• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“ZËRI I ÇAMËRISË”, ME ÇAMËRI TË CUNGUAR

December 8, 2014 by dgreca

Nga Rasim BEBO/
Si mund të injorosh veten tënde, si mund të cungosh Çamërinë, në një copë Çamëri perëndimore, vetëm përgjatë bregut të detit Jon, në një rrip toke nga Preveza në Konispol?… Si mund t’i vësh kufirin dhe emrin Çamëria, një sipërfaqje rreth 10% -15% dhe t’i lësh Greqisë të gjithë Çamërinë-Epir, me Janinën, Voshtinën, Dodonën, Konicën, Artën, Pilipjadhen, Mecovën, Grebenenë, Kosturin, Follorinën etj. Ne e mirëpresim dhe gëzohemi për gazetën e Çamërisë, por zotërinjtë që e drejtojnë këtë gazetë, duhet të jenë shqiptarë patriotë dhe jo të kthehen kundra kombit shqiptar në favor të grekut. A mundet valle të ndash një pjesë të Maqedonisë dhe ta quash sllave, ose një pjesë të Kosovës nga vetë shqiptarët?… Jo, kjo nuk duhet të ndodhë kurrë. Në gazetë shkruhet mirë duke e cilësuar Çamërinë / Epir, ose Epiri – Çamëri, domethënë se Çamëria është një me gjithë Epirin.
Në “ZËRI I ÇAMËRISË”, The voice of Çamëria – Gazeta që afron dhe bashkon shqiptarët, doli me Nr. 1 – New York – në dhjetor 2014, në faqen e parë është portreti i vajzës çame, “Çamja e Bukur” nga Kolec Traboini, ndërsa në fund të faqes së gazetës, gazetaria, Z. Dorina Arapi, shpalos shtëpinë e Faik Konicës dhe në krahë të saj, nxjerr një hartë të zvogëluar të Çamërisë – Epir. Këta janë disa publikues, që padashur i kthejnë thikën kombit edhe në trojet tona që vazhdojnë të mbeten të pushtuara. Për herë të parë janë botuar dy harta të tilla në gazetën “Illyria” të datës 14 shtator 2009 me një artikull të Naun Priftit, “Shpërngulja e popullsisë çame dhe historia e një batalioni të harruar”, f. 36. Më vonë më datën 1 mars 2010, po te kjo gazetë, botohet artikulli nga Almoz Dojaka “Çështja Çame përmes standardeve të BE-së”, f. 19. A nuk është kjo një politike deshqiptarizuese që Çamërinë – Epir e quan Greqi. A i falet Naun Priftit dhe Almoz Dojakës, të cungojnë Çamërinë?… Unë, në prill të vitit 2010, shkrova artikullin “Çamëria e Cunguar” për shkak të tronditjes, nga këta dy zotërinjtë të helenizuar prej Janullatosit.

Sami Frashëri në “ fjalorin e përgjithshëm të historisë dhe gjeografisë” (Kamus ul – Alam), në vitin 1889, thotë: “Krahina e Çamërisë bën pjesë në vilajetin e Janinës. Sikurse shihet në hartën e Çamërisë, vilajeti ndahet në 4 sanxhaqe, i Janinës,Thesprotisë, Prevezës dhe i Artës, ka 19 kaza, 10 nahije dhe 1579 fshatra.”

…Dijetari Ekhart e quan Janinën “Kryeqyteti i fiseve Çame”. “… Kur dola përballë limaneve të Artës, shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut, dhe e Ali Pashë Tepelenës. “… Nga pikëpamja topografike, Epiri që quhet Çamëri dhe Shqipëria Jugore, me qendër Janinën, formojnë një tërësi të pandashme të pjesës tjetër të vendit tonë. Mëso Z. Naun Prifti, ti Almos Dojaka dhe të tjerë filogrekë që mendojnë si ju, që i ktheni thikën vetes tuaj, se Gjeneral Ernesto Telini u vra për Çamërinë, të cilën synonte ta fuste Brenda kufirit shqiptar. Ndërsa ju e copëtoni, sepse vazhdoni ende me kohën e Enver Hoxhës që urrente çamët dhe Çamërinë.
Ç A M Ë R I A:
Ku qëndron Greqia? Shiko hartën e marrë nga enciklopedia Amerikane. Volumi I 13, f. 377, botimi 1828, korrigjimi 1971, tregon shtetin grek që fitoi pavarësinë më 1826, në saje të shqiptareve, ku kufiri i Greqisë veriore kalon: në jug të gjirit Prevezës, ose të Çamërisë – Epir, në jug të Thesalisë dhe në veri të Eubesë. Kjo ka qenë Greqia nga viti 1826 deri në nitin 1913.
Greqia, putanë e dy kurvarëve të mëdhenj të Lindjes dhe të Perëndimit, sipas Robert Kapllan, me armën e dinakërisë së saj, si e quan Faik Konica, si “kurvë e përkryer”, ktheu konferencën e Londrës në pushtim të tokave shqiptare, e cila u krye edhe me tradhtinë e vet krerëve shqiptarë. Kaloi një shekull nga ky copëtim i Shqipërisë, dhe Greqisë i është hapur oreksi i madh, nga joshja që i bën qeveria shqiptare, nëpërmjet komisarit grek në Tiranë Janullatos. Dhe së fundi: “Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar”, thotë Avdi Baleta.
Zotërinj që merreni me botimin e gazetës “Zëri i Çamërisë”, mos lëshoni tableta helmi të sheqerosura, për ti bërë qejfin grekut. Ju, si drejtues të shtypit, duhet të ndjeni përgjegjësinë ndaj atdheut.
Rasim Bebo Addison Çikago Dhjetor 2014

Filed Under: Histori Tagged With: ÇAMËRI TË CUNGUAR, me, Zeri i Camerise

Japonezët, Pearl Harbor ishte vetëm një tjetër betejë pas një dekade lufte

December 7, 2014 by dgreca

Nga Albert Siegel/ përktheu Herion Kërcelli/
Për amerikanet, e diela është përvjetori i 73 i 7 dhjetorit 1941, kur japonezët sulmuan Flotën Amerikane të Paqësorit në bazën e Pearl Harbor, duke vrarë 2403 ushtarakë dhe civilë të kësaj baze, është një akt i rëndë që solli përfshirjen e SHBA në Luftën e II-të-Botërore.Por kjo ngarje e paprecedentë, në mbrëmjen e datës 8 dhjetor, me përjashtim të një numuri fishekzjarësh për të nderuar të vdekurit nga Nagaoka, qyteti binjak i Honolulut, kaloi krejtësisht në heshtje në Japoni. Kjo situatë përcillet dhe në arkivat kombëtare japoneze, apo Agjensitë e Lajmeve në Tokio e gjetkë ku thuhet se, Për japonezët, sulmi i tyre në Pearl Harbor nuk ishte fillimi i luftës, por vazhdimi i luftës që ata kishin filluar një dekadë më parë. Japonezët kanë dashur ti kene zona të lirë, eksluzivisht vetëm për ta, ujërat oqeanike rreth vetes. Ata kanë dashur që kjo zonë të mos ketë asnjë lloj ndikimi tjetër që kur komodori i Marinës së SHBA, Matthey C. Perry , në vitin 1853, lundroi në Gjirin e Tokios dhe bisedoi me perandorin e asaj kohe për të hapur vendin e tyre në tregtinë me botën e jashtme. Deri atëhere, kontakti me të huajt në Japoni, cilësohej si një krim dhe dënohej me vdekje. Mbas gjysëm shekulli në sajë të transformimit industrial eteknologjik, Japonia ishte në gjendje për të konkurruar me fuqitë perëndimore që dëshironin të tzhvillonin tregëti me të. Në fakt ishte një proces që i kushtoi shumë Japonisë, duke kaluar në vështirësi të mëdha. Si vend pa burime e pasuri të shumta natyrore, Japonia importoi shumicën e naftës se saj dhe të lëndëve të para nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe India Hollandeze Lindore. Duke pasur frikë se pa këto burime të lëndëve të para Japonia dikur do humbiste pavarësinë e vet, ajo kërkoi zgjerimin e territoreve në perëndim, të cilat ishin nën kontrollin e SHBA. Por kjo strategji ekspansioni detyrimisht do sillte një konflikt të pashmangshëm me SHBA, një konflikt I cili filloi në Pearl Harbër më 7 dhjetor 1941. Në tekstet shkollore japoneze flitet pak në lidhje me sulmin mbi Pearl Harbor, dhe qytetarët japonezë, të pyetur në lidhje me ketë cështje shprehen se dinë pak në lidhje me atë që ka ndodhur 73 vite më parë. Sulmin e Flotës ajrore perandorake të7 dhjetorit 1941, nga më të mëdhenjtë e Luftës së II-të-Botërore, ku u përfshinë mbi 300 aeroplanë, të 6 avionmbajtëset e Japonisë dhe u kryen dy valë bombardimesh të egra ajrore. Këtë sulm shumica e japonezëve e trajtojnë në kontekstin e luftërave të shumta që ishin në vazhdim e sipër në atë kohë . Mayako Shibata, një studete universiteti, thotë se, ajo nuk mund të kujtojë se në cilën klasë e kishte mësuar pse ndodhi sulmi në Pearl Harbor. Por ajo ka mësuar gjithashtu se disa zyrtarë në qeverinë e asaj kohe e kundershtuan atë. Japonezë të tjerë nuk ndjehen mirë kur ja përmend këtë ceshtje, sidomos drejtuesit. Por ka një foto se si Japonia e sheh konfliktin, e cila gjendet në Yasukuni Mauzoleun, një nga pavionët më të diskutuar në Japoni e gjetkë. Vizita e këtij mauzeloumi nga kryeministri japonez Shinzo Abe ngjalli zemërimin e fqinjëve të Japonise, të cilet e akuzojnë Abe, se është duke u përpjekur për ta zbukuruar dhe të rishkruajë historinë e luftës së Japonisë. Ky vend i shenjtë memorizon dhe nderon 14 ish-zyrtarë japonezë që pas Luftës së Dytë Botërore, u gjetën fajtorë për krime kundër paqes, duke përfshire Hideki Tojo, Minister i Përgjithshëm,(më pas kryeministër), i cili miratoi sulmin në Pearl Harbor, dhe u denua me varje pas luftës. Në këtë museum ushtarak të Japonisë, të vendosur në këtë vend të shënjtë jepet koncepti dhe qëllimi pse u sulmua Pearl Harbor. Aty është ekspozuar një “Mitsubishi A6M Zero Fighter”, dikur krenaria e ushtarakëve japonezë, nëpër dekoracionet e mureve ka dhjetra imazhe që tregojnë ushtarë japoneze në forma heroike, shpesh duke shtënë poshtë avionëve Amerikanë. Pas seksioneve kushtuar shekujve të mëparshëm të historisë dhe objekteve ushtarake përkatës, në këtë muzeum vjen seksioni kushtuar Luftës së Dytë Botërore. Këtu është paraqitur dhe linja zyrtare e Japonisë për sulmin në Pearl Harbor. Në një segment kohor të krijohet përshtypja se Japonisë ju imponua sulmi në Pearl Harbor nga Shtetet e Bashkuara, e cila i kishte kërkuar tërheqjen pa kushte nga Kina dhe territore të tjera, ose do të përballet me pasoja të rënda. Pasi u ndërprenë negociatat, SHBA, Britania e Madhe dhe Indiet Hollandeze të Lindjes, ngrinë asetet japoneze dhe i imponuan embargo e naftës, duke e shtyrë Japoninë në qoshen e vet. Afatet kohore duket se u thoshin japonezëve, Amerika do sulmojë. “Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti, Sekretari i Shtetit dhe Sekretari i Luftës u takuan me Komandantin e Flotës në Paqësor dhe diskutuan luftën me Japonine”, thotë teksti. “Ata shqyrtuan mjetet dhe forcat për të dhënë goditjen e parë, pa rrezikuar trupat amerikane nga japonezët. Po në këtë tekst shkruhet se, Presidenti Franklin D. Roosevelt, i urdhëron vartësit, “për tu përgatitur për një sulm të papritur, i cili ka të ngjarë të ndodhë më 1 dhjetor1941”.Ky tekst është shkruar në anglisht dhe japonisht, në mënyrë që vizitorët të krijojnë idenë se kush po përgatitej për sulm. Studjuesit e analistët e kësaj lufte, duke preferuar të mbeten anonimë theksojnë se, në atë periudhë, shumica e zyrtarëve japonezë nuk e besonin ose të ishin optimistë se Japonia do të mund të fitonte një luftë me Shtetet e Bashkuara, kapaciteti industrial i të cilit ishte më i madh. Por zyrtarët japonezët ushqenin planin dhe shpresonin se duke dëmtuar Flotën e Shteteve të Bashkuara në Paqesor, ata mund të fitonin kohë për të pushtuar fqinjët e tyre aziatike, të kapnin vendburimet e tyre të naftës, për të siguruar furnizimin dy-vjecar të Japonisë, ndërkohë të siguronin burime të tjera natyrore nga pjesë të tjera të Azise Lindore, duke menduar se do i detyronin Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar negociata në kushte të barabarta. Por koha tregoi se kjo strategji e perandorisë japoneze të asaj kohe, ishte një strategji e destinuar të dështojë. Pearl Harbori ishte fillimi i fundit të tyre. Ajo luftë dhe luftërat që pasuan cdo cep të globit, treguan më së miri se cmund të bëjë populli dhe ekonomia amerikane për lirinë e popujve të tjerë dhe demokracinë në botë.
*Siegel është korrespondent special i MacClatchy. Washington Bureau

Filed Under: Histori Tagged With: Albert Siegel, Herion Kercelli, Japonezet, Pearl Harbori

Arkeologu britanik që zbuloi Knossos shkroi edhe për lashtësinë e Ilirisë

December 5, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/
1.Arthur Evans ka lindur në 1851 dhe i edukuar në Harroë School, Brasenose College, Oxford dhe në Universitetin e Göttingen. Ai është më i famshëm për punën e tij në pallatin e Knossos në Kretë, ku ka identifikuar si qendra e qytetërimit të lulëzuar i ka quajtur “Minoan”, por ai ishte gjithashtu i interesuar dhe e kishte me shumë pasion historinë dhe arkeologjinë e Ilirisë së lashtë prandaj dhe udhëtoi gjerësisht në këto zona si korrespondent i Ballkanit për :”Manchester Guardian” në vitin 1880.
Nga 1884-1908 ai ishte kurator i Muzeut Ashmolean në Oksford ku ka botuar një numër te madh librash .Edhe pse i njohur si një arkeolog i shquar klasik , Sir Arthur Evans ishte gjithashtu i interesuar duke punuar me pasion për të njohur dhe rrëfyer historinë e Shqipërisë . Një autoritet si Evans ndjenja e tij e sofistikuar për rrënjët e lashta të rajonit të kuptuarit e tij të kulturës komplekse dhe politikës të Ballkanit në shekullin e 19 dhe të kombinuara për të bërë atë një udhëzues autoritative dhe të këndshëm në këtë temë të rëndësishme, shkruajnë autorët e huaj për Evans.
Në letrat shqipe , Evans jo vetëm që shqyrton implikimet e ngjarjeve kryesore politike të kësaj periudhe ( për shembull , formimi i Lidhjes Shqiptare në vitin 1878 ), por si një fotografi me ngjyra dhe e gjallë,e ndërlikuar shoqërore dhe kulturore e këtij vendi në kohen e zgjimit shqiptar.
2.Ilyria është emri që i është dhënë në rajonin e lashtë të Ballkanit në bregdetin e Adriatikut prej nga historianët e Ballkanit besojnë se rrjedhin shqiptarët e sotëm.
Kjo punë ndriçuese nga arkeologu i famshëm, Arthur Evans, shqyrton jetën e ilirëve të lashtë dhe përmban shumë njohuri të thekshme në rajon. Duke u mbështetur në udhëtimet e tij të gjerazi në vitin 1880, paraqet për herë të parë nga Evans, Iliria e lashtë në fushën historike ,në një analizë origjinale nga vendet e ndryshme arkeologjike të rajonit duke ndërtuar një histori të plotë dhe interesante. Kurrë më parë nuk ka qene e botuar si kjo përmbledhje një vëllim i vetëm, kjo punë klasik është ende llogaria më e mirë dhe përmban kërkime më të hollësishme në këtë temë.
Ilustruar plotësisht dhe duke përfshirë edhe fotot e disa mbishkrimeve romake që më vonë u shkatërruan gjatë pushtimit serb të Kosovës, ky udhëzues i paçmuar për arkeologjinë dhe historinë e Ilirisë së lashtë është një tekst thelbësor për të gjithë historianët dhe të gjithë të interesuarit në Ballkan. Titulli Ancient Illyria: an archaeological exploration. Arthur Evans, Sir Arthur Evans, Bejtullah D. Destani. 339 pages.Publisher : I.B. Tauris, 2006. Ancient Illyria” (Iliria e Lashtë), është strukturuar në katër kapituj: 1. Epitaurum, Canali, Risinium; 2. Shënime mbi rrugën romake Siscia-Salonae-Epitaurum-Scodra; 3. Shënime mbi rrugën romake Salonae – Scupi; 4. Scupi, Shkupi dhe vendlindja e Justinianit. Pos këtyre, në fund të librit, në trajtë apendiksi ka edhe një pjesë ku Evans shkruan për “Disa zbulime të vona mbi monedhat Ilire – Numizmatike”. Në këtë kronikë zënë vend të veçantë botimi dhe vizatimi i disa monedhave të mbretit ilir Balleios.
CV
Arthur John Evans
Pema e familjes
Dita e lindjes: 8 korrik 1851 – Abbots Langley, Hertfordshire, Angli
Vdekja: 11 korrik 1941
Prindërit: Sir John Evans, Harriet Harriet ose Ann Evans (lindur Dickinson)
Vëllai dhe motra: Leëis Evans, Filip Norman Evans, Alice Minet (), Harriet Ann Longman Joan Evans
Gruaja: Margaret Evans
Gruaja: Mary Evans
Djali: Thomas Evans

4.Arthur John Evans. ( 8 korrik 1851 – 11 korrik 1941 ) ishte një arkeolog britanik, më i famshëm për nxjerr në dritë pallatin e Knossos, në ishullin grek të Kretës dhe për zhvillimin e konceptit të qytetërimit Minoan nga strukturat dhe artefakteve e gjetura atje dhe në vende të tjera në të gjithë Mesdheun lindor.
Evans ishte i pari arkeolog për të përcaktuar shkrimin e Kretës Linear A dhe Linear B si dhe një shkrim më parë pictographic .
Së bashku me Heinrich Schliemann, Evans ishte një pionier në studimin e qytetërimit Egje në epokën e bronzit. Të dy ata e dinin se secili kishte dëshirë të thellonte punimet,kështu Schliemann kishte planifikuar për të gërmuar në Knossos, por vdiq para se të përmbushur këtë ëndërr. Evans ndërkaq, ka rritur përpjekjet për të marrë projektin, që ishte atëherë ende në foshnjërinë e tij. Ai vazhdoi konceptin Schliemann-së në qytetërimit mikene më vonë zbuloi se ai kishte nevojë për të dalluar atë nga koncepti tij – Minoan.
Arthur Evans ka lindur në Nash Mills , Angli, fëmija i parë i John Evans dhe Harriet Ann Dickinson . John Evans erdhi nga një familje e njerëzve të cilët ishin të dy prindër të arsimuar dhe intelektualisht aktiv , babai i tij , gjyshi i Arturit , kishte qenë Drejtor i Tregut Bosëorth Grammar School .
Gjoni e dinte latinishten . Në vitin 1840 , në vend që të shkojnë në kolegj , ai e filloi punën në një fabrikë letre në pronësi nga xhaxhai i tij nënës John Dickinson . Ai u martua me kushërirën e tij dhe vajzën e punëdhënësit , Harriet , dhe në 1851 u bë një partner i plotë në biznesin e familjes. Fitimet nga mulliri përfundimisht do të ndihmojnë financimin dhe gërmimet e publikimet dhe restaurimet në Knossos nga Arthur Evans.
Historia e kësaj familje vijon kështu:John ka ruajtur statusin e tij si zyrtar kryesor në kompani , i cili përfundimisht u bë John Dickinson Stationery , por edhe për të dalluar veten si një antikuar dhe Nimizmat , dhe si një gjeolog dhe arkeolog , punon mbi këto tema .
Ai ishte anëtar dhe oficer i shumë shoqërive, edhe anëtar i Shoqërisë Mbretërore .
Për fat të keq , nëna e Arturit , Harriet , vdiq në vitin 1858 kur Arthur ishte shtatë vjeç. Ai kishte dy vëllezër , Norman dhe Leëis , dhe dy motra. Ai u ngrit nga një njerkë , Fanny. Ajo nuk kishte fëmijë të vet ,i kishte vdekur burri.
Në kohën e vdekjes së Gjonit në vitin 1908, kur Arthur ishte 57 vjec , puna e madhe në Knossos tashmë ishte bërë . Ai kishte përdorur kryesisht fonde të tjera për punën e tij , por Arthur kishte gëzuar mbështetjen dhe ndihmën e babait të tij , i cili ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme. Arthurit i është dhënë çdo avantazh në arsimim . Pas një qëndrimi të fëmijërisë në callipers School ai mori pjesë në Harroë School , duke u bërë bashkë – redaktor i Harrovian në vitin e tij të fundit , 1869-1870 . Në Harroë ai ishte mik sidomos me Francis Maitland Balfour . Pas diplomimit nga Harroë , Evans u bë pjesë dhe u mbështet në rrjetin e Vjetër Harrovian.
Minchin e ka karakterizuar atë si ” një philologer “, si dhe një ekspert mbi ” lindjen ” , Arthur gjithashtu vazhdoi zakonin e babait të tij duke cituar autorin e duhur latin nga kujtesa dhe dinte poezi tërësisht nga zemra , siç ishte tipike për njerëzit e kohës së tij .
Ndërmjet viteve 1870 dhe 1874 në Brasenose College, Oxford ,kishte lehtësuar rrugën për pranimin e tij me rekomandimin që ai ishte ” një djalë i mendjes fuqishme origjinale .
” Në Brasenose ai lexonte historinë moderne , por aktivitetet e tij të verës me vëllezërit dhe miqtë e tij ishin ndoshta më definitive të karrierës së tij të mëvonshme . Në vitin 1871 ai dhe Leëis vizitoi Hallstatt dhe Ballkanin , në vitin 1872 ai dhe Norman vijuan një aventurë në Karpate , kalimin e kufijve në mënyrë të paligjshme në lartësi të larta . Në 1873 ai dhe Balfour çapitej mbi Lapland , Finlandë dhe Suedi. Kudo që shkonte ai mori shënime me bollëk të dhëna antropologjike dhe bëri vizatime të shumta të njerëzve, vendeve dhe objekte .
Gjatë festave të Krishtlindjeve të 1873, Evans ka kataloguar një koleksion me monedha duke u lënë trashëgim Harroë nga John Gardner Ëilkinson egjiptologji , i cili ishte tepër i sëmurë për të punuar vetë . Drejtor i shkollës kishte sugjeruar ” nxënësin tim të vjetër , Arthur John Evans – . Një djalë i ri të mrekullueshëm në gjendje ” .
5.Në prill- korrik 1875 , pas dështimit për të marrë në një shoqëri në Oksford , Arthur mori pjesë në një kurs të verës në Universitetin e Göttingen . Ai vendosi të mos qëndrojë dhe për të përmbushur një tjetër udhëtim në Ballkan . Ky vendim shënoi fundin e arsimimit të tij formal . Megjithatë , në atë kohë , mungesa e arsimimit formal nuk e përjashton një të tillë nga të qenit, një shkencëtar i suksesshëm .
Pas zgjidhjes për të lënë Göttingen , Arthur dhe Leëis kanë planifikuar një aventurë në Bosnje dhe Hercegovinë , duke filluar menjëherë në gusht të vitit 1875.
6.Arthur Evans ‘ në pallatin Minoan në Knossos . Evans kishte qenë i interesuar në parahistorinë e Kretës për disa kohë para se ai ishte në gjendje , në vitin 1900 , për të filluar gërmimet masive në Knossos që bëri emër, ai tashmë u bënë deshifrimin shkrimit në gurë të Kretës në vitin 1894 .
Gërmimi dhe restaurimi i Knossos , dhe zbulimi të asaj që ai e quajti qytetërimit Minoan , do të jetë nxitur kryesisht nga Evans si një individ . Në shkencë moderne , arkeologjia është një fushë e punës si ekip akademik që kërkon letrat kredenciale të caktuara dhe ku metodat dhe gjetjet janë subjekt i kontrollit e moshatarëve , një shekull më parë një projekt mund të jetë nxitur nga një i pasur dhe personi vetë .
Rrënojat në Knossos ishte zbuluar në vitin 1878 nga Minos Kalokairinos , një tregtar ishulli dhe antikuar , i cili kreu të gërmoj më parë në Kephala Hill . Qeveria turke ndërpreu punën e tij , dhe pse disa njerëz u përpoqën të vazhdojnë , deri sa ishulli u shpall një shtet të pavarur .
Të ndihmuar nga Dr Duncan Mackenzie , i cili kishte dalluar tashmë veten nga gërmimet e tij në ishullin e Melos , dhe z Fyfe , një arkitekt nga Shkolla britanike në Athinë , Evans ka punësuar me një staf të madh të punëtorëve vendorë si ekskavatorëve , dhe filloi punën në 1900. Brenda disa muajsh ata kishin zbuluar një pjesë të konsiderueshme të asaj, që ai e quajti Pallatin e Minos .
Termi ” pallati “mund të jetë i gabuar; Knossos ishte një koleksion i ndërlikuar i mbi 1000 dhoma të ndërlidhura , disa nga të cilat shërbenin si dhoma pune dhe dhomave artizanët e as për qendra të përpunimit të ushqimit ( p.sh. shtyn verë ) . Ajo shërbeu si një pikë qendrore e magazinimit , dhe një qendër fetare dhe administrative .
Në bazë të provave qeramike dhe stratigrafisë , Evans arriti në përfundimin se nuk ishte një tjetër qytetërim në Kretë që kishte ekzistuar më parë ata sollën në dritë nga – arkeologu Heinrich Schliemann në Mycenae dhe Tiryns . Shkatërrimi i vogël i Knossos u shtri 5 hektarë ( 20.000 m2) dhe pallati kishte një cilësi të labirintit -si që kujtoi Evans labirint të përshkruar në mitologji greke . Labirinti kishte qenë ndërtuar nga Mbreti Minos për të fshehur Minotaurin , një gjysmë – njeri e gjysmë – dem krijesë që ishte pasardhës i gruas Minos ‘ , Pasiphae , dhe një dem . Evanse ka quajtur qytetërim dikur inhabiting këtë pallat të madh të qytetërimit Minoan .
Nga 1903, shumica e pallatit është gërmuar , duke sjellë në dritë një qytet të avancuar që përmban vepra arti dhe shumë shembuj të shkruarit . Pikturuar në muret e pallatit ishin skena të shumta që përshkruan dema , duke çuar Evans në përfundimin se MINOANS me të vërtetë e ka adhuruar demin . Në 1905 ai përfundoi gërmimet .
7.Evans në 1911 për shërbimet e tij për arkeologjinë dhe përkujtohet si në Knossos dhe në Muzeun Ashmolean , e cila mban grumbullimin më të madh të objekteve Minoan jashtë Greqisë .
Nga 1894 deri në vdekjen e tij Evans jetuar në Hill , Berkshire ( tani Oxfordshire ) , pranë Oksfordit . Evans la një pjesë të pasurisë së tij për: Boy Scouts dhe Youlbury Camp është ende në dispozicion për përdorimin e tyre .
Në enciclopedia britannica thuhet:Një dijetar i shquar, Evans ishte kurator i Muzeut Ashmolean, Universiteti i Oksfordit, 1884-1908 dhe u bë profesor i jashtëzakonshëm i arkeologjisë parahistorike në Oksford në 1909. Interesin e tij në monedha të lashta dhe shkrimi mbi vulat guri nga Kreta e ka joshur atë në ishull për herë të parë në vitin 1894. vit pas ai botoi Kretës Pictographs dhe Prae-fenikas Script.
Gjatë një adresë në 1896 ai sugjeroi se qytetërimi miken e kishte origjinën e vet në Kretë. Tre vjet më vonë ai bleu një trakt të tokës që përfshiu vendin e Knossos, dhe pas gërmimi një viti ai kishte zbuluar rrënojat e pallatit që mbulon 5,5 hektarë (2,2 hektarë).
Gjatë 25 viteve të ardhshme Evans ka ndjekur hetimet e tij. Gërmimet nën rrënojat e Epokës së Bronzit, ai erdhi mbi mbetjet e një qytetërimi Neolitik, duke ndihmuar kështu në vendin e Mikenës në perspektivë historike. Zbulimi i tij e artefakteve egjiptian që datojnë nga periudha të njohura historike e ka ndihmuar atë të krijojë periudhat e qytetërimit Minoan. Vlerësimet më vonë, megjithatë, ndryshojnë nga të tijat.

*Ms.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Arkeologu britanik, Arthur Evans

25 vjet më parë Imzot Pjetër Bogdani në New York

December 2, 2014 by dgreca

Nga Klajd Kapinova
/
Nisma dhe përmbatja e librit
Para 5 viteve, sëbashku me mikun tim zotin Tonin Mirakaj, aktivistin e palodhur të komunitetit shqiptaro-amerikanë, vatristin dhe publicistin veteran, ish Kryetarin e Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mir” (sot “Zoja e Shkodrës”, Hartsdale, New York), filluam të punojmë për përgatitjen e botimit të kumtesave kushtuar Imzot Pjetër Bogdanit.
Sot me të drejtë në shtypin e ditës përkujtohet 25-vjetori i vizitës së parë të linderit paqësor të demokracisë dhe lirisë së Dardanisë martire Dr. Ibrahim Rugovës, një vlerësim mëse i merituar edhe në të adhmen. Por nga ana e tjetër, po ky shtyp i ditës ka 25 vite, që ka harruar me ose pa qëllim përkujtimin e personaliteteve të tjera, që morën pjesë në Simpoziumin historik dhe kulturorë.
Kështu ka 24 vite, që nuk shkruhet dhe vlerësohet sa duhet nga media e komunitetit tonë dhe në vendlindje figura e madhe e disidentit të mirëfilltë e Prof. Arshi Pipës. Në një takimi zyrat qendore të Federatës Panshqiptare të Vatrës këtu në New York, ishte hartuar me shumë të drejtë një listë e antarëve të Organizatës Panshqiptare “Vatra” (1912) me emërat e shumë figura të shquara të komunitetit tonë, që kanë bërë shumë për cështjen kombtare shqiptare.
Kjo listë iu dergua Presidentit të Shqipërisë zotit Bujar Nishani, i cili, me të drejtë në Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë 24 Nëntor, bëri dekorimin e tyre me titullin me të lartë “Nderi i Kombit”.
Kujtojmë, se antikomunisti stoik, vatristi Prof. Pipa, ka qenë Kryetar i “Vatrës” dhe editor i gazetës “Dielli” (1909) për disa vite.
Duhen falënderuar Krytari i Vatrës zoti Dr. Gjon Bucaj dhe editori i gazetës “Dielli” zoti Dalip Greca, që pranuan se ishte bërë një harresë e paqëllimshme ndaj shkodranit të shquar disident Prof. Arshi Pipa dhe së shumë shpejt edhe ai do t’i bashkohet konstelacionit të njerëzve të shquar të Shqipërisë…
* * *
Përmbledhja studimore, që ofrohet sot për herë të parë për lexuesit shqiptarë, ka në qendër të vëmendjes përsonalitetet e studiuesit shqiptare, sikurse dhe studiuesit dhe shkrimtarët, që për shumë dekada kanë jetuar në botën e lirë deri sa komunizmi rrëzohet në Shqipëri.
Cilët ishin shkencëtarët e albanologjisë që u mblodhën në New York?
1. At Danjel Gjeçaj O.F.M. (1913-2002), kapelan i katolikëve shqiptarë në botën e lirë, një ndër shqiptarët më të njohur asokohe për vepra fetare dhe kombëtare, shkrime e perkthime etj.

2. Prof. Arshi Pipa (1920 -1997), pedagog univesiteti në Amerikë, shkrimtar disident dhe botues i një serë veprash të çmueshme në prozë, poezi, kritikë letrare, publicistikë, editor etj.

3. Dr. Ibrahim Rugova (1944-2006), shkrimtar, studiues i apasionuar i figurës poliedrike të burrit të madh dhe eruditit Imzot Pjetër Bogdanit, kritik letrarë, politikan dhe më vonë udhëheqës i shquar i LDK-së dhe President i Parë i Republikës së Kosovës Martirë.

4. Prof. Martin Camaj (1925-1992), albanolog, linguist, shkrimtar modern, pedagog universiteti në Gjermani, i mirenjohur për shumë vepra letrare etj.

5. Prof. Dr. Engjell Sedaj (1943-2006), shkrimtar dhe studiues i begate ne lemin e historise, me nje seri veprash.
Në librin e ri me 220 faqe, shoqëruar me foto origjinale historike të vitit 1989 dhuruar nga zoti Tonin Mirakaj, janë përfshirë kumtesat shkencore-historike, që botohen për herë të parë, kushtuar Imzot Pjeter Bogdanit.

Në hyrje të librit botuesi z. Tonin Mirakaj, tregon arsyet e daljes me vonesë të kumtesave në fjalë. Ai mbasi thekson rëndësinë e këtij Simpoziumi, për komunitetin shqiptaro-amerikanë (mbajtur 25 vjet më përpara) e gjen me vend arsyen e botimit të kumtesave historiko-shkencore, që i shtohet sot fondit të artë të kulturës shqiptare, duke hedhur dritë mbi figurën shumë të njohur të shekullit XVII, që punoi dhe jetoi pranë popullit të tij, që e deshti me mish e shpirt.

Përshkrimi historik i Simpoziumit nga editori i librit

U mbushën 25 vjet nga koha kur në Campus Center të Fordham University Bronx, NY (më 7 tetor të vitit 1989), në kujdesin e kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York, u mbajt seminari shkencor, në përkujtim të 300–vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit. 
Gjatë ditës së semnarit historik e kulturor, në nderim të personalitetit të shquar të historisë dhe kulturës shqiptare Imzot Bogdanit, u mbajt një rend dite.
Hapja u drejtua nga z. Tonin Mirakaj, kryetar i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në NY, ndërsa lutja fetare, për kujtimin e shpirtit të prelatit të pavdekshëm u bë nga I Përndershmi Dom Pjetër Popaj.
Më pas të pranishmit, u ngritën në këmbë e nderuan dhe shoqëruan me këngë hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, të kënduar me një pathos të veçantë nga aktivistët e palodhur të kishës: Fran Shala dhe Miliana Mirakaj.
* * *
Shpesh njerëzit e artit dhe kulturës, qoftë në trojet etnike shqiptare dhe diasporë, ku punojnë dhe jetojnë bashkëkombasit tanë, kur dëgjojnë të flitet e të shkruhet, për një seminar, për një figurë të rëndësishme të historisë dhe të kulturës sonë, i shtyn kurioziteti të bëjnë pyetjen: Si e gjejnë kohën mërgimtarët tanë në Amerikë, të merren me organzimin e kuvendit, me përmbajtje dhe nivel të lartë shkencor, mbi përkujtimin e figurës shumëplanëshe të Imzot Pjetër Bogdanit, i cili ndërroi jetë afërsisht 320 vjet më përpara!? 

E natyrshëm vjen edhe përgjigjia. Komuniteti shqiptar në ShBA, ndonëse i pakët në numër, në disa shtete metropolitane kryesore, është përpjekur, sipas kushteve dhe rrethanave, mjeteve e burimeve financiare të tubohet, duke formuar klube, organizata, shoqata patriotike, kulturore, krahinore, duke vënë shpesh emertime, që përkojnë me figurat kryesore të historisë së popullit tonë. 

Në këtë mënyrë, linden e u zgjeruan aktivitetet me profil shumëplanësh mbi përkujtimin e historisë, figurave, dokeve, zakoneve, traditave, gjuhës, artit, kulturës, muzikës, pikturës etj., që në formë fragmentare u bartën nga kolonët e parë emigrantë shqiptarë, që u vendosën në ShBA. 
Breznitë shqiptare këtu, kanë ruajtur shumë nga tradita e të parëve të tyre, por sigurisht në masë të pakët, mbasi Amerika qindramilionësh vazhdimisht bluan me zhvillimin e integrimin e saj të vrullshëm kulturat e popujve të mëdhenj e të vegjël, të cilët bëjnë sakrifica të mëdha për t’i mbijetuar asimilimit të pashmangshëm. 

Duhet thënë se rolin kryesor të mbijetesës, në komunitetin e vogël heterogjen (nga të gjithë trojet etnike) shqiptarë në Amerikë (para vitit 1990 të shekullit XX), e kanë luajtur qendrat fetare të komunitetit, ku në mënyrë të veçantë spikat me efektivitet origjinal atdhetar kisha katolike në New York. 
Që prej 16 Qershorit 1962, kur themelohet Lidhja Katolike Shqiptare–Amerikane (The Albanian American Catholic League) në St. Cyril’s Slovenian Catholic Church, 62 St. Mark’s Place, New York, është bërë traditë ecja në gjurmët e paraardhësve shumëshekullore të prelatëve dhe shoqërive të ndryshme fetare, kulturore e patriotike të vendlindjes, të mbahen gjallë e të pasurohen më tej vlerat tona kulturore…

Si lindi ideja dhe suksesi?

Ideja qëllimmirë, për të përkujtuar dhe nderuar personalitetin e madh të shek. XVII, Imzot Pjetër Bogdanin dhe veprën e tij, u paraqit në fillim, në mbledhjen, që mbajti këshillit i kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, NY (në muajin dhetor të vitit 1988), nga z. Gjek Gjonlekaj, aktivist i njohur në komunitetin katolik dhe ish-gazetar i Radios “Zërit të Amerikës”, administratori i kishës, I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe krejt këshilli i kishës, përmes kryetarit të saj z. Tonin Mirakaj e miratoi njëzëri idenë e mirëseardhur. 
Që nga ai moment i gëzueshëm, u vendos bashkërisht, që në mbledhjen e parë në Vitin e Ri 1989 të zgjidhet një komision, që të fillojë përgatitjet e nevojshme, të caktojë pikat e projektit të rëndësishëm, duke përfshirë me saktësi e detaje kohën, vendin si dhe të vendoset se kush do të jenë ligjëruesit shkenctarë, në fushën e studimeve të letrave shqipe dhe albanologë të shquar, që do të kumtojnë më temat e tyre për rastin solemn të përkujtimit të arqipeshkvit shqiptar.
Për organizimin, puna filloi pa humbur kohë. Ishte një ide dhe punë serioze, që kërkonte shumë mund, kohë, durim, shpenzime monetare etj., tashmë kishte filluar të bëhet realitet, falë angazhimit serioz të këshillit të kishës, përmes kryetarit dhe stafit, që e shoqëronte atë. 
Kështu me 12 shkurt 1989, këshilli i kishës, zgjodhi komisionin përgatitës të seminarit, të përbërë prej zotërinjve: Tonin Mirakaj kryetar dhe antarët e nderuar: Gjek Gjonlekaj, Preç Koçaj, Ndoc Shkreli, Pretash Curanaj, Gjelosh Rukaj, Aleks Mirdita, Simon Simolacaj, Fran Shala.
Më 24 maj 1989, në ambientet e kishës shqiptare, grupi i punës përgatitore i kryesuar nga z. Tonin Mirakaj dhe administratori i kishës I Përndershmi Dom Rrok Mirdita, morën pjesë në takimin e parë, për të diskutuar programin dhe procedurat e tjera që duheshin, për mbarëvajtjen sa më të mirë të punimeve të seminarit në fjalë. 
Të gjithë ishin të impenjuar seriozisht dhe me një ndjeshmëri të lartë atdhetare, që manifestimi më i rëndësishëm kulturor, të dalë me një nivel sa më të lartë dhe miqtë e ftuar ta ndjejnë vetën si në shtëpinë e tyre. 

Në këtë mbledhje, u bisedua rreth organizimit me karakter ndërkombëtar të tubimit, si i vetmi në llojin e vet, në komunitetin shqiptar të Amerikës dhe një rast unikal në botën shqiptare asokohe të mergatës. 
Vetë prania e personaliteteve të shquara në evenimentin special, tregonte sesa me seriozitet e kishte marrë komisioni përgatitës, organizimin deri në detaje të tubimit, në përkujtim të klerikut, letrarit, dijetarit dhe personalitetit te ndritur të historisë së popullit shqiptar ipeshkëvit Bogdani, duke nderuar dhe respektuar kësisoj jetën dhe veprën e tij, në dobi të kombit të vet.
Karakteri ndërkombëtar, vinte nga fakti, se folësit profesionistë, do të ftoheshin nga Gjermania, Italia, Kosova dhe ShBA. Për të pasur kohën e mjaftueshme, për organizimin u caktua, që seminari të mbahet në ambientet e Fordham University në Bronx, New York, më datën 7 tetor 1989.

Në lajmërimin e hartuar nga komisioni përgatitës, që mban datën 3 korrik 1989, ndër të tjera lexojmë: “Këshilli i kishës katolike shqiptare në New York, adminstratorit I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe ndihmësi i tij Dom Pjetër Popaj, lajmërojnë të gjithë bashkësinë shqiptare, se me datën 7 tetor 1989, do të mbahet një “Seminar Përkujtimor”, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Ipeshkvit të kishës katolike, teologut, shkrimtarit, themeluesit të letërsisë shqipe dhe patriotit të madh shqiptar Imzot Pjetër Bogdanit… Të gjithë shqiptarët pa përjashtim janë të mirëpritur.
Për dashamirët dhe ata që studiojnë kulturën dhe letërsinë shqipe, është një rast shumë i përshtatshëm e i rrallë, ku, kanë për të pasur mundësinë të dëgjojnë vërtetë mjeshtër të albanologjisë shqiptare, sipas temave të përzgjedhura.”
Në atë mbledhje u vendos, që seminari të mbahet në restorantin “Eastwood Manor”, 3371, Eastchester Road, Bronx, New York, aktiviteti ishte parashikuar të fillonte në orën 12:30 të ditës, duke vijuar deri në orën katër të mbasditës.
Mirëpo në tubimin tjetër organizativ po për këtë problem, u vendos përfundimisht, që aktiviteti shkencorë, të mbahet në Fordham University, duke lëshuar me këtë rast edhe lajmërime të reja, për komunitetin shqiptar në Amerikë.
U vendos gjithashtu, që të ftohen si kumtues: Atë Danjel Gjeçaj O.F.M. nga Roma (Itali) Prof. dr. Martin Camaj Mynihu (Gjermani), Prof. Arshi Pipa (ShBA).
Aktivisti i palodhur i komunitetit tonë, gazetari z. Gjek Gjonlekaj, në mbledhje, propozoi, që të ftohen edhe ligjerues nga Kosova, duke përmendur dhe përshkruar me një Curricum Vitae esenciale emrat e dy albanologëve të shquar, si: Prof. dr. Ibrahim Rugova dhe Prof. dr. Engjëll Sedaj. 

Grupi përgatitor, i kryesuar nga zoti Mirakaj, kishte menduar edhe alternativën tjetër. Kështu, nëse ishte e pamundur ardhja e studiuesve nga Kosova, për arsye objektive, të situatës së ndezur politike në ato vite në krahinën autonome, u mendua, që të ftohen Imzot Nikë Prela (1918-1996) ipeshkëv i Kosovës dhe Imzot Pjetër Perkoliq arqipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë.

Administratori i Kishës, I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe komisioni, pranoi këtë propozim, për vijimsinë e realizimit të programit të përkujtimit me propozimet e reja, nëse mungojnë studiuesit e shquar kosovarë.

I kudondodhuri e i palodhuri, z. Mirakaj, pa vonesë, u angazhua drejtpërdrejtë me formalitetet e tjera të rëndsishme, duke u dërguar menjeherë ftesat zyrtare personave të lartpërmendur, në emër të këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.
Pa vonesë, u nisën me postë të gjithë ftesat zyrtare, për studiuesit profesionistë të jetës dhe veprës së Imzot Bogdanit, të cilat u konfirmuan me përgjigje pozitive mbas disa ditësh nga Patër Danjel Gjeçaj, Prof. Arshi Pipa, Prof. dr. Engjëll Sedaj dhe Prof. dr. Martin Camaj. 

Të gjithë të ftuarit special si kumtues, shprehen kënaqësinë për insiativën e mirëseardhur dhe pranuan me shumë dëshirë e kënaqsi shpirtërore, për të marrë pjesë në evenimentin shumë të rëndsishëm mbarëshqiptarë. 
Profesor Martin Camaj, duke kërkuar ndjesë, në pamundësi për të qenë atë ditë fizikisht në New York si ligjërues, me postë dërgon punimin shkencorë, që në ditën e seminarit u lexua nga dikush tjetër. 
Për të mos pasur përsëritje në temat e autorëve që kishin marrë për studim, u kerkua për efekt edhe të programit ose fletëpalosjes, (që do t’u jepej edhe të pranishmëve në auditorin e Universitetit), studiuesit të përcaktojnë dhe dërgojnë mundësisht titujt e temave të tyre me profile të ndryshme mbi Imzot Pjetër Bogdanin dhe veprën e tij.

Jo të gjithë konfirmimet kishin mbërritur në qendrën e komisionit organizues të seminarit. Mungonte përgjigja e ftesës pozitive ose negative nga albanologu Prof. dr. Ibrahim Rugova. Kështu në lajmërimin, që komisioni përgatitës lëshoi më 3 korrik 1989, për mbajtjen e seminarit, nuk gjindej emri i tij. Të gjithë ishin të shqetësuar, pse nuk kishte asnjë përgjigje nga Dr. Rugova. 
Nga ana e tjetër, sikurse kujton z. Tonin Mirakaj: “Ai e kishte marrë ftesën dhe ishte përgjigj pozitivisht, por se përgjigja e tij me shkrim kishte “humbur” në “postën” ish-Jugosllave askohe.”
Profesor Engjëll Sedaj lajmëroi z. Tonin Mirakaj, se Prof. dr. Ibrahim Rugova e ka marrë ftesën dhe është përgjigjë pozitivisht. Por sërisht enigma vijonte të brente komisionin, i cili i bazuar në konfirmimin e Prof. dr. Engjëll Sedajt, u dërgon menjëherë dy albanologëve kosovarë garancitë dhe biletat e udhëtimit me linjën ajrore të kompanisë jugosllave “JAT”, për një qëndrim në ShBA për 10 ditë.

Me datën 30 gusht z. Gjek Gjonlekaj, mundi të gjente numërin e telefonit privat të Prof. dr. Ibrahim Rugovës, të cilin ia dha z. Tonin Mirakaj. Mbas disa përpjekjeve, z. Mirakaj, ra në kontakt direkt me albanologun. Ai u gëzua shumë për ftesën, nderimin dhe vlerësimin, që kisha katolike shqiptare në New York dhe komuniteti shqiptar i kishte bërë atij, për të qenë një mik i nderuar midis mërgimtarëve në Amerikë.
Në bisedë e sipër Dr. Rugova, konfirmoi se e kishte marrë ftesën dhe shtoi, se: “Jam përgjigjur pozitivisht se do të marre pjesë me shumë gëzim, porse përgjigja ime ka “humbur” në postë…”

Aktivisti Mirakaj, mbasi e falënderoj për bisedën e ngrohtë që po zhvillonin, e vuri në dijeni, se garancitë dhe biletat e udhëtimit Jugosllavi-New York dhe kthimi me linjën ajrore “JAT”, ua kishte dërguar dy ditë më parë me postë, në adresën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, pranë Universitetit të kryeqytetit.

Nga ana e tjetër Prof. dr. Ibrahim Rugova, u interesua për temat e folësve në seminar, në mënyrë që të mos kishte përsëritje të kumtesave nga studiuesit. Në këtë bisedë, iu dha tema e caktuar për atë qëllim: “Historia shqiptare në veprën e Bogdanit”. Ai e pranoi me shumë kënaqësi, duke përshëndetur në telefon: “Mirë u pafshim në New York!”
Publicisti veteran z. Tonin Mirakaj, gjithë ditën e gjatë orëve të mbasditës, përveç punës së përditshme, lëvizte në shumë drejtime, për përgatitjen deri në detaje e të gjithë programit të caktuar, për realizimin sa më mirë e me detajet më të vogla të simpoziumit. Ai pa vonesë lajmëron meshtarin Të Përndershmin Dom Rrok Mirditën, aktivistin z. Gjek Gjonlekaj dhe antarët e tjerë të komisionit, për bisedën e zhvilluar në telefon me albanologun e mirënjohur Prof. dr. Ibrahim Rugovën. 
Ishte koha e përshtatshme, për të gjetur një auditor të madh dhe shumë komod, për ligjëruesit dhe pjesëmarrësit e shumtë, që do të nderonin figurën e prelatit e atdhetarit të madh shqiptar. 
Komisioni nën drejtimin e z. Mirakaj, bie në kontakt me menaxheret dhe stafin e Fordham University në Bronx, New York.
Qëllimi kryesor i tyre ishte sigurimi i një salle komode me kapacitet të madh vendesh, podiumi dhe elementët e tjerë të fonisë. 
Zoti, po ndihmonte me bujari të gjithë aktivistët e kishës, që kishin njetin dhe vullnetin e mirë. U sigurua salla e Universitetit e u shpërndanë menjëherë lajmërimet qendrave të informimit radiove dhe mediave informuese të shkruar të komunitetit tonë.

Dr. Rugova, ishte një problem!?

Me ardhjen e Dr. Rugovës, u plotësua lista e folësve, duke krijuar kësisoj portretet e personaliteteve të shquara të kulturës dhe letërsisë së botës shqiptare.

Kujtojmë, se asokohe Dr. Rugova, njihej vetëm si një shkrimtar, edukator, albanolog i letrave shqipe, por se në politikë ishte në fillim të aktivitetit të tij. Në këtë mënyrë, lajmi i ardhjes së tij në New York, përbënte një ngjarje të rëndësishme për të gjithë mërgatën tonë në Amerikë. Lajmi i gëzueshëm, solli një problem të madh, për organizatorët e aktivitetit kulturor. Fakti, se ai tashmë po bëhej një person publik me reputacion në rritje, bëri që organizatorët të mendonin më shumë për sigurinë e tij. Tashmë, ai duhej ruajtur nga ndonjë rrezik i papritur ose i organizuar nga elementë keqbërës, që në këtë rast mund të turpëronte kishën dhe komisionin organizues. 

Nga të gjithë grupi i punës, u mendua, që për profesorët e ardhur nga Kosova Prof. dr. Ibrahim Rugova dhe Prof. dr. Engjëll Sedaj, të sigurohej vendqëndrimi në një ndër hotelet më të mira dhe me eksperiencë, në ruajtjen e diplomatëve botërorë, pra me reputacion të njohur në këtë vend.
Për këtë qëllim, u shfrytëzua miqësia e djalit të aktivistit Tonin Mirakaj, të riut Danjel Mirakaj, i cili me dëshirë të madhe u takua me miqtë e vet në Manhattan East Hotels. U sigurua një suite me dy dhoma fjetjeje komode dhe dhomë pritjeje në “Beekman Towers” në 49 th Street, në katin e 17-të (Manhattan, New York) nga dritaret e së cilës, shihej për bukuri ndërtesa e madhe e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Një vend shumë i përshtatshëm, për mysafirët e shtrenjtë, u rezervua nga vetë kisha dhe komunitetit ynë në New York. Prof. Dr. Ibrahim Rugova, ishte shumë i gëzuar dhe emocionuar se gjendej përballë OKB. Ndërsa po i hedhte një vështrim përkëdhelës ndërtesës prej xhami të Kombeve të Bashkuara nga dritarja, Prof. Rugova, me buzëqeshje tha: “Aty në atë ndërtesë do të zgjidhet problemi i Kosovës!”

Për arsye sigurie, nuk u lajmërua nga mediat e komunitetit ora e mbërritjes së tij. Në aeroport profesorët kosovarë, u pritën nga një grup i vogël, i përbërë nga administratori i kishës katolike shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mir” I Përndershmi Dom Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, z. Gjek Gjonlekaj dhe antarë të komisionit përgatitës. Përveç makinave personale, familja Biberaj, kishte dërguar një limozinë për mysafirët, në shenjë respekti dhe vlerësimi të lartë.
Nga aeroporti “J.FK.”, automjetet në karvan u nisën për në “Beekman Toërs”, ku lanë valigjet e mysaferëve e u ngjitën sëbashku të gjithë në banesën e aktivistit z. Tonin Mirakaj në Fifth Avenue, Manhattan, New York, ku u kalua një mbrëmje shumë e gëzueshme.
Nga kjo darkë dhe mikpritje tipike bujarie shqiptare, z. Mirakaj, ruan shumë mbresa e kujtime të pashlyeshme. 
Ndër të tjera, ai rikujton: “Profesor Rugova, pinte shumë duhan, cigare mbas cigares pa ndërprerje. Ai edhe kur hante bukë, cigaren e mbante të ndezur në njenen dore. Gjatë darkës bashkëshortja ime Miliana, kur e pa me cigare të ndezur, u afrua të merrte pjatën. Duke buzëqeshur profesor Rugova, iu drejtua asaj: jo zonjë, se kështu e kam unë, ushqim dhe duhan bashkë! Të gjithë që ishim aty qeshëm dhe atmosfera u bë edhe më e gëzueshme. Ata ndieshin si në shtëpinë e tyre, duke kaluar kështu orët e imta të mbrëmjes ngrohtësisht. Në atë mbrëmje, ndër të ftuarit ishte miku im doktor Salvatore Delprete, i cili kishte vënë re me habi mënyrën sesi Profesor Rugova e pinte duhanin pa ndërprerje. Dr. Delprete, kishte pa gjithashtu, ndonëse nuk e kuptonte gjuhën shqipe, se Prof. Rugova, ishte një njeri me rëndësi nga mënyra se si njerëzit silleshin rreth tij. Tonin, më tha: “Thuaj Profesorit, se duhani ka me i marrë jetën, po e vazhdoj në atë mënyrë!”.
I thashë Dr. Rugovës çka tha doktori. Mbasi e falënderoj doktorin, për kujdesin që tregoi, tha: “Eshtë e vërtetë, se duhani do të më shkurtoj jetën, por në këtë kohë, nuk mundem ta lë duhanin. Ndoshta një ditë, dikur në të ardhmen, kush e di!?…”

Mbas darkës mysafirët, u shoqëruan në “Beekman Towers” që të shlodhen dhe të përgatitën për seminarin, që fillonte me datën 7 tetor 1989, në ora 10 të mëngjesit…
Qysh në orët e para të mëngjesit vjeshtor, grupi organizativ, me në krye z. Tonin Mirakaj, administratori e kishës, I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe Dom Pjetër Popaj, ishin në ambientet komode, ku pritej të mbahej tubimit. 

Salla e madhe e Fordham University, ishte e mbushur plot e për plot dhe qindra bashkëatdhetarë të tjerë qëndronin në koridor në pritje. Dyert ishin të hapura dhe nga dritaret e mëdha ata që nuk kishin mundur të gjenin vend për t’u ulur prisnin të ndiqnin fillimin dhe zhvillimin e takimit kulturor dhe përkujtimor, kushtuar burrit dhe prelatit të madh të kombit.
Pjesëmarrja e madhe e bashkëkombasve i kishte kaluar parashikimet e organizatorëve të tubimit atdhetar. 
Në kohën e caktuar, në mes duatrokitjeve dhe buzëqeshjeve mirëseardhëse kryetari z. Tonin Mirakaj, hapi siparin e punimeve të seminarit, dhe ftoi Të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, që të thotë Lutjen Shpirtërore të rastit. Mbas lutjes, simbas programit të detajuar me kujdes, u kënduan hymnet kombëtare të ShBA dhe Shqipërisë, përmes zërit melodios nga aktivistja e kishës zonja Miliana Mirakaj dhe zoti Fran Shala.
U këndua, gjithashtu kënga “Trim vigan Pjetër Bogdani” nga kori i kishës katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe shoqëruar në piano nga kompozitori kosovar Gjon Gjevelekaj.
Sërisht z. Mirakaj, paraqiti kryetarin e seminarit, Të Përndershmin Dom Rrok Mirdita.
Ndër të tjera, në fjalën e tij tha: “Për të kryesue seminarin, komisioni përgatitës, ka zgjedhur një person, me të vërtetë të kualifikuar, në kuptimin e plotë të fjalës. Ky për një kohë të gjatë mëse 24-vjeçare, është në shërbim të Zotit dhe bashkëatdhetarëve të tij, dhe 16 vjet prej këtyne, në shërbim të komunitetit katolik shqiptar në New York me rrethe… Krahas me ushtrimin e detyrës së tij si bari shpirtnuer i komunitetit katolik, ky ushqen një dashuni të zjarrtë për gjuhë, kulturë, letërsi dhe tradita kombëtare, të cilat janë bazë e ekzistencës së grupeve etnike këtu në Amerikë dhe mbahen, ruhen dhe përtrihen, me aktivitete fetare e shoqnore.”

Gjatë kohës, që përmendeshin me radhë emrat e personaliteteve pjesëmarrës, duatrokitjet frenetike shoqëruan gjithësecilin. Por salla, ushtoi edhe më shumë, kur u përmend emri i Prof. dr. Ibrahim Rugovës, liderit të ri të popullit martir të Kosovës.
Folësit u paraqitën me radhë, sipas programit nga I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, z. Tonin Mirakaj e I Përndershmi Dom Rrok Mirdita. Kur erdhi radha, punimi shkencor i Prof. dr. Martin Camaj, u lexua nga kryetari i seminarit, I Përndershmi Dom Rrok Mirdita.
Perkujtimi kulturor përfundoi në ora 5 mbasdite, me fjalën përmbyllëse të kryetarit dhe meshtarit katolik, Të Përndershmit Dom Rrok Mirdita. 

Administratori i Kishës, Dom Rrok Mirdita, tha: “Mbyllja e seminarit, do të merrete shumë kohë me falenderue të gjithë ato që kanë punue, për ketë tubim kulturor, që të dalë më sukses. Megjithatë, nuk mundem kurrsesi pa përmend disa prej tyne. Kujt ma parë me u falenderue, se profesorave këtu, njerëz të shquem të shkencës së albanologjisë, të cilët, jo vetëm se kanë derdh djersë e mund, por janë lodhë me ardh prej larg. I falënderoj të gjithë, që na e bane të mundun me e njoftë ma mirë viganin e letërsisë dhe prelatin e naltë të kishës katolike Imzot Pjetër Bogdanin. Falënderoj komisionin përgatitës, me në krye z. Tonin Mirakaj, i cili nuk u kursye asnjëherë, nuk kursej kohë as të holla për të bërë të mundur daljen me sukses të këtij seminari. Falënderoj zotnijtë: Gjek Gjonlekajn, Preç Kaçaj e shumë të tjerë, të cilët do ti përmendim në darkën që do të kemi. Nuk mund të lë papërmend, bijën shqiptare Pashka Elezaj, e cila jo vetëm na zbukuroj sallën, por edhe na ofroj ma tepër afër Bogdanin, me pikturen që ajo me mjeshtëri e realizoi. Falënderoj Prof. dr. Engjëll Sedajn, për pikturën e bukur të Bogdanit, që ai na dhuroj. Këto bahen pasuni e Shoqnisë “Pjetër Bogdani”, e cila, qysh më sot i ka rranjët edhe këtu, sepse ishte ai, i cili, punoi e jetoj shumë për ruajtjen e thesarit të çmueshëm letrar e kombëtar deri sa kaloi në amshim. Ai ruajti si dritën e synit gjithçka kombëtare. Në këtë mënyrë, ne mund ti japim vlerën, që meriton këtij kolosi të ndritun të kombit tonë, duke e radhitur kështu me dinjitet në vendin e metiruar në panteonin e artë të kulturës shqiptare.”

Darkë gazmore

Në mbrëmje të datës 7 tetor 1989, në ora 7 mbasdite, komisioni përgatitës i seminarit, organizoi një darkë gazmore, në respekt të folësve të shquar nga Europa dhe Amerika, në restorantin “Eastwood Manor” Bronx, New York, ku morën pjesë mëse 700 bashkatdhetarë, që kishin ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës.
Darka u kryesua nga krytari i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” z. Tonin Mirakaj, i cili mbas një përshendetje të shkurtër, u paraqiti pjesëmarrësve mysafirët e shquar në tryezen e nderit. Midis tyre shquheshin At Danjel Gjeçaj O.F.M., Dom Rrok Mirdita administrator i kishës shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mir”, Prof. dr. Ibrahim Rugova, Dom Pjetër Popaj ndihmësadministrator i kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. dr. Engjëll Sedaj, Prof. Arshi Pipa dhe gazetari i “Rilindjes” në Prishtinë z. Agim Fetahu. Darka, kaloi mes një atmosfere të ngrohtë dhe miqësore. Të gjithë miqtë e nderit e ndjenin vetën si në shtëpinë e tyre. 

Kryetari i darkës njoftoi pjesëmarrësit, se gjatë kësaj darke festive, fjalimet janë të kufizuara nga vetë fakti se me fjalime kishte kaluar e gjithë dita në Fordham University, duke i lënë vendin muzikës dhe humorit popullor në tavolinat, ku tashmë ndanin gëzimin e përbashkët të gjithë bashkëatdhetarët tanë.

Muzika me instrumente tradicionale popullore me këngëtarë të komunitetit, ishte pjesa më e bukur dhe një mënyrë më shumë, për të ndjerë vetën të gjithë si në një shtëpi të madhe. Kësisoj grupi muzikor dhe kërcimtarët e “Rozafatit” (1978), e ngritur pranë Qendrës Kulturore të kishës, bëri që të këndonin të gjithë me gojë e zemër këngët e bukura të gurrës origjinale popullore, të drejtuar me mjeshtëri nga aktivisti z. Fran Shala. Një kërcim artistik, që solli kënaqësi për të gjithë, ishte “Vallja e Rugovës”, e vjetër sa vetë historia e krahinës me të njëjtin emër, që u interpretua me ndjesi zemre e kënaqësi shpirti nga grupi i njohur “Rozafat”.

Një javë me mysafirët

Suksesi më i madh sa pritej asokohe, ishte ruajtur në ditën e seminarit, ku u tubuan mijëra shqiptarë nga disa shtete të Amerikës. Media i bëri jehonë, duke e pasqyruar nëpër faqet e gazetave dhe revistave që botoheshin në Amerikë, ndërsa në Shqipëri sundonte një heshtje varri. 
Kështu gazeta “Zëri i Atdheut” (Tetor–Nëntor 1989), në një artikull redaksional me titull: “Madhështia e një Seminari”, ndër të tjera shkruante: “Nji tjetër arsye, që e zgjoi kërshërinë e mërgimtarëve shqiptarë për këtë eveniment historik, kombëtar, fetar e kulturor, ishte ajo, që kisha katholike shqiptare i ftoi me marrë pjesë në ketë seminar dy shkollar shqiptar nga Kosova, përndryshe studijues të rrastë të Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij gjeniale: Prof. dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës – njeni ndër përfaqsuesit ma eminent të kulturës shqiptare jo vetëm të Kosovës dhe kolegu i tij Prof. dr. Engjëll Sedaj – që të dy profesorë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Pjesëmarrja me aqë shumicë dhe rangu aq i naltë akademik i ligjëruesve të rastit të lejshin me kuptue pamvarsisht, se gjindeshim në njenën nga dy qendrat krysore të kulturës shqiptare – në Tiranë a Prishtinë… Shtojmë, sesi në seminar, ashtu edhe në darkë, mori pjesë z. Tom Christo, shqiptar i gjeneratës së parë i lindun këtu në ShBA nga New Hamshire, i cili, njiherit asht edhe kandidat në vitin që vjen i Partisë Republikane për senator të Shteteve të Bashkuara t’Amerikës, ku u njoh dhe u përshëndet me shumë mërgimtarë shqiptarë.”

Ndërsa radio “Zëri i Shqiptarëve të Lirë” (Edicioni i parë i lajmeve, më 28 Nëntor 1989), dhe “Revista Radiofonike e Shqiptarëve të Amerikës”, komentuen shumë favoreshem mbi zhvillimin e punimeve të Seminarit. 
Jo larg tyre mbetën edhe gazeta e vjetër e komunitetit tonë “Dielli” e Federatës Panshqiptare “Vatra”, e cila në kolonat e saj shkrimore, i la një vend të rëndësishëm zhvillimit të punimeve të seminarit.

Revista “Koha e Jonë”, që asokohe dilte në Francë, botoi një artikull analitik mbi tubimin kulturor, duke e ilustruar figurën e Imzot Pjeter Bogdanit me përkujtimin, që kisha katolike “Zoja e Kshillit t’Mir”, nën udhëheqjen e klerikëve Të Përndershëmve Dom Rrok Mirdita e Dom Pjetër Popaj dhe Kryetarit të Këshillit të Kishës z. Tonin Mirakaj, mundën që të korrin suksesin e një pune të madhe përkushtuese dhe vullnetare për mbarëvajtjen e seminarit.

Koha e lirë mbas seminarit me miqtë special të ftuar nga Kosova, si: Prof. dr. Ibrahim Rugova dhe Prof. dr. Engjell Sedaj, Prof. Arshi Pipën dhe At Danjel Gjeçaj O.F.M., kaloi në një atmosteferë miqsore me darka e shetitje të lira, në ambientet e bukura të Manhattan–it, New York.
Profesorët Rugova e Sedaj, udhëtuan në Washington D.C., të shoqëruar nga antari i komisionit përgatitës z. Simon Simolacaj, ku kaluan dy ditë të këndshme. Atje i priti Drejtori i Seksionit për Europën Lindore në Radion “Zëri i Amerikës” z. Frank Shkreli.
Në Washington D.C., patën disa takime private, me zyrtarë të Qeverisë dhe Kongresit Amerikan.
Me kërkesën e mysafirëve të shquar, me ke u takuan nuk u bë publike. Atë dëshirë të tyre e ruajmë edhe sot. Është një fakt i pamohueshëm, se në këto takime private dhe publike që pasuan mbas përfundimit të punimeve të seminarit, filloi aktiviteti diplomatik i Dr. Ibrahim Rugovës.
Ditën që u kthyen për në vendlindje studiuesit kosovarë Rugova dhe Sedaj, u përcollën për në aeroportin “John F. Kennedy.” nga meshtarët e kishës “Zoja e Kshillit t’Mir” Të Përndershmit Dom Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, z. Tonin Mirakaj, antarët e komisionit përgatitës të seminarit z. Gjek Gjonlekaj, z. Simon Simonlacaj dhe një grup shqiptarësh, ndër të cilët shquheshin vëllezërit Sabit dhe Seidi Bityçi, z. Zef Camaj etj.
Gjatë kësaj jave, duhet përmendur bujaria fisnike tradicionale shqiptare e zotërinjve: Simon Simolacaj, Tonny Shkrelit, Nikollë Shala, Fran Shala, Sabit dhe Seidi Bityçi e të tjerë, që nuk kursyen asgjë, për ta bërë sa më të këndshme qëndrimin e profesorëve të nderuar në New York. Biletat e udhëtimit airor për profesorët kosovar u paguen bujarisht nga z. Ndoc Shkreli.

Letra urimi për Seminarin

Kur seminari tashmë kishte javë, që kishte mbyllur siparin njëditor në New York, në kishën katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në postën private të kryetarit të këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, vijonin të vinin letra përgëzimi, për suksesin dhe kënaqësinë, që u dha shqiptarëve seminari ndërkombëtar, kushtuar figurës së madhe të Imzot Pjetër Bogdanit nga miq, shokë, dashmirë, bashkëatdhetarë në shtete të ndryshme të botës.
Midis tyre, po veçoj letrën, që kleriku françeskan Atë Danjel Gjeçaj O.F.M., i ka dërguar mikut të tij të ngushtë z. Mirakaj, ku ndër të tjera shkruan: 
“Fort i dashtuni Tonin! 
Sot e kam marrë letrën tande dhe artikullin: për të tria të falem nderës me zemër. Falënderimet e mija ma të ngrohtat – thonë toskët – janë ato të punës sate e të familjes sate për kishën shqiptare, e cila, ban pjesë të gjallë të kishës sonë martire të vendit tonë të robnuem e njiheri asht gjymtyrë e kishës së përbotshme të katholiçizmit.
Më vjen mirë, për lajme e jehonë, qi ka lanë seminari i 300-vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit dhe gëzohem tejet qi mundi juej s’ka shkue pa sodisfaksion. Edhe ky asht ndër njerëz i nevojshëm dhe ngushllues. Më gëzoi kumtimi, se me vullëndetin e mirë të disave e me ndihmën e të tjerëve, ka për t’u plotsue ndërmarrja aq e vlefshme e aq e lartë, sa asht nji vepër e tillë madhështore. 
Nji Shqipni të vogël dhe nji kishë të fuqishme, me ndihmën e Zotit, duhet të ndërtojmë në botën e madhe të Amerikës, prej kah rishtas, me ndihmen e Atij të Lumit, kemi për t’i qitë themelet e reja kishës së Shqipnisë së lirë. Ashtu e premtoftë Zoti e na ndihmoftë Zoja e Shkodrës! Un prej anës seme, kam mbetë fort kondon, me ardhjen teme atje si nga ana e Dom Rrokut e Dom Pjetrit, ashtu edhe nga ana e jote me Milianën: për këta e kam dijtë që me kohë se s’më mungon dashtnia e juej. 
Mos u lodhni kurrë në ndihmë, qi mundeni me i dhanë meshtarëve zelltarë t’uej mbasi çdo mund i derdhun rreth tyne asht meritim para Zotit e Atdheut.
- Prej Dom Anton Kçirës, kam marrë letër e më difton se asht rregullue mjaft mirë, dhe se tash për tash punët janë premtuese. Natyrisht, kurrnji vepër e madhe s’kryhet pa vështirsi, por besoj se Dom Antoni, asht i pjekun e ka për të dijtë me i kalue të tana pengesat.
Përsa i përket botimit të simpoziumit, un kishem me thanë, se në kje se botoni edhe ndonji artikull apo përmbledhje anglisht, atëbotë asht ma mirë të botohet atje: po kje krejt shqip me pa gabime del këtu nën kujdesin tem. Çmimin e përpikët s’mund e dij pa pasë tekstin, por bane hesapë kund 400-500 mij gjashtëmbëdhetë faqëshin, përse kështu çmohet shtypi. Nënkuptohet, se këtij çmimi, i duhen shtue fotografitë e kopertina. Me kaq edhe nji herë falënderimet e mija e njimij shëndete ty, Milianës fort e fort, Danjelit, Eleonorës dhe Dianës. 
Mbetem me dashtëni i juaji At Danjel Gjeçaj.”

Ndërsa në letrën që Akademik Prof. dr. Engjëll Sedaj (Prishtinë, 26.10.1989), i ka dërguar z. T. Mirakaj, përshkruan me mirënjohje mbresat e pashlyeshme të vizitës së fundit në New York, ngrohtësia e bashkëatdhetarëve, treguar ndaj të gjithë referuesve në tubimin kulturor, shkruan: 
“Fort të dashurit Tonin dhe Milianë! 
Kaluan dhjetë ditë, që kur u kthyem nga New York – u, por kurrsesi të kalojmë në jetën e këtushme: mendje dhe mbresat e atjeshit, mikëpritja e përzemërtë dhe shumë e ngrohtë e shtëpisë Tuaj dhe kujdesi atëror, madje edhe për gjendjen materiale tonën ndikoi që para së gjithësh, ju të dytë, të bëheni anëtarë edhe të familjeve tona.
Me mallëngjim e përkujtoj atë natë të parën, kur ne, të lodhur nga rruga, nuk ishim në gjendje sa duhet të marrim pjesë aktive në atë pritje: në aeroport, në shtëpi dhe gjetiu.
Vendosja në hotel, kontaktet me njerëz dhe mbi të gjithat seminari i suksesshëm, i organizuar mirë nga ju dhe i mirëpritur nga pjesëmarrësit, shkaktoi kënaqësi dhe më dha zemër që për atë botë, atje diku përtej detit të gjërë, të bëj edhe me tepër në planin kulturor, që të ushqhen ata njerëz me ndonjë mendim të mirë dhe me shëmbëlltyrat tona të ndritshme nga e kaluara e lavdishme.
Ç’është e vërteta, ne më tepër ishim mysafirë tuaj, sesa pjesëmarrës të seminarit për Bogdanin. Çdo gjë lidhej me Tonin dhe në çdo vend disi takoheshim me te dhe Milianën. 
Falënderoj nga zemra dhe fëmijët tuaj, të cilëve, ju kemi çrregulluar rendin e ditës, mësimin etj.
Këtu lajmi mbi pjesëmarrjen tonë në seminar, u mirëprit dhe madje në Fakultetin tonë menjëherë u përkrah inisiativa, që pikërisht më 6 dhjetor të bejmë një mbrëmje përkujtimore për Imzot P. Bogdanin. 
Më 21 tetor, ishim në Zym të Hasit në “Takimet e Gjeçovit”, ku temë e vetme ishte përvjetori i Bogdanit. Për jetën dhe veprën e tij fola nja një orë dhe interesimi vërtet ishte i madh, në këtë vendlindje të tij. 
Mendo, se edhe në Rektorat, është pranuar insiativa, sikur edhe në Akademinë e Shkencave, që të shënohet ky përvjetor. Kam pranuar shumë ftesa nëpër shkolla dhe biblioteka të qyteteve, për të folur për Bogdanin e madh. Këtë do ta bëjmë me kënaqësi gjithkund.
Ju marrë grykë dhe ju përshëndesim përzemërsisht: Engjëlli, Jozefina, Oliveri dhe Leonora. Prof. dr. Engjëll Sedaj”.

Filed Under: Histori Tagged With: 25 vjet më parë Imzot Pjetër Bogdani, Klajd Kapinova, ne New York

Përvjetori i 70-të i lindjes së presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova

December 2, 2014 by dgreca

Sot ishte përvjetori i 70-të i lindjes së presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova/
* Thaçi: Me Rugovën kam pasur bashkëpunim në momentet kyçe të historisë sonë të re
Haradinaj: Rugova, udhëheqës i papërsëritshëm/
Pacolli: Ibrahim Rugova e bëri botën të njohë Kosovën/
Sot është 70-vjetori i presidentit legjendar të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë në vitin 2006. Në kuadër të këtij përvjetori janë planifikuar ceremoni të ndryshme përkujtimore, duke filluar me homazhet pranë varrit të tij.
Njeriu i rrugëtimit të shtetit të Kosovës dhe i paqes
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.
Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.
Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.
Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.
Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.
Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, që e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.
Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.
LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.
Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

– Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
– Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
– Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
– Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).
– Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguera”, në Barcelonë, Spanjë.
– Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:
– Mbreti i Spanjës Huan Karlos, – Helmut Kol, – Ronald Regan-i, – Oto fon Habsburg dhe – Emil Konstantinesku.
– Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).
“…Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t’ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t’ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)
– Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.
“Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit”.
“Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t’i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet”. (Z. Oto fon Habsburg)
– Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
Pas një sëmundje të rëndë, presidenti Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006 në Prishtinë, në moshën 61-vjeçare.
Haradinaj: Rugova, udhëheqës i papërsëritshëm/
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e vlerëson Presidentin historik të Kosovës udhëheqës të papërsëritshëm.
Haradinaj shprehet sot se “populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët përjetë do ta kujtojnë Presidentin Rugova dhe veprën e tij”.
“Sot, në 70-vjetorin e lindjes, e përkujtoj si udhëheqës të papërsëritshëm të popullit tim dhe si mik”, thekson Haradinaj.
Pacolli: Ibrahim Rugova e bëri botën të njohë Kosovën/
Ibrahim Rugova kishte meritën historike se e bëri botën të njohë Kosovën, shprehet sot Presidenti i Aleancës Kosova e Re, zv/kryeministër i qeverisë në përfundim të mandatit, Behgjet Pacolli, në 70-vjetorin e lindjes së Presidentit histotik kosovar.
“Ka shumë popuj të vegjël apo dhe më të mëdhenj sesa Kosova, kauza e të cilëve sot në botë dhe luftërat për këtë kauzë janë të panjohur ose nuk merren në konsideratë. Në kohërat tona nëse kjo kauzë nuk njihet, gjasa që ajo të zgjidhet, të adresohet janë të vogla. Ibrahim Rugova, ditëlindjen e të cilit kujtojmë sot, kishte meritën historike se ishte i pari që e bëri botën të njohë Kosovën, të kuptojë genocidin mbi popullin e Kosovës, të vlerësojë luftën e Kosovës, t’i krijohet respekt për popullin dhe kombin tonë, shprehet Pacolli.
Ai vijon se, “pa këtë njohje, a ndërkombëtarizim siç e quajmë, s’do të kishte ardhur faza e ndërgjegjësimit të qendrave të mëdha të vendosjes për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës” dhe se, “ishte më pastaj lufta çlirimtare që i përshpejtoi cilësisht proceset, mbështetur dhe mbi këtë trashëgimi të vyer të Ibrahim Rugovës”.
Pacolli vlerëson se, “vepra politike e Ibrahim Rugovës përfaqëson një trashëgimi të madhe jo thjesht për LDK-në, e cila falë drejtimit të tij ishte parti udhëheqëse e skenës politike të Kosovës. LDK-ja e drejtuar prej Rugovës mishëronte një kuadër të gjerë interesash të qytetarit duke i harmonizuar ato më së miri, çka i garantonte dhe rezultate të larta zgjedhore”. Lideri i AKR-së, më tej shkruan se, “LDK-ja e Rugovës sillej me dinjitet me partitë e tjera kundërshtare dhe mu prej kësaj, sot kur ai s’është më, rivalët e tij më të fortë i referohen trashëgimisë së tij politike si një monumenti të përbashkët kombëtar. Vepra e tij bashkoi shumë para vdekjes, por akoma dhe më shumë pas vdekjes”.
“Popujt e vegjël kanë nevojë për mite, mbi të cilat themelojnë konceptin e tyre shtetëror të mëpastajmë. Rugova ishte dhe mbetet një mit i dobishëm për shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, me idetë e veta për aleancat ndërkombëtare të Kosovës, me sjelljen e vet të moderuar politike, me paqen që përcillte me sjelljet dhe fjalët e tij. Ja pse unë e kam quajtur atë themelues të pavarësisë së Kosovës, dhe një nga figurat më të mëdha shqiptare të fundshekullit të 20-të. Nderim të përjetshëm figurës së tij!”, shkruan Pacolli në Facebook, ku poston edhe një foto me Rugovën.
Thaçi: Me Rugovën kam pasur bashkëpunim në momentet kyçe të historisë sonë të re/
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kujton se “sot shënojmë ditëlindjen e Presidentit të ndjerë Dr Ibrahim Rugova”. “Kosova Republikë, e pavarur dhe demokratike, e orientuar thellësisht nga komuniteti euro-atlantik, ka qenë synim i Presidentit të parë me të cilin kam pasur bashkëpunim në momentet kyçe të historisë sonë të re”, thekson Thaçi.
“Familja e tij dhe populli i Kosovës sot janë krenarë për punën e tij të palodhshme për liri dhe pavarësi”, shprehet kryeministri i Kosovës, Thaçi
_Fotografia, kortezi Gazeta “ZERI”

Filed Under: Histori Tagged With: i lindjes së presidentit legjendar të Kosovës, Ibrahim Rugova, përvjetori i 70-të

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 559
  • 560
  • 561
  • 562
  • 563
  • …
  • 697
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT