• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GREKËT E KANË PUSHTUAR EPIRIN ME TRASTËN E LYPSIT

February 5, 2013 by dgreca

Vetë grekërit, në revolucionin e tyre kundër turqëve, revolucion të cilin ata e fituan vetëm në sajë të trurit, të gjakut dhe të burrërisë së shqiptarëve, kur parashtruan kërkesat e tyre të para toksore, e vunë kufirin me ekstrem të veriut të Greqisë përtej Artës, në Agrino. Aso kohe atyre  do t’u delte shkuma një pëllëmbë mbi kurriz edhe sikur ta shihnin në ëndërr Shkumbinin tonë, -shtrirjen e kufijëve të Greqisë deri në Shkumbinin e Shqipërisë,-siç filluan të kërkonin më vonë,  kur u erdhi oreksi me të ngrënë./

NGA BILAL XHFERRI*/

…Grekërit, grekomëdhenjtë , grekofilët, grekomanët e të gjithë ngjyrave çirren e ngjiren për “Vorio Epirin” të cilin nga një përrallëz e kanë bërë gjallëz.  Po kush vallë e ngriti ndonjëherë zërin për Çamërinë, për ngjarjet tragjike të Çamërisë, për qytetet dhe fshatrat çame të bëra gërmadha, për krimet e grekëve mbi popullsinë e Çamërisë, për të vrarët dhe të masakruarit, për ata që u therën me thika si bagëti, të mbyllur në hajatet e xhamive, për ata që vdiqën udhëve  nga uria dhe nga të ftohtit e vitit 1944, për familjet çame të ndara e të shkatërruara, për çnderimet e shëmtuara, për pasuritë e humbura?

    Grekëve u erdhi dora tek veshi në mbarim të luftës së madhe botërore që kaloi. Po nuk ishte trimëria e tyre ajo që na mundi ne, ne na vuri poshtë fatkeqësia jonë. Çamët luftuan dhe u mbajtën si burrat për të mbrojtur vatrat e tyre. Ata nuk do ta kishin lënë vendin në qoftëse do të kishin patur ndihmë nga brenda Shqipërisë. Jo ndonjë ndihmë aq të madhe. Mjaftonte që komunistët, të cilët po delnin fitimtarë në luftën vëllavrasëse në Atdhe, të kishin dërguar nja dy batalione në Çamëri, sa për të ndaluar hovin e bandave greke që i ishin sulur asaj krahine krahëkëputur  e të izoluar. Kjo do ta kishte ndaluar rrënimin e Çamërisë dhe çamët do të ishin sot atje në vendin e tyre, siç janë kosovarët në vendin e tyre në Kosovë, pa pastaj le të bëhej si të bëhej. Mirëpo komunistët s’bëheshin merak për Çamërinë, ashtu siç nuk bëhen as sot e kësaj dite. Në atë kohë atyre u duheshin batalionet se donin t’i dërgonin në Kosovë që të kapnin kosovarët dhe t’ja dorëzonin Titos, që t’i shkonte në plumb me mijëra e mijëra…

                                       ***

….Grekërit e kanë pushtuar Epirin me trastën e lypsit. Ata kanë hyrë atje si argatë në tokat që u lëshoheshin nga shqiptarët, janë vendosur në ato toka si bujq dhe kanë mbetur atje. Gjatë mijëra vitesh hsitori, që nga Hesiodi e Homeri dhe deri tek Herodoti dhe Thuqididi, që nga Plutarku dhe deri tek Bajroni, historianët, studionjësit apo udhëtarët e ndryshëm, qofshin ata të huaj ose qofshin grek, e kanë njohur Epirin si një vend Jo Grek, si një vend Iliro-Pellazg në kohët antike dhe si një vend shqiptar në kohët moderne -, vend i banuar; kënd më kënd nga shqiptarët.

    Vetë grekërit, në revolucionin e tyre kundër turqëve, revolucion të cilin ata e fituan vetëm në sajë të trurit, të gjakut dhe të burrërisë së shqiptarëve, kur parashtruan kërkesat e tyre të para toksore, e vunë kufirin me ekstrem të veriut të Greqisë përtej Artës, në Agrino. Aso kohe atyre  do t’u delte shkuma një pëllëmbë mbi kurriz edhe sikur ta shihnin në ëndërr Shkumbinin tonë, -shtrirjen e kufijëve të Greqisë deri në Shkumbinin e Shqipërisë,-siç filluan të kërkonin më vonë,  kur u erdhi oreksi me të ngrënë. Se në ato kohëra , në ato gryka e në ato pllaja, vetëvetinte palla e atyre fustanebardhëve me opinga me xhufka, palla “…e atyre burrave zeshkanë, me të bardhat fustanella dhe të zinjët Jataganë”, siç u këndonte shqiptarëve Bajroni, poeti më i madh i botës në atë shekull…Po kohët ndërruan…U ulën malet…u ngritën brigjet…

          Gjatë këtyre kohëve, historia, fati, dhe rrethanat nuk kanë punuar për ne po duket se kanë qenë kundër nesh. Nuk do të vazhdojë kështu për jetë. Kohët, ashtu siç kanë ndrruar për të keqen tonë ashtu do të ndrrojnë për të mirën tonë. Malet nuk ulen vërtetë. Ata mbulohen me mjegulla e këto re mbi malet tona do t’i marrë ato tutje përsëri, atëhere bota do të verë re se malet janë atje ku ishin, të lartë e të përjetshëm.

*Fjala e mbajtur me 28 nëntor 1976 nnë Chikago, me rastin e Ditës së Flamurit, organizuar nag Lidhja Çame.

Filed Under: Histori

HISTORI- VATRA NE VITIN 1919

February 5, 2013 by dgreca

Sulmi i Grekeve ne jug, vdekja e Ismail Qemalit dhe “gerricja” e Mihal Gramenos tek Koha, delegatet e Vatres ne Zvicer Mithat Frasheri dhe Dr. Mihal Turtulli, Vatra dhe marredheniet me miqte angleze-Kolonelit Aubrey Herbert dhe Zojushës Edith Durham, Konferenca e Paqes dhe armiqte e Shqiperise Eleutherios Venizelos i Greqisë dhe Nikola Pashiqi i Serbisë…/

 Javën e fundit të Jenarit 1919, gazetat greke të New York-ut botuan një lajmë nga Athina që thosh se ushtëria greke hyri në Korçë, Permet, Delvinë, Frashër dhe vise të tjera te Shqipërisë së Jugës. Për atë shkak, u-thirr me telegram Komisioni i Vatrës në një mbledhje të posaçme me 30 të muajit që bisedoj mi sulmin e ri te Grekëve kundrë Shqipërisë, dhe se ç’munt të bënte Vatra n’atë krizë të re per Shqipërinë.

Më parë se të mblidhej Komisioni, Vatra hoqi një kabllogram në Romë dhe pyeti se ç’ish mendimi i guvernës italiane për rizaptimin e atyre viseve të Shqipërisë prej ushtërisë greke? Përgjigjia u-vonua, koha nuk priste dhe duheshin marë masat e nevojshme. Vonimi i përgjigjjes e vuri në dyshim Vatren dhe humbi besimin e saj në politikën e Italisë. Vatra desh të bënte qarje në Konferencën e Paqës në Paris kundrë Greqisë, po u-ndal shkaku se një protest i atilë munt të shkelte vëndimin e kuvendit të funtime që thosh se “duhet të jemi në mareveshje te mira me Qeverine Italiane.” Me ne funt, passi e shoshiti miaft çështjen, Komisioni vëndosi që të thirrej Këshilla Kombëtare në një mbledhje te posaçme për t’i dhënë funt atij problemi. Mbledhja e Këshilles u-vëndos të mbahej të Martën me 4 Shkurt, pesë ditë pas mbledhjes së Komisionit.

Me 27 Jenar 1919, u-raportua vdekja e Ismail Qemal Be Vlorës në Peruza t’Italisë. Zyrtarët e Vatrës, mbledhur të gjithë në zyrën e saj, u-ngritnë më këmbë dhe qëndruan dy minuta në heshtje si shenjë hidhërimi dhe zie për kujtim të tij. Vatra ngushëlloj me kabllogram Hetem Qemal Vlorën n’Itali për vdekjën e atit tij, i cili ngriti Flamurin Kombëtar në Vlorë me 1912, shpalli independencën e Shqipërisë dhe u-qojt Babaj i Kombit.

Dielli, në një artikull të shkurtër, tha ca fjalë të mira për Ismail Qemalin pas vdekjes së tij, të cilin e pat kundërshtuar dhe kritikuar ashpërisht për një kohë të gjatë. Me atë rast, Mihal Gramenua shkrojti në gazetën e tij “Koha” dhe e duguliti Diellin duke i hedhur këtë gur: “Vdis pa të të dua!” Ay koment i shkurtër po në vënt e zemëroj editorin e Diellit Bahri Omarin, i cili në përgjigjjen e tij përdori ca fjalë të dobëta kundrë Ngritesit të Flamurit dhe editorit të “Kohës.”

Me 4 Shkurt u-mbloth këshilla Kombëtare në zyrë të Vatrës, e thirrur me telegram se koha nuk priste. Mbledhja e Këshillës vazhdoj dy ditë, dhe mbajti pese sesione. Këshilla Kombëtare kish fuqin’e kuvendit, dhe caktonte politikën e Vatrës.

Pasi u shtruan për bisedim sulmi i ushtërisë greke në Shqipërin’ e Jugës dhe dyshimi i Komisionit të Qendrës mi politikën e qeverisë italiane kundrejt Shqipërisë, Këshilla vëndosi qe Vatra të vazhdonte politikën që caktoj kuvendi, gjer sa të kthjellohej mirë ajo çështje dhe të mos mbetej shkak për dyshim.

N’atë mbledhje u-leçitnë disa raporte diplomatike të delegateve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë. Dr. Mihal Turtulli, delegat i Vatrës në Svicrë, thosh në raportin e tij shkakun se përse ay nuk bashkohej me dekllaratën e Genevës të nënëshkruar nga 13 Shqipëtarë më 12 Tetor (1918) – natyrisht njerës me shumë a pakë zotësi si politikanë. Tekstin e dekllaratës as raportin e Dr. Turtullit nuk i kemi parë dhe s’dimë se ç’thoshin, dhe s’është çudi të kenë humbur, si shumë dokumenta të tjera historike. Kemi këtu mi këtë çështje vetëm një shenim të shkurtër të bërë nga sekretari i ahershëm i Vatrës.

Në Svicrë ish dhe Midhat Frashëri delegat i Vatrës bashkë me Dr. Turtullin, dhe në mbledhjën e Këshillës u-leçit në letrë e nënëshkruar prej të dyve. Delegatët e Vatrës për ca kohë s’ishin të lirë të vijin në Paris, ku ish mbledhur Konferenca e Paqës dhe po bisedohej fati i tërë botës; vetëm kryedelegati Mehmed Konitza udhëtonte midis Londonit dhe Parisit, ay kish miq të fortë Inglizët.

Në sesionin e mëngjesit të Këshillës, u-leçitnë dhe letrat e miqve Inglizë, të Kolonelit Aubrey Herbert dhe Zojushës Edith Durham, të cilët interesoheshin për punët e Shqipërisë aqë sa dhe çdo Shqipëtar i mirë, dhe këtë e patnë provuar me punë kurdoherë që ish nevoja për çështjen shqipëtare.

Me vendim të Këshillës Kombëtare në mbledhjen e saj, Vatra u dërgoj nga një kabllogram në Paris Presidentit Woodrow Wilson të Shteteve të Bashkuara; Georges Clemenceau, Kryeminister i Frances dhe Cairman i Konferencës së Paqës; Loyd George, Kryeminister i Bretanjës së Madhe; Baron Soninos, Ministër i Punëve të Jashtme t’Italisë, dhe Delegacies Japoneze. Vatra kërkoj prej tyre pranimin e Delegacies Shqipëtare në Konferencën e Paqës që të kërkonte independencën e Shqipërisë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar. Delegacia shqipëtare përbëhej nga këta delegate: Turhan Pasha, Imzot Bumçi, Mehmed Konitza, Dr. Mihal Turtulli dhe Midhat Frashëri; tre të fundit ishin dhe delegatë të Vatrës.

Këshilla Kombëtare i dërgoj një kabllogram falënderimi nga an’e Vatrës Guvernës Italiane për njohjen e shpejtë të Qeverisë Provizore të Shqipërisë që u-formua në Durrës; dhe i lutej të përdorte influencën e saj për pranimin e Delegacies Shqipëtare në Konferencën e Paqës të Parisit.

Me vendim të Këshillës, të gjitha degët e Federatës Vatra dërguan nga një kabllogram në Konferencën e Paqës me anën e të cilëve kërkuan qasjen e delegacies shqipëtare n’atë Konferencë dhe të drejtat e popullit shqipëtar.

Këshilla vendosi që Fan Noli të shkonte në Paris dhe të përpiqej bashkë me delegatët e tjerë shqipëtarë për të drejtat e popullit shqipëtar. Vajtja e tij në Paris si delegat i Vatrës ish më tepër me qellim për të bërë batall propagandën e kryeministrit grekVenizellos i cili bërtiste në mes të Konferencës se “Shqipëtarët orthodhoksë janë Grekë dhe duan bashkimin e tyre me Greqinë”!

Fan Noli gjeti pengime të mbëdha, nuk mirtë dot pashaportë nga konsulli frenk për të shkuar në Paris. Vatra ngarkoj Kostë Çekrezin në Washington që të përpiqej me anë miqsh dhe të nxirte një pashaportë në Ambasadën Frenge për Fan Nolin, po që e pamundur. U-vëndos pastaj që të shkonte me anë t’Italisë, duke përdorur pashaporten italiane nga New York-u në Romë, dhe s’andejmi të vinte në Paris. Po dhe ajo nuk u-bë dot se nga Roma në Paris i duhej pashaportë frenge.

Duke parë se delegatët e Vatrës, më përjashtimin e Mehmed Konitzës, u-ndaluan të vijin në Paris, u-thirr prapë Keshilla Kombëtare në një mbledhje me rëndësi me 5 Mars 1919. Në sesionin e parë të Këshillës u-kënduan raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë dhe n’Amerikë, dhe në sesionin e dytë u-bisedua prapë puna e pashaportës për vajtjen e Fan Nolit në Paris.

Vatra i dërgoj një kabllogram Mehmed Konitzës në Paris, i cili kish qëndruar në Grand Hotel, dhe e pyeti se po të mos nxirej dot pashaporta për Fan Nolin, a ish nevoja të dërgonte Kostë Çekrezin në këmbë të tij? Përgjigjjen e Mehmed Konitzës nuk e dimë se nuk e kemi, dhe Kostë Çekrezi nuk vajti në Paris, këtë e dimë, kuptohet se s’qe nevoja për vajtjen e tij atje.

Këshilla degjoj më kujdes sekretarin Ndreko Stavron i cili këndoj kopjen e një memorandumi të bërë prej Zojushes Elsie Aubry e cila ja dorzojë Konferencës së Paqës atë memorandë për çështjen e Shqipërisë, dhe u-prit më duartrokitje nga anëtarët e Këshillës.

Në sesionin e dytë dhe te fundit, Këshilla Kombëtare aprovoj ndihmën e Vatrës prej 5,000 dollarësh për Pëshkopatën Shqipëtare të Boston-it që t’u bënte ballë propagandave të Grekëve të cilet përdorjin fenë për të ndarë Shqipëtarët më dysh dhe të copëtojin Shqipërinë.

Tamam një muaj pas mbledhjes së Këshilles Kombëtare, me 5 Prill u-mbloth Komisioni i  Qendrës që kqyri vepërimet e kryetarit të Vatërs dhe delegatëve të saj n’Amerikë te cilet u përpoqnë që Shqipëria t’ish nënë mandatorinë Amerikanë.

Kjo ish një punë e kottë, se Amerika s’munt të blinte belanë me para duke hyrë në punët e Ballkanit për syt’e bukura të Shqipërisë, një vënt i pashvilluar me një popull që s’kish parë qeverim të qytetëruar më parë dhe besonte në kanunin e Lekë Dukagjinit: grusht për grusht, – dhe ay që ish m’i zoti fitontë. U-fol më parë për mandatorinë italianë, po u-kuptua shpejt se po të vinte Italia dorën në Shqipëri ish shume zor që të shpetonte nga thonjt’ e saj.

Të gjitha ato manevra bëheshin nga e keqia, se u-duk sheshit që jeta e Shqipërisë si Shtet i lirë ish në rezik të math nga fqinjët e saj, gjë te cilën e kuptonte çdo njeri kur shikonte se të pakën delegatët shqipetarë nuk pranoheshin në Konferencën e Paqës të Parisit.

Eleutherios Venizelos i Greqisë dhe Nikola Pashiqi i Serbisë ishin dy diplomatë të fortë dhe armiq të betuar të Shqipërisë. Perveç asaj, ata kishin mik të fortë dhe Tigrin e Francës, George Clemenceau-n që i ndihmonte kërkimet e tyre, i cili kish zënë kyçin e punëve si Çairman i Konferencës së Paqës, dhe kish influencë miaft të madhe në qarket diplomatike. Përandaj s’duhet të nxitohemi në qertimet t’ona kundrë atyre që deshnë ta vijin fatin e Shqipërisë në një dorë të fortë të huaj për t’a shpetuar nga çakajt e Ballkanit, – e keqia bën të keqën, thotë fjala popullore.

Mbledhja e Komisionit vazhdoj dy ditë. Passi mbaruan bisedimet politike mi punët e Shqipërisë, Komisioni filloj nga veperimet mirëbërëse: ndihmuarjen e disa jetimëve shqipëtarë si ne New Bedford, Mass., dhe në Trebickë, një fshat i Vakëfeve në qarkun e Korçës.

Po çdo ndihmë nukë jepesh me sy mbyllur, kqyreshin mirë se a e meritojin atë ndihmë jetimët pastaj hapej arka e Vatrës, domethënë, diheshin se ç’kishin qenë prindërit e jetimëve. Për shëmbëll, në mbledhjen u-leçit dhe letra e një Shqipëtari që kërkonte ndihmën e Vatrës për jetimët e një njeriu nga Stratobërda, dhe Komisioni nuk e pa t’arësyeshme atë ndihmë.

Në mbledhjen e Majit 1919, Komisioni i Qendrës shikoj raportet e delegatëve të Vatrës n’Evropë, dhe e gjeti të pelqyer kthyerjën e Dr. C. Telford Erickson-it n’Amerikë nga Parisi, si pas vendimit të kolegëve të tij Mehmed Konitzës dhe Dr. Mihal Turtullit. Dr. Erickson-i qëndroj disa muaj në Paris si delegat i Vatrës; ay s’gjeti pengime nga francezët për vajtjën e tij atje se ish nënështetas Amerikan, kurse delegatët shqipetarë i ndaluan për ca kohë, me përjashtim të Mehmed Konitzës.

Muajin tjatër, pati prapë mbledhje Komisioni dhe vëndosi dërguarjen e një sume të hollash prej 10,000 dollarë me kabllogram kryedelegatit Mehmed Konitzës ne Paris. Për çdo sumë të hollash që u-dërgonte delegatëve, Vatra mirte hesap të shkoqur prej tyre dhe e dinte që çdo dollar harxhohej për çeshtjen kombëtare.

Atë muaj, Qershor 1919, erdhi Dr. Erickson-i në Boston nga Parisi, dhe u-mbloth Komisioni që dëgjoj shpjegimet e tij mi punët e Shqipërisë, të cilat nukë dukeshin aqë mirë kur ish ay atje. Ahere Vatra e dërgoj Dr. Ericksonin si delegat të saj në Washington.

Në mbledhjen e 4 Korrikut Komisioni kqyri hesapet e vitit, dhe i gjeti kështu: T’ardhurat, me gjithë të mbeturat n’Arkë nga kuvendi i shkuar, ishin $150,477.35. Të dalat e vitit ishin $58,182.90. Komisioni i shtroj kuvendit këto proponime: 1) Të themelohej një fond prej 100 gjer 300 mijë frangash ari prej Vatrës për propagandë kombëtare me anë të shtypit n’Evropë; 2) Të botohej një revistë frengjisht në Svicrë, 3) t’emëroheshin dy korrespondentë  të Diellit në Shqipëri.

Kuvëndi i Vatrës u-mbloth në Paine Memorial Hall, Boston, me 6 Korrik 1919. U-përfaqësuan në kuvent 42 degë me 69 vota, një votë për çdo 50 anëtarë; dhe nuk u-përfaqesuan 9 degë me 9 vota. Zyrtarë të kuvëndit u-zgjodhe këta: çairman Anastas Pandelli, sekretar Kosta Isaak, raporter Kristo Kaluçi dhe marshall George A. Katundi (të gjithë s’janë më).

Në sesionin e dytë, delegati i degës së Detroit-it Marko Adamsi proponoj të thërritesh Faik Konitza nga Evropa për kryetar të Vatrës. Ay proponim u-përkrah prej Ali A. Kuçit (nga Kuçi i Tomoricës), delegat i degës se New Florence, Pa., dhe u-pëlqye me-një-zë nga gjithë delegatët e kuvëndit.

Sekretari i kuvëndit këndoj një kabllogram të dërguar nga Parisi prej korrespondentit të Diellit N. Lakos i cili lajmëronte Vatrën për vdekjen e Zonjës Shahin Be Konitzës, e ëma e Mehmed dhe Faik Konitzës. Me proponimin e Kristo Kirkës, delegat i degës së Quincy, Mass., delegatët u ngritnë më këmbë dhe qendruan dy minuta në heshtje si shenjë zie për kujtim të saj. Për çudi, kur vdiq Nënia e tyre ranë këmbanat e kishëve dhe u mbyllë dyqanet e Grekëve atë ditë në Konicë  për nder të Zonjës.

Në sesionin e 14-të, kuvendi vendosi t’i ktheheshin të 100 dollarët Fan Nolit që i pagoj Vatrës nga xhepi i tij për hesap te broshurës frengjisht “L’Allemagne et L’Albanie”që shtypi Faik Konitza me 1915 në Lausanne të Svicrës. Konitza i dërgoj Vatrës 50 copë t’asaj broshure, Vatra nuk e nxori në shesh së fliste kundrë Gjermanisë dhe shumica e Vatranëve ishin pro-Gjermanë. Broshura fliste kundrë guvernës gjermane se ajo bënte pazarllëk me Greqinë që po t’ish se hynte në luftë me ane t’Aliatëve kundrë mbretërive t’Evropës së Qendrës, të mirtë Toskërinë. Kur s’dolli broshura në shesh gjer pas hyrjes së Amerikës ne luftë, delegatët në kuvendet e Vatrës kërkonin broshurën, ose paratë nga Konitza. Ahere u-ngrit Fan Noli që i dha 100 dollarë arketarit të Vatrës nga xhepi i tij, dhe u tha delegatëve: “Tani paratë i muartë, lëreni Faikun rehat i cili tëre jetën e tij ka punuar për Shqipërinë dhe kur i ngrënë kur i pa ngrënë!”

Besohet shkaku i asaj broshure e internuan Austriakët Faik Konitzën dhe e mbajtnë në Vienë gjer sa humpnë luftën.

Kuvendi vendosi që Vatra të shtypte libra shkollare për shkollat e mesme të Shqipërisë. Ay vendim i kuvëndit u-vu në vepërim një mot më von. Kuvëndi vëndosi që ndihmat për jetimët të mos priteshin. N’ate listë u-shtuan dhe jetimët e Vangjel Gjikës, i cili i sherbeu Vatrës si manager i Diellit.

U-vëndos me-një-zë nga kuvëndi që Vatra t’i lutej guvernës provizore të Durrësit t’emëronte një përfaqësonjës në Washington të dërguar zyrtarisht nga an’e saj.

Kryetar i Vatrës u-zgjoth Faik Konitza në sesionin e dytë të kuvendit. Zyrtarët e tjerë të Vatrës dhe te Diellit u-zgjodhë në sesionin e 19-të, kur afroj mbarimi i kuvendit. U-emërua Kol Tromara kryetar-zëvendes gjer sa të vinte Konitza nga Evropa. Bahri Omari u-hoq, dhe u-zgjoth Koste Çekrezi editor i Diellit dhe i Revistës “Adriatik”; dhe Andon Frashëri nëne editor.

Këshilla Kombëtare u-rizgjoth për vitin 1919-1920, e cila kish fuqin’ e kuvendit dhe bënte politikën e Vatrës. Kuvendi vazhdoj XXI sesione, u-hap me 6 dhe u-mbyll me 15 Korrik 1919. Kuvëndet e kohërave të shkuara të përsons for essentially anti-Comre parlamentare. Kjo i tërhiqte më tëpër shumë Vatranë që përpiqeshin kush të vinte më parë delegat në kuvënt.                  

Pas kuvendit u-bënë ndryshime në zyrtarët e Vatrës dhe të Diellit. Kuvendi zgjodhi Faik Konitzën kryetar dhe la Kol Tromarën zëvendës gjer sa të vinte Konitza nga Evropa, po ay nuk erdhi dot, dhe zëvëndësi ndenji një kohë fare të shkurtër dhe shkoj në Shqipëri. Ashtu mbeti Vatra pa kryetar, kë të zgjidhjin? Burrat e njohur si “udhëheqës” ishin të zënë më detyra të tjera. Nga ay shkak, Këshilla ngarkoj Komisionin të gjënte një zëvendëskryetar, dhe gjeti Kristo Kirkën.

Gjith’ashtu iku dhe Kostë Çekrezi nga Boston-i, i cili ish zgjedhur prej kuvendit editor i Diellit dhe i Revistës “Adriatik.” Çekrezi u-emërua përfaqësonjës i Vatrës në Washington për punët e Shqipërisë, bashkë me Dr. Ericksonin i cili u-zgjoth pakë muaj më parë. Dr. Ericksoni paguhej 500 dollarë rogë në muaj nga Vatra, dhe Çekrezi 250 dollarë në muaj.

Me ikjen e Çekrezit mbeti Dielli pa editor, dhe gazeta dilte e përditëshme. U-thirr prapë Bahri Omari që e drejtoj Diellin për pakë kohë. Passi iku dhe Omari, u-zgjoth Loni Kristua editor, i cili pat qenë dhe më parë editor i Diellit. Po ay nukë shkoj mirë me nëne-editorin, Andon Frashërin, dhe kur erdhi kuvendi tjater fitoj nënë-editori në zgjedhjet kundrë editorit; – këtu munt të meret me mënt se cili prej të dyve ka patur faj në grindjet e tyre.

Kur kish probleme me rëndësi që nuk u-jipte dot funt ose s’donte të mirte përgjegjësinë Komisioni, thërritesh mbledhja e Këshilles Kombëtare e cila thosh fjalën e fundit në punët e Vatrës. Në mbledhjen që pati në Shtator 1919, Këshilla vëndosi që Vatra të harxhonte 100,000 franga ari për të ndihmuar refugjatet shqipëtarë të “Korçës dhe Kosovës”. Këtu kuptohet se kanë dashur të thonë “qarkut të Korçës”, dhe Kolonja u-doq dhe u-gjakos nga Grekët më tepër se çdo krahinë tjatër t’asaj prefekture; me mijëra refugjatë Kolonjarë vanë ne ullinjt’e Vlorës, – shumë prej tyre vdiqnë atje.

Po më parë se të viresh në vepërim ay vëndim i Këshillës, u-pyetnë me kabllogram delegatët n’Evropë Mehmed Konitza dhe Dr. Mihal Turtulli se a munt të harxhohesh ajo sumë të hollash për atë qellim. Përgjigjja e tyre qe “Jo” – se ato të holla duheshin më tepër për të luftuar armiqt’e huaj të Shqipërisë, më tepër Grekët të cilët e luftojin Shqipërinë me anë të shtypit dhe të konferencave, dhe arma e tyre më e fortë që përdorjin qe feja, duke thënë se gjithë Shqipëtarët orthodhoksë “duan Greqinë”!

Në mbledhjen e Këshilles u-vendos t’i jepeshin 400 dollarë Mihal Gramenos për të shkuar në Shqipëri bashkë me gruan e tij. Vatra çmonte patriotizmën e Gramenos dhe menjëherë vuri në vepërim vendimin e Këshilles. Në shumë raste Mihal Gramenua e pat kundërshtuar Vatrën, më tepër për kritikat e editorit të Diellit kundre Ismail Qemalit, të cilin Gramenua e adhuronte si baban’ e kombit.Në mbledhjen e Këshilles Kombëtare u-këndua një letrë e dërguar nga “Parësia” e qytetit të Korçës, e cila kërkonte ndihmen financiare të Vatrës që t’a përdorte për të bërë “propagandë kombëtare” në qarkun e Korçës. Këshilla nuk e mori nër sy atë kërkesë, pati dyshim në përsonat që e dërgojin letrën, dhe e kuptoj se do të vijin humbur të hollat e Vatrës.Kërkime për ndihma financiare si ajo mirte dendur Vatra nga njerëz të ndryshmë, – të cilët gjëjin “shkake patriotike” për kërkimet e tyre. Të tillë njerës besojin se Vatra ish bankë, – i mblithte dollarët me lopatë, – dhe munt të ndihmonte çdo njeri që e quante vetën”atdhetar”! Kurse e tërë pasuria e Vatrës ishin nj’a tri a katër mijë anëtarë të cilët punojin rëndë nëpër fabrikat me rogë të vogëla dhe për dashuri të Shqipërisë e ndihmojin Vatrën me sa muntjin që të punonte për të fituar lirinë dhe të drejtat kombëtare të popullit shqipëtar.(Fragment nga “Historia e Federates Panshqiptare VATRA” e Refat Gurrazezit-Ne Foto: Refat Gurrazezi ne Seminarin e 60 Vjetorit te Diellit, NY)

 

Filed Under: Histori Tagged With: Histori, refat Gurrazezi, Vatra 1919

5 VJETORI I PAVARËSISË -MUZEU I KOSOVËS PREZANTON NË VLORË:” 100 VJETORI I PUSHTIMIT SERBO-MALAZEZ TË VILAJETIT TË KOSOVËS”

February 5, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*/

Muzeu i Republikës së Kosovës prezantoi në qytetin e Flamurit ekspozitën historike “100 vjetori i pushtimit serbo-malazez të vilajetit të Kosovës”.Ekspozita tematike muzeore e përgatitur nga Mehmet Gjoshaj me fakte dhe dokumente historike u hap në muzeun historik arkeologjik të qytetit të Vlorës. Drejtori i këtij muzeu Skënder Spahiu tha se lufta çlirimtare e Kosovës ndër shekuj është e gjallë në memorien e kombit tonë. Ekspozita është përgatiture e realizuar nga Drejtor: Dr. Shafi Gashi Autor: Mr. Mehmet Gjoshaj Lektor: Prof. dr. Mehmet Halimi Dizajnues: Prof. Shyqri Nimani .Skenimi i materialeve: Fahrije Luma. Mundësuan realizimin kësaj ekspozite tematike muzeore, ne radhe te pare: Ministrinë për Kulture, Rini dhe Sporte ne Qeverinë e Kosovës, -Arkivin Kosovës, Prishtine,Muzeun Historik Kombëtar, Tirane, -Arkivin Qendror te Shqipërisë, Tirane,Arkivin e Ministrisë se Punëve te Brendshme, Tirane. Muzeun e Pavarësisë, Vlore, -Arkivin e Maqedonisë, Shkup. Mr Mehmet Gjoshaj prezantoi eksponatet e kësaj ekspozite .

Ç’fare përmbante ne thelb ekspozita?

Lufta e popullit shqiptar për çlirim nga pushtimi osman dhe për bashkim kombëtar, zë fill qysh herët. Ndërsa ne gjysmën e dyte te shekullit XIX dhe ne fillimin e shekullit XX, aktivitetet, veprimtaritë dhe lufta e armatosur e popullit shqiptar për çlirim dhe për bashkim kombëtar, marrin hov dhe përmasa kombëtare. Dy nga pikat me kulmore te përpjekjeve dhe luftës se popullit tone gjate periudhës ne fjale, ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878, dhe kryengritjet e armatosura te viteve 1908-1912, veçanërisht Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912, e cila mori përmasa mbarëkombëtare. Duke ndriçuar dhe afirmuar ne veprat e tyre prejardhjen ilir-pellazge te shqiptareve dhe periudhën e Skënderbeut, rilindësit tanë, duke filluar qe nga De Rada, Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Naim Frasheri, Sami Frasheri, Koto Hoxhi, Vaso Pashe Shkodrani, Nikolla Naco, Ibrahim Temo, Pandeli Sotiri, Zija Prishtina etj, ndikuan fuqishëm ne ndezjen e zjarrit atdhetar tek populli ynë për lufte çlirimtare. Rol të rëndësishëm ne këtë drejtim luajtën klubet, komitetet dhe shoqëritë shqiptare, qe vepruan brenda dhe jashtë Shqipërisë. Roli i veprimtareve atdhedashës, intelektualeve, krerëve dhe oficereve shqiptare, por edhe i vete popullit tone, ne Revolucionin Xhonturk, ishte mjaft i madh, veçanërisht roli i Dr. Ibrahim Temos, themeluesit te Komitetit “Bashkim e Përparim”. Megjithëkëtë, si shoviniste dhe antishqiptare qe u treguan, turqit e rinj, pushkën e pare e zbrazen kundër shqiptareve, fillimisht ne Shkup e me pastaj ne Boletin, ku ne vjeshtën e vitit 1908, rreth 1.500 ushtare’ osmane, te armatosur edhe me artileri, e sulmuan Kullën e Isa Boletinit, me ç’rast u vranë 3 shqiptare dhe mbi 30 ushtare osmane. Mirëpo, përkundër disponimit dhe ngarkesës antishqiptare te turqve te rinj, Revolucioni Xhonturk hapi rruge për zhvillime te rëndësishme ne viset e pushtuara shqiptare, siç ishte Kongresi i Manastirit, mbajtur me 14-22 Nëntor te vitit 1908, ku u be unifikimi i alfabetit te gjuhës shqipe, pastaj themelimi i Shkollës Normale te Elbasanit, aktivizimi i komiteteve, i klubeve dhe i shoqërive shqiptare etj, ngjarje këto, qe ndikuan ne forcimin e mëtejshëm te vetëdijes kombëtare dhe shtimin e përpjekjeve, veprimtarive dhe luftës se armatosur për çlirim dhe për bashkim kombëtar. Kryengritjes se Përgjithshme i paraprinë një mori përleshjesh dhe kryengritjesh lokale te armatosura shqiptaro-osmane, duke filluar qe nga viti 1908 e kedej. Përleshjet dhe kryengritje lokale ishin pasoje e dhunës se ushtruar nga ana e pushtuesve osmane, siç ishte ekspedita e Xhavit Pashes, me 1909, ekspedita e Shefqet Turgut Pashës, me 1910 etj, por edhe pjese e luftës çlirimtare te popullit shqiptar. Me 24 prill 1910, kryengritësit shqiptare, nen udhëheqjen e Isa Boletinit dhe Idriz Seferit, ia prenë” rrugën ushtrisë osmane ne Gryken e Kaçanikut. Me 24 mars 1911, rreth 3.000 kryengritës shqiptare te Kelmendit, Hotit, Grudës dhe Kastratit, nen udhëheqjen e Dede Gjo Lulit, rrethuan ushtrinë turke ne Tuz dhe çliruan Rapshin e Traboinin. Ndërkohë, ne majën e malit Decic, u ngrit flamuri kombëtar shqiptar. Kryengritjet lokale te vitit 1911, bene qe te vendosen lidhje midis Veriut dhe Jugut, por nuk u arrit qe te krijohej një udhëheqje e vetme e lëvizjes kombëtare, e cila do t’i koordinonte veprimet kryengritëse ne mbare Shqipërinë. Me 23 qershoret vitit 1911, nen përkujdesjen e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit etj, ne Podgorice u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i Krerëve Shqiptare, apo Kuvendi i Gerces, ku u formuluan 12 kërkesa te paraqitura ne memorandumin e njohur si “Libri i Kuq”.Midis udhëheqësve te kryengritjeve te armatosura shqiptare, kundër sundimit osman, dallohen Dede Gjo Luli, Mihait Grameno, Cerciz Topulli, Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Ismail Qemali, Spiro Bellkameni, Themistokli Germenji, Mehmet Pashe Deralla, Idriz Seferi, Bajram Daklani, Hasan Ferri, Hasan Hysen Budakova,Shaban Binaku, Mehmet Shpendi, Abdi Toptani etj.

Me 21-25 maj te vitit 1912, ne Junik u mbajt Kuvendi i Junikut, ku morën pjese rreth 250 veprimtare, organizatore dhe udhëheqës te kryengritjeve shqiptare. Ne këtë Kuvend u morën vendimet rëndësishme për luftën e mëtejshme çlirimtare. Pas çlirimit te Pejës, Gjakovës, Tregut te Ri, Sjenices, Mitrovicës etj, kryengritësit e udhëhequr nga Bajram Curri e Hasan Prishtina ne jug, ndërsa nga Isa Boletini etj, ne veri, marshuan drejte Prishtinës. Për shkak te mossuksesit ne bisedimet shqiptaro-osmane, kryengritësit shqiptare, nen udhëheqjen e Bajram Daklanit, Bajram Currit dhe Isa Boletinit, marshuan drejte Ferizajt dhe Kacanikut, ndërsa me 13 gusht 1912, hyne ne Shkup. Ndërkohë u çlirua Kumanova, Presheva, Tetova, Velesi etj. Ne korrik-gusht 1912, u zhvilluan luftime kunder foreave pushtuese osmane ne Tirane, Shijak, Kruje, Kurvelesh, Durrës, Fier, Permet, Leskovik, Konice dhe ne krahina tjera. Nga fillimi i gushtit, 1912, Hasan Prishtina e mori mandatin e përfaqësimit te Shqipërisë se Mesme dhe te Jugut. Kjo, ne fakt, ishte krijimi i një udhëheqje te përbashkët e te gjitha forcave kryengritëse ne mbare Shqipërinë.

Me 18 gusht 1912, qeveria turke i pranoi 12 pika, nga 14 sosh sa kishin kërkuar kryengritësit. Me marrjen e këtij lajmi, kryengritja pushoi, duke e tronditur nga themelet sundimin osman ne Shqipëri. Kur shqiptaret po korrnin fitore ndaj forcave pushtuese osmane, shtetet ballkanike, si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, formuan aleancën e tyre kundër Turqisë. Ne realitet, qëllimi kryesor i kësaj aleance ishte pushtimi i tokave shqiptare. Kjo u pa në tetor te vitit 1912 e këndej, kur forca pushtuese malazeze, serbe dhe greke marshuan drejte viseve shqiptare. Serbia pushtoi dy vilajete, Vilajetin e Kosovës dhe atë te Manastirit. Me 14 tetor, ne Shkup u themelua Komiteti “Shpëtimi”, te cilin e përbenin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Salih Gjuka, Bedri Pejani. Veprimtarinë dhe luftën e popullit shqiptar gjate viteve 1908-1912, e përcollën me interesim te veçante jo, vetëm qarqet diplomatike te shteteve ekspansioniste fqinje, siç ishte Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, por edhe qarqet diplomatike te fuqive te mëdha, veçanërisht qarqet diplomatike ruse, te cilat kishin interesa ne viset shqiptare. Luftën e drejte te popullit shqiptare ndihmoi kryesisht Austro-Hungaria. Pas shume përpjekjeve, luftimeve te përgjakshme dhe peripecive te renda, me 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i mbledhur ne Vlore, nen udhëheqjen e Ismail Qemalit, e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, e cila u njoh ne Konferencën e Londrës, me 1913. Konferenca e Londrës, e pranoi pushtimin dhe aneksimin e trojeve etnike shqiptare nga shtetet ekspansioniste fqinje, duke lënë padrejtësisht jashtë shtetit të porsaformuar shqiptar me shume se gjysmën e viseve etnike shqiptare. Pushtuesit e rinj të shume viseve shqiptare, vendosen robëri edhe me te egër se ne kohen e pushtimit osman. Me metoda gjenocidale dhe etnocidale, pushtuesit e rinj kishin për qellim shkombëtarizimin dhe dëbimin e popullsisë shqiptare, spastrimin etnik te viseve të pushtuara dhe kolonizimin e këtyre pjesëve te arealit shqiptar. Fatkeqësisht, në disa vise edhe ia arritën qëllimit.

Çfarë mund të korrigjohej nga mbishkrimet e fotografive të ekspozitës per të qene më autentike?

Në stendën e cila paraqet fotografin me tre persona dhe ku shkruhet Ismail Qemali,Hasan Prishtina dhe Luigj Gurakuqi .Në këtë fotografi janë: Ismail Qemali,Hasan Prishtina dhe

Qazim bej Vlora,personi qe i ngjanë Luigj Gurakuqit është Qazim bej Vlora . Lindi në Stamboll më 1893. Qazim bej Vlora e shoqëronte Ismail beun kudo.

Fotografia e dytë paraqet selinë e qeverisë së Vlorës të viti 1913. Në këtë fotografi është shkruar “Akti i shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Në fakt kjo ka qenë fotografia zyrtare që ka dominuar për 50 vjet kur flitej ose shkruhej për pavarësinë tonë. Kjo fotografi është bërë nga Petro fotografi ,pra P.Dhimitri. Viti ka qene 1913 ne përvjetorin e pare te pavarësisë. Godina muzeu kombëtar i pavarësisë.

Fotografi e tretë që i përket Vlorës është ajo e muzeut historik arkeologjik të Vlorës e cila ka qenë bashkia e Vlorës .Kjo foto është emërtuar kështu:Ndërtesa historike në Vlorë ,ku më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Në fakt ky është muzeu i sotëm historik i qytetit dhe kjo godinë nuk ka ekzistuar fare në ato vite kur është shpallur pavarësia .Është godina e Bashkisë së parë të Vlorës,ku ka qenë edhe kryebashkiak, poeti Ali Asllani. Kuptohet që mbishkrimet janë trajtuar të tilla edhe për efekt të mos njohjes sepse fotografit u përkisnin qytetit të Vlorës. Së bashku me S. Spahiun, Drejtor i këtij muzeu,Dr.Prof B,Gace këto sugjerime ia kaluan grupit organizator të Kosovës,Mehmet Gjoshi që do të kryente ndryshimet përkatëse. Ekspozita ka pasur çdo ditë vizitorë vlonjate të interesuar.

*Mrs. Anetar i Akademise Evropiane te Artev

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: 100 vjetori i pushtimit, Gezim Llojdia, i Kosoves, serb0-malazes

ALTERNATIVAT E PROFESORIT SCHMITT

February 4, 2013 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/Festimet e njëqindvjetorit të Pavarësisë kombëtare të Shqipërisë vazhdojnë të kenë jehonën e tyre në shtypin e huaj. Arsyeja qëndron në pohimin me zë të lartë të çështjes kombëtare nga përfaqësues të ndryshëm të politikës, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në trevat e tjera shqipfolëse, jashtë kufijve të saj. Shprehje, si ajo e kryeministrit Berisha nga Shkupi, “ U bëj thirrje shqiptarëve të punojnë çdo minutë, çdo orë, çdo muaj, çdo vit për bashkimin e tyre”, apo ajo e Xhavit Halilit : “Ne kemi një gjak, një gjuhë dhe një flamur” nuk kanë asgjë të jashtzakonshme apo “eksplozive”, por bëjnë bujë sepse, prej 70 vjetësh, nuk dëgjoheshin nga goja e autoriteteve zyrtare të politikës shqiptare dhe për opinionin publik të huaj quheshin koncepte t’atrofizuara e të papërfillëshme.

          Befasimi kapi dhe një firmë të njohur për publikun shqiptar, Oliver Jens Schmitt, një profesor i Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës, autor i vëllimit “Skënderbeu”, botuar në shqip para pesë vjetësh. Profesori, në artikullin e tij “Një vetëbesim i ri i shqiptarëve në Ballkan”, ve në tehun e kritikës së tij pothuaj të gjithë klasën politike shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, veçanërisht deklaratat e disa prej përfaqësuesve të saj në atë përvjetor. Madje ai e shton dozën e kritikës, duke rrjeshtuar dhe kundërveprimet e diplomacive të huaja, në rradhë të parë të fqinjëve, e duke pohuar se “dëmet në politikën e jashtme janë të mëdha”.

          Në të gjithë këtë paraqitje nuk ka asgjë të re, është një vazhdim i interpretimit të çështjes shqiptare në një vështrim kundërshtar të saj. Ajo që më duket se mungon në analizën e profesorit, apo të pikave të tij të riferimit në publiçistikën shqiptare, është fakti se prirja kombëtariste e shqiptarëve, dëshira e tyre për të jetuar së bashku në një shtet, interpretohet në versionet më të mundëshme të një logjike që funksionon në dritën e nevojave imediate të politikës, e jo në një kërkesë të brëndëshme individuale e kolektive të vetë qytetarëve. Pohimet e ndryshme të politikanëve interpretohen si shpalosje e një strategjie zgjedhore në kërkim të votave, e jo si paraqitje e një problemi që lindi në çastin historik të gjymtimit të shtetit shqiptar në dobi të fqinjëve. Madje Schmitt bën të vetin një arsyetim të Ben Blushit, që e quan “…nacionalizmin si një opozitë sistemi, ku armiku merr fytyra të ndryshme….” si një vlerë e ndryshueshme, e cila shfaqet në çaste të caktuara e në forma të ndryshme, duke synuar objektiva gjithashtu të ndryshme.

          Nacionalizmi shqiptar nuk është e nuk duhet të jetë një krijesë e tillë e shtirur, e lindur rastësisht në vartësi të rrethanave e të interesave të klasave drejtuese e përfaqësuesve të tyre. Ai përbën një strategji të një kombi që, në çastin e themelimit të shtetit të tij, është ndjerë i dënuar pa të drejtë, i ndarë për gjysmë pa asnjë motiv të vlefshëm historik apo moral. Autori i shkrimit përmend shprehjen “mit i viktimës”. Që Shqipëria u nda dysh në konferencën e Londrës 1913 nuk është një mit, një përrallë e shpikur nga shqiptarët, por është një fakt historik me pasoja të pallogaritëshme humbjesh shqiptare në jetë njerëzore, në pasuri e në shpërngulje të detyruara të qindra mijra qytetarëve të Kosovës e të Çamërisë.    

          Nacionalizmi shqiptar qe më i riu në Evropën e shekullit të njëzetë, nuk pati bazën e tij në madhështinë e perandorive apo mbretërive të fuqishme, nuk pati kurrë shfaqje agresiviteti ndaj të tjerëve, por mbrojtjeje të vetvetes. Nuk ka nevojë që këtë të vërtetë t’a pohojë me forcë kryeministri, ajo është në vetë logjikën e ngjarjeve të një shekulli, të cilën, profesori i nderuar i historisë së Evropës Juglindore, duhet t’a dijë më mirë se kushdo tjetër. Aspirata e shqiptarëve për të jetuar në një shtet të përbashkët është një kërkesë sa e drejtë aq edhe e ligjëshme, ajo nuk është një variabël e humoreve të politikës ndërkombëtare, por një e drejtë e patjetërsueshme e tyre, një kostante e qënies së tyre si komb e si shtet.

          Habit fakti që kjo dëshirë demonizohet në forma të ndryshme, duke i ngjitur dhe etiketat më t’urryera, duke i veshur dhe atë të komunizmit, me të cilin vetëm një verbëri e theksuar politike e historike mund t’a njëjtësojë. Komunizmi qe armiku më i egër i nacionalizmit shqiptar, qe ai që e varrosi termin dhe idenë pwr gjysëm shekulli, si për arsye ideologjike, ashtu dhe për interesa partiake e varësi nga P.K.jugosllave. Nëse tirania komuniste  në çaste të caktuara, u mundua të japë idenë se i shërbente interesave të Atdheut, ajo kurrë nuk mbështeti një strategji të bashkimit kombëtar, të cilin e bëri pluhur e hi sapo mori pushtetin, n’emër të internacionalizmit proletar e të “vëllazërimit” me grekët dhe jugosllavët. Përvoja e trajtimit të çamëve e kosovarëve në Shqipërinë enveristeështë një dëshmi e pakundërshtueshme e politikws komuniste në lidhje me shqiptarët e mbetur jashtë kufijvet dhe interesat e tyre.

          Cilido që ka lexuar në gazetën Shqiptarja.com “Përshpagimet shqiptare” është në gjëndje të bëjë dallimin ndërmjet qeverive nacjonaliste dhe atyre komuniste, përsa i përket qëndrimit ndaj trevave shqiptare, jashtë “shtetit amë” dhe interesave të banorëve të tyre.  

          Autori i shkrimit na ve një alternativë zgjedhjeje : “ose një Shqipëri më të madhe, ose një Shqipëri më të mirë”. Nuk kuptohet se nga çfarë autoriteti sot ne na shtrohet si komb kjo zgjedhje e mbi ç’bazë  morale apo politike mund të motivohet ajo. Shqipëria më e madhe do të jetë dhe Shqipëria më e mirë, sepse bashkimi i energjive dhe forcave të gjithë shqiptarëve, sigurisht, do të prodhojë më shumë të mira për shtetin e tyre. Se si do t’arrihet kjo aspiratë shekullore është e gjitha për t’u vlerësuar e përsiatur. Sigurisht do të arrihet nëpërmjet mjeteve paqësore, në marrëveshje me fqinjët dhe miqtë, në kuadrin e një Evrope që, nëpërmjet bashkimit të saj duhet të shmangë të gjitha padrejtësitë e shekullit të shkuar. Është e vërtetë se diplomacia ndërkombëtare, në njëqind vitet e shkuara, na ka detyruar të pranojmë ndarjen tonë, por nuk ka arritur të na bëjë të heqim dorë vullnetarisht prej bashkimit.

          Nëse sot qindra mijra qytetarë të Shqipërisë, Kosovës, Sërbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, festojnë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë shqiptare, nëse 1,5 milionë qytetarë vizitojnë, në 45 ditë, armët e Skënderbeut, simbole të kombit luftëtar të lirisë, ato diplomaci duhet të binden se dëshira për bashkim mbetet një projekt që kërkon sendërtim, që ruhet në thellësi të vetëdijes së secilit prej shqipfolësve, që nuk është zvetënuar nga koha, që nuk është tharë nga të gjitha stinët e flakëve që e kanë përzhitur prej njëqind vitesh. Ai projekt kapërcen llogaritë e politikanëve fqinj e të miqve të tyre, ashtu sikurse dhe konsideratat e intelektualëve të tipit Schmitt që tremben nga ky “…dimër nacionalisto-shqiptar”.

          Si i tillë ai duhet trajtuar me seriozitetin e duhur, pa hipokrizinë e kushtëzimit të pjesëmarrjes në bashkësitë dhe organizmat ndërkombëtare, pa arrogancën e “diplomacisë së kanonierave” e të logjikës së më të fortit, pa idolatrinë e tabuve të mos ndryshimit të kufijve. Ajo duhet të mbajë parasysh vetëm një gjë, respektimin e vullnetit të lirë të popujve për vetëvendosje, që do t’ishte edhe ngadhënjimi i demokracisë së vërtetë në marredhëniet mes shteteve.

         Në këtë vështrim, mendoj se hapi i parë do t’ishte një hulumtim i vullnetit të gjithë shqipfolësve, nëpërmjet një referendumi. Hapat e mëtejshme do të ishin rrjedhojë e përfundimit të tij, pra subjekte marrëveshjesh e kompromisesh që nuk do të cënonin as parimet e Evropës demokratike dhe as qëndrueshmërinë e sigurinë e rajonit tonë.

          Itali, Shkurt 2013                                                              

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: aleternativa, e Profesorit Schmitt, Eugjen Merlika

FAIK KONITZA

February 3, 2013 by dgreca

BY FAN S. NOLI/

First of all, I want to thank you for inviting me to come to this memorial service. This gives me a good opportunity to talk to you at some length about Faik Konitza and the problems in which he was interested./

CAUSE OF FAIK KONITZA’S DEATH/

Faik Konitza had been suffering from high blood pressure for ten years and was under the care of his friend Dr. Oden, one of the most distinguished physicians in Washington. Like all Albanians, blessed with a good appetite, Konitza did not follow his doctor’s advice, and this is the reason that he died unexpectedly though he was not very old and appeared to be in the very best of health.

 

WAS NOT ALONE WHEN HE DIED

 

Faik Konitza had a stroke on Monday, December 14, 1942, at about five o’clock in the afternoon. His servant, Mrs. Hattie Williams, helped him to his bad and telephoned at once for his secretary, Mrs. Charlotte Graham to, and for Dr. Oden. The latter came at once at once saw that Faik Konitza was a very sick man; therefore he advised Mrs. Graham to stay with Faik Konitza and to let him know of any new developments. Mrs. Graham stayed with him all of that night and it seemed to her that he was sleeping peacefully. When she approached his bed to wake him up at about eight in the morning, she saw that Konitza had already passed away in his sleep. Mrs. Graham immediately informed Dr. Oden, the Department of Sate and myself. As you see , it is not true that Konitza died alone, with nobody at his side during his last moments.

 

THE FUNERAL EXPENSES

 

As soon as I received the sad news I got in touch with Mr. Vasil Pani, acting president and treasurer of Vatra, Mr. Peter Tyko and Dr. Andrew Elia, and we decided that the funeral would take place on Sunday, December 20, in Boston, Mass. There wasn’t much time, so we four took all the responsibility. Tuesday evening, December 15, Mr. Vasil Pani, Mr.Peter Tyko and I had a meeting at my home, and we decided to ask  the various branches of Vatra to contribute the money necessary to the funeral. Vatra’s members answered promptly and generously. They collected not only the money for the funeral but also enough to pay all of Konitza’s personal bills and to put his library in storage.

When King Zog heard of Konitza’s death he sent a cable to Vatra, expressing his desire to settle the funeral expenses himself. But the members of Vatra felt that the King should not be asked for any contribution because they wanted to be the ones to pay their last tribute to their departed leader.

 

THE FUNERAL

 

Dr. Andrew Elia took charge of the details of the funeral, and performed his task with devotion as an old friend of Faik Konitza. In the general confusion of that tragic event, somehow or other, a misunderstanding arose from a long distance telephone conversation between Washington and Boston, to the effect that Faik Konitza’s body would be sent to Albania by the American Government at the end of the war. Of course all Albanians were delighted by this piece of news, and it was for this reason that I mentioned it in my funeral oration in order to express our appreciation and gratitude to the State Department. We are all sorry for this unfortunate misunderstanding.

 

KONITZA’S LIBRARY

 

There has been a rumor that we have not taken care of Konitza’s library. This is not true. After his death, his secretary stayed in the apartment and looked after Konitza’s rare and valuable books which he had collected with the zeal of a true book-lover. On the day of the funeral Vatra delegates from all over the United States took steps to save these books. A few days later, Mr. Vasil Pani and Mr. Peter Tyko went to Washington and pecked the library into thirty-two wooden boxes which they stored in Vatra’s name at the Fidelity Storage of Washington, where we pay twelve dollars a month rent. The library will remain there until the end of the war, when it will be sent to Albania, according to Faik Konitza’s expressed desire.

 

KONITZA’S LAST WORD’S

 

According to his secretary, Konitza repeated these words several times on his death-bed:”There is no answer.” What was this answer that Konitza was expecting? At first we thought that he was worrying about an answer from the State Department concerning the recognition of an Albanian government in exile under the leadership of King Zog. We know definitely that he was contemplating writing such a letter, because he had mentioned it in a telephone conversation to Dr. Elia but death prevented him from carrying out his intention. What really happened was this: Faik Konitza had asked the King, a few days before he died, for appropriate credentials in view of the situation prevailing in Washington. So this was the answer that Konitza was expecting when the end came.

 

KONITZA’S LAST ACT

 

We had thought that Konitza’s last act was a request to the State Department for the recognition of an Albanian government in exile. Instead, we now know that we made jointly on November 19th (1942), which was the declaration for a United Front. And I want to say a few words today about this United Front. First, let me tell you that the United Front is not just a whim of mine, as Mr. Chekrezi maintains. Not am I its originator. It was suggested to me by my friend, Mr. Tajar Zavalani, of London. Later on I discussed it Mr. Chekrezi, who approved of it whole-heartedly, and asked me to win Konitza for it, which I did. We agreed to meet with Faik Konitza and discuss the details. The very next day, however, without informing us of his change of heart, Mr. Chekrezi began to attack us in his paper for boosting King Zog, although he himself had assured us that he had no objections to the King’s leadership.

 

THE UNITED FRONT

 

The United Front, dropped by Mr. Chekrezi, was taken up by the Albanians of America in general with enthusiasm. For instance, it was unanimously approved by Vatra’s convention. It was also approved by Mr. Chekrezi’s organization with a joker. This joker was used by the latter to sabotage the United Front at the meeting of the two committees of “Vatra” and “Free Albania” that met on the 12th of July, 1942, in the hall of at George’s Church in Boston. But the popularity of the United Front was proved beyond a doubt by the mass meeting, held in New York, Boston, Philadelphia and Worchester. Furthermore, the last camping of Vatra gave us added evidence that the people want the United Front which we advocate and not the civil war that Chekrezi is preaching. The people certainly showed this when they gave Mr. Chekrezi about one fifth of what he had demanded. Such facts as these prove clearly that the United Front enjoys the full support of our people as a whole.

 

THE DANGER OF PARTITION

 

Before last December some of us may have had doubts about the necessity of the United Front. But Mr. Eden’s last declaration in the House of Commons has left no room for doubt. From this declaration we learn that partition of Albania is a real and not an imaginary danger. Mr. Eden told us very plainly these three things: First that Albania has no frontiers; second, that the fate of Albania will be settled by Yugoslavia and Greece, who openly advocate the partition of Albania; third, that Albania will not be represented at the Peace Conference which is going to discuss that partition. The worst of it is that this third implication is found not only in Mr. Eden’s declarations but also in Mr. Hull’s and Mr. Molotov’s declarations concerning Albania. I hope with all my heart that Albania’s international situation is not as black as I see it. But Mr. Eden’s declaration made me much more pessimistic than I was when I talked to you here in New York eight months ago, on the 13th of June 1942. Only people who are unable to understand the full implication of Mr. Eden’s declaration can afford to be optimistic. Perhaps we ought to be grateful to him for being so frank and for warning us of the dangers that hang over Albania, while the declarations of Mr. Hull and Mr. Molotov might have lulled us to sleep in a fool’s paradise. From this point of view, Mr. Eden’s declaration is as momentous as the secret treaty of London concerning the partition of Albania, which was published by Lenin in 1917.

 

THE GOVERNMENT IN EXILE

 

Now that we fully realize the dangers we must unite to avert them. In the first place, we must have an Albanian government, represented at the Peace Conference, to protect the right of Albania and prevent its partition. Of course, the recognition of an Albanian government in exile is not an easy matter because Albania’s enemies are very strong. But with a United Front we have at least a fighting chance; without it we have hardly a chance. Therefore whoever opposes the United Front is unwittingly an enemy of Albania and helps those who would dismember the country. The time has come for you to make your choice and do something about it.

 

NO TIME TO LOSE

 

It is necessary to organize the United Front without delay because peace may come very quickly. It is quite possible that the downfall of Germany may be as unexpected as that of France. Usually both French and German generals stop fighting when they see that there is no longer any hope for victory. Thus the Germans stopped fighting in 1918 and thus the French stopped fighting in 1940. Therefore we have time to lose. The official recognition on an Albanian government in exile is a matter of the first importance. It cannot wait. It is a matter of life or death for Albania.

 

NO PERSONAL AMBITION

 

The opponents of the United Front seem to believe that this idea is motivated by personal ambitions, so I will take this opportunity to tell you what my ambitions really are. They have nothing to do with political offices because Albania has already given me all the offices I could dream of. Once is enough. I have no desire to repeat the experiment. On the other hand, I hope I have made it quite clear that I am not a candidate for any office the United Front might offer me. My present ambitions happen to be along lines in which Faik Konitza excelled-namely literature of Skanderbeg, Ali Pasha of Janina and Mehmed Ali of Egypt. Speaking about literature reminds me of the poem on Skanderbeg, written by the American poet, Longfellow, to which Konitza called our attention about 26 years ago. Longfellow, mentions the flag of Scanderbeg in this poem –that Flag discovered by Faik Konitza-so I will conclude by reciting this masterpiece, which I translated into Albanian and dedicated to him many years ago with these words:

“TO Faik Konitza

The Master of our Mother Tongue

And the Knight of our National

Crusade

As a token of respect

This Work is Dedicated

By a Comrade in Arms”

to which…

(Bishop Noli’s address at the Memorial Service for Faik Konitza in New York, March 7, 1943, delivered in Albanian-Reprinted from Dielli No. 5571, June 19, 1943)

 

Filed Under: Histori Tagged With: Faik Konica, Fan S Noli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 681
  • 682
  • 683
  • 684
  • 685
  • …
  • 704
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT