• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova nuk do të ishte e pavarur pa ndihmën e SHBA

October 15, 2016 by dgreca

-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj,  nw Iowa: Kosovarët e kanë të qartë se Kosova nuk do të ishte e pavarur  pa ndihmën e SHBA-së/

1-murtezani-v1-ok-murtezani

Iowa,  15 tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se “për secilin kosovar është  e qartë se Kosova nuk do ishte e lirë dhe e pavarur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara”.

Këtë deklaratë zëvendësministri Murtezaj e ka bërë gjatë fjalimit në hapjen e punimeve të Forumit Global të organizuar nga Universiteti i Iowa-së, ku janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me kombin, shtetin, dhe ridefinimin global të konceptit të vetëvendosjes.

Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-së,  Murtezaj e ka vlerësuar lartë përkrahjen që ky shtet i ka ofruar Kosovës në fusha të ndryshme si mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të programeve të partneritetit dhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme, në ngritjen e kapaciteteve në fushën e drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare.

Zëvendësministri  Murtezaj ka mbajtur fjalim edhe në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë të  Iowa-së, ku ka trajtuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

I shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi, zëvendësministri Murtezaj ka zhvilluar takime të shumta, me qëllimin kryesor thellimin e bashkëpunimit dhe gjetjes së formave të përkrahjes në fushën e arsimit, ekonomisë, kulturës, bujqësisë dhe drejtësisë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: nw Iowa, zv. Ministri Valon Murtezaj

FUNDI I PAFUNDESISE

October 15, 2016 by dgreca

Nga Prof.dr.Hazbi M.Shehu/New York /

Po shkruaj; i prekur nga vdekja e disa kolegeve te mi[ shkencetarë Shqiptarë gjeologë-gjeofizikë ],këtu në Amerikë.

[Astronomët e kërkojnë fundin e pafundësis në Univers,ndërsa në vendin tonë ai përfaqeson dhe përqafon garën pozitë-opozitë gjatë 25 vjetëve të ashtuquajturës demokraci.].

Nga fillimi i Shtatorit të vitit 2016;K/Ministri i beri thirrje shkencëtarëve Shqiptarë të  emigruar në vende të ndryshme të botës; për tu kthyer në atdhe .Njekohësisht ai kritikoi Akademinë e shkencave.

A është kjo thirrje:Detyrë,mirësjellje apo ironi?!

Për mendimin tim;kritika për Akademinë nuk është plotësisht e drejtë?

Mbyllja e institucioneve shkencore dhe largimi i shkencëtareve nuk varej direkt nga  Akademia.Ajo zbatonte urdhërat e Qeverrisë dhe të politikanëve, që drejtonin shtetin në atë kohë.

Kyçi ,apo e keqja,që çoi në shkatërrimin e institucioneve shkencore dhe largimin e shkencëtareve shpjegohet me parrullat, që u hodhën nga disa  drejtues politikanë gjatë viteve të tranzicionit:Shkatërroni dhe digjni gjithshka,që lidhet me regjimin komunist.Këto thirrje shkaktuan tensione trunore tek disa të rinjë: Pa principe,pa ndërgjegje dhe pa ideale, që ju nënshtruan këtyre thirrjeve.,.Inisiatorët e këtyre shprehjeve; duhen pranuar ose si injorante ose agjentë të shëbimeve të huaja,? Thirrja:Amerika do na japi çekun e bardhë; ishte mashtrim,sepse kapitalisti llogarit fitimin e çdo qindarke?!Ajo do të jepte ndihmë,por jo çek të bardhë.

Shtetet perendimore dhe Amerika e realizuan qëllimin e tyre:Renien e komunizmit.Tani detyra e politikanëve drejtues ishte ta ringjallnin vet ekonomin e coptuar të vendit tyre. Disa shtete si Rumania,etj. jo vetëm,që nuk shkatërruan asgje,por i ruajtën  i rifreskuan dhe i modernizuan kombinatet me kalimin e kohës. .

Mbas shkaterrimit dhe mbylljes të institucioneve shkencore ;shkencëtarët u larguan jasht vendit në kërkim  të vendeve të reja të punës ,për të ushqyer familjet.

Eshtë llogjike të pranohet; se në këtë çeshtje ka influencuar paaftësia dhe egoizmi i disa prej drejtuesve  të Akademisë të asaj kohe.Por duhet theksuar se përgjegjësit direktë të shkatërrimit e,mbylljes të institucioneve dhe largimit të shkencëtareve kanë qenë disa nga drejtuesit politikë të tranzicionit .Ky është realiteti të dashur qytetarë..

Mbas 25 vjetëve K/Ministri  i bën thirrje shkencëtarëve Shqiptarë të kthehen në atdhe të ringjallin shkencën.në vendin tonë!?

Mirë po:një pjesë e tyre nuk jeton më,;disa janë gjysëm të gjallë,ndërsa shumica punojnë të rrjeshtuar në vargun e punëtorëve për të ushqyer vehten dhe familjen.Emigrant do të thotë:Angari,për mos me thenë :skllavëri?!

Edhe shteti Gjerman mbas renies të murit Berlinit,ju bëri thirrje shkencëtarëve të dëbuar nga regjimi nazist?Por ishte vonë,sepse Anshtajni me shokë ishin gjysëm të vdekur.

Thirrja e K/ministrit nuk është detyrë[Detyrë ishte ruajtja e institucioneve dhe mbajtja në punë e shkencëtarëve në kohën e tranzicionit?!]

Sot kjo thirrje mund të konsiderohet:Mirësjellje.

Tani ne emigrantët [shkencëtarët Shqiptarë] mund ta quajmë dhe ironi ,prandaj vetëm qeshim;sepse na janë tharë lotët për të qarë hallet e popullit tonë?!

Presidenti ka bërë shumë mirë,që ka dekoruar artistët,etj mjeshter i madh,etj..,por ka nënëvlerësuar shkencëtarët e prodhimit ,veçanërisht ata të mineraleve të dobishme si nafta,kromi,bakri,etj.,që mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjalë ekonominë e vendit; duke fituar shteti miliarda euro dhe dollarë.

I njejti nënëvleresim ka ndodhur dhe me bashkitë.Janë propozuar nga institucionet përkatëse për qytetar Nderi ndërsa k/bashkive i kanë mbajtur në sirtarë[Berat,Fier,etj.].

Kush duhet ta studjoi dhe ta zgjidhi fundin e varfëris të popullit tonë?Politikanët,gjykatësit,etj. apo vet populli?!

Njeriu; para së gjithash duhet ta kërkoi mënyrën e jetesës tek vetvehtja,sepse varfëria i ka rrenjët tek ai vet.

Varfëria është krijuar me njerëzimin dhe nuk duhet pritur të zhduket me te.Si të pasurit dhe të varfërit janë njerëz.Të parët ,jo vetëm e ngacmojnë jetën,por dhe urdhërojnë.Të dytëve ju pëlqen të përkëdhelen dhe të urdhërohen ,si rrjedhoj i dobësisë  tyre?!

Ka shumë raste kur nga rreza e ndonjë fshati[ p.sh.Tropoj,Skrapar,etj.] ;njeriu arrin të bëhet ,jo vetëm i pasur,por dhe k/ministër ,president,etj.Kurse ,jo rrallë;qytetari i një kryeqyteti përkëdhelet nga lojrat e fatit dhe përfundon para kohe në varreza?

Mbeta i habitur,jo nga pasuria;se sa nga lumturia shpirtërore e një fermeri nga fshatrat e Korçës!.Kur e pyeta si u bëre ,jo vetëm i pasur,por veçanërisht i lumtur shpirtërisht?

Ai më pa ndër sy dhe vetëm qeshi. Kur unë e përsërita pyetjen;ai u përgjigj: Eshtë e tepërt të gatuaj me fjalë;ato, që shprehen  shpirtërisht në fytyrën time?!

Mos prit buzëqeshje apo përkëdhelje nga bota,sepse ato janë,për të kaluar kohën dhe ty më vonë do të ngelen vetëm dhimbjet.?

Cilido ,që voton e ka të qartë,se përfaqësuesi,që ai zgjedh mendon vetëm për xhepin e vet.?Në Parlament deputetët grinden,jo për interesat e zgjedhësve.Atje diskutohen shumë ligje,por asnjëher nuk janë shtruar problemet ekonomike të popullit.?Përse largohen njerëzit[jo vetëm punëtorët e thjeshtë ,por dhe shkencëtarët]?

Atëhere del pyetja: pse populli ja u jep  votën? Përgjigjëja është e thjeshtë:Për bukën e pëditëshme të familjes.

I shkreti popull edi, që rrenjët e mashtrimit janë kudo ;por çfar të bëj?

Pasuria dhe varfëria janë të lldhura me ty o njeri! Prandaj,duhet ,që sejcili ta zgjidhi vet fundin e pafundësis të varfëris;të mos tallet me vehten duke shpresuar tek deputetët ,se të gjithë ata janë mashtrues.

Luani nuk pret lëmoshë.Ai e zgiedh vet rrugën për të ushqyer familjen.

Në jetën e popullit tonë ka zenë vend pafundësia e varfërisë.

Ndërtesa e re kërkon arqitektë të rinjë.?

Kjo mund të realizohet vetëm nga djemtë e rinjë[ që të mos jenë  bijtë e komunistëve,sepse ujku qimen ndrron ,jo zakonin[ thotë populli]  dhe sepse pasuria ndryshon,ndërsa,trashëgimëria mbetet],që kanë studjuar dhe punuar në shtetet perendimore dhe Amerikë. Me përvojën e fituar dhe guximin e nevojshëm të ndihmuar dhe nga aleatët e mëdhenj të përpiqen ta drejtojnë vendin tonë në rrugën e demokracisë së vërtetë.

Filed Under: Komente Tagged With: FUNDI I PAFUNDESISE, Prof. Dr. Hazbi Shehu

Revista serbe kërkon falje dhe e tërhoqi artikullin për Trumpin

October 14, 2016 by dgreca

 

1-revista-serbeRevista serbe, Nedeljnik, mbrëmë e ka tërhequr artikullin e saj ku thuhet se kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ka kërkuar falje për rolin e Shteteve të Bashkuara në bombardimin e ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

Kjo revistë tha se me gjasë ishte mashtruar duke e publikuar intervistën tashmë të diskredituar, në të cilën, po ashtu, pretendohej se një zyrtar i fushatës së zotit Trump ka paraqitur përkushtim për politikë të re për Ballkanin, nëse ai zgjedhet president.

Këtë intervistë, e cila gjërësisht ishte transmetuar në mediat amerikane, e ka përgënjeshtruar edhe fushata e Donald Trumpit, duke e cilësuar si “gënjeshtër”.

Nedeljnik, pas disa orëve të reagimit të fushatës së kandidatit republikan, ka pranuar se me gjasë ishte mashtruar, ka kërkuar falje në editorialin në ballinën e saj dhe e ka tërhequr artikullin.

Filed Under: Komente Tagged With: anti Tramp, Revista Serbe, terheq artikullin

Rama-Vuçiç-it:Serbia duhet sa më parë ta pranojë Kosovën

October 13, 2016 by dgreca

*Kryeminsitri Rama e ka shtruar pyetjen se ndoshta Serbia “dëshiron që ta transferojë” këtë ndërmarrje dhe theksoi se Trepça gjendet në territorin e Kosovës./

1-rama-vuciq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një debati në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd, të enjten ka kërkuar nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që Serbia ta njohë Kosovën sa më parë.

“Qëndrimi im është që Serbia duhet sa më parë ta pranojë Kosovën, sepse kështu do të jetë më mirë për të gjithë”, tha zoti Rama, dhe ka shtuar se “ekziston procesi, të cilin e mbështes, e ky është dialogu, që është mjet i rëndësishëm për të ardhmen”.

Ai ka përsëritur se Kosova është çështje për të cilën Shqipëria dhe Serbia nuk pajtohen, ndërsa njëra nga çështjet aktuale e këtyre mospajtimeve, është pronësia e kombinatit Trepça.

Zoti Rama e ka shtruar pyetjen se ndoshta Serbia “dëshiron që ta transferojë” këtë ndërmarrje dhe theksoi se Trepça gjendet në territorin e Kosovës.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se Trepça është xeherore në territorin e Kosovës dhe iu takon qytetarëve të Kosovës, pavarësisht se a janë shqiptarë apo serbë”, tha Edi Rama.

Gjatë debatit, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi do ta vazhdojë dialogun me Prishtinën.

“Kam shumë argumente të them se pala tjetër është fajtore, por këtë nuk do ta them”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se “konkludimi im është se do ta vazhdojmë dialogun në mënyrë energjike dhe të përkushtuar, sepse ky është kusht për zhvillim të të gjithë rajonit, përmirësimit të standardit në Serbi dhe këtë duhet ta bëjmë për të ardhmen e raporteve serbo-shqiptare, që janë dy kombet më të mëdha në Ballkan”.

Duke u shprehur për arrestimin e zyrtarit të latë të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, Vuçiq ka theksuar se edhe ai si kryeministër i Serbisë ka mundur që si argument kyç për ndërprerjen e dialogut ta përdorë rastin e Oliver Ivanoviqit, i cili tash e dy vjet e gjysmë gjendet në burg në Mitrovicë.

“A mendoni me të vërtetë se dikush për shkaqe politike e ka arrestuar Thaçin”, e ka shtruar pyetjen Aleksandar Vuçiqi, dhe ka shpjeguar se ai është arrestuar “në bazë të një fletarresti të vitit 1997”.

Kuvendi i Kosovës tashmë e ka miratuar një rezolutë, me të cilën kërkon lirimin e menjëhershëm të drejtorit rajonal të policisë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet nën masën e arrestit në Serbi.

Duke u shprehur për integrimet euroatlantike, Aleksandar Vuçiq, tha se në mesin e popullit ekziston një mbështetje e gjerë për prani më të madhe të Rusisë në Serbi.

“Ju kam thënë qytetarëve se jam kryeministër derisa jemi në rrugën evropiane, por njëherësh do të punoj për t’i ruajtur raportet e mira me Rusinë”, tha Vuçiq.

Për procesin e integrimit evropian, zoti Vuçiq, ka theksuar:

“Ne nuk duhet të turpërohemi se jemi nga Ballkani…por problemi është se shumë njerëz duhet ta kuptojnë vullnetin e popullit dhe atmosferën e përgjithshme, që të gjithë ne e kemi keqkuptuar, së bashku me udhëheqjen evropiane”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se në Ballkan po shtohet nacionalizmi.

Duke u shprehur për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, kryeministri i Shqipërisë, Rama, tha se ky proces është “rrugë e modernizimit”.

“Mendoj se ne, së paku këtu në Ballkan, duhet ta kemi të qartë një pikë të thjeshtë. Procesi i Bashkimit Evropian për ne nuk është udhëtim për të shkuar diku, por është rrugë e modernizimit, e cila është e mundshme për shoqëritë tona, që ta plotësojmë hendekun kah e ardhmja. Kjo është e mundshme vetëm nëpërmjet procesit të integrimit evropian”, tha Edi Rama. (REL) Përgatiti: Fatmir Bujupi

***

Rama: Serbia ta njohë sa më parë Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur vizitën dyditore në Serbi me një debat me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, në Forumin për Siguri në Beograd.

Rama përsëriti se me Vuçiqin nuk pajtohen rreth çështjes së Kosovës.

“Qëndrim i imi është që Serbia, sa më parë, ta njohë Kosovën, sepse një gjë e tillë do të ishte e mirë për të gjithë”, tha Rama.

Sa i përket mosmarrëveshjeve të Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me kombinatin Trepça, Rama tha se Trepça ndodhet në territorin e Kosovës dhe se u takon qytetarëve të Kosovës.

Vuçiq deklaroi se Beogradi do të vazhdojë dialogun me Prishtinën.(Europa e Lire)

 

Filed Under: Komente Tagged With: kosova, Rama-Vucic, Serbia, Trepca

Rezolutë për lirimin nga Serbia të drejtorit të Policisë të Mitrovicës

October 12, 2016 by dgreca

Kuvendi i Kosovës, rezolutë për lirimin nga arresti në Serbi të drejtorit të Policisë së Mitrovicës/

1-kuvendi-i-kosoves

-Pika 1 e Rezolutes: Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Nehat Thaçi, epror Policisë së Republikës së Kosovës/

-“Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë”, thekson ministria kosovare duke njoftuar se për këtë i është dërguar notë verbale Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë/

1-drejtori-thaciPRISHTINË, 12 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës sot në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, të nisur dje pasdite, të kërkuar me nënshkrimet e mbi 40 deputetëve, pas debatit, miratoi me shumicë votash Rezolutë ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar nga ana e autoriteteve të Serbisë.Pas debatit, të djeshëm deputetët u dakorduan që nëpërmjet përfaqësuesëve të grupeve parlamentare të harmonizohet një tekst i Rezolutës, por sot në votim dolën dy propozim rezoluta, njëri i koalicionit qeverisës, i cili kaloi, dhe tjetri i opozitës që nuk mori votat e mjaftueshme, ndërsa kërkonte pezullimin e dialogut Prishtinë-Beograd deri në lirimin e zyrtarit të policisë kosovare, Thaçit. Ministria kosovare e Drejtësisë ka deklaruar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e vet kundër arrestimit të nënkolonel Thaçi, duke theksuar se ai është ndaluar padrejtësisht nga organet serbe në 29 shtator 2016 në territorin e Serbisë, ku kishte hyrë në udhetim transit drejt një shteti tjetër.

“Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë”, thekson ministria kosovare duke njoftuar se për këtë i është dërguar notë verbale Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçit.

Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Kjo është nota e parë që dërgohet në Beograd drejtpërdrejtë përmes kanaleve diplomatike pa kaluar nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

REZOLUTA

Deputetët e Kuvendit tw Kosovws sot  me shumicë votash përkrahen projektrezolutën e propozuar nga PDK, LDK dhe 6+, e cila ka këtë përmbajtje:

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Nehat Thaçi, epror Policisë së Republikës së Kosovës.
  2. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, përmes mekanizmave të saj, të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë për lirimin e eprorit, Nehat Thaçit.
  3. Ç’do komunikim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rastin e arrestimit të z. NehatThaçi, deri në lirimin e tij, të bëhet vetëm nëpërmjet Zyrës së Mogherinit, si përfaqësuese e lartë e BE-së.
  4. Qeveria e Republikës së Kosovës t’i bëjë me dije BE-së se, veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, po e rrezikojnë thellë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe dialogu në mes dy vendeve duke na detyruar në reciprocitet.
  5. Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e z. Thaçi, njëherësh kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë si mision me kompetenca të veçanta.
  6. Kërkojmë nga Interpoli që, Policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate, njëherësh insistojmë që fletarrestet politike të shpallura nga Serbia, të largohen nga sistemi i tyre ligjor.

KOMUNIKATA E MD: MINISTRIA E DREJTËSISË KA REAGUAR PËR RASTIN E ARRESTIMIT TË NËNKOLONEL NEHAT THAQI

Prishtinë, 11 Tetor 2016 – Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë.Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e vet, kundër arrestimit të nënkolonel Nehat Thaqi, të ndaluar padrejtësisht nga organet serbe më 29 Shtator 2016 në territorin e Serbisë.

Nënkolonel Thaqi është ndaluar mbi bazën e akuzës se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Korrik të vitit 1999 si dhe në dhjetor 1999 dhe janar 2000 në Lipjan. Akuza daton nga viti 2010 por nuk është komunikuar asnjëherë te organet e Republikës së Kosovës.

Më 3 tetor 2016, Ministria për Punë të Jashtme, Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nën bashkërendimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit të Parë, dhe në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, janë dakorduar për të dërguar notë formale drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaqit.

Në shkresë është argumentuar se Serbia nuk ka juridiksion mbi veprat penale kinse të kryera në territorin e Republikës së Kosovës. Juridiksioni i Serbisë mbi Kosovës është shuar më 10 qershor 1999, kur Kombet e Bashkuara kanë marrë përsipër administrimin e Kosovës. Qe nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, juridiksioni mbi territorin e Kosovës ushtrohet ekskluzivisht nga organet e Republikës së Kosovës.Nota e dërguar i referohet edhe procedurave të dakorduara midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me bashkëpunimin juridik të datës 7 Tetor 2015 ku kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë që të bartë lëndën e nënkolonel Thaqit te organet e Republikës së Kosovës.

Në rast se ka bazë dhe dëshmi se nënkolonel Thaqi, si shtetas i Republikës së Kosovës, ka kryer ndonjë vepër penale në territorin e Kosovës, organet e Republikës së Kosovës do të fillojnë procedurat përkatëse sipas legjislacionit të Kosovës.

Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Kjo është nota e parë që dërgohet drejtpërdrejtë përmes kanaleve diplomatike pa kaluar nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian. Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në bashkërendim me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë, është konsultuar paraprakisht me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, i cili ka refuzuar të përfshihet në komunikimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë rast konkret pasi që nuk është rast tipik i bashkëpunimit juridik të ndërsjellë, por komunikim i karakterit diplomatik.

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar që nota është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë me datë 7 tetor 2016, por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga pala serbe. Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë është dërguar për njoftim edhe te Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe te Shefi i EULEX-it, si dhe është shpërndarë nga Zyra ndërlidhëse në Beograd te shumica e ambasadave të huaja për të qartësuar qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me ndalimin e kundërligjshëm të nënkolonel Thaqit.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme, më 10 Tetor 2016, është mbajtur seanca dëgjimore në prokurorinë serbe për krim të organizuar ku sipas avokatëve të nënkolonel Thaqit, janë konstatuar një numër i shkeljeve ligjore lidhur me ndalimin e nënkolonel Thaqit. Kështu, për shembull, është konstatuar se nënkolonel Thaqi nuk është ftuar asnjë herë nga gjykata serbe për t’u paraqitur dhe deklaruar rreth akuzës të cila i bëhet, si dhe është vërtetuar se ai ka kaluar edhe më parë nëpër territorin e Serbisë pa u ndaluar për veprën penale për të cilën akuzohet sot.

Ministria e Drejtësisë është në bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila ka rolin kryesor në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për rastin e nënkolonel Thaqit, si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Zyrën e Kryeministrit.

Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në tre muajt e fundit pas fillimit të mandatit të Ministres, ka ngritur një numër shqetësimesh në drejtim të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian lidhur me qasjen e Serbisë në kuadër të bashkëpunimit juridik të ndërsjellë. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka marrë qëndrim parimor se nuk do të ketë bashkëpunim juridik me Serbinë për rastet kur Serbia ka filluar procedura penale kundër shtetasve të Republikës së Kosovës për vepra penale kinse të kryera në territorin e Kosovës.

Ministria e Drejtësisë, po ashtu, kundërshton çdo formë tjetër të juridiksionit të Serbisë, përfshirë mbi bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë. Çdo kërkesë e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim është refuzuar nga Ministria e Drejtësisë dhe do të refuzohet edhe në të ardhmen.

Ministria e Drejtësisë po ashtu ka marrë qëndrim parimor se do të kërkojë ekstradimin e çdo shtetasi të Republikës së Kosovës i cili ndalohet nga një shtet tjetër mbi bazën e akuzave të ngritura të Serbisë për vepra penale të kryera në Kosovë dhe ekstradimin i të cilit kërkohet nga Serbia.

Ministria e Drejtësisë do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të evituar ekstradimin e një shtetasi të Republikës së Kosovës për në Serbi, dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, që shtetasi i Republikës së Kosovës të gjykohet vetëm në Kosovë për vepra të kryera në Kosovë nëse për këtë ka dëshmi.

Filed Under: Komente Tagged With: Kuvendi i kosoves, per lirimin e Thacit, Rezolute

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 242
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT