• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fatbardha Saraçi, mbesa e Qazim Mulletit: Persekutimi i Mulletëve dhe fati i hidhur i Hajries, gruas së prefektit

July 7, 2013 by dgreca

Nga Ani Jaupaj/

Ne Foto: Hajrie Mulleti me të birin, Reshitin/

TIRANE : Ish-prefekti i  Tiranës, protagonisti i njërës prej komedive më të famshme shqiptare “Prefekti”, Qazim Mulleti, la pas arratisjes së tij, përveç gruas e djalit, edhe vëllezërit bashkë me familjarët e tyre. Të gjithë, aktivë politikisht ose jo, u internuan. Kjo është historia e njërës prej mbesave të tij, Fatbardhës, e cila,  e frymëzuar prej vuajtjeve që ka parë, është duke shkruar vëllimin e tretë të librit “Dhimbje”. Përveç intervistës e njohjes me të, prej vëllimit të dytë të këtij libri, jemi njohur edhe me jetën që iu desh të kalonte Hajrie Mulleti, gruas së ish-prefektit, bashkë me të birin, Rreshitin. I gjithë ilariteti i shkaktuar prej komedisë “Prefekti”, ironizues dhe tallës me prefektin e Tiranës në kohën e pushtimit fashist, Qazim Mulletin, ka rënduar mbi supet e gjithë pjesës tjetër të familjes së tij. Edhe të atyre fëmijëve të sapolindur, që as e kishin idenë se ç’do të thoshte të ishe në krye të drejtimit të qytetit, të udhëtoje me makinat e shtetit, apo gjithfarë privilegjesh, që për një kohë të shkurtër familja mund të kishte. E më shumë akoma, nuk mund të kuptonin se nga buronte gjithë ajo urrejtje e përbuzje, që kohë më vonë e një pjesë të madhe të jetës, njerëzit do tregonin ndaj tyre. Qazim Mulleti në prag të rrezikut u largua nga Shqipëria, për t’ia lënë “të keqen” jo vetëm së shoqes dhe djalit të tij të vetëm, por edhe gjithë familjarëve të tjerë, vëllezërve me gjithë kishin e ç’kishin në shtëpi. Një prej tyre është Fatbardha Saraçi Mulleti. Mbesa nga vëllai e ish-prefektit, që i pa dyert e internimit që 5 vjeç, pas daljes prej tij, për shkak të një marrëdhënieje të vjetër shpirtërore me letërsinë, mblodhi e shkroi gjithë ç’kish parë me sy e dëgjuar me vesh nëpër shëtitjet nga njëri fshat në tjetrin e nga kasollet në baraka. Ashtu si ajo, të pangrëna, të paveshura, ishin edhe sa e sa femra të tjera, që të bëra tok, kanë bërë të mundur botimin e vëllimit të dytë të librit “Dhimbje” me autore një nga vetë bashkëvuajtëset. Sot, Fatbardha është duke punuar

Fatbardha Saraçi Mulleti në kohë të ndryshme, gjatë viteve të internimit, si dhe kohët kur ishte mësuese

me vëllimin e tretë, por deri atëherë, të njihemi me jetën e saj dhe të atyre që u bënë pjesë e këtij libri. E meqë shkaku i gjithë rrjedhës së jetës së tyre erdhi i tillë për shkak të xhaxhait, Qazimit, do të flasim pikërisht për ato çka ai la pas, në kampin e tmerrshëm të Tepelenës, gruan, Hajrien dhe të birin. Si dhe gjithë fisin që rropatej fushave e të korrave në Savër të Lushnjës apo ngado t’i degdiste partia. Gjithë historitë e emrat që shohim në librin “Dhimbje” ju i keni prekur vetë? Të gjitha historitë janë të vërteta, ato jetuan bashkë me mua që kur isha 5 vjeç e vazhdojnë të jetojnë deri tani, që kam prekur të 70-at. I kam njohur këto nëna e bija ndër vite në qytetet e Tiranës, Kavajës, Lezhës, në fshatrat ku kam punuar, Zadrimë, Kallmet, Dajç etj. Në ato vite bashkëjetese me të keqen, të gjitha ngjarjet e librit ishin pjesë e së përditshmes dhe liria ishte vetëm një iluzion. Duhet të ketë qenë vetëm dëshira për t’i ndarë këto dhimbje me të tjerët, sepse me letërsinë jo nuk ju lidh gjë… Në fakt, letërsia ka qenë brenda meje gjithnjë. Pasioni për të lexuar libra artistikë e shkruar kujtimet e mia, më ka shoqëruar përherë. Por po, ka qenë më së shumti dëshira për t’i njohur njerëzit me ato realitete të hidhura, me ato vrasje për së gjalli e pushkatime, që sot as mund ta imagjinojnë se ç’janë. Prekeshin e vuanin njerëz që as kishin të bënin me ngjarjen e parë. Vuanin dënimet e të tjerëve. Një nga këta ishit edhe ju vetë, apo jo? Babai apo ju vetë keni bërë diçka që i ka shkelur në kallo..? Im atë, Haki Mulleti, pati studiuar në Austri e pas kthimit punoi në administratë. Asnjë lidhje nuk kishte me politikën, por meqenëse vëllai i tij, Qazim Mulleti u largua nga Shqipëria, e kapën këta që mbetën këtu. Së pari e burgosën e mandej e internuan bashkë me ne. Kjo ishte arsyeja pse prej vitit ’44 nuk e kujtoi më babanë në shtëpi, edhe pse gjithë ne të tjerët u nxorëm nga shtëpitë në rrugë për të lëvizur kasolle më kasolle të Kavajës e Lushnjës. Ju keni qenë fare e vogël, ç’kujtoni nga ajo kohë? Sado e vogël të ishe, nuk mund të mos përjetoje pushkatimet që të detyronin të shihje në oborret e shkollës në Kavajë. Na nxirrnin jashtë për t’i parë, sado që përpiqeshim të mbyllnim sytë. Ndoshta shërbenin si shembuj, se një ditë të gjithë mund të kishim të njëjtin fat. Megjithatë, ju arritët t’i tejkaloni të gjitha sepse mundët të ndiqnit ëndrrën tuaj, të shkolloheni… Përveç se dëshirë e imja, kjo ishte një edukatë me të cilën na kishte ushqyer babai. Ishte brenda meje dhe do bëja gjithçka për ta arritur. Megjithatë, po të vijoja të jetoja në Lushnjë, nuk do arrija të shkoja përtej shkollës 8-vjeçare. Njerëzit e mamasë më morën në shtëpinë e tyre në Shkodër, kështu që munda të vazhdoj edhe gjimnazin. Por edhe pas kësaj kohe u ktheva në Kavajë, ku më duhej të flija sërish në një shtrat me disa njerëz. Punova në bujqësi, u përpoqa duke takuar Ramiz Alinë për t’i kërkuar shkollë, por pa i thënë se kush jam, sado që babai më tha se disa ndere ia kemi bërë, duhet t’i kishe thënë kush ishe. Pas vdekjes së tim ati shkova në Lezhë, ku për fat kishin nevojë për arsimtare. Në këtë kohë nisi një dashuri e re për nxënësit, dashuri e cila më shoqëroi gjithnjë. Bashkë me mësimdhënien nisa edhe plotësimin e dokumenteve për të ndjekur Fakultetin e Shkencave Natyrore për Biologji-Kimi, meqenëse në këtë degë kishte nevoja rrethi. U përqendrova vetëm në këto dy gjëra të reja të jetës sime dhe arrita t’ia dal më së miri. Studioja deri në agim, flija pak orë, e në mëngjes merresha me nxënësit, me ngritjen e laboratorëve, me edukimin e tyre dhe të vetes, derisa arrita të përfundoj studimet. Nuk është pak për “njollën” që kishit… Nuk është pak vërtet, por nuk ishte as e lehtë për ta arritur. I gjithë përkushtimi në studime më mori edhe kënaqësinë e krijimit të një familjeje, të cilën e realizova në moshë të vonë, kështu që pati gjithsesi kosto. Megjithatë, edhe me arritjet që pata, nuk munda të vazhdoj punën time pa u prekur. Në kohë të ndryshme mund të prekeshe nga lufta e klasave dhe në fakt më ndodhi një herë në ’67-n e mandej në ’75-n. Në këtë rast të dytë isha e para që u hoqa nga puna për të mos u rikthyer më deri në vitet e demokracisë. Për mua aty mbaroi gjithçka deri në rifillimin e jetës së lirë.

Hajrie Mulleti: Nga komedia te skleroza e vdekja në kampet e Tepelenës

 

Krahas Qazim Mulletit, një emër tjetër real që prekej në komedinë “Prefekti”, ishte edhe ai i së shoqes, Hajries, e cila në gjithë vitet që njerëzit gajaseshin me dialektin a veprimtaritë e të shoqit, hante groshë me krimba në kampin e Tepelenës. Por cila ishte në të vërtetë kjo grua, përtej stereotipave të krijuar të komedisë?

 

Martesa dhe lumturia e shkurtër

 

Hajrie Mulleti ishte e lindur në Tiranë në një nga ato familjet po aq të vjetra e po me aq tradita sa të të shoqit. Pas fejesës me Qazim Mulletin, u martua me të në Vjenë më 1929. Meqenëse i shoqi ishte emigrant politik, Hajries iu desh ta rriste të birin e vetme në Shqipëri, duke shpresuar gjithnjë në mundësinë e një ribashkimi me të shoqin. Dhe në fakt ajo ditë erdhi pas nëntë vitesh, edhe pse zgjati fare pak. Ju duk gati si një rilindje, por gëzimi u pre shpejt në mes. Diktatura ishte pas dere, i shoqi, pas drejtimit të Bashkisë së Tiranës, për të shpëtuar veten, duhet të kthehej sërish nga kishte ardhur.

 

Grabitja e pronave dhe internimi

 

 E nxorën me forcë nga shtëpia dhe iu grabit çdo gjë, përfshi dhe dhuratat që kishte marrë nga prindërit e saj. E internojnë bashkë me të birin, Reshitin 15-vjeçar, në kampin e Tepelenës më shumë bashkëvuajtës të tjerë. Flinin në kazermë bashkë me 200 veta të tjerë pa dallim moshe a seksi. S’kishin dritë, as ngrohje. Ushqimi ishte vetëm një copë bukë e zezë. Por për shkak të të birit duhej përballuar gjithçka. Duhet të duronte edhe dhimbjet e shpinës prej ngarkesës së druve që i vinin të transportonte, në vend të karrocës, për familjet e oficerëve. Por kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Bashkë me të, ishin edhe motrat e vëllezërit e saj. Njëri u pushkatua i pari për shkak të bindjeve antikomuniste. Të tjerët ndoqën fatin e tij, u larguan nga jeta njëri pas tjetrit në internim, pa u parë a folur me të motrën. Natyrisht që nëse do të pranonte të bënte ndarjen nga i shoqi, fati do ishte më pak mizor, por këtë nuk e bëri kurrë. Sëmundja dhe vdekja

 

Hajrie Mulleti, gruaja e Qazim Mulletit, në internim në Tepelenë

Punoi në bujqësi, me hipertension, për të rritur të birin, në ato kushte që jeta e kishte hedhur. Kjo ishte gruaja që komedia e bënte të çalë, injorante, qesharake, tek ajo numëronte kafshatat e munguara të bukës së të birit. Por duhet të kalonin shumë vite përpara se e gjithë kjo të dilte në dritë. Aq vite sa Hajria ishte plakur, bërë me sklerozë, në internim. Fjalët e vetme që mund të shqiptonte pas sëmundjes, kur e pyesnin, ishin: “Jam te shtëpia e babait tim, në oborrin me diell e plot lule, në dhomat e mëdha me jorganët e bardhë”. Imazhe këto që i kishin mbetur nga vajzëria e që shtynte netët e errëta të pagjumësisë. Vdiq në një barakë prej llamarine e dërrase, mes baltës së Myzeqesë, në vitin 1980 larg Tiranës së saj, së cilës iu largua 35 vite më parë, për të mos iu rikthyer kurrë. Pas largimit të së ëmës, i biri, Reshiti, vetëm qante, i mbetur tashmë i vetëm, pa të ardhme e me zemrën mbushur me plagë.

Traumat e të birit 

Reshiti jetoi me të atin për fare pak vite. Edhe në kohën që ishin bashkë, për shkak të luftës e angazhimeve të të atit, momentet e tyre së bashku ishin të numëruara, kështu që kujtimet e tij ishin të lidhura vetëm me nënën. Kur një i ftuar, mik i familjes, e pyeti Qazimin se pse nuk e merr dhe djalin me vete, përgjigjja e tij ish se politikanët nuk merren me gra e fëmijë. Mbas vitit 1944 nënë dhe djalë i kishin arrestuar disa herë, duke i mbajtur në biruca të veçanta. Hajria pati presione të ndryshme në vitet pas largimit të të shoqit, për t’i grabitur pronat, ndërsa Reshiti akuzohej se shkruante parulla kundër komunizmit. Nuk mungonin as keqtrajtimet fizike nga shokët e shkollës, as herët kur kthehej i gjakosur në shtëpi. Kjo mënyrë jetese e përndoqi Reshitin në vitet më të mira të jetës, për t’i lënë kështu gjurmë të përhershme edhe kur koha do sillte të jetonte i lirë.

Qazim Mulleti në krye të Tiranës

Thuajse të gjithë qytetarët e kryeqytetit e pranuan me dëshirë zgjedhjen e një tiranasi në postin e kryetarit të bashkisë. Sekretar personal i tij ishte Mehmet Rushiti, ndërsa nënkryetar Halil Mëniku, që drejtoi më pas kryeqytetin përkatësisht në vitet 1943-1944. Shumë plane të nisura në kohën e Zogut, si godina e korpusit universitar, kolonadat apo sot Muzeu i Arkeologjisë, Akademia e Arteve, ku në atë kohë u vendos edhe opera, Kryeministria dhe hotel “Dajti” morën drejtim në kohën e kryebashkiakut Mulleti. Por reliktet e punës së tij, të cilat ekzistojnë edhe sot, janë banjat publike nën tokë. Sipas nipit të Qazim Mulletit, Tanush Mulleti, me të marrë postin e drejtuesit të Tiranës, nisi vendosjen e çezmave publike në rrugica, si dhe ndërtimin e banjave publike në disa pika të rëndësishme të qytetit, duke zgjidhur njëkohësisht problemin e kanalizimeve nëntokësore. Një tjetër sipërmarrje e vështirë e kryebashkiakut ka qenë heqja e varrezave brenda qytetit. Për të zgjidhur këtë situatë të vështirë, ai e nisi nga vetja. “Ne kena pas afër xhamisë te Pazari i Ri varrezat e shtëpisë. Por duke dashur me bo i reformë e me i çu varrezat mo larg qendrës, Qazimi e nisi nga vorrezat tona e në ven të tyne ma pas u ndërtu markata e Pazarit të Ri”, rrëfen Tanush Mulleti. Karrocat me kuaj që në atë kohë mbizotëronin, nuk u lejuan të shkelnin në qendër të Tiranës, duke i dhënë kështu qytetit të viteve ’40 një pamje më të pranueshme. Në kohën kur Bashkia drejtohej nga Qazim Mulleti, u ndërtuan dhe furrat e para elektrike të bukës në kryeqytet.(Kortezi: Panorama)

 

Filed Under: Histori Tagged With: ani japupaj, Qazim mullneti

KALENDARI HISTORIK PËR LUFTËN E VLORËS, 1920 NË FOKUSIN E FUQIVE TË MËDHA EUROPIANE

July 5, 2013 by dgreca

Nga Albert HABAZAJ/ studiues/*

Ky lloj kalendari është, në vetvete, një minisistem, jo thjesht i ndarjes së kohës, për vite, muaj dhe ditë, (pse jo dhe orë, apo kushte meteorologjike) për ngjarje e personazhe, që, në një trajtë apo tjetër formë, bënë epokë identiteti, me vizion integrimi, atje  ku ndiheshin mirë e në troje të tyre, të parët tanë, gjyshërit tanë, në kontinentin europian; se s’kishin ku të ndiheshin më mirë e më natyrshëm, në origjinalitetin e tyre antik. Ky mikrokalendar merr për bazë ecurinë dhe rrjedhimet, jo më periodike të natyrës, por faktike, kushtëzuar nga optika globale e pesë deri gjashtë të mëdhenjve të këtij planeti, populluar me njerëz, dhe, patjetër ka në fokus udhëtimin prometejano – sizifik të  frymëtarëve tanë me ndriçim, për krijimin e portretit të komunitetit shqiptar si komb, si shtet. Ja piketat datësore të Epopesë së Njëzetës:

 

1912, 28  Nëntor            Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

29 nëntor              Ismail Qemal Vlora u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme

Shqiptare

29 nëntor             Trupat serbe pushtuan Elbasanin dhe Durrësin.

20 dhjetor            Ushtritë greke pushtuan Korçën.

1913, 22 mars                 Konferenca e Ambasadorëve caktoi në vija të përgjithshme kufijtë  veriorë dhe lindorë të Shqipërisë.

22 prill                 Esat Toptani i dorëzoi Malit të Zi Shkodrën.

8 maj                    Marrëveshja e fshehtë midis Austro – Hungarisë dhe Italisë që

parashikonte mundësinë e pushtimit të Shqipërisë prej tyre     duke e ndarë  më dysh.

29 korrik              Konferenca e Ambasadorëve e Londrës njohu pavarësinë e

Shqipërisë nën kontrollin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha.

11 gusht          Konferenca e Ambasadorëve caktoi në vija të përgjithshme kufirin                                jugor të Shqipërisë.

1914, 22 janar               Qeveria e I. Qemalit u detyrau të jepte dorëheqjen.

20 – 27 shkurt      Serbia e Mali i Zi nxorrën ligje për kolonizimin e Kosovës.

2 mars                U shpall me nxitjen e Athinës “autonomia e Vorio – Epirit”.

7 mars                Princ V. VID mbërriti në Durrës.

4 gusht               Filloi Lufta e parë Botërore.

3 shtator             V. Vidi u largua nga Shqipëria.

27 tetor              Qeveria greke shpalli zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut.

30 tetor                 Italia pushtoi Sazanin.

25 dhjetor             Italia pushtoi Vlorën.

1915,  26 prill                 U nënshkrua Traktati i Fshehtë i Londrës.

2 qershor             Ushtria serbe filloi agresionin në Shqipërinë e Mesme.

27 qershor           Ushtria malazeze pushtoi Shkodrën.

1916,  janar                      Ushtritë  austro – hungareze hynë në Shqipërinë e Veriut.

shtator – tetor       Ushtritë italiane pushtuan Gjirokastrën, Sarandën dhe Përmetin.

tetor                        Ushtritë franceze pushtuan Korçën.

1917, 3 gusht                  Ushtria italiane pushtoi Çamërinë.

1918, janar              U. Uillson shpalli 14 pikate tij, të cilat, përveç të tjerave, denoncuan

edhe Traktatin e Fshehtë të Londrës.

1 maj                     U themelua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

tetor                      Hynë në Kosovë trupat franceze dhe serbe.

tetor                      Në Kosovë u rivendos pushteti i Serbisë.

11 nëntor             Përfundoi Lufta e Parë Botërore.

28 nëntor             U zhvillua në Vlorë një protestë antiimperialiste.

1919,  18 janar               U hap Konferenca e Paqes në Paris.

29 korrik              Marrëveshja Tittoni – Venizelos.

20 gusht            Marrëveshja kapitulluese midis qeverisë së Durrësit dhe qeverisë

italiane.

28 nëntor    U zhvilluan manifetime intiimperialiste në mbarë vendin, veçanërisht  në Vlorë.

9 dhjetor              Memorandumi i SHBA – së, Anglisë dhe Francës që cenonte

tërësinë tokësore të Shqipërisë.

1920, janar                   U shpërndanë ftesat për thirrjene Kongresit të Lushnjës.

13 janar              U bë kompromisi i Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes për

copëtimin e Shqipërisë.

21 janar              U hap Kongresi i Lushnjës. Punimet nisën më 28 janar.

11 shkurt        U vendos në Tiranë qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjës.    Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë.

11 mars               Shkodra u bashkua me qeverinë e Tiranës.

prill                     U formua në Vlorë Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”.

26 maj                 Korça u bashkua me qeverinë e Tiranës.

28 maj                 U nënshkrua protokolli shqiptaro – grek i Kapshticës.

29 maj                 U mbajt Kuvendi i Barçallasë (Dukat, Vlorë)

3 qershor         Ultimatumi i  Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, drejtuar komandës së  ushtrive italiane në Vlorë.

5 qershor             Filloi Lufta e Vlorës.

6 qershor             U asgjësuan disa përqëndrime trupash italiane në Vlorë

11 qershor           Filluan luftimet për çlirimin e qytetit të Vlorës.

12 qershor    U zhvilluan në qytetete eItalisë manifestime kundër luftës imperialiste në Vlorë.

13 qershor          Avni Rustemi vrau në Paris Esat pashë Toptanin.

21 qershor          U dorëzua garnizoni italian i Tepelenës.

korrik          Filluan luftimet kundër ndërhyrjes së armatosur jugosllave në  Koplik.

2 gusht             U nënshkrua Protokolli shqiptaro  italian, me të cilin Italia njohu

pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar.

14 gusht             Filloi lufta kundër pushtuesve jugosllavë në Peshkopi.

17 gusht            Forcat Shqiptare hyjnë në qytetin e çliruar të Vlorës.

3 shtator         U festua fitorja e Luftës së Vlorës dhe largimi i pushtuesve italainë nga  Shqipëria.

17 dhjetor         Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve.

 

*ALBERT HABAZAJ

Drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”

Universiteti  “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

 

Filed Under: Histori Tagged With: Klaendari historik, Lufta e Vlores

Mit’hat Frashëri: Ku të gjejmë nëpunës që dinë shqip?

July 4, 2013 by dgreca

Shkruante Gazeta Dielli: Në mes të miqve që ndodheshin në këtë bisedim ishte dhe djaloshi Xh.K., student në Amerikë. S’kishte folur deri atëherë; vetëm dëgjonte. Në fund tha: Unë doja të mësoja për Drejtësi në Universitet. Po tani e ktheva mendjen: Do të mësoj për sekretar, dhe jo ministër. Do të vete në Shkollën e Tregtisë (Business High School) të mësoj si mbahet korrespondenca, si mbahen def-terët, të mësoj stenografinë për të shkruar. Miku i tha: Të jesh i sigurtë se ka më tepër nder një sekretar i zoti se një ministër i pa zoti,- shkruante “Dielli”. /
Shkruan: Luan Malltezi*/

Një nga problemet kryesore në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë ishte ngritja e administratës shtetërore me njerëz të aftë dhe të zot. Problemi ishte i vështirë; gjuha shqipe nuk ishte lejuar të mësohej në shkollat e vendit nga administrata osmane; vendi ishte i varfër dhe analfabetizmi mbulonte 90% të popullsisë. Qeveria hapi konkurs për nëpunësit e rinj të administratës shtetërore ku midis të tjerave vihej edhe kërkesa për njohjen e gjuhës shqipe. Për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi Lumo Skëndo shkruajti shkrimin “Ministrat dhe sekretarët”. Shkrimi në fillim duket se u botua në vitet ’30 tek “Dielli” dhe që këtej u morr dhe u botua në gazetën: “Shqipëri e Re”. Shkrimi megjithatë vlen të rilexohet edhe në ditët tona, madje vlen të rilexohet kohë pas kohe. 
Ministrat dhe Sekretarët 
Të mos trembemi, po të shikojmë të vërtetën drejt në sy. Le të zbulojmë të metat, le të shohim rrënjët dhe shkaqet e tyre. Të jemi si mjeku që bën diagnostikim, na thotë ç’kemi, pastaj na dëften edhe ilaçin. 
Nja dy muaj më parë bënim fjalë me një mik se ç’farë njerëz të zotë kemi, sa specialistë, sa mjekë, sa inxhinierë, sa profesorë. Bëmë një listë me shqiptarë që kanë diploma nga shkollat e larta, dhe në çdo zbulim të ri, na mbushej zemra plot gaz, na vinte një madhështi. Dhe aq më tej akoma, sepse të dy qemë të bindur se inxhinierët më të mirë të Turqisë (Ahmedi nga Devolli, Eshrefi nga Frashëri), dhe mjekët më të mirët, operator Orhani nga Devolli, gjinekologu Besim Omeri nga Narta, Sylejman Humani nga Dibra, neurologu Joan X, nga Gjirokastra, bekterollogu Rifat nga Frashëri etj. ishin të gjithë shqiptarë, nga gjaku dhe nga vendi ynë, nga ajo baltë dhe nga ajo gjuhë. U gëzuam kur mësuam se një veteriner shqiptar, miku ynë, Sejfedini nga Selenica, gjeti ilaçin e këlbazës në Shkodër, se Dr.M.Turtulli, në Misir, ishte një nga më të mirët e heqimëve. Edhe thoshnim se Shqipëria nuk është e varfër nga intelektualët, se kemi njerëz edhe në Rumani (inxhinier Vangjel Nuni), një profesor elektriku nga Drenova, tre a katër piktorë. Mund të kemi edhe në Greqi, që s’i dimë sot, se nuk rrëfehen por nesër mbase dalin në dritë. 
Megjithatë, sado vullnet të mirë që patëm për ta zgjatur, lista mbeti e vogël, e shkurtër, edhe u siguruam se një vend si i yni që ka nevojë të përparojë, duhet t’i përvishet punës; njerëzit që kemi sot janë fort të paktë; bëmë pastaj edhe një listë të studentëve, të djelmoshave që mësojnë në Amerikë, në Itali, në Vjenë e gjetkë; edhe këtë listë e gjetëm fort të varfër. 
Tashmë duhet të punojmë, të përpiqemi që të shtohet numri i studentëve, i atyre që dinë dhe janë të zot të punojnë, i atyre që mund të bëjnë një punë të fitimshme. 
Duhet të kemi njerëz për sekretarë – tha miku ynë, dhe jo për ministra. 
Pandehëm se qeshte. Po jo, miku qe i sinqertë, fliste me seriozitet. Deshëm të dimë ç’donte të thoshte. Dhe e pyetëm. 
Ne, tha, në Shqipëri, kemi shumë njerëz që janë kandidatë për ministra, dhe fort pak janë për sekretarë; shqiptari është kryelartë, i pëlqen që të rrijë në krye, kemi pak njerëz të zotë që të punojnë. 
S’kuptonim ç’qëllim kishte. Po ai na e shpjegoi: 
Do ta kuptoni fort lehtë ç’dua të them, kur të mendoni se një sekretar duhet të jetë i zoti që të shkruaj mirë, të mbajë në rregull letrat dhe defterët, të rrijë tetë orë ditën dhe të punojë mbase edhe natën. Ministri s’ka nevojë të bëjë asnjë nga këto punë. Ay vetëm do të flasë, do të kuvendojë…. Sekretarit i duket puna, po qe që s’di, i del në shesh puna. Ministri përkundrazi ua hedh fajin shokëve. 
Miku ynë e thoshte këtë me ironi dhe me paradoks; se edhe ai e dinte se ministri duhet të ishte shumë i ditur dhe i zoti. Themi duhet të ishte dhe shpresojmë se edhe në Shqipëri kështu do të bëhet. 
S’kemi njerëz të zotë për punë të rregullt, vazhdoj miku ynë. S’kemi se nuk janë mësuar për punë; nuk kishin ku të mësoheshin: Ata të Turqisë janë mësuar “dembelë”; në Shqipëri akoma nuk nxorëm dot njerëz të rinj. Prandaj gjithë duan të bëhen ministra, dhe asnjë sekretar. 
Edhe shtoi: Doni të bëni një provë ? Bëni një zëdhënie në “Dielli”: thoni se “Vatra” kërkon të bëjë ministra për në Shqipëri dhe u lutet atyre që dëshirojnë këtë ofiq, të bëjnë kërkesa. Do të shihni se do të vijnë dyqind mijë aplikime . Të gjithë duan të bëhen ministra, që nga B. B. dhe gjer Sh. G. Jo vetëm se ata janë të pashëm, për krushq, po edhe i mjeri V. L. q’ është si kotele maceje dhe I. P. edhe ata për ministër e kanë syrin. Bëni edhe një zëdhënie për sekretarë dhe do të shihni sa pak aplikime do të vijnë! 
Dhe kishte të drejtë miku ynë. Unë që po shkruaj këto radhë, nuk njoh të këtë në mes të asaj shumicë miqsh që njoh, tetë prej syresh që të jenë të zot të bëhen sekretarë. 
Kur mendohem sa të paktë janë sot ata që dëshirojnë të bëhen sekretarë, sa të paktë janë ata, që mund të punojnë me rregull dhe me sistem, të mbajnë në rregull një korrespondencë dhe të shkruajnë bukur një letër ose një raport shqip, njeriut i vjen për të qarë, i vjen për të qarë jo se gjenden të paktë, po se të paktë janë ata, që përpiqen të bëhen më të zotë. 
Në mes të miqve që ndodheshin në këtë bisedim ishte dhe djaloshi Xh.K., student në Amerikë. S’kishte folur deri atëherë; vetëm dëgjonte. Në fund tha: Unë doja të mësoja për Drejtësi në Universitet. Po tani e ktheva mendjen: Do të mësoj për sekretar, dhe jo ministër. Do të vete në Shkollën e Tregtisë (Business High School) të mësoj si mbahet korrespondenca, si mbahen def-terët, të mësoj stenografinë për të shkruar. Miku i tha: Të jesh i sigurtë se ka më tepër nder një sekretar i zoti se një ministër i pa zoti,- shkruante “Dielli”. 
* Historian(Kortezi: Gazeta shqiptare)

Filed Under: Histori Tagged With: ku te gjejme, Mit'hat Frasheri, nepunes, qe dine shqip

AMERIKA FESTON 4 KORRIKUN, 237 VJETORIN E SHPALLJES SE PAVARESISE

July 3, 2013 by dgreca

Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Kongresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.!/

Shkruan:Beqir SINA/

PHILADELFIA – Shteti simbol i botës, lirisë dhe demokracisë shënon te enjten festën më të madhe kombëtare, 4 Korrikun 1776 Ditëlindjen e saj – 237 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. E gjithë SHBA-ja mbushet me flamuj amerikanë, dhe simbolet e saj – ndërkohë që miliona amerikanët kremtojnë në çdo mjedisë me ndjenjën e madhe të krenarisë, teksa shënohen plot 237 vjet të Dekleratës së Pavarësisë.

Tonelata me fishekzjarre, parada multi kulturore dhe sportive, karnavale shumëngjyrshme dhe të mahnitshme, koncerte të ndryshme, lojëra sportive( basketbolli, futbolli, bejzbolli e gara të tjera sportive) organizohen me këtë rast. Në sheshe, parqe, dhe vende të veçanta, mbahen fjalime politike, akademi solemne dhe organizime private me vendosje të luleve në varrezat e dëshmorve  pritet të mbahen sot për të festuar historinë dhe kujtuar të rënët, qeverisjen dhe traditat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dita e pavarësisë, 4 korriku është festë kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për pavarësinë nga ana e Kongresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pelsivanisë.

Gjatë nënshkrimit të Deklaratës, SHBA-të ishin të përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi i Tretë. Arsye për nënshkrimin ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t`i paguanin Anglisë.

Në korrik të vitit 1776, “Pensilvania ivning post” është gazeta që e publikoi Deklaratën për pavarësi.

Më 8 korrik të vitit 1776, në sheshin “Pavarësia” në Filadelfia u bë publik për herë të parë Deklarata, ndërsa zilja në Pallatin e pavarësisë që ishte e njohur si “Zilja e provincës”, do të riemërohet në “Zilja e lirisë” (Liberty bell).

Në gusht të vitit të njëjtë, detyra e filluar më 4 korrik rreth nënshkrimit të Deklaratës për pavarësi nuk ishte përfunduar tërësisht deri më gusht. Por, pavarësisht nga kjo, 4 korriku është pranuar si datë zyrtare e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së nga Britania.

 

 

4 Korriku 1776 Dita e Pavarësisë së SHBA-ve – Ditëlindja 237-të e Amerikës
Sot, është 4 korriku 2013, Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, Ditëlindja e 237 të e saj. Më 4 korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një komb të ri.

Do të duheshin edhe 6 vjet të tjerë luftë me Britaninë, në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës, para se të fitohej pavarësia e Amerikës nga ai vend. Më 1782, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ende larg bashkimit.

Ato ishin në fakt, një konferderatë e paqëndrueshme, me një qeveri qendrore të dobët. Fuqinë e vërtetë e kishin qeveritë e sheteve të ndryshme.Por shtetet ishin shumë të ndryshme nga njeri tjetri, përsa i përket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike. Ato kishin vendosur tarifa dhe barriera tregtare ndaj njëri tjetrit. Monedha ishte e fryrë nga inflacioni dhe ishin vendosur taksa që pengonin zhvillimin.

Kaosi ekonomik çoi në paqëndrueshmërinë civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijtë, Qeverisë kombëtare i mungonin forcat ushtarake për trajtimin e kërcënimeve të sigurisë. Amerikanët filluan të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e këtyre problemeve. Përgjigja ishte një kushtetutë e re, e cila do të krijonte një qeveri kombëtare të fuqishme, e cila të trajtonte nevojat e vendit, ndërkohë që t’u jepte fuqi të caktuara shteteve të ndryshme. Por amerikanët ishin të ndarë lidhur me formën që do të merrte qeveria e re.

Shtetet e vogla kërkonin përfaqësim të barabartë me shtetet e mëdha. Shumë qytetarë druheshin se një qeveri e fortë kombëtare do të shtypte të drejtat e individit. Këto çështje u zgjidhën, vetëm pas disa vite debatesh dhe kompromisesh. Kushtetuta e re u ratifikua në vitin 1789, vetëm pasi u shtuan 8 amendamente, të cilat garantonin të drejtat themelore të shtetasve, mes tyre lirinë e ushtrimit të fesë, të fjalës dhe shtypit, të drejtën për të zhvilluar procese gjyqësore dhe mbrojtjen kundër abuzimit të qeverisë ndaj qytetarëve.

 

Kushtetuta nuk është një instrument në duart e qeverisë për ta kufizuar popullin, tha në atë kohë Patrik Henri, një nga udhëheqësit amerikanë në luftën për pavarësi, ajo është një instrument në duart e popullit, për të kufizuar qeverinë, që ajo të mos e sundojë jetën tonë. Më tepër se 237 vjet pas miratimit të kushtetutës, ajo mbetet garancia e lirisë për të gjithë amerikanët,

 

4 Korrikut 1776 – Ditëlindja e Shteteve të Bashkuara/Njerëzit e thjeshtë mund të kryejnë bëma të jashtezakonshme.
Dëgjojini këto fjalë të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane, të shkruara 237 vjet më parë: “Ne i konsiderojmë, këto të drejta të jënë të vetëkuptueshme: që të gjithë njërëzit janë krijuar të barabartë; që ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme; dhe mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; që për të siguruar këto të drejta, qeveritë krijohen nga njërëzit, duke e përftuar pushtetin e tyre të drejtë nga pëlqimi i zgjedhësve…”. Këto fjalë ndryshuan përgjithmonë parimet e qeverisë. Kush i shkroi këto fjalë të jashtëzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë parimet e qeverisë. Ishin ata politikanë te shquar, akademikë e teoricienë politikë. Jo, ata ishin fermerë (bujq), avokatë, tregtarë, një botues librash, dhe një topograf.

Asnjë prej tyre nuk kishte mbajtur ndonje ofiq të lartë qeveritar. Në fakt, zor se ndonjeri prej tyre kishte mbajtur ndonjë ofiq qeveritar. Disa kishin lindur të varfër. Të tjerët ishin pronarë tokash. Të gjithë ishin të mirëarsimuar; pothuajse të gjithë kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. Të gjithë meshkuj e të bardhë, nuk ishin tipike të popullsisë si e tërë, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerëz të thjeshtë, të cilët shqetesoheshin thellësisht për lirinë, lirinë personale, për qeverinë përfaqesuese të bazuar në sovranitetin popullor. Ata janë quajtur me të drejtë brezi më i madh i talentit politik në historinë amerikane. Krijimi i nje kombi te pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte nje proces revolucionar, e jo evolucionist. Asnje prej atyre qe firmosen Deklaraten e Pavaresise, nuk e dinte se si do te pefundonte.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tani republika më e vjetër që i ka qëndruar historisë botërore, me një serë institucionesh dhe traditash politike. Ato, që tani konsiderohen “idealet amerikane”, jane përqafuar në mbarë botën; forma alternative të organizatave dhe qeverive politike kanë ardhur e kanë ikur gjatë këtyre 237 vjetësh. Kuadri politik i ngritur në ato fjalë të thjeshta, të sipër cituara në fillim, janë idetë për të themeluara për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit 18-të.

Dhe kanë vazhduar. Burrat dhe gratë bëjnë historinë. Burra dhe gra të zakonshme mund të kryejnë bëma të jashtëzakonshme. Ata që rrezikuan gjithçka për të shpallur këtë Deklaratë Pavarësie ishin njerëz të thjeshtë. Deklarata mbyllet: “Dhe në mbështetje të kësaj deklarate, me një besim të patundur në mbrojtjen e Perendisë Hyjnore, ne së bashku i betohemi njeri-tjetrit me jetën tonë, pasurine tonë, dhe nderin tonë të shenjtë”. Keta qytetare te thjeshte krijuan ideale politike te reja te jashtezakonshme. Hartuesit e Kushtetutes sone, 13 vjet me vone krijuan kuadrin e qeverise se SHBA-së, te bazuar ne keto ide revolucionare.

Karta e te Drejtave vijoi mbas dy vjetesh. Krijimi i nje qeverie kerkon kohe. Nuk eshte kurre e thjeshte. Kerkon eksperimentim dhe kurajon per te flakur tutje ate qe nuk funksionon. Ai perfshin edhe rrezik. Sic tregon Kushtetuta e pare e SHBA-es, kerkon kompromis. Por, qytetaret e thjeshte mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Kombet mund te themelohen, idealet mund te perhapen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe tash pas 237 vjetëve të 4 Korrikut 1776 – Ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të përpiqen e të ndihmojn popullin shqiptarë për të arritur tek idealet tona, për të arritur tek aspiratat e shqiptarëve .

E ardhmja e SHBA-es prej qytetareve te saj i duket e qarte, ashtu si duhet t’iu kete dukur ajo e Amerikes se Eterve Themelues me 1776 apo edhe me 1783, apo edhe sot pas 237 vjetve. Qe nga ai 4 Korriku i pare, ka qene tradite qe te festohet ditelindja e Amerikes me fishekzjarre dhe sonte SHBA-es, e vazhdojne ate tradite “Gezuar Ditelindjen Amerike”

Për ne shqiptarët aq sa i perket kjo festë kombit Amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar, dhe të gjithë atyre kombeve nga mbarë bota që luftojnë për liri e demokraci dhe që duan idealet dhe principet amerikane.

Ngaqë për gjithë këto vjet, SHBA ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm dhe model për demokracinë dhe liritë e njerëzve në botë. 4 Korriku 1776, Dita e Pavaresise se SHBA, ka një kuptim tjetër edhe për shqiptarët, 23 vjet më parë me ndihmën e SHBA, vendi ynë do të ecte drejt rrugës për liri dhe demokraci. Pra, “për ne mikun e madh dhe të përjetshëm” si thoshte Presidenti i parë dhe hsitorik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mbas 45 vjetëve të sundimit komunist ishte 2 korriku ai që shënoi rënien e komunizmit në Shqipëri.

Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, atëhere delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia dhe 9 vjetë(1999) më pas nga ky akt vjen çlirimi i Kosoves dhe 18 vjet(2008) vjen Pavaresia e saj.

Andaj aq sa i perket kjo festë kombit Amerikan, po aq u përket edhe shqiptarëve, kombit shqiptar, dhe të gjithë atyre kombeve nga mbarë bota që luftojnë për liri e demokeaci dhe që duan.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 4 korrik, Beqir Sina, dita e Pavaresise, ditelindja e SHBA

ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE

June 29, 2013 by dgreca

“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”- (VASO PASHË SHKODRANI)/

 Shkruan: BRAHIM AVDULI/

Ne Foto: Pellazgo-shqiptaret/

Që ta dimë se prej kur përdoret emri “shqiptar”, duhet të shërbehemi edhe me greqishten, ku disa mendimtarë na thonë se kemi “dy Ajaksë”.

Ne po shërbehemi me këtë rast me Niko Stylos, i cili është i dhënë t`u futet shpjegimit të fjalëve të vjetra, deri më sot. Njëra nga këto vepra të tij, është vepra, “Etruskishte-Toskërishte”[1].

Në këtë vepër, të përkthyer në shqip, faqe 216, emrin “Ajaks” e kemi të lidhur me Ajaks Telamonin (Ajas Telamonios), që dihet se është i lidhur me emrin Ari, që të dhënë në origjinal prej të folmes dialektore shqipe avranitase do të kishim “Shkipia t`Ari” (Shqipja t`Ari), nga e cila emri Ari është edhe sot shqip dhe prej të folmes avranitasve do të thotë “i artë”. Siç na thotë Niko Stylos, këtë fjalë e kemi të bashkuar që prej antikitetit të lashtë, siç i thonë “që përpara”, me një fjalë të vetme, “shqipitarë”, e cila ka këtë domethënie të tillë për ata që vetëquhen shqiptarë.[2] Emri “Aris” është Aresi, pra Oineu.[3]

Siç dihet prej nesh që moti, grekët janë falsifikatorë të emrave tanë, i kanë marrur prej nesh, e kanë vjedhur historinë dhe i “shesin” për të vetat. Ata i kanë falsifikuar në radhë të parë emrat, mitet dhe historinë, që sot quhen “greke”[4], pa e studiuar etimologjinë e këtyre emrave, e cila, e thënë me plotë fjalën troç, është rrenë klluqe. Emërtimi “çam” apo “çamët” e ka prejardhjen prej avranitases. Ajo është nxjerrur prej thënies avranitase “çati” (çau) dhe “çam”, d.m.th. “çarësi”, ai që çanë apo që është i pari, pra “I Pari”, që do të thotë “prijësi”. Emri më i vjetër është “Paris”, nga “I Pari”, të cilin “grekët” e kanë falsifikuar në “Apollodori”, pra që është “Athama”. Athama është emër jonik. Edhe ai do të thotë “I Pari i provuar”.[5]

I Pari, i mirënjohuri Paris, u quajt “Aleksandër”,[6] se ai nuk ishte emër, por titull. Avranitasit besonin në shpirtin e përjetshëm të shqipes.[7] Kokat e shqipeve ishin karakteristikë e ritmit të zbukurimit argolik, ku qyteti i lashtë dhe me i rëndësishëm, Argo, gjendej në Epir dhe lagej nga Joni.[8] Të gjithë avranitët e Greqisë e përdornin vetemërtimin e tyre Arbër apo Arban.[9]

Një provë të shpjegimit të emrit “Aleksandër” e bën edhe Sylejman Lokaj, sipas të cilit ndërtohet në tri fjalë përbërëse, ALEK-SA-DRO, njeri që s`ka dro= frikë, që përshkruan një veti të tij hyjnore. Ishte më shumë një titull, se sa një emër.[10] Arnautët sipas turqishtes dhe avranitasit sipas greqishtes janë shqiptarë dhe njerëz të kulluar, të arave të vaditura me ujë të bollshëm apo të sjellur me tunellle të nëndheshme.[11] Shqiptarët e përbënin rreth 86% të popullsisë, deri në shekullin e XIII, XIV e XV, kur filllon me të madhe “regjistrimi” i popullsisë sipas besimit fetar.[12] Ortodoksët shqiptarë, që kanë qenë të varur prej juridiksionit fetar të Fanarit në Konstandinopojë, nuk kanë pasur një kishë autoqefale dhe të pastërt nga nacionalizmi greko-madh. Atje kanë figuruar gjithmonë si Roum në regjistrat turq.[13]

Në këtë kuptim të fjalës greke kemi mitin për Athinanë, të nxjerrur prej fjalës avranitase “AI THE”, që do të thotë “I pari i provuar”. Do me thënë “ai thotë”, pra që ligjëron, që i mëson të tjerët. Athinaja del se është shpikëse e shkrimit, që në bashkim me Alkmenën,[14] do të thotë “I Pari i Atit”, nga “AI ATË”, dmth. nga babai. Evro-përëndimorët Atin e kanë bërë “ajaks”, ndërsa grekët “Aias”,[15] sipas të njëjtit shkrim origjinal avranitas (arbëror).

Lagja më e vjetër e Athinës është themeluar prej arbëro-iliro-pellazgëve, pra shqiptarëve. Nëpërmjet greqishtes e ka marrë emrin Athina, kryeqyteti i Greqisë. Ndër të gjithë emrat që i thonë Athinës, është edhe “E thëna”. Ajo shihet kudo e vizatuar të shumtën me degën e ullirit, apo një dafinë dhe shënimet e alfabetit, krahas rrobave të ushtarake dhe helmetës.

Emri “Aias” (Ajaks) nuk është prekur që në shkrimet e hershme, pra në mitologjinë greke dhe cenzura greke kështu e ka cenzuruar edhe në veprat e saj të para, prej emrit “Aikac” dhe “Aikaç”, që përdorej për shpjegimin e shqiponjës mbretërore te arbërit, apo avranitasit prej greqishtes.

Nëse nisemi prej etimologjisë, në dialektin jugor shqiptar çam “Kac” dhe dialektin verior “Kaç”, do të thonë “kecër”, dhe në numrin njëjës “kec”. Pra, emri “AIKAC” apo “AIKAҪ”, do me thënë “ngrënës kecash”, që ka kuptimin e shqiponjës mbretërore.[16]

Po kështu ka ardhur deri te emërtimi “Alban”, i cili e ka prejardhjen nga “Alpanu”, “i pari lënë vela”, nga “A L PANU” (LË PANU, lë vela).[17]

Meqë grekët e traskriptojnë germën e vjetër në “v” ndërsa latinët “b”, kemi emrin ALLVANOS dhe ALBAN (greqisht dhe latinisht), që mund të marrin kështu prijësin e fisit të shqiptarëve. Meqë ky është “i ati i Oineut”, pra në origjinal Arisi, në dialektin e gjuhës shqipe avranitase. Të njëtin e quajmë EPIUR, në avranitase, nga i cili e muar emrin vendi i tyre, Epiri[18].

Prandaj, mund të themi se epirotët janë shqiptarë, ndërsa gjuha shqipe është epirotase. Në fakt, këtë mund ta kuptojmë nga emrat e më vonshëm. Po e marrim “Fjalorin latino-epirotas” të Frang Bardhit, të botuar në Romë më 1635, i cili, gjuhën shqipe e quan gjuhë epirotase, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë së sotme, e përmend edhe gjeografi dhe matematikani aleksindras Ptolomeu (100-160 p. K.). Shqiptarët e Alba Longa (të Shqipërisë së largët), Diodori na informon se ishin më të vjetër se latinët. Ata, në vitet e Romës së vjetër jetoni së bashku dhe kishin të drejtën e martesave (krushqive). Këta shqiptarë të Alba Longas në bibliografinë gjermane i gjëjmë me emertimin etruskë.[19] Etruskët (Tirenët) e lashtë i thonë Laran shkabës,[20], pra Skyfterit, në gjuhën letrare shqipe d.m.th. Skifterit, [21] pra shqiponjës. Kjo ishte koha kur materniteti qe mundur nga paterniteti. Skifteri është mashkull, ndërsa shqiponja është femër. Nga kjo quhet “laran”, sepse është me kokë të bardhë. Si një përëndi të vjetër arbër, Arin, të cilin grekët e quajnë Ares, e gjëjmë në shfaqje shumë të lashta, të simbolizuar me shqiponjën.

Në këto kompozime të lashta, pranë Arit dallojmë kryqin e thyer (kryqi hyjnor), që na lë të mendojmë se Ari është pionier i linjës së shkrimit hieroglifik kretan, të përgaditur nga gjyshi i tij, Tireni, të cilat nuk kanë qenë ende shkronja, por vizatime apo piktura. Ky është shkrimi i lashtë evropian, të ashtuquajturat pellazgjike. Kryqin e thyer (kryqin ëngjëllor) e huazon vetë Hitleri, duke aluduar se do të ndjekë hapat e lashtë të Arit[22], prej të cilit rrjedhin arianët, që tentohet të shpjegohet me lekurën e artë dhe flokët bjondë. Mbiemërzimi nuk i referohet ngjyrës dhe lëkurës, që nuk është tepër e bardhë, por trëndafil i zbehtë dhe e praruar, nganjëherë me prirje drejtë të të zeshkëve. [23] Arianët u përkasin këtij soji të lashtë të shqiptarëve dhe ilirëve. Etimoni i tyre edhe sot shpjegohet me fjalët ilirishte-shqipe: ar-i= ar dhe arë= të korra të bollshme, elb, grurë, etj. Ai e shpreh ngjyrën e flokëve verdhamë dhe ngjyrën e artë të lëkurës dhe verdhimin e të korrave, grurit, prej të cilave nxirrej buka e përditshme, aq e nevojshme për jetën.[24]

Prej tyre është përëndesha e parë pellazge “Dhé-mitra”, dhe sot i thonë nënës “mëmë” që i lindë fëmijët nga mitra, në toskëritshte. Nga kjo fjalë rrjedh në këtë dialekt “mëmëdheu”, ndërsa në gegërishte, që gegët janë të tërhjekur apo të shtrirë në sistemet malore të Shqipërisë dhe Kosovës, i thonë “atdhe” mëmëdheut, dhe amës “nanë”.

Fjala “gegë” e ka prejardhjen nga fjala avranitase gajdhuriqët, ndërsa fjala “toskë” e ka prejardhjen nga fjala avranitase gurunadhët, simbol i të cilëve është derri i egër.[25] Në këtë lidhje e ngatërron Niko Stylos emërtimin alban/gegë, ku “albanët” vlenë edhe për toskët, sepse është sikur arbër.

Toskët janë me shprehje të prejardhjes femërore, ndërsa gegët janë me shpjehje mashkullore. Që prej fillimit i kemi të dytë së bashku (toskët dhe gegët), që e duan dhe e çmojmë njëri tjetrin, pa lënë asnjë lloj përçamjesh dhe të bashkuar përgjithmonë. Ndër shqiptaret flitet se ata i kanë në flamur të dy kokat e shqiponjës së bashku. Ky është shpjegimi i dytë për këtë gjë.

Por, ti kthehemi njëherë shpjegimit të arianëve. Edhe ata janë pellazgo-ilirë, pra janë shqiptarë. Ata kanë pushtuar treva të Evropës dhe të Azisë, por nuk ndryshojnë nga të gjithë ilirët. Fjala borë, bora (boreanë) është e bardhë. Boreanë vjen nga fjala shqipe, borë. Shqiptarët, kurdoherë kanë mbajtur plisin e bardhë. Vetëm me këtë plis e kanë shkruar e komentuar “Biblën”[26], në kohën e Nuhit/Noas, që edhe sot e ka kuptimin e “dëborës”, që njësohet me bradhësinë, me dritën e bardhë e të përhapur, me dëlirësinë e zemrave[27]. Kësisoji, boreanët, pra që e quajnë veten shqiptarë, janë më të vjetrit “bijë të dritës”, janë bijë të përëndisë, ilir, të lirë, burra mendjelartë, që mund të pushtojnë me shikimin e tyre të fuqishëm e të ndritshëm krejtë rrjedhën e historisë së njerëzimit.

Në Egjipt, kishin shkuar prej Ilirisë, prej Epirit; në Palestinë; në Lindjen e afërt e në Anadollin e gjërë dhe nëpër rajone të shumta të botës. Kudo kemi gjetur barazime me ilirët. Yllirët=ilirët, e paraqesin yllin dhe diellin kudo[28] dhe e flasin të njëjten gjuhë sikurse të gjithë pellazgët= gjuhen shqipe. Le të mbahet në mend ky barazim nga gjenealogjia: Ilir=Hitit=Trojan=Etrusk (Tirren), më pas =Romak.[29]

Nuk ka shpjegim më të mirë për shqiptarët se sa kanë qenë ilirë edhe ata. Prej pellazgëve të lashtë e kanë prejarrjen. Diellin, yjet dhe Hënen i kishin simbole të vetat. Për këtë gjë Gaius Plinius Sekundus, në thotë tekstualisht se “Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e parë e morën nga Ilirët”.[30] Është e kotë që thuhet se “nuk ka pasardhës të tyre”, siç insiston pseudoshkenca e të ashtuquajturve “shkencëtar”. Nuk ka dyshim se shqiptarët janë pasardhës të iliro-pellazgëve. E flitshin të njëtën gjuhë, me gjithë dallimet e vogla dialektore=gjuhën shqipe.

Vinça, është një kulturë e madhe parahistorike e Evropës. Ai është kështu vendbanimi më famshëm Neolit në Evropë, i gjetur 14 km larg Beogradit të sotëm, aty ku takohen lagunat e Danubit dhe Beloçicës, që daton 45-35 shekuj para Krishtit. Vinça është fenomen që e pasqyron zenitin e kulturës së Neolitit në Evropë dhe e njihte mirë përpunimin e metaleve.

Kjo kulturë e posaçme dhe e shenjtë u krijua në 40 shekujt para ardhjes së krishtërimit në këto anë, me krijimtarinë artisike të Evropës së Mesme dhe Juglindore.[31] Shkronjat e shkrimit të vjetër evropian, gjatë mijëvjeçarit të VI dhe V p.e.s. janë gjetur aty, që zbardhin qytetërimin e vjetër evropian (Old Europë) që filloi në mijëvjeçarin e shtatë p. K. dhe u shua rreth 3500 viteve p.K. [32] Pra, Kultura e Vinçës është shumë më vjetër se gërmimet në Lindjen e Afërt, Azi e Afrikë dhe serbët nuk kanë gjasa të përvetësojnë këtë kulturë. Ata do të jetojnë në këto toka të zapuara vite më parë, gjatë ngritjes së fundit të Perandorisë Bizantine dhe shpartallimit të mbramë të saj.

Por, nuk po merremi njëherë me serbët, po merremi me “vëllezërit” e tyre-grekët. Dhe do të marrim një citat të Edison L. Clark, nga vepra “Racat e Turqisë Evropiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet”, New Jork, Brodway, 1878, në të cilën ai thotë: “Shqiptarët, arnautët siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët- banorët e shkëmbijve, siç e quajnë ata veten, banojnë në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Përëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë) së Jugut… Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinjë, por të një gjaku që flisnin dialekte të ndryshme të njëjtës gjuhë”.[33] Kjo gjë është e qartë. Nuk ka nevojë tjetër…

Sofizmi, i ashtuquajturi helen, ka qenë gjithmonë kryesore për grekët. Ai është arsyetim i rremë dhe kuptohet si “art” i arsyetimit mashtrues. Sofistët kanë qenë mjeshtër të filozofisë dhe retorikës e politikës greke, në qytetet greke, përfshirë Azinë e vogël e Italinë jugore. Mbi të gjitha, ajo nxiti dhe e zhvilloi artin oratorik (gojëtarinë), krahas dramartugjisë (Euripidi) dhe histo-riografisë (Tuqididi).[34] Të gënjesh bukur sa të përfitosh me oratorinë e fjalës dhe të marrësh symbylltas të urtët dhe të pasherrët, madje t`i dërgosh në vdekje dhe në vorr pa pikë shpirti ata që besojnë moti në hyjnoren e atit të tyre, pellazgëve, është veti e paskupullt, e pashpirt dhe dalluese e greko-filëve. Këta mikroaziatikë deformuan edhe unitetin moral të popullsisë së Greqisë, unitet të cilin deri në këtë kohë e jipnin për shembull arbanitët-shqiptarët e Epirit. Shqiptarët, prej mija vjetësh janë i vetmi popull autokton i Greqisë, madje që nga parahistoria.

Në periudhën e Perandorisë Bizantine, krahas thyerjes e “vetvrasjes” së greqishtes së vjetër, që në fakt do të ringjallte iliro-shqiptarët, pra arbërorët, dhe nuk do të kishin “okupuar” me sofizmin e tyre “helen” helenët e shpallur për grekë, as okupatorët të ardhur pak nga pak e duke u përzier me ta e kundër nesh. Me mund të madh u ngrit makineria diskriminuese, kryesisht ajo militante osmane. Në kokë të saj kanë qenë shqiptarët, grekët e rinj dhe serbët, duke marë me vete edhe bullgarët. Ishim të përzier deri në fund, nga periudha e fundit e Perandorisë Bizantine. Me armiqtë tanë të mëdhenj ne qemë “të martuar”; pra qemë të martuar me grekët, me bullgarët, me serbët, me rusët, me osmanlinjtë, me persët, me sirianët, me egjiptasit, me fançesët, me italianët, me gjermanët, me anglezët dhe, më ligjtë-me spanjollët e dalur fare nga besa. Vajzat tona të mjera, u detyruan të martohen pa pytur për moshën, për difrencën e madhe në moshë, për lidhjet e tyre të miqësisë, si psh. edhe me hunët, etj. Ata, martoheshin edhe ndërmjet vetes, p.sh. kur vëllai detyrohej të merrte motrën, për të ruajtur perandorinë.

Perandoria Bizantime kishte ardhur në fund dhe neve na vardiseshin në të gjitha anët armiqtë e shumtë. Kur nuk mundej të na zhdukte i pari (grekët e fanariotët), i thërrisnin në Patrikanën e Stambollit dhe nëpër patrikanat e shpërndara të perandorisë për ti dënuar, kryesisht me vdekje, me kastrim, me shthurje, qoftë kjo edhe nëna apo babai e kushdo qoftë tjetër. Kështu ishte bërë në fazën e fundit Perandoria Bizantine, me të gjithë popujt e tjerë, të përzier nëpër këmbë. Mbi kurriz, na i lëshonin të ashtuquajturit serbë dhe sllavo-bullgarë, bashkë me osmanlinjtë.

Këta ishin 4 armiqtë tanë të përbetuar. Ballkani ishte përleshja jonë më e madhe, me të gjithë këta armiqë. Grekët ishin nga brenda dhe tentonin të merrnin timonin e qeverisjes. Serbët dhe bullgarët u përpoqëm t`i kemi në lidhje martesore, ndonëse luftonim me ta për vdekje; në luftëra të pashpresë, deri në vdekje apo deri në çmenduri. U deshën edhe 500 vjetë të “kalojmë” me luftë të pandërprerë “natën” e madhe të robërisë së Perandorisë Osmane. Osmanët ishin ata që komandonin nga koka. Rusët, sllavët dhe serbo-grekët i konsideronin osmanlinjtë apo Turqinë “aleatin” e tyre kundër nesh.

Deformimin moral të popullit grek na e përcakton më mirë Aristidh Kola, kur thotë: “…importimi në Greqi i çdo elementi filozofiko-politik oriental, dhe pagëzimi i tij si “grek”, nëpërmjet … bizantit. Filozofia e Karagjozit dhe Haxha-vatit është bërë filozofi zyrtare, mësohet që në foshnjëri, aty ku mëhohet Homeri, madje këngët turko-exhevite të buzukut dhe bajlamasë me amanet e tyre, janë bërë arsimi ynë mzukor kombëtar… Ajo që ka thënë Herodoti se historia deri në epokën e tij, nuk mund të ishte asgjë tjetër, veçse një ndër-luftim i vazhdueshëm midis Greqisë dhe Orientit, midis frymës së qytetërimit grek dhe atij oriental, përbën një të vërtetë edhe sot.” [35]

Ëndra e madhe antishqiptare grekofile lidhet me mundin e madh grek për t`a ngritur me çdo kusht “shtetin” grek dhe Kishën Greke. Mega-Idheja greke lidhet me nxjerrjen nga varri të “perandorisë” që nuk ka qenë tyre por “shitet” në formën e një “Hellade” të stërmadhe, jo të drejtuar nga Stambolli, por nga Athina, e cila nuk është hiç më pak se makth i madh i Kishës Ortodokse Greke dhe një ëndërr halucinacioneve të saj.

Perandoria Bizantine në kohën e shëlqimit të saj nuk ka qenë asnjëherë helene, në kuptimin e kombit që e drejtonte, por si e tillë ajo ka qenë vetëm shqiptare. Perandorët, gjeneralët dhe të gjithë drejtuesit të kësaj perandorie kanë qenë iliro-dardano-shqiptarë dhe nuk ka pasur asnjë helenë, madje, vetë fanariotët, rrjedhin nga shtresat e pasura aristokrate të shqiptarëve me “kulturë” helene të Konstantinopojës. Perandoria Bizantine ka qenë “helene” vetën nga gjuha zyrtare helene që e përdorte.[36]

Kishat Ortodokse Greke ta kujtojnë sot inkuizicionin e kishës katolike. Ato të kthejnë me mija vjetë në errësirën e madhe sa u përket mjeteve të tyre dhe metodave antinjerëzore, sidomos në përvetësimin me çdo kusht të pjesë së denjë të Epirit jugor, dhe nëse kanë ende mjete spekulative në disponim të marrin përsëri Epirin verior. Ata duhet të kthenin të gjitha mitet, legjendat, heronjtë, eposet, dhe çdo gjëje që kanë trashënguar nga kjo zonë e lavdishme e Epirit, madje edhe të emrave të veçantë, të vendit, të përëndive, të njerëzve, që do të tingëllonin sa më shumë “grekë”, e të gënjenin në njëmijë forma.

Të parët, u “kthyen” të bardhët, pra arianët. Arianët ka qenë fis pellazgo-ilir i Epirit. Greko-helenët nuk kanë turp nga asgjë: gënjeshtrat e shumta; imoraliteti; nga jeta e shthurur deri në kundërshtim me ligjet e Zotit; dhe vetë “zotat” i kthyen në lavire, pra edhe Zeusi bënte dashuriçka me secilën që t`a zinte, madje me vajzat e veta, apo “shndërrohej në mjellmë”, për t`a shpërdarë nëpër lumë spermën e vet që “lindin djemë” gratë e ndryshme.

Nuk patën turp të thonë, se “të parët tanë qenë nga Epiri”. “Këtu është rrënja e jonë. Hellenët kanë ardhur nga veriu. Dorianët kanë ardhur nga veriu. Ne jemi racë e pastërt ariane!” E të zinjtë grekë, ezmerët dhe larashët, kush ishin ata?! A ishin “arianë” nga Epiri, apo i ka nxirrë “dielli”?!…

Në krahasim me “burrat e Veriut” të Greqisë së sotme, si banorë të vendeve tropikale, që kanë ngjyrë të qeltë, bjond, pra të Epirit, bijtë e Kadmit (Kamit) kanë çehre të zeshket dhe dallojnë prej tyre. “Kam”, në hebraishte do të thotë “ngrohtësi”, ndërsa “kemi” do të thotë “tokë e zeshkët”.[37] Shikoje librin e Louis Beonlew, me të gjitha shjegimet që jep atje, që mund të kuptohen…

Epiri është vatra e qytetërimit të fuqishëm pellazg dhe një origjinë e tillë i fisnikëron. Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgëve, shënon Hesiodi, që në shekullin e VIII p.e.s. në poemën e tij “Carmina”.[38] Dodona është qendër kulturore, shpirtërore dhe qytetërore, më e lashta dhe me kulturë të lashtë në të gjithë trevën e lashtë të Gadishullit Ballkanik (të quajtur kështu nga sjelljet e pakicave turke prej Turkmenistanit, sepse më parë është quajtur Gadishulli Ilirik[39], ndërsa në antikën e hershme, siudhjesa dhe kontinenti është quajtur Hemi[40]). Epiri është vendlindja e Zeusit, Orakullit të Dodonës, që grekët e shëmtojnë me gënjeshtrat e veta.

Zeusi është i njohur si Zaa (Zâ) dhe Zee (Zê) apo si Zoot (Zot)[41], të cilat kanë shpjegime në të gjitha folmet dialektore shqiptare. Amfiteatri i Dodonës në Epir, tërësisht i banuar me pellazgët, pra shqiptarët, është më i madhi në botën antike[42] Teatri i gurtë i Dodonës i kishte më shumë se 20’000 vende, më i madh se ai i Athinës me 17’000 vende dhe i Epidaurit, me 14’000 vende.[43] Kryeqyteti i Pirro Molosit, Ambrakia, kishte dy teatro dhe 1015 shtatore. Shëtitorja e Antigonesë ishte 6 metra e gjërë dhe një kilometër e gjatë. Vetëm një popull i qytetëruar mund të shëtiste një shëtitore të tillë 2300 e më tëpër vite më parë. Njëzetë e dy muaj më parë, në Dodonë, është përdorur një kalendar për 10 muaj, si kallendari i Bunimës, më i vjetri qytet në Molosi. Ne, më mirë e njohim kalendarin e Jul Cesarit, që ishte një pinjol i racës dardanë dhe pellazge, që kishte poashtu 10 muaj.[44]

Dardania e lashtë përfshinë pothuajse tërë Serbinë e sotme. Dardania dhe Epiri janë trevat më të famshme të pellazgo-iliro-shqiptarëve. Aty mbështetet të bota e jonë shpirtërore dhe kombëtare. Ato janë trevat më të pasura të të gjithë Gadishulllit Ilirik. Prej nesh janë përcjellur nëpër tërë Evropën xehet e saj më të vlershme. Nuk do ta harrojmë kësaj radhe edhe Vinçën, e cila është në Dardaninë e vjetër, 4500 deri në 3500 p.e.s…

Ne jemi SHQIPTAR. Shpërbërja e jonë do të shpërbëjë tërë Evropën. Kush nuk e njeh gjuhën e parë iliro-pellazge, SHQIPEN, nuk na njeh as ne dhe as veten e tyre. Ne për ta kemi qenë kurdoherë barbarë, njerëz me bishta, e çka të duash. Ata, në pasqyrën e jetës, e kanë parë veten e tyre ashtu u dukej të ishin ne. Në kemi qenë të pafjalë, të mundur e të shtypur. Ne ishim shembull i besimit të Zotit të madh dhe flasim gjuhën e tij, gjuhën shqipe…


[1] Niko Stylos, “Etruskishte-Toskërishte”, West Print, përkthimi shqip, Prishtinë 2010.

[2] po kjo vepër, faqe 217.

[3] e njëjta vepër, faqe 205.

[4] Shikoni veprat voluninoze për mitologjinë, si psh. Wilhelm Vollmer, “Wörterbuch der Mythologie”, Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider & Helma Marx, “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005; Scott C. Littleton “Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003, etj. etj.

[5] vepër e cituar e Niko Stylos, faqe 213.

[6] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e Avranitasve…”, Printing Press, Prishtinë 2004, faqe 74.

[7] po aty, e njëta faqe.

[8] po aty, faqe 75.

[9] po aty, faqe 77.

[10] Sylejman Lokaj, “Mitologjia-dëshmi e parë e gjuhës shqipe”, dorëshkrim i pabotuar, e dhënë për konsultim.

[11] Niko Stylos, vepra e cituar, faqe 67.

[12] Besnik Imeri, “Epiri-një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2012, faqe 154-155.

[13] Mit`hat Frashërit, “La population de l`Epire”, Sofje 1915, cituar sipas veprës së B. Imerit, faqe 157.

[14]po aty, faqe 144.

[15] vepra e Niko Stylos, “Etruskishte-Toskërishte”, faqe 213.

[16] po aty, faqe 216.

[17] po aty, faqe 239.

[18] po aty, faqe 240.

[19] po aty, e njëjta faqe, 240.

[20] Nika Stylos, “Historia e shenjtë avranitase”. faqe 143.

[21] Unë kam hequr keq për t`ia dhënë këtë emër djalit tim të parë, Skifterit, sepse në Spitalin e Gjakovës dhe në Komunën e Gjakovës ishin të zhytur thellë nën ideologjinë serbo-jugosllave. Madje, kishte edhe mjek serbë.

[22] Niko Stylos, e njëjta vepër, faqe 144.

[23] Xhuzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 9

[24] po aty, e njëta faqe.

[25] Niko Stylos, “Historia e shenjtë e avranitasve”, faqe 227.

[26] shiko shkrimin e Ilir Kontit, “Bibla u shkruajt në shqip”, http://albserver.com, 12. maj 2013

[27]Xhuzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, faqe 9.

[28] shiko artikullin Fatbardha Demit “Hëna dhe dielli, simbole kultike në dy kokat e shqiponjës pellazge”, i cili më është dërguar me e-mail, të botuar më pas në http://pashtriku.org.

[29] Xhuzepe Katapano, po aty, faqe 58.

[30] cituar nga AD 23-August 25, AD 79.

[31] Fahri Xharra, “Antika e mohuar/shkrime të zgjedhura”, Filoziofia Urbane, Prishtinë 2013, faqe 6-7.

[32] Niko Stylos, “Historia e shenjtë avranitase…”, faqe 145.

[33] cituar prej veprës së Besnik Imerit, faqe 158.

[34] Pasho Baku, “Enciklopedia universale e ilustruar”, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë 2011, faqe 851.

[35] Aristidh Kola, “Gjuha e përëndive” faqe 20, e cituar nga Besnik Imeri, ajo vepër, faqe 163-164.

[36] Besnik Imeri, vepra e cekur, faqe 239.

[37] Louis Beonlew, “Greqia përpara grekëve”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 308.

[38] Hesiodi, “Carmina”, nga verpra “Homer et Hesiodi, Lipsia in aedidibus”, B.G. Teubneri 1913

[39] shiko shpjegimet e mija, në shkrimet e mëparshme.

[40] shiko Besnik Imerin, në veprën e cituar, faqe 7 dhe 14

[41] Georg F. Williams, “Shqiptarët”, Argeta-LMG, Tiranë 2003, cituar sipas veprës së Dhimitri Pilikës, “Origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 447.

[42] Besnik Imeri, vepra e cituar, faqe 243.

[43] Dhimitri Pilika, vepra e cituar, faqe 27 dhe 165.

[44] Besnik Imeri, po ajo vepër, e njëta faqe dhe 244.

 

Filed Under: Histori Tagged With: armiqte me te rrezikshem, Brahim Avduli, gjate renies, se perandorise se Bizantit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 656
  • 657
  • 658
  • 659
  • 660
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT