• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQATA – SHTEPIA E SHQIPTARIT

April 10, 2015 by dgreca

Intervistë e Kryetares së Bashkësisë të Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze,
Aida Lumi-Bejte, dhënë gazetarit Avdulla Kënaçi/
Ju prezantoj një grua të hekurt; mbaron shkëlqyeshëm Universitetin në Tiranë, por në Toronto e nis punën si pastruese. Diplomohet edhe në Kanada shkëlqyeshëm dhe tani prej vitesh është Drejtuese e Përgjithëshme e Financës dhe Adminstratës për një grup kompanish kanadeze me veprimtari prej qindra milionë dollarësh. Parimi i saj: ngarko me punë ata që dinë të punojnë, ata që janë të zënë me punë. Çfarë kërkon të arrijë ajo me Shoqatën Shqiptare, a do të mund t’ia dalë ta bëjë një Bashkësi model?! Brezave që vijnë t’u lemë trashëgim Shqiptarinë- thotë ajo.
-Para disa javesh njëzëri ju u zgjodhët nga komuniteti shqiptar i Torontos, kryetare e shoqatës, si e pritët këtë vlerësim të bashkatdhetarëve tuaj?
-Kur një grup njerëzish apo një bashkësi e tërë të vë gishtin e të thotë me vota unanime: “Ti do të na drejtosh…” është një barrë e rëndë, përgjegjësi, por edhe nder e respekt i madh. Duhen bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të mos zhgënjyer askënd. Eshtë punë që kërkon përkushtim dhe sakrificë. Të gjithë ne angazhohemi vullnetarisht në Shoqatë, ndërkohë që kemi punë me kohë të plotë dhe detyrime të tjera familjare të jetës sonë të përditshme, jashtë shoqate. Përse e pranova këtë detyrë? Eshtë dëshira e mirë e imja dhe ajo ndjenja e bukur e shqiptarisë që e kemi në zemër e që na bën ta gjejmë kohën dhe energjinë e duhur për t’iu përkushtuar mbarëvajtjes së punëve në Shoqatë.

Në hapat tuaj të parë, ndjeheni optimiste, e zhgënjyer apo entusiaste?

Përgjithësisht unë jam natyrë pozitive. Jeta më ka mësuar që edhe aty ku duket zymtë, ta gjej një fije drite dhe të kapem pas saj e të çaj me vendosmëri mes reve derisa të shoh diellin me shkëlqim të plotë.
Çfarë e bën optimiste apo jo punën në Shoqatë, nuk është vetëm drejtuesi. Për mua më tepër rëndësi ka grupi i punës. Ka një shprehje të bukur populli ynë “Trimi i mirë e me shokë shumë”. Dhe ne jemi një grup njerëzish në bord që e duam shqipen dhe jemi të gatshëm të japim më të mirën nga vetvetja për ta lartësuar emrin e shqiptarit në Kanada dhe jo vetëm, por të ndërtojmë diçka me vlerë që të mbetet edhe për brezat e ardhshëm. Mosha mesatare e bordit është e re, aty përfaqësohen gjithë trevat shqiptare dhe të trembëdhjetë anëtarët janë me profesione të ndryshme. Mirpo unë dëshëroj që ata të marrin barrë përsipër, të mos jenë thjesht për të ngritur dorën, por të kundërshtojnë apo pohojnë me argumente, të japin ide dhe të organizojnë aktivitete ashtu siç është njeri prej tyre, koreografi Ramazan Këllezi. Qysh në mbledhjet e para, atyre ua kam bërë të qartë këtë lloj qëndrimi të pjesëmarrjes në Shoqatë dhe shpresoj të më kenë mirëkuptuar.
Mendoj se komuniteti ynë sot është në një pikë delikate të zhvillimit të tij. Duhet të kthejmë më shumë sytë nga e ardhmja, nga fëmijët tanë. T’u krijojmë mundësinë atyre që edhe pas shumë brezash të ndjehen krenarë e kurrë të mos e harrojnë identitetin e tyre. Personalisht, sa më shumë largohem nga Shqipëria, aq më shumë e dua atë.

Unë desha të bëjmë një sinops të shkurtër të jetës suaj për lexuesit , arsimimi, shkaku i emigrimit, vështirësitë e para, natyralizimi në Kanada, etj. Me një fjalë, si ia keni dalë të jeni e suksesshme?

Suksesi është term relativ. Kam shijuar arritjet e mia po aq sa edhe humbjet. Por ajo që më bën të lumtur është se ndjehem në paqe me vetveten pasi kam bërë dhe vazhdoj të bëj atë që kam dashur dhe dua në jetë edhe kur ka qenë pothuajse e pamundur. Kam rënë shumë herë, por prapë e kam gjetur forcën për t’u ngritur.

Jam lindur e rritur në një qytet të vogël në zemër të Shqipërisë, por të lashtë. Qyteti im i lindjes, Peqin, karakterizohet nga njerëz paqësorë e mikpritës si dhe shumë të dashur. Prej babait origjinën e kemi nga një fshat i Labërisë i shquar për patriotizëm e atdhedashuri. Pasi mbarova shkollën e mesme, u vendosa në kryeqytet ku vazhdova studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik për degën Financë-Kontabilitet. Megjithëse mbarova universitetin me rezultate të shkëlqyera, e pata të vështirë të gjej një punë të mirë në profesion. Isha një vajzë që vija nga një qytet i vogël, aq më tepër nga një familje që ishte nga ato të persekutuarat e sistemit komunist. Unë nuk i kisha “lidhjet” dhe njohjet që kërkonte ajo kohë. Aq më tepër, isha një nga ata njerëzit e drejtë që koha e atëhershme i konsideronte si “jashtë realitetit” sepse unë nuk isha “e zonja” për politikë. Kështu që në shkurt të vitit 1997, në vitin e trazirave e rrëmujave, kur u duk se shpresat në vendin tim për të përparuar po shuheshin, emigrova në Kanada së bashku me bashkëshortin tim.
Kuptohet, si të gjithë emigrantët e tjerë, që e kanë një histori të tyren, edhe unë kam timen. Me vështirësi e sakrifica e ndërtuam jetën tonë te re këtu në Toronto. Tashmë kam 18 vjet që jetoj e punoj në këtë vend me hapsira dhe mundësi të pafunde. Kurrë nuk e përbuz punën. Me të njëjtin përkushtim e kam bërë punën e pastrueses në një institucion financiar vitin e parë në emigrim dhe po me të njëjtin pasion e përkushtim prej vitesh bëj punën e Drejtueses së Përgjithëshme të Financës dhe Adminstratës për një grup kompanish me veprimtari prej qindra milionë dollarësh. Kanadaja më pëlqen sepse është vend i mundësive. Njeriu respektohet dhe vlerësohet për kontributin që jep. Ndjehesh i barabartë në mes të barabartëve, sidomos në Toronto i cili është një qytet ku çpaloset një mozaik kulturash dhe me një moshë mesatare të re, tek të dyzetat.

Keni ndonjë traditë të emigrimit të hershëm të familjes suaj në Perëndim?

Po. Nga ana e babait, xhaxhai i tij, Hamit Lumi, emër që e trashëgon edhe im at, ishte një nga Vatranët e hershëm në fillim të viteve 1910 në Amerikë. Hamiti ishte burgosur nga pushtuesit turq për çeljen e klubeve shqiptare në Vlorë dhe hapjen e shkollave shqip në qytet dhe fshatrat e Labërisë. U dënua dy herë, në fillim me 20 vjet burg, pastaj po në burg me 101 nga që asnjëherë nuk hoqi dorë nga misioni i tij; u mësonte shqip të burgosurve të tjerë. Ai vetë kishte mbaruar shkollën “Zosimea” të Janinës së bashku me rilindas të mëdhenj. Në Vlorë u bë nismëtar i çeljes së shkollave shqip dhe klubeve patriotikë, pikërisht për këtë u dënua.Pas tetë vjetësh burg, xhonturqit që pranuan të bënin reforma e të njihnin gjuhën shqip, e lëshuan nga burgu. Hamiti nuk reshti asnjë ditë pa punuar në dobi të pavarësisë e shkollave shqip, ai mori pjesë si delegat i Kurveleshit në Kuvendin e Manastrit të Cepos më 21 korrik 1911, por përndjekjet vazhduan, rrezikohej të futej përsëri në burg. Kështu ai emigroi në Boston ku menjëherë bashkëpunoi me gazetën “Dielli” dhe për një kohë u bë administrator i saj. Ishte nga aktivistët më të shquar të mërgatës shqiptare në Amerikë. Më 1916 u paraqit me disa shkrime në të përjavëshmen “Mbrojtja shqiptare” që dilte në St. Louis të Ilinosit. Më 1917 u kthye përsëri në Boston ku filloi botimin e revistës politike e shoqërore “Luftëtari i Drejtësisë”. Në gazetën e ilustruar “Albania”, ka marrë pjesë me një varg shkrimesh polemizuese. Ka botuar plot shkrime edhe në gazetën “Koha” të Mihal Gramenos. Shumë shkrime janë të botuara me pseudonime si Vlora, Cingla, Lopata, Labi…Gjithë jeta e tij shkoi në shërbim të çështjes shqiptare dhe unë krenohem që në trungun tim, ashtu edhe si nga nëna, vij nga një familje atdhetare. Kjo më motivon të marr përgjegjësi të mëdha në Bashkësinë shqiptare ashtu edhe siç po veproj.

Si jeni bërë e njohur midis bashkatdhetarëve tuaj, a ju pengon ky aktivitet në detyrimet tuaja familjare?

Jeta dhe puna më ka lidhur me shumë bashkatdhetarë këto 18 vite në emigrim. Gjithashtu kam më tepër se një vit që kontribuoj dhe marr pjesë rregullisht në Shoqatë. Aty jam njohur me shumë atdhedashës. Ndryshe nga vendet e tjera, Kanadaja, ka një emigracion të ri cilësor, shumica e tyre janë me arsim të lartë mbasi të tilla janë kriteret e pranimit. Ka këtu muzikantë, balerinë, gazetarë, operatorë filmash, regjisorë, shkrimtarë, poetë, etj. Në ditët dhe muajt në vazhdim përmes aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillojmë, do kem mundesinë të njihem personalisht edhe me më tepër bashkatdhetarë.

Punën në shoqatë e bëj me shumë dëshirë. E ndej si detyrë shpirtërore. Dhe kur njeriu e bën diçka me pasion, pengesat i bëhen mundesi. Jam me fat, kam një familje që vazhdimisht më mbështet. Pavarësisht ngarkesës që kam, mundohem ta gjej kohën çdo ditë t’u telefonoj prindërve apo t’i vizitoj ata, t’i shoqëroj fëmijët në aktivitet e tyre sportive apo kulturore, apo thjesht të bëjmë një bisedë familjare, ndërsa mblidhemi mbrëmjeve në shtëpi.
Një mik, njëkohësisht dhe ish-drejtues i imi, që e kam në jetën kanadeze model dhe udhërrëfyes në profesion, thotë: “nëse do që puna të bëhet, jepja dikujt që është i zënë”. Realisht vetëm ai që ka vullnet për punë, është gjithënjë punëmbaruar. A kam kohë unë për Shoqatën? Në pamje të parë do të thoja jo, jam e zënë. Por unë di të punoj dhe jam e bindur se Shoqatën do ta zmadhoj dhe secili bashkëkombas do të gjejë mbështetje falas tek kjo Shoqatë që nga punësimi, ambjentimi, shkollimi, gëzimi dhe argëtimi. Unë dëshëroj që Shoqata të jetë një Shqipëri e vogël këtu në Toronto.

Çfarë do të bënit ju ndryshe nga parardhësja juaj që edhe ajo ka qënë grua?

Zgjedhja e një gruaje në drejtim, mendoj, tregon formimin dhe pjekurinë që ka arritur komuniteti ynë. Dr Ruki Kondaj, me shumë kurajo diti ta futë shoqatën në linjat e një institucioni të vërtetë.
Për mendimin tim, të qenit grua apo burrë, pak rëndesi ka. E rëndësishme është të gjendet njeriu i duhur për punën e duhur me qëllim që çdo gjë të shkojë mbarë.
Unë kam dëshirën e mirë dhe vendosmerinë ta çoj më përpara atë punë që parardhësit e mi kanë bërë ndër vite. Të mos harrojmë, kjo Shoqatë ka një çerek shekulli që funksionon. Shumë individë kanë sakrifikuar nga vetja që ajo të mbijetojë. I përulem me respekt kujdo parardhës që ka kontribuar për Shoqatën dhe ju uroj mirëseardhjen të gjithë bashkëkombasve që për një arsye apo një tjetër nuk e kanë patur mundesinë apo kohën të kontribuojnë deri më sot. E kemi detyrë morale si shqiptarë ta mbajmë në këmbë këtë shtyllë dalluese të identitetit tonë kombëtar këtu në Kanada.

Keni rreth vehtes suaj një grup aktivistësh të shquar, i njihni ju ata dhe si i vini në lëvizje?

Kam fatin të punoj me një grup aktivistësh që kushdo do ta kishte ëndërr të punonte me ta, janë të gjithë të rinj dhe të kombinuar edhe si gjini, por edhe si përfaqësues trevash shqiptare, ka nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Jemi një grup prej trembëdhjetë vetë me larmi aftësish profesionale që vërtet plotesojnë njeri-tjetrin duke fomuar një njësi të tërë monolite. Gjithsecili vjen të punojë me dëshirë dhe vullnetarisht. Dëgjojmë me vëmendje dhe respektojmë njeri-tjetrin. Veçse do të kujtoja këtu se vërtet është nder dhe respekt nga komuniteti të bësh pjesë në kryesinë e shoqatës, por kjo nuk duhet të jetë si një mburrje apo privilegj, por si një përgjegjësi për ta ushqyer shoqatën me ide, mendime dhe aksione që secili duhet të marrë përsipër. Kurrsesi nuk na duhen jesmenë. Gjithëçka është vullnetare dhe puna vullnetare nderohet e respektohet nga komuniteti ynë. Asnjeri nuk duhet të harrojë se aktivizimi i secilit monitorohet nga bashkesia e cila në përbërje ka intelektualë të shquar.
Aty ku ka cilesi, drejtohet me kënaqësi.

Disa bashkatdhetarë të cilët janë indiferentë ndaj Shoqatës, thonë se me shoqatën abuzohet (vidhet), ka ndonjë të vërtetë tek ky opinion apo është një justifikim për të mos marrë pjesë në Bashkësi?

Unë do t’i lutesha kujtdo që ka qoftë dhe dyshimin më të vogël, të bëhet anëtar së pari, dhe me t’u bërë anëtar unë personalisht do t’i vë në dispozicion të gjithë pasqyrën financiare të Shoqatës, qindarkë-për-qindarkë. Nëse gjejnë qoftë edhe më të voglin abuzim, jo vetëm që do të jap dorëheqjen e menjëhershme, por jam e gatshme ta paguaj personalisht dëmin. Me marrjen në dorëzim të aktivitetit financiar të Shoqatës, kam punuar me ditë të tëra të evidentoj dhe të kontrolloj hyrjet e daljet e parave që nga viti 2008, kaq më lejonte sistemi bankar. Aty kanë lënë gjurmë të gjitha lëvizjet e parave. Kjo pasqyrë do të vazhdojë të jetë e hapur e tarnsparente për çdo anëtar të Shoqatës, është e drejtë e secilit të dijë ku kanë shkuar e si janë shpenzuar paratë e tij. Po kështu kjo llogari është e hapur edhe për median. Jam e gatëshme t’i vë përpara syve edhe çdo gazetari të licensuar i cili do të marrë përsipër të shkruajë në shtyp apo televizion për mbarëvajtjen e Shoqatës.
Kam pak muaj që e kam marrë këtë detyrë, por shoh shumë njerëz të interesuar të afrohen në Shoqatë, ata janë të mirëpritur. Disa kanë shfaqur dëshirën të kontribojnë dhe ne donacionin e tyre nuk do ta lëmë të shkojë në boshllëk, por do ta propagandojmë në komunitet dhe në të gjitha mediat me te cilat kemi marrëdhënie të ndërsjellta. Ka një propozim për të krijuar një bibliotekë me libra në gjuhën shqip duke dhuruar nga secili, aq sa ka mundësi. Jo vetëm do ta krijojmë këtë bibliotekë, por do të ekspozojmë edhe emrin e secilit dhurues në krye të raftit. Janë të mirëpritur të sjellin botimet e tyre gjithë letrarët që jetojnë e punojnë këtu. Ne jemi të mendimit të organizojmë edhe promovime të veprave të tyre në shqip apo në anglisht.
Ka ardhur koha të kemi një qendër tonën ku të mblidhemi, një qendër derë-hapur në çdo kohë për shqiptarin dhe mikun e tij. Shtëpia e Shqiptarit do të flasë shqip. Aty do të këndohet e kërcehet shqip, nga vallet e kostumet e Çamërisë e deri tek veshjet popullore karakteristike të Kosovës, Ulqinit, Shkodrës, Shkupit, Mitrovicës, Podgoricës, të Lindjes e të Jugut të Shqipërisë. E kur puna e hallet e jetës të lodhin, do të kesh një vend ku të shplodhesh e të mbushësh shpirtin me mall e frymëzim, ndërsa shkëmben një fjalë në gjuhën tënde, lexon një libër në shqip, shikon të rinjtë që përparojnë e u ofrohen shërbimet e duhura për trainim e punësim, ku fëmijët e fëmijëve mësojnë gjuhën e ëmbël të Naimit e të Mjedës. E vetëm atëherë mund të themi se e kemi bërë mirë detyrën tonë, u kemi lënë brezave trashëgim shqiptarinë.

Shoqatat janë edhe ura lidhëse midis vendit të origjinës dhe vendit ku banojmë, si do ta forconi më tepër ju këtë lidhje?

Mendimi im personal është që momentalisht lidhjet me vendin mëmë përsa i perket anës institucionale, lenë shumë për të dëshiruar.
Siç e përmendni edhe ju në pyetjen tuaj, Shoqata duhet të jetë një urë lidhëse. Unë e perceptoj këtë urë me dy kahë. Le të mos harrojmë që Kanadaja ka thithur një pjesë të mirë të intelektit shqiptar. Për këdo agjendë qeveritare shqiptare, i ikuri s’duhet të jetë “i harruari”, aq më tepër kur vlerën po ia di më tepër bota se sa vendi i vet.
Nga ana tjetër, edhe ne duhet të bëjmë më tepër për vendin tonë. Psh, thjesht ta promovojmë mes miqsh e kolegësh Shqipërinë këtu në popullsinë kanadeze. Neve na ka falur natyra një vend të mrekullueshëm që çdo turist do të mahnitej me bukuritë e Shqipërisë.
Kandaja është një vend i ri, me klimë tjetër, një shtet i krijuar vonë dhe çdo kanadez do të habitej duke vizituar vendin tonë mesdhetar me një histori të lashtë e të lavdishme. Le të ecim në 100 kilometra rrugë nga Tirana në Shkodër. Të befason ndryshimi i natyrës në çdo kilometër, fauna dhe flora; luginë, mal, fushë, lumë, lagunë, det, plazh, liqen, kështjella, traditë, artizanat e mbi të gjitha muzeu i Skënderbeut në Krujë. Mora vetëm një shembull.
Konkretisht ne si Shoqatë do të punojmë që të grumbullojmë informacionin në bazë të nevojave dhe t’i vijmë në ndihmë kujtdo që ka interes për Shqipërinë apo edhe anasjelltas për Kanadanë.

Një nga qëllimet e Shoqatës është ruajtja e identitetit shqiptar, gjuhës, zakoneve, traditave, me një fjalë kulturës shpirtërore, çfarë planesh keni ju në këtë drejtim?

Ne do të mundësojmë vazhdimësinë e aktiviteteve që Shoqata tashmë ka krijuar traditën e saj në organizim, si: Festimi i festës së Pavarësisë Kombëtare në Nëntor, apo festimi i Pavarësisë së Kosovës në Shkurt, Pikniku i Verës në komunitet të cilin sivjet kemi planifikuar ta bëjmë më të gjallë e gazmor duke zhvilluar edhe një mini konkurs me grupet folklorike që do të marrin pjesë, promovimi i klasave të gjuhës shqipe, prania e grupit artistik të valleve “Shqiponjat e Vogla” në të gjitha aktivitetet tona kulturore, përgatitur me shumë dashuri e profesionalizëm nga koreografi i mirënjohur, Ramazan Këllezi, që njëkohësisht është edhe Zv Kryetar i Shoqatës, e shumë e shumë aktivitete të tjera që promovojnë kulturën dhe traditat shqiptare.
Në qendër të punës sonë gjithashtu do të jetë bashkëpunimi dhe promovimi i bisneseve shqiptare që kemi në komunitet. Duhet të ndihmojmë më shumë njeri-tjetrin.
Ruajta e identitetit shqiptar është një objektiv madhor i punës sonë si Shoqatë, e si e tillë ka rëndësi strategjike. Duhet t’i kthejmë sytë nga e ardhmja. Eshtë përgjegjësi e jona t’u përcjellim fëmijeve tanë identitetin tonë kombëtar. Njeriu po nuk diti nga vjen, nuk di as ku shkon.
Unë i bëj thirrje ndërgjegjes së çdo bashkëkombasi këtu në Kanada: Bashkohuni me mua dhe me grupin që unë drejtoj! Ejani të ndërtojmë së bashku shtëpinë tonë, Shtëpinë e Shqiptarit në Kanada! Emri dhe kontibuti juaj do të gdhendet jo vetëm në muret e asaj ndërtese, por edhe në historinë e brezave shqiptaro-kanadezë.
Faleminderit për intervistën!

Filed Under: Interviste Tagged With: Aida Bejte Lumi, Avdulla Kenaci, Interviste, SHOQATA – SHTEPIA E SHQIPTARIT

Gurët kilometrikë të Oltsen Gripshit

April 9, 2015 by dgreca

Nga Flora Nikolla/*.- Historia e Oltsen Gripshit me pikturën është një histori e kahershme, e cila përngjan me historinë e dashurisë mes Zeusit dhe Dianës, i cili iu desh të ndryshohej në mjellmë, dhe gjithë çfarë lloj forme dhe pamje, vetëm për të joshur hyjninë e bukurisë. Kështu dhe Oltseni si Zeusi me pasionin e tij, që në vogëli kur zhgarraviste dhe krijonte në mënyrë të pavetëdijshme forma antropomorfe, ka patur pikturën. Dhe i është dashur shumë punë e përgatitje për shumë vite për ta joshur atë. Ai mendon se piktura, arti në tërësi është një ndër dhuratat më të bukura që perëndia i dhuron njerëzimit dhe si e atillë ajo lind e rritet me ne. Vajtja për studime në Itali, kishte qenë gjithmonë një ëndërr në sirtar, për Gripshin. Pritshmëria ishte e madhe, se çfarë do të gjente atje, si do shihej e pritej nga vendasit, a po edhe në se kishte bërë zgjedhjen e duhur… ishin këto pyetjet,që i drejtonte vetes ditët e para në Verona. Rezultati i pas disa muajve i konfirmoi që Italia kishte qenë një zgjedhje shumë e mirë. Pas studimeve universitare për pikturë në Verona, në vitin 2009 mbrojti titullin Master Post Laurem në estetikë dhe kritikë arti në Universitetin e Padovës. Eksperienca në Padova ka qenë një eksperiencë që do ta kujtojë gjatë si nga këndvështrimi profesional ashtu dhe ai njerëzor. Mbrojtja e Masterit në Padova e plotësoi nga aspekti teorik i përgatitjen e tij mbi studimin për artin figurativ. Ai tashmë nuk ishte thjesht një artist, pra një krijues nëpërmjet pikturës, por edhe interpretues e shpjegues i gjuhës universale të artit nëpërmjet leximit estetiko-ikonografik. Diskutimi i tezës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në pikturën evropiane ka qenë një ndër momentet më emocionuese për Oltsen Gripshin në Itali, sepse me këtë tezë arriti të përfundojë shkëlqyeshëm studimet e tij e për më tepër të sillte një pjesëz të vogël të vendit të tij në Akademinë e Veronës. Ai tregon për veshjen e tij ditën kur prezantoi tezën përpara një komisioni prej gjashtë profesorësh. Mes tyre ishin rektori i akademisë së arteve Prof. Dr. M. Valdinoci, udhëheqësi shkencor Prof. Dr. D. Arich, korrelatori i tezës Prof. F. Ronzon, dekani Prof. Dr. D. Nalin dhe dy profesorë vëzhgues, të cilët mbetën të mrekulluar nga kostumi origjinal popullor i Shqipërisë së jugut (fustanella, plisi, jeleku i qendisur në ar dhe stolitë e tij. Gjatë viteve të studimeve në Verona, një eksperiencë shumë e bukur ka qenë edhe pozicioni i Oltsenit në restaurimin e librave dhe kodeve antike si dhe katalogimin e vëllimeve të reja pranë Bibliotekës Shtetërore të Veronës. Një eksperiencë pune, e cila i ka mësuar shumë si në aspektin profesional ashtu edhe në raportin njerzor me kolegët italianë dhe me lexuesit e të gjitha moshave e kombësive. Për të sekreti i shumë çmimeve që ka marrë është shumë i thjeshtë . Ai thotë se është talenti dhe shumë përkushtim e punë. Oltseni thotë se shkon ai tek çmimet dhe mendon se marrja pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të bën të kuptosh se sa je rritur profesionalisht e artistikisht. Në një mënyrë i shikon si gurë kilometrik për rritjen e tij si artist.
F.N: Ju keni kaluar fëmijerinë tuaj në qytetin e Durrësit, si do ta përshkruanit ju këtë fëmijëri në raport me qytetin bregdetar, qytetin historik dhe qytetin port?
O.G:- Në fakt, në qytetin e themeluar nga Herkuli, Epidamni, Dyrrachium dhe që sot e njohim me emrin Durrësi, kam kaluar një fëmijëri të pjesshme, sepse unë kam lindur në një tjetër qytet historik të themeluar nga romakët, Klaudina (Peqini i sotëm), ku dhe kam kaluar pjesën e parë të jetës time. Fëmijëria ime në qytetin e Durrësit ka qenë shumë dinamike, e gjallë, plot ëndrra dhe e ndarë pikërisht mes këtyre tre elementeve detit, i cili më jepte ndjenjën e lirisë, historisë, e cila më ka ngacmuar e joshur gjithmonë për të njohur të kaluarën dhe porti, i cili më injektonte idenë e një qyteti udhëkryq, të një porte të hapur që shikonte nga perëndimi ku ëndërroja një ditë të studjoja.
F.N: Cila është historia juaj me pikturën, lindi brenda jush, apo lindi me rritjen tuaj?
O.G:- Pyetje shumë e bukur po aq e bukur sa vetë historia mes meje dhe pikturës. Historia ime me pikturën është një histori e kahershme, e cila përngjan me historinë e dashurisë mes Zeusit dhe Dianës, i cili iu desh të ndryshohej/transformohej në mjellmë, dhe gjithë çfarë lloji forme dhe pamje vetëm e vetëm për të joshur hyjninë e bukurisë. Kështu dhe unë si Zeusi, pasionin tim që në vogëli kur zhgarravisja dhe krijoja në mënyrë të pavetëdijshme forma antropomorfe, kam patur pikturën. Dhe më është dashur shumë punë e përgatitje gjatë gjithë këtyre viteve për ta joshur atë, për ta bërë pjesë të pandashme të jetës time. Piktura, arti në tërësi mendoj që është një ndër dhuratat më të bukura që perëndia na dhuron dhe si e atillë ajo lind e rritet me ne.
F.N: Gjithësesi si do ta tregonit ju shkollimin tuaj ne përiudhën kur jetonit në Durrës?
O.G:- Në fakt unë vitet e para të shkollimit tim (filloren) i kam kryer në qytetin e Peqinit sikurse e përmenda dhe më lart, sepse rrënjët e mia rrjedhin nga një familje aristokrate autoktoke peqinase Gripshi .Në moshën dhjetë vjeçare bashkë me familjen time transferohemi në qytetin e Durrësit. Ndoshta vitet e shkollimit tim në Liceun Artistik Jan Kukuzeli të Durrësit kanë qenë jo vetëm vendimtare për artin tim, por dhe vite ku kureshtja për të njohur, studiuar dhe eksploruar gjëra gjithmonë të reja ka qenë e madhe. Më kujtohet kur bashkë me dy miq të mitë dilnim çdo pasdite dhe pikturonim peizazhe të ndryshme nga Durrësi, bënim skica dhe vizatime studimore për gjithçka na rrethonte, nga rrugicat e lagjeve të vjetra, anijet e ankoruara në port e deri tek rrënojat arkeologjike të amfiteatrit etj. Vendi ynë i preferuar për të pikturuar ka qenë kodra e vilës së mbretit Zog. Ishte një vend, i cili të ofronte gjithçka nga shumëllojshmëria e pemëve dhe bimëve deri tek pamjet mbresëlënëse të detit nga lart. Gati-gati ajo kodër më
ngjante si kopshti mitologjik i Edenit.
F.N: Pse dhe si ju u larguat nga Shqipëria?
O.G:- Largimi im nga Shqipëria ndodhi trembëdhjetë vite më parë, fill pas mbarimit të Liceut Artistik. Periudha e Liceut ishte një periudhë e mbushur plot dashuri, pasion dhe ego për artin, kështu që realizimi i kësaj ëndrre ishte ndjekja e studimeve të larta jashte vendit. Vendi më ideal për sa i përket artit ishte Italia. Pas shumë përpjekjeve fitova bursën për të studiuar në Akademinë e Arteve të Veronës ku dhe do të diplomohesha shkëlqyer në vitin 2006.
F.N: Cili ishte mjedisi që ju përballët kur shkuat në Itali, si e perceptuat dhe si u integruat ju në një mjedis të ri?
O.G:- Vajtja për të studiuar në Itali kishte qenë gjithmonë një ëndërr në sirtar, sigurisht që dhe pritshmëria ishte e madhe, se çfarë do të gjeja atje, si do shihesha e pritesha nga vendasit, a kisha bërë zgjedhjen e duhur e shumë e shumë pyetje, të cilat unë i drejtoja vetes ditët e para në Verona. Rezultati i pas disa muajve më konfirmoi që Italia kishte qenë një zgjedhje shumë e mirë. Italianët në përgjithësi janë një popull i butë i dashur dhe mikpritës, sigurisht që gjatë rrugëtimit tim kam hasur edhe elemente raciste, por shumë sporadike. Shqiptarët në Itali nuk janë shumë të parapëlqyer nga vendasit, për motive të ndryshme që një pjesë e bashkëkombasve tanë kanë arritur të zbehin imazhin e Shqipërisë dhe shkëlqimin e popullit të saj. Gjithësesi unë jam i idesë që jemi ne ato që me sjelljen, imazhin dhe përgatitjen tonë kulturore imponojmë respekt tek të tjerët.
F.N: Në vitin 2009 ju morrët titullin Master Profesional Post Lauream në “Illustrimi për të rinjë estetikë dhe kritikë arti, për një pedagogji në leximin e ikonave” pranë Universitetit të Padovës në Fakultetin e Shkencave të Formimit, pas diplomimit në Pikturë pranë Akademisë së Arteve të Bukura G. B. Cignaroli, me tezë “Shqipëria dhe shqiptarët në pikturën evropiane”…
O.G:- Po, pas studimeve universitare për pikturë në Verona, në vitin 2009 mbrojta titullin Master Post Laurem në estetikë dhe kritikë arti në universitetin e Padovës. Eksperienca në Padova ka qenë një eksperiencë që do ta kujtoj gjatë si nga këndvështrimi profesional ashtu dhe ai njerzor. Mbrojtja e Masterit në Padova më plotësoi akoma më tepër dhe nga aspekti teorik i përgatitjes time mbi studimin për artin figurativ, që do të thotë tanimë nuk isha thjesht një artist, pra një krijues nëpërmjet pikturës, por edhe interpretues e shpjegues i gjuhës universale të artit nëpërmjet leximit estetiko-ikonografik. Diskutimi i tezës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në pikturën evropiane ka qenë një ndër momentet më emocionuese për mua në Itali, për vetë faktin sepse me këtë tezë arrita të përfundoja shkëlqyeshëm studimet e mia kaq të ëndërruara e për më tepër të sillja një pjesëz të vogël të vendit tim në akademinë e Veronës. Veçantia që do të dëshiroja të përmendja është dhe veshja ime e asaj dite kur unë prezantova tezën përpara një komisioni prej gjashtë profesorësh. Mes tyre ishin rektori i akademisë së arteve Prof. Dr. M. Valdinoci, udhëheqësi shkencor Prof. Dr. D. Arich, korrelatori i tezës Prof. F. Ronzon, dekani Prof. Dr. D. Nalin dhe dy profesorë vëzhgues, të cilët mbetën të mrekulluar nga kostumi origjinal popullor i Shqipërisë së jugut (fustanella, plisi, jeleku i qendisur në ar dhe stolitë e tij), që tanimë bën pjesë e koleksionit tim të veshjeve origjinale popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
F.N: Keni punuar edhe në Bibliotekën Shtetërore të Veronës, si do ta përcaktoni këtë eksperiencë?
O.G:- Gjatë viteve të studimeve në Verona, një eksperiencë shumë e bukur ka qenë edhe pozicioni im në restaurimin e librave dhe kodeve antike si dhe katalogimin e vëllimeve të reja pranë Bibliotekës Shtetërore të Veronës. Një eksperiencë pune, e cila më ka mësuar shumë si në aspektin profesional ashtu edhe në raportin njerzor me kolegët italian dhe me lexuesit e të gjitha moshave e kombësive, sepse sikurse e citova pak më sipër jemi ne ata që bëjmë miq dhe armiq. Verona me kryerjen e studimeve të mia, bashkë me këtë eksperiencë pune në bibliotekën e saj më ka dhënë gjithçka. Verona është shtëpia ime e dytë. Eksperienca në bibliotekën e Veronës për post gjithçkaje do të ishte dhe ishulli ku unë çdo ditë do të izolohesha për të hulumtuar e shkruajtur librin tim të parë në gjuhën italiane “Emilio Salgari e i suoi romanzi illustrati da Alberto Della Valle”, i cili në brendi të tij përmbanë dy tregime për Shqipërinë të shkruara nga shkrimtari veronez Emilio Salgari.
F.N: Pse u kthyet në Shqipëri?
O.G:- Pse u ktheva në Shqipëri…?! Rikthimi në Shqipëri për mua nuk ka qenë aspak dramatik siç mund të ketë qenë për disa të tjerë apo që mendojnë se rikthimi në Shqipëri është një gabim tragjik. Jo, aspak, në fakt largimi nga Shqipëria për mua nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse sado që fizikisht isha në Verona me shpirt dhe mendje isha në Shqipëri. Është interesante se si kjo tokë të tërheq vazhdimisht me fuqinë e saj të gravitetit. Në fakt në Verona kisha arritur të kisha gjithçka dhe asgjë. Çfarë dua të them me këtë?! Dua të themë që sado që nuk më mungonte asgjë puna, miqtë, më mungonte toka ku kisha shkelur në vogëli, me mungonte që të flisja shqip të isha me familjen time. Shprehja popullore guri i rëndë peshon në vendin e vet, për rikthimin tim në Shqipëri do të tingëllonte shumë origjinale dhe koherente me mendimet e mia kur u largova jashtë me studime, që një ditë do të rikthehem në vendin tim me një tjetër eksperiencë dhe bagazh kulturor. Rikthimin e shoh si një mundësi të madhe për të kontribuar me gjithçka kam studiuar, arritur dhe huazuar jasht vendit për ta aplikuar këtu në Shqipëri.
F.N: Dhe si e gjeni ju sot Shqipërinë?
O.G:- Shqipëria ka ndryshuar, por duhet akoma shumë punë për të arritur aty ku vendi i shqiponjave meriton të jetë. Ajo çka vërej sot në Shqipërinë bashkëkohore është se ka një zhvillim të diferencuar, pra jo gjithçka shkon dhe rritet me të njejtin ritëm. Për shembull arti dhe kultura mbeten përsëri nën hije, nuk i jepet rëndësia e merituar. Nëse do të flisja se si unë e perceptoj zhvillimin e qyteteve shqiptare do të ishte se: ndërtimet vend e pa vend dhe pa kritere të qarta arkitektonike gjatë viteve të fundit, kanë shkatarruar estetikën e fasadave të qyteteve, por mbi të gjitha zhdukjen njëherë e përgjithmonë të thesareve arkeologjike me të cilat Shqipëria krenohet për historinë e lavdishme të saj. Mungesa e restaurimit të monumenteve të kulturës, mungesa e teatrove, kinemave, si dhe e skulpturës së lulishteve e kanë varfëruar akoma më tepër imazhin e qyteteve shqiptare. Mos harrojmë që arti është sot në vendet e zhvilluara ambasadori më i shkëlqyer për imazhin e një vendi në arenën ndërkombëtare.
F.N: Çfarë do të donit të ndryshonit Ju në Shqipëri?
O.G:-Çfarë do të doja unë të ndryshonte në Shqipëri? Pyetje e vështirë. Së pari do dëshiroja t’i jepej një rëndësi thelbësore zhvillimit e kultivimit të arteve në tërësi, duke filluar nga ekspozitat e artit figurative, koncerteve, letërsia, ndërtimi i teatrove të reja me standarte të larta ku aktorët, artistët e operas dhe të baletit të shpreheshin më së miri me talentin e tyre. Dhe këtu do të përmendja dy aforizma atë të shkrimtarit të madh Oscar Wilde, i cili thotë mund të ekzistosh pa artin, por pa atë nuk mund të jetosh dhe përshkrimi që një tjetër shkrimtar anglez Edward Gibbon do t’i bënte peizazhit shqiptar në shek. XVIII Shqipëria, një mrekulli e natyrës, tibeti i Evropës, e cila shikohet në horizont nga Italia si një tokë më misterioze sesa vetë brendësia e afrikës qendrore. Pra arti dhe kultura janë shpirti i një kombi.
F.N: Sot Jeni mësues i Historisë së Artit, Teorisë së Ngjyrave, Filozofisë së Artit dhe Edukimit Figurativ, njëkohësisht dhe Titullar i Departamentit të Arteve pranë Institutit Arsimor “Woodrow Wilson”…
O.G:- Po, shumë e vërtetë. Nëse do të më kishit pyetur cili është pasioni im i dytë, pa hezitim do të tu përgjigja se është mësimdhënia. Një tjetër ëndërr e bërë realitet. Trasmetimi i dijeve e gjithçka që unë kam akumuluar gjatë studimeve të mia ndër vite tek nxënësit, është një kënaqësi e madhe. Madje kontakti me të rinjtë, të qenurit mes tyre dhe në botën e tyre është një emocion që vetëm mësimdhënia ta dhuron.

F.N: Sa të interesuar e shihni ju sot brezin që po rritet me mësim marrjen?
O.G:- Interesat e të rinjve sot kanë ndryshuar nga ç’ka kanë qenë të tonat më parë. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që informacionet të merren në kohë reale. Kjo do të thotë që një i ri në një vend të caktuar të botës përjeton të njejtat gjëra që përjeton një i ri në një tjetër vend të botës njëkohësisht. Teknologjia me të rejat e saj ka ndryshuar padyshim faqen e njerzimit të mijëvjeçarit të tretë, por nëse do të analizonim dukuritë negative, do të theksoja që ka laguar pamasë kryesisht të rinjtë nga lexim i librave të ndryshëm, qofshin ata shkollorë apo jo! Mos leximi rregullisht prodhon më pas sigurisht dhe mungesë elokuence komunikimi, drejtëshkrimi etj…
F.N: Duke lexuar CV Tuaj, ve re se keni nivel organizativ shumëplanësh në disa sektorë si: Kurator ekspozitash, workshop, seminaresh dhe konferecash shkencore bashkëkohore.
O.G:- – Kjo aftësi organizative është falë një pune dhe përkushtimi sistematik për të mësuar e kuptuar gjithçka që më rrethon në profesionin tim. Nuk do të më pëlqente asnjëherë të kufizohesha vetëm në një drejtim, thjesht artist. Më pëlqen e reja, e panjohura dhe aplikimi i aftësive të mia në gjithçka që i përket profesionit tim. Për shembull puna kuratorjale më pëlqen shumë, është e drejtëpërdrejt, dinamike dhe përbashkuese, sepse organizon një ekspozitë apo një workshop dhe aty ti bashkon vlera artistike, kulturore dhe antropologjike. Seminaret apo konferencat janë gjithashtu një sfidë për mua, por njëkohësisht një kontribut i madh në shtjellimin dhe studimin e temave konkrete mbi artin shqiptar e jo vetëm. Nëse do të bënim një herarki të pasioneve të mia kuratori, organizimi i workshop-eve, seminareve dhe konferencave do të ishte në vendin e tretë.
F.N: Cili është sekreti i kaq shumë çmimeve që Ju keni marrë. Shkoni ju tek cmimet apo vijnë ato tek ju?
O.G:- Sekreti i shumë çmimeve të rëndësishme është shumë i thjeshtë… Talenti (mendoj) dhe shumë përkushtim e punë. Për sa i përket marrëdhënies time me çmimet, jam unë që shkoj tek ata. Mendoj që marrja pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të bënë të kuptosh se sa ti je rritur profesionalisht e artistikisht. Në një mënyrë e shikoj si një gurë kilometrik për rritjen time si artist.
F.N: Cilat janë disa nga çmimet që për Ju kanë më shumë rëndësi dhe pse?
O.G:- Çmimet më të rëndësishme që unë kam fituar janë të gjitha jashtë Shqipërisë. Çmimet që do të përmendja janë: Çmimi Ndërkombëtar “RAFFAELLO SANZIO 2014” si artisti i vitit nga Shoqata Kombëtare e Kulturës Italiane, Çmimi i Parë Ndërkombëtar “MIKELANXHELO I ARTË” nga Revista OverArt, Çmimi Ndërkombëtar “LE LOUVRE” nga Revista Effetto Arte, Çmimi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut “NELSON MANDELA 2014” si artist ambasador i paqes në botë, i cili me artin e tij ka kontribuar fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Artist i merituar nderi i qytetit Sogliano Cavour 2013. Këto çmime janë të rëndësishëm për mua në dy këndvështrime; së pari hapja e portave të reja ku unë mund të përcjell artin tim dhe së dyti me to nuk kam ngritur lart vetëm emrin tim, por edhe atë të Shqipërisë tonë të shtrenjtë.
F.N: Në fakt në vetvete, çfarë është një çmim?
O.G:- Një çmim është një kënaqësi, një vlerësim, një konfirmim për gjithë atë punë që ke bërë deri në atë moment dhe një shtysë e fuqishme për të dhenë akoma më tepër me artin tënd.
F.N: Po për artistin çfarë vlerë ka ai?
O.G:- Për artistin ka një vlerë të shumëfishtë. Vlerësimi i artistit nëpërmjet një çmimi i dhuron atij kënaqësi, motivim dhe fantazi për të arritur nivele të reja artistike në krijimtarinë e tij. Vlerësimi për artistin, medoj është oksigjen, sepse vlerësimi në vetvete nënkupton pëlqimin e gjuhës së tij artistike, më të cilën ai është shprehur, duke e bërë të pavdekshme një ndjenj të caktuar mbi telajo.
F.N: Si do ta përcaktoni ju një artist dhe sipas jush cilat janë pikat e tij më të forta?
O.G:- Një tjetër pyetje shumë interesante, Artistin do ta përcaktoja si një enciklopedi që ecën. Artisti, qoftë ky piktor, aktor, balerin, këngëtar apo shkrimtar e jeton botën me ngjyra dhe ato ngjyra mundohet t’i përcjellë nëpërmjet veprave të tij tek të tjerët. Artisti bluan brenda tij një botë konfliktuale, një botë plot kundërshtime, një botë të vetmuar, sepse vetëm nëpërmjet këtyre kalimeve të ndjenjave dhe kësaj bote të pasur shpitërore ai fillon të krijoi veprat e tij. Pikat e forta të artistit në përgjithësi sipas mendimit tim janë dy: ndjenjat dhe reagimi që ai i shpreh me gjuhën e tij univresale, Artin.
F.N: Cilat janë disa nga plane tuaja më të afërta?
O.G:- Planet më të afërta për mua janë; së pari hapja e një ekspozite me veprat e mia më të fundit në zhanrin e pikturës dhe mbrojtja e titullit doktor i shkencave në histori arti pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Botimi i librit tim të dytë shkencor mbi artin figurativ “Historia e portretit në artin e Rilindjes evropiane shek. XIV – XVI”. Jam duke punuar shumë për themelimin e një çmimi ndërkombëtar të artit bashkëkohor që së shpejti do ta bëj publik, i cili të jetë gjithëpërfshirës ku mund të konkurojnë artistë pa dallim gjinie dhe kombësie. Gjithashtu me shumë entuziazëm po pres pjesëmarrjen time në qershor 2015 në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Firence, ku dhe jam emëruar për çmimin prestigjoz të karrierës Lorenzo de Medici 2015.
* ATSH

Filed Under: Interviste Tagged With: Flora Nikolla, guret kilometrike, Oltsen Gripshi

Çdo inxhinier nafte mund ta parandalonte ngjarjen e Marinzës

April 8, 2015 by dgreca

INTERVISTA/ Flet ing. i naftës Sazan Guri/
-Sot, babëzia për fitim është më e madhe se madhështia për punë, ndaj ndodhi tragjedia/
-Faqet e pusit ishin të dobëta, jashtë inxhinieringut, me parametra më të vogël se presioni i lëngut ardhës/
-“Gjakut” të pusit i ishin ulur parametrat, për shkak të gazifikimit të saj nga çlirimet e posit/
-Asnjë gjë dhe asnjëherë nuk ndodh pa paralajmërim natyror/
– Në puse nga drejtuesit çdo shtrese duhet ti njihet energjia, presioni, sasia e mundshme e lëngut hidrokarburë/
-Kjo ishte një pakujdesi, një shkelje e rëndë e rregullave më të lehta të sigurimit teknik/
– Në anamnezat e banorëve të zonës nuk vërehen përmirësime ose ulje të numërit të tyre me karbon në gjak/
-99% e njerëzve, më saktë banorëve të zonës janë të prekur nga sëmundjet si karboni në gjak/
– Anemia, problemet me frymëmarrjen, me zemrën, me sistemin tretës bëjnë që mesatarja e jetës në këtë trevë nuk kalon të 57 vjetët/
– Patjetër, kompania të fillojë nga rehabilitimet shëndetësore/

Nga Albert Z. ZHOLI/
Shpërthimet e fundit në Marinëz kanë tërhequr vëmendjen e shumë intelektualëve, shoqërisë civile, shoqatave të mbrojtjes së ambientit dhe ish inxhinjerëve të naftës që kanë punuar në këtë sektor. Sipas tyre në këto shpërthime fajin kryesor e ka firma që ka në administrim puset e naftës. Problemet në këtë zonë janë teëpr shqeëtsuese. Krysore është ase ato gazra ndikojnë në shëndetin e njeriut në mënyrë shumë të rrezikshme. Sipas z. Guri, 99% e njerëzve, më saktë banorëve të zonës janë të prekur nga sëmundjet si karboni në gjak, menjëherë mbas të cilës vjen anemia, problemet me frymëmarrjen, me zemrën, me sistemin tretës aq sa mesatarja e jetës në këtë trevë nuk kalon të 57 vjetët
Z. Guri, ju si një inxhinier i mirëfilltë nafte a mund të na thoni se çfarë ka ndodhur realisht në zonën e Marinzës?
Të gjithë u njohëm me faktin se ditët e fundit në vendburimin e Marinzës gjatë aktivitetit të shpimit të një pusi kërkimor brenda një zone naftëgazmbajtëse shumë të njohur tashmë shpërthen një pus, prej të cilit ujë me baltë e gaz ‘të ëmbël‘ u ngrit në havadan. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Sepse, vetitë e lëngut të argjilës që ushtrojnë presion ndaj faqeve të pusit ishin të dobta, jashtë inxhinieringut, me parametra reologjik si peshë specifike dhe viskozitet më të vogël se presioni i lëngut ardhës siç ka qenë gazi dhe uji.
Po si mund ta dijë kompania këtë?!
Asnjë gjë dhe asnjëherë nuk ndodh pa paralajmërim natyror. Sigurisht, që me dosmosdo, peshës specifike të argjilës, gjakut të pusit duhet t’i jenë ulur parametrat, për shkak të gazifikimit të saj nga çlirimet e pusit, dhe menjëherë një doktor (lexo inxhinier apo teknik i lëngut larës) do ta vërente këtë tension të ulët të gjakut (lëngut argjilor) dhe menjëherë do të reagonte.
Si, qysh?!
Duke i “trashur” parametrat që të ushtrohej një presion më i madh ndaj mureve mbajtës të pusit apo duke iu përgjigjur me një presion më të lartë presionit të gazit të ardhur qoftë edhe si kapele gazore të një shtrese nafte ose të një thjerze të caktuar gazmbajtëse. Ndaj guxojmë si një inxhinier gjeolog nafte prej disa vjetësh në puse kërkimi, dhe jo në puse si të vendburimit të Marinzës, ku janë deri më sot, më tepër se 2000 të tillë, ku çdo shtrese i njihet energjia, presioni, sasia e mundshme e lëngut hidrokarburë, të themi se kjo ishte një pakujdesi, një shkelje e rëndë e rregullave më të lehta të sigurimit teknik. Dhe kur, sot, dhe pse, sepse babëzia për fitim është më e madhe se madhështia për punë.
A mund të ishte e evitueshme ky aksident dhe c’pasoja ka në shëndetin e banorëve dhe në mjedisin përreth?
Evitimin e thashë më lart, ndërkohë tashmë Kompania do të paguajë për pasojat që vijnë nga ky aksident i fundit, por edhe për ato të historisë së saj, ndoshta edhe për ato të historisë së Albpetrolit. Me plot gojë që e kemi mbajtur të trembur për kaq vite, sepse nuk na ka lenë Drejtori (Shteti) ta themi, por kur tashmë natyra foli e para pse të mos flasim ne gjoja intelektualët që na ka paguar ky popull për të menduar, folur e për të shkruar. Po le të themi njëherë të vërtetën, duke i parë banorët në sy dhe jo tinëz, duke ia kujtuar shtetit dhe çdo qeveritari që fshihet pas kompanisë, madje hapur se në anamnezat e banorëve të zonës nuk vërehen përmirësime ose ulje të numrit të tyre me karbon në gjak. 99% e njerëzve, më saktë banorëve të zonës janë të prekur nga sëmundjet si karboni në gjak, menjëherë mbas të cilës vjen anemia, problemet me frymëmarrjen, me zemrën, me sistemin tretës aq sa mesatarja e jetës në këtë trevë nuk kalon të 57 vjetët. Edhe kjo përbën kosto mjedisore që e përkthyer ndryshe do të thotë kosto shëndetësore dhe mjedisore. Ndaj, me plot gojë mund të themi se mbetjet e naftës janë të shtruara bashkë me ushqimin në sofrën myzeqare.
Si e mendoni zgjidhjen për rastin konkret, por edhe për aktivitetin e kompanisë së huaj në këtë vendburim?
Kontrata me këtë kompani na jep pak dorë të korrigjojmë gabimet e së kaluarës, madje shteti ynë ‘pronari i dyqanit – tokës, vendburimit’ nuk ka të drejtë të kontrollojë se çfarë i bën ai kësaj prone. Imagjino, që pas shpërthimeve, ne si shtet (AKBN-ja, Albpetroli, apo kushdo qoftë) nuk kemi të drejtë të marrim kampione, të flasim për treguesit e saj, nëse gazi është i helmët apo i ëmbël, sikurse na u tha. Le të ngelemi të rrugët e zgjidhjes. Kompania është përballë faktit që ka bërë një krim mjedisor, duke vrarë gradualisht dhe me shumicë njerëz të pafajshëm. Me patjetër, kompania të fillojë nga rehabilitimet shëndetësore, duke shpjeguar më parë lidhjet e sëmundjeve të banorëve me ndotjet e ardhur nga mjedisi pranë. Të ndreqë dhe të ulë menjëherë ndotjet në ajër, të ulë ritmet e prodhimit të naftës, të gjejë mekanizma për uljen e zhurmave dhe të vibrimeve ndaj banorëve pranë, dhe t’ju sigurojë banorëve ujë të pijshëm në çdo rubinet. Dhe së fundi, të përgjigjet ligjërisht dhe financiarisht për dëmin e shkaktuar nga shpërthimi i fundit.
Kohët e fundit, Ju kini shpallur kandidimin tuaj për qeverisjen e bashkisë së Tiranës në postin më të lartë të saj, sic është ai i Kryetarit të bashkisë. Cilat janë ambiciet tuaja?
Ne përfaqësojmë një forcë politike e quajtur Aleanca Ekologjike Europiane, të cilën e aktivizojmë më shumë gjatë fushatave zgjedhore, sepse kemi kuptuar në lëvizjet tona se qytetarët nuk para e kanë qejf të qenurit partiak apo punë partie. Qytetarët na kanë ndjekur në beteja e kauza në mbrojtje të mjedisit, për shkak se kemi qenë lëvizje qytetare apo qytetarë të përpjekur, të cilët shpesh harrohen. Pikërisht këtë kuptuam, që qytetarët janë të pa përfaqësuar në zgjedhje dhe në zgjidhje apo vendimmarrje. Dhe menduam që gjithë këtë klasë jo militantësh, që nuk janë pak, por 60%, sepse na rezulton se të dy partitë e mëdha sigurojnë 20% secila të votuesve shqiptarë apo Tiranas. Po 60% të qytetarëve ku do të venë, kur 30% prej tyre i përkasin pjesës së zemëruar, së anuar, së pakënaqur dhe 30% tjetër përfaqësojnë pjesën eklektike të elektoratit si kudo. Pra, janë 60% të votuesve që nuk dinë apo nuk duan apo nuk mundin të venë diku deri më sot. Pjesëmarrja jonë do i sensibilizojë ata, do t’i orientojë drejt një kutie të tretë apo të katërt, do t’i bëjë të ndjehen mbret një ditë, do t’i bëjë që të mendojnë se ka shpresë. Ndaj dhe lajtmotivi ynë është TIRANA E SHPRESËS.
A mendoni ju se do të krijoni hapësirë për vendimmarrje politike për të mbrojtur dhe zgjeruar hapësirat publike, sigurisht edhe ato të gjelbërta.
Një nga pikat e forta të programit tonë është ‘Ndërtime zero’ brenda unazës së njohur të Tiranës, që do të thotë pikësëpari ruajtje të hapësirave publike të këtyre që kemi. Më pas do te mendojmë se si këto hapësira të pa personalizuara do t’i kthejmë në hapësira territoriale, publike, sportive çlodhëse. Hapësirat ‘toke djerr’ në midis pallateve janë ende të shumta, po ashtu edhe ish ndërmarrjet apo industritë e braktisura që presin të kthehen në betone, ndërkohë që politikat tona do të jenë zotërimi apo blerje nga institucioni bashkiak i këtyre hapësirave dhe kthinmi i tyre në zona të gjelbërta, pse jo pyje të vegjël që do të rrethojnë komplekset e ndërtimit. Motoja do të jetë që gabimet urbane do të korrigjohen nga gjelbërimi vertikal që do të thotë se pemët do të jenë më të larta se lartësia e pallatit dhe hapi tjetër do të jetë rrethimi i Tiranës me kurorë apo kolinë të gjelbërt.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Z. Zholi, Sazan Guri, shperthii ne Marinz

LEKA I: “Shqiptaria do të fitojë”

April 6, 2015 by dgreca

Beqir Sina- Interviste nga arkivi- Pretendenti per fronin Mbreteror, Naltemadhenia e Tij Leka Zogu I, flet rreth zhvillimeve me te fundit ne Shqiperi e rajon/ *
Ç’do te thote per NMT Leka I nje fitore e koalicionit te ri opozitar “Bashkimi per Fitore” ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit ne Shqiperi dhe cili eshte mesazhi juaj per shqiptaret?
-E Djathta po rikthehet ne pushtet kudo ne Europe dhe Shqiperia si pjese e Perendimit nuk mund te beje perjashtim qe te mbetet peng i socialkomunisteve, qe e kane çuar ate ne buze te humneres. Jam i bindur qe edhe ne Shqiperi do te fitoje koalicioni i djathte “Bashkimi per Fitore”. Afrimi i ketyre zgjedhjeve me jep rastin t’iu bej thirrje te gjithe shqiptareve, qe me paqe, bashkim kombetar e vellazerim, te votojne per me te mirin, per deputetin qe duan, qe punon per ata, qe te japin voten dhe per kombin. Per ate deputet qe e di se nuk i genjen dhe nuk largohet nga zona qe e ka zgjedhur, por jeton e rri me ta duke zgjidhur problemet e tyre. Mesazhi im per popullin eshte qe te kemi shprese dhe te jemi bashke per ta shpetuar Shqiperine tone te bukur, qe e meriton te kete nje jete te begate, te lumtur dhe te siguruar per te gjithe shqiptaret e trojeve tona, qe na i kane lene baballaret tane, te paret tane me nje Gjuhe dhe me nje Flamur, me Shqiperine
tone krenare.
Cili eshte vleresimi juaj per lidershipin aktual opozitar ne Shqiperi?
-U be shume mire qe e djathta eshte bashkuar dhe po shkon ne koalicion ne zgjedhje. Jo se une kam ndonje gje per socialistet e thjeshte, sepse edhe ata kane votuar per Monarkine me 29 qershor te 1997-es, dhe une e respektoj voten e tyre, dhe une pata premtuar se mund te qeverisja edhe ne ato kushte. Por
gjerat kane ndryshuar: Qeveria socialiste me politikanet e saj e kane çuar shume prapa Shqiperine dhe i kane sjelle shume dem Çeshtjes shqiptare, qysh se e moren ata pushtetin. Ka ardhur koha qe te behen ndryshime. Ky eshte rregulli i demokracise qe duhet ta pranojme te gjithe, iken pozita dhe vjen opozita e anasjelltas me vone. Prandaj eshte dhe parlamenti me shume parti. Por kjo kerkon qe te jepen alternativa per popullin dhe jo premtime boshe per te ardhur ne pushtet. Une besoj se opozita, me zotin Berisha dhe lideret e rinj qe po aktivizohen, di t’i japi keto alternativa qe kerkohen dhe di t’i zbatoje premtimet.
-Sa i mundshem eshte rikthimi juaj ne Shqiperi?
-Rikthimi im ne Shqiperi do te jete i shpejte. Ndersa per nje referendum tjeter per Monarkine, siç ju thashe dhe me pare, kjo i takon popullit shqiptar ta vendose ne se do nje referendum tjeter per Monarkine apo jo. Une jam nje ushtar i popullit shqiptar, i kombit shqiptar.
A nuk i trembeni procesit gjyqesor qe ka ngritur organi i akuzes ne adresen tuaj?
Historine e 3 Korrikut 1997 e dine te gjithe. Qeverise aktuale i leverdis ta mbaje te hapur nje proces te tille. Kjo eshte puna e tyre. Me kohen qe ka kaluar, me te vertetat qe kane dale edhe ne ate proces, ajo dite eshte vetem nje proteste e popullit kunder vjedhjes se votes, mllefi popullor per te kerkuar voten e tyre, dhe ku ne u ftuam te marrim pjese. Dhe ashtu siç kane deshtuar gjyqe te tjera dhe ky gjyq eshte i deshtuar. Duke treguar se gjithmone Mbreti eshte me popullin, ky proces eshte i kapercyer. Nuk mundet te me ndaloje mua asgje edhe nga ana juridike te me ktheje ne atdheun tim.
-Sa ndikon vendimi i Mbretit te Bullgarise per te kandiduar edhe per president, nese fiton zgjedhjet, tek NMT Leka I, mbret i shqiptareve?
Situata ne vendet e Ballkanit eshte e ndryshme. Ne Bullgari ashtu ka qelluar qe Mbreti Simeon ka marre ate vendim. Por kjo nuk do te thote qe te veprohet keshtu, fjala vjen edhe ne vendet e tjera ku jane kthyer familjet mbreterore.
-Ne Shqiperi, perveç PLL-se qe mbron parimet mbreterore, kohet e fundit eshte krijuar edhe Partia Monarkike. Komenti juaj?
Per Mbretin te gjitha partite jane njesoj, sepse ai eshte mbipartiak. Por, vetekuptohet se Partia Levizja e Legalitetit, e kryesuar nga zoti Ekrem Spahia, eshte e vetmja vazhduese e Legalitetit legjitim, dhe ka programin e saj ne rikthimin e monarkise. Por kete mund ta kene edhe parti te tjera ne programet e tyre. Nje gje duhet te kuptohet mire. Sipas Statutit Themelor te 1928-tes, Mbreti eshte i te gjithe shqiptareve dhe jo i nje apo disa partive. Prandaj, edhe fjala ime vazhdon te jete per te siguruar Paqe- Bashkim-Vellazerim. Kjo eshte rruga per te shpetuar Shqiperine dhe popullin shqiptar, qe ka shume probleme dhe rreziqe te medha ne te gjitha trojet shqiptare.
-Cili eshte vleresimi i NMT Leka I per Kornizen Kushtetuese te Kosoves?
-Ne Kosove vazhdojne shume probleme, por me kryesori eshte ai i Pavaresise, si rruga e vetme drejtrealizimit te aspiratave kombetare. Administrata Nderkombetare dhe KFOR-i kane arritur te realizojne disa gjera, por ata nuk mund te qeverisin Kosoven per nje kohe te gjate. Kete mund ta bejne vetem shqiptaret e Kosoves, sepse dihet qe vetevendosja eshte e lidhur me veteqeverisjen. Mund te permendim per shembull vetem Çeshtjen e Mitrovices, qe vazhdon te jete me shume probleme dhe e ndare padrejtesisht. Nje qeveri e Kosoves do ta zgjidhte shume mire kete problem po ashtu dhe shume probleme te tjera, sepse do te ishte ne veprim e gjithe administrata e Kosoves, policia, drejtesia, ushtria dhe te gjitha strukturat shteterore. Keto do te ishin te deshirueshme per te vendosur rregull dhe drejtesi, sepse eshte keshtu deshira e gjithe popullit te Kosoves.
Pra, zgjedhjet e reja, qe do te nxjerrin nje administrate te re qe nga Parlamenti dhe qeveria e Kosoves, do te jene si nisje per te realizuar aspiraten shekullore per pavaresine e Kosoves dhe te Shqiperise etnike. Une i kam mbeshtetur dhe i mbeshtes te gjitha kerkesat e popullit shqiptar te Kosoves, per nje Kosove te lire e te pavarur.
Me kete sy e shikoj une Kushtetuten e Kosoves apo “kornizen ligjore”, siç po e quajne nderkombetaret. Politikanet e Kosoves duhet te shikojne ate qe kerkojne shqiptaret e Kosoves, te realizojne ate per te cilen jane perpjekur dhe kane luftuar per dhjetra vjet. Per kete duhet te perfitojne çdo gje, edhe nga korniza ligjore, edhe nga Rezoluta e Keshillit te Sigurimit 1244, sepse asgje nuk mundet ta mohoje e ndaloje referendumin gjithepopullor, te drejten themelore te te Drejtave te Njeriut sipas aktit final te kartes per vetevendosje, referendumin, ne te ardhmen. Veçse gjithmone duhet te ruhemi nga kurthet qe po vazhdojne te ngreje Beogradi me aleatet e tij. Une jam i bindur se mbas zgjedhjeve te 17 nentorit, Kosova ka per te shkuar drejt Shqiperise se enderruar me shume se 80 vjet.
-Lidershipi politik i Kosoves ne kendveshtrimin e Mbretit te shqiptareve, Leka Zogu Pare?
-Une nuk kam preferenca per politikanet. Preferenca ime e vetme eshte populli i Kosoves, sepse vete ideali im eshte per Shqiperine Etnike dhe jo per persona te caktuar e per parti politike, qofshin keta politikane te Kosoves per te cilet kam nje respekt te veçante, per ate çka kane bere e po bejne ne te mire te Kosoves. Ka disa rregulla qe i vendos vete populli dhe jane kriteret baze per te vleresuar te gjithe politikanet. Keto jane te lidhura me çeshtjen Kombetare, pra me politikat per te realizuar idealin kombetare te Pavaresise se Kosoves dhe te Shqiperise Etnike, qe kurre nuk eshte termi sllavo-komunist “Shqiperia e Madhe”, siç po thone lart e poshte Beogradi, miqte e tij e rrogetaret e Beogradit, dhe armiqte e Shqiperise. Ata qe kane punuar dhe punojne per keto ideale, kane jo vetem respektin tim, por te gjithe popullit shqiptar, kudoqofte ai. Per te gjithe ne vazhdon te kete rendesi te madhe motoja jone “Atdheu mbi te gjitha”.
-Cili eshte vleresimi juaj per zhvillimet e fundit ne Kosoven Lindore dhe ne Maqedoni?
-Shqiptaret ne Kosoven Lindore dhe ne trojet e tjera shqiptare si ne Tetove e Kumanove, nuk kane nevoje per ndihma individuale, sepse ata po kerkojne te drejtat e tyre te shkelura e te mohuara, te drejta keto te miratuara e te njohura sipas Kartes se Helsinkit apo edhe te dokumenteve te tjera te OKB-se dhe te OSBE-se. Te drejtat e tyre jane te drejta legjitime dhe duhet te merren parasysh, dhe jo te anashkalohen apo neglizhohen, se ndryshe mund te vazhdoje gjate lufta e tyre e drejte, duke kerkuar per t’u vene drejtesia ne
vend. Une jam duke i kryer detyrat e mia si Mbret i shqiptareve dhe vellazerimit. Ne te gjitha trojet shqiptare e dine boll mire se Mbreti i tyre eshte gjithmone perkrah shqiptareve.
Aktualisht ne hapesiren mbareshqiptare zoteron nje situate mjaft komplekse.
-Cilat jane rruge zgjidhjet sipas NMT Leka I ?
-Ashtu siç e dine te gjithe, jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, populli shqiptar ia dha voten e tij Monarkise me 29 Qershor 1997. Mirepo kjo vote u vodh dhe nuk u zbatua verdikti i popullit. Une ia kam borxh kete popullit tim. Natyrisht, i kam borxh edhe premtimet per te vendosur rregull dhe drejtesi, per te siguruar pune per te gjithe shqiptaret dhe se bashku do te shihnim nje ndryshim te madh per çdo vit. Une keto premtime do t’i vija ne zbatim. Tani, i takon popullit shqiptar te vendose vete. Ai e ka pare edhe po
e sheh çdo dite se ku kane shkuar rendi dhe drejtesia, çfare bejne ata per korrupsionin, ku te gjithe qeveritaret e sotem nuk po i sherbejne popullit, por po mbushin xhepat e tyre. Pra, jane ata qe i paten premtuar popullit deri ne nje kthimin e parave te piramidave ose ata qe premtuan hapjen e vendeve te punes per gjithe shqiptaret. Por, jane ata qe vetem kane hapur kalimet ilegale te kufijve te trafiqeve te paligjshme, qe te ikin te gjithe shqiptaret, duke iu hapur edhe varrin ne fund te detit vetem qe shqiptaret te ikin ne toka te huaja dhe te fusin çdo lloj te huaji ne Shqiperi. Kjo eshte “politika” qe zbatojne keta “zoterinj”, qe po i thone vetes se jane duke bere “me te miren” per shqiptaret. Per shqiptaret do te thosha une jo se jo, veçse per veten e tyre, si edhe atyre qe iu sherbejne.
*Realizuar në Prill 2000 – Me telefon nga New Yorku gazetari yne Beqir SINA, me rastin e diteve te prillit, eskluzivisht per gazeten kombetare Bota Sot, e realizoi kete interviste ne rezidencen e tij ne Afriken e Jugut nga Johanesburgu ku qendronte ne egzil familja mbreterore shqiptare ,

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, Leka I

PELLUMBI: Kënga lindi bashkë me mua

April 6, 2015 by dgreca

FLET LULJETA PELLUMBI: U jam mirënjohëse pedagogëve të mi,Ibrahim Tukici dhe Luiza Papa (Çako)./
Intervistoi: Fadil Shehu- Florida/
Do të doja të flisnit pak, për momentin e largimit tuaj nga Shqipëria dhe ankorimin e ditëve të para në shtetin gjigand të Nju Jorkut. Ju kujtohen sot ato?
Megjithëse ka kaluar një kohë shumë e gjatë largimi tim nga atdheu im, sërish mendja dhe zemra ime, vështrojnë përjetësisht shqipërinë, vendin me të bukur ku unë e u linda dhe u rrita.
A ishte i vështirë integrimi juaj si qytetare dhe artiste, pasi dihet se në SH.B.A. jetojnë artiste nga të gjitha vendet e botës?
Si për të gjithë, fillimi është i vështirë, kur largohesh nga vendi yt. por për mua nuk ishte e vështirë, sepse unë erdha si artiste këtu në Nju Xhersi, me vizë pune .
Çfarë do të thotë për ju të jesh përjetësisht e dashuruar me magjinë që të ofron kënga?
Për mua kënga është, ajri, toka, pra është pjesë e pandarë e jetës time, një dhuratë që jo gjithëve ja ka falur zoti.
A ka qenë ëndërr e hershme kënga,apo ajo trokiti rastësisht në jetën tuaj?
Kënga lindi me mua qysh në fëmininë time dhe lulëzoi, kur une isha 9 vjeçare në festivalet e këngës, për fatosa dhe pionierë. Ku kam fituar çmimin e parë me Këngën “Lufta në grykën e Holtës”.
Ju keni studiuar për kanto, ku pedagogë keni patur të mëdhenjtë e skenës shqiptare Ibrahim Tukiçi dhe Luiza Papa. Cdo të thoshit për ta?
Po. Unë kam studiuar për kanto në Tiranë, ku pedagogë kam patur “Artisit i Popullit”, Ibrahim Tukiçi dhe “Artiste e merituar”Luiza Papa (Çako),të cilët më dhanë një përvojë shumë të pasur në fushën e muzikës .
A ndjeni ndopak nostalgji sot për pjestarët e familjes artistike“Isuf Myzyri” të Elbasanit, pjesë e së cilës ishit dhe ju?
Mbas shkollës jam aktivizuar dhe kam marrë pjesë me Ansamblin folklorik “Isuf Myzyri”. Ndjej mirënjohje e nostalgji për koncertet e dhëna, brenda e jashtë vendit.
Sa ju ka shërbyer eksperienca e fituar me ansamblin folklorik “Isuf Myzyri”në ecurinë e karrierës suaj artistike?
Eksperienca që kam fituar gjatë asaj kohe, është vërtetë kolosale, duke punuar me artistë dhe muzikantë shumë të talentuar të këtij ansamblit ,ku do të veçoja vëllezërit Zena, Albert Tafani dhe i madhi Sopot Serica .
Spektatori ju ka ndjekur dhe në premierat e trupës së estradës profesioniste të këtij qyteti.
Po, është e vërtetë. Unë kam qenë e angazhuar me këtë trupë artistike, qysh kur isha ende në shkollën e mesme. Patjetër që po të kishje pranë, kompozitorin dhe dirigjentin e shquar, Alfons Balliçi dhe këngëtarë të mirënjohur Mustafa Mehja, Zuzana Qatipi e shumë e të tjerë, suksesi ishte i padiskutueshëm
Sa kohë kontribuat si këngëtare në këto dy foleza të artit elbasanas?
Periudha prej dymbëdhjetë vitesh,si këngëtare e ansamblit”Isuf Myzyri”dhe estradës profesioniste të Elbasanit, padyshim kanë ndikuar në formimin tim si këngëtare. Edhe sot unë ndjej nostalgji për këngët popullore qytetare elbasanase.
Në cilin spektakël apo koncert jeni ndjerë e vlerësuar dhe respektuar më shumë nga publiku?
Pothuajse në të gjitha spektaklet që kam dhënë në mjaftë shtete këtu në Amerikë, jam vlerësuar nga publiku.
Disa prej këngëve të reja të repertorit tuaj, ju i këndoni me këngëtarin shkodran Xhelal Gjurkaj.Si lindi ky bashkëpunim?
Ky bashkëpunim me këngëtarin e talentuar shkodran, Xhelal Gjurkaj, lindi në ditët e para të dashurisë tonë, para 18 vjetësh, ketu në Nju Xhersi, ku banojmë edhe sot.
Mendoni se kënga shërbeu si urë lidhje që ju të njihehshit, dashuroheshit, madje të martoheshit me të, duke patur dy vajza të bukura?
Po. Mendoj se kënga, arti na bashkoi të dyve, ku sot ne kemi një familje të përkryer, me dy vajza, të cilat e bëjnë jetën tonë më të lumtur.
Një nga këngët e reja të repertorit tuaj është dhe ajo me titull”Sa të dua”, me orkestracion të Dritan Papa.Ju e këndoni këtë këngë për bashkëshortin apo ai e këndon për ju?
Po. kjo këngë është duet,e kënduar nga unë dhe Xhelali, orkestruar nga kompozitori dhe orkestruesi shumë i talentuar, Dritan Papa. Këngë e cila na qëndron për shtat të dyve.
Luljetë.Ju këndoni këngë të shqipërisë së mesme dhe të jugut, ku këngët e trevës së veriut, i qëndrojnë më për shtat bashkëshortit tuaj që ështës shkodran. Mendoni se kjo ka bërë që në çdo koncert kënga shqiptare të jetë e ekuilibruar dhe e mirëpritur?
Patjetër, që krahas punës sime shumë vjeçare, në sukseset e këngëve të repertorit tim, sukses ka partneri dhe bashkëshorti im, Xhelal Gjurkaj. Mendoj se këngët e jugut, të shqipërisë së mesme me të cilat jam rritur që fëmijë, këngët popullore me motive të veriut,janë bërë tashmë “pronë”e bashkëshortit tim. Ky gërshetim,ka bërë që kënga shqiptare, të pëlqehet nga spektatori i çdo moshe.
Sipas jush,ç’farë cilësi të veçantë duhet të zotëroj një këngëtare, që kënga e saj të jetë e bukur, e sukseshme?
Që kënga të jetë e bukur, tërheqëse, padyshim duhet që këngëtarja të jetë e talentuar, dhe e kompletuar profesionalisht në e fushën e muzikës. Mos të harrojmë se dhe teksti i këngës, duhet të jetë në harmonizim të plotë me muzikën.
Sa duhet të sakrifikojnë dy bashkëshortë artist në ritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre?
Për ne, edukim dhe e ardhmja e fëmijëve tanë është primare, ku sakrificat janë të pranishme në çdo hapësirë të jetës sonë.
Cilët prej këngëtarëve shqiptarë, konsideroni si model të këngës popullore?
Janë shumë emra të talentuar, por në këto çaste do të veçoja, mbrtëreshën e këngës popullore të shqipërisë së e mesme, Merita Halili.
Nëse nesër, do t’ju jepej rasti për një koncert tuajin recital, cilët prej këngëtarëve do të ofroje me kënqësi si partner në skenë?
Me kënaqësi do të ftoja në skenë këngëtarët, Mustafa Mehja, vëllezërit Zena ,Merita Halili dhe Xhelal Gjurkaj.
Intervistoi: FADIL SHEHU
Florida, Prill, 2015

Filed Under: Interviste Tagged With: kenga lindi me mua, Luljet Pellumbi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 146
  • 147
  • 148
  • 149
  • 150
  • …
  • 216
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT