomë .
Një ditë midis librave më rroku dora dramën e përkthyeme nga turqishtja të Sami Frashërit ‘’Besa ‘’.Si e këndova pak në fillim , më preku mjaft dhe kështu u mbylla në odë deri sa e sosa së kënduemi deri në fund . Aq tepër më pëlqeu moshës t’ime të vogël , sa që mbusha sytë me lot dhe qysh atëhere më ngeli në mendje interesimi për veprat theatrore . Efekti i asaj kohe më ka ngelun edhe sot mbi dramën ‘’Besa ‘’ , sa që ndonëse i shof mjaft të meta kryesore si vepër arti , por prap më pëlqen ta këndoj , mbasi ka lidhje me kujtimet e kohës s’ eme të kalueme . Një ditë ( do të kemë qenë ndoshta ja 14 vjec ) u ngula në nji tryezë dhe fillova të shkruej gjoja nji dramë natyrisht me subjekt kombëtar , si c’ishte koha .Rrija pra me ditë me radhë dhe nga nji herë linja dhe shkollën pa e frekuentue . Kur më pyetshin njerëzit e shtëpisë c’ka baja , nuk dëfteja . Në fund mbas afër dy muejsh e sosa dramën ( ! ) t’ime dhe kryenalt për punën , qi kishje ba , ia tregova t’im eti , i cili ishte i aftë prej natyre për të gjykue . Kur iu afrova pra dhe i thashë , se kishja shkrue nji dramë , më priti me nji buzëqeshje ironike dhe as nuk deshi t’a këndojë , por ma vonë lutjet e momës s’ime me nji anë dhe kurioziteti i tij mbë tjetrën anë filloi me e këndue . Zemra e ime rrihte dhe prisja me padurim gjykimin e tij . Në fund më thirri po këtë radhë jo me qeshje ironike dhe më thotë , se un ishja i ri dhe se me shkrue nji vepër dramatike nuk asht nji punë e vogël për cuna . Un pra duhesh ma parë të mbaroja shkollën , të studjoja veprat dramatike të poetëvet të mëdhenj të huej dhe pastaj të bija në prehnin e theatrit . Pra kjo qi ke shkrue , më thotë i ndjeri im atë , asht gja për të qeshun dhe meriton të digjet . Kur ndëgjoj këto fjalë prej tij u idhnova shumë . E mora të ashtuqejtunën veprën time dhe së pari e rueja me kujdes midis lobrave të mija , por ma vonë u binda në këshillën atnore dhe nji ditë e dogja . Me gjithë këte dëshira e ime e jashtzakonshme për t’u ba autor dramatik nuk u shue kurrë prej zemrës s’ime . ‘’
Kështu e filloi krijimtarinë dramatike Etëhemn Haxhiademi , kështu , si u ka ndodhur shumë shkrimtarëve të tjerë . kur u kanë dërguar redaksive shkrimet e parë .
Dy tragjeditë e para Etëhem Haxhiademi i ka shkruar , kur ishte student , të parën , ‘’Ulisi ‘’ , në Berlin në vitin 1924 dhe të dytën , ‘’Akili ‘’ , në Vjenë në vitin 1926 . Të tjerat i shkruan mbasi mbaron studjimet , e kthehet në Shqipëri : tragjedinë ‘’Aleksandri ‘’ , në Lushnje në vitin 1928 , tragjedinë ‘’ Prrua ‘’ , në vitin 1934 , tragjedinë ‘’Skënderbeu ‘’ në vitin 1935 , tragjedinë ‘’ Diomedi ‘’ në vitin 1936 dhe tragjedinë ‘’Abeli ‘’ në vktin 1938 .
Për tragjedinë ‘’Ulisi ‘’ thotë se ‘’ Landa e tragjedisë s’ime ‘’ Ulisi ‘’
asht lufta e njeriut me fatin . C’ka asht thanë nga oraklli do të përmbushet dhe njeriu nuk ka si shpëton .’’
Për tragjedinë ‘’Ulisi ‘’ ai punoi shumë ,dhe e shqyrtoi disa herë . KJo justifikohet edhe nga që ishte vepra e parë e tij .
Ndërsa për tragjedinë e dytë , ‘’ Akili ‘’ , ai shkruan se ‘’ Shpirti i tragjedisë ‘’Akili ‘’: ‘asht hakmarrja . Cdo njeri që vret , sado i fortë me qenë , në fund do ta pësojë . ‘’
Në të dyja këto tragjedi hakmarrja është përshkruar e ashpër , ashtu si ka qenë dhe është edhe sot kjo në Shqipëri .
Për të dyja këto tragjedi Etëhem Haxhiademi shprehet , se nuk janë në iartësinë e duhur . si të tjerat , që do të shkruaj më vonë , ‘’ mbasi te
te ‘’Ulisi ‘’ dhe te ‘’Akili ‘’ njihen ende gjurma djalërije . ‘’
Mbas këtyre dy tragjedive në vitin 1928 , kur ishte nënprefekt në Lushje , shkruan tragjedinë e tretë , ‘’ Aleksandri ‘’‘ , e cila ‘’….asht tragjedia e rivalitetit . Tregon se si dy gra shemra me një burr, ku e cojnë nji familje dhe në c’fatkeqësi ‘’
Në vitin 1934 shkroi tragjedinë e katër , ‘’Pirrua ‘’ . ‘’ Kjo asht tragjedia e ime e dashun dhe kam besim të patundëm se do të mbesi për shumë kohë’’
Për tragjedinë e pestë , ‘’Skënderbeu ‘’ , të cilën e shkroi në vitin 1935 , është shprehur se , ‘’ është tragjedia e zilisë . Zilija sjell tragjedinë individuale dhe tragjedinë kombëtare , si c’asht kjo e shtjellueme në tragjedin f’ime , ku nuk tregohet vetëm tragjedija e Skënderbeut , por e krejt popullit shqiptar ‘’
Këtë tragjedi e ka vlerësuar shumë gazetari Branko Merxhani , personalitet i shquar i kulturës shqiptare i kohës që jetoi , i cili ka shkruar : ‘’Libri i fundit dhe ma i bukur i dramaturgut t’onë Etëhem Haxhiademi asht ‘’Skënderbeu ‘’ , tragjedi me pesë akte , Tiranë 1935 , Fytyra e cudicme e fatozit t’onë legjendar , symbolizon typin e njeriut tragjik , të cilit nuk i mungon elememnti demonik për të frymëzuar tragjedinë më të goditur , jo vetëm të jetës së tij private , por edhe të mjerimeve historike të së gjithë jetës së popullit shqiptar . Vepra e Haxhiademit , që ze një vend të posacëm nëpër botimet letrare të vitit të kaluar , asht prova e parë guximtare për të krijuar një Typologji të shpirtit rreth epokës karakteristike të Skënderbeut . ‘’
Tragjedinë ‘’Diomedi ‘’ , e cila është e gjashta , Haxhiademi i cilëson si tragjedi e dashurisë . ‘’Dashunia , – shrehet ai , _ asht e papërkulshme . E shkuemja në rrugë të kundërt sjell ate më të tmerrrshmen , sa të vrasë i vëllai të vllan , si c’ngjet në tragjedinë t ‘ ime .’’
Tragjedinë e fundit , ‘’Abeli ‘’ e ka shkruar në vtin 1938, viti i findit i pamvarësisë së Shqipërisë , që mendoj , se mund ta ketë shkruar në Elbasan , me që në atë vit ishte pa punë dhe si i tillë duhej të banonte në qytetin e tij . Tragjedia ‘’Abeli ‘’ është vlerësuar si tragjedia më e mirë si nga ndërtimi , ashtu edhe nga ana poetike . Edhe ne këtë tragjedi Haxhiademi trajton vallavrasjen , por në një rrafsh më të thelle se trageditë e para , në mallkimin e vëllavrasjes .
Këto janë shtatë tragjeditë që na la Etëhem Haxhiademi .
Subjektet e tragjadive ai i mori nga bibla , nga mitologjia dhe nga historia e jonë e hershëme dhe mesjetare .
Vendet se ku zhvillohen veprimet e këtyre tragjedive janë në Shqipëri dhe jasht kufijve të Shqipërisë . Personazhet kryesorë të këtyre tragjedive janë në ërgjithësi mbretër , princa , luftëtarë .Këto tragjedi janë të tërhekëshme , edukative , kritikuese . Në veprat e tij Etëhem Haxhiademi dënoi veset , tradhëtinë , vëllavrasjen , hakmarrjen , pabesinë , intrigën dhe ngriti në art dashurine e pastër vallazërore e bashkëshortore , besën , trimërinë . .Veprat e tij janë ndërtuar me poezi , me një poezi të bukur , të tjeshtë , muzikore , që të kënaqin , kur i lexon .
Ndërtimi i tyre është i thjeshtë , veprimet e personazheve janë të natyrshëm . Në asnjë nga këto tragjedi nuk shohim veprime të ndërvarur nga deus ex machina .
Ato kuptohen shpejt e thjeshtë , jo mendueshëm , por natyrshëm nga cdo lexues pamvarësisht nga formimi i tij kulturor . Haxhiademi idetë , mendimet dhe këshillat , porositë , urimet dhe mallkimet i shpreh haptas , acik . Në veprat e tij ai përdor të folmen e Elbasanit , një e folme e kuptueshme , e ëmbël , e bukur dhe e pranueshme nga mbarë kombi shqiptar .
Për të vërtetuar ato c’ka thamë më lart , po paraqesom një fragment : ‘’ Qofsh i mallkuem , i poshtëm ti për jetë / Prej nesh dhe prej Zotit të vërtetë , / Zemra jote kurr mos past gëzime ,/ N’ mjerimin tand ne gjetshim ngushullime . / Ti që na dhe për pleqëni kët tmerr , /Të bift n’vend t’grunit n’arën tande ferr . / Jo vetëm ti , por dhe fëmijët tuej / ,Mënin e madhe pacin të gjithkujt , /Pacin bashk’ me urejtjen e njerzis’, / Mallkimet e krijuesit të gjthsis’’ .
Nisur nga vlera e tragjedive të tij Etëhem Haxhiademi veten e vet e ka vendosur në një triumvirat me Lasgush Pogradecin dhe Ernest Koliqin , shprehje me të cilën ai e mbyll letrën , që i drejton Lasgush Pogradecit : ‘’ .. jam në degën e dramaturgjisë , si c’je ti në lyrikën dhe Koliqi në novelat ‘’
Për tragjeditë e Haxhiademit personalitete të kulturës shqiptare kanë shkruar artikuj të shumtë në gazetat dhe revistat e kohës dhe tragjedia ‘’Skënderbeu ‘’ është cfaqur në Elbasan , Korcë , Gjirokastër , Delvinë e Sarandë dhe , ‘’ kur kjo tragjedi u cfaq në Tiranë në garën theatrale nga grupi filodramatik i Elbasanit , mori cmimin e Mbretit , se ishte një vepër e bukur , dukë lënë mbrapa grupin e Shkodrës dhe të Korcës jo nga skenografia , por nga vete vlera e trsgjedisë . ‘’
Dua t’i mbyll shënimet mbi tragjeditë ’ me dy ngjarje , një për tragjedinë ‘’Skënderbeu ‘’dhe tjetra për tragjedinë ‘’Abeli ‘’ :
Kur u rihapën në vendin tonë shkollat mbas luftës , maturantët e atij viti të shkollës tonë Normale të Elbasanit menduan që me rastin e mbylljes së vitit shkollor të vinin në skenë tragjedinë ‘’Skenderbeu ‘’ . Për kët veprim patën ndihmën e drejtorit të shkollës të atij vit , Dr Kolë Prela , i cili me vonë u pushkatua nga diktatura . Maturantët ndanë rolet , siguruan kostumët nepër familje të ndryshme dhe filluan provat .Në këtë kohë dy maturantë shkuan në Komitetin Egzekutiv të Këshillit Popullor të Qytetit për të marrë lejen e cfaqjes. Për cudinë e të gjithve Komiteti në fjalë e pezulloi cfaqjen me motivacionin se ‘’ ajo tragjedi flet për një bej .’’
Kaq për tragjeditë ‘’Skënderbeu ‘’ .
Ndërsa për tragjedinë ‘’Abeli ‘’ ngjarja ka ndodhur mbasi u shkërmoq diktatura komuniste dhe kryetar i bashkisë në Elbasan ishte djali i Etëhem Haxhiademit , Emin Haxhiademi . Në atë kohë do të zhvillohej nje festival kombëtar folklorik dhe grupi folklorik i qytetit të Elbasanit u mblodh që të fillonte përgatitjet . Por u pa , se mjaft pjesëmarrës që kishin marrë pjesë më parë në ato festivale , kishin marrë rrugën e mërgimit dhe duheshin zëvëndësuar . Për të dalë nga kjo gjendje , Bashkija iu drejtua Ministrisë së Kulturës që t’i dërgonte një specialist për të punuar me pjesëtarë të rinj . Dhe Ministria dërgoi një person , që punoi mirë dhe grupi i Elbasanit u lavdërua . Mbas përfundimit të festivalit , personi i dërguar nga Ministria shkoi të përshëndetet me kryetarin e Bashkisë . Ishte një takim i thjeshtë . Personi në fjalë , hyri në zyrën e kryetarit , u përshëndetën dhe biseduan për pak kohë .mbi festivalin .Në fund . kur i dërguari kërkoi leje , që të largohej , kryetari i Bashkisë nxorri një kopje të tragjedisë ‘’Abeli’’ , që e kishte ribotuar ato ditë në kujtim të babait të vet dhe ia dhuroi .Personi mori librin tërë gëzim dhe si lexoi emrin e autorit , pyeti :
_ Këtë libër e ka shkruar babai i juaj ?
Kryetari psherëtiti dhe iu përgjigj :
_ Po , e ka shkruar babai i im , të cilin e dënoi me vdekje gjatë Diktaturës babai i juaj . .
Midis atyre të dyve u nde një heshtje e kuptueshme . Por nuk vazhdoi shumë kjo heshtje . Kryetari i Bashkisë u ngrit dhe e shoqëroi personin deri te dera e zyrës .
Këtë ngjarje ma ka treguar vetë kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Elbasanit , Emin Haxhiademi .
Etëhem Haxhiademi njihet edhe si poet lirik . Ai ka filluar të merret me poezinë lirike , që kur ishte shtudent universitar dhe t’i botonte në revistën ‘’Djalëria ‘’i Ai i mblodhi këto dhe i botoi në vitin 1939 në një vëllim titulluar ‘’Lyra ‘ , një punë e pakët kjo , si është shprehur ai , por që ‘’do t’i vlejë mjaft letërsisë s’onë të vorfën ‘’ . Janë gjithësej dhjetë poezi : ‘’Nymfat e Shkumbinit ‘’ , ‘’Nata e zezë ‘’ , Naim Frashërit ‘’, ‘’Galates ‘’ , ‘’Prej së largu ‘’ , ‘’Asaj ‘’ , ‘’Lufta e dragojve me kucedrën ‘’ , Andrra jetës ‘’ , ‘’Koha e kalueme’’ , ‘’Kanga shekullore 1912 _ 1937 ‘’ .
Këto poeti Haxhiademi i ka cilësuar si poemtha . vetëm ‘’Galateas’’
e ka quajtur një elegji e shkurtër .
Në poezitë e Haxhiademit ndjejmë dashurinë , atdhetarizmin , gëzimin e dhimbjen për jetën dhe personalitetin e atij njeriu poet .
Në ‘’Naim Frashërit ‘’ poeti thotë se ‘’lavdoj vlerën e Naimit si poet e si prozator dhe u thërras shqiptarëve ( unë i pari e bëj këtë ) të merren eshtsrat e këtij njeriu të madh e t’i sjellim n’Atdhe ‘’ . Për ‘’ Nata e zezë ‘’
shprehet se ‘’Këtu vajtoj vdekjen e nanës s’ime , të cilën e kam dashun ma shumë se cdo gja tjetër në këtë botë . ‘’ Është me të vërtetë një elegji e bukur . Të ngjeth misht .Dashurinë dhe dhimbjen për nënën e tij , ai e ka shkrirë në vargje .
Në rini edhe Etëhem Haxhiademi si gjithë të tjerët ka dashuruar . Nga larg ose nga afër është punë tjetër . Por , fatkeqësisht vajza , që ai dashuroi vdiq . Dhe poeti na thotë se ‘’Vdekja e nji vajze që e dashunoja nga larg më tronditi dhe kështu i bana nji përmendore të vogël këtë elegji me titullin e nje emni magjepës . ‘’
. Nga ky vëllim me poezi Etëhem Haxhiademi rrjeshtohet midis poetëve lirikë të vendit tonë .
Këto janë veprat e këtij shkrimtari : një përkthm , shtatë tragjedi dhe një vëllim me poezi
Këto njohim ne .
0
V E P R A T E H U M B U R A

Por përvec këtyre veprave Haxhiademi ka shkruar edhe dy të tjera në burg : një roman dhe një dramë . Romani titullohet ‘’Jeta e njeriut ‘’ ndërsa drama , kanë thënë ish të burgoisurit që kanë vuajtur me ate në burgun e Burrelit , se titullohet ‘Koha e kalueme ‘’ ose ‘’Koha e premtueme ‘’ . Nuk ka rëndësi titulli . Rëndësi ka që ky shkrimtar edhe në burg nuk e ka lëshuar penën nga dora ─ por fatkeqësisht ne nuk dimë , se cfarë ka dashur të thotë ky shkrimtar në ato dy vepra në atë burg të tmerrshëm . .
Këto dy vepra , si mbas thënjeve të ish të përndjekurve politikë , janë lexuar nga ata në fashikuj Për dramën kanë deklaruar se Haxhiademi mendonte edhe ta cfaqte në burg , duke aktivizuar si aktorë të burgosur ,ndërsa regjisor do të ishte ai vetë . Këto dy vepra janë përmendur nga të gjithë analistët që janë marrë me Haxhiademin e deri sot quhen vepra të humbura . Mundet të jenë në ndonjë cep të arshivave të ndryshme të asaj kohe e ndonjë ditë edhe mund të dalin .
Por përvec ketyre dy veprave të humbura , Etëhem Haxhiademi kur ishte student në Austri ka shkruar një roman’ , që , fatkeqësisht , i ka humbur kur po kthehej në Atdhe . Ky roman titullohej ‘’Tyrbja e gocës ‘’, ishte një roman erotik me një subjekt të vërtetë nga një ngjarje në qytetin e Elbasanit .Personazhët kryesorë në këtë roman ishin dy të rinj nga Elbasani , të dashuruar , por me që ishin të feve të ndryshme , vajzën nuk pranuan prindërit që të martohej me djalin që dashronte . Vajza nga hidhërimi vetëhelmohet . Qytetarëve të Elbasanit u erdhi keq për fundin e kësaj vajze dhe për nderimin e saj , mblodhën para , pamvarësisht nga feja e tyre dhe e varrosën afër lumit Shkumbin dhe i ngritën një tyrbe në rrugën që con sot në varrezat e qytetit . Për këtë vepër më ka folur vetë Etëhem Haxhiademi , në një vizitë , që i kam bërë atij në shtëpinë e vet . Ishte një varr i madh ai , i mbuluar me stofra të kushtueshëm në një ndërtsë të vogël të bukur , si ishin atëherë tyrbet , me një oborr të madh dhe i rrethuar me një mur të ulët . Ka qenë deri në atë vit , që ndërtesat fetare u prishën që nga themelet dhe Shqipëria u vetëquajt me mburrje si i vetmi shtet laik në botë . Këto janë veprat e plota të Haxhiademit .
Por ai ka botuar edhe artikuj të ndryshëm në revistat e asaj kohe , si ’’Djalëria ‘’ ,’’ Minerva ‘’ , ‘’Illyria ‘’ , ’’ Drita ‘’ , ‘’Arbëria ‘’e tj . Të gjithë këto shkrime , që ka botuar Haxhiademi nëpër revistat e asaj kohe duhen mbledhur , duhen sistemuar e duhen botuar . Këtë punë u bie që ta bëjnë së pari trashëgimtarët e tij , pastaj shkrimtarët e Elbasanit , shoqata e ish të përndjekurve politikë , e partitë politike , pamvarësisht nga ngjyra politike , e tyre , se ky personalitet është nderi i të gjithe qytetit . Së fundi i bie barra Bashkisë të qytetit tonë që të interesohet për këtë problem
Shtojmë se gjatë kohës , që Haxhiademi ka qenë në burg , duhet të ketë punuar në repartin e përkthimeve , reparte këto pranë disa burgjeve , ku të burgosurit bënin përkthime nga gjuhë të ndryshme , sipas porosisë së drejtorive të burgjeve . Sigurisht që ky përsonalitet , që zotëronte mirë disa gjuhë duhet të jetë shfrytëzuar për përkthime të ndryshëm , por se cilët janë këto , nuk dihet . Mund të sbulohen në të ardhëmen nga arshivat e ndryshme të shtetit shqiptar
0
NËPUNËSI

Veprimtaria si nëpunës e Etëhem Haxhiademit është e shkurtër dhe jo në atë shkallë , që i përshtatej formimit të tij për arësye se , ai gjthëmonë ruajti të pastra pikëpamjet e tij atdhetare e polittë dhe se bëri pjesë në atë grup intelektualsh shqiptarë me pikëpamje liberale të frymëzuara nga idealet republikane . Po për këto arësye ai nuk u gënjye as nga joshjet , që iu bënë në kohën e pushtimit italian , qoftë edhe nga ato që iu bënë më vonë nga forcat gjermane , kur erdhen në vendin tonë , me gjithëse ai ishte dojce kulturë .
Në vitin 1928 , u emërua neënprefekt në Lushnje , pastaj në Shijak e Sarandë dhe së fundmi kryesekretar i prefekturës në Gjirokastër .
Në vitin 1936 pushohet nga puna si antizogist . Pa punë qëndroi deri në vitin 1939 Në fillim të pushtimit fashist u emërua drejtor i drejtorisë të komuneve të Shqipërisë i varur ky institucion nga Ministria e Brendëshme
. Në vitin shkollor 1946_1947 u emërua mësues i gjuhës shqipe në shkollën Normale të Elbasanit . Nxënësit që e kanë pas mësues të tyre , më kanë folur me admirim dhe respekt për ate . Ishe i dashur me nxënësit . kompetent në lëndën që spjegonte , kërkues ndaj atyre dhe që sillej me ata më shmë i prind se sa si mësues .
0

P O L I T I K A N I

Etëhem Haxhiademi ishtei nacionalist jo vetëm se vinte dhe jetoi në një familje nacionalise , por edhe sepse jetoi dhe u edukua për disa vjet të rëndësishm të jetës së tij në vende , që drejtoheshin nga qeverri të tilla . Nga kultura që mori u frymëzua nga idealet lliberale . Gjithashtu edhe kur u kthye në Atdhe u ushque me idealet e sistemit republikan , që filluan të cfaqen atëherë në Shqipëri midis intelektualëve .
Kështu kur vendi u pushtua nga fashizmi dhe filoi lufta për clirimin e atdheut , Erëhem Haxhuademin e shohim të punojë për formimin e organizatës Balli Kombëtar , organzatë kjo , që përmblidhte në gjirin e saj edhe njerëz me pikëpamje liberale e republikane . Këtë veprim për formimin eorganizatës Balli Kombëtar të tij na e vërteton Lef Nosi gjatë procesit gjyqësor të tij , që tha se për ngritjen e organizatës së Ballit Kombëtar në qytetin e Elbasanit kishte shkuar nga Tirana Etëhem Haxhiademi dhe kishte biseduar me ate . .
Kështu që gjatë Luftës së Dytë Botërore Etëhem Haxhiademin e shohim veprimtar të kësaj organizate , por jo në udhëheqjen e saj , madje as në krye të kësaj organizate të qytetit të Elbasanit , se e eklipsoi Lef Nosi me të kaluarën e tij atdhetare . Ai si atdhetar që ishte , punoi pa ndërperje në këtë organizatë në cdo keënd të Shqipërisë dhe sidomos në prefekturën e Elbasanit . Dhe është njohur si një nga veprimtarët e kasëj organzate .
Etëhem Haxhiademin ka kontribuar për zhvillimin e Konferencës së Mukjes . Al ka marrë pjesë në punimet e kësaj Konference që në takimin përgatitor që u zhvillua në 26 korrik të vitit 1943 në fshatin Tapizë . Pastaj mori pjesë në Konferencën e Mukjes , por si vëzhgues dhe me votë konsultative . Si i tillë , me që ishte i njohur si shkrimtar , mendohet se mund të ketë qenë edhe si një nga hartuesit e Marrëveshjes së Mukjes .Kur u bë mbledhja e parë e Komitetit Provizor të dalë nga Konferenca në fjalë ka marrë pjesë nga ana e Ballit Kombëtar tok me Hasan Dostin , Skënder Mucon , Vasil Andonin dhe Xhemal Herrin . Së fundi ka qenë edhe pjesëtar i komisionit nga ana e Ballit Kombëtar që të shkojë në Orenjë të Cermënikës për të caktuar Komisionin Definitiv të Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë që do të drejtonte luftën kundër pushtuesve deri në clirimin e vendit , mbledhje që u sabotua nga Enver Hoxha me urdhër të komunistëve jugosllavë , që drejtonin atëherë Partinë Komuniste të Shqipërisë për interesat e tyre , sidomos për problemin e Shqipërisë etnike .
Është për t’u përmendur një veprim atdhetar i këtij njeriu në Konferencën e Mukjes :
Në kohën kur përfaqësuesit e të dy partive pjesëmarrëse në atë Konferencë ishin në kulmin e mosmarrëveshtjeve për problemin e Shqipërisë etnike dhe gati për t’u shpërndarë , Erehem Haxhiademi ngrihet në këmbë dhe fillon të këndojë këngën ‘’Për Mëmëdhenë ‘ Të nxitur nga kjo këngë të gjithë pjesëmarrësit në mbledhje u ngritën në këmbë dhe kënduan tok me Etëhrm Haxhiademin këngën deri në fund . Pastaj , të qetë , vazhduan mbledhjen dhe miratuan problemin e Shqipërisë etnike .
Nga të gjitha këto detyra dhe ky veprim kuptohet rangu i tij në Organzatën e Ballit Kombëtar . Por me gjithë ate ai nuk u sgjodh kurrë anëtar i Komitetit Qendror i kësaj organizate , me gjithë se ai e dëshironte këtë post . dhe punoi pë këtë , sidomos në mbledhjen e Kapinovës .
Në fund të luftës a i ftohu marradhënjet me udhëheqjen e Organizatës së Ballit Kombëtar . dhe kur e ngarkuan që të shkonte në Elbasan për drejtimin e degës së Elbasanit , që ishte dobësuar shumë edhe nga largimi i kryetarit të saj Lef Nosi si regjent , ai nuk pranoi . Mbas këtij qëndrimi ai u tërhoq dhe e u mbyll në shtëpinë e tij në Elbasan .
Nga fundi i luftës , në tetor të vitit 1944 Komiteti Qarkor i Ballit Kombëtar i Elbasanit lëshoi një trakt me të cilin njoftonte shpërndarjen e tij . Midis firmave që kishin nënshkruar këtë deklaratë , ishte edhe firma e Etëhem Haxhiademit .
Më këtë veprim kuptohet , që ai largohet nga politika .
0
M I D I S D Y R R U G Ë V E

Në këtë kohë luftës civile në Shqipëri po i vinte fundi .. Forcat partizane të organizuara në brigada dhe të armatosura nga forcat aleate zotëronin tani Jugun e Shqipërinë dhe Shqipërinë e Mesme dhe po i drejtoheshin Veriut . Për t’i shpëtuar krimit , me mjete dhe forma të ndryshme , politikanë , ish qenerritarë , intelektualë të ndryshëm filluan të largohen nga Shqipëria .
Si këta muarën rrugën e mërgimit edhe drejtuesit e Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit . .
Etëhem Haxhiademi nuk e mori rrugën e mërgimit , ai nuk u largua nga Shqipëria , ai ndejti në Atdheun e tij , në qytetin e Elbasanit , pranë familjes së vet .
Si spjegohet që ky personalitet i organizatës Balli Kombëtar nuk e mori rrugën e mërgimit ?
Pse , nuk e njihte ai komunizmin ? Nuk kishte lexuar ai , se cfarë krimesh kishin bërë të kuqtë në Rusi ? Nuk e kishte mësuar ai politikën e udhëheqësve të Partisë Komuniste të Shqipërisë mbas mbledhjes së Labinotit , ku u zyrtarizua vëllavrasja ? Nuk e kishte mësuar ai se delegatët e Titos që drejtonin Partinë Komuniste të Shqipërisë kishin në plan edhe zhdukjen e intelektualëve shqiptarë ?
Ai këto i dinte .
Po përse , vallë , atëherë ky njeri nuk mori rrugën e mërgimit si shokët e tij ?
Mos vallë ky njeri mendoi , se së shpejti do të sbarkonin në Shqipëri forcat angleze ?
Apo besoi deklaratat e udhëheqësve komunistë , se ata që nuk kanë lyer durët me gjak nuk do të ndëshkohen ?
Apo mendoi se si njeri i ndershëm dhe atdhetar që kishte menduar dhe punuar gjithenjë për të mirën e vendit , nuk do të pësonte gjë .
Apo pranoi humbjen dhe si humbës respektoi fitimtarët ?
Cilado qoftë arësyeja , Etëhem Haxhiademi qëndroi , por e pësoi shumë rëndë nga ai vendim .
0
N J Ë V I Z I T Ë

Ne , disa rë rinj elbasanas , që porsa kishim nisur rrugën e bukur të letërsisë , Etëhem Haxhiademin e nderonim dhe e respektonim , veprat e tij i lexonim me ëndje dhe , si bashkëqytetarë krenoheshim me ate .
Mbasi mbaroi lufta , në fillim të vtit 1946 , unë bashkë me një nipin e vet , i bëmë një vizitë në shtëpinë e tij . .
Ishte pranverë , një mbasdite e bukur .. E gjetëm në obrr duke vaditur lulet . Ai ishte i dhënë shumë mbas luleve . U gëzua shumë . . U përshëndetëm dhe na coi në dhomën ku kishte bibliotekën e tij . Kishte një bibliotekë të pasur
Ndejtëm një kohë të gjatë .
.Më bëri përshtypje pritja e tij e ngrohtë , biseda e lirë që bëri me ne , inetresi , që tregoi për ne dhe udhëzimet që na dha . Na pyeti se cfarë po lexonim , cilët shkrimtar pëlqenim më shumë e se cfarë po shkruanim . Gjatë bisedës na këshilloi që të lexonim sa më shumë dhe të mësonim pa tjetër mirë një gjuhë të huaj , që të lexonim jo vetëm shkrimtarët tanë , por edhe shkrimtarë të huaj . Nga shkrimtarët tanë na rekomandoi Lasgushin , Mitrush Kutelin e Ernest Koliqin dhe nga të huajët , shkrimtarët italianë dhe francezë .
Gjatë asaj vizite folëm edhe për veprat e tij . Aty na tregoi , se kur ishte student në Austri kishte shkruar një roman të titulluar ‘’TyrbJa e gocës ’’, por dorëshrimi i kishte humbur gjatë udhëtimit , kur po kthehej në Atdhe .
Biseduam vetëm për letërsinë .
Ai shkrimtar dhe unë një nxënës shkolle , Ai shkrimtar i njohur dhe unë një djalosh , që ëndërronte të bëhej shkrimtar . Ai mësuesi i im dhe unë nxënësi i tij
. Duke biseduar me ate , unë e ndjenja veten krenar , se po bisedoja me një shkrimtar të madh
Kur ikëm , na përcolli deri te porta e shtëpisë . .
Gjithë ato ditë jetova me kujtimet e asaj vizite
0
i N T E L E K T U A L I

Etëhem Haxhiademi , sikurse dihet , ishte një intelektual i formuar , që eci në jëtë e tij me krenari për idealin e tij republikan.
.Regjimi monarkist nuk e vlerësoi këtë intelektual sa e si duhej , ndërsa më vonë e vendosën në vendin që meritonte .
Si dihet , me interesimin e intelektualëve Mustafa Kruja dhe Ernest Koliqi më 12 prill të vitit 1940 u themelua Instituti i Studimeve Shqiptare si themel për ngritjen më vonë të një akademije shqiptare . Në këtë Institut është thirrur ajka e nteligjencës shqiptare e asaj kohe . Në këtë institut ka marrë pjesë edhe Etëhem Haxhiademi , në saje të meritatave të tij , ‘’Kur vajta së pari në atë Institut , _ më ka thënë Etëhem Haxhiademi , _ ata , që nuk më njihnin , nga mbiemri i im Haxhiademi , pritnin që të shikonin një haxhi me xhybe , me taxhën në kokë e me mjekërr dhe u habitën , kur panë një njeri të zakonshëm . ‘’
Për ta paraqitur sa më të plotë portretin e këtij intelektuasli duhet të përmendim edhe pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e Parë Kombëtar .të Kulturës më 2 , 3 , 4 korrik të vitit 1942 në Strugë , në Shën Naum , dhe në Dibër . ‘’ Në kërë Kuvend , _ si ka deklaruar analisti i njohur Eugjen Merlika , _ u mbajtën shumë kumtesa të rëndësishme me karakter kultural nga personalitetet më të rëndësishëm të asaj kohe . Dtramaturgu Etëhem Haxhiademi mbajti kumtesën ‘’Teatri dhe muzika shqiptare ‘’ .
Pjesëmarrja e Etëhem Haxhiademit në këtë Kuvend , ku referuan personalitete të kulturës shqiptare si Ernest Koliqi , Dom Lazër Shantoja , Vangjel Koca e të tjerë , tregon fare mirë se Haxhiademi respektohej në atë kohë si intelektual i mirëfilltë ..
Edhe mbas lufte Haxhiademi është njohur si shkrimtar dhe ze vend në Lidhjen e Shkrimtarëve që me krijimin e saj në Tiranë në vitin 1945 dhe është sgjedhur edhe si anëtar i Komitetit Drejtues i saj . Ndërsa kur në Elbasan e krijua Dega e kësaj Lidhje , ai sgjidhet kryetar . Si kryetar i kësaj Dege Haxhiademi nuk mori pjesë në asnjë veprimtari të saj me përjashtim të një mbasdite letrare mbajtur në Elbasan në fillim ë vitit 1946 . Në këtë mbasdite letrare Dhimitër Shuteriqi recitoi një fragment nga poema ‘’O Ptoleme ‘’ dhe Sterjo Spasse lexoi një kapitull nga romani ‘’Afërdita përsëri në fshat ‘’ ,, që porsa e kisht përfunduar .
Etëhem Haxhiademi , që ishte kryetar i Degës së Elbasanit , duhej të fliste në atë mbasdite letrare , por ai nuk f0li fare
Shtojmë se kur do të shkonte në Jugosllavi delegacioni i parë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë , si kryetar i këtij delegacioni u propozua Haxhiademi , por ai nuk pranoi .
Mos vallë , kishte filluar të dyshonte për qëndrimin ndaj tij ?
0
A R R E S T I M I

Në vitin 1947 Shqipëria , me urdhër të ‘’vllezërve jugosllavë ‘’ , u kthye në një kasaphane të përgjakëshme . Në ketë kasaphane u përgjakën shumë intelektualë të ndryshëm , tregtarë ,ish pronarë e ish oficerë . Në këtë kasaphane u përgjak lemerishëm edhe themeluesi i tragjedisë shqiptare , poeti , anëtari i i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetari i Degës së kësaj Lidhje për Elbasanin , profesori i Normales , Etëhem Haxhiademi .
Ishte një natë e errët .Qielli nxinte për të lajmëruar krimin . Kukuvajkat kuisnin për të thirrur vdekjen .
Ethem Haxhiademi në dhomën e tij të punës kishte hapur fletoret e nxënësve dhe po korigjonte hartimet e tyre me temë ‘’Djali pa nanë , si nata pa hanë ‘’ . Me këtë temë profesori i Normales donte t’u shtonte nxënësve daahurinë , atë ndjenjë që Diktatura po e zëvendësonte me urrejtjen klasore .
Ishte mezi i natës , kur hijet e përgjakura të Diktaturës hapën me forcë dritaren e dhomës ku ai po punonte i dhe hynë brenda , e arrestojnë , i venë hekurat dhe e nisin për në Tiranë , duke lënë në një tmerr të llahtarishëm gruan dhe fëmijët e tij të vegjël , dy djemt e dy vajzat të pa rritura mirë .
Atë natë u arrestuan edhe shumë qytetarë të tjerë .
Mbas disa ditësh muarën nga Burgu i Madh i Elbasanit edhe katër të burgosur për t’l implikuar me akuzat e të arresturëv . Këta ishin SHefqet Baholli , Salim Ceka e Nazmi Fagu , që të tre të dënuar me burgim të përjeshëm dhe mua . Birucat e Grand hotelit , ku ishte vendosur atëherë Dega e Punëve të Brendëshmë , u mbushën plot me të arrestuar .
Etëhem Haxhiademin e mbajtën në Tiranë disa muaj në tortura të tmërreshme .
Kur e kthyen në Elbasan për ta gjykuar , unë nuk e njohta . Ishte plakur shumë , ishte dobësuar e tretur . ishte kërrusur dhe mezi ecte . Ishte transformuar , që të vinte keq ta shikoje .
Të arrestuarit i mbajtën 13 muaj nëpër birucat e Grand hotelit dhe në biruca të tjera , të izoluar me gjashtëqind gram bukë dhe një litër ujë në ditë , duke i torturuar tmerrësisht . Cdo ditë e cdo natë birucat e Grand hotelit ushëtinin nga ulurimat e tyrë dhe spërkateshin me gjakun që u rrithte nga torturat .
.Gjykimi i tyre u bë në zyrat e Degës së Brendëshme më dyer të mbyllura . Në grupin e parë , që u gjykua , ishte edhe Etëhem Haxhiademi . Ai u akuzua se kishte riorganizuar Ballin Kombëtar . Dramaturgun poet e dënuan me vdekje .
Gjatë Diktaturës shumë nga të akuzuarit në hetuesi dhe të dënuarit me vdekje para togës së pushkstimit kanë mbajtur qëndrim dinjitoz . Në hetuesi ka ndodhur që të akuzuarit i kanë duruar torturat cnjerëzore dhe kanë vdekur në duar të hetuesve . Ka ndodhur që të dënuar me vdekje para togës së pushtimit kanë sfiduar vdekjen , Një djalë nga Labëria , që mendonte se do të dënohej me vdekje , kishte gjetur një copë xham dhe kur kryetari i gjygjit shqiptoi dënimin e tij me vdekje , nxorri xhamin , cau barkun e tij duke thënë , se trupin e tij nuk e shpojnë dot plumbat e komunistëve , ra i vdekur para trupit gjykues .Ka qëlluar që një malsor para togës së pushkatimit , kur prokurori i tha , që të kthehej mbrapsh , ka hapur gjoksin dhe ka thënë që të qëllojnë , se trimat nuk kanë frikë nga vdekja .
Etëhem Haxhiademi nuk veproi kështu , kur kryetari i gjygjit ushtarak komunikoi dënimin e tij me vdekje . Ai shqiptoi me një herë shprehjen atdhetare që thonin rilindasit tonë , kur i pushkatonin turqit . Ai thirri : ‘’Rroftë
Shqipëria !’ Dhe nga ajo thirrje ushtoi e gjithë salla dhe trupi gjykues shtangu .
Në ato gjygje të asaj kohe tok me Haxhiademin u dënuan me vdekje edhe të tjerë . Mbasi mbaroi gjykimi i të gjithë të arrestuarëve , ata me dënime të ndryshëm i dërguan në Burgun e Madh të qytetit , të dënuarit me vdekje i futën prap nëpër birucat , ku ishin më parë , ndërsa ne , katërt e tjerë , që ishim dënuar më parë , na futën tok në një birucë
Në këtë kohë birucat e nëndheshme të Grand hotelit ranë në një qetësi . Nuk bëheshin më tortura dhe nuk ndiheshin më ulurima cdo natë si më parë . Atëherë në atë kat të nëndheshëm zotëronte një heshtje që të lemeriste , që të kallte tmerrin . Ishte një heshtje të vdekurish .
Por kjo heshtje nuk vazhdonte cdo natë , sepse herë mbas here krimi shprehte urrejtjen e tij klasore duke vazhduar të torturonte Etëhem Haxhiademin , edhe pse ai ishte dënuar

P U S H K A T I M I

Mbas disa ditësh disa nga të dënuarit me vdekje Gjykata e Lartë ua fali jetën . Dënimi i tyre u kthye në burgim të përjetshëm . Ata të shkretë u gëzuan .
U gëzuan se u falën jetën ! Atë jetë që ua kishte falur vetë Zoti . Atë jetë deshi t’ua merrte Diktatura , t’ua grabiste duke i torturuar , që të pranonin krimet , ato krime , që nuk i kishin bërë kurrë dhe as që kishin menduar ndonjë herë , t’i bënin .
Iu njoftua ky vendim dhe ua hoqën prangat .
Tani ata do të kishin jetën , por jo lirinë . Lirinë atyre Diktatura do vazhdonte t’ua grabiste . Tani ata do të jetonin pa liri , pa familje , pa njerëz , pa gjallëri , pa gëzime , në një jetë të heshtur , në një jete të mërzitëshme ,në një jetë të trishtueshme , në një jetë të vdekur . Tani ato do të vuanin gjithë jetën nëpër kanale , nëpër miniera , nëpër mocaliste duke luftuar me vdekjen , për të jetuar lirinë e ëndërruar , atë liri , shpresa e së cilës rrinte e fshehur në ndërgjegjen e tyre .
Po atë ditë ata i dërguan në Burgun e Madh të qytetit .
Tani në birucat e nëndheshme të Grand hotelit mbetën vetëm të dënuarit me vdekje që do të pushkatoheshin dhe ne të katër , që ishim dënuar që më parë .
Të dënuarit me vdekje , të lidhur me pranga , rrinin të ndarë në ato biruca në heshtje në shoqëri me vdekjen . Rrinin e mendoheshin , mendheshin dhe kujt0heshin . Kujtonin akuzat e rrema , që u kishin vurë , torturat që u kishin bërë , procesverbalet , që kishin firmosur në gjendje agonije , kujtonin procesin gjygjësor , fjalët e prokurorit , akuzat e trupit gjygjsor dhe vendimin e gjygjit , atë vëndim të tmerrshëm , të hatashëm , vendimin me vdekje , që i ushtonte ende : ‘’ Me vdekje ! Me vdekje ! Me vdekje ! ‘’ Mendoheshin dhe kujtonin njerzit e familjes së tyre , që nuk do t’i shikonin më , kurrë , prindërit , gruan e re të porsamartuar , fëmijët , që pritnin t’u ktheheshin baballarët , por nuk do t’u ktheheshin më , kujtonin kushurinjtë , shokët , miqtë .
Ata ishin shtatë gjithësej : Dhe midis tyre ishte edhe Etëhem Haxhiademi .
Po ky njeri ,Etëhem Haxhiademi , vallë , a po mendonte dhe a po kujtonte edhe ai si të dënuarit e tjerë me vdekje ?
Edhe ai po mendonte dhe po kujtonte si të dënuarit e tjerë me vdekje , por jo gjithënjë ,sepse ate , si kemi thënë , vazhduan ta torturojnë edhe mbasi u dënua me vdekje . Ai shkrimtar edhe pse jetonte nën ankthin e vdekjes , duhej torturuar , duhej të vante , qëj ata njerës të ushqyer me krimin , të shuanin urrejtjen për këtë njeri të madh . Dhe nga këto tortura të vazhdueshme ai u bë një skelet i gjallë , që , kur e nxrrnin për të shkuar në banjë , mbahej te muri , se nuk kishte më fuqi të qëndronte në këmbë dhe së fundi edhe të e`ci këmba dorëas
Kjo gjendje vazhdoi deri në mengjezin e datës 9 mars të vitit 1948 , kur në bincat e Grand hotelit sbritën disa oficerë dhe policë dukë uluritur e duke qeshur .
Erdhi dita e pushkatimit . Erdhi casti i vdekjes .
I nxuarrën nga birucat me radhë për t’i pushkatuar : Zija Lunikun , avokatin e nderuar të Elbasanit , Fadil Gurmanin , mësuesin idealist të shkollës ushtrimore , Kamer Kazazin , mësuesin e talentuar që kishte mbaruar shkollën e Fullcit , Mahmut Macin , mësuesin e bujqësisë të shkollës Normale , Mehmet Elezin , atdhetarin e papërkulur të Peqinit , dhe Xhaferr Mirakun , ish luftëtarin e Luftës së Spanjës , luftëtar dhe bashkëpunëtor i Enver Hoxhës , dhe ish komandant i një brigade partizane
Etëhem Haxhiademin nuk e nxuarrën nga biruca . Ai nuk do të pushkatohej . Atij njeriu i ishte falur jeta .
Në lidhje me këtë fakt është shprehur mendimi se duhet të ishtë bërë një ndërhyrje tek diktatori Enver Hoxha , sepse akuzat kundër Etëhem Haxhiademit ishin shumë të rënda . Por se cili ose cilët e kishin bërë këtë ndërhyrje janë shprehur tre variante . Një variant është se ndërhyrjen do ta ketë bërë profesor Aleksandër Xhuvani me Omer Nishanin . Varianti i dytë është se do ta ketë bërë po Aleksandër Xhuvani por tok me Ymer Dëshnicën , ndeërsa varianti i tretë ishte prap po me prof Xhuvanin , por tok me prof. Kostaq Cipon . Në të tre variantet del figura e profesor Aleksandër Xhuvanit dhe kjo duhet pranuar , se ai ishte figurë e vjetër atdhetare , se ishte personalitet i lidhur shumë me Qeverrinë e atëhershëme dhe se ishte babai i dëshmorit Ptoleme Xhuvani . .
Varianti i parë , shoqërimi i prof. Xhuvanit me Omer Nishanin nuk duhet besuar , sepse Omer Nishani , pamvarësisht nga posti ku ndodhej , nuk kishte konsideratë për atë ndërhyrje . Edhe varianti i dytë , shoqërimin e prof . Xhuvanit me doktorr Ymer Dëshnicën nuk duhet besuar , sepse doktorr Dëshnica atëherë ishte një mjek i thjeshtë gjysëm i internuar në Berat . Ndërsa varianti i tretë , shoqërimi me prof Kostaq Cipon duhet besuar , sepse prof . Cipo kishte atëherë një post që mund t’i drejtohej Diktatorit . Përfundimisht më tepër duhet pranuar varianti i tretë se i këtij mendimi ishte edhe vetë Etëhem Haxhiademi , si më ka thënë kur ishim tok në Burgun e Madh të Elbasanit .
0
A M A N E T I

Në ato biruca të Hotel Grandit tani ishim vetëm pesë vetë , katër ne të burgosurit të mëparshëm dhe Etëhem Haxhademl tani i dënuar me burgim të përjetshëm .Sigurisht që egzekutimi i të gjashtë të dënuarëve na dëshpëroi shumë ,se ishin njerëz të mirë , të ndershëm , atdhetarë dhe të pafajshëm . Por edhe ulja e dënimit të Haxhiademit na gëzoi .
Ne u gëzuam , por edhe krimi , sepse iu fal jeta , u inatos edhe më shumë dhe e shprehte urrejtjen dhe inatin ndaj këtij shkrimtari , duke i vazhduar torturat më shpesh dhe më të egra . Dhe ai arriti një ditë që , po ta shikonte ndonjë njeri në atë gjendje me siguri nuk do ta njihte se cili ishte . ,
Mua atëherë , me që ishja shumë i ri , afër njëzet vjec dhe me dënim të pakët në krahasm me të tjerët , policët që shërbenin në birucat e nëndheshme qëllonte që më nxirrnin në koridorin e birucave për të bërë pastrimin e tij nën mbikqyrjen e tyre dhe me porosi që të mos komunikoja me ‘’ armikun e poullit ‘’ Etëhem Haxhiademi .
Një ditë rastisi që , ndërsa unë po pastroja koridorin , polici hapi derën e birucës së Haxhiademit , që ai të shkonte në banjë dhe vet u ngjit lart . Haxhiademi doli nga biruca dhe ne të dy u ndodhm ballë për ballë . . Haxhiademi me mundim të madh dhe duke rrënkuar m’u afrua , më kapi duarët dhe më porositi , që , kur të përmbyset diktatura , të shkruaja një tragjedi për ate duke u bazuar mbi vuajtjet e tij aty . Unë shtanga . Ai shtoi se po më linte një amanet dhe amanetin nuk e tret as dheu .
Kaq më tha dhe u largua .
Këtë amanet ma ka përmendur më vonë disa herë , kur ishim të dy në kaushin e tretë të Burgut të Madh të Elbasanit . Ma kujtoi edhe më vonë , kur unë u lirova nga burgu . Duke u përshëndetur , ai më tha :
_ Mos e harro amanetin !
0
N Ë P Ë R B U R G J E

Eëhem Haxhiademin nuk e mbajtën shumë kohë në Burgun e Madh të Elbasanit . Jo më shumë se katër vjet . Prej këndej tok me disa të burgosur të tjerë të dënuar rëndë e dërguan në Kalanë e Gjirokastrës . Nuk dihet se sa kohë e mbajtën atje . Prej andej e dërguan në burgun e Burrelit , ku Diktatura grumbullonte të burgosurit më të rrezikshëm .
Në burgun e Elbasanit e kanë mbajtur vazhdimisht në kaushin e tretë . Kështu quheshin atëherë dhomat e burgut , kaush . Ky kaush ishte kaushi më i keq i atij burgu . Atje nuk hynte kurrë dielli . Në burgun e Elbasanit Haxhiademin mundoheshin ta ofendonin . Por dhe ai mundohej të mos u jepte ndonjë shkak . Kështu , për shembull , kur makina , që sillte bukën për të burgosurit , prishej , komanda e burgut nxirrte të burgosur me dënime të ulët të merrnin bukën duke e sjellë në krah . Bashkë me këta të burgosur caktonte edhe Erëhem Haxhiademin . Ai nuk kundërshtonte . Shkonte me të tjerët në furrë , ngarkonte thesin me bukë në kurris dhe ecte me kokën lart në mes të qytetit tok me të burgosurit e tjerë .
Unë disa muaj kam ndejtur në një kaush me ate . Madje rastisi që edhe të rrija e të flija ngjitur me ate .
Ishte njeri i heshtur . Nuk fliste pa e pyetur njeri . Më shumë mendohej , se sa fliste . Dhe kur fliste , fliste me ngadalë , dhe me zë të ulët . . Nuk hapte vetë ndonjë bisedë , vetëm ndëgjonte të tjerët dhe nuk ndërhynte në debate . Nuk pranonte të hynte në biseda politike .Kur fillonte ndonjë e tillë , largohej .Ndoshta se ishte ende nën ndikimin e tmerrit të torturave të hetuesisë .
Kur i vdiq i vëllai i vetëm , priti në heshtje ngushullimet nga të gjthë të burgosurit e kaushit .
Kur bisedonim për letërsinë , fliste me respekt për at Gjergj Fishtën dhe lavdëronte Lasgush Pogradecin , Mitrush Kutelin dhe Ernest Koliqin , Shpesh thoshte , se i vinte shumë keq , që i kishin sekuestruar bibliotekën .
Kur na nxirrnin në pajdos ( pajdos i thonin kur na nxirrnin në oborrin e burgut një orë në ditë ) ai nuk shoqërohej me njeri . Vinte rrotull vetëm nëpër oborr .
Ka ndodhur , që ka ndihmuar me ushqim ndonjë të burgosur të varfër , por pa rënë në sy .
Kaq mund të therm unë për kohën që kam jetuar me ate , Ndërsa at Konrrad Gjolaj O.F.M. , që ka jetuar me ate për një kohë të gjatë në Burgun e Burrelit është shprehur në veprën e tij , se ‘’Kam ndejë 6 vjet me te . Shumë i sjellsheëm .Ishte me parime moderne .Aspak fanatik Jo fetar .Kishte dijtë me i ba ballë ‘’krymave të burgut ‘‘ . Ai kishte shoqëni të gjanë dhe konsiderohej prej të gjitheve zotni .Ashtu ishte . Nuk gabonte kurrë kur i ndante njerzit ndër të kulturuem dhe të pa kulturë . Ishte qefli diskutimesh në të gjitha fushat .dhe e kalonte kohën gjithmone tue lexue , bile edhe shtrimë ratë . Diskutimet i kishte koncize dhe me llogjikë .Pranonte gabimet .dhe dinte edhe me lypë të falun , gjithëmonë tue u bazue tek e drejta . ‘’
Në Burgun e Burrelit nuk ishte më i heshtur dhe larg bisedave si në burgun e Elbasanit , se tashmë kishte kakuar një kohë e gjatë nga kohë e torturave , se ishte ambjentuar me jetën e burgut dhe se në këtë burg kishte shumë njerëz të kulturuar .
Një ish i burgosur , që ka qenë në një dhomë me ate në Burgun e Burrelit , më ka thënë , se nuk përgojonte njeri dhe se ishte absolut kundeër vjedhjes .’’Kur një herë i vodhën gjysmën e sheqerit kokrra , që i kishin sjellë nga shtëpia , ai u inatos dhe shfryni shumë rëndë . Kur i iku inati tha se , nuk duhej t’i vidhte asnjë kokërr se , po t’i kërkonte , ai do t’i jepte , sa të donte .
0
V D E K J A

Mbasi jetoi një kohë të gjatë nëpër burgjet e tmerrsheëm të Diltaturës , ky njeri ndërroi jetë në burgun e Burrelit në 17 mars 1965 në moshën 63 vjecare .
Vdiq ai njeri , që e deshi jetën . Vdiq ai njeri që shkroi për jetën . Vdiq ai njeri , që ia rrëmbyen jetën Një jetë e pastër . Një jëtë e kulturuar . Një jetë shqiptari . Sa nevojë ka Shqipëria për jetë të këtilla !
Vdiq .
Por vdekja e tij është misterioze . Mund të ketë qenë e natyrëshme , por mund të ketë qenë edhe ktriminale .
Kështu prifti Konrrad Gjolaj O.F.M . thotë se ka vdekur mbas dy muajësh që pësoi një atak , natën në gjumë : ‘’Një dite i ra të fikët në oborr. U ndodha afër dhe i dhashë ndihmën e shpejtë dhe thirra infermieren . Erdhi dhe e mori me vedi n’infermieri .U kuptue se kishte qenë infrakt . Kur erdhi në dhomë , me dashamirësi e keshillova me kenë i kujesshëm se po t’u përsërit edhe nji here , do ta kesh pisk . Mbas dy muajsh , kur kishte ra me fjetë , kishte vdekë në gjumë .’’
Një vdekje e qetë , një vdekje e lehtë , një vdekje e dëshirueshme nga të gjithë . Një vdekje pa vuajtje .Kjo vdekje mund të quhet e natyrshëme , por pse mos të quhet edhe nga një helmim me efekt të ngadalshëm ? Diktatura nuk donte që ai njeri të dilte i gjallë nga burgu . Pse e torturonte edhe mbasi iu fal jeta ?
Kritiku Petrit Plangarica thote se ai ka vdekur në një mynurë tragjike .
Poeti Visar Zhiti është shprehur se , si i ka thënë një ish i burgosur , Haxhiademi është helmuar , që të mos dilte t gjallë nga Burgu i Burrelit .
Edhe mua ma ka thënë një ish i bugosur politik të njejtën gjë . Për këtë lloj vdkje ma ka folur edhe e shoqja e Etëhem Haxhiademit në shtëpinë e saj , kur unë i shkova për ngushullim për vdekjen e të shoqit. .
Diktatura i mohoi lirinë dhe më vonë i vodhi edhe jetën .
Por këtij njeriu nuk i dihet edhe se ku janë varrosur eshtrat e tij . .
Mbasi u shkërmoq komunizmi , një komision i Shoqatës së të ish të përnfjkurve politkë i Elbasanit u mundua të gjejë eshtrat e këtij njeriu . Takuan në Tiranë infermierin e Burgut të Burrelit , por ai nuk tregoi gjë . Shkuan e pyetën në Burrel , Njerzit tundnin kokën të helmuar . Shkuan në Burgun e Burrelit , ai ishte kthyer në një gërmadhë . Qershia ishte zhdukur . Njëri nga ata më tha se , në një një gropë kishin parë eshtra njerzish . U kthyen në Elbasan të mërzitur për qndrimin e qeverrive , të partive politike , të shoqatave të ndrysme për mos interesimin për këtë problem atdhetar . Në fund , kur familja i humbi cdo shpresë se mund të gjendeshin eshtrat e njeriut të tyre , ndërtoi në mes të varrezave të Elbasanit një varr fiktiv me mermer të zi ku u shkrua ky epitaf : ETËHEM HAXHIADEMI , 1902 – 1965
Po të kaloni në Elbasan , shkoni dhe e vizitoni atë varr dhe përkuluni me respekt para kujtimit të atij njeriu .
0
V L E R Ë S I M E

Për vlerën letrare të veprave të tij , por edhe për veprimtarinë e tij atdhetare , që ai zhvilloi , Etëhem Haxhiademi ze një vend të vecantë në sofrën e shkrimtarëve atdhetarë shqiptarë .
Ai është themeluesi i tragjedisë shqiptare nga shtatë tragditë , që shkroi , ai është poet dhe poezitë e tij edhe sot lexohen me ëndje , ai është romancier , pamvarësisht se dy romanet , që shkroi nuk u botuan dhe humbën tok me një dramë , ai është edhe shkrimtari që ktheu në shqip kryeveprën e Vitgilit .
Haxhiademi ishtë politikan me ide republikane , antikomunist .Punoi dhe luftoi për clirimin e Shqipërisë në krahun e djathtë të politikës shqiptare dhe përmendet edhe si veprimtar në Konferencën e Mukjes . .
Njeri me karakter të fortë , idealist me pikëpamje republikane . Punoi dhe luftoi për clirimin e Shqipërisë në krahun e djathtë të politikës shqiptare .E shohim edhe veprimtar në Konferencën e Mukjes .
Gjatë Diktaturës u arrestua , u torturua tmerrësisht , u gjykua , u quajt nga trupi gjykues kriminel dhe u dënua me vdekje . Kur kryetari i gjykatës ushtarake njoftoi dënimin e tij me vdekje , ai thirri ‘’ Rroftë Shqioëria!’’ I u fal jeta nga Diktatori se ndërhynë njerzit që e vlerësonin , Vuajti vite të tërë nëpër burgjet e tmerrshëm dhe , së fundmi .vdiq i helmuar nga Diktatura , që të mos dilte i gjallë nga burgu
Mbas shkërrmoqjes së diktaturës komuniste Etëhem Haxhiademi u vlerësua me të drejtë si shkrimtar e atdhetar dhe vepra e tij filloi të studjohet në shkollat e mesme të vendit tonë .
Mbas shkërrmoqjes së Diktaturës shkrimtarë , kritikë , analistë e gazetarë nga SHqipëria e Kosova u muarën me veprën e Haxhiademit Po shënojmë disa nga vlerësimet e tyre :
Analisti i mirënjohur Eugjen Merlika e ka vlerësuar veprën e tij dhe Haxhisademin e ka quajtur ‘’Dramaturgu i njohur ‘’
Zoti Josif Papagjoni e ka përcaktuar Etëhem Haxhiademin ‘’ Dramaturgu i heronjve mitik ‘’ dhe për ate shkruan : ‘’ I pajisur me koncepte letrare e teatrore të kohës , ai u bë në dramën shqipe një nga stilistët dhe udhëhapësit e modelit mitologjik e modernist , duke risjellë në subjektet e mocme shtresime e ngjyresa të kohëve aktuale me theksa mbi anët morale dhe ekzistenciale të njeriut . ‘’
Shkrimtari Tomorr Plangarica shprehet mbi zhvillimin e mesazheve në tragjeditë e Haxhiademit , se ato ‘’ lindin dhe nisin të përcohen nga përplasja artistikisht përmes një veprimi dramatik në tragjedi , ato janë të kapshëm , të pranueshëm dhe të dëshiruar nga publiku dhe lexuesi i thjeshtë .’’
Studjuesi Anton Cefa duke u bazuar në vlerën e veprave të këtij shkrimtari , shprehet : ‘’ Në se romantizmin në letërsinë tonë e përfaqësojnë De Rada , e Naimi , e themi me plotgojën që klasicizmin e përfaqëson Haxhiademi . Në themi se Naimi është pjellë e vonë e romantizmit , sic e ka cilësuar Cabej , Haxhiademi është pjellë tepër e vonë e klasicizmit ……Haxhiademi duke i marrë subjektet nga antikiteti grek , bibla dhe nga historia e jonë e herëshme dhe mesjetare , trajtoi probleme shoqërore e morale të shoqërisë shqiptare .Kështu që veprat e tij kanë karakter të theksuar edukativ dhe didaktiv . ‘’
Në veprën ‘’Elbasani , Enciklopedi ‘’ Etëhem Haxhiademi është cilësuar si ‘’ më i miri dramaturg i periudhës midis dy luftrave ‘’.
Ndërsa at Konrrad Gjonaj O .F.M. , kur ai vdiq , është shprehur : ‘’Kombi shqiptar humbi nji njeri të madh ‘’

E P I L O G

Këtë monografi do ta përfundoj me një propozim .
Kemi perpara 50-vjetorin e vdekjes të shkrimtarit dhe politikanit Etëhem Haxhiademi , 17 mars 2015.
A nuk do të ishte mirë që me rastin e këtij përvjetori qyteti i Elbasanit të sbukurohet me një shtatore të Etëhem Haxhiademit ? Pse , nuk e meriton ky njeri kërë vlerësim?
Sa madhështor do të duket Elbasani , kur midis shtatoreve të Kostandin Kristoforidhit, Aqif Pashë Bicakut , Aleksandër Xhuvanit dhe Isuf Myzyrit të vendosej edhe shtatorja e Etëhem Haxhiademit, e themeluesit të tragjedisë shqiptare! Do të ishte krenari për qytetin e Elbasanit .
Besoj, që Bashkia , partitë politike dhe intelektualët e Elbasanit do të nxiten për realizimin e këtij propozimi.
Njerzit që na nderojnë , duhet t’i nderojmë. Fundja , kjo është një detyrë atdhetare.

Filed Under: Histori Tagged With: ETHEM HAXHIADEMI, Makensen Bungo, qe sfidoi diktaturen, shkrimtari

BERATI– KRYEQENDER E DESPOTATIT ARBËRESH NË BIZANTIN E VONË

February 19, 2015 by dgreca

Nga Harallamb Kota-Studiues/
Fitorja e Beratit mbi anzhuinët e Napolit në fundin e vitit 1280, që u arrit nën muret e kalasë, shënoi fillimin e ripushtimit bizantin të trojeve shqiptare. Qeverisja e Beratit u realizua sipas sistemit administrativ bizantin nëpërmjet personit tëqefalisë, që në dokumentat latine quhet kapiten. Qefalia ishte njëkohësisht komandant i ushtrisë dhe kryetar i pushtetit civil. Ai ushtronte pushtetet që i ishin deleguar drejtpërdrejtë nga perandori dhe qeveriste në emër të tij.Shpesh ndodhte që kapiteni(qefalia) ti nënshtrohej një autoriteti tjetër sipëror, që ishte guvernatori ose despoti i krahinës, i cili jepte urdhëra dhe i impononte vullnetin e vet të parit. Duke filluar nga viti 1280, krahina e Beratit ndryshe nga rajonet e tjera, përjetoi një gjëndje paqeje relative. Kjo ishte një premisë e mirë, që ndikoi pozitivisht në zhvillimin ekonomik të zonës dhe formimin e kushteve për një stabilitet të qëndrushëm politik. Në vitet që pasuan, Perandori i Bizantit, Mihali VIII Paleolog pushtoi kështjellat e Kaninës, Durrësit dhe të Krujës (kryeqëndra e Arbanonit), duke synuar që të shtyhej përtej Krujës në veri dhe përtej Kaninës në Jug. Përparimet e bizantit në këto dy drejtime nuk patën sukses. Ekspansioni drejt jugut i mbretërisë serbe të Nemanjidëve dhe ndërhyrja e përsëritur e anzhuinëve në zonën e Durrësit pas vitit 1304, i detyroi bizantinët t’i braktisnin pozitat e përparuara dhe të tërhiqeshin në jug të vijës Durrës-Ohër.Në fillim të shek. XIV, harta politike e Arbërisë ishte kufizuar shumë dhe përfshinte krahinat, nga lumi Mat deri në bregdetin e Himarës dhe prapatokën e tyre deri në Kostur. Pjesa veriore deri në lumin Mat ishte nën sundimin e mbretërisë Serbe, e cila synonte edhe Krujën. Qyteti i Durrësit, kryeqëndra e Arbërit të hershëm bashkë me rrethinat e tij, kishin hyrë nën vartësinë e mbretërisë Anzhuine. Trojet shqiptare në jug të maleve Akrokeraune, i sundonte “Despotati i Epirit”. Ndërsa trevat arbëreshe të quajtura “Shqipëria bizantine”, qëndruan kurdoherë bashkë, në një njësi politike-administrative.
Organizimi i “Shqipërisë Bizantine” në Guvernaturë ose Apanazh
Burimet dokumentare të vitit 1315, shënojnë rastin e një grindjeje të lindur midis qefaliut të Beratit Jan Pikerni dhe disa tregëtarëve venecianë. Për ta zgjidhur grindjen, nga Perandori Androniku II, u caktua guvernatori Kostandin Paleologu, i cili ushtronte me delegim të tij pushtetin e përgjithshëm në ato vise. Prania e këtij funksionari të lartë, që ishte një i afërt i perandorit, shënon shndërrimin e krahinës së Beratit në një apanazh të mirëfilltë. Midis guvernatorëve bizantinë që pasuan njëri tjetrin në krahinën e Beratit, dy prej tyre u dalluan për nga roli që luajtën në historinë e këtij vëndi. I pari qe Andronik Paleolog Aseni i cili qeverisi në vitet 1327—1328 dhe i dyti Jan Pikerni i njohur në dokumentat bizantine me emërin Sirjani, që qeverisi në vitet 1328-1330. Falë fuqive sovrane, të transmetuara nga perandori, “guvernatori i përgjithshëm” duhej të siguronte besnikërinë e qefalisë dhe të despotatit ndaj perandorit. Në të vërtetë guvernatorët e Beratit parapëlqenin ta vendosnin selinë e tyre jashtë vëndit, në Selanik, Ohër apo në Kostandinopojë, gjë që e bënte të pamundur marëdhënien e tyre të drejtpërdrejtë me provincën. Natyrisht e gjithë kjo ishte në favor të qefalisë, i cili mbetej i pari i krahinës.

“Krahina bizantine e Beratit” ose “Despotati i Beratit”
Në fillim të vitit 1318, krahina e Shqipërisë bizantine, e organizuar nga ana gjeopolitike me juridiksionin “guvernatura e Beratit”, u shënua në dokumentat perandorake sipas rastit me emërtimin: “krahina bizantine e Beratit” ose “despotati i Beratit”. Ky organizim i ri politik i “Shqipërisë bizantine të vonë” ishte një lloj principate e qeverisur nga një despot, por që njihte sovranitetin e perandorit të Kostandinopojës dhe gëzonte një autonomi administrative. Kryeqëndra e despotatit u caktua Berati, i cili në Iliri quhej Partha, ndërsa gjatë periudhës së pushtimit Bizantin shkruhej Belegradon. Jeta ekonomike e politike e “despotatit të Beratit”, pulsonte në një varg qëndrash të rëndësishme dhe Berati (Bellogradum) kryeqëndra e despotatit, pa dyshim që zinte vëndin e parë. I fortifikuar në majë të një shpati mali që sundon luginën e Osumit, Berati përfaqësonte terenin ideal për të krijuar një vendbanim. Largësia e mirë nga bregdeti, që shmangte çdo sulm të papritur nga deti, afërsia me prapatokën malore që siguronte krahët, si dhe kontrolli i arteries kryesore që lidhte Vlorën me portet e tjera më të vogla dhe me tokat e brëndshme të perandorisë,i dhanë Beratit rolin e Kryeqëndrës së provincës.Këtu ishte selia e qefalinjve, despotëve e governatorëve bizantinë, serbë, e më pas shqiptar, që qeverisën në faza të ndryshme të historisë së despotatit. Përkrah Beratit ishin fortesat e Këlcyrës, Skraparit dhe Tomorit, që kontrollonin vendkalimet për në bregdet e anasjelltas. Rëndësia e tyre ishte thjesht ushtarake, megjithatë Kantakuzeni pohon që Tomorri ishte një kështjellë e banuar. Në vitin 1319, “despotati i Beratit”, përfshinte krahinat e Beratit, Vlorës, Myzeqes, Këlcyrës, Tomorricës, Skraparit, rrafshnaltat e Devollit, Ohrit, Kolonjës, Himarës, temën e Vagenetisë(Çamërisë) si dhe zonën e Adrianapolit (Gjirokatrës) e të Janinës. Në këtë periudhë Perandoria Bizantine i braktisi përfundimisht këto teritore, të cilat u qeverisën nga Qefalia. Nëse qefalia i parë i despotatit të Beratit, ishte një shqiptar me emërin Stani, duhet pranuar që perandoria bizantine kishte një njohje të thellë mbi strukturat qeverisëse të familjeve fisnike shqiptare mes të cilave shquheshin Matrëngët, Muzakat e Ganxat. Pal Matrënga ishte ndër krerët më të mëdhenj dhe Vlash Matrënga ishte zot i një pjese të madhe të fushës midis Durrësit e Vlorës dhe mbante titullin sevastokratorit. Në dokumentat perandorake dhe ato perëndimore, hasen edhe përcaktime të tjera mbi emërtimin e Shqipërisë bizantine duke e quajtur: “despotati i Beratit”, “despotati i Vlorës” dhe “despotati Romani”. Koncepti gjeopolitik “Romani”, ende në shek.XIV kishte një pëmbajtje shumë të gjërë dhe përcaktonte të gjitha hapësirat perandorake bizantine në gadishullin ballkanik (bizanti romak), të rrudhura dhe të mbetura në teritorin e krahinës së Beratit. Në një dokument anzhuin të datës 30 janar 1327, bëhet fjalë për një fushatë ushtarake drejtuar nga Filipi, i cili me këtë rast quhet “despot i Romanisë”, që është e barazvlerëshme me shënimin “despot i Beratit”. Në fakt fushata anzhuine u krye në vitin 1328 dhe ishte mbyllur me një fitore të vogël. Berati dhe Vlora u ripushtuan nga anzhuinët. Konti Raymond de Termis, komandanti anzhuin u emërua qeveritar i këtyre krahinave dhe e vendosi selinë në kështjellën e Beratit.Kurorëzimi “despot i Beratit” i Andrea Muzaka në vitin 1330, është fakt që dëshmon se anzhuinët u larguan nga Berati pikërisht në atë vit. Historia e Shqipërisë bizantine e dhjetëvjeçarit 1330-1340, është histori kryengritjesh të vazhdushme nga ana e shqiptarëve e fushatash ndëshkimore të udhëhequra nga perandori Andronik III Paleologu. Sidoqoftë perandoria bizantine u tërhoq.

Pozicioni Gjeografik i “Despotatit të Beratit”
Nëse Berati ishte qëndra politike e administrative e despotatit, Vlora ishte pa dyshim poli i tij ekonomik. Këto dy qëndra formonin boshtin e Despotatit deri në vitin 1340, kur Vlora u shkëput dhe formoi një despotat të ri. Gjatë gjithë mesjetës pati një ndarje rolesh midis Vlorës dhe Kaninës. Në fakt në Kaninë, kishin selinë e tyre guvernatorët, kështjellarët, qefalitë e trevës së Vlorës nën sundimin bizantin, shtaufe, anzhuin, serb, dhe të shqiptarëve Balsha. Edhe krahina e Himarës, bënte pjesë në Despotatin e Beratit dhe përfaqësonte në kuptim të ngushtë kështjellat, lokalitetin dhe bregun e detit. Ndërsa në një kuptim më të gjërë përfshinte brendësinë e vëndit, Labërinë, vënde të banuara nga njerëz të ashpër e luftarakë. Në pjesën lindore të Despotatit të Beratit një rëndësi të madhe ekonomike e strategjike kishte krahina e Devollit. Roli i kësaj krahine u rrit shumë me kalimin e rrugës Egnatia nëpër grykën e Devollit, pasi anzhuinët dhe serbët u vendosën në vijën e Shkumbinit. Me Devollin përmëndet edhe krahina fqinje e Kolonjës, e cila deri në kohërat kur funksiononte mire sistemi i Temave, kishte luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtje të bizantit, në këtë anë të Ballkanit. Para se të ishte një rajon ekonomik, Despotati i Beratit ishte një krahinë ushtarake, me rëndësi themelore për Perandorinë Bizantine. Ai u krijua si një njësi administrative gjatë konfliktit me Anzhuinët e Napolit, pra ishte një produkt i rrethanave dhe kërkesave të luftës. Pasi theu këtu ofensivën anzhuine, Bizanti synonte ta bënte këtë bastion të vetin në skain perëndimor, një digë për të ndalur përparimin e serbëve drejt jugut, apo të anzhuinëve nga deti. Despotati i Beratit, ishte e vetmja provincë që lidhte Bizantin me Perëndimin.Ai përbënte dritaren e vetme që e nxirte Bizantin faqe botës perëndimore e’në mënyrë të veçantë përballë Italisë. Bregdeti shqiptar mbetej pika më e përshtatshme e komunikimit dhe më e afërta e lindjes me perëndimin. Vlora u bë porti nga i cili ambasadorët dhe anëtarët e familjeve perandorake niseshin në drejtim të Venedikut, Napolit, Romës etj. Rëndësia e “Despotatit të Beratit” u ndje kur Bizanti u detyrua t’i braktiste këto troje, përballë mësymjes së papërmbajtshme serbe, të cilët u derdhën në Thesali e në Epir. Në një dorëshkrim të gjetur në malin Athos, thuhet se viti 1343, “ishte viti i parë i hyrjes në Berat, i Sebastokratorit të Serbisë së Car Dushanit, zotit Niqifor Isak”. Sundimi serb zgjati deri në vitin 1355. Pas largimit të ushtrive serbe, filloi historia e lavdishme e Principatave Shqiptare, të organizuara fillimisht nga Balshajt, Muzakajt, Zenebishët, Shpatajt etj., dhe konfliktet e tyre me feudalët serbë, të cilët ju kundërvunë.

Filed Under: Histori Tagged With: Berati, Harallamb Kota, kryeqendra e Despotatit Arberesh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 542
  • 543
  • 544
  • 545
  • 546
  • …
  • 698
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT