• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptari Bektashian Feston Pashket

April 19, 2018 by dgreca

Z.Adriatik Spahiu, Bektashiani ,qe merr pjese ne Meshen e Shejte Katolike dhe me pas kremton ne shtepi Festen e Pashkve Ortodokse.Mesazhi i tij shembull per bashkejetesen nderfetare te Shqiptareve/

Nga Gjergj Lacuku/1 adriatik

Shqiptaret tashme njihen botnisht per bashkejetesen e tyne fetare. Jo me kot , Papa Françesku, ne viziten e tij te pare zyrtare, zgjodhi Shqipnine si vendin perfekt per te i tregue botes se trazueme prej konflikteve nderfetare dhe intrafetare se Shqipnija dhe populli Shqiptar jane deshmija ma e mire, ma e gjalle dhe ma e vertete e paqes, mirekuptimit dhe vllaznise nderfetare. “ Shqiponjat fluturojne nalt por ato kurre se harrojne folene e vet”-u shpreh Papa. Me kete thanje, Papa donte te perçonte mesazhin biblik se pavaresisht menyrave te besimit, ka vetem nje Zot , e na si bijt e tij kena nje folé qe asht vete Zoti dhe rrespekti per jeten, pra jeta asht gjaja ma sublime dhe askush nuk ka te drejte qe te ja mohoje jeten atij tjetrit sepse ai tjetri beson ne nje menyre tjeter .Kjo bashkejetese fetare asht ruejt e trashigue mbi parimet e Jezusit i cili edhe atehere kur po e gozhdonin ne Kryq, ai i drejtohet Zotit me kto fjale:” Fali At se s’dijne çka bajne.” Katolicizmi ne viset Shqiptare ishte nje besim Apostolik, qe don ne than se u perhap prej vete apostullit apo nxanesit te Jezusit, pra prej Shen Palit, i cili nepermjet rrugeve qe kishte ndertue Perandoria Anti-Kristiane Romake,ai do predikonte Ungjillin edhe ne popullsine Shqiptare te asaj kohe e sidomos ne qendrat e banume perkrah rruges se njoftun “Egnatia.” Keshtu thuhet se vitin 41 pas Krishtit ne Durres kishte rreth 60 familje Kristiane. Shume shpejt pra Kristianizmi do perhapej ne Ulpjane( Kosovë) , ne Alpet e Shqipnise se

Veriut dhe ne krejt viset ILire te asaj kohe.Pas nje periudhe prej 1500 vjetve , ne trojet Shqiptare si rrjedhoje e pushtimit Osman,do te vinte e dhe besimi musliman. Te nje pjese e Shqiptarve besimi musliman ishte siperfaqesor pasi ishte nje akt politik dhe ekonomik per ti mbijetue kushteve te pushtimin otoman . Sundimi gati 500 vjeçar sikurse e bani punen e vet saqe konvertimi ne fen islame u ba menyre mbijetese per nje pjese te popullsise ndersa pjesa tjeter arriti ta ruaje besimin Kristian ne baze te disa marreveshjve dhe kushteve qe fuqite e Medha te Kohes si Franca dhe Austro-Hungaria i kerkuan Portes se Nalte, ketu kushte quheshein “kapitulacione” e ne baze te tyne sigurohej mbrojtja e kultit, ne kete rast pra e besimtarve Katolike Shqiptarê. Mirepo, prap Shqiptaret e besimit Islam do mbeteshin Shqiptar dhe gjate peradorise osmane, elita e besimit islam e kuptonte ma se miri se e vetmja menyre per te ruajt identittetin e tyne ishte Qytetnimi Perendimor e jo me kot edhe njani prej Rilindaseve te medhaj, Naim Frashni, do jepte mesazhin ndriçues per Shqiptaret tue citue se “per Shqiptaret dielli lind ne Perendim”. Me vone korifejt e medhenj te Kombit si Fishta e Konica do jepnin shembujt ma te mire per ndergjegjesimin e ndjenjes Kombetare. Fishta do shprehej ne Konferencen e Paqes ne Paris se Shqiptaret jane vllazen pavaresisht besimeve qe kan. Ndersa Konica edhe pse djal i nje familje te madhe bejleresh u konvertue ne Fen e t’parve ,pra ne Fén Katolike per ti tregue Fuqive te medha se Shqiptaret jane dhe kan identitet Europian e nuk jan turq siç mundohej ti paraqiste shpesh here Serbia dhe kelyshet e saj.

Bashkejetesa dhe rrespekti nderfetar asht ruejt dhe vazhdon te ruhet edhe ne Diaspore.

.
Historine e mira jane nje kenaqesi e veçante kur ato perseriten dhe kur ne mesazhin e tyne percjellin paqe, dashni, e mirekuptim. Ne kete histori te bukur nuk kishte si te mungonte edhe Kryetari i Shoqates “Vatra” ketu ne Jacksonville, z.Adriatik Spahiu., njekohesisht edhe Nen-Kryetar i Vatres se Diaspores Shqiptare ne Amerike.Ne Meshen e Shejte qe u mbajt te Dielen e pare pas Festes se Pashkve , perveç suprizes se kandshme qe i bani me viziten e tij Komunitetit tone Shkelqesia e Tij, Arqipeshkvi i Dioçezes Tiranë-Durres, Imzot Gjergj Frendo, gjitheashtu nuk mund te mos permendim edhe viziten dhe pjesemarrjen ne kete Meshe te z.Adriatik Spahiu. Kur z.Adriatik Spahiu u takua ne fund te Meshes me Imzot Gjergj Frendo dhe pasi u prezantua dhe i tha atij”eshte kenaqesi qe takohem me ju ne emen te Shoqates “Vatra” por edhe si besimtar Bektashi, Imzot Frendo menjihere i thote z. Spahiu se Baba Mondi asht nje mik i mir i imi. Imzot Frendo shprehu nje kenaqesi te veçante per pranine e z.Spahiu gjate Meshes se Shejte pasi me anen e nje gjesti te tille Imzot Frendo arriti te kuptonte se per Shqiptaret bashkejetesa nderfetare asht diçka ma se normale por qe duhet vlersue dhe marr shembull nga e gjithe Bota.
Z. Adriatik Spahiu u shpreh se “ishte hera e pare qe marr pjese ne Meshen e Shejte te ritit Katolik dhe me te vertete u ndjeva shume mire pasi fjalet e paqes dhe faljes ishin tema kryesore e predikimit”.
Z.Spahiu asht edhe vete shembull i nje bashkejetese nderfetare pasi menjehere pas Meshes ne Kishen Katolike ai do te nxitonte per me shkue ne shpi per te kremtuar Festen e Pashkve ortodokse sepse bashkeshortja e z.Spahiu, Flora , i perket besimit Ortodoks-Kristjan.E ku ka nje mesazh ma domethanes se sa vete akti dhe vepra e z.Adriatik Spahiu qe te kujton te madhin Gjergj Fishta:” Ne m’vertete kena Bajram e Pashk por Shqiptarine e kena bashke.” Pra z.Spahiu perfaqeson ma se miri familjen e Shejt Shqiptare,modelin e bashkejetes nderfetare: nje Bektashi qe merr pjese ne Meshen Katolike dhe menjehere pas meshes iken ne shtepi per te festue Pashket Ortodokse. E ku mund te gjesh nje akt ma kuptimplote se ky!

 

Filed Under: Komente Tagged With: Adriatik Spahiu, feston Pashket, Gjergj Lacuku

Fol Hapur- Kosovë-Serbi, dialogu për njohje reciproke

April 12, 2018 by dgreca

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel tha se duhet të kalojmë në fazën finale, e që është njohja reciproke mes dy vendeve. “Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj dhe për këtë fazë edhe presidenti Trump dhe kancelarja Merkel, kryeministrja May dhe presidenti Macron, duhet të gjejnë kohë të merren me Kosovën”, theksoi ai/

1 haradinaj hapur fol

HARADINAJ: -Po përballemi me realitetin dhe nuk po i ikim atij/

PRISHTINË, 12 Prill 2018-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në diskutimin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja FOL, në të cilin ka shpalosur objektivat qeverisëse, duke thënë se Qeveria që udhëheq ka filluar pas një procesi zgjedhor, që ka ardhur si rezultat i ndarjes politike të partnerëve të mëhershëm dhe zgjedhjeve që janë mbajtur.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se formimi i kësaj qeverie nuk ka qenë proces i lehtë. “Nga marrja e përgjegjësive si qeverisje, kemi qenë të interesuar në agjendat kyçe, e këto ndahen në dy: rendi dhe ligji; dhe ekonomia, por, poashtu kujdes i kemi kushtuar edhe shëndetësisë, arsimit e me radhë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se preokupim i vazhdueshëm ka qenë edhe pozita rajonale dhe ndërkombëtare e vendit tonë.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj veçoi të arritura, duke theksuar se Qeveria që ai drejton edhe sot është mjaftë e sfiduar, për shkak të proceseve qeverisëse në vend.
“E mira e gjithë kësaj, është se po përballemi me realitetin dhe nuk po i ikim atij, nuk po i zgjedhim vetëm temat e lehta dhe të mira, por të gjitha ato që i ka Kosova, duke i trajtuar me respekt”, tha kryeministri Haradinaj.Në këtë diskutim, kryeministri ka folur edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, formimin e ushtrisë së Kosovës, luftimin e korrupsionit, çështjen e njohjeve të Kosovës, por edhe për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq, deportimin e shtetasve turq, si dhe tema të tjera me rëndësi.

 Duke folur për dialogun, kryeministri tha se duhet të kalojmë në fazën finale, e që është njohja reciproke mes dy vendeve. “Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj dhe për këtë fazë edhe presidenti Trump dhe kancelarja Merkel, kryeministrja May dhe presidenti Macron, duhet të gjejnë kohë të merren me Kosovën”, ka thënë kryeministri Haradinaj.Lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kryeministri u shpreh se ky është një proces serioz që është nisur, i bazuar në obligimet që ka Kosova, dhe e gjitha që ndërtohet si statut i Asociacionit, duhet të verifikohet në Gjykatë Kushtetuese.Në interesimin e mediave lidhur me luftën kundër korrupsionit, kryeministri Haradinaj tha se çështja e luftës kundër korrupsionit, është çështje e këtij vendi, e kësaj shoqërie dhe në çdo etapë të avancimit tonë drejt BE-së, tema e korrupsionit do të jetë çdo herë e më e nxehtë dhe do të jetë proces që kurrë nuk ndalet.I pyetur për formimin e ushtrisë, kryeministri Haradinaj tha se formimi i ushtrisë së Kosovës, nuk është pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe. “Kosova e ka një opsion, që është ligji, një ndryshim në bazë të ligjit dhe duhet ta konsumojë arritjen që të gjitha palët të sigurohen që Kosova është e gatshme, që përmes ndryshimeve kushtetuese, të arrihet dalja për këtë temë”, tha kryeministri Haradinaj.Në fund të këtij debati, kryeministri Haradinaj tha se zgjidhja e temave të rënda, të vështira, të temave që kërkojnë shumë energji, i bën fitues të gjithë. “Nuk do të humb dikush nëse zgjidhim tema që kanë pritur me vjet. Nuk ka spektër politik që nuk fiton nesër”, tha kryeministri Haradinaj, duke siguruar të gjithë që do të punojë për një Kosovë më të mirë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: dialogu, Kosove-Serbi, për njohje reciproke, Ramush Haradinaj

DIETOLOGIA:KUJDES NGA HELMIMET USHQIMORE!

April 10, 2018 by dgreca

Bëni kujdes me higjienën ushqimore nëse doni të shpëtoni nga helmimi !

Është i domosdoshëm kontrolloni i afatit të përdorimit të ushqimeve (data e skadencës), duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt, sepse rreziku qëndron pikërisht te përdorimi i ushqimeve që janë ruajtur në dollap prej vitesh./

ajshe-leka

Shkruan: AJSHE LEKA/

Për të mbrojtur shëndetin tonë, është mirë të respektojmë disa rregulla sa i përket mbajtjes dhe përdorimit të ushqimeve, në mënyrë që të jemi sa më të sigurt nga helmimet e mundshme me ushqim.

Faktorët që ndikojnë në prishjen e ushqimeve janë:

  • Ruajtja në temperaturën e ambientit
  • Ftohja e pamjaftueshme
  • Nxehja e pamjaftueshme
  • Përdorimi i ushqimeve të përgatitura me procedura të papërshtatshme industriale
  • Gatimi i pamjaftueshëm
  • Përgatitja e ushqimit më shumë se 12 orë përpara
  • Kombinimi i ushqimeve si lëndë e parë me ato të gatuara

Temperatura me e ultë për ruajtjen e një game të gjerë ushqimesh, është 80C, kurse për ato që paraqesin rrezik të lartë – 30C. Ushqimet që mbahen të ngrohta, duhet të ruhen në të paktën 62.80C (1450F), deri sa të konsumohen. Temperaturat e arritura gjatë një gatimi të shkurtër, apo në temperatura të ulëta, janë të pamjaftueshme për të eliminuar patogjenët e pranishëm në ushqim.

Pas gatimit, mos e lini ushqimin më shumë se 2 orë në temperaturën e ambientit.

Pastroni vazhdimisht frigoriferin me një sfungjer të pastër dhe të dezinfektuar, apo të njomur me uthull. Pa frikë, era do të avullojë menjëherë.

Mos i harroni ushqimet në frigorifer: Kontrolloni vazhdimisht nëse ka ushqime që janë duke u prishur. Para se t’i konsumoni frutat dhe perimet, lani mirë ato për të evituar praninë e mikrobeve dhe mbeturinat e anti-parazitëve. Mirë do të ishte të përdorej soda e bukës, në një enë me ujë, për larjen e perimeve që konsumohen të freskëta.

Për me tepër, ruajtja e tyre nëpër dyqane, në temperatura të gabuara, stimulon shumëzimin e baktereve në nivele që çojnë në helmimin e ushqimit.

Gatimi i ushqimeve direkt nga gjendja e ngrirë: Metodë e sigurt është nëse gatuajmë copa të vogla dhe të holla, si bërxolla apo copa te vogla mishi, pasi nxehtësia depërton në mënyrë të menjëhershme.

Masat e mëdha të mishit apo të shpendëve, duhet të shkrihen para së të gatuhen, për shkak se përbrenda tyre, këto masa të mëdha, mund të jenë akoma të ngrira, ndërkohë që në sipërfaqe duken të gatuara mirë.

Pajisjet për ruajtje në të ngrohtë, si dhomat apo banjo-marite, në temperatura të ulëta, mund të shërbejnë si inkubatorë, duke stimuluar rritjen e baktereve. Pajisje të tilla duhet të ngrohen më parë dhe të përdoren për të mbajtur vetëm ushqime të gatuara dhe të ngrohta. Ato kurrë nuk duhet të përdoren për të ngrohur ushqime të ftohta, pa u ngrohur më parë vetë.

Manipuluesit e ushqimeve, si bartës luajnë rol domethënës, sidomos në infeksionin nga Staphylococcus aureus. Në shumicën e rasteve, manipuluesit e ushqimeve janë viktima dhe jo burimi i helmimit, të implikuar nga kontakti i rregullt me lëndët e para, nga të provuarit e ushqimit gjatë përgatitjes, apo nga konsumimi i mbetjeve të mëparshme.

Flora bakteriale e duarve: Duar të lara nuk do të thotë domosdo duar të sigurta.

Dezinfektimi kimik nuk duhet të përdorët si një alternativë e larjes me sapun dhe ujë. Duart mund të jenë përgjegjëse në transmetimin e patogjeneve intestinale, të tilla si Salmonella, Campylobacter dhe E. coli nga lëndët e para dhe enët, tek ushqimi i gatuar, transmetimin e organizmave të hundës dhe lëkurës, të tilla si stafilokoku, nga njeriu tek ushqimi i gatuar.

Për të minimizuar këto probleme, duhet që duart të lahen jo vetëm pas përdorimit të tualetit, por me kujdes edhe gjatë përpunimit të përbërësve të ushqimit, veçanërisht pasi është prekur lënda e parë. Duhet të eliminohet prekja me duar të zbuluara e ushqimit të gatuar sa më shumë që të jetë e mundur, sepse edhe të lara, duart nuk janë të pastruara plotësisht nga stafilokoku. Asnjë person me plagë apo dëmtime të tjera kudo në trup, nuk duhet të përgatit  ushqime të ndjeshme. Plagët, të pastra dhe të pa infektuara, duhet të mbulohen me veshje.

Kontrolloni shpesh afatin e përdorimit (datën e skadencës) së ushqimeve, duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt (mielli, drithërat, erëzat). Rreziku është pikërisht te përdorimi i ushqimeve të vjetra që janë në dollap prej vitesh. 

(Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji. E sergio artikullin per lexuesit e Diellit. Mund ta ndiqni edhe: fb.com/nutricistedietologe  

Filed Under: Komente Tagged With: Ajshe Leka, Kujdes nga helmimet, ushimore

Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët!

April 7, 2018 by dgreca

30264773_1721136277932638_5619355616028917760_nFederata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta e saj “DIELLI’ urojnë besimtarët ortodoksë : Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’!

Filed Under: Komente Tagged With: dalip greca, Gezuar Pashket

Ing. Agim Karagjozi, Luftetar i Paepur per Lirine e Shqiptareve

April 4, 2018 by dgreca

agim Karagj SaliNga Dr. Sali BERISHA/

Agim Karagjozi mbylli syte pergjithmone!
Te dashur miq,
keto dite mbylli syte pergjithmone ne New York persidenti i nderit i Federates Panshqiptare te Amerikes “Vatra”, personaliteti i shquar i dispores dhe mbare kombit shqiptar, ikone e vertet e virtuteve me te arrira te shqiptarit, atdhetari i flakte, luftetari i paepur per lirine e shqiptareve, Agim Karagjozi.
Me ndarjen nga jeta te Agim Karagjozit familja e tij e nderuar humbi bashkeshortin, prindin e dashur e shembullor, Federata Panshqiptare “Vatra” humbi presidentin e saj te nderuar, qe e udhehoqi ate me vizion, vendosmeri e mençuri, miqte e tij humben mikun qe i beri krenar me miqesine e tij, diaspora jone dhe kombi shqiptar humbi birin e vet te shquar, antikomunistin e pathyeshem, avokatin e pamposhtur te lirise, te drejtave dhe dinjitetit te shqiptareve.
Me kete rast ju ftoj te dashur miq te shprehim ngushellimet tona me te sinqerta familjes se nderuar Karagjozi dhe mirenjohjen tone te pakufishme Agim Karagjozit, ketij burri te urte dhe te shquar te kombit tone!

Filed Under: Komente Tagged With: agim karagjozi, Dr. Sali berisha, ngushellime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 151
  • 152
  • 153
  • 154
  • 155
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT