• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mirënjohje kontribuesit për Maternitetin “Nënë Tereza” në Kosovë

July 31, 2017 by dgreca

-Me mirënjohje për kontributin e dhënë për shëndetësinë kosovare, gjatë kohës së okupimit është nderuar Shaban Svirca, shtëpitë e të cilit u përdorën për Maternitetin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” që nga viti 1996 e deri në vitin 1999, si dhe profesorët Hysen Sherifi dhe Emrush Kryeziu/

1 Matern N Tereza1

PRISHTINË, 31 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri në detyrë i Shëndetësisë Imet Rrahmani, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, i ndau sot mirënjohje  Shaban Svircës, për kontributin e tij të dhënë për shëndetësinë kosovare, gjatë kohës së okupimit.Svirca u nderua me mirënjohje për lëshimin e shtëpive të tij gjatë kohës së okupimit të cilat u përdorën për Maternitetin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” që nga viti 1996 e deri në vitin 1999.Me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje, Ministri Rrahmani, tha se mirënjohja z. Sfirca po i ndahet në shenjë respekti e falënderimi për të dhe familjen e tij për kontributin që ata kanë dhënë për shëndetësinë kosovarë në vitet e rënda të okupimit.“Të linden e trajtohen mbi 13 000 fëmijë në ato kushte ishte diçka që pak kush ka mundur ta bëjë”, tha Ministri Rrahmani duke vlerësuar se një mirënjohje të tilla Shaban Svirca dhe familja e tij a kanë merituar kaherë.Nga ana e tij, Sfirca tha se ndarja e kësaj mirënjohjeje për të dhe familjen e  tij është më e dashura pas mirënjohjes së ndarë më parë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim  Rugova.Ai tha se ndihet krenar që ka pasur mundësinë që në vitet e vështira të okupimit të ofrojë shtëpitë e tij për shëndetësinë dhe arsimin në Kosovë, meqë nëpër ato shtëpi përveç veprimtarisë shëndetësore ishte zhvilluar edhe procesi mësimor, pasi pushteti i atëhershëm serb kishte larguar nga institucionet personelin mjekësor dhe mësimdhënësit.Familja Svirca në periudhën 1996-1999 kishte ofruar shtëpitë e tyre falas për maternitetin, ndërsa gjatë atyre viteve hapësirat ishin zgjeruar dhe përshtatur për të krijuar hapësira të nevojshme prej dhomave të thjeshta deri te sallat e operacionit dhe kujdesit intensiv.Më 26 gusht të këtij viti  Materniteti i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” do të shënojë 21 vjetorin e themelimit. Po ashtu, gjatë ditës së sotme, me mirënjohje për kontributin në shëndetësi, Ministri Rrahmani ka nderuar edhe profesorët Hysen Sherifi dhe Emrush Kryeziu./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Materniteti, Mirenjohje, Nene Tereza

Mish për top

July 30, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1Nga Ilir Levonja/Nga dje dhe sot shqiptarët janë përfshirë në një masë proteste karshi një vendimi gjykate në Kroaci. Kjo në lidhje me ekstradimin e ballist Morinës, ai që në tetor të vitit 2014 u njoh si autori i lëshimit të një droni, që çoi në ndërprejren e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Luheshin eleminatoret e europianit në Francë. Një veprim që për disa, madje dhe burra shteti, ishte një heroizëm. Për shumë të tjerë një akt që nuk duhej të ndodhte. Ashtu sikur edhe për plot analistë oportun, një veprim i papjekur. Madje i ideuar nga vet serbët.

Sipas tyre kalvarit të raportit midis serbëve dhe shqiptarëve, sidomos pas bërjes së Kosovës shtet, nuk u duhej edhe një ngjarje e tillë.
Por të mos harrojmë, se, deri orët e para të ditës së nesërme, asaj mbrëmje akuzohej edhe vëllai i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Tashmë mbrapshtia e bëri të vetën. Pamjet e televizioneve të botës ishin ato që njihen, ca sportista që mbronin kokat nga karrikat që u thyheshin supeve. Dhe nuk e di se çfarë vlere patriotike do të kishte ai dron sikur, larg qoftë të kishte humbur jetën ndonjë ata djem në fushë. Apo nga ata shqiptarë në shkallët e stadiumit që kishin shkuar të shikonin futboll. Aq më tepër kur ca oshëtima tifozerie, me, vritini shqiptarët trondisnin platformën. Dhe ca të tjera të dorës së dytë, të yshtura nga bota e patriotizmit të palëve pështynin mbi gjithçka. Shkurt, Shqipëria dhe Serbia ishin tmerri në sytë e botës. Se si do të vente ajo ndeshje, sikur të mos kishte ndodhur kjo, askush nuk të thotë gjë, Shqipëria po lunate mjaft mire. Mund të humbte, mund të fitonte. Dhe ndofta betejave tashmë shekullore për të drejtat e mohuara midis shqiptarëve dhe serbëve, apo faktit se kujt i ha hakun kandari, do i mungonte kjjo, dosja e këtij ballistit. Megjithatë revanshit të një fitoreje në tavolinë, skudra serbe iu përgjigj me qetësi. Kur ca muaj më vonë do na ftohte nervat duke fituar pastër në Elbasan. Megjithëse shkuam ne në europian. Dhe ndofta për herë të parë fati po i sillte hiletë, apo strategjitë e kancelarive të mbrapshta nga koha, në favor të shqiptarëve. Por ndofta nuk ishte as kjo.
Megjithatë si ngjarje…, nxjerr në pah paradoksin e sojit tone.
Nuk u bëmë kështu kur humbëm Gërvallët, Hotin, Aganin, e sa të tjerë. Më fort solidarizohemi me topin, se sa me gjakun e humbur. Pra mish për top e gjak për asgjë.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja, Mish për top

RESPEKTI FITOHET, NUK DHUROHET

July 27, 2017 by dgreca

Me këto pak rreshta dua të falenderoj të gjithë ata që lexuan e vlerësuan parathënien e librit tim “Bashkudhëtarë”,  të shkruar me mjeshtri të veçantë nga profesori dhe shkrimtari-Shpend Sollaku Noé. Kjo parathënie është botuar më 24 qershor në Gazetën “Dielli”.

Shefqet Dobra

Shpend Sollaku Noè, e lexoi atë libër,  por më tepër e përjetoi në shpirtin e tij gjithçka që aty tregohej. Ai u bë njësh me ngjarjet, sikur tʼi kishte jetuar vetë ato. Nga vetë nga natyra  Shpend Sollaku Noè është njeri i ndjeshëm, Dhe vetëm një zemër e ndjeshme mund ta përjetojë dhimbjen e të vuajturve, si edhe kënaqësitë, sado të pakta, të tyre.

Ai ka pas rastin tʼi kishte nxënës fëmijët e atyre prindërve të mënjanuar, të përbuzur, të përçmuar, që vuanin dënime për faje të imagjinuara.Shpend Sollaku Noè ndjente dhimsuri për ta, por ndjente edhe neveri kundrejt disa mësuesve që, për arsye biografie, i keqtrajtonin këta fëmijë.

Ata nxënës në sytë e mësuesit tyre shikonin keqardhjen. Ç’mund të bënte më tepër mësuesi i tyre, veçse tʼi trajtonte si të barabartë?

Të gjithë fëmijët tanë, edhe pas kaq vitesh, admirojnë mësuesin e tyre Shpendin. Ai ka mbetur në zemrat e ftyre si një idhull. Askush si Shpendi dinte tʼu thoshte një fjalë të mirë. Edhe pse në dukje – sipas psikologjisë absurde të kohës – ishte jo i klasës tonë, në sjelljen e respektin që ishte karakteristikë e intelektualit të mirëfilltë si ai, ngjante sikur ishte pjesë e jona. Fëmijët tanë, kur vinin në shtëpi, vetëm për profesor Shpendin na tregonin ndonjë gjë. Dhe fëmijëve, në atë moshë,  u flet shpirti, ata thonë çfarë ndiejnë së brendëshmi, ata të vlerësojnë ashtu si je në të vërtetë.

Edhe kolegët e tij, në Lushnje, atë parathënie të shkruar më ndjenjën e dhimbjes, e vlerësuan veçanërisht. Askush, më tha Bardh Rustemi, nuk do e shkruante këtë parathënie si Shpendi, sepse, asgjë nuk del e bukur, po nuk e ndjeve së brendshmi.

Ky është Shpend Sollaku Noè: atij i flet shpirti, pa i shkruan pena.

Me zemer në dorë

Shefqet Dobra

Filed Under: Komente Tagged With: NUK DHUROHET, RESPEKTI FITOHET, Shefqet Dobro

Kosovë-Paralajmërohet njohja e 115-të e pavarësisë

July 27, 2017 by dgreca

-Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008, në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merrte në konsideratë opinionin e GJND-së/

1 New BornPRISHTINË, 27 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosovës do t’i vijë së shpejti, këtë verë, edhe njohja e 115-të ndërkombëtare, edhe nga një shtet tjetër, paralajmëron ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Aktualisht kam informata që është edhe një vend, i cili shpejt do ta shpallë njohjen, ne presim në gusht që të ndodhë”, deklaroi kryedipolmati kosovar mbrëmë më një intervistë telvizive, ndërkohë që këtë e paralajmëronte ditë më aprë edhe një një intervistë në shtypin kosovar, në ditën e shtatëvjetorit të vendimit të GJND për Deklaratën e Pavrësisë së Kosovës.
“Ka një vend i cili ka marrë vendimin për njohje dhe unë pres që do të shpallet shumë shpejt ky vendim”, ka theksuar ai, duke mos dashur të përmend emrin e shtetit.
Kosova njohjen e 114  e mori në shkurt 2017 nga Bangladshi, ndërsa më parë në vitin 2016 kishte dy njohje – nga Suriname në korrik dhe  Singapori në dhjetor.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008, në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merrte në konsideratë opinionin e GJND-së.
Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.
Nga vendet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve zhvillohen bisedime në Bruksel, kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.
 

Filed Under: Komente Tagged With: e kosoves, Njohja e 115-te

Prishtina e jep ‘dritën e gjelbër’ për ndërtimin e xhamisë

July 25, 2017 by dgreca

1 Xhamia

Ne Foto:Gurethemeli i xhamisë në Prishtinë/

Në Kosovë ka vazhduar debati për projektin e ndërtimit të xhamisë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.Ky projekt, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është prezantuar të martën edhe para asamblistëve të Komunës së Prishtinës.Projekti i xhamisë, është bërë e ditur se do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, me një kosto të përgjithshme prej rreth 40 milionë euro.

Kryetari Ahmeti iu ka kërkuar asamblistëve që të debatojnë rreth projektit të xhamisë dhe të gjendet një konsensus për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai ka thënë se xhamia do të ndërtohet, por, që për projektin e kësaj xhamie duhet të ketë konsensus politik dhe shoqëror.

“Po ndërtojmë xhaminë më të madhe në Kosovë dhe kjo është përtej mandatit tim dhe nuk është çështje e një kryetari apo një partie politike. Askush nuk po e dikton lokacionin, askush nuk po e diskuton a do të ndërtohet xhamia, xhamia do të ndërtohet, por po kam menduar që Bashkësia Islame e Kosovës të prezantojë projektin para asamblistëve”, ka thënë Ahmeti.

Asamblistët ndërkohë kanë hedhur një varg kritikash në projektin e xhamisë, megjithatë ata i kanë kërkuar përfaqësues të urbanizmit komunal, që të analizojë mirë projektin dhe të vazhdojë me procedurat e nevojshme të projektit.

Vërejtjet e asamblistëve kanë pasur të bëjnë me arkitekturën e xhamisë. Sipas tyre, xhamia nuk do të duhet të ketë arkitekturë neoklasike osmane por një arkitekturë moderne.

Po ashtu sipas tyre, orientimi i objektit nuk përkon me vend lokacionin. Lokacioni nga shumica e asamblistëve konsiderohet të jetë ndarë në vend të gabuar, pasi që sipas tyre për ndërtimin e një xhamie qendrore do të duhej të kishte hapësirë më të madhe.

Lokacioni ku parashihet të ndërtohet xhamia në Prishtinë

Lokacioni ku parashihet të ndërtohet xhamia në Prishtinë

Sidoqoftë, kryetari Ahmeti ka thënë që çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar, ndonëse sipas tij, ka pasur lokacione më të përshtatshme për ndërtimin e kësaj xhamie.

Ndërkohë, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës iu kanë kërkuar asamblistëve që të mbështesin projektin aktual të xhamisë.

Resul Rexhepi, sekretar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë se çështja e kësaj xhamie ka nisur 17 vjet më parë dhe deri më tani përveç gurëthemelit të saj asgjë nuk është bërë.

Ai ka shtuar se kryeqytetit i duhet një xhami madhështore, një xhami që sipas tij, do të ngërthente në vete edhe traditën.

“Kemi nevojë për përkrahjen tuaj, kemi nevojë që të na ndihmoni në zbatimin e projektit dhe nesër edhe kryeqyteti ta ketë një simbol me të cilin do të identifikohemi. Ne kemi përzgjedhur një xhami madhështore, të bukur. Duhet të na besoni një gjë, ne e dimë më shumë se çka na duhet neve në këtë kohë dhe në këtë vend”, ka thënë Rexhepi.

Xhamia qendrore e kryeqyteti, ka shtuar Rexhepi, nuk ka të bëjë më as një parti politike dhe se ajo është jashtë pretendimeve partiake, xhamia është e besimtarëve.

Ndryshe, së fundi një grup qytetarësh përmes rrjeteve sociale kanë kundërshtuar ndërtimin e xhamisë me projektin aktual.

Sipas tyre, ky projekt është në kundërshtim me planin urbanistik të lagjes “Dardania”, ku është menduar ndërtimi i kësaj xhamie.

Ata, përmes një peticioni në rrjetet sociale, kanë kërkuar nga qytetarët t’i mbështesin.

“Ky peticion është për arkitekturë e jo për fe”, thuhet në peticion, i cili është shpërndarë në rrjete sociale.

Gurëthemeli për ndërtimin e kësaj xhamie, si një nga objektet më të mëdha fetare të besimit islam në Kosovë, ishte vënë në tetor të vitit 2012.

Atë kohë, gurëthemelin e patën vendosur përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe krerët e institucioneve ekzekutive dhe legjislative të vendit.(kortezi;Luljeta Krasniqi-Veseli)

Filed Under: Komente Tagged With: Leja, Prishtina, Xhamija

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 180
  • 181
  • 182
  • 183
  • 184
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT