• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THE WASHINGTON TIMES: Diplomatët e SHBA në Shqipëri, si antibesnikë ndaj Trump

August 23, 2018 by dgreca

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve/

1 Soroistet

Ish-Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu, i cili u bë i njohur për imponimin e një axhende mbi popullin shqiptar, duke vepruar si një Ca, në mbështetje të qeverisë socialiste nën udhëzimet e Xhorxh Sorosit, në një nga vendet më proamerikane në botë. Ne kemi dokumentuar më herët këto veprime të çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu në Tiranë përfundoi para pak kohe dhe ai është riemëruar, në mënyrë interesante, ambassador në Kirgistan, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trumpët e majtë, emërimet e Obamës në Departamentin e Shtetit, janë akoma aktivë në Shqipëri, duke treguar hapur mungesë respekti për Presidentin amerikan, edhe pse detyra e tyre është t’i shërbejnë interesit te tij dhe pë t’i raportuar direkt presidentit, që nënkupton zbatimin prej tyre të politikave të adminisitratës Trump në botë.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës në Tiranë deri sa mbërrijë ambasadorja e re. Por postimet e kohëve të fudnit të saj në Twitter nxjerrin në pah axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo ka ripostuar në Twitter një postim të ish-kreut të FBI të shkarkuar dhe disktredituar, James Comey, i cili kishte shfryrë në postim kundër Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme që dalin nga Shtëpia e Bardhë, duke e ditur se ambasada e tyre në Tiranë nuk do t’i zbatojë kurrë ato, dhe madje do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po kthehet në një vend strategjik, duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në pikëpyetje. Qeveria aktuale shqiptare është e zhytur në trafiqet e drogës dhe në krim, por e majta në SHBA ende e mbështet atë, madje duke mbyllur një sy ndaj veprimeve të paligjshme të kësaj qeverie. Por pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh në këtë situatë.

Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri.

Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit të Shtëpisë së bardhë të si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme që ai krijoi për Presidentin Trump për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mund të ketë rënë në lojën e saj, pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty.

Ndërkohë ish-ambasadori Lu ndodhet ende në Shqipëri, çuditërisht duke mos u kthyer në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.

Burimet na thonë se po vepron kështu për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, duke u dhënë atyre udhëzimet sesi “të promovojnë” kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik.

Qëllimi është të trumbetohet Edi Rama si “udhëheqës i madh” dhe se “reforma në drejtësi” e shtyrë nga z. Lu ishte një sukses i madh. E gjithë kjo duke injoruar efektet e vërteta të këtij procesi që ka çuar vendin të jetë pa gjykata dhe me krim të organizuar galopant. Më shumë mbi këtë çështje nesër.

Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Sigurisht, ata nuk kanë profesionalizëm, njësoj siç tregoi aktiviteti në mediat sociale i Leyla Moses-Ones.

Marrë nga: https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/22/us-diplomats-albania-flout-disloyalty-trump/

Filed Under: Komente Tagged With: Soroistet ne Tirane, The Washington Times

Mbi gënjeshtrën…

August 20, 2018 by dgreca

1-Astrit-Lulushi-286x300-2Nga Astrit Lulushi/
Gënjeshtra është e shëmtuar, pavarësisht faktit se të thuash gënjeshtër në një shoqëri të kontrolluar mund të jetë rrugëdalja më e mirë. Ndërsa gënjeshtra mund të shihet si kërcënim për shoqërinë, duket se ka raste në të cilat shtirja apo hipokrizia është zgjidhja më e vetëdijshme morale, si për shembull, kur njerëzit flasin ndryshe në shtëpi dhe krejt ndryshe në rrugë a në punë – përplasja mes të dyjave nuk ndodhi kurrë, ndërsa tani çdo gjë është ngatërruar a mpleksur, dhe njerëzit janë hutuar. Kaq i rëndë ishte sundimi, sa njeriu jepte gjithë sa kishte, për të vërtetuar drejtësinë e gënjeshtrës, duke e bërë krejtësisht të pamundur t’i shpëtonte asaj.
Arti i të jetuarit në Shqipërinë puniste  (PPSH) ishte arti i të kuptuarit se si t’u besoje gënjeshtrave – Por si mund të vërtetohet se pema e rritur shtrembër është e drejtë? Thuaj gënjeshtër më të madhe! ishte përgjigjia. Mos gënjeni, por mos tregoni gjithë të vërtetën ishte morali….Duke mos ditur se cila mund të jetë e vërteta, kjo e bën gënjeshtrën më të frikshme. Vetëm për shkak se diçka nuk është gënjeshtër nuk do të thotë se nuk është mashtruese. Gënjeshtari e di se është gënjeshtar, por ai që flet pjesë të thjeshta të së vërtetës për të mashtruar është mjeshtër i shkatërrimit. Nëse vetëm muret mund të flasin … bota do ta dinte se sa e vështirë ose e kotë është të tregosh të vërtetën në një shoqëri ku të gjithë janë gënjeshtarë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Mbi gënjeshtrën...

Prof. Sami Repishti i indinjuar nga Letra e DioGuardit

August 17, 2018 by dgreca

Prof. Sami Repishti i shkruan Editorit te DIELL-it/
1-Sami-Repishti-ok.JPG-250x275
Prof. Sami Repishti: -Ne emen te nanes sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogel Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji meshire kete akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare./
I nderuemi Z. Editor:
Lexova ma trishtim ne zemer dhe me neveritje Letren qe ish kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi, i ka dergue kryetarit te Bashkise se qytetit Tepelene (Shqiperi) ne lidhje me ceremonine e the themelimit te Muzeut te perkujtimit te Viktimava te Komunizmit gjate internimit te tyne ne kampin famkeq te Tepelenes.
 Letra ashte nji akt tradhetie te pabesueshme nga nji persone qe njeh mire situaten e Shqiperise nen komunizem, sidomos nga  shkrimet e zonjes se tij Shirley Cloyes DioGuardi, veçanerisht ne lidhje me ish bashkevuejtesin tone, Pellumb Lamaj, ne mes tjerave.
Ne emen te nanes sime Hava Bushati-Repishti, te motres sime Hadije Repishti (14) dhe te vellaut te vogel Vehbi Repishti (11) denoj pa asnji meshire kete akt skandaloz, ofendues, dhe nji thike mbas shpine per viktimat, shumica e te cileve kane qene femij te parritun akoma, dhe foshnje fare.
Joseph DioGuardi duhet te trupnohet kur mendon ndihmen e madhe qe ka marre nga shqiptaret e persekutuem gjate fushatave elektorale per zgjedhje ne Kongres….I qofte haram ndihma e jone!..
Sami Repishti, Ph.D
ish i burgosun politik (1946-56)
ish Drejtor Ekzekutiv
i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane (1986-91)

Filed Under: Komente Tagged With: denon Letren e DioGuardit, Prof. Sami Repishti

Porosia e ambasadorit Delawie për dialogun

August 17, 2018 by dgreca

Kosovë-Porosia e Ambasadorit Amerikan Delawie për dialogun, 17 Gusht 2018/

-Ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët.Por, ka kufizime çka do të pranojmë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë-PRISHTINË, 17 Gusht 2018-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie tha sot se, ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët, por ka kufizime çka do të pranojmë. Ai theksoi se,  SHBA-të janë të përkushtuar ndaj Kosovës; sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik. “Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon”, tha Ambasadori Amerikan në një videomesazh.

DEKLARATA E PLOTË

Jam i lumtur që kaq shumë qytetarë kosovarë tani po marrin pjesë në bisedat e rëndësishme për dialogun me Serbinë.

Kjo është gjë e mirë. Megjithatë, dëshiroj t’i qartësoj disa gjëra.

Ne besojmë se thelbi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vijë nga vetë palët.

Por, ka kufizime çka do të pranojmë.

Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës; jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në përgjithësi në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë.

Nuk duam që të kthehen ditët e dikurshme; nuk duam që të shohim një marrëveshje që do të krijonte më shumë probleme se sa që do të zgjidhte.

Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon.

Çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë grupet e pambrojtura, serbët e Kosovës dhe kishën ortodokse serbe.

Javëve të fundit ka pasur pak retorikë të padobishme, duke përfshirë edhe kërcënime dhe gjuhë të tillë që e kemi dëgjuar gjatë ditëve të këqija të dikurshme të komunizmit.

Kjo duhet të ndalojë. Deklaratat e tilla minojnë gjasat për zgjidhje dhe i ngritin tensionet.

Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranueshme.

Ne do të qëndrojmë krah jush gjatë këtij rrugëtimi.

Gjatë javëve të ardhshme, dëshiroj t’ju njoftoj me disa prej diplomatëve të sapoardhur në ambasadën tonë, të cilët iu kanë bashkuar ekipit tonë për të siguruar që partneriteti ynë me Kosovën mbetet i fuqishëm.

Filed Under: Komente Tagged With: e ambasadorit Delawie, për dialogun, Porosia

Vuçiq: Në Kosovë s’kemi as territor, as ushtri, as polici

August 17, 2018 by dgreca

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se qëllimi i tij kryesor në Kosovë është ruajtja e paqes dhe e stabilitetit.

Vuçiq duke treguar se cilët elementë e bëjnë shtetin, ka thënë se vetëm njërin nga elementet shtetërore, madje vetëm diku-diku, Serbia e ka në Kosovë.

Shteti bëhet nga katër elementë: territori, popullata, ushtria dhe policia, ka thënë ai .

“Nga këta katër elementë, Serbia në Kosovë e ka vetëm popullatën, madje vetëm aty-këtu”, ka thënë Vuçiq,citon “politika”.

Duke folur për reagimet ndërkombëtare rreth caktimit ë kufijve, kryetari serb ka rikujtuar se vendet perëndimore Kosovën e kanë njohur me kufijtë ekzistues.(KD)

Filed Under: Komente Tagged With: as polici, as ushtri, Vuçiq: Në Kosovë s’kemi as territor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 145
  • 146
  • 147
  • 148
  • 149
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT