• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUSH NA E SHITI ATDHEUN ?!

November 28, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/Melbourne/Australi/

dokumenti-enver-jugos ■

DOSJA: Komisari Politik ENVER HOXHA dhe Komandanti i Përgjithshëm Major

   SPIRO MOISIU autorizojnë  Shokun DUSHAN MUGOSHA (SALI MURATI)…

Me marrë pjesë në VENDIMET E SHTABIT TË BRIGADËS SË I – rë …

Që do të merren për AKSIONE dhe në DISKUTIME si dhe në VENDIME të tjera…

Kush ka firmosë këte autorizim ?

Shikoni mirë ato dy firma !!

  • E KUSH JANË KËTA GJAKPRISHUN ?

“HEROJT’ E POPULLIT” TRADHTARËT Enver Hoxha, Spiro Moisiu e Sali Murati.

  • 73 VJET QË TRADHTARËT QË SHITËN SHQIPNINË, baballarët, gjyshat e stergjyshat e DREJTUESËVE TË SHTETIT SOTEM ANTISHQIPTARË, sundojnë, vjedhin, dhunojnë, pasunohen, vrasin, poshtnojnë, mohojnë, mëshefin krimet, shesin e blejnë pasuni prrallore, ndihmohen nga antishqiptarët me shkomtarizue Shqiptarët e Trojeve tona, zhdukun Fise e Burra të Maleve dhe fushave, vetem pse trashigojnë nga të Parët e vet: Dashuninë per Atdheun e GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, dhe Formulen e Pagëzimit që Ju pat lanë të shkrueme Imzot Pal ENGJULLI.
  • Urrejtja vazhdon me Bratilen e Dedë Gjo’ LULIT, At Mati PRENNUSHIT e At Buon GJEÇAJ, me Don Nikoll KAÇORRIN E Luigj GURAKUQIN e 1912, dhe SOT, ndaj të gjithë të LUMVE TË KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE, me masken “Jam Katolik”…
  • Lexoni dok. nr. 11203… DHE, SHIKONI KUSH ASHT SOT “RILINDJA”!

            Melbourne, 28 Nandor 2016.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, kush, na e shiti Atdheun

Thanksgiving Day : GEZUAR, POR DHE KUJDES!

November 24, 2016 by dgreca

*Këshilla e Komisionit të Sigurisë së Konsumatorit në Ditën e Falenderimeve/

gjeli-simbol-i-festes*Me këtë rast, redaksia e gazetës “Dielli”, falenderon gjithë bashkëpunëtorët, lexuesit, miqtë dhe dashamirësit e gazetës./

2-turkey-dinner

 Përmes një videoje ilustruese, Komisioni i Sigurisë së Konsumatorit në Shtetet e Bashkuara i paralajmëron qytetarët amerikanë, që të mos e fusin gjelin e ngrirë të detit në fritezën me vaj të përvëluar. Gjeli i detit është ushqimi tradicional i darkës së falenderimeve në këtë vend. Por ekspertët paralajmërojnë se veprimi i mësipërm do të rezultonte në një shpërthim të vajit dhe në flakë. Regjistrohen rreth 1.400 zjarre nga gatimi në Ditën e Falenderimeve,{Thanksgiving Day}, shpjegon komisioni në deklaratën shoqëruese të videos dhe kjo shifër është tre herë më e lartë se numri i zjarreve të tilla përgjatë pjesës tjetër të vitit. Që prej 2004-s, ka pasur 107 incidente që përfshijnë pikërisht gjelin e detit. Ato kanë shkaktuar 47 lëndime dhe plot 5.2 milionë dollarë dëme. Në Ditën e Falenderimeve, një festë që kremtohet në cdo familje, amerikanët konsumojnë gati 46 milionë gjela deti, ndërkohë  22 milionë përdoren gjatë festave të fundvitit. Gjithashtu astronauti Shane Kimbrough, ndau nga hapësira detaje sesi do ta kalojë festën aq të dashur për amerikanët, ekipi i stacionit hapësinor ndërkombëtar 322 km mbi tokë.

“Po përpiqemi ta bëjmë të duket sa më shumë si “në shtëpi’”, tha ai në mesazhin video ku shihet duke mbajtur në duar paketa ushqimore, të cilat i përshkruan si “paksa ndryshe” nga ushqimi i zakonshëm. Ato përmbajnë mish gjeldeti të tharë, bishtaja, pure patatesh, patate të ëmbla të skuqura në gjalpë e sheqer bojëkaf, dhe ëmbëlsirë me vishnje e boronicë. Për Kimbrough, kjo është hera e gjashtë që e feston “Thanksgiving” në hapësirë. Theksojmë se këtë festë tradicionale amerikane e festojnë jo vetëm shqiptaro-amerikanët, por ajo gradualisht po hyn dhe në familjet shqiptare që kanë të afërmit e miqtë në SHBA.

Po sot, Presidenti në detyrë, Zoti Barak Obama, falenderoi qytetarët e SHBA për ndihmën dhe mbështetjen që i kanë dhënë ata gjatë këtyre 8 viteve, në përmbushjen e detyrës si President i SHBA-ve.

Me këtë rast, redaksia e gazetës “Dielli”, falenderon gjithë bashkëpunëtorët, lexuesit, miqtë dhe dashamirësit e gazetës.


Filed Under: Komente Tagged With: Falenderime, Kujdes, Thanksgiving Day

Mbi 100 personalitete në Maqedoni janë dekoruar nga Presidenti Thaçi

November 23, 2016 by dgreca

– Presidenti Thaçi: Krenar që këto dekorata ndahen në prag të përvjetorit të 108-të të themelimit të Alfabetit të sotëm shqip në Kongresin e Manastirit/2-thaci-dekorimet

SHKUP, 21 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot mbi 100 personalitete nga Maqedonia për meritat e tyre në fusha të ndryshme për avancimin e shqiptarëve, por edhe të bashkëpunimit të tyre me popujt fqinjë.Qysh në fillim të ceremonisë së dorëzimit të mirënjohjeve, presidenti Thaçi ka theksuar se ndjehet krenar që këto dekorata ndahen në prag të përvjetorit të 108- të të themelimit të Alfabetit të sotëm shqip në Kongresin e Manastirit.1-ok-thaci

“Sot jam i lumtur dhe i privilegjuar që gjendem në mesin tuaj. 108 vite më herët, shqiptarët ende duke mos qenë të pavarur, vendosën që t’i japin kombit një orientim të qartë politik, historik,  kulturor e civilizues.  Ata, duke përzgjedhur një alfabet latin, edhe pse ende pjesë e Perandorisë Osmane, vendosën që të jenë me Perëndimin”, ka shtuar ai.

1-dekorim

Presidenti ka thënë se atëherë, burra e gra, patriotë e intelektualë nga të gjitha viset që flisnin këtë gjuhë të vjetër indoevropiane, vendosën që ta standardizojnë me një alfabet perëndimor e evropian.  Sipas tij, orientimi nga një e ardhme perëndimore, i zgjedhur me guxim e mençuri nga paraardhësit tanë, fatbardhësisht na mban dhe frymëzon edhe tash.

“Ishte kështu edhe 90 vite pas Kongresit të Alfabetit,  kur Kosova zgjodhi një rrugë të qartë, të dhimbshme, por edhe krenare duke luftuar për ruajtjen e ekzistencës së saj”, ka thënë presidenti Thaçi.

2-femijet-dekorime

Ai ka thënë se shumë shpejt do të behën 8 vite qëkur Kosova shpalli pavarësinë e saj, dhe kjo e arritur e madhe e jona e përbashkët nuk ishte e lehtë dhe e thjeshtë. Sipas tij, ajo ishte vazhdimësi përpjekjesh liridashëse e gjeneratave të tëra.

Presidenti Thaçi ka thënë se në fund të mijëvjeçarit që shkoi, Kosova arriti ta krijojë organizatën politiko-ushtarake më të suksesshme të shekullit XX, projektin më të rëndësishëm kombëtar- Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sipas tij, falë pikërisht orientimit të qartë perëndimor, arriti përkrahjen e merituar të Perëndimit dhe u bë bazament i lirisë, i çlirimit dhe i pavarësisë së Kosovës. Para më shumë se 100 personaliteteve në Maqedoni, ai ka thënë se kjo e arritur e madhe jona nuk do të ishte fare e mundur pa ju, pa sakrificën dhe pa ndihmën tuaj të pakursyer vëllazërore.

“Ceremonia e sotshme e dhënies së urdhrave dhe medaljeve nga institucioni më i lartë i Republikës së Kosovës, në fakt është vetëm një shënim i kësaj kujtese falënderimi dhe mirënjohjeje. Ceremonia e sotme është shenjë falënderimi për luftëtarët dhe ushtarët që dhanë jetën në betejat e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ata që e bënë luftën dhe rezistencën në radhët e saj”, ka shtuar ai.

Në fjalën e tij, presidenti ka falënderuar edhe ata që me vite të tëra kaluan në burgjet jugosllave duke kërkuar liri, emancipim dhe të drejta për shqiptarët kudo që janë. Ai ka thënë se është mirënjohje për veprimtarë e politikanë që me kohë patën vizionin e duhur, sensin dhe gatishmërinë që të orientohen drejt për mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Ceremonia e sotshme këtu është edhe një akt falënderimi për të gjithë atë gjeneratë të hershme mësimdhënësish, intelektualësh, veprimtarësh kulturorë e shkencorë, që kontribuuan në institucionet tona akademike, shkencore e kulturore. Për intelektualët që u rreshtuan me fatin e kombit të tyre. Për gazetarë, shkrimtarë dhe artistë”, ka theksuar ai.

Thaçi ka shtuar se ky është një kthim borxhi edhe ndaj institucioneve akademike të Kosovës, ku për decenie të tëra janë formësuar elitat intelektuale të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai kë thënë se në këtë listë gjenden edhe ata maqedonas që me kontributin e tyre profesional e intelektual, mbajtën gjallë komunikimin tonë shpirtëror e kulturor, për çka ne i respektojmë posaçërisht.

“Sot nderojmë edhe disa nga biznesmenët dhe ndërmarrësit që me kontributin e tyre u shquan para e gjatë luftës, por shquhen edhe sot për punën e mirë që bëjnë drejt zhvillimit ekonomik të shoqërisë shqiptare me rritjen e mirëqenies sociale dhe krijimin e vendeve të punës. Edhe sot shfrytëzojmë rastin për t’i falënderuar”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka pasur një mesazh edhe bashkëluftëtarët e tij, që me guxim, trimëri, iniciativë e përkushtim na ndihmuan në çastet më të vështira, në çdo moment të përpjekjes sonë të përbashkët liridashëse.

“Shumë nga ta më strehuan, përcollën, rrezikuan së bashku me mua dhe shokët e mi, në një përpjekje fisnike për të qenë të lirë. Lista me personalitete që ne nderojmë këtu është simbolike. Në fakt, përmes jush nderojmë qindra e mijëra vëllezër, pa të cilët ne nuk do të ishim ku jemi sot si Kosovë. Me këtë ceremoni sot, unë personalisht, por edhe i gjithë populli i Kosovës, dëshiron të ju falënderoj dhe nderoj nga zemra”, ka thënë presidenti Thaçi./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: 100 personalitete, Behlul Jashari, dekorohen nga Thaci

Ambasadori Lu në Vlorë :POLICIA DHE PROKURORIA, BASHKEPUNIM KUNDER TRAFIKIMIT

November 17, 2016 by dgreca

Ambasadori Lu në Vlorë: Më shumë vëmendje viktimave të trafikut njerëzor/Ambasadori amerikan Donald Lu ishte këtë të mërkurë, data 16 nëntor në Vlorë, ku mori pjesë në një takim me studentë të universitetit Ismail Qemali, me të cilët diskutoi mbi trafikun e qënieve njerëzore dhe parandalimin e kësaj veprimtarie kriminale. Në fjalën e tij, ambasadori e vuri theksin tek nevoja për dënime më të rënda për trafikantët dhe për një bashkëpunim më të ngushtë polici-prokurori. “Kemi shumë punë për të bërë. Policia dhe prokurorët duhet të punojnë më ngushtë së bashku për të identifikuar viktimat e trafikimit.Trafikantët duhet të jenë përgjegjës me dënime më të gjata në burg dhe viktimat të kenë të drejta të plota dhe mbrojtje. Qeveria vendore mund të bëjë më shumë duke mbështetur integrimin e viktimave të trafikimit dhe t’u ofrojë ndihmë”, theksoi zoti LU. Vlora, nënvizoi ambasadori Lu, mbetet një komunitet që ka vuajtur nga trafikimi i qënieve njerëzore, ndaj kërkoi më shumë mbështetje për personat e trafikuar. Trafiku i qënieve njerëzore mbetet ende shqetësues për vendin tonë. Vetëm në 5 vitet e fundit janë regjistruar 560 viktima të trafikut, 24 për qind e të cilëve fëmijë, të cilët bien lehtësisht pre e kërcënimeve të trafikantëve. {Sh.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Lu në Vlorë, Shefqet Kercelli, viktimave të trafikut njerëzo

Dy shtetet shqiptare pëfaqësohen në SHBA, me “Diplomacin e grave” ambasadore, në botë

November 17, 2016 by dgreca

unnamedNga Beqir SINA – New York/
Ambasadoret Shqipërisë dhe Kosovës  u takuan në Nju Jork – Sahatcija : “ Biseduam gjatë, për mundësitë e  bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha të politikës së jashtme”./
 
unnamed-1NEW YORK ; Shqiptarët, tani përfaqësohen në Organizatën e Kombeve e Bashkuara në Nju Jork, me dy femra, dhe dy shtetet tona për gjatë këtij viti po përfaqësohen nga e ashtuquajtura “Diplomacia e grave” ambasadore, në botë, ashtu si dhe në Washington ku përsëri kemi “Diplomacin e grave” ambasadore, me Ambasadoren e R.Sh. Floreta Luli-Faber dhe Ambasadoren e R.K. Vlora Çitaku.
 Këtu në New York, e para – që e mori këtë detyrë si femër diplomate, e cila është edhe për herë të parë në historinë e diplomacisë shqiptare, në OKB, në Misonin e Përherëshëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York, prej se kur Shqipëria, u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është Ambasadoria Besiana Kadare. 
 Ndërkohë, po me gradën Ambasadore, në një detyrë të rëndësishme diplomatike, aq sa vet ndoshta edhe detyra e Ambasadores së Shqipërisë në New York, është edhe ajo e përfaqësimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës të Ambasadores Teuta Sahatqija, e cila është dhe e treta fëmër diplomate nga Kosova – këtu në New York, pas Ambasdores Arta Rama dhe Ambasadores Vlora Çitaku.
 Ambasdoria Tetuta Sahatqija, e cila është Konsulle e Përgjithshme Republikës së Kosovës, në New York, së bashku me diplomatin Ylber Kryeziu – Ministër Këshilltar, dhe Konsullen Albana Bylykbashi – janë takuar në zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, këto ditë duke promovuar “Diplomacinë e grave” shqiptare, në një detyrë më të rëndësishme diplomatike, aq sa është edhe detyra e ambasadores në New York – kryeqendra e diplomacisë botërore.  
Dhe, një trend botëror ky i diplomacisë, i cili dy dykada më parë as që mund të diskutohej mbasi ishte tabu të kishim një ambasadore që na përfaqësonte, në SHBA.
 Ambasadoria Sahatqia në statusin e saj në rrjetin social facebook ka shkruar se :”Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së, Znj. Besiana Kadare, vizitoi zyrën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York. – Biseduam gjatë, thotë ajo, për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha të politikës së jashtme”.

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, diplomacia e grave, dy shtetet shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 235
  • 236
  • 237
  • 238
  • 239
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT