• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Parlamenti i Kosovës diskuton më 1 shtator kufirin me Malin e Zi

August 10, 2016 by dgreca

Kryesia e parlamentit të Kosovës, vendosi të mërkurën që më një shtator të mbahet seanca e parlamentit, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Vendimi u mor pas një ndërprerje të mbledhjes meqë lëvizja Vetëvendosje sërish hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e kryesisë.

Kosova po përballet tash e gati një vit me krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, për shkak të mospajtimeve rreth një marrëveshjeje të arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Të enjten qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe e dërgoi atë për miratim në parlamentin e Kosovës.

Opozita dhe ekspertët e pavarur thonë se marrëveshja e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë dhe si e tillë është e papranueshme.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vënë si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vonesa e saj mund të bllokojë planet për miratimin e liberalizimit në strukturat e Bashkimit Evropian.

Filed Under: Komente Tagged With: 1 shtator, Kufiri me Malin e zi, Parlamenti i Kosove

Daut HARADINAJ: Shansi historik

August 9, 2016 by dgreca

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u dërgua sonte për Gazetën “DIELLI” kjo deklaratë e deputetit Daut Haradinaj:

Veprimet e fundit po deshmojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë! Debati publik i 3 gushtit e deshmoi të vërtetën se demarkacioni është i  pasaktë dhe i dëmshëm për territorin e Kosoves!

Kolegët deputetë e kanë shansin historik, që me votën e tyra t’ia bëjnë një shërbim atdheut dhe ta pengojnë këtë të keqe për Kosovën. Kjo pavarësisht veprimeve që po ndodhin e që janë tepër të çuditshme!

Çdo veprim që po ndodhë nuk e zbehë të vërtetën per kufirin. Unë besoj në votën e kolegëve të mi deputetë, dhe e di që heret a vonë, forca e ligjit do të bjerë mbi ata që, me veprimin ose mosveprimin e tyre, po e tjetersojnë këtë kauzë të shenjtë për Kosovën!

Filed Under: Komente, Politike Tagged With: Daut HARADINAJ: Shansi historik

SHBA: Ish-punonjësi i CIA-s kandidat i pavarur kundër Trump

August 9, 2016 by dgreca

Ai nuk do që Donald Trump të bëhet president i SHBA-së, ndaj ish-punonjësi i CIA-s McMullin hyn në garë si kandidat i pavarur i mbështetur nga aksioni konservator. McMullen mund ta dëmtojë Trumpin. SHBA: 

“Trump flet për frikërat më të këqia të amerikanëve. E kjo në një kohë, në të cilën ne kemi nevojë për unitet dhe jo për përçarje”, shkruan 40 vjeçari McMullen në faqen e tij të internetit. Edhe prej kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton miliona amerikane nuk ndihen të përfaqësuar. ndaj unë do tëhyjë në garë tani, thekson ai.

Spekulohet rreth një grupi mbështetës në lidhje me Mitt Rommey, kandidati i pasuksesshëm republikanëve për president në vitin 2012. McMullin më parë ka punuar nga viti 2001 deri në vitin 2011 për CIA-n. Nga 2013-ta ai e këshilloi Komitetin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai u konsiderua si ekspert i anti-terrorizmit të Shërbimit të Kundërzbulimit. McMullin nuk ka shans, por ndoshta mund të ketë një ndikim në rezultatin e zgjedhjeve. Në disa shtete, afati i fundit për kandidatët e pavarur për të qenë pjesë në fletëvotim, tashmë ka kaluar. Nga ana tjetër McMullin do të duhej të mbledhë shumë nënshkrime. Për një fushatë zgjedhore do t’i duheshin shumë shpejtë shumë të holla. Megjiathë McMullin mund ta dëmtojë ndjeshëm Trumpin në Utah. Ai vjen nga ky shtet dhe është Mormon, si shumë banorë atje. Vetëm në shtetet e dominuara tradicionalisht nga republikanët ai mund t’ia prishë lojën Trumpit.

Evan McMullin neuer Konkurrent für Donald Trump

Përveç McMullin kandidojnë edhe dy kandidatë të tjerë të pavarur në zgjedhjet presidenciale: Gary Johnson për Partinë Libertariane dhe Jill Stein për Partinë e të Gjelbërve.

Letra e hapur nga 50 Republikanë

Kandidatura e McMullinit konsiderohet një tregues tjetër, që nominimi i Trumpit i ka përçarë thellë si asnjëherë më parë republikanët. Kjo është dokumentuar nga një letër e hapur e përbashkët e 50 republikanëve, që kanë pasur funksione të rëndësishme në qeverinë e SHBA-së. “Asnjë nga ne nuk do ta votojë Trumpin”, thuhet në letrën e publikuar nga “New York Times”. Miliarderi do të ishte “presidenti më i rrezikshëm në historinë amerikane”. Në mesin e nënshkruesve janë ish-shefi i CIA-s, Michael Hayden dhe ish-ministri i Jashtëm dhe Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick.

Filed Under: Komente Tagged With: i pavarur, kundër Trump, SHBA: Ish-punonjësi i CIA-s kandidat

Rikthehet gazi lotsjellës në parlamentin e Kosovës

August 9, 2016 by dgreca

Në Kosovë thellohet kriza politike ndërmjet pozitës dhe opozitës. Opozita paralajmëron masa radikale kundër ratifikimit të marravëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në kuvend. 

Deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës, në përpjekje për ta penguar shqyrtimin e projketligjit për demarkacionin me Malin e Zi. Gazi lotsjellës u hodh nga një deputet i lëvizjes Vetëvendosje në komisionin për procedim të projektligjit në kryesinë e kuvendit të Kosovës. Deputeti Driton Çaushi u shoqërua në polici, ndërkaq, komisioni pa prezencën e opozitës i dha dritën jëshile projektligjit për t’u proceduar më pas në parlament për miratim. Seanca e miratimit akoma nuk është caktuar. Deputetët e opozitës po kërkojnë që të anulohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, duke pretenduar se Kosova po humbet, sipas saj, mbi tetë mijë hektar tokë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi, e cila deri në momentin e hedhjes së gazit lotsjellës ishte pjesë e komisionit, tha se opozita do të perdorë masa edhe më radikale në mënyrë që kjo marrëveshje e demarkacionit të mos ratifikohet në parlament.

“Si Lëvizje Vetëvendosje do t’i përdorim të gjitha format. Të gjitha pa përjashtim. Edhe mënyrat jo konvencionale, në mënyrë që ta ndalim ketë tradhti, sepse ma shumë asnjëherë nuk ka pasur zëra kundër një marrëveshjeje, kundër një vendimi, kundër një ligji. Nuk guxojmë të lejojmë që ligji të vij në kuvend për votim”, tha depuetja Donika Kadaj-Bujupi.

Edhe deputeti tjetër opozitar Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) tha se qeveria e Kosovës me insistimin e saj që ta ratifikojë marrëveshjen, vetë sa po e thellon krizën politike në Kosovë.

“Po e them para jush, para deputetëve, para të gjitha medieve se qytetarët janë shumë të shqetësuar dhe nëse kalon kjo marrëveshje, më besoni se do të fillojmë një revoltë që ndoshta askush nuk ka dëshirë ta përjetojë”, tha deputeti Pal Lekaj.

Pas zhvillimeve në komisionin parlamentar ku u hodh gazi lotesjellës, i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili në një konferencë për media u shpreh i vendosur që ta procedojë ligjin për ratifikim në kuvend. Sipas kryeministrit, deklarimet e opozitës nuk qëndrojnë ku thuhet se Kosova po humb teritor. Kauza e opozitës sipas tij është e rreme. “Kauza e opozitës, por edhe insistimi i disa gjeografëve se Kosova ka humbur territor duke përdorur lloj – lloj hartash edhe duke mos marr parasysh realitetin mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës, konsideroj se është e rrejshme është krejtësisht me motive politike dhe është për përfitime politike duke shfrytëzuar edhe terminologji nacionaliste”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Sipas tij, manipulimi i procesit të demarkacionit nga opozita për të shantazhuar procesin si dhe etiketimi i njerëzve me terma tradhtarë, është i rrezikshëm dhe nxit dhunë.

Edhe ministri i punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka mbështetur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se “ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një hap tutje drejt rrumbullakimit të procesit të pavarësisë së Kosovës”.

“Mali i Zi, është një vend fqinj dhe mik i Kosovës dhe se procesi i shënjimit të vijës kufitare nuk ka kthim pas. Demarkacioni me Malin e Zi, plotëson sovranitetin e shtetësisë së Kosovës, sepse ai kufi regjistrohet si kufi ndërkombëtar”, tha ministri Enver Hoxhaj.

Ndërkohë instituti Instituti Demokratik i Kosovës ( KDI) që monitoron nga afër punën e Kuvendit, u bën thirrje të gjithë deputetëve dhe subjekteve politike që të ushtrojnë të drejtat e tyre parlamentare dhe të mos cënojnë të drejtën e asnjërit deputet për ta ushtruar mandatin dhe përgjegjësitë kushtetuese për të cilat janë të zgjedhur.

Gjatë kohës sa në parlamentin e Kosovës ndodhnin këto zhvillime, një mjet shpërthyes u gjet në shtëpinë e kryetarit të komisionit qeveritar Murat Meha, që shënoi vijën kufitare me Malin e Zi, të kontestuar nga opozita. Policia arriti ta largojë mjetin me një shpërthim të kontrolluar. Tash për tash, sipas policisë nuk dihen autorët.

Katër ditë më parë me një mortajë dore u sulmua edhe kuvendi i Kosovës, duke lënë pas dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. Autorët e këtij sulmi ende nuk janë kapur.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe janë dy çështje, të cilat tash e më shumë se një vit e kanë futur Kosovën në krizë të thellë politike ndërmjet pozitës dhe opozitës. Opozita i kundërshton këto dy marrëveshje. Kosova në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me autoritet e Beogradit duhet ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kusht i vendosur nga Komsioni BE-së në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza.

Filed Under: Komente Tagged With: e kosoves, në Parlamentin, Rikthehet gazi lotsjellës

Ambasadorja shqiptare blen tavolinë 5 mijë € me vulën e shtetit

August 9, 2016 by dgreca

 

Diplomatët e misionit shqiptar në Gjenevë kanë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme një dosje me shkeljet financiare të ambasadores Filloreta Kodra, për të cilën kanë kërkuar nisjen e një auditi.

Gazeta “Panorama” ka zbardhur dokumentacionin që i është bashkëngjitur kërkesës drejtuar Ministrisë së Jashtme, në të cilën evidentohen shkeljet dhe blerjet me fatura të kripura për pajisje zyre.

Sipas shkresave, ambasadorja Filloreta Kodra ka blerë një tavolinë pune me vlerë 5266 franga zvicerane, ose, sipas kursit të këmbimit, rreth 5000 euro.

Në argumentet e dosjes së dorëzuar në MPJ, thuhet se janë kërkuar një sërë ofertash nga kompani të ndryshme, të cilët prodhojnë mobilie me porosi, dhe për një tryezë të tillë ofertat variojnë nga 530 deri në 750 franga zvicerane, por tryeza e blerë nga ambasadorja Kodra është paguar sa 10-fishi i saj, pra 5266 franga, që me kursin e lekut shqiptar arrijnë në 655 mijë lekë të rinj.

Po e njëjta kompani për të njëjtën mobilie ka ofruar një kosto dyfish më të ulët, pas interesimit të diplomatëve të misionit të Gjenevës.

Shkelja ligjore bëhet më e rëndë, pasi fatura e dorëzuar nga kompania private është firmosur dhe vulosur nga ambasadorja Kodra.

Në argumentet e dosjes së dorëzuar në Ministrinë e Jashtme thuhet se:

“Në kuadër të së njëjtës blerje nga ana e Misionit, investigimi na çon para një dokumenti absurd, ku vula e shtetit shqiptar, e Misionit të Shqipërisë në Gjenevë dhe nënshkrimi i ambasadores Kodra vendosen mbi një ofertë biznesi privat në Gjenevë, arsyet dhe logjikën e këtij ‘certifikimi’, duke vulosur këtë dokument me vulën e shtetit shqiptar, mund të na i shpjegojë vetëm titullarja e Misionit.

Të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, por edhe të gjithë ne, dimë se vula e një institucioni mund të përdoret apo vendoset vetëm në dokumente, shkresa zyrtare që mbajnë logon/ stemën e tij dhe që nënshkruhen nga titullari i autorizuar.

Në rastin konkret, ambasadorja Kodra vulos dhe firmos ofertën e biznesit fitimprurës ‘Round Office’, nga ku rezulton të jetë blerë kjo mobilie e shtrenjtë sa një automjet apo sa paga vjetore e një arsimtari”.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadorja Kodra, tavolina 5 Mije Euro, Vula e shtetit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 265
  • 266
  • 267
  • 268
  • 269
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT