• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Yee: Ballkani Perëndimor s’do të arrijë BE-në as për 30 vjet

July 5, 2017 by dgreca

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Ye: SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët./

epa05939188 US Deputy Secretary of State for Europe and Asia Hoyt Brian Yee (C) talks to the journalists in front of the US Residency in Skopje, the Former Yugoslav Republic of Macedonia, 01 May 2017. After the incident in Macedonian parliament on 27 April when protesters stormed the assembly, US Deputy Secretary of State for Europe and Asia Hoyt Brian Yee arrived in Macedonia for a two days visit to talk with Macedonian top officials. EPA/GEORGI LICOVSKI

Ne Foto: Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee./

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee, vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë mesataren ekonomike të Bashkimit Evropian as për 30 vjet.

“Prioritet numër një duhet të jetë përparimi ekonomik. Shumica e vendeve të rajonit kanë rritje vjetore prej 3 ose 4%, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6% nuk do të arrijnë mesataren e BE-së në tri dekadat e ardhshme”, tha Yee për javoren beogradase Nin.

Ai tha se SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët.

Yee tha se një prej faktorëve më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në, sepse kudo që është vepruar së bashku “ka pasur përparim”.

“Përpiqemi që bashkë me partnerët tanë të arrijmë qëllimet e përbashkëta”, tha Yee, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, SHBA ka dëshmuar se dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen më të qëndrueshme, më të zhvilluara dhe më të sigurta.

 

Filed Under: Komente Tagged With: arrijë BE-në, as për 30 vjet, s’do të, Yee: Ballkani Perëndimor

Si pesoi ndryshim elektorati ne Vlore?

July 4, 2017 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

1.Humbja në qytetin e Vlorës dhe më gjerë ka qene e paralajmëruar më herët.Fakti është se PD s’ka bërë një analizë të sinqertë për të gjetur shkaqet,c’praj vitit 2013.

Humbja e të djathtës ose më qartësisht dërrmimi masiv i saj ka qenë e lexueshme shumë kohë më parë madje vite më parë. Arsyet, që nuk janë lexuar ende janë të shumta, por më kryesore është se në krye të saj kanë qenë dritë-shkurtrit,si gjithmonë.

PD lokale e këtij qyteti nuk ka ditur asnjëherë ta lexoj mesazhin e një humbje.

Le të analizojmë prurjet, që ka pësuar Vlora në 20 vitet e fundit.Viti ‘97 ishte viti i fundit, që kur bashkia e Vlorës do të ndryshonte drejtues dhe c’praj asaj kohe,ka 16 vjet që distanca vetëm rritet ndërsa ajo numëron si zakonisht humbjen e ëmbël, por dhe të suksesshme sipas saj ,sepse pati më shumë votues se një zgjedhje më parë,por kurrsesi fitorja nuk mund ta bënte të sajën. Pas vitit ‘97 në këtë qytet, prurjet u shtuan në favor të së majtës.Nga vinin prurjet dhe tendencat e bindjeve politike.

-Prurjet nga zona e Skraparit.Nëse prurjet ishin në 100 të mjatë.0 të djathtë.

– Prurjet nga zona e Lumit të Vlorës .Nëse prurjet nga kjo zonë ishin 100 të majë,2-3 të djathtë.

– Prurjet nga zona e Korçës. Nëse prurjet në 100 të majtë 3-4 ishin të djathtë.

-Prurjet nga zonat e tjera janë tipike që u përkasin bindjeve të majta. Në këto kushte kur të majtët rriteshin në numër e djathta zvogëlohej plus, emigracioni që përfshiu të djathtën pas vitit ‘97 e në vijimësi. Kundërshtari politik ka një numër absolut më të madh votuesish se sa e djathta,kështu që jugu dhe Vlora ka qenë dhe mbete një bastion i fortë i të majtës .Por jo vetëm me bindje politike.

Filed Under: Komente Tagged With: elektorati, Gezim Llojdia, ne Vlore, Si pesoi ndryshim

Fazë e re në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

July 3, 2017 by dgreca

1 Thaci Mog VucicBruksel, 03 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në takimin të përbashkët përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç dhe përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Pas, takimit, presidenti Thaçi ka thënë se takimi i udhëhequr nga zonja Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Vuqiç, u fokusuam në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut, që do të qonin drejt një normalizimi të plotë dhe pajtimi në mes shteteve tona dhe popujve tanë.“Ishte konkludim i përbashkët se vetëm normalizimi i raporteve të plota ndërshtetërore, vetëm pajtimi në mes vendeve dhe popujve tanë paraqet më tepër paqe, stabilitet për të dy vendet, për rajonin, të ardhmen evropiane më të sigurt dhe të shpejtë të vendeve tona”, ka shtruar ai.

Presidenti ka thënë se Bashkimi Evropian do të udhëheqë këtë proces suksesshëm, një proces intensiv, dinamik të kësaj faze të re me qëllim dhe vizion të qartë, por në të njëjtën kohë edhe afatizime kohore.

“Ne jemi dakorduar që ky proces të përfundojë sa më i shpejtë, që të jetë sa më shpejtë i arritshëm, të finalizohet dhe implementohet sa më shpejt”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se ky proces nuk do të jetë garë, por do të jetë një proces i standardeve, i vlerave të cilat duhet të ngadhënjejnë në të mirën e dy vendeve dhe popujve tanë, dhe këto vlera janë vlerat evropiane.

“Pra, do të jetë një proces i bazuar mbi standardet dhe vlerat evropiane, dhe interesin e dy vendeve”, ka thënë Presidenti.Ai është shprehur i bindur dhe besimplotë se institucionet e Kosovës, spektri politik kosovar, shoqëria civile, mediat, personalitet me ndikim në opinionin publik, ekipet e ekspertëve do të japin kontributin e tyre të çmueshëm për këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.Presidenti Thaçi më parë ka zhvilluar një takim bilateral me përfaqësuesen e lartë të Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Federica Mogherini.Në këtë takim, Presidenti ka potencuar domosdoshmërinë e hapave konkret evropian për Kosovën, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke ndalur izolimin e padrejtë që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: Dialog, faze e re, Thaci, Vucic

Kur nuk njihet vetja

July 2, 2017 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Më 1492, Kristofor Kolombo u nis për udhëtimin e tij të parë eksplorues. Biografët thonë se ai mbante me vete edhe një libër me përshkrime lundrimesh të kryera dy shekuj para tij nga të tjerë eksplorues. Në liber bëhej fjalë edhe për një njeri që u nis me anije drejt perëndimit. Pas shumë kohësh lundrim, ai mbërriti në brigjet e një vendi, ku u befasua nga klima e njëjtë me atë të vendit të tij; kafshët ishin si ato që kishte lënë prapa; njerëzit, jo vetëm me të njëjta veshje e ngjyrë, por gjithashtu flisnin të njëjtën gjuhë si njerëzit në vendin e tij. Jashtzakonisht i befasuar nga ky zbulim, pa vonesë hypi në anije, lundroi me nxitim prapa në drejtim të lindjes, vetëm për t’i dhënë popullit të tij lajmin se në një vend të largët kishte gjetur një racë njerëzore identike me racën e tyre. Në fakt, ai kishte lundruar rreth botës duke arritur në vendin e tij pa e njohur atë, dhe pastaj lundroi përsëri rreth botës për t’u kthyer po në vendin e tij.

Nëse ky udhëtim do të bëhej  sot nga një politikan i yni,  mund të arsyetohet me lehtësi dështimi i tij për të njohur vendin dhe popullin e vet; imagjino pastaj sikur të bëhej nga një parti politike, dikur e vetme, sot e madhe në numër, më e madhe ende në pasuri – me pozitë e ndikim mbi turma të ushqyera tradicionalisht me një ideologji – e cila duke hequr dorë nga e shkuara që vec atë përlyen, dhe nga parimet, e ndryshoi sistemin në oligarki që vendos me votime në grup, fshat a fis, dhe blerje votash me para të ndyra, për të mbajtur në pushtet njeriun e vet (bir i llastuar), i cili edhe nëse ka studiuar në shkollat më të mira, udhëtoi në perëndim dhe kthehet e thotë se gjë të madhe ka zbuluar. Mund të jetë edhe shok i mirë, me konsideratë për ndjenjat e të tjerëve, prapseprapë mediokër mbetet, me mendje të ngushtë, të shurdhër, të papërkulur – nuk mund të lidhë shkak me pasojë, ose të shohë se një ndryshim po vjen ose pse duhet të vijë; ai nuk mund të ndihmohet duke e pëlqyer ose ndonjëherë duke qeshur me të – kjo bën të arsyetosh se marrëzia mbështetet medoemos në bazë solide, ose është veti e mendjes së betonuar.  

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Kristofor Kolombo, Kur Nuk njihet vetja

Kosova, detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë

July 1, 2017 by dgreca

 

-Presidenti Thaçi: Ballkani dhe BE-ja kanë nevojë për vendosmëri, guxim, vizion dhe lidership/

1 Thaci Kosova ushtriDUBROVNIK, 1 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Dubrovnik Forum”, ku është folur për bashkëpunimin adriatiko-mesdhetar dhe sigurinë e vendeve të Evropës Juglindore.Në prani të shumë përfaqësuesve nga shtete të ndryshme, presidenti Thaçi ka folur për tema të ndryshme nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rajoni.Presidenti ka ritheksuar se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.Duke folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, presidenti ka thënë se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve.“Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë“, ka theksuar ai.Duke folur për zhvillimet politike në shtetet e Ballkanit Perëndimor, presidenti Thaçi ka thënë se pas disa muajsh mjegulle politike, gjendja në Evropën Juglindore po qartësohet.“Qeveritë e orientimit të qartë pro Bashkimit Evropian po marrin pushtetin në shumicën e shteteve të Evropës Juglindore.Derisa, në BE ka shenja se politikat e integrimit evropian sërish po triumfojnë”, ka theksuar ai.Presidenti ka shtuar se kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të kemi këto forume rajonale, ku mund të diskutojmë zhvillimet në shtetet tonaAi ka thënë se nëse ne jemi të ngadaltë në proceset integruese dhe në bashkëpunim, kjo nuk ka të bëjë me mungesë të mekanizmave që i promovojnë ato.“Por, kjo ka të bëjë më shumë me mungesën e guximit, vizionit dhe lidershipit. Lidershipi dhe vizioni – për të kuptuar se ne duhet të shikojmë njëri-tjetrin jo si armiq, por si partnerë dhe si shans”, ka thënë ai./b.j/

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 183
  • 184
  • 185
  • 186
  • 187
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT