• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Parcelat me drogë në fshatin e Tahirit, policia falenderon PD-në

August 1, 2016 by dgreca

Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi pamje të parcelave me kanabis në fshatin Gusmar të Tepelenës, vendlindja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një deklarate.

Policia falenderon PD-në për jehonën që i bënë punës së saj. Më poshtë deklarata e plotë: “Nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj.

Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me kohën e qeverisjes së PD.Lufta kundër kultivimit të kanabis nuk është e nuk mund të jetë provë e pretendimeve të PD, por vetëm provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë.

Ftojmë PD të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës”, thuhet në njoftim.

Filed Under: Komente Tagged With: droge ne fshatin, e ministrit Tahiri, PD, policia

Edhe McCain qorton republikanin Trump

August 1, 2016 by dgreca

Debati i kandidatit republikan për president Donald Trump me prindërit e një ushtari myslimano-amerikan të vrarë në Irak u ringjall përsëri të hënën.

Senatori i Arizonës John McCain, ish i burgosur lufte në Vietnam në vitet 1960, e qortoi kandidatin Trump për komentet përçmuese ndaj zotit Khizr Khan dhe gruas së tij Ghazala, për faktin që ata përmendën djalin e tyre në Kuvendin Kombëtar Demokrat javën e kaluar. I biri i tyre u vra nga një bombë në vitin 2004 në Irak.

Çifti Khan ka mbështetur zonjën Hillary Clinton, dhe ka vazhduar të flasë kundër zotit Trump në intervista televizive.

Zoti McCain përmendi se zoti Khan ka lënë të kuptohet se njerëz si kapiteni Humayun Khan, nuk duhet të lejohen në Shtetet e Bashkuara – pa folur për të shërbyer në ushtrinë amerikane.

“E kam të vështirë ta theksoj mjaftueshëm se sa shumë nuk jam dakord me deklaratën e zotit Trump”, tha senatori McCain. “Shpresoj se amerikanët e kuptojnë që komentet e tij nuk përfaqësojnë qëndrimet e Partisë sonë Republikane, të zyrtarëve apo të kandidatëve të saj.”

TRUMP, SAKRIFICA DHE VENDET E PUNËS

Dje, zoti Donald Trump komentoi se krijimi prej tij i mijëra vendeve të punës ishte një “sakrificë”, e krahasueshme me vdekjen e një ushtari myslimano-amerikan, i cili u vra në Irak.

Khizr Khan, i ati i kapitenit të vrarë Humayun Khan, i tha rrjetit CNN se zoti Trump është “krejtësisht i papërshtatshëm” për të udhëhequr vendin.”

Zoti Khan, një emigrant pakistanez, tha në një fjalim në Kuvendin Demokrat javën e kaluar se familja e tij nuk do të ishte lejuar të emigronte në Amerikë po të zbatoheshin politikat e imigracionit të rekomanduara nga zoti Trump. Ai tha se zoti Trump gjatë jetës së tij nuk ka sakrifikuar asgjë.

Në një intervistë që u transmetua dje në rrjetin ABC News, kandidati Trump tha se kishte bërë shumë sakrifica duke krijuar “mijëra e mijëra vende pune.” Unë mendoj se këto janë sakrifica, tha zoti Trump.(Sipas Zerit te Amerikes)

Filed Under: Komente Tagged With: Edhe McCain qorton, republikanin Trump

Kosovë-Serbi, në Bruksel bisedime të ftuara nga BE

August 1, 2016 by dgreca

-Qëllim zhbllokimi i procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më 25 gusht 2015, të cilat janë bllokuar nga ana e Serbisë tash një vit/

-Ministrja për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri do të kërkojë nga BE-ja që të marrw të gjitha masat e nevojshme për të ndalur Serbinë që të shkelw parimet e dialogut për fqinjësinë e mirë, sepse në të kundërtën qeveria e Kosovës do të detyrohet të kundërvihet me forcën e ligjit ndaj gjërave të paligjshme./

PRISHTINË, 1 Gusht 2016-B.Jashari/ Ministrja për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka udhëtuar sot për Bruksel për të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve Prishtinë-Beograd të thirrur nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij takimi do jetë zhbllokimi i procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më 25 gusht 2015, të cilat janë bllokuar nga ana e Serbisë tash një vit. Ky takim vjen si rezultat i rritjes së angazhimeve të BE-së për zhbllokimin e proceseve zbatuese në dialogun e Brukselit.

Nesër në orët e mëngjesit, ministrja Tahiri do të zhvillojë takim me drejtoreshën për çështjet e Evropës Juglindore të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst, ku do kërkojë që Serbia të heq bllokadat dhe zbatojë marrëveshjet për çështjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën, pavarësimin e Operatorit kosovar të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës. Ministrja Tahiri do të ritheksojë qëndrimin e qeverisë së Republikës së Kosovës se mos zbatimi i këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë, flet qartazi për shkeljet serioze që pala serbe ia bënë marrëveshjeve të Brukselit të nënshkruar nga Kryeministrat e dyja shteteve dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, z. Mogherini.Po ashtu, ministrja Tahiri do të rikonfirmojë qëndrimin se zbatimi i këtyre tre marrëveshjeve mund të hap rrugën e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ku si kusht kryesor është zhbërja e plotë e të gjitha strukturave të mbetura paralele të Serbisë në Kosovë, si dhe që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe as nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes, sepse këto kompetenca nuk i lejohen nga ligjet Kushtetuta e Kosovës, dhe se Marrëveshja bazohet në Ligjet e Kosovës.

Ministrja Tahiri do të njoftojë BE-në për zhvillimet pozitive në zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë dhe vendosjen e sistemit unitar të drejtësisë në veri të vendit në muajin tetor, si dhe të një numri të madh të ministrive dhe agjencive qendrore, të cilat do të nisin punën së shpejti, dhe për të cilat po i bëjmë përgatitjet intensive.

Ministrja Tahiri do të ngritë shqetësimet në lidhje me disa veprime destruktive të Serbisë dhe  pretendimet për ndërtime ilegale që po ndikojnë në ngritjen e tensioneve dhe pakënaqësive dhe që mund të jenë destablizuese për situatën e mirë të sigurisë që e kemi arritur me mund të madh në saje të dialogut të Brukselit.  Ajo do të kërkojë nga BE-ja që të marr të gjitha masat e nevojshme për të ndalur Serbinë që të shkel parimet e dialogut për fqinjësinë e mirë, sepse në të kundërtën qeveria e Kosovës do të detyrohet të kundërvihet me forcën e ligjit ndaj gjërave të paligjshme.

Gjatë ditës së nesërme pritet të ketë një raund të veçantë të bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për çështjet e telekomunikacionit, përkatësisht kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në këto bisedime, ministrja Tahiri do të jetë e shoqëruar nga ekipi i ekspertëve të Republikës së Kosovës për çështjen e telekomunikacionit.

Për sa i takon çështjes së heqjes së barrikadës dhe revitalizimit të Urës së Mitrovicës, Ministrja Tahiri do të kërkojë që BE-ja të realizojë obligimin e vet për këtë çështje, sepse sipas marrëveshjes së 25 gushtit 2015 është e autorizuar të bëjë këtë veprim.

Për zhvillimet e ditës së nesërme në Bruksel, nga qeveria e Kosovës paralajmërohen njoftime pas takimeve.

* Foto:Dielli-arkiv

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove-Serbi, në Bruksel bisedime, të ftuara nga BE

Thaçi-Zahir Tanin: Nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008

August 1, 2016 by dgreca

-Presidenti i Kosovës priti Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara/

PRISHTINË, 1 Gusht 2016-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me zyrën e Përfaqësuesit Special për çështjet me interes reciprok.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për rolin që Kombet e Bashkuara kanë luajtur në Kosovë pas luftës dhe kujtoi se edhe procesi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është nisur nga Kombet e Bashkuara, mbi Rezolutën 1244, si dhe është zhvilluar në kuadër të Kombeve të Bashkuara që madje kishin emëruar edhe emisarin e tyre, presidentin Ahtisaari, për të udhëhequr procesin.

“Më nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008, para shpalljes së pavarësisë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se tani është koha për një kualitet tjetër të bashkëpunimit me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe me Kombet e Bashkuara, thekson njoftimi i dërguar nga Presidenca kosovare.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me autoritetet kosovare dhe tha se duhet “të jemi konstruktiv në kërkim të bashkëpunimit me interes reciprok”.

“Jemi urë në mes të Kosovës dhe Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tanin.

Presidenti Thaçi u shpreh se ka një varg temash me interes për Kosovën dhe rajonin në të cilin mund të ndihmojë edhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe ekipit i tij, siç është çështja e të pagjeturve dhe lufta kundër terrorizmit.

Filed Under: Komente Tagged With: : Nuk mund të kthehemi, para vitit 2008, Thaçi-Zahir Tanin

Plakja nga pushteti

July 31, 2016 by dgreca

Kur hedhin hapin e parë drejt Shtëpisë së Bardhë janë më të qeshur, më të rinj dhe me më pak rrudha në fytyrë, por kur dalin prej saj, dalin me më shumë thinja dhe më të zbehtë.

Kjo është kostoja e pushtetit për shumicën e Presidentëve amerikanë.
Që nga Lincoln, Kennedy, Clinton e Bush e deri tek shembulli më perfekt për të ilustruar këtë, Barack Obama; të gjithë duket sikur kanë kaluar dekada dhe jo 4 apo 8 vite në Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta edhe për afërsinë kohore, Barack Obama ndonjëherë duket më i prekuri ‘i plakjes nga pushteti’.

Po tek ne cdodh? Për analogji, këto 70 vjet shumica e atyre që kanë hipur në pushtet, poshtë 70 kilëshit, me fytyra të vrerosura e të ngrysura, brenda vitit, shtojnë  10 kg, janë zbukuruar në fytyrë, rinohen, venë bark dhe i shndrit faqja. Nuk i njeh, a është Hasani, Koli apo  Peci! Arësyeja pse? …kuptohet…ngaqë e vrasin shumë mendjen për punën dhe hallet e popullit?! {SH.K}

Filed Under: Komente Tagged With: Plakja nga pushteti, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 263
  • 264
  • 265
  • 266
  • 267
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT