• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Otto von Habsburg: Haradinaj është kalorës fisnik

June 9, 2017 by dgreca

1 Haradinaj
 Ambasadori i parë i Repubikës së Kosovës ne Gjermani, Dr. Vilson Mirdita,  gjatë mandatit të tij ne kuader te vizitave personaliteteve të njohura  shkon ne Poeking am Starnberger See per ta vizituar  ne “Villa Austria” pinjollin e   fundit te familjës perandorake austro-hungareze, Otto von Habsburg, i cili njihej si nje përkrahes i madh i pavarësisë së Kosoves. Në një shkrim të  tij, botuar në shtypin e Tiranës  dhe të  Prishtinës,   Mirdita e përshkruan këtë vizitë si njërën ndër takimet më të rëndësishme gjatë mandatit të tij. Ndër të tjera Mirdita shkruante se Dr. Otto von Habsburg „ edhe përkundër dëshirës së  madhe, për shkak të moshës së shtyer  dhe të shëndetit jo të mirë nuk arriti të realizonte dëshirën e  tij për të vizituar  Kosovën e pavarur, me të cilën, veç tjerash, e lidhte   edhe miqësia e madhe me Ibrahim Rugovën.”
 “Pragun e kësaj ville  para Teje e ka kaluar vetëm një politikan shqiptar, Ibrahim Rugova” i thotë ai diplomatit kosovar. Ne bisedë e sipër rreth problemeve për njohjen e shtetit të Kosovës dhe  të ardhmes europiane të saj Otto von Habsburg  thotë se  misionin e Dr. Rugovës për integrimin e   Kosovës ne Europë mund ta vazhdojë  vetem një politikan dhe ai është  Ramush Haradinaj.  Ne atë kohë me kandidatin e sotem për kryeminister të Kosovës ende merrej Tribunali i Hages, mirëpo për  Otto von Habsburg s’kishte asnjë dyshim: ” Herr Haradinaj ist ein Ritter!” (Zoti Haradinaj është kalores!”)- Xhecat Ukshini

Filed Under: Komente Tagged With: është kalorës fisnik, Otto von Habsburg: Haradinaj, Xhevat Ukshini

Kosovë-Publikohen rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës

June 5, 2017 by dgreca

-Hapet fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike, e cila do të jetë aktive  deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të Regjistrit të Diasporës/1 regjistri prishtine

PRISHTINË, 5 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”,  Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës. Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka  filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat  e të regjistruarve aktivë deri më  31.12.2016.Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike , e cila do të jetë aktive  deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës do të bëhet më 10 qershor 2017, në orën 14:00, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë./b.j/

Kosova, drejtësi zgjedhore në 11 qershor/

1 Prokurorja

-Prokurorja Pula: Do të reagohet menjëherë ndaj atyre që veprojnë kundër të drejtës së votimit/

Gjakovë/Pejë, 5 Qershor 2017 – Gazeta DIELLI/ Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, sot ka marrë pjesë në thyezën e organizuar në Gjakovë dhe Pejë nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet  me Demokracia në Veprim (DNV), me titull: “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”.

Në fjalën e saj të mbajtur para pjesëmarrësve, prokurorja Pula ka thënë Prokurori i Shtetit ka ndërtuar një sistem dhe praktike të mirë, e cila do te avancohet edhe me shumë në zgjedhjet e 11 qershorit, për të krijuar një ambient të sigurt, ku qytetarët do të ndihen të lirë për të zhvilluar procesin e zgjedhjeve. Ajo tha se me qëllim të ngritjes se bashkëpunimit ndërinstitucional, Prokurori i Shtetit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me KQZ-në, PZAP-in, Policin e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku janë krijuar procedura standarde të veprimit me qëllim të specifikimit të veprimeve të përbashkëta në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit zgjedhor.

Koordinatorja Pula po ashtu ka thënë se për zgjedhjet e 11 qershorit janë angazhuar 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i stafit mbështetës në tërë Republikën e Kosovës dhe së bashku me hetuesit nga Policia e Kosovës do të veprojnë menjëherë në ndalimin e personave të cilët do të veprojnë kundër të drejtës së votimit.

Sipas prokurores Laura Pula, Kodi i Ri Penal parasheh 11 vepra penale kundër të drejtës se votimit, të cilat konsiderohen krime të renda dhe parashihen dënime të ashpra, andaj për të gjithë shkelësit e mundshëm do të merren të gjitha masat e parapara ligjore.

Në fund të fjalës së saj, prokurorja Pula ka ftuar që çdo parregullsi të raportohet tek vëzhguesit, komisionerët, stafi përcjellës i KQZ-së, Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, nga se si njësi mobile do të reagojnë menjëherë, posa të dyshohet së është keqpërdorë e drejta e votës.

***
Kosova angazhime për zgjedhje demokratike/
-Shefi i Misionit Vëzhgues nga BE: Votuesit e Kosovës meritojnë më mirë. Është obligim i akterëve politikë të Kosovës të demonstrojnë se janë të gatshëm të përmbushin standardet demokratike evropiane/
 
PRISHTINË, 5 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Shefi i Misionit nga BE të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, Alojz Peterle, sot, lëshoi këtë deklaratë:
 “Gjatë vizitës time të fundit në Kosovë, jam takuar me një gamë të gjerë të bashkëbiseduesve, të cilët mirëpritën punën e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe shprehën angazhimin e tyre për zgjedhje demokratike. Gjithashtu kam bërë thirrje për të gjitha palët pjesëmarrëse të shfrytëzojnë mundësinë që në zgjedhjet e 11 qershorit të tregojnë pjekuri demokratike. Dua të jem absolutisht i qartë se çfarë do të thotë kjo.
 Çdo frikësim i kandidatëve dhe familjeve të tyre është i papranueshëm. E drejta e të qenit kandidat dhe mundësia e të bërit fushatë në mënyrë të lirë janë parakushtet absolute të zgjedhjeve demokratike. Të gjithë akterët politikë duhte të demonstrojnë përkushtimin e tyre ndaj principeve demokratike duke refuzuar fuqimisht të gjitha format e frikësimit, dhunës dhe presionit. Gjithashtu u bëj thirrje policisë dhe prokurorëve që të hetojnë incidentet e tilla në mënyrë të menjëherëshme dhe rigoroze.
 Policia, autoritetet dhe udhëheqësit politikë duhet të sigurojnë që votuesit dhe kandidatët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike pa dhunë.
 Media ka rol thelbësor në nxitjen e debatit publik në alternativat e ndryshme politike. Përpjekjet e raportuara të partive politike të ndërhyjnë dhe imponojnë kushte në qasje te debatet zgjedhore, gjë që është në dëm të elektoratit, janë duke rezultuar në vështirësi për mediat në organizim të debateve të drejta dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me ligjin.
 Nuk është shumë vonë të ndryshojmë këto trende negative të cilat rrezikojnë njollosjen e gjithë procesit zgjedhor. Votuesit e Kosovës meritojnë më mirë. Është obligim i akterëve politikë të Kosovës të demonstrojnë se janë të gatshëm të përmbushin standardet demokratike evropiane. Kjo është çështje e përgjegjësisë kolektive. Udhëheqësit e partive politike të Kosovës duhet t’i përgjigjen kësaj sfide”, përfundoi deklaratën Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, që ka vëzhgues afatgjatë duke mbuluar 38 komuna në Kosovë, do të vazhdojë të përcjellë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtyre çështjeve./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Prokuroria Pula, Regjistri i Diaspores

Edhe në politikë duhet t’i lihet vend të rinjve si dhe të kujtoheni për Diasporen

June 1, 2017 by dgreca

Nga Lek Gjoka/Florida/

 Zhurmë e madhe dhe akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë zotit Basha ka përfshirë sot kampin demokrak.

Disa lidër të kësaj Partie kritike të kryetarit aktual që kur PD-ja ishte në  çadër janë lënë jashtë listës se deputetëve në votimet e Qërshorit janë hedhur në një sulm jo ndaj liderit socialist Rama që e kanë për detyrë si anëtar të forumeve drejtuese por në mënyrë të pakuptimtë ndaj vete Partisë së tyrë.

Madje me paturpësi dalin në një konferencë shtypi ku shpalosin platformën e tyrë për largimin e kryetarit Basha. Sigurisht jam dakord që gjithë antarët e partive politike mund të kenë një mendim ndryshe nga  kryetari por në një situatë të tillë kur i gjithë bota demokratike u shqetësua për mos marrjen pjese të demokratëve në zgjedhjet e ardhshme janë të pakuptimta deklaratat e Topallit, Imamit, Patosit, Bode, etj që t’i fryjnë zjarrit të përplasjes në kampin demokrat.

Në qoftë se Basha ka bërë gabime nuk është fundi i botës se disa ish depute nuk do të marrin me të mirat  materiale që i afrohen nga të qenurit deputet (që në fakt një pjese prej tyre janë të përlyer në oferta korruptive) por të luftojnë me mish e me shpirte që Partia e tyrë të fitoje sa më shumë deputete dhe të iu marrë nga duart qeverisjen socialistëve. Partitë politike në Shqipëri duhet t’ju japin deren edhe rinisë . Madje duhët t’i hedhin sytë edhe tek diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë.

Si nuk u kujtua kurrë zonja Topalli si kryetare parlamenti  së qindra mijëra shqiptarë kanë braktisur e po braktisin Shqipërinë për faj të politikave korruptive të qeverisjes plot korrupsion të politikanëve shqiptarë nuk duan t’a harrojnë vendin nga kanë ardhur, të drejtat për të votuar si qytetar i Shqipërisë apo kur  për vete, familjen dhe klanin tënd e ke në rregull çdo gjë nuk ke pse të shqetësoheni për “turmën” popull. Tani që t’u preken interesat përsonale deklaron në mënyrë të paturpshme se vdiq Partia Demokratike e 91-isht. Jo asnjë Parti nuk vdes as kur lideri zevendesohët por kështu po ju lehtësoni fitoren kampit të majtë dhe për ketë nuk është faji as i popullit që nuk do t’i votojë, as faji i Bashës se nuk caktoi juve në listën e deputeteve por faji i ju të gjithëve që nuk luftoni për të mirën popullit, dhe të Partisë suaj por thjeshtë për interesa personale dhe klanore.

Uroj që keto zgjedhje të jenë zgjedhjet e fundit pa pjesmarrjen e diasporës shqiptare. Megjithëse kryeministri socialist Rama ka deklaruar publikisht se keto do të jenë zgjedhjet e fundit pa diasporën  por dukë parë që në çdo fushatë zgjedhore thuhen premtime n’tym  dëshiroj që në katër vitet e ardhshme pozita dhe opozita t’i kthejnë sytë nga diaspora jo vetëm për të mirat materiale që dërgojnë në Atdhe por t’a përfshijnë në qeverisje (krijimin e ministrisë së Diasporës), zhvillimin e kombit shqiptar dhe antarësimin e trojeve shqiptare në Bashkimin Evropian.

 Jacksonville Florida

Maj 20117

Filed Under: Komente Tagged With: diaspora, Lek Gjoka, Politika, te rinjet

DR. NASER RUGOVA, KANDIDATI PER DEPUTET ME VIZION PERENDIMOR, QË I DUHET KOSOVËS

May 31, 2017 by dgreca

Mesazh për bashkatdhetarët në  Kosovë për zgjedhjet e 11 Qershorit!/

1 Naser

NGA AGIM REXHAJ/NJU JORK/USA/

Të nderuar miq,

Bashkëkombas dhe bashkëveprimtar,

Zonja dhe zotërinj,

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qeshorit në Kosovë janë një moment i rëndësishëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Ne si komunitet shqiptar në SHBA presim shumë nga ky proces zgjedhor, si veprimtarë shumëvjecar dhe si një nga bashkpunëtorët e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, si udhëheqës shumëvjecar i LDK-së në SHBA dhe si nënkryetar i “Vatrës” jam i lumtur që LDK-ja si parti e parë demokratike në trojet shqiptare ka filluar reforma substanciale, freskime dhe ka kandiduar në listën e kandidatëve për deputetë njerëz integritet dhe me virtyte të larta intelektuale dhe kombëtare.  Ndjej obligim që të ju drejtohem miqëve të mij, bashkëveprimtarëve, bashkatdhetarëve të mij në Republikën e Kosovës që fuqishëm ta përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe posacërisht Dr. Naser Rugovën si kandidat për deputet, një veprimtar, intelektual dhe vizionar i përmasave evropiane. Janë njëmijë e një arsye që ta mbështesim fuqishëm Dr. Naser Rugovën:

Intelektual kalibri, parimor dhe i qëndrueshëm, karizmatik, i guximshëm dhe i pakompromis me të padrejtën, atdhetar dhe burrë urtak sikurse edhe trungu i tij familjar që me shekuj dha atdhetar të shquar. Bashkëpuntor i ngushtë i Presidentit Rugova, ish këshilltar i Kryeministrit, deputet i legjistraturës së pavarësisë, diplomat i lindur, i pastër si loti, i respektuar nga populli, Brukseli e Uashingtoni. Kam pasur nderin dhe kënaqesinë e vecantë të punoj me Dr. Naser Rugovën, në Nju Jork dhe Uashington, në vizita të ndryshme zyrtare dhe debate akademike gjithandej në SHBA, dhe mund të konstatoj me admirim se Dr. Rugova në mënyrë ekselente ka përfaqësuar ngjyrat shtetërore dhe nacionale, me dhjetëra herë na ka bërë krenar të gjithë shqiptareve në SHBA. Ishte ndër veprimtarët e rrallë që na nderoj në maksimum, na priti e përcolli me nderime e respekt maksimal në Kosovë dhe gjithmonë ishte me neve dhe na nderoj me vizita në SHBA. Prandaj në emër të shumë bashkëveprimtarëve të mij në SHBA, me kërkesën e qindra veprimtarëve të shquar të mërgatës, ju bëjë apel të gjithë miqëve, bashkëveprimtarëve, bashkëmendimtarëve dhe antarësisë së gjërë të së djathtës me orientim nacional në Kosovë që fuqishëm ta votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës  me nr.16 dhe Dr. Naser Rugovën me nr.88.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj,

Zoti e bekoftë kombin shqiptar,

Sinqerisht,

Agim Rexhaj, Nju Jork, 31 Maj 2017

 

Filed Under: Komente Tagged With: agim Rexhaj, Dr. Naser Rugova, Votoni

Vuçiç është mërzitur sepse është shuar policia paralele serbe

May 30, 2017 by dgreca

Kosovë-Tahiri: Vuçiç është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe/
Prishtinë, 30 Maj 2017-Gazeta DIELLI/Duke reaguar në deklaratën e Vuçiçit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Vuçiç është mërzitur sepse e kemi shuar policinë paralele serbe në veri të Kosovës, prandaj flet me gjuhën e tij të pamatur dhe nacionaliste.
“Policia e Kosovës është në tërë shtetin e Kosovës, ndërsa në veri jo vetëm që Zëvendësdrejtori është shqiptar por edhe gjithë struktura është me përbërje shumetnike, sepse Kosova është një shtet demokratik në vepër, dhe jo si Serbia që demokracinë e ka në fjalë dhe nacionalizmin në vepra.

Kjo tregohet më së miri me faktin se shqiptarët në Serbi kanë më pak të drejta se sa serbët në Kosovë. Por një ditë, edhe Serbia do të detyrohet të heq sëmundjen e nacionalizmit nëse e dëshiron vërtet Evropën”, ka thënë Tahiri.Kryeministri në largim i Serbisë, i cili pas pak ditësh merr edhe zyrtarisht postin e presidentit të shtetit, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb “Pink”, ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe.“Asociacioni i komunave serbe është pjesë kyçe e Marrëveshjeve të Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiç nuk merrte vendime, ishte sharmant por nuk merrte vendime. Ne e kemi marr vendimin që të gjithë policët të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic çizme shqiptare të mos vë këmbë në veri të Kosovës”, citohet Vuçiç nga media./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Policia Paralele Serbe, tahiri, Vucic

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 187
  • 188
  • 189
  • 190
  • 191
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT