• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump: Assad nuk do të tolerohet më

April 6, 2017 by dgreca

Mbas sulmit me gaz kundër popullsisë civile, zoti Trump deklaroi: “Aksionet e tmerrshme të regjimit të Assad nuk do të tolerohen më”./

1 Presidenti Trump dhe mbreti jordanez

Kështu deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin e Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë. “Kur gazi vret fëmijë dhe të sapolindur, për mua janë kaluar shumë vija, ajo e kuqe po e po”, ka thënë Trump.  Ai ka theksuar se, administrata Obama ka humbur një mundësi të artë për të zgjidhur krizën siriane.  “Sulmi kimik në Siri ishte i tmerrshëm. Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Ishte një sulm ndaj njerëzimit”, ka vijuar Trump. Nga sulmi me armë kimike në Siri mbetën të vrarë 72 persona, mes të cilëve 20 fëmijë dhe 17 gra.  Moska zyrtare mohoi që regjimi i Assad ta ketë kryer qëllimisht sulmin dhe refuzoi të njihte projekt/rezolutën e OKB-së. “Këto akuza janë një provokim”, ka thënë Kremlini. Ndërkohë, sulmi është dënuar edhe nga ati i shenjtë, Papa Françesku, që ka shprehur keqardhjen dhe e ka cilësuar si “të papranueshëm”.

Filed Under: Komente Tagged With: Assad nuk tolerohet, Trump

DONI TE KRYENI STUDIMET NE SHBA?

April 3, 2017 by dgreca

Ambasada e SHBA në Tiranë sqaron fushat e studimit dhe si të aplikoni/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se janë hapur aplikimet për të interesuarit që dëshirojnë të kryejnë studime në SHBA. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikimet për vitin akademik 2018-2019 për programin Fulbright për studentë të huaj deri më 15 qershor 2017. Programi Fulbright u jep mundësi profesionistëve të rinj dhe studentëve të diplomuar për të vazhduar studimet pas-universitare në Shtetet e Bashkuara. Bursat u akordohen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë, në bazë të një niveli të lartë konkurrence.

Fushat e Studimit

Shkenca natyrore dhe sociale
Agrikulturë
Inxhinieri
Biznes
Ekonomik
Administrim Publik
Administrim Shëndetësor
Letërsi dhe gjuhësi
Psikologji
Bibliotekonomi
Kërkime arsimore
Juridik
Teatër/Balet
Arsim
Gazetari

Kohëzgjatja e grantit

Kjo bursë është e vlefshme për një ose dy vite akademike në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të përfituar një diplomë master. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vjet pas përfundimit të Programit.

Kërkesat për kualifikim

Diplomë universitare me të paktën 4 vite të plota studimi (ose 3+1, 3+2 sipas procesit të Bolonjës);
Minimumi 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e studimit;
Aftësi të dukshme drejtuese
Nivel i përshatshëm i gjuhës angleze (580 ose më shumë në provimin e TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit;
Kombësi shqiptare
Limiti i moshës: 40
Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit në Shtetet e Bashkuara, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar.

Dispozitat financiare

Bursa e programit Fulbright garanton shkollimin, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, udhëtim vajtje-ardhje në institucionin mikpritës. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.

Procedura e aplikimit

Forma e aplikimit për programin Fulbright duhet plotësuar në mënyre elektronike, këtu.

Aplikimet duhen dërguar jo më vonë se data 15 qershor 2017.

Aplikimi i plotë përfshin:

Formën e aplikimit (gjeneruar nga sistemi online)
Kopje të noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave nga të gjitha institucionet akademike e ndjekura më parë (një kopje)
Tre letra reference
Curriculum Vitae
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Kopje e pasaportës
Kopje të çertifikatave nga kurse të kryera më parë (të vlefshme për fushën e studimit)
Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentat e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 qershor 2017.

Fulbright Program
Public Affairs Office
U.S. Embassy
Rruga Elbasanit, Nr. 103
Tirana

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë 04 224-7285, email Fulbrightapplication@state.gov ose faqen tonë në Facebook.

Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We transfer nuk do të merren në konsideratë!

Gazeta Dielli

 

Filed Under: Komente Tagged With: DONI, kriteret, ne SHBA, TE KRYENI STUDIMET

Filmat e Diktatures dhe Thashethemet e Piro Milkanit

April 2, 2017 by dgreca

Nga Thanas L. Gjika/ SHBA/
Piro Milkanin përpiqet të krijojë përshtypjen se është një nga regjisorët më të mirë të kinematografisë shqiptare, por nuk e ka arritur kurrë nivelin e dy regjisorëve që e ndihmuan në hapat e tij të parë për të mësuar në praktikë regjinë e filmit, pra nivelin e regjisorëve Gëzim Erebara dhe Kujtim Çashku. Në shkollën e Pragës ai mësoi vetëm për të xhiruar filma si operator, por edhe në këtë profesion nuk e arriti dot Ilia Tërpinin dhe Jonel Konomin, etj. Dobësitë e tij profesionale u shfaqën në gjithë filmat që krijoi. Mjafton të shikoni filmin “Trishtimi i zonjës Shnaider” të vitit 2008, i cili ka nivelin mesatar të një pune diplome studentësh. 
Disa vjet më parë, kur hartoi dokumentarin për jetën e Ismail Kadaresë i shkrova se ky film nuk i jepte vlerat e Ismail Kadaresë dhe se Dritëro Agolli në skenën e takimit me të duhej t’i thoshte jo vetëm: “Ismail ti ke qenë më i talentuari”, por duhej t’i kërkonte të falur për faktin se e kishte lënë vetëm në luftën që ai guxoi t’i bënte partisë për krijimin e çnjeriut. Pirua mu zemërua. E si të mos zemërohej, ai donte lavdërime, donte që unë ta vlerësoja si regjisorin më të mirë mbas Viktor Gjikës e Dhimitër Anagnostit. 
Unë e kam njohur Piron që në vitin 1951 kur ishim bashkë me pushime në kampin e pionierëve në Pogradec. Pasi u rritëm u bëmë shokë meqë isha vëllai i Viktorit, njeriut që ia kishte nevojën dhe që nuk ia kurseu kurrë ndihmën si koleg e shok. Mirëpo ai ka pritur prej meje lavdërime, kurse unë vetëm e kam respektuar si shokun e tim vëllai dhe nuk i kam bërë elozhe. Ja këtu qëndron mëkati im ndaj tij.
Kur ka ardhur disa herë këtu në Amerikë i jam vënë në dispozicion, e kam marrë e kam shëtitur me makinë, kam shkruar dhe në gazetë për të, por meqë nuk e kam lëvduar si regjisor është mërzitur. Kur kam shkuar unë në Shqipëri më ka lënë të zhgënjyer. Si njeri që e kisha trajtuar si mik të mirë këtu, më kot prita se mos më ftonte për drekë në ndonjë restorant, ose në shtëpi si kisha bërë unë. Ai përkundrazi, u tregua mosmirënjohës dhe shpifi ndaj meje. 
Kur erdhi këtu në Amerikë para pak vitesh, më tha se kishte sjellë një kopje të filmit “Nëntori i Dytë” të Viktorit dhe se donte të bënte një shfaqje të këtij filmi në Boston. Mirëpo ndodhi që unë disa ditë më parë kisha prerë biletat vajtje-ardhje për New York sepse kisha lajmëruar disa profesorë e miq të atjeshëm për takime pune. Prandaj i thashë se më vinte keq që nuk mund të vija në Boston, mbasi nuk mund t’i anuloja takimet e New Yorkut. 
Z. Piro kur kthye në Shqipëri përhapi një legjendë sikur këtu në Amerikë u bë copë për të popullarizuar veprën e Viktor Gjikës, por unë, në vend që të shkoja me të në Boston ia mbatha në N.Y. E fryu mbesën time, vajzën e Viktorit, si dhe shokët e tij me të tilla broçkulla.
Këtë poshtërsi e ngriti në nivel më të lartë mbas vdekjes së Dritëro Agollit, kur unë në shkrimin e lamtumirës për këtë poet ia qaja hallin si Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë, Viktor Gjikës e krijuesve të tjerë të cilët duke jetuar në kohën e diktaturës u detyruan të bënin vepra të politizuara si ua kërkonte partia shtet. Por për fatin e mirë të letësisë e të artit shqiptar theksoja se ata arritën të krijonin dhe vepra të mira që do të mbeten në historinë e artit e të letësisë shqiptare. Pirua me vrap rifilloi nga intrigat, rifilloi të fryjë njerëzit se vëllai i Viktor Gjikës ka dalë e “po shan vëllain e MADH, të cilit po i dridhen kockat në varr”, se Thanasi qenka një “vllavrasës”, etj. Mirëpo njerëzit e dijnë se unë lashë punën dhe shkova i shërbeva Viktorit tre muajt e fundit të jetës së tij dhe se gjatë atyre muajve ia redaktova veprën me kujtime “Vit pas viti” që kishte përfunduar në dorëshkrim dhe ndihmova për botimin e saj.
Këto javët e fundit po e fryn problemin që ka ngritur z. Agron Tufa mbi vlerat e antivlerat e filmave shqiptarë të krijuar gjatë kohës së diktaturës. Për të alarmuar njerëzit po e paraqit kërkesën e z. Agron Tufa sikur ky po kërkon ndalimin e plotë të shfaqjes së gjithë filmave, ndonëse ky ka kërkuar që të ndalohen vetëm disa filma shumë të politizuar, kurse të tjerët të jepen në disa kanale TV të shoqëruar me një hyrje ku specialistët të shfaqin vlerësimin e tyre për vlerat e antivlerat e tyre dhe këto filma të kenë një shënjë lart, një logo, që të dallohen se janë krijime të kohës së diktaturës. 
Z. Piro e kupton se po të realizohet kërkesa e z. Tufa, filmat e tij si “Shembja e Idhujve”, etj, do mos shfaqen ose do të shfaqen shumë rallë dhe të ardhurat që ai merr nga shfaqja e filmave do të bien. Për fatin e keq të Piros, unë si studiues i letërsisë, u futa në këtë diskutim duke marrë anën e z. Tufa. Kështu, Pirua gjeti rastin të fryjë atë legjendën e “Vëllavrasësit të Viktor Gjikës” me qëllim që ai të dalë si mbrojtësi i Viktor Gjikës dhe i vlerave të kinematografisë shqiptare të realizmit socialist. Një furtunë në një kovë me ujë. Ngre një problem i cili do ta diskreditojë edhe më keq për mungesën e aftësive të tij si regjisor dhe për mungesën e moralit si njeri. I nxitën disa sambistë të internetit që të shkruajnë me pseudonime për të shkruar lavdërime për Piron dhe për të sulmuar me sharje bajate z. Agron Tufa e të gjithë ata që e përkrahin atë, ku bëj pjesë dhe unë. 
Ja ky është Piro Milkani që është marrë e merret me thurrje thashethemesh për të ngritur emrin dhe prestigjin e tij që të realizojë përfitime sa më shumë…

Filed Under: Komente Tagged With: dhe Thashethemet, e Piro Milkanit, Filmat e Diktatures, Thanas L Gjika

MIRENJOHJEJE TREVES MIRDITORE

April 1, 2017 by dgreca

PRESIDENTI NISHANI: MIRENJOHJEJE TREVES MIRDITORE PER LUFTEN KUNDER VENDOSJES SE DIKTATURES KOMUNISTE/

Pergatiti per Diellin: Gjon Kadeli/

Presidenti i Shqipnise Bujar Nishani zhvilloi nje vizite pune ne Mirdite, ku se pari shkoi te Kisha e Shenlezhdrit ne Orosh (ish Abacia e Mirdites). Mandej kreu i shtetit pershendeti Simpoziumin Mirdita “”Ne mes te Katedraleve” ne Pallatin e Kultures te Rreshenit, te organizue nen kujdesin e Instuticionit te Presidentit te Republikes,ku ishin te pranishem autoritete te ndryshme qeverisese te zones, historiane, akademike,profesore e banore te shumte te Mirdites.

Gjate kesaj vizite Presidenti i Republikes nderoi me “Dekoraten e Nalte te Shqiponjes” ish Bajraktarin e Oroshit Preng Marka Prenge dhe ish oficer Frrok Melyshin (mba vdekjes), ndersa me dekorate “Nderi i Kombit” Preng Bibe Doden (mas vdekjes) si edhe me dekoraten “Gjergj Kastrioti Skanderbeu” Deren e Gjomarkajve me motivacionin “Per kontributin e jashtzakonshem ne saherbim te mbajtjes se identitetit kombetar, dhe ne menyre te vecante te popullit te Mirdites, per luften shume shekullore kunder pushtuesve te atdheut dhe per qendresen deri ne sakrifica sublime, kunder vendosjes se diktatures komuniste ne trojet shqiptare.

Dy fjale lidhun me dekorimet e naltpermenduna: Presidenti Nishani me kete gjest bujar, nderoi veten, naltsoi autoritetin e detyres qe ka si udheheqes shteti dhe vuni ne dukje disa fakti te pamohueshme, qe per nji arsye ose nji tjeter, fatkeqsisht, mbeten ne erresin.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjon kadeli, MIRENJOHJEJE TREVES MIRDITORE, presidenti Nishani

Kosovë- Programi i Lidershipit, studime në universitetet amerikane

March 31, 2017 by dgreca

-Ceremonia e shpalljes së përfituesve të bursave të Programit të Lidershipit Transformues/

1 Kosova Lidershipi1M insitri

PRISHTINË, 31 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami mori pjesë sot në ceremoninë e shpalljes së 26 përfituesve të gjeneratës së tretë dhe të fundit të Programit të Lidershipit – Bursat dhe Partneritetet (TLP-SP), të cilët do të studiojnë në programe profesionale në universitetet amerikane.Me këtë rast, ministri Bajrami uroi fituesit e kësaj burse dhe theksoi se Kosova ka shumë nevojë për liderë të transformuar që do ta sjellin kulturën dhe eksperiencën amerikane te ne. “Jam i sigurt se të gjithë ata të rinjë që kanë përfituar nga ky program do të ndikojnë në ndërrimin e mentalitetit dhe të qeverisjes së mirë kudo që do të jenë”, theksoi ai.Ministri tha se përveç gëzimit për përfituesit e fundit të këtij programi, kemi edhe një ndjenjë pikëllimi që projekti po përfundon. Por, ai theksoi se do të punohet edhe për projekte të tjera që të rinjve tanë t’ju hapen dritaret e komunikimit të rregullt me universitetet amerikane.

Ndërsa, drejtori i USAID-it për Kosovë, James Hope, theksoi se është i lumtur që ky program ka arritur të ndihmojë të rinjtë kosovarë që të studiojnë në universitete amerikane, ndërsa i porositi 26 përfituesit e fundit që të punojnë shumë dhe të kthehen si liderë për të transformuar vendin e tyre.Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet është program i përbashkët i USAID-it dhe MAShT-it, ndërsa implementohet nga World Learning. Që nga fillimi, ky Program ka ndarë 102 bursa për programet profesionale, si dhe 185 bursa për studime master në universitete të njohura amerikane./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove, Programi i Lidershipit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 208
  • 209
  • 210
  • 211
  • 212
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT