• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Berisha: Rama kundër vettingut, fjalen duhet t’a marre Revolucioni

May 17, 2017 by dgreca

2 sali-Berisha-300x169Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me negociatat mes palëve të cilat janë riaktivizuar sërish qysh prej vizitës së zyrtari të DASH, Yee. Në një reagim në FB, Berisha thotë se Rama është kundër vettingut, pasi tani që opozita pranoi paketën e McAllister, ai po refuzon. Berisha shprehet se PD ka pranuar edhe votimin e vettingut, ndërsa bëri thirrje që të gjithë qytetarët të  bashkohen me revolucionin demokratik per t’a rrëzuar Edi Ramen.

Reagimi i plotë i Berishës

Maska ra!
Edi Rama kunder Vettingut!

Fjalen duhet t’a marre Revolucioni!

Te dashur miq, ne nje ndermjetesim dhe negociata intensive 24 oreshe, Zevendes Asistenti i Sekretarit te Shtetit arriti te paraqese para paleve nje pakete te njejte, me ndryshime te pranueshme, me ate qe njihet si paketa apo propozimi McAllister, te cilen e mbeshtet edhe qeveria amerikane.

Opozita e bashkuar e pranoi plotesisht paketen dhe informoi per kete vendim ambasaden e SHBA. Paketa McAllister parashikon votimin e vettingut ne parlament. Kete pakete kompromisi, e cila ishte pranuar nga Edi Rama, gje qe e konfirmoi ne nje deklarate te tij te dt. 26 prill delegacioni i BE ne Tirane, dje Edi Rama e hodhi poshte dhe e refuzoi ate.

Meqenese negociatat jane ne vazhdim, nuk po ndalem ne arsyet absolutisht te paqendrueshme te refuzimit te Rames por vetem po theksoj se me kete refuzim, Edi Rama deshmon se ai perben nje rrezik kombetar absolut per Shqiperine dhe shqiptaret. Kjo se pari sepse, me kete refuzim, ai deshmon se eshte i vendosur, qofte dhe me çmimin e nje konflikti te ashper, te vazhdoje fushaten si fantazma e Enver Hoxhes, per te varrosur pluralizmin dhe vendosur monizmin ne Shqiperi.

Se dyti, me kete akt Edi Rames i bie maska dhe del cullak si njeri qe nuk e voton vettingun nga frika dhe tmerri i Sarajeve te Surrelit, pallatit 5 katesh, lidhjeve te tij te tmerrshme me drogen, vjedhjet e tij qindra miloneshe ne ÇEZ dhe koncesione te tjera.

Refuzimi i paketes McAllister nga Rama eshte pra refuzimi i vettingut dhe deshmi e vullnetit te tij per te bere vettingun vete dhe zevendesuar Opoziten e sovranit me opoziten e tij te kartelit, pra me ato parti qe i regjistroi me firma te mbledhura nga PS.

Me kete akt, cdo shqiptar apo dhe i huaj, qe per nje arsye apo per nje tjeter besoi gabimisht genjeshtren bajate te Edi Rames se opozita ka frike nga vettingu ndaj dhe nuk e voton ate, e ka te qarte se ka besuar nje mashtrim banal dhe se ai qe nuk e voton vettingun nga frika dhe tmerri i tij eshte vetem Edvin Kristaq Rama.

Shkaku i ketij qendrimi destabilizues antikombetar te Edi Rames eshte nje dhe vetem nje: vendosmeria e tij per te vjedhur me çdo çmim zgjedhjet per shkak te humbjes absolutisht te sigurte qe e pret!

Ju bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptar, ne veçanti te gjithe atyre qe besuan mashtrimin e Rames, se opozita nga frika nuk e voton vettingun, te bashkohen me revolucionin demokratik per t’a hedhur Edi Ramen, kete fantazme te Enver Hoxhes qe do me çdo çmim te varrose pluralizmin ne Shqiperi ne koshin e plehrave te eterve te tij mizore! sb

Filed Under: Komente Tagged With: Berisha, duhet Revolucion, Rama kunder Vettingut

Pese Koalicionet parazgjedhore në Kosovë

May 17, 2017 by dgreca

*Kosova në zgjedhjet e 11 qershorit me pesë koalicione/
*Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian/
1 Rugova PrishtinePRISHTINË, 17 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë do marrin pjesë pesë koalicione, dy të partive shqiptare, dy të subjekteve boshnjake e një i subjekteve politike serbe.
Vetëm ndonjë minutë para mesnatës së kaluar të përmbylljes së afatit të deklarimit të partive politike për koalicione, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkuan përfaqësuesit e koalicionit të 13 partive, në të cilin në momentet e fundit Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) iu bashkuan edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma për Kosovën (Nisma), e më herët Partia e Drejtësisë (PD), Lëvizja për Bashkim (LB), Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), Partia Konservatore e Kosovës (PK), Partia Liberale e Kosovës (PLK), Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), Republikanët e Kosovës (REK),  Partia e Ballit (PB); Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Balli Kombëtar i Kosovës (BKK).
Në bllokun tjetër  të partive shqiptare, rreth tre orë para mesnatës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)  dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) nënshkruan marrveshjen e koalicionit, që i përbërë nga këto dy parti u deklarua në momentet e fundit në KQZ, ndërsa më herët gjatë ditës LDK nënshkroi marrëveshje parazgjedhore me Lëvizjen për Drejtësi  dhe me subjektin tjetër politik më të riun drejt regjistrimit si parti – Alternativa.
E vetme nga partitë shqiptare do garojë Lëvizja Vetëvendosje (VV), jashtë dy kolaicioneve e kundër tyre, por me dy mundësi që pas zgjedhjeve të jetë pjesë e qeverisë – në koalicion me cilindo prej dy koalicioneve parazgjedhore.Në KQZ, Zyrën për Regjistrim të Partive dhe Certifikim, brenda afatit kanë deklaruar koalicionin dy subjekte serbe –Partia e Serbëve Kosovarë (Partija Kosovskih Srba-PKS dhe Iniciativa Qetetare Aktive (Aktivna Građanska Inicijativa-AGI).Nga komunitetet tjera pakicë, njëri koalicion i ka katër e tjetri dy subjekte politike.

Në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me të gjitha votat pro, miratoi sot pasdite Memorandumin e Mirëkuptimit që do e nënshkruaj me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës në 11 qershor.

Ky Memorandum do të nënshkruhet brenda pak ditësh. Kryetarja e KQZ të Kosovës, Valdete Daka, njoftoi se do të jenë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian që do të përcjellin procesin zgjedhor në Kosovë. Anëtarët e KQZ-së theksuan rëndësinë e procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve, që do të ndikonte në integritetin dhe rritjen e besueshmërisë.

Gjatë mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, bëri të ditur aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. U bë e ditur se aktualisht është duke u zhvilluar procesi i krijimit të Listës Votuese e cila bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil të Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin e Sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, KQZ miratoi emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

 

Filed Under: Komente Tagged With: AAK, AKR, coalition parazgjedhor, Koalicioni PDK, LDK, Nisma

NJI GJAMË DËSHPRIMI

May 17, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

2-at-Fishta16 Prill 1914, natën pa hanë, Mali i Zi sulmon Hotin e Grudën, tue djegë, plaçkitë e tue krye gjithfarë përdhunimesh. Zana e idhtë e Poetit shpërthen atëherë furishëm kundër anmikut jetik e kundër Evropës së padrejtë. Asht nji ndër ma të fuqishmet lirika t’ At Fishtës kunder politikës shoveniste ruse të Moskovit qi çon peshë klysht e sajë, me pushtue e me shue Shqypninë. Poeti zbulon politikat pansllaviste kundër Shqipnisë. Komentoi At Viktor Volaj O.F.M. 1941.

  1. Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk nuk ka;

Nuk ka ma burra, qi me drrasë t’ krahnorit

Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá

Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:

Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,

Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!

  1.         N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;

Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,

E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina

Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,

Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé

Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.

  1.          O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,

Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,

Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,

Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,

Burrat e dheut do t’  xêtê n’ gjumë pështetun,

Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!…

  1. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelqyeshem, qi pre’ Empirit  

Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,

Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,

Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme

E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,

E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?…

  1.         Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset

           E popujt rregullon e i mban ndër caqe?

Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset

Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe….

Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit

Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,

  1. E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti,

E e shoftë me fise, popuj e qytete;

Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,

Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;

Selit e saja grimë me grimë u theshin;

Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.

  1.         Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye

E prej Lirijet me ia ndalun hovin?

Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?

Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?

Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:

Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.

  1.               O gjak i atyne burrave fatosa,

Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,

Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,

E para fronit t’ Perendis me vajë

Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,

T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!

  1. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota

Mburojë iu bam Evropës, pa dijtë shk’ asht tuta,

Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota

Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta

U dridhte nji Sulltan, qi njaso here

Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

  1.       Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,

Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume

Tartarit, e pre’ Evropet larg rrezikun

Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume

Por kurr Evropa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;

Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.

  1.       E kur per pesqind vjet na nder veriga  

Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,

E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga

Na reshte anmiku, tue na nzitë pa da,

N’ harresë Evropa edhe m’ atëherë na qiti

E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.

  1.       Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,

Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,

E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,

Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;

Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,

Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.

  1.       Veç sod pse Evropa, sod qi asht t’ gjith uzdaja

Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,

Pse sod Evropa, – do Mbretni të Mdhaja –

Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,

E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë

E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?

  1.       O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè

Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,

E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,

As nalt mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana,

Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,

Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.

_____________________________________________________________

1-Shenim nga At Viktor Volaj O.F.M.: 1941. Poeti zbulon haptë politikat pansllaviste kundër Shqipnisë. Tue u bazue ç’prej fakteve historike të luftave të Skanderbeut, asnjëherë Evropa nuk ka mbajë asnjë premtim në lidhje me Shqypninë.

14.O Zot i lum….Kjo lutje shpërthen krejt e natyrshme prej zemrës së Poetit.

Kundër dhunës e padrejtësisë së bame Shqypnisë thërret Hyjin Gjyqtar, qi të gjykojë mjerimet e kombit.

2- Shenim nga F.Radovani:KUR AT GJERGJ FISHTA MORI VESHT SE LULZIM BASHA KA THANË QË:“FAJIN E KANË KATOLIKËT E VERIUT”… KA LËSHUE…..Thanjen e L. Bashës një Mik i imi e ka percaktue me këto fjalë: “E pafalshme dhe shumë e poshter, antikombëtare.”

Melbourne, 16 Maji 2017.

Filed Under: Komente Tagged With: Ate Gjergj Fishta, Fritz radovani, Nji Gjame deshprimi

Përvojë

May 16, 2017 by dgreca

1-astrit_lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Vuajtja është emri tjetër për përvojën, thotë Horaci. Në këtë botë asgjë nuk është e pandryshueshme, qoftë edhe si fushat që mbillen herë me një farë e herë me tjetër. Por ndryshimi për disa (regjime) duket se merr gjithëkohën. 

Njerëzit shtypen nga të tjerë në krye me mendje në të kaluarën. Populli është karroca dhe ata hypur e ngasin atë mbrapsht; nuk kanë vuajtur, prandaj mbetën pa përvojë. Atëhërë c’kërkojnë në krye të vendit? Vec për zullume e për të vjedhur, dhe popullin e lënë në ankth, si njeriun e uritur. Nuk luhet me ushqim me të uriturin, është njësoj si t’i mohosh dashurinë të dashuruarit.

Në thelb,  Universi është i bindur, në përputhje a barazpeshë, shkruan Markus Aurelius, dhe arsyeja që menaxhon veten, nuk lë vend për të keqen. Kështu edhe njeriu pas një faji a gabimi, mendon për atë që ka bërë, reflekton,  natyrëshëm kthehet tek vetja dhe pak nga pak, ndërsa përbrenda vuan, urtësohet duke pasuruar përvojën e tij. 

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Përvojë

Kush eshte Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

May 16, 2017 by dgreca

1 avdulla Hoti

Biografi-Dr. Avdullah Hoti, i nominuar nga LDK për Kryeministër të Kosovës/

Dr. Avdullah Hoti, Ministër i Financave, i nominuar sot zyrtarisht për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, është Profesor i Asocuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Arsimi: Ka studiuar menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998. Studimet e magjistraturës (2001-2002) dhe të doktoratës (2003-2007) për ekonomiks i ka përfunduar në Staffordshire University, Britani e Madhe. Më 2008 është certifikuar nga Staffordshire University për metoda hulumtuese dhe mentorim të studentëve të doktoratës.

Përvoja akademike dhe hulumtuese: Ka filluar angazhimin si asistent mësimor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1998. Në vitin 2008 është zgjedhur Profesor Asistent, ndërkaq më 2012 është zgjedhur profesor i asocuar. Në këtë fakultet ligjëron disa kurse në studimet bachelor, master dhe të doktoratës. Në Kolegjin Dardania në Prishtinë ligjëron mikroekonominë dhe makroekonominë. Ka ligjëruar në Universitetin e Pejës gjatë vitit 2008-2009. Gjatë viteve 1999-2004, ka punuar si hulumtues, me kohë të pjesshme, në Institutin Riinvest në Prishtinë. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 2007-2009. Ka qenë anëtar i disa këshillave profesionale dhe akademike në vend dhe jashtë. Ka publikuar gjashtë tekste, në gjuhën angleze, prej tyre dy si autor i vetëm dhe katër si bashkautor. Ka publikuar 16 artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare lidhur me tregun e punës, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin, arsimin, migracionin dhe remitancat dhe fusha të tjera.  Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare dhe vendore.

Angazhimet politike: Gjatë viteve 2006-2007, ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Gjatë viteve 2008-2009, ka qenë Këshilltar për Ekonomi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Për një mandat (2010-2013) ka qenë Nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Nga viti 2006 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2011, ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në qershor 2014, është zgjedhur Deputet i Kuvendit  të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Është i martuar dhe ka dy djem, Ledionin dhe Antianin.

Filed Under: Komente Tagged With: Abdulla Hoti, kandidati i LDK, per Kryeminister

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 190
  • 191
  • 192
  • 193
  • 194
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT