• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si u dënua tenori italian në Spaç, në emër të dashurisë për një shqiptare

February 1, 2015 by dgreca

DOSIER/ Flet ish i burgosuri politik Gëzim Çela/
-Anxhelo Bertoni ndërkohë që hipte nëpër shkallët e anijes, pa vajzën që e donte dhe filloi të zbriste shkallët e urës së anijes/
-Kur këndonte Anxhelo Bertoni në qeli, tërë burgu heshtte, madje dhe rojat/
-Shpifja komuniste: “Aeroporti është ndërtuar nga ushtria në vitin 1956 me ndihmën e sovjetikëve”.
– Punën në Rinas e kam filluar më 1957, isha vetëm 22 vjeç
-“O ju udhëtarë, kur ecni mbi këto pllaka, mos harroni se kjo vepër e madhe është bërë nga të burgosurit politikë, në kohën e diktaturës komuniste!”/
-N.q.s nuk punonim mbi normë na prisnin hekurat dhe 10 deri në 30 ditë birucë/
-Në kampin e Rinasit kanë punuar edhe: Jusuf Vrioni, Zafer Vila, Skënder Shkupi, doktor Hysenbegasi dhe shumë intelektualë të tjerë/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Kujtimet e ish të burgosurit politik Gëzim Çela janë rrëqethëse deri në pabesueshmëri. Vuajtje, dhunë, poshtërime, uri, të ftohtë, sfilitje, dhunë psikologjike, vapë përvëluese, etje, të gjitha këto i gjeje në kampin, apo burgun famëkeq të Spaçit. Ish intelektualë që nuk shijuan një drekë të mirë, që nuk panë të afërmit kur u ndërronin jetë, kur nuk fjetën njëherë në krevat, nuk e njohën jastëkun apo banjën e ngrohtë me ujë të rrjedhshëm. Por çudia më e madhe është se në këtë burg ka qenë dhe një italian, tenor, i cili për hir të dashurisë nuk u kthye në atdhe pas luftës (pra në Itali), por qëndroi në Shqipëri. Shpërblimi ishte qesharak, e çojnë të dënuar në Spaç. Por ironia e atij regjimi është se kur bëhej fjalë për të komentuar fitoret, edhe ndërtimet e të dënuarve politikë ua motivonin klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste. Kështu ka ndodhur dhe me dy aerodromet më të mëdhenj të vendit tonë, të Rinasit dhe të Kuçovës, ku dhe pse ishin ndërtuar nga ish të burgosurit, meritat i morën klasa punëtore.

NJË TENOR ITALIAN, I BURGOSUR POLITIK MË 1973
NË SPAÇ

Kisha veç dy-tri ditë që ndodhesha në burgun me punë të detyrueshme të sforcuar, në Spaç, pas një dënimi prej 15 vjetësh. Kjo ishte hera e dytë.
Ndërkohë që po bisedoja me një mikun tim, dëgjoj një zë nga oborri, që po këndonte një fragment të një opere të Puçinit. Mbeta i tronditur dhe i drejtohem shokut tim:
– Kush është ky artist që këndon me këtë zë kaq të bukur?
– Është një italian, – më përgjigjet ai, – quhet Anxhelo Bertoni.
Më erdhi si një vetëtimë në qiell të hapur.
– Një italian më 1973 në burg?… – e pyeta përsëri i habitur mikun tim.
– Po, – m’u përgjigj ai.
Dhe filloi të më tregojë historinë e këtij ish-ushtari italian:
“Pas kapitullimit të Italisë më 1943, ushtarët e ushtrisë italiane, që mbetën këtu në Shqipëri, u shpërndanë nëpër fshatra: Shumë ishin vendosur në familjet e vendasve, ku edhe punonin. Kështu, Anxhelo Bertoni kishte gjetur vend në një prej këtyre familjeve, ku edhe e trajtuan mirë… Por duke qenë artist (kishte studiuar për kanto në Santa Cicilia), kuptohet që ra në dashuri me një vajzë të bukur, aty ku banonte…

Pas mbarimit të luftës, të gjithë ish-ushtarët italianë që kishin mbetur në Shqipëri, me një urdhër nga shteti ishin mbledhur në portin e Durrësit, ku i priste një anije ushtarake për t’i kthyer në atdhe. Midis tyre ishte edhe Anxhelo Bertoni.
Por për hatër të tij kishin ardhur edhe disa nga familja, ku kishte kaluar jetën për 2 vjet, për ta përcjellë. Me ta ishte edhe vajza të cilën ai e donte.
Ndërkohë që hipte nëpër shkallët e anijes, vështrimi i tij nuk shkëputej nga vajza e tij e zgjedhur, që e përshëndeste me dorën lart. Një ndjenjë e fortë e kishte shtrënguar zemrën e tij, në mënyrë të vetvetishme u kthye mbrapsht dhe filloi të zbriste shkallët e urës së anijes. Ndërkohë, të tjerët qëndronin në anije… Ai zbriti sërish poshtë, duke iu drejtuar asaj që e dashuronte dhe duke e përqafuar. Dhe kështu, ai mbeti këtu për gjithnjë në tokën tonë, duke formuar edhe familjen.

Kjo ishte historia e trishtuar e këtij të burgosuri, i quajtur politik, që ishte bashkë me ne në këtë burg ferri. Por për ne ishte një lehtësim, sepse ai ishte shumë i zoti në të kënduar. Por vetëm se kur qëllonte të afrohej një roje, dhe shenjat tona ia bënin të qartë, duhej që menjëherë ta transformonte një arie të Puçinit në “Bandiera rossa trionferà”, nëse nuk donim të pësonim të këqija të tjera.

KUSH E NDËRTOI
AEROPORTIN E RINASIT?

Gjaku dhe vuajtja e të burgosurve politikë
ne themelin e “Veprave të mëdha”

“Po ne ç’mund të bëjmë?” – thotë Solzhenicini…
Një ditë, pasardhësit tanë do t’i quajnë të pazot brezat tanë. Në fillim i lejuam të na mashtrojnë edhe të na masakrojnë e pastaj i rrethuam me përkujdesje, të shtyjnë pleqërinë e tyre. Mirë pra, le të bëhemi shpirtgjerë, s’do t’i pushkatojmë e s’do t’i torturojmë, asgjë nga ato që na kanë bërë dhe nuk kanë ndërmend të na bëjnë, atëherë të heshtim.
Është folur shumë dhe shkruar për uljen e avionit amerikan në Rinas në vitin 1957, ku punonin të burgosurit politikë. Madje është arritur deri atje sa në një revistë të asaj kohe të Ministrisë së Brendshme, “Në shërbim të popullit”, ulja e detyruar e avionit të quhej si një akt heroik i aviacionit tonë, që arriti të interceptonte armikun sapo hyri në hapësirën tonë ajrore, si po pretendon edhe sot zoti K.

***
Kishin kaluar 37 vjet, kur për herë të dytë po shkelja në aeroportin e Rinasit, jo më si i burgosur, por si udhëtar, prej nga do të merrja rrugën për në SHBA, për të gjetur varrin e babait, që kishte vdekur në Bensalem të Filadelfias. Rrethanat e një realiteti që kapërcen çdo fantazi, sollën që nëpërmjet një krushqie të njihesha me njeriun që jetonte ende dhe e dinte se ku ndodhej varri i tim ati. Hyra në ndërtesën e stacionit (terminalit, siç e quajnë sot) dhe menjëherë m’u ringjallën kujtimet e atyre viteve, kur së bashku me një grup prej 4 vetash, të burgosur, që bënim pjesë në brigadën e parë, brigadën e betonit, kishim ngritur këtë ndërtesë. Mbasi kalova derën e jashtme të stacionit, fillova të hedh hapat mbi pllakat e mëdha të betonuara. Një hapësirë pa fund, deri në malet e Krujës shtrihej para meje. Po orvatesha të gjeja në anën tjetër të pistës kryesore, aty ku ngrihen dhe ulen aeroplanët, vendin se ku kishte qenë dikur kampi me baraka i të burgosurve, ku jetova dhe punova për 3 vjet radhazi. Por asnjë gjurmë nuk kishte mbetur. Aty duhet të ishte të paktën një lapidar ose një pllakë përkujtimore për skllevërit e të burgosurit që lanë rininë, mundin, gjakun, ndonjë dhe jetën për ndërtimin e aeroportit të Rinasit. Po shtrëngohem t’i kthehem edhe një herë së kaluarës, duke marrë shkas nga inaugurimi që u bë këto ditë për terminalin e ri, ku një tufë personalitetesh, si nga e djathta dhe e majta, të kollarisur me kostume të murrëtyer e të rrembëzuar me viza të bardha, ngazëlleheshin me gota uiski mbi pllakat e betonta, të ndërtuara dikur nga të burgosurit. Çfarë kontrasti i kobshëm, po t’i krahasonim këta zotërinj me ata skllevër të rraskapitur, të uritur dhe të rreckosur, që punuan me vite për ndërtimin e këtij aeroporti! Në fjalën e inaugurimit, një zëdhënës i Ministrisë së Transportit, filloi të lavdërojë Bashkimin Sovjetik, që kishte projektuar këtë vepër dhe më pas hyjnizoi Kinën e Mao Tse Dunit, që kishte mirëmbajtur këtë aeroport. Por, çuditërisht, asnjë fjalë për të burgosurit që e ndërtuan këtë aeroport. Pse vallë po ravijëzohen kaq shumë miqësitë e vjetra vëllazërore enveriste me miqtë e dikurshëm? Pse vallë të jenë kaq të thella reminishencat komuniste që po manifestohen sot nga një zëdhënës i ministrisë së një shteti demokratik, deklarata e të cilit më ngjan me ëndrrat e këqija që më shfaqen herë pas here, megjithëse kanë kaluar shumë vite? Por, mjerisht, ky nuk është rasti i vetëm, ku kërkohet që të mohohet dhe të harrohet e kaluara.
Në një gazetë të përditshme shkruhej: “Aeroporti është ndërtuar nga ushtria në vitin 1956 me ndihmën e sovjetikëve”. Ja, prapë një shpifje, pse jo dhe e qëllimshme.
“Një popull që harron të kaluarën, nuk ka të ardhme”.

Historia e vërtetë e Rinasit

Punimet në aeroportin e Rinasit kanë filluar rreth viteve 1952 – 1953 me shpyllëzimin, kurse betonimi nga viti 1955, mbasi kishte mbaruar aerodromi i Urës Vajgurore në Kuçovë, po me të burgosur. Në Rinas kam filluar punë më 1957. Isha vetëm 22 vjeç. Çdo pllakë betoni (në formë 6-këndëshe) e pistës kryesore dhe ato katrore të rrugëve kryesore dhe vendqëndrimeve, duke përfshirë dhe terminalin e vjetër. Ish – kampet e nazizmit ruhen si simbole, kurse kampet dhe burgjet e komunizmit nuk kanë simbolet e tyre. Prandaj, pikërisht aty në aeroportin e Rinasit, ku mijëra udhëtarë kalojnë përditë, duke shkelur mbi ato pllaka betoni, duhej të ishte një lapidar si ai i Termopileve, ku të shkruhej: “O ju udhëtarë, kur ecni mbi këto pllaka, mos harroni se kjo vepër e madhe është bërë nga të burgosurit politikë, në kohën e diktaturës komuniste!”. Betoni sot përgatitet me betoniera moderne, që kanë zëvendësuar punën e lodhshme të njeriut.
Kurse në atë kohë, betonin e të gjithë atij aeroporti e përgatitnin me krahë, lopata, karroca, duke e përzier zhavorrin, çimenton me ujin, ku kullonte shpesh herë djersa, ndonjë herë dhe gjaku që rridhte nga duart tona, të bëra plagë nga lopatat. Thasët e çimentos i mbartnim në kurriz. Policët e punës, që kishin humbur çdo ngjashmëri njerëzore, të indoktrinuar nga teoria e luftës së klasave, na detyronin të përgatitnim betonin, duke pretenduar që djersa e trupit të dukej medoemos mbi peliçet tona (që bota i quante “jorganët” e Stalinit), megjithëse ishte dimër, përndryshe na prisnin hekurat dhe 10 deri në 30 ditë birucë, ku për shtresë kishim vetëm beton (mbasi ky lloj materiali ndodhej me bollëk në Rinas). Një ish – i internuar në kampin nazist të internimit, në Mat’hauzen, që ishte dhe ai me ne, thoshte: “Ky kamp është më i tmerrshëm se Mat’hauzeni”. Po ashtu, regjimi brenda në kamp ishte shumë i rëndë. Reprezaljet ishin të shpeshta, një bisedë e bërë me zë të lartë ishte e dënueshme, deri në izolim në qeli, veçanërisht për ata që shiheshin me sy të keq nga komanda. Lufta e klasave (biografive) vazhdonte edhe më e egër brenda në burg. Dyert e barakave ku shkonin njerëzit për t’u çlodhur mbas punës rraskapitëse gjatë ditës, u hapeshin vetëm pas orës 20:00, kështu që shumë të moshuar prisnin me batanije në kurriz, duke u dridhur nga të ftohtit përjashta, deri sa të hapej dera. Një pjesë e tyre kishin kaluar të gjashtëdhjetë vjetët. E si mund të harrohen të gjitha këto? Komandant kampi ishte Beqir Baja. Në kampin e Rinasit kanë punuar edhe: Jusuf Vrioni, Zafer Vila, Skënder Shkupi, doktor Hysenbegasi dhe shumë intelektualë të tjerë.

Aerodromi i Kuçovës

Një ditë, një miku im i vjetër i burgjeve, më erdhi në shtëpi për të më takuar. Me vete kishte sjellë një gazetë ku shkruhej: “Përurohet aerodromi turko – italian i Kuçovës”. Nën okielon e atij artikulli, ku flitej për historikun, thuhej: “Bazën ajrore e ndërtuan italianët, menjëherë pas pushtimit, në 1939-n.” Pastaj artikulli vazhdonte: “Më 15 maj 1955, në këtë bazë erdhën avionët e parë “MIG 15” dhe nga viti në vit ajo pajisej me avionë “MIG 17”, “MIG CAPUT” dhe “AK 18”, që ishin avionë reaktivë modernë të kohës”. Por nuk thuhet asnjë fjalë se si u shndërrua një aerodrom i vitit 1939 prej asfalti në një pistë moderne prej betoni. Shoku im, Lavdosh Beqo, shumë i revoltuar dhe i indinjuar, filloi të më tregonte si më poshtë: “Në Kuçovë, në Urën Vajgurore, në vitin 1953, u vendos kampi me të burgosur, për ndërtimin e aerodromit ushtarak, i mbështetur financiarisht dhe i mbikëqyrur nga sovjetikët. Komandant kampi ishte Beqir Liço, komisar Xhorxhi Keko, operativ Jorgo Qorri. Në kamp ishin rreth një mijë të burgosur që i kishin sjellë nga kampi i tmerrshëm i Maliqit dhe nga burgu i Burrelit, të cilët dilnin për herë të parë në punë. Ndër të burgosurit kishte shumë figura të shquara, si: Pader Mushkalla, Gjon Shllaku, përkthyesi i letërsisë antike greke, gazetarët Koço Semini, Rexh Meta e të tjerë, që kishin studiuar në universitetet e Amerikës dhe Europës. I gjithë projekti sovjetik u zbatua nga inxhinieri italian i burgosur, Papaleo dhe Hasan Zama, që vazhdoi më vonë në Rinas. Kushtet e punës ishin çnjerëzore, ku ka pasur dhe viktima si në punë dhe nga përpjekjet për arratisje”. Kështu e përfundoi ofshamën e tij të dhimbshme miku im i vjetër që kishte punuar aty. E si mund të harrohen të gjitha këto? Apo një keqdashje e qëllimshme kërkon t’i heqë memorien popullit dhe historisë? Qytetërimet që kanë nderuar si heronjtë fitimtarë, ashtu dhe të mundurit e tyre me dinjitet, kanë mbijetuar. Sepse kanë respektuar, në radhë të parë, njeriun dhe historinë.

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Z. Zholi, Gezim Cela, ne Spac, tenori italian

Masakra e Biohorit në Natën e Bozhiqëve të 43-tës (II)

January 31, 2015 by dgreca

Vuajtjet e popullit në viset veriore të trojeve Shqipatare janë përshkallëzuar sidomos në periudhën nga 5 janari deri më 7 shkurt të vitit 1943 kur është kryer gjenocid i pa parë kundër popullsisë së besimit islam të këtyre trevave. Sipas dëshmive të dokumentuara në këtë periudhë janë masakruar rreth 9200 njerëz. Popullsia e kësaj treve është persekutuar pa dallim gjuhe, përkatësie kombëtare (shqiptarë apo boshnjakë). Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore – luftë e cila për çetnikët kishte edhe karakter “kryqëzate”./
Nga Ismet Azizi/
Gjenocidi serbomadh mori formë të organizuar shtetërore qysh në vitin 1844, me programin “Naçertanija” të Ilia Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Principatës së Serbisë, për të vazhduar me projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, më 1908. Pas reformës agrare, vazhdohet me programin kolonizimit i cili paraqitet në parlament në Beograd në formë memorandumi me titull “Shpërngulja e Arnautëve”, më 7 mars 1937, nga Vaso Çubrilloviç, ku tregoheshin mënyrat çnjerëzore që duhej të përdorte shteti serb për zhdukjen e shqiptarëve. Elaborati i titulluar “Projekt-raport për Shqipërinë”, i cili u promovua nga nobelisti i mëvonshëm Ivo Andriq, më 30 janar 1939, paraqet planet për zhdukjen e shqiptarëve dhe shtetit shqiptar. Ndërsa projekti i Stefan Moleviçit, i 30 qershorit i viti 1941, parasheh fshirjen e Shqipërisë nga harta ballkanike dhe zhdukjen totale të shqiptarëve, program të cilin u mundua ta realizoj edhe Drazha Mihailloviq gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos në viset veriore të trojeve Shqiptare.
Historiografia shqiptare në dy dekadat e fundit ka bërë përpjekje të dukshme për zbardhjen e ngjarjeve dhe zhvillimeve politiko-ushtarake në trevat etnike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë qëllim janë organizuar me dhjetëra simpoziume shkencore në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj, në të cilat janë ofruar fakte dhe dëshmi të pakontestueshme për krimin dhe gjenocidin ndaj popullsisë civile shqiptare nga ana e forcave të ndryshme pushtuese çetnike e komuniste.
Krimet çetnike-komuniste janë kryer në vijimësi, sa herë që u është dhënë mundësia, e që për fat të keq deri më sot kanë ngelur në errësirë.

Të dhënat burimore flasin qartë se forcat serbo-malazeze çetnike të përkrahura me logjistikë dhe me armë nga ushtria italiane, shkatërruan përtokë 82 fshatra në Krahinën e Bihorit në Sanxhak, më 5 – 6 janar të vitit 1943. Këto forca çetnike serbo-malazeze i ka udhëhequr nga krimineli i njohur Pavle Gjurishiq. Siç bëjnë të ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditëve janë vrarë, therur, dhe masakruar në forma të daytime, mbi 4 628 banorë shqiptarë. Qindra të tjerë janë zënë rob (shumica gra e vajza të reja) kurse mbi 15.000 janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre për t’u vendosur në vende më të sigurta. Krahina e Bihorit ishte zonë neutrale midis vijës së demarkacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila mbikëqyrej nga autoritetet civile e ushtarake italiane.
Bihori i Sanxhakut ishte lënë zonë e demarkacionit midis zonës së interesit gjerman (Serbisë së regjimit të Nediqit), zonës italiane (Mbretërisë së Malit të Zi) dhe “Shqipërisë së Madhe” nën kurorën mbretërore të Italisë. Mirëpo, mbi këtë teritor kishte vu dorë Mali i Zi, me përkrahje të plotë nga ushtria fashiste italiane.
Popullsia e zonës neutrale konsideronte se për gjendjen e krijuar dhe për masakrën e Bihorit janë fajtore autoritet shqiptare sikur edhe autoritetet ushtarake italiane të Malit të Zi, për moskujdesje ndaj sajë. Sipas tyre, zona neutrale e cila nuk i takonte askujt, ishte mundësi e mirë që sersbomalazezët të realizojnë qëllimin e tyre të pastrimit etnik të kësaj treve. Qeveria shqiptare nuk kishte marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e saj. Popullata e akuzoi qeverinë sepse nuk ishte në gjendje as që ta armatoste popullin që të vetorganizohej në mbrojtjen jetës së tyre, edhe pse një gjë e tillë iu ishte premature. Madje, popullit as që iu bë me dije që të gjindej apo të vetorganizohej në këtë situatë të rëndë.
Pasi që për masakrën e Bihorit ishte dëgjuar gjithandej, qeveria e Tiranës formoi një komision i cili do ta analizonte gjendjen e krijuar në këtë trevë dhe ta njoftojnte qeverinë për masakrën e shkaktuar ndaj popullatës së Bihorit dhe pasojat e saja.
Qeveria Libohova e Mbretërisë Shqiptare e dërgoi në Bihor një komision shtetëror në krye me Nënministrin e Tokave të Lirueme, juristin Qazim Bllaca. Në komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrierë politike në këtë ministri, dhe tre ushtarakë të lartë italianë dhe një numër i parisë shqiptare të Dukagjinit me Demë Ali Pozharin, Emrush Miftrain, Bajram Gashin dhe disa të tjerë. Komisionin e shoqëroi një delegacion i Sanxhakut në krye me patriotin e zjarrtë shqiptar Mulla Osmanin e Petnicës .
Nga të dhënat që mblodhi ky komision, në Masakra e Bihorit nga serbo-Maliseet kishin vrarë 590 burra, 185 të therur, 119 të grirë; gra – 340 të vrara, 285 të thera, 266 të grira; fëmijë – 701 të therur, 705 të djegur, 447 të grirë. Të plagosur: burra – 359, gra – 275. Diku rreth 250 gra të reja e vajza janë deportuar në kampet çetniko-drazhiste për t’u dhunuar seksulaisht nga ushtarët serbo-malazez. Asnjë nuk shpëtoi nga thika për të dëshmuar krimin shtazarak. Ua humbën edhe varret. Pra, numri përgjithshëm i viktimave është 4 628.
Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në fondin arkivor të viti 1943 (janar – korrik), gjendet dosja nr. 5, me 57 fletë, ekzistojnë disa dokumente origjinale dërguara kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë Ekrem Bej Libohovës nga ana e Komisionit të zgjedhur enkas për ta konstatuar gjendjen faktike, të cilat në mënyrë të pakontestueshme dëshmohet krimi dhe gjenocidi serbo-malazias mbi banorët shqiptar të kësaj zone. Dokumentet në fjalë po vazhdojmë t‘i paraqesim në formë origjinale.

Dokumenti i II-të
“Tiranë, me 30 Kallnuer, 1943-XXI, Shkëlqesisë Ekrem bej Libohova, Kryetar i Këshillit të Ministrave
Shkëlqesi
Në vijim të kthjellimeve që patëm nderin të Ju apim mbi ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Bihor, në krahinat e Senicës e të Bjelopolës, sikurse na porositët, po paraqitim së bashku me këtë shkresë, nji relacion mbi ato mizorina, i forcuem me dhjetë copë dokumenta provuese. Shkëlqesia e Juaj e din vehtë se ç’masa duhet marrë për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve – gadi 10.000 shpirt – që janë tue vuejtun keqas, si edhe mbi çka duhet bamë qi ata mizorina mos të përsëriten dhe populli mund të shkojë në vend të vet. Edhe mbi atë pikë simbas porosisë së Juaj, e kemi dhënë mendimin tonë këshillues. Tue qenë të sigurt se Qeverija Mbretnore do t’a merrë parasysh këtë çështje me rëndësin e me ngutësin që meriton, mbeteni me shumë nderime.
N’emër të muhaxhirëve të Bihorit
P.S.
I lutemi së ndershmes Kryesi t’ia përcjellë sa më parë Kryqit të Kuq Shqiptar dokumentat origjinale, mbasi atij instituti i janë drejtue.

Promemoria mbi ngjarjet e tmerrshme në zonën e Bihorit

( Në vazhdim po japim nga pika 4 e dokumentit të Dytë në formë origjinale. I . A)

4. – Bilansi i ditëve tragjike të Bihorit, shkurtimisht, asht ky: Shtëpija të djegura 1763, burra të vramë 590; të therun 185, gra të vramë 340; gra të theruna 285, fëmijë të therun 701; të djegun 705, të grimë prej të ftohtit: fëmijë 447, gra 266, burra 119, të vdekur nga urija, të plagosur: burra 359, gra 275, të marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mbas hetimeve të bamë me shpejti, del se të vdekurit janë 3741 dhe të plagosunit 634. Sa për 251 shpirt qi mungojnë, shumica e madhe e të cilave asht gra e vajza, këto do të jenë marrë rob qi t’u shërbejnë çetnikëve qi t’a plotësojnë veprën e tyne të turpshme e shnjerzore. I takon botës së qytetnueme t’i peshojë e t’i gjykojë këto mizorina. Mallkimi i Zotit le të bien pa mëshirë mbi ata q’i mendojnë e i kryejnë; dënimi i Drejtësis njerëzore le t’i ndëshkojë shkaktarët e kësaj kërdie qi janë tregue bisha të pashpirt.
5.- Shkaktar kryesuer i këtyre mizorinave mund të quhet Vojvoda Pavle Gjurishiq, shokët e çetat e tij. Ay paturpësisht pretendon se i asht shtrue autoriteteve ushtarake italiane të Maltzi dhe se bashkëpunon me to. Vepra kriminale e kryeme kundër Shqiptarëve të pafajshëm e të pamprojtun të Bihorit e provon plotësisht se Gjurishiqi dhe çetnikët e tij janë anmiq të betuam të fisit shqiptar. Janë gjithashtu anmiq të papajtueshëm t’Italisë: e treguen përpara dhe do t’a provojnë rishtas në ma të parin rast të volitshëm. Qi Pavle Gjurishiqi e organizoi planin e masakrit në Bihor dhe ndofta e zbatoi në vend, nuk duhet të ketë dyshim. Dëshminat e atyne q’i banë çetnikët në veprim e sipër; shenjat qi ata lanë në lamën e kërdisë s’provojnë mjaftësisht fajin e tij. Por, veç këtyne provave asht fakti se nuk mund të merret me mend qi, ndër ato vise, mund të veprojë nji çetë e madhe 4- 5 mijë vetësh pa dijen e pa lejen e tij. Në nji proklamatë të shpallun e të nënshkrueme prej tij, mbas masakrit, ay thotë tekstualisht: “Tragjedija e katundit Burgjeve ka sjellë dëshpërimin e popullit t’onë në kulm dhe ky ka eksplodue. Populli vetë asht çue me marrë gjakun dhe njëkohësisht me u mbrojtë. Kanë ndodhun tmere të pa mbajtura në mend deri më sot, qi ka qenë e pamundur me i ndalue. Komanda e çetnikëve dhe kryetarët e njësive të mija s’janë pjesëmarrës në këtë…” Qi ay gënjen pa turp, duket faqas, sepse çetnikët me uniforma e me të gjitha shenjat dalluese të tyne: ata e kryen kërdinë e jo katundarët malazias. Kjo gja asht evidente, e dukshme qartësisht, e pamohueme.
6.- Pavle Gjurishiqi flet, në Proklamatën e tij, për “tragjedinë e katundit Burgjeve” dhe, me këtë, don të thotë se faji asht i popullsis shqiptare, e cila i ka dhanë shkak munxynes së Bihorit. Kjo asht nji renë qi e akuzon dhe nuk e shfajëson. Ja si qëndron puna: Gadi dy muej ma para, malizas të katundit Burgjeve qi nuk shkojnë me Shqyptarët, mbassi shumë ndër “ta” e kanë zanat grabitjen dhe janë çetnikë, e atakuan katundin shqiptar Bular, rëmbyen 40 krenë lopë, 250 berra dhe vranë dy bari. Dy javë ma vonë, Shqiptarët e vendit, tue drojtun dhe kërcnime të tjera, u mbështjellën dhe shkuen në katundin Burgjeve, ku kishin mësue se gjindet nji pjesë e baktive të grabitun. Atje u pritën me pushkë prej çetnikëve dhe kështu u ndes nji luftë midis tyne. Përfundimi asht se u vranë disa nga të dy palët, u dogjën 5-6 shtëpi, por nuk u damtue as nji njeri qi nuk mori pjesë në luftim, as nji grue nuk u vra, as nji fëmijë nuk u plagos. Asht marri e thjeshtë të gjykohet se me ngjarjen e Burgjeve, të shkaktuese prej malaziasve, popullsia shqiptare ka provokue ahmarrjen e Bihorit. Kryeparë vihet re se katundi shqiptar Bulari, qi u ba shkak për ngjarjen e Burgjeve, as nuk gjindet midis atyne 82 katundeve që janë shkatrre prej çetnikëve.
7.- Asht jasht menç të thuhet se ndofta Shqiptarët e kanë shkaktue vet ngjarjen e Bihorit. Kryeepara ata mezi presin realizimin e idealit të tyne qi asht bashkimi me Mbretnin shqiptare. Ata e kanë kuptua mirëfilli se çdo ngatresë e trazirë në vend, shkon për dam të tyne. Ata vullnetarisht janë ba mbrojtës të qetësisë e kanë luftue kundër kryengritësve qi kërcnonin rendin e ri të vendosun n’at zonë. Ata u kanë dalë zot ushtarëve dhe karabinierëve italianë, kur këta janë ndodhur ngushtë si në ngjarjen e Beranës ku ishin rrethue nga çetnikët dhe u shliruen nga Shqiptarët -, jo për tjatër, por për njerzi e për mirënjohje kundrejt atyne ushtarëve qi kanë ardhur si shlirues të tokave shqiptare të Malitzi. Asht ky provokimi ma i randë për të cilin i fajson Pavle Gjurishiqi, sikundër del faqas nga Proklamata e tij q’u përmend ma nalt. Por, sigurisht “provokimi” asht vetëm nji fjalë për ta mbulue të vërtetën. Realiteti asht se Pavle Gjurishiqi me shokë, kundrejt Shqiptarëve nuk ban[ tjatër veç se me e zbatue planin ma të gjanë të Drazha Mihajloviqit. Baterdija e tmerrshme e Bihorit mund të thuhet se asht zbatimi i pikës së parë të Planit të kurdisun nga Mihajlloviqi, dhe të shpallun ca kohë ma parë prej Shtypit shqiptar, ku shfaqet qartas vendimi me e shfarosun popullin shqiptar t’atine krahinave.
8.- Të mjeruemit e tragjedis së Bihorit, ndër krahinat e Senicës e të Bjelopoles, nuk janë vetëm ata q’u shënuan ma nalt, në pikën 4. Janë edhe t’ikunit nga tmeri. Këta mbath e vdath kanë lanë plangun e shtëpinë dhe kanë marrë rrugën e malit dhe shumica e tyne kanë dalë përkëtej kufinit. Nji pjesë tjatër e madhe gjindet në Qendrën e Bjelopoles. Të parët janë 6- 7 shpirt, shumica në Pejë. Ata të Bjelopoles janë 4-5 shpirt. Të gjithë gjinden mos ma keq. Të plagosunit e të sëmundit janë në rezik të madh. Sëmundje të rënda dhe të rrezikshme, edhe për popullsinë e vendit, mund të shfaqen në mes të tyne. Të gjithë kanë nevojë për ndihmë të shpejtë dhe të dobishme. I takon Qeverisë mbretërore t’i vendojë e t’i zbatojë me ngutësi masat që do t’i duken ma të përshtatshme. Masat e shpejta dhe ma të nevojshme munden me u radhitë në këtë mënyrë: a) Organizimi i ndihmës, zyrtare e kombëtare, për muhazhirët të mjeruemit: strehim, veshje dhe ushqim; b) Dërgim i shpejtë mjekësh dhe barnash për të sëmundit; c) Organizimi i rikthimit të muhazhirëve nëpër vendet e tyne, pasi të vendoset atje qetësija dhe sigurija; d) Përkrahje materiale që të mundin ata t’a rifillojnë sa më parë punimin e tokës.

Filed Under: Histori Tagged With: e Bozhiqëve të 43-tës (II), Ismet hazizi, Masakra e Biohorit, në Natën

ILIRÉT – ARBÉRIT – ALBANÉT

January 31, 2015 by dgreca

Nga Harallamb Kota-Studiues/
Sipas burimeve historike dhe arkeologjike, konioni më i rëndësishëm i Ilirisë, ishte Parthania e cila pëfshinte teritoret e ultësirave nga lumi Vjosa deri në lumin Mat dhe teritoret malore deri në liqenet Lynkeste bashkë me Kosturin. Kryeqëndra e Parthanisë ishte qyteti Partha (Berati ). Brënda këtij konioni lulëzoi qyteti mitik Brysaka i ndodhur rrëzë malit të Vilës dhe grukrjedhjes së lumit Erzen, e cila ishte selia e mbretit Ilir Glaukia. Partha ruajti brënda mbretërisë Ilire vetqeverisjen e qytetit duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e jetës ekonomiko-kulturore të zonave përreth saj.
Në vitin 168 pk, si rezultat i inkursioneve pushtuse të “Perandorisë Romake”, u shëmb mbretëria 300 vjeçare Ilire dhe gjithë Ballkani u pushtua nga romakët. Thrakët dhe Dakët, popuj pellazg të ngjashëm me ilirët u romanizuan dhe u quajtën romenj. Ilirët nuk u romanizuan, por ruajtën identitetin, kulturën dhe traditat e trashëguara brez pas brezi, në vijëmësinë e paraardhësve të tyre pallazgë. Ushtritë romake rrafshuan kështjella dhe vendbanime të panumërta të Ilirisë. Partha i shpëtoi shkatërimeve duke ruajtur të gjallë në themelet e kështjellës mitike, historinë e saj mijëravjeçare dhe gjurmët e vazhdimësisë të ilirëve nga pellazgët. Roma i ndau vendbanimet e ilirëve në tre provica: Epiri i Ri, Maqedonia dhe Iliriku. Në Provincën Ilire “Epir i Ri”, krahinën e kufizuar nga lumenjtë Erzen dhe Mat, bashkë me prapatokën deri me liqenet Lynkeste, administrata romake e quajti Albanoi.
Në shek.II mk, gjeografi aleksandrin Ptolemeu, njofton praninë e një fisi ilir me emërin Arbër në hapësirën midis Durrësit e Ohrit. Në fakt edhe pas këtij shekulli burimet vazhdojnë të përdorin termat Ilirë apo Iliri, për të treguar vendin dhe popullsinë e rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Burimet e antikitetit të vonë e mesjetës së hershme shek.V-VI, ku përfshihet edhe Prokopi i Qezaresë, shënojnë se kufiri mes Ilirisë dhe Greqisë ndodhej paksa në veri të Selanikut. Ky përcaktim është bërë edhe pas përmbysjeve etnike të shkaktuara me dyndjet sllave në shek. VI-VII, ku burimet flasin për ilir dhe Iliri deri në “farë ilire” apo “popull ilir”. Po ti referohemi Porfyrogjenetit, thotë Prof. P.Xhufi, ai ndikohet mjaft nga terminologjia administrative e kohës së tij dhe hapësirat e banuara nga iliro- arbënorët i përcakton jo mbi baza etnike por mbi baza teritoriale. Në këtë kuptim, ai me termin “Durrës” nënkupton temën bizantine me të njënjtën emër krijuar në shek.IX e cila ka vazhduar deri në shek XII dhe përfshinte tokat prej Tivari në Himarë. Në përputhje me emërin e Temës së Durrësit edhe banorët thirreshin durrsakë edhe strategu quhej “strateg i Durrësit” edhe malet quheshin “malet e Durrësit” etj. Mjaft historianë të huaj si Straboromani, Eustathi, Pahimeri, Skutarioti, e Kritobuli, duke filluar nga shek. XI deri në shek. XV, kanë përdorur vazhdimisht në burimet e tyre termin antik Ilir dhe Iliri krahas termit mesjetar Arbër dhe Arbëri (latinisht alban dhe albani), duke na bërë me dije barazvlershmërinë e tyre. Në një dokument të fillimit të shek. XV me autor S.Lambros thuhet: “Shqiptarët janë farë ilire”. Duke vënë në dukje lidhjen që ekziston midis etnikonit alvanoi të Ptolemeut në shek.II m.k. dhe alvanoi të Attaliatit e të autorëve të tjerë bizantinë pas shek. XI, historiani dhe albanologu i shquar G.Han hedh hipotezën origjinale mbi origjinën e emërit. Sipas tij, etnikoni Alvanoi i kohës romake e bizantine, s’është gjë tjetër veçse përkthimi i emërit të fisit ilir të Parthenëve, përmëndur disa herë nga autorët antikë, bashkë me kryeqëndrën e tyre Parthon ( Partha = Berati). Sipas G.Han, autorët antikë e lokalizojnë Parthaninë, pikërisht në po atë rajon të Shqipërisë Qëndrore, ku vendosen edhe Arbërit ( Albanët ). Han e shpjegon etimologjinë e fjalës partha me fjalën shqipe bardha. Duke hedhur idenë e kalkut bardh-parth-album ( latinisht album= male me dëborë = alpet ) dhe albanoi, ai lë të kuptohet që albanët janë pjesë e fisit ilir të parthinëve dhe banojnë në vëndet midis lumenjve Erzen dhe Mat, të cilat ndodhen brënda teritorit të Parthanisë.
Autorë të ndryshëm, e kanë vendosur Arbërin në viset midis Ohrit –Dibrës dhe Durrësit. Por duhet kuptuar që nga njëra kohë në tjetrën, nga njëri dokument në tjetrin nga njëri autor në tjetrin, kufijtë e Arbërit rezultojnë më të gjërë apo më të ngushtë.
Sigurisht emrat Arbërit dhe Arbëria përfaqësojnë dy masa të ndryshme. Për ta qartësuar kuptimin e termit “dy masa të ndryshme” shpjegojmë: Arbëri është teritori i përcaktuar në Shqipërisë Qëndrore, ndërsa Arbëria përfshin teritore më të gjëra, përfshin të gjitha vëndet ku banojnë shqiptarët. Termi arbërit ose albanoi në burimet bizantine përdoret gjithmonë për të shënuar banorët e Arbërit, ndërsa termi tjetër arbëresh ose albanitai, i prejardhur pikërisht nga Arbëria ose Albania, u përdor për të treguar shqipëtarët që jetojnë përgjithësisht brënda Arbërisë. Jo rastësisht autorët bizantinë, kur i reshtojnë shqiptarët krahas kombeve të tjera, përdorin termin arbëreshët dhe termin “kombi arbëreshëve”, duke i dhënë vlerën e një etnonimi të mirëfilltë, atribuar banorëve të mbarë trevave shqiptare. Shfaqja nga burime bizantine e emërit Arbëria ( Albania ), në treva të tjera të shtrira nga gryka e Kotorrit në gjirin e Ambrakisë, hedh poshtë përcaktimin dashakeqës, që “atdheu i parë” i shqiptarëve përkon vetëm me trungun qëndror të Shqipërisë së sotme. Referuar dokumentave historike të autorëve bizantinë dhe realitetit të vendbanimeve të shqiptarëve, mund të besojmë që terminologjia e përdorur në përcaktimet Arbër ose Alban dhe teritor i Arbërit (trungu qëndror i Shqipërisë së sotme, krahas terminologjisë arbëresh ose albanitai dhe teritor i Arbërisë i vendos ata nga Kotori në gjirin e Ambrakisë. Bëhet pyetja: A janë përfshirë të gjitha teritoret e banuara nga shqiptarët në dokumentat e kohës bizantine. Disa studiues të huaj hedhin teza mohuse për shqiptarët duke thënë që emrat Ilir dhe Arbëresh (Albannenses), janë emëra eksogjenë, të pëdorur nga të huajt e jo nga vetë vendasit, duke cilësuar banorët e saj’ që njihet me emërin Shqipëri. Këto teza, shtrohen për të kundërshtuar tëzën e pranuar nga shumë shkencëtar historianë dhe gjuhëtarë, të cilët kanë pranuar tashmë prejardhjen e ilirëve nga pelazgët dhe të arbërit nga këta të fundit.
Pas këtij deduksioni shkencor, lind pyetja. Po shqiptarët kur u shfaqën?. Janë ata arbërit e kohës mesjetare bizantine e osmane ?. Fillimet e emërit shqiptar i gjejmë që në shek.XIV, kur ky përcaktor shënon emërin e një qytetari nga Drishti. Në shekullin e XVI, kur dëshmitë e para të letërsisë në gjuhën shqipe filluan të shfaqen, mësohet se banorët e këtij vëndi e quanin veten e tyre shqiptar dhe vëndin e tyre Shqipëri. Edhe në kohët e sotme, termat shqiptar dhe Shqipëri janë përcatorët etnik që shqiptarët përdorin për veten e tyre, ndërsa diaspora shqiptare identifikohet me termin arbëresh ( albanese, arvanit, arbanas, arnaut). Prezantimi i diasporës shqiptare jo me termin etnik “shqiptar”, por me termin “arbëresh”, “albanes”, “arvanitas” apo “arnaut”, ndodh edhe sot dhe kjo lidhet me faktin, se kështu na njohin të huajt. Ky përcaktim është i lidhur me probleme gjuhësore, pasi emëri është një, por në gjuhë të ndryshme paraqitet në forma të ndryshme.
Kjo dukuri hedh dritë në argumentin e barazvlefshmërisë të emërave arbër, arbëresh, alban, shqiptar dhe Arbëri, Albani, Shqipëri.

Filed Under: Histori Tagged With: - ALBANÉT, Harallamb Kota, ILIRÉT - ARBÉRIT

JANAR 1945 FILLOI GJENOCIDI KOMUNIST KUNDER KLERIT KATOLIK SHQIPTAR

January 30, 2015 by dgreca

At Gegë LUMAJ (1904 – 1990)/
Nga Fritz RADOVANI/
70 Vjet…/
Eleminimi i forcave politike Atdhetare dhe ndihmesa e madhe e Aleatëve me sterlina, ushqime, armatime dhe veshmbathje e partizanëve “çlirimtarë e vëllezër” shqiptarë e jugosllavë, bijë të Stalinit, të diktatorit ma të madh të të gjithë shekujve, hapë edhe fleten e re të një tragjedije të pashembullt në Historinë e Popullit Shqiptar.
I vetmi shtet në Europë Shqipnia e Gjergj Kastriotit, “harrohet” me dashje dhe lehet nën thundren e robnisë së shovenistëve sllavo komuniste të Titos, me një çoban anadollak të edukuem në parcelat e imoralitetit francez, por injorant, vrasës e katil: Enver Hoxha.
Nga 1943 Shqipnia e Jugut e zhytun në Luften civile vllavrasëse “Nacional – çlirimtare”, fatkeqsisht, kishte humbë nga tradhëtia e komunistëve inteligjencën Atdhetare që ishte formue në Europën Perëndimore, ku një besim i tepruem tek premtimet amerikane dhe anglo – franceze, e drejtuen até në shfarosjen e plotë dhe të pashpresa rilindje.
Zhvillimin e ngjarjeve në Veri, ku forcat gjermane ishin përqendrue per me u largue nga Shqipnia përfundimisht, e shpjegon saktë Atdhetari Kolë Mirakaj, në librin e vet historik “Vetvrasja e një Kombi”, ku, me dokumenta verteton deshtimin e përpjekjeve angleze me krijue po atë vllavrasje, me të cilën bashkë me komunista kishin shpartallue Jugun.
Mungesa e madhe e armatimeve, detyron Atdhetarët e Veriut me ju veshë shpellave.
Malësori i Veriut kishte shekuj që e njihte shovenizmin sllav! Ai e pranonte vdekjen dhe vetvrasjen shumë ma lehtë se robninë sllave dhe komunizmin bolshevik të Stalinit, apo veglave të tij Titos dhe Enver Hoxhës. Qendresa e Tyne kjoftë edhe me gjoks të çveshun per me pritë plumbat vrasës, ishte një vdekje e Tyne ma me nder, se robnia e anmikut që do ti merrte jeten por, edhe me turp. Këte e vertetoi edhe Historia 70 vjeçare e robnisë.
Ky Ideal i pathyeshem nder shekuj nder Malet tona, ku, “Atdheu dhe Feja” merreshin me qumështin e Nanës, dhe brumoseshin në ndergjegjen e Tyne me ujin e paster të një burimi të perbashkët, që ishte edukata Atdhetare e fetare e Klerit Katolik Shqiptar, që në të gjitha rrethanat e Tyne historike asht ngritë në mengjes, ka shperla fëtyren tek prroni, ka pijë filxhanin me qumeshtin e lopës, ka ngranë bukën me djathë e qepë nder sofrat rrumbullake, gatue nga stajanicat, dhe ka ra me fjetë në kashtë me grazhdin e bagëtive tek koka, por, kur natën kanë leh qentë se dikush ua ka prekë portaren, kanë rrokë armet dhe pa pikë frike të lidhun besa – besë, kanë derdhë edhe piken e fundit të gjakut per Lirinë e Atyne Trojeve që nder shekuj nuk njohën marre e tradhëti.
Prandej, Ky Kler Katolik Atdhetar Shqiptar, pengesa kryesore e pathyeshme e robnisë sllavo – komuniste, dhe ushqyes i gjakut Atdhetar nder Male, duhej shfarosë nga faqja e dheut, duhej fshi nga Historia, duhej tjetersue Gjuha e Tyne me të cilen i këndonte me “Lahuten e Malësis” Atdheut, duhej çarmatosë Shkolla e Tyne dhe shburrnue, me një ideologji sllavo – komuniste e marksiste nga eksperienca staliniste, duhej që të shkëputej me çdo kusht nga Vatikani dhe per rrjedhojë nga qytetnimi Europjan, duhej shpartallue Bujaria, Besa dhe Burrnia… Dhe, mbasi të shfarosej do të formohej “njeriu ynë i ri”!
Ky ishte piksynimi serbokomunist që me 29 nandor 1944, diten e robnisë së Shqipnisë nga Jugosllavia e Titos, kur në kompanjelin e Fretenëve të vitit 1913, së Shkodres së pushtueme rreth orës 6 në mengjes, vendosën Flamurin e Shqipnisë me “yllin e kuq”…
Robnia komuniste serbe e “druzhe” Titos, vuni thundren e saj edhe njëherë në Shkoder!
Por këte herë Esad Pasha i Ri, bashkë me Shkodren…shiti gjithë Shqipninë me Troje!
Në Janarin e viti 1945, nën kujdesin e specialistëve jugosllavë filloi edhe shfarosja!
Vrasjet e Malësorëve të Kullave Historike të Veriut, zhdukja e inteligjencës Atdhetare dhe arrestimet, torturat, burgosjet dhe vrasjet në masë të Klerit Katolik Shqiptar, hapin frontin e një Gjenocidi komunist të pashembulltë në Historinë e Popullit Shqiptar.
Në 15 Janarin e vitit 1945, arrestohet i Pari Klerik Katolik Shqiptar, Françeskani Atdhetar i Dukagjinit, Trimi i Pathyeshem At Gegë Lumaj O.F.M.(15 Tetor 1904 – 18 nandor 1990) Malësor me kulturë Perëndimore, teolog, letrar dhe piktor i Akademisë në Siena Itali.
Pak ditë mbas arrestimit At Gegës, në Kelmend forcat ushtarake shqiptarë e jugosllavë që kishin shkue me tradhëti nga rruga e Hotit, me vra Prekë Calin, vrasin 118 Burra të Malësisë, trupat e të cilëve i hudhin nder prroje e prroska dhe as sot, nuk publikohen ende Emnat e Tyne, edhe pse disa herë kam shkrue per këte veper terroriste.
Ato ditë atje arrestohet edhe At Dioniz Maka, një nga Klerikët ma të njohun në Male.
Me datën 26 Janar 1945, arrestohet Don Lazer Shantoja… Me datën 2 Shkurt 1945 vritet pa gjyq miku i Don Lazrit, që e kishte mbajtë në shtëpi Kol Nuri Sheldija, dhe po aty u arrestue edhe Don Ndre Zadeja. Në Shkoder arrestohet Famullitari i Shkodres Don Mikel Koliqi, At Jak Gardini, xhakoni Gjergj Vata dhe një grup i madh antikomunistësh.
Me 4 Shkurt 1945, në Traboin të Hotit, vrasin tradhëtisht At Leonard Tagaj, 35 vjeç.
At Gega dallohej si trim. Në gjyq asht në bankën e të akuzuemve me At Dionizin, At Jak Gardin S.J., xhakonin Gjergj Vata dhe Hajdar Ujka, Ymer Tahiri, Kol Vjerdha, Halit Kazazi, Preng Deda, Haki Aqifi, Adem Haxhi Zeka, Fadil Nuh Preza, Shaqir Jonuz Meta, Nush Barbullushi, Luigj Mikeli, Mark Kadeli, shumica nga fshatrat e rrethit të Shkodres. Per atë gjyq të montuem asht At Dioniz Maka i pari që më tregonte nga viti 1994, se gjyqi po zhvillohej i rrebtë mbasi mendohëj nga Sigurimi me hjedhë “thëmelët” e një “Partisë Demokristjane”, që as nuk i kishin ndigjue zanin se asht formue në Shqipni. Flitëj për vitët 1943-44. At Gega vazhdonte me mohue para gjyqit akuzat fallse në drejtim të tij. At Gardini, në krahun tjetër nuk pranonte se ka ardhë në Shqipni për qëllime spijunazhi ndërsa, At Dionizi, qëndronte në të tijën, se nuk asht marrë kurrë me politikë. Njëfarë Nuri Llazanit, agjent i Sigurimit komunist akuzon At Gegën, se, ky i kishte ndjekë me kalë kur ai ishte kenë me një grup partizanësh… At Gega mohon tue kërkue dëshmitarë tjerë që janë kenë me te, mbasi ishte i sigurt se ngjarja nuk asht e vërtetë, por asht trillim i Nuriut. Jo vetëm, që Nuriu ngulë kambë se asht ashtu si thotë ai, por edhe kërkon nga trupi gjykues që At Gega, me shokët e tij në bankën e të akuzuemëve, të marrin dënimin ma të randë. At Gega, aty për aty çohët në kambë dhe, i thotë pa frikë: “Po më vjen marre mue sësi nji turk Shkodrët akuzon në rrenë nji klerik katolik, pa kenë kurrgja e vërtetë!”. Fadil Kapisyzi, një tjetër agjent sigurimi që do të dëshmonte për At Dionizin, e zbutë “dëshminë” e tij, tue pasë frikë se edhe ai po merr një përgjegje si Nuriu, prej At Dionizit. Kjo thanje e At Gegës, më tregonte At Dionizi, u ba shkak që na me marrë dënime të lehta, mbasi fjala e At Gegës mori dheun.
Kur arrëstohet prap At Gega, në vitin 1967 me “Revolucionin Kultural”, prap akuzohët për “Partinë Demokristjane”. Ai deklaron në hetuesi dhe në gjyq: “U kam thanë edhe disa shokëve të mij që kanë mendue se nuk asht keq me pasë në Shqipni një Parti Demokristjane, mbasi mund të lidhemi me vendët e Evropës Perëndimore nëpërmjet të kësaj partie, duhët me pasë shumë kujdes dhe mos me e formue kurrë këtë parti, mbasi barra ka me i ra Klerit Katolik. Ka 20 e sa vjet që vazhdoni me akuzue Klerin pa kenë kurrkund partia, po, ba me pas kenë, shka paskeni dashtë me ba ndër né, ju kështu, edhe po na qitni fare!?” (Dosja 2291 Arkivi M.M.Tiranë).
Arrëstohet më 17 janar 1945, lirohët në mars 1962
Arrëstohet në vitin 1967 dhe lirohët në vitin 1977.
Ka vdekë në vitin 1990, i rrëthuem nga dashunija e pakufi e kushrinjëve të Tij, ndër malët e egra e shumë të dashtuna të Alpëve, në Planin e naltë të Dukagjinit, prej të cilit fshat piktoresk, At Gega trashigoi karakterin e fortë burrnor e trim të Tij.
27 vjetë burg, tortura, hetuesi dhe masakra mbi Trupin e Tij, nder kampe shfarosje…
Vetem, pse ishte Klerik Katolik Shqiptar Atdhetar… Prandej, edhe me Emnin e Tij, plot 70 vjetë perpara At Gegë Lumaj O.F.M., filloi i Pari Gjenocidin komunst në Shqipni!
Melbourne, Janar 2015.

Filed Under: Histori Tagged With: FILLOI JENOCIDI KOMUNIST, Fritz radovani, JANAR 1945, KUNDER KLERIT KATOLIK SHQIPTAR

NJE PERMENDORE PER HERBENJTE NE GJIRIN E VLORES

January 30, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1-Me skulptorin vlonjat Zeqir Alizoti,bir i Çamërisë trime, kthjelluam një ide,dikur e ka cekur Dr. Ana Kohen. A mund të ngrihej një monument ,përmendore në brigje, pranë humbëtirës së madhe ujore të Gjrit të Vlorës ,për të përndjekurit e Mesdheut,për hebrenjtë e ikur nga Spanja në valën e përndjekjeve të vitit 1492,ku nën vrazhdësinë e kohës ishte kërkuar ikja e madhe e përgjithmonë. Nga versioni historik mësohet se :ata kishin lënë brigjet me pikëllimin,që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën ku gjendej Gjiri i Vlorës? Qyteti jetonte me shpirtin tek deti Dhe lajmet që mërinin për të ardhurit. Turmat e mëdha zbarkonin ne Treport,atje më tej 8 km ku qyteti nuk ndjente gjumë. Sytë e të ardhurve,rridhnin lot të patharë. Dhe sa më lart,sa më i fuqishëm bëhej përgjërimi i të ardhurit si kurrë ndonjëherë në këtë gji detar ,aq më tepër vala eksodistëve trefishohej. Ishte e vetmja shpresë,Gjiri i Vlorës,vendmbritja e hebrenjëve ishte skela e Treportit, një ndër qytetet me port të madh në shekullin e IV pr. Kr. Duke u torturuar nga dhimbja pa pasur kujt tija rrëfenin veç vetes fatkeqësinë e tyre,ata nuk mund të duronin dot dëshirën,që kishin për të derdhur lot. A mbritën të gjithë ata, që ikën nga përndjekja?Kësaj pyetja i përgjigjen hulumtuesit e huaj që thonë:Numri i atyre që u përzunë nga Spanja në këtë mënyrë është vlerësuar në mënyra të ndryshme nga ana e vëzhguesve të ndryshme dhe historianët . Juan de Mariana , në historinë e tij të Spanjës , pohon deri në 800.000 . Isidor Loeb , në një studim të veçantë të subjektit në Revue des Etudes Juives, zvogëlon numrin e vërtetë të emigrantëve në 165,000 . Bernáldez jep detajet e rreth 100.000 të cilët shkuan nga Spanja në Portugali : 3,000 nga Benevente në Braganza , 30,000 nga Zamora në Miranda , 35,000 nga Ciudad Rodrigo në Villar , 15,000 nga Miranda de Alcántara në Marbao dhe 10,000 nga Badajoz në Yelves . Sipas të njëjtit vëzhgues , ka pasur krejt 160.000 hebrenj në Aragoni dhe Castile . Abrahami Zacuto llogarit ata, që shkuan në Portugali me 120.000 . Lindo pohon se 1,500 familjet e Moriscos hebrenj nga mbretërinë e Granadës ishin të parët që largohen nga vendi . Ajo që mund të jetë me interes për të dhënë vlerësimet e mëposhtme të Loeb -të e numrit të atyre që kanë qenë në Spanjë para dëbimit dhe e atyre që emigruan në pjesë të ndryshme të botës janë si më poshtë :
Algjeria 10.000
Amerika 5,000
Egjipt dhe Tripoli 2,000
France 3000
Holandë, Angli , Skandinavi dhe Hamburg 25,000
Itali 9,000
Marok 20,000
Turqi 90,000
Në vende të tjera 1,000
________
Gjithsej emigruar -165,000
pagëzuar 50.000
Vdiqën rrugës 20,000
________
Gjithsej në Spanjë në vitin 1492 -235,000
Kështu ëndrra për një truall të ri, perëndimin e shpresës,mbeti dhimbje,mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata,që si varr u mbeti deti,streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Kështu,kujtimet e dhjetëra të përndjekurve,që i mori deti,vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Një lutje prano ti udhëtar i detrave ,aty hidh një lule,se për të mëritur këtu në vendin tënd,ata rrugët i shtruan me gjak.
—–
Z.Alizoti ,ka ngritur edhe një përmendore për çamët si dhe mikpritjen që u dha populli i Dukatit,të ikurve nga vatra amtare. Skulptori vlonjat ka një sërë eksperienca të tjera në fushën e arti figurative. Dhe duke qartësuar këtë ide kujtuam se diku në Afrikë,shteti aktualisht mbanë emrin Benine ishte porti,vendi që merrte e transportonte zezak në Europë ,ështe ngritur një përmendore për skllevërit e mjerë.
2.
Një prej emërtimeve të hebrenjve gjendet qysh nga mesjeta emrin Jeriko,kështu thirrej Oriku në mesjetë një qytet tjetër që ka lidhje me Gjirin e Vlorës. Dr M.Zeqo , Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).
Këto të dhëna i lidhim duke synuar të dalim tek pyetja:Mos vallë të ikurit e vitit 1942, që erdhën në brigjet e Gjirit të Vlorës ,ri-themeluan Orikun duke e pagëzuar me emrin Jeriko?
3.
Idea e Dr.Ana Kohen.
…Mu në bregun e qytetit Plymouth të shtetit Masaçusets është një shkëmb apo gur me përmasa mesatare, i cili ruhet dhe mbrohet nga shteti. Parku Shtetëror Historik i “Gurit të Plimuthit” përkujton zbarkimin më 1620-ën të pelegrinëve apo të emigrantëve të parë në brigjet lindore të Atlantikut në Amerikën Veriore. Çdo vit ai vizitohet nga mbi një milion turistë nga e gjithë bota. Mijëra kilometra më në perëndim, në anën tjetër të Atlantikut, shtrihet Kepi i Triportit në Vlorë. Pikërisht aty, më 1492-shin zbarkuan qindra hebrenj sefardikë që ishin larguar nga Spanja për t’i shpëtuar përndjekjeve të inkuizicionit. Ata u ngulën në Vlorë dhe rindërtuan jetën e tyre, duke u mbështetur në mikpritjen, mbrojtjen dhe harmoninë e popullit vlonjatë. Breza të tërë izraelitësh sefardikë jetuan për disa shekuj në Vlorë, deri sa u shpërngulën drejt Beratit dhe viseve të tjera të Arbërisë, kur Vlora u pushtua nga Venediku.
Cfarë do të mund të përmbante monumenti?
Dr.Ana Kohen citon:Për vlerat e mëdha dhe të njësishme të tij, Kepi i Triportit, duhet të kthehet në një Park Historik [Kombëtar ose ndërkombëtar] për nderimin e të përndjekurve në Mesdhe. Për mendimin tonë, organet e pushtetit vendor në Vlorë të fillojnë menjëherë procedurat përkatëse dhe t’ia paraqesin propozimin në fjalë Ministrisë së Kulturës dhe shpresojmë që kjo nismë të mbështetet pa rezervë edhe nga deputetët e Vlorës, pavarësisht se kujt partie i përkasin.
Ne këtu po punojmë me qeverinë amerikane që, për rastin e Triportit të zbatohet edhe Marrëveshja Dypalëshe për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik të Triportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum, gruas me prejardhje hebrenje, të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit.
4.
Histori e thënë germë për germë,por shkurtazi.
Hebrenjtë spanjisht, dikur përbënin një nga popullatat më të mëdhatë dhe më të begatë të komuniteteve hebraike, nën sundimin mysliman dhe të krishterë , para se së bashku me myslimanët rezidentë , ishin të detyruar për të kthyer në katolicizëm , të përjashtohen , ose të vriten kur Spanja u bë e bashkuar nën monarkinë e mbretit Ferdinand dhe Isabella në vitin 1492 .
Rreth 13,000 deri në 40,000 hebrenj që jetojnë në Spanjë sot ( çifutët Sefardikë , edhe pse shifra në mbarë botën është jashtëzakonisht e vështirë për të arritur në mënyrë specifike për hebrenjtë, që vijnë nga vende ku ka pasur një dekurajim monetar dhe sociale për të pasur një sfond çifut dhe për arsye të ndryshme të tjera. Numri i hebrenjve të prejardhjes sefardikë në Izrael ishte vënë pak më shumë se 60% të popullsisë të përgjithshme izraelite hebrenj dhe jo- hebrenj në vitin 1990 .
—–
Kur Henry de Trastámara hipi në fron i njohur si: Henry II ka filluar për judenjtë, kastilian një epokë e vuajtjes dhe intolerancës ,duke kulminuar në dëbimin e tyre .Kleri,fuqia e të cilit u bë më e madhe nën sundimin e vëllavrasjes,nxitën paragjykimet anti – hebraike të masave në pohimin plot zhurmë në Cortés e Toro. Ajo u kërkoi, që Judejtë të mbahen larg nga pallatet e mëdhenj, nuk duhet të lejohet të mbajnë poste publik , duhet të jetojnë larg nga të krishterët , nuk duhet të veshin rroba të kushtueshme, as të hipin mbi mushka ,duhet të veshin simbol dhe nuk duhet të lejohen të mbajnë emrat e krishterë ….
Në Cortés e Soria ( 1380 ) ishte miratuar, që rabinët , apo shefat e aljamas , duhet të ndalohen, me dënimin e një gjobë prej 6,000 maravedís ,si dhe të shkaktojë mbi hebrenjtë dënimet e vdekjes , gjymtimi,dëbimit, apo shkishërim, por në procedurat civile ata ishin ende të lejuar për të zgjedhur gjyqtarët e tyre .Çifutët nuk guxonin të tregojnë veten e tyre në publik pa simbol , dhe si pasojë e urrejtjes gjithnjë në rritje ndaj tyre sepse ata ishin më të pasigurt për jetën, ata u sulmuan dhe u plaçkitën u vranë në rrugë publike . Gjoni thuhet ishte i detyruar ( viti 1385 ) të nxjerrë një urdhër që ndalonte punësimin e hebrenjve si agjentë financiare ose tatimore – fermerë të mbretit , mbretëreshës , Infantes , apo të mëdhenjtë . Për këtë u shtua rezoluta e miratuar nga Këshilli i Palencia që ka urdhëruar ndarjen e plotë të hebrenjve dhe të krishterëve dhe ndalimin e çdo shoqate mes tyre .”
Ekzekutimi i Joseph Pichon dhe fjalimet nxitëse e predikimet e dorëzuar në Sevilje nga Archdeacon Ferrand Martinez , ka ngritur urrejtjen e popullatës në fushën më të lartë . I Pafuqishëm Mbreti, pavarësisht nga përpjekjet e mjekut të tij Moisiu ibn Z.arz.al ti zgjasin jetën, vdiq në Alcala de Henares më 9 tetor 1390 , dhe u pasua nga djali i tij njëmbëdhjetë vjeçar.
Këshilli – regjent i caktuar nga mbreti në testamentin e tij, e përbërë prej prelate , të mëdhenjtë , dhe gjashtë qytetarëve nga Burgos,Toledo,Leon,Sevilje,Kordova dhe Murcia, ishin të pafuqishme ,çdo gjurmë të respektimit të ligjit dhe drejtësisë ishte zhdukur nga Ferrand Martinez.
Paralajmërime të shumta,për të nxitur publikun kundër hebrenjve dhe për të inkurajuar për aktet e dhunës, që në fillim të janarit 1391, judenjtë e shquar që ishin mbledhur në Madrid morën informacion për trazira dhe se ishin të kërcënuar në Sevilje dhe Kordova. Një revoltë shpërtheu në Seville në vitin 1391. Juan Alfonso de Guzman , qeveritar i qytetit , dhe vëllai i tij kryetar bashkie ” Aalto Perez de Guzman , kishte urdhëruar , në Ash Ëednesday , 15 Mars, arrestimin dhe fshikullim publik të dy nga udhëheqësve.
Ferrand Martinez ka vazhduar i papenguar në ankesat e tij i në turmë për të vrarë hebrenjtë apo ti pagëzoj ata .Më 6 qershor turma u sulmua në Juderia në Sevilje nga të gjitha anët dhe vrau rreth 4.000 judenjë . Pjesa tjetër dorëzohet në pagëzim si mjeti i vetëm për ti shpëtuar vdekjes .” Në këtë kohë, në Sevilje është thënë se përmbante 7,000 familje hebreje. Nga tre sinagoga të mëdha ekzistuese në qytet,dy janë shndërruar në kisha.Në të gjitha qytetet e në të gjithë kryepeshkopatat, si në Alcala de Guadeira,Ecija,Cazalla dhe në Fregenal, judenjtë u grabitën dhe u vranë në Kordova,kjo thertore u përsërit në një mënyrë të tmerrshme,gjithë juderia është djegur , fabrikat – dhe shtëpitë janë shkatërruar nga flakët .Para se autoritetet do të mund të vijnë në ndihmë të njerëzve të pambrojtur, çdo një prej tyre – fëmijët,gratë e reja,pleq – ishin vrarë pa mëshirë ,rreth 2,000 kufoma në grumbuj, në rrugë , në shtëpi dhe në sinagoga ishin mbytur “.
” Nga Kordova, fryma e përhapjes së vrasjeve në Jaén .Një thertore e tmerrshme u zhvillua në Toledo më 20 qershor. Në mesin e dëshmorëve shumë ishin bijtë të rabinëve të famshme toledane.Shumica e komuniteteve kastilianisht vuajtën nga persekutimi , më 9 korrik, një shpërthim ka ndodhur në Valencia më shumë se 200 persona janë vrarë dhe shumica e hebrenjve të atij qyteti u pagëzuan nga frati Vicente Ferrer , në 2gusht vala e vrasjes ka vizituar Palma , në Majorca , 300 hebrenj u vranë dhe 800 gjetën strehim në fortesë , nga të cilat me lejen e guvernatorit të ishullit dhe nën mbulesën e natës , lundruan për në Afrikën e Veriut , shumë u dorëzuan për t’u pagëzuar, tre ditë më vonë,të shtunën, më 5 gusht , një protestë filloi në Barcelonë në ditën e parë, 100 hebrenj ishin vrarë , ndërsa disa qindar të tjerë gjetën strehim në qytetin e fortifikuar, të nesërmen turma pushtoi juderinë dhe e ktheu në gërmadhë . Më 8 gusht në kala u sulmuan , më shumë se 300 hebrenj dhe u vranë . Trazira shpërthyen në Barcelonë deri më 10 gusht dhe shumë çifutët ( edhe pse jo 11.000 siç pretendohet nga disa autoritete ) u pagëzuan .Në ditën e fundit – filloi sulmi mbi Juderinë në Girona , disa Judenj u grabitën dhe u vranë. ” Qyteti i fundit që vizitoi vdekja ishte Lerida (13 Gusht). Çifutët e këtij qyteti më kot kërkuan mbrojtje në Alcazar, 75 prej tyre u vranë , të tjerët u pagëzuan.”Viti 1391. Forma të një pikë-kthese në historinë e çifutëve spanjollë . Persekutimi ishte paraardhës i menjëhershëm i inkuizicionit , nëntëdhjetë vjet më vonë , u prezantua si një mjet për të shikuar çifutët të konvertohen .Numri i atyre që kishin përqafuar krishterimin, për t’i shpëtuar vdekjes , ishte shumë e madhe . Cifutët e Baena,Montoro,Baeza,Ubeda,Andujar,Talavera , Maqueda,Huete, dhe Molina dhe sidomos Saragoza,Barbastro, Calatayud , Huesca , dhe Manresa , ishin paraqitur për t’u pagëzuar në mesin e atyre të pagëzuarve disa burra dhe dijetarë .” Pas ekseseve të përgjakshme të vitit 1391 urrejtja popullore karshi hebrenjve ka vazhduar pa u pakësuar .Shumica e hebrenjve nga Valencia , Katalonja dhe Aragon shtyhej për Afrikën e Veriut ,veçanërisht Algjeri .
Këto vlerësime ndoshta mund të konsiderohet si një minimum , por është mjaft e mundshme që të paktën 200,000 u larguan nga vendi , duke lënë pas tyre të vdekur dhe një numër i madh i të afërmëve të cilët ishin të detyruar nga rrethanat për të fshehur fenë e tyre dhe për të miratuar krishterimin .Rreth 12,000 duket se kanë hyrë në Navarre, ku ata ishin të lejuar të mbeten . Tudela në Navarre kthehet në një strehë . Në Tudelans kishte shpallur tashmë në vitin 1486 se: ” Nëse ndonjë hetues hyn qytetin e tyre ,ai do të hidhet në lumin Ebro “.
Nën presionin e mbretërve të Spanjës, të Navarrese hebrenjtë që nuk konvertohen në katolik u dëbuan nga mbretëria në 1498 . Dëbimi duket se ka prodhuar një krizë dhe varkat e mbushura me hebrenjë . Portet e Kartagjenës , Valencias dhe Barcelonës janë siguruar nga Ferdinandi me anije për të marrë të arratisurit, por judenjtë shpesh kanë gjetur vështirësi në ulje , për shkak të sëmundjeve,moshës së thyer . Pjesa tjetër u kthye në Spanjë dhe u pagëzuan . Nëntë anije të mbushur me njerëz erdhën në Napoli. Në Genoa ata ishin të lejuar vetëm me kusht që të marrin pagëzimin . Hebrenjtë që shkuan në tokat nën sundimin Perandorisë Osmane u vendosën kryesisht në ( Selanik) dhe deri në një masë në Stamboll dhe Izmir .

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, ne qytetin e Vlore, nje monument per hebrejte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 556
  • 557
  • 558
  • 559
  • 560
  • …
  • 706
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT