• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentja Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

June 22, 2022 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel ku po qëndron me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.  

Në takim me znj. Metsola, Presidentja Osmani ka theksuar se Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës evropiane. Për këtë si dhe për mbështetjen e vet Presidentes Metsola, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës. 

“Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me presidenten e Parlamentit, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare të BE-së ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane, e kanë vendin në BE”, ka theksuar Presidentja Osmani pas takimit. 

Ndryshe, në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në takimin e Brukselit, ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Filed Under: Komente

23 Qershori-Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

June 18, 2022 by s p

Shkruan: Refik HASANI/

Në përkujtim të 23 vjetorit,  kur nga disa lokalitete të tri Komunave, banorët shqiptarë u dëbuan dhe i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë. 

Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre.

Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsirë, në format më të dhimbshme .

Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht. Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë, një pjesë e tyre u kthyen nepër shtëpit e tyre, por se sa u kthyen e sa mbetën nuk ka shenime të sakta. Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e shqiptarë të tri Komunave e pësuan dhe mbetën shkretë pa banorëtë e vetë për shkak që në këto anë filluan të arrijnë forca të mdha të ushtrisë, policisë dhe gjandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova.

Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas 23 viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e le të afroj ndonjë projekt a program serioz për kthim apo integrim aty ku janë. 

Tema për kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jet e anatemuar dhe sikur të jen qytetarë të askujt.

Filed Under: Komente

Lufta ruse do të sjellë fundin e Carit të Kremlinit, Europa e përçarë për anëtarësimin e Ukrainës në BE

June 17, 2022 by s p

Shkruan: Eneida Jaçaj/

Ukraina është shndërruar në arenë lufte për afro katër muaj, ndërsa makineria ushtarake e Rusisë po vret të pafajshëm duke cënuar të drejtën legjitime të ekzistencës së një shteti sovran, që ka miratimin e popullit. Duket se konflikti Rusi-Ukrainë nuk do të shuhet shumë shpejt, edhe pse lufta e hapur nga vetë Cari i Kremlinit, Vladimir Putin, do të shënojë fundin e tij dhe sistemit autokrat në një kohë të afërt, pas 23 viteve të mbretërimit në pushtet, për shkak edhe të sanksioneve shtrënguese që i ka vendosur Perëndimi. Konflikti Rusi-Ukrainë e ka ndarë botën sërish në dy blloqe ashtu si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore; SHBA dhe Europa pro ruajtjes së sovranitetit të shtetit të Ukrainës, ndërsa shtetet si Kina, Kuba, Irani, Venezuela janë rreshtuar pro Rusisë. Turqia ka mbajtur një qëndrim neutral, por që ka shtuar deklaratat për paqe dhe konsensus mes dy vendeve. Populli i pafajshëm ukrainas po vuan në lëkurën e tij kapriçot dhe dalldisjet e fundit të Putinit, ku makineria ushtarake e “vdekjes” nuk po kursen as fëmijët, duke ua ndërprerë në mes të drejtën për të jetuar dhe duke minuar të ardhmen. Kjo situatë të kujton luftën e Kosovës, genocidin serb, kur makineritë ushtarake të Millosheviçit kryen krime nga më makabret mbi popullin e Dardanisë. Pasojat e ideologjive fashiste, komuniste, uzurpuese, gjithmonë i kanë vuajtur të pafajshmit.

Superfuqia dominuese, SHBA-të, garantja e demokracisë dhe sigurisë në botë, dhe kontinenti plak, Europa, ndihen në presion përballë një agresori të pabindur si Putin, i cili nuk njeh konsensus dhe limite, por u qëndron stoik pretendimeve të tij ndaj Ukrainës, duke kërcënuar botën me armët bërthamore në rast se do të hyjnë në luftë kundër Rusisë. Kjo situatë të kujton Luftën e Ftohtë pas Luftës së Dytë Botërore, ku SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik, si dy superfuqi, ndaheshin në shumë pikëpamje. Shkaku kryesor i kësaj lufte është siguria që ka kërkuar Putin për mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO. Madje, Putin ka qenë ai që ka akuzuar SHBA-të se janë ato që provokuan konfliktin në Ukrainë, pasi, sipas tij, NATO ka afruar infrastrukturën e saj ushtarake gjithnjë e më pranë kufirit rus. Por, Putin kërkon të vrasë me një “gur” dy zogj. Cari i Kremlinit përpiqet të gjejë një fajtor, në këtë rast SHBA-të, për t’ia atribuuar peshën e luftës, dhe ta nxjerrë jashtë loje si superfuqi, duke rikthyer BRSS dhe duke dominuar në Ballkan së bashku me Serbinë, një projekt i vjetër ky, por që do të mbetet veç një ëndër. Gjithashtu, edhe pse “Perdja e Hekurt” ka rënë në 1989, Putin kërkon t’i rikthejë peshën dominuese Rusisë si në kohën e ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, i cili shërbeu si model frymëzimi për instalimin e regjimit komunist në vendet e Europës Juglindore. Përpos kësaj, lufta e Rusisë kërkon të zhvendosë SHBA-të si superfuqi botërore dhe Putin t’i rikthejë Rusisë “lavdinë” dhe “dinjitetin” e munguar. 

SHBA-të dhe Europa kanë dërguar në Ukrainë ndihma ushtarake për llogari të luftës, madje një paketë e re do të miratohet për Ukrainën, për të modernizuar ushtrinë e saj. Kjo ndihmë përfshin armë të rënda dhe sisteme raketore me rreze të gjatë. Gjithashtu, Gjermania ka dërguar shumë armë në Ukrainë. Konflikti Rusi-Ukrainë është një konfikt delikat, ndërsa SHBA-të dhe BE-ja po tregohen disi të pjekur për të mos zhytur botën në një luftë të tretë botërore. A duhet të vazhdojë SHBA-ja dhe BE-ja të mbajë këtë qëndrim duke parë se si makineria e “vdekjes” ruse po vret fëmijë?! Komandanti i Forcave të Aleancës në Europë, gjenerali Ëesley Clark, në një deklaratë u shpreh se pushtimi rus i Ukrainës nuk do të ndalet pa ndërhyrjen e NATO-s, duke sjellë në vëmendje konfliktin në Bosnje, i cili u shua vetëm me ndërhyrjen e NATO-s. Por situata nuk është e njëjtë, pasi Rusia mbetet një nga shtetet më të fuqishme bërthamore. “Nuk duhet të ketë dyshim për askënd se çdo agresor potencial do të përballet me disfatë dhe pasoja ogurzeza nëse sulmon drejtpërdrejt vendin tonë”, ka kërcënar Putin. Thyerja e Rusisë në konfliktin me Ukrainën do të shpëtojë shumë shtete të tjera që mund të kenë të njëjtin fat si Ukraina; shtetet satelite të Rusisë, shtete të tjera si Bosnja dhe Hercegovina, kur Millosheviçi kishte në plan të krijonte “Serbinë e Madhe”. Pra, dështimi i luftës ruse do të mbante të ngrirë edhe shumë konflikte të tjera, që do të mjaftonte vetëm një shkëndijë të sillte përfshirjen e gjithë Ballkanit në luftë. 

Përpos ndihmave për të modernizuar ushtrinë e Ukrainës, SHBA-të dhe Perëndimi i kanë vendosur sanksione shtrënguese Rusisë, ekonomia e së cilës shumë shpejt do të dobësohet. Së fundmi, Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen për të rritur shitjet e gazit natyror të lëngshëm për vendet e BE-së, të cilat synojnë të reduktojnë varësinë e tyre nga furnizimet nga Rusia. Edhe Presidenti Amerikan, Joe Biden, ka ndaluar të gjitha importet e naftës dhe gazit rus. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të ndalojë gradualisht importet e naftës ruse, deri në fund të vitit 2022. Por që kjo situatë ka sjellë rritjen e çmimit të gazit natyror dhe të lëngshëm në të gjithë botën. Pasojat e luftërave nuk janë të mira për asnjë vend, ashtu siç kemi eksperiencën me Luftën e Madhe 1914-1918, që solli shkatërrime, dëme materiale dhe ekonomike, e humbje të mëdha në njerëz. Megjithatë, këto sanksione do të ndikojnë negativisht në ekonominë e Rusisë, duke pasur parasysh edhe shëndetin jo të mirë të Putin, që, të gjitha, të marra së bashku do të sjellin dobësimin e pushtetit të tij. Dobësimi i Rusisë, ku ka pothuajse të gjithë botën kundër, është një moment i duhur për t’i ushtruar presion Serbinë për njohjen e Kosovës. Kjo është një çështje tjetër. 

Tashmë, për të normalizuar situatën dhe për të sjellë stabilitetin në Ukrainë, është hedhur ideja që Ukraina të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Europian. Por, familja e madhe europiane është e përçarë sa i takon dhënies së statusit të vendit kandidat në BE, Ukrainës. Gjermania është pro zgjerimit, ndërsa Franca, si gjithmonë është skeptike në zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vjen për shkak të demokracisë së dobët dhe problemeve të brendshme që kanë këto vende. Madje, Presidenti Francez, Emmanuel Macron, ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë e vetmja përgjigje për stabilitetin e vendeve fqinje si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Derisa kjo situatë të normalizohet, ai që do të vuajë më shumë pasojat është populli i Ukrainës, ku përditë po shënohen vdekje, shkatërrime, dëme materiale dhe ekonomike. Arritja e një marrëveshjeje në tavolinë, mes Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin e zyrtarëve më të lartë të SHBA-së dhe BE-së, nëpërmjet dialogut dhe botëkuptimit, do të sillte paqen dhe stabilitetin. 

Filed Under: Komente Tagged With: Eneida Jacaj

VATRA UDHËHEQËSE E VEPRIMTARISË PATRIOTIKE DHE KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN

June 15, 2022 by s p

Lulzim Krasniqi*

Para së gjithash, shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për Ditën e Çlirimit, e cila përkon me këtë organizim madhështor.

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia Juaj Z. Ilir Meta,

I nderuar kryetar i Vatrës, z. Berisha,

E nderuar kryesi e Vatrës,

Të nderuar pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje të rëndësishme,

Zonja dhe zotërinj,

110 vjet më parë, lindi institucioni më i rëndësishëm e më jetëgjatë mbarë-shqiptar, “Vatra”.

E veçanta e Vatrës është se, përveçqë vazhdoi së ekzistuari, e ruajti edhe bashkësinë. Të qenit bashkë, pa dyshim se i ka ndihmuar nijeti dhe vetë ideja e themeluesve të saj, së cilës ide, ata, me pasion e me përkushtim, i ishin vu në shërbim.

Teksa jemi mbledhur sot këtu për të shënuar 110-vjetorin e themelimit të këtij institucioni historik shqiptar, kujtojmë të gjithë ata dalzotës të atdheut që kontribuuan në Kauzën Kombëtare. Kujtojmë Nolin, bashkë me Faik Konicën, dhe shumë patriotë bashkëkohës dhe të gjeneratave të tjera, të cilët këtë Kauzën Kombëtare e patën mision.

Kjo kauzë, e cila pareshtur qe simbol i jetëgjatësisë së Vatrës, na shërbeu më së shumti edhe në kohërat më të liga, dëshmitarë të së cilave jemi edhe vetë ne. Filli i këtyre kohërave është i lidhur me patriotizmin e shumë aktivistëve shqiptaro-amerikanë, të cilët qëllimin për liri e jetësuan në parim. Kjo liri rrënjët i ka te lufta për çlirim e te shumë patriotë, lista e të cilëve është e gjatë.

Për një shekull tashmë, Vatra qe burimi, pasqyra dhe personifikimi i përpjekjeve të panumërta të shqiptarëve për pavarësinë e Shqipërisë, për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe për shumë kauza të tjera kombëtare.

Meqë lufta për ruajtjen e identitetit tonë është e vazhdueshme, jam i sigurt se Vatra, dhe jo vetëm, do të vazhdojë të jetë paraderë e adresimit të çështjeve kombëtare. Jam i bindur se Vatra do të vazhdojë të luajë rolin e udhëheqësit të veprimtarisë patriotike në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe të forcimit të miqësisë me vendin tonë mik-Amerikën.

Urimet më të mira për këtë përvjetor të Vatrës për ju dhe për të gjithë shqiptarët në Amerikë e kudo që ndodhen.

Faleminderit për vëmendjen!

*Konsull i Kosovës në New York

Filed Under: Komente Tagged With: Lulzim Krasniqi

Vatra, shtëpia e përbashkët e shqiptarëve

June 14, 2022 by s p

Ambasador Ferit Hoxha/

I nderuar zoti President i Republikës,

I nderuar zoti Kryetar i Vatrës,

Të nderuar vatranë,

Është kënaqësi për mua të jemi së bashku me ju në kremtimin e kësaj dite të shënuar.

Jam i bindur, shumë të tjerë, të cilët ndonëse nuk janë fizikisht këtu, janë të pranishëm me shpirt e me mendje.

Plot 110 vjet me parë, në ndërtesën me numër 227, në rrugën Tremont të Bostonit, atdhetarë përfaqësues të shoqatave të ndryshme emigrantësh shqiptarë u bënë bashkë, në një kishë, në një vend të shenjtë, me një ide e me një synim, po ashtu të shenjtë: për të bashkuar zerin e forcat në mbrojtje të vlerave dhe identitetit shqiptar në diasporë.

Kështu lindi jo thjesht një shoqatë tjetër, jo thjesht një shoqatë me shumë, por një Federatë, Vatra, Organizata më të madhe përfaqësuese të shqiptarëve të Amerikës.

Fan Noli, Faik Konica e shumë patriotë të tjerë, shumë brezni atdhetarësh meritojnë respektin e përhershëm të të gjithë shqiptarëve në SHBA, në atdhe, e kudo tjetër në botë, për përpjekjet e parreshtuara dhe kontributin e vyer për të ndërtuar dhe forcuar komunitetin, për të formëzuar komunikimin e gjurmëlënien, për ta çuar përpara atë që i bashkonte të gjithë, shqiptarizmën. Kjo është ajo që kremtojmë sot.

Të dashur Vatranë,

Shumëcka ka ndodhur prej asaj kohe. Janë dy luftëra botërore dhe 77 vjet të mbushur me ngjarje të ndryshme, nga ato më traumatiket deri tek me shpresedhënëset.

Perandori kanë perënduar, shtete shumëkombëshe janë zhbërë, vende të reja janë krijuar, shoqëri të tëra janë cliruar. Amerika ka ndryshuar por ia ka dalë të bëhet e të mbetet fuqia e parë botërore, margaritari dhe garant i lirisë individuale;

Shqipëria është trasformuar rrënjësisht dhe komunizmi, nga i cili vuajti për rreth pesë dekada, është tashmë një endërr e keqe e tkurrur në simbolet e qëllimta historike e përkujtimore. Vetëm bunkerët e mbetur na kujtojnë se në atë vend marrëzia ishte dikur e mbrujtur me beton.

Kosova është tashmë shtet i pavarur në kërkim të së ardhmes së barabartë që meriton dhe, sot ne kremtojmë edhe ditën e clirimit nga mizoria serbe e Miloshevicit, përmes qendresës historike të UCK-së dhe ndërhyrjes vendimtare të NATO-s.

Shqiptarët në Maqëdoninë e Veriut kanë ditur të gjejnë dhe zënë vendin, të marrin e imponojnë respektin atje duke qenë kontribues të njëmendtë në zhvillimin e vendit të tyre.

Në Malin e Zi, vështirë të ketë symbol më domethenës sesa fakti që një anëtar i komunitetit, pavarësisht nga madhësia, është sot në krye të qeverisë.

E nëse më lejoni të përmend dhe një moment që është pjesë e përditësisë time, aspektin me unik në historinë tonë, Republika e Shqipërisë është sot presidente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Nuk mund të ketë kontrast më domethënës: 110 vjet më parë ishin subjekt i hartave ku vizatoheshin kufinj pa praninë tonë, sot kemi në dore cekanin që sanksionon vendimet më të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në botë.

E gjitha për të thënë se nga të dominuar historikisht, ta ndarë, të shtypur, të vuajtur, të prapambetur, të harruar, të lënë pas dorë, të nëpërkëmbur gjatë komunizmit dhe të coroditur gjatë tranzicionit, shqiptarët janë sot, pa asnjë dyshim, kombi që ka përparuar më shumë së askush tjetër në Ballkan në tridhjetë vitet e fundit. Nuk ka qenë e lehtë, nuk ka ardhur pa sakrifica, por perspektiva dhe synimet tona jonë të qarta, rrugëtimi i përcaktuar dhe, përfundimisht, fatet tona janë në duart tona, frut i gjykimeve dhe i vendimeve që marrim vetë.

Të dashur miq,

Në këto ndryshime madhore, një vend të vecantë ka pasur edhe komuniteti ynë jashtë vendit, e vecanërisht, këtu në Amerikë.

Dikur, atdhetarët tanë nuk lanë mundësi pa shfrytëzuar, me zerin dhe forcën e tyre, në favor të së ardhmes së shqiptarëve atëherë kur vihej në rrezik vetë ekzistenca e kombit tonë.

Para 23 vitesh djemtë e shqipes shkuan të luftojnë për clirimin e Kosovës.

Sot është e rëndësishme që të ndërtojmë sa më mirë mbi trashëgiminë dhe kontributin duke iu përshtatur kohës, ndryshimeve dhe evoliumit të nevojave.

Komuniteti ynë duhet të gjejë mënyrën dhe format për tu mirë organizuar, në një kapilaritet që i mundëson gjithkujt që dëshiron do të jetë kontribues, së pari për të drejtat e tyre në këtë vend, për të formëzuar një zë të fuqishëm, përfaqësues sepse vetëm ashtu mund të shumëfishojë mundësinë e ndikimit.

Sot ka rëndësi që zëri i komunitetit të dëgjohet në këshillin bashkiak të Nju Jorkut; të jetë pjesë e ligjbërjes në Albany dhe shpresoj, sa më shpejt edhe në kongresin amerikan.

Vetëm kështu kontributi bëhët konkret e të njemendtë. Vetëm kështu u bë e mundur që rrugë të qytetit të mbajnë emrat që na nderojnë, Noli e Skënderbeu. Vetëm kështu mund të kontribuohet më mirë edhe në mbajtjen e forcimin e marredhënieve të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara.

Të dashur miq,

Në programin e paraqitur në kuvendin e fundit të Vartës është theksuar, me të drejtë, angazhimi për të freskuar e rinuar anëtarësinë e Federatës, duke u hapur ndaj brezit të ri por edhe ndaj ideve të reja, alternativave krijuese që nxisin, mbrojnë dhe përfaqësojnë vlerat tona më të mira kombëtare dhe që e forcojnë e cojnë më tej trashëgiminë 110 vjecare të Federatës.

Po ashtu, kam mirëpritur gatishmërinë e Kryesisë së re të Vatrës për të bashkëpunuar ngushtë me Qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si dhe me të gjithë përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur nga vota e lirë, për të mirën e të gjithë bashkëkombasve, në funksion të bashkërëndimit dhe bashkëpunimit për të mbështetur përpariminin ekonomik, arsimor e kulturor të kombit shqiptar.

Kombi ynë ka përqafuar lirinë, lirinë e mendimit, të veprimit, të zgjedhjes e të organizmit. Eshtë kësisoj shumë e rëndësishme që organizimi i komunitetit në SHBA, në cdo formë e mënyrë, t’i qendrojnë besnik parimit të ndërtimit të shtëpisë së përbashkët për shqiptarët e çdo besimi, të cdo mendimi, të çdo bindjeje politike.

Vetëm kështu do të mund të shkojmë, më shpejt e në mënyrë më të sigurt, atje ku e synonin e dëshironin te parët, ku e cuan pasardhesit, vetëm kështu Federata bwhet e mbetet Vatër e bashkimit të shqiptarëve për të mirën e përbashkët, përtej e mbi idetë, qendrimet, përkatësitë dhe debatin politik, në interes e në të mirën e shqiptarëve pa dallim.

Gezuar 110 vjetorin e Vatrës, e siç themi ne në Shqipëri, edhe 100 të tjera.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 100
  • 101
  • 102
  • 103
  • 104
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT