• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-KOSOVES: Tërhiq ligjin për FSK-në!

March 29, 2017 by dgreca

Hoyt Brian Yee thirrje qeverisë së Kosovës që të tërheq ligjin për FSK-në/1 Ndimes zv sek HoyZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që qeveria të bëjë një hap prapa dhe ta heqë ligjin për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një intervistë me Radio Televizionin e Kosovës, ai tha se procesi i këshillimeve për këto ndryshime nuk ka qenë i përshtatshëm. “Për këtë arsye po kërkojmë nga qeveria, nga kryetari i parlamentit dhe të tjerët të përfshirë në këtë nismë që ta tërheqin ligjin derisa procesi konsultativ, procesi i bashkërenditjes të bëhet në pajtim me udhërrëfyesin. Sërish, ne mbështesim qëllimin që Kosova eventualisht të ketë ushtrinë e saj. Ndjejmë se ky është proces normal për çdo vend sovran. Por, ka një mënyrë të duhur për ta bërë këtë. Dhe duhet të ketë konsultime. Këtë gjë dëshirojmë ta shohim ne”, tha ai.

Hoyt Brian Yee tha se ekziston udhërrëfyesi të cilin e kanë hartuar ShBA-të dhe aleatët e NATO-s me Kosovën se si kjo nismë duhet të ecë përpara.

“Këtu përfshihet përkrahja politike brenda Kosovës për një hap të tillë. Kjo nënkupton që duhet të konsultohen të gjitha partitë politike. Duhet të ketë një periudhë kohore gjatë të cilës ka debat ndërmjet palëve të interesuara dhe hisedarëve ashtu që shqetësimet të merren parasysh dhe që hapat e domosdoshëm brenda udhërrëfyesit të bëhen në transparencë të plotë pa asnjë fshehtësi. Nuk ka nevojë për fshehtësi në këtë çështje. Pikëpamja jonë është se transformimi duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese”.

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i shtetit qëndroi në një vizitë dyditëshe në Prishtinë, ku u takua me zyrtarët e institucioneve dhe përfaqësues të partive politike.

Përveç çështjes së shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai ka diskutuar me udhëheqësit e Kosovës edhe për çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi. Ai shfaqi besimin se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi është diçka që duhet të miratohet.

“Ne besojmë se zgjidhja e një çështjeje në mes të fqinjëve ka vlerë të madhe. Mendoj se është ndër qëllimet tona të rëndësishme në rajon për t’i parë shtetet fqinje duke arritur marrëveshje për t’i përmbyllur mospajtimet, për të treguar se nuk ka më probleme ndërmjet fqinjëve. Është me rëndësi për ne, si partner strategjik, është me rëndësi për Bashkimin Evropian, që ta dimë se nuk ka ndonjë çështje të mbetur ndërmjet fqinjëve. Pra, ne mendojmë se është ujdi e mirë. Shpresojmë shumë se Marrëveshja për shënimin e kufirit do të miratohet nga parlamenti. E mirëpresim faktin që Lista Serbe është kthyer dhe që ka dhënë shenja se është e gatshme ta përkrahë atë”, ka thënë zoti Yee.

Ai tha se vizita e në Kosovë kishte për qëllim rikonfirmimin e mbështetjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, për zhvillimin e vazhdueshëm të saj si shtet i pavarur e sovran dhe për zhvillimin e saj të vazhdueshëm si shtet i qëndrueshëm e demokratik dhe për t’i shqyrtuar përparësitë tona për Kosovën.

Filed Under: Komente Tagged With: Hoyt Brian Yee, per FSK, terhiqni Ligjin

GJUHA SHQIPE, ZYRTARE NË PODGORICË, ULQIN, TIVAR, PLAVË, ROZHAJË DHE TUZ

March 29, 2017 by dgreca

Sipas autoriteteve malazeze gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. Kjo përbën një hap pozitiv në drejtim të avansimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi./
Gjuha-shqipe-432x300

Ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë, raporton Fakte.

Sipas autoriteteve malazeze gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. Kjo përbën një hap të madh në drejtim të avansimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në Maqedoni, edhe pas një lufte çlirimtare, Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese, 15 vite më pas gjuha shqipe nuk po implementohet pothuajse askund, kjo për shkak të paaftësisë dhe korrupcionit në radhët e funksionarëve shqiptarë të BDI-së.

Gjuha shqipe

Filed Under: Komente Tagged With: gjuha shqipe, ne Podgorice, Tivar, Ulqin, zyrtare

Kosova kurrë më nuk do të jetë e pambrojtur

March 28, 2017 by dgreca

1 Berhami-Veseli në Izbicë, ku forcat kriminale serbe para 18 viteve vranë dhe masakruan 147 civilë shqiptarë: Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë/2 flamuriPRISHTINË, 28 Mars 2017-B.Jashari/Kosova kurrë më nuk do të jetë e pambrojtur, tha sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në shënimin e 18-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe në fshatin Izbicë të Skenderajt, gjatë të cilës u vranë dhe u masakruan 147 civilë shqiptarë. Kryeparlamentari kosovar bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e viktimave të kësaj masakre.Duke kujtuar dhe nderuar viktimat, kryeparlamentari Veseli tha se ky është çmimi i lirisë sonë, një sakrificë e jashtëzakonshme njerëzore, nga foshnjat deri te njerëzit e palëvizshëm.

Kreu i Kuvendit tha se do të punohet fuqishëm në mënyrë që t’u krijohet perspektivë qytetarëve, me jetë dinjitoze dhe krenare, e cila lidhet me shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, i cili do të forcohet dita-ditës.Kryetari Veseli tha se viktimat e kësaj masakre dhe të gjitha viktimat anekënd Kosovës, nuk do të harrohen asnjëherë dhe do të punohet deri në fund që drejtësia të vihet në vend.“Kosova dhe populli i saj kurrë më nuk do të jenë të pambrojtur. Kurrë më nuk do të lejojmë që në tokën tonë të ndodhë diçka e tillë. Për këtë, garanci janë institucionet e Republikës së Kosovës, me të gjithë mekanizmat e tyre. Lavdia për të rënët është e përjetshme”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Para homazheve në Izbicë, kryetari Veseli ka zbuluar pllakën përkujtimore në fshatin Turiqevc, në vendin ku më 28 mars 1999, nga forcat serbe ishin vrarë motrat Ardita (13) dhe Edona Behrami (5).

Pas zbulimit të pllakës, kryeparlamentari Veseli ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore.Pas masakrës në Izbicë, forcat serbe  në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve i kishin nxjerrë nga varret dhe i kishin dërguar e groposur nëpër varreza masive në Serbi.

Javën e kaluar, në fshatin Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit u mbajt tubim përkujtimor për më shumë se 240 martirë të vrarë dhe të masakruar para 18 viteve, në 25,26 e 27 mars 1999, nga forcat serbe.

Pranvera në Kosovë është stinë e dhembjes, e nderimeve e përkujtimeve për heronjtë, dëshmorët e martirët e rënë për shumë të shtrnjtën lari e pavarësi

Është stina kur përkutohet se, në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Ndër masakrat në Kosovë që do përkujtohen në këtë pranverë është edhe ajo në  fshatin Mejë të Gjakovës, e 27 prillit 1999, kur forcat serbe kanë rrembyer nga kolonat e refugjatëve dhe masakruar e zhdukur 377 shqiptarë. Asnjëri nga të ndalurit në rrethimin e hekurt nuk kishte arritur të dilte i gjallë.

Në Kosovë ndodhi edhe masakra serbe në burgun e Dubravës, e datës 22 maj 1999, ku u vranë 114 shqiptarë të burgosur. Forcat kriminale serbe bënë masakra në gjithë Kosovën, edhe në Reçak, në Likoshan dhe Çirez, Obri, Poklek,  Suharekë, Kralan, Goden,  Rogovë,  Celinë, Lubeniq, Makoc, Kotlinë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Rahovec, Studime, Kaçandoll, Bajgorë, Shipol, Çabër…

Në vitet 1998-‘99 forcat serbe në sulmet gjenocidale dëbuan nga Kosova mëse 1 milion shqiptarë, shumicën “përtej Bjeshkëve të Nemuna” në Shqipëri, vranë e masakruan mëse 12 mijë,  e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur, ndërsa ende nuk dihet për fatin e mëse 1600 të zhdukurve ende të pagjetur.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kosova kurrë më nuk do të jetë e pambrojtur

Vettingu, ONM shqyrton dosjet e aplikantëve për komisionet

March 27, 2017 by dgreca

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i drejtuar nga Kalavera ka sjellë vëzhguesit pranë institucionit të Avokatit të Popullit për të verifikuar kandidatët për vettingun.Puna e ekipit të monitoruesve ndërkombëtarë do të nisë prej ditës së nesërme.

Ndërkohë mesnata e sotme është dhe fundi i afatit të lënë për aplkikantët që të plotësojn ë dokumentacionin. Mësohet se deri tani nga 164 aplikantë, vetëm 100 kanë plotësuar dokumentacionin.Me 3 mars, ONM u ka dhënë rekomandim pozitiv 79 aplikantëve, pjesë e grupit prej 164 personash, dosjet e të cilëve Parlamenti shqiptar i riktheu në tryezën e saj.

Nuk dihet sa do të jetë numri i të përzgjedhurve ndërkombëtarë për të bërë vettingun e drejtësisë shqiptare.

Filed Under: Komente Tagged With: Kandidaturat, ONM, Vettingu

Deputetët serbë kthehen në parlament e Kosovës

March 27, 2017 by dgreca

Pas gjashtë muaj bojkoti, lista Srpska vendosi të kthehet në parlamentin e Kosovës, për ta kundërshtuar themelimin e mundshëm të ushtrisë së Kosovës.

Nga Bekim Shehu/

Deputetët e serbëve të Kosovës, nga lista ”Srpska”, kanë marrë vendim që të kthehen në Kuvend, pas disa muaj bojkot që u bënë institucioneve të Kosovës. Vendimin për kthim në Parlamentin e Kosovës deputetët serb e morën, siç thanë, ”për ta kundërshtuar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK) në ushtri të Kosovës”. Sllavko Simiq, shef i grupit parlamentar të listës “Srpska”, tha për mediet lokale serbe, se ky subjekt politik kthehet në institucione për të mbrojtur interesat e komunitetit serb.

“Pas konsultimeve që kemi pasur brenda listës “Srpska”, kemi vendosur që të përdorim të gjithë mekanizmat, që përmes institucioneve ta kundërshtojmë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë të Kosovës. Dhe tjera ta nisim procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ne konsiderojmë që marrëveshja për Asocacionin është për popullin serb të Kosovës dhe nuk duam që Prishtina zyrtare ta themelojë statutin e asociacionit pa përfaqësuesit e serbëve”, tha Sllavko Simiq.

Vendimin për kthimin e Listës “Srpska” në institucionet e Kosovës pas bojkotimit disa mujor e mbështeti edhe qeveria në Beograd, përmes drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Qeveria në Beograd e mbështet vendimin e përfaqësuesve serbë për kthim në Kuvendin e Kosovës dhe që pavarësisht rrethanave të vështira, aktivisht ta kundërshtojnë krijimin e të ashtuquajturës ushtri të Kosovës”, tha Marko Gjuriq për televizionin publik serb RTS.

Ndërkohë, nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka mirëpritur vendimin e Listës “Srpska” për t’u kthyer në kuvend dhe qeveri dhe këtë ai e ka cilësuar si sukses të Kuvendit të Kosovës.

“Është interes i komunitetit serb që t’i ketë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, sepse vetëm duke qenë në institucione ata mund t’i përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës. Kjo është me rëndësi për ta dhe për funksionimin e institucioneve. Ne kemi një shoqëri shumetnike dhe duke qenë kështu, të gjithë duhet të punojmë së bashku edhe përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve”, tha Xhavit Haliti.

Deputetët e serbëve të Kosovës bojkotuan institucionet e Kosovës që nga miratimi i ligjit për Trepçën nga kuvendi i Kosovës në tetor 2016, ligj ky që u kundërshtua ashpër nga qeveria në Beograd. Më vonë arsye tjetër për mospjesëmarrje në institucione, lista “Srpska” paraqiti edhe mosnisjen e procesit për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas kundërshtimit të Prishtinës zyrtare, e cila thotë se “pa u shuar të gjitha strukturat paralele, nuk mund të themelohet asociacioni”.

Lista “Serpska” e mbështetur nga qeveria në Beograd kundërshtoi kategorikisht së fundi nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që me ligj ta transformojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri, duke shmangur kështu ndryshimet e nevojshme Kushtetuese. Për transformimin e FSK-së në ushtri, duhet ndryshuar Kushtetuta me dy të tretat e votave të 120 deputetëve dhe dy të tretat e votave të deputetëve serbë. Kjo tash për tash duket e pamundur, për faktin që kthimin në kuvend pas gjashtë muaj bojkoti, përfaqësuesit e serbëve po e bëjnë pikërisht, siç thonë, “për ta kundërshtuar qoftë me ndryshime kushtetuese qoftë me ligj, Transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

E nga ana tjetër, Presidenti Hashim Thaçi, vazhdon ta përsërisë qëndrimin, se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk mund të pres pafundësisht dhe nuk mund të jetë, siç thotë, “peng i Beogradit dhe listës Srpska”.

Transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ligjit e kanë kundërshtuar edhe ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara. Ata nuk janë kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës, por thonë që “kjo duhet bërë me një proces gjithëpërfshirës dhe me ndryshimet e nevojshme kushtetuese”.(DW)

Filed Under: Komente Tagged With: deputetet serbe, kthehen, në parlament e Kosovës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 202
  • 203
  • 204
  • 205
  • 206
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT