• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

70-vjetori i “Spiegel”-it dhe Kosova

January 4, 2017 by dgreca

Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” mbush 70 vjeç më 4 janar – një udhëtim në vite nëpër kryetitujt e kësaj gazete na tregon se në vitin 1999 Kosova ishte disa herë në fokus të ballinës së revistës. Por edhe rajoni.

Bomba, Terror, Dëbime – Ku të çon kjo luftë?

Në numrin e 5 Prillit 1999, revista “Spiegel” i kushton vëmendje kryesore luftës në Kosovë. Mjaft analiza gazetareske, por edhe një intervistë me Ibrahim Rugovën, ku ai thekson se shpresa e Millosheviçit janë përçarjet brenda perëndimit.

2-spegelKosova – Luftë kundër vrasjes – Frika nga zgjerimi i konfliktit

Në numrin e marsit 1999, revista “Spiegel” shkruan se konflikti i Kosovës mund të transmentohet edhe në Gjermani. Ambasadori jugosllav i atërhershëm, Zoran Jeremiç citohet: “Kemi në Gjermani 800.000 serbë, kjo me sa duket nuk dihet aq mirë.” Më vonë ai tha se ky nuk ishte kërcënim.3-spigelProtokoll i tmerrit – Çfarë po ndodh vërtet në Kosovë?

Kancelari Schröder për Kosovën: “Marrim pjesë në këtë luftë për të ndalur vrasjet e dëbimin.” Revista “Spiegel” sjell informacione të dëshmitarëve okularë për krimet serbe në Kosovë, por shkruan edhe për valët e refugjatëve në Maqedoni e Shqipëri, si edhe ofron një analizë për armiqësinë e vjetër shqiptaro-serbe.

4-spegel

Filed Under: Komente

Presidenti Obama, fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar

January 4, 2017 by dgreca

1-obama-300x180Presidenti Barak Obama tha se, do të mbajë një fjalim lamtumire në Çikago më 10 janar, ku do të reflektojë mbi sukseset gjatë dy mandateve dhe do të ofrojë mendimet e tij se në ç’drejtim po shkon vendi, ndërkohë që presidenti i zgjedhur Donald Trump vjen në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Presidenti Obama largohet pas 8 vitesh me shkallën më të lartë të miratimit se çdo president tjetër i periudhës moderne, rreth 59 për qind. Republikani Trump ka premtuar se do të zhbëjë shumë prej politikave themelore të parardhësit të tij. Fjalimi i zotit Obama ndjek një traditë të gjatë të presidentëve amerikanë, duke filluar me George Washingtonin më 1796, për t’iu drejtuar vendit para largimit nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Obama u kthye sot në Uashington nga pushimet e Krishtlindjeve në Hawai, ku ai ka lindur dhe ka kaluar kohën më të madhe të rinisë. Ndihmësit thonë se në javët e fundit në detyrë, zoti Obama ka mundësi të falë më shumë të burgosur për drogë, që ai mendon se kanë marrë dënime tepër të ashpra dhe ndoshta të nxjerrë më shumë urdhra ekzekutivë, në përpjekje për të mbajtur në fuqi disa politika që ai favorizon dhe që kundërshtohen nga zoti Trump. Megjithëse demokrati Obama, ka kërkuar të lehtësojë tranzicionin e administratës Trump, ai ka ndërmarrë gjithashtu veprime që e kanë nervozuar presidentin e ardhshëm. Ai ka lëshuar urdhra ekzekutivë për të bllokuar shpimet për naftë në oqean pranë brigjeve amerikane, ka shpallur parqe të reja kombëtare dhe ka zbrazur më tej burgun amerikan në Gjirin Guantanamo të Kubës, ku mbahen terroristë të dyshuar. Zoti Obama po ashtu për herë të parë urdhëroi ambasadoren e tij në Kombet e Bashkuara për të lejuar miratimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit që kritikon vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Ai vendosi sanksione ndaj Rusisë lidhur me ndërhyrjet e dyshuara kibernetike të Moskës gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Të dyja këto veprime janë në konflikt të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur Trump. Presidenti Obama do të takohet të mërkurën me demokratët në Kongres në përpjekje për të hartuar një strategji për të mbrojtur arritjen e tij më të madhe në politikën e brendshme, reformën e kujdesit shëndetësor që zoti Trump dhe ligjvënësit republikanë kanë deklaruar se do ta shfuqizojnë, edhe pse ata ende nuk kanë rënë dakord mbi një plan që do ta zëvendësonte atë. Kur të bëhet qytetar privat, zoti Obama dhe zonja e parë Michelle do të banojnë në Uashington, jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë dhe kanë në plan të qëndrojnë atje deri sa vajza e tyre e vogël Sasha të mbarojë shkollën e mesme në vitin 2019. Ai është presidenti i parë në gati një shekull që do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington pas largimit nga detyra.

My farewell address

In 1796, as George Washington set the precedent for a peaceful, democratic transfer of power, he also set a precedent by penning a farewell address to the American people. And over the 220 years since, many American presidents have followed his lead.

On Tuesday, January 10, I’ll go home to Chicago to say my grateful farewell to you, even if you can’t be there in person.

I’m just beginning to write my remarks. But I’m thinking about them as a chance to say thank you for this amazing journey, to celebrate the ways you’ve changed this country for the better these past eight years, and to offer some thoughts on where we all go from here.

Since 2009, we’ve faced our fair share of challenges, and come through them stronger. That’s because we have never let go of a belief that has guided us ever since our founding — our conviction that, together, we can change this country for the better.

So I hope you’ll join me one last time.

Because, for me, it’s always been about you.

 

Filed Under: Komente Tagged With: fjalim lamtumire, më 10 janar, ne Cikago, Presidenti Obama

Urime per 2017

January 3, 2017 by dgreca

Duke kujtuar Migjenin dhe shkrimin e tij, “Urime per 1937”/

1-migjeniNga Sadik ELSHANI/*

Sa here qe afrohet Viti i Ri, mendja gjithnje me shkon te shkrimi, skica e Migjenit: “Urime per 1937”, sidomos kur jane pervjetoret e plote, si ky i sivjetmi. E di qe kete ndjenje e kane edhe shume te tjere. Me kujtohet ne vitin 1987, me rastin e 50 vjetorit te ketij shkrimi, gazetari Ali Sutaj e ka botuar nje shkrim ne gazeten “Rilindja” te Prishtines. Ky Shkrim i Migjenit ne shikim te pare te duket nje shkrim i thjeshte, i rendomte, por mjaft domethenes me nenkuptime figurative e filozofike tipike migjeniane…

“Shok i dashtun un pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nji per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njisoj vazhdon te shkruej urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hy ne radhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937…”

Keshtu shkruante, keshtu uronte Migjeni 80 vite me pare. Me nje ironi e sarkazem te holle u uronte shokeve te tij gjume te embel qe te mos i shihnin vuajtjet e njerezve rreth tyre, ta ndien veten te gezuar edhe kur nuk duhej te ndiheshin te gezuar, kur vuanin ne rrethanat shoqerore te asaj periudhe. Ishte pikerisht ajo natyra e ndieshme e qenjes se Migjenit, ajo ndjenja e dhimbjes per vuajtjet e te tjereve qe edhe ne raste te tilla gazmore te nderrimit te motmoteve nuk e linte ate te qete, te patrazuar, indifferent. Ne nderrimin e motmoteve njerezit shpresojne se gjera te mira do te ndodhin ne jeten e tyre ne Vitin e Ri, si ne boten magjepse te perrallava e legjendave te lashta. Por koha si kuptim fizik vetevetiu nuk sjell asgje, eshte vetem nje levizje qarkore e monotone qe perseritet e perseritet nder vite, shekuj e mijevjecare. Kohen e bejne njerezit, boten e ndryshojne njerezit, per te mire apo per te keq. Jane veprimet apo mosveprimet e njerezve qe e percaktojne, e vulosin, i japin drejtimin  nje periudhe te caktuar historike, qe ndryshojne rrjedhat e historise. Nganjehere per te mire, nganjehere per te keq.

Nga viti 1937 kur Migjeni e shkroi kete urim, derguar ne adresen e ndergjegjes se brezave te tere (edhe neve), eshte e sigurt se shume gjera kane ndryshuar, por edhe shume gjera, ceshtje qe e kane shqetesuar Migjenin gjate tere jetes se tij te shkurter e plot vuajtje, ende jane te pranishme ne shoqerine e sotme shqiptare.  Nuk ka nevoje te hy ne imtesira se lista eshte teper e gjate dhe kam friken se mos ndoshta po dal nga tema. Prandaj, duket se ky urim nuk eshte shkruar para 80 vjeteve, por eshte shkruar dje. Urimet e familjareve, shokeve e miqve per njeri – tjetrin jane urime te ciltera, shprehin deshirat per nje vit te suksesshem, plot shendet e lumturi. Por ne urimet e politikaneve, ministrave e kryeministrave, kryetareve te shteteva qe ua drejtojne popullit, ka mjaft dyfytyresi (hipokrizi). Premtojne shume ne nderrimin e motmotove, por shume pak nga ato premtime permbushen (realizohen). Dhe jane pikerisht keta politikane, ministra e kryeministra, kryetare shtetesh qe kane nevoje te nderrojne veten e tyre, sjelljet e tyre, sepse nga veprimet apo mosveprimet e tyre varen fatet e popullit, fatet e vendit. Ne keto caste te nderrimit te viteve uroj qe politikanet, udheheqesit tane t’i nderrojne sjelljet, shprehite e tyre, te heqin dore nga joshjet dhe lakmite vetanake per pasuri te pakufizuar e te paligjshme e t’u rreken me perkushtim detyrave per te cilat e kane kerkuar voten e popullit, ceshtjeve madhore te kombit tone. E di qe kjo nuk eshte nje gje e lehte per njerezit tane, por ia vlen qe ta provojne pak.

Migjeni e ka njohur mire filmin dhe i ka percjellur me interesim filmat e kohes se tij, prandaj e permend Greta Garbon ne rolin e saj ne filmin “Mbreteresha Kristina”. Po te kishte jetuar me shume dhe po ta kishte pare filmin “Gone with the wind” (“Perftoi me eren”apo “Iken me eren”, 1939) me siguri do ta kishte permendur Scarlet O’ Haren dhe fjaline e saj me te cilen perfundon edhe filmi: “After all, tomorrow is another day” (“Pas te gjithave (ose tekefundit) neser eshte nje dite tjeter”).

Sidoqofte, me gjithe zemer: Urime per 2017! Gezuar!

 

Filadelfia, 1 janar, 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Komente Tagged With: Sadik Elshani, Urime per 2017

Kosova 2017-Njihet stazhi i punës i viteve të ‘90-ta

January 3, 2017 by dgreca

-“Bujku”, gazeta e rezistencës së atyre viteve dhe e bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri. “Këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, vlerësonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova/

unnamedunnamed-3unnamed-2unnamed-1

-“Në njohjen e përvojës së punës të viteve të ’90-ta do të përfshihen realisht të gjithë ata sektorë të cilët kanë punuar në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë asaj kohe”, tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i pyetur nga korrespondenti i Gazetës Dielli/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 3 Janar 2017/ Njohja e stazhit të punës për të gjithë që punuan në institucionet e Republikës së Kosovës në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar do jetë një nga angazhimet e  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në vitin 2017, deklaroi ministri Arban Abrashi.

“Në njohjen e përvojës së punës të viteve të ’90-ta do të përfshihen realisht të gjithë ata sektorë të cilët kanë punuar në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë asaj kohe”, tha ministri Abrashi, i pyetur nga korrespondenti i Gazetës DIELLI, duke bërë të ditur se është filluar me arsimin e vazhdohet me shëndetësinë e sektorët e tjerë, përfshirë informimin.

Ministri Abrashi në konferencën e fundvitit për shtyp ka prezantuar të arriturat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Kosovës në vitin 2016.

“Janë identifikuar mbi 14 mijë vende të lira pune. Ka ndodhur kategorizimi i mbi 41 mijë shfrytëzuesve të pensionit kontributpagues që tani variojnë mes 158 euro minimale dhe 230 euro maksimale. Janë përkrahur mbi 26 mijë familje me ndihmë sociale, më gjithsej 107 mijë anëtarë. Kanë kaluar 4 ligje, përfshirë ligjin për veteranët”,  ka theksuar, mes tjerash, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Në vitet e 90-ta ishte një kohë e rëndë e okupimit serb, kur shqiptarët u dëbuan dhunshëm nga puna, shkollat, universiteti, nga të gjitha institucionet që kishte Kosova, por në organizimet e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci mbajtën edhe zgjedhje, zgjodhën edhe President, Kuvend e qeveri të Republikës, në shtëpitë e tyre i bënë institucionet e arsimit, shëndetësisë, kulturës e të tjera, mes të cilave ishte edhe gazeta e rezistencës “Bujku”, që sfidonte ndalimin e  mbylljen e dhunëshme të gazetës tradicionale e të vetme të përditshme shqiptare në Kosovë, Rilindja.

Gazeta që e nxirrnin gazetarët e punëtorët e tjerë të Rilindjes, “me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, vlerësonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, median pjesë e institucioneve të Republikës.  Presidenti Rugova në funddhjetorin 2002, në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast  më dha edhe një nga intervistat ekskluzive, nga e cila e citova,  shprehte edhe mbështetjen e fuqishme institucionale për gazetën simbol i traditës së informimit në Kosovë dhe të drejtën e punonjësve të saj.Për njohja e stazhit të viteve ’90 për punëtorët e gazetës “Bujku” – Rilindja, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale tashmë që në vitin e kaluar, në 20 tetor 2016, i janë dërguar listat e punëtorëve, ku janë të nënshkruar për rrogat që kanë marrë, ndërsa dëshmi janë edhe gazetat në arkiva dhe biblioteka.

“Derisa në Kosovë nxirrnim gazetën me emrin ‘Bujku’  në Perëndim -Zvicër dhe në Tiranë nxirrnim gazetën Rilindja, me ndihmë materiale fillestare nga qeveria e Kosovës në ekzil dhe gjatë gjithë kohës kemi paguar kontributet për Republikën e Kosovës – Fondin e 3 përqindëshit”, theksohet në aplikimin për njohjen e stazhit, që kam bërë si kryeredaktori i parë-themeluesi i gazetës së përditshme “Bujku”. Nga selia e kësaj gazete që nisi të dalë nga 18 janari 1991 e me të cilën u themeluan edhe bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri nisa raportimet edhe si korrespondent i Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH, nga Prishtina, që para çerek shekulli-nga 24 maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste kosovare, të zgjedhjes së Presidentit dhe Parlamentit të Republikës,  e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, stazhi i punes, vitet 90-ta

Duke “vrapuar” pas Dollarit edhe shqiptaret e Amerikës po e “harrojnë” familjen

December 31, 2016 by dgreca

-Në meshën e madhe të Krishtlindjeve në Jacksonville Florida Dom Anton Kcira mundohet që ti “shëroi” shqiptaret nga “sëmundja” e Dollarit dhe ti kthehen familjes dhe besimit./

1-leka-2-Nga Lek Gjoka/Jacksonville Florida,/1-dolarVërtetë ardhja e ditës së shenjtë të Krishtlindjeve është një feste e madhe për gjithë njerëzimin. Edhe për kombin e vuajtur shqiptar është një rreze shprese. Shqipëria për ditë përlotet nga personazhet e Migjenit që po mbijetojnë në çdo cep të Atdheut ndërkohë që politikanet ngatërrohen dukë numëruar pasurinë e vjedhur. Me rroba firmato edhe këto politikane të korruptuar i presin plot gëzim Krishtlindjet jo vetëm për dhuratat e shtrenjta që do të iu dhurojnë të afërmeve dhe klanit të tyre por edhe për reklamën televizive që i bëjnë vetvetes nëpër kanalet shqiptare në vizitat në selite e kishave katolike dhe ortodokse. Por ketë vit kisha Katolike doli publikisht dukë vendosur një “Veting” ndaj politikes shqiptare , dukë mos organizuar asnjë pritje zyrtare për to por dukë shtruar një dreke për njerëzit e varfër që po shtohen çdo dite. Sinjali i dhëne nga kisha Katolike në Shqipëri i ka shqetësuar shumë politikanet shqiptareve sepse nuk është vetëm një termet shpirtëror por një minus i madh para masës popull që do ti votoje në 2017. Madje Vetingu i kishës Katolike po tremb jo vetëm politikanet por edhe drejtësinë që e kanë dërguar Shqipërinë drejt humnerës se shumë shpejt do ti drejtohen ferrit të gjalle.Përveç shqiptareve të Shqipërisë edhe shqiptareve të diasporës së Amerikës iu bie ndërmend ta festojnë festen e Krishtlindjeve. Është dita që ka ma shumë shqiptare në meshën e shenjtë. E njëjta klime është edhe në Jacksonville Florida. Në mesnatën kur akrepat trokitën orën 12 dhe lajmëruan lindjen e Jezu Krishtit në San Jose Catholic Church komuniteti shqiptar u mblodh për meshën e madhe kjo fale edhe rrjeteve socialeve si facebook etj. që lajmëruan se Dom Anton Kcira dhe Dom Abroz Demaj do të drejtojnë meshën në gjuhën shqipe.

Pasi nisi riti normal i një meshe e mori fjalën Dom Anton Kçira i ardhur enkas nga Detroiti nga kisha shqiptare e Shën Palit për  të drejtuar ketë meshe të shenjtë ngaqë në Jacksonville nuk ka ndonjë prift që celebron meshe në gjuhën shqipe.

Ndër të tjera Dom Antoni që u lut për shpirtrat e të vdekurve nga terrorizmi në Gjermani foli me force për familjen. Ai tha se familja në Amerikë po shkatërrohet fale politikave të Partisë Demokratike dhe presidentit Obama që gjoja në emër te Lirisë ekstreme po shkatërrojnë familje, po vrasin fëmijët para së të lindin dukë ligjëruar abortin. Me pas ai iu drejtua besimtareve katolike në sallën e kishës se edhe shqiptaret e Amerikës po shkojnë drejt shkatërrimit të familjes . Për to vlera kryesore tha ai është Dollari dhe punojnë nga dy-tre punë. Blejnë shtëpi të shtrenjta, makina të shtrenjta pa pasur mundësi. Atëherë për të mos i humbur ato e vetmja mënyre është të punosh shtate ditët e javës dukë mos pasur kohe për familjen ku në mjaft raste burri i lodhur nga puna apo gruaja nuk ka as forcën fizike për ti plotësuar dëshirat seksuale njëri-tjetrit dhe fillon tradhtia në çift pra mëkati me i madh që shkatërron familjen. Vërtetë në salle u dëgjuan mjaft fjale nëpër dhembe se si një prift katolik flet pa doreza një realitet që e jetojmë për ditë por është akoma tabu për moshën që ka jetuar dhjetëra vite në diktaturën komuniste. Madje ndonjëri edhe mund të mendoje së çfarë i duhet një prifti për dashnoret apo dashnoret e të tjerëve (tjerave) sepse gjithkush ka lirinë ta jetojë jetën sikur të ia doje zemra deri në shthurje . Madje me ato fjale djegëse për shumë veta iu ka prekur edhe privativë  por mesazhi i Dom Antonit është mese i qarte. Familja është e shenjtë dhe tradhtia në çift përgatit terrenin e keq për divorcin ku fëmijët duhet të rriten jetime me nënë e baba gjalle pse jo nesër të ndjekin të njëjtën rrugë. Gjithashtu ndër të tjera ai tha se duhet ti kushtohet shumë kujdes edhe fëmijëve jo vetëm ti dërgojnë në sport por edhe në kishe sepse dukë u rritur me klimën e jetës amerikane fare lehte mund të bien viktima të drogës, prostitucionit etj. Por si mund të kujdesen shqiptaret e Amerikës kur nuk iu del koha as për gjumë sepse dukë e shtrire hapin me shume se kanë mundësi do harrojmë gjithçka fëmijët, besimin dhe do ti përkushtohemi vetëm Dollarit .

Pak para mbarimit të meshën se shenjtë vjen çasti i kungimit ku Dom Antoni me ironi iu tha se kush ka bërë mëkat të mos ngrihet për të marre kungimin. Pasi ra një heshtje varri ndoshta të paret ishin mëkataret që u lëshuan me një fryme drejt altarit. Megjithëse me rregullin kishtar të kishës katolike që të marrësh kungimin duhet të paktën një here në vit të rrëfehesh por valle kush po pyet sot për rrëfime mëkatesh. Një pjese kanë ardhur në kishe thjeshtë se janë Krishtlindje ose të detyruar nga gratë si në festimet e festave ku iu japin “urdhra” burrave për të blere biletën si të vetmin argëtim sepse fatkeqësisht Amerika është pagëzuar me emrin e keq për shqiptaret sepse “Në Amerikë ka vetëm dy pale rrobash, për punë dhe për gjumë”. Megjithëse jo për të gjithë shqiptaret Amerika është e tille sepse është vendi ku për fëmijët janë të hapur të gjithë rrugët e jetës . Sigurisht mosha e madhe do ta jetoje me dhimbje jetën Amerikane sepse shpirti është i ndare midis dy kontinenteve por po qe se e kuptojnë ashtu sikur duhet edhe mesazhin e Dom Antonit që ti kthehen me shumë forcimit të familjen , të mos përdorin fatkeqësitë e të tjerëve për realizimin e epsheve jeta në Amerikë do të jete edhe me e bukur dhe fëmijët do të kenë të hapura të gjitha dyert e jetës.

Jacksonville Florida

Dhjetor 2016

Filed Under: Komente Tagged With: Anton Kqira, Lek Gjoka, vrapim pas dollareve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 223
  • 224
  • 225
  • 226
  • 227
  • …
  • 479
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT