Ambasadori Lu në Vlorë: Më shumë vëmendje viktimave të trafikut njerëzor/Ambasadori amerikan Donald Lu ishte këtë të mërkurë, data 16 nëntor në Vlorë, ku mori pjesë në një takim me studentë të universitetit Ismail Qemali, me të cilët diskutoi mbi trafikun e qënieve njerëzore dhe parandalimin e kësaj veprimtarie kriminale. Në fjalën e tij, ambasadori e vuri theksin tek nevoja për dënime më të rënda për trafikantët dhe për një bashkëpunim më të ngushtë polici-prokurori. “Kemi shumë punë për të bërë. Policia dhe prokurorët duhet të punojnë më ngushtë së bashku për të identifikuar viktimat e trafikimit.Trafikantët duhet të jenë përgjegjës me dënime më të gjata në burg dhe viktimat të kenë të drejta të plota dhe mbrojtje. Qeveria vendore mund të bëjë më shumë duke mbështetur integrimin e viktimave të trafikimit dhe t’u ofrojë ndihmë”, theksoi zoti LU. Vlora, nënvizoi ambasadori Lu, mbetet një komunitet që ka vuajtur nga trafikimi i qënieve njerëzore, ndaj kërkoi më shumë mbështetje për personat e trafikuar. Trafiku i qënieve njerëzore mbetet ende shqetësues për vendin tonë. Vetëm në 5 vitet e fundit janë regjistruar 560 viktima të trafikut, 24 për qind e të cilëve fëmijë, të cilët bien lehtësisht pre e kërcënimeve të trafikantëve. {Sh.K}.
Jakov says
Ne prag te ikjes ,ambasadori ,po ju le amanetet e fundit ,sjepse eshte teper i preokupuar i shkreti per Shqiperine .Po te ishte i tille vertete gjate gjithe qendrimit te tij aty ,duhet tu kisht rene kokes (me te drejte )Kryeministrit batakci .Ministrit te PB trafikant narokotikesh ,Ministrit te jashtem qe vetem i mban isso rames e nuk ka thene nje fjale per te qene deri me sot ,por nje sahnlepires i vertete ashtu sic ka qene I jati Sul Bushati qe iu lepi Dulles per shume vjete .Ja kete profesion kane politikanet e sotme te Shqiperise socialiste qe tund akoma flamurin e nemur te baballareve te tyre qe torturuan vendin per 50vjete me rradhe .Ruaji ato konsiderata zoti ambasador dhe boll ju lepive edhe Ti Oubambes se neser do te te fshijne me fshesen e hekurt te Trumpit ,prandaj mos i lesho batutat gjasme per mardhenie te shkelqyera te Shqiperise me Ameriken ,ne vend qe ti tregoje vendin kryemisrit per at palavira qe nxorri nga goja dhe pastaj i komentoi si i do atij qejfi apo qefini .Shkoni e punoni llustraxhi ne SHBA sepse e bekeni mire ate profesion ,jo me furce ,por me gjuhe .