• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

XHEMAL SULISUFAJ :“Nuk harroj rrugën nga kam ardhur”

January 14, 2015 by dgreca

Shqiptari që u ka shërbyer dhe presidentëve amerikanë. Ne kamp ne Itali ka njohur Xhevdet Mustafen./
Nga Fadil SHEHU, Florida/
Kisha dëgjuar për restorantin “Xhessis’’Family Restaurant, të cilin e ka hapur prej 16 vjetësh në një nga rrugët e qytetit Pinellas Park, në shtetin e Floridas, biznesmeni shqiptar, Xhemal Sulisufaj. Midis klientëve që drejtoheshin për në restorant, në sheshin rrethuar me skulptura dhe llojshmëri lulesh, dallohen siluetat e një njeriu me trup babaxhan, ku lëvizshmëria, buzëqeshja e çelur në buzë, e tregonin më të ri në moshë. Njeriu i cili më pas do të mbetej “ikona’’e kësaj interviste, kishte përjetuar një sërë peripeci në jetën e tij, veçanërisht në burgun e Beogradit, ku autoritetet Jugosllave e kishin dënuar atë me 25 vjet burg dhe më pas me dënimin kapital pushkatim, si dhe në kampin e Triestes, në Itali. Kur ende ishte vetëm 20 vjeç, atij i realizohet dëshira për të ardhur në Amerikë. Xhemali edhe sot mbetet një njeri i qetë, pa bujë e zhurmë dhe mjaft modest, cilësi të cilat janë të pranishme në këtë intervistë.
F.Shehu:-Zoti Xhemal, do të donim të flisnit diçka për të kaluarën tuaj në Shqipëri.
Xh.Sulisufaj:-Kam lindur në 5 Prill të vitit 1945, në fshatin Gri të Tropojës, ku prindërit e mij bënin një jetë të rethuar me probleme ekonomike. Ndonëse familja ime merrej kryesisht me blegtori, na duhej të sakrifikonim shumë, pasi ishim njëmbëëdhjetë fëmijë.
-A ishte e vështirë jeta në familjen tuaj?
-Ne fëmijët, krahas punëve na duhej të shkonim për çdo ditë në shkollë. Katër prej nesh vazhdonin shkollën, ku vetëm për të shkruar, një laps e ndanim në katër pjesë, ndërsa për bojë përdornim lëngun e manaferave dhe për penë, pëndë pule. (Buzëqesh) Çuditërisht detyrat i shkruanim pastër dhe bukur. Zakonisht pas mësimeve shkoja me dhi dhe me lopë kodrinave. Me vete merrja libra artistik për të cilat shpesh herë babai më qortonte. Isha 15 vjeç kur nisa të lexoja Karl Marksin, Leninin, Fan S.Nolin, Gi De Mopasan, Ernest Eminguei, Mark Tuen, ku katër këta të fundit i kam rilexuar shumë vite më vonë në anglisht këtu në Amerikë.
-Cili ishte motivi që ideoi aratisjen tuaj?
-Unë kam lexuar shumë libra. Ndoshta ato por edhe jeta e vështirë që bënim në fshat, duke mos patur asnjë të ardhme, mendoj se u bënë shtysa kryesore për të shkuar në Amerikë, vend të cilin e kisha njohur vetëm nëpërmjet librave, ku disa syresh i lexoja fshehurazi pasi ligji nuk të lejonte.
-A ju kujtohet moment kur u arratisët?
-Ishte mesditë gushti i vitit 1962, kur sapo kisha mbushur 17 vjeç. Pasi eca disa orë maleve ku kisha lënë pas Kukësin dhe disa fshatra, nuk e dija se ndodhesha në tokën Jugosllave. Në një faqe mali takoj një bari, i cili më fliste serbisht por unë nuk e kuptoja. Ai më merr çantën me ushqime dhe laimëron forcat e kufirit, të cilët pasi më lidhën duart më çojnë në burgun e Beogradit, ku nuk kursyen torturat në trupin tim. Pas dy muaj burg lirohem dhe vazhdoj gjimnazin në Prishtinë. Ndonëse fillikat i vetëm, pa shtëpi dhe katandi, duke qenë përherë në vëzhgimin e U.D.B.-së, nuk harroj ndihmën e shokëve dhe shoqeve të klasës, në veçanti Ali Zenuni dhe Rabie Abrashi (Shehu), e cila shpesh herë më sillte bukë fshehurazi, duke e vendosur mes librave në çantë.
-Flitet se ju nuk e përfunduat shkollën e mesme sepse aratiseni përsëri. A është e vërtetë?
-Po. Është e vërtetë se kam lënë përgjysëm shkollën dhe pa i thënë askujt prej shokëve. Aratisem për të shkuar në Austri, por edhe këtu unë kapem nga U.D.B.-ja, dhe forcat e kufirit. Më çojnë sërish në Beograd por në një tjetër burg. Pas disa javësh më jepet dënimi me 25 vjet burg. Në mjaft seanca të ndryshme të shoqëruara me gjithfarë torturash, mbaj mend dhe një polic, i cili sa herë që më merrte në pyetje, më qëllonte me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. Një ditë si zakonisht, duke vazhduar ritualin e tij dhe këpucët që linin gjurmë, ku trupi më digjte nga dhimbjet, çohem me gjithë focën time duke e shtyrë policin, çka bëri që ai të bjerë nga dritarja e katit të gjashtë ku unë ndodhesha dhe vdesë në vend. Pashë atë fytyrë kriminale tashmë pa jetë, të cilën nuk e harroj edhe sot, largohem nga burgu duke vrapuar sa mundesha. Forca të shumta policore dhe ato të kufirit, nuk kursyen plumbat që fërshëllenin mbi kokën time. Rrugës kontrolloja trupin për ndonjë plagosje, por vetëm zoti më kishte mbrojtur. Pas më shumë se dhjetë ditësh rrugë maleve i raskapitur, mësova se kisha mbritur në Trieste, në Itali.
-Mendonit se në Trieste do të ishit një njeri i lirë?
-Falenderoj një grua pranë një fshati në Trieste, e cila për disa ditë më mbajti në shtëpinë e saj, pasi mua ajo më gjeti pa ndjenja. Aspak nuk e mendoja se tashmë unë do të isha i lirë në këtë vend. Unë isha një i arratisur që vija nga një shtet tjetër. Ishte po kjo nënë, e cila duke u kujdesur përsëri për mua, më çon në kampin e refugjatëve në Trieste, ku kushtet e jetesës ishin shumë herë më ndryshe nga ato në Beograd.
-A kishte shqiptarë të tjerë veç jush në këtë kamp?
-Po, kishte disa. Aty për herë të parë unë u njoha me Xhevdet Mustafa, të cilin më pas nuk e takova asnjëherë.
-Ju kishit vrarë një polic në burgun e Beogradit. E dinit se autoritetet e atjeshme ishin në kërkimin tuaj?
-Pas disa ditësh autoritetet Jugosllave kishin mësuar vendodhjen time. Ata mbrijnë në kamp dhe kërkonin ekstradimin tim në Jugosllavi, ku tashmë unë isha dënuar me vdekje. Prej disa ditësh në kamp ndodhej një delegacion i kombeve të bashkuara për të drejtat e njeriut. U mora në pyetje prej tyre dhe drejtuesve të kampit. Pas disa kohësh në seancën e fundit, shpallem i pafajshëm. Autoritetet italiane më ndihmuan për udhëtimin tim për në Amerikë.
-A e dinit se arratisja juaj nga Shqipëria, do të shkaktonte pasoja tek pjestarët e familjes suaj nga ana e regjimit që ekzistonte në atë periudhë në Shqipëri?
-Shpesh herë kam dërguar letra në familjen time nga burgu i Beogradit, kampi i Triestes, madje dhe nga Amerika, por asnjëra prej tyre nuk u shkonte në dorë prindërve të mij, ndaj të cilëve sigurimi shqiptar kishte mbjellë terrorin dhe persekutimin.
-Si i përjetuat momentet e para të mbritjes suaj këtu në Amerikë?
-Nga Italia në New York, unë një djalë njëzet vjeçar, më duhej të përballoja jetën i vetëm, ku jo në pak raste më është dashur të flija në stacione trenash. Në fillim nisa të punoj si pjatalarës, ku për herë të parë vura re se si ato dhe orendi të tjera të kuzhinës, laheshin në makineri. Arrita që pas pak ditësh të mësoja gjithshka në punën time në restorant, por njëherësh ndjeja mungesën e komunikimit,sepse nuk dija asnjë fjalë anglisht. Krahas punës natën, munda të vazhdoja kolegjin dhe më pas universitetin për biznzes administrat në “New York University’’, ndër më të njohurit në SH.B.A.
-Si arritët që nga një pjatalarës të shëndroheshit në një menaxher i njohur, madje dhe drejtor i përgjithshëm në 230 restorante në disa shtete të Amerikës?
-Pasi përfundova studimet me rezultate shkëlqyeshëm, u emërova si menaxher në restorantin ku punoja dhe më pas në pozicionin e drejtorit në 230 restorante në New York, Minçigam, Florida, Filadelfia, Çikago…deri në Alaskën e largët.
-Mësuam se disa prej restoranteve tuaja, janë frekuentuar nga president të SH.B.A.-së dhe personalitete të larta nga mjaft shtete të botës. A është e vërtetë?
-Po. Në qytetin shën Agustin të shtetit të Floridas, ku restoranti ynë në shumë aspekte dallohej nga të tjerët, është frekuentuar dhe nga president amerikanë. Presidenti Riçard Nikson, vetëm në vitin 1973 ka frekuentuar disa ditë restorantin tonë në Shën Agustin dhe restorantin tjetër po në Florida, në Disnej Park, i njohur për mrekullitë e tij në të gjithë botën. Po kështu dhe presidenti mjaft popullor, Xherard Ford , në shtetin e Minçigamit në vitin 1978, i njohur si vendlindja e tij. Ai na falenderoi për pritjen dhe shërbimin tonë. Ndërkohë në New York, restoranti ”katër stinët’’, është frekuentuar nga personalitete botërore, duke mos harruar këtu restorantin “sipër botës’’, i cili ndodhej në katin 103 në njërën prej dy kullave binjake, të cilat u shkatëruan nga akti terrorist. Më erdhi shumë keq për këtë akt barbar, pasi aty unë humba shumë shokë e miq.
Prej vitesh banoni në shtetin e Floridas. Përse zgjodhët për të jetuar në këtë vend dhe jo një tjetër?
-Pas një pune voluminoze prej disa vitesh si menaxher dhe më pas si drejtor, mendova se Florida është vendi më i përshtatshëm për të jetuar. Krahas klimës së mrekullueshme, këtu jetesa është më e lirë se në shtete të tjera. Në Florida, e njohur dhe në fushën e turizmit, unë vazhdoj të jetoj prej njëzet vitesh.
-Në qytetin Pinellas Park, harkuar nga qytetet Shën Petërsburg, Largo, Klliuotër dhe Tampa, ndodhet restoranti që keni hapur dhe administroni ju. Çdo të thoshit për ecurinë e punëve këtu?
-Po. Kam mbi pesëmbëdhjetë vjet që kam hapur restorantin, i cili mban emrin e djalit tim “Xhessis’’Family Restaurant.Në këtë restorant punojnë kryesisht shqiptarë, amerikanë dhe kanadez.
-Ku qëndron vallë sekreti që jeni bërë i besueshëm dhe i respektuar nga mjaftë klientë, të cilët preferojnë restorantin tuaj?
-Mendoj se ndikojnë shumë gjëra, duke filluar nga kultura e pritjes së tyre, komunikimi, ushqimi, shërbimi, madje dhe mjedisi brënda dhe jashtë restorantit. Eksperienca e fituar gjatë viteve të punës, mendoj se ka ndikuar pozitivisht në ecurinë e punës në restorant.
-Sipas jush, çfarë cilësi duhet të zotëroj një biznesmen për tu konsideruar i suksesshëm?
-Natyrisht për të qenë i tillë, biznesmeni duhet të zotëroj një kulturë të gjithanëshme qytetare, madje të flas disa gjuhë, e pse jo të jetë njohës i zhvillimt të ngjarjeve, çka e bënë atë të mos ndihet inferior përballë klientëve që vijnë e frekuentojnë biznesin e tij.
-Ju keni dy fëmijë, vajza Xhudi dhe djali Xhessis.Çdo të thoshit për ta?
-Ndjehem shumë i lumtur për fëmjët e mij, ku vjaza Xhudi e cila prej vitesh jeton në qytetin Baltimore të shtetit Maryland, përsëri i ngjajmë një familje, e cila jeton së bashku me fëmijët e vet. Xhudi sot drejton Institutin e sporteve dhe “Studio 921”, ndërsa i shoqi Thomas, drejton një kompani të rëndësishme. Dy fëmijët e tyre, vajza Kaja 11 vjeç dhe djali Domeniko 8 vjeç, çdo moment ndodhen brenda shpirtit tim. Ndërsa Kaja është kmpione e karatesë në Maryland, Domeniko është i pasionuar pas artit. Xhessis që është 20 vjeç, i cili vazhdon kolegjin ka pasion fushën e biznesit.Në qoftë se nga mua ai ka marrë këmbënguljen për të arritur atë që ke piketuar, nga bashkëshortja ime Roza, ai ka marrë vlera të kulturës së shërbimit në restorantin tonë .
-Sa borxhli, ndjeheni përballë familjes tuaj në Shqipëri?
– Sa të jem gjallë, e ndjej veten fajtor përballë familjes sime në Tropojë, sepse për shkak të arratisjes time, çdo pjestar ishte i persekutuar, ku motrat dhe vëllezërit e mij nuk u lejuan të vazhdonin më shumë se katër klasë shkollë fillore, pasi kishin një vëlla të arratisur, i cili ishte shpallur nga sistemi diktatorial, ”armik i popullit’’.
-Sa ka ndikuar në formimin tuaj prania e prindërve, mamaja Zhuja dhe babai Sadria?
-Ndonëse prindërit e mij njiheshin si prindër të djalit të tyre “armik i popullit’’, gjithë jetën kanë qenë me probleme dhe halle, kanë bërë gjithshka për ecurinë në jetë të fëmijëve. Unë u jam përjetësisht mirënjohës.
-Cila prej ngjarjeve që keni përjetuar në jetën tuaj, troket më shpesh në kujtesë?
-Shpesh here kujtoj me nostalgji vitet e adoleshencës, shtëpinë afro njëqind e tridhjet vjeçare, në strehën e së cilës janë rritur breza të familjes sonë. Ende dhe sot i ruaj të freskët në kujtesë mjediset, oxhakun ku mblidheshim rreth zjarrit motra dhe vëllezër, peisazhi piktoresk i fshatit, Valbonën me ujin e saj të kristaltë, ku shpesh shkoja për tu larë me shokë.
-Pas sa kohë shkëputje jeni lidhur me familjen tuaj në Tropojë?
-Më duhej të prisja plot njëzet e nëntë vjet për tu rrikthyer në familjen time. Në vitin 1991, kur Shqipëria njihej si vend demokratik, autoritetet shqiptare, nuk më lejuan të hyja në Shqipëri , me pretendimin se për mua ende nuk kishte ardhur koha për të hyrë, çka bëri që unë të kthehesha në Amerikë. Ishte viti 1992, kur unë shkova sërish. Në aeroport më prisnin pjestarë dhe të afërt të familjes time. Ishte vërtet një çast emocional.
-A keni shkuar herë tjetër në Shqipëri?
-Po.Veçanërisht vitet e fundit kam shkuar disa here, ku kam vizituar veriun e jugun, sidomos vendlindjen time Tropojën dhe vendlindjen e bashkëshortes sime Roza, Beratin dhe qytete të tjera. Vija re se Xhessis, i cili flet mjaftë mirë shqip, tregohej tepër kureshtarë, duke filmuar pamje nga qytetet, fshatrat dhe natyra e bukur shqiptare.
-Çfarë synoni të arrini në të ardhmen?
-Jam shumë i gëzuar me atë çka kam arritur të realizoj deri tani. Kurrë në jetën time nuk e kam harruar rrugën nga kam arrdhur, vendlindjen dhe shqipërinë time. Zoti më ka dhënë gjithshka. Gjithë shqiptarët kudo që të ndodhen, zoti ti bekoj.

Filed Under: Histori Tagged With: :“Nuk harroj, Fadil Shheu, rrugën nga kam ardhur.”, XHEMAL SULISUFAJ

14 JANAR 1990 – 2015- 25 VJETORI I DEMOSTRATES Së PARE ANTIKOMUNISTE Në SHKODER

January 13, 2015 by dgreca

1944 – 1991/
Nga Fritz RADOVANI*/
14 JANAR…
■Profesor Petro Fundo ka thanë për tiranin Enver Hoxha:
“Diktatorët si ay, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes!”
Kjo foto duhet të na zgjojë edhe natën për të na rikujtue atë tirani të pashoqe që ka sundue dhe po vazhdon me robnue një Popull në Europë, që luftën për Liri asnjëherë nuk e ka pushue por, edhe ka derdhë gjak ma shumë se asnjë shtet tjetër.
■Ngjarjet e fundit të vitit 1989 në Rumani, ishin sinjali i zgjimit të pritshem në Shkoder!
Maska e hipokrizisë së Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, mbas prishjes marrveshjes me Shtrausin e Gjermanisë tue kalue në prehen të Onekerit Gjermanisë Lindore, dhe të gjitha perpjekjet e mëshefta me blokun komunist si dhe vendet islamike, kishin krijue tek Shqiptarët bindjen se thanja e Don Lazer Shantojës në Janarin e vitit 1945, asht e padiskutueshme që: “Të gjithë komunistët janë tradhëtarë!”
■Vransinat e zakonshme të Janarit në Shkoder, nuk do të munden me pengue rrezet e një “dielli” që kishte perëndue prej 46 vjetësh në Shqipninë e Gjergj Kastriotit. Rinia e Shkodres Martire kishte vendosë me u vetsakrifikue për Liri dhe Demokraci, por në një
kah gati të harruem prej vitit 1945, kur kasapët e Jaltës e lane nën robninë komuniste të
shovenistëve sllav të Titos, me sherbëtorin e tij anadollak Enver Hoxha. Ishte pikërisht kahu i Atyne Martirëve që thirrën që në 1911 në Deçiq, përkrah Dedë Gjo’ Lulit të Hotit: “Duem një Shqipni të Bashkueme!”… “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”…
■Ishte data 14 Janar 1990, kur Sheshi i Deshmorëve në qendren e qytetit Shkodres kishte që në orët e para të mengjesit disa mija vetë të rijë rreth monumentit të tiranit Stalin.
Fatkeqësisht, Partia e Punës e Ramiz Alisë, një fanatiku anadollak i pashoq, dhe pikrisht sëpse ishte i tillë pasoi Enver Hoxhën, me anën e sigurimit të shtetit kishte mërrijtë me shmangë nga kjo Protestë në heshtje, një zonë të madhe të qytetit ku perfshihej Parruca, Xhabijej, Perashi dhe Dudasi. Komunistët atje i kishin dhanë Protestës ngjyrë fetare.
Ata persona që mendoheshin organizatorë të Protestës një natë përpara u arrestuen nga vetë kriminelët zevendësministri i mbrendshëm Zylyftar Ramizi, dhe kryetari i Degës së Mbrendshme të Shkodres Çapajev Taçi, që vazhdonn me “zbatue” ligjin. U arrestuen shumë të rijë nder të cilët kujtoj: Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Hublina, Nikolin Thana, Tonin Dema, Flamur Elbasani, Nikolin Pergjini, Klaudio Daka, që mbasi u derguen në Tiranë ku, u masakruen barbarisht në hetuesi atje, me urdhen të vetë ministrit mbrendshëm Simon Stefani, edhe u dënuen me shumë vite burg.
■Në këte Demostratë të vertetë antikomuniste Ramiz Alia, u mundue me i dhanë edhe botës së jashtme idenë e një organizimi nga Kleri Katolik që porsa ishte lirue nga burgu, tue u mundue me fajsue edhe dy klerikët Don Simon Jubani, i njohun si antikomunist i pathyeshem në burgun e Burrelit, si dhe Don Zef Simoni, i liruem nga burgu i Spaçit, ku vite perpara e ekzekutuen katër Heroj në Revolten e atij kampi shfarosje. Kur tek Don Simoni ka shkue një natë para Ndrekë Bazhdari me i kerkue me shkue në Demostratë, Don Simoni i ka thanë: “Jo, mue nuk më lejohet që të vij se jam klerik dhe me që demostrata apo protesta ka karakter politik unë nuk mund të marrë pjesë. Po të ishte se do të protestojmë për lejimin e fesë, hapjen e kishave e objekteve të kultit, unë vij i pari me Ju, dhe nuk kam asnji kundershtim”. (Dishmi gojore nga Don S. Jubani)
Sigurisht, u bane dhe arrestime tjera si vllaznit Haxhi, Kol Margjini, Paulin Palushi, Mati Prennushi, Leonard Kalaj, etj., që fatkeqësisht me emnat e tyne nuk mungojnë edhe shumë emna vajzash të reja, që nuk po kujtohen nga askush per Heroizmin e Tyne: “Pjesmarrës në Demostraten e Parë Antikomuniste me 14 Janar 1990, në Shkoder!”
■Masat e sigurimit shtetit ishin ma ekstremet. Sjellja e forcave speciale dhe vendosja e armëve goditëse nder tarracat e turizmit, PTT, Sahatit Inglizit, etj., pesë ambulancat e mbushuna me armatime para turizmit (që i kam pa vetë me sy), apo forcat tjera në rrethina të Shkodres të gatëshme per kasaphanë, tregojnë etjen per hakmarrje që ishte e brumosun me një urrejtje të pashoqe 46 vjeçare, që në Janarin e Vitit 1945 me Prekë Calin, e që vazhdoi me zhdukjen e Demokratit Parë Shqiptar Mark Çuni, kur thëmeloi Organizatën e Parë Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder në Maji 1945.
■Demostrata e Janarit 1990 ishte vertetë Antikomuniste, sëpse në gjiun e saj ajo nuk pat “pulëbardha”… që nga fundi i vitit ato u vishën me “pardysytë e bardha”.
■Që Ajo ishte e tillë e verteton edhe qendrimi i turpëshem ndaj Heroit të Pavdekshëm e Shkodranit Rin Monajka, i cili nuk ka asnjë shenjë kujtimi tash 25 vjetë në Shkoder!
■Shkodranët nuk duhet të presin nderime dhe kujtime nga masakruesit e Tyne!
■Historianët le të mos e shkruejnë kurrë një rresht për këte Demostratë Historike, mbasi edhe kjo asht në Nderin dhe Lavdinë e Rozafës Antikomuniste e Liridashëse!
■Shkoder! Kurrë mos e harro thirrjen: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!”
■Historia e Shkodres Antikomuniste e shkrueme me Gjak Herojsh, asht e Perjetëshme dhe e Lavdishme nder shekuj të shekujve! Lavdi Herojve të Saj!
Melbourne, 13 Janar 2015.
* Ne vijim te rubrikes:
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Filed Under: Histori Tagged With: 14 JANAR 1990 – 2015- 25 VJETORI I DEMOSTRATëS Së PARë, Antikomuniste", Fritz radovani, ne shkoder

Rrethanat historike te vendosjes se Legalitetit ne Shqiperi, 24 dhjetor 1924

January 12, 2015 by dgreca

Prof.Dr.Muharrem Dezhgiu/
Pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore, shteti shqiptar hyri ne nje etape te rendesishme te jetes se tij. Pasi kishte arritur disa rezultate ne afirmimin nderkombetar,iu desh te kalonte veshtiresi dhe konvulsione te rrezikshme,per stabilitet te brendshem te tij.Ne luften per kapercimin e ketyre veshtiresive,ku problem themelor mbetej mbijetesa e shtetit shqiptar,duhen kerkuar dhe shkaqet e triumfit te Legalitetit te 24 dhjetorit 1924.
Pas Kongresit te Lushnjes,detyra kryesore ishte ndertimi,legjitimimi dhe stabilizimi I shtetit shqiptar,ne planin e brendshem dhe ate nderkombetar,e cila rezultoi mjaft e veshtire per klasen drejtuese shqiptare.
Goditja e pare e legjitimitetit dhe e stabilitetit te shtetit, iu dha ne fund te vitit 1920.Ndryshe nga sa kishte percaktuar Kongresi i Lushnjes,qeveria e Sulejman Delvines, e cila duhej te bente legjitimimin nderkombetar te shtetit shqiptar,dha doreheqjen (14 nentor 1920).Vendi u detyrua te shkonte ne zgjedhje te parakoheshme,aspak opportune ne situaten nderkombetare,ku gjendej ceshtja shqiptare.
Fatmiresisht, zgjedhjet e para politike perfunduan me sukses.Ndonese me veshtiresi,u ngriten institucionet politike gjate qeverisjes se Iljas Vrionit si kryeminister.Per shkak te krizes ne Mirdite,ku kishin shkuar A.Zogu,nje grup i pozites dhe nje grupi i opozites,formuan me konsensus qeverine e drejtuar nga Pandeli Evangjeli.Ky kabinet qeveritar u quajt ndryshe si Bashkimi i Shenjte.Qeveria e tij u miratua rregullisht ne parlament dhe si e tille ishte legjitimuar.
Keshilli I Nalte,vetem pas pak ditesh,shperndau Parlamentin,duke I derguar deputetet me pushime te detyrueshme(!).Ky veprim ishte nje shkelje ligjore,e cila gati sa nuk perfundoi ne konflikt te armatosur.Pas ketij veprimi,Aqif Pasha,Zija Dibra,Hasan Prishtina etj.organizuan nje grusht shteti.Ata nxiten nje krize brenda qeverise se P.Evangjelit,duke larguar prej saj mbeshtetesit e tyre dhe kur Parlamenti ishte I shperndare.Pastaj, dy anetaret e Keshillit te Larte (A.Pasha dhe Z.Dibra) “shkarkuan” nga detyra kryeministrin Evangjeli.Kjo ishte nje shkelje e rende ligjore,sepse nuk kishin nje kompetence te tille.P.Evangjeli e kundershtoi doreheqjen e detyruar,por pastaj e dha,kur u kercenua me forcen e armeve.Ai pranoi doreheqjen per te mos e cuar vendin ne nje konflikt civil.U krijua qeveria e Qazim Koculit me jete per nje dite.Pas saj u formua qeveria e drejtuar nga Hasan Prishtina,duke finalizuar grushtin e shtetit.Por qeveria e H.Prishtines pati jete vetem 6 dite.(6-12 dhjetor 1921).
Grushti i shtetit deshtoi si rezultati i kundershtimit qe ndeshi nga nepunesit e ministrive dhe nga populli i Tiranes,si dhe nga reagimi I vendosur i Ahmet Zogut,ne krye te ushtrise kombetare,qe erdhi nga Mirdita.Ne kete rast,A.Zogu veproi si garantues i legjitimitetit dhe i stabilitetit te shtetit.Ai siguroi ardhjen e deputeteve dhe mbledhjen e Parlamentit.Deputetet ishin larguar me kercenimet per arrestim.Qeveria ilegale e H.Prishtines u shperbe.
Parlamenti denoi grushtin e shtetit dhe mori masa kompromisi ndaj organizatoreve te tij.Eshte thene se keto perplasje kane qene midis Hasan Prishtines dhe Ahmet Zogut.Kjo pikpamje eshte vecse banalizim i historise.Ishte nje grup i Komitetit te Mbrojtjes se Kosoves dhe nje grup politikanesh nga Shqiperia,te cilet mendonin se,me pare duhej qe Shqiperia te konsolidohej dhe me pas te perparohej me kerkesat per Kosoven.Per ndryshe, mund te shkaktohej nderhyrje jugosllave dhe te shkaterronte ate qe ishte arritur.Me kete ka te beje dhe perpjekja e H.Prishtines per sjelljen e armeve ne Shqiperi,me 1920,me ane te D’Anunzzio-s.Ky veprim penalizonte Shqiperine,qe ishte pa aleat dhe po luftonte ne Vlore.Ky ishte nje veprim I gabuar i Hasan Prishtines.
Por qeveria e dale nga Parlamenti (e drejtuar nga Xhafer Ypi) u sfidua nga Kryengritja e Marsit 1922.Legjitimiteti dhe stabiliteti u sfiduan serish ,si nga forcat qe ishin pergjegjes per grushtin e shtetit(H.Prishtina,A.Pasha,Z.Dibra),ashtu edhe nga agjentet e shteteve te huaja.(Halit Lleshi e Hamit Toptani). A.Zogu,minister I Brendshem,rezistoi dhe arriti t’ia dale mbane kesaj kryengritje me pasoja shkaterrimtare per vendin.Ishte hera e dyte,pas asaj te dhjetorit 1921, qe ai vihej ne mbrojtje te ligjeshmerise dhe te stabilitetit te vendit.Kete te vertete e pohuan ministri britanik ne Shqiperi,Eyres dhe diplomate te tjere,te cilet e vleresuan ate si njeriun kryesor per stabilitetin e shtetit dhe vijueshmerine konstitucionale te tij.
Pas eleminimit te kesaj kryengritje dhe me tej,deri ne fund te vitit 1922,pas ardhjes se A.Zogut ne krye te qeverise (2 dhjetor 1922-25 shkurt 1924),stabiliteti I vendit u forcua.Kjo fitore u perforcua me zgjerimin e Statutit te Lushnjes.Bazat kushtetuese te shtetit u zhvilluan,duke rritur legjitimitetin e institucioneve te tij.Ligji dhe rendi kushtetues u vendosen edhe ne terren,ne nje shkalle qe nuk ishte njohur me pare.Kete fakt esencial e deshmojne gjithe dokumentet e kohes dhe shumica e studiuesve serioze.Gjate kesaj kohe u pergatit terreni dhe u shpallen zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese, e cila do te perforconte bazat e shtetit dhe stabilitetit te tij.
Ne prag te zgjedhjeve,qeveria e Zogut pesoi nje carje te re.Kundershtaret e tij planifikuan nje grusht shteti tjeter,asgjesimin e kryeministrit diten e 28 nentorit 1923.Zogu u informua per kete komplot.Duke pasur dhe keshillat e ministrit britanik Eyres,ai nuk ndoqi rrugen e eleminimit te komplotisteve,e cila mund te conte ne nje lufte vellavrasese.Ai ndoqi rrugen e kompromisit me ta,duke u lene kundershtareve kontrollin e Ministrise se Brendeshme.Ne kete menyre vendi shkoi ne zgjedhje,te cilat jane cilesuar korrekte dhe te drejta, edhe nga kundershtaret e A.Zogut.Partia e Zogut dhe ai vete propoganduan, gjate zgjedhjeve,nje sistem parlamentar si ai qe kishte dale nga Statuti i Lushnjes,duke vene theksin per nje shtet ligjor.
Zgjedhjet dhane nje rezultat te tille, ku asnjera pale nuk kishte shumicen e nevojshme per te formuar nje qeveri te forte.Opozita mbeti e zhgenjyer nga rezultati I zgjedhjeve dhe kaloi ne veprime radikale.Ndersa Zogu,permes aleancave politike,forcoi bashkepunimin ne Asamble me grupin e pavarur dhe formoi nje shumice parlamentare relativisht me solide.
Opozita ndermori hapin e pare drejt konfliktit.Avni Rustemi,njeri nga lideret e saj,organizoi dhe urdheroi atentatin kunder kryeministrit,ne shkallet e Parlamentit.(shkurt 1924).Situata u tensionua sa gati sa nuk degjeneroi ne konflikt brenda Parlamentit.Zogu ndihmoi ne kapercimin e saj,duke bere thirrje per qetesi dhe veprime ligjore.Ne shenje kompromisi ai dha doreheqjen dhe u zevendesua nga Sh.Verlaci.
Opozita,ne vend qe te terhiqej dhe te modelonte qendrimet e saj,i ashpersoi qendrimet e saj.Ne keto rrethana te tensionuara ndodhi vrasja e dy amerikaneve ne Mamurras.Opozita,pa pasur asnje argument,fajsoi Zogun.Shtytesit e asaj vrasje nuk u zbuluan kurre.Ajo mund te kishte origjina te ndryshme.Mund te kishte qene incident ordiner grabitesish,por mund te ishte nxitur edhe nga fqinjet veriore,te cilet punonin me zell,ne kete kohe,per te ndezur nje konflikt civil ne Shqiperi.
Shumica beri hapin e duhur,duke i ofruar opozites tre poste kryesore ne qeveri: ministrin e Financave,te cilin e zuri L.Gurakuqi,ministrin e Arsimit te cilin e mori perfaqesuesi i Komitetit te Kosoves dhe te ministrit te Mbrojtjes,i cili do te plotesohej pas negociatave me grupet e tjera te opozites.Kjo levizje ishte ne drejtimin e duhur,drejt stabilitetit dhe shuarjes se konfliktit,gje qe i ndihmonte rikthimit te normalitetit kushtetues ne vend.Segmentet radikale te opozites,me Nolin ne krye,e stigmatizuan kete hap kompromisi te shumices,duke ironizuar dhe vene ne loje Gurakuqin.
Opozita shfrytezoi per qellimet e saj vrasjen e Avni Rustemit.Ajo radikalizoi qendrimin e vet duke e kthyer kete ngjarje te rende ne shkak dhe motiv te fillimit te anarkise.U largua nga Asamblea Kushtetuese dhe leshoi kushtrimin per kryengritje.Me fillimin e kryengritjes,ku forca kryesore e saj ishte ushtria,u shkaterrua legjitimiteti e rendi kushtetues,ashtu dhe stabiliteti i vendit.Bashke me keto u shkaterrua edhe sistemi parlamentar,ne thelb demokratik,i caktuar me konsensus nga Statuti i Lushnjes dhe dokumenti i perkohshem kushtetues “Zgjerim i Statutit te Lushnjes”.Grupet e opozites ishin shkaktare kryesore te ketij rrenimi te rendit kushtetues.
Nisur nga keto rrethana historike,rikthimi I A.Zogut,ne dhjetor 1924,nga pikpamja konstitucionale,mund te vleresohet,me te drejte,nje triumf i Legalitetit apo rikthim i ligjshmerise,per keto arsye:1) U permbys nje qeveri e ardhur ne pushtet me dhune,qe kishte shkelur legjitimitetin dhe legalitetin e shtetit shqiptar. 2) Qeveria e Nolit nuk perfilli asnjerin prej institucioneve legale te vendit,si Asamblene Kushtetuese,Keshillin e Larte,etj.3) Kjo qeveri sfidoi edhe Statutin e Lushnjes dhe Zgjerimin e Bazave te ketij Statuti.4) Edhe pse erdhi ne pushtet ne menyre te jashteligjeshme dmth ilegale,ajo nuk deshi dhe nuk arriti ta legjitimonte qeverine me ane te zgjedhjeve te reja.5) Qeveria e perbere nga fraksione kundershtare me interesa te caktuara,krijoi anarki ne vend dhe ,nga ana tjeter,mori tiparet e nje diktature, por te fraksionuar brenda saj.
Per shkak te veprimeve te meparshme te opozites,per shkak te rolit te saj ne Kryengritjen e Qershorit,per shkak te karakterit ilegjitim e gabimeve te qeverise se Nolit, ai dhe qeveria e tij u vleresua nga Fuqite e Medha jo vetem si shkeles i legjitimitetit te shtetit shqiptar,por edhe si nje kercenim real per stabilitetin ne Shqiperi dhe ne Ballkan.
A.Zogu dhe shumica e Asamblese Kushtetuese qe e kishte perkrahur ate,per rolin qe kishte luajtur ne ngjarjet e lartpermendura,ne vitet 1920-1924,u pa si faktor themelor stabiliteti dhe njekohesisht si faktor legjitimiteti. Ai kishte qendruar gjithnje ne krah te ligjit dhe faktor kyc i stabilitetit.Duke vleresuar A.Zogun per keto qendrime, Fuqite e Medha dhe, ne radhe te pare, Britania e Madhe me influence ne Evrope dhe ne Ballkan,i dhane mbeshtetje atij dhe perkrahesve te tij si forca kryesore legale e stabilizuese e shtetit dhe vendit.Rikthimi i A.Zogut me 24 dhjetor 1924,i vertetoi keto pritshmeri.Ai vendosi shume shpejt rregullin, rendin dhe ligjin,duke rikthyer shumicen e Asamblese Kushtetuese dhe qeverine e permbysur me grusht shteti (qeveria e I.Vrionit).Me tej vijoi ndryshimet politike mbi baza legale.Shpartallimi ushtarak i opozites kryengritese dhe arratia e saj,nuk krijonin kushte per rikthimin e ketij sistemi.Ne situaten e re, u krijua nje sistem tjeter politik,mbi baza ligjore,me autoritarist,por,njekohesisht me i pershtatshem per stabilitetin e shtetit.
*Kumtese e mbajtur ne Tubimin perkujtimor te 39 Vjetorit te ndarjes nga jeta e Abaz Kupit-10 Janar 2015, Kew Garden New York

Filed Under: Histori Tagged With: 24 dhjetor 1924, Muharren Dezhgiu, Rrethanat historike, te vendosjes se Legalitetit ne Shqiperi

14 JANAR 1990–DEMOSTRATA E PARE ANTIKOMUNISTE SHQIPTARE

January 12, 2015 by dgreca

Nga Filip Guraziu,Shkodër/
Shqipëria para pushtimit fashist dhe sundimit komunist, me të vertetë ishte e varfër dhe me marëdhënie shoqërore pak të zhvilluara, por ishte një vënd ku parimet bazë të moralit pozitiv mbizotëronin jetën e vëndit; Pikërisht në momentin në të cilin bota përparimtare shkatërroi bishën fashiste, një kulsheder nga lindja ju vërsul Shqipërisë. Ngjyrën e kishte të kuqe dhe me gjak njollosi tokën arbërore. Me demagogji, por edhe me dhunë çoroditi mendjet naive të njerëzve të thjeshtë. Për të sunduar dhe për ti shërbyer politikës së huaj eleminoi me metodat më të ulta mendjet më të ndrituëa të shqiptarve. Historia e shqiptarve nuk kishte njohur ndonjëherë luftë civile si ajo që u zhvillua në vitet e luftës së dytë botërore. Historia e shqiptarve nuk kishtë parë ndonjëherë përdhunime, poshtrime, tortura, burgje dhe vrasje si në vitet e diktaturës komuniste. Historia e shqiptarve nuk kishte njohur kurrë atë demonizim të vlerave morale të kombit shqiptar; njëriu i ndershëm u shpall i poshtër, spijuni – hero, krimineli – qëngj i bekuar , njëriu i Zotit shejtan dhe shejtani u shpall engjëll. !
Për gjysëm shekulli, diktatura komuniste e Enver Hoxhës ushtroi metodat më barbare për të shkatërruar çdo gjë të mire dhe qytetruese që përfaqësonte qyteti i Shkodrës.
Për ta mbajtur popullin e Shkodrës nën terror psikollogjik, në sheshin qendror të qytetit , aty ku demokracia ndërtoi monumentet e ‘Nane Terezes’ dhe ‘Luigj Gurakuqit’- dy figura te krenarisë kombëtare që simbolizojnë dashurinë dhe demokracinë, diktatura ngriti monumentin e urryer të Stalinit, simbolit të së keqes.
Diktatura komuniste dukej e qetë, ajo gëzonte “fitoren”. Kishte këthyer në skllaveri estreme një popull të tërë nën slloganin e krijimit të njëriut të ri : një monstër komuniste të pa besim dhe të pa moral, që zëvendsoi dashurinë me urrejtjen, besën me tradhtinë dhe të vërtetën me gënjeshtën.
Ngjarjet vertetuan se diktatura komuniste i paska pasë bërë gabim llogaritë, pasi mund të zhdukësh njerëz, të shkatërrosh monumente, të grabitësh prona dhe të shkruash histori të rreme, por kurrë nuk mundësh të pengosh që ndjenja e lirisë të shpërthejë në shpirtin e të rinjëve.
Dhe shpërthimi ndodhi me 14 Janar 1990, ishte një vullkan i fuqishëm nënujor që u pasua me nje tsunam të vërtetë politik i cili tronditi në themel diktaturën: disa muaj prapa, monumenti i urryer i Stalinit u hoq natën vjedhurazi nga organet e diktaturës.
Fatkeqësisht pasojat e tsunamit ishin tragjike: mbi 600 qytetarë të arrestuar, një pjesë e madhe pësoi tortura, dhjetë ndër kryesorët u dënuan me shumë vite burg, pesë të tjerë u shtruan në psikiatri dhe disa familje u internuan. Një prej të burgosurve, i ndjeri Rin Monajka, me ardhjen e demokracisë, doli nga burgu ne gjëndje invaliditeti ekstrem. Torturat shtazarake e kishin bërë efektin makaber!.
Nuk mund të konsiderohet rastësi organizimi i demostratës se parë antikomuniste të 14 Janarit pikërisht në Shkodër. Populli i Shkodrës dhe i malësive për rreth edhe më parë kishin demostruar se komunizmi ishte i huaj për to. Ky popull që mbart në gene lirinë e njerëzve të maleve, i ndodhur historikisht në kontakt me kulturën përendimore nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe influencës së kishës katolike nuk mundi ta pranojë kurrë diktaturën dhe dogmën komuniste. Kujtojmë rezistencën e armatosur deri në vetmohim të malësorve kelmendas ne Janar te 1945 dhe kryengritjën e përgjakshme të Postribës në vitin 1946. Shembuj unikal në Shqipëri dhe jo vetëm.
Terrori politik që pasoi 14 Janarin 1990 nuk arriti të mposhtë shpirtin demokratik të shkodranëve, përkundrazi vala e protestave si një ortek u rrit dhe u bë më e ashpër për të qenë shëmbëll frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Historia e demokracisë shqiptare kujton me respekt revoltat e shkodranëve; 16 Qershorin 1990, 11 Nëntorin 1990, 13 Dhjetorin 1990 dhe 2 Prillin 1991.
Duke u përkulur me respekt dhe me mirënjohje ndaj të gjithë atyre qe u sakrifikuan në përpjekjet kundër komunizmit dhe fitoren e demokracisë, gjej rastin tu rikujtoj historianëve faktin, çuditërisht të lënë në harresë, se historia e demokracisë post komuniste shqiptare fillon me 14 janar 1990 dhe kjo duhet te shkruhet dhe të përkujtohet jo vetëm në Shkodër!
Shkodranët ndërtuan themelet e demokracisë shqiptare dhe guri i parë, kryesor i themelit ishte demostrata e 14 janarit 1990.

Filip Guraziu,

Shkodër, 12.01.2015

Filed Under: Histori Tagged With: 14 JANAR 1990–DEMOSTRATA, ANTIKOMUNISTE SHQIPTARE, e pare, Filip Guraziu

Nje dite me Abaz Kupin

January 10, 2015 by dgreca

Nga Julian Amery*/
Ishim akoma te zene me hollesite e organizimit por, sic ishte vendosur ne Derje, nje oficer i ri zogist erdhi se bashku me disa trima per te me shoqeruar tek Abas Kupi. Gjithe pasdreken ecem te hipur ne kuaj, permes pyjesh bushi dhe pishe, te nderprera nga udhe prej zejesh te vegjel, ku s’mbinte kurrfare bari. Erresira na mbuloi ndersa ishim duke kapercyer vargun e maleve per te zbritur ne luginen e Shupalit. Megjithate, hena u ngrit shpejt dhe vazhduam rrugen derisa ne mes te nates arritem ne fshatin Bruc ku ajri ishte mbytes. Aty u pershendetem nga djali tetembedhjete vjecar i Abas Kupit, Petriti, i cili e ruante vendin me nje force te vogel zogistesh. I ati gjendej akoma nje ore larg ne kembe dhe, duke pare se ishte vone, Petriti me tha se duhej te kaloja naten si mysafir i tij. Pranova me gjithe qejf, sepse kisha me teper se tete ore qe kaleroja.
Petriti me udhehoqi ne nje shtepi te ulet njekateshe, ku nje numer guerilesh zogiste ishin ulur prane zjarrit. Dhoma ishte e mbushur me tym dhe m’u deshen disa minuta te shihja dhe te merrja fryme lirisht. Nderkaq, u ula prane vatres, ku ishte shtruar nje qilim dhe, duke pritur qe te behej gati darka, bisedova me Petritin. Ai e fliste mire frengjishten, duke qene se kishte studiuar ne liceun francez te Korces, ku per ironi te fatit, Enver Hoxha kishte qene mesuesi i tij. Ai ishte i etur per lajme jashte Shqiperie, dhe vargu i pyetjeve qe me behej, pengohej vetem nga fisnikeria e natyrshme e tij, pasi une isha mik ne ate shtepi. Ne pamje nuk ndryshonte nga i ati, megjithese ishte i forte nga trupi dhe kishte levizje me te ngadalshme. Me paten thene se ishte dalluar mjaft ne luftimet e vjeshtes se kaluar. Pervec kesaj, Petriti zoteronte autoritet natyror dhe me gjithe moshen e re, dukej se u frymezonte respekt malesoreve te rrepte qe e shoqeronin. Disa prej ketyre malesoreve flisnin pak italisht ose serbisht dhe bisedimet e asaj nate, me dhane pershtypjen e pare mbi opinionet qe mbushnin mjediset zogiste. Geget nuk jane llafazane si greket apo sllavet. Por ndjeva, nga fjalet e tyre, se ata kishin teper dyshime mbi qellimet e englezeve.
Made ata ishin te shqetesuar shume me teper per parandalimin e perhapjes se komunizmit ne Shqiperi, se sa per luften kunder gjermaneve. Aty nga ora nje, bisedimi yne u nderpre me ardhjen e darkes qe perbehej nga supa, mishi i zier dhe djathi. Hengrem ne heshtje dhe sapo mbaruam u terhoqa qe te shlodhesha mbi shiltet, qe i zoti i shtepise kishte shtruar per neve, mbi dysheme.
Diten e neserme, gjate pasdrekes, Petriti me shoqeroi ne vendin ku Abas Kupi kishte vendosur perkohesisht shtabin e tij luftarak. Kjo ishte nje ndertese prej guri boje hiri, ndertuar ne nje brinje te dale, te kreshtes se malit. Atje arrihej duke kaluar permes nje shtegu te ngushte dhe te pjerret, sa u detyrova te lija kalin dhe ta beje me kembe pjesen e fundit te rruges. Abas Kupi doli perpara ndersa po kaperceja oborrin e shtepise se rrethuar me mur dhe me uroi mireseardhjen me pershendetjen tradicionale “tungjatjeta”. Me udhehoqi duke hipur neper shkallen prej druri, e cila qendronte si nje shkalle e zakonshme e mbeshtetur ne murin e shtepise. Duke me kapur per dore me futi ne nje dhome te erret dhe te pluhurosur, ku shiheshin pushke dhe mitraloza te varur ne mur. Dhoma ishte e mbushur plot me parine zogiste dhe me trimat e tyre. Dukeshin njerez te eger dhe te ashper, me gjerdanet shtrenguar brezit, me kobure te stolisura, me thika dhe granata dore. Shumica e tyre kishte veshur brekushe te zeza dhe te gjera te modes turke, me xhamadane te zinj, ose ngjyre kafe, te bere prej shajaku dhe me gajtane. Rreth belit mbanin breza shumengjyresh, ndersa ne koke feste te bardha apo qeleshe. Disa me prapa ishin me uniforme, te cilat i kishin mbajtur qe ne kohen e sherbimit te tyre ne ushtri ose i kishin marre si placke lufte nga italianet, ndersa te tjeret, vecanerisht udheheqesit, mbanin xhamadane prej leshi ose lekure, te pershtatura sipas uniformave ushtarake apo veshjes se vendit te tyre.
U ulem pertoke, sipas modes turke, prane zjarrit. Ndersa ishim duke pire kafe e shkembyer urime, guerilet te mbledhur ne grupe te vegjel rreth e rrotull nesh benin zhurme si nje mulli, pa e hequr vemendjen nga bisedat. Nje te huaji keto pershperitje i dukeshin ogurzeza dhe konspirative, por per vendasit ky zakon nuk perbente shkak fyerje. Nevoja i kishte detyruar guerilet qe te benin nje jete te perbashket. Gjithkush e shihte shokun e tij edhe ne levizjet me te vogla dhe, vetem me ane te peshperitjes mund t’i jepnin bisedimit nje karakter privat. Ndodhesha aty prej gati gjysme ore, kur, me nje shenje te Abas Kupit, guerilet dolen jashte dhomes dhe mbetem vetem me Shaqirin, perkthyesin tim dhe kolonel Murat Bashen. Basha kishte qene nje oficer karriere ne kohen e Mbretit Zog dhe kishte arritur te negocionte me Abas Kupin ne Beograd me 1940. Tani ishte kryetar i shtabit te zogisteve, por me beri pershtypje qe ne fillim, sjellja e tij prej pedanti, gati per te nxjerre veshtiresira ne cdo gje. Sic do te provohej me vone, ai ushtroi influence disfatiste ne shtabin e Pergjithshem zogist. Ndonese personalisht nuk ishte frikacak, ai u druhej aksioneve, si shume oficere te tjere madhore, te cilet i paten fituar gradat e tyre me shume ne sheshet e rrugeve se sa ne fushat e betejes.
Fillova nga bisedimi duke i treguar Abas Kupit kredencialet e mia. Keto perbeheshin prej nje letre te Sterlingut, i cili kishte qene miku i tij dhe prej nje fjale per bashkepunim qe me kishte dhene Mbreti Zog. Kjo ishte nje marreveshje qe porosiste te gjithe shqiptaret qe te mbronin jeten time dhe nese nuk do t’ia arrinin qellimit, se paku, te me merrnin gjakun. Pasi provova ne kete menyre mirebesimin tim, u kujtova mbledhjen tone te Beogradit me 1940 dhe i thashe Agait (term qe perdoret gjate gjithe librit per Abaz kupin) qe te na tregonte pervojat qe pati fituar gjate kesaj kohe. Doja te degjoja kete histori vetem per qejf, dhe pervec kesaj, me dukej se interpretimi i se kaluares do te me lejonte shpjegimin me te natyrshem te kohes se tanishme. Ai vuri buzen ne gaz dhe filloi te tregoje me hollesi aventurat e tij, te cilat kete here gjalleroheshin nga grimca te nje humori talles e te hidhur, por pa zbukuruar gje. Ishte vetem nje rrefim i vertete i atyre cfare kishte provuar ne ato kohera. Fliste me ze te ulet duke trazuar prushin ne vater, dhe duke veshtruar here pas here, nese kuptimi i fjaleve te tij, me perkthehej besnikerisht. Ishte gati mesnate kur mbaroi tregimin, qe ne te vertete ishte dicka e bukur. Permes ketij rrefimi dilte ne shesh burri dhe shkathtesia, me te cilen ai e kishte ruajtur pavaresine prej gjithkujt qe qe perpjekur ta perdorte si vegel. Prej ketyre njerezve ne ishim te fundit, ndaj, diten e neserme, ne nje mesazh te shkurter drejtuar Maklinit (i derguar tjeter britanik ne hqiperi), i shkruajta: “Ky eshte nje peshk, te cilin shume veta, jane perpjekur ta zene ne rrjete. Por askush s’ka arritur ta nxjerre nga uji”.
Vazhduam bisedimin tone te nesermen ne mengjes dhe folem mbi strukturen dhe politiken e levizjes zogiste. Fuqia luftuese kryesore perbehej nga forcat e Matit, te Krujes dhe te Tiranes. Secila nga keto treva kishte njefare lidhjeje te vecante me kauzen zogiste. Zogu ishte nga Mati dhe gjate mbreterimit te tij, lugina ishte pasuruar me teper ne krahasim me krahinat e tjera te Shqiperise. Tirana kishte qene kryeqyteti i zgjedhur prej tij, pretendimet e banoreve te se ciles ai i kishte mbrojtur kunder qyteteve rivale te Shkodres dhe te Vlores. Sa per Krujen, ajo ishte vendlindja e Abas Kupit dhe ai e kishte qeverisur per pesembedhjete vjet nen Mbretin. Agai pretendonte se fiset ne keto tri krahina mund te nxirrnin dhjete mije njerez, por ishin te paarmatosur dhe kishin shume pak municione. Megjithate, levizja ishte duke u perhapur pertej Shqiperise se Mesme dhe tanime siguronte perkrahjen e nje numri ish- oficeresh te ushtrise dhe xhandarmerise, te disa prijesve trima gege dhe toske, si edhe te pjeses me te madhe te Tiranes. M’u dha lista e anetareve te komitetit qendror dhe aty pashe emrat e disa njerezve te shquar, shumica e te cileve ishin cifligare ose intelektuale, por qe dalloheshin per qendrimin e vendosur qe kishin mbajtur kunder italianeve.
Qellimi kryesor i Agait ishte krijimi i aleancave me udheheqesit dibrane dhe me fiset katolike pertej Drinit. Megjithate, ai nuk me fshehu propozimet qe i ishin bere nga qeveria e Tiranes dhe nga Balli Kombetar dhe, me foli sinqerisht mbi kontaktet e tij me udheheqesit “kolaboracioniste”. Keta te fundit e dinin fort mire, ashtu sic e dinte edhe ai, se gjermanet e kishin humbur luften dhe se tashme ishin teper te shqetesuar per sigurimin e kthimit ne shtepite e tyre. Ne thelb, Kupi thoshte se vlente te shfrytezoheshin influencat qe “kolaboracionistet” gezonin ende pasi natyra e tij, nuk ishte mesuar te urrente dhe te persekutonte ata, te cileve nuk u trembej. Kur preka ceshtjen e partizaneve, pashe menjehere se ai, i konsideronte keta armiq. Ne fakt, nacionalclirimtaret perbenin rrezikun e vertete per kauzen e tij, ne kundershtim me “kolaboracionistet”, te cilet, kishin me pak fuqi per ta demtuar. Prirja e Kupit kishte qene shkaterrimi i partizaneve para se te beheshin shume te forte dhe e kishte frenuar veten nga sulmet kunder tyre, vetem per respektin qe ndjente ndaj deshirave te britanikeve. I parashtrova me kembengulje argumente te ndryshme ne favor te nje pajtimi por, megjithese pranoi perparesite e ketij pajtimi ai dyshonte nese ky ishte akoma i mundshem. “Po te jete se ju arrini te vendosni nje pajtim midis nesh, une do te gezohem. Por une i njoh mire dhe vallahi ata nuk do te pranojne”.
Me pas u kthyem ne piken kritike, ate te veprimeve ushtarake. Agai m’u pergjigj se ishte ne lufte me gjermanet dhe, si nje prove, vuri ne dukje veprimtarine e misioneve ushtarake britanike ne territorin e tij. Ne te vertete, pranoi, se nuk kishte bere aksione qysh nga vjeshta, por dimri kishte qene i eger dhe, te gjitha energjite e tij, ia pat kushtuar organizimit te levizjes, me te cilen mund te udhehiqte nje kryengritje te pergjithshme ne momentin e duhur. Pervec kesaj, populli ishte i demoralizuar nga deshtimi i luftes se vitit te kaluar. Misionet britanike i kishin nxitur per veprime ushtarake, ndersa zbarkimi i anglezeve po vonohej. Ne vend te kesaj, shtepite ishin djegur, te afermit e tyre i kishin internuar dhe te tjereve u kishin marre kopete e gjedheve. Gjermanet nuk ishin aq shkaterrimtare sa italianet, por ishin shume te eger, ndaj malesoret ngurronin t’i sulmonin perseri, te pakten perpara se ne t’u dergonim arme dhe municione. Pervec kesaj, koha kishte ardhur qe Aleatet te kishin besim tek shqiptaret. Keta kishin bere sakrifica te medha si nje komb prej nje million frymesh dhe, nese tani u behej thirrje te derdhnin gjakun ata kishin te drejte, se paku te dinin se cila do te ishte e ardhmja e tyre. Nderkohe, Kupi nuk mund vecse te perseriste kerkesat e tij te meparshme per njohjen e Mbretit Zog nga Aleatet, per pranimin e Shqiperise ne radhet e Kombeve te Bashkuara dhe per dhenien e nje sigurie qe fati i trevave te Kosoves, Camerise dhe Maqedonise shqiptare, nuk do te vendosej pa u marre parasysh deshirat e banoreve te tyre.
I nderpreme bisedimet tona per te ngrene dreke. Qellimisht e zgjata kohen e pushimit, duke menduar mbi fjalet e Agait dhe duke pergatitur pergjigjen time. Thelbi i verejtjeve te tij, mbeshtetej ne faktin se nuk shihte ndonje mundesi per arritjen e nje marreveshjeje me partizanet. Gjithashtu zogistet kerkonin furnizime me arme e municione dhe nje sere koncensionesh politike, para se te sulmonin gjermanet. Mua m’u duk se kushti i dyte perfshinte te parin. Te dy palet ndofta do te deshtonin ne perpjekjet e tyre per t’u marre vesh, por nderhyrja britanike mund te impononte nje aleance fluide dhe ne kete menyre, evitohej lufta civile. Nderkaq, nje nderhyrje e tille ishte e lehte te justifikohej, nese te dy palet do te ishin te angazhuara plotesisht kunder gjermaneve. Prandaj, hedhja e zogisteve ne aksion nuk duhej konsideruar si qellim ne vetvete, por si e vetmja menyre me anen e se ciles mund te pajtoheshin sakaq levizjet rivale te rezistences.
Pasi e konceptova problemin ne kete menyre, m’u desh paskesaj te mendoja se si do t’i mbushja mendjen Abas Kupit qe te fillonte luften. E dija me siguri se Forein Ofisi nuk do te jepte kurre koncesione politike te ketilla sic kerkonte Agai. Gjithashtu nuk mund te shpresoja se Kuarteri yne i Pergjithshem do t’i dergonte arme, para se ai te jepte prova te vullnetit te mire, duke rifilluar sulmet. Fjalet, rralle jane te mjaftueshme ne vetvete per te ndryshuar drejtimin e nje levizjeje politike. Megjithate, hapi i pare per ta cuar drejt fushes se betejes, konsistonte ne faktin se duhej t’u pergjigjesha verejtjeve te Kupit dhe te parashtroja arsye te forta per ta bindur ate te luftonte. Prandaj duhej t’i lija te kuptonte ne menyre te qarte se, sipas pikpamjes britanike, atij i takonte pikerisht barra te fitonte perkrahjen ushtarake dhe politike me ane te aksioneve dhe se nuk na takonte neve t’i mbushnim mendjen per te luftuar armikun e perbashket. Per kete qellim pergatita nje sere argumentash te cilat me vone ne thelb, perbene vijen kryesore te misionit tone. Pasdite kur po bisedonim provova per here te pare vleren e kesaj vije.
“Isha ne Beograd, i thashe, kur u bashkuat me neve, ne ditet e erreta te vitit 1940 dhe askush me shume se une, nuk e di sa keni bere ju, per kauzen tone te perbashket. Nese ju flas sinqerisht, kete e bej sepse ju vleresoj si miku yne”. Mund te jete e vertete qe ne te kaluaren Shqiperise i jane mohuar te drejtat. Por ne qofte se jane bere gabime, mekanizmi i ndreqjes se tyre eshte shume i nderlikuar nga percarjet e brendshme te vete shqiptareve. Abas Kupi kishte kerkuar qe ne te njihnim Mbretin Zog, por nacionalclirimtaret shqiptare ishin kundershtare te papajtueshem te rikthimit te tij dhe ata po luftonin kunder gjermaneve. Ai kishte propozuar formimin e nje qeverie shqiptare ne Londer, por nuk ekzistonte asnje marreveshje midis partive politike te vendit dhe askush nuk ishte ne gjendje te percaktonte se cilet perfaqesonin ne te vertete vullnetin e popullit shqiptar. Agai kerkonte pranimin e Shqiperise ne Kombet e Bashkuara, por nuk ekzistonte akoma asnje autoritet Sovran shqiptar, me te cilin organizata mund te hynte ne bisedim. Ishte dicka per te ardhur keq, por nuk ishte faji yne. Ne momentet qe kalonim ne mund t’u zotoheshim shqiptareve vetem per t’i ndihmuar ne rivendosjen e pavaresise se vendit. Abas Kupi kishte folur edhe mbi parimin e vetvendosjes se Kosoves dhe te Shqiperise se Jugut. Nderkaq, jugosllavet dhe greket ndonese kishin pretendime ne lidhje me keto krahina, sidoqofte po luftonin kunder gjermaneve. Ne deshironim qe te mbreteronte vetem drejtesia, por aleatet nuk ishim vetem ne dhe Kupi vlente te kuptonte se kerkesat e Shqiperise mund te demtoheshin fare lehte nga inaktiviteti i vazhdueshem i saj.
Agai na kishte kerkuar t’i dergonim arme. Ky ishte edhe qellimi yne kryesor i ardhjes ne Shqiperi dhe ne do ta benim kete ne nje shkalle sa me te gjere te ishte e mundur posa Kupi te fillonte luftimet. Na pelqente te ndihmonim qysh me pare, por kishte arsye te forta qe na ndalonin per nje gje te tille. Arsenalet tona nuk ishin te pafund dhe nga e gjithe Europa dhe Azia na drejtoheshin kerkesa per arme nga njerez te paarmatosur qe donin te luftonin armikun. Ne Shqiperi partizanet ishin duke luftuar prej kohe dhe do te ishte gabim nga ana jone t’u pakesonim furnizimet per te ndihmuar dike tjeter qe priste ende. Agai na kishte thene se zogistet ishin miqte tane, kurse partizanet nuk ishin vecse veglat e Rusise. Mund te ishte e vertete, por kjo nuk ishte arsye per t’ua mohuar armet njerezve qe po luftonin, duke ua dhene njerezve te tij qe vetem prisnin. Ruset ishin aleatet tane dhe po te vepronim ashtu sic na thoshte Kupi, do t’u jepnim mundesi atyre te na akuzonin se ne mendonim me teper per interesat tona te pasluftes se sa per vazhdimin e saj. Nuk kishte dyshim se vete ruset interesoheshin per te ardhmen e tyre, por te pakten komunistet justifikonin perkrahjen tone me numrin e gjermaneve qe vrisnin. Tani u takonte zogisteve qe te benin te njejten gje, pasi per hatrin e tyre ne nuk kishin ndermend te dobesonim aleancen me Rusine. Shpresa e fundit e Hitlerit, ishte qe te na percante dhe ne ishim te vendosur qe t’i shuanim keto shpresa. Agai mund te merrte me mend se ne c’ane shkonin simpatite tona. Britania e Madhe nuk ishte kot monarki, por zogistet nese deshironin perkrahjen tone duhej te jepnin prova te vleres se tyre.
“Po te luftoni, perfundova une, ne do t’ju dergojme arme. Po te luftoni do te bejme c’eshte e mundur per te rregulluar mosmarreveshjet qe keni me partizanet. Beni detyren tuaj dhe ne do te bejme tonen. E ardhmja e Mbretit dhe e vendit eshte ne duart tuaja”.
Abas Kupi u shqetesua nga keto argumente dhe disa caste pasi mbarova, ra nje heshtje varri. Natyrisht nuk mund te konceptohej qe te binim kaq shpejt ne nje marreveshje dhe Agai mund te besonte se, pasi kishte bere kerkesa te medha, hedhja poshte e cdo koncesioni nga ana ime fshihte ne vetvete nje pazar. Megjithate, nga toni i larte i grindjes qe sapo lindi midis Abas Kupit dhe Murat Bashes, isha i bindur se Agai donte te luftonte, por ishte stepur prej rrymave te fshehta brenda gjirit te levizjes. Pasiviteti shkaktohej sa nga mungesa e armeve, aq edhe nga mendimet e kunderta te perkrahesve te tij, por Kupi nuk donte te pranonte si shkak asnjerin nga keta, duke dashur te mos humbiste prestigjin para syve tane. Mbeshtetur tek nje instikt i pagabueshem, mendoja se nuk do te mund te benim asnje perparim me ane te bisedimeve te drejtperdrejta, derisa te mos e kishim studiuar vete levizjen zogiste. Kisha marre vesh se Agai do te ndermerrte se shpejti nje udhetim ne Mat dhe Kruje, ndaj pyeta nese Maklini dhe une mund ta shoqeronim. Kjo do te na jepte mundesi te njiheshim me udheheqesit zogiste dhe me anetaret e Komitetit Qendror, duke formuar keshtu per llogarine tone, nje ide mbi gjendjen e opinionit publik. Ai e mirepriti propozimin tim dhe gjendja e ndere midis nesh u lehtesua vetvetiu nga perspektiva e nje shkembimi te metejshem mendimesh.
Ishte erresuar pothuaj krejt kur bisedimet tona perfunduan. Megjithate Abas Kupi vendosi qe te shkonim po ate nate ne nje tjeter fshat. Ne fillim kujtova se ky vendim ishte nje mase sigurimi kunder ndonje sulmi te papritur por, pasi pyeta, mora vesh te verteten. Gjate dy diteve qe patem kaluar aty, trimat kishin ngrene te gjitha ushqimet qe u pati dhene fshati. Tashme nuk mund te kerkonin ushqime te tjera, pasi u dukej se cenonin besnikerine e banoreve. Uria ishte ne te vertete prova me e rende per guerilet dhe perpjekjet per te siguruar ushqime, mbeteshin burim shqetesimesh te vazhdueshme. U nisem ne mes te erresires dhe pas nje ore marshimi, arritem ne nje fshat ku bujta me Abas Kupin dhe shtabin e tij, ne nje shtepi te madhe dykateshe. Nje furtune bore shpertheu ne mes te nates dhe kur u zgjuam ne mengjes pame se si faqet e maleve ishin zbardhur. Prisja me padurim takimin me Maklinin qe te bisedoja mbi pershtypjet e mia, por egersia e elementeve natyrore na mbylli gjithe diten brenda. Nderkaq, te nesermen ne mengjes, era kishte pushuar. U ndava nga Abas Kupi dhe duke kaluar vargun e maleve, ne muzg arrita duke kaleruar ne fushimin tone.( “Bijte e Shqipes”.)
* Botohet me rastin e ditevdekjes te qendrestarit te 7 prillit 1939, i dekoruar nga Presidenti I Shqiperise z. Bujar Nishani, me 28 nentor 2014 me dekoraten: “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”
*Sot, e shtune 10 Janar 2015, do te zhvillohet nje veprimtari perkujtimore nga Partia Levizja e Legalitetit, ne oren 12.00 ne Queens,ku prehen eshtrat e heroit kombetar.

Filed Under: Histori Tagged With: Julian Amery, me abaz kupin, nje dite

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 562
  • 563
  • 564
  • 565
  • 566
  • …
  • 706
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT