Intervistë e znj.Keida Kostreci me zotin Robert Hand/VOA- Në gusht 1990, disa muaj para se të vendosej pluralizmi në Shqipëri, një delegacion amerikan bëri vizitën e parë zyrtare në Shqipëri që nga viti 1946, drejtuar nga ish- Senatori demokrat Dennis DeConcini. Kjo vizitë ishte në kuadër të Komisionit të Helsinkit, ose të asaj që atëherë quhej KSBE, nga i cili regjimi komunist donte të merrte miratimin për t’u bërë pjesë e procesit të Helsinkit, duke shpresuar të menaxhonte ndryshimet dhe të mos humbte pushtetin. Përgjigjia ishte negative, pasi reformat ishin të pamjaftueshme, një mesazh i qartë, por vizita kishte një rëndësi të jashtëzakonshme sepse u pa si një rikthim i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand ishte një nga organizatorët e vizitës. Ai shkoi në Shqipëri me delegacionin dhe u rikthye tetë herë të tjera në vend me delegacione Kongresi dhe për të vëzhguar zgjedhje në kuadër të OSBE-së. Gjatë 25 viteve, ai u njoh me protagonistët e politikës shqiptare, ndoqi zhvillimet në vend dhe u bë një nga njohësit dhe analistët më me peshë të zhvillimeve në vend. Në pjesën e dytë të një intervistë që zoti Hand i dha koleges Zërit të Amerikës me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së pluralizmit, ai flet për shpresat që kishin Shtetet e Bashkuara dhe në ç’masë u realizuan ato, sukseset dhe zhgënjimet dhe thotë se megjithë përparimin e shënuar, Shqipëria duhet të kishte ecur përpara me ritme më të shpejta. Zëri i Amerikës: Kanë kaluar 25 vjet dhe tani kemi avantazhin e kohës. Me siguri, siç po e thoni edhe ju në këtë intervistë, kishte shpresa dhe pritshmëri në lidhje me atë që do të bënin njerëzit dhe drejtimin që do të merrte vendi. Sa i gjerë është hendeku mes asaj që shpresonin Shtetet e Bashkuara dhe situatës ku është Shqipëria sot, sipas këndvështrimit tuaj? Robert Hand: Është një pyetje shumë e vështirë. Mendoj se në atë kohë, meqë ne ishim të shqetësuar se si do të shkonte tranzicioni, i shihnim gjërat në këndvështrimin afatshkurtër, për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur. Dhe mendoj se përgjithësisht ne patëm sukses në atë përpjekje. Duke e parë më gjerë, nga mesi i viteve 1990 ne filluam të shihnnim se përpjekjet për reforma nuk do të ishin të lehta. Dhe pati një varg ngjarjesh, që nga referendumi për Kushtetutën, gjyqi për Omonian dhe të tjera veprime ku ne ndërhymë direkt dhe thamë “kjo nuk është pozitive, i bëjmë thirrje qeverisë që të bëjë këtë ose atë” që të përpiqeshim të bindim ata që ishin në pushtet në atë kohë, sot Partia Demokratike, që ta çonin vendin përpara në një drejtim pozitiv. Dhe ishte e vështirë do të thoja, ishte irrituese, sepse siç thashë më parë, kishte një mungesë të konceptuari se çfarë është në të vërtetë demokracia, por edhe duke pasur parasysh që nuk kishte kaluar shumë kohë nga një regjim komunist, ishte e dukshme se sa i polarizuar ishte bërë sistemi politik. Ne vazhduam të komunikonim. Por nga mesi i viteve 1990, na u krijua përshtypja se zëri unë nuk po dëgjohej aq sa më parë dhe kjo ishte disi zhgënjyese. Herë pas here ky lloj zhgënjimi vazhdon deri sot. Megjithatë në atë kohë, kishte një ndjesi se duke pasur parasysh se ku ishte Shqipëria, sa brutal kishte qenë regjimi komunist, duhet të ishim të duruar, nuk mund të prisnim që vendi të kishte një demokraci të qëndrueshme dhe të zhvilluar brenda natës. Do të thoja që gjatë dekadës së parë mund ta pranoja atë argument, por në dekadën e fundit ose edhe më gjatë se aq, nuk jam edhe aq i bindur dhe është më shumë çështja nëse ekziston vullneti për të ndërmarrë hapat e mëtejshme për të lëvizur drejt demokracisë. Nuk mundemi thjesht të kërkojmë falje për mungesën e demokracisë dhe t’ia vëmë fajin së kaluarës. Vjen një moment, gjërat duhet të ndryshojnë. Për të mirën e vendit, duhet ecur përpara dhe jo të vazhdojmë të justifikohemi. Ndoshta për këtë arsye kam filluar të shihem si kritik i gjendjes aktuale. Dhe besoj apo të paktën shpresoj që këto qëndrime i kam mbajtur pa pasur parasysh nëse ka qenë një qeveri socaliste apo demokratike në pushtet. Mendoj se Shqipëria duhet të ishte më përpara nga ç’është, 25 vjet pasi u hap vendi. Zëri i Amerikës: Do të doja të flisnim pak më konkretisht për përgjegjësitë e protagonistëve të politikës. Sipas mendimit tuaj, çfarë i bën njerëzit që udhëheqin një vend të veprojnë në një mënyrë të tillë që nuk e lejon vendin të ecë përpara me ritmin e duhur? Robert Hand: Së pari, unë përmenda mungesën e të konceptuarit të demokracisë dhe ende druhem se kjo vazhdon të jetë e pranishme, në kuptimin që ekziston botëkuptimi që nëse ke shumicën e votave, mund të bësh ç’të duash dhe pala tjetër, duhet të mbyllë gojën. Demokracia nuk funksionon kështu. Duhet të përpiqesh të arrish konsensus me palën tjetër. Po ashtu duhet të flasësh më drejtpërdrejt me njerëzit dhe të kuptosh se cilat janë shqetësimet e tyre. Ata mund të kenë votuar për ty por ndoshta arsyeja është thjesht se kundërshtari yt është më i keq dhe jo sepse mbështesin atë që bën ti. Dhe kur je në pushtet ke përgjegjësinë t’u shërbesh këtyre njerëzve. Dhe nuk besoj se kjo është bërë mjaftueshëm në Shqipëri. Eksiston ideja që kush fiton, duhet të marrë të gjitha përfitimet dhe nuk mban edhe përgjegjësitë që vijnë me fitoren. Kjo është kombinuar mendoj me faktin që gjatë viteve, në Shqipëri – dhe e përforcuar në masë të konsiderueshme nga fakti që ishte pranë ish-Jugosllavisë, me shërbërjen dhe dhunën që ka ndodhur atje – krimi i organizuar, korrupsioni mes zyrtarëve ka qenë i pranishëm gjithnjë e më shumë, gjë që ndikon negativisht tek efektiviteti i qeverisë përsa i takon shërbimit ndaj njerëzve. Njerëzit janë mësuar që sapo merr një punë në qeveri, siguron gjithë ato përfitime e megjithatë nuk jam i sigurt që politikanët kanë arritur ta kuptojnë se cilat janë përgjegjësitë ndaj popullit si qeveritarë. Këtu e shoh problemin e vërtetë me Shqipërinë deri tani. Dhe e gjitha kjo është përforcuar edhe më shumë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, që do të thotë se nëse je në qeveri dhe je pjesë e atij sistemi, mund të përfitosh jashtë mase nga ky fakt. Dhe sigurisht kur populli voton që të mos jesh më në qeveri, kjo do të thotë që je i ekspozuar ndaj ndjekjes penale dhe kjo e bën më të vështirë kur mbahen zgjedhjet për këdo që është në pushtet që të ngrejë një sistem në lirë dhe të drejtë sepse si çështje praktike ata duan të qëndrojnë në pushtet për të mbrojtur veten. Dhe mendoj se kjo është intensifikuar me kalimin e viteve. Ajo që do të doja të shihja të ndodhte më shumë sot, është që nëse ka zyrtarë të përfshirë në praktika korruptive, praktika të paligjshme, nuk duhet të pritet derisa të ikin nga pushteti, që të lihet ana tjetër që të hakmerret ndaj tyre, duke i ndjekur penalisht etj. Duhet të ketë përgjegjësi nga udhëheqja që është në fuqi që të marrë masa për të kontrolluar ata që janë në radhët e saj dhe ta bëjë të qartë se një lloj i tillë qeverisjeje nuk është mënyra e duhur se si duhet të qeveriset Shqipëria dhe sigurisht që do ta pengojë integrimin në Bashkimin Evropian, mes të tjerash. Zëri i Amerikës: Duket se në këtë frymë kanë qenë edhe disa nga fjalimet apo komentet të Ambasadorit aktual amerikan në Shqipëri, Donald Lu dhe kanë qenë veçanërisht specifike për ministra të korruptuar dhe deputetë me të kaluar kriminale. Si do t’i vendosni komentet e tij në kontekstin e asaj që kishin shpresuar Shtetet e Bashkuara që do të arrihej në Shqipëri dhe 25 viteve të fundit? Robert Hand: Nuk do doja të flisja në emër të ambasadorit dhe nuk mendoj se kam nevojë ta bëj këtë duke pasur parasysh disa nga gjërat që ai ka thënë. Por mendoj se ajo që po shpreh ai me komentet e veta, është një reflektim i zhgënjimit për të cilin fola më lart që vendi nuk ka përparuar sa duhet. Një gjë që do të thoja për politikën amerikane ndaj Shqipërisë, është se është e vërtetë që ndonjëherë për shkak të personalitetit ne mund të jemi më afër një personi ose një tjetri por të paktën nga pikëpamja e Komisionit të Helsinkit, ne mbëshesim vendin si një i tërë, dhe institucionet demokratike dhe ne përpiqemi të mbajmë përgjegjës në veçanti këto që qëllon të jetë në pushtet për momentin. Mendoj se në këtë frymë duhet të shihen edhe komentet e zotit Lu. Ai po thotë: “Mjaft më kështu. Ky është një vend i mrekullueshëm që duhet të ecë përpara dhe në fakt mund të ishte shumë më përpara po të mos ishte korrupsioni dhe mungesës së vullnetit për të punuar së bashku për të mirën e përbashkët”. Dhe përsa i takon korrupsionit ai është në gjendje të përmendë emra konkretë dhe duke iu kthyer argumentit se secila palë duhet të mbajë para përgjegjësisë njerëzit e vet për veprimet e veta, kjo është diçka për të cilën mendoj se ai po bën thirrje. Prandaj unë e mbështes me forcë ambasadorin dhe mesazhet e tij dhe shpresoj që kjo të përkthehet në një politikë amerikane që mbështet vendin si një e tërë dhe jo të jenë miq me njërën palë ose tjetrën. Nëse ai po kritikon qeverinë ose zyrtarët e qeverisë aktualisht, nuk do të thotë se po mbështet opozitën, do të thotë se po mbështet Shqipërinë dhe mendoj se ai me sinqeritet mendoj se ai nga kjo niset dhe shpresoj që kështu të interpretohet edhe në vetë Shqipërinë. Zëri i Amerikës: Meqenëse ka një farë pesimizmi lidhur me atë që mund të kishte arritur Shqipëria, desha ta vendos gjendjen në kontekstin e asaj që kanë kaluar vende të tjera me tranzicione të vështira. A kemi të drejtë të themi që meqenëse Shqipëria erdhi nga rrethana shumë më të vështira se vende të tjera, edhe tranzicioni është më i vështirë? Robert Hand: Mendoj se disa nga vendet përparuar vërtet me shumë shpejtësi, i konsoliduan demokracinë dhe institucionet dhe për to nuk ka kthim prapa. Ka të tjera ku kemi parë hapa prapa, të tjera që menduam se kishin ecur më përpara nga ç’kishin ecur në fakt. Dhe ne i kritikojmë ato që ecin në drejtimin e gabuar. Për mua të paktën, mënyra se si e shoh unë është se si është prirja. Nuk bëhet fjalë për gjendjen ku je për momentin, por për ku je drejtuar. Pakënaqësia që kam me Shqipërinë është jo se ku është tani sepse nëse e krahasoj me 1990-ën është një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe nëse kam parasysh edhe disa nga ngjarjet e viteve të hershme – fundin e viteve 1990, 1997-a, kur gjërat u përmbysën, pati probleme – por vendi i kapërceu ato dhe pati edhe disa përparime të mëtejshme. Pra pakënaqësia ime nuk është edhe aq se ku ndodhet sot Shqipëria, sepse është një vend thellësisht i ndryshëm nga ai që pashë unë për herë të parë, por ka të bëjë më shumë me faktin që do të doja që prirja të ishte më qartë dhe më me shpejtësi në një drejtim pozitiv nga sa është tani. Por do të thoja, në një frymë pozitive falë ndryshimeve që janë realizuar dhe që vendi është anëtare e NATO-s dhe unë e mbështeta anëtarësimin, edhe me disa probleme dhe tensione politike vitet e fundit, analistët kanë thënë se nuk ka arsye për t’u penduar për anëtarësimin sepse ndihmoi për të kapërcyer më mirë disa nga krizat sesa mund t’i kishte kapërcyer ndryshe. Ne nuk mund ta dime se si do të kishte qenë në rrethana të ndryshme por unë do të thoja që Shqipëria nuk do të kthehet pas dhe shqetësimi im kryesor është se sa shpejt do të vazhdojë të ecë përpara.
Nëntor Oseku : “Çmimi më i madh do të jetë kur të marr pashaportën e Shqipërisë
PUBLIKU I MERGATES BARTES I DENJE I IDENTITETIT KOMBETAR
NGA: LULZIM MULLIQI/
Nje nga kengetaret me te njohura kosovare,e cila dallohet per menyren e interpretimit te kenges popullore dhe asaj te muzikes së lehte eshte padyshim kengetarja e mirenjohur,Mihrije Braha.Ajo ne kete interviste ekskluzive rrefen per fillimin dhe hapat e pare ne karrieren muzikore,pershtypjet e saj per publikun shqiptaro-amerikan,lidhjen e saj magjike me muziken,angazhimin e saj ne spektaklin televiziv “ODEON” ne RTV-21 dhe së fundmi per koncertet festive te shfaqura ne SHBA,me rastin e shenimit te 103 vjetorit te Dites së Flamurit dhe te Pavaresise së Shqiperise.Zeri i mrekullueshem,melankolik,dhe karakteristik i kengetares së mirenjohur,Mihrije Braha dhe popullariteti i saj gjithmone ne rritje
e ben te mundur qe Ajo te jete e pranishme kudo,si ne Kosove ashtu edhe jashte saj.Pas performances së saj te sukseshme ne disa qytete amerikane me rastin e shenimit te festes së Pavaresise së shtetit shqiptar,si ne Hamilton te Kanadase,Ajo ishte e pranishme me shfaqjen e koncerteve te saj ne qytetet me te njohura amerikane si ne Nju Jork,Cikago,Dallas,Feniks(
Kur keni filluar te kendoni per here te pare?
Mihrije Braha: Une kam kenduar per here te pare qe kur isha femije ne nje moshe fare te re,duke filluar aktivitetet muzikore ,ne koncertet e para te shkolles.me kujtohet arsimtarja e shkolles i vinte re talentet e rinj dhe i aktivizonte ne korin e shkolles.Mbaj mend qe kur isha femije,qe para publikut te shkolles jam paraqitur me dy kenge te cilat i kishte interpretuar shume vite me pare,e madhja-Nexhmije Pagarusha.Keshtu nisa edhe hapat e pare me kengen e bukur popullore shqiptare.
Cili eshte zhanri muzikor me i preferuar per Ju dhe qe e kultivoni me teper?
Mihrije Braha:Te jesh kengetare dhe te kendosh te gjitha zhanret eshte dhurata me e madhe qe mund t’i behet nje kengetari.Une ne fillim kam interpretuar muziken popullore dhe isha soliste e rregullt e SHKA” Bajram Curri” ne Prishtine së bashku me kengetaret e mirenjohur: Naim Abazi,Shaqir Cervadiku,Mahmut Ferati etj.Muzika popullore ne vitet e 90-ta,kishte ndikim te madh ne Kosove dhe kultivohej me teper gjate koncerteve te ndryshme ne trevat shqiptare.Me vone kam performuar me suksese edhe ne skena te ndryshme te muzikes së lehte.
Kur keni marrur pjese per here te pare ne festivalin e kenges ne RTSH?
Mihrije Braha:Pjesemarrja ime ne festivale kombetare,vecanerisht ne Shqiperi,ishte nje enderr e kahmotshme per mua dhe per te gjithe kengetaret e tjere nga Kosova.E mbaj mend ka qene viti 1992 dhe Une po xhiroja nje vidoeklip ne Shqiperi dhe pas pak kohe me erdhi nje ftese nga disa kompozitore,te cilet me kishin ftuar qe te merrja pjese ne festivalin e kenges ne RTSH,ne vitin 1992,ku Une u paraqita me mjaft suksese me kengen e titulluar”Ta fala zemren time”,kenge e cila u vleresua me cmimin e trete te atij festivali.Me pas kam qene pjesemarrese edhe ne festivale te tjera dhe jam vleresuar edhe me vendin e dyte dhe me shume cmime te tjera te festivaleve te kenges ne RTSH dhe festivale te tjera.
Cili eshte mendimi i juaj per publikun muzikedashes te mergates ne Amerike?
Une per publikun e mergates shqiptare te Amerikes kam vleresime maksimale,per menyren e organizimit te koncerteve dhe ruajtjes së gjuhes,traditave dhe kultures shqiptare ne pergjithesi.Publiku i mergates shqiptare ne vecanti eshte nje bartes i denje i identitetit kombetar dhe kulturor.Kudo neper koncertet e shfaqura ne qytete te ndryshme ne SHBA,mergata shqiptare ishte e organizuar dhe me plot ndjenja kombetare,ku keto ndjenja po barten edhe te brezat e rinj,duke u bere trashegimi e rendesishme kulturore dhe kombetare per,te gjithe brezat.
Ju pos kengetare jeni angazhuar edhe si moderatore ne spektaklin televiziv “Odeon” ne RTV-21,së bashku me bashkeshortin tuaj,showmenin,Naim Abazi?
Mihrije Braha: Ka nje kohe qe së bashku me kengetarin dhe bashkeshortin,Naim Abazi,jemi moderatore te nje spektakli televiziv “Odeon Show” ne RTV-21,ku Krahas kenges merrem edhe me moderim,madje Koheve te fundit së bashku me nje grup te humoristeve po marr pjese dhe po e provoj veten edhe ne komedi.
Cili do te ishte mesazhi i juaj per shqiptaret e mergates tone ne Amerike?
Mihrije Braha:Te vazhdoni ti ruani keshtu traditat shqiptare,kudo qe Jeni sepse Ju mergata jeni pjese e pandare e kombit shqiptar,si nje komb i lashte ne Ballkan dhe ne Evrope,si dhe ta ruani me kujdes gjuhen dhe kulturen tone shqiptare.
Cilat jane planet dhe projektet tuaja gjate ketij fundviti?
Mihrije Braha:Ndonese,angazhim te madh kam edhe ne turet e koncerteve te shfaqura ne prag te festave tona kombetare,nje kohe e shpenzoj edhe per Xhirimet e vidoeklipeve dhe kengeve te reja per programin festiv te Vitit te Ri.
Ne fakt, me keto projekte si dhe moderatore do ta permbylli kete fundviti. Ishte nder per ne t”Ju kishim ne interviste dhe ju urojme shendet,suksese ne karrieren tuaj muzikore dhe ne rrugetimin e bukur te kenges shqiptare!
Mihrije Braha:Ishte kenaqesi t’ju pergjigjem pyetjeve tuaja.Njeherit,te gjithe shqiptareve Ju uroj nga zemra Diten e Flamurit dhe te Pavaresise së Shqiperise,shume shende,lumturi e gezime neper familjet tuaja!
|
Click here to Reply or Forward
|
Flet Kolonele Manushaqe Shehu e vetmja kolonele femer ne Shqiperi
Flet Kolonele Manushaqe Shehu e vetmja kolonele femer ne Shqiperi. Drejtore e Bashkepunimit Civilo-Ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare anetare ne strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO./
Nga Liliana Pere-Histori Suksesi/ Kolonele Manushaqe Shehu Drejtore e Bashkepunimit Civilo-Ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare anetare ne strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO./
Profili
Kolonele Shehu ka qenë e para femer oficere qe vazhdon dhe perfundon Akademine e Mbrojtjesn ne vitin 2005. E vetmja Kolonele femer në Shqiperi ne vitin 2007 merr pjese ne misionet paqeruajtse ne Irak. Zgjedhur nga publiku shqipetar me votim mbare kombetar ” 100 grate me te shquara shqiptare te shekullit “ ne nentor 2012.Certefikata mirnjohje nga shume vende te botes per barazine gjinore dhe “Gruaja ne lideship”. Është dekoruar me urdhëra e medalje të ndryshme nga MM dhe ShP.
Gjatë periudhës që Kolonele Shehu ishte ne Presidence Keshilltare Ushtarake, Shqipëria ështe pranuar anëtare me të drejta të plota në strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve te Bashkura në NATO. Ku ishte ne Bukuresht dhe Strasburg, si e vetmja ushtarake e FA. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë djalin Ilir dhe vajzën Kejsi.
Pyetje: E nderuar Manushaqe,Në se te kujtonit vitet e femijerise, dhe me pas kur ju vazhduat Akademine ushtarake, si officere, çfarë do të kujtonit me admirim si nxitje në karierën tuaj profesionale si oficere?
Fëmijëria ime ashtu si e gjithkujt, ishte një fëmijëri e mbushur me ëndrra dhe vegime për të ardhmen. Që në moshë të re, ashtu si qindra e qindra intelektuale e intelektualë shqiptarë, unë dëgjoja me vëmendje bisedat, mendimet dhe porositë e më të moshuarve. Nëpërmjet tyre dhe viteve të para të shkollës arrita të njihja traditat e mrekullueshme të popullit tonë si: mikpritjen, ndjenjën e sakrificës, guximin e trimërinë për të përballuar vështirësitë dhe mbi të gjitha dashurinë për lirinë. Liria si thelbi i të gjitha vetive të bukura të popullit shqiptar e arritur me aq luftra e sakrifica ndër shekuj, për të arritur në ditet e fëmijërisë time dhe më pas.
Im atë ishte oficer, i qetë në gjykime, i urtë në mendime dhe shumë i përkushtuar në punë. Ndoshta shprehja e lashtë latine “Admiro që të rritesh”, zuri vend në jetën time. Në atë moshë për mua ai ishte shembulli më i mirë. Që në atë moshë arrita të kuptoj se; intelektualët shqiptarë kanë detyrime ndaj sakrificave që kanë bërë njerëzit tanë për të na rritur të lirë e shkolluar, në mënyrë që ne si forcë elitë, mund të sigurojmë potenciale më të larta për të nesërmen. Të gjitha këto më nxitën ti futem rrugës sa të bukur aq edhe të vështirë për të shërbyer në Forcat e Armatosura. Nisur nga kjo traditë edhe dy vëllezërit e mij janë ushtarak në Ministrinë e Rendit Publik dhe më pas bashkëshorti im do të punonte si oficer në Ministrine Rendit Publik.
Kam lindur në Peshkopi më 5 Nentor 1965. Në vitin 1972 fillova shkollën 8-vjeçare dhe më pas të mesme të përgjithshme në qytetin e lindjes. Në vitin 1988 përfundova studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, Tiranë. Më pas e fillova karierën ushtarake në rrethin e Dibrës në funksionet Shefe Llogjistike Brigade.
Krahas punës së përditëshme gjatë viteve 1989- 1994, përfundova Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës. Më tej punova si shefe Logjistike në divizionin e Shkodrës për të kaluar më pas si specialiste e rezervave të paprekshme në Ministrinë e Mbrojtjes. Më tej kam punuar pranë ekipit amerikan të Departamentit të Mbrojtjes, në MM. Gjatë kësaj periudhe, kam inicuar disa projekteve të ristrukturimit të FA dhe antare e bordit të kompanisë Amerikane SAIC “për ndryshimin e strukturave të FA”, si dhe antare e bordeve drejtuse të ndryshimit të disa rregulloreve, të ndyshme veçanërisht në drejtim të Llogjistikës në FA.
Më 8 Tetor 2007 jam emëruar në funksionin si Ndihmëse e Presidentit të Republikës për Çështjet Ushtarake dhe Integrimin Euroatlantik. Dhe më pas nga Shtatori i vitit 2012 punoj si Drejtoreshe e Bashkepunimit Civil-Ushtarak ne Ministrine e Mbrojtjes.
Gjatë kësaj periudhe kam përfunduar studimet në Kolegjin e Lartë Rajonal të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Tiranë. Kam botuar një numër të madh artikujsh shkencore në Revista Ushtarake si brenda dhe jashtë vendit, në shtypin Ushtarak, e civil, kam marrë pjesë në disa aktivitete ushtarake ndërkomëtare, në vendet antare të NATO-s dhe partnere të saj. Më e fokusuar në shkrimet e mija kam qënë në fushën e Strategjsë Kombëtare, Sigurisë dhe Lidershipit. Jam Asistent për titullin shkencor “Doktor i Shkencave”.Gjatë karierës time të shumta kanë qënë edhe kurset e kualifikimit brenda dhe jashtë vendit. Kam përfunduar të gjitha kurset dhe akademitë ushtarake që lidhen me detyrën, gradën dhe karierën ushtarake. Këto kurse jo vetëm që kanë qënë të shumta por janë kryer si Brenda dhe jashtë vendit si: Gjermani, USA, Itali ,…
**
Pyetje: Të ngjitesh në majë të hierarkisë ushtarake, është sa e bukur aq edhe e vështirë. Edhe piramida ushtarake është një majë mali, ndoshta nga më të lartat. Që nga luftërat e Hanibalit, Aleksandrit e deri në ditët tona është treguar se, të ngjitesh në këto maja mali, kërkohen sakrificat më të larta njerëzore. Pasi pa male nuk ka maja.
Zonja Kolonele, keni arritur ndër majat më të larta të piramidës ushtarake. Si i shikon një Kolonele si ju Forcat e Armatosura të një vendi, strukturat e saj, sfidat dhe arritjet?
Arritja e nivelit Kolonel, sigurisht është atribut personal por dhe kolektiv, që do të thotë është personal nga përkushtimi për t’u aftësuar dhe është kolektiv si rezultat i punës në kolektiv, gjë që më ka aftësuar, dhënë vlerë duke respektuar të gjitha nivelet e drejtimit ku dhe unë kam shërbyer deri tani.
Forcat e Armatosura i shikoj si një organizëm i nevojshëm për të realizuar sigurinë dhe pavarësinë e vendit të cilit ato i përkasin. Forcat e Armatosura kalojnë sfida të panumërta sipas situatave dhe rreziqeve që i kanosen vendit, por ato kalojnë dhe sfida sipas rreziqeve dhe emergjencave të brendshme të vendit.
**
Pyetje: E nderuar Manushaqe;Në karrierën tuaj ushtarake, që është e lidhur ngushtësisht me reformat si një hallkë e pandërprerë e integrimit të Shqipërisë në NATO, keni pasur dhe sukseset tuaja personale të karrierës. Cfarë mesazhi do tu jepnit me këtë rast oficereve të reja, që futen rishtaz në radhët e Forcave të Armatosura?
Karriera dikur shihej si diçka negative dhe kur donin ta ofendonin ose “demaskonin” dikë e quanin karrierist. Sot në sistemin demokratik ku jetojmë, karriera është bërë pjesë integrale e njeriut të lirë, e njeriut të aftë dhe të vullnetshëm, e njeriut të kulturuar e të përkushtuar, aq më tepër në Forcat e Armatosura, karriera përbën një pjesë esenciale të saj.
Duke qënë në një karriere relativisht të gjatë në Forcat e Armatosura në të gjitha nivelet deri në nivelin e lartë të drejtimit, dhe duke pasur një përvojë dhe njohje nëpërmjet punës dhe detyrave të oficerëve të niveleve të ndryshme, oficereve të reja që kanë vendosur të jenë pjesë e forcave të Armatosura do t’u thoja të jenë krenare që janë ushtarake dhe do t’u kërkoja që këtë krenari ta fitojnë nëpërmjët punës së tyre individuale të punojnë për ngritjen e tyre kulturore, të mësojnë të gjitha mënyrat e nevojshme të drejtimit dhe të komandimit si dhe të jenë në cdo kohë kërkuese ndaj vetes për t’u bërë lider të zotë në të gjitha nivelet që ato do të arrijnë. Kjo sigurisht do të kërkojë disa elementë ushtarakë që ato duhet të kultivojnë tek vetja. Si të tillë elementë do të përmendja: disiplina në punë, respekti epror-vartës dhe anasjelltas, thjeshtësia, komunikueshmëria me vartësit e tyre, të qënit gjthmonë në kërkim të mendimit përparimtar dhe risive duke luftuar mendimin që:
”Gjithçka e mësova në shkollë dhe tani s’më duhet gjë të studioj”.
Si e tillë karriera është e lidhur ngushtë me dy faktorë, me punën e vazhdueshme e të përkushtuar dhe me studimin e vazhdueshëm e të përkushtuar. Kjo të çon tek realizimi i çdo detyre me përpikmëri qoftë edhe kur ajo duket ndonjë detyrë “e vogël”. Unë mendoj se nuk ka detyra të vogla dhe detyra të mëdha, për këtë do përmendja fjalët e nobelistes shqiptare nënë Tereza, “Bëj punëra të vogla me dashuri të madhe”.
***
Pyetje: A e hedh vështrimin prapa herë pas here e sidomos kur ngjitesh në një detyrë me përgjegjësi të lartë, jo më për nostalgji, e jo thjesht për mall e sentimentalizëm, por për të parë edhe njëherë rrugën nga ke ardhur e për t’i bërë pyetjen vetes: Si e kam jetuar jetën deri tani, e si mund te perfeksionohem si grua, si oficere e larte, me mire te jem , në shërbim të popullit tim, atdheut tim, të armës apo devizës ku shërbej. Po ju zonja Kolonele çfarë retrospektive mund të bëni në jetën tuaj dhe çfarë shikimi hidhni më tej në të ardhmen?
Cdo njeri pasi kalon një jetë të tërë mendon se gjatë kësaj kohe mund të kishte bërë gjëra edhe më të mira. Pse ndodh kjo?
Kjo ndodh sepse analiza e gjithë jetës nuk bëhet në të njëjtën kohë por në një kohë kohë tjetër me atë që ka ndodhur.Jetën time e kam nisur me dëshirën e madhe për t’i shërbyer vendit relativisht në moshë të re në vendet më të vështira. Këtë e kam nisur që nga shërbimi në Divizionin e Peshkopisë…… që e konsiderohej si një nga detyrat e vështira për të shërbyer. Me pas jeta ka rrjedhur duke kaluar hierarkinë e saj ushtarake sipas shkallëve të përcaktuara.
Mendoj që në aktivitetin tim si oficere e forcave të armatosura shqipëtare kam punuar dhe dhënë maksimumun e mundshëm e shërbyer në interes të përmbushjes së misionit të tyre ndaj atdheut gjë që e kam bërë me devotshmërinë dhe kënaqësinë më të madhe si kontribut që kam dhënë për vendin tim.
Në këtë kuptim kur shikoj hapat që kam hedhur në jetë, them se ndonjë hap mund ta kisha hedhur më mirë por jam krenare që për asnjë nga këto hapa nuk skuqem sepse mendoj se i kam hedhur me dashuri e thjeshtësi për vendin tim. Hapat e mija janë hedhur natyrshëm në hapin e rritjes së ushtrisë shqiptare. Kjo më gëzon e më bën të ndihem krenare.
***
Pyetje: E nderuar Manushaqe; Natyrisht, që çdo njeri të suksesshëm e ka paraprirë në jetë një moto e përbashkët e punës dhe sakrificës, e durimit dhe e këmbënguljes, e atdhedashurisë dhe qytetarisë. Duke bërë një konkluzion të përgjithshëm, çfarë do të donit të theksonit dhe të rishikonit? Cfarë do të donit të nxirrnit në pah dhe çfarë do të donit të mos e kishit bërë? Duke jetuar në jetën ushtarake, jetë sa e bukur aq edhe e vështirë, do të donim të sintetizonit me pak fjalë moton tuaj?
Duke bërë një konkluzion të përgjithshëm do të doja të nxirrja në pah sakrificat e panumërta gjatë kryerjes së detyrave luftarake në vite, në kohë të vështirë, diktature dhe tranzicioni.Nuk kam gjëra që do të doja të mos i kisha bërë dhe i gjithë aktiviteti im jetësor është bërë në bazë të normave dhe parimeve të mia personale.Në tërë njohuritë që kam marrë gjatë jetës, në punën e përditshme, në shkolla dhe kurset ushtarake brenda dhe jashtë vendit, jam munduar ta kthejë këtë kulturë ushtarake në forcë të përditshme për veprim, për të zbatuar me rigorozitet dhe krijimtari detyrat që burojnë nga misioni i Forcave të Armatosura si forcë e një vendi anëtar në NATO.
***
Ju faleminderit znj. Liliana per respektin dhe mundesinë që më dhatë per te biseduar me ju. E vleresoj shumë punën qe bëni per te ngritur figurën e Gruas dhe vlerat e Kombit shqiptar.
**
Falenderon Liliana.
Ju falenderoj nga zemra e dashur, e nderuar, Kolonele Manushaqe. Ishte nje obligim, nder dhe kenaqësi biseda me ju.Bisedova me nje grua tepër te fortë, me nje kulturë ushtarake te plotë qe e do fort vëndin e vet, e ktheni në forcë të përditshme ç’do vështirësi në punen tuaj te nderuar. Ju keni një karakter sa te fortë , me rregulla strikte, po aq edhe te brishtë, e thjeshtë, e dashur dhe tepër e sjellshme.
Te punojme së bashku për Paqe dhe Prosperitet
Ju Faleminderit.
Liliana Pere
Ing Informatic
President: International Organization.
” Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMP
Presidenti Rugova: Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA
* GAZETA DIELLI KUJTON PRESIDENTIN HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA NË DITËN E LINDJES, RIBOTON INTERVISTËN EKSKLUZIVE TË GAZETËS RILINDJA TË DHJETORIT TË PARA 13 VITEVE/
*Kujtojmë sot Presidentin historik, liderin arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i lindur pikërisht para 71 viteve, në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut./
* Gazeta Dielli në SHBA, më e hershmja shqiptare, me këtë rast riboton intervistën ekskluzive të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, të para 13 viteve, dhënë gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja – botim special në ditën e 31 dhjetorit 2002 për festën e Vitit të Ri 2003. Intervista duke nisur nga ballina me kryetitullin “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA” u botua në 5 faqet – 1,2,3,4 dhe 5./Intervistën me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova e ka zhvilluar kryeredaktori i gazetës historike e tradicionale Rilindja, Behlul Jashari, aktualisht korrespondent në Kosovë i gazetës Dielli.
*Ne Foto: Presidenti Ibrahim Rugova dhe gazetari Behlul Jashari-interviste fundviti 2002 per Rilindjen/
Intervista e plotë:/Intervistë ekskluzive e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhënë gazetës “Rilindja”/
Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA/
Vlerësimet për progresin në Kosovë janë të përgjithshme – edhe nacionale, edhe ndërkombëtare, ky progres gjithsesi e shpie Kosovën më shpejt në njohjen formale të Pavarsisë.- Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte proceset, edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës.- Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë.- Unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastaj erdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi.
****
Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë Kryetarin e Këshillit Drejtues dhe Kryeredaktorin e gazetës “Rilindja”, Behlul Jashari, me ç’rast i dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë.RILINDJA: Z. President, kemi nderin dhe kënaqësinë që të kemi këtë intervistë në përfundim të një viti historik të bërjes së Kosovës me institucionet e njohura ndërkombëtarisht dhe në pritje të një viti tjetër shumë të rëndësishëm. Fillimisht, Ju lutem, si e vlerësoni vitin 2002?
PRESIDENTI RUGOVA: Ju thatë se është një vit historik, por unë po them i rëndësishëm. Filluan punën institucionet qëndrore apo shtetërore të Kosovës. Në përgjithësi kemi vazhduar rrugën e progresit që po e shënojmë qe tri vite e gjysmë në Kosovë. Kemi një situatë shumë më të mirë të sigurisë, më shumë stabilitet dhe tolerancë. Natyrisht, ende ka probleme, ende ka incidente të ndryshme, por në përgjithësi – edhe ju e dini – është një situatë krejt tjetër. Edhe në planin ekonomik ka pasur një ecje, sidomos të sektorit privat. Sektori shtetëror punon tash me një kapacitet ekonomik më të vogël, dhe këtë sektor duhet ta privatizojmë. Për vitin e ardhshëm presim të vazhdojë gjithsesi në mënyrë më dinamike ky progres që e kemi pasur. Edhe institucionet e Kosovës do të jenë më të përgatitura – pra Kuvendi, Qeveria, Presidenca – po edhe ministritë, edhe shoqëria civile, që të ecim më shpejt në zhvillimin ekonomik, në privatizimin dhe në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e Kosovës. Po e theksoj këtë sepse kemi një popullatë të re që duhet t’i hapim përspektivë, dhe gjithsesi të krijojmë një stabilitet edhe më të madh politik, që të kemi investime, që të bëhet Kosova atraktive për investime në Kosovë.
RILINDJA: Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90-vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13-vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet.
PRESIDENTI RUGOVA: Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime
ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.
Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i ec këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra,
të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë.
RILINDJA: Institucionet shtetërore të Kosovës së pasluftës, të zgjedhjeve të lira e demokratike, po përmbyllin vitin e parë të fuksionimit të tyre. Si e vlerësoni këtë periudhë të këtyre institucioneve, Presidencës, Parlamentit e Qeverisë, bashkëpunimin, edhe bashkëqeverisjen, e forcave politike të Kosovës, bashkëpunimin me administratën e OKB – UNMIK-un, si dhe procesin e kalimit të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët?
PRESIDENTI RUGOVA: Në përgjithësi, ky ishte viti i parë i funksionimit të institucioneve. Ishin çështjet teknike, praktike, kompletimi i Presidencës, do të thotë i administratës, i Qeverisë, i Parlamentit, i ministrive. Më shumë kemi punuar në këtë plan sivjet. Shpresoj se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kompletohen të gjitha këto institucione, që të jenë efikase. Poashtu ne kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm në mes nesh, por gjithsesi edhe në kuadër të ndarjes së pushtetit, pushtetit legjislativ – Parlamenti, ekzekutiv – Qeveria, dhe Presidenti – Presidenca ai pushtet reprezentativ, përfaqësues i Kosovës, por edhe që garanton për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. Pra, gjithsesi, Presidenca u ka dhënë përkrahje Parlamentit, Qeverisë, ministrive, edhe shoqërisë civile. Mund të them se në këtë vit në plan të parë ishte funksionimi i institucioneve të Kosovës.Çështja tjetër është raporti me UNMIK-un, me pushtetet e rezervuara me kompetenca. Vitin e ardhshëm shpresojmë se do të punojmë më shumë që të kemi raporte produktive dhe forma produktive të bashkëpunimit me UNMIK-un. Siç e dini, për dy vite kemi punuar së bashku (me UNMIK-un), ndërsa tash janë krijuar institucionet e Kosovës dhe duhet të gjejmë forma më produktive të bashkëpunimit. Siç është e paraparë me dokumente, duhet të ketë bartje graduale të kompetencave në pushtetin nacional, apo pushtetin kombëtar, të Kosovës.
RILINDJA: Nga përfundimi i luftës kanë kaluar vetëm më pak se katër vjet, dhe edhe pse një periudhë e shkurtër, Ju vazhdimisht flisni për një progres të madh në Kosovë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka vlerësime të larta, siç ishin edhe ato për zgjedhjet parlamentare si «të shkëlqyeshme e më të mirat në rajon», zgjedhjet lokale si «të standardeve evropiane, ndërkombëtare», vlerësime këto të Këshillit të Evropës, të OSBE-së, etj. Cila është rruga nëpër të cilën po shkon Kosova, nga e shpie Kosovën kjo ecje me vlerësime kaq të larta?
PRESIDENTI RUGOVA: Gjithsesi, vlerësimet për këtë progres janë të përgjithshme – edhe nacionale, edhe ndërkombëtare. Ky progres gjithsesi e shpie Kosovën më shpejt në njohjen formale të Pavarsisë së Kosovës. Po ju përgjigjem kështu shkurt.
Veç kësaj, ky përparim në këto tri vite shpie edhe në rrugën e një zhvillimi më dinamik ekonomik të vendit. Do të thotë janë krijuar parakushte edhe për investime, për zhvillim më të shpejtuar ekonomik.
RILINDJA: Ju për shumë vjet keni folur për një Kosovë të pavarur,euroatlantike, për NATO-n në Kosovë. Ka vite më parë që keni deklaruar se Kosova ka çka t’i ofrojë NATO-s, keni folur për një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimtare. Ishte ajo që si një formulë zgjidhjeje e keni theksuar vazhdimisht dhe shumë herë. Si e vlerësoni këtë fazë të zgjidhjes në të cilën ka arritur e nëpër të cilën po kalon Kosova dhe çfarë do të jetë e ardhmja?
PRESIDENTI RUGOVA: Ky ishte, pra, objektivi yni qe sa vite, synim i popullit të Kosovës. Kërkesën për pavarësi e kam afirmuar unë si President i Republikës së Kosovës, dhe tash si President i Kosovës. Ishte rezultat i bazuar në Referendumin për Pavarësi të popullit të Kosovës që është mbajtur në shtatorin e vitit 1991. Pra, kjo ishte detyrë e institucioneve të Kosovës. E kërkonim edhe prezencën e NAT0-s, që është tashti në Kosovë. Sigurisht që me pavarësinë e Kosovës NATO do të ketë një mandat tjetër në Kosovë, do të ketë baza këtu. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, e strukturave euroatlantike. Edhe protektorati që, pas luftës pra, erdhi si një fazë kalimtare, nëpër të cilën tash po kalojmë, edhe që i jep një siguri Kosovës, një perspektivë. Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte këto procese – edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës.Pra e ardhmja, nëse doni t’ju përgjigjem shkurt, e ardhmja, po edhe e tashmja, është pavarësia e Kosovës, sa më shpejt. Pra, pavarësia formale, se ne de fakto jemi të pavarur. Pavarësia formale do të na hapte shumë dyer në planin e institucioneve financiare, të organizmave ndërkombëtare, në prezencën e drejtpërdrejtë në integrimet veriatlantike.
RILINDJA: E ardhmja e Kosovës, siç thuhet edhe në mesazhet e ndërkombëtarëve, varet nga përmbushja e standardeve të domosdoshme, veçmas të atyre që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë. Ju edhe shumë më herët, si kryetar i LDK e President i Republikës së Kosovës, vazhdimisht i keni theksuar, e i theksoni edhe tash, garancitë e shtetit të Kosovës për të drejtat e interesat e pakicave. Çka ofron dhe çka do të bëjë Kosova në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me komunitetet minoritare?
PRESIDENTI RUGOVA: Po, ky, siç thuhet, është një prej standardeve. Po, njohja formale e pavarësisë do të jepte mundësi më të mëdha në të gjitha fushat. Sa i përket minoriteteve, ne kemi pasur progres në këto tri vite e gjysmë në Kosovë. Minoritetet tash janë prezente në Parlamentin e Kosovës, pastaj janë në Qeveri nëpër ministri, kanë dy poste ministrash, dhe tash kanë marrë pjesë në zgjedhjet e dyta vendore për pushtetin lokal. Por, gjithsesi, nuk po e them si sllogan, ka dhe do të ketë garanci dhe mbrojtje për grupet etnike, për minoritetet. Dhe, ju e dini, sot është e lirë gjuha për të gjitha minoritetet dhe po përdoret edhe në Parlamentin e Kosovës, që për një vend që ka dalë menjëherë pas luftës nuk është shumë e lehtë. Ju e dini se minoritetet kanë qenë të përfaqësuara edhe në qeverinë e përbashkët me UNMIK-un, në Këshillin e Përkohshëm Administrativ dhe në Këshillin Transitor, në ministri, në dokumente. Pra, ka progres edhe në këtë plan.Natyrisht, ende është një kohë me plagë nga lufta; janë ende të zhdukurit, ata që ende nuk u dihet fati. Por, vërtetë kemi ecur shumë, sepse populli i Kosovës është një popull tolerant, me bazë, edhe në praktikë, popull që i respekton të tjerët, por gjithsesi edhe pakicat duhet të tregojnë një vullnet që të integrohen. Ne duhet të garantojmë edhe si shtet, edhe si popullatë shumicë, për të ardhmen e tyre, për një integrim ku do ta shohin perspektivën e vet në planin social, ekonomik edhe politik, që ua garanton Kosova.
RILINDJA: Evropa, ku Kosova dhe rajoni dëshirojnë të integrohen, ka edhe standardet e komunikimeve e integrimeve kombëtare, si dhe të bashkëpunimeve midis vendeve. Si e shihni bashëkpunimin e komunikimin ndërshqiptar, bashkëpunimin mes Kosovës e Shqipërisë, po edhe me vendet e tjera fqinje të rajonit?
PRESIDENTI RUGOVA: Ne folëm pak për këto standarde, që i kemi tash në Kosovë. Me pavarësinë, në këto standarde të tjera, që i paraqesin Bashkimi Evropian dhe integrimet euroatlantike, do të shkonim shumë më shpejt. Gjithsesi, një prej pikave është edhe bashkëpunimi rajonal, apo bashkëpunimi me fqinjët. Me Shqipërinë kemi një bashkëpunim të mirë, në trembëdhjetë vjetët e fundit kemi zhvilluar një bashkëpunim me Shqipërinë, që, për shkaqe praktike ka qenë shumë i vështirë, por ka qenë produktiv. Tash pas luftës është një bashkëpunim në të gjitha fushat, në planin ekonomik, politik, etj. Gjatë këtij viti ishte një bum i vogël turistik i kosovarëve në Shqipëri, të cilin besoj se e kanë respektuar edhe autoritetet e Shqipërisë, edhe populli i Shqipërisë. Dhe, natyrisht, duhet të krijojmë edhe mundësi komunikimi, rrugë – rrugën që e kërkojmë ne, Prishtinë-Durrës apo Prishtinë-Lezhë, për në bregdetin shqiptar. Patjetër duhet të punojmë për këtë, duhet t’u krijojmë njerëzve mundësi si pushtet, edhe institucionet shtetërore të Kosovës edhe të Shqipërisë. Kosova ka një bashkëpunim të mirë reciprok me Shqipërinë.Gjithsesi do të bëjmë përpjekje që me Maqedoninë të zhvillojmë marrëdhënie… UNMIK-u bën disa përpjekje. Me Malin e Zi, siç e dini, marrëdhëniet janë të mira kështu, në heshtje. Mali i Zi ka qenë më korrekt në raport me Kosovën. Ndërsa me Serbinë ju e dini se momentalisht UNMIK-u i mban disa marrëdhënie. Është më vështirë, sepse Beogradi ende nuk e ka ndryshuar logjikën e vjetër, ende i ka disa ngarkesa, edhe pse janë bërë ndryshime në Beograd. Por, do të bëjmë përpjekje që me të gjithë fqinjët të kemi marrëdhënie të mira edhe me hapa praktikë.
Për fat të keq, e theksoj edhe këtu, disa fqinjë tanë ende bëjnë pengesa që janë kundër OKB-së, kundër bashkësisë ndërkombëtare. Nuk njihen regjistrimet e targat e makinave të Kosovës, pasaportat e UNMIK-ut, pra të Kosovës…Kemi bërë disa përpjekje, por po ecën shumë vështirë, edhe UNMIK-u ka pasur vështirësi në këtë plan. Pra, ende janë ato alergjitë e vjetra, por shpresoj se shpejt do të thyhen edhe këto.
Përsëri po them, ndoshta dikujt do t’i dukem i tepërt, por njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Pra, njohja formale e pavarsisë së Kosovës do të shpejtonte edhe procesin e marrëdhënieve pozitive apo fqinjësore, edhe miqësore, më fqinjët.
RILINDJA: Shqiptarët jetojnë në trojet e veta etnike edhe në disa vende të rajonit, si në Maqedoni, në Luginën e Preshevës në Serbi, në Ulqin – Mal të Zi. Si e shihni të ardhmen, zgjidhjen e çështjes shqiptare, duke pasur parasysh edhe këtë fakt? Lidhur me këtë ekziston qe më se një dekadë edhe Dokumenti i opcioneve i partive politike shqiptare.
PRESIDENTI RUGOVA: Po, është Dokumenti i ‘tri opcioneve’. Këtë politikë, për fat të mirë, e kemi bërë të gjitha partitë politike të trojeve shqiptare, dhe ai dokument i ka dhënë frytet e veta, do të thotë jemi organizuar. Zgjidhja e çështjes shqiptare, nëse duam të hyjmë kështu, në mënyrë globale, shihet: Shqipëria si shtet, që është e njohur, Kosova e pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashklimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht. Në Maqedoni shqiptarët gjithsesi të jenë element i shtetit, shtetformues; tash janë bërë hapat e parë, siç është Marrëveshja e Ohrit, pastaj integrimi i shqiptarëve në institucionet e tjera, që do të jenë element me rëndësi. Në Mal të Zi, poashtu, shqiptarët duhet të kenë një administrim të vetin, pra të kenë përfaqësim në nivel të Republikës së Malit të Zi në instiucione; edhe atje ka filluar një proces. Poashtu edhe në Preshevë, në Luginën e Preshevës, ka filluar një proces pozitiv; ka robleme, do të ketë probleme, por disponimet janë pozitive. Natyrisht, po e them në mënyre legale, ne, Kosova, do të interesohemi si shtet për shqiptarët në Mal të Zi, për Luginën e Preshevës, po edhe në Maqedoni, dhe nuk do të përzihemi në punët shtetërore, që të krijojmë çrregullime, siç dëshirojnë disa fqinjë ndaj Kosovës.Po e theksoj për ju, e kam theksuar edhe më parë, në Evropën Juglindore, në këtë pjesë të Evropës e të botës, popujt duhet ta njohin njëri-tjetrin: edhe historikisht, edhe në pikëpamje politike, edhe shtetërore, sespse kjo mungon. Për fat të keq, shumica e popujve në rajonin tonë kanë pasur atë logjikën e dominimit, kanë injoruar shqiptarët në përgjithësi, nuk i kanë njohur, ose janë përpjekur edhe të bëjnë eliminime të ndyshme. Prandaj është një plan perspektiv, për të cilin ne si Kosovë do të punojmë në të ardhmen. Duhet të njohim njëri-tjetrin në rajonin tonë, përndryshe mund të ketë probleme. Mirëpo, është pozitive se në përgjithësi tash në rajonin tonë shikojnë nga Evropa. Këtë nuk e kishim deri para disa vjetësh. Ndërsa ne, shqiptarët, në përgjithësi, kemi shikuar gjithmonë e shikojmë nga Evropa, nga integrimet evroalantike.
RILINDJA: Z. President, të kthehemi edhe një herë te pyetja e parë.Thamë se pas një viti historik Kosova pret një vit tjetër shumë të rëndësishëm. Ka paralajmërime se në vitin 2003, ardhjen e të cilit po e festojmë, do të fillojnë negociatat për statusin, për pavarësisë e Kosovës, që do të njihet edhe ndërkombëtarisht. A mund të na thoni diç më shumë lidhur me këtë?
PRESIDENTI RUGOVA: Ka spekulime të ndryshme se do të fillojnë negociatat, pikëpamje të ndryshme. Këto i shoh si pozitive. Të gjithë po e shohin se kjo është një domosdoshmëri që duhet të bëhet. Por, unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastajerdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi. Pra, është një epokë e re tani në rajonin tonë, të Evropës Juglindore, ndoshta edhe për shumë perspektiva në Evropë, në plan ndërkombëtar.Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë, dhe do të krijonte mundësi më të mëdha për zhvillim të përgjithshëm, ndërsa populli i Kosovës dhe rajoni përgjithësisht do të qetësoheshin.
RILINDJA: Viti i ardhshëm do të jetë edhe i një momenti të rëndësishëm për gjithë njerëzimin, e që ka të bëjë me një shqiptare, Nënën Terezë,Shenjëtërimin e saj, që e ka paralajmëruar edhe Papa Gjon Pali ll, tëcilin në Urimin e Krishlindjeve e keni ftuar të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Katedrales në Prishtinë…
PRESIDENTI RUGOVA: Po, do të jetë padyshim një vit i veçantë.Parashikohet shenjtërimi i Nënës Terezë. Këto ditë Ati i Shenjtë enjohu, e pranoi, një mrekulli që ka ndodhur me Nënën Terezë, pra, me njerëzit që janë shëruar edhe me kultin e saj, me mrekullinë e saj… Se ajo vetë ishte një mrekulli, një nënë kosovare-shqiptare, por edhe një nënë universale e njerëzimit. Dhe do të jetë edhe ky një simbol i madh për Nënën Terezë, që i takon gjithë botës, po edhe për shqiptarët në përgjithësi, edhe për Kosovën si shtet, që ajo e çmonte, e donte, e respektonte, dhe të cilën e ndihmonte.Ju e dini, veprimi i shoqatës me emrin e Nënës Tereze ka qenë jo vetëm një simbol, por edhe një ekzistencë e njerëzve tanë në planin e shërimit, të mjekësisë, të jetës sociale në Kosovë, që ka luajtur rolin e një ministrie në dhjetë vitet e kaluara. Edhe tash, në kohën e pasluftës, u tregua se kjo shoqatë mund të ekzistojë si pjesë e shoqërisë civile që i duhet shtetit. Pra, do të jetë një simbol për të gjithë shqiptarët. Skënderbeu ishte një simbol i Evropës, i botës – njihet. Nënë Tereza sot është një simbol universal, i njerëzimit, dhe ne jemi krenar që është shqiptare, që ka dalë nga bota shqiptare, prej popullit shqiptar.
Dhe, gjithsesi, edhe katedralja që parashikon Ipeshkvia ta ndërtojë në kryeqyetin e Kosovës do të jetë me rëndësi, një simbol dhe një vepër që i duhet kryeqytetit të Kosovës. Unë, si President i Kosovës, e kam përkrahur, dhe natyrisht e njoftova në emër të popullit të Kosovës Atin e Shenjtë për atë që do të bëjmë. Pra, për Pashkët do të vendosim gurin e themelit të katedrales, që do të jetë një qendër fetare dhe kulturore me objekte përcjellëse, që do të jenë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit e të Kosovës. Vërtet na duhet katedralja. Ju e dini: ka qenë në qendër të Prishtinës një kishë e vjetër katolike shqiptare, që është larguar dikund pas viteve 60-të, që është prishur a është shkatërruar. Katedralja në Prishtinë do të jetë edhe një simbol për Kosovën. Do ta përkrahim të gjithë, do ta përkrahin të gjithë qytetarët e kryeqytetit e të Kosovës.
RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin special të gazetës «Rilindja» për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës «Rilindja», të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që «Rilindja» të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës «Rilindja».
PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë.
Pastaj, me emrin «Bujku», këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë.
Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta «Rilindja», t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të «Rilindjes». Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona.Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt.
RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të madhe për “Rilindjen”. Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe për gjithë Kosovën.
PRESIDENTI RUGOVA: Urime, po ashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 120
- 121
- 122
- 123
- 124
- …
- 217
- Next Page »