• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Schmid ia rikujton Haradinajt se Demarkacioni është kusht për liberalizimin

October 26, 2017 by dgreca

Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mbetet kusht që duhet plotësuar sa më parë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja pa viza në Zonën Shengen, ka deklaruar Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid.
Nga Arton Konushevci/ RFLHaradinaj-shmidHelga Shmid dhe Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët për media/
Këto komente, ajo i ka bërë në Prishtinë gjatë një konference për media e shoqëruar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ajo, përveç Haradinajt, ka takuar edhe presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësuesit politikë të opozitës.

Schmid ka u ka bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që sa më par t’i kryejnë obligimet që kanë marrë përsipër, përfshi edhe reformat e nevojshme, në mënyrë që vendi të ecë drejt Bashkimit Evropian.Kosova është Evropë dhe e ardhmja e Kosovës është me Bashkimin Evropian, ka deklaruar ajo.”Mesazhi im i sotëm, si për përfaqësuesit në Qeveri ashtu edhe ata në opozitë është që të shfrytëzoni momentumin, mendoni në mënyrë strategjike dhe shfrytëzoni mundësitë që t’i bëni përparimet e duhura që të afroheni me BE-në sa më shpejt që është e mundur“,tha Schmid.

Ajo rikujtoi fjalët e komisionari Jean-Claude Juncker se dyert e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të hapura kurdo që këto shtete t’i plotësojnë kushtet për anëtarësim.Schmid, u ndal edhe te procesi i liberalizimit të vizave, si një prej çështjeve që vazhdon të mbetet e pazgjidhur në raportet e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian. Ajo tha se Kosova, duhet t’i plotësojë kriteret, duke ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi.”Ne gjithashtu e dimë se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Prandaj, është esenciale që autoritetet të përmbushin kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave dhe në veçanti në ecjen përpara me Marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, që është absolutisht çështje kryesore, dhe po ashtu lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të vazhdojë“, u shpreh Schmid.

Ndërkaq në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbinë, të lehtësuar nga BE-ja, ajo tha se të dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon.”Dialogu po jep rezultatet e veta dhe ashtu siç e kemi parë këtë javë është zbatuar Marrëveshja për drejtësinë dhe ky ishte një hap i rëndësishëm përpara. Më lejoni që t’ju konfirmoj se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Fererica Mogherini është plotësisht e përkushtuar për fazën e re të dialogut“, tha Schmid.Ajo tha gjithashtu se edhe implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian ka një rëndësi të madhe dhe, sipas saj, absolutisht është e nevojshme që të zbatohet.Implementimi i kësaj marrëveshjeje ka të bëjë me ndryshimet pozitive për të ardhmen e Kosovës.

“Kjo marrëveshja ka të bëjë veç tjerash me standardin e jetës, përmirësimin e jetës, çka nënkupton më shumë investime dhe me shumë vende pune“, tha Schmid.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e vendosur në zbatimin e detyrave që i janë caktuar.

“Dinamika e Kosovës me BE-në po intensifikohet. Mendoj se edhe takimi i sotëm me zonjën Schmid që është Sekretare e Përgjithshme vërteton edhe rëndësinë e kësaj dinamike, por është edhe një shtyrje për një punë më intensive me zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën, që fokusohet në reforma të përgjithshme, forcimin e rendit dhe ligjit, pra që ka në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend, e njëkohësish reformën ekonomike që e kemi si detyrë të përbashkët të dakorduar“, tha Haradinaj.

Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, është takuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por edhe përfaqësuesit e partive politike opozitare të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Filed Under: Interviste

Flet autori i tablosë “Kiss”, vlerësuar me “Medalja e Krijimtarisë” në Louver

October 26, 2017 by dgreca

thumbnailBisedë me artistin G.Kola të tablosë “Kiss” që u vlerësua nga juria ndërkombëtare në Louver –2-3

Bisedoi Keze Kozeta Zylo/5

Artet dhe kultura janë në vijën e parë sepse kanë në epiqendër dashurinë, respektin dhe ndjenjat e thella të tolorancës, pajtimit dhe solidarizimit pikërisht  këto vlera për të cilat Nënë Tereza punoi gjithë jetën e saj me përkushtim të madh…   

4-2 Fondacioni Ndërkombëtar Artistik këto ditë në Louvër ka vlerësuar tablotë tuaja artistike, si dhe të artistit të të ndjerit Atjon Zhitit, na flisni më konkretisht ju lutem për tablotë dhe si ishte e organizuar ekspozita?

-Më 20 tetor 2017 në Muzeun e Louvrit ne Paris u hap ekspozita e Arteve Contemporane me pjesëmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës. Unë marr pjesë në këtë ekspozitë për të katërtën herë i ftuar nga Fondacioni Artcom Expo Internacional qe mbështet dhe promovon artistë në vende te ndryshme të botës.  Meqënse ky fondacion administron zyrtarisht një pjesë të krijimtarisë sime artistike disponoj të drejtën e promovimit edhe të botimeve që bëhen dhe kanë lidhje me punën time.

Në këtë edicion prezantova albumin me vizatime dhe piktura të piktorit të ri Atjon Zhiti pasi unë jam pjesë e këtij albumi në kapitullin e fundit me 6 punime.  Për koinçidencë në të njëjtën ditë isha i ftuar nga Hypatie Festival (art dhe shkencë që mbështetet nga UNESCO) në Itali ku sipas programit mundësuam komunikim virtual me presidenten e këtij festivali Dr.Tonia Losco.

1-3

-Cila tablo nga punimet tuaja artistike mori vlerësim?

Ne ishim lajmëruar më parë nga bordi drejtues i Fondacionit që tabloja “The Kiss” do të jetë në listën e vlerësimeve pas shqyrtimit nga ana e jurisë ndërkombëtare.

Cfare ju frymëzoi më shumë për këtë tablo që dhe u vleresua nga juria?

“Medalja e Krijimtarisë” që iu dha kësaj tabloje i përket Familjes time si dhe të gjithë miqve tanë që mbështesin dhe stimulojnë vijimin e vështirë të rrugës së mundimshme të artit. Natyrisht që jemi shumë mirënjohës nga kritikët dhe juritë, por kjo nuk do të thotë që një stimulim ndikon në vijimin e procesit të krijimtarisë artistike, por në një farë mënyre jep efekt në aspektin komercial. Tabloja “The Kiss” ose “Puthja ” në shqip për të cilën  kemi nevojë të gjithë edhe pse aty ku ka injorancë bëjnë sikur kanë turp nga kjo është e trajtuar me teknikë të përzier në pëlhurë linit të papërgatitur me solucione kimike.  Përveçse sensit erotik kam dashur të përcjell edhe te përgjithshmen e artit joshës të puthjes që në fakt shumë herë e kam interpretuar në mënyra të ndryshme.Për këtë temë esenciale mund të flitet shumë gjatë por mesazhi im është i qartë se pikërisht dashuria është ajo që bashkon njerëzit,që lind jetë të reja që asnjëherë nuk tepron,që vetëm nëpërmjet saj, dashurisë, bota është më e bukur.

Po albumi “Opera Atjon” çfarë tablosh artistike pasqyron?

Sikurse thashë më lart unë në aktivitete ku jam i ftuar kam te drejtën e promovimit te botimeve që lidhen me punën time.  Kështu në Louver pata nderin e prezantimit të artit që krijoj gjatë jetës shumë të shkurtër artisti brilant Atjon Zhiti me buzëqeshje ëngjëllore sikurse me pëlqen ta konsideroj. Esetë,vizatimet dhe pikturat e tij që përmblidhen estetikisht shkëlqyer ne këtë Album lanë një emocion te veçantë tek presidenti i Fondacionit Hans Salbu dhe zonja e Tije Baronesha Jiselda Salbu administratore e Fondacionit të cilët vendosën dhënien “Medalje Kujtimi” për artistin Atjon Zhiti.

Kur e keni filluar bashkëpunimin me Fondacionin Ndërkombëtar dhe çfarë planesh keni në të ardhmen?

Kam qenë i ekspozuar në Louver ne vitin 2013 nëpërmjet një galerie te njohur italiane kur na u ofrua kërkesa për bashkëpunim nga Fondacioni dhe që e pranuam me shumë kënaqësi.

Ne kemi një sërë ekspozimesh,promovime ku edhe do të vazhdojë të botohet puna ime ne disa vende në Europë, Amerikë, Dubai dhe Taipei etj.  Ekspozimi dhe aktiviteti im vazhdon paralelisht edhe me galeri e fondacione të tjera.

Si artist emigrant cilat janë disa nga vështirësitë tuaja për të ushtruar profesionin ku jetoni në krahasim me artistët që jetojnë në Mëmëdheun tonë të shumëvuajtur?

Nëse do të shohim vështirësitë dhe momentet e dëshpërimit janë aq të shumta dhe të ndryshme saqë zhgënjimi të çon në tërheqje.  Duhet nje insistim dhe këmbëngulje e madhe te cilën unë e kam te garantuar nëpërmjet mbështetjes së madhe të familjes time, bashkëshortes Vjollca, dy fëmijët tanë Iliriana e Sebastian që ndikojnë terësisht në vijimin e artit dhe pikturës sime.

Në lehtësimin e këtijë vijimi favorizon ndihma dhe solidarizimi i disa njerëzve që janë shumë pranë nesh, që kontribojnë me pasion dhe dashuri për të përçuar më tej te bukurën në realitet dhe art.  Gjatë kësaje periudhe 27-vjeçare të ikur rrugëve të botës nuk pushojmë së menduari me nostalgji për Shqipërinë.  Sigurisht me keqardhje të madhe për zollomahinë dhe tymtajen që i ka krijuar vendit tonë politika e korruptuar shqiptare.  Në këtë imazh të bërë pis nga politika e pandershme klane dhe struktura kriminale që si metastaza gjenden në të gjitha instancat duke përfshirë edhe mediat krijojnë vakum te madh sidomos në arte e kulture si pjesa më delikate e shoqerisë që duhej t’i paraprijë zhvillimit dhe prosperitetit të gjithanshëm. Gjithësesi vendi ynë dëshmon përherë se do të ringjallet pasi ka prodhimtari arti e kulture që merret parasysh ne hapsirën ndërkombëtare.

Si po ndihmojnë artistët që janë shpërndarë dhimbshëm nëpër botë për imazhin e Shqipërisë?

Vitet 90-të krijuan hemorragjinë e madhe intelektuale-artistike ne vendin tonë dhe kështu dominoi nje alalum i jashtëzakonshëm i klaneve qe bie ndesh me avancimin dhe zhvillimin sigurisht në kundërshtim me aspiratat e popullit liridashës dhe artdashës shqiptar me vlera të mëdha dhe te jashtëzakonshme që trashëgojmë po edhe që transmetojmë në raport me vendet e tjera të zhvilluara.  Në këtë sens janë në vijën e parë artet dhe kultura si përçues të dritës dhe prosperitetit, emancipimit kulturor dhe shpirtëror duke pasur në epiqendër dashurinë, respektin dhe ndjenjat e thella të tolorancës, pajtimit dhe solidarizimit pikërisht  këta vlera për të cilat Nënë Tereza punoi gjithë jetën e saj me përkushtim të madh.

Faleminderit z.Kola dhe shumë urime!

Ju faleminderit për intervistën zn.Zylo si dhe për misionin kulturor që vazhdoni me insistim në favor të ngritjes së moralit dhe dinjitetit shqiptar në botë.

Fund tetori, 2017

Manhattan, New York

Filed Under: Interviste Tagged With: Atjon Zhiti, George Kola, tabloid "Kiss"

Hoyt Yee: Ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, do të zhbllokonte udhëtimin pa viza për Kosovën

October 26, 2017 by dgreca

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe t’i hapë rrugën përfitimeve që do të kishin qytetarët duke lëvizur pa viza në Evropë. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, ai ritheksoi se Serbia nuk mund të qëndrojë e ulur në dy karrige por duhet të bëjë të qartë zgjedhjet strategjike të saj. Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, ai tha se ligji duhet zbatuar njësoj për të gjithë, se askush nuk mund të ketë imunitet, dhe se individët nuk duhet të vihen në shenjëstër pse i përkasin një partie a një tjetre, por qeveria shtoi ai, duhet të japë shembullin se është seriozisht e angazhuar për të luftuar korrupsionin./

1 Hoy

Zëri i Amerikës: Zoti Yee, më lejoni t’ju pyes së pari, nëse mundem, cili është qëllimi i vizitës tuaj?

Hoyt Yee: Qëllimi i ardhjes sime në rajon ishte që të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, të takojë udhëheqësit e të dy qeverive, të takojë deputetët e parlamenteve, pjesëtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës në të dyja vendet. Është pjesë e udhëtimeve normale për të qëndruar në rrjedhë me situatën në të dyja vendet dhe në rajon dhe pata rastin të flas në forumin ekonomik në Beograd.

Zëri i Amerikës: Qeveria e brishtë e Kosovës përballet me sfida të mëdha për trajtimin e disa çështjeve të ndjeshme, duke përfshirë edhe shënimin e kufirit me Malin e Zi. Kryeministri i ri Haradinaj ka kundërshtuar marrëveshjen në të kaluarën. A ka ndonjë mënyrë për të dalë nga kjo situatë pa miratimin e marrëveshjes në parlament?

Hoyt Yee: Së pari, dua të them se Kosova ka një numër mundësish të rëndësishme më të cilat përballet, e që mund të përmbushen vitin e ardhshëm, apo mbase edhe më herët. Një nga këto mundësi është marrëveshja e shënimit të kufirit që tashmë është nënshkruar më Malin e Zi. E di nga kolegët e Bashkimit Evropian se marrëveshja për kufirin, sapo të ratifikohet, do të zhbllokojë rrugën e Kosovës drejt udhëtimit pa viza në Bashkimin Evropian. Kjo, besojmë, është jashtëzakonisht e rëndësishme për njerëzit e Kosovës që t’u tregohet se janë pjesë e Evropës, nuk janë të izoluar, janë të mirëseardhur në Evropë dhe do t’u japë shumë shpresa, shumë kurajë atyre në qeveri dhe jashtë saj se puna që bëjnë, se reformat që bëjnë, vendimet e vështira që marrin, në fakt shpaguhen. Pra, ne e inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të shfrytëzojë këtë mundësi, aty ku qeveria e fundit nuk ishte në gjendje ta shfrytëzojë dhe ta ratifikojë marrëveshjen në parlament dhe të përfitojë, me pëlqimin e Bashkimit Evropian, nga udhëtimi pa viza. Ne besojmë se është e mundur. E kuptojmë që marrëveshjet si kjo, çështjet që përfshijnë kufijtë, marrëdhëniet me fqinjët, janë nganjëherë të ndërlikuara. Por, ajo që mendojmë se është e domosdoshme, është që publiku të kuptojë se çfarë do të arrijnë, përfitimet për të në jetën e përditshme duke ratifikuar marrëveshjen dhe pastaj udhëtimin pa viza. Është po ashtu me rëndësi për udhëheqësit e këtij vendi që të marrin përgjegjësinë, të dëshmojnë udhëheqësinë e nevojshme, të sigurojnë shumicën e domosdoshme në parlament për të ratifikuar marrëveshjen. Pra, kombinimi i vetëdijes së publikut, që është natyrisht përgjegjësi e udhëheqësve, por po ashtu edhe medies, politikanëve, anëtarëve të parlamentit, që të sigurohen se publiku e kupton se për çfarë flitet dhe pastaj që udhëheqësit të marrin përgjegjësinë si përfaqësues të zgjedhur të popullit.

Zëri i Amerikës: Zoti Yee, Kosova ka hyrë në një fazë të re në negociatat e saj me Serbinë dhe udhëheqësit e Kosovës kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të luajë një rol më të madh. Deri tani, BE-ja ka marrë rolin udhëheqës. A presim ndonjë ndryshim? A do të jetë më e angazhuar SHBA në dialog?

Hoyt Yee: Pikë së pari, jemi të nderuar të jemi partnerë të Kosovës, Serbisë dhe vendeve tjera në këtë rajon. Besojmë se është në interesin e përbashkët, vendeve në rajon dhe Shteteve të Bashkuara. Është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara që Evropa është në paqe, e qëndrueshme e përparimtare. Kur Evropa është e tillë, Shtetet e Bashkuara janë po ashtu. Pra fatet tona janë të lidhura. Siguria jonë është e lidhur. Ekonomitë tona janë të lidhura në shumë mënyra. Prandaj, e ndjejmë se është më rëndësi për ne që të marrim pjesë, të ndihmojmë në punët në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimorë. Jam i lumtur të them se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimorë që të trajtojnë çështjet me të cilat përballen, që të arrijnë më shumë përparim në integrimet në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, përshirë Bashkimin Evropian, për ato vende që duan të bashkohen me NATO-n dhe mund të bashkohen me NATO-, duam t’u ndihmojmë që ta përmbushin këtë synim. Ne tashmë e luajmë një rol të drejtpërdrejtë në shumë nisma në Evropë. Nuk janë gjithmonë të ditura sepse, sipas natyrës së diplomacisë, nuk është gjithmonë e reklamuar, por ne kemi rol mjaftueshëm të vendosur në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me pëlqimin e Bashkimit Evropian, që natyrisht e drejton dialogun. Ne kemi qenë aty nga fillimi. Synimi ynë është që të mbetemi për aq sa Bashkimi Evropian dëshiron të jemi dhe tash për tash ai e dëshiron një gjë të tillë. Dhe për aq kohë sa të dyja palët, Serbia dhe Kosova duan që ne të marrim pjesë. Ne do ta bëjmë pjesën tonë. Ne mendojmë se është partneritet ndërmjet Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe Serbisë. Përgjegjësia është tek të gjitha palët dhe në do të përmbushim detyrimet tona.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara i kërkuan Kosovës që të përmbahet nga krijimi i ushtrisë së saj pa i bërë më parë ndryshimet kushtetuese. Kritikët thonë se ndërsa Serbia po armatoset nga Rusia, Kosova në thelb, thuhet se nuk mund të krijojë një ushtri, duhet të prisni miratimin e Beogradit. Si i përgjigjeni kësaj kritike?

Hoyt Yee: Kur e shikoni pasqyrën e përgjithshme për sigurinë e Kosovës, ajo nga pikëpamja jonë, ka një përkushtim nga bashkësia ndërkombëtare, nga NATO-ja dhe vendet partnere të NATO-s, që të ndihmojnë për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë këtu në Kosovë. Ne e kemi forcën paqeruajtëse të drejtuar nga NATO-ja, KFOR-in, që është këtu për shumë vjet dhe synon të mbetet derisa të mos jetë më e nevojshme, që shpresojmë të ndodhë me herët sesa më vonë. Sigurisht ka pasur përparim dhe prania e KFOR-it është shkurtuar, por ende ka nevojë për të. Mesazhi i parë që dua të jap, është se bashkësia ndërkombëtare është qartazi e përkushtuar ndaj sigurisë së Kosovës. Kosova nuk është në rrezik që të pushtohet apo sulmohet nga ndonjë vend tjetër. Kosova nuk është e kërcënuar nga ndonjë rrezik i madh që kërcënon sigurinë kombëtare. Si mesazh i dytë, dua të them se ne e mbështesim të drejtën e Kosovës që të ketë një ushtri. Çdo vend sovran që ka përgjegjësi për sigurinë kombëtare, për mbrojtjen e kufijve, për pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare të kërkim shpëtimit apo nismave tjera, duhet të ketë një formë të ushtrisë apo forcës së armatosur. Por, besimi ynë i fuqishëm dhe mesazhi ynë për qeverinë e Kosovës për një kohë, është se ka një proces për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri. Një proces, që jemi pajtuar me qeverinë, që përfshinë miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për ta bërë të qartë se institucionalisht, ligjërisht, ky transformim është bërë në atë mënyrë që të jetë tërësisht transparent, se ka mbështetjen e të gjitha palëve dhe ne mendojmë e besojmë se qeveria e Kosovës pajtohet me këtë, se palët përfshijnë të gjitha partitë politike në Kosovë, përfshirë edhe partitë e pakicës serbe. Rruga më e pastër dhe më e përshtatshme që ligjërisht të transformohet Forca e Sigurisë në ushtri, është nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, që krejt bota, partnerët dhe gjithë miqtë e Kosovës, të shohin dhe madje të trimërojnë të gjitha palët që kanë interes për sigurinë në Kosovë, të marrin pjesë, mund të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të debatojnë në parlament. Dhe me miratimin e ndryshimeve, do të ishte rruga më e mirë për të siguruar legalitetin e procesit të transformimit. Pra, të themi se mbështesim ushtrinë, transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, nuk do të thotë që mendojmë se duhet të ndodhë arbitrarisht, pa hapat e duhur përpara. Ne besojmë se duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Por, njëkohësisht, nuk besojmë se duhet të ketë një formë të “vetos” nga një palë e tretë, nga një vend i tretë apo nga cilado palë. Duhet të kuptohet se pikëpamja jonë është që nëse qeveria bën gjithçka që është e mundur për të bindur të gjitha palët se duhet të mbështesin këtë transformim dhe nëse pas përpjekjeve qëllimmira e të qëndrueshme nuk është e mundur, atëherë mundësitë tjera përtej ndryshimeve kushtetuese duhet të shqyrtohen. Por, nuk kemi arritur ende atje, sepse ne besojmë që qeveria duhet të bëjë gjithçka që është e domsdoshme që të dëshmojë se ka punuar me të gjitha palët përfshirë edhe pakicën serbe, për t’i bindur se është edhe në interesin e tyre, se është në interesin e gjithë vendit dhe të gjitha palëve që të ndodhë ky transformim.

Zëri i Amerikës: Zoti Yee, Gjykata e Posaçme për Krimet e Luftës në Kosovë, tashmë është krijuar. Çfarë po ndodh me të? A presim akuza këtë vit?

Hoyt Yee: Ne jemi fuqimisht mbështetës për integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe përmbylljen e kapitujve të së kaluarës së Kosovës që mbeten ende të hapur. Besojmë se “dhomat e posaçme”, janë rruga për mbylljen e këtij kapitulli, këtij kapitulli të dhimbshëm të së kaluarës së Kosovës. Është absolutisht e domosdoshme dhe ne i përshëndesim ata udhëheqës të Kosovës që qenë në gjendje të ngritin nëpërmjet ligjit dhe ndryshimeve kushtetuese këto “dhoma të posaçme”. Ne mbështesim fuqishëm rolin e tyre. Ne dhe BE-ja, posaçërisht BE-ja, ofrojmë burime për të ndihmuar punën e tyre. Ne vazhdojmë t’i mbështesim. Nuk i takon Amerikës, apo cilësdo qeveri evropiane të marrin vendime se a do të ketë akuza këtë vit, apo vitin tjetër apo nëse do të ketë ndonjë akuzë. Ajo është punë e prokurorëve në dhomat e posaçme, për drejtësinë që të marrin ato vendime. Ajo që mund të them është se besojmë që është me rëndësi për të gjithë udhëheqësit në Kosovë që të vazhdojnë të mbështesin institucionin dhe funksionimin e tij, që të ketë mjedisin e nevojshëm për punë, që të ketë mbështetjen e nevojshme politike, që të gjithë qytetarët e Kosovës të kuptojnë se kjo është diçka që të gjithë brenda dhe jashtë Kosovës duan që të ketë sukses dhe të përmbyllet sa më parë.

Zëri i Amerikës: Para se të vinit në Prishtinë, keni qenë në Beograd ku keni deklaruar se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige, veçanërisht nëse ato karrige janë shumë larg. A është kjo një shenjë e ndryshimit në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara? A do të ushtrojnë më shumë trysni mbi Serbinë në të ardhmen për të” zgjedhur anët “?

Hoyt Yee: Ajo që kam thënë, me serbishten time jo të përsosur, duke cituar një proverb të vjetër serb, se nuk mund të ulesh njëkohësisht në dy karrige. Është e mundur të ulesh në dy karrige, por ta bësh një gjë të tillë njëkohësisht, është shumë e vështirë.

Çështja është se për një vend siç është Serbia, ose për cilindo vend tjetër që synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, NATO-s, është me rëndësi që ai vend të jetë plotësisht i përkushtuar ndaj atij synimi. Jo përkushtim vetëm me fjalë, por me vepra, duke investuar burime të ndryshme, duke investuar kohë. Edhe Kosova ka vendime të ngjashme për të bërë. A është Kosova 100 për qind e përkushtuar që të normalizojë raportet me Serbinë, a është 100 për qind e përkushtuar t’i bashkohet BE-së? Të gjitha qeveritë përballen me këto zgjedhje.

Mesazhi im për Serbinë ishte që nëse është duke punuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, atëherë duhet të përqendrohet në reformat e nevojshme, në mënyrë që ta arrijë integrimin në BE. Është shumë e vështirë, gjykuar nga proceset nëpër të cilat kanë kaluar vendet tjera të cilat kanë arritur ta bëjnë një hap të tillë, siç është Kroacia ose Sllovenia. Është një proces shumë i vështirë, i shtrenjtë politikisht, hapa të shtrenjtë që duhet të ndërmerren. Dhe nëse ka vende, ose palë, ose organizata që kundërshtojnë një hap të tillë, nëse ka vende që kanë një vizion ndryshe për Serbinë mbi anëtarësimin e saj në BE, atëherë është e rëndësishme që të mos ketë lidhje të fuqishme me ato vende.

Është me rëndësi që të mos ketë përpjekje për të kënaqur të dyja palët, sepse për pasojë do të ketë konfuzion në opinion se në ç’drejtim po shkon vendi, ngadalëson procesin. Prandaj, nëse përpiqesh të ulesh në dy karrige dhe të kënaqësh njërin vend që kundërshton anëtarësimin, kurse vendet tjera janë në favor të tij, do të jetë një qasje jo edhe aq e frytshme. Pra, ne nuk i kundërshtojmë lidhjet që Rusia ka me Serbinë, natyrisht që Rusia do të ketë gjithmonë lidhje me Serbinë. Të dyja vendet kanë lidhje historike, kulturore, fetare, ekonomike.

Nuk jemi kundër kësaj. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë lidhje me Rusinë, lidhje tregtare, kemi bashkëpunim politik. Pikëpamja jonë është se aty ku interesat tona janë të ngjashme me ato të Rusisë, ne do të bashkëpunojmë me Rusinë, si për shembull lufta kundër terrorizmit, mbase në Siri, dhe janë edhe fusha të tjera bashkëpunimi. Ne duam gjithashtu që Serbia të jetë në gjendje të bashkëpunojë me Rusinë, aty ku interesat janë të njejta. Por, ne gjithashtu besojmë se aty ku interesat tona ndahen, aty ku ne synojmë të bëjmë në fakt gjëra të ndryshme mes vete, aty ku vizionet tona dallojnë shumë, atëherë ne, Shtetet e Bashkuara, duhet të mbrojmë interesat, vlerat dhe parimet tona dhe të atyre që janë aleatët tanë.

Është në fakt zgjedhje e Serbisë, Serbia është shtet sovran dhe vendimet i merr vetë, por rekomandimi ynë për Serbinë, sikurse ai për Kosovën, është që të dyja vendet ta bëjnë shumë të qartë se cilat janë përparësitë e tyre, ta bëjnë shumë të qartë se cilat janë politikat e tyre, në mënyrë që ato institucione të cilave këto dy vende synojnë t’u bashkohen, qoftë NATO-ja apo BE-ja, të kuptojnë zgjedhjet strategjike të Serbisë, apo edhe të Kosovës. Nuk duhet të ketë dilema, konfuzion dhe kjo është mënyra më e shpejtë. Mund të ulesh në dy karrige dhe të arrish në destinacion, por me siguri se do të jetë një rrugë më e ngathtë.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, një ish ministër i brendshëm, akuzohet për lidhje me një grup trafiku droge. Cila është pikëpamja juaj për mënyrën se si po trajtohet çështja e tij?

Hoyt Brian Yee: Më lejoni të them për Shqipërinë, se jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë.

Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se [reformat] janë një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe pikërisht në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit…Të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Së këndejmi, jemi duke ofruar drejtpërdrejtë ndihmën tonë, ekspertizën teknike, ndihmën financiare, në ndërtimin e strukturave, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për t’u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime.

I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Hoyt Yee, kosova, Mali i Zi, ratifikimii kufirit

Cynation-Nga Melburni në Tiranë

October 11, 2017 by dgreca

Cynation: Arti nuk ka kufi – Nga Melburni në Tiranë/

1 Grupi

Nga Alketa Maksuti Beqari*/

 Anëtarët e grupit rok “Cynation” (Sineishën) nga qyteti Melburn i Australisë, kanë 20 vjet që punojnë bashkë që në fëmijëri. Në 1998 grupi u formua nga anëtarët Josh Mak, Simon Lai dhe Andrew Teo, ndërsa kitaristi Shah u anëtarësua në 2002. Anëtarët janë nga Australia dhe Singapori. Grupi muzikor fillimisht u formua me emrin “Cynical Annihilation” dhe pas suksesit që arritën në fushën e muzikës metalike, u riformuan në 2016 me një emër të ri “Cynation” në zhanrin rok dhe rok fuzion me xhaz dhe influence të tjera. (www.cynationband.com)

Josh Mak është kitaristi dhe vokalisti i Cynation, si dhe një nga themeluesit e grupit. Ai shkruan tekste dhe kompozon muzikë. Përveç muzikës meret me aktrim dhe modeling, manaxhuar nga JR Management në Australi. Momentalisht po ndjek akademinë “New Faces Talent Academy (NFTA)” në Melburn për trajnim profesional në aktrim dhe modeling. Ka fituar disa çmime për shkrime kreative “Creative Writing Award”, dhe në 2017 zuri vendin e dytë në kompeticionin komercial dhe vendin e tretë në Monolog, Modeling dhe më i miri “Best Overall”. Në dhjetor 2017 Josh Mak është përzgjedhur të marrë pjesë tek kompeticioni ndërkombëtar “International Talent Showcase” në Australi.

 Kitaristi dhe këngtari Simon Lai u zgjodh “Kitarisi më i Mirë” në Yamaha Asian Beat si dhe ka fituar vendin e parë në disa kompeticione talenti dhe festivale. Përveç muzikës merret edhe me aktrim dhe është zgjedhur aktori kryesor në filmin reklamues të Nescafe, që e pati premierën në Singapore në 2016. Video arriti gjysëm milion shikime në youtube. (www.simonlai.info).

Basisti Andrew Teo ka kryer studimet e larta për Muzikë Kontemporare nga Kolegji i Arteve “Lasalle College of the Arts”. Gjithashtu merret me artet marciale, mban rripin e zi në taekwondo “Taekwondo Black Belt” si dhe praktikon boksin stili “Muay Thai”. Në moshën 13 vjeçare ka përfaqësuar Singaporin në ndeshjet kombëtare të taekwondo midis Singaporit dhe Taivanit. Punon në financa dhe merret me muzikë. Sot Andrew njihet si një nga basistët më të mirë.Kitaristi Shah ka ëndërruar të luajë për rok & roll që i ri, dhe kjo ëndërr iu realizua kur u bë pjesë e grupit Cynation. Kitarën e ka mësuar vetë në moshën 13 vjeçare me një kitarë të përdorur dhuruar atij sepse nuk mund ta blente vetë. Teorinë dhe notat e muzikës i mësoi vetë po ashtu nga revista Bota e Kitarës “Guitar World” në 1992, që brenda kishte tablaturën e kitarës. Muzika e tij e preferuar është, rok, rok fuzion me fank, xhaz, dhe bluz. Regjisori, producenti, skenaristi dhe aktori Aaron Mak është fotografi dhe videografi i bandës muzikore “Cynation”, si dhe themelues/CEO kreativ i kompanisë filmike “Melbourne Film Studio” (www.melbournefilmstudio.com). Në 2015 fitoi çmimin “Outstanding Production Design Award” për filmin “Joke’s on you” e zhanrit thriller, me aktorë Aaron Mak dhe James Walker. Në 2016 fitoi çmimin “Astonishing Cinematography Award” për filmin “Coffee Run”, ku luan edhe Josh Mak. Si dhe fitoi vendin e dytë për filmin “House Sitting” e zhanrit horror, me aktorë Ashleigh Gray, Aaron Mak dhe Taylor Gray.Me 21 korrik 2017 Cynation lansoi singling “Dancing Devil” (Djalli që vallëzon), me producent Jason Hawkins, Rock Hawk Studios në Melburn, Australi. Kënga debutoi në listen e Top Hiteve të Rokut në Collision Radio në Viktoria, Australi dhe është në iTunes dhe Amazon. Momentalisht Cynation po merret me këngën e dytë “Go Louie Go” dhe me videoklipin e “Dancing Devil”. Grupi Cynation shpreson të bëjë një turne në Nju Jork, Shqipëri-Kosovë-Europë në 2019.

 Intervista me dy vëllezërit australian Josh dhe Aaron Mak

Bisedoi Alketa Maksuti Beqari*/

Ju jeni vllezër? Si është bashkëpunimi juaj në fushën e artit? 

Josh Mak: Faleminderit Alketa për ftesën. Ju jemi shumë mirënjohës për këtë mundësi që të ndajmë historinë tonë me njerëzit e Tiranës dhe Shqipërisë. Duam të falendojmë gjithashtu z. Haxhi Muhaxheri në Austri që na prezantoi këngën “Dancing Devil” për publikun shqiptar në Radio Liria. Unë jam vokalisti dhe kitaristi kryesor i grupit rok, Cynation, dhe jetoj në Melburn, Australi.

 Aaron Mak: Unë jam regjisor dhe Drejtor i Studios së Filmit të Melburn, si dhe jetoj në Melburn, Australi. Josh është vëllai im më i madh dhe ne kombinojmë aftësitë tona të ndryshme në muzikë dhe film për të punuar së bashku. Është një proçes i mrekullueshëm që të punoj së bashku me vëllain tim, sepse i shikojmë projektet në mënyrë të ngjashme dhe kemi shije të njejtë.

Josh ju jeni këngëtari dhe gitaristi i bandës së rokut “Cynation” (Sineishën). Kush janë anëtarët e tjerë të bandës? Kur e krijuat atë? 

 Josh Mak: Grupi Cynation përbëhet nga Josh Mak (vokal dhe kitarë), Simon Lai (kitarë & mbështetës vokal), Shah (kitarë) dhe Andrew Teo (kitarë bas).Simon, Andrew dhe unë e formuam grupin në vitin 1998, kur ishim vetëm 13 vjeç. Shah u bashkua më vonë me grupin në vitin 2002. Prandaj, ne nuk jemi vetëm një grup muzike, por miq të përjetshëm të fëmijërisë, dhe këta tre djem janë si vëllezërit e mi.

 Sapo keni lansuar hitin “Dancing Devil”. Për çfarë bën fjalë kënga?

 Josh Mak: Dancing Devil është një këngë për femrat që bëjnë striptizë, industrinë e argëtimit të rritur, dhe qëndrimi i shoqërisë ndaj tyre. Shumë njerëz gjykojnë dhe nuk i respektojnë këto gra për shkak të asaj që ata zgjedhin të bëjnë për të jetuar. Megjithatë shumë nga këta njerëz që gjykojnë janë ata që paguajnë për shërbimet e tyre.Kënga gjithashtu shqyrton betejën e vazhdueshme të mashkullit me tundimin – duke u tërhequr në mënyrë të pakthyeshme drejt tundimit, gjë që ai kurrë nuk dëshiron ta pranojë hapturazi.

 Një koncept mjaft interesant. Çfarë mund të presim për videoklipin e këngës? Ku do xhirohet?  

 Aaron Mak: Ne kemi për qëllim të krijojmë një videoklip që ka një estetikë unike dhe tërheqëse për audiencat, me imazhe të forta vizuale për të rritur dinamizmin e këngës.Ky projekt është gjithashtu një përpjekje për të sjellë së bashku disa artistë vendas të pavarur nga fusha dhe sfonde të ndryshme për të krijuar një punë profesionale dhe me cilësi të lartë.Videoja do të xhirohet në Melburn, Australi, dhe aktualisht jemi duke kërkuar lokacione në disa klube lokale.

Aaron, ju keni dhe shtëpinë tuaj filmike, Melburn Film Studio. Çfarë të pëlqen kur bën filma?

 Aaron Mak: Melbourne Film Studio u krijua në vitin 2016, fillimisht nën emrin “Enigmatic Pictures”, kur unë fillova të krijoj filma të shkurtër për festivale universitare të filmit. Që atëherë, ne kemi krijuar disa filma me metrazh të shkurtër dhe kemi punuar së bashku me Sineishën për të krijuar projekte të ndryshme filmike.E dua filmimin për shkak të gjitha historive të ndryshme që mund të tregohen përmes filmit, dhe të gjitha mënyrat e ndryshme që mund të tregosh një histori. Kam gjetur një mënyrë të shumë të mirë për të shprehur ndjenjat dhe mendimet që kanë tendencë të jenë shumë të vështira për t’u shprehur vetëm me fjalë.

 Aaron, keni studiuar për film dhe teatër në Australi dhe Angli. Na tregoni më tepër për projektet e filmave tuaj?

 Aaron Mak: Sapo jam diplomuar nga Universiteti Monash në Melbërn, Australi, në vitin 2017 me Bachelor të Arteve, ku kam studiuar Studimet e Teatrit dhe Studimet e Filmit. Gjatë ditëve të mia të shkollimit, kam kaluar 6 muaj duke studiuar Teatrin dhe Filmin në Universitetin e Exeter në Angli.Një nga projektet e para të filmit që kam bërë ishte filmi i shkurtër horror, House Sitting (2016), të cilin unë kam punuar së bashku me kolegë dhe miq të universitetit për ta krijuar.Projekti më i fundit, “How the Devil Dances” (2017), ka qenë ndoshta pjesa më sfiduese. Duke pasur më shumë eksperiencë me tregimet e filmit të shkurtër, ishte interesante që u përpoqa t’i afrohem zhanrit dokumentar. Megjithatë, tema është shumë e rëndësishme dhe mendova se mund ta tregoj historinë e Sineishën në mënyrë efektive me këtë dokumentar.

Përveç videoklipit, çfarë bashkëpunimi tjetër keni patur?             

Josh Mak: Kemi një kanal në YouTube që quhet “Cynation TV”, jo vetëm që tregon muzikën tonë, por gjithashtu tregon grupin në jetën tonë të përditshme, duke kaluar kohën bashkë dhe duke u argëtuar.

Aaron Mak: Një nga filmat e shkurtër të shkurtër që kam më përpara, është “Coffee Run”, e cila ishte në fakt projekti i parë që kam punuar së bashku me vëllain, Josh. Unë jam regjisori dhe skenaristi i filmit me metrazh të shkurtër, si dhe aktrova bashkë me Josh, i cili ishte roli i tij i parë i aktrimit. Filmi fitoi çmimin Kinematografia më e mirë.Ne më vonë punuam së bashku përsëri në një film të shkurtër horror për trajlerin e Cynical Annihilation: Pandora’s Box në 2016.

 Aaron, si shkrimtar si e trajton një skenar? Cili është proçesi kur shkruan?

Aaron Mak: Më pëlqen ta filloj skenarin me një karakter, para se të filloj të krijoj elementet e tjera. Unë mendoj se njerëzit janë pika e lidhjes midis audiencës dhe ngjarjeve të një filmi – aq më interesante, unike ose komplekse karakteret tuaja janë, aq më shumë mënyra ka për t’i angazhuar njerëzit me punën tuaj.Më pëlqen të filloj proçesin e zhvillimit duke shkruar detaje të vogla dhe t’i shënoj me pika. Sapo kam informata të mjaftueshme, unë filloj hartimin se si këto detaje do të lidhen së bashku dhe do të rrjedhin në një film.

 Fotografia është një nga pasionet tuaja. Çfarë të frymëzon ty si fotograf?

 Aaron Mak: Kam zbuluar pasionin tim për fotografinë mjaft vonë në fund të vitit të kaluar, para se të filloja në mënyrë profesionale. Kohët e fundit kam paraqitur disa nga veprat e mia të fotografisë në konkursin e vitit 2017 për ekspozimin fotografik, i cili po zhvillohet në qytetin e Nju Jorkut – fotot e paraqitura morën si pjesë e një fotoseti të muzikës dhe të modës, ku kam punuar me Josh përsëri, si modelin tim.Më pëlqen të marr fotografi të gjërave të ndryshme, nga natyra, arkitektura, portrete, por unë kam një tendencë të pëlqej thjeshtësinë kur bëhet fjalë për fotografinë.

 Nga vendet që keni vizituar, cili është qyteti, shteti, i cili ju ka lënë mbresa?

Josh Mak: Vizita tek Fiset Hill në Tajlandën Veriore ishte një përvojë vërtetë e veçantë. Pashë se si jetonin fshatarët e këtyre klaneve, dhe ishte një ndryshim inspirues nga ritmi i shpejtë i jetës së qytetit.

Aaron Mak: Pata përvojën për të vizituar Amsterdamin në Hollandën për herë të parë kohët e fundit. Ishte me të vërtetë inspiruese për të vizituar një qytet aq të bukur nga ana vizuale me kanalet dhe arkitekturën e tij, si dhe aq kulturore me galeritë e artit si Muzeu Van Gogh. Kishte një kulturë jetese të relaksuar pa stres.

Çfarë ju keni kompozuar ose krijuar gjatë këtyre shëtitjeve…

Josh Mak: Kompozoj dhe shkruaj muzikë sa herë që më vjen frymëzimi, kështu që po, mund të ndodhë gjatë udhëtimeve, por shpesh ndodh gjatë aktiviteteve të zakonshme të përditshme që ndjehem më kreativ.

Performanca në disa festivale muzikore në Singapor ka qenë patjetër e paharruar për grupin tonë, dhe ne shpresojmë që të udhëtojmë dhe të performojmë muzikën tonë nëpër botë. Në këtë listë kemi dëshirë të performojmë edhe në Shqipëri dhe Kosovë në 2019, dhe mund të xhirojmë një videoklip atje.

Çfarë dini ju për Shqipërinë?

Josh Mak: Unë jam gjithmonë i intriguar nga muzika tradicionale etnike dhe Shqipëria nuk është përjashtim. Më pëlqen përdorimi i klarinetave dhe mënyra unike që ato i afrohen melodisë dhe formulimit. Shah, një nga kitaristët tanë në grup, është gjithashtu një tifoz i madh i futbollit – sa herë që Shqipëria luan, ne gjithmonë jemi me Shqipërinë. Lojtari i tij i preferuar është Lorik Cana. Gjithashtu, kam dëgjuar se vera shqiptare është shumë e mirë.

Aaron Mak: Dy vendet tona kanë një lidhje historike të fortë. Në vitet 1920 dhe 1930 një numër i madh shqiptarësh erdhën në Melbërn dhe në Sheparton ku ata punonin në industrinë bujqësore si në atdheun e tyre. Kohët e fundit, në vitin 1999, kryeministri australian në atë kohë, Xhon Howard, autorizoi strehimin e 4,000 refugjatëve nga Kosova në Australi.

Sa fjalë keni mësuar këto ditë në gjuhë shqipe

Aaron Mak: Faleminderit Alketa. Si jeni? Unë jam Aaron dhe une bëj filma.

 Josh Mak: Si jeni Alketa? Unë jam Josh. Unë jam muzikant i Cynation. Faleminderit shumë.Gjithashtu kemi dëgjuar për festivalin tradicional te rrushit “Hardh Fest” në Kosovë me muzikë dhe verë. Ne dimë fjalën “RRUSH”. Ne do të dëshironim të përformojmë një ditë atje në Kosovë, Shqipëri dhe në Ballkan.

 Do të guxonit të realizoni një bashkëpunim Melburn – Tirana?   

Josh Mak: Bukuria e muzikës është se ajo ka aftësinë të kapërcejë kufijtë dhe gjuhët. Është një mënyrë e mrekullueshme për të mësuar dhe njohur kulturën e një vendi tjetër – dhe po, Tirana do të jetë patjetër në krye të listës sonë të qyteteve për të bashkëpunuar.

Emisioni im te Radio Liria titullohet “Bërthamë”. Në Australi, familja a është bërthamë? Çfarë është familja për ju?

Aaron Mak: Australianët e vlerësojnë shumë lart familjen dhe besojnë se dashuria dhe mbështetja e familjes janë gjërat më të rëndësishme në jetë. Edhe në kohën e Krishtlindjes në Australi, është normë që gjitha dyqanet të mbyllen, në mënyrë që familjet ta kalojnë atë kohë cilësore së bashku.

 Josh Mak: Për mua, familja nuk kufizohet vetëm tek njerëzit e afërm. Por edhe ata janë njerëz të cilët kam krijuar lidhje të ngushta, unë i konsideroj familje, si vëllezërit e mi në bandën tonë dhe publicistja jonë e grupit, Ermira Babamusta.

 Kush janë njerëzit që doni më shumë në jetën tuaj?                       

 Josh Mak: Një pjesë e madhe e suksesit tonë është falë mbështetjes nga familja jonë. Gjithashtu duam të falenderojmë publicisten dhe manaxheren tonë, Ermira Babamusta – jo vetëm për punën e saj të madhe, por edhe për besimin që ajo ka vendosur te ne dhe në muzikën tonë. Si dhe i jemi mirënjohës producentit tonë Jason Hawkins, që ka qenë shumë me vlerë në procesin e krijimit të muzikës sonë. Ne jemi të bekuar me të vërtetë për të punuar me një artist të kalibrit të tij.

 Çfarë mund të presim nga ju? Cilat janë planet e së ardhmes?       

Josh Mak: Ne jemi gati të lansojmë këngën tonë të dytë, të quajtur “Go Louie Go”. Në fund të këtij viti do kemi gati edhe një mini album me 5 këngë, si dhe video klipin tonë të këngës Dancing Devil. Ne gjithashtu kemi në plan të udhëtojmë në Nju Jork dhe Shqipëri në të ardhmen.

 Aaron Mak: Në javët e ardhshme, unë do të kem gati episodin e ardhshëm në serinë televizive Cynation Tv – episodi do të quhet “Sineishën humbet në labirint”. Në fund të këtij viti, do të lansohet edhe videoklipi i këngës “Dancing Devil”.

Kur të vijë 2018, unë shpresoj të krijoj një tjetër film të shkurtër, të cilin pastaj mund t’i dërgoj nëpër festivale të filmit në nivel lokal dhe ndërkombëtar dhe të udhëtoj në të gjithë botën.

 Dokumentari Muzikor “How the Devil Dances” (Si vallëzon djalli):

https://www.youtube.com/watch?v=-i_mZQSnwBM

*E dergio per Diellin:Ermira Babamusta

Filed Under: Interviste Tagged With: Alketa Maksuti Beqari, Cyntation, Nga Melburni në Tiranë

Pacolli: Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë pajtimin e madh

October 6, 2017 by dgreca

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë në intervistë për DW, se Berlini zyrtar ka pasur një rol shumë konstruktiv dhe efektiv në formimin e qeverisë së Kosovës.

1 Pacolli2

DW: Zoti ministër, ditë me parë keni qenë së bashku me Presidentin e Kosovës në SHBA, ku takuat shumë udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës, nga këto takime a mund të presë Kosova ndonjë njohje të re të pavarësisë së saj?

Behxhet Pacolli: Takimet kanë qenë të shumta dhe takimet kanë pasur qëllimin e rihapjes së dyerve të Kosovës tek shtete të shumta të botës tek ato që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe për t}ua rikonfirmuar se Kosova është shtet partner i tyre dhe është i faktorizuar dhe Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie diplomatike dhe të rrafshit ekonomik me këto shtete. Kurse pjesa tjetër e takimeve karakterizohet me përpjekjet tona për njohje të reja dhe të kemi sa më tëpër miq.

Vazhdoni ta keni prioritet  arritjen e njohjeve për Kosovën, në të kaluarën disa herë jeni ankuar në mospunën sa duhet të  Ministrisë së Jashtme, por tash e udhëhiqni ju këtë dikaster?

Njohjet e Kosovës ngecen paksa dhe në mandatin e kaluar kanë ardhur vetëm dy njohje të Kosovës. Ne agjendën time kryesore e kam thellimin e marrëdhënieve diplomatike me të gjitha kontinentet dhe me shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Njohjet e Kosovës janë shumë me rëndësi dhe asnjehërë nuk do të ndalemi.

Z. Pacoli, është një çështje mjaft aktuale, referendumi për pavarësinë e Katalonjës, shumë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës po bëjnë krahasim të refendumit të Katalonjës me rastin e Kosoves, cili është qëndrimi i Kosovës në këtë rast?

Unë nuk shoh ndonjë ndërlidhje ndërmjet Katalonjës dhe Kosovës. Katalonja synon të ndahet prej një shteti të konsoliduar, një shteti demokratik, prej një shteti që ka investuar shumë në Katatonjë dhe standardi jetësor në këtë rajon ka qenë shumë më i lartë sesa në pjesët e tjera të Spanjës. Që mos të hy në problematikën e Spanjës me Katalonjën, Kosova ka pasur një pozitë krejtësisht tjetër, Kosova ka qenë praktikisht e okupuar nga Serbia, kështu që rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me atë të Katalonjës.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, ka mbetur e pa zgjidhur, ju ishit për vizite në Mal të Zi dhe autoritet malazeze thanë se çështja e demarkacionit për ta ka përfunduar, ndërkohë që Kosova po kërkon rinegocim të marrëveshjes. Çfarë do t՗ bëhet tani?

Se çfarë ka ndodhur para ardhjes sime në këtë detyrë, nuk do të merrem, por realiteti është që kemi një problem që kërkon zgjidhje. Kemi një marrëveshje të nënshkruar me palën malazeze dhe ajo marrëveshje është ratifikuar në parlamentin e Malit të Zi, mbetet të ratifikohet edhe në parlamentin e Kosovës. Ajo marrëveshje tashmë ka marrë një karakter ndërkombëtar dhe është një marrëveshje që “de-jure” kërkon të respektohet. Unë nuk kam probleme që ajo marrëveshje nuk respektohet, sepse askush nuk ka bërë akoma asgjë, askush nuk ka shkuar ta spostojë kufirin me poshtë dhe ne nuk kemi konflikt me Malin e Zi. Por, ekziston edhe një fakt tjetër që në Kosovë opinioni është i ndarë sa i përket kësaj çështjeje dhe ky opinion shihet edhe në parlamentin e Kosovës. Për Malin e Zi çështja e demarkacionit është çështje e mbyllur, ne e kuptojmë atë dhe e respektojmë, por ne duhet ta shohim këtu brenda se ç}ka ndodhur. A ka baza reale që të dëshmohet se marrëveshja e nënshkruar nuk është e drejtë dhe vërtetë kemi humbur territor apo jo. Unë e di që Mali i Zi nuk është i interesuar që të marë territor të Kosovës, sikundër që Kosova nuk është e interesuar që të marë territor të Malit të Zi. Por, sidoqoftë është e drejtë e çdo qytetari të Kosovës që ta di se si qëndron puna. Tash është formuar një komision dhe ky komision duhet t’i sjell dëshmitë e vlefshme të përdorura ndërkombëtarisht që marrëveshja paraprake ka qenë e gabuar. Nëse nuk ka dëshmi ne do të kthehemi prap te marrëveshja e parë. Mali i Zi nuk ka asnjë arsye të ngutet dhe të kërkojë diçka nga ne të cilën ne sot nuk mund ta bëjmë, siç është ratifikimi tash i asaj marrëveshjeje.

Mali i Zi nuk ka arsye të ngutet, por Kosova po, sepse, mos-ratifikimi i demarkacionit në parlamentin e Kosovës e ka stopuar liberalizimin e vizave për Kosovën?

Po, tash është problem i yni, sesa jemi ne në gjendje që të kemi dëshmi dhe ta dëshmojmë, se është i nevojshëm një negocim tjetër, këtë akoma nuk e di. Unë personalisht mendoj se duhet të sillen faktet. Nëse nuk ka fakte, ne duhet t}u tregojmë qytetarëve që nuk ka fakte dhe marrëveshja është ajo që është. Por, gjatë vizitës sime që kisha në Bruksel, unë nuk kam dashur që ta bëjë ndërlidhjen e këtyre dy çështjeve, demarkacionit dhe liberalizimit të vizave. Demarkacioni është një kusht i imponuar për Kosovën padrejtësisht dhe këtë ua kam thënë të gjithë atyre, me të cilët kam biseduar dhe në fund kisha biseda konstruktive dhe me komisionerin Johanes Hahn, zonjën Mogherini dhe ua kam thënë këtë dhe unë besoj që kam hasur në mirëkuptim dhe pothuajse është vendosur që të formohen dy grupe, një nga Kosova dhe një nga Komisioni Evropian për të biseduar mënyrën sesi të lirohemi nga kushti i demarkacionit dhe procesi i integrimeve të mos jetë peng i kësaj pike, por të ecet përpara dhe në procesin e integrimeve të përfshihet liberalizmi i vizave.

Para se të emëroheni në postin e ministrit të Jashtëm ju kishit një vizitë në Berlin. Siç e dini Berlini zyrtar ka marrë një rol të rëndësishëm në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova. Tash atje ka një qeveri të re, mendoni se në të kaluarën Kosova nuk ju ka qasur sa duhet orientimeve të saj me Gjermaninë?

Unë konsideroj që ka qenë e drejtë që unë jam konsultuar me miqtë tanë gjerman, sepse Gjermania është një shtet që luan një rol thelbësor në BE. Hyrja ime në një koalicion parazgjedhor dhe pas zgjedhjeve hyrja në një koalicion tjetër ka pasur karakterin krejtësisht konstruktiv që Kosova të mos mbetet peng i bllokadës institucionale dhe Kosovës t’i ndihmohet që të ecë përpara dhe kjo është respektuar nga pala gjermane. Unë sot dua t’ju them që në programin qeveritar janë disa pika kyçe që janë diskutuar në Berlin dhe miratuar me kryeministrin e sotëm Ramush Haradinaj dhe sot janë pjesë e programit qeverisës. Unë ju them se Berlini zyrtar ka pasur një rol shumë konstruktiv dhe efektiv në formimin e kësaj qeverie.

Dialogu me Serbinë: është folur për një fazë të re të dialogut në kohën kur një sërë marrëveshjesh të arritura në të kaluarën me Serbinë nuk janë zbatuar nga pala serbe, siç thotë, Prishtina zyrtare. Kësaj radhe do të ketë Kosova vija të kuqe apo qasje tjetër në këtë dialog?

Mos të flasim për vija të kuqe, dialogu nuk duron vija të kuqe, dialogu bëhet që të amortizohen problemet, sfidat. Vija të kuqe ka dhuna, ka forca, lufta dhe dialogu nuk duhet të ketë vija të kuqe, por të gjejë rrugëdalje të problemeve të ndryshme që mund të ketë. Unë besoj, se dialogu i ardhshëm i Serbisë do të jetë një proces i cili synim ka zgjidhjet dhe jo të jetë për konsum publik. Proceset kanë marr kahje të duhur dhe e shoh se ka lëvizje pozitive nga Serbia. Iniciativa e Vuçiqit në këtë drejtim nuk duhet të kritikohet por duhet të merret si konstruktive dhe nga ajo pjesët interesante duhet të merren dhe të studiohen dhe të përdorën si bazë për biseda e mëtejshme. Një e di që Serbia e ka të qartë se një pajtim me shqiptarët do t’i kontribuonte shumë rajonit dhe Serbisë dhe edhe ne e kemi të qartë në Kosovë se realiteti është ky. Serbia është një shtet i konsoliduar ka një pjesë të madhe të vijës kufitare me Kosovën dhe Kosova sot paraqet një klient të rëndësishëm për mallrat e Serbisë dhe çka duhet të ndodhë këtu, duhet të ndodhë intensifikimi i punëve dhe ne sa më shpejtë të punojmë në temat ku mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe kapitalit, mallrave, ideve dhe këtë duhet ta mundësojmë dhe këto ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor. Serbia e di që dita e pajtimit me Kosovën do të vijë dhe do të përmblidhen në konkluzat e të gjitha përpjekjeve që janë bërë deri tash dhe këto konklzua do të mbyllen dhe do të ketë një titull, marrëveshja e pajtimit. Unë i gëzohem atij pajtimi, sepse përfiton Kosova, përfiton Serbia, përfiton rajoni dhe qeveria e Kosovës nuk do të ndalet në këtë drejtim. Ndoshta në hapjen e fazës përfundimtare të dialogut do të ketë një kufizim në kohë për tema të cilat konsiderohen si të nevojshme tash për tash. Unë e di që ne kemi bërë shumë lëshime dhe nuk janë lëshime që kanë ndodhur nga mosdija jonë apo se ne kemi qenë të paaftë, por janë lëshime që konsiderohen si një ndihmë për Serbinë për të arritur deri te pajtimi i madh dhe këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë dhe tërheqja jonë në prag të konfirmimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol ishte një gjest shumë i qartë se jemi duke i ndihmuar procesit të dialogut. Ne këto momente jemi seriozisht duke menduar që mos të aplikojmë edhe në UNESCO dhe këto janë sinjale të forta që ne i dërgojmë Serbisë, se ne jemi duke i ndihmuar procesit për arsye se pajtimi duhet të ketë edhe një substancë brenda dhe kjo substancë është që Serbia mos të bllokojë në të ardhmen iniciativat integruese nëpër organizatat rajonale evropiane dhe botërore. Unë them se ndoshta në këtë samit do të ishim anëtare të UNESCO-os. Nuk i kushton Kosovës shumë, po presim edhe pak dhe ta pasurojmë kontratën e pajtimit edhe me këto tema.(Bisedoi: Bekim Shehu)

Filed Under: Interviste Tagged With: Behget Pacolli, Kosove-Serbi, Pajtimi i madh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • …
  • 212
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT