• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIBËR NGA SIRTARI:”Hyji në skëterrë”

March 1, 2017 by dgreca

ROMANI QË PËRMES RRËFIMEVE TË AT ZEF PLLUMIT SJELL ZËRIN E PËRJETIMEVE TË DHEMBJES SË NJË KOHE/

thumbnail_BALLINA E LIB RITMëhill Velaj: Hyji në skëterrë (roman), botoi SHB “Atunis”, Prishtinë 2016./

Nga Mikel GOJANI/

Shkrimtari, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, përkatësisht në Stamfort, ka ardhur npara pak kohësh me romanin e tij të ri “Hyji në Skëterrë”, që duhet thënë se të ndihmon shumë të kuptosh jo vetëm nga teknika e romanit, por edhe të mësosh prej pjekurisë artistike të tij.Mëhill Velaj u lind në vitin 1957 në fshatin Gllogjan (Lugut i Baranit) – Pejë. Ka studiuar Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka punuar si mësimdhënës për nëntëmbëdhjetë vjet, derisa më 1998 ka migruar në Amerikë. Jeton në Stamford.   Me krijimtari letrare merret qysh herët. Shkruan poezi,prozë dhe publicistikë. Ka shkruar edhe për fëmijë. Në Amerikë ka vazhduar veprimtaritë e tij letrare dhe kulturore. Ishte nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, tash është anëtar i kryesisë së kësaj shoqate. Librat e tij janë botuar edhe në gjuhën angleze dhe gjuhë të tjera botërore.

VEPRIMTARIA LETRARE

Në vitin 2011 në manifestimin letrar dhe kulturor “ Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll të Vitisë u laureua me Çmimin “Agim Ramadani”.  Deri me tash ka botuar këto vepra letrare:  Gërshetat e Aulonës, poezi (1995) Metamorfoza e rruzullit, poezi (2007), Lule që rritemi në gur, poezi (2009), Ishulli i pulëbardhës, novela e tregime (2009)  Unë e tij Etyde, poezi (2010) E nëse jeto jo, poezi (2010) Ourwalk in time, poezi në anglishte (2010), Qyqja në hanin e ferrit, poezi (2011) Në maje pene, publicistikë (2011) Kodi i parajsës (Codul Raiului), poezi në rumanishte (2011), Silueta e varrit (Ls Silhouettes de la tombe), poezi në frëngjishte (2012),  Unë e solla Doruntinën, tregime, (2012), 100 rrënjë të gjithit bohem, antologji poetike për Tahir Deskun (2012),  Me gjakftohtësi roman (2014), Përtej ëndrrave të mia, poezi (2015) Hyji në skëterrë, roman (2016) etj.Prozatori Velaj nëpërmjet këtij romani  bën përpjekje  për të shpalos tablo nga një periudhë tepër e trishte më esencat e saja tragjike, që në Shqipëri ka shkaktuar ideologjia ekstreme komuniste, e cila tehun e persekutimit e kishte të orientuar në drejtim të shtresës së intelektualëve, gjegjësisht të klerit katolik shqiptar,i cili gjatë viteve të sundimit të kësaj ideologjie përjetoi kalvarin më të tmerrshëm që njeh njerëzimi, duke u burgosur, vrarë dhe persekutuar në mënyrën me barbare. Nga kjo dorë tiranike u vranë qindra klerikë, mirëpo duke mos u gjunjëzuar asnjëherë para atyre xhelatëve.

FRYMËZIMI NGA ATË ZEF PLLUMI

Autorit Velaj, kësaj radhe, i frymëzuar është kryesisht nga libri dokumentar, “Rrno vetëm për me tregue”,  i fratit, i cili përjetoi persekutimin më makabër nga ajo ideologji, Atë Zef Pllumi.Në prologun e librit autori Velaj për lexuesit jep sqarimin më autentik rreth qëllimit të botimit të kësaj proze me përmbajtjen tematike, përkatësisht me temën bosht të hedhjes dritë mbi figurën e kryeprotagonistit të romanit, At Zef Pllumi, duke dhënë edhe personazhe të tjerë, që edhe më tepër i japin fuqi këtij vargu të prozës së gjatë.Në fillim të romanit, në prologun e tij, duke folur rreth këtij libri, autori Velaj shton se duke lexuar librin “Rrno vetëm për me tregue” të simbolit të ikonës së  qëndresës katolik në Shqipëri, At Zef Pllumi, më lindi ideja  që të shkruaja këtë roman  dhe t’ia përkushtoj atij. “Në të njëjtën kohë shfletova libra, gazeta të kohës, nga kujtimet e të burgosurve dhe të të përndjekurve politikë, kronikën e fatit të njerëzve që aspironin idealin e lirisë e të demokracisë, të vetëbesimit dhe të guximit të atyre që vdiqën dhe u shfarosën në kampet dhe burgjet komuniste, të optimizmit dhe të shpresës se atyre që mbijetuan skëterrës totalitare komuniste, shpirtit të sakrificës  dhe të vuajtjeve të familjeve të tyre në përballimin e situatave nga më të vështirat  në rrugëtimin e kaluarit të dhimbjeve e sakrificave, në kampet e internimit, gjurmët dhe vragat që ato kanë lënë nga ana fizike dhe shpirtërore për të mbijetuar. Frati mendjehollë kishte vuajtur 26 vite burg në kohën e regjimit të Enver Hoxhës”, shton ndër të tjera shkrimtari Velaj.

ROMANI HISTORIK

Libri i Velajt është një roman  historik në zhanrin e letërsisë dokumentare, i ndarë   në dhjetë kapituj tematikë, që krijojnë një strukturim unikat përmbajtjesor. Në dhjetë këta kapituj vërejmë ngjarje dhe situata nga më të ndryshmet, që dëshmojnë shpirtin titanik të atij individi të asaj kohë që përballej me atë realitet tepër të egër dhe vrastar, si dhe ngadhënjimin e tij ndaj asaj së keqe.Librit i paraprin një moto me fjalët e kryeprotagionistit të romanit Atë Zef Pllumit, i cili thotë:

Me thënë gjithçka për historinë,
Është me thënë më tepër se gjithçka.
Prandaj: Rrno vetëm për me tregue!
Beso për me shpresue…

(At Zef Pllumi, fq. 7)

Lajtmotivi i prozës së Velajt është jashtëzakonisht interesant dhe me skena tepër të larushme, por edhe interesante, që bëjnë prozën të lexohet me një frymë. Protagonistët e romanit, Arianiti dhe Maria, me  të cilët njëherësh edhe fillon romani, janë dy faktorë të cilët veç në fillim të ngjarjeve i japin shpirt prozës. Arianti, i cili kishte tre vajza, megjithatë pas tre vajzave ai dëshironte dhe priste të ketë djalë.  Dhe kjo dëshirë e tij u plotësua, ngase pa kaluar shumë kohë Maries i lind djalë. Arianiti e donte shumë gruan e tij po ashtu edhe fëmijët, të cilët ishin aq të mbarë sa që mendjen gjithherë e kishte vetëm tek ta. Arianiti shpeshherë mendonte  që ishte me fat që kishte një grua si Marien, për të gjitha vitet që kishte kaluar bashkë  deh ato që u kishin mbetur për të jetuar.

AT ZEF PLLUMI SJELL ZËRIN E DHEMBJES SË SHQIPËRISË

Traditat familjare dhe ritet e fesë katolike, besimin te Zoti, i ndiqnin me zell dhe dëshirë të madhe, dhe nuk linin festë dhe çdo të diel të shkonin te Kisha e Vjetër e Françeskanëve. Dardani shkonte gati çdo ditë për të marrë  mësimet e para në teologji  nga At Gjergji. Po ashtu, më vonë, faktorë të ndryshëm lanë gjurmë  në jetën e tij. Arianiti birit të tij dhjetëra herë i kishte treguar  historinë e vëllait të tij Dardanit, nga i cili edhe mori emrin.

Kaptinë të veçantë autori paraqet vijimi i Dardanit në liceun e qytetit, i cili kishte filluar të merrte mësimet e para në gjuhë të huaj dhe në filozofi klasike. Pas mbarimit të Kolegjit Françeskan Dardani nuk vonoi shumë dhe u shugurua meshtar, ku pas një kohe u kthye meshtar në kishën e fshatit, gjegjësisht të vendlindjes dhe kryente shërbesat fetare, po ashtu shkruante artikuj dhe shkrime të tjera, i cili pa kaluar shumë kohë arrestohet nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Një mëngjese pranvere dëgjohen disa të trokitura të rrëmbyeshme të portës së kishës, ku ishin  pjesëtarët e sigurimit të shtetit të cilët e kërkonin fratin. Frati nxitoi të hapte derën, meqenëse motra e tij, Martja, e cila çdo ditë pastronte kishën, edhe pse shunmë e trishtuar, ajo e ndoqi prapa të vëllanë. Dradani e hapi portën, ndërkaq ata Dardanit iu drejtuan me këto fjalë:

Ju jeni Dardan Drenicari, meshtari i kishës, -pyeti rreshteri.

Po, -iu përgjigj Dardami, duke e parë tinëz në sy.

Ju e keni shkruar këtë artikull, e pyeti përsëri rreshteri.

Po, iu përgjigj përsëri Dardani meshtari.

Në emër të popullit jeni i arrestuar, – i tha përsëri rreshteri dhe i dha shenj që  dy oficerëve të Sigurimit, që kishte në krah, për t’ia vënë prangat. Ashtu të prangosur  dhe në errësirë hipën  me forcë, duke e shtyrë xhipin e degës së Punëve të Brendshme, për ta çuar në birucat e burgut. E arrestuan pa i thënë arsyen  dhe pa ditur pse.  Në atë kohë ndodhte shpesh që oficerë të sigurimit  shkonin  nëpër shtëpitë e të përndjekurve  nga pushteti komunist dhe rrëmbenin djemtë dhe vajzat e tyre, por edhe të afërmit e tyre, i arrestonin dhe i degdisnin nëpër burgje dhe kampe burgimi dhe internimi të largëta dhe të tmerrshme… (fq. 81.)Motrës së Fratit Martes në ato momente të trandshme shpirtërore lotët i  shkisnin faqeve…Në vazhdim autori Velaj në mënyrën më brilante përshkruan përjetimet më të trishta që i i has frati në burgjet e errëta të Shqipërisë komuniste, duke filluar nga burgu i qytetit të Jugut dhe në shumë burgje të tjera.

Autori Velaj, me talentin e tij, me forcën e penës së tij, këtë përvojë e ka shndërruar në bukuri tronditëse artistike, në letërsi artistike,  ku gërshetohen, përmes mallit të pashterur për jetën, tragjikja e shkaktuar nga shteti, mirëpo, në fund edhe ngadhënjimi  kundrejt së keqes. Rreth 200 faqet e këtij libri, , lexohen si një roman, pra duke u bazuar tërësisht në librin dokumentar “Rrno vetëm me tregue” të  At Zef Pllumit, fryma humane e të cilit ngrihet mbi atë përditshmëri tiranike. Vlerë tjetër fondamentale është se të gjitha ngjarjet e ndërkallura të tij, shpesh të pabesueshme, janë të vërteta, të përjetuara nga At Pllumi  apo bashkëvuajtësit e tij. Sikurse libri dokumentar “Rrno vetëm me tregue”, po ashtu edhe romani “Hyji në skëterrë”, pra i bazuar në ngjarjet dhe situatat e librit të parë, janë një dëshmi e madhe dhe besnike me nivel të lartë artistik të një pjese të saj kohe skëterrë, që përjeton edhe “Hyji”, bashkë me arrestimin e bërë, duke kaluar nëpërmes hetuesisë  sfilitëse, gjyqit, dënimit, absurd dhe dhunues për sot, vetëm nga shkaku i “poezisë”, që është metaforë e njerëzores, e lirisë së brendshme, e ëndrrës dhe e kundërshtimit. Pastaj përjetimet e tij në burgje si një ferr real.Tablo interesante autori përshkruan edhe periudhën e kohës së lirimit të Atit;  kthimi i tij në vendlindje dhe hedhja e evokimeve në reminishencën e largët; njohja me persekutimet që u ishin bërë gjatë asaj kohe shumë klerikëve të tjerë, po ashtu edhe bashkëfshatarëve të tij etj., po ashtu edhe vazhdimi i misionit të cilit iu kishte përkushtuar qysh herët, deri në momentin e frymës së tij të fundit më 25 shtator 2007.

Pra, romani “Hyji në skëterrë”, i autorit Mëhill Velaj, është një roman që në mënyrën më mjeshtërore  përshkruan gjithë makthet që mund të kalonte një i dënuar për agjitacion e propagandë, në kufirin mes jetës dhe vdekjes, që ishte frati At Zef Pllumi. Në rreth 200 faqe  libër, të cilat të shtyjnë njëra pas tjetrës të lexosh edhe më, edhe më rrëfehen ngjarje, ndjesi, përshkrime dhe personazhe, të cilat në të gjitha rastet janë reale. Këtë dramë jetësore e  kishte vërtetuar vetë  protagonisti real At Zef Pllumi, në librin e tij tashmë të njohur, dhe nga cilat ngjarje ka ndërtuar këtë roman të bukur shkrimtari Velaj.Prandaj, krejt në fund mund të konstatojmë se At Zef Pllumi me rrëfimet dhe përjetimet e tij  sjell zërin e dhembjes së Shqipërisë, të  një kohe të dhimbshme dhe kreshpëruese.Këto ngjarje që i prezanton autori Velaj, mënyra e shtjellimit dhe aspektet tjera tepër të realizuara e bën këtë roman të veçantë e magjepsës, pasuri të letërsisë shqipe, në llojin e vet.

Filed Under: LETERSI Tagged With: LIBËR NGA SIRTARI, Mehill Velaj, Mikel Gojani, romani "Hyj ne sketere"

LIBËR – DITAR I NJË PJESË TË SHKOLLËS SË JETËS NË AMERIKË

August 15, 2016 by dgreca

 

 

1 Rexhep DedushajNë vend të recensionit/ Ne Foto:Rexhep Dedushaj/

Rexhep Dedushaj: “Isha në Amerikë”, Prishtinë 2016./

Shkruan: Mikel GOJANI/

Publicisti i mirënjohur, Rexhep Dedushaj, kohë më parë lexuesve iu ka dhuruar një libër tepër interesant, që mund ta quajmë “Libër – ditar i jetës”, sepse në të ngërthen një pjesë të jetës së tij, kryesisht të asaj jete rreth tre dekadëshe të cilat i kaloi në Amerikë. Libri titullohet “Isha në Amerikë”, dhe është i konceptuar në disa kapituj, që përmbajnë një strukturë unifikuese, si  Kthim  prapa, Pse u shpërngula vetë më vonë, Më në fund arrita në Amerikë,  Takimi me njerëz të njohur e të panjohur, U bëra përsëri mësues, Zhvillimet politiko – shoqërore dhe arsimore dhe Meditime.

Librit i paraprin një moto e autorit, që përçon një mesazh tepër interesant, që përmes fjalëve të  atit të tij, Manit, autori këtij teksti i jep kuptimin shumëdimensional: “Mi ka falë zoti tre djem të mirë e nuk mundem me i hupë. Dua me i shkollue“- janë këto fjalët e babait tim, Manit, që i përsëritet shpesh kur do kumbarë, emigrantë nga Shqipëria e ftonin të shkonte me ta në Amerikë në vitet e gjashtëdhjeta të shek XX …

Libri, “Isha në Amerikë”, ngërthen në vete një histori të vërtetë, një ditar të vetë autorit, shtegtimin e tij, si në tokën e vet, por dhe në tokën huaj, që e  pranon, e strehon dhe i jep ngrohtësi e rastin për të punuar e vepruar, si njeri e qytetar i lirë për 28 vjet me radhë.

Përmes këtij libri – ditari, mund ta përfytyrojmë mësuesin, intelektualin dhe veprimtarin, Dedushaj, me një çantë në krah plaçka dhe libra, i cili, gjatë fundviteve të ’80-ta nis një rrugë të vështirë dhe plot të mundimshme.  Posa të arrijë në Amerikë, njeriu shqiptar, duke e ditur që prapa e ka lënë vendlindjen e tij, ku ka jetuar, gjendet në kërkim të një pune. Të gjitha këto vështirësi, i ka përjetuar edhe prof. Dedushaj, por në kujtesë janë të regjistruara edhe aktet solidare, ndihmesat që japin shqiptarët kudo që janë: në rrugëtim, nëpër azile, në rrugët e kërkimit të vështirë të punës. E kur gjendet ajo punë, njeriu shqiptar, si profesor Dedushaj,  jepet shumë pas saj për të siguruar mirëqenie. Dhe, pas shumë dekadash pune dhe jete në Amerikën e “tokën e premtuar” apo në Amerikën e “mundësive të mëdha”,  Dedushaj nuk artriti të bëhet një afarist i suksesshëm  dhe që do të kishte një biznes të suksesshëm sikur shumë mërgimtarë tanë atje, sepse ai këtu në Kosovë, me ata jo shumë dollarë të punës që i përfitonte në “rufet” e atjeshëm dhe shumë punë të tjera,  mbante familjen e tij të madhe në Kosovë, duke ua siguruar kafshatën e bukës. Dedushaj, pra, edhe pse jetonte shumë larg vendlindjes së tij, familjes së tij, larg babait, nënës, vëllezërve, motrave, bashkëshortes, fëmijëve, edhe pse jetonin në kushte jo të volitshme, përkatësisht me ato para që ai u dërgonte nga atje,  asnjëherë nuk kishte pretenduar që familjen ta tërheq atje dhe të lë dheun e të parëve të tij. Gjithmonë jetoi me ndjenjën e kthimit në vendlindje-atdhe, dhe më në fund këtë betim edhe e realizoi, ku pas qëndrimit afër tre dekada në vitin 2015n përfundimisht u kthye ne vendlindjen, gjegjësisht atdheun e tij.  Ky, bashkëkombës yni, Rexhep Dedushaj, dikur mësues në disa shkolla të Dukagjinit, në Radoniq, Drenoc, Tërboviq etj., i cili për shkak te veprimtarisë së tij në shërbim të arsimit shqip, në shërbim të kombit përgjithësisht, u detyruar që të migrojë duke u vendosur në Amerikë, ku i kaloi  rreth 28 vite. Ndonëse në mërgim, e pas   gjithë asaj që kishte përjetuar familja e tij, përkatësisht ai personalisht, para afër tre dekada u largua nga vendlindja e tij dhe u vendos në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, ku i kaloi gjithë këto vite dhe më në fund duke u kthyer në vendlindje të cilin e kishte gjakim dhe nga i cili, edhe pse për këto vite fizikisht jetoi po kaq larg tij, mirëpo me zemër dhe me shpirt gjithherë ishte me vendlindjen dhe në vendlindje.

Dedushaj nuk kishte harruar atdheun-vendlindjen, edhe në atë kohë kur dirgjej  e qelbej nën   çizmen e okupatorit të atëhershëm serb, e as njerëzit  e një gjuhe e një gjaku, por ishte dhënë në shërbime të tyre, mirëpo atdheun-vendlindjen nuk e harroi as kur përjetoi frymën e lirës, deri në momentin e kthimit për të jetuar përgjithmonë.

Autori dhe protagonisti i librit, Dedushaj, gjatë gjithë atyre viteve të jetës së tij në mërgim, gjegjësisht në Amerikë, edhe përkundër vështirësive të shumta me të cilat fillimisht u ballafaqua, të cilat përballje në mënyrë mjaft të mprehtë herë-herë edhe në mënyrë mjaft patetike, ky patetizëm dhe këto emocione që i shpreh janë shumë të ligjshme, sepse pasqyrojnë gjithçka të asaj pjese të jetës së tij.

Pra, përkundër këtyre vështirësive, autori – përkatësisht kryeprotagonisti i librit, profesori dhe veprimtari Dedushaj, edhe në Amerikë, duke iu bashkëngjitur plejadës së veprimtarëve të tjerë të shumtë që vepronin atje,  vuri në shërbim të atdheut, dijen, mundin e djersën, si në rrafshin politik, po ashtu edhe  atë ekonomike humanitar.

Autori i këtij  libri, zoti Dedushaj, e ka pasur të vështirë se si ta sistemojë e përmbledh sa më dendur-materialin e bollshëm, të  historisë e veprimtarisë së tij dhe të shumtë veprimtarëve të tjerë shqiptaro-amerikanë, të cilët nuk kursyen asgjë me qëllim të sensibilizimit dhe internacionalizimit të çështjes së Kosovës dhe të asaj shqiptare përgjithësisht, duke depërtuar nëpër të gjitha kancelaritë vendimmarrëse të politikëbërjes amerikane, me qëllimin e vetëm të njohjes me realitetin e Kosovës dhe të popullit shqiptar përgjithësisht, po ashtu me kërkesën e vetme për ta ndihmuar Kosovën për t’u shkëputur nga kurthet shekullore të hegjemonisë serbe.

Profesor Dedushaj flet për aktivitete të shumta që ka zhvilluar në kuadër të Degës së LDK-së në Nju Jork, por edhe në shoqatat tjera, si  “Plavë Guci”, ,,Kraja”, ,,Ulqini”, ,,Ana e Malit” ,,Dedë Gjo’ Luli”, ,,Malësia”, ,,Dibra”, ,,Rugova”,  ,,Peja”, ,,Lugina e Preshevës” etj., po ashtu edhe te Fondi “Vendlindja thërret”,  Fondi Humanitar ,,Plavë – Guci”, që u formua në prill të vitit 1994 dhe shumë shoqata dhe asociacione të tjera që vepronin në Amerikë. Pra, profesor Dedushaj, krahas angazhimeve në punë,  gjithmonë gjeti kohë dhe për çështjen madhore, te atdheut të robëruar, çlirimin e tij por dhe me pas në lirinë e brishtë. Pra,  për  asnjë çast nuk e mos kurseu vetën, në rrafshin arsimor, kombëtar e humanitar. Kontributi i zotit Dedushaj,  ishte i madh edhe në internacionalizimin e sensibilizimin e opinionit paqedashës  në Amerikë, për çështjen shqiptare në Kosovë. Shumë takime lobuese e informuese me zyrtarë të lartë amerikanë e botërorë, pjesëmarrja ne shumë protestat, demonstrata, mbledhjen e fondeve për ndihme Luftës Çlirimtare në Kosove-këtë të fundit, pra e gjejmë  në të gjitha që u zhvilluan në ato kohë- e që nuk ishin te pakta.

Profesor Dedushaj, qysh herët si mishërim kishte pasur edhe fushën e arsimi dhe të edukimit shqip dhe këtij profesioni i ishte qasur shumë herët duke shpërndarë rreze të dijes dhe të diturisë në shkollat e Kosovës, këtë mishërim e dëshmoi edhe në Amerikë dhe në saje të angazhimit të tij për fëmijët të komunitetit të diasporës shqiptare hapi shkollat shqipe edhe në Amerikë, ku edhe atje fëmijëve shqiptarë ju mësoi shkrimin dhe leximin shqip, po ashtu iu kultivoi edhe kulturën kombëtare.

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ishte edhe në fushën e informimit. Ai bashkëpunoi me disa mjete të informimit, “Dielli”, Bota sot”, radio “Zëri i Malësisë” dhe televizione të atjeshme, krejt më qëllim të informimit objektiv të atyre veprimtarive dhe aktiviteteve të tjera që komuniteti ynë i diasporës shqiptare në Amerikë kryente shumë punë, shumë veprimtari, sepse ishte edhe koha kur jetën shqiptare e bënin lufta dhe përpjekjet për çlirimin e Kosovës.

I gjithë rrëfimi i këtij libri, është i bazuar në fakte e opinione. Në libër frekuentojnë emra të shumtë të veprimtarëve dhe ngjarjeve të zhvilluara, krejt me qëllim të kontributit në shërbim të kauzës kombëtare.

Autori – protagonisti, Dedushaj, këtë libër e konceptuar mirë, që do të thotë materien e ka shfrytëzuar në mënyrë të jashtëzakonshme, duke na dhuruar një libër me plot ngjyra jete, përkatësisht copëza të jetës së tij, për ato dekada të mërgimtarit, nga Diaspora-Amerika, se largët, që dëshmon, se asnjëherë, për dyzet vjet në mërgim, as në ëndërr e as fizikisht  nuk shkëputi lidhjet me atdheun…! Nuk mbeti ”gjak i shprishur”- i shpërndarë, por gjak i pastër i Malësisë, i Dukagjinit dhe i Dardanisë Antike.

Libri – ditar, “Isha në Amerikë” i autorit Rexhep Dedushaj, është një dokument i cili nuk shpalos vetëm jetën dhe veprën e këtij mësuesi, intelektuali, veprimtari dhe atdhetari të devotshëm, por, pashmangshëm, me këtë pasqyron edhe angazhimin dhe veprimtaritë e shumta edhe të bashkindealistëve dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë të shumtë, të cilët nuk kursyen, mundin, djersën as gjakun për të mirën e atdheut të tyre, deri në sublimimin e atyre përpjekjeve që i kishin dhënë vetes obligim. Pjesë e këtyre angazhimeve dhe të veprimtarive politike, kulturore, shkencore dhe atdhetare përgjithësisht deri me kthimin e tij në atdhe, ishte vetë Rexhep Dedushaj.

Në pjesën e fundit, autori Dedushaj jep vazhdimin e angazhimit të tij pas kthimit të tij në vendlindje, përkatësisht në Kosovë, në disa veprimtari të tjera, si në fushën e informimit, arsimit etj.

Prandaj, krejt në fund lirisht mund të potencojmë se libri “Isha në Amerikë”, është një libër me vlera të mirëfillta dokumentare, që lexohet me ëndje dhe i cili e begaton fondin e librave të këtij zhanri të letërsisë shqipe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Isha ne Amerike, Mikel Gojani, rexhep dedushaj

VEPRIMTARIA E MËRGATËS DUHET TË ZËRË VENDIN QË I TAKON NË HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE

May 21, 2016 by dgreca

INTERVISTË EKSKLUZIVE PER GAZETEN DIELLI NE SHBA ME  STUDIUESEN E RE NGA SHKODRA, MR. LEONORA LAÇI/

INTERVISTOI: Mikel GOJANI/

 Të bisedosh me studiuesen e re dhe mjaft të frytshme nga Shkodra, mr. Leonora Laçi, do të thotë të kesh shumë motivacione. Leonora Laçi, tashmë emër i njohur i fushës së historiografisë dhe publicistikës sonë. Kohë më parë ka botuar librin e saj me titull: “Emigracioni politik shqiptar në vitet 1955-1955”, libër që është mirëpritur nga lexues të shumtë në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Temat bosht të bisedës me studiuesen Laçi, kanë të bëjnë për motivacionin që ka nxitur për t’u marrë me fushën e historisë dhe publicistikës; si i është pritur nga lexuesit e shumtë dhe kritika letrare libri i parë tepër i rëndësishëm dhe me interes dimensional; çfarë tematike bosht ngërthehet në këtë libër;  cili është roli i përfaqësuesve më të denjë të emigracionit politik në përpjekje për të ndryshuar regjimin komuniste në Shqipëri,  përpos kontributit dhe rolit të disa figurave të shquara të  nacionalizmës sonë; si  të Mit’hat Frashërit, Mustafa Krujës, Ndue Gjon Markut, Gjon Marka Gjonit, Alush Leshanakut, Ernest Koliqit, Hamit Matjanit dhe shumë të tjerëve, po figura  Mbretit Zog, çfarë vendi zë, gjegjësisht farë roli përfaqëson në këtë periudhë kohore etj., etj.

Puna ime sapo ka nisur dhe e di që kam rrugë të gjatë përpara

  • Studiuesja Laçi, emri i juaj si studiuese e frytshme dhe kualitative ka depërtuar edhe jashtë kufijve kombëtar, për të qenë edhe më afër lexuesve tuaj të shumtë, konsiderojmë që do të kishte qenë mirë që të na jepni një jetëshkrim tuajin. Pra, kush është Leonora Laçi?
    Leonora Laçi:
    Ju falënderoj së pari për interviste, më vjen mirë që emri im po lakohet dhe në diasporën shqiptare, pasi unë jam në hapat e para dhe mbështetja është e rëndësishme. Unë jam një studiuese nga Shkodra, ku me përkushtim i kam hyrë fushës së studimeve, jam diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Filologji-Histori dhe kam mbrojtur Masterin Shkencor për Histori. Ndërkohë jam angazhuar dhe me shkrime të karakterit historik si dhe kam bërë studime të herë pas hershme duke marrë pjesë me tema të ndryshme në Konferenca shkencore. Puna ime sapo ka nisur dhe e di që kam rrugë të gjatë përpara, por me besim në vetvete mendojë se mund t’ja arrijë.
  • Cili ka qenë motive i juaj për t’ju qasur fushës së historisë?

Leonora Laçi: Dihet që shkollimi, edukimi në fushën e Historisë është parësorë që unë ju futa kësaj rruge. Por, dëshira lindi pasi vëreja që mungonte fryma e historisë ndryshe, nxitja kryesore për këtë u bë veprimtaria e Kolonel. Xhemal Laçit, që ishte pjesë e mërgatës politike, e kështu duke hulumtuar për Kol.Xhemalin mësova se historia që ne kishim mësuar ishte e paplotë dhe ishte pasqyruar vetëm njëra anë e medaljes, kështu dalëngadalë u inkuadrova në fushën e historisë e konkretisht me veprimtarinë e mërgatës. Në formimin tim kanë pasur ndikim shumë miq  studiues e intelektualë nga të cilët mësova shumë.

Studimi im ka në qendër veprimtarinë e këtij komiteti që mblodhi rreth saj personalitetet më në zë

  • Jo shumë kohë më parë keni botuar librin e parë të titulluar “Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1955”, çfarë ngërtheni në brendinë e këtij libri, përkatësisht, çfarë mund të shtoni rreth temës  bosht që keni marrë si subjekt në këtë libër?

Leonora Laçi: Ky studim, ngërthen një periudhë delikate për Shqipërinë që kishte dal nga një luftë botërore që e kishte  dërrmuar, por dhe më e dërrmuar do jetë pas saj, pasi pushteti që u vendosë do e mbajë vendin me “gjak dhe hekur”. Fakti që Shqipëria po kthehej në një shtet diktatorial, e tregon më së mirë dhe qëllimi i mërgatës për ta parandaluar këtë gjë. Fokusi im rreth viteve 1944-1955, pra një hark kohorë 10-vjeçar lidhet pikërisht me kohën që kemi intensifikimin e përpjekjeve për ta destabilizuar regjimin në pushtet. E veçanta e këtyre përpjekjeve ishte dhe mbështetja anglo-amerikane deri në krijimin e asaj qeverie në mërgim që u quajt “Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë”. Studimi im ka në qendër veprimtarinë e këtij komiteti që mblodhi rreth saj personalitetet më në zë,  por pa lënë anash dhe individëve të caktuar që kishin peshë të veçantë dhe nuk mund të anashkaloheshin. Studimi bazohet në dokumente arkivore, kujtime, ditarë e rrëfime si dhe një literaturë e pasur, duke e bërë më të plotë. Ky studim është i pari i këtij lloji për këtë periudhë historike  kushtuar mërgatës politike.

  • Çfarë ju ka nxitur që të merreni pikërisht me këtë temë shumë të rëndësishme dhe me interes dimensional, që ka të bëjë për emigracionin politik duke u fokusuar brenda një periudhe të caktuar?
    Leonora Laçi:
    Siç u shpreha më lartë ishte figura e një eksponenti të mërgatës (Kol.Xhemal Laçit) që më bëri të studioja më thellë për kontributin dhe rolin e mërgatës shqiptare për ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Për mërgatën ishte shkruar njëanshmërisht, dokumentet arkivore hedhin baltë mbi aktivitetin e tyre duke i cilësuar si “diversanta” “kriminelë lufte”,”banditë” etj. E kështu, i hyra kësaj rruge për të sjellë qasje tjetër nga ajo që kishim mësuar nga historiografia komuniste si dhe metodologjia e shkuarjes së historisë, pra studimi im për emigracionin ka ballafaqim dokumentesh e faktesh, duke u përpjekur që të qëndrojë objektive dhe e ftohtë, pa mbajtur asnjë anë politike, as majtas as djathtas. Nuk e di nëse ja kam arritur qëllimit apo atij misioni që të qëndrojë sa më neutrale. Veprimtaria e mërgatës duhet të zërë vendin që i takon në historiografinë shqiptare. Ky studim është një reflektim për të gjitha krahët politike, është një mesazh që vetëm të unifikuar mundet të veprohet në dobi të kombit.
  • Sipas Jush, cili është roli i përfaqësuesve më të denjë të emigracionit politik në përpjekje për të ndryshuar regjimin komuniste në Shqipëri, dhe cila është ndihma dhe përkrahja e faktorit ndërkombëtarë për t’ju dhënë mbështetje këtyre forcave nacionaliste që vepronin në emigracion për të ndryshuar regjimin në pushtet?
    Leonora Laçi:
    Ajka e nacionalizmit shqiptar kishte marr tre drejtime:
    – një pjesë zgjodhi arratisjen jashtë vendit si mundësi më të pranueshme por jo të lehtë;
    – një pjesë vuajti në burgje dhe internime, ku ju bënë dhe gjyqe duke i akuzuar me lloj-lloj akuzash vetëm që ti spastronin;
    – një pjesë zgjodhi vazhdimin e luftës nëpër bjeshkët e thella deri sa u vranë. Secili pati rolin dhe peshën e vet, qoftë si individ, qoftë si grup politik. Sa i takon ndërkombëtarëve anglo-amerikan ata e kuptuan ndonëse vonë që në Shqipëri kishin lejuar deri dhe mbështetur deri diku një grupacion që përveç se mori pushtetin, ata u futën gjithnjë e më shumë në gjirin e lindjes dhe Bashkimit Sovjetik.

Kështu anglo-amerikanët ranë dakord që -“ të luftohej Bashkimi Sovjetik në hallkën më të dobët të tij”, por që rezultoi hallka më e fortë përderisa përpjekjet e mërgatës patën fund të hidhur.

  • Për të sublimuar punën e frytshme të këtij libri ju jeni ndeshur edhe me vështirësi të mëdha, ashtu siç ndeshet çdo studiues në cilëndo fushë studimore, prandaj çfarë mund të shtoni rreth sfidave dhe vështirësive me të cilat jeni përballur deri në finalizimin e këtij libri?

Leonora Laçi: Vështirësitë kanë qenë të panumërta, që nga ato financiare që është dashur një shpenzim kolosal, udhëtimet e vazhdueshme Shkodër-Tiranë nëpër arkiva si në AQSH, AMPJ, AMPB, shpenzime që vetëm ai që rend nëpër arkiva i di. Por e gjithë kjo nuk ishte asgjë në krahasim me vështirësitë që jam përballur me dokumente të njëanshme, duke u përpjekur që ti marr me rezerva, apo duke i krahasuar e argumentuar, e gjithë kjo për të mos rënë pre e propagandës së asaj kohe, shpesh kam ngecur por fal këmbënguljes dhe vullnetit personal e durimit  ja kam dal. Por s’do ja kisha arritur pa mbështetjen e mërgatës shqiptare në ShBA të cilët më kanë pajisur me botime të mërgatës.

Mbretit Zog asnjëherë nuk i ndali përpjekjet në emigracion për të ndryshuar regjimin në Shqipëri, dhe figura e tij nuk mund të anashkalohet, kjo vërehet në dokumentet anglo-amerikane

  • Ju në libër keni potencuar dhe keni folur për rolin dhe kontributin e madh të disa figurave të shquara të nacionalizmës sonë, si të Mit’hat Frashërit, Mustafa Krujës, Ndue Gjon Markut, Gjon Marka Gjonit, Alush Leshanakut, Ernest Koliqit, Hamit Matjanit dhe shumë të tjerëve, po figura  Mbretit Zog, çfarë vendi zë, gjegjësisht sipas jush çfarë roli përfaqëson në këtë periudhë kohore?
    Leonora Laçi:
    Mbretit Zog asnjëherë nuk i ndali përpjekjet në emigracion për të ndryshuar regjimin në Shqipëri, dhe figura e tij nuk mund të anashkalohet, kjo vërehet në dokumentet anglo-amerikane, ku qëndrimet e tyre janë të qarta se-“ pa mbështetjen e Mbretit Zog, çdo iniciativë e mërgatës do ishte e dështuar ende pa filluar”. Në emigracion kishte shumë mbështetës të Mbretit dhe ata do të jenë pjesë e aksioneve kundër qeverisë së Enver Hoxhës. Përpjekjet e Mbretit Zog nuk reshten asnjëherë, duke filluar që nga Mbledhja e Kajros në fillim të vitit 1947, e deri në mbledhjen e Madridit me 30 qershor 1972.
  • Ju jeni edhe Sekretare e Shoqatës “Trojet e Arbërit”, cilat janë disa nga veprimtaritë që ka zhvilluar kjo shoqatë?
    Leonora Laçi:
    Shoqata Trojet e Arbrit ka kontribuar për shumë vjet me të gjitha fuqitë e saj për zbardhjen e figurave që ishin anatemuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri si dhe ka vënë theksin tek krimet e serbëve në Kosovë dhe të gjitha trojet shqiptare, misioni i saj është bashkimi i trojeve etnike shqiptare dhe vazhdon të jetë, si dhe shkrimi i historisë ndryshe, rreth saj janë mbledhur historianë e studiuese nga mbarë trojet tona. Veprimtaritë e Shoqatës kanë qenë pothuajse të përvitshme, sa me sesione shkencore, akademi, përkujtime për figura të ndryshme. Shoqata ka bërë atë punë që duhej ta bënin institucionet shtetërore Shqipëri-Kosovë, duke mbledhur intelektualë nga gjitha trojet, ka ndikuar pozitivisht në bashkëpunime të mëtejshme. Hapësirë të rëndësishme kanë pasur dhe shqiptarët e diasporës, të cilët kanë qenë flamurtarë të përhershëm e besnik për ngritjen e problemeve të ndryshme në instancat ndërkombëtare.
  • Jeni zotuar se nuk do të ndaleni me kaq, por do të vazhdoni me punë kërkimore për të hulumtuar miniere  sa më të thella të  shkencës dhe fushave studimore, cilat janë disa nga  prioritetet tuaja, pra çfarë presin lexuesit e shumtë nga ju?
    Leonora Laçi:
    Pikërisht në këtë kohë kam në dorë dhe është drejt fazës finale libri im i dytë,  një monografi rreth –“Veprimtarisë së Kol. Xhemal Laçit”, kjo monografi sa i takon familjes i shërben dhe historisë. Për të është shkruar shumë pak. Ai ka një veprimtari të gjerë që fillon që në kohën e Luftës së Dytë Botërore, ku si ushtarak karriere pati detyra ushtarake, pjesëmarrës në luftën italo-greke, italo-franceze, një antikomunist i betuar po aq sa mbretëror i përbetuar. Kjo monografi ka në qëllim të vë në pah kontributin e tij kombëtar, ku ishte zv/Komandant në Kompaninë 4000 në Mynih të Gjermanisë, ku përgatiteshin grupet që do hidheshin me parashutë në Shqipëri në vitet 50’. Njihte disa gjuhë të huaja, i shërbeu Mbretërisë në mërgim, qoftë si Ministër i Oborrit Mbretërorë, më vonë Përfaqësues i Mbretërisë në SHBA. Ka marr tituj si “Legjioni Amerikan”, “Urdhri i Madh i Skënderbeut” etj. Veprimtaria e tij përfshin një periudhë 50- vjeçare.
  • Ju faleminderit për intervistën!
  • Qofshi me nder!

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste me Leonora Laci, Mikel Gojani, Veprimtaria e Mergates

ROMANI I TRAGJIKES SË KËRKIMIT TË FRYMËZUESIT JETËSOR

April 14, 2016 by dgreca

(Mikel Gojani: “Rrugëtim nën zë”, roman, botoi “Zef Serembe” Prishtinë 2015)/

 Nga Prend BUZHALA/

Po të lexohen përnjëherësh librat poetikë të Mikel Gojanit, si ata për fëmijë, ashtu edhe ata për të rritur, do të vëresh se këto vepra i përshkon si një fill i kuq gjepografia artistike ose gjeopoetika, sikundër thuhet në interpretimet moderne letrare.Problematika e veprimtarisë, jetës, angazhimit dhe idealeve të Mësuesit e të Frymëzuesit në ambientin shqiptar nën rrethana e kohë të ndryshme, kaq komplekse, përbën boshtin tematik të këtij romani, por autori bën dhe zhdrivillime të tjera në planin shumështresor të kompozicionit artistik, aty ku ndërkëmbehet kronologjia narrative e kohëve me rrëfimin refleksiv me anë të bartësve të shumët të rrëfimit e që e bën më komplekse veprën.

  1. Prologu i shkrimeve:gjeopoetika e krijuesit

Rrëfimi kryesor merr rrjedhë tragjike me vetëvrasjen e protagonistit në kushtet e lirisë. Repriza targjike ksihte ndodhur kund nja gjysëmëshekulli më parë, kur ishte vrarë mësuesi Marin Sh.Kurse tash ndodh repriza dyfish më tragjike: ai që u kishte qëndruar të gjitha furtunave të paraluftës, paslufta e vret me vorbullën e shtjellat e fatit! Nëse nëpërmes personazhit të Xha Lazrit, si bartës rrëfimi e kujtese, shpalohen histori, bëma, përshkime të bukura të jetës, të traditave, të solidarësisë  e të mikpritjes  në fshat, shpalohen mall e nostalgji; nëpërmes bartësve të tjerë të rrëfimit (Nini S) shpalosen dija e arsimi, idealizmi e sakrifica.

Cili ishte fati i arsimtarit idealist dhe cili i kërkuesve të gjurmëve të jetës së mësuesit, si Kërkues i Frymëzuesit historik, nacional, identitar e jetësor?

Hapësira shqiptare me historinë e saj, me frymën e aktualitetit dhe përgjithësisht qenia e identiteti nacional artikulohen, shkruhen e këndohen përqendrueshëm dhe pa u ndalur. Prandaj gjithë ajo toponomastikë poetike, kjo gjeografi e tillë shpirtërore, e shtrirë në disa forma letrare e joletrare,  takohet tek të gjithë librat e tij, mbi 30 tituj të botuar: tek pesë përmbledhjet poetike, tek romanet “Ai vjen me shirat e pranverës” dhe “Rrugëtim nën zë” (2014), tek tri përmbledhjet poetike për fëmijë, ashtu sikundër kjo gjeografi e kërkimeve shpirtërore haset përqendrueshëm edhe tek librat me kritika e studime letrare si “Tradita dhe bashkëkohësia”, “Mendësi krijuese” dhe “Bota e mendimit”. Ndërkaq, edhe te vëllimet e publicistikës historike, të monografive publicistike jetëshkrimore, apo të udhëpërshkrimet (gjithsej 11 të tillë, ku po i veçojmë librin “Mësonjëtorja e Zllakuqanit” me bashkautor Pal Canajn, “Kolë Mirdita edhe diellit i jep dritë” dhe “Nju Jorku, botë në miniaturë”). Tek një poezi “Dritarja e Dashurisë”, e hershme, poeti këndonte:

Shpeshherë –

Nga Dritarja e Dashurisë

Vjedh peizazhe Lure

Ndërtoj ura Bune

Ylberin mbi Tropojë, ndërtoj

 Një si prolog poetik i gjeopoetikës së poetit, ku krijuesi ka investuar dashurinë e tij jetësore dhe idealin e tij krijues-estetik. Dhe, që në fillim, krijuesit i dalin në ndihmë peizazhet e Atdheut e urat…

  1. Kërkimi i Frymëzuesit:ose Mësuesi idealist shqiptar

Nga ana tjetër, sikur e gjithë tematika e motivimi i shqetësimeve letrare e shkrimore,  ngushtohet e përqendrohet vetëm te një pikë: te poetika atdhetare dhe te fryma e amshueshme e rezistimit. Kjo poetikë bartet edhe te romani i fundit “Rrugëtim nën zë”, ku këtë gjeopoetikë ai e koncepton, prandaj, si ideologji të tijën romanore. Më saktë, do të thoshim se personazhet ideografike e autoideografike të këtij romani.

Fjala është për protagonistin mësues, Marin Shpati, dhe nuk është e vështirë për ta zbërthyer si prototip të Mësuesit Ndrecë Ndue Gjoka, për të cilin Mikeli ka shkruar dhe një libër të tërë (i botuar si fejton në vazhdime në “Rilindja”), ndërkohë që gjurmëve të tij jepet edhe protagonisti që kërkon këto gjurmë, Nini. E pra, mjediset e veprës janë këto afër nesh e pranë nesh, të fshatrave përreth, me etnopsikologjinë, etnografinë shpirtërore, me rrënjët e veta historike të identitetit kombëtar. Historia i riaktualizon imazhet e kujtesës e të tragjedive të jetuara; sfondi romanor mbulohet me metafora të trazimit shpirtëror. Madje vepra hapet me një prolog e me tekstin kërkues që në fjalitë e para:“Ndoshta nga zbrazësia e jetës, Njeriu kërkon gjurmët e humbura në errësirë pa mallkuar gjurmët e tij të jetës dhe miken kohë. Ka çaste kur Dega e Kujtimeve luhatet kur meditimet fluturojnë si zogj të ngrirë pas stinës plot lot e brenga.”

 Romani strukturohet nga tekstet e një prologu në fillim të veprës e një epilogu në fund, nga katër pjesë e ku secila pjesë ka kapitujt e këtij rrugëtim-kërkimi. Ndonëse tema qendrore e romanit është ajo e mësuesit, e arsimimit, e iluminizmit kombëtar dhe e atdhedashurisë; megjithatë, nëpërmes përshkrimeve, shtresave narrative, reminishencave historike apo të kronologjisë shpirtërore, jepen edhe një fokus i gjerë temash, si ajo e dashurisë mes Ninit dhe Siborës, ajo e kërkimit të gjurmëve të së kaluarës (si “Historia e pazbuluar e varreve”), ajo e vetëmohimit për kulturën, ndërsa shtresime më vete, përbëjnë pjesët, sidomos ato të fundit, për përplasjet e dilemat hamletiane mes jetës e vdekjes. Nëse mësuesi iluminist e revolucionar Marin Shpati, që i takon Luftës së Dytë Botërore dhe viteve të pas kësaj lufte, vritet i ri nga një dorë vrastare, po ashtu edhe mësuesi e krijuesi Nini S. e përfundon jetën tragjikisht, duke vrarë veten, në një spital në botën e jashtme.

Ç’është e vërteta, Mikel Gojani, që nga romani i parë bart temën e madhe të Kërkimit të Frymëzuesit që përfundon tragjikisht. Kështu ndodh edhe me idealistët e rinj te romani i parë, që nuk arrijnë t’i çojnë frytet e veprimtarisë vetëmohuese deri në fund dhe nuk e shohin dritën që vetë e kanë përhapë dhe mbjellë. Nëse mësuesi Marin Shpati që mbolli dritën e arsimit e të atdhedashurisë si në Kosovë, ashtu edhe në Mirditë, nuk i gëzon këto fryte për hir të kundërthënieve të ashpra të kohës, atëherë, cili është sistemi i motivacionit që e përligj vetëvrasjen e intelektualit të ri në rrethanat aktuale? Personazhi Nini S. ka katër kika a maja të përkushtimit të tij jetësor: arsimin, krijimtarinë, atdhedashurinë dhe dashurinë si emocion i bukur që i jep kuptim jetës. Është në karakterin e qenies krijuese njerëzore që të jetë i motivuar nga dëshira për të arritur rezultate, me përpjekjet që të jetë njeri i sukseseve dhe i vlerave. Njerëzit e tillë sigurisht që i dinë fytyrat e shëmbëlltyrën e jetës së hapur, mu ashtu si marinari që ia di fshehtësitë e lundrimit detit të hapur. Bob Marley, muzikant e kitarist legjendar xhamajkian, do të thoshte: “Madhështia e një njeriu nuk është në faktin se sa pasuri ai fiton, por në ndershmërinë e tij dhe në aftësinë e tij për të ndikuar tek njerëzit përreth tij pozitivisht.”

  1. Metafora e madhe e romanit:rubikoni i dashurisë së mohuar

Së këndejmi, integriteti i tërësishëm i personazhit, pasuria e njeriut të suksesshëm, do të jenë pikërisht ata gurë që të tjerët i hedhin mbi të. Dhe përfytyrojeni intelektualin që u qëndron këtyre sfidave nëpër kohë; shpirtmadhësinë e tij që i kapërcen këta kapituj të rëndë ekzistence. Dhe, mu aty, si nga burimet e pashtershme, do të vrujojnë forca të shumëfishuara jete, krijimtarie e iluminizmi shpirtëror e njerëzor.

Duke e dhënë rrugën jetësore të Nini S., fëmijërinë e rrugën e arsimimit të tij, rrugën e veprimtarisë së tij arsimore, kulturore, krijuese e atdhetare; duke u ballafaquar me pengesat që nga familja e deri te shoqëria, duke mos arritur ta kapërcejë rubikonin e dashurisë së mohuar e të jetës, dhe duke ia dhuruar përkushtimin e tij gjithçka jetës, arsimit, e artit, ai mbetet brenda këtij rubikoni psikosocial:

“I thanë se janë të detyruar që Nini t’i nënshtrohet një operacioni, i cili do të përcillet me komplikime, mirëpo shprehen optimizmin se do ta kalojnë edhe këtë rubikon jetësor me të cilin po përballej Nini.”

“Unë, do të ndjej se mbetem në gjysmë të rrugës. Jam i bindur se assesi nuk do të kem mundësi ta kaloj rubikonin. Dëbora e madhe ka vështirësuar çdo gjë”, tha me vete dhe vazhdoi: “ Edhe ëndrrat, të cilat më përfytyrohen pareshtur, po ma zënë boll frymën.”

 Fjala “rubikon” që përsëritet si procedim psiko-motivor i romanit, madje, shfaqet edhe tek kapitulli fundit “Në vend të epilogut ose prologut: Nini (s’)e kaloi rubikonin jetësor”. Ai nuk arrin ta kalojë këtë rubikon, edhe për shkak të dashurisë së refuzuar nga personazhja, edhe për shkak se vetë personazhi është sinonim i refuzimit të së keqes në jetë. Rrethanat janë të tilla, vrastare… Metafora e madhe e romanit qëndron pikërisht në faktin pse personazhi i zbulon vlerat e mëdha të jetës dhe pikërisht te kjo njohje e sprovë përjetimi ai e pëson! Prandaj, ka dhe një zhytje të personazhit në labirintet e misterit jetësor-ekzistencial, të përfundimit të tij në një spital psikiatrik jashtë. Filologu e orientalisti gjerman Max Muller, do të thoshte: “Një lule nuk mund të lulëzojë pa diell dhe njeriu nuk mund të jetojë pa dashuri.” Kështu, kapitujt e fundit të romanit, sikur përmbajnë një tjetër strukturim tekstor, që përshkohen nga situatat psiko-ekzitenciale.

4-Poetika e thellësisë:Kërkimi i Misterit e i Labirintit të Fatit

Sido që të jetë, romani “Rrugëtim nën zë” ka një poetikë sa ndërliqshme, aq edhe të thjeshtë. Të ndërliqshëm këtë strukturim e bëjnë procedimet moderne të rrëfimit, sikundër janë përfshirja e disa narratorëve, si një Unë që nis dhe përmbyll rrëfimin romanor e që na shfaqet si vetje e krijimit të iluzionit të vërtetësisë, që zë fill mu te vetja, te subjekti, te burimi krijues autorial; bartës rrëfimi është edhe Nini S. që jepet në kërkim të gjurmëve të Frymëzuesit dhe përfundon te Kërkimi i Misterit e i Labirintit të fatit. Ky rrugëtim “nën zë”, si thotë autori, përbën atë shtresën e fshehtë, të dytë, të gjallimit, pamjen tjetër të jetës e të dramatikes ekzistenciale. Kjo dramë shpirti zë të ajgëtohet, të endet e të shpaloset nga kapitulli në kapitull, dhe, në ata të fundit, e rëndomta e rrëfimit, merr kahe krejtësisht tjetër, të papritur, mu ashtu si ia dikton logjika e artit e jo ajo e zgjidhjeve me hepiend.

Bartës i rrëfimit është edhe Xha Lazri, që rrëfen për mësuesin Marin Shpati, për të kaluarën dhe për trashëgiminë këtij mjedisi. Është edhe Sibora, një mësuese e intelektuale që i gjendet krah, por që rrugët e labirintet e fatit e hedhin edhe atë në refuzim… Komplekse, në këtë drejtim, na paraqitet edhe poetika e kohës, ajo e Luftës së Dytë, kur mësuesi jep mësim në këto anë, dhe ajo e dekadave të fundit.

Këtë kompleksitet narrativ-kohor, autori e strukturon me sukses, nëpërmes bartësve të rrëfimit dhe zhdrivillimit kronologjik të ngjarjeve.

Nga një rrëfim i mirëfilltë për ngjarje e situata, autori kapërcen te një rrëfim refleksiv e që përbën një tjetër vlerë artistike. Përmasa e tillë narrative, vjen si një analizë e strategjisë së zgjidhjes së problemeve të botës së brendshme të personazheve, nga njëra anë, dhe shënjon depërtimin në thellësitë e kërkimit tematik, nga an tjetër. Shqiptohet si një poetikë e thellësisë.

Filed Under: ESSE Tagged With: “Rrugëtim nën zë”, Mikel Gojani, Prend Buzhala

LIBËR ME VLERA TË MIRËFILLTA DOKUMENTARE, SHKENCORE DHE HISTORIKE

March 21, 2016 by dgreca

Rexhep Dedushaj: Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekujt, Pejë 2016 (Botimi i tretë)./

Nga Mikel GOJANI/

Këto ditë studiuesi dhe publicisti Rexhep Dedushaj ka botuar librin e tij vijues të titulluar, “Krahina e Plavë – Gucisë nëpër shekuj”, që është botimi i tretë me plotësime.
Autori i kësaj vepre, studiuesi dhe publicisti i njohur në mjediset intelektuale  mbarëkombëtare,  Rexhep Dedushaj nëpërmjet faqeve të këtij libri merr përsipër  të lerë të shkruar një histori të gjerë për krahinën e Plavë-Gucisë, nga ka edhe origjinën, për interesin e brezave të rinj rrugëtimin historik tepër interesant të kësaj krahine bashkë me dallgët e saja, për të vënë në piedestalin e merituar  të kujtesës së atyre ngjarjeve që janë zhvilluar gjatë historisë dhe të shumë personaliteteve historike të kësaj krahine që kanë lënë gjurmë të thella në historiografinë tonë kombëtare.  Vepra është një rrëfim i gjatë, meqenëse kur dihet që për historinë e kësaj krahine asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha, mirëpo studiuesi Dedushaj, duke mos vënë pikë,  hap shtigje studiuesve të tjera që të merren me gjerësisht me këtë temë shumë interesante dhe të një rëndësie dimensionale. Vepra është e shërbyer në sërë burimesh arkivore, pastaj po ashtu mbështetur edhe në një literaturë të pasur, por edhe  përmes të dëshmive të argumentuara  nëpërmjet rrëfimeve të njerëzve të shtyrë në moshë që kanë përjetuar nga një pjesë të asaj historie, por edhe duke interpretuar ngjarje dhe të bëmat e personaliteteve të shumta të atyre historive që kanë ndodhur në këtë krahinë, që ishin arkivat me autentike të  historive.  Libri “Krahina e Plavë- Guxisë nëpër shekuj”, i autorit Dedushaj, është i konceptuar nëpër kapituj të veçantë që ruajnë një strukturë konceptuale.  Ne kapitullin e këtij libri, “Koha e lashtë”, autori Dedushaj flet për historinë e thellë që prek edhe shekujt. Dëshmitë dhe faktet historike autori mbështetet në bazë të kronikave të shkruara  të shkruara dhe të zbuluara nga shumë njohës të fushës arkeologjike, si të prof. Duje Rendiqi, Mioçeviç, Gerga Novak, Josip Kroshec, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviq, Artur Evans, Alojz Benac etj., si dhe të shumë shkencëtarëve, si Tumani, J.G. Haln, V. Jokli, M. Shuflaj, N. Jokli, A. Majer, e sidomos E. Çabej, të cilët  dëshmojnë qartë se  shqiptarët jetojnë në trojet e tyre  të sotme mijëra vjet para ardhjes së sllavëve në këto vise. Autori përmes shumë fakteve dhe dëshmive të tjera, përkatësisht të varrezave, të toponimeve, makrotoponive argumenton edhe se cilët kanë qenë sundimtarët e këtij populli.

Kapitulli vijues, “Koha e Bizantit, ardhja e sllavëve dhe e turqve”, autori jep të dhëna dhe fakte historike mbi kohën e Bizantit dhe depërtimin e sllavëve dhe turqve në Ballkan. Autori po ashtu në këtë pjesë shpalos edhe shumë ngjarje historike të zhvilluara në këtë kohë në krahinën e Plavë-Gucisë, duke prezantuar të dhëna tepër interesante dhe të pastudiuara thellësisht deri me sot.  Përhapja e fesë islame në këtë krahinë, paraqet kapitull mjaft interesant në brendinë e këtij libri. Kjo temë bosht shqyrtohet në kapitullin, “Përhapja e fesë islame”, ku autori sqaron se kah fundi i shekullit XVI dhe fillimi i shekullit xVII, gjendja në Shqipëri ishte e mjerueshme. “Ishte kjo koha kur Perandoria Osmane e kishte arritur kulmin e zgjerimit të vet dhe ishte bërë fuqi e madhe ushtarake dhe politike  në tri kontinente, në Azi, në Evropë dhe në Afrikë… Shumë nga kryengritjet  që kishin shpërthyer  gjatë shek. XVI dhe gjysmës së parë të shek. XVII në Shqipëri, e sidomos në viset veriore të saj ishin shuar egërsisht nga jeniçerët e pamëshirshëm otomanë. Nga frika se mos shpërthejnë  kryengritje të reja në këto anë, Porta e Lartë, e mbante të shtrënguar grushtin shtypjes”, ndaj shqiptarëve, e sidomos të atyre të besimit katolik me qëllim që t’i detyronte të islamizohen dhe kështu t’i shkëpuste  edhe ata nga hallka që e lidhnin Shqipërinë me Evropën Perëndimore. (fq..54). Kështu, sipas autorit, pas shumë ngjarjeve dhe kryengritjeve , procesi i islamizimit u përfshi edhe në krahinën e Plavës dhe të Gucisë. Autori po ashtu argumenton se datë të caktuar të fillimit të islamizmit nga kjo popullatë është vështirë të  caktohet, mirëpo sipas disa të dhënave do të ketë filluar diku rreth viteve të ’80-ta të shek. XVI.   Këtë fakt të përafërt e dëshmon edhe  kur sipas  disa fakteve historike në vitin 1471 në Plavë ishte ndërtuar  një xhami, se ajo u ka shërbyer  pushtetmbajtësve  të ardhur nga Turqia. Sipas shënimeve të  Pjetër Mazrekut rreth vitit 1638 shumica e popullatës së Plavë-Gucisë me rrethinë  kishin kaluar në fenë islame. Në këtë kohë , përveçse në Plavë  edhe në Guci ekzistonte një xhami. Ndërsa, sipas autorit, duke nxjerrë të dhënat e studiuesit Memiq, në dhjetëvjetëshin e dytë të shek. XVII, 70 familje, gjegjësisht 8 për qind të kësaj popullsie  ishin myslimanë.
Në vijim autori Dedushaj na i prezanton  edhe shkaqet pse popullata e kësaj krahine u detyrua të pranojë fenë islame: për shkak të dobësimit të fesë katolike, ku mungonin dukshëm priftërinjtë e shkolluar shqiptaro-katolikë; për shkak të agresivitetit të kishës ortodokse – serbe, të cilët  filloi ta përkrah edhe vetë  Selia e Shenjtë (Vatikani) në FRomë, si dhe ta ndihmonin shtetet evropiane me qëndrimet e veta diverzioniste ndaj kryengritjeve  shqiptare; nga presioni i Perandorisë Osmane dhe gjendja e mjeruar e masave të gjera popullore, e shkaktuar nga zgjedha e sistemit  feudalo-ushtarak osman, apo ndonjëherë  edhe dëshira për të fituar sa privilegje ekonomiko-klasore  dhe administrative në këtë sistem.  Në vazhdim autori Dedushaj jep edhe shumë argumente të tjera, po ashtu pasqyron edhe shumë ngjarje dhe zhvillime historike  me temën bosht, ngjarje këto që paraqesin fakte dhe dëshmi historike tepër interesante dhe që kanë një rëndësi të veçantë në pasqyrimin e kësaj çështjeje dhe fakti historik, që për shqiptarët akoma është temë shqyrtimi dhe vazhdon të mbetët.   Autori Dedushaj  në dy kapitujt vijues, “Ngjarjet në gjysmën e II të shek. XVII dhe shek. XVIII, po ashtu edhe kapitulli tjetër në vijim, “Shekulli IX”, na pasqyron ngjarje dhe dëshmi historike që janë zhvilluar në këto troje gjatë këtyre viteve, po ashtu edhe rezistencën e këtij populli karshi sulmeve dhe agresivitetit që pushtuesit u kanë bërë. Autori me këtë rast hedh dritë edhe mbi shumë figura pjesëmarrës dhe rezistues të denjë deri në flijim gjatë këtyre kryengritjeve, si emrin e Pjetër Bogdanit, Mehmet Pashë Bushati, pastaj Kara Mahmut – pashë Bushati, i cili arriti t’i bëjë tregtarët dhe zejtarët e Shkodrës si dhe fiset kryengritëse  të Malësisë së Mbishkodrës, Dukagjinit dhe Mirditës, Në vitin 1786 organizoi një mbledhje me krerët shqiptarë, malazezë, hercegovas dhe boshnjakë, ku u formua “Lidhja e Konferencës Ilire”, e cila kishte për qëllim dëbimin e Turqisë  nga këto troje. Pas përgatitjeve të nevojshme  në nëntor 1787 filloi lufta e cila ishte shumë r furishme që zgjoi edhe vëmendjen e Evropës. Malazezët nuk morën pjesë në këtë luftë, sepse kishin krijuar një marrëveshje, dhe me ndërhyrjen e Rusisë e sulmuan Bushatliun  pas shpine duke ia fundosur  disa anije në Liqenin e Shkodrës, derisa ai ishte i zënë në luftë me Sulltanin. Pas vdekjes  së Kara Mahmut pashë Bushatit  në krye të Shkodrës vjen Ibrahim pashë Bushati – i ligu, quhej nga shqiptarët “i ligu”, sepse çfarë thoshte Sulltani ai vepronte. Sipas autorit Dedushaj, edhe shekulli i XIX përshkohet me shumë ngjarje të rëndësishme historike dhe një vetëdije shumë e lartë kombëtare. Autori me këtë rast përpos shumë ngjarjeve tepër të rëndësishme që i shpalos, ai potencon edhe shumë emra dhe personalitete historike bartës dhe rezistues të këtyre ngjarjeve. Përpos shumë figurave që autori nuk mund t’i anashkalojë janë edhe, si Binak Alia, Sokol Rama, Shaqir Curri, Osman Omeraga, Bali Dema, Zeqo e Jakup Ferri, Man agë Shehu, Adem Shahmani, Zenel Gjoleka, Haxhi Zeka, Nikë Leka-Pepaj, Sulejman Vokshi, Ali  Ibra, Mulla Jaha, Kadri Bajra, Filip Çeka, Isul Sokoli, Ali Pashë Gucia, Husi i Shaban Begut, Mullla Jahë Musiqi, Selman agë Kurti, Nuro Sejdirexha, Abdyl-be Tesheviqi, Halil Agë Mullafejziu, Halil Sejdiu, Agan Nuri, Nuc Shahmani, Omer Shabaj, Mehmet dhe Bilall Shehu, Rushid Jakupaga, Nuredin Bejta, Mehmet agë Jakupi, Ajdin agë Kurti, Ali Koja, Brahim Jakupi dhe shumë e shumë të tjerë, që më siguri do t’u hymë në hak pasi që po i anashkalojmë pa i potencuar.   Një çështje që begaton këtë kapitull, autori këto ngjarje, këto kryengritje dhe këtë rezistencë të kryengritësve të kësaj krahine e përshkruan edhe përmes vargjeve popullore, që rapsodët autoktonë i kanë vënë në vargje popullor dhe sot këndohen në këto anë.  Kapitulli, Kryengritjet e viteve 1909-1012, shpalos shumë ngjarje dhe fakte historike që kanë të bëjnë me kryengritjet e viteve 1909-1912, ngjarje që kanë lënë vulën e tyre në rrugëtimin historik të këtij populli. Shqiptarët rezistencën e tyre e bënë të prirë nga luftëtarët dhe patriotët e denjë të asaj kohe. “Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, Ahmet Delia,  Hasan Ferri etj., secili në krahinën e vet e organizonte popullin dhe lidheshin besën për vdekje dhe liri. Më 21-25 maj 2012 u mblodhën në Junik 250 përfaqësues  të popullit shqiptar, kryesisht të Kosovës, por edhe nga viset e tjera shqiptare dhe formuan Komitetin e Kryengritjes së Kosovës me në krye me Hasan Prishtinën, i cili më 25 maj e lëshoi një thirrje për të gjithë shqiptarët: “Sot Shqipëria e Veriut dhe e Jugut  i kanë kapur armët që me anë të kryengritjes  t’i fitojnë të drejtat e natyrshme dhe të siguruara më ligj, që u janë marrë. Ajo dëshiron dhe pret ndihmën njerëzore të të gjithë  bashkatdhetarëve dhe botës së qytetëruar. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Janë afruar minutat, kur do të vendoset  fati i Shqipërisë”. Si përfaqësues i Plavës dhe Gucisë në këtë kuvend merrte pjesë Hasan Ferri. Në këtë mbledhje u hartuan edhe kërkesat që ishin të ngjashme  me ato të lidhjes së Prizrenit: Të njihen kufijtë e Shqipërisë, flamuri kombëtar, nëpunësit shqiptarë, gjuha zyrtare shqipja, shkolla shqipe etj., të cilat kërkesa iu paraqiten menjëherë  Qeverisë turke dhe Fuqive të Mëdha. Po ashtu në vazhdim autori jep edhe shumë të dhëna të tjera që në ato kohë janë zhvilluar në këto troje arbërore. Ai jep faktin  se duke e vërejtur rrezikun që po i kanosej trojeve shqiptare, Hasan Prishtina  me patriotët tjerë të kohës u detyrua që të përfundojë marrëveshjen me  Sulltanin, i cili  më 14 gusht 1912 pranoi pikat e Hasan Prishtinës, të cilat pika  shqiptarëve iu garantoheshin shumë të drejta ekonomike, politike, administrative dhe kulturore.  Është e vërtetë se nuk ishte fituar një autonomi e cila ishte kërkuar në fillim, sepse “patriotët nuk mundën të ngulin këmbë për fitimin e saj, pasi tani forcat ushtarake të monarkive të Ballkanit ishin tubuar në kufijtë e Shqipërisë dhe çdo moment pritej sulmi i tyre. Kështu pra mori fund kryengritja e vitit 1012, gjegjësisht kryengritjet shqiptare 190-1012 kundër  pushtuesit pesëshekullor osman.” (fq. 146-147).  Shpalosje historike me tepër interes paraqiten në kapitullin, “Caktimi i kufijve të Shqipërisë”, me ç’rast autori Dedushaj flet për caktimin e kufijve të Shqipërisë që u përcaktuan në Konferencën e Ambasadorëve më 1913, ku u përcaktuan kufijtë e shtetit të Shqipërisë,  në të cilën konferencë pothuaj gjysma e tokave të gjeografisë etnike shqiptare mbeti i copëtuar, përkatësisht e ndarë nga trungu amë. Pra, me plot të drejtë mund të konstatojmë se Konferenca e Ambasadorëve më 1913 në Londër, bëri një padrejtësi të madhe në dëm të popullit shqiptar, duke e copëtuar atë në disa shtete. Në këtë mënyrë veproi edhe Konferenca e Parisit më 1919.  Edhe kapituj vijuesi, si “Lufta e Parë Botërore”, “Mbretëria SKS (Jugosllave)”, “Lufta e Prillit dhe pushtimi fashist” dhe “Koha e sundimit të PKJ (LKJ)”, paraqesin kapituj interesant për jetën dhe zhvillimet e popullatës shqiptare, në këto kohë dhe periudha tepër specifike për këtë popull dhe këto troje etnike.

Në përfundim vlen të konstatojmë se libri “Krahina e Plavë – Gucisë nëpër shekuj”,  të autorit Rexhep Dedushaj, është një libër me vlerë të veçantë dhe që begaton fondin e librave tanë  të karakterit historik.

Filed Under: Komente Tagged With: Krahina e Plave-Gucise neper shekuj, Mikel Gojani, rexhep dedushaj

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çlirimi i Kosovës – 12 Qershor 1999: Një kthesë historike drejt lirisë dhe shtetndërtimit
  • Nga diaspora në atdhe: Homazhe dhe përurime në Prishtinë për nder të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës
  • “26th anniverssary of Kosova Liberation: a sucsesfull democratic state-buidling story”
  • Kulti i vëllezërve martirë – nga Flori e Lauri te Muji e Halili  
  • Here is our day-to-day schedule for the Albanian Film Festival 2025!
  • 7 senatorë për t’u ndjekur kur republikanët bëjnë ndryshime në projektligjin e madh të Trump
  • 100 vjet kisha ortodokse shqiptare e Shën Gjergjit në Trumbull Connecticut
  • AKTI BARBAR I VRASJES SË NXËNËSVE NË GRAC, DHEMBJE E MADHE  
  • “Tërbimi Ariut Polar nga breshëri i Dronëve të Ukrainës”!
  • GJON MILI – PARARENDËSI I “FOTOVE SELFIE”
  • RRETHANAT HISTORIKO-POLITIKE QË ÇUAN NË THEMELIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZERENIT MË 10 QERSHOR 1878
  • Përballë një bote në ndryshim…
  • “DITA E ÇAMËRISË” NË GJILAN
  • Lamtumirë Dr.Bujar BUKOSHI
  • 147 VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT – NGJARJE MADHORE QË VURI NË BINARËT HISTORIK PAVARËSINË KOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT